[AlbClub] Mbi etiken
2004-10-01 07:31:45 GMT
*** AlbClub Discussion List ***
Era (nuk e gjej aspak pertinente te te drejtohem me
z.Makoçi - sorry perfect stranger),
Nuk kam ndonje alergji personale ndaj pseudonimeve.
Kaq sa per te qene i qarte me te gjithe. Gjithashtu as
qe me shkon nder mend ta riririririririri-hap kete
teme. Edhe sikur te mos kisha lexuar disa nderhyrje
mjaft logjike mbi subjektin ne fjale, serish do te
isha/jam i bindur se kur mbesa ime 3- vjeçe thote "e
dua rene ta kem te dora", e do dhe askush nuk mund te
beje asgje per ta bindur se s'mund ta kete.
Madje besoj se pseudonimet, si gjithshka ne kete bote,
kane edhe anen/t e tyre pozitive; pikerisht fale tyre
ne here pas here perjetojme nderhyrje, te cilat nese
do te kish qene per emra reale, nuk do t'i kishim
mundesite, e disi me rralle fatin, ti ndeshnim; diku
tjeter jo e jo, por as ketu ne klubin tone virtual.
E vetmja gje per te cilen une gjeta me vend te
ridergoja mesazhin qe dikush me kish derguar mua
personalisht (kerkoj edhe njehere te falur per kete),
eshte fakti cilesisht i dallueshem i ngritur nga
derguesi, se, kur shkruhet per tema te tilla qe
tentojne te formojne nje opinion per nje
individ/vend/institucion/ngjarje madhore, eshte disi
jo-etike fshehja pas pseudonimit. Jam i bindur qe
efekti do te ishte me real, debati gjithashtu.
Aq me shume (ketu beja edhe lidhjen me studentet
vs.pushtetareve) qe shumica e klubasve jetojne jashte
(Continue reading)
RSS Feed