Mbylli aktivitetin per mbeldhejn e fondeve, me sukses Fondi i Katedrales
2010-06-02 13:06:33 GMT
xmlns:o = "urn:schemas-microsoft-com:office:office" xmlns:st1 = "urn:schemas-microsoft-com:office:smarttags">
Mbremje Kushtuar Ndertimit te Katedrales "Nene Teresa" ne Prishtine "Rilindja e Nena Tereses ne Prishtine"
BEQIR SINA, New York
Mbylli aktivitetin 2 vjetor per mbeldhejn e fondeve, me sukses Fondi i quajtur "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine
Regency Hotel, ne
Yonkers - Nju
Jork :
Fondi i quajtur "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral
Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine, i themeluar ne
shkurt 2008, ne Kishen Katolike shqiptare "Zoja e Shkodres", me nje
mbremje Gala i dha fund mbreme ne Nju Jork, aktivitetit te saj 2 vjetor per
mbeldhejn e fondeve. Meqense ne vjeshte, pritet edhe inagurimi i Katedrales se
re "Nena Terese" ne Prishtine, u be shkak edhe mbyllja e ketij fondi,
megjithse, donacionet, u tha se mund te vazhdojne. Ky fond gjate ketyre dy
vjeteve mblodhi vetem ne Nju Jork e rrethine me shume se nji milion dollare.
Ndersa ne darken e mbremshme rreth 65 mije dollare.
Ky
fond i dedikuar ndertimit te katedrales se re ne Prishtine, me kontributin
e bashkesise shqiptare te zones tri-shteteteve Nee York- Nee Jersey -
Connecticut, duke filluar nga
dita e djeshme deklarohet i mbyllur. Darka Gala, e cila pati fjalime, muzike ,
supriza te tjetra- lojra fati lloteri, u zhvillua ne Royal Regency Hotel, ne
Yonkers - Nju Jork, pikerisht nga ai vend ku gati 12 vite me pare u nisen
per te luftuar ushtaret dhe luftetaret e Batalionit luftarak “Atlantiku”
nga Amerika, te çlirojne Kosoven.
Ne darken e mbremshme kishin ardhur grupe shqiptaresh, nga, Alaska, Florida, Teksasi, Miçigani, Illioni dhe nje grup nga Karolina e Veriut, kryesuar nga Bahri Ramadani, kryetar i Bashkesise Shqiptaro-amerikane te Karolines se Veriut . Pershendeten ne fjalene tyre darken mysafiri i nderit z. Tom Hajdaraj, i cili, ka qene disa here prane komunitetit, tone ketu ne SHBA-es, qofte kur ai punoje ne Ministrine e Bujqesise, qofte ne strukturat parlamentare, te Kosoves, dhe me te larta te partise se tij, dhe ish ligjvenesi republikan i njujorkut Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi) dhe kandidati per Senatin amerikan me bashkeshorten e tij zonjen Shirli Klojes. Avokati Stephen (Stivi) Kaufman, nje ish zyrtar i bashkise se Nju Jorkut, mik i shqiptareve.
Ne mbremje mori pjese edhe Emin Eddie Egriu, i cili tha mbreme se e ka definuar kandidaturen e tij brenda Partise Demokratike (PD) dhe se ka nisur fushaten e mbledhjes se fondeve, per te konkuruar ne Distriktin 28-te ne zonen e thelle Buffalo ne veriperendim te Nju Jorkut, perballe kandidates se deritanishme demokrate, Louise McIntosh Slaughter, e cila per 30 vite ne 15 legjislatura ka mbajtur detyren e kongresistes.
Po ashtu ne kete darke Gala, ishin te ftuar edhe aktiviste te dalluar te komunitetit shqiptar, perfaqesues te shoqatave, organizatave, artiste, biznesmen dhe afariste te suksesshem, stundente dhe televizionet e gazetat e shqiptareve te Amerikes.
Drejtues i kesaj darke ishte gazetari i mirenjohur shqiptaro - amerikan, Hyse Shkreli, poet dhe publicist. Bekimin e darkes e kreu Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike shqiptare "Zoja e Shkodres". Kengetaria e mirenjohur Aurela Gaçe , dhe Alfred Popaj ne DJ e bene darken sa me festive se bashku me Grupin e valleve te Vajzave te Kishes Katolike shqiptare Zoja e Shkodres, me drejtuese koreografen Axhelina Nika.
Per famullitarin e Kishes Katolike shqiptare Zoja e Shkodres, ne Hartsdale Nju Jork, dom Pjeter Popaj, Nena Tereze, ishte ajo qe na beri te njohur ne shqiptareve, nepermjet emrit te saj dhe origjines se saj shqiptare, ne te gjithe boten. "Ndersa, tha ai me kontributin tone per ndertimin e nje Katedrale te ketill ne Prishtine, jo vetem ndihmojme ata qe e moren persiper ngritjen e kesaj Katedraleje, por nderojme me shume Nena Teresen dhe figuren e saj emblematike, nderojme edhe vetveten tone si shqiptare, duke e nxjerr me ne pah e me ne dukje se kush jemi per t'i treguar botes. "Te jemi nje pishtar drite qe t'u çelim syt edhe te tjere te shohin sesi u hapet mendja njerezve dhe horizonti per te bere vetem mire, ne kete bote.
Me tej dom Pjeter Popaj, tha se " Edhe pse jemi te tre besimeve fetare, musliman, katolik, dhe ortodoks, perseri ne shqiptaret jemi shembull i bashkejeteses nderfetare ne bote. Ne jemi nje popull me te gjitha interesat e perbashketa qe na lidhin me njeri tjetrin, pavaresisht fese apo krahines nga jemi - por mbi te gjitha "Jemi Shqiptare!"
Drejtuesi i kesaj darke Hyse Shkreli tha se "Sonte, jemi tubuar ketu per t'u lutur, per t'u bekuar, por edhe per te kontribuar dhe per te festuar ndertimin e Katedrales "Nena Terese" ne Prishtine." Po mbushen 100 vjet nga dita kur Zoti na e solli ne kete bote, Nena Teresen, nenen me te njohur shqiptare ne bote, dhe jane keto 100 vjet dashuri, dashuria jone per te - dashuria e saj per mbare boten, tha ai
Duke iu referuar dates se inagurimit ai shprehu besimin se se shpejti kembona e kesaj Katedrale do te jehoje mbi Kosove. "Ajo kembone, qe sipas tij do te ngjalle te gjithe ata qe u presekutuan ne te kaluaren per shkak te besimit fetar. Ajo, do te ngjalle emrat e shenjte shqiptare, nga Shen Albani e deri tek Nena Teresa."
Kembona e kesaj Katedrale, do te jete shurdheruese per ata qe uzurpuan e shkelen kishat shqiptare ne Kosove, por do te jete celebruese per ata qe celebrojne edhe emrin e njeriut qe i vuri gruthemelin e kesaj Katedarle, Presidentit te ndjere Rugova. Me ngritjen e kesaj Katedrale, po e kthejme Nenen Shqiptare te Kalkutes ne token, se ciles i takoi me se tepermi, ne token Dardane.
Aty ku ky tempull po lind sebashku me Kosoven, me shtetin e pare te shekullit XXI-te. Po linde me Kosoven - shtet, dhe do te rritet me Kosoven e Lire e te pavarur. Ndaj sot, duke ngritur gotat per ndertuesit e kesaj Katedraleje, le t'i bekojme te gjithe ata qe rane ne luften per çlirimin e Kosoves, sepse kjo eshte edhe nje permendore e tyre.
"Shtepia e Komunitetit Shqiptaro Amerikan", keshtu, e ka quajtur zoti Shkreli, Katedralen Nena Terese, qe po ndertohet ne zemer te Prishtines dhe ne zemer te shqiptareve, sipas tij. Sepse ajo do te jete per te gjithe ata qe u presekutuan ose mbeten te pastrehe per shkak te besimit te tyre , prej sot, kane nje shtepi te re ne Kosove.
Ndersa duke i referuar kontributit te shqiptareve te Amerikes, zoti Shkreli tha se ne themelet e kesaje Katedrale ka shenje e gjurme te Komunitetit Shqiptaro Amerikan, i cili dha nje kontribut te çmuar per ndertimin e saje. Ne muret e saje , kujtoje ai ka shtylla dhe themele te ngritura me mundin e djeres e kontributit te ketij komuniteti. Ne themelet e saj do te jete edhe bekimi i ketij komuniteti. Shume duar qe e ndertuan kete Katedrale, jane duar te ketij komuniteti...... dhe shume qirinje qe do te ndizen aty, do te jene nga ky komunitet.
Sakaq duke sinkronizuar ai tha se ne themelet e kesaj Katedrale, gjenden edhe guret tuaj, ne muret e saje gjenden edhe tullat tuaja, mbi pullazin e saj ndriçon edhe vitrazhi juaj....Ne kembonat e saje eshte edhe zeri juaj. Femijet tuaj , nje dite do te vizitojne Prishtinen dhe bekohen e luten para Katedrales qe u ndertua edhe nga baballaret e tyre shqiptaro - amerikan.
Gjate fjales se tij ai vlersoi larte edhe kontributin e te gjitha besimeve fetare . "Nder kontribuesit per ndertimin e Katedrales, theksoje zoti Shkreli, jane edhe nje sere emrash te besimit jokristian.... Kontributi i njerit prej tyre arrine deri ne 100 mije dollare. Ai pyeti se "A ka ilustrim apo shembull me te mire te dashurise dhe bashkejeteses nderfetare shqiptare sesa kjo?"
Per kete fakt zoti Shkreli, permendi edhe ate se "Dashuria dhe humanizmi nderfetar shqiptare ilustron edhe ky fakt nga Lufta e Dyte Boterore, pikerishte atehere kur çifutet po ndiqeshin e vriteshin neper Europe, ishin vetem dy shtete ne kete kontinent, te cilat, nuk nenshkruan paktin (e imponuar gjerman) per dorezimin e çifuteve. : Danimarka dhe Shqiperia.....
Nder faktet ai solli edhe ate "Kur shkencetari i fameshem Albert Ajnshtajn, ju rrezikua jeta ne Europe, Mbreteria Shqiptare, Mbreti Zog, i ofroi atij, shtetesine dhe pasaporten shqiptare qe te largohej per ne SHBA. Kur shqiptaret e besmit musliman nuk kishin akoma liber te shenjte (Ku'ran) ne gjuehn shqipe, nje shqiptare i besimit kristian, Illo Qafezezi, qe i pari qe e perktheu librin e shjete te Ku'ranit ne gjuhen shqipe." tha ai.
Me pase emori fjalen edhe folesi kryesore, kryetari i Keshillit te Fondit "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine, veprimtari i dalluar Marijan Cubi.
"Ne kete kuader si udheheqes i Keshillit te ketij fondi per ndertimin e Katedrales, tha zoti Cubi, ne emer te gjithe anetareve te ketij Keshilli: (dom Pjeter Popaj kryetar nderi, anetare Lek Perlleshi, Zef Balaj, Sejdi Bytyçi,Xhozef, DioGuardi, Mark Shkreli, Ibrahim Kolari, Ismer Mjeku) ju faleminderoje te gjitheve per kontributin tuaj te vlefeshem. Me pas ai me nje faleminderim te veçante, tha se u shkon te atyre qe dhane me se shumti per kete fushate si : 100 mije dollare, Xhim Xhema, dhe vellezerit Leke e Pashke Gojçaj,me 60 dollar Zef Balaj, me 50 mije dollar, vellezerit Luc dhe Gjeke Gjonlekaj, me nga 25 mije dollar ish kongresisti Xhozef DioGuardi me bashkeshorten e tij Klojes DioGuardi, dhe Pashko Stanaj, me nga 20 mije dolla Mark Perlleshi dhe Hill Perlleshi, Simon Zefi, Simon Lacaj, Besim Malota, Pjeter Balaj, dhe Hajdar Bajraktari.
Vetem nga shuma e tyr, permendi ai u kalua me shume se 40 perqind e te mbledhura per Katerdarlen ne Prishtine, nga donacioni i kesaj fushate organizuar ne Nju Jork e rrethine. 60 perqind e ndihmave te tjera, sipas zotit Cubi, jane kontribute qe variojne nga 10 mije, 5 mije , 2.500, 1000 dhe me pak., per arsye kohe meqense ata jane te shumte, emrat e çdo njerit prej tyre jane te faliminderuar, dhe jane lexuar vazhdimisht ne keto mbremje dhe jane botuar ne gazeten Illyria, si dhe jane derguar ne Ipveshikne e Kosoves, ka cekuar kryetari i Keshillit te Fondit "Our Lady of ShkodraChurch - Cathedral Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine, veprimtari i dalluar Marijan Cubi.
Ne fund ai tha se " me vjen mire qe po e permbyllim kete aksion per grumbullimin e fondeve ne ndihme per ndertimin e Katedrales Nena Terese ne Prishtine, me shprese se shume shpejt do te shohim edhe Shejterimin e saj."
Avokati Stephen (Stivi) Kaufman, nje ish zyrtar i bashkise se Nju Jorkut, mik i shqiptareve iu drejtua pjesmarresve duke thene " Me lejoni se pari tju tregoje se per se jame sonte, ketu se bashku me ju, Jam se e dua shume popllin tuaj dhe historine, kulturen dhe trashegmnine tuaj. Por, ajo qe me lidh me shume me ju eshte Nnena Terese, gjaku dhe origjina e saj shqiptare, ashtu si dhe vete ajo ka deklaruar se : : “Me gjak une jam shqiptare. Me kombesi, indiane. Me besim jam nje murgeshe katolike. Siç thone te gjithe, une i perkas botes. Me zemer une e ndiej qe i perkas plotesisht zemres se Jezusit”.
Nderkohe avokati Kaufman kujtoje edhe mikun e tij anetarin i Keshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca, se bashku me Fondacionin Shoqeria Shqiptaro Amerikane, me president Esad Rizain dhe nenpresident professor Haxhi Berisha, te cilet sebashku kan dhene nje kontribute per ngrtijen lart te emrit te Nena Tereses ne Nju Jork, teksa i ata vendosen emrin e saj nje segmentit te nje rruge ne Layding Avenue - Bronks. Mirpo tha ai, "sonte mendoje se ky ka qene nje pervilegj dhe nje nder qe me keni bere duke me ftuar ne kete mbremje kushtuar figures se madhe te Nena Tereses, per kete grua e larte, e cila ka qene kurajo per ne te gjithe ne, ose nje ekzemplare i veçante i bamiresise ne bote." tha avokati Kaufman.
Edhe Tom Hajdaraj , u shpreh se asnjehere ne jeten e tij nuk kishte ndjer veten me te nderuar se sa sot, ne kete darke Gala, kushtuar Nena Tereses. "kur jame prane jush, tha zoti Hadaraj, ju bashkeatdhetar te nderuar, patriot dhe bujar, te jem si perfaqesues nga Kosova, ne kete darke solmne, dua te faleminderoje te gjithe ata qe me punen e tyre dhe kontributin e tyre kane ngritur edhe anemabane Kosoves shtatoret e Nene Tereses, duke e ngritur ne peidestal figuren e saj ne Kosove. Pasi, keto shtatore dhe ai i Katedrales ne mes te Prishtines, kane nje domethenje te jashtezakoneshme, per te treguar se kush jemi ne shqiptaret."( zoti Hjadarj dhuroje 600 dollare).
Me pase mbremjen Gala e pershendeti edhe DioGuardi. "Me vjen mire qe Prishtina dhe Tirana e kane shpallur kete vite "Viti i Nena Tereses, per shenimin e 100 vjetorit te lindjes se humanistes se shquar shqiptare Nene Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, kjo eshte nje ngjarje e shenuar qe do t'i a ngreje edhe me shume ernin e madh te kesaj gruaje shqiptare, e cila u be Nena e gjithe njerezimit, tha Xhozef DioGuardi.
DioGuardi, i cili eshte ne fushate per te zene nje ulese ne senatin amerikan tregoje edhe nje here duke perfituar nga kjo mbremje se perse ai po kandidon per ne senat.
Ai tha se gjate sherbimit te tij ne Dhomen e Perfaqesuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti rezolutat e para ne mbeshtetje te kerkesave legjitime te shqiptareve te Kosoves per trajtim te barabarte dhe liri ne ish-Jugosllavine e atehereshme. Ne ate kohe, shumica e anetareve te Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin degjuar per Kosoven, e aq me pak per trajtimin e tyre mizor nen Jugosllavine e dominuar nga serbet. Pas largimit nga Kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe te perfaqesoje shqetesimet e popullit shqiptar ne Eashington, DC, e vecanerisht te punoje per pavaresine e Kosoves.
Te gjitha keto DioGuardi ia dedikoje veprimtaris e LQSHA-se nen udheheqjen dhe vizionin e tij dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, ku si u shpreh ai pati suskes ne sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit nderkombetar ndaj gjendjes se veshtire politike te shqiptareve qe jetonin ne Kosove, Mal te Zi, Luginen e Presheves, Cameri, dhe Maqedoni. DioGuardi tha se une dhe Shirley inicuam deshmi dhe ndegjime ne Kongresin amerikan per te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike qe vazhdimisht perkeqesoheshin dita-dites ne Kosove. Gjithashtu, me ftese te tone, tha ai disa anetare te Kongresit amerikan shkuan ne tokat shqiptare per te dokumentuar dhe informuar Kongresin amerikan dhe publikun boteror per brutalitetin e tmerrshem te ushtruar nga Slobodan Milosheviqi kunder shqiptareve te Kosoves gjate dhjete viteve te okupimit, qe kulminoi me luften gjenociale ne vitet 1998-1999, dhe per represionin ndaj shqiptareve te Malit te Zi.
Prandaj, u beri ai thirrje shqiptareve kudo qe jane si shqiptare dhe shqiptaro-amerikane, ketu ne SHBA-se, te gjithe ju e keni nje obligim kombetar dhe moral qe te me mbeshtesini, ne garen e time per Senatin amerikan sepse qe nga viti 1985 une kam sherbyer si mbrojtesi i lirise dhe sigurise se popullit shqiptar. Kete gje te jeni te sigurt tha ai do t'a beje edhe me mire ne Senatin amerikan, pasi u premtoje se do te vazhdoje me pasion qe t’i shtoje trashegimise time si Arberesh, ate te promovimit dhe mbrojtjes se interesave te shqiptareve per liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe ne Ballkan.
www.ereniku.net http://www.ereniku.net/diaspora2010.html
Fondi "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund", për ndërtimin e Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë, i themeluar në shkurt 2008, në Kishën Katolike shqiptare "Zoja e Shkodrës", mbylli aktivitetin 2 vjetor për mbeldhejn e fondeve
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe
__,_._,___
RSS Feed
My fellow patriots.
Gaze on the government supposedly of these United States, as it ignores acts of piracy and war committed against a US-flagged ship and against American citizens in international waters, in their haste to serve their masters in Tel Aviv.
Gaze on the government supposedly of these United States, which did not hesitate to invade Iraq, although Iraq had committed no offense against the USA.
Gaze on the government supposedly of these United States, which did not hesitate to invade Afghanistan, although Afghanistan had committed no offense against the USA.
Gaze on the government supposedly of these United States, which did not hesitate to invade Pakistan, although Pakistan had committed no offense against the USA.
Gaze on the government supposedly of these United States, which did not hesitate to send warships to intervene when Somali pirates started hijacking ships and kidnapping innocents in international waters.
Now gaze in disgust on that same government, supposedly of these United States, as it pointedly ignores an act of war committed not only against the United States but against NATO.
Gaze in disgust as the government supposedly of these United States, even as it failed to defend a US ship and US citizens from acts of war and piracy, work to protect the foreign nation that hijacked that US ship and kidnapped those US citizens in international waters from the just criticism and investigation of the world's civilized nations.
Gaze on that government, supposedly of these United States, and ponder this.
No government can serve two masters. A government that serves Israel cannot serve the American people. As we watch this government, supposedly of these United States, turn its back on a US flagged ship and 12 American citizens attacked in international waters while protecting the nation that committed those crimes, clearly we see that this government, supposedly of these United States, clearly is not serving the American people.
Be angry.
Be very angry.