Edlira Xhemo | 24 Dec 19:27 2008
Picon

Time has come - The eye of time


__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Picon

[AlbClub] "Libri shkollor", si radhët në komunizëm

                  *** AlbClub Discussion List ***

"Libri shkollor", si radhët në komunizëm
[Gazeta Shqiptare, 20.9.2008]

Më keq këtë vit me shitjen e librit shkollor: nxënësit filluan shkollën me 
mjaft mangësi.  Megjithëse shumë prindër janë drejtuar mjaft herët për të 
blerë librat, janë gjetur para një konfuzioni të madh që prej disa javësh: 
radhë dhe mungesa librash, mosdhënie faturash të blerjes së librave, që 
duhen për rimbursim etj.  Konfuzioni para librarive që shesin libra 
shkollorë, të kujton radhët famëkeqe të komunizmit, para vitit 1991, kur çdo 
gjë ishte me mungesa e me talone.  Prapë sot, në shtator 2008, nxënësit 
filluan shkollën me disa libra mangët.  Thuhet se e keqja kryesore është se 
është krijuar një lloj monopoli në shpërndarjen e librit.  Natyrisht, pas 
çdo konfuzioni në tregun e lirë, shkaku do kërkuar tek korrupsioni 
shtetëror.

Monopolizimi i shpërndarjes së librit

Sistemi i prodhimit dhe përzgjedhjes së librit, u liberalizua tërësisht këto 
tri vjetët e fundit.  U bë shumë mirë.  Por duket sikur ka diçka që nuk ecën 
në shpërndarjen e librit.  Duket sikur ka një monopolizim të librit, që ka 
dy pamje.  E para, jo të gjitha libraritë shesin libra shkollorë.  Në qytet 
(Durrës) sheh radhë para tri-katër librarive, ndërkohë që dhjetëra të tjera 
janë "të qeta", sepse "nuk marrin dot libra shkollorë".

Pamja e dytë e monopolizimit, është shitja vetëm në "një librari", e filan 
libri të filan shkolle.   Kështu, nëse librin e Fizikës së klasës së 
gjashtë, shkolla XY e ka të autorit AB, shkolla ZW e ka të autorit FC. 
Kështu që e parë nga njëra shkollë, libri i zgjedhur prej saj, shitet vetëm 
nga një librari në të gjithë qytetin.  P.sh. për shkollën XY, libri i saj i 
autorit AB, shitet vetëm e vetëm në një librari të caktuar, të veçantë nga 
të gjitha libraritë e qytetit.

Natyrisht që ky monopolizim, heq konkurrencën në sistemin e shpërndarjes së 
librit.  Natyrisht që ky monopolizim, e ka shkakun tek shteti, tek 
ndërhyrjet e tij në shpërndarje, duke penguar disa librari, dhe duke 
favorizuar libraritë që e "lyejnë rrotën", qoftë me para, qoftë me forma të 
tjera, si klientelizmat politike, apo dhe shkëmbimet e favoreve.

Konfuzion, korrupsion

Monopolizimi, apo përqendrimi i shpërndarjes së librit në pak librari, është 
shkaku kryesor i konfuzionit, i radhëve pafund, i trajtimit të klientit si 
qen, në shi, në baltë, e pas dyerve të mbyllura të librarive, ku nëpërmjet 
të çarave komunikohet shitës-blerës.  Këto të kujtojnë shitjen e ushqimeve 
me talone në kohën e komunizmit: njerëzit rrinin të terrorizuar se mos 
"mbaronte taloni" dhe mbeteshin pa mish, pa djathë, pa ....  Njësoj dhe 
tani: njerëzit kanë fëmijët në shkollë me mungesa librash, mësuesit fillojnë 
programin pa pritur librat e nxënësve, prandaj dhe shtyhen e shahen në 
librari.

Rastet e mosdhënies së faturave nga disa librari, janë një fenomen që 
përpiqen ta kalojnë "me konfuzionin": nuk paskëshin kohë për të dhënë 
fatura, të shkretët librashitës.  E pra, pa fatura, familjet nuk kanë sesi 
të marrin rimbursimin e premtuar.  Nuk po e zgjasim me mënyrat sesi lidhet 
mosdhënia e faturës, me përfitimet e librashitësve dhe atyre që i kanë 
ndihmuar të "marrin libra për shitje".  Një gjë është mjaft afër mendsh: ka 
një korrupsion që lidhet me këtë fenomen.

Qoftë prokuroria, por edhe policia e krimeve, mund ta zbulojnë fare lehtë se 
cilat librari nuk kanë dhënë fatura, dhe ç'farë vjedhje mund të fshihet pas 
këtij veprimi.  Mund të zbulojnë edhe se pse jo të gjitha libraritë marrin 
njësoj libra shkollorë.  Mosveprimi i organeve të shtetit, nuk mund të 
justifikohet se "merren me gjëra më të rëndësishme".

Vërtetë që Gërdeci (skandali i shpërthimit të municioneve në mes të 
Shqipërisë), është një mega-krim e një mega-korrupsion shtetëror, që meriton 
vëmendjen e të gjithë shoqërisë sonë.  Por jo të gjithë hetuesit, policët e 
krimeve, prokurorët, punonjësit e SHIK-ut, nëpunësit e auditimit të 
ministrive etj., jo secili prej tyre, merret veç me Gërdecin e jo me gjë 
tjetër.  Duhet që disa nga ata, por edhe nga shoqëria, ta kenë mendjen tek 
"këta të librit shkollor".  E nuk është humbje e vogël për shoqërinë tonë, 
kjo afera me librin.

Për të dhënë një diagnozë sa më reale, edhe këtë vit nuk e ndihmova gruan 
"me miqtë e mi", kështu që dhe ajo ndenji në radhë si gjithë të tjerët. 
Rezultoi se shpenzoi së paku 7 orë për të siguruar librat e vajzës që është 
në klasë të gjashtë.  E nëse kjo është një mesatare e të gjithë nënave, me 
llogari tip kryeministri Berisha, i bie që 7 orë çdo nënë, herë 300 mijë 
nëna me fëmijë në shkollë (mesatare e mbi 550 mijë fëmijëve dhe 
adoleshentëve), herë 3 dollarë ora, bëjnë mbi 6 milionë dollarë humbje, 
vetëm nga pritjet në radhë, të "nënave tona heroike", nga të korruptuarit e 
arsimit-pa le humbjet e tjera.  Kjo e fundit, nuk ishte vetëm shaka!

Bashkim Kopliku
17.9.2008

Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <bkopliku <at> gmail.com>
optional: <bkopliku <at> infinito.it>

Please, send important e-mails
on both  addresses! 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

Picon

[AlbClub] Fw: Ligji nuk do shkelur, as "për të mirë"

                  *** AlbClub Discussion List ***

Ligji nuk do shkelur, as "për të mirë"
[Gazeta Shqiptare, 16.9.2008]

Këshilli i Ministrave ka nxjerrë dhe po përgatitet të nxjerrë të tjera
vendime që bien ndesh me ligjet në fuqi.  Pavarësisht se në dy rastet që do
të marrim për demonstrim, kjo thuhet se është bërë, apo do të bëhet "me
qëllim të mirë", nuk duhet lejuar të bëhet.  Nuk duhet lejuar, qoftë
formalisht sepse shkelet ligji, qoftë dhe sepse hap rrugën që herën tjetër
të bëhet "me qëllim të keq".  Pra nuk duhet lejuar kryeministri të thotë
publikisht: "Pas 1 janar 2009, nuk do të bëhet asnjë prokurim që nuk është
elektronik", sepse u fituakan "minimumi 200 milionë dollarë në vit" etj.-kjo
është në shkelje të Ligjit.  Edhe vendimet e këshillit të ministrave (VKM)
që janë "për të mirë", duhet të paraprihen nga amendamentet (ndryshimet)
përkatëse në ligjet përkatëse, që në të gjithë botën demokratike, bëhen
vetëm nga Kuvendi.

Përgjegjësia e mospërfilljes së ligjit nga kryeministri, nuk është vetëm e
kryeministrit, por edhe e këshilltarëve ligjorë të tij, bile direkt e tyre,
dhe edhe e APP (Agjencia e Prokurimit Publik).  Por formalisht, fajtori
kryesor është "njeriu i Kuvendit", Avokati i Prokurimeve, që paguhet
pikërisht për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit.

Secili nga funksionarët që përfshihen në këtë lejim të shkeljes së ligjit,
mbajnë përgjegjësi, dhe nuk mund të justifikohen me "tmerrin që u fut
kryeministri"-më e vogla: të japin dorëheqjen nëse kanë frikë.

Nejse, kaq me nëpunësit e vegjël, dhe le të merremi me dy shkelje konkrete
të ligjit të nëpunësit ndër më të mëdhenjtë e shtetit, kryeministrit.

Një nga Mospërfilljet e "vjetra" të Kuvendit

Në ligjin "Për prokurimin publik", nr. 9643, datë 20.11.2006, në nenin 34 të
tij, ndërmjet të tjerave, shkruhet:

"Neni 34

Kërkesa për propozime

1. [...]. Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor kërkon oferta
nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose
mund të përdorë komunikimin elektronik [...]

2. [...] Kur autoriteti kontraktor përdor komunikimin elektronik, ai duhet
të publikojë [...]"

Që në pikën 20, të nenit 3 të po këtij ligji, është përkufizuar si vijon:

"20. Kërkesë për propozim" është procedura me negocim dhe pa njoftim publik,
ku autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh
ekonomikë të përzgjedhur prej tij dhe i vlerëson ato në bazë të çmimit."

Del e qartë që ligjvënësi e ka menduar që kjo procedurë, "kërkesa për
propozim", të jetë e shpejtë, dhe kryesisht e kryer nga vetë autoriteti
kontraktor (entet, institucionit, ndërmarrjes publike etj.).  Më
konkretisht, ligji i ka dhënë dy mundësi autoritetit kontraktor: ose të
kërkojë oferta tek operatorë ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose të përdorë
komunikimin elektronik.  Nga ana tjetër, i ka lënë të drejtën autoritetit
kontraktor, të veprojë direkt, edhe pa njoftuar APP.  Nuk po hyjmë këtu,
sepse e ka bërë Kuvendi kështu, dhe nëse është e drejtë apo jo.  Jemi para
një ligji të qartë, që duhet zbatuar nga të gjithë, edhe nga kryeministri,
edhe nga këshilli i ministrave në VKM-të e tija.

Por ja se ç'shkruhet "nga kryeministri", në paragrafët c), në pikën 3 të VKM
nr. 1, datë 10.01.2007, "Për rregullat e prokurimit publik", i ndryshuar me
VKM nr. 153, datë 22.03.2007, VKM nr. 135, datë 03.02.2008 dhe VKM nr. 392,
datë 08.04.2008:

"c) Botimi i njoftimeve të kontratës

Autoriteti kontraktor dërgon në APP për botim çdo njoftim për [...] kërkesë
për propozim [...]. Njoftimi dërgohet në formë të shkruar dhe elektronike
(CD/flopi disk/e-mail). Afati i fundit i pranimit të njoftimit është [...] .
Ky afat nuk do të zbatohet në rastet kur hedhja e njoftimit në sistem bëhet
nga vetë autoritetet kontraktore, [...]."

Del e qartë se këshilli i ministrave e ka kufizuar shumë Ligjin, pra
formalisht e ka shkelur atë.

Një Mospërfillje "e re" e Kuvendit

Edhe mburrjet publike të kryeministrit, të këtyre ditëve, të bëra në
ekstazën e një komplimenti të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, nuk duhet
të na heqin mendjen nga thelbi i çështjes: në qenien e tyre anti-kushtetuese
dhe anti-ligjore.  Ja si tha Ai, ndërmjet të tjerave, në mbledhjen e
qeverisë të datës 10.9.2008:

"Pas 1 janar 2009, çdo prokurim do të bëhet në mënyrë elektronike; qoftë ky
dhe në komunat më të largëta të vendit; [...].  APP do të marrë urdhër me
shkrim të mos publikojë asnjë tender nëse [...]  Kursimet me procedurën
elektronike rriten nga 8% [...] në 15%,"

Është e domosdoshme të kuptojmë se çdo kryeministër, edhe ky yni, normalisht
mund të shprehet vetëm e vetëm si vijon: "do t'i lutem Kuvendit që të bëjë
ndryshime ligjore që pas 1 janarit 2008 ...".

askush jashtë ligjit

Ne nuk duam të hyjmë në diskutimin "a duhet bërë çdo gjë nga qendra, apo 
jo",
a duhet bërë "çdo gjë me prokurim elektronik" apo jo, apo "a vërtetë
varianti i propozuar nga ai, ka ato kursime që shpall publikisht" apo ia fut
kot etj. etj.  Ky mosdiskutim yni sot, megjithëse nuk jemi krejtësisht
dakord me variantet që paraqet kryeministri, ka qëllim që mos t'i ndahemi
kryesores: mosshkeljes së ligjeve, edhe nëse vërtetë shkelja bëhet me
"qëllim të mirë".

Konkretisht, qeveria duhet t'i drejtohet fillimisht Kuvendit, që të
ndryshohet ligji, e pastaj të bëjë VKM-të e veta, apo të ketë të drejtë të
japë urdhra.  Të gjitha këto duhet të jenë vetëm e vetëm në përputhje me
ligjin, që të jenë të detyrueshme të zbatohen, nga çdo nëpunës shteti-në të
kundërt, duhet të kundërshtohen.

Shumë të këqija në botë, por edhe tek ne, kanë filluar duke shkelur
kushtetutat dhe ligjet, qoftë edhe "me qëllim të mirë".  Duhet të jemi të
vëmendshëm ndaj këtyre shkeljeve, qoftë edhe vetëm sepse krijojnë mendësinë
dhe praktikën e shkeljes së ligjit, gjë që bart brenda saj rreziqe të mëdha.
Kjo vëmendje duhet të jetë veçanërisht e madhe, në një shtet e shoqëri si
jona, ku e kemi "në gjak" ta shkelim ligjin.

Bashkim Kopliku
11.9.2008

Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <bkopliku <at> gmail.com>
optional: <bkopliku <at> infinito.it>

Please, send important e-mails
on both  addresses!

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

dritan68 | 13 Sep 16:02 2008
Picon

[AlbClub] Gjaku ARIAN

                  *** AlbClub Discussion List ***

F Lubonja ka nje artikull interesant mbi debilizimin e shqiptareve  nga media.Trumbetohet me gezim fakti qe nje semundje si  Fibroza Cistike ne shqiptaret eshte dy here me e larte se ne vendet fqinje meqenese kjo semundje eshte e perhapur dhe ne vendet e europes veriore.S'ka rendesi se gjasat  tona per t'u semurur e per te vdekur  jane me te larta mjaft qe te dalim kusherinj me gjermanet.
"..

Ky është kryelajmi i ditës. Gazetari e ka shkruar «arian » me të madhe.
 “…është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore. Këtë e vërteton shpeshtia e një prej sëmundjeve gjenetike më të përhapura në këto vende, por edhe tek ne: Fibroza Cistike. Njësoj si nordikët 1 në 25 individë është mbartës i genit, që shkakton sëmundjen. Ndërsa në popullatën mesdhetare ai haset 1 në 40 raste”..."



A Ermenji  "Historia e Shqiperise".

"...Mbasi s'kemi se ç'të tregojmë për në kohët e sotme, rrimë duke përsëritur si një daulle e plasur: "të Parët tonë kanë tundur botën, kanë vajtur deri atje e deri këtje".
- Mirë, mirë (mund të na thotë ndonjë i huaj), por na tregoni pak se përse kini mbetur populli m'i rreckosur i Evropës, dhe rrini duke cfilitur kokën e njëri-tjetrit pa u nginjur dot as me brumë misri, i cili sot, në botën e Perëndimit, s'iu mungon as derravet. Aq më keq për ju që rridhni nga një origjinë kaq'e shkëlqyer!-...."

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
brihox | 11 Sep 19:51 2008
Picon

[AlbClub] Kur luan futboll shqiptari...

                  *** AlbClub Discussion List ***

Ne artikullin e meposhtem shkruar nga nje australian mistrec, ka nje tentative (per mendimin tim goxha te suksesshme per nje shkrim kaq te shkurter) per psikologjisjen e shqiptareve (brenda e jashte kufijve), pozicionimi i ndryshem ndaj nocionit te  "shqiptarise" (sipas autorit, vetem "shqiptaret e Shqiperise" nuk bien telef qe te tregojne vazhdimisht se sa "shqiptare" jane),  si dhe marrdheniet e tyre me njeri-tjetrin.   Vecanerisht te kendshme jane dhe vezhgimet e sub-kulutures shqiptare te stadiumeve, te kompletuara me  imazhin e lekurave te farave te lulediellit te peshtyra pertoke ("... pertoke, si te ishin mijera krahe mizash te shkulura"), dhe te gjitha te sharat nga motra qe fluturojne mbi kokat e spektatoreve.

Shkrimi eshte kopjuar me poshte ne kete email dhe eshte marre nga ky link:
http://www.theage.com.au/news/sport/borders-disappear-when-albanians-play/2008/09/10/1220857638772.html

Borders disappear when Albanians play

Rod Curtis
September 11, 2008

SILLY me. As I walked to the Albania v Sweden World Cup qualifier in Albania's capital, Tirana, on Saturday night, I thought a national team was made up of people from, well, one=0 Acountry.
But in the Bal kans, it seems, the waters are a bit muddier than that. Here, a national team is made up of people from one nation, regardless of where they call home.
And so I discovered that the Albanian national soccer team has five ethnic Albanian blokes from Kosovo playing in it. Despite the fact that in February, Kosovo was declared independent, inasmuch as a country recognised by 46 countries — including the US and Australia — but not recognised by another 36 countries — including Russia and China — is independent.
Which, let's be honest, isn't the sort of independence that looks likely to field its own soccer team anytime soon. So what do Kosovo's five internationals do? Not play at all? Play for Serbia? Fat chance. Or do they play for Albania, because they're Albanians, after all, just like New Zealanders are Australians. Ermm.
Then what happens if Kosovo does get its own team? Defender Debatik Curri, for one, has declared he will stay in the red and black for reasons of honour: One strong national team is better than two weak ones. Ermm II.
This issue was brought into focus somewhat when my ticket had me seated three rows from the front, on the wing, in the middle of the travelling Kosovar ultras.
They clapped politely when the Swedish national anthem was played — there wasn't a boo in the house — they proudly waved their new blu e-and-gold flag, they sat munching on black sunflower seeds until th e floor was a carpet of shells like thousands of discarded flies wings, and they showered abuse on the traitorous Bosnian Zlatan Ibrahimovic, playing for Sweden — who was born and raised in Malmo, Sweden. Now call me radical, but I reckon that makes him a bit more Swedish than a bloke who's spent his whole life in Kosovo is Albanian.
When the Kosovars, seated together in a block, started mocking the Albanian Albanians for being lesser supporters, I was truly confused. Then the Macedonian-Albanian mob, seated on the left, started chanting at all the other Albanians: "We're sleeping with your sisters". Which, given they all holiday at the same beaches, may occasionally be true.
Everyone wore the red and black of the Albanian flag, but you could pick the Albanians actually from Albania — they were the ones not spending the entire match telling everyone else how Albanian they were. And there might be a lesson in that.
The match itself was an entertaining nil-all draw. Twin Swedish threats Henrik Larsson and Ibrahimovic failed to make an impact, while Albania, under new Dutch coach Arie Haan, was well organised, worked hard and created many chances.
It also unveiled a new hero, a lightning-fast Lionel Messi lookalike, 20-year-old Jahmir Hyka (Hooh-kah), who regularly beat his man to put in dangerous crosses down the left and had a laser-like shot at goal tipped over20the bar.
At the final whistle, the Swedes weren't happy, the keeper kick ing the ball away in disgust. Which serves them right for stacking the defence all night and presuming they'd do the business on the counter.
For the Albanians — Albanian, Kosovar, Macedonian and Montenegrin — the draw was a car horn-honking victory to be celebrated.
In the first match of the qualifying campaign, they'd earned one point, but missed another.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Njomza B | 11 Sep 14:38 2008
Picon

[AlbClub] Pse e quaj Kadarene mit i komunizmit?

                  *** AlbClub Discussion List ***

Intervistë me Rexhep Qosën
Rexhep Qosja: "Pse e quaj Kadarenë, mit i komunizmit"?
E martë, 09 Shtator 2008 18:52

 

 

Admirina Peçi

Regjimi komunist në Shqipëri ka lënë vulën e tij të dukshme në jetën shoqërore të shqiptarëve. Gjurmë të tij i gjejmë në shumë fusha të artit, historisë, por edhe studimeve. Këto ditë kur gjithkund e nga gjithkah vijnë opinione e deklarata për këto gjurmë -plagë dhe atë çka duhet të bëjmë për t'i shëruar, hasim edhe fraza të tipit "të rishkruajmë historinë". Dikush mendon se historia duhet përmirësuar, korrigjuar, e dikush tjetër mendon se është më mirë t'ia nisim nga e para.
Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i ka ndjekur prej kohësh këto mendime të shprehura në mediat shqiptare. Ai shprehet i vendosur kundër nocionit "rishkrim të historisë". Në këtë intervistë të gjatë, prof. Qosja ndalet te autorët e ndaluar në kohën e diktaturës, pengjet e tij personale mbi ndonjë shkrimtar që s'ka mundur ta studiojë dhe për vendin që zë letërsia shqiptare në rangun evropian. Duke u nisur nga cilësimi që ai dha për shkrimtarin Ismail Kadare pak javë më parë në një bisedë të hapur me lexuesit dhe gazetarët në Ulqin, ku e quajti Kadarenë "mit i komunizmit", në këtë intervistë Qosja sjell një vijim të asaj që është njohur si polemika më e famshme e këtyre 10 viteve të fundit mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare mbi identitetin e shqiptarëve, argumentet e reja të tij mbi atë çështje, dhe sidomos mbi islamizmin, pa harruar të ndalet në shijen e hidhur që i ka lënë ai debat, dhe personazhet që morën pjesë në të.

 

 


Në Ulqin para pak javësh, gjatë një bisede me lexuesit tuaj dhe gazetarët, shkaktoi reagime përgjigjja që dhatë mbi rishkrimin e historisë së letërsisë shqipe. I rikthehemi dhe njëherë kësaj çështjeje. Pse thoni se është i gabuar ky koncept?

 

Qosja: Jam kundër nocionit rishkrim dhe përmbajtjes së tij kur është fjala për shkencat historike, prandaj edhe kur është fjala për historinë e letërsisë. Ta rishkruash një shkencë, do të thotë të fillosh prej A-së, prej fillimit, thuajse nuk ka ekzistuar asgjë më parë në atë shkencë. E ne si popull, nuk po dalim tani prej matriarkatit. Jemi popull historik, me një traditë në organizim shoqëror, në politikë, në shkencë, në kulturë. Para nesh që jetojmë sot dhe para atij që i pari pas rënies së komunizmit ua vari në qafë atë nocion historianëve shqiptarë, sigurisht pasi i kanë fryrë në veshë disa historianë të tjerë, kanë jetuar edhe disa të tjerë, që kanë menduar, që kanë punuar, që kanë shkruar, që kanë shkruar, madje, edhe trajtesa, studime, monografi - vepra historike politike dhe historike letrare. Nuk mund të kalojmë përmbi atë punë krijuese, përmbi ato vepra si të mos ekzistonin ato dhe si të mos kishin jetuar autorët e tyre, sepse mund të na ngjajë t'i përsërisim shumë punë që kanë kryer ata, t'i përdorim shumë nga të dhënat që kanë sjellë ata, që kanë zbuluar ata, shumë nga interpretimet e shpjegimet që kanë bërë ata. Historia e Anglisë e historianit dhe kritikut të lavdishëm anglez, Tomas Babington Makoli, e përbërë prej shumë vëllimesh, është e shkruar në shekullin XIX. Këndshikimi i tij ishte ai i shtresës dhe i partisë së cilës i takonte. Atë vepër monumentale të historiografisë angleze, historianët modernë anglezë sot e quajnë përmbledhje anekdotash. Por, megjithatë, ajo mbetet referenca e tyre e pakaluar. Për shkak se ekziston ajo, këta historianë modernë nuk mund të thonë se po e rishkruajnë historinë e Anglisë: ata thonë se po e korrigjojnë, plotësojnë, përmirësojnë, thellojnë, modernizojnë historinë e Anglisë, duke e liruar prej paragjykimeve, anshmërive, kufizimeve politike, partiake, klasore të tij.
Historia e letërsisë italiane e kritikut Francesko de Sanktis, për konceptin modern të studimit të letërsisë sot çmohet tepër e vjetruar, e tejkaluar, përplot anshmëri e paragjykime. Por, asnjë historian bashkëkohor i letërsisë italiane, me mend në krye, nuk e thotë se për Danten, Petrarkën, Makiavelin, Guiçardinin, Parinin, Foskolon, Leopardin, Manconin mund të shkruajnë thuajse nuk ka ekzistuar Francesko de Sanktis dhe thuajse ai nuk ka shkruar për ta. Historia e popullit, dhe historia e letërsisë do rishikuar dhe ristudiuar prej fillimit e në fund, do korrigjuar, do plotësuar, do rivlerësuar dhe ndryshuar në shumë pikëpamje e në shumë pika, por jo, natyrisht, nga këndshikime të anshme, partiake, ideologjike, politike, klasore. Paraardhësit tonë historianë na bëjnë të mundshme që nga krahët e tyre të shohim më larg, më drejtë, më thellë, më gjithanshëm, më shkencorisht nëse jemi të aftë e të ndershëm si krijues.
Në kohën e Stalinit, Xhugashvilli tri herë ka kërkuar të rishkruhet historia e Bashkimit Sovjetik dhe tri herë është rishkruar. Sot nuk jetojmë në kohën e Stalinit, sado nuk jemi pa njerëz politikë me disa kërkesa të Xhugashvillit.

 

 


Sidoqoftë, është një grup shkrimtarësh që u mohuan, u keqinterpretuan e madje u burgosën dhe dhunuan për rreth 50 vjet. Ç'vend duhet të zënë sot këta autorë të letërsisë shqipe?


Qosja: Sjelljet e regjimeve komuniste ndaj disa autorëve e disa vlerave në krijimtarinë artistike dhe shkencore, qoftë të traditës, qoftë të bashkëkohësisë, ishin tmerrësisht censuruese, rrëgjuese, diskriminuese, prandaj të padrejta, të gabueshme dhe përgjithmonë të papranueshme. Për të qenë e keqja më e madhe ndëshkoheshin edhe krijimtaria dhe vetë krijuesit! Shkrimtarët e mohuar, natyrisht, duhet të studiohen dhe kjo deri diku po bëhet. Krijimtarisë së tyre, në bazë të trajtimit, interpretimit, shpjegimit, vlerësimit objektit, shkencor, duhet t'i jepet vendi që i takon në historinë e letërsisë shqipe. Dhe, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për historinë e letërsisë shqipe dhe për lexuesit e saj. Nuk do të jetë mirë në qoftë se rikthimi i të mohuarve, i të dënuarve bëhet me direktiva politike dhe krijimtaria e tyre shpjegohet e vlerësohet nga këndshikime ideologjike, politike e partiake. Kam drojë prej një partishmërie të re në "rishkrimin" e historisë së letërsisë shqipe. Mendimet tona, siç e ka dëshmuar koha, shpesh udhëtojnë prej një skaji në skajin tjetër! Them kështu jo vetëm pse ndër emrat e shumë të mohuarve e të dënuarve në kohën e komunizmit që thuhet, duhet të futen në historinë e letërsisë, ka edhe individë që kanë shkruar, por nuk janë shkrimtarë, që meritojnë të hyjnë në të.

 

 


Ju jeni një prej studiuesve më në zë të letërsisë shqipe. Çfarë ju prek më shumë në këtë çështje? Ka ndonjë autor që ju ka mbetur merak që nuk e keni studiuar?


Qosja: Në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, disa personazhe janë figura reale, të njohura, të vendlindjes sime. Për këtë arsye, një numër i këngëve të kësaj epopeje kombëtare
janë ditur përmendësh atje. I kam ditur në fëmijëri dhe i di edhe sot përmendësh shumë vargje të Fishtës. Kur më është lejuar paraqitja e tezës së doktoratës në vitin 1969, kam kërkuar të më bëhet e mundshme ta trajtoj krijimtarinë e tij. Nuk më është lejuar kjo për shkak të, si më është thënë, qëndrimit të tij ndaj malazezve dhe serbëve. Dhe mandej, për tezë doktorate kam paraqitur krijimtarinë e Asdrenit, edhe pse më parë kisha pasur në dorë vetëm përmbledhjen e tij me vjersha, që kishte përgatitur Dhimitër Fullani, por asnjërën prej veprave të botuara për së gjalli të tij. Për t'i siguruar përmbledhjet e tij jam detyruar të shkoj dy herë në Bukuresht e, pastaj, në Tiranë në janar të vitit 1970, që të hetoj lëndën për të dhe për krijimtarinë e tij në Arkivin e Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare. Më ka mbetur shumë merak pse nuk më është dhënë mundësia të merrem me krijimtarinë e Fishtës. Vepra e tij i jep studiuesit shumë, shumë mundësi për përimtime, interpretime, shpjegime, vlerësime të larta të mjeshtërisë së tij të jashtëzakonshme poetike dhe për kritikë të konservatorizmit dhe klasicizmit anakronik në një pjesë të poezisë dhe të dramaturgjisë së tij.

 


Gjithmonë keni qenë pjesë e debateve mbi çështje e probleme të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Por debati mbi identitetin e shqiptarëve duket ka lënë gjurmë të dukshme. A i qëndroni ende atyre çka keni thënë mbi identitetin e shqiptarëve në librin "Ideologjia e shpërbërjes" e, mandej, në polemikën me shkrimtarin Ismail Kadare?

Qosja: Tezave që kam paraqitur në atë, si e quani Ju, debat edhe iu qëndroj, natyrisht, edhe do të mund t'u shtoja argumente plotësuese. Ishte ai një debat në të cilin u inkuadruan shumë publicistë, njerëz të politikës, disa shkrimtarë dhe studiues. Pjesëmarrja aq e gjerë në atë debat, sigurisht, nuk ishte e rastit. Në librin "Ideologjia e shpërbërjes" shtrohej një tezë thuajse e paprekur në jetën tonë intelektuale dhe politike. Dhe, kjo tezë, mandej, konkretizohej me shembuj që shumë veta nuk do të donin t'i dëgjonin. Shtrohej teza: 1. tejshquarja, tejtheksimi i vetëdijes fetare në jetën tonë si popull me tri fe, i përcjellë me propagandë midis fesë katolike dhe fesë myslimane; 2. përpjekja për rrënimin e gjuhës standarde kombëtare dhe krijimin e gjuhës standarde kosovare a gegërishte në përgjithësi dhe 3. ideja e krijimit të kombit kosovar mund të luajnë rol dekompozues, shpërbërës në jetën kombëtare shqiptare, me pasoja që nuk mund t'i parashohim plotësisht sot. Kjo tezë mbështetej në një varg të dhënash nga jeta jonë e përditshme politike, kulturore dhe fetare. Në libër kritikoheshin vetje politike për animet e tyre fetare në jetën politike dhe për shpërfilljen e haptë të fesë myslimane gjithnjë në përpjekje që ashtu t'u servilizonin disa qarqeve konservatore të jashtme dhe, më në fund, tregohej karakteri i papranueshëm politik propagandistik i ftesës së përsëritur shpesh edhe në disa media për kthim në fenë e të parëve. Shkrimtarit Ismail Kadare iu kishte dukur se i është dhënë rast i mirë që t'u "dëshmonte" lexuesve dhe, sidomos, disa qarqeve të huaja se qytetërimi (dhe identiteti) shqiptar është një qytetërim i pastër evropian, pa asgjë në vete nga qytetërimi islam! Përbërësit e shumtë karakteristikë të fesë dhe të qytetërimit islam, që kishin sjellë shekujt në jetën historike të popullit shqiptar, në qytetërimin dhe në identitetin e tij, ai i kishte fshirë me vendosmëri bolshevike. Evropa e tij, në librin e tij polemik me titullin "Identiteti evropian i shqiptarëve", ishte konceptuar si një klub i krishterë, në të vërtetë si një kështjellë mesjetare, në të cilën nuk mund të ketë vend për myslimanët! Për të ishte i papranuar koncepti i elitës intelektuale dhe politike evropiane, në sajë të cilit Evropa e bashkuar shihet si projekt i hapur dhe si një përmbledhje identitetesh kulturore pa mbikomb. Ishte e qartë se me librin e tij "Identiteti evropian i shqiptarëve", Ismail Kadare kishte sjellë në polemikë ide të disa qarqeve ultrakonservatore evropiane, të cilat i cilëson mosdurimi dhe përbuzja e fesë myslimane, të cilat kur flasin për myslimanët në Evropë flasin për "makthin mysliman"! Në përpjekje e sipër që t'u pëlqente sa më shumë atyre qarqeve ultrakonservatore, Ismail Kadare do të bëjë në librin e tij disa pohime dhe do të përdorë disa cilësorë të zatetur përçmim dhe urrejtje për fenë, kulturën dhe qytetërimin mysliman dhe për përbërësit e tyre shumë të dukshëm në qytetërimin dhe në identitetin shqiptar! Dhe kështu, racizmi fetar dhe kulturor ishin bërë ideologji e tij në shkrimin me titullin mashtrues "Identiteti evropian i shqiptarëve". Ata që dinë më shumë për mëtimet shumëvjeçare të Ismail Kadaresë për t'u pastruar nga mëkatet e mëdha intelektuale e morale për shkak të shërbimeve që me vepra e me veprimtari i kishte bërë ideologjisë komuniste në variantin stalinist nuk e kanë të vështirë të kuptojnë arsyen e zhytjes së tij në batakun e racizmit fetar dhe kulturor ndaj të cilit do të reagojnë mjaft lexues shqiptarë në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë. Dikush do të mund të thoshte, siç madje është thënë, se ideologjinë raciste kundërmyslimane të Ismail Kadaresë mund ta shikojmë si koniunkturë të tij, me të cilën nuk duhet marrë seriozisht, por nuk mund të mos e kemi parasysh se në kushtet e sotme kjo ideologji nuk ishte e pa pasoja edhe kombëtare edhe ndërkombëtare për shqiptarët. Ndër shkaqet e refuzimit të vendeve arabe dhe të numrit më të madh të vendeve islamike në botë që të njohin Kosovën e pavarur, përpos politikës shpërfillëse disavjeçare të Shqipërisë e të Kosovës ndaj fesë myslimane dhe vendeve myslimane, nuk mund të mos shihen edhe racizmi fetar e kulturor kundërmysliman i Ismail Kadaresë, naivitetet politike fetare të ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe propaganda politike-fetare e disa klerikëve dhe zyrtarëve partiakë jo vetëm në Kosovë për kthim në fenë e të parëve! Mund të shpresojmë se numri më i madh i shteteve arabe dhe i shteteve të tjera myslimane do ta njohin Kosovën e pavarur - çka është e rëndësishme edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë, por idetë raciste të shkrimtarit Ismail Kadare dhe privatësitë naive politike fetare të ish-kryetarit të LDK-së, i cili shtetin laik, modern të Kosovës, e konceptonte me fotografinë e Papës në Presidencën e Kosovës, do të mbeten si një kujtim tragjik në kulturën dhe në politikën tonë. Po lirohemi prej asaj ideologjie raciste duke paguar çmim: duke çuar emisarë në vendet arabe për të kërkuar prej tyre, në të vërtetë për t'iu lutur atyre, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Të shpresojmë se lutjet tona do të pranohen qoftë edhe pse kryetari i tanishëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, më në fund prej Presidencës së Kosovës i hoqi fotografitë e figurave fetare - të Papës Gjon Palit II dhe Nënës Terezë, duke ia kthyer ashtu Kosovës karakterin e shtetit laik. I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundër tij!

 

 


Më keni thënë në një prej bisedave tona se ai debat ju ka lënë një shije të hidhur. Pse?

Qosja: Ai debat më ka lënë shije të hidhur, në radhë të parë, për dy arsye: e para, për shkak të shtrembërimit, falsifikimit të tekstit tim, sidomos të librit të dytë, "Realiteti i shpërfillur", nga ana e disa pjesëmarrësve në debat dhe, e dyta, për shkak të vrazhdësisë që tregonin të njëjtit! Disa prej tyre janë paraqitur me nga dy a tri shkrime kundër meje pa iu përgjigjur unë asnjëherë. Dhe, herën e dytë ishin shumë më të vrazhdë se të parën e herën e tretë, më të egër se të dytën. Pse e bënin këtë? Padyshim për t'iu servilizuar atyre dy-tre zyrtarëve të lartë, që e quajtën të nevojshme të futen në debatin për t'ia dhënë krahun Ismail Kadaresë e për të më dënuar mua! Po përmend me këtë rast paraqitjen e dyfishtë të një ish-ambasadori, të shkarkuar nga detyra për shkak të korrupsionit. Meqenëse me shkrimin e parë kishte harruar ta rëndonte barrën e hudhur në shpinën time aq sa do t'u pëlqente atyre zyrtarëve, prej të cilëve varej karriera e tij e ardhshme diplomatike a ekonomike, ai do të kujdeset fort ta rëndojë në shkrimin e dytë! Nuk kam marrë vesh, sepse nuk më intereson natyrisht, se me çka është shpërblyer për këtë shërbim aspak diplomatik!
Por, ai debat më ka sjellë edhe shumë kënaqësi. E para, pse e ka komprometuar mosdurimin publik të një feje - të fesë myslimane në jetën tonë kombëtare dhe të botës arabe e myslimane në përgjithësi nga ana e një numri intelektualësh dhe zyrtarësh në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë; dhe e dyta, pse e ka tejrritur numrin e përndjekësve të mi. Unë e di, shumë i sigurt, se sa më numërmadhe dhe më e zhurmshme të jetë sot falanga zyrtare e përndjekësve të ideve të mia, të mendimeve të mia, të veprimtarisë sime intelektuale, aq më i rëndësishëm dhe më i çmuar do të jam unë si intelektual dhe shkrimtar nesër.

 

 

Gjatë bisedës në Ulqin mbi rishkrimin e historisë së letërsisë shqipe, u ndalët tek rasti i shkrimtarit Ismail Kadare, duke e cilësuar mit i komunizmit. Kjo deklaratë hasi menjëherë në reagime në shtypin e Tiranës dhe të Prishtinës. Pse e cilësoni mit të atij regjimi?


Qosja: Nuk shoh ndonjë të keqe në atë pohim. Mit në këtë rast do të thotë shumë i popullarizuar. Ata që kanë sadopak njohuri për mitet bashkëkohore dhe për krijimin e tyre, ata e dinë se këto mite nuk krijohen vetvetiu: i krijojnë zakonisht, mediat. Meqenëse në komunizëm mediat ishin mjeti i regjimit, me to çohej shumë lart apo rrëzohej shumë poshtë ai apo ajo që donte regjimi. Kjo ishte proceduara mitologjike në të cilën është përdorur edhe Ismail Kadare në kohën e komunizmit. Dhe, siç dihet, ai me shumë qejf e ka pranuar përdorimin në këtë procedurë. Së paku ashtu na bind krijimtaria e tij letrare e publicistike dhe veprimtaria e tij politike shoqërore.

ballkanweb.com
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Pseudonim NgaHalli | 11 Sep 11:02 2008
Picon

[AlbClub] Gjykatësit e komunizmit, fajtorë si të nazizmit

                  *** AlbClub Discussion List ***

 
Mamaja ime ka qene gjyqtare ne vitet '80-'90. Natyrisht qe ka denuar. Edhe ate kohe kishte njerez qe vidhnin, rrihnin, plagosnin a vrisnin. Nuk kujtoj te kete gjykuar kend per ndonje ngjarje te njohur e qe sot do te cilesohej politike, por kjo thjesht sepse keshtu e ka dashur fati. Personalisht kujtoj nje rast, kur dikush me ka ndaluar ne rruge ('91-'92 nese nuk gabohem) dhe me tha: "A e di ti qe nena jote me ka futur ne burg ?" "Nuk kam nga ta di, -iu pergjigja relaitivsht i frikesuar, - por besoj se ti vete dicka ke bere qe e ke merituar". Ai qeshi (ishte diku tek te dyzetat) dhe vijoi: "Une nenes tende i heq kapelen, ndersa ime me i ka puthur doren". Kur ia tregova mamit, ajo u kujtua qe ky ishte dikush qe kishte vjedhur dietat e ushtareve ne nje repart dhe kishte plagosur dike qe e kishte zene ne flagrance. Ishte denuar 6 vjet burg dhe 2 vjet internim pasi kishte qene i internuar edhe me pare. E ema, pas '90 e kishte takuar mamin dhe e kishte falenderuar qe ishte treguar aq "e meshirshme" pasi prokurori kishte kerkuar 8 vjet heqje lirie dhe 6 vjet internim.
 
Une sot nuk e kuptoj dot mire kete marredhenie. Une sot nuk e di a do ta kisha falenderuar ate qe do te me denonte, edhe sikur ta meritoja denimin. E sigurt eshte qe sot nuk te falenderon kush per 2-3 vite me pak nga sa meriton - sot te paguajne cash per cdo vit ulje denimi:).
 
Por une nuk kuptoj mire as z.Kopliku. Cfare duhet te kishin bere ekzaktesisht gjyqtaret e asaj kohe?
Nje pergjigje oportune mund te ishte: "Ate qe beri joteme" (pra, te jepnin denime me te buta nga maksimumi qe parashikonte ligji). OK, por sa here ishte e mundur kjo? Sepse eshte lehte te flasesh sot, por duhet te ishe nen lekuren e gjyqtarit ne ate kohe dhe ate vend qe te jesh plotesisht i ndershem dhe i besueshem.
 
Havzi Nela, ndjese paste, sipas dosjes - qe kam pasur rastin ta lexoj rastesisht tani vone, - kishte qene disa vite i denuar per agjitacion propagande. Pra, ne konceptin e kohes ishte "armik". U kap ne perpjekje per tu arratisur. Sipas dosjes, u spiunua nga familjaret e tij tek te cilet ishte strehuar. U spiunua themi sot, sepse ate kohe, dajua i vet mund ta kete konceptuar ndryshe denoncimin ne polici. Kur policet hyne ne dhome per ta arrestuar, ai arriti ti marre armen e sherbimit njerit prej tyre dhe e qelloi ne gryke.
 
Gjykata e Kuksit, ne gjyq popullor, ku ne salle bertisnin (sipas procesverbalit) "me varje, me varje" e denoi me varje. Le te dale kush, edhe ketu ne albclub i fshehur pas anonimatit dhe te thote qe ai gjyqtari i kishte "te tera mundesite" te vepronte ndryshe.
 
Njerez, Zoti mos ju vente ne prova te tilla, ju dhe mua bashke! Te tjerat jane brockulla...
Trima pas lufte ka sa te duash.
 
PS - falenderoj cilindo qe me logjike dhe pasterti do sugjeroje rrugen e vertete qe duhet te ndiqte gjyqtari i kohes.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


--- On Wed, 9/10/08, Bashkim Kopliku--->Gmail Home <bkopliku <at> gmail.com> wrote:
From: Bashkim Kopliku--->Gmail Home <bkopliku <at> gmail.com>
Subject: Re: [AlbClub] Fwd: Gjykatësit e komunizmit, fajtorë si të nazizmit
To: "Alb-Club Forumi" <alb-club <at> alb-net.com>
Date: Wednesday, September 10, 2008, 8:39 PM

*** AlbClub Discussion List *** ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Picon

[AlbClub] Korrupsioni "tri oferta"

                  *** AlbClub Discussion List ***

Korrupsioni "tri oferta"
[Gazeta Shqiptare, 11.9.2008]

Kush jeton me mend në realitetin shqiptar, e di se janë llafe bosh ato 
përbetimet e kryeministrit se po e ul korrupsionin.  Ajo që po ndodh, nuk 
është ulje e korrupsionit, por një hipokrizi masive e inskenuar nga "të 
gjithë": "në administratë është pakësuar shumë korrupsioni".  Do të ndalojmë 
tek "blerja me vlera të vogla", me vlerë vjetore jo më të madhe se 400 mijë 
lekë, e cila kryhet me "tri oferta false".  Ky korrupsion tani po 
"legalizohet", po bëhet sheshit si asnjëherë tjetër, prandaj dhe nuk është 
fare pjesë e spotit të kryeministrit.

Sipas ligjit, kur janë për t'u blerë gjëra të vogla, nuk ia vlen të bësh 
prokurim duke shpallur kërkesë në gazetë, duke pritur ofertat etj., por 
lejohet prokurimi i thjeshtuar ("blerje me vlerë të vogël", kështu emërtohet 
në legjislacion).  Titullari i Autoritetit Kontraktor (TAK), pra drejtuesi i 
institucionit, sektorit apo ndërmarrjes, publike (shtetërore), ngre 
komisionet e blerjeve të vogla.  Ky komision u kërkon oferta për blerje, jo 
më pak se tre operatorëve ekonomikë (OE).  OE është termi përmbledhës për 
furnitorët e mallrave apo shërbimeve, pra për biznesmenët.  Nga "komisioni i 
blerjeve" zgjidhet oferta më e leverdishme, dhe kryhet prokurimi, blerja e 
mallit apo shërbimit.  Në teori, e gjitha është e drejtë dhe e logjikshme.

Në praktikë, TAK-u, pra drejtuesi i institucionit, apo i "autorizuari" i 
tij, i drejtohet një OE-je, pra një biznesmeni, që e ka të njohur.  OE-ja 
mik i TAK-ut, u drejtohet tre kolegëve OE, për t'i dhënë oferta për mallin 
apo shërbim, por natyrisht me çmime më të larta se të tijat.  Nuk ka asnjë 
vështirësi t'i marrë këto tri oferta false, sepse interesi reciprok i bën të 
gatshëm dhe solidarë në mashtrim, pothuaj të gjithë OE-të: atë që i kërkon 
"kolegu" sot (ofertë false), nesër do t'ia kërkojnë "ata të tre", atij, 
"kolegut" që sot po kërkon ofertat false.  Ky procesi i marrjes së ofertave 
false, lehtësohet shumë edhe sepse shteti nuk e ndjek fare këtë mashtrim që 
bëhet ditën për diell.  Nuk e ka ndjekur, as shteti i "Fatos Nanos", e 
njësoj nuk po e ndjek as ky "shteti i Sali Berishës".

Janë pikërisht këto tri oferta që ka mbledhur OE-ja mik, që "zyrtarisht" 
figurojnë sikur të ishin mbledhur nga "komisioni i blerjeve", e natyrisht 
"fituesi" del OE-ja mik.

Si rezultat, institucionet e ndërmarrjet shtetërore blejnë me çmim shumë më 
të lartë se ato të tregut, sepse një pjesë të parave, OE-ja do t'ia kalojë 
TAK-ut mik.  Pjesa e TAK-ut shkon sipas rastit, edhe pothuaj sa e gjithë 
vlera e paguar, por gjithnjë jo më pak se 20% (e dhënë kjo nga një 
"pyetësori privat", që kemi zhvilluar).  Kjo "pjesa e TAK-ut", është një 
formë bakshishi, apo peshqeshi, apo ryshfeti-të tri termat mund t'i 
përdorim.

"Komisioni i blerjeve" nuk bën zë, sepse janë punonjës në varësi të TAK-ut, 
dhe ai u punon qindin po hapën gojë, ose dhe u jep edhe atyre të bëjnë edhe 
ata ndonjë prokurim për vete, që edhe ata të përlyhen, e të mbyllin gojën-sa 
të mirë që janë këta TAK-ët.

Në institucionet dhe ndërmarrjet publike (shtetërore), drejtuesit nuk e lënë 
pa i blerë çdo vit, ato 400 mijë lekë. Blejnë kompjuter e printer (edhe kur 
të vjetrit po punojnë për mrekulli për qëllimin konkret të përdorimit), 
mobilie, bëjnë mure, riparime etj.  Nuk u del pak këtyre drejtuesve.  Bëni 
një llogari sipas metodikës së kryeministrit Berisha: 400 mijë lekë blerje 
në vit, mesatarisht gjysma në xhep, bëjnë mbi 2 milion lekë të vjetra (200 
mijë lekë të reja).

Të tilla ndodhin çdo vit me mijëra në Shqipëri, çfarë do të thotë me 
miliarda lekë në vit, në xhepat e të korruptuarve, edhe të periudhës 
"berishiste anti-korrupsioniste".

* * *
Por, meqë gjendja është kështu, meqë ka dhe një numër telefoni direkt të 
kryeministrit që luan edhe prokurorin, edhe policin, edhe gjykatësin etj., a 
dini gjë të jetë kapur ndonjë nga këto "tri ofertat false"?  Ne nuk dimë 
asnjë rast.

Ajo që dimë mirë, është se shumica dërmuese e këtyre ofertave janë false. 
Ajo që dimë mirë është që edhe kriminalisti më fillestar i policisë, apo dhe 
i SHIK, po t'i thonë, brenda muajit mund të kapë me dhjetëra oferta të tilla 
false, dhe t'i japë buxhetit të shtetit, të ardhura disa herë sa paga e tij 
mujore.

Por askush nuk e çan kokën, sepse psikologjia e vjedhjes, e korrupsionit 
është kudo, që nga koka e deri tek këmbët e shoqërisë sonë. Policëve të 
devotshëm, apo nëpunësve të devotshëm të organeve të kontrollit, nuk u thotë 
njeri puna mbarë, e as iu rritë njeri të ardhurat, apo iu përmirëson 
karrierën, nëse bëjnë një punë të tillë aq frytdhënëse, qoftë nga ana 
materiale, qoftë dhe nga ana edukative.  E pra dihet, se frika ruan arat.

Asgjë konkrete nuk bëhet, vetëm llafe.  Policit e të tjerëve si ai, u kanë 
dhënë stimuj "më interesantë" për pasurim e karrierë, stimuj që përmblidhen 
shkurtimisht në sa vijon: "kije mirë me politikën e radhës; mos ngacmo 
TAK-ët e korruptuar, sepse ata janë pjesë e politikës, dhe të djegin".

Zgjidhja?  Jo spote kryeministri, por punë konkrete.  Të publikohet 
periodikisht sesa oferta false janë zbuluar gjatë një periudhe të caktuar 
(p.sh. gjatë tremujorit), sa e si janë dënuar shkaktarët, që nga TAK-ët, 
anëtarët e "komisioneve të blerjeve", e deri tek OE-të e përziera në 
pisllëk.

Që kjo të ngjasë, duhet që opinioni shoqëror të fillojë e ta kërkojë një gjë 
të tillë, qoftë ata të PD-së, qoftë të PS-së, LSI-së etj., qoftë dhe ajo 
elitë njerëzish që nuk është me asnjë nga partitë ekzistuese tani për tani. 
Po nuk u kërkuan gjërat konkretisht, po mbetëm vetëm në qarje të 
përgjithshme, kemi bërë shumë pak.

Bashkim Kopliku
9.9.2008

Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <bkopliku <at> gmail.com>
optional: <bkopliku <at> infinito.it>

Please, send important e-mails
on both  addresses! 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

nleshai | 10 Sep 02:20 2008
Picon

[AlbClub] EPIKA Shqiptare ne Harvard tash 72 vjet, por shume nuk e dine kete

                  *** AlbClub Discussion List ***

EPIKA Shqiptare ne Harvard tash 72 vjet, por shume nuk e dine kete

http://www.malcia.org/switch/portals/0/Shoqnia/epika/epika_ne_universitetin_e_harvardit.htm

 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Administratori AlbemigranT | 9 Sep 07:45 2008

[AlbClub] Kanadaja precipiton në zgjedhje të përgjithëshme parlamentare - Në Montreal, në garë edhe një shqiptar

                  *** AlbClub Discussion List ***

Kanadaja precipiton në zgjedhje të përgjithëshme parlamentare

Në Montreal, në garë edhe një shqiptar

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

E-mail anuro <at> albemigrant.com

Ditën e djelë, më 7 shtator 2008, kryeministri aktual i Kanadasë, Stafan Harper (Ne foto me zotin Lulzim Laloshi) me kërkesën formale drejtuar guvernatores së përgjithëshme të Kanadasë i dha udhë fushatës elektorale për Dhomën e Komunave, parlamenti i vendit. Kanadezët jane thirrur pra, të votojnë më 14 tetor 2008. I zgjedhur nê krye tê njê qeverie minoritare (pakicë) Harper ndonëse deklaron se do të dëshironte një tjetër mandat minoritar, në realitet pritet qe të fitoj një mandat me një shumicë relative (mbi 50 % të vendeve në parlament). Duke realizuar shumë nga premtimet e bëra në fushatên e fundit elektorale, duke njohur kebekasit një kombësi më vehte, duke i dhënë një vend provincës separatiste në UNESCO, duke patur si oponent një shef liberal të dobët, Harper duket njeriu i përshtatshëm që kanadezët mund të zgjedhin më 14 tetor.

Një shqiptar kandidat pë deputet në Montreal

Lulzim Laloshi, ish-kryetari i Komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal, përfaqëson Partinë konsevatore në pushtet në njërën nga zonat më të vështira në ishullin e Montrealit, në Outremont. Zona elektorale e Outremont tradicionalish zonë e Partisë Liberale, në shtator 2007, me anë të zgjedhjeve të pjesëshme, ra në dorën e Partisë së Re demokrate që zgjodhi të parin deputet të saj në Kebek. Kuptohet që lufta për këtë zonë do jetë e pamëshirëshme pasi në këtë zonë nuk bëhet fjalë për një post deputeti por mbi të gjitha për prestigjin e dy shefave të opozitës si Stefan Dion që do të donte ti kthehej kjo zonë elektorale simbol i liberalëve, Xhak Lejton i neo-demokratëve do të donte të ruante zonën e fituar nga krahu i tij i djathtë në Kebek, Tomas Mulker. Kuptohet se në çfare kushtesh gjendet pra përfaqësuesi i partisë në pushtet që duhet theksuar që gjer më sot nuk ka arritur të nxjerr asnjë deputet në Montreal ashtu sikurse nuk ka mundur të zgjedh deputet as në dy qytetet e tjera të mëdha si Toronto dhe Vankuver. Dhjetë deputetët që Partia Konservatore mundi të zgjidhte në Kebek në zgjedhjet e fundit, ndodhen në zona rurale por dhe në kryeqytetin e provincës dhe rrethina. A do të vazhdoj vala konservatore të shënoj pikë edhe në këto zgjedhje në Kebek dhe sidomos në Montreal ? Ngelet për tu parë.

Ecuria e fushatës

Me tu dhënë sinjali i fillimit të fushatës, shumë miq të zotit Laloshi iu gjendën pranë për ti dhënë ndihmë sadopak për përballimin e fushatës. Në mbrëmjen e së djelës shumë nga rrugët e zonës elektorale ishin mbushur me posterat e kandidatit shqiptaro-kanadez. Ky është fillimi. Thjesht për ata që nuk e dinë, fushata elektorale bëhet nga një makinë elektorale. Për tia arritur qëllimit për të bërë një figurë të mirë përveç stafit të caktuar nga partia që kandidati përfaqëson, janë një sërë faktorësh që ndihmojnë. Një nga këta faktor është ndihma e vulnetarëve, shokëve, miqëve por dhe lidhjeve të vjetra dhe të reja. Mbase për ne shqiptarët është një gjë e re dhe e panjohur por komunitete të tjera në raste të tilla angazhohen dhe ndihmojnë. Le të mos mohojmë faktim e mësipërm që është domethënës. Në ditën e parë ishin 6-7 veta që kishin mbrritur për ndihmë. Ditët e tjera ndoshta do jenë edhe më të ngjeshura. Lulzimi nuk e fsheh që ai do të donte ti jepnin një dorë.

Dy fjalë për zotin Lulzim Laloshi

Lulzim Laloshi ka lindur në Elbasan më 30 prill 1976. Ka mbrritur në Kanada para dhjetë vjetësh. Është diplomuar në Universitetin e Montrealit në informatikë dhe ka themeluar kompaninë LALTEK. Aktivist i komunitetit shqiptar të Kebekut ne Montreal ai e ka drejtuar këtë komunitet për 1 vit nga 2007-2008.

Disa të dhëna për sistemin politik në Kanada

Kanadaja është Monarki kushtetuese. Kanadaja është një monarki jo rezidente Shefja e shtetit, mbretëresha Elisabetë nuk banon në Kanada) përderisa varet nga kurora britanike. Monarkia në Kanada është shumë simbolike dhe ndonëse në aktet legjislative prioritetin e ka kurara britanike apo përfaqësuesit e saj, në praktikë janë organet e zgjedhura që kanë pushtetin e vërtetë. Dhoma e Komunave është parlamenti i Kanadasë, në kushte normale zgjidhet në çdo 4 vjetë por edhe në më pak si në rastin e sivjetëm kur qeveria gjendet në minoritet dhe rezikohet të rrëzohen nga momenti në moment. është kryeministri që shpall datën e zgjedhjeve. Duke qenë se nuk ka një datë fikse, nëse qeveria nuk rrëzohet nga ndonjë votë mosbesimi, zakonisht kryeministri zgjedh momentin kur mendon se ai është në gjendje të rifitoj zgjedhjet. Parlamenti i Kanadas ka 308 përfaqësues dhe pak a shumë numri i deputeteve sipas provincave reflekton numrin e popullsisë së provincës. Kështu numrin më të madh të deputetëve e ka Ontario e ndjekur nga Kebeku. Kanada ka dhe një dhomë tjetër përfaqësuesish, Senatin. Senati nuk zgjidhet por përfaqësuesit caktohen nga kryeministri në pushtet. Anëtarët e senatit e ushtrojnë detyrën deri në moshën 75 vjeç.

Së fundi ...

Në këto raste thuhet "Më i miri fitoftë" Duke qenë se zgjedhjet janë raport forcash, debat idesh e strategjish e dimë se në fushata të tilla ajo që ndikon në fitore ose humbje, sidomos në shkallë vendi është figura e shefit të partisë por edhe faktori historik i zonës. Sidoqoftë, urime kandidatit "tonë" dhe të Partisë Konservatore zotit Lulzim Laloshi. 

Ne face book

 

Ajet Nuro

Montreal, 9 shtator 2008

e-mail anuro <at> albemigrant.com



--
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

http://www.albemigrant.com/anuro/images/kalendari.php
http://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
info | 8 Sep 22:05 2008

[AlbClub] G99 - DO T'IA DALIM!

                  *** AlbClub Discussion List ***

.

G99 - DO T'IA DALIM! <!-- body { margin-left: 0px; margin-top: 0px; margin-right: 0px; margin-bottom: 0px; background-color: #FFFFFF; background-image: url(); } -->

Pershendetje te dashur miq dhe kolege!

Kemi lene pas nje vere te ngarkuar me aksione qe kane pasuruar filozofine tone te veprimit dhe kane rreshtuar perkrah nesh plot qytetare qe deshirojne te sjellin ndryshimin qe presim me kaq deshire ne vitin 2009.

Tashme G99 eshte nje faktor i njohur publikisht ne arenen politike shqiptare. Zeri yne eshte ngritur dhe degjuar per shumicen e shtjeve qe shqetesojne shqiptaret sot, qe nga mungesa energjise tek politizimi i skajshem dhe banal i televizionit publik, nga raportet e frikshme te korrupsionit e deri te hallet e perditshme te komuniteteve ne nevoje brenda dhe jashte kryeqytetit.

Jemi ulur rrotull tavolinave te perbashketa me studentet, minatoret, peshkataret, arsimtaret, doktoret, gazetaret dhe pensionistet dhe kemi biseduar per shqetesimet tona dhe per menyrat me te mira per ti adresuar ato.

Kemi qene krahu mbeshtetes dhe zeri mbrojtes i grevisteve te injoruar kaq paturpesisht nga Ministrite ushtare te zoti Berisha. Nuk kemi rreshtur qe qeni qytetare aktiviste dhe ne cdo hap jemi frymezuar nga mbeshtetja juaj.

Jemi te bekuar qe kemi krijuar nje grup vullnetaresh te rinj, energjike dhe te dedikuar ndaj sjelljes se frymes pozitive te ndryshimit dhe shpreses. Ne Aktiv 2008 qe organizuam ne Himare shume prej studenteve dhe nxenesve nga qytete te ndryshme ne Shqiperi u trajnuan dhe u perkushtuan ndaj kauzes sone te perbashket. Te tjere po na bashkohen cdo dite! Te tjere deshirojme te ftojme!

Jemi krejtesisht te dedikuar ndaj ceshtjes se votes se emigranteve per te cilen shpresojme qe shume shpejt te zhvillojme nje degjese ne Komisionin per Reformen Zgjedhore. Kemi marre nje angazhim te jemi zeri i te afermve dhe miqve tane jashte kufijve per ti bere bashkeaksionere te se ardhmes dhe do ta permbushim kete detyre me gjithe forcen qe kemi.

G99 po zhvillon aktualisht nje beteje per mbrojtjen e lirise se mendimit, te shprehjes dhe te pavaresise se mediave. Ne kete beteje jemi kunder nje institucioni te kapur nga shteti gerdecar i Sali Berishes, ndaj KKRT-se qe padrejtesisht ka gjobitur televizionet qe kane transmetuar spotin tone kunder arritjeve fantazem te kryeministrit. Kete spot ju te gjithe mund ta ndiqni ne www.g99.org ose ne http://www.youtube.com/watch?v=EmmCbkbE_H4

Ne kete beteje ne krahuan tone kemi jo vetem aktore te shumte te opozites, te shoqerise civile por edhe media nderkombetare te mirenjohura si AP, BBC dhe BalkanInsight. Por mbi te gjitha jeni te inkurajuar ngaqe ne kete beteje ju kemi ne krah te gjithe ju qe na keni ndjekur dhe mbeshtetur me prezencen, sugjerimet dhe mesazhet tuaja.

Ju kerkojme te mbani mend gjithmone se G99 nuk eshte nje levizje me nje pronar, por nje ndermarje e madhe me aksionere te gjithe ata burra, gra, djem dhe vajza ne Shqiperi qe duan ti japin fund tranzicionit te sterlodhshem ne vend. Ju mund te kontribuoni per aksionet tona ne www.g99.org/donate dhe te kontaktoni me ne ne cdo kohe te info <at> g99.org

Kurajo miq! Kane ngelur me pak se 200 dite deri sat e marrim perseri ne duart tona fatet e jetes sone qe eshte kapur peng nga pushteti arbitrar i kesaj qeverie dhe kryeministrit te saj te Gerdecit.

Bashke do t'ia dalim!

www.g99.org



--
If you do not want to receive any more newsletters, this link

To update your preferences and to unsubscribe visit this link
Forward a Message to Someone this link

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

Gmane