Integrimi i maqedonasve në
Maqedoni
Hamdi Nuhiju
Ngjarjet e fundit politike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike në Maqedoni,
hapin shumë sfera dhe elemente të cilat deri më tani ndoshta kanë qenë sfera
dhe elemente tabu-të mbyllura për publikun. Opinioni i këtushëm, këto javët e
fundit, për të parën herë, ndoshta, kaq qartas, e ka pa fenomenin e hipokrizisë
dhe vetëkënaqjes së një populli, duke fyer dhe ngjallur urrejtje ndaj një
populli tjetër.
Hipokrizia politike në Maqedoni, ka qenë gjellë kryesore për shumë vite,
qysh edhe para pavarësimit të Maqedonisë nga ish Jugosllavia. Po, ajo në mënyra
të ndryshme është tentuar që të minimizohet, ose që të lyhet me fasadën e
‘bashkim-vëllazërimit’ shpikje politike të Josip Broz Tito-s.
Për të parën herë pas sa e sa viteve, ndoshta, kemi parë edhe ndarjen e
Maqedonisë në vija religjioze-ideologjike dhe jo në vija nacionale. Kësaj
ideje, theks të veçantë i vendon, edhe renditja e disa organizatave jo
qeveritare shqiptare krah më krah me maqedonasit, si dhe disa ‘intelektualëve’
shqiptar që lanë në heshtje problemin e vërtet dhe në thelb që u theksua nga
maqedonasit-fyerjen e librit të shenjtë islam, dhe u kapën për disa
pseudo-probleme tjera që kanë ekzistuar ndoshta, në të kaluarën e largët në këto
troje.
Deklarata e Valon Kurtishit, kreut të organizatës jo qeveritare “Aleanca
Kuq e Zi”-Maqedoni, ishte skandali i vitit 2012. Që deklarata e tij ishte
skandal, dëshmon edhe reagimi i tij i menjëhershëm në emër të një organizate
tjetër, ( që as emrin nuk dua t`ia përmendi), se kinse, deklarata e tij është
keqinterpretuar nga mediat dhe nuk është e nxjerr e plotë. Në këtë situatë
‘lufte të ftohtë’ në Maqedoni, midis shqiptarëve dhe maqedonasve, të dalësh në
krah të Karnevalit të Vevçanit dhe të thuash se ato që protestuan në Strugë
ishin fundamentalist dhe struktura që duhet të përballen me Ministrinë e Punëve
të Brendshme të Maqedonisë është diçka që nuk kapërdihet lehtë. I përkujtojmë
Valon Kurtishit, se protesta në Strugë, nuk u bë për mjekra, nuk u bë, për
pantallona, nuk u bë për xhami, por u bë për librin e Krijuesit të botëve, të
cilin, ai, pra Valon Kurtishi, e ka harruar se ekziston, ose se i konvenon
fyerja e këtij libri. Valon Kurtishi ka edhe shumë bashkëmendimtar tjerë, në
Maqedoni, që vetes i thuan analist, publicist, e profesorë universitar, e që nëpër
shkrimet e tyre, pa pasur nevojë përmendin kontestimin e Skënderbeut dhe Nënë
Terezës nga maqedonasit, e as dy shkronja nuk janë në gjendje ti shkruajnë për
atë që ndodhi esencialisht në Strugë.
Komenti i AbdulHakim Mehmetit, se Maqedonia, gjithmonë para samiteve të
NATO-s, krijon probleme të brendshme të sferave dhe natyrave të ndryshme mban,
por nuk duhet të jetë sferë e propagandës, kur mashë për të mos u djegur duart
e VMRO-DMPNE bëhet edhe vet Kur`ani, libri i shenjtë i myslimanëve të tërë
globit. Habitem se si në asnjërin prej debateve të hapura që u organizuan këto
ditë nga organizata të ndryshme, nuk ishte prezentë madje edhe një hoxhë i
vetëm, për të mos thënë, myftiu i Strugës, për të treguar realisht se si ishte
problemi në Strugë. Të tjerët analizuan ngjarjet në Strugë, ndërsa protagonistëve
kryesor të ngjarjeve atje, nuk iu dha fjala, madje edhe u quajtën
fundamentalist nga tipa si Valon Kurtishi me shok.
Ideja e AbdulHakim Mehmetit nuk duhet hedhur poshtë...!!! Me të vërtet,
Maqedonia, para secilit samit të NATO-s krijon probleme dhe trazira të natyrave
të ndryshme, dhe kjo gjë është një krizë e cila mbretëron tek maqedonasit e
asesi të shqiptarët e Republikës së Maqedonisë. Fjalës së tij, ia rrit peshën
edhe, fjala e ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili në një deklaratë për
‘Zërin e Amerikës’ në gjuhën maqedonase, tha se Maqedonia do që të jetë pjesë e
NATO-s, në Samitin e Çikagos edhe me FYROM.
Megjithatë, para se Maqedonia të integrohet në NATO dhe në BE, në Maqedoni
duhet që të ndodh edhe një integrim tjetër, ai i maqedonasve në vet Maqedoninë.
Dikujt ndoshta i duket absurd ky konstatimi im, por nëse futemi në esencën e
ekzistimit të këtij populli në këtë shtet, del se maqedonasit ende nuk janë të
integruar në Maqedoni.
Ato kanë probleme me identitetin e tyre, gjë, që shqiptarët e këtushëm e
kanë të zgjidhur moti kohë. Fjalori i sociologjisë, i hartuar nga Dr.Ali
Pajaziti identitetin e definon në këtë mënyrë: “Identiteti është ndjenja e
vetes, e personalitetit, e asaj që në fakt dikush është. Si një term i studiuar
nga psiko-analistët, sociologët dhe social-psikologët, identiteti përfaqëson veçoritë
kryesore të individit, apo të një grupi të njerëzve, me të cilat shumë lehtë
mund të dallohet një njeri ose një kolektivitet.”( F.251, Shkup 2009)
Parashtrojmë pyetjen, kush janë në të vërtet maqedonasit? Përgjigjen e
kësaj pyetje do ta japim nëpërmjet disa pikave, sa për të qenë më të qartë se çka
duam të themi:
1. Maqedonasit janë një popull që fëmijët e tyre qysh në klasë të parë i mësojnë,
se armiqtë e maqedonasve janë shqiptarët dhe Islami. Këtë gjë mund ta vërtetoni
po qe se hulumtoni pak nëpër shkollat fillore dhe të mesme maqedonase, ku nuk mëson
asnjë shqiptar. Ata fëmijë të tregojnë, se shqiptarët janë të këqij, bisha të
egra, që kanë ardhur nga malet dhe që duhet luftuar në mënyra të ndryshme. Kjo është
shenja e parë e mungesës së integrimit të një populli në një shoqëri. Vija e
parë e ndarjes. Ndërsa, nxënësit shqiptarë, nëpër shkolla fillore, të mesme, po
edhe në shtëpi, mësojnë se si duhet që të sillen mirë, të mësojnë shumë, të
hulumtojnë studiojnë, ta respektojnë më të rriturin, të janë të drejtë, dhe të
mos bëhen të padrejtë sikur maqedonasit. Këto fëmijë, mësojnë qysh në djep, se
kur të rriten, përmes punës dhe dijes, t`ia bëjnë me dije të tjerëve se nuk
janë në rrugë të drejtë, e asesi ti ofendojnë. Ndërsa, nëse çështjen e shohim
nga aspekti religjioz, fëmijët shqiptar mysliman, mësojnë se ata duhet që të
bashkëjetojnë me të tjerët, dhe ti ftojnë në rrugën e drejtë, rrugën e Islamit.
Dhe normal për ti ftuar të tjerët në rrugën tënde, nuk duhesh ti urresh ato,
por duhet që të shoqërohesh dhe me vepra t`ia dëshmosh rrugën e Drejtësisë dhe
të Vërtetës.
2. Maqedonasit janë një popull që kujtojnë se shqiptarët duan që ti
zhdukin, ti vrasin, ti mbysin, se çdo zhvillim i shqiptarëve automatikisht
d.m.th mos zhvillim i tyre, dhe çdo sukses i të tjerëve jashtë maqedonasve është
dështim i tyre. Në mesin e tyre ekziston fobi-frikë nga shqiptarët. Në këtë gjë,
u binda, në një debat timin, të shkurtër, në internet, tek faqja e gazetës ‘Nova
Makedonija’ në facebook, për ndezjen e një kishe në një fshat të Strugës. Sipas
tyre, kur unë flas në gjuhën shqipe, jam i pa integruar në Maqedoni, ndërsa ai
kur flet në gjuhën maqedonase dhe nuk kupton asnjë fjalë në gjuhën shqipe është
i integruar në këtë shoqëri, dhe e ka të drejtën absolute që me mua dhe pjesëtarët
e kombit dhe religjionit tim të bëjë gjithçka. Nëse unë e kuptojë mirë gjuhën
maqedonase, e flas mirë, e di madje edhe një pjesë të historisë së Maqedonisë,
di mjaftueshëm për Kishën Ortodokse Maqedonase, për religjionin e tyre, për
formimin e partive të tyre, për problemet që kanë ato me bullgarët, grekët,
serbet, në versionin e tyre, dhe pajtohem me ligjet e këtij shteti, d.m.th unë
jam i integruar në këtë shtet. Dhe jam i bindur që pjesa dërmuese e shqiptarëve
që kanë pasur mundësi shkollimi, dinë po këto gjëra, madje disa edhe më shumë
se kaq, për Maqedoninë dhe maqedonasit. Përderisa, maqedonasit, nuk dinë asgjë
për gjuhën shqipe, e urrejnë atë, i fyejnë dhe i shajnë shqiptarët, e fyejnë
dhe e shajnë religjionin e pjesës dërmuese të shqiptarëve të Maqedonisë
–Islamin, nuk na njohin si etnitet dhe bëjnë çmos që edhe brekët ti veshim në
bazë të qejfeve të tyre, atëherë maqedonasit, janë i vetmi popull i pa
integruar në Republikën e Maqedonisë.
3. Maqedonasit janë një popull që nuk njohin kufijtë e tolerancës dhe
demokracisë. Si duket, ata, kuptojnë vetëm me gjuhën e pushkës dhe tankeve ruse
e bullgare në terrenet e ngrohta të Komunës së Likovës të minareve e xhamive.
Njerëz që kuptojnë vetëm nga pushka, tanket dhe lufta, nuk janë njerëz të
integruar në një shoqëri. Njeri i integruar mbi të gjitha, d.m.th edhe njeri i
civilizuar, në të cilin sundon logjika, mendja e besimi, dhe nuk ka vend në të
frika, dhe përgatitja e vazhdueshme për luftë dhe dhunë sistematike ndaj
tjetrit. Në Maqedoni, me gojën plot, thamë se sot për sot, sundon Ligji i më të
fortit, i ndërtuar nga Lamarku dhe Darvini. Ky ligj, qysh në vitin 1923 u hoq
nga përdorimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Maqedonia po mbijeton
në bazë të tij.
Termi integracionist është nëna e termit integrim. Për ta kuptuar më lehtë,
se për çka bëhet fjalë në këtë temë, po i referohemi edhe njëherë Dr.Ali
Pajazitit dhe Fjalorit të Sociologjisë të hartuar nga ai:“Intergracionist-qëndrim
që tenton t`i pajtojë në një kornizë të vetme prirjet ose vlerat të
ballafaquara qartë ndërmjet tyre. Pozita intergracioniste përballet me
qëndrimet separatiste, të cilat mbrojnë ndarjen e grupeve( zakonisht të
përkufizuara nga raca, etniciteti ose gjinia) nga njëri-tjetri.” (F.265, Shkup
2009)
Sipas këtij formulimi të Dr.Ali Iljazit, maqedonasit janë separatist, apo
integracionist? Nëse është e vërtetë, se maqedonasit, do të ishin
integracionist e jo separatist, atëherë, kreu i ‘komunës’ së Vevçanit nuk do të
bënte politikë me kërkimin e faljes, por do të kërkonte falje, pa pasur nevojë
shumë për ta lutur; Kreu i karnavalit të Vevçanit, nuk do të luante me ndjenjat
e myslimanëve përsëri, kinse duke kërkuar falje, por në fakt duke i fyer edhe
njëherë, duke i ftuar në një ritual pagan, duke e ditur se myslimanët e kanë të
ndaluar pjesëmarrjen në evenimente pagane; Maqedonasit e Bitolës, nuk do të çoheshin
në protesta kundër shqiptarëve mysliman për djegien e Kishës në Reçicë të Vogël,
por do ta ruanin Xhaminë e Bitolës nga grafitet fyese atje, ashtu si e shuajtën
zjarrin shqiptarët mysliman në Kishën e Reçicës së Vogël në Tetovë;
Kryeministri i këtij vendi, nuk do të reagonte pas djegies së Kishës në Reçicë
të Vogël, por menjëherë, pas ofendimit të librit të shenjtë të myslimanëve, në
praninë e ministreshës së Kulturës; Maqedonasit nuk do ti fyenin shqiptarët, në
ndeshjen basketbollistike në ligën e parë të Maqedonisë; etj.
Mendoj se Maqedonia duhet ta ndryshojë diskursin e saj politikë. Në vend që
pa nda, të kërkojë, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, të kërkoj
integrimin e maqedonasve në Maqedoni, në mënyrë reale dhe të drejtë. Maqedonia,
duhet që të veprojë, sikur kryeministri i tanishëm i Turqisë, Rexhep Taip
Erdoan, dikur kryetar i Stambollit. Një kohë, elita të rëndësishme myslimane
nga e tërë bota, ishin mbledhur në Stamboll dhe po diskutonin për kthimin e
famës së myslimanëve në botë, ndërsa në të njëjtën kohë, kryetari i atëhershëm
i Stambollit, z.Rexhep Taip Erdoan, bënte plane se si ta pastrojë Stambollin
nga mbeturinat. Le të mësojë nga ky shembull cili le të dojë, e sidomos
maqedonasit. Ato në vend që të kërkojnë integrime jashtë vendit, fillimisht, le
të integrohen brenda Maqedonisë.
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
__,_._,___