Migjeni, pkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion
-- nga Mons. Zef Simoni,
Ipeshkëv Ndihmës në Arqipeshkvinë e Shkodrës
E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim fyes e të randë ndaj besimit: Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari ortodoks si një djallë me tri brirë. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të këqijave, por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori.
Mbi të gjithë poetët e brezit të quejtun të vjetëve 1930, do të ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla. Ju ndie zani ma shumë në vjetin 1944, kur doli në botim, mbas një çensurimi, vepra e tij Vargjet e lira. Migjeni pati jetën e shkurtë. Në kohën tonë të lirisë së besimit, mund të shprehemi: Kështu desh Zoti për atë.
E ndiej për një detyrë shpirtnore, si besimtar edhe detyrë ti dishroj të mirën vendit tim e me Zotin (para se të dalë vepra eme e gjanë mbi letërsinë shqipe), të paraqes këtë material rreth Migjenit me objektivitet, pa inat e zemrim, veç inatit e zemrimit që do të ketë njeriu kundër të keqes.
Ky shkrimtar me një poezi të mbylltë, të errët e me pak ajër sllav, deri te poeti sovjetik Majakovski, ishte adhurues i Lindjes së çartun e të egërsueme. Pat një simpati edhe për grupin komunist të Korçës e për shkrimtarët e realizmit sovjetik, si: Gorkin, Fadajevin e
tj. Ka një prozë të bukur, por pa shejtëni. Me sa trille e shumë probleme sociale, tue par
aqitë
realitete të randa shqiptare deri te Legjenda e misrit, Luli i vocërr e Zeneli.
Migjeni asht origjinal me proza e me poezi të dhimbshme që futën thellësi të fatkeqësive, të mjerimeve tona, por tue të çue kah protesta të rrëzikshme, pse për idetë që paraqet autori, damet i sjell të mëdha, me land krejtësisht pa Zot e kundër religjionit e klerit. Me këto ide do ti bante shërbim për së largu komunizmit e ma vonë për së afërmi, komunizëm i cili do të luftonte e do të punonte pa asnjë lavdi për të shërue plagët e botës, mbushë me vorfni e shtypje, por që askush nuk do tia shtonte ma randë, ma idhtë, me persekutim të rafinuem e të parafinuem të vobektëve, të shtypunvee të drejtëve mjerimet me të gjitha format, për tu quejtë me të vërtetë komunizëm tanësisht mbrapshti e rrenim. E Migjeni lëshoi para ardhjes së diktaturës komuniste në Shqipni, gazin mbytës që do na çonte deri atje
sa me ngja spekulime të mëdha për të dalë në fund gjithçka jashtë realitetit e kundër së v
ërtetës
së njoftun.
Migjeni, një nxanës i shkollës ortodokse të Shkodrës e pastaj nxanës i seminarit të Manastirit, shkoi për tu ba pop, prift i Kishës ortodokse. Por aty këputet si këputet një fryt peme i papjekun, të cilit i ka hy krymbi, pse del nga vetja, tue i sjellë shpinden Zotit të gjallë në princip e në histori, për të vazhdue të jetë një qënie në krizë të tërbueme deri në vdekje, që i ngjanë në spitalin Torre Pellice të Torinos, në spitalin me emën të bukur të Luigji Gonzagës, që edhe vdiq i ri, por me një jetë krejt e kundërta e tij, vdiq shejt me forcat e shejtnisë, tue i shërbye kështu, jezuiti i ri 24-vjeçar, të murtajuemve, i murtajuem edhe ai vetë.
E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim fyes e të randë ndaj besimit: Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari orto
doks si një djallë me tri brirë. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të këq
ijave,
por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori. Nuk do të ishte vetëm ateist, por mbushë me urretje kundër klerit e klerit katolik. Urretja ka punue ne atë. Ka vazhdue urretje ndaj motrave që mbushin botën nëpër spitale me shërbimet e tyne, kryevepra të heshtuna, pa tjetër ndaj zhenive të Kristianizmit dhe burrave të letërsisë së bekueme ruse me Dostojevskin e Leon Tolstoin e mbi të gjithë, për personen që ka ba bota, Krishtin e Gjakosun në Kryq për krejt njerëzimin, vëllanë e turmave fajtore e Dashamirin e përzemërt të të përsekutuemve e të mëkatnorëve. Do të vinte koha kur Migjeni ta lente veten për së vdekuni në dorë të burrave të rrëzikshëm të diktaturës, që ta adhurojnë të rinjtë me pak njohje, tue arritë bota s
hqiptare e prishun ti dhurojë në Shkodër një ndërtesë që do të quhet teatri Migjeni, e
cila do
të vazhdojë si e tillë me këtë emën edhe mbas shembjes zyrtare të komunizmit. A nuk do të ishte ma mirë, ma ideale që ky teatër të quhet për lavdi të vërtetë, Teatri i Qytetit, ku në Shkodër lindi e u zhvillue teatri për mbarë Shqipninë në salonet e tyne pranë etenve jezuitë e etenve françeskanë atdhetarë me rrajë, pranë Katedralës së Shkodrës dhe Insitutit të Motrave Stigmatine e në të gjitha këto tue i dhanë Shkodrës e kombit drama shqiptare e të hueja të larta? A nuk do të ishte ma e saktë dhe ma fisnike që teatri Migjeni të marrë emnin Teatri i Qytetit që njef Zotin, ku ka lulëzim religjioni e që ky qytet i ka dhanë kombit kulturën e shqueme, një qytet që vërtetë ka pësue një ramje, një dekadencë, por që do të jetë e përkohshme, pse një qytet që nuk vdes kurrë e të do përtrihet.
* * *
Migjeni, ka vdekë në spitalin Torre Pellice të Torinos, tue i pasë shërbye me shumë nderim e devocion motrat katolike të spitalit. Punë me dhimbje e pa shpërblim tokësor, me dashuni të krishtenë dhe ideal, që për së gjalli. Migjeni, nuk e ka kuptue forcën e motrave. Afër vdekjes që po i vinte, do të ketë pa në ato vlerat e tyne që nuk u konsumuen kurr motrave të shpirtit, të sakrificave e të shejtnisë.
Na nuk mund të dimë si ka vdekë Migjeni. Ka vdekë si shkrimtar i sëmundë dhe njeri i shumë ideve negative, por prej lutjeve të motrave që i rrijshin afër, na pelqen të thomi se ka mujtë të vdesë në Tenzonë, ka shkue te i Madhi Zot. E na vetëm për Zotin mund dhe duhet të thomi se asht i Madh. Jo për njerëzit. Për asnjë njeri. Nëse flasim edhe për njerëzit e shquem të atdheut tonë, për asnjë nuk duhet të përdorim termin i madh. E asnjë tjetër. Shumë ma mirë ta zevendësojmë, kur e
meriton, fjalën i madh me fjalën i i shquem apor i lartë.
Kemi edhe në historinë
kishtare persona të zgjedhuna në këtë emën i madh, si Shën Luani i Madh Papë, Shën Gregori i Madh Papë e sa të tjerë në jetën, veprën e shejtininë e tyne, se kanë punue kryesisht për Zotin, Atij ia kanë kushtue çdo fjalë, çdo vepër, të gjitha veprimtaritë. Ndër ata fjala i madh nuk ka dalë nga një kreni, nga një pompozitet, nga një lavdi me fuqi tokësore, nga pasione ideologjike e politike, me përmbajtje edhe gënjeshtare. E vërteta ka pastërti, thjeshtësi, sublimitet dhe e ruan vetveten nga Absoluti. Me ardhjen në Shqipni për të parën herë të Nunciaturës Apostolike e të Nuncit Apotolik Ivan Dias, ma vonë Kardinal i Bombeit mbas ramjes difinitive të asaj lloj diktature me të gjithë çmenditë, kur Nunci zbriti nga avioni prej Rome në Rinas, këto kjenë fjalët e tija të larta: Zoti asht i Madh!. E kush mund të jetë tjetër i madh sa Zoti?! E sa ata njerëz shejten që kanë jetue e ngadhën
jye në Atë?!
(Continue reading)