Spiunet dhe bashkepunetoret e diktatures, mos lejohen as ne media
2011-10-03 19:08:36 GMT
Spiunet
dhe bashkepunetoret e diktatures, mos lejohen as ne media
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295
Ligji i ri i lustracionit, gjermanet me draft te ngjashem me ate te vitit 1995
TIRANE (Gazeta Metropol) Debati i ligjit per lustracionin pritet te rikthehet dhe nje here ne vemendjen e opinionit publik, kete here i hedhur ne treg jo me nga politika, por nga fondacioni “Fridrih Herbert”, deputete te Bundestagut gjerman dhe Instituti Gjerman i ngritur per te zbardhur krimet e STASIT-it. Projektligji synon te sjelle dhe nje here ne vemendjen e opinionit publik rendesine qe ka denimi i krimeve te komunizmit, jo vetem si nje demshperblim moral ndaj shqiptareve, por edhe si nje kriter per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.
Drafti
Drafti i ri qe po hartohet me asistencen gjermane, ka si qellim rifutjen dhe nje here ne proces miratimi te ligjit per lustracionin, nje ligj i aplikuar ne shume nga vendet e ish-bllokut. Ekspertet qe po punojne me kete çeshtje thane per “Metropol”, se ne nje pjese te mire te saj do merren per baze ligji i vitit 1995, ia abroguar nga ana e socialisteve dy vjet me pas. Burimet thane, se ligji eshte vleresuar dhe nga specialistet e zyres se hetimit te dosjeve te STASI-t ne Gjermanine Lindore. Sipas eksperteve qe po punojne me kete draft eshte ende heret te flitet per kete çeshtje, por ne ligjin qe do te hartohet dhe do shtrohet per diskutim ne politiken dhe opinionin publik shqiptar, nje nder pikat e tij do te jete dhe perjashtimi nga media i ish-bashkepunetoreve te sigurimit, gje e cila ka ekzistuar ne ligjin e vitit 1995, dhe pikerisht neni 1 i ketij ligji, ku saktesonte se keta persona nuk duhet te punojne jo vetem ne median shteterore, por dhe ne mediat private. Asokohe kane ekzistuar vetem shtypi i shkruar, dhe ne rast se tirazhi i kalonte 3 mije kopjet, atehere nuk te lejohej te punoje ne to. Ne kushtet aktuale, ligjit pritet t’i shtohen dhe televizionet kombetare, por dhe ato lokale sidomos te qyteteve te medha.
Agron Tufa
Agron Tufa, drejtor i Institutit per Zbardhjen dhe Denimin e Krimeve te Komunizmit, tha per “Metropol” se ende nuk eshte njohur me permbajtjen e ketij drafti, por e perkrah plotesisht nje iniciative te tille. Sipas tij eshte e mire qe krimet e komunizmit mos denohen vetem me fjale, por ata qe i kane kryer te mbajne te pakten nje pergjegjesi te pakten civile dhe morale. “Me e pakta eshte te ndalohen te punojne ne administraten shteterore dhe komunikimin masiv”, thote Tufa.
Simon Miraka
Nje hapje te debatit per rikthimin e ligjit te lustracionit ka kerkuar dhe kreu i Institutit te Perndjekurve Politike, Simon Miraka. Ne nje prononcim per “Metropol” Miraka tha, se shtresa qe ai perfaqeson eshte shume e interesuar per hapjen e nje debati te tille.
Viti 1997
Pas rrezimit te qeverise se PD ne vitin 1997, ligji i lustracionit doli jashte loje, deri sa u abrogua, nga shumica e majte qe erdhi ne pushtet ate vit. Te gjithe ata qe ishin larguar nga administrata, deri ne ate kohe u ricikluan serish per te qene dhe shume vjet te tjera pjese e saj.
Neni 1
Organet dhe funksionet per te cilat ky ligj percakton kushtet per te sherbyer ne to jane:
a) deputete ne Kuvendin Popullor te Republikes se Shqiperise;
b) Presidenti i Republikes, te zgjedhurit nga Parlamenti dhe te emeruarit nga Presidenti i Republikes;
c) anetare te qeverise, sekretare shteti, zevendes te tyre, drejtore te pergjithshem dhe drejtore te drejtorive te dikastereve, si dhe te barazuarit me ta ne struktura te tjera shteterore;
ç) ne Presidence, ne administraten e Kuvendit Popullor dhe te Keshillit te Ministrave, te ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore, te Gjykates Kushtetuese, te Gjykates se Kasacionit, te Sherbimit te Kontrollit te Shtetit, te Prokurorise se Pergjithshme edhe ne rangje me te uleta se ato qe permenden ne piken “c”, nese nga titullari gjykohet ne interes te mbrojtjes se shtetit dhe te te dhenave te tij zyrtare;
d) guvernatore, zevendesguvernatore dhe drejtoret e Bankes se Shqiperise;
dh) ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise per oficeret, funksioni organik i te cileve perfshin grade te larte (gjeneral e kolonel), komandantet e njesive te pavarura;
e) prefektet, kryetaret dhe anetaret e keshillave te rretheve, kryetaret e bashkive, si dhe komunave dhe anetaret e keshillave te bashkive e komunave;
e) ne Sherbimin Informativ Kombetar (SHIK), ne Sherbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe ne Sherbimin Informativ te Rendit (SHIR);
f) ne Garden e Republikes;
g) shefa te komisariatit, shefa te policise, punonjes te Policise Kriminale dhe degeve te tjera speciale;
gj) gjyqtare, ndihmesgjyqtare, prokurore dhe oficere ne Policine Gjyqesore;
h) ne perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise;
i) ne RTSH, ne ATSH si drejtues dhe redaktore;
j) gazetare dhe punonjes me detyre me te larte ne gazetat me tirazh mbi 3000 kopje;
k) ne funksione drejtuese ne bashkesite ekonomike, ne institucione shteterore financiare dhe te sigurimeve, si dhe ne bankat shteterore;
l) rektore dhe drejtore ne universitete dhe shkolla te larta.
Shqiperia, pjese e rrjetit te vendeve qe nuk kane ligj per lustracionin
Birthler: Krimet e komunizmit duhen zbardhur dhe denuar
Ne vitin 2008, Shqiperia, me iniciativen e Gjermanise, nenshkroi marreveshjen e asistences per ish-vendet e bllokut komunist, te cilat ende nuk kishin nje ligj te mirefillte te lustracionit. Ne kete liste eshte dhe Shqiperia, e cila me perjashtim te ligjit te vitit 1995, qe pas dy vjetesh humbi çdo vlere ligjore, ende nuk ka nje ligj te tille. Per drejtuesen e zyres se dosjeve te STASI-t (ish-sherbimi sekret ne Gjermanine Lindore) Mariane Birthler krijimi i rrjetit evropian do te beje te mundur shtimin e bashkepunimit mes ish-vendeve komuniste per zbardhjen e krimeve te kryera ne ate kohe. Njeri prej projekteve te rrjetit do te jete qe permes internetit ose ne forme te shtypur do te vere ne dispozicion njekohesisht informacione per punen ne shtate vendet nenshkruese, ku nuk ben pjese Shqiperia. Me rrjetin evropian Birthler do te mbeshtese edhe iniciativa ne vende te tjera ish-komuniste, ne te cilat nuk behet akoma lustracioni sistematik. “Mund ta merrja me mend qe kooperimi, vete fakti qe ai ekziston dhe qe ne jemi prezent ne nivel evropian u jep besim dhe force ketyre njerezve”, - shprehet Birthler ne kuader te nenshkrimit te marreveshjes per ngritjen e rrjetit. Sipas saj, nje Evrope e ribashkuar dhe e lire nuk perfytyrohet dot pa nje vetedije per historine e saj te shumellojshme, por edhe kontradiktore. Kushtet e vendeve pjesemarrese ne kete rrjet jane shume te ndryshme nga njera-tjera. Ne kete kuader, ne Çeki qe prej mesit te viteve ’90 behet zbardhja e krimeve komuniste, por qe t’i shohesh dosjet, lejohet qe prej dhjete muajsh. Drejtuesi i zyres se lustracionit ne Prage, Miroslav Lehky, shprehet se “tashme te gjitha dosjet jane ne dispozicion per t’u analizuar dhe natyrisht duam t’i hapim te gjitha”. Ndersa ne rastin e Bullgarise drejtuesi i zyres se lustracionit, Evtim Kostadinov, shprehet se qellimi eshte qe te gjitheve t’u jepet mundesia qe te shohin dosjet. “Nje detyre e dyte e rendesishme eshte t’ia besh te ditur opinionit emrat e personaliteteve te jetes publike qe ne te kaluaren kane qene zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjes te sherbimeve sekrete”, - eshte shprehur ai.
Gjykata Kushtetuese rrezon ne vitin 2009 ligjin per dosjet
Ne vitin 2009 Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ligjin e hapjes se dosjeve per ish-zyrtaret e diktatures komuniste, i njohur ndryshe si ligji i lustracionit. Megjithese vendimi ishte marre kohe me pare, zbardhja e vendimit u be publike ne vitin 2010. Nderkohe Komisioni i Venecias, ne reflektim te pese pyetjeve per te cilat Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ka kerkuar sqarime, ka marre ne konsiderate te veçante dy veçori te ligjit te lustracionit: e para, faktin qe ai po adaptohet afersisht 20 vjet pas perfundimit te regjimit komunist per shkak se perpjekjet e meparshme per te kryer kete proces, jane stopuar gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese apo – pas nje periudhe te shkurter te aplikimit te ligjit – nga nje qeveri e re”, thuhet ne vendimin e Komisionit te Venecias. Per kete vendim ka reaguar edhe Partia Socialiste, duke e vleresuar si goditje per qeverine. “Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 te Sali Berishes ndaj Kushtetutes duke hedhur poshte ne unanimitet ligjin per pastertine e figurave, nje ligj ky i kundershtuar jo vetem nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Keshilli i Evropes”.
Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media
RSS Feed