Speciale - SHBA Zgjedhjet 2010 : Zgjedhjet me te kushtueshmet ne histori
2010-11-01 11:58:27 GMT
Speciale - SHBA Zgjedhjet 2010 : Zgjedhjet me te kushtueshmet ne historine e Amerikes
BEQIR SINA, New York
Grupet e Mbikqyrjes se fondeve dhe shpenzimeve te ketyre zgjedhjeve - "SHBA Zgjedhjet 2010", thone se presin qe kandidatet per keto zgjedhje deri ne diten e votimeve kane per te bere me shume se 2 miliarde dollare shpenzime, per te fituar nje vend ne Senat, Kongres, Guvernator, Asamblemen dhe zgjedhjet e tjera ne te gjithe SHBA
NJU JORK : Ne Kaliforni, ish patronia e dyqanit me te madh elektronik ne bote eBay CEO, zonja Meg Whitman ka qene nje grua- me paketen me te madhe ekonomike stimuluese, thuhet ne nje shkrim te gazetes Los Angelos Times. Zonja Meg Wihtman kandidate per guvernatore e Kalifornise ka vene ne dispozicion te fushates se saj me shume se 140 milione dollar, pasuri e saj personale ne nje fushate per te fituar nje detyre ate te guvernatorit te Kalifornise qe paguan 212.179 dollar ne vit. Ajo ka vene kandidaturen ndaj ish-Governatorit Jerry Brown
.
Ne Florida, ish shefi federal i kujdesit shendetesor Rick Scott, i cili ka luftuar per mekembjen e ekonomise se shtetit te tij federal Florida me nje infuzion 50.000.000 dollar nga pasuria e tij do te kandidoje per guvernator te shtetit te tij - Florida. Kundra Governorit Charlie Crist, nje ish ligjevenes republikan.
Dhe ne Connecticut, ish shefja e Federates se Mundjes sot ne pension zonja Linda McMahon ka investuar perpjete nje shume prej 20 milion dollar qe te "pikturoj" veten si nje i ligjevense qe mund-bej suprizen duke kerkuar nje vend ne Senat , vend qe mbahet nga nje demokratik-.
Keta barone eklektik te biznesit, multi miloner jane nder shpenzuesit me te medha ne zgjedhjet afatmesme te cilat mbahen me 2 nentor diten e marte. Keta jane kandidatet te me i shtrenjte ne historine amerikane, pas kandidatures se majorit te Nju Jorkut Michael Bloomberg - i cili shpenzoje 250 milon dollar ne fushaten e tij .
Grupet e Mbikqyrjes se fondeve dhe shpenzimeve te ketyre zgjedhjeve - "SHBA Zgjedhjet 2010", thone se presin qe kandidatet per keto zgjedhje deri ne diten e votimeve kane per te bere me shume se 2 miliarde dollare shpenzime, per te fituar nje vend ne Senat, Kongres, Guvernator, Asamblemen dhe zgjedhjet e tjera ne te gjithe SHBA
Me shume para po paguhen ne mediet dhe njerezit qe bejne fushaten e kandidateve.
Parate e tyre jane shpenzuar nga individe te pasur, kompanite dhe sindikatat, te cilet i kan regjistruar keto para ne shpenzimet e "pazbuluara". Keto para pas fushates me vendimi te Gjykates se Larte, do te tregojne se jane historike ne financimin e kandidateve, dhe ndonjeri prej tyre mund te perfundoje edhe ne gjyqe.
Analistet ne SHBA ka dale ne perfundime se kjo eshte. fushata e pare ne historine e SHBA, nje pale zgjedhje te pjeseshme ose aftemesme siç thirren ndryshe, te kushtojne 4 miliard dollar. Dhe me ironikija e ketij fakti, eshte se "SHBA jane ne krize ekonomike" thuhet.
Ketu jane dhjete prej garave me te kushtueshme ne SHBA kete vit : Garen e kryeson kandidatura per guvernator te Kalifornise
Gara e Guvernatorit ne Kaliforni
Miliarderia Meg Whitman ka bere miliarda dollar fitime me ankandin qe beri kur shiti dyqanin super gjigand elektronik Web - eBay. Ajo e thuhet se ka vene me shume se 140,000,000 milion dollar (deri tani), ne nje perpjekje per te marre karriken e guvernatorit te Kalifornise. Por, kandidati republikan eshte gjetur ne nje kundervenje, duke treguar se fushata- e tij pra e ish-Governatorit Jerry Brown ka mbajtur te njejtin ritem me te ne sondazhe. Duke e ndjekur ate "kemba - kembes" megjithse ai ka shpenzuar shume me pak se ajo para.
Garen e guvernatorit ne Florida
Rick Scott eshte nje tip i veshtire. Nje kohe te gjate shefi ekzekutiv i kujdesit shendetesor vendosi se donte te jete guvernatori i Florides, dhe ai eshte "investuar" mire per te fituar kete poste. Çfare ai ka futur 50 miljon dollar nga shpenzimet e tij. Ai eshte ne krye te sondazhve nga nje kandidate kundershtar avokat i njohur popullor , Avokati i pergjithshme i shtetit .
"Fitoren" thuhet se ai e ka shenuar nga reklamat televizive te ashpra dhe sulme shume personale ndaj kundershtarit te tij Alex Ivamani. Scott, thote se "Ivanmani kur ishte Avokati i Shtetit "ka fshire nje deficit shtetror" dhe eshte, zyrtari me i larte ne dificitin financiare te shtetit, dhe te fondeve te Floridas.
Gara e Senatit
ne Connecticut
Ne gare per te zevendesuar demokratin Chris Dodd, duket se ka te ngjare te madhe ne listen e zgjedhjeve federale te ketij viti te dale ai qe "shpenzon me shume para". Arsyeja eshte se : ish-bosia World Wrestling Entertainment, McMahon, eshte duke e perdorur pasurine e saj ne nje perpjekje per nje vend te Senatit ne nje shtet demokratik. Kundershtari i saj tha se "Fushata ime mund te jete e papelqyeshme, por kjo nuk do te jete e pasuksesshme," tha Blumenthal ne nje debat te koheve te fundit. "Une tha ai dhe populli i Connecticut, duam nje zgjedhje, jo nje ankand parash."
Gara e Senatit ne Florida
Kjo eshte nje tjeter gare ku kandidatet mund te kalojne duke humbur me shume para sesa vendi i fituesit. Rasti tipik ishte qysh ne primare ne partine Demokratike, ku bosi i pasurive te pantundeshme miliarderi Jeff Greene nuk mori me shume vota se Kendrick Meeks, por humbi ne votime megjithse shpenzoi shume para. Meeks deklaroi se Greene kishte shpenzuar 26.000.000 dollar, nje shifer e kandidatit te humbur qe ai nuk pranoi t'a konfirmoje.
Dy kandidatet e tjere te mbetur ne gare, nje konservatoro republikan Marco Rubio dhe i Pavaruri Charlie Crist duket se kan caktuara per te shpenzuar se paku nga 5.000.000 dollar sejcili per keto dite qe kan mbetur deri ne 2 nentor. Dhe dihet ! se vetem nje prej tyre mund te fitoje.
Gara e Senatit ne Arizona
Republikani John McCain, nje kritik i zeshem i-kontrollit te shpenzimeve te qeverise, thuhet se ka shpenzuar me shume se 15.000.000 dollar per "te varrosur shpresat" e kundershtari i tij kryesor, ish kongresmenit dhe folesit ne radio show ne JD Hayworth. Tani, John McCain eshte duke pritur per nje fitore te pergjithshme zgjedhore me shpenzimet me me " pak me pak" te lira sesa kundershtari i tij demokrat.
Gara e Senatit ne Kaliforni
Senatoria veterane nga Partia Demokratike Barbara Boxer dhe Republikani sfidant Carly Fiorina, nje ish-President i kompanise Hewlett-Packard CEO, kane provuar te sjellin keto zgjedhje nje fushate pjellore- me fondet e mbledhura nga individet e kompanite e pasura ne Kaliforni. Ata kane shpenzuar deri tani sejcili me shume se 18 milion dollar - nje numer i sigurt per te arritur ne ditet e fundit te fushates.
Gara e Senatit
ne Nevada
Nese udheheqesi i shumices Senatit Harry Reid humbet rizgjedhjen garen e tij, ajo nuk do te jete per shkak se ai e ka u zhvilluar si nga e para garen, kur deridhi nje "lume me para". Senatori i Nevadas ka mbuluar "valet e shpenzimeve te medha" ne nje perpjekje per te bindur zgjedhesit e tij se kandidati republikan Sharron Angle eshte nje i rrezikshm, i krahut te djathte me "parashume te shpenzuara". Grupet Pro-Demokratike, ne Nevada nga sindikatat per ambientalistet, kane shpenzuar miliona me shume ne te ashtuquajturat shpenzime "te pavarur" ne emer te Reids. .
Gara e Senatit ne Wisconsin
Te dyja palet kan dale me "parullen " se ne jemi ne fushate me vete-financimin e kandidateve. Por qe po derdhim miliona dollar per te bere mbas vetes sa me shume votues. Qe te dy bejne pjese ne shpenzimet me miliona dollareshe te ketyre zgjedhjeve qe quhen zgjedhjet me te kushtueshme ne historine e SHBA.
Gara e Senatit ne Pennsylvania
Zgjedhjeve e pergjithshme jane te shtrenjta, dhe jane shume me te shtrenjte se ne primare, Partia e Senatorit Arlen Specter, ka shpenzuar nje pasuri te vogel ne primare, vetem per te humbur Joe Sestak, demokrat. Tani Sestak eshte duke u perballuar perseri me pakenaqesine ne Partine Demokratte, kete here se ai nuk ka futur para sa duhet nga oponenti i tij ish kongresmeni republikan- Patt Toomey kandidati republikan ne Pennsylvinia qe pritet te fitoje sipas sondazheve
Gara e Senatit ne Nju Jork
Fushata Senatores Kirsten Gillibrand e ngritur me me shume se 2 milion dollar ne ne tremujorin e dyte te vitit erdhi duke u ngritur ne me shume se 10.750.000 dollar qe nga viti kur Senatoria Gillibrand u betua ne zyren e e saj 18 muaj me pare, kur ajo mori vendin e caktuar nga ish senatoria Hillari Clinton
Fushata e oponentes se kandidatit Republikan ne Nju Jork ish kongresmenit Joseph J DioGuardi ka shpenzuar me shume se 7.200.000 dollar para ne dore dhe me shume se gjashte milion ne banke rezerve, edhe keto te deklaruara. Gillibrand, vetem per mediat ne Nju Jork, thuhet se ka paguar 2.5 milion dollar per rreklamat e saj ne televizione, gazeta dhe billbordas. Nje billborad i madh me portretin e saj dhe slloganin e saj ne nje kembe ure ne Manhattan - Nju Jork, i ka kushtuar 150 mije dollare per dy jave rreklame.
Gara e Senatit në Connecticut
Gara e Senatit në Nevada
RSS Feed