Picon

Do ta sabotojnë drejtorin e KESH-it

                  *** AlbClub Discussion List ***


Do ta sabotojnë drejtorin e KESH-it
[Gazeta Shqiptare, 1.5.2007]

Me respekt po ndjekim lajmet për punën vetëmohuese të drejtorit të KESH 
(Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) Gjergj Bojaxhiu, për mbledhjen e 
faturave të papaguara, pra për uljen e "humbjeve joteknike", e punë të tjera 
konkrete, që kanë si qëllim përfundimtar, sigurimin e energjisë elektrike.  Por 
berishizmi do ta sabotojë punën vetëmohuese të tij.  Nuk shkon kjo punë, me 
populizmin e berishizmit: e vetmja zgjidhje është që KESH-i t'i hiqet nga duart 
sa më parë, pra të privatizohet.

Vërtetë që mbushemi me admirim kur shohim z. Bojaxhiu që vihet personalisht në 
krye të grupeve që zgjidhin lidhjet elektrike të paligjshme, që u presin 
energjinë elektrike hajdutëve dhe grabitësve të saj, që i detyrojnë të paguajnë 
borxhlinjtë-na kanë borxh ne ata, sepse secili prej nesh është bashkëpronar i 
KESH-it.  Tani për tani, drejtorin po e mbështet berishizmi: nuk do të hynte dot 
drejtori në Lazarat, pa lejen e asaj pakice berishiste që vitet e fundit e ka 
terrorizuar popullsinë e tij e të fqinjëve, duke e bërë që t'i dëgjohet zëri për 
keq, këtëj fshati me tradita të lashta atdhedashurie dhe demokratike.  Nuk do të 
hynte dot drejtori, as në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku prej vitesh 
nuk paguhesh fare energjia.

Por ky është vetëm fillimi, që duhet vazhduar me privatizimin e KESH-it, që 
drejtori e ka premtuar, e që thonë se e ka seriozisht!.  E është pikërisht ky 
privatizim, që do të jepte garanci se më së fundi Shqipëria do të shpëtojë nga 
(Continue reading)

al ban (al556 | 1 May 2007 15:18
Favicon

Re: [AlbClub] BUshi

                  *** AlbClub Discussion List ***


Unë nganjëherë s'i kuptoj njerëzit. Bile, tani që rri e mendohem, mund të them me plot gojën se më ndodh ca më shpesh se nganjëherë. Ashtu, besoj, punë ngatërrese duhet të jetë edhe ajo çka unë kam kuptuar nga mesazhi i zj. Marsh. Se ja, për shembull, unë do ta kuptoja fare mirë sikur mesazhi të ishte në gjuhë angleze - e në fund, si për të shpjeguar pse autorja e kish dërguar në këtë listë shqiptare, të shpallte se ishte pjesëtare e komunitetit shqiptaro-amerikan, apo pasardhëse e atyre italo-arbëreshëve që ende rrinë kërkojnë rrënjët e tyre nëpër faqe rrjeti - pasi kështu do të merrja vesh se një qytetare amerikane është e pakënaqur me politikat e brendshme a të jashtme që ka ndjekur i pari i vendit të saj, me zhvillimin ekonomik të vendit të vet a të tjera si këto. Por shkruar shqip, në një forum shqiptar, këtë s'arrij ta kuptoj dot.
Natyrisht që Bushi SHKON në Shqipëri për interesa të vendit të tij. Kijeni parasysh këtë kur ta mbushni makinën me më pak se 2.4 usd gallonin për t'u nisur në protestat anti-luftë në emrin tuaj personal apo të organizatës ku punoni. Po s'u pëlqeu ky çmim (me gjithë implikacionet në ekonomi që ai ngërthen në vetvete), kthehuni në Shqipëri e ta blini tre herë më shtrenjtë (afro 1.4 usd litrin), edhe pse ne jemi tre herë më pranë burimeve nga ç'jeni ju.
Ama, shyqyr zotit, ai VJEN në Shqipëri për interesa tonat. Në e pastë seriozisht kryeministri Çeku se Kosova shpall pavarësinë në fund të majit, ku do kish aksion më të mirë për të frenuar një ofensivë serbe kundër Mitrovicës e rrethina sesa prania e një presidenti amerikan në Shqipëri. (S'e besoj të jetë ndarë i atillë pazari që Bushi të vijë deri (Continue reading)

Picon

Kujtesë për privatizimin e shëndetësisë

                  *** AlbClub Discussion List ***


Kujtesë për privatizimin e shëndetësisë
[Gazeta Shqiptare, 4.5.2007]

Sikur ka ndaluar ministri Nard Ndoka!  Ka ditë që nuk po dëgjojmë më gjë për 
privatizimin në shëndetësi.  E pra duhet temp, se sa më shumë zgjatet, aq më 
tepër "ka rrezik" që ministri të kthehet në një "mjek", me kuptimin e pranimit 
të gjendjes skandaloze të mjekësisë sonë shtetërore.  Kaluan jo pakë, por dy 
muaj që ai kryeson ministrinë e shëndetësisë!  Duhet forcë dhe këmbëngulje, për 
të thyer kundërshtimin e elitës së shëndetësisë, etatizmin e saj të skajshëm, që 
është rrënjosur thellë, si rezultat i transfuzionit të këtyre mjekëve, së bashku 
me idetë e tyre, në të gjitha partitë politike shqiptare.

Korrupsioni vazhdon më keq

Prapë njësoj, edhe pas një vit e gjysmë berishizëm, e pas dy muajve te ministrit 
Ndoka.  Nuk mund të marrësh asnjë shërbim mjekësor në Shqipëri, pa e paguar me 
ryshfete.  E ryshfeti nuk paguhet më "nën dorë", por haptas.  E marrin ryshfetin 
mjekët më të nderuar, mjekët më mediokër, shoferi, infermierja, sanitarja, 
pothuaj të gjithë.

Fillon që nga urgjenca, ku nëse nuk paguan ryshfet, të lë të vdesësh. 
Paraqitesh e u thua se "po vdes ...", dhe sheh një sorollatje debilësh të 
personelit.  Kur jep shenjat e pagesës së ryshfetit, situata fillon të 
ftillohet, e mekanizmi i "shërbimit pa para" fillon të lëvizë.

(Continue reading)

Ruze Bajo | 5 May 2007 13:18
Picon

[AlbClub] Marksi ne Kosove..

                  *** AlbClub Discussion List ***

 
Duke klikuar link pas linku, duke mos patur gjesendi me te mire per te bere, arrita tek nje sit shqiptar interesant qe trajton ceshtjet sociale. Duhet pranuar se site te tilla jane te pakta. Me te rene ne te u mobilizova dhe lexova deri ne fund nje artikull per Marksin.
Mora me copy pararafin e fundit dhe e solla ne liste:

<...Prandaj, për tu marrë me këto cështje dhe të tjera, më 5 maj, në 189 vjetorin e lindjes së Karl Marxit, Departamenti për Kritikë Sociale organizon një konferëncë njëditore, me temën Marxi në shekullin 21, apo, ardhja e dytë e Marxit në Kosovë. Vendi, koha dhe programi i konferencës do të publikohen së shpejti. ...<

Duket ne disa treva te Kosoves (pa i futur te gjithe ne nje thes) nuk vihet me ne dyshim suksesi i ardhjes se pare te Marksit ne Kosove dhe me padurim po pritet zbritja e tij e dyte!

Ja edhe linku: http://kritikasociale.org/content/view/73/36/

Pas kesaj nuk mund te mendosh e kenaqur se te merresh me te tilla probleme ne Kovoven me varre ende te hapura, do te thote ti kesh zgjidhur dhe shkuar deri ne fund ceshtjeve jetike sociale dhe i ka ardhur radha perseri shokut te mesiperm..

Qe nuk e ndjekim dot historine, per kete ka 2 mije vjet qe japim prova bindese, por qe te besh te pamunduren ti shkosh ndesh asaj, kjo vetem ne trevat shqiptare ben vaki.

Duhet lutur qe nje sit i tille kosovar te mos bjere ne sy te serbeve se do te kene nje arsye me shume te pretendojne se duan te kthehen atje per te mbrojtur evropianet nga ringjallja e marksizmit.

 

Ruzi

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com
To unsubscribe send email to: Alb-Club-unsubscribe <at> alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
(Continue reading)

Picon

Loja e ndryrë e "Lejimit të shpifjes"

                  *** AlbClub Discussion List ***


Loja e shpifur e "Lejimit të shpifjes"
[Gazeta Shqiptare, 7.5.2007]

Na dha haberin kryeministri, se e ka gati projektligjin për të hequr, "nga Kodi 
Penal", dënimin e gazetarëve për shpifje, dhe kur shpifja bëhet ndaj një njeriu 
të zakonshëm, jo nëpunës i shtetit.  Nuk synon ky ligj të mbrojë gazetarët e 
ndershëm.  Ky ligj synon të lërë qytetarin krejt të pambrojtur nga sulmet e 
gazetarëve shpifarakë-nuk u dëgjua asnjë ndryshim në Kodin Civil, që të 
garantohet mbrojtja e qytetarit!  Skuadrat e Shpifarakëve të berishizmit, të 
quajtur "gazetarë", do të marrin licencën për të shpifur, duke i shkatërruar 
jetën kujtdo-viktimat lihen pa asnjë mbrojtje ligjore, si në një vend ku nuk 
ekziston shteti.  Viktimat kryesore do të jenë kundërshtarët politikë.

Është e vjetër kërkesa e perëndimorëve për të kaluar sanksionet kundër shpifjes, 
nga Kodi Penal, tek ai Civil.  Por perëndimorët nuk kanë thënë asnjë moment që 
qytetarët të mos mbrohen nga shpifja, por të kundërtën.  Ja një citim nga sa i 
kanë shkruar qeverisë sonë: "Shqipëria duhet të heqë shpifjen nga Kodi Penal, 
por duke e zëvendësuar me amendimet e nevojshme të Kodit Civil", e më tej, ata 
theksojnë se qytetarët e zakonshëm nuk duhet ta kenë të vështirë të mbrojnë të 
drejtat e tyre kundër shpifjeve që mund t'u bëhen, duke u bazuar në Kodin Civil. 
Kurse tani, berishizmi i lë qytetarët shqiptarë krejtësisht në mëshirën e 
shpifësve-asnjë amendament në Kodin Civil, që aktualisht ka veç një gjysmë neni 
(të nenit 625) që përdoret kundër shpifësve, e që natyrisht duhet amenduar e 
saktësuar, që gjykimet të jenë më efektshme.

(Continue reading)

Picon

Prokurori që nuk respekton as të gjallët e as të vdekurit

                  *** AlbClub Discussion List ***


Prokurori që nuk respekton as të gjallët e as të vdekurit
[Durrësi Bulevard, 7.05.2007]

Prokurori Xhemali Hasa, sot avokat, ka shkruar një Kallëzim penal, tipik 
komunist, dhe e ka bërë publik në gazetën "Bulevard", datë 3.5.2007, faqe 10, me 
titullin "Qëllimi final i Kopliku-shkatërrimi i Mauzoleut-Një shkrim antihuman 
dhe joatdhetar".  Një Kallëzim i tillë mjaftonte dikur për të "dërmuar armiqtë e 
partisë".  Shyqyr që e përmbysëm komunizmin, se ky Kallëzim do të më shpinte 
deri në pushkatim, pavarësisht se bazohet vetëm në "demaskime", pa asnjë fakt!

Redaksia e Bulevard, pati mirësinë që të ribotojë shkrimin tim "Universiteti në 
det, kujtimet në shesh", poshtë Kallëzimit të prokurorit, kështu që lexuesi e ka 
tashmë të "provuar pafajësinë time".  Pra, unë nuk kam "për qëllim final 
shkatërrimin e Mauzoleumit", dhe as të kujtimit të dëshmorëve që përkujton ai, 
por përkundrazi, jam që edhe kujtimit të dëshmorëve t'i jepet një dimension i 
ri, shqiptar dhe jo sovjetik, dhe edhe t'i jepet një vend i merituar 
Universitetit dhe Bibliotekës së Durrësit.

Do të merrem me Mauzoleun, Universitetin e Bibliotekën.  Nuk do të merrem me të 
atin, me nënën e z. Xhemali Hasa, e as me atë vetë personalisht, siç e bëri ai 
me mua.  Nuk do t'i përgjigjem as sharjeve me të cilat ka mbushur Kallëzimin e 
tij, saqë redaksia e Bulevard, është detyruar të vërë shënimin: "Reagimi i Hasës 
[...] kalon cakun e etikës, por ky fakt nuk përfaqëson qëndrimin e redaksisë".

U mundova të gjej kundërshtimet e prokurorit ndaj propozimit tim, por është e 
(Continue reading)

Faruk Myrtaj | 7 May 2007 15:43
Picon
Favicon

[AlbClub] A Vehbiu: A mund ta rifitojë shqipja prestigjin e saj

                  *** AlbClub Discussion List ***

..."Fraktalet e Shqipes" janë fryt i rravgimeve shumvjeçare të autorit,  
ndaj ndonëse i përmbahen një linje të mirëpërcaktuar, gjenden në to të  
gjitha ndërdyzjet dhe "kundërshtitë" arsyetuese teoriko-analitike. Me  
siguri do të ketë edhe nga ata që s'mendojnë si Vehbiu, por që duke  
shpërdoruar sinqeritetin e tij shkencor, do t'i përdorin citimet e Vehbiut  
për të kundërshtuar vetë Vehbiun. Diçka të tillë e kanë bërë derimëtash  
edhe me të tjerë, me Saussurin, Konicën, Xhuvanin, Çabejn apo Vendryesin.  
Është pozitive që në përmbledhjen e Vehbiut ka edhe dyshime, të cilat në  
vektorin e tyre progresiv, janë përftesa arsyetimesh të lira e  
shumëplanëshe të një studiuesi të mirfilltë antidogmatik. Vetëm të  
paditurit dhe dogmatikët nuk kanë kurrë dyshime. Këta të fundit vijojnë  
sot e gjithë ditën të mos i kenë ato as në punë të standardit të shqipes...

http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/9442/2007-05-07.html

Eshte adresa e nje shkrimi te Ledi Shamku- Shkrelit, ne Shekullin e sotem.

Ledi Shamku-Shkreli, ne nje varg artikulimesh te saj, ndjehet e motivuar  
te pohoje ne kete shkrim te saj vlerat, veçorite, mekanizmin dhe aresyet  
perse libri i mbrame i A. Vehbiut e rreshton autorin vetiu "në  
njëshkolonën e mendjeve të mbara të gjuhësisë kombëtare të shek. XX, të  
cilat i grishi besojma e mirënjohur e Jakobsonit: 'Linguista sum,  
linguistici nihil a me alienum puto'."

Edhe nese s'mundim te hyjme dot ne misteret e nje bote tjeter, siç eshte  
kjo e Gjuhes dhe e lirive per te cilat ajo ka nevoje, le te ndjekim  
perçapjet e atyre qe kerkojne te na i bejne sa me te aferta.

(Continue reading)

Alban GURI | 7 May 2007 20:17
Picon
Favicon

[AlbClub] Nji predk cubavet!

                  *** AlbClub Discussion List ***

Kjo është gjinia më e përkryer e komunikimit dhe e predikimit të një morali. Urtia. Kjo gjini e zotëruar dhe e lëvruar nga shumë pak njerëz, na vjen këtu nga një trashëgimtar i maleve shqiptare, shtëpia prej nga ku kanë zbritur shumë këngëtarë, rapsodë e predikues të urtë. Ky është padër Justin Rrota, proft katolik, gjuhëtar, rapsod, patriot.
 
Lexojeni dhe nxirrni komentet! 

L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com
To unsubscribe send email to: Alb-Club-unsubscribe <at> alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Xha Xhai | 8 May 2007 17:58
Picon

[AlbClub] Terroriste Shqiptare

                  *** AlbClub Discussion List ***

Qenkan shqiptarë disa nga të ndaluarit për terrorizëm, pas gjase pse po përgatiteshin për të sulmuar bazën ushtarake amerikane në Fort Dix, NJ.

Lajmet e AP dhe Reuter i kanë identifikuar si "fundamentalistë islamikë" nga ish-Jugosllavia. Së bashku me ta, janë arrestuar edhe dy arabë.

Citoj nga lajmi i AP:

The men were identified in court papers as Mohamad Ibrahim Shnewer, Dritan Duka, Eljvir Duka, Shain Duka, Serdar Tatar and Agron Abdullahu. Checks with Immigration and Customs Enforcement show that Dritan Duka, Eljvir Duka and Shain Duka are illegally living in the United States, according to FBI complaints unsealed with their arrests.

Lexojeni lajmin në:

http://news.yahoo.com/s/ap/20070508/ap_on_re_us/fort_dix_plot

Ditë e keqe, kur Dritanët dhe Agronët kapin vende nderi në lista terroristësh.

Xha Xhai

(Continue reading)

Blerim Katroshi | 8 May 2007 19:54
Picon

Re: [AlbClub] Terroriste Shqiptare

                  *** AlbClub Discussion List ***

Kjo eshte nyja tek padija e ngritur ne gjyq ndaj ketyre "shqiptareve xhihadiste."
Eshte per te qeshur sesi ky "plan terrorist" u zbulua pikerisht tani ne prag te vizites se presidentit amerikan Shqiperi dhe kur pritet qe Kosova te shpalli pavaresine. E lexova te gjithe padine dhe askurrkund nuk hidhej drite mbi shkaqet e ketyre terroristave pervecse ata thjesht donin te "vrisnin qindra ushtare amerikane e te sillnin xhihadin ne Amerike." Edhe pse FBI-ja kishte nje njeri te vetin te infiltruar ne grup, arsyet e ketyre shqiptareve ilegale-picajole te Nju Xhersit nuk shpjegoheshin. Nga ana tjeter, ndersa degjoja 1010WINS duke udhetuar me makine ne shkolle (trafik, vape, vonese), nje e dy e cdo 10 minuta, besnikerisht, folesi theksonte etnicitetin e ketyre terroristave. Ne fillim ishin vetem "ethnic-albanians," pastaj u shtua nje turk e nje jordanez. Ky lloj gazetarizmi le shume per te deshiruar, sepse e lidh etnicitetin e ketyre individeve me terrorrizmin fundamentalist te nje feje te caktuar, duke ja mveshur si cilesi thelbesore e te lindur gjithe shqiptareve kudo qe jane. Folesi shprehej se keta terrorrista "is said to be ethnic-albanians." Cfare ndodhi me termin "allegedly" (hamendesisht) te cilin gjithe mjetet e medias jane te detyruara ta permendin derisa te dyshuarit te jene provuar ne faj nga nje gjyq i caktuar? Nejse, do i dali dhe era kesaj pune. Uroj qe te gjithe ata qe munden, te protestojne profilizimin dhe lidhjen e etnicitetit te ketyre personave me krimin e hamendesuar.
P.S - Ime shoqe po me thoshte sot qe kur ajo, me te tjere, ishte ne Fort Dix, (kampi ushtarak qe keta terrorista kishin ndermend te sulmonin) si perkthyese per mijerat e refugjateve kosovare te luftes, dy serbe dhe nje grek qe e flisnin shqipen ne menyre te persosur, kishin infiltruar ne radhet e perkthyesve per njefare kohe...dhe ishin gjithashtu zhdukur pa lene gjurme kur puna e tyre kishte filluar te mbante ere, mosperputhje kartash identiteti etj etj.
b.k
Xha Xhai <no.elevator <at> gmail.com> wrote:
*** AlbClub Discussion List ***



Qenkan shqiptarë disa nga të ndaluarit për terrorizëm, pas gjase pse po përgatiteshin për të sulmuar bazën ushtarake amerikane në Fort Dix, NJ.
Lajmet e AP dhe Reuter i kanë identifikuar si "fundamentalistë islamikë" nga ish-Jugosllavia. Së bashku me ta, janë arrestuar edhe dy arabë.
Citoj nga lajmi i AP:
The men were identified in court papers as Mohamad Ibrahim Shnewer, Dritan Duka, Eljvir Duka, Shain Duka, Serdar Tatar and Agron Abdullahu. Checks with Immigration and Customs Enforcement show that Dritan Duka, Eljvir Duka and Shain Duka are illegally living in the United States, according to FBI complaints unsealed with their arrests.
Lexojeni lajmin në:
Ditë e keqe, kur Dritanët dhe Agronët kapin vende nderi në lista terroristësh.
Xha Xhai
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com
To unsubscribe send email to: Alb-Club-unsubscribe <at> alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com
To unsubscribe send email to: Alb-Club-unsubscribe <at> alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

Gmane