Nju Jorku, "Vlora" e Shqiptareve te Amerikes
2009-12-01 13:57:23 GMT
Shqiptaret e Amerikes festojn 28 Nentorin, Diten e Shpalljes se Pavaresise dhe 65 Vjetorin e Çlirimit
BEQIR SINA, New York
Nju Jorku, "Vlora" e Shqiptareve te Amerikes, qyteti ku shqiptaret ngrene flamurin kuqezi
NEW YORK CITY : Shqiptaret e Amerikanes masivisht festuan dje, ne te gjitha qytetet amerikane ku jane te perqendruar me se shumti shqiptaret, pervjetorin e 97-te te shpalljes se pavarsise se Shqiperise, dhe 65-vjetorin e çlirimit te vendit me ngritjen flamurit kuqezi, ne rruget e sheshet e disa qyteteve me te medha amerikane, si ne Nju Jurok, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas, Stamford, me ceremoni festive, mbremje dhe koncerte.
Ne, Stanford, Uster, Boston, Uashingtoni dhe Nju Jorku, ishin qytetet ku pati dhe ceremoni festive per ngritjen e flamurit kuqezi me shkaben dykrenare. Kjo ndodhi ne qendrat me te medha e te rendesishme te ketyre qyteteve, por, edhe ne shume qytete te tjera ne menyre madheshtore festimet, jane shoqeruar me kenge, valle e muzike shqiptare, me kengetar e grupe tenjohura nga komuniteti dhe vendlindja.
Kjo
feste kujton 28 Nentorin 1912, kur delegate nga te gjitha trojet etnike
shqiptare, dhe diaspora u mblodhen ne Vlore, plot 97 vjet me pare,
ne nentorin e vitit 1912, dhe Ismail Bej Qemali, apo siç njihet
ndryshe ne historine e Shqiperise, si Plaku i urte i Vlores, ngriti
flamurin ne Vlore, duke shpallur pavaresine e Shqiperise dhe proklamonte shtetin
e ri shqiptar. Ne nje kohe qe pothuajse pjesa me e madhe e territoreve te
vendit tone nga jugu ne veri ishin te okupuara nga ushtrite e disa shteteve te
huaja, kryesisht fqinje me Shqiperine,
Serbia dhe
Greqia. Me 28 Nentore 1912, Shqiperia shpalli zyrtarisht
pavaresine nga Turqia, ndersa me 28 Nentor 1944, ajo feston si diten e çlirimit
te vendit nga pushtimi gjerman.
Ne parkun kombetar Bowling Green Batery Park - New York, perballe nderteses se Qendres Borterore te Finances, sot, ne 97 - Vjetorin e Dites se Flamurit - Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, me kontributin e tyre, dy aktivistet e komunitetit Dashamir Alla dhe biznesmeni Ylber Pilku, duke ndjekur nje akt tjeter atdhetar, treguar 10 vjet me pare nga tre dibrane, Gani Nesimi, Halili dhe Samiu, qe me 1999, po ne Bowling Green Park, ngriten flamurin shqiptar, me inisiativen e tyre, qe edhe pse u hoq shpejte nga autoritetet e vendit( me kundershtin e emigrateve grek dhe serb ne Nju Jork), e vendosen ne kete shesh flamurin kuqezi. Duke bere nje gjest simbol krenarie, teksa arriten te vendosin flamurin, dhe ai u valvit lart, si nje ze i fuqishem shqipetare, qe thirri per, krenari, dinjetet kombetar, ne mes te Nju Jorkut, thirrje per drejtesi, barazi dhe te drejtat si te gjitha komunitetet e tejere.
Boston:
Festimet e dites se flamurit vazhduan me shume madheshti e krenari te shtunen, ne 28 nentor edhe ne Bostonin e Nolit. Ne mesdite, rreth 400 shqiptare u mblodhen ne Sheshin e Bashkise se Bostonit per te marre pjese dhe festuar ne ceremonine e 5 vjetore te ngritjes se flamurit shqiptar. Kjo ceremoni u be e mundur nepermjet marredhenieve me zyren e kryetarit te bashkise, dhe zyres se Bostonianeve te Rinj, prane kesaj bashkie. Komuniteti shqiptar, tashme solid dhe i organizuar ne Boston, ka nje marredhenie mjaft te mire e te shpeshte me bashkine e qytetit. Te motivuar nga deshira per ta prezantuar komunitetin tone me dinjitet, pjekuri qytetare, anetare te komunitetit marrin pjese ne jeten e qytetit te Bostonit, ne aktivitete te ndryshme, dhe kane ndertuar marredhenie te mira me udheheqesit dhe zyrtaret e qytetit.
Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike Zoja e Shkodres, Hartsdale- Nju Jork
Kjo ishte ngjarje qe ndodhi 97 vjet me pare kur Luigj
Guarkuqi, Dom Nikoll Kacorri dhe Ismail Qemali, u mblodhen ne qytetin e Vlores,
dhe ngriten flamurin shqiptar, duke e deklaruar zyrtarishte Shqiperine
te pavarur nga Perandoria Osmane. Dhe te shtunen, me 28 nentor,
qindra shqiptaro-amerikanet festuan pavaresine ne lagjen
Belmont te Bronksit, dhe pastaj u ngjiten ne kodren e bukur te Kishes
Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres ne Hartsdale, NY, ku besimtaret
katolike dhe musliman shqiptare u bashkuan ne ceremonin per ngritjen e flamurit shqiptar
para kishes, e cila deri tani eshte bere nje tradite vjetore e kishes
katolike shqiptare ne Amerike, Zoja e Shkodres.
Ate Peter Popaj, famullitari
i Kishes ka leshuar me kete raste edhe Meshen ne gjuhen shqipe dhe i
kerkoi besimtaret per t'u lutur per shpirtrat e atyre shqiptareve, te cilet
luftuan dhe vdiqen per t'u siguruar qe Shqiperia u be e
pavarur. "Ne qofte se nuk do te
ishin ata shqiptare trima e luftetar, te mençur, patriot dhe atdhetar te
flaket, qe ishin te gatshem te luftojne dhe te vdesin per Shqiperi,
ne nuk do te kishim edhe sot, nje Shqiperi te lire dhe te pavarur",
tha Popaj gjate meshes
Nga 1944-1990, Shqiperia ishte
nje shtet komunist, qe drejtohej nga Enver Hoxha, diktatori komunist, i
cili kish
ndaluar te permendet nga emrat e arkitekteve te vertete e shqiptar,
te pavaresise, si Luigj Gurakuqi dhe Dom Nikoll Kacorri, sepse ata
ishin te dy ishin nga qyteti Shqiperine
Veriore , Shkodres, te cilen Hoxha dhe komunizmi e urrente me pasion.
Kocorri dhe Gurakuqi shkruan
Deklaraten e Pavaresise ne gjuhen shqipe
Arthure Avenue:
Por ajo qe e ka ndezur edhe me shume atmosferen festive gjate kesaj jave, ka qene ajo se per here te pare ne historine e e migracionit shqiptare, per nje jave flamujt shqiptare jane shpalosur ne disa rruget kryesore te qytetit te Nju-Jorkut. Pergjate gjithe bulevardeve dhe rrugeve ne qytetin e Bronzit te shtetit te Nju-Jorkut , jane vendosur ne lartesine e shtyllave te ndriçimit, ne qendra biznesi dhe institucione flamujt shqiptare dhe perkrah tyre flamujt amerikane.
Kjo ndodh per here te pare ne nje pervjetor te pavaresise se Shqiperise. Jane me shume se dy mije flamuj qe skuqin rruget dhe bulevardet e qytetit. Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, ku ka shume biznese shqiptare, “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”, “Holland Avenue” etj., qe prej nje jave kane paralajmeruar festen e pavaresise shqiptare, nderkohe qe kompani argetimi kane nisur koncertet festive.
Nuk behet
fjale per nje e dy flamuj kuqezi krah atij amerikan ne nje rruge, por qindra
flamuj shqipetare ne dhjetera rruge, sheshe dhe lokale. Per here te pare
edhe ne shtepite e shqiptareve flamujt kuq e zi, jane shpalosur prej ditesh
ne ballkonet e dritaret e tyre. Jo me larg se muaji shtator ne nje
nga rruget e ketij qyteti(Nju Jork) shume te populluara vitet e fundit
me shqiptaret, mori emrin e shenjtereshes shqiptare Nene Tereza.
Zbukurimi i rrugeve dhe shesheve me flamurin kuqezi, ne
qytetin e Bronxit, eshte iniciative e biznesmenit shqiptare nga Malesia,
Mark Gjonaj dhe i mbeshtetur nga kisha katolike “Zoja e Shkodres” ne
Nju-Jork. Mark Gjonaj me nje grup te rinjesh shqiptare, per shume net
kane vendosur flamujt, te cilet natyrisht qe jane investim privat i biznesmenit,
qe ka shpenzuar dhjetera mije dollare per kete qellim. Autoritetet lokale kane
dhene mbeshtetjen e tyre.
Biznesmeni Gjonaj u shpreh per
mediet shqiptare ne Nju-Jork se “kete vit e nisem me flamujt e kombit, ndersa ne
te ardhmen do te mendohet qe ky aksion i madh prezantues festiv i shqiptareve ne
metropolin njujorkez do te shoqerohet edhe me nje parade madheshtore me flamuj,
muzike dhe veshje kombetare”.
Mark Gjonaj, bashke-themelues i
Shoqates Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, me aktiviste te tjere u
be keto dite organizatorii i nje ngjarje historike ne rruget e
Bronxit, u dekoruar çdo rruge dhe shesh ne dya a tri lagje te Bronxit, ku
jetojne me se shumti shqiptaret, me dy flamuj te Shqiperise dhe amerikane
çdo shtylle ndriçuese.
"
"Sot, ne jemi te gjithe
shqiptaret" tha James Vacca, anetare i
Keshillit te Bashkise se New
York City
teksa shifte se qyteti i Nju Jorkut, sot " ishte i veshur i teri ne te
kuq" . Vaca eshte nje mbeshtetes i forte komunitetit
shqiptare ne Bronx.
Z. Vacca ishte ai qe organizoi diten pavaresise se
Kosoves ne bashkine e Nju Jorkut, per te perkujtuar pervjetorin e pare
te pavaresise se Kosoves, dhe ishte ai qe ne bashkepunim te ngushte
me Esad Rizain dhe professor Haxhi Berishen vendosen emertimin e nje
pjese rruge Lydig Avenue ne Bronx me emrin e noblesites shqiptare
Nena Tereza
Shoqata VATRA
Atmosfera festive e 97-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, 65 Vjetorit
te çlirimit te Shqiperise, u ndie ne te gjitha qytetet dhe shtetet ku
jane vendosur shqiptaret e Amerikes. Manifestime madheshtore u bene me kete
rast ne Nju-Jork. Manifestimi me i madh dhe me madheshtori u zhvillua diten e
shtune ne Bronks - Nju Jork, me 28 nentor nga shoqata me e vjeter
shqiptare, ne Amerike, Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA.
Kjo
shoqate e cila sipas tradites, ne kete eveniment ka bashkuar me
shume se 20 shoqata, organizata, e fondacione ne festen e madhe,
nderoje me çmimin Fan Stilian Noli, ish kongresmenin republikan Jospeh J.
DioGuardi, per kontributin dhe rolin e tij te madh ne dobi te çeshtjes
shqiptare. Nderkohe qe komuniteti shqiptar jane te ftuar edhe nga
Misioni Shqiptar ne Kombet e Bashkuara qe ta festoje Diten e shenuar te Flamurit
dy dite me pas ne restorantin e atdhetarit Sejdi Bitici ne Manhatan.
Atmosfera festive ka perfshire edhe shtetet e tjera te
Amerikes me shumice shqiptare, si,Illionois,
Wiskosin,Pensillvenia,
Washington,
Arizona. Teksas,
Miçigan, Masaçusets, Ilinois etj. Kesaj atmosfere i ka prire edhe shtypi i
diaspores. E para qe dha sinjalin festiv ishte gazeta me e vjeter e shqiptareve
te Amerikes, “Dielli”, qe sivjet festoi 100-vjetorin. Ajo doli me nje numer
special me shume faqe, me i madhi ne historine e kesaj gazete, ku gjithçka i
kushtohej Dites se Flamurit.
Tek
Vatra, te shtunen ne mbermje pati valle, kenge e melodi nga te gjitha
trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit
muzikor, drejtuar prej muzikanit mjeshtrit te firsamonikes Raif Hysenit, dhe
kengetares se mirenjohur te muzikes popullore shqiptare Merita Halili, si dhe
kengetari Mithat Salihu (Kino-Gara), Liza Nikprelaj dhe Aida Ndoci
- Durrahy . Kjo atmosfer festive shoqeroje entuziasmin e
pjesmarresve, deri ne oret e vona me valle nga te gjitha trevat edhe ne
shoqerine e Ansamblit folklorik Rugova dhe SHKA Bashkimi Kombetar. Vlene te
perpendet se ne darken festive tek Vatra, ne kete kremte madheshtore, moren
pjese bashkeatdhetaret tane nga te gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike,
prej Çameris martire, Kosoves, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nen Mal te
Zi, atyre ne Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia etj, perfaqesuesit e
Shqiperise e Kosoves, si dhe autoritetet vendore.
Fotot jane imazhe nga aktivitetet e zhvilluara dje( e shtune 28 nentor 2009) por ka edhe nga viti i kaluar(28 nentor 2008)
Dashamir Alla , Ylber Pilku dhe Ejup Marku
Ngritja e Flamurit në Nju Jork
Tre dibrane, nga Gani Nesimi, Halili dhe Samiu, që më 1999, po në Bowling Green Park, ngritën flamurin shqiptar, me inisiativën e tyre, që edhe pse u hoq shpejtë nga autoritetet e vendit( me kundërshtin e emigratëve grek dhe serb në Nju Jork), e vendosen në këtë shesh flamurin kuqezi.
Mark Gjonaj dy ambasdoret, Spahia dhe Hoxha , James Vaca dhe artistja e njohur shqiptare ne Amerikë Elza Zagreda

RSS Feed
The mainstream media isn't mainstream any more.
They have the money, but WE have the eyes and ears of the newly skeptical public.