ÇFARE DONTE TE BENTE VENIZELLOSI ME ÇAMET
albertino rakipi <albertinobe <at> yahoo.fr>
2009-03-24 15:35:13 GMT
ÇFARE DONTE TE BENTE VENIZELLOSI ME ÇAMET
http://abedinrakipi.blogspot.com/2009/03/cfare-donte-te-bente-venizellosi-me.html
Shkruan Abedin rakipi
Në një nga takimet që kryeministri grek, Lefter Venizellua pati më 1933 me guvernatorin e Janinës dhe
me komandantin e divizionit VIII të vendosur në Janinë, u tha: - “Përse i vrisni çamërit me
zhurmë?
- Se ata s’duan ta ulin kokën nën hijen e flamurit grek; nuk i nënshtrohen pushtetit tonë.
- Po ne ata po i therim me pambuk e ju vini daullet që t’i dëgjojë tërë bota!.
- Si ta kuptojmë këtë , shkëlqesi?
- Ne u kemi hequr atyre të drejtën dhe mundësinë të shkollohen në gjuhën e vet amtare. Pra u kemi
lënë vetëm dy rrugë: Ja të venë në shkollat tona, ja të ngelen pas bishtit të bagëtive. Po
mësuan në shkollat tona, ne do t’i dërgojmë me detyra shtetërore larg vendit të vet: në Thrakë,
në Gjirit etj. Atje do të martohen me një greke, fëmijët e tyre, duan s’duan do të bëhen grekër.
Këta do plaken dhe do vdesin diku nëpër Greqi. Kështu shqiptarësia e tyre vdiq së toku me ta. Po të
mos pranojnë të shkojnë në shkollat tona, për të jetuar do të detyrohen doemos të shkojnë me qe,
me lopë, me dhën, me dhi. S’u mbetet udhë tjetër. Po ndoqën këtë udhë, atëherë më thoni ju:
Kush e drejton, njeriu lopën a lopa njeriun?
- Doemos njeriu.
- Eh, njerëz mbetemi ne e ata lopë. Pra jemi ne që do t’i drejtojmë ata e jo ata ne”.(Kujtime të Musa
H. Demit).
Ky fjalim i Venizellos eshte shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare dhe tregon qarte planet qe ishin
bere gati prej vitesh per shfarosjen dhe zhdukjen e identitetit çam. Venizellosi flet qarte dhe i ve
çamet perballe dy mundesive
1) Te studiojne ne shkollat greke dhe pasi te kene perfunduar studimet te transferohen ne nje vend te larget
te Greqise, ku duke qene te izoluar dhe te martuar me nje greke, te bejne qe femijet e tyre te behen greker(si
nena e tyre) duke zhdukur nr kete menyre çdo gjurme te shqiptarise dhe besimit islam te babait pas vdekjes
se tij.
2) Duke i mbyllur me dhune shkollat ne gjuhen shqipe, çamet qe refuzonin ne shkonin ne shkollat greke nuk
kishin mundesi tjeter perveç se te vazhdojne jeten te pashkolluar, duke u bere ne kete menyre barinj me
lope dhe dele siç e thote Venizellosi. Ne kete menyre duke qene te perjashtuar nga shkollimi ata beheshin
kafshe dhe komandoheshin nga barinjte greke te shkolluar si Venizellosi me shoke.
Le te ndalemi pak ne keto dy aspekte per te analizuar gjendjen e çameve ne kontekstin politik te
pas-pavaresise se Shtetit Shqiptar dhe me pas ate qe ata kane perjetuar qe nga viti 1913 deri ne vitin 2008.
Si u arrit roberimi intelektual i çameve nga qeveria greke dhe qarqet shoviniste kryqtare-athino-fanarite?
Historiani dhe folkloristi çam Ibrahim D. Hoxha raporton si me poshte:
Për shndërrimin e çamërve të robëruar në grekë, në vitin mësimor 1933-1934 qeveria greke ishte
duke përdorur -veç të tjerave- edhe 205 shkolla fillore e 7 të mesme.(Shënime mbi Çamërinë”,
T., 1940, fq. 20-21). Lukë Karafili, kryemësuesi i shkollës qendrore të q.a.”Ç” në shkresën
me dt. 3.7.1933 dërguar I.A.Q.GJ. dhe M.A. vërente: “...Në të gjitha fshatrat shqiptare rreth
kufirit greko-shqiptar qeveria greke ka hapur shkolla. Disa syresh janë me 3-4 mësues, për të
grekëzuar çamërit e mjerë, të cilët patën fatkeqësinë të gjënden nën zgjedhën e
tyre...”. Vetëm në Filat kishin ngritur disa shkolla: foshnjore, fillore, plotore etj. Jan K. Minga
në shkresën me dt. 4.7.1931 dërguar M. A. shkruante: “I bëjmë të ditur asaj P.T. ministrie
gjithë veprimtarinë arsimore të qeverisë greke që ka zhvilluar në Çamëri për zhdukjen e
gjuhës shqipe me anë të shkollave të çelura në çdo katund
ku flitet shqipja. Edhe në më të voglin fshat ku flitet gjuha shqipe ka çelur shkolla foshnjore për
djem e vajza që të moshave 3-4 vjeç. Pas urdhërit të dhënë gjithë organeve të shkollave fillore,
përdorimi i gjuhës shqipe është rreptësisht i ndaluar brenda dhe jashtë shkollës si edhe
rrugëve”; madje “edhe brenda në shtëpi”.(Raport me dt. 8.8.1930 i n/prefektit të
n/prefekturës së Çamërisë dërguar M.P.Br.). Kjo e vërtetë përmendet në kujtimet e tyre edhe
nga Mamo Habibi prej Arvenice e sheh Hashimi: “Pushtetarët grekë ndëshkonin rëndë ata që kapnin
me libra shqip dhe urdhëronin që edhe nëpër shtëpitë të flitej vetëm greqisht. Mirëpo, ndryshe
nga sa kërkonin ata, popullata çame: myslimanë vazhdonin të flisnin kudo gjuhën amtare,
shqipen”.
Remzi Mustafai, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Janinë, në shkresën me dt. 8.9.1929
dërguar M.A. shënonte: “Shumë familje nga viset irredentiste të Çamërisë duan të dërgojnë
djemtë e tyre nxënës në internatin e Sarandës apo në një tjetër internat të shtetit”, por i
pengon qeveria greke”.
Mbështetur në të drejtën ndërkombëtare mbi arsimimin në gjuhën amtare, të përcaktuar në
marrëveshjen e arritur më 1920 në Sevër, të pranuar dhe nënshkruar edhe nga qeveria greke,
çamërit vazhduan të kërkonin çeljen e shkollave të veçanta shqipe. Në lutjen me dt. 10.12.1934
dërguar sekretarit të L.K., Jozef Avenolit, thuhej: “Ne paria e banorëve të Çamërisë që
ndodhemi në Epir...i përkasim pakicës shqiptare në territorin e Greqisë, kërkojmë që qeveria
greke, e cila që prej 14 vjetësh ka nënshkruar traktatin e Sevrës për arsimimin e pakicave, të
çelë shkollat shqip në krahinën e Çamërisë me shpenzimet tona;... popullsia që banon në trojet
e veta të zaptuara nga shteti grek, ka që nga 1913-ta që nuk ka hapur asnjë shkollë shqipe”. Kjo
lutje është nënshkruar nga: Abaz Sejkua, Abdul Prronjua, Abedin Bakua, Ahmet Fejzua, Bilal Xhafua,
Emin Zania, Hajredin Prronjua, Halit Veseli, Hamdi Demi,
Hasan Sejkua, Haxhi Shehu, Isa Saqja, Madan Sherri, Mehmet Abdurrahmani, Mehmet Buza, Mustafa Abazi,
Qamil Musai, Qazim Saliu, Qerim Bakua, Resul Mustafai, Riza Zequa, Sulo Taka, Uzeir Sherri, Xhelo
Skëndua dhe Xhevit Husa.
Drejtoria Politke e M.P.J. në shkresën e vet me dt. 17.4.1935 dërguar përfaqësuesit të qeverisë
shqiptare në Londër e njoftonte se një përfaqësi e përbërë prej 72 krerësh çamër më
29.3.1935 sekretarisë së P.L.K. i kishte dërguar një ankesë me të cilën kërkonin çeljen e
shkollave shqipe në Çamëri. Thuhet edhe se kjo ankesë në L.K. kishte bërë “përshtypje të
thellë”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 394, fq. 1). Kryeministria në shkresën e vet dërguar kryetarit të
dërgatës së qeverisë shqiptare pranë L.K. në Gjenevë, një ndër 3 detyrat i përmendte
çështjen e shkollave shqipe në Çamërinë e robëruar. “...të mos harrohet lehtazi premtimi që
na dha n’emën të qeverisë së tij ministri grek përsa i përket shkollave në Çamëri. Dhe
veçanërisht disa shpjegime, se qysh kujtojnë ta venë në veprim këtë dëshirë të tyre. P.sh: sa
shkolla, ku, me ç’trup arsimor, me çfarë librash, me çfarë
shkronjash...?”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 401, f. 1-2).
Veprimet e mbrapshta të qeverisë greke shkaktuan jo vetëm zemërimin dhe urrejtjen e popullatës
shqiptare të skllavëruar prej tyre, por edhe të çdo atdhetari tjetër shqiptar. Në mbrojtje të të
drejtave kombëtare të shqiptarëve të nëpërkëmbura nga kr. a-f. u vu edhe shtypi i përditshëm
dhe i përkohshëm shqiptar. “Ndërgjegja Kombëtare”(Halim Xhelua -I.D.H.), në fletoren
“Politika” nr. 36(Vlorë, dt. 20.9.1923, fq. 1-2), shkruante: “...kur çamërit ndiqen, rrihen
e vriten, kur s’u lihet nga qeveria greke asnjë abetare shqipe e kur fshatrat shqipfolëse i lënë pa
shkolla, në Vurg e në Dropull mbahen nga shteti ynë 40 shkolla greke e janë të lirë të çelin me të
hollat e tyre të tjera”. Kurse “Vetë Zoti”(Musa Demi -I.D.H.) në fletoren
“Demokratia”(Gjirokastër, dt. 11.8.1927, fq. 1), ndër të tjera shkruante: “Kur një grusht
grekofonësh, bujq të Vurgut të Delvinës ka çelur 50 shkolla dhe
ka emëruar 2 deputetë grekofonë, ne çamërit, zotërit e këtij vendi, jo vetëm s’kemi as
deputetë, as shkollë, as kryetar bashkie, as nënshtetësinë, por edhe bukën, kafshatën na e kanë
marrë nga goja dhe duan të na vdesin...”. Gazetën “Demokratia” që vjen në Prevezë, “ e
këndojmë fshehurazi dhe me frikë të madhe...”. Kurse në fletoren “Telegraf” nr.
61(Tiranë, dt. 11.9.1927, fq. 2), po V.Z, pasi qortonte qeverinë shqiptare dhe e këshillonte që ndaj
qeverisë greke të ndiqte një politikë më kundërvënëse për çështjen çame, shkruante:
“Ç’politikë ndjek Greqia duke shfarosur çamët? Ç’qok ushqen Athina, kur ne u kemi çelur 70
shkolla një grushti grekfolësish në Gjirokastër dhe kur ajo mohon të drejtat edhe më elementare
të rracës shqiptare?”. Në fletoren “D” dt. 1.X.1921, fq. 1, thuhet se M.P.G., Mihalakopulli,
dërgatës shqiptare pranë L.K. i ishte zotuar se me t’u kthyer
në Athinë, do të urdhëronte që në Çamërinë e robëruar të çeleshin shkollat në gjuhën amtare
të vendësve. Të njëjtin zotim kishte marrë para L.K. që në marsin e vitit të shkuar edhe
ish-M.P.J. Rrufua. Po, si zotimi i këtij edhe i të parit kishin avulluar si zëri në shkretëtirë.
Duke qënë para zotimesh të zbrazta, shkrimshkruesi me të drejtë vërente: “Kur z. Rufo gënjen
tërë antarët e Shoqërisë së Kombeve, vallë punë e pamundur do të jetë që Mihalakopulli të mos
i mbajë premtimet që i dha dërgatës sonë? Asfare!”. Koha vërtetoi katërcipërisht pabesinë e
ministrave dhe të krejt qeverisë greke. Mehmet Konica, në letrën e vet dt. 14.4.1928 të botuar në
fletoren “T” dhe në “D” dt. 21.4.1928, fq. 3, pasi përmendte gjakësitë dhe tmerret e tjera
të grekëve gjatë viteve 1913-1917 në viset shqiptare brenda kufirit shtetëror të shkelur nga
ushtria dhe pushteti grek, theksonte:
“Shqiptarëve nënshtetas grekë që ende s’i ka dëbuar dot, u grabit pasurinë, u merr shtëpitë
dhe i lë rrugëve të vdesin urie; ndalon Kryqin e Kuq Shqiptar t’u dërgojë të ngrëna. Mohon që në
Çamëri ka shqiptarë....Eshtë e tepërt të shtojmë që në Çamëri a gjetkë s’ka asnjë
shkollë shqipe...”
Shoqëria e Lindjes së Afërme dhe të Mesme me qendër në Londër, duke vërejtur me shqetësim
sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë greke ndaj pakicës kombëtare shqiptare brenda shtetit
grek, ngriti zërin para L. K. Në një shkrim të vetin të nënshkruar nga kryetari, Henry Benthek,
n/kryetari, Lémintos dhe E. H. Bennuposhrnsu dhe të botuar në fletoren “The Times” dt. 7.6.1928,
shënonin: “Në mars 1926 M. Rrufua, M.P.J në Greqi u duk para Këshillit të L.K. dhe pohoi prerazi se
ankimet shqiptare ishin të arsyeshme dhe mori përsipër që të zhdukte çdo masë ngushtuese(të
drejtash) të cilat ata i kishin ushtruar. Po kalojnë dy vjet dhe qeveria greke nuk ka bërë ndonjë hap
për të përmbushur këtë zotim zyrtar Prandaj guxojmë të themi se për K.L.K. -para të cilit u bë ky
premtim- ka ardhur koha që të ngulë këmbë mbi përmbushjen e shpejtë të tij...Ne besojmë se një
zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e
përdorimit të pakicës shqiptare në Greqi është një çështje që kërkon drejtësi
ndërkombëtare dhe që drejtpërsëdrejti i takon nderit dhe emrit(autoritetit)tëL.K.”.
(“D” , dt. 30.6.1928, fq. 1). Në të njëjtin numër të kësaj fletoreje, nën kryerreshtin
“Dielli nuk mbulohet dot me shoshë”, shkruhej: ”...Sadoqë Greqia ka nënshkruar një akt
ndërkombëtar për të respektuar të drejtat civile, politike e kulturore të pakicës sonë,
përsëri vazhdon me këngën e Mukës...Në fjalën e tij mbajtur në Dhomën e Komuneve të Anglisë z.
V. A. Cazalet tregoi me argumente barbaritë greke që po bëhen në kurriz të pakicës shqiptare në
Greqi”. Shënon edhe se fjala e deputetit anglez ishte botuar po në «The Times». Përfaqësuesi
qeveritar grek në Londër, Dhimitër Kaklamanua, me qëllim që të zbehte qoftë edhe sadopak
përshtypjen e keqe ndaj qeverisë së tij, botoi po në “The Times” një shkrim ku
përpiqej me “sofizma dhe fjalë pa kuptim”.(“D”, po aty). Në një letër të dërguar prej
Filati nga “Krivova” shkruhej: “Arsimi?! Eshtë një fjalë e thatë, e cila në veshët e
pakicës shqiptare të Çamërisë tingëllon ëndërr. Nuk lejohet çelja e asnjë shkolle shqipe.
Pakica shqiptare është e dënuar të vazhdojë jetën e saj nën errësirën e maskës së
qytetërimit grek!”.(“D”, dt. 13.9.1930, fq. 2). Në po këtë fletore (dt. 25.XI.1934, fq. 1),
thuhet se një përfaqësi çame ditë më parë Sekretarit të L.K. i pati kërkuar “të disponojë
mjetet e nevojshme për të konstatuar në vend që pakica shqiptare në Greqi nuk ka asnjë shkollë në
gjuhën e vet dhe se asaj i është mohuar çdo e drejtë tjetër”.
Me qëllim që t’u prisnin hovin ankuesve me anën e frikës dhe të tmerrit, pushtetarët grekë
organizonin vrasjen e atdhetarëve që guxonin të ngrenin zërin para L.K dhe botës së qytetëruar.
Ndër ata që e pësuan ishin edhe Omer Muhua nga Grikëhori dhe Abedin Damini nga Koshovica e Poshtme. I
pari shoi në mënyrën më lemeritëse: i prenë veshët, hundën dhe shqisat e organet e tjera. I dyti
shoi pas disa orë kllapie, i grirë nga disa plumba.(Të dhëna nga një letër e shkruar nga
“Goliku”, botuar në “D.” dt. 26.12.1936). “Goliku”, duke bërë fjalë për të dytin,
shënonte se atë e vranë sepse ai “është një prej anëtarëve që kërkojnë çeljen e shkollave
shqipe në Çamëri dhe që për këtë ide dha jetën”. Shumë të tjerë i burgosën e edhe më shumë i
internuan; ndër ta ishin edhe Agush Damin Metja, Qazim Saliu e Xhelal Skëndua nga Nista, Haki Musa
Sejkua, Musa Hamit Demi, Usni Abazi etj. etj.
Më 23.2.1936 një përfaqësi çame qeverisë greke i paraqiti një tjetër kërkesë të nënshkruar
nga 150 krerë. Si përherë edhe në këtë parashtresë kërkohej çelja e shkollave shqipe, të
veçanta nga ato greke dhe me mësues të caktuar prej përfaqësuesve çamë. Për të dalë nga pylli
nëpër shtigjet e dëshiruara prej saj, qeveria greke u përgjegj se për rrethet e Filatit dhe të
Gumenicës kishte caktuar 4 mësues: 2 grekfolës dropullitë dhe dy rrenegatë korçarë të strehuar
që kushedi se kur në vathat asfaliane brenda shtetit grek. Të 2 rrenegatët korçarë qeveria greke i
paraqiti si të dërguar nga mbreti Zog. Popullata nuk i pranoi “mësuesit” e shtirur dhe rikërkoi
dërgimin e mësuesve nga qeveria shqiptare. Meqë paudhësia e sapopërmendur s’i eci, qeveria
greke në Paramithi e gjetkë nxiti veglat e saj të mblidhnin nënshkrime çamërish, të cilët gjoja i
dashkëshin ata 4 mësues si për gjuhën
shqipe edhe për gjuhën greke.(Shkresa me dt. 2.3., 7.3 dhe 13.3.1936 dërguar M.P.Br. nga prefekti i
Gjirokastrës. A.Q.SH. F. M.P.Br:, dos. 5).
E vënë pandërprerje nën trysninë e përfaqësive çame, të qeverisë dhe të shtypit shqiptar dhe
ndërhyrjen e vagët të L.K., qeveria greke kur me rënkime e kur me gulçime, më në fund u shtrëngua
të lëshonte disi fillin shqipembytës; u zotua se lejonte çeljen e 5 shkollave. Përfaqësia
qeveritare shqiptare në Athinë, duke qënë në dijeni të vorbullës greke mbi këtë çështje, që
më 15.I.1936 i kishte paraqitur qeverisë greke që mësuesit e të 5 shkollave në fjalë të ishin
vetëm shqiptarë çamër të arsimuar në shkollat e shtetit shqiptar. Në parashtresë
përmendeshin edhe emrat e të 5 mësuesve të caktuar prej saj si edhe shkollat në të cilat ata duhej të
jepnin mësim. Mirëpo qeveria greke nuk i miratoi.(Kujtime të Refi Prronjos).
Meqë kërkesat tejet të ligjëshme të palës shqiptare qeverisë greke nga një vesh i hynin, nga
tjetri i delnin, një përfaqësi 15 krerësh çamër u detyruan të shkonin në Athinë dhe i
riparashtruan qeverisë greke kërkesën për lejimin e çeljes së shkollave shqipe. Ndryshe nga sa
kërkonte përfaqësia çame, qeveria greke me shkresën nr. 37580/3460 dt. 31.5.1937 njoftoi se nuk
lejonte hapjen e shkollave të veçanta shqipe; lejonte mësim shqip 2-3 orë në javë në shkollat
greke, vetëm për nxënësit myslimanë. Në kushte krejtësisht të pabarabarta ndërkombëtare,
qeveria shqiptare më në fund(1936) u shtrëngua të pranonte si të keqen më të vogël kushtet e vëna
nga qeveria greke.
1. Mësimi në gjuhën shqipe lejohej vetëm në 10 vendbanime shqiptarësh islamë: Filà t,
Grikëhùar, Karbunâr, Lops, Mazrrék, Nìstë, Smà rte, Sollopì e Vrohonà .
2. Mësimi në gjuhën shqipe lejohej vetëm në shkolla fillore shtetërore greke.
3. Mësuesit duhej të ishin shqiptarë me nënshtetësi greke të paraqitur nga bashkësia e
shqiptarëve çamë islamikë, po të emëruar nga ministria greke e arsimit, duke marrë parasysh që
më parë edhe mendimin e përfaqësisë qeveritare shqiptare në Athinë. Me atë rast u shënuan edhe
emrat e 3 mësuesve të tjerë.
Mirëpo qeveria greke vuri si kusht që librat shkollore të shtypeshin në Greqi, po këtë kusht qeveria
shqiptare nuk e pranoi. Dhe për vitin shkollor 1938-1939 dërgoi në Çamërinë e robëruar 1000
abetare, 500 libra këndimi për klasën II dhe 20 gramatika për klasën III. Vëç të 10 mësuesve të
mëparshëm, qeveria shqiptare atë vit shkollor emëroi edhe 2 të tjerë: Gani Vesel Demin dhe Hasan
Iljaz Çeçon. Drejtimi i shkollave të Filatit dhe rrethit të tij iu besua myftiut të atëhershëm,
Mehmet Zeqirja Shuhos nga ShĂąlashi.
Qeveria greke fjalën “lejë” e përdorte vetëm sa për të thënë “shtyhu, pa takohemi”, me
një fjalë: “po, po” e gurë në trastë. Dhe kjo sepse s’kishte se kush t’i shtrëngonte rripat
dhe ta detyronte të përmbushte detyrimet ndërkombëtare që kishte marrë përsipër që më 1920
në marrëveshjen ndërkombëtare të Sevrës; më në fund lejoi të jepeshin nga një orë në ditë
për dy ditë të javës. Po, për të mos u dhënë as ato dy orë, drejtorët e shkollave greke -doemos
sipas udhëzimeve të organizmave eprore të tyre- shpiknin lloj-lloj pengesash të paudhta. Ndër më
të shëmtuarat kanë qenë edhe këto: librat që dërgoheshin prej qeverisë shqiptare
censuroheshin nga organet e caktuara greke, griseshin ato pjesë që s’u pëlqenin dhe pasi të
vuloseshin, dërgoheshin nëpër drejtoritë e shkollave. Drejtorët, në vend që t’ua jepnin
mësuesve shqiptarë për t’ua shpërndarë nxënësve, edhe
pasi merrej vesh se kishin ardhur, me hiçkëla nga më të shpifurat i mbanin nëpër depot e shkollave.
Qiteshin prej andej vetëm pas aq e aq ankesash dhe nga ndonjëherë pas ndërhyrjes së përfaqësuesit
të qeverisë shqiptare. Një paudhësi tjetër ishte edhe ajo e ngrënies së orës së mësimit,
nëpërmjet të zgjatjes së orës greqisht para asaj shqipe. Kur binte zilja për të dalë, mësuesi
grek i mbante nxënësit në klasë 15-20 minuta. Kurse zilja për fillim binte 15-20 minuta me vonesë.
Kështu që sa hynte mësuesi shqiptar në klasë, binte zilja për të dalë. Për të rrëzuar këtë
pengesë, sipas këshillës së mësuesve shqiptarë, prindërit i porositën fëmijët e vet që, kur
të binte zilja e pushimit -pas së cilës do të fillonte mësimi greqisht- të mos delnin nga klasa dhe
kështu në minutat që duhej bërë pushim, vazhdonte mësimi shqip. Pasi ngrënia e orës së mësimit
dështonte, shpiknin pengesa
të tjera; një prej tyre ishte edhe ajo e shetitjes në orën e mësimit të shqipes. Qazim Malko Alushi nga
fshati Gùrrëz, dëshmon: Në shkollën e fshatit tënë vejën 51-52 djelm e vashaz. Më 1937 u lejua
të ipeshin di orë mësim shqip në javë, po edhe këto ua haj drejtori. Çish do bënej mësusi i varfër
i shqipes!?. Por edhe mësuesit shqiptarë dhe prindërit e nxënësve s’e hanin thatë: Kur
paraditja u zihej, ata vinin pasdite. Madje, ndërsa në orët e mësimeve greqisht bënin mungesa të
shumta, gjatë orëve të mësimit të shqipes nuk mungonte asnjë. Drejtorët dhe mësuesit grekë që
e dallonin këtë dredhi, fryheshin si kokoshë dhe shfrynin tërë mllef: “Shqiptarë të pabesë,
të poshtër, mosmirënjohës. Ju doni therur, po ç’t’i bësh qeverisë zemërmadhe e
mëshiruese greke që u lë të mësoni në shkollat tona!” etj. Një paudhësi tjetër ishte edhe se,
kur emëroheshin mësuesit, shefi i arsimit
të rrethit që u njoftonte emërimin, u thoshte: “Ne nuk na hyn në punë në vete a s’vete rregullisht
në shkollë e as se si e jep mësimin. Për ne shko kur të duash. Si të shkosh edhe të mos shkosh, rrogën
do të ta paguajmë.”(Dëshmi të ish-mësuesve të atëhershëm: Abdul Selfo Mahmut Sejkos, Bejaz
Taip Meçit, Fejzi Beqir Sejkos, Sami Alush Muharremit). Madje jo rrallëherë mësuesit i
kërcënonin deri në atë shkallë sa i shtrëngonin të lenin detyrën dhe të iknin. Dhe, kur
ndonjëri shkonte e ankohej tek shefi i arsimit -i cili ishte në dijeni për sa po ndodhte- jo vetëm që
nuk mundësonte kthimin e tij në vendmësim, po me një buzëqeshje më tepër poshtëruese se sa
tallëse, i thoshte: “Do kenë qënë gjë djelmuri apo ca të pirë. Kanë dashur të bëjnë
gaxhi(qeshin). Kot je frikësuar. Megjithatë bën si të ta marrë mëndja, në daç ktheu prapë atje,
në daç mos u kthe. Ti për ne je mësues, rroga
do të të paguhet kudo që të jesh”.(Dëshmi e Muhamet Hidir Baliut nga Gardhiqi, dtl. 1879). Dhe
ç’ishte edhe më qesharake, mësuesit shqiptar nuk i lejohej as të mbante regjistër për
nxënësit e vet e as të thërriste emrat e tyre në klasë për të dalluar mungesat.
Sa më të shumta, të shpeshta dhe të mëdha bëheshin pengesat, aq më me ngulm përpiqeshin mësuesit
shqiptarë dhe prindërit e nxënësve përkatës për t’i kapërcyer. Po, edhe pse ata bënin
ç’mundnin të arrinin ku duhej, kishte edhe pengesa të atilla që në ato kushte ishte e pamundur të
kaloheshin. Njëra prej tyre ishte numri i madh i nxënësve. Sidomos në qendra të mëdha si Filati,
Margëllëçi, Mazrrekët, Arpica, Karbunari, Gardhiqi, Grikëhori etj. s’kishte se si 100 e ca
nxënësve t’u jepej mësim nga një mësues i vetëm brenda dy orëve në javë. Prandaj ankesat dhe
kërkesat e prindërve të nxënësve për shtimin e orëve të mësimit vazhdonin pandërprerje.
Mirëpo qeveria greke qëllimisht e bënte një vesh të shurdhër e një sy të verbër dhe çështjen e
tërhiqte zvarrë-zvarrë. Me qëllim që të gjenin qoftë dhe njëfarë mbështetje për
plotësimin e kërkesave të tyre, mësuesit dhe prindërit
e fëmijëve trokisnin në çdo derë. Një rast i tillë ka qenë edhe ai i mësuesit të atëhershëm
Hasan Iljaz Çeços nga Filati, i cili edhe “në emër të shokëve të vet” përfaqësuesit të
qeverisë italiane në Janinë i parashtroi çka ai me shokë dëshironin. Përfaqësuesi në fjalë
këtë ia bëri të ditur përfaqësuesit të qeverisë së vet në Korfuz. Dhe ky me tejshkrimin me nr.
2086/571 dt. 27.X.1939 parashtresën e Hasan Çeços edhe ndihmën financiare që qeveria shqiptare i
kishte dërguar përfaqësisë së saj në Janinë për mësuesit shqiptarë, ia njoftoi M.P.J. në
Romë dhe përfaqësisë qeveritare italiane në Athinë.(A.Q.SH. F. 252, dos. 244, fl.2).
Kërkesën për mësimin e shqipes qeveria greke e mori parasysh vetëm në fillim të 1940-s, falë
kërcënimit të qeverisë italiane. Mirëpo kjo gjë ndodhi tepër vonë, sepse në tetor të atij viti
shpërtheu lufta greko-italiane.
Prej tetorit 1940 e deri në shtator 1941 edhe ato pak orë mësimi shqip nëpër shkollat greke u
ndërprenë, për shkak të luftës greko-italiane. Gjendja ndryshoi thuajse tërësisht vetëm në
vitet 1941-1944, pasi ushtria greke ishte përgjunjur ndaj ushtrive gjermane dhe italiane dhe kur në
Greqi pushteti ishte bërë i përbashkët: greko-gjermano-italian; në ato vite pushtetarët grekë
në Çamëri nuk ishin më të tërëfuqishëm. Nga një gjendje e tillë përfituan çamërit e besimit
islam që deri atëherë ishin tërësisht të shtypur. Meqë gjermanët dhe italianët i shmangeshin
ndeshjes me çamërit islamikë, këta nëpër vendbanimet e tyre guxuan të ngrenin shkollat e veta në
gjuhën amtare jo vetëm të veçanta nga ato greke, por edhe krejtësisht të shkëputura prej
administratës arsimore greke në Çamëri. Në Filat e Margëllëç u çelën shkolla 5-klasëshe,
nëpër fshatra -sipas madhësisë- 3 e 4-klasëshe. Në
të gjitha përdoreshin librat dhe programet që përdoreshin edhe në shkollat shqipe brenda shtetit
shqiptar, përfshi edhe Kosovën. Për drejtimin e atyre shkollave ata ngritën edhe Këshillin
Krahinor të Arsimit. Në rrethana të tilla u bë një “hop” dukurisht i dalluar. Këshillat
arsimore të rretheve dhe qëndrori(në Paramithi i drejtuar nga av. Spiro Çalluka), vepronin në
mënyrë shembullore. Në shkresën me dt. 17.9.1941 dërguar nga Filati zyrës së fashos në Janinë,
Fuat Rakipi(mulla Fuati, myfti i Filatit), Usni Abazi, Neshat Demi e Jahja Hasani -anëtarë të atij
komisioni- thonë se, pasi kishte arritur koha për hapjen e shkollave, “ne çamët, si shqiptarë që
jemi, përgatitëm mësuesit e gjuhës shqipe për të dhënë mësime nëpër shkollat e fshatrave dhe
qyteteve shqiptare”. Për të mos u penguar nga italianët, kërkonin lejë nga rrethkomanda “e
karabinierisë mbretërore në Filat”. Kërkesa iu
dërgua qeverisë shqiptare. Ministri P.F.SH., Tefik Mborja më 1.9.1941 ia përcolli M.A. me këto
shënime në fund:
l. Të kërkohet numri i fshatrave që i kanë kushtet e mbara me pasë shkollë”
2. Kjo çështje të bisedohet në Këshillë dhe të paktën të dërgohen libra me anë të ndonjë
enti”.(Shkresa me dt.3.XI.1941 dhe.dt. 17.XI.1941, A.Q.SH. F. 252, dos. 112/I).
Në përkujtesën me dt. 5.9.1941: “Rreth gjëndjes së shkollave në Çamërinë e liruar dhe të
nevojave të para të tyre” drejtuar ministrit sekretar të arsimit, Ernest Koliqit nga i dërguari i
“Komitetit Konsultativ të Çamërisë”, Haxhi Sejkua, thuhej: Në qershor 1941 “filluan të
çelen përsëri” shkollat greke, gjoja për plotësimin e “vitit shkollor të mbetur mangut nga
shkaku i luftës”. Duke kuptuar këtë dredhi greke, “të gjithë çamërit vendosën të mos
dërgojnë asnjë prej djemve të vet për ndjekjen e këtyre shkollave”. Po drejtorët e shkollave
në fjalë “paraqitën në karabinierinë e presidios ligjin që dënon prindërit që nuk çojnë
fëmijët në shkollë”. Të gjëndur para një veprimi të tillë dhe si mësuan që karabinieria
s’kishte ndonjë urdhër detyrimi për fëmijët në fjalë, prindërit e tyre kundërvepruan. Në
qendra ku ndodheshin mësimdhënës çelën menjëherë
kurse “për mësimin e gjuhës shqipe”. Në fund të kursit(2.8.1941) “pjesëmarrësit e këtyre
kurseve” dhanë një shfaqje teatrale me titull: “Çamëria në robëri” dhe kënduan “disa
vjersha atdhetare”. Që këto kurse të riçeleshin dhe të bëhej “një punë e mirë”
nevojiteshin “20 mësues të tjerë” si edhe fonde për pajisje dhe pagesa për ta. Një çështje
që shqetësonte “tërë çamërit, është fati i 20 nxënësve fillorë jetimë -prindërit e të
cilëve janë vrarë gjatë luftës nga grekërit- dhe të 7 studentëve kandidatë për në
universitetet, të cilët kanë nevojë për bursa”. Në fund shënohej: “Çamëria në ankth pret
sa kërkohet më lart”.(A.Q.SH. F.252, dos. 112/I). Në shkresën me dt. 1.8.1942 këshillohet
shtetëzimi i shkollave, “meqë pakica s’i mban dot vet”. Veç kësaj do të zbatohej edhe
rregullorja e cila në të kaluarën nuk u vu në përdorim për shkak se
“nuk asht dashtun të prishen marrëdhëniet politike me Greqinë”.(A.Q.SH. F. 252, dos. 228, dok. 1631/4).
Në Çamërinë e robëruar shkolla shqipe më vete u çelën vetëm nga shtatori-tetori i 1941-së e
mbrapa. Ato nuk kishin kushte për të qënë shkolla të vërteta, sepse mungonte baza mësimore e mbi
të gjitha mësuesit e përshtatshëm. Shkolla të tilla u çelën në shumë fshatra dhe disa qytete,
por ajo që arriti t’i afrohej disi një shkolle të vërtetë, ishte vetëm ajo e Filatit.
Në Çamërinë e robëruar para e pas 1941-së dhanë mësim:
1. Abdul Mehmet Zeqirja Shuhua. 2. Abdul Selfo Mahmut Sejkua. 3. Abedin Adem Bakua. 4. Abedin Haqif Dinua.
5. Bejaz Taip Meçi. 6. Fejzi Beqir Sejkua. 7. Gani Vejsel Shaban Demi. 8. Habib Bakua 9. Habib Hamiti. 10.
Hajredin Çufe Muharremi. 11. Hasan Iljaz Çeçua. 12. Haxhi Mete Sejkua. 13. Iljaz Mete Duçja. 14. Isa
Abdi Zeqirjai. 15. Isa Abedin Demi. 16. Ismail Feçi. 17. Jahja Daut Kapetani. 18. Jahja Estrefi. 19.
Jakup Sulo Çumani. 20. Jasin Halil Mehmeti. 21. Mahmut Çano Ademi. 22. Musa Kasim Rusi. 23. Omer Buqi. 24
Omer Ibrahim Bajo. 25. Qamil Izet haxhi Abdul Sejkua. 26. Qani Shefqet Sejkua. 27. Rakip Isai. 28. Resul
Haxhi Çeçua. 29. Rexhep Huso Seiti. 30. Riza Husa. 31. Safet Xhafer Xorrxi. 32. Saliko Jasin haxhi Sadik
Hasani. 33. Sami Alush Muharremi. 34. Spiro Nikollë Vllazëroi. 35. Shaban Rakip Duro Bequa. 36.
Shefqet Adem Jakup Sejkua. 37. Shuaip Brahua. 38. Thanas Karaçolìu. 39. Veip Ali Demi. 40. Zejnel Hamza
Çami.(A.Q.SH. F. 252,
dos. 244, fq. 2). Mësuesit me nr. renduer: 1-2, 4-6, 11, 13, 16-20, 22, 24-25, 30, 32-36, 40 janë dekoruar
nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” të kl. I.
Çfare ndodhi pas ekzodit masiv te çameve ne Shqiperi ne vitin 1944 ?
1) Filluan burgosjet e atdhetareve çame ne marreveshje te fshehta ndermjet Partise Komuniste Shqiptare
dhe Partise Komuniste Greke. Me qindra atdhetare çame qe kishin luftuar me arme ne dore andartet dhe
kryqtaret-athino-fanarite lista e emrave te te cileve ju ishte dorezuar “Shokeve Komuniste
shqiptare” filluan te arrestohen sapo mberriten ne Shqiperi dhe nga komunistet shqiptare ju dorezuan
autoriteteve greke.
2) Filloi burgosja e atdhetareve çame qe perpiqeshin nga brenda Shqiperise ti drejtonin peticione dhe
kerkesa Kombeve te Bashkuara. Ne te drejten e tyre humane ata filluan me deshmi shkresa, letra, telegrame
ti drejtohen te gjitha organeve perendimore per te kerkuar drejtesi. Ne kete situate u akuzuan si
pro-perendimore dhe armiq te komunizmit ndaj filluan burgimet dhe internimet.
3) Pushkatimi dhe burgosja e atdhetareve çame qe nga komunistat akuzoheshin se perpiqeshin te krijonin
probleme diplomatike me “Popullin vella grek”. Rasti i meposhtem flet qarte :
BANUSHI, Mahmut Male(1896-1976). Lindi në Grikëhuar. Kundërshtar i rreptë i sundimit grek në
Çamërinë e robëruar si edhe i dëbimit të çamërve prej vatrave të veta. Luftëtar i flaktë për
shkollën shqipe dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore e kombëtare të çamërve të
Çamërisë së robëruar. Bashkëpunëtor i fshehtë i shtypit shqiptar, i përfaqësive qeveritare
shqiptare në Janinë e Korfuz si edhe njoftimedhënës në Lidhjen e Kombeve mbi gjëndjen e mjerueshme
në Çamërinë e jashtëkufirit shtetëror. Disa herë i burgosur dhe i internuar në vende të
ndryshme dhe në ujdhezat egjeike. Pas kthimit nga internimi i fundit në ujdhezën Hjìo, më 1942 u
zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Çamërisë dhe kryetar i degës së tij për
Gumenicën; me dorën e vet në Gumenicë zbriti nga shtylla flamurin grek dhe në vend të tij ngriti atë
shqiptar. Organizatori kryesor i xhandarmërisë shqiptare në
Gumenicë dhe urdhërdhënësi kryesor për dëbimin prej andej në shkurt 1942 të organeve qeveritare
greke dhe të horofillaqikomandës së qarkut. Gjatë verës dhe vjeshtës së 1944-s u bë një nga
drejtuesit kryesorë të luftëtarëve çamër që mbronin Çamërinë nga mësyesit grekë
zervistë. Në muajt e fundit të 1944-s, në pamundësi për të qëndruar më tej përballë njësive
ushtarake greke të komanduara nga gjenerali rrenegat, Napoleon Zerva, së toku me
bashkëluftëtarët dhe tërë bashkëkrahinarët e tij u shtrëngua të kalonte brenda kufirit të
shtetit shqiptar. Mjerisht, në vend që të nderohej dhe të shpërblehej për shërbimet aq të
çmueshme që kishte kryer në dobi të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, u padit për “faje
kundër popullit grek”, iu hodhën hekurat dhe u mbyll nëpër qelitë e errëta të njerit e tjetrit
burg. Në sallën e gjyqit prokurori i bërtiti:
- I pandehur! Paditej se ke vrarë aq e aq grekër.
- Pa ku doj gjënj u grekërit që t’i vrà sinj? Grekërit janë në Gërqi; në Çamëri ka vetëm
shqiptarë.
Prokurori u zu ngushtë. Për ta rimarrë veten, i bërtiti sërish.
- I pandehur! Paditesh se ke ngritur në Gumenicë flamurin shqiptar”.
Mahmuti qetë-qetë iu përgjigj:
- Po, edhe me gëzimin më të madh si timin, ashtu edhe të tërë ature milërave çamër që atë ditë
ishën mbledhur atje; që kur kam njohur vethên për atë ditë jesh pëpjekur; mezi e presinj. Deshi
Zoti që ajo ditë erdhi me gjallëri time. Po të jêt se qo gjë zihet fal, do droj zhdo dënim. Të tilë
fale bëftë zhdo shqiptar që isht nën zgjedhë të huaj!” Zhurmë shurdhuese në sallë. I befasuar
nga përgjigjja, trupit gjykues s’i mbeti shteg tjetër veç të ndërpriste pyetjet. Pas një hopi
pëshpëritjesh vesh më vesh, kryetari u ngrit dhe njoftoi se tërhiqej për të marrë vendim. Pas pak
minutash u kthye në sallë dhe shpalli: “Trupi gjykues nuk e sheh të arsyeshëm vazhdimin më tej të
gjyqit; urdhëron lirimin e menjëhershëm të Mahmut Male Banushit ”.
4) Heqja me dhune dhe en-block i shtetesise greke çameve dhe dhenia e asaj shqiptare duke mbyllur ne kete
menyre te gjitha portat e nje kthimi ne Çameri.
5) Mohimi i te gjitha te drejtave studimit çameve nga organet e shtetit duke qene se gjykoheshin te
rrezikshem ne çdo moment dhe te gatshem te krijonin probleme diplomatike me Greqine.
6) Ndalimi dhe shperberja me dhune dhe kercenime te shumta te grupeve te punes qe punonin per
nderkombetarizimin e çeshtjes çame.
7) Margjinalizimi i intelektualeve dhe kontrollimi i rrepte i tyre.
Pra siç e shohim ne listen e mesiperme ate qe e filloi Venizellosi ndaj çameve e vazhduan dhe e zhvilluan me
se miri miqte dhe vellezerit e tyre komunisto-ortodokse, edhe brenda shtetit shqiptar duke vazhduar ti
zhysin çamet ne nje margjinalizim dhe nje harrese te thelle historike. Por ajo qe ishte me fatale ishte
fshirja e historise dhe e identitetit çam nga ana e komunisteve duke ju mohuar atyre te drejtat themelore
te besimit islam per te cilat ata luftuan aq shume edhe ne Çameri. Edhe ne kete rast shume çame te pabindur
qe e donin islamin me mish e me shpirt filluan te burgosen dhe internohen. Duhet theksuar qarte se Islami
dhe traditat e forta islame qe barti me vete popullsia martire çame luajten nje rol themelor ne jeten e
perditshme te çameve edhe pas ardhjes se tyre ne Shqiperi, duke u bere keshtu nje lloj krenarie dhe ushqim
shpirteror per çamet. Edhe pse u ndalua rreptesisht kremtimi i çfaredo lloj feste apo riti fetar nga komunistet
çamet vazhduan fshehtas te ruajne ate qe per ta ishte “Kopshti i Edenit” shpierteror fene islame. A
nuk ishte pikerisht per kete fe qe ata u flijuan? Per nje çam atdhetar pergjigja eshte e qarte: “Ne u
masakruam per nje fjale: S’ka Zot tjeter perveç Allahut dhe Muhamedi eshte i derguari i tij.” A nuk u
masakruan ata sepse ndiqnin mesimet e Kuranit? Oh por me lot ne sy çamet gjithe krenari tregojne sesi
gjysherit e tyre luftonin me pushke ne dore dhe Kuranin ne gjoks. Ky liber ishte bere mburoja e zemres, e
shpirtit dhe e trupit te tyre, per besimin ne mesimet e ketij libri ishin masakruar dhe vrare me mijera nga
gjysherit tane nder shekuj, saqe gjate masakres se çameve u be e qarte se xhamite u mbushen me trupa te
vrare, shamite e vajzave dhe nenave u shqyen, minarete u shemben, medreste u dogjen, hoxhallareve ju pre
trupi copa copa sikur te ishin mish per thertore, dhe eshte i pamohueshem fakti qe ekstremistet ortodokse
sapo hynin ne nje
fshat apo qytet, njeriun e pare qe pasi e torturonin e therrnin si cjap ishte hoxha i fshatit. Nese te gjitha
keto nuk jane prova e qarte e urrejtjes se tyre ndaj fese sone Islame dhe ndaj popullit tone shqiptar
atehere sdo te kete me kurre prove, por per njerezit e zgjuar çdo gje eshte e qarte si pikat e gjakut te
derdhura mbi çitianet e bardha çame. Ate qe donte te bente pra Venizellosi me çamet e vazhduan
“Shoket e tij Komuniste” dhe sot ne kohet moderne demokratike po e kurorezon “Pinjolli i fundit i
Sulioto-Arvaniteve” i shumeperfoluri Arben Llalla. Arben Llalla ne veprat e tija shpalos heroizmin
qe treguan arvanito-suliotet ortodokse kunder turko-arnauteve muslimane. Te gjithe ekstremistet
ortodokse qe morren pjese ne Revolucionin Grek dhe me pas ne formimin dhe espansionin me dhune te Shtetit
Ekstremist Ortodoks Grek ne dem te çameve myslimane, per Arben Llallan jane heronjte shqiptare te
Revolucionit Grek. Gati me pushoi zemra kur
para disa ditesh duke lexuar nje nder legjendat e shumta historike te Arben Llalles me heronj
arvanito-suliote zbuloj se Lefter Venizellosi eshte Arvanit. Kete fakt na e servir Arben Llalla, qe
duket se tashme eshte bere publicisti dhe avokati i flakte i ekstremisteve ortodokse shqipfoles qe
morren pjese ne formimin e Shtetit Grek, ne dem te çameve, dhe gjithe jugshqiptareve te tjere myslimane.
Nuk vihet ne dyshim tashme fakti se Arben Llalla edhe Lefter Venizellon e mbulon me lavde dhe krenari, se
paskesh qene Arvanit, nje nder arvanitet me te shquar te races arvanite, me te cilin duhet te krenohemi,
sepse ka qene nje nder figurat e shquara te Shtetit Grek. Ashtu siç e ben per shume figura te tjera Arben
Llalla edhe kesaj here gabon duke lavderuar kriminele ortodokse qe kane punuar kunder popullit
shqiptar, dhe duke i ngritur ata ne kupe te qiellit vetem, pse ishin arvanite dhe kishin ndoshta gjak te
larget shqiptar. Por Arben Llalla duke bere nje
gje te gjithe ose tregon diletantizmin e tij historik ose sherben qellime te caktuara
politiko-historike. Por aktualisht duke analizuar fushaten propagandistike te glorifikimit te
shqipfolesve qe luftuan per Greqine, qendron me shume teza e dyte, sepse mund te kete diletantizem per nje
figure historike por jo per dhjetra figura historike, dhe sidomos kur keto dhjetera figura historike
jane kriminele ortodokse qe ne emer te Kryqit dhe Megali Idese masakruan me qindra mijera bashkekombas te
tyre te fese Islame. Arben Llalla ka filluar nje fushate te vertete propaganduese historike te bazuar mbi
shpalljen hero kombetar te çdo arvanito-sulioti qe ka punuar aktivisht ne fuqizimin dhe ekspansionin e
Greqise ne emer te Ortodoksise. E gjithe kjo propagande behet ne emer te patriotizmit dhe ne emer te
shqiptarise, edhe pse pas saj fshihet plani i madh i transformimit gradual te heronjve kombetare, nga
heronj te vertete qe luftuan per Shqiperine dhe moscopetimin
e saj nga “kuçedrat ortodokse ballkanike”, shumica e te cileve ishin te fese Islame, ne heronj
shqiptare pro-greke qe luftuan per krijimin dhe fuqizimin e nje mbreterie te madhe greke, ne emer te
Kryqit dhe bashkimit me Greqine. Pas ketij plani fshihen te gjitha tendencat anti-shqiptare qe tentojne
qe brezave te rinj tju servirin nje sere heronjsh shqiptare qe luftuan per Greqine, dhe fitoren e kryqit
mbi gjysmehenen, duke zhdukur çdo gjurme historike te qindra heronjve myslimane qe me nje vetemohim
shembullor luftuan qe ne çdo fshat shqiptaret te gezonin te drejtat e tyre legjitime qe me te drejte ju
takojne.
------------------------------------
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> Your email settings:
Individual Email | Traditional
<*> To change settings online go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
(Yahoo! ID required)
<*> To change settings via email:
mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com
mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/
Expect to see a flood of news articles ridiculing this announcement, as we have seen a flood of news articles ridiculing Cold Fusion ever since the initial announcement.
If Cold Fusion were to be proven and the general public aware of it, it would change the world. Oil would be obsolete except as a lubricant and raw material for plastics. Cars would be electric and self-powered. So would homes. Large centralized power companies, always a target for terrorists, would not longer be needed. Small electronics would be self-powered for the lifetime of the owner. Batteries as we know them now would be instantly obsolete.
Now, I have not had the time or resources to look into this myself, so I do not know where the truth lies on this issue.
What I do know is ...
1. There are a great many very wealthy US corporations which would find Cold Fusion a threat to their wealth and power.
2. Human-Caused Global Warming has proven that scientists can be bought to support a political agenda.
3. The US Government and media lied to us all about Saddam's nuclear weapons.
4. The courts have ruled that since there is no law requiring the US mainstream media to tell the truth about anything, that news corporations have a legal right to fire any reporter who refuses to lie when ordered to do so.