Komedia me e bukur eshte ajo qe luhet seriozisht.
NDERPRES CDO KONTAKT ME SHOQATEN E SHKRIMTAREVE SHQIPTARO- AMERIKANE
Komedise se kryesise mesa shihet i erdhi fundi se tashme jemi me 1 mars 2004, dite qe ne mendjen time ishte vendosur si limiti kohor te mundesise se rishqyrtimit te vendimit absurd e hakmarres te kesaj kryesie, ndaj se ciles kam votuar kunder ne zgjedhje. Nje vote kunder qenka mesa duket nje koke e prere e me kete llogjike eshte e pamundur te bashkjetoje njeriu normal e per me teper nje krijues.
Ju njoftoj se, tashme i lodhur duke trokitur ne dyert e shurdheta te drejtuesve SHSHSHA, e quaj te pa kuptimte vazhdimin cdo lloj bisede a lidhje me ate forum absurd e i pakonceptueshem qe quhet kryesi.
Pra, heq dore nga cdo lidhje e kontakt me shoqaten e shkrimtareve shqiptaro-amerikane, edhe sikur ajo ta kete hedhur poshte ne menyre te vonuar vendimin e saj absurd per largimin tim. Le ta mbajne e ti pijne lengun atij vendimi fatkeq qe te kujton pleniumet e tmerrshme te Komitetit Qendrot te PPSH per denimin e shkrimtareve dhe intelektualeve, vendim qe per mua eshte vetem nje shprehje ligesie dhe ambicje e eger kanunore e hartuesve te saj, te cilet cdo sukses te kolegut e shohin si sfide ndaj tyre e kurrgje tjeter, aq me teper sepse kurrfare argumenti ne te nuk qendron dhe askush nuk te therret te degjoje je apo nuk je dakort me akuzat qe te behen.
Nuk e konceptoj se ne cilin institucion ne bote e bejne kete praktike vec deliranteve te kryesise se SHSHSHA.
Mendoj qe bera nje lufte, sic cdo njeri ben e duhet te beje per te mbrojtur dinjitetin e vet. Dhe terhiqem jo se nuk kam fuqi te luftoj per te drejten time, porse nuk dua te bien ne rrethana te kesaj natyre sa te prishem me miq e mi shkrimtare qe mbase per oportunitet jane te detyruar votojne pro kesaj kryesie megallomane. Nuk ja vlen qe per hir te nje shoqate qe eshte pothuaj inkzistente te humbesh nje mik.
Kjo eshte e tere filosofia e ketij momenti te mbetur ngerc, ku merret nje vendim, kerkohet apel dhe kurrkush nuk te jep pergjigje.
Une kesaj kryesie i them: Mireupafshim, se nuk mund te kthehen me ne monizem. Me falni, jam me mire ne vetmine e lirine time krijuese, e nese kerkoj miq e shoke , ja ka ketu ne internet plot, me te shumte e me te mire se sa neper shoqata ku njerzit per egoizem i hane koken njeri-tjetrit.
Te dashur miqt e mi shkrimtare, mbetem miku juaj i sinqerte dhe kedo qe kam renduar me diskutimet e mija a me fjalen time plot pathos, i kerkoj falje publike dhe e siguroj nuk kane patur pike cmire a ligesie, por jane shprehje revolte, ashtu si nje lum kur del nga shtrati do te prishe ca te lashta e ca deme do te beje.
Nuk mendoj se lumi i ka inat fshatin dhe fshataret.
Si lumi qenka dhe njeriu.
Kolec Traboini
1 mars 2004