Nje dasme amerikane me tradita Arbereshe - Kara vajza e DioGuardit u martua
2009-07-14 12:31:38 GMT
Nje dasme amerikane me tradita Arbereshe
Prospect Harbor - Maine: ( BOTA SOT ): Anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikania me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, eshte martuar me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.
“Ndjehem mire. Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energji-dhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje”, ka thene Kara.
Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato.
Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch - Weekly", duke quajtur kete martese javen e kaluar si "martesen e saj jo te lajmeve te medha".
Si u lidhen me njeri tjeterin ?
Kara: Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!" You know I love you !? - "A e dini se une u dua Ju !?". Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha " Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t'a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo "A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe "Po! Okay !
Martesa :
Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoqe nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoje martesen e çiftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruan revista tabloide " In Tuoch Weekly", pati nje veshje nuserie te firmes se fustanve te bardhe per dasma "Vera Wang". Dhe nje fustan antik te tradites se arbereshve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.
Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".
Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante-dhe-nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.
Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pate kerkuar dasmen t'a benin ne shtetin federal Maine. Ajo tha se i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes tha ajo. Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit.
Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Fati "i provuar" i Kara DioGuradi
E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur nje çerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel “Waldorf Astoria” ne ManhattanNY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre çmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken “Pop” eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.
Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. ”Taking chances”(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment", ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.
Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t’i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.
Gjate tre viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.
"E nominuara per fitimin e çmimit Grammy, kengetarja, kompozitorija dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte edicionin qe sapo u mbyll perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, ne edicionin e tetet te spektaklit me te fameshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" .
Kush eshte Kara DioGuardi ?
Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thiiret "Wilmot Woods" ne pjesen e larteme, te New Roshell-it . Mbasi perfundoi studimet ne DukeUniversity, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet; se Kara eshte Shqipetare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijeshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.
Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te fameshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha,Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjer . Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej , aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoj rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.
Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit.
Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi çdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet me te fuqishem te çeshtjes se shqiptarve ne Amerike.
Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptare ne Amerike, me famen e tyre emrin qe kane bere, po i kontribojn e lobojn, emrit Shqipetare, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen Warner Brothers.
Bekimi i martesës , në ceremoninë fetare u krye në një Kishë e Bashkuar Metodiste në shtetin Maine, dhe u udhëhoqë nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai që e konfirmojë martesën e çiftit Mike McCuddy me vajzën me origjinë arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane të bardhë të nusërisë. Nusja Kara DioGuardi, shkruan revista tabloide " In Tuoch Weekly", në numërin e saj të fundit, pati një veshje nusërie të firmës së fustanve të bardhë për dasma "Vera Wang". Dhe një fustan antik të traditës së arbereshve të Italisë, trashëgim nga gjyshja e saj.
Fustani i nusërisë që veshi Kara DioGuardi, thonë banorët e provincës së Kozencës, "Ka mbetur legjendë jo vetëm për familjen Argondica, por për të gjithë zonën e Vakarixo Albanese në provincën e Kozencës, ai është i vetmi fustan i bardhë nusërie që kjo familje trashëgon, me shekuj." Pasi, nuk dihet saktësisht sa i vjetër është, por i vetmi informacion që kanë për të, është se është sjellë në Itali rreth 6 shekuj më parë nga familja e Argondicajve, nga Shqipëria.
Mirpo, Nei Lane argjendari dhe specialisti i fustaneve të nusërisë, i cili përgatiti nusen e re, thotë se megjithse "fustani gjyshes së saj ishte antik ishte pa disa xixëllin dhe ndriçim që kanë fustanet e sotme të nusërisë. Dhe vetë Kara DioGuardi donte diçka joshëse, prandaj ajo zgjodhi edhe një fustan të bardhë nuserie nga firma kineze e fustaneve "Vera Wang".
Burri i saj McCuddy , i vendosi në gishtin e katërt të dorës së djathtë një unazë 30-karat me diamante-dhe-një byzylyk me platinum dhe një palë vathë llambadar 20 carats e diamante. Vlera e bizhuteritës së saj kushtonte 250,000 mijë dollarë amerikanë.
Martesa u zhvillua pas një vit e gjysmë nga takimi, kur McCuddy i propozoi asaj më 8, dhjetor 2008 në ditëlindjen e 38. Ky angazhim u bë ndërsa ata ishin me pushime në Meksikë.
Kara DioGuardi, tha se ishte ajo qe patë kërkuar, dasmën t'a bënin në shtetin federal Maine. Ajo tha se i pëlqente ky vend për të bërë një dasmë të thjeshtë në mënyrë natyrale, në mënyrë të bukur, në mënyrë të qetë, në mënyrë që të pranojnë të gjithë shpenizimet e dasmës tha ajo. Në dasmë morën pjesë rreth 50 dasmorë, kryesishtë njerëzit më të afërt të dy familjeve të nuses dhe dhëndrrit.
Fati "i provuar" i Kara DioGuradi
E bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur një çerek shekulli më parë u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit (Colombus Day). Këtë herë ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), që u jepet nga fondacioni qytetarëve të Kolombit. Duke shkruar për mbrëmjen e së shtunës, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese të 1983-it, kur Kara e vogël, por guximtare, këndoi gjithë zjarr dhe bëri që aktorja e madhe me famë botërore, Sofia Loren që ndodhej në sallë, të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës Pop në SHBA dhe botë.
Me 100 milionë kopje të shitura nga albumet e saj, muzika e kësaj artisteje i ka dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. ”Taking chances”(Të vësh fatin në provë) është disku i ri me muzikë të Kara DioGuardit e të kënduar nga Celine Dion që del në shitje më 13 nëntor. Suksesi është i garantuar pas sukseseve që DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera. Kara, ka bashkëpunar suksesshëm edhe me emra të tjerë, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmën e saj të njohur "Art House Entertainment", ajo është ngjitur në 10 albumet më të shitur në SHBA.
Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur më 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rritë në një krahinë të Nju Jorkut, e cila thiiret "Wilmot Woods" në pjesën e lartëme, të New Roshell-it . Mbasi përfundoi studimet në Duke University, u punësua në sektorin e marketingut në njërën prej revistave më të njohura të Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, në biografinë e saj shkruhet; se Kara është Shqipëtare (Albanian) (Arbëreshe), duke qënë e hijëshme sepse është e bija e ish kongresmenit republikan të Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.
Kara Elizabeth DioGuardi, nuk është e para nga disa prej atyre yjeve të artit ose emrave të famëshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha,Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shumë tjer . Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej , aq sa i rritej fama në Amerikë, aq dhe fillojë të publikoj rrënjët e saja Shqiptare si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.
Ajo, ka pasë një gjyshe nënën e nënës, e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur në një fshat shqiptar në Itali, Barile. Ndërsa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka të lindur në një fshat Shqiptar, Greci afër Napolit.
Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga një pjesë e madhe e shqiptarëve të Amerikës, por edhe në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, si një talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më tepër emri i saj lidhet me shqiptarët, pasi çdo njeri nga ne e di se ajo është vajza e ish kongresistit të njohur Joseph DioGuardi, presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, një nga lobistët më të fuqishëm të çështjes së shqiptarve në Amerikë.
Kara Elizabeth DioGuardi, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptarë në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribojn e lobojn, emrit Shqipëtarë, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt janë. Ndërkohë ajo është pronare e një kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon në firmën Warner Brothers.
Kara DioGuardi në mes me babain e saj, Joseph DioGuardi dhe të shoqen e tij
RSS Feed
New motto of the Sarasota Police: "WE TREAT YOU LIKE A KING!!!"