Nju Jork, riemrohet rruga me emrin Nena Teresa
2009-09-01 11:58:15 GMT
Nju Jork, riemrohet rruga me emrin Nena Teresa
BEQIR SINA, New York,
Anetari i Keshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), me inisiativen e Fondacionit te Shoqerise Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe nenpresidenti i saj professor Haxhi Berisha, realizuan kete emrim
BRONX NEW YORK : Ne vitin 1972, Mother Teresa hapi shtepine e pare, per Misionaret e Bamiresise ne Shtetet e Bashkuara, pikerishte ketu ne Bronx, ku sot pas 37 vjeteve, ne saj te shqiptareve te Amerikes, nje rruge e ketij qyteti, po merr emrin e saj. Pagezohet :"Rruga Nene Tereza". Qytetit te vogel( lagjet ku jane te perqendruar emigrantet shqiptare ne Pelham Bay, Belmont dhe Pelham Parkway,) do ti kthehet dashuria e madhe per Nene Terezen, teksa ne perkushtimin e saj nje qoshe rruge, mes Avenue Lydig dhe Holland Avenue, u pagezua te djelen me emrin e nje murgeshe te dashur shqiptare, fitueses se Çmimit Nobel te Paqes, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nene Tereza
Tashme, edhe komuniteti shqiptar ne Nju Jork, do te kete nje simbol te vendit te tyre ne njeren nga rruget me te "shkelura" te qytetit te Bronksit – Nju Jork. Kjo pasi ne lagjen e mbi-populluar me shqiptare, nje rruge e Nju Jorkut, prej sot ka marre emrin “Rruga - Nene Terezes”. Nje gje e tille, eshte bere e mundur nga Keshilli Bashkiak, i qytetit te Nju Jorkut. Nje faleminderim nga te gjithe shqiptaret patjeter qe i eshte drejtuar se pari Anetarit te Keshillit Bashkiak, zotit James Vacca (D-Bronx), por edhe Fondacionit te Shoqerise Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe nenpresidenti professor Haxhi Berisha.
Dje ne mesdite, ky segment i kesaj rruge u kthye ne nje shesh feste. Ceremonia e pagezimit te rruges u hape me intonimin e himnit kombetar Amerikan dhe ate Shqiptare, kenduar nga kengetarja e mirenjohur Merita Halili dhe lujatur ne firzamonik nga muzikani Raif Hyseni. Posaqerishte nga Kosova, per te marre pjese ne kete ceremoni, kishte ardhur nga Kosova, edhe Profesor Arsim Bajrami, nje nder hartuesit e Kushtetutes se Kosoves, dhe aktualisht minister i Administrates Publike ne qeverine e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ceremonia e vendosjes se tabeles sinjalistike, u zhvillua ne
qoshen mes rrugeve Lydig
Avenue dhe
Hollanda
Avenue. Aty, nje i ri
shqiptare, u ngjite vete ne shtyllen qe mban tabelat dhe zbuloje mes
duartrokitjve nje tabel metali jeshile, ne shenje nderi, e cila
shenone prej sot kete rruge me
emrin Mother Teresa
Way -
Street.
Pershendetjen e beri Anetarit te Keshillit Bashkiak, zotit James Vacca (D-Bronx), i cili dhe udhehoqi ceremonine e pagezimit te rruges me emrin Nana Tereze. Burrat dhe grate, femijet e tyre sa here tani do te ecin mbi rrugen Nena Tereze, do te jene ne gjendje te shohin dhe te kujtojn shembullin e saj te mrekullueshm, shembullin qe i dha njerezimit Nene Tereza" tha Vacca
Foli gjithashtu edhe Presidenti i ketij distrikti Ruben Diaz Jr. Senatori i shetit te Nju Jorkut, Jeff Klein, assemblywomen Naomi Rivera, profesor Arsim Bajrami, minister i Administrates Publike. Presidenti i Fondacionit te Shoqerise Shqiptaro - Amerikane, zoti Esad A. Rizai dhe nen presidenti i saj professor Haxhi Berisha, si dhe perfaqesuesi i shtetit shqiptare ne Nju Jork, konsulli i R.Sh, dr. Albert Jerasi. Dhe Avokati Philip Kaufman, nje ish zyrtar i bashkis se Nju Jorkut. Ne ceremoni moren pjese edhe nje grup murgeshave nga Missionaries of Charity.
"Si udheheqese shpirterore, si nje njeri qe ka misheruar vetem bamirese, Mother Teresa ka qene nje figure e frymezues per shume njerez anembane botes, per dekada, thote sponorizuesi zyrtare i rezolutes per vendosjen e emrit te Nane Tereses, kesaj rrruge. Anetari i Keshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca, tha se: "Kur ne kete rruge, e cila tani quhet rruga Mother Terese, burrat, grate dhe femijet qe do te ecin lart e poshte - ata natyrishte do te jene ne gjendje te kerkojn, e te keshillohen me shembullin e mrekullueshme te bamireses Mother Teresa, per ate çka ajo ka bere, per te gjithe ne", theksoje zoti James Vaca.
"Ne, tha Esad Rizai, president dhe themelues Fondacioni i Shoqerise Shqiptaro-Amerikane, te gjithe shqiptaret i jemi shume mirenjohes, dhe jemi krenare per Mother Teresen, pasi ajo u ka sherbyer te gjitheve ne kete bote te krishtereve, hebrenjve, myslimaneve, hinduve, Nena Tereze u ka sherbyer tere botes."
Sipas Rizait, me shume se 10.000 shqiptaro-amerikane, qe jetojne ne kete pjese te qytetit te Bronxit, te perqendruar ne Pelham Bay, Belmont dhe se bashku me Pelham Parkway, qytet i vogel, i cili eshte edhe shtepia e nje numeri te refugjateve kosovareve te etnise shqiptare, Kosoves, e cila festoi pervjetorin e pare te pavaresise nga Serbia, do te lumturohen e ndjehen me shume krenar, teksa çdo dite e mbremje do te kalojne neper kete rruge".
" E lindur, ne vitin 1910 ne Shkup, tha ai me gjak shqiptare dhe me besim te krishter, Agnese Gonxhe Bojaxhiu , ose si thirrej ajo Mother Teresa, eshte e njohur anembane botes per punen e saj ne emer te te varferve, te semureve me semundje ngjitese dhe jetimet. Ajo veçse u lind ne Shkup - por u rrit rrugeve te botes, prej se kur iku nga shtepia e saj per te bere nje misionare e gjithe njerezimit."
Folesit, thane se ne vitin 1946, Mother Teresa shkoje te banoje ne lagjet e varfera te Indise, per te ndihmuar, me fjalet e saj te embela dhe te bekueme, me aktivitetin dhe kontributin e saj, ata te uriturit, lakuriqet, dhe te pastrehet, te gjymtuarit, e te verberit, te semuret me lebroze dhe te gjithe ata njerez qe ndiheshin te padeshiruar, te padashur, te lene pas dore , njerez qe iu eshte dukur vetja se jane bere nje barre per shoqerine Per, te gjitha keto bota e vlersoje ate dhe shtepine e themeluar prej saj Misionaret e Bamiresise, me nje çmim nderkombetar, Mother Teresa fitoi Çmimin Nobel te Paqes ne vitin 1979.
Esad Rizai, president dhe themelues Fondacioni i Shoqerise Shqiptaro-Amerikane, dhe nen presidenti i saj Professor Haxhi Berisha, falenderuan posaqerishte Anetarin e Keshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), per mbeshtetjen e tij ne Zonat e ketije qyteti te Bronxit, ku jetojne sot me se shumti komuniteti shqiptaro-amerikan, nje lagje kjo e racave te ndryshme, banore te zinje, te bardhe, hispanike, italiane, hebreje, emigrantet shqiptare dhe aziatiket.
Rezoluta :
Ne rezolute, thuhet se Nane Teresa, emri i saj Gonxhe Bojaxhiu ka lindur me 1910 dhe vdiq me 1997. Ajo eshte i njohur per punen e saj i palodhshem ne emer te te varferve, te semureve, dhe jetimeve. Me shume se nje dekade, pas vdekjes se saj, shtepia e Misionareve te Bamiresise vazhdon te veproje ne mbi 120 vende, duke hapur shkolla, jetimore, menca falas me ushqim falas, dhe per njerezit me HIV / AIDS, lebroz, dhe tuberkulozit sherim dhe kurim falas. Per punen e saj, te mrekullueshme ne ndihme te varfereve dhe te semureve kryq e terthor botes, asaj iu dha edhe çmimi Nobel per Paqe ne vitin 1979.
Shenjtereshe e
gjalle, Nena Tereze eshte shembelltyre e nje nene shqiptare qe u ngrit ne figure
te nje Nene te gjithe njerezimit. Nena Tereza per se gjalli u be misherim i
miliona njerezve, te cilet tek Ajo gjeten dashurine e madhe njerezore, ndihmen e
pakursyer dhe shpresen per jete . E lindur ne Shkup, rrenjet e familjes se Nenes
Tereze ishin ne Prizrenin e lashte, ne Kosove.
Perveç trashegimise se saj humanitare, Nane Teresa, eshte nje figure markante midis figurave te shquara shqiptare. Shqiptaro-amerikanet, duke perfshire dhjetera mijera qe banojne ne Bronks, e kryesisht ne lagjen Pelham Parkway, jane krenare qe kjo rruge ne lagjen e tyre, ka tanime emrin e Nane Tereses. Nane Teresa eshte nje shqiptare etnike e cila, e kaloi jeten e saj ne Kalkute, Indi, por u kthye ne atdheun e saj ne vitin 1991, per here te pare pasi ra rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes. I cili nuk e la ate te vizitoje vendin e te pareve te saj. Ajo u shkoi ne Shqiperi per te hapur nje shtepi te Misionareve te Bamiresise me qender ne Tirane.
Duhet cekur, se Anetari i Keshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), ka sponsiruzuar disa here rezoluten e Bashkise se Nju Jorkut, per te nderuar diten e flamurit tone kombetar, 28 Nentorin 1912, dhe heren e fundit ai qe sponsorizuesi edhe i rezolutes, e cila nderoi ne Bashkine e Nju Jorkut, 1 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves. James Vacca (D-Bronx), eshte shume i afert me Fondacionin e Shoqerise Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe professor Haxhi Berisha. Te cilet jane edhe iniciatoret e emrimit te nje rruge ne Nju Jork, me emrin e Nane Tereses.
Ndersa, per here
te pare me 10 shtator 2000, shtatorja e Nene Terezes do te behej pjes e Kishes
Katolike "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale te Nju Jork(ut) per t'u kujtuar
besimtareve shqiptare ne Amerike, se ajo ishte perjetesisht, se bashku me ta ne
vendin simbol te lirise e paqes ne Bote. Kjo ka qene dhurate e vellezerve Leke e
Pashko Gojçaj me banim ne
RSS Feed