Hamdi Nuhiju | 1 Mar 2009 17:03
Picon

Biseda fetare-20

Biseda fetare-20
 

Shkruan: Hamdi NUHIJU

44

Njerëzit në këtë botë mendojnë se mund të arrijnë gjithmonë deri tek qëllimet e tyre ashtu si i mendojnë dhe si i paraqesin ato. I luten Zotit për ndihmë dhe mëshirë dhe ndalin lutjen duke kujtuar se kanë përfunduar punën e tyre dhe kanë dhënë mundin. Nëpër shumë biseda fetare gjenë njerëz të atillë që deklarojnë se iu luten Zotit, por Zoti nuk iu përgjigjet lutjes së tyre dhe ata janë të dëshpëruar në fjalë, por në vepër asesi. Jeta e tyre mundohet dhe ata gjithmonë gjejnë shkaqe se si të veprojnë në rrugën të cilën ata vet e kanë servuar. Ka të tillë të cilët bëjnë mëkate ose gjynahe, pendohen të Zoti dhe janë aq të sigurt në pranimin e pendimit nga ana e Zotit saqë prap rikthehen në një mënyrë tjetër në të njejtin gjynah ose mëkat. Këta njerëz të cilët janë të sigurt në pranimin e pendimit, edhe pse ndoshta me grada ndër njerëz janë profesora në fakultete të studimeve islame, por kanë një mbivlerësim të vetes dhe të tjerëve. Ata edhe mesazhin islam nuk e kuptojnë në formën e përqafimit e ripërtrirjes, por gjithmonë gjejnë shtigje se si ta mbivlerësojnë veten e të tjerët ti shohin të vegjël. Është një karakteristikë të cilën edhe vet Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. e përshkruan në disa prej haditheve të tij. Mëkatari gjithmonë mëkatet e tij i sheh të vogla, aq shumë i duken të vogla, saqë i bëhen përditshmëri, e kur ti bëhen përditshmëri hudhet edhe në mëkatet e mëdha dhe nuk i frikësohet askujt. Besimtari musliman mëkatet e tij të vogla i merr me aq drojtje sikur të kish bërë mëkate të mëdha, dhe aq shumë është i kujdesshëm ndaj mëkateve, saqë jeta e tij është shumë e thjeshtë, produktive dhe është shumë i lartësuar edhe ndër njerëz, por edhe ndër krijesa tjera të Zotit në tokë e në qiej.
Dijetari i famshëm musliman Abdurrahman ibën Xhevzi ka thënë:” Duhet që njeriu i mençur të jetojë në frikën ndaj gjynaheve, edhe nëse pendohet dhe qan për to. Kam vënë re se pjes më e madhe e njerëzve ndihen të qetë për pranimin e pendesës së tyre, duken sikur e dinë prerazi një gjë të këtillë, kur kjo është një çështje e fshehtë. Pastaj, edhe sikur gjynahet të falen, përsëri mbetet ndrojtja nga bërja e tyre.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë,2007,f.429)
Ky dijetar po specifikon njeriun i cili është i mençur dhe që jeton midis frikës dhe shpresës. Kjo është një urtësi e cila urtësi e kaplon njeriun i cili e shfrytëzon mendjen e tij në rrugën e Allahut. Ai i cili nuk e shfrytëzon mendjen e tij dhe punon pa mend në këtë rrugë, mesiguri se do të jetë një njeri i cili do të mbështetet në instiktet e tij dhe jo në Allahun e lartësuar. Vet filozofia e mëkateve ose gjynaheve tona fshehet tek pendimi drejtuar Zotit, por kjo nuk do të thotë se ne duhet që të jemi rehat dhe të mos bëjmë asgjë në ripërtrirjen e pendimit tonë. Dikush mendon se mjafton vetëm me pak mund që një mëkat ose gjynah i joni të largohet prej nesh dhe të pranohet pendimi ynë tek Allahu. Ky është një konstatim jo i drejtë dhe jo praktikë. Për një gabim ose gjynah besimtari pendohet, kërkon falje, dhe bënë vepra të mira, pasiqë veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky proces i bërjes vepra të mira dhe ndalimit prej të këqijave duke u nisur prej vetes, është një proces i cili zgjatë gjatë tërë jetës së njeriut në këtë botë. Nëse vetëm e mendon një të mirë dhe nuk ke mundësi ta realizosh në praktikë, ti o besimtar shpërblehesh për atë mendim sikur ta kishe realizuar. Nëse mendon të bësh një mëkat ose gjynah dhe nuk e bën, nuk dënohesh për atë mendim tëndin. Këto gjëra shumë bukur i spjegojnë të gjithë dijetarët e fikhut dhe shkencave tjera bazike islame. Njeriu duhet gjithmonë të ketë kujdes se si vepron në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë. Por ai duhet të jetë i kujdesshëm edhe në raportë me Allahun e lartësuar. Ai në asnjë moment nuk guxon që ti harrojë urdhërat e Allahut, ndalesat e Tij, e lejesat. Duke u kujdesur mbi ndalesat dhe lejesat ai gjithmonë do të gjejë një balancë në këtë botë dhe do të ketë një jetë më të qetë e më të rehatshme. Edhe pse rehatia e vërtet gjendet vetëm në kënaqësitë e pafundme të xhennetit, njeriu i cili logjikon në suaza të mendimit islam, ai di që edhe këtë botë ta bëjë një botë që i mundohet ta marë model xhennetin. Këto përsiatje dhe mendime të njerëzve rreth pranimit të pendimit, rreth mëkatit, rreth sjelljes me njerëzit tjerë dhe me Allahun, mendoj se janë kulmi i lumturisë njerëzore. Sepse mund të jesh një njeri prej atyre të bankrotuarve ditën e Llogarisë, mu si rezultat i përgojimit, përçarjes, nënçmimit, përbuzjes e shumë veseve tjera që bën ndaj besimtarëve tjerë. Edhe pse ndoshta falë namaz, jep zekat, agjëron ramazan, shkon në haxh, prap se prap do të jesh i bankrotuar ose i varfur për nga volumi i veprave të mira ditën e Llogarisë. Të shpresojmë se tek ne do të mbjellet ndrojtja ndaj bërjes së mëkateve që ditën e Llogarisë të mos dalim para Allahut të bankrotuar por fitimtar.

45

Poeti i mirënjohur musliman Aid el Karni në një thënie të tij shprehet:” Njeriu i mençur në qëndrimet edhe vendimet e veta nuk mbështetet tek të tjerët. Njerëzit janë të kufizuar në përkrahjen që mund të japin dhe në sakrificat që mund t’i ofrojnë.”( Mos u trishto, Gostivar,2006, f.207)
Njeriu i cili ka ardhur në këtë botë për të thirrur njerëzimin prej errësirave të shumta në dritën e vetme ka nevojë që të bashkëveprojë me të tjerët. Ai nuk mund ta realizojë misionin e tij i vetëm. Edhe vet Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. misionin e tij në këtë botë nuk e filloi i vetëm. Ishte Xhibrili a.s. ai i cili iu bashkua Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. dhe që i sjellte Relevatën Hyjnore për të gjitha botët dhe kohët. Ishte Hadixheja r.a. ajo e cila e para e pranoi mesazhin e këtij misioni, por edhe që qëndroi në ndihmë të këtij misioni deri në përfundim të jetës së saj. Nëse e hulumtojmë jetën e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. do të gjejmë shumë urtësi, plane e strategji të cilat edhe ne në ditët tona moderne padyshim se do të mundim ti realizojmë. Komplet jeta e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s është një univers në vete që njeriun e mëson se si të përballet në të gjitha gjendjet dhe sfidat e jetës së tij në këtë botë. Paraqitja e Islamit në Mekke në atë kohë ishte një rrezik i madh për jetën e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. Por, ky i fundit ishte i bindur në ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe me krenarinë, modesti, thjeshtësi e bindje i thërriste fillimisht familjen e tij, mëpastaj fisin e tij, dikur popullin e tij dhe më në fund të tërë popujt e botës në Islam. Nëse e analizojmë këtë segment të jetës së Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. do të kuptojmë shkallëzimin e thirrjes ose edhe të drejtimit të njerëzve në rrugën e Zotit. Por, ky ishte shkallëzim dhe tentim i Pejgamberit Muhammed s.a.v.s., ndërsa rezultatet i jep Allahu i Madhërishëm. Vet Ebu Lehebi, Ebu Xhehli dhe shumë të tjerë që ishin pjesë e familjes së Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. nuk iu përgjigjën thirrjes së tij. Por ky fakt nuk e tronditi Pejgamberin Muhammed s.a.v.s. që të hyjë në ujërat e dëshpërimit dhe që të largohet nga kjo rrugë. Ai vazhdoi misionin e tij dhe mesiguri se suksesin e këtij vazhdimi e dha Zoti. Por, nëse hulumtojmë një tjetër element të misionit dhe jetës së tij do të dilnim aty ku duam të dalim përmes kësaj teme. Pejgamberi Muhammed s.a.v.s nga brenda shtëpisë kishte një përkrahje të fuqishme nga ana e nënës së besimtarëve Hadixhes r.a. Kështuqë gjithmonë kur e sulmonin, e persekutonin dhe i bënin llojlloj intrigash atij, ishte një grua në shtëpi e cila e qetësonte, i jepte përkrahje dhe i ndihmonte që të vazhdojë këtë rrugë më tej e që ti përballojë sa më lehtë të gjitha sfidat. Me të vërtet në misione të këtilla nëse një njeri nuk ka përkrahje nga dikush në familje, ai do ta ketë shumë të vështirë që të veprojë edhe në shoqëri. Këtë që po e themi e kemi përjetuar edhe vet praktikisht jo vetëm në teori. Në shoqëri Pejgamberi Muhammed s.a.v.s e kishte axhën e tij Ebu Talib i cili gjithmonë i dilte në ndihmë dhe e përkrahte deri në përfundim të jetës së tij. Edhe pse Ebu Talibi nuk kishte pranuar mesazhin të cilin e barte Muhammedi s.a.v.s. prap se prap ai ndejti deri në përfundim të jetës së tij në përkrahje ose mbështetje të Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. e në këtë mënyrë në përkrahje edhe të misionit islam. Në jetëshkrimet për Muhammedin s.a.v.s. në të gjitha, si të orientalistëve, poashtu edhe të dijetarëve musliman, gjenë një element të rëndësishëm i cili është i shënuar dhe do të shënohet deri në ditën e Llogarisë. Një vit në jetën e Resulullahut s.a.v.s. njihet si vit i dëshpërimit. Njihet si vit i këtillë pasiqë i vdes xhaxhai i tij Ebu Talibi, e mënjehërë pas i vdes edhe grueja e tij Hadixheja r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ishte në një pozitë shumë të keqe pas vdekjes së këtyre dy personave. Ai gjithmonë kishte përkrahje dhe mbështetje tek këto dy persona, dhe tash ngeli pa mbështetje dhe pa përkrahje. Keqtrajtimet për të filluan që të rriteshin dhe ai u përballë me një fazë të jetës së tij që ishte shumë e vështirë. Në shikim të parë nëse lexuesi i këtij teksti e lexon këtë pjesë të historisë së Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. ai do të na akuzonte se ne kemi shkoqitur një pjesë të kësaj historie e cila nuk përshtatet dhe nuk përkon aspak me temën. Ai mund të na thojë se këto gjëra i kemi lexuar në jetëshkrimet për Muhammedin s.a.v.s. dhe nuk kemi nevojë që të përsëriten të njejtat edhe në tekstet e këtij karakteri. Ndoshta edhe mund të ketë të drejtë nëse e shikojmë vetëm aspektin e jashtëm të kësaj historie të Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. Por nëse e analizojmë pak më thellë dhe me një dioptri tjetër po të njejtën histori do të dilnim tek mesazhi i temës sonë. Allahu i Lartësuar përmes kësaj ngjarjeje i tregoi Muhammedit s.a.v.s. dhe të gjithë neve deri në Ditën e Llogarisë, se besimtarët duhet që të mbështeten në Allahun, pasiqë Allahu është i Përhershëm Pafillim dhe i Përhershëm Pambarim. Është mirë dhe e urdhëruar që besimtarët të ndihmohen ndërmjet veti, bile ndihmë të ketë edhe prej tjerëve që nuk janë besimtar, por mbështetjen duhet që gjithmonë ta kemi në Allahun dhe jo në njerëzit.

__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 1 Mar 2009 17:14
Picon
Favicon

Ku u futen kopuket ne ditet e kujtimit te viktimave te Komunizimit ?

Ku u futen Edi Rama dhe Erion Velija  ne ditet e kujtimit te viktimave te Komunizmit ?

                                   

 

 

 BEQIR SINA, New York 

 

 

 

 

Ne ceremonine e perkujtimit te viktimave te Komunizmit ne Washington ambasadori i Rusise, nuk merr pjese




NEW YORK CITY : Éshte paradoksi,i kohes!. I njejte me qendrimet e mepermarshme, dhe ndoshta pak me i ashper, se ai, kur shqiptaret, ende do te gjykohen e paragjykohen e hetohen, po nga ata njerez qe deri dje i pushkatuan , denuan me burg dhe i interrnuan. Fatkeqesi qe edhe sot, ne krye te institucioneve te drejtesise ne Shqiperi, ka akoma po ata njerez , qe ne te presekutuarve na konsideronin si njerez te nje planeti tjeter. Njerez te nje planeti tjeter! behet fjale per ata shqiptare qe mbanin "vulen mbi kurriz" e qe thirreshin me urretje e perbuzje ; "Pronaret", "I shkolluar jashte shtetit" "Kulake", "Reaksionare", "Armik i Popullit", "Tradhetare","Balliste", Zogiste", "Sabotatore" e "Beson e predikon fene" e tjer.

 

  Per te ardhur keq qe keto dite kur ne mbare Shqiperine, por edhe ne Kosove, shqiptaret duke u perulur me respekt dhe shprehur dhimbjen kujtuan viktimat e komunizmit,  Partia Socialiste ishte zhytur  ne nje heshtje varri dhe ne zi. Ishin ditet kur miliona shqiptare perkujtonin diten historike te rrezimit te bustit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Mirpo, qe te behen diferencime te tilla, edhe sot pas 18 vjetve midis shqiptarve, do te ishte marrezi, eshte njesoj, sikur njerezit te jetonin ende neper kasolle,  ose te jetonin ende ne rradhen per nje kile mish, djath, qumesht, dhe me triska ose te prisnin rradhen te merrnin ushqimet e muajit, e te blenin buken me list.

   Qendrimi i ketyre te socialisteve te sotem, cuditerisht eshte me klasik, se ai te pareve te tyre, ose te atyre qe vete ishin pjestar te krimeve megjithse ata tani  jane te pagezuar me disa qendrime te diplomateve e qeverive te klasit te pare te Evropes(Britanise se Madhe dhe KE), edhe te ndonjerit ketej pertej  oqeanit . Veçse, kjo gjenerata e re e tyre, duke se eshte edhe me hipokrite. Ajo ka ndryshuara nje germe ne iniciale, nga PPSH, ne PSSH, PSDSH e G99 e tjera broçkulla te partive te majta ne Shqiperi, qe ka me thes. Dhe qe pretendojn brenda e jashte, se nuk jane ata qe ka qene, se nuk ka asnje lidhje me te kaluaren e genen e saj, pa ndryshuar aspak fizonomin, mentalitetin e ideologjin, e edukates e cila e shkolloi dhe i investoi per kete dite.

 

  Per brezin me te cilin sot edhe udhehiqen partite e tyre edhe sikur te mos kishin ndodhur ndryshimet te cilat ndodhen se ndodhen, iu duket siku jane ende ne "enderr". Pra, sot ne Shqiperi jane te njejtet ne krye te partive te majta,po  te njejtat vegla, ne se do te benim nje krahasim te till , te njejtet "instrumetist", e njejta "muzike", e cila, ne se vinte ne pushtet e do t'a merrte stafeten, e sigurte se do te frymohej nga parrulla e tyre e atyre viteve te punojme " si leva e partise" .

 

   Ky pra mendoje se eshte ai brezi i gjakut te ri,(ashtu siç e quante ideologjia komuniste, rinine komuniste, e cila pregaditej te merrete qeverisjen e Shqiperis). Jane pikerishte ata, qe sot  ne Shqiperi me se shumti e gjene te veshur me petkun e drejtesise, ose ne krye  te demagogeve partiak, qe flasin dite e nate e "derdhin lote" per demokracine ose flasin e cirren per nje politike te e re dhe ndryshe ose sic e therrasin ne Shqiperi, "politik te xhaketave ndryshe".

 

   Po te shohesh sot organet e larta te drejtesise, prokuor dhe gjykates me se shumti jane te punesuar dhe jane grupuar, pothuajse ata te gjithe ish xhelatet, ish hetuesit, ish gjykatesit, ish prokuroret, ish policet e gradianet e burgjeve. Te gjithe ata qe shkrehen me gishtin e tyre pushken ose revolen mbi koken e trupin e shqiptarve, ose shqiptauan me gojen e tyre mijra pushkatime, burgosje dhe interrnime , pas asnje lloje gjyqi, vetem me nje firme te tyre, te nxjerre nga zyra e tyre iu be gjema pupollit shqiptare. Ne krye te partive te tyre jane caktuar ish kryespiunet e viktimave te Komunizmit.

 

   Madje aty per fat te keqe, eshte edhe njeriu e revolucioneve, qe di te vi ne pushtet vetem me revolucionin, si ai i 1997-es, kur me arme ne dore e morren pushtetin, e dogjen dhe e rrenuan Shqiperine, i vune flaken atdheut te tyre, vrane vellezrit e motrat e tyre.

 

  Mirpo megjithse kane kaluar 18 vjet, kete gjeme revolucionesh na e paralajmeroje, fatkeqesishte dhe na "dritheroi" para nje jave edhe ish gjenerali pa grada - ish presidenti i Shqiperise, pensionisti Alfred Moisiu. Ai ne nje interviste eskluzive, per nje televizion te Tiranes,  tha me plote gojen se" E Majta do te vi ne pushtet - me hir ose pahire,  ose do te kemi te ri-perseritur nje 97' tjeter....." Te çudit fakti sesa i'a paska ende gjeneralit pa grada te kete edhe nje revolucion tjeter, si ai 97', megjithse ai akoma nuk e ka kuptuar dhe se ka marre veshe akoma" se u ka ikur koha revolucioneve" dhe intervistave te ketilla propogandistike. Intervistave qe bejne thirrje.


  Çdo vit, Fondacioni i Memorialit per Viktimat e Komunizmit ne kryeqytetin e demokracise e lirise se njerezve ne Washington D.C:, perkujton me shume se 100 milione viktimat e komunizmit dhe nderon ata qe i rezistuan me sukses tiranise komuniste. Ne pervjetorin e pare kushtuar Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne
Washington, Fondacioni nderoi ligjvenesin e ndjere Tom Lantos duke i dhene familjes se tij Medaljen e Lirise Truman-Reagan.

 

   Perfaqesues nga 20 ambasada te ish vendeve komuniste(perfshire edhe Shqiperine), anetare te kongresit dhe viktima te komunizmit nga shume vende ishin te pranishem ne ceremonine e vendosjes se kurorave. Megjithe ftesen, ambasada ruse,  nuk ishte e pranishme ne kete ceremoni. Megjithate, Alexandras Radzius, themeluesi i Grupit Historia e Jetes Partizane Lituaneze mbart ende nje nga trashgimite me tragjike te pushtimit sovjetik te vendit te tij. "Ne ishim viktima pasi gjithe themeli ekonomik i familjes sime u shkaterrua si rezultat i pushtimit komunist. Shume nga ata u deportuan ne Siberi".

 

 

 

Mirpo fatkeqesia me madhe dhe injorimi me i madh ndodhi edhe ne Tirane, e qe i perngjane atij te kopukve ruse.

 

 

 

  Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Çuli, Erion Braçe dhe Eiron Velia, nuk u pane dhe nuk ishin te pranishem ne ceremonite e organuziauara ne Tirane nga Presidenti i Republikes se Shqiperise zoti Bamir Topi dhe Kryeministri i Shqiperise zoti Sali Berisha.  Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Çuli, Erion Braçe dhe Eiron Velia iu bashkuan qendrimit ndaj kesaj shtrese me ate te ambasadorit te Rusise, te ambasadorit te Serbise, Kubes, Kines e Venezueles.

 

 

     Partia Socialiste ishte zhytur keto dite ne nje heshtje varri dhe ne zi, nderkohe qe miliona shqiptare perkujtonin diten historike te rrezimit te bustit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Ndonese kane kaluar 18 vjet nga kjo dite e shenuar per çdo shqiptar, ne pasardhesen e Partise se Punes vazhdon te mbizoteroje fryma pro-komuniste dhe diktatoriale, e misheruar qartesisht ne figuren e drejtuesit aktual te PS-se, Edi Rama.

 

     Afiniteti i tij per komunizmin tashme eshte i mirenjohur jo vetem per faktin se ai kaloi te gjithe rinine e tij duke gdhendur bustet e Enver Hoxhes, por edhe nga prirjet komuniste e diktatoriale qe ai ka shfaqur gjate drejtimit te Partise Socialiste. Gjate rinise se tij, Rama iu perkushtua regjimit, duke u bere edhe bashkepunetor i Sigurimit famekeq te Shtetit, ne revisten e te cilit plotesonte me skicat e tij trimerine e spiuneve te regjimit qe torturonin, vrisinin, pushkatonin pa gjyqe dhe u shkaterronin jeten mijera qytetareve shqiptare.

 

    Kete afinitet me regjimin komunist dhe ekzekutoret e tij, Rama e deshmoi qartesisht se fundmi me qendrimet refraktare ndaj ligjit te lustracionit. Ishte pikerisht ky afinitet me te kaluaren me te erret qe shqiptaret kane perjetuar ndonjehere, qe e shnderroi edhe 18-vjetorin e rrezimit te diktatures, diten e 20 shkurtit, ne dite zie per Partine Socialiste dhe kryetarin e saj. Reklamuesit e politikes se re nuk kane gjetur kurajon per te pershendetur diten ne te cilen shqiptaret i dhane shkelmin e fundit regjimit me poshterues e torturues qe kishin perjetuar ndonjehere qytetaret e ketij vendi, duke deshmuar serish edhe pas afro dy dekadash se mentaliteti dhe filozofia e diktatures vazhdon te dominoje pasardhesit e komunizmit te grupuar ne Partine Socialiste.

 

 

   Kane kaluar 18 vjet, qe diktatura u terhoqe zvarre, ra rregjimi me i eger ne bote dhe eshe nje e treta e viteve te pushteti te eterve te tyre, qe ata,(ish pushtetar ose ish rinia komuniste), ka nderruar vetem inicialet e partise se baballarve osa ka nderruar xhaketat . Kane kaluar 18 vjet, te asaj ç'ka nje e pesta e popullit shqiptar shqiptar vuajti, nen nje rregjim nga me ç'njerzoret qe njohu bota, dhe perseri ajo ndarje matematikore, qe perafersisht merr nje te pesten, endet e pashpres e disiluzionuar e rraskapitur e lodhur dhe me e derrmuar, diskriminohet dhe injorohet dinjiteti e morali i tyre po nga ata qe e pushkatuan, burgosen e i interrnuan.


A Good Credit Score is 700 or Above. See yours in just 2 easy steps!
Paul Tedeschini | 1 Mar 2009 10:07
Picon
Favicon

Nderim human dhe ushtarak gjermanve të vramë në Itali gjatë LDB (1939-1945)

Nderim human dhe ushtarak gjermanve të vramë në Itali gjatë LDB (1939-1945)

Simbas marreveshtjes se Gjeneves mbi te “Drejten Nderkombetare Humanitare” – ( http://it.wikipedia.org/wiki/Convenzioni_di_Ginevra ) “International Humanitarian Law“ (IHL) jane percaktue edhe te drejtat dhe detyrimet mbi viktimat e luftes perfshi ketu edhe varrezet e te ushtarve te vrame gjate luftes pa asnji dallim. Ne perputhje me kete te Konvente Nderkombetare, ne Itali ka varreze edhe te ushtarve gjerman te ushtrise pushtuese gjate Luftes se Dyte Botnore.

Nga forcat gjermane ne Itali ka pase 120.000 te vdekun. Prej ketyne 100.000 jane mbledhur ne 4 varreze te mdhaja ushtarake qe jane ne Cassino, Costermano, Passo della Futa e Pomezia. Pjesa tjeter jane te shperndare ne varreze me te vogla ekzistuese ku ishin te varrosun te vramt e Luftes Pare Botnore si ma poshte: Bolzano, Bressanone, Brunico, Feltre, Merano, Cagliari, Milis (Sardegna), Motta S. Anastasia (Sicilia), Pordoi, Quero.


( Shih http://digilander.libero.it/fiammecremisi/eramoderna/memoryeuropetedeschi.htm )


Varrezet Gjermane të Luftes në MONTE CASSINO


Keto varreze i filloi ne vitin 1959 arkitekti gjerman Tischer dhe i perfundoi profesor Offenberg. Ketu gjinden eshtnat e 20.000 ushtarve te rame me flamurin gjerman ne jug te Italise qe nga Cassino, Frosinone, Pescara, Lecce e deri ne Reggio Calabria (Perjashtue ato te Sicilies). Inaugurimi u ba ne vitin 1964. Ne Kapelen (altarin) te ndertuem me materjal guri gjindet nji grup artistik bronxi qe perfytyron “dhimen dhe ngushllimin”. Ne maje te kodres ngrihet nji kryq bronxi 11 meter i nalte, mbas te cilit gjinden varrezet e perbashketa dhe pllaka te mdha guri ne te cilat jane te skalitun emnat e atyne qe pushojne aty.




Varrezet Gjermane të Luftes në FUTA PASS (Rruga SS.65)


Keto varreze te projektueme nga arkitekti gjerman Oesterlen u ngriten ne vitin 1969 dhe permbajne 31.000 vorre te ushtarve gjerman te vrame gjate LDB. Keto jane varrezet ma te mdhaja per numrin e gjermanve te vrame ne Itali.

Ne kete vorreze asht ndertue nji mur rreth 2000 metra qe ne forme spirale arrine ne maje te kodres ku perfundon me nji trekandsh ne forme veli qe ngihet drejte qiellit.


Ne piken ma te nalte ne kuoten rreth 952 metra asht germue ne shkamb nji Vorr me nji kunore me ferra çeliku. Mbi seicilin vorr asht vendose nji pllake me gjeneralitetet e ushtarakut te vrama.




Varrezet Gjermane të Luftes në Pomezia


Ketu gjinden Vorrezet Monumentale Gjermane te luftes te ndertuem ne vitin 1960. Aty perfshihen eshtnat e 27.443 ushtarakve te Raihut te Trete te rene ne Itali ne LDB. Siperfaqja prej 7 hektarsh te mbuluem nga nji tapet te gjelbert bari. Ne vitin 1946 ishin marre eshtnat e 2700 gjermanve te varrosun ne Varrezet e ushtarve amerikan ne Nettuno dhe i kishin sjelle ketu ne Pomezia. Simbas marreveshtjes midis qeverise italiane dhe gjermane te dates 22.12.1955 mbi vorrezet e luftes, ketu u sollen eshtnat e gjermanve qe gjendeshin ne varrezete e Anzio, Nettuno, Roma, Latina, Salerno, Avellino, Frosinone, L’Aquila, Chieti, Siena, Pistoia, Ancona, Arezzo, Ascoli, Grosseto, Livorno, Macerata, Napoli, Perugia, Pesaro, Rieti, Terni, Viterbo e Reggio Calabria. Ne mes te ketyne varrezeve kalon nji rruge me qiparise qe te qon ne Monumentin Perkujtimor. Ne qender asht nji monument i madh guri forme kolone qe paraqet ushtart dhe dhimjen e familjarve te tyne.


Varrezet Gjermane të Luftes në Cagliari (Sardenja)


Ne Varrezet e Bashkise se Cagliarit, krejte afer varrezeve te ushtarvete anglez dhe italian, gjindet “porta e nderit” e ushtarve gjerman.

Ketu pushojne 424 eshtnat e te gjithe gjermanve te vrame ne Sardenja.


Ne kete numer perfshihen edhe 190 te vrame gjerman qe ishin varrose ne vorrezet ingleze ne Malta. Siperfaqja asht prej 1500 meter katror.

Ne kryqin e çdo varri shenohen te dhanat e çdo te vrami.




E keshtu me rradhe shkurtimisht:

Ne Varrezet Gjermane të Luftes në Motta Sant’Anastasia gjinden eshtnat e 4552 gjermanve.


Ne ate te Costermano (Varese) gjinden eshtnat e 21950 gjermanve te vrame ku ngrihet nji monumet i madh bronxi qe paraqet nji djale ne gjuj, i permalluem, i drejtuem nga varrezet e ushtarve. Aty gjinden vorrezet edhe te disa kozakve te vrame qe ishin rekrutue ne ushtrine gjermane.

Ne afersi te qytetit Udine (ne Carnia) gjinden vorrezet e ukrainasve, kazakve, turkmenve te cilet u ishin bashkangjite ushtrive gjermane per shkak te paknaqesive nga Bashkimi Sovjetik.


Marre nga http://digilander.libero.it/fiammecremisi/eramoderna/memoryeuropetedeschi.htm

 

Publikue me 01.03.2009 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=6631#more-6631



__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Poco spazio e tanto spam? Yahoo! Mail ti protegge dallo spam e ti da tanto spazio gratuito per i tuoi file e i messaggi
http://mail.yahoo.it
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
albertino rakipi | 1 Mar 2009 12:40
Picon
Favicon

Kush perfiton nga diabolizimi i islamit

Abedin Rakipi

Kush perfiton nga diabolizimi i islamit

(Shpata e Muhamedit dhe gjendja ne trojet shqiptare)

Fjalimi para disa kohesh ne Strasburg i kryepriftit te Kosoves Dode Gjergji i cili deklaronte se
shqiptaret jane popull me bote te brendshme te krishtere edhe pse kane emra muslimane te cilet sipas tij i
jane dhene nga pushtimi i eger turk, shkon paralelisht me ate te Papes Benedikt XVI disa kohe perpara Dode
Gjergjit i cili justifikonte kryqezaten e Bushit ne Irak kunder «ISLAMOFASHIZMIT» ne kontekstin e
«PERPLASJES SE QYTETERIMEVE».

Qe nga epoka kur Perandoret Romake ju a hidhnin te Krishteret luaneve(per ti shqyer) marredheniet midis
Perandoreve dhe Shefave te Kishes kane pesuar
ndryshime ne ndryshme thelbesore. Kostandini i madh qe u be perandor ne vitin
306 – ka saktesisht 1702 vjet inkurajoi praktikimin e Kristianizmit ne Perandori, e cila perfshinte
edhe Palestinen. Disa shekuj me vone Kisha u nda ne dy pjese, nje lindore (Ortodokse) dhe nje perendimore
(Katolike). Ne perendim Kryeprifti i Romes ose ndryshe Papa menjehere kerkoi qe Perandori te njihte
superioritetin e tij. Lufta nderrmjet Perandoreve dhe Papeve ka luajtur nje rol central ne historine e
Evropes dhe ka shkaktuar ndarje dhe luftra te ashpra midis popujve te ndryshem. Kjo histori ka njohur
ngjyra te ndryshme.
Disa here Perandoret kane rrezuar ose perzene nje Pape, disa here te tjera Papet kane perzene ose
shkisheruar nje Perandor. Nje nga perandoret Henri IV shkoi ne Kanosa duke ndenjur tre dite kembezbathur
ne debore perpara Pallatit Papal derisa Papa te anullonte vendimin e shkisherimit te tij. Por ka pasur
edhe periudha kur Perandoret dhe Papet kane jetuar ne paqe dhe harmoni. Ne ishim deshmitare te nje
periudhe te tille 3 vitet e fundit. Nderrmjet Papes aktual dhe Perandorit te 5 viteve te fundit George Bush
II egzistoi nje harmoni e mrekullueshme. Fjalimet provokuese dhe denigruese te Papes keto vitet e fundit
kunder islamit perputheshin shume bukur me kryqezaten gjakatare te Bushit kunder Islamofashizmit.
Gjate nje konference ne nje universitet te Gjermanise Papa nr 265 ekspozoi ate te cilen ai e shikon si
ndryshimin e madh nderrmjet islamit dhe krishterimit me fjalet e meposhtme :Atehere qe Krishterimi
eshte bazuar mbi arsyen, Islami e refuzon ate.
 Atehere qe te krishteret shohin gjithmone nje logjike ne veprat dhe urdherimet e Zotit , muslimanet
refuzojne te kerkojne nje logjike ne veprat dhe urdherimet e Allahut.
Megjithese jam musliman nuk do te futem ne debat por do te perpiqem qe te jem sa
me shume objektiv dhe asnjeanes ne kete shkrim. Te kuptosh logjiken e
fjalimit te Papes tejkalon kapacitetet e mia modeste. Por nuk mund te anashkaloj
dhe injoroj nje nga frazat e Papes qe ka lidhje direkt edhe me mua si Shqiptar
duke qene se jetoj pikerisht ne linjen delikate ndarese te dy qyteterimeve ku
behet edhe perplasja, ne vendin tim Shqiperine. Duke qene se Shqiperia preket
nga kjo linje delikate nga multifetariteti ashtu siç preken shume kombe te
tjera duhet analizuar fakti se edhe ne vendin tone kjo perplasje qyteterimesh ka
hedhur rrenje te forta, edhe pse perciptesisht mediat e paraqesin ate si
inegzistente. Nje shembull i kesaj perplasjeje multilaterale eshte edhe fjalimi
i Zotit Dode Gjergji i cili duke qene se perfaqeson flamurin e Papes apo
krishterimit mbron ne Strasburg vlerat e qyteterimit qe ai ben pjese.
Per te sjelle prova konkrete mbi mungesen e arsyes ne islam Papa afirmon faktin
se Profeti Muhamed as. urdheronte ndjekesit e tij qe te perhapnin fene e tyre me
shpate. Sipas Papes eshte e paarsyeshme sepse besimi lind nga shpirti, jo nga trupi. Si mundet shpata te
kene influence mbi shpirtin? Per te argumentuar qendrimet e tija Papa citon nder te tjera nje Perandor
Bizantin, i cili i perkiste sigurisht Kishes Lindore konkurrente. Ne fund te shekullit te 14 Perandori
Manuel II Paleolog ka folur per nje debat qe ai ka kishte pasur- te pakten siç thote ai (mund edhe te
dyshojme) me nje dijetar erudit musliman te cilit ai nuk ja permend emrin. Ne nxehtesine e diskutimit
Perandori (gjithmone sipas tij) i kishte hedhur fjalet e meposhtme kundershtarit
te tij : Me tregoni çfare Muhamedi solli te re, dhe do te gjeni vetem gjera te
keqija dhe çnjerezore qe ai solli, si urdheri per te perhapur besimin qe ai
predikonte, me shpate.
Keto fjale ngrene tre pyetje :(a) Pse Perandori i ka prononcuar ato ? (b) A jane keto fjale autentike (te
verifikuara) ? (c) Pse Papa aktual i citoi ato ?
Kur Manueli shkruan tekstin e tij ai ishte ne krye te nje Perandorie agonizuese.
Ai siguronte mbajtjen e pushtetit ne vitin 1391 date ne te cilen i kishin ngelur
vetem disa provinca nga Perandoria e tij dikur e lavdishme. Edhe vete keto
provinca ishte nen kercenimin e nje aneksimi turk. Ne ate epoke saktesisht
Osmanet kishin arritur ne brigjet e Danubit. Kishin konkuistuar Bullgarine dhe
Greqine e veriut dhe kishin mposhtur dy here ushtrite e derguar nga Evropa per
te shpetuar Perandorine e Lindjes. Ne 29 Maj 1453 vetem disa vite pas vdekjes se
Manuelit kryeqyteti Kostandinopoja (Stambolli aktual) do te çlirohej nga Turqit
duke rene ne duart e tyre, gje kjo qe do ti jepte fund Perandorise qe zgjati me
shume se 1000 vjet. Gjate pushtetit ne tij Manueli ka udhetuar neper gjithe
kryeqytete e Evropes per te tentuar te siguroje ndihme. Ai premtoi se do te
bashkonte Kishen. Nuk ka asnje dyshim se Manueli e shkroi tekstin e tij
religjioz per te incituar vendet e krishtere qe te bashkohen kunder Osmaneve dhe per ti bindur qe te nisin
nje kryqezate te re. Qellimi ishte shume praktik. Teologjia sherbente politiken. Po te kthehemi ne
epoken toneky citim i pergjigjej saktesisht egzigjencave te
Perandorit aktual te 5 viteve te fundit Goerge Bush II. Edhe ai donte te
bashkonte boten kristiane kunder AKSIT TE KEQme maxhorance derrmuese muslimane
perveç Korese. Per me teper Turqit po trokasin serish ne dyert e Evropes,
paqesisht kesaj radhe. Dihet publikisht tashme se Papa mbeshtet forcat qe i opozohen hyrjes se Turqise ne
BE. A ka ndonje te vertete ne theniet e Manuelit ???
Manovra te tilla i gjejme edhe ne fjalimin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne
Lidhjen e Princave ne Lezhe ku thirrja e pare qe Gjergji ju ben princave ishte :

Luftoni per Kishen tuaj.

Me pas do te ishte vete Gergji i cili do te udhetonte neper qytetet e medha
Evropjane per te kerkuar ndihme duke e paraqitur luften e tij perpara mbreterve
Evropjane si lufte te Krishterimit kunder Islamit, dhe duke thirrur per bashkim
mbarekristian. Por interesat e tij politike do te vinin ne dukje qellimet e
verteta te tij pikerisht kur ai sulmoi vellezerit koreligjonare Venedikasit.
Edhe Gjergji u perpoq qe te perdorte teologjine per te sherbyer politikat e tij.
Raste te tilla gjejme edhe ne Rilindjen Shqiptare ku nje pjese e rilindasve nen
urdhrat e patroneve te tyre Austro-Hungareze, Greke, Latine etj kesaj rradhe nen moton Feja e shqiptarit
eshte Shqiptaria thirren per nje lufte mbareballkanike
kunder Turqve te eger dhe pushtues sipas tyre. Pjesa derrmuese e Rilindasve ishin te krishtere dhe kishin
nje edukate kishtare shume te thelle ku urrejtja ndaj islamit dhe turqve perbente mbi 90% te thirrjeve te
tyre. Por tashme ishte  vone per ti thirrur shqiptaret ne nje bashkim te forcave te krishtere sepse pjesa
derrmuese e tyre kishin pranuar islamin, ndaj duhej shpikur nje formule e re nen flamurin e shqiptarise.
Puna sistematike e kishtareve per te mbjelle ne popullin shqiptar nje urrejtje ndaj turqve (edhe pse nen
rrogoz ajo ishte nje lufte e fshehte e krishterimit kunder islamit) filloi te jepte frutat e veta. Ndihma e
pashtershme dhe premtimet per nje mbreteri te pavarur shqiptare e vendeve Evropjane te cilet donin
shembjen e Perandorise Osmane, ndaj rilindasve ishte nje arme e forte per te distancuar muslimanet
shqiptare nga turqit, dhe ftohja e tyre sistematike nga islami per ta zevendesuar ate me nje ideologji te
re Shqiptarine. Edhe kesaj
 radhe interesa te medha dhe te fshehta politike te huaja fshiheshin pas disave prej rilindasve. Sami
Frasheri ne vepren e tij Shqiperia çka qene, ç’eshte e çdo te behet, (1899) thekson faktin se ne
Shqiperi feja zinte nje rol me te rendesishem sesa nocioni i nacionalizmit apo shqiptarizmit. Ai thote
tekstualisht :
Ne vendlindjen tone njerezit i japin me shume rendesi fese, sesakombit pershembull nese nje ortodoks
ndryshon fene e tij ai ndryshon edhe kombin e tij , nese ai behet Katolik atehere thote une jam Freng, e nese
behet musliman ai thote jam Turk.
Nje nga keta rilindas ishte Faik Konica i cili denonconte Islamin dhe i bente thirrje muslimaneve
shqiptare qe te riktheheshin ne Krishterim.
Duke e paraqitur Islamin si nje mbeturine Turke ne truallin shqiptar ata kerkonin me çdo kusht rikthimin
ne krishterim ne popullin tone duke e diabolizuar islamin si fe pushtuesi apo si diçka e huaj per
shqiptaret, qe nuk i perket botes e tyre po asaj te pushtuesit turk. Islami paraqitej si fe dhune dhe
terrori i cili shkaterroi vendin tone, dhe ishte evidente se ideologjia e rilindasve tane perpunohej
diku neper ambjentet kishtare ne Evrope nen
mbikqyrjen e perandoreve, Austro-Hungareze, Latine, Greke etj dhe se kishte si synim diabolizimin e
islamit qe do te çonte ne nje perçarje dhe lufte qe do ti jepte mundesi nderhyrjes se fuqive te huaja ne
truallin tone. Ky fakt vertetohet me vone pas shembjes se Perandorise Osmane me dhenien te drites jeshile
ushtrive kristiane ballkanike nga vendet perendimore per masakrimin e 400 fshatrave muslimane ne
truallin shqiptar, dhe ndryshimin e proporcioneve politiko-demografike. Kjo kryqezate e cila
masakroi pa meshire 400 fshatra muslimanesh me qindra mijera banore u justifikua nga diabolizimi i
islamit si prapambetje turke, fe e dhunes, dhe bashkepunimi i muslimaneve shqiptare me Osmanet deri ne fund.
Por le te kthehemi edhe njehere te fjalimi iPapes. Vete Papa perdori fjale te kujdesshme. Si teolog serioz
dhe i mirenjohur ai nuk mund te falsifikonte tekstet e shkruara. Ne kete menyre ai njohu publikisht faktin
se Kurani e ndalon kategorikisht perhapjen e fese me force. Ai citoi ajetin 257 te sures nr 2 te Kuranit
(çuditerisht e pafalshme per nje Pape sepse ai donte te thoshte ajetin 256) i cili thote : Ska detyrim me
dhune ne fe.
Si mund te injorojme nje deklarate tetille. Papa argumenton se kjo komande ishte  vendosur nga Profeti
Muhamed as ne fillim te karrieres se tij, kur ai ishte akoma i dobet dhe pa fuqi. Porse me vone kur u forcua
urdheroi perdorimin e shpates ne sherbim te fese. Nje urdher i tille nuk egziston ne Kuran. Sigurisht
Muhamedi as thirri per perdorimin e shpates ne luften e tij mbrojtese kunder tribuve rivale, te
krishtera, çifute etj ne Arabi kur ai ishte ne themelimin e shtetit te tij islamik. Por ai ishte nje akt
politik dhe jo nje akt fetar, ishte sigurisht nje lufte per nenshtrimin e tribuve dhe territoreve por jo
per perhapjen e fese me dhune.
Jezusi ne bibel thote: Do ti njihni nga frutet e tyre. Trajtimi i feve te tjera nga Islami  duhet te gjykohet
nga aktet e tij. Si u sollen mbreterit muslimane pergjate 1000 vjeteve qe ata kishin fuqine te perhapnin
besimin me shpate, me fete e tjera?
Ata shume thjesht nuk e beneate. (perhapjen e fese me shpate) 
Per shekuj me rradhe muslimanet sunduan mbi Greqine, a u bene greket muslimane? A u perpoq dikush ti
islamizonte ? Perkundrazi greket zinin postet me te larta ne Perandorine Osmane.
Bullgaret, Serbet, Rumunet, Hungarezet, dhe kombe te tjera Evropjane kane qene ne nje epoke apo ne nje
tjeter nen dominimin Osman. A u bene ata muslimane? Jo, ata mbeten kristiane praktikante dhe askush nuk i
detyroi te beheshin muslimane. Sigurisht Shqiptaret dhe Boshnjaket u bene muslimane, por askush nuk i
detyroi atate behen muslimane me dhune. Ata pranuan islamin vete me zemer ose per ti bere balle sulmeve te
vendeve sllavo-greke, ose thjesht per te perfituar poste dhe pushtet ne administraten osmane.
Ne 1099 kryqtaret pushtuan Jeruzalemin dhe me emrin e Jezusit te bute dhe
paqesor masakruan te gjithe banoret muslimane dhe çifute te qytetit. Ne ate epoke edhe pse kishte 400 vjet
qe Palestina ishte pushtuar nga muslimanet, te krishteret kishin mbetur akoma maxhorance ne vend sepse
askush nuk i kishte detyruar ata te ndryshojne besimin e tyre. Gjate gjithe kesaj periudhe nuk ishte bere
asgje per tju imponuar atyre islamin. Vetem pas largimit te kryqtareve nga vendi popullsia filloi te
adoptonte arabishten si gjuhe dhe islamin si fe, dhe ata ishin stergjysherit e palestinezeve te sotem.
Nuk ka absolustisht asnje prove tentative per tju impozuar islamin çifuteve.
Siç dihet tashme çifutet e Spanjes nen administraten muslimane njohen nje
lulezim te mrekullueshem sa as edhe sot ne shtetin e Izraelit nuk e kane arritur akoma. Poetet si Yehuda
Halevy apo Maimonidi i madh shkruanin ne arabisht. Ne Spanjen muslimane çifutet ishin ministra, poete,
shkencetare etj. Ne Toledon muslimane dijetaret çifute , muslimane dhe kristiane punonin bashke per
perkthimin e teksteve antike greke, filozofike dhe shkencore. Ishte me te vertete KOHA E ARTE. Si do te
ishte kjo e mundur nqs Profeti kishte dekretuar perhapjen e fese me shpate?
Ajo qe ndodhi me pas eshte akoma me folese. Kur katoliket rikonkuistuan Spanjen
mbi muslimanet instauruan nje mbreteri terrori fetar. Çifutet dhe muslimanet u
gjenden perpara zgjedhjes se tmerrsheme : Te beheshin kristiane, te iknin ose te
masakroheshin. Dhe ku shkuan qindra mijera çifute qe nuk pranuan te braktisin
besimin e tyre ???
Te gjithe u mirepriten me krahet hapur nga vendet muslimane. Çifutet Sefarade (Spanjolle) u vendosen ne
boten muslimane, nga Maroku ne perendim, ne Irak ne lindje, dhe nga Bullgaria ne veri (atehere pjese
perberese e Perandorise Osmane) ne Sudan ne jug. Askund nuk u persekutuan. Askund nuk njohen tortura te
tmerrshme si ato te Inkuizicionit, apo flaket e Autodafes, apo Pogromet, apo perndjekjet e tmerrshme
masive qe jetuan ne vendet e krishtere deri ne kohen e Holokaustit.

PERSE ??????

Sepse Islami ndalon kategorikisht persekutimet ndaj Njerezve te Librit (njerezit
e librit quhen te krishteret dhe çifutet te cilet e morren librin para
muslimaneve).
Ne shoqerine islamike nje vend shume special i ishte rezervuar çifuteve dhe
kristianeve. Ndoshta nuk shijonin te drejta te barabarta me muslimanet por gati
te barabarta. I vetmi dallim ishte se njerezit e librit pagonin nje takse e cila
i lironte ata nga sherbimi ushtarak, takse kjo e cila nuk pagohej nga muslimanet
por qe ne te kunderten kryenin sherbimin ushtarak. Nje numer i madh çifutesh te
cilet nuk donin te kryenin sherbimin ushtarak perkrahnin sistemin e taksave.
Çdo çifut i ndershem i cili e njeh historine e popullit te tij nuk mund te
ndjeje asgje tjeter veçse nje falenderim te thelle ndaj islamit, i cili i
mbrojti çifutet pergjate 50 brezave ndersa bota e krishtere i persekutonte ata,
dhe kishte provuar shume here qe me shpate ti detyronte te braktisin besimin e
tyre.

HISTORIA E PERHAPJES SE FESE ME SHPATE eshte nje Legjende keqberese, nje mit i cili u zhvillua ne Evrope
gjate luftrave te medha kunder Islamit- Rikonkuista e
Spanjes nga te krishteret, kryqezatat per shembjen e Perandorise Osmane e cila
gati e kishte konkuistuar Vienen dhe spastrimin e muslimaneve te Ballkanit,
perfshire ketu edhe vendin tone Shqiperine. Kam mendimin se Papa gjerman i beson
ketyre fabulave, gje kjo e cila do te thote se shefi i botes katolike, qe eshte
vete Teolog i krishtere, nuk ka marre mundin te studioje historine e feve te
tjera.

Pse e beri ate fjalim ne publik ? Pse pikerisht ne ate kohe?

Per te justifikuar kryqezaten e re Bushiste dhe te mbeshtetesve te tij ungjillore me slloganet
ISLAMOFASHIZMIdhe LUFTA GLOBALE KUNDER TERRORIZMIT, ku terrorizmi eshte bere sinonim i muslimanit.
Per njerezit e Bushit eshte nje tentative cinike per te justifikuar dominimin e burimeve te petrolit ne
bote ndersa per Dode Gjergjin fjalimi i tij ne Strasburg eshte nje tentative cinike per te justifikuar
kryqezatat e organizuara nga Vatikani, ne Shqiperi dhe Kosove per kristianizimin me çdo kusht ne
popullit shqiptar, duke pasur si objektiv te fshehte krijimin e nje mbreterie katolike shqiptare. Per
kete arma kryesore qe po perdoret jane mediat shqipatere te kontrolluar nga patronet e tyre
Vatikano-Greko-Serbe, dhe metoda kryesore qe po perdoret eshte diabolizimi i islamit si fe e dhunes dhe e
huaj per shqiptaret, si fe pushtuesi qe shkon ndesh me faktin e te qenit shqiptar, dhe se shqiptari i
persosur, apo i kulluar mund te jete vetem kristian, se si musliman kalon ne nje kategori inferiore, dhe
behet ose mbeturine turke, ose i prapambetur. Nuk eshte hera e pare ne histori qe duke veshur, nje kostum
religjioz lakuriqesia e interesave ekonomike dhe
 politike, sulmon islamin dhe justifikon dhunen ndaj muslimaneve. Nuk eshte hera e pare qe nje zbritje
hajdutesh, apo pushtuesish behet nje kryqezate. Dhe nuk eshte hera e pare qe diabolizimi i islamit nen
flamurin e paqes apo perparimit justifikon rikonkuista te poshtra dhe te tmerrshme fetare. Nje nga
iniciuesit e pare te kesaj kryqezate qe po jeton kombi yne ne keto momente i shumeperfoluri Ismail Kadare
deklaron tekstualisht:
E ardhmja e shqiptareve eshte drejt Krishterimit, duke qene se jane te lidhur kulturalisht, me memorien e
vjeter, dhe me nostalgjine pre-turke. Me kalimin e kohes islami i ardhur vone te shqiptaret me pushtimin
Osman duhet te zhduket (me pare ne Shqiperi pastaj ne Kosove) dhe  do te zevendesohet nga Krishterimi, ose
me sakte kultura e krishtere. Keshtu nga nje e keqe djallezore( ndalimi i fese ne 1967) do te vije miresia.
Kombi shqiptar do te beje nje korrigjim te madh historik duke braktisur islamin, gje kjo e cila do te
shpejtoje bashkimin e tij me kontinentin nene Evropen.

Fjalimi i Dode Gjergjit ne Strasburg i hedh vaj zjarrit. Kush mund ti
parashikoje pasojat ?

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

albertino rakipi | 1 Mar 2009 12:34
Picon
Favicon

Misteri i vdekjes së Odise Andreuços dhe lufta fetare gjatë revolucionit grek

Misteri i vdekjes së Odise Andreuços dhe lufta fetare gjatë revolucionit grek

http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=12435&l=a

Nga Abedin Rakipi

Odise Andreuço ishte nje nga heronjte e Revolu

cionit Grek. Ai lindi ne Prevezë ne 1788, edhe pse 

familja e tij ishte me origjine nga fshati Livanat. 

Babai i tij ishte klefti Andrea Andreuço, i cili ishte 

bere vellam me Ali Pashe Tepelenen. Odiseja u rrit ushtarakisht ne oborrin e Vezirit te Janines ju bashkua
armates se Ali Pashe Tepelenes dhe u be nje nga oficeret e tij, por ne 1818 pasi u be anetar i organizates
grekperhapese Finiqi Eteria. Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte
goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për
fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të
Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të
kryengritësve beotianë e thesalianë.(Shih Enciklopedia Jugshqiptare fq. 218) Ne vitin 1821
Beratasi Omer Vrioni dhe Mehmet Qose po i afroheshin Peloponezit me 8000 ushtare shqiptare qe perbenin
armaten e tyre. Pasi thyen rezistencen greko-arvanite prane lumit Alamana te perbere prej 1500 kleftesh
arvanito-greke, dhe pasi ekzekutuan arvanitin grekofil Thanas
 Dako i cili kishte sherbyer gjithashtu si mercenar ne ushtrine e Ali Pashes , Omeri dhe Mehmeti po i
afroheshin gjithnje e me shume Peloponezit ku ishte dhe epiqendra e kryengritjes. (1) Odise Andreuço me
disa qindra burra i zuri prite Omer Vrionit dhe Mehmet Qoses prane Graves, i ndihmuar gjithashtu nga
arvanitet e tjere Dhimiter Panurjai dhe Jani Dovonoti. Pas nje beteje te ashper e njohur gjithashtu edhe
si beteja e Graves, ku pati me shume te vrare nga ana e shqiptareve te Omer Vrionit, Odiseja dhe miqte e tij u
thyen dhe u detyruan te terhiqen me ne thellesi drejt Rumelise. Greket kete beteje duke qene se shqiptaret
e Omer Vrionit paten shume humbje e konsiderojne si fitore te Odise Andreuços. Por lavdia e Andreuços
nuk vazhdoi gjate sepse ai u akuzua nga kundershtari politik i tij shqiptari Jani Koleti se kishte lidhje
te fshehta me Turqit.Po kush ishte Jan Koleti? . KOLETI, Jan(1773-1847) . Lindi në fshatin Sëràkë të
Thesalisë. Bir i
 një çami dhe i një nëne vllahe shqipfolëse, prej banorëve shqiptaro-vlleh të faqeve perëndimore
të vargmalit Pind. Pas mbarimit në Itali të studimeve universitare për mjekësi, u ftua nga vezir A.
p. T. dhe u ngarkua me detyrën e mjekut të tij dhe të bijve të vet; më pas u caktua këshilltar politik
dhe përkthyes i vezirit. Më 15.I.1822 u ngarkua me detyrën e M.P.B. dhe të M. Luftës, duke
zëvendësuar Noti Boçarin, i cili në atë kohë ishte ngujuar në kalanë e Mesollonjës. Me t'u
vrarë A. p. T. kaloi në rreshtat e kryengritësve, të cilët e caktuan kryeministër të Greqisë,
edhe pse ende e pakrijuar. Iu kundërvunë plot krerë kryengritës, sidomos Odhise Andrucua.. Shumë i
hollë, sipas udhëzimeve të arvanitit, Jorgo Kondurioti, iu vu punës për të tulatur ndërkryesit
kundër vetes së vet në atë periudhë rrëmuje që sundonte në Greqi. Sipas Thimi Mitkos e disa të
tjerëve, ai u bë nxitësi kryesor i
 shqiptarëve për kryengritjen e vitit 1847, të kryesuar nga Zejnel Gjoleka me shokë.( I. M. Q., F.A.I.
H., dos. 2).(8)

Ai pasi e akuzoi Odise Andreuçon si tradhetar bashke me njerez te tjere ja hoqen komanden nga duart
Odisese. Perfundimisht Odise Andreuço ne vitin 1825 u arrestua nga qeveria revolucionare dhe u burgos
ne Akropolis te Athines. Komandanti i ri Jani Gura qe ishte dikur krahu i djathte i Andreuços dhe
gjithashtu arvanit si ai e ekzekutoi ate ne 5 qershor 1825. Jani Gura ishte kleft(kusar) arvanit, i cili
nen urdhrat e Odise Andreuços mbrojti Akropolin dhe Athinen ne vitin 1822. Odise Andreuço perdorte si
strehim dhe baze te fshehte te tijin nje shpelle ne malin Parnasos te cilen ai e quante Drakospilia. Brenda
shpelles kishte nje seri shpellash te tjera por me te vogla ne nivele te ndryshme, te mbushura me arme,
municione, ushqime, vaj, vere, ullinj etj. Nga maja e shpelles syri te shihte shume larg dhe shume lehte
mund te dalloje afrimin e çfaredo lloj armiku qe afrohej. Odiseja ishte i sulmuar shpesh here nga forcat e
Jan Koletit dhe miqte e tij,
 por me ne fund ai vendosi te dilte ne shesh pas thirrjes qe i beri miku i tij Gjergj Karaiskaqi me fjalet:
"Vetem arinjte rrine neper shpella, jo luanet si biri i Andreuços." Pas kesaj thirrjeje Odise Andreuço
doli nga shpella dhe beri "Kapakia" me Omer Pashen. Fjala kapakia nga osmanishtja do te thote pajtim, ose
marreveshje paqeje. Pas kesaj marreveshjeje me Omer Pashen, bashke me trupat e pakte te tij ju bashkuan
edhe 400 shqiptare qe luftonin kunder kryengritesve greke. Ishte pikerisht kjo marreveshje qe do te
perdorte Jan Koleti i cili asokohe ishte edhe minister i luftes, dhe Jani Gura per ta akuzuar Odise
Andreuçon si tradhetar dhe bashkepunetor me turqit. 400 shqiptaret ju dhane atij nga Omer Pasha Vrioni
qe ta mbronin ate nga persekutoret e tij me kusht qe Odise Andreuço te mos luftonte me tashme ne anen e
kryengritesve por kunder tyre. Pas kesaj marreveshjeje truproja e tij personale u be nje musliman i
quajtur Mustafa. Gjithsesi Odise
 Andreuço nuk luftoi kurre drejperdrejt kunder trupave te arvaniteve Gura dhe Kryezoti qe luftonin ne
anen greke, dhe me ne fund Odise Andreuço u dorezua pas premtimit te mikut te tij arvanit Jani Gura se asgje
e keqe nuk do ta gjente. Gura i etur per pasuri pasi zuri Odise Andreuçon dergoi nje pjese te trupave tek
shpella keshtjelle e Odisese duke qene i sigurt se ai fshihte atje thesare te rralla. Trupat e tij
kontrolluan çdo kend te shpelles Drakospilia. Odise Andreuço u burgos ne nje nga celulat e Akropolis
dhe u torturua per dy muaj rresht nga njerezit e ish krahut te djathte te tij Jan Gures qe te tregonte se ku i
kishte fshehur thesaret e tij. Jani Gura kishte nje siguri te tmerrshme se Odiseja fshihte thesare te
medhenj. Ndoshta ngaqe ai per vite me rradhe kishte qene zevendesi i Odisese dhe ndoshta kishte pare me
syte e tij thesare te grabitur nga Odiseja neper fshatrat myslimane te Rumelise. Gjithsesi ne 5 qershor
1825 kater burra nen
 urdhrat e arvanitit Jani Gura te quajtur Mamuri, Trendafili, Papakosta dhe Theohari e mbyten Odisene dhe
trupin e tij e hodhen nga kulla qe vrasja te ngjante si nje tentative arratisjeje. Duhet theksuar fakti se
lufta nderrmjet Armatoleve dhe klefteve(kusareve, pirateve detare) greko-arvanite ishte shkaku i
perçarjes se revolucionisteve. ARMATÓLË,~T(Të armatosurit) . Françesk Tajani në veprën e vet
"Le Istorie Albanesi -Epoca Terza"(Salerno, 1886, fq. 34) shkruan se ata përbënin një njësi të
armatosur ushtarake të përbërë prej shqiptarësh myslimanë dhe të krishterësh që kishin
fituar disa të drejta, ndër të cilat edhe të drejtën e mbajtjes lirisht të armëve; në rast nevoje
shërbenin si ushtarë. Ai vëren se valiu (guvernatori) i Thesalisë ngriti një tabur të rregullt dhe
e pëdori për të përballuar sulmet e kleftëve (kaçakëve grekë). "Pikëpamjet e përbashkëta
të tyre bënin që të quheshin si tepër të
 afërt dhe me të vërtet të frymëzuar nga e njëjta ndjenjë kundër të huajve dhe nga ndonjëherë ia
delnin mbamë", thekson F.T. Shqiptarët myslimanë të përmbledhur në taburët e posaçëm
ushtarakë, të përbërë nga armatolët quheshin skipetari, "armiq të përbetuar të grekërve".
Duke qenë të lidhur (takim) me kristianët, patën shkaqe të papërmbajtshme për përdorimin e
armëve. Hapat e guximshme të Ali pasha Tepelenës i bënë të mendohen disi shqiptarët ortodoksë,
të cilët e çmonin më mirë se gjithë të tjerët, sado që urrenin bashkëkombësit fetjetër,
shumë të guximshëm -njëlloj si ata- të fortë ndaj lodhjeve të ushtarit dhe njohës të përkryer
të vendeve. SH-S. Frashëri në Kamus-uk Alam V. I, fq. 139 thotë se taburi i parë i armatolëve u ngrit
në kohën e Jonuz sulltan Selimit. Një tabur prej armatolësh ngriti edhe Ali pasha Tepelena; në të
bënte pjesë edhe Marko Boçari., "po pas
 vrasjes së tij ai tabur kaloi në anën greke. Odise Andreuço ishte dikur armatole ne sherbim te Ali
Pashes dhe pasi beri marreveshjen e famshme te pajtimit me Omer Vrionin, i premtoi atij se do te rivihej
serish ne sherbim te tij si Armatole, ashtu siç kishte qene dikur ndersa armiqte e tij ishin klefte, pra
kundershtare te dikurshem te Armatoleve. Disa bashkekohore thone se Odisea ne ato kohe pranoi edhe
islamin. Por nje fakt tjeter i rendesishem ishte edhe perçarja gjate revolucionit grek te heronjve te
tij ne tre parti si me poshte: "Rusian Party", "British Party", "French Party". Keta tre parti politike te
mbeshtetura secila nga Rusia, Anglia, dhe Franca, perfaqesonin interesat e secilit nga shtetet e
lartpermendur gjate dhe pas Revolucionit Grek. Ishin pra keto tre parti nga te cilat u ndane edhe
Revolucionistet, gje e cila çoi edhe ne krijimin e klaneve dhe grupeve kundershtare brenda perbrenda
Revolucionit. Keto klane dhe grupime politike
 te sapoformuara çuan ne nje lufte nderrmjet tyre, e cila kaloi ne vrasje, akuzime, tradhetime, perplasje
politike, burgosje etj. Psh Lideri i pare i te ashtuquajtures Partia Ruse ishte Jani Kapodistria, i cili
filloi karrieren si nje diplomat rus dhe u shqua ne Kongresin e Vienes(7). Por per shkak te luftes se
brendshme partiake qe mbizoteronte ne Greqi ne ato kohe Kapodistria u vra ne vitin 1831. Arsyeja e vrasjes
se Kapodistrias ishte se ai edhe pse zhvillonte politika pro-ruse ishte kunder formes se qeverisjes
autokratike qe perkrahte Rusia. Dhe tashme dihet qe kur peshku i vogel nuk ben lojen e peshkut te madh, ai
hahet. Pasardhes i tij ne krye te Partise Republikane Ruse u vendos Theodhor Kollokotroni. Partite
pro-britanike dhe pro-franceze ne opozite me Partine Ruse ne vitet 1853-1854 ishin kunder perdorimit te
irredentisteve greke per te zgjeruar kufijte e Greqise se asokohe ne dem te Perandorise Osmane, ndersa
Rusia provokonte te kunderten,
 duke i nxitur irredentistet greke qe te benin inkursione ne territorin Osman per te krijuar instabilitet
ne rajon. Keshtu Partia Ruse u be shume aktive ne inspirimin e revoltave anti-osmane ne Greqi. Keshtu ne
kete menyre ne vitin 1854 me nxitjen dhe ndihmen e Rusise filluan disa sulme irrdentistesh greke drejt
veriut qe perfshine edhe çamerine e asokohe. Spiridon Karaiskaqi(djali i Gjergj Karaiskaqit sebashku
me Theodhori Bua Griven ne krye te 3000 andarteve kryengrites greko-arvanite vershuan ne çamerine
lindore duke e djegur ate deri afer Kallamait. Fshatra te tera u masakruan dhe u dogjen; motoja e tyre ishte
"Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken." Pra lufta e brendshme nderrmjet fraksioneve te
ndryshme politike ne gjirin e Revolucionit Grek beri qe bashkeluftetaret kryqtare tashme te vrasin
njeri-tjetrin. E njejta gje ndodhi edhe me Odise Andreuçon. Edhe pse studiues bashkekohore si Arben
Llalla dhe Aristidh Kola ngrejne tezen se
 ai u vra nga rryma anti-arvanite, ose me sakte nga greket ultranacionaliste gjate kohes se revolucionit,
kjo eshte nje e pavertete sepse faktet historike provojne te kunderten. Ai u vra me urdher te
bashkeluftetarit te vet Jani Koleti, dhe nga ish-krahu i djathte i tij Jani Gurra, te dy shqiptare
ortodokse. Ne luften e revolucionisteve grek per tu shkeputur nga Perandoria Osmane ishin shumice
shqiptaret ortodokse qe morren pjese. Lufta e tyre per "fitoren e kryqit mbi gjysmehenen" eshte shenuar
shpesh ne faqet e disa autoreve shqiptare ortodokse, si nje lufte e kombit tone per çlirim nga zgjedha
osmane, por kjo teze eshte fallco dhe mese e gabuar, sepse keta revolucionare, te gjithe anetare te
organizates grekperhapese Finiqi Eteria, perpara se te luftonin kunder turqve luftuan kunder
bashkombasve te tyre myslimane. Kete gje e verteton vete lufta e Misollongjise, ku forcuan qe shtypen
revolucionin ishin te perbere krejtesisht prej shqiptaresh
 myslimane, te drejtuar nga Omer Pashe Vrioni, nga Berati, Karamahmud Bushatlliu nga Shkodra, Ibrahim
Pasha, i Egjiptit, djali i legjendarit Mehmet Ali, fondator i Egjiptit modern, Mehmet Qose prej Kosoves
etj, ndersa forcat revolucionare drejtoheshin nga shqiptare ortodokse qe luftonin per kryqin dhe
Greqine si Marko Boçari, Gjergj Kollokotroni, Odise Andreuço, Laskarina Bubulina, Gjergj
Karaiskaqi, etj. Kjo tregon qarte se revolucioni grek i 1821-1830 nuk ishte aspak revolucion
greko-shqiptar kunder zgjedhes Osmane, siç e paraqesin disa, por REVOLUCION ORTODOKS PROGREK , ku
ortodokset luftuan per kryqin dhe per Greqine. Tentativat e sotme te autoreve arvanitomane, per ti dhene
njerezve si Andreuço, Boçari, Karaiskaqi etj nje vend te lavdishem ne historine e kombit shqiptar, nuk
jane veçse tentativat keqedashese te inspiruara nga Megali Idea per te zevendesuar heronjte e vertete
te kombit shqiptare me heronj pro-greke qe brezat e ardhem mos te
 kene opsion tjeter perveç atij qe te jene kusherinj ne gjak dhe ne zemer me Greqine. Keto tentativa bejne
pjese ne platformen e madhe qe Greqia dhe grekomanet shqipfoles po zhvillojne ne akademite shqiptare per
te zhdukur identitetin tone kombetar dhe per ta zevendesuar ate me heronj qe luftuan per Greqine, duke i
lene femijeve apo niperve tane opsionin e vetem e dashurise per heronjte e tyre kombetare qe do te thote
automatikisht "Dashuri per Greqine". Ne vitin 1991 gjenerali kryqtar-athino- fanarit gjithashtu
keshilltar i kryeministrit grek, N. Grilaqi ne takimin me Azem Hajdarin fajesoi shqiptaret sepse keta te
fundit kishin luftuar kunder grekeve. .(Fletorja "Ballkan", dt. 8.5.2004) Besoj se tashme eshte e qarte
per lexuesit se kush luftoi kunder revolucionit grek dhe grekeve nder shekuj dhe kush luftoi per
revolucionin grek dhe Greqine ne shekuj. Nder te tjera N. Grilaqi i tha Azem Hajdarit: "Ju shqiptarët
jeni populli më i pavlefshëm i
 rruzullit që nga lindja e tokës. Jetoni tërësisht nga Greqia...". Ndaj besoj se shqiptaret duhet te
jene vigjilente qe edhe historine dhe heronjte e tyre kombetare te mos behen greke, apo progreke qe dhane
jeten per revolucionin grek, dhe pavaresine e Greqise. 

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

Senad Maku | 1 Mar 2009 22:02
Picon
Favicon

Ku vërtetë e ka vendin Nënë Tereza? Një qasje shkencore dhe fetare


 

Ku vërtetë e ka vendin Nënë Tereza?

Një qasje shkencore dhe fetare

 

Kushtrim Janina

Historian

 

"Më mirë është të ndodhin padrejtësi së sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë" – Johann Wolgang GOETHE, filozof i madh gjerman i cili pranoj Islamin.

 

Këtë reagim po e shkruaj pak të gjatë për lexuesit, por gjithsesi tepër të shkurtë për të gjithë ata që kanë sy, kokë, mendje dhe janë të interesuar të dijnë se ku vërtetë e ka dhe duhet ta ketë vendin Nënë Tereza. Reagimi vjen si pasojë e një polemike që u shkaktua pas kryelajmit në gazetën e përditshme të Kosovë “Express” me titull “Gjykimi i Imamit për Nënën Terezë”. Gazeta e datës 23 shkurt 2009 në brendi ia kushton gati dy faqe, faqet 8-9, një ligjerate të imamit Dr. Shefqet Krasniqi kur ai i ka thënë xhematit se “Nënë Tereza e ka vendin në ferr”. Në audio inçizimin e vendosur në internet Dr. Krasniqi dëgjohet duke thënë se “[Nënë Tereza] e ka vendin midis xhehnemit, fellë”. Reagimi i parë në formë të shkruar erdhi nga Halil Matoshi, gazetar i Express-it. Komenti i tij u botua, ku tjetër pos në gazetën ku Halili është gazetar. Si duket, ishte një veprim i koordinuar i vet gazetës, e jo trajtim i drejtë i problemit. Po e marrim paragrafin kryesor, mbi tekst, nga reagimi z. Matoshi me titull “Krasniqi në ferr”, i botuar më datën 24 shkurt 2009, faqe 2.  

“Nga këndvështrimi i Shefqet Krasniqit për fjalën e lirë, do të mund të them se vet ai është i gatuar për ferr, sepse përfaqëson të keqen universale, dhe kjo që them, sipas botëkuptimit tim, është e barasvlershme me të vërtetën e tij konstante “përjashtuese nga parajsa” për të gjithë jomyslimanët, aq më tepër kur përfaqësojnë të mirën universale.”

E kuptuat këtë paragraf mirë? Nuk po hyjmë në brendi të komentit ku Halili ka llapaqit dhe sha sa ka mundur.
Të dashur lexues,

Qëllimi i këtij punimi shkencor është të gjindet vendi i saktë ose i përafërt në këtë dhe atë botë për Nënë Terezën, Dr. Krasniqin, dhe Halil Matoshin. Në këtë punim shumë të shkurt do të përdorim argumente të forta shkancore. Të gjitha argumentet e prezentuara janë të hapura për vërtetësi në tërë botën, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Kushti i domosdoshëm për kuptimin dhe vërtetimin e argumenteve është që, secili duhet të ketë një shkallë të pranueshme të inteligjencës njerëzore. Nëse jeni të prirur të besoni në gënjeshtra, propagandë mediale, llapaqitje dhe sharje të komentusve nepër gazetat e tyre të paguar nga qarqet shpifëse, lexues të dashur, ndaloni këtu dhe mos e vazhdoni leximin e këtij punimi. Kthehuni tek komentet me sharje nëpër gazeta sikur ai i belbanit Halil Matoshi.[1] Ju që besoni Zotin dhe faktet shkencore, u bëjë thirrje të vazhdoni leximin.

 

 

Çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza për njerëzimin dhe shqiptarët?

 

Miti i Nënë Terezës është krijuar nga Vatikani dhe propaganda mediale. Nuk ka asnjë fakt që mund të vërtetohet se ajo u ka ndihmuar të varfërve praktikisht. Tërë ndihma e saj të varfërve kanë qenë gënjeshtrat, mashtrimet dhe zhdukja e varfërisë me fjalë që Vatikani dhe mediat i shpifnin si fjalë të Zotit. Ju lutem, të dashur lexues, gënjeshtrat dhe shpifjet e Nënë Terezës nuk ishin, nuk janë, e kurrë nuk do të jenë fjalë të Zotit. Nënë Tereza praktikisht vetëm i ka sjellur dhe vazhdon të i sjell të këqija njerëzimit, e më së shumti shqiptarëve. Për Nënë Terezën janë shkruar shumë libra sipas qejfit, propagandës, ëndrrave, gënjeshtrave dhe qëllimeve djallëzore. Lexues të dashur, pse nuk uleni edhe ju pranë kompjuterit dhe të shkruani çka të doni në favor të Nënë Terezës? Edhe ne kemi mundur ta bëjmë këtë. Po ua lëjmë juve sepse ne nuk e kemi ndërmend të merremi me fantazira. Bota nuk është e ndërtuar në bazë të fantazirave. Bota vepron në bazë të argumenteve. Në vijim ne prezentojmë vetëm një pjesë të vogël të argumenteve. Nëse nuk jeni të interesuar në argumente që mund të i vërtetoj secili që ka sy dhe mendje të shëndoshë, ju lutem prej toke deri në qiell edhe njëherë: ndaloni leximin këtu. Për të gjithë të interesuarit në thash e themet dhe propandën për Nënë Terezën sqarimi u dha më lartë.

 
1.   Nënë Tereza e Kalkutës
 

Ne dijmë se Nënë Tereza, emri i saj i vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, nuk ka qenë nga Kalkuta. Ajo ishte nga kombi më i varfër, më i sakatosur, më i prapambetur dhe më budallë i Evropës të quajtur shqiptar. Në rregull. Nga ky komb del një grua për të zgjidhur së pari problemet e Kalkutës duke anashkaluar në tërësi problemin e kombit të vet. Edhe kjo në rregull. Shumica e atyre shqiptarëve të arsyeshëm dhe të gjithë njerëzit e botës me mendje të shëndosh habiten pse Nënë Tereza shkoi për ta luftuar varfërinë në Kalkutë dhe Indi si një shtet armik i shqiptarëve, e nuk bëri gjë për shqiptarët ose kombin që i përkiste? Hipokrizia e tillë nuk fillon e as nuk mbaron këtu. Ka edhe shumë argumente për ata shqiptarë të arsyeshëm që duhet të dihen, sepse bota e arsyeshme i di.. Sicilit shqiptar me inteligjencë të kufizuar duhet së pari të di diçka për Kalkutën dhe historinë e saj. Hë pra, shkurtimisht çka është Kalkuta?

Kalkuta ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Britanike të Raxhit (British Raj). Raxhi Britanik ka përfshirë territorin e sotëm të Indisë, Pakistanit, Banglladeshin, Nepalin, Butanin, Birmaninë, Singaporin dhe Somalilandin Britanik.[2] Një sipërfaqe gjeografike prej 5..244.246km2. Vetëm India me 3.287.263km2 quhet nënkontinenti Indian, e lërë më rajoni me mbi 5 milion km2. Sot ky rajon gjeografik ka 1.565.165.183 banorë. Po të ishte ende si shtet, do të rangohej i pari në botë për nga numri i popullsisë.

Përpos që ishte kryeqytet, Kalkuta ishte edhe qyteti, limani, qendra kulturore dhe ekonomike e Raxhit. Është plotësisht e qartë pse aviacioni i fuqishëm luftarak i Perandorisë Japoneze disa herë e ka bombarduar Kalkutën gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të parën herë me 20 dhjetor 1942, dhe për të fundit herë me 24 dhjetor 1944. Por nuk arriti do ta pushtojë dot.. Aviacioni luftarak japonez arriti ta shkatërroj flotën kryesore të SHBA-ve në Perl Harbur më 7 dhejtor 1941. Për një ditë. Ai po ashtu shkatërroj limanet dhe qytetet kryesore të Azisë si Hong Kongun, Xhakartën, Shangain, Manilën, Singaporin. Nuk po i përmendin të tjerat. Nga këto që i përmendëm, do ta veçojmë Singaporin si limanin që në vitin 2008 ka pasur më së paku banorë, “vetëm” 4.839.400. Shangai, Hong Kongu, Xhakarta, Manila janë në mesin e qytet-limaneve me numrin më të madh të banorëve në botë.. Të gjitha ishin pushtuar nga Armata e Perandorisë Japoneze. Sulmi në Hong Kong filloj më 8 dhjetor 1941, vetëm 8 orë pas sulmit në Perl Harbur të SHBA-ve. Ndryshe nga sulmi në Perl Harbur ku puna u krye për një ditë duke e shkatërruar flotën kryesore të SHBA-ve, beteja e Hong Kongut zgjati deri më 25 dhjetor 1941 dhe përfundoj kështu: nga gjithsej 15.000 ushtarë sa i kishte Britania dhe Hong Kongu, 4.500 ishin të vrarë dhe plagosur, dhe 8.500 robër lufte të dorëzuar ushtrisë japoneze. A e dini pse beteja zgjati më shumë se dy javë dhe Hong Kongu nuk ra ose u shkatërrua shpejt si Perl Harburi? Përgjigje: Hong Kongu ishte nën sundimin e Raxhit Britanik. Perandoria Britanike deri atëherë ishte më e madhja në botë që ka njohur njerëzimi. Japonezët nuk e kishin lehtë me ta sikur me amerikanët. Pas Hong Kongut, japonezët sulmojnë Singaporin. Atë e marrin për një javë (7-15 shkurt 1942), e krahas tij zëjnë rob rreth 80.000 ushtarë të Perandorisë së Raxhit të përbërë nga britanikë, australianë dhe indianë. Uninston Çërçilli e kishte quajtur atë disfatë, dhe ashtu është e vërtetuar deri në ditët e sotme, si “tragjedia më e madhe” dhe “kapitullimi më i madh” në historinë e Britanisë. Gjatë pushtimit të limaneve, japonezët së pari shfrytëzonin aviacionin për të fituar epërsi në ajër dhe pushtim më të lehtë në tokë. Kur erdhi në pyetje sulmi ndaj limanit të Kalkutës, nuk bëhej fjalë për betejë disa ditëshe, jave, muaj, por vite. Japonezët nuk arritën të marrin Kalkutën përkundër se e bombarduan fuqishëm nga ajri disa herë gjatë dy viteve. India ishte vend i varfër por kryeqyteti i Perandorisë Britanike të Raxhit doli të jetë më i fortë se Perl Harburi, Hong Kongu, Shangai, Singapori, Xhakarta, Manila e shumë limane tjera të njohura në Azi. A thua more Zot, çka e çoj Nënë Terezën në Kalkutë? Ta luftojë varfërinë? Pse pikërisht në Kalkutë, e jo në çdo qytet dhe rajon tjetër të Indisë? Nuk po themi pse nuk erdhi Nënë Tereza ta luftojë varfërinë diku në trojet shqiptare që janë më të varfërat në Evropë. Ani nashtë pse ka shku ta luftoj varfërinë në Indi me numrin më të madh të popullsisë në botë pas Kinës (edhe dy dekada India do të jetë para Kinës me popullsi), të shkoj aq larg atje, e të mos kthehet këtu në Evropë për ta luftuar varfërinë në kombin e saj, gjysma e të cilit ishin me standard jetësorë të kafshëve? Hëh! S’ka përgjigjeee! Kjo i bie kështu, çohet sot një femër nga një vend shumë i varfër i Afrikës për ta luftuar varfërinë në Londër. Ose, çohet një femër nga Kosova për ta luftuar varfërinë në Nju Jork. Të jeni të bindur se edhe në Londër dhe Nju Jork ka të varfër brenda qytetit, bile shumë, e më shumë në rrethinat e tyre. Pyetja për femrën shqiptare do të ishte: pse pikërisht në Londër dhe Nju Jork duhet të luftohet varfëria kur ju vini nga kombi më i varfër i Evropës? Hëh! Çka do i thuash? S’ka përgjigjeee!

Tani po kalojmë pak në argumentet dhe faktet e gjalla se çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza në Kalkutë, si e luftoj ajo varfërinë, sa dhe me çka i kontribuoj ajo njerëzimit, dhe çfarë vlere paraqet? Janë bërë shumë dokumentare dhe shkruar shumë vepra për veprimtarinë e Nënë Terezës. Ne nuk do të bazohemi as në ato që janë pro e as ato kundër. Do të bazohemi në fakte që mund të vërtetohen nga gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Në shkrimet dhe librat e gënjeshtërta të shqiptarëve që nuk i marrin parasysh faktet nuk do të bazohemi hiq se hiq. Nuk do të bazohemi as në librat kritikues të botuara nga autorët si Kristofer Hiçins që Nënë Terezën e portretizon si “Engjulli i Ferrit”. Ngadalë, mos u ngutni ju lutem, as ju që jeni mbështetës të Nënë Terezës e as ju që u pëlqen vepra e K. Hiçins. Nuk është detyrë e jona të ua mbushim mendjen se a ka të drejtë Hiçins-i e shumë autorëve me famë botërore që kritikon minsionin e Nënë Terezës dhe të tjerët që kanë shpikur gënjështra nga më të poshtrat për të mirat e paqena të saj. Qëllimi ynë është që ju të njiheni me veprat e vërteta ose të bërat e Nënë Terezës. Kush mund të jetë njeriu më kompetent në këtë botë dhe me fakte të gjalla për studimin e veprës së Nënë Terezës? Askush tjetër pos Dr. Arup Çaterxhit (Aroup Chatterjee), i lindur dhe rritur në Kalkuta, është marrë me veprimtari humanitare për të varfërit në Kalkuta, ka përcjellur të gjitha të bërat e Nënë Terezës në çdo hap të saj në Kalkuta me video xhirime, inçizime të bisedave telefonike dhe gjatë takimeve në terren, e çka mos tjetër. Që je lexuesi ta kuptoj edhe më mirë, Dr. Çaterxhi është studiuesi dhe humanisti që e ka pasur veprimtarinë e Nënë Terezës në Kalkuta nën llupe të plotë deri në vdekjen e saj dhe pas vdekjes. Ne mund të flasim dhe shkruajmë çka të dojmë pranë televizionit dhe kompjuterit. Ne që jemi qënie njerëzore duhet të u besojmë fakteve të gjalla. Kushdo që është i interesuar, ju lutem merrni ato fakte të gjalla të prezentuara në librin e Dr. Çaterxhit të përkthyer edhe në shqip. Prezentojani secilit shqiptar të gjeneratës së tashme dhe të ardhme, që ata të jenë të kujdesshëm ndaj miteve të frikshme satanike rreth Nënë Terezës. Me këtë veprim ju i lironi shqiptarët nga idhujtaritë dhe veprat e dreqit. Mos u çuditni aspak pse Zoti është duke i dënuar shqiptarët si komb derisa ata besojnë në shpikjet djallëzore, mitet dhe propagandën për Nënë Terezën.

 

Faktet e gjalla rreth Nënë Terezës në librin “Nënë Tereza – Vendimi Final”, nga Dr. Aroup Chatterjee, botoi Jehona Study Center, Kombinat, Tiranë, libër i përkthyer, botimi i parë i verzionit origjinal të vitit 2003, 441 faqe.[3] Këtu prezentohen edhe fakte tjera që libri i ka harruar.     

 

2.   Në brendi të fakteve për Nënë Terezën

 

“Gjatë këtyre tre viteve në Përendim, unë arrita të kuptoj që qyteti i Kalkutës ishte sinonim i vuajtes më të keqe njerëzore dhe degradimit në sytë e botës”, thotë autori në hyrje të librit në faqe 9, botimi në shqip. Në të njëjtën faqe pak më poshtë, autori thotë:

“Gjatë këtyre njëzet e shtatë viteve të mia, këtu në Kalkuta, nuk e kam parë kurrë një skenë të tillë”. “Unë nuk e kam në gjak Kalkutën..” Ajo çka e ka tmerruar shumë autorin ka qenë portretizimi i Kalkutës nga propaganda mediale si sinonim i varfërisë, tragjedia e vuajtjes së njerëzimit. Se kjo është shpifje e dreqit e jo e ndonjë qenie njerëzore të arsyeshme që ka sy, ka dëshmi të forta. Kalkuta ka qenë, është dhe mbetet krenaria e Indisë. Asnjë qytet dhe rajon tjetër në Indi nuk e ka këtë epitet me fakte. Në faqe 10 autori shënon:

“Është  e përhapur shumë shprehja se “atë që Bengali (shteti ku Kalkuta bën pjesë) e mendon sot, India e mendon nesër”. Në shtetet tjera nuk ka këso shprehje. Nuk thuhet “atë që e mendon Nju Jorku sot, Amerika e mendon nesër” ose “atë që Durrësi e mendon sot, Shqipëria e mendon nesër”. Thuhet vetëm “atë që Kalkuta e mendon sot, India e mendon nesër”. Citati në faqe 10 vazhdon “Një shprehje indiane thotë: “Nëse ju keni një banor të Kalkutës, ju keni një poet. Nëse keni dy të tillë, ju keni një parti politike ndërsa me tre, ju keni dy parti politike”. Në faqen e Wikipedia-s thuhet: “Kolakta is noted for its revolutionary history, ranging from the Indian struggle for independence to the leftist and trade union movements”.[4] Në shqip do të thotë: “Kalkuta është e njohur për historinë e saj revelucionare, duke filluar nga lufta indiane për pavarësi deri të lëvizjet majtiste dhe të sindikatave”. Çka në të vërtetë është Kalkuta, duhet të hulumtoni mirë operacionet e aviacionit të fuqishëm luftarak të Perandorisë Japoneze, i cili fundosi flotën kryesore të SHBA-ve brenda një dite, pushtoj Shangain, Hong Kongun, Manilën, Xhakartën, Singaporin brenda disa ditëve, por nuk arriti dot të marr Kalkutën për dy vite të bombardimeve. Sot, mesatarja e shkollimit ose alfabetizmit të Kalkutës prej 81% e i tejkalon të gjitha mesataret e rajoneve tjera të Indisë të cilat arrijnë afër 80%.[5]

  Duke mos mundur të pajtohet në sytë e botës për shpifjet, satanizimin dhe përbuzjen e skajshme që Nënë Tereza si spiune e Vatikanit po i bënte krenarisë numër një të nënkontinentit Indian – Kalkutës, Çaterxhi në faqe 10 të librit thotë: “Si njëri i drejtë, e kam të vështirë t’i kuptoj gënjështrat dhe mashtrimet”. Tani lexues dhe bashkëkombas të dashur, merrni parasysh një fakt që do të u lë pa fjalë, e idhujt e Nënë Terezës mund të i lë edhe pa frymë. Shih citatin e autorit në faqe 10 të librit:

 

“Gjithashtu gruaja ime, e rritur dhe e edukuar në Irlandë (një katolike romane), e mashtruar nga mitologjia e Nënë Terezës, u zemërua kur shkoi në Kalkuta duke u përballur me realitetin dhe u largua nga trillimet rreth Nënë Terezës”.

 

Gruaja e Çaterxhit katolike romane e rritur dhe edukuar në Irlandë! Aiiiiii, ih, ih, ih! Edhe në Irlandë Çaterxhi përmes gruas së tij e ka pasur Nënë Terezën nën llupe të plotë. Edhe njerëzit nga planetet tjera pa kurrfarë ideje rreth Nënë Terezës do të ishin në gjendje ta studiojnë misionin e saj për mrekulli vetëm nëse autori i planetit tjetër është i martuar me një katolike romane të rritur dhe edukuar në Irlandë dhe në bashkëveprim të drejtpërdrejtë me Nënë Terezën, e lërë më Çaterxhi që, përpos kësaj, vet është nga Kalkuta dhe e ka pasur nën llupe Nënë Terezën me video dhe audio inçizime, fotografi, e shumë tjera. Çaterxhi megjithatë nuk bazohet në përvojën e hidhur të gruas së tij me Nënë Terezën por i prezenton faktet që i ka mledhur vet. Krejt ato fakte mund të ia jep televizioneve shqiptare dhe secilit shqiptar që i intereson diçka për Nënë Terezën. Thirreni gruan e Çaterxhit në debat televiziv që të i tregoj me fakte llapaqenit Halil Matufi, ashtu desha të them Matoshi, më falni në shprehje, se çfarë “vlere” universale paraqet Nënë Tereza.

Libri ka gjithsej 14 kapituj. Secili kapitull sjell fakte të tmerrshe për veprimtarinë djallëzore të Nënë Terezës. Kapitulli i parë mban titullin: “Ajo vraponte nepër vende ku ne nuk do të shkonim kurrë”. E cilat ishin ato vende? Më të shpeshtat: Roma, Nju Jorku, Londra dhe vilat në Papua Guinea e Re të rezervuara për njerëzit tepër të pasur të botës. Nënë Tereza quhej e Kalkutës por ajo rrallë qëndronte në Kalkutë. Ku është Nënë Tereza? Në aeroport, takim me Papën, takim me Reganin, princeshëm Diana, në vilat superluksoze në Papua Guinea e Re. Kapitulli tregon se si prostitutat indiane kishin dalur në rrugë jo për t’u shitur por për të mbledhur ndihma për viktimat e përmbytjeve, ndërkaq Nënë Tereza ikte sa herë ndodhnin fatkeqësi natyrore. Kur qëllonte në Kalkuta, Nënë Tereza me fjalë mitologjike pengonte punën e organizatave tjera humanitare. Ndihmat që bëheshin nga të tjerët propaganda mediale ia adresonte meritës së Nënë Terezës.

Kapitulli i dytë: Ekumenikal me të vërtetën: Përralla të pabesueshme prej shenjtori.

Tregon për pohimet e Nënë Terezës që nuk kishin fare lidhje me realitetin në asnjë rrethanë. “Ajo tregonte shumë nga ato që disa njerëz i quajnë “gënjështra të bardha”, faqe 31. Në Kosovë këto quhen “rrena të kulluara”. “Unë kam harxhuar ditë pa fund, duke filmuar me një kamera, përballë Shishu Bhavanit dhe e di çfarë ndodhte aty.

        

 

2.1 Kush e zbuloj dhe formësoj mitin e Nënë terezës

 

Kapitulli i tretë: Si lindi miti – Marrëdhënia e saj me Mugerixhen?

Këtu do të ndalemi pak më shumë se kush e shpiki ose zbuloj mitin e Nënë Terezës. Zbuluesi i mitit të Nënë Terezës quhet Mallkollm Mugerixhi (Malcolm Muggeridge, 1903 – 1990), një gazetar, shkrimtar, spiun ushtarak, përkrahës i krimeve të Hitlerit dhe anti-semitist, satirist, dhe mbi të gjitha “shvaler” i përdalë ose dhunues. Kërkojeni në Google biografinë e tij, lexoni veprat e tij, dhe librat e shkruara rreth tij nga autorë eminent. Në faqe 58 Çaterxhi thotë se Mugerixhi në moshën 19 vjeçare u regjistrua në “Oratorinë e pastorit të mirë”, në Kembrixh, një shoqëri kjo e klerikëve të pamartuar anglikanë”. Burimi i saktë i kësaj fjalie është një libër i shkruar nga vet Mugerixhi me një autor tjetër (Gregory Wolfe, Malcolm Muggeridge: A Biography, Londër, Hodder & Staughton, 1995, faqe 43). Çaterxhi nuk thotë se Muggeridge ishte homoseksual për çka publiku që e ka njohur ka dyshuar shumë. Mugerixhi ishte 7 vjet më i vjetër se Nënë Tereza, një distancë e përshtatshme në moshë për “marrëdhënie” të cilat Çaterxhi nuk pati guxim të na i tregoj.

“Ai [Mugerixhi] e pati lënë gruan, Kitin, në Angli së bashku me një fëmijë një-muajsh (edhe dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj), por thuajse menjëherë pasi arriti në Kalkuta, filloj një lidhje dashurie me një indiane që quhej Kurshed, e që ishte gruaja e një biznesmeni të pasur. Në njëfarë mënyre, historia po përseritej; në kohën kur Kiti ishte shtatëzënë me djalin e tyre të parë dhe po shërohej nga tifoja, Muggeridge ndodhej në Rusi dhe kishte lidhje me një ruse, e cila ishte e martuar me një koleg të tij anglez...Megjithatë , si për ironi ishte Kiti ajo që e hodhi bombën e vërtetë, duke i treguar të shoqit se po priste një fëmijë nga njëfarë Majkëll Vivian (1907-1992), një diplomat i huaj. Midis Kitit dhe Muggeridge filloj një konflikt që që kishte në qendër abortin...Kiti u kthye në Angli por e mbajti fëmijën, Karlin...Karl Muggeridge vdiq tragjikisht në një aksident me ski në moshën 20 vjeçare...Ai [Mugerixhi] nuk mori pjesë në varrim, ndonëse në atë periudhë të jetës së tij, ishte bërë një kristian i devotshëm e i patundur. Në verën e vitit 1935, Muggeridge filloj një lidhje tjetër dashurie me piktoren dhe skulptoren e re, Amrita Sher-Gil, prindërti e së cilës ishin siikë, dhe sipas tij [Mugerixhit] , ata ishin çifutë hungarezë tepër vullgarë. Edhe pse Amrita i dukej e “lezetshme” në shumë aspekte, atij nuk i pëlqente fakti se “ajo” kishte bërë një abort” (faqe 60).

“Në të njëjtën kohë kur Amrita i dukej e “lezetshme” netëve, gjatë ditës shkruante në ditarin e tij se ajo “kishte ide të rëndomta e zemërim të keq, aspirata të pakta e sentimentalizë m të dobët” si dhe ishte “krejtësisht egocentrike, e vrazhdë, e llastuar, gjithmonë me të përziera”. Ky ishte Muggeridge tipik. Disa vite më vonë, pasi dëgjoj për vdekjen e Amritës, ai tha: “Dëgjova se ka vdekur në mënyrë misterioze në 1941, kur ishte vetëm 27 vjeç...Ai përçmonte gratë e pavarura dhe arrogante të klasës lartë e të mesme të qyetetit; duke qenë një sahib i bardhë, ai i kritikonte ato sy me sy” (faqe 61).

“Gjatë pjesës më të madhe të luftës (LBD), ai kishte detyrën e agjentit MI6 në vende të largëta, të tilla si Mozambiku, ku, nuk është e nevojshme të thuhet se vazhdoj të jepej pas femrave, duke vuajtur si zakonisht” (faqe 62). Çaterxhi nuk e ka hulumtuar vdekjen misterioze të Amritës por duke e ditur ekspertizën e Mugerixhit prej spiunit ushtarak të rrezikshëm të MI6 dhe qëndrimin në ditarin e tij kundër Amritës, nuk ka asnjë dyshim se atë e ka zhdukur me kurthë në mënyrë misterioze vet Mugerixhi.

“Gjatë viteve 1950 dhe 1960, Muggeridge jetoi një nga lidhjet më të famshme dashurore, atë me Ledi Pamela Berri, gruan e kryeredaktorit të “The Daily Telegraph” si dhe vajzën e Lordit Brikenhead, dikur Sekretar shteti për Indinë. Kiti Muggeridge e dinte se çfarë po ndodhte. Që në fillim të lidhjes së tyre, ajo (Ledi Berri) mbeti shtatëzënë (gjë që nuk është aspak e habitshme, kur dihej qëndrimi negativ që mbante Malkolmi ndaj çdo lloj kontrolli të lindjes). Por, gjatë shtatëzënisë, Pamela e humbi fëmijën e saj” (faqe 62).

“Në vitin 1953, vit në të cilin pati edhe lidhjen me Ledi Berrin, ai u shpreh: “Shkatërruesi i vërtetë i botës së krishterë nuk është as Stalini, as Hitleri e madje as kryetari i “kuq” apo të ngjashmit me të, por liberalizmi” (faqe 63). Çaterxhi nuk thotë se shkatërruesi i vërtetë i botës së krishterë është demaskimi i gënjështrave, por këtë ia lë lexuesit ta vërtetojë.

“Tashmë, lidhja me Pamela Berri kishte marrë fund..Nënë Tereza do të kishte mbetur përgjithmonë një murgeshë e panjohur për botën” (faqe 64). “..Muggeridge nuk e kishte miratuar asnjëherë shthuarjen seksuale dhe parandalimin e shatëzënisë, madje as tek racat e “qytetëruara” (përveçse tek vetja, kuptohet), por një gjë të tillë e tradhtoj pikëpamjen e tij supremaciste për jetën” (faqe 65). Faqe 66-72 prezentimi i Nënë Terezës në TV, trillimet për religjionin, inkuadrimi i organizatave të fshehta katolike dhe CIA-s në financim. Prej momentit kur është lidhur Mugerixhi me Nënë Terezën, libri nuk tregon asnjë shvalerizëm të Mugerixhit me femra tjera siç e ka pasur ai biznes të zakonshëm.

“..në fillim të viteve 1970, Nënë Tereza njihej nga njerëzit e zakonshëm në Britani, ndonëse, nëse ecte rrugëve të Kalkutës, ajo njihej fare pak” (faqe 73). “Fakti që ajo ishte me origjinë nga Shqipëria, vendi i vetëm në botë me një regjim stalinist (zyrtarisht edhe ateist), ishte një favor i madh për të. Dhënia e çimit Nobel një murgeshe katolike, do të ishte një goditje e madhe për qeverinë komuniste të atij vendi si dhe për të gjitha qeveritë socialiste në botë..” (faqe 75). 

“Në fund të fundit, ishte pikërisht Lenini, qi që ka thënë në fillim të shekullit të XX se “komunizmi në Londër, do të vinte nga Kalkuta”. Në atë kohë Kalkuta ishte kryeqyteti i Perandorisë Britanike” (faqe 76). Rëndësinë e Kalkutës për botën para Perandorisë Japoneze e ka njohur Perandoria Ruse (Imperial Russia).

“..Robert MekNamara ka qenë në detyrën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes gjatë pjesës më të madhe të luftës së Vietnamit... Në vitet ’60, Kalkuta ishte një nga qendrat më të mëdha në botë, kundër luftës së Vietnamit..Robert MekNamara ishte nga propozuesit e Nënë terezës për çmimin Nobel. Në fakt, ai e propozoi atë tri herë, dy prej të cilave dështuan, përkatësisht në vitin 1975 dhe 19777, dhe herën e tretë në vitin 1979, që rezultoj të ishte një sukses i vërtetë” (faqe 76-77).

 

Epilog i kapitullit 3 – çmimi Nobel për Paqe: Disa probleme dhe çështje serioze (faqe 82-94).

Tregon për dallaveret dhe lojërat e pista në dhënien e çmimit Nobel aq shumë të përfolur dhe kritikuar në tërë botën, atë për Paqe.

 

Kapitulli 4: Si e kryejnë gazetarët dhe autorët “punën e Zotit”?

Tregon si Nënë Tereza i ka mashtruar shpesh gazetarët në fillim, dhe më vonë ata janë detyruar për përfitime financiare të tramsetojnë mesazhet e Nënë Terezës. “Në 18 shtator të vitit 2000, një murgeshë e Nënë Terezës e quajtur motër Francisca u arrestua nga policia e Kalkutës për mbajtjen e paligjshme të katër fëmijëve mbyllur dhe djegien me qëllim të dorës së njërit prej tyre, shtatëvjeçarit Karabi Mondal...Gjatë gjithë natës motër Francisca, sistematikisht i terrorizoi fëmijët dhe dogji dorën e Karabi Mondal” (faqe 124).

“Në 30 qershor të 2001, motër Francisca u dënua dhe iu dha mundësia e një gjobe të vogël ose dy muaj (burgim i thejshtë). Ajo pagoi gjobën...Shtatë dhjetëvejçarja (70), motër Francisca, është një njeri shumë i lig, megjithëse mizoria e shprehur me gjakftohtësi nuk është e pazakontë midis murgeshave të Terezës në Kalkuta” (faqe 125). Kjo do të thotë se misioni i Nënë Terezës në Kalkuta ka qenë edhe torturimi i njerëzve.

 

         Kapitulli 5: Kalkuta

Tregon për portretizimin e Kalkutës si vend i egër, i shkatërruar dhe i dreqit që e kishte bërë Nënë Tereza në Përendim. Më e rëndësishmja ndër të gjitha në këtë kapitull është se Çaterxhi ia çjerr maskën e dreqit Nënë Terezës duke i treguar qenieve njerëzore që kanë sy dhe mendje se kjo vjen nga një familje e cila gjithmonë ka jetuar në krizë, dhe nga kombi më i varfër i Evropës. “Vetëm brenda një jave, në mars të vitit 1997, 12 000 emigrantë ekonomik emigruan nga Shqipëria për në Itali nepërmjet Adriatikut. Kjo konsiderohet si lëvizja më masive e njerëzve në Evropë, nga një vend që nuk ishte në luftë. Nënë Tereza e konsideronte veten shqiptare, por me kushtin se familja e saj ishin me prejardhje nga Italia. Megjithatë, lidhja me Italinë nuk u qartësua kurrë”. 

 

Kapitulli 6: Të varfërit e Kalkutës, një profil dhe video-intervistat e mia me ta

Hulumtim me fakte të gjalla, statistika dhe përpunim të të dhënave.

Kapitulli 7: Shtëpitë e Nënë Terezës – pamje nga brenda

Tregon për rezidencat luksoze të Nënë Terezës në Papua Guiena e Re, diku në cepin e largët të botës, për të mos e pa kush Nënë Terezën. Skandale të shumta. Çaterxhi referohen në gazetën prestigjioze Reuters e cila thoshte: “[Urdhëri] Nënë Tereza e quajtura shpirti i lagjeve të varfëra, e cila ka 650 shtëpi, kjo shifër nganjëherë bëhet 700 në 120 vende tjera të botës etj, etj” (faqe 239). Lista e gjatë e shtëpive luksoze përfshinë qyetet Kalkuta, Mançester, Londër, Liverpool, Glazgou, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Stokholm, Nju Jork, Kopenhagë, San Francisko, Barcelonë, Vankuver, Uashington D.C. e shumë metropole tjera ku duhej të luftohej varfëria?!!! 

 

Kapitulli 8: Vatikani i kërkon mikut të tij të madh të shkruaj një roman – Historia e një Qyteti Plot Gëzim dhe Hollywoodi në Kalkuta

Tregon për një film rreth Nënë Terezës të xhiruar në Shri Lanka. Autori shpreh habinë pse xhirimi nuk u bë në kryqytetin e Perandorisë më të madhe që ka njohur njerëzimi – në Kalkutë, ku Nënë Tereza kishte shkuar për të eliminuar të gjitha të këqijat e këtij njerëzimi që po rrjedhnin nga Kalkuta, ndërsa nga ai qyetet po priste mrekulli Perandori Ruse. Atë qyetet nuk që në gjendje ta pushtoj Perandoria Japoneze përkundër se aviacioni i fuqishëm luftarak i saj e bombardoi disa herë gjatë dy viteve.

 

Kapitulli 9: Llogaritë bankare të Nënë Terezës

Paraqet fakte për lidhjet e Nënë Terezës me matrapazë prej të cilëve ka marrë para. Shumica e fondeve kanë ardhur nga veprimtaritë kriminale. Më 1981 Nënë Tereza ishte nën hetime nga një gjykatë italiane për këto punë të pista. Vatikani kishte ndërhyrë për ta ndaluar dhe shpëtuar fytyrën e vet. Tregon fakte tjera të shumta për mashtrime financiare.

 

Kapitulli 10: Politikat e Nënë Terezës

Fakte të gjalla se Nënë Tereza s’kishte asgjë të bëjë punët e bamirësisë. Edhe pse ajo lëshonte deklarata se nuk merrej me çështje politike, ajo vazhdimisht ladronte poshtë-lartë, andej-këndej duke u takuar me Reganin, princeshën Diana, spiunë të CIA-s dhe shumë politikanë tjerë në Përendim.

Faqet 308-310 janë të ilustruara me fotografi. Shihen Auto-ambulancat me mbishkrimin “Missionaries of Charity (Misionarët e Bëmirësisë) të cilat nuk shërbejnë për të bartur pacientë por si taksi luksoz për murgesha. Brenda auto-aumbalcë s shihen murgeshat të ulura dhe tjerat duke hipur. Auto-ambulaca shërbejnë edhe për transportimin e pulave për murgoeshat, por jo për transportimin e pacientëve (fotografia tjetër). Disa fotografi tjera tregojnë gjendjen e atyre qendrave nën përkujdesjen e misionit të Nënë Terezës, ku Çaterxhi thotë se gjendja u përkeqësua prej se Nënë Tereza mori në mbikëqyrje ato. Në foto shihen njerëz të stprkequr sikur të ishin në kampet e përqendrimit.

 

Kapitulli 11: Sa shoqata të tjera janë duke vepruar brenda dhe përreth Kalkutës?

Përshkrim detaj i një numri të madh shoqatash, çka bëjnë dhe rezultatet e tyre. Puna dhe rezultatet e secilave prej tyre më të mira dhe më të ndershme se puna djallëzore e Nënë Terezës.

Kapitulli 12: Marrpdhëniet e Kalkutës me Nënë Terezën

Qytetarët e zakonshëm të Kalkutës nuk e kanë njohur Nënë Terezën. Nënë Terezën me tepër e njeh propaganda e mediave në Përendim.

 

Kapitulli 13: Vdekja dhe funerali

Çaterxhit nuk i shpëton asgjë nga veprimtaria e Nënë Terezës deri në momentet e vdekjes së saj, dhe pas vdekjes. Në faqe 389 Çaterxhi arrin të nxjerr të palarat e paskrupullta në shesh rreth miteve të pafundme të Nënë Terezës.

“Koha zyrtare vdekjes [5 shtator 1997] është dhënë ora 9 e 30 minuta e mbrëmjes (GMT 5 p.m.) por ajo kishte qenë pa jetë 40 minuta para kësaj kohe. Fjalët e saj të fundit ishin të shqiptuara në anglisht “I can’t breath” (nuk mund të marr frymë), kjo ishte gjuha e saj natyrale që fliste....Udhë heqësi dhe këshilltari i saj shpirtëror ati Edward Le Joly, thotë se megjithëse ajo tha “Nuk mund të marr frymë në orën 9 të darkës, një motër e kishte dëgjuar atë të thoshte “Jezus, unë të besoj ty.” Fjalët e saj të fundit në kohën kur ajo ia dorëzoj shpirtin Zotit në orën 9 e 30 të mbremjes.. Kjo është haptas një e pavërtetë. Në orën 9 e 30 ajo ishte krejt pa frymë dhe shenja jete” (faqe 389).

Kur i analizon lexuesi tendencat e mistifikimit të Nënë Terezës edhe në çastin e vdekjes, më falni në shprehje, ka gjasa të pshurret duke qeshur. Udhëheqësi dhe këshilltari i saj shpirtëror ati Edward Le Joly thotë se fjala e saj e fundit në këtë jetë “I can’t breath” u tha në ora 9, kurse në ora 9 e 30 kur ajo ishte e vdekur kinse paska folur edhe një herë “Jezus, unë të besoj ty”. Ajo nuk ka besuar në Jezusin (hazreti Isën a.s.) dhe këtë do ta tregojmë më vonë në këtë punim me fakte të vet Nënë Terezës.

Çaterxhi e kishte nën llupe Nënë Terezën edhe pas vdekjes së saj. “Unë fola me dr. Alfred Woodward, kardiolog i saj personal dhe i fundit që u përkujdes për të, dhe vlerësimet e tij nxjerrin të njëjtën gjë që e raportuan mediet lokale [fjala e fundit në ora 9, kumtimi i lajmit për vdekje në 9 e 30]”.

“Ditën tjetër pas vdekjes të shtunën në datën 6 nuk kishte asnjë turmë në shtëpinë e Nënë Terezës. Kaq shumë sa, dy gazetat lokale të përditshme, dy rivalet kryesore, kishin të njëjtën histori në faqen kryesore të dielën në datën 7, Ananda Bazaar Patrika nën titullin BOTA VAJTON POR KALKUTA MBETET INDIFERENTE ja si vazhdon:...” Merre me mend sa e famshme ka qenë Nënë Tereza në Kalkutë. Edhe kur vdiq dhe qytetarët ishin në pushim sepse ishte vikend (6-7 shtator 1997) nuk kishin çka të bëjnë, e nuk i interesoj fare të ofrohen te shtëpia e saj. Gjithsejt në varrimin e Nënë Terezës kanë marrë diçka “më shumë se 100 të varfër dhe njerëz të pa aftë në stadium, të cilët ishin sjellë me autobus nga shtëpia e Nënë Terezës. Arsyeja pse ato nuk ftuan më shumë është mister. Në stadium ndodheshin rreth 6 000 njerëz, gjysma e të cilëve ishin murgesha dhe nga besimet e tjera fetare. Kishte zyrtarë dhe delegacione indiane dhe të huaja. Ishte gjithashtu, një numër i madh i personelit të ushtrisë dhe të policisë së sigurimit veshur me rroba civile” (faqe 398).

“Kur vdi babai im [i Çaterxhit], 5 000 njerëz transportuan trupin e tij (brenda një gjysmë ore) nga Gykata e Lartë deri te kolegji mjekësor i Kalkutës..” (faqe 399).

“Vetëm të varfërit mungonin (në varrimin e Nënë Terezës)..Por pastaj e arsyetoj se ata [të varfërit] donin të vinin por ishin trembur që të largoheshin! Në fakt edhe ata pak të varfër që kishin ardhur, ishin të tërhequr më shumë nga shkëlqimi i ceremonisë se sa nga vetë Tereza...Nëse gazetarët e huaj kishin qenë të habitur me mungesën e të varfërve, të cilët duhet të ishin duke vajtuar kur kalonte mbrojtësja e tyre e fundit, ata qëndruan të heshtur me mençuri” (faqe 400). “Media kishte parashikuar se duhet të ishin rreshtuar nepër rrugë një milionë të varfër...Pjesa e popullsisë së qytetit që shprehu pikëllimin më shumë ishin sportistët! Arsyeja për këtë është e paqartë, por mund të jenë mobilizuar nga personaliteti shtetëror dhe ministri energjik i sporteve dhe transportit Subhash Chakrabortym, ai vetë është një admirues i Terezës” (faqe 402) [admirues i Terezës sikur Mugerixhi ndaj Amritës!].

“Ajo [Nënë Tereza] e kishte diskutuar me njerëzit e saj më të ngishtë, shumë vite para se të vdiste, mënyrën se si do të zhvillohej funerali i saj...Rruga që përshkroi kortezhi i saj, ka undësi që të mos ishte aprovuar nga ajo, meqenëse tregonte pjesët më të ira të Kalkutës...Ajo çka habiti më shumë kalkutasit ishte se një ngjarje kaq e madhe kaloi absolutisht pa asnjë inciden të pafat, sepse ky është qyetet i paqëndrueshëm ku emocionet janë gjithmonë të forta..” (faqe 406). Arsyeja se përse nuk pati asnjë incident gjatë funeralit të Terezës është se aty nuk pati asnjë emocion, Kalkuta i dha (jep) një farë vendi Nënë Terezës, por kurrë nuk u lidh më të. Gjithashtu nuk pati asnjë turmë....Ananda Bazaar Patrika [gazeta kryesore e Kalkutës], një ditë pas funeralit..pë rfundonte me ”nëse Nënë Tereza e ka vendosur Kalkutën në hartën e botës përsëri, atëherë kjo njohje e ka paraqitur qytetin tonë, si një nga vendet më të errërta të planetit” (faqe 407).

Nga vdekja e Nënë Terezës fituan vetëm hotelet dhe ata që shisnin lule (faqe 408).

Faqe 410, rreth aranzhimit të intervistave të Nënë Terezës me media, Çaterxhi konkludon: “Kjo thjesht ilustron që edhe në ditën e fundit në tokë, Nënë Tereza ishte e lidhur pas publicitetit dhe propagandës dhe se ajo nuk përzihej me të varfërit”. 

Faqe 413, përzgjedhja e pasardhëses së Nënë Terezës, indiania e quajtur Nirmala. “Konferenca e shtypit ishte një katastrofë mediatike e publikun indian. Nirmala tha që varfëria ishte e bukur dhe nuk kishte asgjë të gabuar që të varfërit të qëndronin të varfër: “Ne duam që të varfërit të pranojnë varfërinëë me të njëjtin stoicizëm që tregojnë edhe murgeshat. Ata duhet të jenë të kënaqur me çfarë do qoftë që Zoti u jep atyre”....”Ajo [Nirmala] përsërit qëndrimin e Nënë Terezës për të pranuar para nga çdokush, pa pyetur për mjetet se si ishin përfituar këto para [dhe t’ia jep, po e dini ju kë, çdokujt për para].

“Më pak se 50 njerëz vizitojnë varrin çdo ditë, gati të gjithë ata vizitorë nga qyteti [Kalkuta]. Në përvjetorin e vdekjes dhe ditëlindjes së saj [Nënë Terezës] në pashkë dhe krishtlindje shifra mund të shkojë deri në 200” (faqe 414). Kjo pra është fama e Nënë Terezës në Kalkuta. Mbi 200 njerëz i gjen për çdo ditë gjatë stinës së verës në Gërmi. Në rast të festave si për 1 maj, shifra në Gërmi arrin deri në 100 000 në mos më shumë, e për krishtlindje tek varri i Nënë Terezës nuk mblidhen as 200 vetë.

 

Kapitulli 14: Nga shenjtore e gjallë në shenjtore

“Mos më kthe mua në një njeri të parëndësishëm duke u përpjekur që të më bësh shenjtore” – Dorothy Day, aktiviste katolike sociale për të varfërit” (faqe 415).

Kapitulli pastaj përshkruan pislliqet Vatikanit për shenjtërimin e Nënë Terezës. Çaterxhi paraqet dëshminë detaje përpara komisionit për bekimin dhe kanonizimin e Nënë Terezës (faqe 417-432). Prej asaj pjese e deri në fund të librit (faqe 433-441) Çaterxhi tregon për rolin e Vatikanit në bekimin e krimeve rrënqethëse kundër njerëzimit të kryera nga katolikët. Këtu ne jemi më ekspertë se Çaterxhi dhe kemi fakte më shumë se ai për kishën katolike dhe ortodokse në kanonizmin dhe shenjtërimin e kriminelëve. Vatikani ka strehuar, fshehur dhe mbajtur shumë kriminelë të LDB-së që ishin katolikë. Nga ish-Jugosllavia shumë kriminel ustashë janë fshehur nga Vatikani. Njëri prej tyre i quajtur Petar Brzica, i cili llogaritet se ka thyer rekordin në kampin e Jasenovcit duke ua hequr kokën me thikë 1360 të burgosurve, ende nuk dihet se ku gjindet, a është gjallë apo ka vdekur.[6] Vatikani e di. Në anën tjetër, kisha ortodokse serbe ka bërë bekimin e kriminelëve të quajtur Shkorpion për masakrën e Srebrenicës.

 

Libri ka një rekord prej 395 fusnotave, të gjitha të bazuara në fakte të gjalla. Vlerësimin e lexuesve, të verzionit anglisht, mund ta gjëni në këtë afresë:

http://www.amazon. com/Mother- Teresa-Verdict- Aroup-Chatterjee /review/product/ 8188248002/ ref=dp_top_ cm_cr_acr_ txt?ie=UTF8&showViewpoints= 1

 

 

 

 

3. Kujt i besonte Nënë Tereza dhe ku e ka vendin?

 

Se kujt i besonte Nënë Tereza u vërtetua më lartë. Besimi i saj ishte në para, takime me politikanë, vizitat nepër metropolet botërore, pushimet në vilat për super të pasur në Papua Guine e Re, propaganda, deklaratat boshe, dhe ato që libri i Çaterxhit thotë se njerëzit e zakonshëm i quajnë “gënjështra të bardha”. Menjëherë pas vdekjes së saj janë shqyrtuar arkivat e veprimtarisë, me çrast janë bërë publike shumë letra të saj, që nga koha para shkuarjes në Indi për herë të parë e deri në vitet e fundit të jetës së saj. Në ato letra ajo i tregon haptas dyshimet serioze ndaj besimit të saj ose katolicizmit. . Aq ishte dyshimi i madh i saj në këtë religjion sa asaj i hyri frika në palcë se vet ajo nuk ishte asgjë tjetër pos hipokrite.

 

Letrat e saj janë botuar nga disa institucione dhe gjinden edhe në internet në gjuhën angleze. Edhe mediat më prestigjioze të botës si Reuters, ABC, CBS, CNN e shumë të tjera kundërthëniet e letrave të Nënë Terezës kur u bënë publike e kishin ndër lajmin kryesor.[7] Që lexuesit mos të i ngarkojmë shumë me përmbajtjen e secilës letër, po ua prezentojmë disa adresa të mediave më të njohura botërore:

 

http://uk.reuters. com/article/ topNews/idUKDEL3 039420070904

http://www.abc. net.au/news/ stories/2007/ 08/25/2015008. htm

http://www.cbsnews. com/stories/ 2007/08/23/ eveningnews/ main3199062. shtml

http://archives. cnn.com/2001/ WORLD/asiapcf/ south/09/ 06/teresa. letters/

 

Mos harroni se shumica e këtyre dhe shumë mediave tjera e kishin krijuar mitin për Nënë Terezën. Çuditërisht, do të jenë vet veprat e Nënë Terezës, deklarimet e saj në formë të shkruar si prova materiale se veprimtaria e saj fantazmë ishte në kundërshtim të plotë më atë që shpifnin disa media të kontrolluara nga propaganda e Vatikanit.    

         Lexuesve dhe të gjithë të interesuarve po ua sjellim disa fakte materiale edhe në gjuhën shqipe të botuara në një faqe interneti. Nëse nuk kuptoni anglisht për të lexuar çka shkruhet në Reuters, CNN rreth të njëjtës temë, mund të shikoni këtu për të lexuar në shqip: http://www.diskutim e.com/disk/ thread.php? id=3212. Çka në të vërtetë shkruante Nënë Tereza në ato letra?

 

"Ku është besimi im?" shkruan ajo. "Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës dhe territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal."

 

"Për çka unë punoj?" pyet ajo. "Po të mos kishte Zot, nuk do të kishte shpirt. Po të mos kishte shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë."

 

Këto përmbajtje i gjëni edhe në dhjetëra faqe tjera interneti në shqip. Burimi i tyre janë përkthimet nga gjuha angleze të botuara nga shumë agjenci lajmesh dhe institucione. Përmbajtja e letrave të shkruara me dorën e vet Nënë Terezës argumentojnë qartë dhe fuqishëm se ajo:

1)     Nuk ka pasur besim në religjionin katolik;

2)     E ka mohuar haptas ekzistencën e Zotit (kur thotë: “Nëse diku ka Zot?);

3)     Ka qenë e vetëdijshme se po bënë një punë për të cilën mund të shpërblehet vetëm me Xhehenem. Lexoni edhe një herë kur thotë: "Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës dhe territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal." Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me atë që ka deklaruar Imami Shefqet Krasniqi se ajo e ka vendin midis Xhehenemit, fellë. I vetmi dallim është se Nënë Tereza për vendin e saj në ferr thotë “thellë”, ndërsa Imam Krasniqi thotë “fellë”. Kjo është e njëjta fjalë me të njëjtin kuptim;

4)     “Për çka unë punoj?” është argument i fuqishëm se misioni i Nënë Terezës ka qenë fantazmë;

5)     Nënë Tereza haptas mohon të dërguarin e Zotin kur thotë: “Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë”. Nënë Tereza ka të drejtë kur mohon Jezusin dhe për këtë nuk është fajtore. Fajtor është keqinterpretimi katolik i Hazreti Isait a.s. Si të besohet interpretimi katolik për Jezusin (Isain a.s.) se Atë kinse e kanë torturuar tej mase dhe gozhduar në kryq ndërmjet dy hajdutëve? Si është e mundur që njëriu të veproj ashtu me të dërguarin e Zotit? 

 

Nevojitet një korrigjim i vogël i pyetjes dhe përgjigjes që Imami Shefqet Krasniqi, “ku e ka vendin Nënë Tereza? Midis xhehnemit, fellë”. Pyetja nuk është se ku e ka vendin, por ku është Nënë Tereza? Ajo tanimë është midis Xhehenemit, fellë. Kurrë nuk do të dalë nga aty.

Lidhur me deklarimin e z. Krasniqi se “çka mendoni për Nënë Terezën që u ka ndihmuar të varfërve”, pyetja duhet të ndërprehet me këtë përgjigje: Nënë Tereza nuk ka ndihmuar të varfërit konkretisht por me tepër me fjalë dhe gënjështra. Ajo është munduar me mish e me shpirt të ua bëjë jetën atyre edhe më të vështirë ekonomikisht duke u thënë se varfëria dhe vuajtjet e mëdha u sjellin më afër Krishtit, sepse edhe vet Krishti sipas mitologjisë shpifëse të krishtere, ka vuajtur shumë dhe është gozhduar në kryq. Islami nuk bënë shpifje të tilla kundër profetit Isa a.s. I dërguari i Zotit nuk mund të torturohet dhe gozhdohet ashtu nga njerëzit e rëndomtë. I dërguari i Zotit është i mbrojtur nga Zoti dhe mbetet i paprekshëm. 

Në ligjëratën e tij, Dr. Krasniqi thotë: “[Nënë Tereza] ka ndërruar burra sa ka dasht”. Kjo duhet të vërtetohet. Për atë shvalerin e përdalë të quajtur Mugerixhi dyshon e tërë bota. Edhe pushimet e Nënë Terezës nepër vila luksoze dhe marrja e parave nga çdo lloj matrapazi shton dyshime serioze. Për këto nuk kemi fakte dhe, lexues të dashur, nuk po trillojmë asgjë. Dyshimet duhet të hulumtohen gjithsesi dhe të shohim nëse ka fakte.

Me ligjëratën e tij rreth mitit të Nënë Terezës, Dr. Krasniqi ka bërë hapin më të rëndësishëm drejt Xhenetit. Dyert e Xhenetit janë të hapura për Imamin si mbrojtës i Atyre që mohoj Nënë Tereza – Zotin dhe të dërguarin e Zotit. Imami vetëm duhet të ecë drejt dyerve të hapura. Nevojitet vetëm edhe një dekodim më i plotë i mitit të Nënë Terezës të cilin ai e ka filluar. Zoti e shpërbleftë Imam Krasniqin me Xhenet për veprën e mirë që e ka bërë deri më sot dhe do ta bëjë. Në Kur’an thuhet se Zoti i shpërblen veprat e mira. Amin – Ashtu u bëftë. Imam Krasniqi mund ta ketë vendin midis Xhenetit. Këtë më se miri e di Zoti (të cilin Nënë Tereza e ka mohuar) sepse Ai është gjykuesi më i mirë dhe më i drejtë.

Reagimi i Myftiut Naim Tërnava në favor të Nënë Terezës dhe distancim nga ligjërata e Imam Krasniqit, mund të llogaritet si vepër e dëmshme. Ekziston rreziku që Myftiu të bëhet kojshi me Nënë Terezën në Xhehenem, ajo midis dhe fellë ndërsa ky pak më në qosh dhe në krye nëse nuk pendohet.

Kur’ani i ka të hulumtuara të gjitha këto që u thanë për Nënë Terezën, Imamin Krasniqi dhe Myftiun Tërnava. Nuk do të ngarkojmë lexuesit më shumë ajete Kur’anore. Po ndalemi pak vetëm në disa vargje dhe ju e kuptoni në tërësi problemin.

 

“Kush është më keqbërës se ai (ajo) që trillon gënjështra për Zotin ose i përgënjështron shpalljet e Tij? Vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë. (Kur’an 6:21, në formë më të zgjeruar edhe në 6:157)”

 

Koment: Gënjështra për Zotin trilloj Nënë Tereza kur me dorën e vet shkroj se dyshon nëse Zoti ekziston. Ajo më tej shkroi se nëse ka, “të lutem më fal”. E si ta falë Zoti kur në Kur’an thotë “kebërësit nuk do të shpëtojnë”?

 

“...Vendimi i takon vetëm Zotit. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë (Kur’an 6:57).”

 

Kjo do të thotë se vendimi nuk i takon Myftiut Tërnava për të u distancuar nga shpalljet e Zotit në bazë të të cilave Imam Krasniqi argumentonte se Nënë Tereza e ka vendin midis Xhehenemit, sepse vet Nënë Tereza e ka mohuar Zotin dhe të dërguarin e Tij.

 

“Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve (Kur’an 6:107)”. 

 

Imam Krasniqi u ka treguar xhematit se si duhet shmangur prej idhujtarëve si Nënë Tereza. Ai i është përmbajtur shpalljes së Zotit. Myftiu Tërnava duke u distancuar nga kjo dhe përkrahur idhullin ka bërë një mëkat të cilin ai duhet ta përmirësoj, e para se ta përmirësoj, besimtarët të distancohen prej reagimit të paarsyeshëm të Myftiut. Mosrespektimi i Ajeti 6:107 kur thotë “Shmangu prej idhujtarëve” ka pasoja për popullin që Zoti i ka shpallur në Ajetin 6:131.

 

“Kjo [dënimi ndaj popullit] ndodh sepse Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për veprat e tyre të gabuara, pa i paralajmëruar banorët e tij (Kur’an 6:131)”.

 

Edhe diçka nga kapitulli 6 i Kur’anit. Ta keni vetëm si referencë të përafërt në atë që bëri Myftiu Tërnave ndaj Imam Krasniqit.

 

“Ai [Iblisi] tha: “Për shkak se Ti [Zoti] më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë, e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” (Kur’an 7:16-17).

 

“Zoti i tha [Iblisit]: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që të shkojnë pas teje!” (Kur’an 6:18). 

 

Përpos Nënë Terezës, Zoti mund ta mbush Xhehenemin me të gjithë ata, duke përfshirë edhe Myftiun Tërnava nëse nuk pendohet, që synojnë t’u zënë pritë njerëzve në rrugën e drejtë dhe t’i dezorientojnë ata në besimin ndaj idhullit ose fantazmës së shpikur të quajtur Nënë Terezës e cila ishte mohuese.

Për misionin e Nënë Terezës shumë herët ishin ngritur dilema edhe në mesin e shqiptarëve që nuk kishin lidhje me religjionin fare. Nëse dikush e ka tërë arkivën e gazetës ditore Bujku që dilte si zëvendësim pas mbylljes së Rilindjes, do ta gjëni diku në mesin e viteve ’90-ta një koment të një gazetari me titullin “Nënë, po ku [dreqin] je moj?” Gazetari që mund të ketë qenë i thejshtë për gazetën shtronte shumë interesante duke akuzuar Nënë Terezën se sa njerëz u vranë, sa nxënës u helmuan, sa fëmijë mezi ushqehen me bukë thatë në Kosovë, e ti (Nënë Terezë) shkon atje në Indi për ta ndihmuar një shtet me 1 miliardë banorë, një shtet që ka kundërshtuar shumë rezoluta për Kosovën në OKB, e kombi juaj vuan aq shumë nga varfëria e terrori duke u pakësuar në territor vazhdimisht gjatë historisë, etj, etj. Heshtjen e plotë të Nënë Terezës gjatë kauzës së Kosovës nën regjimin e Millosheviqit, shumë qytetar e arsyetonin kështu: “O le bre hiqmu sajna e mos ma permen atë emën se ajo ish kanë nana e maxhupve (d.m.th. indianëve)”. Ndihmat për shoqatat me emrin Nëna Terezë në Kosovë i siguronin muslimanët në vend dhe diasporë. 

 

 

4. Ku e ka vendin llapaqeni belban Halil Matoshi?

 

Gazetaruci Halil Matufi, ashtu desha të them Matoshi, më falni, është nga fshati Gmicë i komunës së Kamenicës, fshat kodrinoro-malor, në kufi me Serbinë, atje diku siç thotë populli “ku bon dreqi vo”. Ky gazetaruc me mendjen e tij të budallt gaton njerëzit e rrugës së drejtë siç është Dr. Shefqet Krasniqi, për ferr në një gazetë ditore të Kosovës.. Ai dhe shumë hipokritë tjerë mundohen të paraqesin idhullin e Nënë Terezës si “vlerë universale”, kur ajo në të gjitha kombinimet e mundshme është një e “keqe universale” pasi është idhull. Kur vet Nënë Tereza e konstaton këtë me veprat e saj dhe me testament në formë të shkruar, secili njeri i arsyeshëm bënë këtë pyetje: çka po llapaqit blebani Halil Matoshi? 

Halil Matufi, a ke ti ndonjë fakt të gjallë sikur çaterxhi me audio dhe video inçizime, fotografi, vështrim të veprimtarisë së Nënë Terezës në terren, evidencë për ryshfetet e saj të marrura nga matrapazët (mendo këtu kur ajo thotë “merrni para nga kushdoqoftë”)? Mos na llapaqit jo kështu e ashtu për Nënë Terezën. Nuk ke te drejtë të referohesh askund. Ke marrë përsipër mbrojtjen e një idhulli, prandaj na i sjell faktet tua. Video inçizimet, fabrikimet, forografitë, publikimet plot gënjeshtra të tjetërkujt, nuk t’i lejojmë të përdoren si fakte. Duhet t’i kesh tuat. Nëse i ke bërë vet, atëherë na i trego.

Halil Matufi, mos je ti nga Kalkuta dhe e ke gruan romano katolike të arsimuar në Irlandë me Nënë Terezën? Çaterxhi i ka të dyja dhe prapë shfrytëzoj alternativë tjetër për ta çmontuar deri në palcë mitin e Nënë Terezës. Mos je t’i Mugerixhi? Apo, meqë je gazetaruc dhe shkruan në një gazetë ditore të Kosovës çka të duash, mos po synon përmbytjen e mediave më prestigjioze në botë shkaku se ato më në fund vetëm botuan letrat e Nënë Terezës?

Halil, ti e ke vendin në ferr, veç jo në mes, diku më në skaj se s’je kerkushi për të qenë më në mes të ferrit. Mesi është i rezevuar për kalibrat e keqbërësve të mëdhenj si Nënë Tereza. Mbroje sa të duash por tek ajo nuk mund të shkosh dot. Të mjafton edhe periferia e ferrit. Qaty e ki venin. Hajt, si ka thënë ai humoristi Vedat Bajrami kur e imiton Jakup Krasniqin, hajt kastraveci i dreqit!  

 

 

5. Çka po fshihet me mitin e Nënë Terezës kundër shqiptarëve?

 

Asgjë tjetër pos asaj që fshihej në Indi; t’i hipnotizojnë shqiptarët, t’i bëjnë ata të besojnë në idhujtari, e në anën tjetër t’i shkatërrojnë praktikisht. Kush ka sy e di fare mirë se si janë duke u zbatuar ato idhujtari të rrezikshme. Shembuj konkret janë uzurpimet e pronave private të shqiptarëve nga kisha ortodokse serbe me Planin e Ahtisaarit, ryshfetet nga 3000 euro për person për ata që duan të bëhen katolik, libanizimi i Kosovës duke ndërtuar kisha, rjepja ekonomike e Kosovës, e shumë tjera. 

Shembulli më tragjik është shkatërrimi i vatrës së dijes, gjimnazit Xhevdet Doda, për ta ndërtuar katedralen. Komunizmi ka shkatërruar kisha e xhamija për të ndërtuar shkolla, kurse këta shkatërrojnë shkolla për të ndërtuar kisha, për t’i lënë nxënësit në kontenjera si mësonjëtore. As Millosheviqi nuk ka qenë më i rrezikshëm. Ai filloj ndërtimin e kishës mu në zemër të hapësirës së Universitetit të Prishtinës por nuk ishte aq i keq sikur këta të rrënoj shkolla prestigjioze dhe në vend të tyre të ndërtoj kisha. Kjo do të thotë se në Kosovë është duke u tentuar të zbatohet inkuizicioni, fenomen të cilin shtetet përendimore e kanë shkelur në qafë para disa shekujve. Janë ngopur me kohë shtetet përendimore me religjionin e tyre të korruptuar që ka evoluuar prej vrasjes dhe djegies së dijetarëve të shkencës, deri te përdhumini i fëmijëve mashkuj dhe femra nepër kisha. Vatikani ende është duke i udhëhequr këto fenomene dhe po mundohet që ekperimente të tilla të zbatohen kundër tërë popullsisë së Kosovës. Ardhja e një muslimani në krye të SHBA-ve dhe plani i tij për tolerancë ndërfetare në botë, është tregues se shqiptarët nuk duhet të jenë aq naiva të bien pre e planeve të Vatikanit dhe priftëve pedofil shqiptarë. 

 

 

6. Përfundimi dhe vendimi final për shqiptarët

   

Askush nga shqiptarët dhe kushdo nga vendet tjera nuk mund të dokumentoj me fakte se Nënë Tereza ka kontribuuar diçka për kombin e saj. E vetmja përgjigje nga përkrahësit e saj shqiptarë si qyetetarë të zakonshëm, është se ajo s’ka bërë asgjë për neve por ka bërë për botën në Indi, prandaj duhet të mburremi me të. Fanatikët e saj për interesa të ngushta religjioze dhe llogari të Vatikanit dhe kishës ortodokse serbe mundohen ta mistifikojnë tej mase këtë idhull dhe fantazmë si “vlerë universale”. Këtë “vlere universale” që është e keqe universale, e ka demistifikuar dhe futur në arkivol me sukses dhe fakte të gjalla Arup çaterxhi – njeriu më kompetent i të gjitha kohërave dhe të gjitha gjeneratave për studimin e misionit të  vërtetë të Nënë Terezës.

Sipas përkufizimit dhe realitetit, nënë është ajo që ka fëmijë. Nënë nuk mund të quhet ajo qe shetit nepër botë, nuk ka fëmijë dhe udhëhiqet nga shvalera të rrezikshëm siç ishte Mugerixhi. Zbulimi dhe formësimi i Nënë Terezës nga një njeri shumë kontravers si Mugerixhi tregon gjithçka për mitin e Nënë Terezës. Mjafton vetëm kjo për çdo njeri me logjikë shumë të thjeshtë. Për të gjitha ata që janë zemërgjërë dhe duan ta zhdukin këtë histori në tërësi, që Nënë Tereza të paraqitet vetëm me të mirat që i bëri më vonë, prapë hasim në kundërshtime dhe kurrqysh hiq nuk e han logjika e shëndoshë njerëzore. Ama kurrqysh hiq. Pse?

Duhet të jeni naiv, ose edhe më shumë se naiv, të besoni se një murgeshë nga kombi më i varfër, më i prapambetur, më i shkatërruar dhe më primitiv i Evropës, të shkoj si shpëtimtar hyjnor në pikëpamje ekonomike i ish-kryeqytetit të perandorisë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Kalkutës si ylli i Indisë ia kanë pasur lakmi perandoritë e fuqishme si Japonia dhe Rusia. Aq ka qenë e rëndësishme Kalkuta sa që aviacioni tepër i fuqishëm i Perandorisë Japoneze i cili ia thej dhëmbët flotës kryesore të SHBA-ve për një ditë, nuk mund ta marrë Kalkultën edhe pse e bombardoi disa herë për dy vite. Fuqia tjetër e kohës, Perandoria Ruse, llogariste se ai është vendi prej nga duhet të rrjedhë revolucioni komunist në Britani. Kalkuta është qyetet dhe liman i madh. Ju lutem vetëm mendoni çfarë rëndësie kanë limanet e mëdha për shtetet: Tokio (qyeteti më madh në botë) për Japoninë, Nju Jorku për SHBA-në, Xhakarta për Indonezinë, Shangai për Kinën, Rio De Zhaneiro dhe Sao Paolo për Brazilin, Buenos Aires për Argjentinën, Stambolli për Truqinë, Shën Peterburgu (ish-Leningradi) për Rusinë, ose, edhe Durrësi për Shqipërinë. Në skenarin më optimist të mundshëm krahasues, misioni i Nënë Terezës do të thoshte sikur dikush nga rrethi i Bajram Currit të shkoj për të luftuar varfërinë në Durrës! A ka kuptim ky mision? Absolutisht jo. Po dikush nga Drenica të shkoi për ta luftuar varfërinë në Stamboll, çfarë kuptimi ka? PA PËRGJIGJE, PA KOMENT, PA FJALË, PA FRYMË!    

Nënë Tereza i ka bërë një dëm të madh njerëzimit duke e gënjyer atë për gjendjen faktike të Kalkutës. India sot është ndër fuqitë më të mëdha botërore. Progresin më të madh e ka arritur pas vdekjes së Nënë Terezës. Nënë Tereza nuk kishte shkuar atje për të ndihmuar askë. Ajo ishte vetëm një vegël spinuazhi që synonte hipnotizimin e indianëve te feve tjera dhe promovimin e katolicizmit të cilit edhe ashtu vet nuk i besonte por qe e detyruar ta promovoj. Asaj i pëlqente jeta komode për veten e saj dhe mohoj ekzistencën e Zotin e të dërguarit të Tij. Për këtë shkak ajo qe e vetëdijshme se misioni i saj është i kundërt me shpalljet e Zotit, prandaj edhe kërkonte që Zoti ta fal. Faljen ka mundur ta kërkoj në bazë të shpalljeve të Zotit me të cilat është dashur të punoj por ajo e bëri këtë me shkrim që të i tregoj njerëzimit se keqpërdorimet dhe mashtrimet ishin aq të mëdha sa që po u tregoj njerëzve se po i lutem Zotit të më fal. Nuk ka pasur guxim që faljen t’ia kërkoj vetëm Zotit, sepse Zoti është i shpejt në llogari dhe Gjykuesi më i drejtë thotë Kur’ani. Imami Dr. Shefqet Krasniqi në bazë të shpalljeve hyjnore dhe veprave të saj e ka konstatuar se ku e ka vendin ajo. Midis Xhehenemit. Po valla midis Xhehenemit. Nëse nuk është tash në Xhehenem, kërkohet vetëm ekzekutimi i vendit të Zotit. Zoti nuk i lë pa i ndëshkuar keqbërësit. Nënë Tereza nuk i shpëton ndëshkimit. Ajo veproj në emër të Zotit por mohoj ekzistencën e Tij.

Zoti e ka paralajmëruar Myftiun Tërnava për mbrojtjen e idhujtarëve me fjalët “shmangu prej idhujtarëve”. Myftiu ka kohë të pendohet. Zoti është falës nëse pendohesh. Ai [Zoti] nuk falë ata që e mohojnë sikur Nënë Tereza. Myftiu beson në Zot dhe nuk e mohon por ka bërë një gabim kur ka mbrojtur një idhull. Zoti e udhëzoftë Myftiun në korrigjimin e gabimit që ky e bëri.

Personi në këtë temë që më së shumti ka qitur flakë prej goje në mbrojtje të idhullit si diçka të shenjtë dhe me vlerë universale, është llapaqeni belban Halil Matoshi. Këtij nuk po ia caktojmë vendin por Zoti e di se ku duhet ta ketë. Diku në periferi të Xhehenemit, si roje të porta e rrugës që shpie atje fellë te Nënë Tereza!

Çaterxhit i mbetet të shkruaj edhe një libër për Nënë Terezën me titullin: “Mother Teresa: The Final Verdict from the Hell’s Core – Nënë Tereza: Vendimi Final nga Mesi i Xhehenemit”.

Vendimi Final për shqiptarët është: Ikni prej idhujtarisë së Nënë Terezës dhe idhujve tjerë sa nuk është bërë vonë. Edhe ashtu Zoti ju ka dënuar shpesh herë gjatë historisë. Ai është duke iu paralajmëruar edhe tani se Zoti nuk shkatërron asnjë vend pa i paralajmëruar banorët e tij. E paralajmërimi është: Shmangu prej idhujtares që mohoj ekzistencën e Zotit.      

 

Amin – Ashtu qoftë, ashtu u bëftë!

 

 

 

 

 

  

 


[1] Halil Matoshi është belban me faktin se ai ka pengesa në të folur. E ka të pamundur shqiptimin e shkronjës “r” dhe “rr”. Ky fakt shkencor e shton dyshimin nëse Halili është gjenetikisht shqiptar. 

[2] Mbretëritë e Nepalit dhe Butanin më vonë u pavarësuan pas luftës kundër sundimit Britanik.

[3] Hyrja dhe tre kapitujt e parë të verzionit origjinal në anglisht mund të lexohen në adresën: http://www.meteorbo oks.com/introduc tion.html. Mos harroni të lexoni edhe recenzionet e librit në adresën: http://www.meteorbo oks.com/review. html.

[5] Shiko shkallën e alfabetizmit në të gjitha rajonet e Indisë dhe Kalkutës në veçanti: http://web.cmc. net.in/wbcensus/ DataTables/ 02/FrameTable- 11.htm

 

[7] Vetëm disa fakte në:

TIME Magazine

http://www.time. com/time/ world/article/ 0,8599,1655415, 00.html 

Tirana Observer:

http://www.tiranaob server.com. al/al/index. php?option= com_content&task=view&id=484&Itemid=29 

Gazeta Panorama: http://www.panorama .com.al/index. php?id=17762

Senad  Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT


__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 2 Mar 2009 12:27
Picon
Favicon

Islamic banks 'better in crisis'

Islamic banks 'better in crisis'

By Lucy Williamson
BBC News, Jakarta

Advocates of Islamic finance say it copes better with crisis

Indonesian President Susilo Bambang Yudhoyono has called on Islamic banks to take a leadership role in the global economy, amid the financial crisis.

He was speaking at the opening of the World Islamic Economic Forum in the Indonesian capital, Jakarta.
The forum has brought together political and business leaders from 38 countries to discuss the global economic slowdown.
They will also discuss ways to achieve energy and food security.
Mr Yudhoyono said it was time for Islamic banks to do some missionary work in the West.
Islamic financial institutions, he said, had not been hit as hard as their western counterparts because they did not invest in toxic assets.
Banks run in accordance with Muslims laws on interest payments and the sharing of credit risks are seen by many as fairer than traditional banks, less focused on profit and kinder to the communities they work in.
Demand for Islamic financial products has been growing in the Muslim world for years but Mr Yudhoyono said that many in the West were now ready to learn from them.
Islamic law prohibits the payment and collection of interest, which is seen as a form of gambling.
Transactions must be backed by real assets, and because risk is shared between the bank and the depositor, there is added incentive for the institutions to ensure deals are sound.

__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Paul Tedeschini | 2 Mar 2009 10:38
Picon
Favicon

Shefqet Dibrani: Nëna Tereze si simbol nacional

Shefqet Dibrani: Nëna Tereze si simbol nacional

Nga Shefqet Dibrani*

I kam lexuar me interesim disa nga shkrimet, reagimet, polemikat dhe komentet që i nxiti një Imam i besimit islam që predikon në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Ky klerik, dhe jo vetëm ky, duke shprehur dogmatizmin e tij futurist, shkon aq larg sa ka fyer një komb të tërë, sepse duke ia fyer figurat markante që e bëjnë kombin e shenjtë dhe të respektuar nga bota e qytetëruar dhe e emancipuar e fyen kombin si tërësi pa dallime fetare e regjionale.

Por duhet pranuar se deklarata e klerikut islam në Prishtinë na vjen pas një sërë librash dhe shkrimesh që derdhnin vrer mbi personalitetin e Nënë Terezës e mbi kultin e Ipeshkvisë Katolike të shqiptarëve të Kosovës me të vetmen arsye pse kjo Ipeshkvi inicioi ndërtimin e Katedrales në Prishtinë. Jo për gjë tjetër por vetëm sa për ta balancuar raportin e Ipeshkëvisë së Kosovës me Kishën Ortodokse Serbe e cila edhe sot e kësaj dite ka ndikim politik e diplomatik në rajon e më gjerë.

Futurizmi fetar i Imamit të Prishtinës vjen pas një mori shkrimesh gazetareske dhe pas traseve që po i paraprijnë një lloj fundamentalizmi fetar që me dashje apo pa dashje i kanë prirë klerik të paaftë, mjeran fetar dhe sidomos struktura të sistemit komunist në Kosovë të cilat sikurse para luftës, po ashtu edhe gjatë luftës, e sidomos pas përfundimit të saj, kanë ushtruar ndikimin e tyre përçarës dhe antikombëtar mbi të ardhmen e Kosovës, jo vetëm në planin fetar, por në të gjitha rrafshet e zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore, religjioze etj.
Tash profesor universitar, madje akademik, janë bërë radikal dhe të padurueshëm në mbrojtje të Islamizmit, që thënë figurativisht na qenka mjaft i rrezikuar që nga shporrja e diktaturës serbe në Kosovë. Tani individ, intelektual e grupe të shumta që janë pozicionuar në vendet kyçe të shërbimeve informative e mediave në Kosovë nuk ishin, apo nuk deshën të ishin kurrë, mbase kurrë në shërbim të Kosovës dhe në të mirën e saj, sepse këta individ e këto mediume nuk e luftuan kurrë, mbase kurrë as krimin politik, as krimin ekonomik, as burokracinë e as padijeninë që shtrihej e po shtrihet rrufeshëm bashkë me të gjitha sektet e ndikimet fetare (sidomos ato që vinin nga Vendet e Lindjes), e që vërshuan, e po vërshojnë dendur e më dendur pa asnjë pengesë nëpër Kosovën me 11.800 metra katror. Madje emra publik e profesor universitar duke u yshtur herë nga halli, po më shumë nga lakmia e malli, kanë përgatitur një të ardhme të zymtë e jo të qet, sepse sa më e zymtë që të duket e sotmja, e nesërmja do të jetë e pa perspektiv qoftë në zhvillimet politike, ekonomike, arsimore, kulturore e sidomos ato religjioze që si duket do të marrin flamurin e shkatërrimit dhe të kundërshtimit të prezencës Amerikane në Kosovë. Dhe kjo gjë vije si një “mirënjohje?!” e pakontestueshme që i dedikohen Amerikës për gjithë ato shërbime, humane, politike e strategjike që ia ka bërë Kosovës?!…

Kosova si e tërësi gjendet në një anarki trishtuese, prandaj në këtë anarki ka pasur vend për devijime të shumta. Ta zëmë le t’ia hedhim një sy sistemit administrativ se në çfarë gjendje është ai dhe si i kryejnë zyrtarët e saj shërbimet e domosdoshme për qytetarët e atij vendi. (Ti lëmë ligjet e bukura që mund të ekzistojnë vetëm në letër, t’i lëmë spekulimet televizive që i drejtojnë apartakçinjët e sistemit serb në Kosovë), por gjendjen në Kosovë ta shohim me syrin realist. Ta shohim Kosovën dhe zhvillimet e saj me syrin e një evroamerikani i cili si altruist qëndron për pak ditë atje. Le të flasim me gjykimin e një intelektuali shqiptar që jeton në Evropë a Amerikë dhe të bëjmë krahasime pa paragjykime dhe pa ndikime e anime të frustruara politike e fetare që po errësojnë të ardhmen e Kosovës. Le të krahasojmë të tashmen e Kosovës me vende e shtete që kanë dal nga luftëra më të mëdha, me vende që kanë pasur kriza edhe më të mëdha, me shtete që kosa e krimit ka rënë si rrufe mbi inteligjencën e atyre vendeve dhe të mësojmë nga e kaluara e trishtuar e tyre, se si ata kanë ditur të dalin nga këto kriza ekonomike, politike, sociale, kulturore, fetare e të tjerafarëshe që këtu nuk po i përmendi dhe ta zhvillojmë Kosovën me të vërtet ashtu siç duhet dhe ashtu si ajo e meriton, sepse këto dhjetë vite nuk janë të mjaftueshme për të na besuar se jemi të zotët për zhvillime pozitive. Vetëm me një administrim dhe zhvillim të tipit evropian mund të na besoj Amerika dhe miqtë e saj se ne jemi të zotët e vendit dhe se ne i jemi mirënjohës asaj për të gjitha investimet e bëra në fushën politike, ushtarake dhe diplomatike që ia dha Kosovës dhe kosovarëve.

Sot qytetet e Kosovës janë përpara një shkatërrimi urbanistik, kurse shkatërruesit, përkatësisht pronarët e gjiganteve ekonomike a të ndërtimit i kanë ulëset edhe në parlamentet komunale e deri te Parlamenti i Kosovës. Ku janë mediumet e “pavarura” dhe analist batakçinj që din të flasin aq shumë për Kosovën, por që deri më tani nuk kanë thënë gjë për të ardhmen e saj.

Kosovës i erdhi Drita e Pavarësisë, por e ka mbuluar Terri informativ që e drejtojnë ata që drejtuan edhe në kohën e regjimit serb dhe nuk e kanë mend as të reformohen dhe as të ndryshohen. Pastaj Kosovën e ka mbuluar Terri i Elektranave që nuk prodhojnë dritë në kohën kur thuhej se Kosova ka dhe prodhon rrymë edhe për vendet e rajonit?! Në këtë Terr të përgjithshëm na janë bërë analist dhe komentator (qoftë në radio, gazeta apo televizione të shumta), udbash të kulluar, bij udbashash, bashkëpunëtor publik të shërbimit informativ serb, komunist e enverist të përbetuar, kriminel e dilenxhinj, që në vallen e tyre po lozin injorant e të padijshëm që kanë zënë vende e poste politike në të gjitha strukturat politike e administrative të Kosovës, kurse ison po ua mbajnë Grupe e Organizata Joqeveritare të cilat gllabërojnë fonde e fondacione që iu kanë dedikuar zhvillimeve të Kosovës, dhe sikur ngarendin për të trashur krimin sepse duke u korruptuar vet nuk mund të luftohet krimi i organizuar, padija dhe frustrimet e imamëve të azdisur e yshtur nga organizata më ekstreme që burimin e kanë diku në shkretëtirat e Lindjes së Afërt.

Po ku është katandisur, mjekësia, ku ka vajtur shkenca dhe kultura e saj, ku janë sistemet edukativo-arsimore e…, një mori faktesh të tjera që e shtrëngojnë dhe e kanë vënë në ankth qytetarin e pafajshëm të këtij vendi të bekuar nga Zoti dhe Amerika.

Janë këto disa nga rrethanat e krijuara ku i kanë lëshuar fushëveprim futurizmit islamik në Kosovë me përmasa shqetësuese. Le të bëhet një analizë e sinqertë dhe të shihet se si janë ndryshuar rrënjët e Kulturës Islame në Kosovë duke e larguar nga shtrati i saj tradicional në emër të restaurimeve në Monumentet e Kultit dhe Besimit Islam në Kosovë duke ndryshuar koncepti tradicional mjaftë tolerant e liberal me një koncept që predikim ka dhunën dhe urrejtjen siç e dëgjuam ditë më parë. Pastaj le të jepen shënime të sakta se sa monumente të kultit e besimit kanë mbirë mbi Kosovën pa asnjë koncept dhe shtrirje të kontrolluar, pa leje ndërtimi e miratime, madje edhe nga vet Bashkësia Islame e Kosovës e cila është më përgjegjësja e gjithë këtij invazioni të shfrenuar. Vetëm në këto vitet e fundit janë ndërtuar e modernizuar universitete fetare e ku japin ligjërata edhe intelektual që propagandojnë një lloj rreziku nga Prezenca Amerikane në Kosovë. Sot në hapësirën shqiptare janë më të fuqishme Shtëpitë Botuese që botojnë libra të Kultit e Fesë se sa Akademitë Shtetërore, më të forta se sa Universitetet Publike dhe kanë një arsenal shumëfish më të fuqishëm se i gjithë potenciali tjetër Kombëtar.

Sot prodhohen e distribuohen revista e gazeta me ndikim fetar të cilat drejtohen nga shkrimtar, analist, intelektual që ndikojnë dhe drejtojnë politiken e Kosovës, që kanë krijuar luks e mirëqenie marramendëse në Kosovë dhe kjo heshtet. Prandaj është koha që politikanët e Kosovës dhe sidomos inteligjencia e saj të vetëdijesohet për rrezikun permanent që po i kanosët Kosovës. Sidomos inteligjenca e re e cila nuk bart fajin e së kaluarës duhet të marrë fatin e vendit në duart e saj e të mos lejoj gjykime futuriste të atyre që dje sugjeronin kosovarët se “Rruga e tyre për në Evropë duhet të kaloj nëpër Beograd” ose të atyre që “Mallkonin lutjet e së Premtes” që bëheshin në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Më shumë se për të tjerët për tu hartuar një “Strategji Kombëtare” barra bie mbi Shërbimin Inteligjent të Kosovës, ku duhet sa më shpejt të hartoj strategjitë e saja për ta mbrojtur Kosovën edhe në rrafshin e futurizmit dhe të fundamentalizmit fetar.

Zvicër, 1 Mars 2009.
Adresa: shefqet.dibrani <at> bluewin.ch
*Sh.Dibrani, është autor i dhjetë librave (poezi, analiza politike dhe kritik letrare), gazetar dhe veprimtar politik si dhe anëtarë i mjaftë asociacioneve kulturore në Zvicër.

Marre nga http://tribunashqiptare.com/news/132/ARTICLE/1938/2009-03-01.html


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Poco spazio e tanto spam? Yahoo! Mail ti protegge dallo spam e ti da tanto spazio gratuito per i tuoi file e i messaggi
http://mail.yahoo.it
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Paul Tedeschini | 2 Mar 2009 10:25
Picon
Favicon

Hysen Ibrahimi: Zoti e bekoftë shpirtin e të madhes Nënë Terezë dhe vepren e saj

Hysen Ibrahimi: Zoti e bekoftë shpirtin e të madhes Nënë Terezë dhe vepren e saj

——Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së – Dega në Suedi

Vepra e „Nënës Terezë“ përgjëthësisht është më tepër humane, njerëzore, intelektuale, që idenë, i pasuri dhe fukaraja si nocion dinë t’i fus në përjetimin e realitetit dhe kompleton që të dya me një aftësi brilante. ”Te i pasur përdor argumentin e nevojës për të ndihmuar fukaranë, kurse te fukaraja përdor elementin e shpresës për të jetuar dhe qenë i pasur”, tha në artikullin e tij, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.

Deklarata e imam Shefqet Krasniqit, e cila është shpërnda në faqen mediale Youtube,
http://www.youtube.com/watch?v=VobZZQwpLGQ , ka shkaktuar shqetësim tek qyetatarët e rëndomtë, e cila mbjellë urrejtje dhe ka tendenca për të futur fërkime ndërfetare në mes të popullit Shqiptar.

Donëse këto vepra brilante të Madhes Nënë Terezë, bëjnë pasqyrimin hyjnorë, njerëzore, të vlerave kulturore Kombëtare Shqiptare, në anën tjetër janë dëshmi e shprehjes së patjetërsueshme për ngritjen e zërit për njerëzit nevojtarë në globin e tokës së njerëzimit, pa dallim ngjyre, feje, kombi e rajoni. Mirëpo tek i gjithë ai humanizëm shpirtëror që e posedoi Nëna Terezë në shpirtin e saj, ajo inkuadrohet dhe në frymën Kombëtare Shqiptare për t’i ndihmuar bijtë dhe bijat e saja në Kosovë për lirinë e tyre.

Vepra e „Nënës Terezë“ përgjëthësisht është më tepër humane, njerëzore, intelektuale, që idenë, i pasuri dhe fukaraja si nocion dinë t’i fus në përjetimin e realitetit dhe kompleton që të dya me një aftësi brilante. ”Te i pasur përdor argumentin e nevojës për të ndihmuar fukaranë, kurse te fukaraja përdor elementin e shpresës për të jetuar dhe qenë i pasur”.

„Nënë Tereza“ dhe veprat e saja, përveç se pasyrojnë gjendjen e vështirë të njeriut për ndihmë, në të njejten kohë jap iden se si duhet zgjedhur ndihma për njeriun, në radhë të parë duke u angazhuar dhe dhënë prova vet me novojtarin sidomos fëmijët, duke i marrë në prehër, duke i ledhatuar dhe përqafuar si të ishin të saj presonalisht. Ne kemi aq shumë që të flasim për veprat e ”Nënës Terezë” dhe çmimet që i’a ndau bota, sa që duhet botuar libra e libra. Por do të isha ndal pak në deklaratatë e pamatura dhe tejet të ulëta.

Prandaj, është anti kombëtare, anti humane, anti fetare dhe mbi të gjitha është anti njerëzore, të flasësh kundër ”Nënës Terezë”! E kush të flas për „Nënë Terezë“!? Sot të vlerësosh lartë kontributin e të Madhes „Nënë Terezë“ duhet të kemi kujdes, se jemi të vegjël dhe mund të gabojmë në vlerësimet se janë të mëdhaja, sepse ajo është e përmasave botërore, duhet vlerësim e nivelit botëror, tani puna e „Nënës Terezë“ është filozofi në vete që shkenca duhet të mirret me punën e saj. Nënë Tereza është e Madhe e përmasave planetare. Të tillë si „Nënë Terezen“ sot në tërë globin e kësaj toke nuk mund t’a gjeshë edhe një, edhe pse ka përpjekje që t’i afrohet humanizmit të saj, janë përpjekje të pandalshme edhe pse kanë kushte materjale, por ju mungon humanizmi i shpirtit.
Populli Shqiptar me „Nënë Terezen“ është identifikuar në Prendim, është krenuar dhe do të jemi krenar sa të mbijetojë edhe vet populli Shqiptar. Të tilla deklarata duhen t’a dinë të gjithë se janë duke e prekur popullin Shqiptar mu në zemër dhe këtu nuk do të tolerojmë.

Të prekësh sot në figurat kombëtare si : Gjergj Kastriotin – Skenderbeu i cili i fitojë 22 beteja kundër turqëve okupator, Papa Kelmendin (Clementit) XI Gian Francesco Albani, lindur më 1649, papë në Vatikan nga 1700-1721, Ismail Qemalin, Isa Boletin e Luigj Gurakuqin që ja dolën të shpallin mëvetësinë e shtetit shqiptar Shqipërinë në vitin 1912, Nënë Terezën, të cilën e quan e tërë bota Nënë në saje të angazhimit të saj personal që e mahniti botën me humanizmin e saj dhe deklarojë me krenari se në shkurt të vitit 1997 tha: „Unë jam shqiptare“. Në të vërtetë, në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit,
në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, i’a kishte marrë e ia kishte puthur dorën (në prani të Presidentit Bill Klinton) dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: “Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!” Kjo është menquria më e madhe e një personaliteti siq ishte e Madhja Nënë Tereza. Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Presidenti Bill Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!

Dr. Ibrahim Rugoven, njeriun e paqës dhe ideatorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidnati i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës, Adem Jasharin, komandantin e ushtrisë shqiptare dhe njeriun i cili më së shumti sakrifikojë për popullin e vet Shqiptar me 22 viktima që ja dhurojë Lirisë së Kosovës, Anton Qeten, i cili bashkojë dhe pajtojë shumë zemra shqiptare së bashku me intelektual me rininë shqiptare, me imamë dhe priftërinjë bashkëpunuan për Unitetin dhe pajtimin e popullit Shqiptar, e krejtë kjo do të thot se po qe se ke prekur këto figura, ke prekur mu në zemër të popullit Shqiptar. Sot populli Shqiptar nuk është në kohërat e vjetra kur nuk ka ditur shkrim dhe lexim. Sot ate çfar mund të lexon hoxha dhe prifti, e lexojmë edhe ne dhe e kanë të kotë të na qesin hi syve.
KËTO FIGURA KOMBËTARE DHE SHUMË FIGURA TË TJERA KOMBËTARE DUHET TË MBROHEN ME LIGJ. NUK GUXOJMË T’I LËMË PA MBROJTJE PËR T’I NËPËRKËMBUR KUSH TË DOJË. DUHET TË NA PREKË NDËRGJEGJA KOMBËTARE.

Vetëdija e ulët në këso situata të njerëzve të tillë të vetquajtur „imam“ dhe nuk e gëzon përkrahjen nga askush, eliminon dilemen e përcaktimit të elementit se është „imam“ dhe se ka dije, duke pretenduar se jam unë ndërmejtësuesi midis realitetit dhe qenies, duke folë dokrra me një gjuhë tejet të ulët dhe primitive. Kjo vetëdije është e barabartë me intuiten analfabete, për të cilën çdo deklarim ngi ideja e „imagjinatës“ se duhet apo do të duhej, duke mos poseduar as një të vetmin argument, për Nënen e Madhe Terezë, një ditë do të bije vet në kundërshtim dhe do të pendohet. Të hedhësh sot baltë mbi vepërn e Madhe të Nënës Terezë, duhet ditur se ke hedhur baltë mby fytyrën tënde (kuptohet po qe se e ndjen veten Shqiptar).

Ne nuk jemi në diuni se çfar ka ndërmarrë BIK për këtë marri të personit në fjalë, sepse kjo gjithësesi se duhet të denohet dhe njerëz të tillë jo se nuk duhet ta gëzojnë titullin e imamit, por as të trajtohen si njerëz të vullnetit të mirë.
Z.Krasniqi duhet të pendohet dhe të dal hapur dhe të kërkojë falje për at se çfar ka deklaruar, kurse imamët e tjerë, të kenë kujdes në deklaratatë e tyre që mbjellin urrejtje ndërfetare, njerëzore dhe Kombëtare.

Të përqarë na donë armiku që e kemi në derë dhe po na sorollatet në veriun e Mitrovicës, e askush nuk po merret me te !

Kam tri kërkesa për Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë:

1.Të mbrohen me ligje të gjitha figurat Kombëtare, përmes një ligji të veçant, sikurse që e kanë të gjitha kombet e tjera.
2.Të saksionohen me ligj të gjithë ata që bëjnë përpjekje për të i përbaltur veprat, personalitetet Kombëtare dhe bien ndeshë me Çështjen Kombëtare Shqiptare.
3.Të kërkojnë falje ata që me pakujdesinë e tyre kanë hudhur të pavërteta kundë figurës së Madhe „Nënës Terezë“.


ZOTI E BEKOFT SHPIRTIN E TË MADHES NËNË TEREZË DHE VEPREN E SAJ.
ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHQIPTAR KUDO QË NDODHET AI.

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi,
Hysen Ibrahimi, kryetar.
Marre nga http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/7092/


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Poco spazio e tanto spam? Yahoo! Mail ti protegge dallo spam e ti da tanto spazio gratuito per i tuoi file e i messaggi
http://mail.yahoo.it
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
FB | 2 Mar 2009 08:09
Picon

Vatra, Dielli dhe...



 
Z. Dalip,
 
 
Para ca kohesh duke biseduar me At Arturin me thote: "Degjo Fatmir, gjyshja ime vazhdimisht me thoshte: Rruajuni nga GREKOMANET se ata jane shume here me te liq se grekerit, pasi hiqen si shqiptar dhe veprojne ne interes te Grekut qe kurdohere ka punuar kunder interesave te shqiptareve per ta shbere Shqiperine"
 
Menjehere mu kujtua gjyshja ime, qe te njejten gje me thoshte dhe mua vazhdimisht 40-50 vjet me pare ( vdiq 96 vjeçe ne vitin 1971).  Eshte nje porosi shume e perhapur ne Juge, qe e kemi degjuar shume prej nesh, nga te paret tane. Keto dy gra lindur njera ne Korçe dhe tjetra ne Gjirokaster, perafersisht ne te njejten perjudhe; me besime te ndryshme, njera orthodokse dhe tjetra muslimane; duke perjetuar ngjarje dhe sjellje analoge nga shqiptare te kohes, kishin nje merak qe historit e jetuara prej tyre tja trasmetonin vazhdimisht pasardhesve te tyre, qe te keqijat te mos perseriteshin ne te arthmen. ATO TE DYJA FLISNIN SI SHQIPTARE MBI BAZEN E EKSPERIENCES SE TYRE. Dhe kete e benin pamvaresisht nga njera tjetra, njera ne Shqiperi dhe tjetra ne Amerike; por merakun dhe porosine e tyre mvaret nga ne sa dhe si i kemi parasysh, ne situata te ngjashme me ato per te cilat keto gra te nderuara na flisnin.
 
Per dike historia dhe gjaku i derdhur ne te kaluaren, eshte nje kazan me mut qe sa me shume ta trazosh aq me shume bie ere; per mua dhe besoj dhe per shume te tjere, ato jane pishtare te vendosur ne rrugen e se ardhmes per te na treguar ku duhet dhe ku s'duhet qe te ecim per te siguruar paqen, sigurine dhe prosperitetin jo vetem per ne, por dhe per vendin dhe pasardhesit tane, perndryshe gabimet tona per veprime jo te matura sot, do tu kushtojne shume rrende atyre me pas.
 
Kam ndjekur me shume interes dhe vleresoj shkrimet e percjella rreth VATRES nga zoterinjte A. Çefa, K. Kapinova, A. Lulushi si dhe replikat e ndryshme rreth tyre nga ju dhe te tjere per te cilat do te desheroja te qartesoja disa gjera qe sipas kend veshtrimit tim ja vlen te dihen.
 
Duke jetuar 10 vjetet e fundit ne Boston me eshte dhene mundesia te kontaktoj dhe bisedoj me shume vatrane te vjeter dhe pamvaresisht se ke ka takuar dhe biseduar Klajdi per disa dite ketu, e verteta eshte se VATRA u trasferua ne New York kur ketu qe duke dhene shpirt. Ky trasferim beri qe asaj ti zgjatej jeta te pakten dhe 45 vjet, ndryshe do te ishte harruar sot. Per shkaterimin e saj ketu ne Boston nje kontribut te veçante ka ish qeveria komuniste shqiptare me "miqte" e saj derguar ne mergate. Per te kuptuar lehtesisht kete mjafton te lexohet libri per Fan S. Nolin promovuar para 2 vjetesh nga Nasho Jorgaqi ketu ne Boston, pune qe u intesifikua shume pas vdekjes se tij dhe qe dokumentohet ne shume materjale te tjera qe perputhen plotesisht me deshmit e vatraneve te ketushem te asaj perjudhe. Ndofta kane qene "miqte" qe e kane merak akoma dhe sot, qe nuk i lane ta varosnin perfundimisht atehere, por ja u "vodhen" nga shtrati i vdekjes VATREN.
 
Shume nga keta "miq" te vjeter dhe te rinj ankohen se VATRA ka devijuar nga qellimi i krijimit te saj qe "ishte thjesht per zhvillime kulturore",  gje qe eshte plotesisht e kunderta: Ajo ka qene nje organizate thellesisht politike progresiste patriotike shqiptare dhe si e tille ka  vepruar vazhdimisht qe nga krijimi i saj dhe ne vazhdimesi. Programi i saj jepet qarte ne postimin qe ben Z. A. Çefa ne programin e plotë sipas Refat Xh. Gurrazezit, historianit të parë të “Vatrës”. Pikerisht per kete qendrim te vashdueshem perparimtar demokratik eshte vleresuar vazhdimisht nga Qeveria Amerikane, prandaj eshte ftuar vetem ajo ne  evenimente me rendesi te veçante, dhe jo organizata te tjera si Naaci, KKaci, Maci, Daci, etj.
 
Ndonje nga keta "miq" e quan VATREN organizat e oturaqeve, megjithse per vete rreth te shtatedhjetave jo vetem qe flasin nga oturaqet por jane dhe me katatere prostati. E verteta eshte se perjashtuar Kryetarin Z. Agim Karagjozi, qe per mua dhe po te jepte dorheqje per arsye moshe, do te sugjeroja te mbahej si Kryetar Nderi i Perhershem, fale perkushtimit dhe zgjedhjes se qendrimeve shume te drejta ne perputhje me  statutin qe ka kjo organizate, te tjeret do ti konsideroja te rinj.
 
Une nuk mendoj se duhen konsideruar te "vjeter" nenkryetaret e saj, perfaqesuesja e deges se Washington DC, perfaqsuesit e deges se Bostonit, New York, New Jersit, Pensilvani, etj. apo krijusit e moderatoret e webmasterit www.federatashqiptarevatra.com  Z. Armin Zotaj dhe Znj. Rezarta Dyryzi me moshen e tyre nen 35 vjeç qe kane bere nje pune shume te mire, qe do te pasurohet dhe permiresohet shume me teper ne te arthmen me kontributin dhe te shume te tjereve. Po keshtu ndryshe nga disa dashakeqes une e shoh pjesmarjen te VATRA shume te mire nga pikpamja e pjesmarjes me aktiviste nga Korça, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Fieri, Shkodra, Çamerija, Kosova, Mal i Zi, etj. pra gjitheshqiptare.
 
Ndryshe nga ndonje qe mendon se VATRA dhe DIELLI shuhen nga qe ZEMRA e shqiptareve eshte shuar me kohe...une po dergoj disa te dhena qe me dergoj Znj.Dyryzi qe flasin per te kunderten:
 
From: Rezarta
To: 'FB'
Sent: Sunday, March 01, 2009 9:57 AM
Subject: RE: Per webmaster-in dhe Diellin.....---Re: Shuhet Dielli, 1909 2009
 
Z. Fatmir ne i kemi statistikat e vizitoreve ne website  keshtu qe per FYI po i listoj  me poshte:

Shkurt 2009- 12,603 vizita me javen e 15 dhe 22 Shkurtit qe shenojne 10,596 vizita

Koha me ative e websitit ka qene duke filluar nga 17 Shkurt

Ne 7 ditet e fundit website eshte access-ur 4,418 here.

Eshte gjetur ne ‘search’ ne search engines 264 times in the last 7 days (we have counters for that too), me specifika per “federata vatra”. “federata shqiptare vatra”, “vatra e New Yokrut”, “Dielli-Vatra” etj.

Traffikun me te madhe  kane patur faqja “histori”; e dyta eshte “gazeta Dielli” (Faqja ne shqip) me 2373 kerkesa, ndersa Faqja ne Anglisht ka patur 927 kerkesa ne 7 ditet e fundit. I can even break it down to request/hour if you want.

 

Natyrysht keto te dhena nuk mund ti pelqejne atyre qe predikojne se Shqiperia nuk behet, qe kundershtojne çdo plan apo pune te mire qe behet ne Shqiperi, qe Shqiperine e ndajne ne Malok dhe Jugore, qe pas mendjes se tyre kane vdekur idealistet, se s'ka me Skenderbej, Ismail Qemal, Faiker e Fan Nol, At Gjergj Fishta  e Luigj Gurakuq, Çerçiz Topull e Mihal Grameno, Avni Rustem e Vasil Laçi, etj,etj.  Gabohen! Te Gjithe jane aty te rrilindur si Anteu nga Atdheu! Me kohe do ti degjojne dhe shohin! 

 

Persa i perket DIELLIT si zedhenese e VATRES nuk eshte hera e pare qe kalon situata te veshtira, por me kontributin e te gjitheve nga pak, perfshire dhe shume antare te nderuar te ketij Yahoogrupi qe kane dhe eksperience ne kete fushe, duke pas parasysh kryesoret qe na bashkojne dhe jo anesoret qe ne ndajne, kam besim qe se shpejti do te dali fillimisht ne internet dhe me vone  te botohet si me pare.

 

Gjithe te mirat

 

Fatmir

 

Shuhet DIELLI - nga qe qe ZEMRA e shqiptareve eshte shuar me kohe ....
 
Mbyllja e gazetes "Dielli", sot ne dekaden e pare te shekullit te XXI-te,ne kushtet kur shqiptaret nuk jane me ata te njeqind vjeteve me pare,eshte nje turp i madh ne rradhe te pare,per vete ata (shqiptaret).Mbyllja e DIELLIT shte nje fyreje e rende dhe e pafaleshme,per ate grup idealistesh me NOLIN ne krye te cilet kishin gjak te vertete atdhetari e qe bridhnin ne acar,me buke e pa buke,per te mbledhur pak te holla ne menyre qe DIELLI te ndriste e te ndriçonte mendjet prapanike te shqiptareve.Por,me sa duket ata mbeten gjithmone njelloj e s'ndryshojne kurre. Gjynah,vertet gjynah,per kujtimin a atyre pak iluministeve qe besuan se Shqiperia do behet,nbderkohe qe realiteti tregon se ajo nuk eshte bere akoma e kam frike se do te vonoje shume qe te behet ...
 
*********************************************************************
 
Historia e vendeve ballkanike, si mjaft vende te tjera ne bote, ka perbere ate te gjakderdhjes midis popujve.
Si e tille nuk ben te trazohet e sjelle ne siperfaqe. Gjykimin  kurrsesi nuk ben te ta formoje historia. Perkundrazi.
Eshte gjykimi ai qe ben historine e se ardhmes Te njejtat probleme ka pasur dikur edhe Europa por
historine gjakut e kane hedhur sot ne koshin e plehrave. Nuk dua ta degjoj fjalen histori.
Me falni per shprehjen por historia e luftrave dhe gjakut eshte nje kazan me m....
qe sa shume ta ngacmosh, aq me shume mban ere te keqe.
Dua vetem te me lene te bashkejetoj ne paqe
me te gjitha rracat dhe fete e botes.
 
 
****************************************************************************************************
Shuhet “Dielli” 1909 - 2009
Astrit Lulushi

“Më mirë vone se kurrë” – kjo shprehje të përgëzon për dicka që duhej të ishte bërë me kohë, e të ngushëllon për atë që s’duhej të kishte ndodhur.

Më në fund “Vatra" ka vatrën e saj në internet - http://www.federata shqiptarevatra. com/, falë punës së degës së kësaj organizate përfaqësuar nga Merita Bajraktari McCormack në Uashington DC, qëllimi i së cilës është lehtësimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo nismë sikur të ngroh se Vatra nuk do të shuhet, sepse do të përllogaritej si mëkat kombëtar nëse qoftë edhe heshtej përpara shpërjes së këtij institucioni - më i herëshmi mbarë shqiptar në mërgim, dhe më dobiprurrësi. “Gjaku i ri” më në fund ka vendosur t’a kthejë vemendjen drejt Vatrës, për t’a mbajtur gjallë qoftë edhe virtualisht.

Por mbyllja e gazetës “Dielli”, është ajo që s’duhej të kishte ndodhur – më mirë kurrë se vonë. Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. “Dielli” ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909.

Të pallogaritëshme mbeten vlerat e “Diellit”. Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t’i bërë vatranët të mësoheshin pak-nga-pak pa të. Gazeta që i nxiti shqiptarët “jepni për nënen”, duket se harroi t’i mësonte të kujdeseshin për atë vetë. “Dielli”, pararendëse e “Vatrës” dhe zëdhënësja 97 vjecare e saj, nuk është më. Ishte kjo mbyllje e nevojëshme, e mirë, e drejtë? – Nëse jo, atehere c’u desh authanassia?

E botuar atëhere kur shqiptarët e Amerikes përbënin bashkësinë më të varfër e më të pa-arsimuar të këtij kontinenti, sot “Dielli” nuk del më, për arsye financiare, thonë, edhe pse shqiptaro-amerikanë t ndjehen relativisht më të pasur e më të shkolluar, por ndoshta jo më idealistë se para-ardhësit e tyre.

 

Sent: Saturday, February 21, 2009 4:39 AM

Subject: [Klubigazetareve] Anton Çefa: 100-vjetori i gazetës “Dielli”

 

 

 100-vjetori i gazetës “Dielli”

 

           

            Me mbylljen e gazetës “Kombi” (1909) të Sotir Pecit në Boston dhe të revistës “Albania” të Faik Konicës në Londër(1909), nuk kishte një gazetë shqipe që të luftonte për të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Nevoja për një organ shtypi u bë edhe më urgjente për një çështje të tillë, kur xhon-turqit burgosën Dervish Himën, sepse i gjetën Flamurin e Shqipërisë me vete, dhe asnjë gazetë e Shqipërisë nuk guxoi dot të dilte në mbrojtje të tij. Atëherë u morën vesh Noli me Konicën për botimin e gazetës “Dielli”, e cila filloi të botohet më 15 shkurt të vitit 1909, nga shoqëria shqiptare “Besa-besën”, shoqëri që qe formuar dy vite më parë me nismmën e Sotir Pecit dhe Fan Nolit. Shumë shpejt “Dielli” u bë një nga organet kryesore të shtypit shqiptar të asaj kohe. Editori i parë i saj ishte Fan Noli, që e redaktoi gazetën për 29 numrat e parë deri me ardhjen e Konicës nga Londra, në nëntor të këtij viti.

Me formimin e “Vatrës” dhe me shkrirjen në gjirin e saj të shoqërisë “Besa-besën”, “Dielli” u bë organ i Federatës . Menaxher i parë i “Diellit”, i zgjedhur në mbledhjen themeltare të “Vatrës” qe Kristo Kirka.

“Dielli” ka qenë i detyruar, kryesisht për arsye  politike, të ndërrojë emrin. Kështu, ai është botuar më emrat “Dielli e Flamuri”, “Purteka”, “Kombi në rrezik” Në vite 1936-1939, për arsye të mosmarrëveshjeve politike në gjirin e “Vatrës”, me të njëjtin emër u botuan dy edicione: në Boston dhe në Detroit.

Programi i shpallur që në krijim të saj  ishte krejtësisht kombëtar. Po e japim programin të plotë sipas Refat Xh. Gurrazezit, historianit të parë të “Vatrës”:

1.      Njojtja e kombësisë shqipëtare prej qeverisë turke. Në kombësinë shqipëtare hyjn’ gjith’ ata që flasin shqip pa vënë re fe a besim.

2.      Të njohurit e gjuhës shqip si gjuhë zyrtarishte në Shqipëri. Në gjykatorët dhe sundimtarët e vendit të përdoret gjuha shqip vetëm. Asnjë gjykatës a sundimtar të mos qaset në Shqipëri pa ditur gjuhën e vendit. Gjithë ashtu edhe për kryetarët fetarë që nga ata të shkallës më të lartër për çfarëdo fe që praktikohet në Shqipëri.

3.      Arësimi kombëtar shqip. Shkollat e para të përbashkme për gjithë çunat të jenë vetëm në gjuhën kombëtare dhe të përmbahen prej qeverisë. Qeveria turke të mos ketë të drejtë të hapë shkolla të para gjëkunt në Shqipëri. Shkollat e çupave të para, të dyta, a të larta vetëm shqip. Mësonjësit të jenë shekullorë, d. m. th. të mos jenë priftërinj as hoxhallarë. Mësimet fetare të mos ketë për shkollat e para, sikundër ngjan në shkollat e Amerikës.

4.      Shpenshtjell’ ekonomike. Të shtrohen udhë tregëtare të njerëzishme prej qeverisë për të bashkuar tërë qytetet e mbëllenj të Shqipërisë me njëri-jatërin. Dhe me limanet e Shqipërisë. Të krijohen dhe të përmbahen prej qeverisë shkolla bujqësie, mjeshtërie dhe kafshë-ritjeje në qytetet e mbëdhenj të vendit.

5.      Sundim Çqendralësor. Të ipet prej qeverisë një statut i cili të çkoqitë kufit’ e vendit, i cili të mos përmbledhë brenda më pak se vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Janinës, Manastirit. Ky vent të qeveriset prej një parlamenti Shqiptarësh me ministorë Shqipëtarë, nënë një përvendës të Sulltanit, i cili të quhet Guvernor i Shqipëris’ (Arnautllëk valise). Shqipëria të mos ketë të përbashkme me Turqinë veç ushtërinë, punet e luftës, dhe punët e jashtme.

Natyrisht, programi ka pësuar ndryshime në përputhje e në funksion të kohërave. Ndryshimi më i parë qe kalimi nga kërkesa për autonomi në kërkesën për pavarësi.

 Gjatë gjithë jetës së saj, gazeta “Dielli” u shqua si një nga tribunat më të rëndësishme të çështjes shqiptare. Ajo ka përkrahur lëvizjet për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, ka kundërshtuar politikën shoviniste të shteteve fqinje ndaj Shqipërisë dhe ka propaganduar në vazhdimësi idenë e bashkimit dhe të organizimit të popullit shqiptar në një shtet me një program të përcaktuar politik, ekonomik, kulturor e arsimor, sipas modeleve të demokracive perëndimore. Në gjirin e emigrantëve shqiptarë të Amerikës, “Dielli” ka propaganduar në çdo kohë unitetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin dhe ruajtjen e traditave kombëtare. “Dielli” mbolli farën e qytetërimit midis shqiptarëve. Ai ishte dhe mbeti tërë kohën malli, dashuria dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës për atdheun,  pjesë e jetës dhe e qenies së çdo mërgimtari shqiptar. “Dielli” përshëndeti fitoren e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar përkrah Aleancës së madhe Antifashiste dhe përkrahu kërkesën e Shqipërisë për t’u pranuar në OKB, por kritikoi zhdukjen e lirive demokratike, politike, ekonomike e kulturore nga sistemi diktatorial Stalinist, që u instalua nga Partia Komuniste dhe diktatori Enver Hoxha.

Pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, “Dielli” dha një ndihmesë të vyer, me shkrimet e veta, për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri, për çlirimin e pavarësinë e Kosovës në drejtim të kërkesave për sigurimin e të drejtave politike kombëtare, shoqërore, kulturore, etj. të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje, Bujanovc, sipas ligjshmërisë ndërkombëtare. Gjithashtu, herë pas here është shkruar për padrejtësitë flagrante, që iu bënë e po i bëhen Çamerisë si dhe janë demaskuar pretendimet absurde të qarqeve shoviniste greke, .tje dhe këtu, për të ashtuquajturin Vorio-Epir.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke këmbëngulur për ruajtjen e profilit të tij, si gazetë e bashkësisë shqiptare të Ammerikës dhe e organizatës së saj në zë, “Vatrës”.

            Duke u botuar mesatarisht 4 herë në vjetë, gjatë kësaj periudhe, “Dielli” mori më tepër profilin e një reviste; më saktë të një reviste kulturore, ku veç analizave për çështjet bashkëkohore politike kombëtare, i është dhënë një hapësirë e gjerë artikujve studimorë në fushën e kulturës sonë albanologjike. të personaliteteve të shquara të kulturës dhe historisë sonë kombëtare

Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke këmbëngulur në ruajtjen e profilit të tij, si organ i bashkësisë shqiptare të Ammerikës dhe i organizatës së saj në zë, “Vatrës”. “Dielli” nuk e ka zgjidhur asnjëherë problemin e gjendjes financiare. Të gjitha veprimtaritë e “Vatrës”, duke përfshirë botimin e “Diellit” janë realizuar me ndihmat e një grushti vatranësh, kryesisht, anëtarë të këshillit të “Vatrës” dhe të ndonjë aktivisti.

  *   *    *

Në drejtim të gazetës “Dielli” kanë vepruar personalitete të shquara në lëmin e atdhetarisë dhe të gazetarisë shqiptare. Editorë të “Diellit” sipas radhës kanë qenë: Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni P. Hristo, Andon S. Frashëri,, Andrea D. Elia, Nelo Drizari, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi,

Eduard Liço.

Në vitet 1990-1994, gazeta ka kaluar në duar të ndryshme. Në vitin 1990: Din Derti; 1991: Arshi Pipa (korrik, gusht-shtator); Gjon Buçaj, A. Karagjozi, Agim Rexhaj, me asistencën e Tahir Deskut (tetor-nëntor); Arshi Pipa (dhjetor); 1992: Arshi Pipa (janar, shkurt, mars, prill, maj-qershor); Agim Karagjozi, Gjon Buçaj (korrik-nëntor); 1993: Agim Karagjozi (janar-qershor, korrik-tetor, nëntor-dh jetor); 1994: Agim Karagjozi (janar-shtator); Anton Çefa (nga numri tetor-dhjetor 1994 deri në numrin e fundit korrik-dhjetor 2006). Gazeta pushoi botimin për arsye të mospajtimit të mendimeve të editorit me kryesinë e “Vatrës” lidhur me gjendjen e sotme dhe të ardhme të kësaj organizate.

            Nga më të shquarit në radhën e editorëve, po përmendim Nolin, Konicën, Çekrezin, i cili arriti të bëjë gazetën ditore. Detyrën e editorit për kohën më të gjatë e ka mbajtur Qerim Panariti (19 vjet).

            Gjatë jetës së “Diellit” kanë dalë një mori gazetash e revistash shqipe, në atdhe, në trojet shqiptare të pushtuara në Ballkan dhe në diasporë, në të gjithë botën, por asnjë nuk e pati fatin e jetëgjatësisë së tij. As nuk mund të flitet për jetëgjatësinë e gazetave dhe revistave që dolën në një kohë me “Diellin”. Në vitet 1908-1910 u botua në Selanik, gazeta “Liria; me 1909-1911, “Shqypja e Shqypnisë” e Josif Bagerit; me 1909 “Rrufeja” e Thanas Tashkos e Jani Vruhos, në Kajro, në vitin 1909; “Lidhja Orthodhokse”e Mihal Gramenos, në Korçë, me 1909; “Bashkimi i kombit” e Fehim Zavalanit, në Manastir, në vitet 1909-1910; “Liri e Shqipërisë” e Kristo Luarasit, në vitet 1911-1915, “Drita” e Muço Qullit, me 1911-1912, etj., etj. Te gjitha jëtëshkurtëra.

            Edhe gazeta e revista të tjera të cilat për shtypin shqiptar në atdhe dhe në diasporë, mund të përmenden për jetën e tyre të gjatë, as që mund të krahasohen me organin e “Vatrës”. Kështu “Arbëreshi i Italisë” (“L’albanese d’Italia”) e De Radës (1848-1912) jetoi 64 vjet; “Kombi Shqiptar” (“La Nazione Albanese”) e Anselmo Lorechios (1897-1924), jetoi 27 vjet; “Albania” e Konicës (1897-1909), vetëm 12 vjet. “Dielli” mund të krahasohet, në këtë rrafsh, vetëm me “Hyllin e Dritës” të Pader Gjergj Fishtës, i cili e nisi botimin në vitin 1913 dhe, me gjithë ndërprerjet e pësuara, vazhdon të botohet sot e kësaj dite.

                       

                                                                                Anton   Çefa

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kanë thënë për “Diellin” :

QE "DIELLI" TE VAZHDOJE TE NDRIÇOJE

edhe pa rekllama …

" … E nismë Kombin dhe pastajza, pas tre vjetësh Sotir Peci shkoi. Këtu, tha s’bëhet punë, unë do shkoj në Shqipëri. Edhe shkoi për Kongresin e Manastirit ahere e pastaj mbeti në Shqipëri. Pastaj vajti në Shkollën Normale, siç e dini edhe me ne fund, u bë një nga pjesëtarët e Këshillës së Regjencës. Po sido qoftë, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la këtu një shtypshkronjë. Ajo shtypshkronjë ish në 100, Hapson Street, në një katua. ( … ) Aty bënte shumë fohtë, kishim një sobë e cila nuk na ngrohte por vetëm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetë dhe më vjen keq që nuk ndodhet ketu, Thimaqi, që ishte kryeradhitësi e nga i cili mësova edhe unë zanatin e rradhitjes së shtypit. Me atë tok e rradhitnim e pastaj, në mashinën me të cilën e shtypnim vetë, me këmbë. Amerika s'kish përparuar aq shumë aheraj, sa të përdorej elektriku në mashinat.

       Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetën të gjitha atje siç ishin, të pa paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtë që kishin dhenë paratë, pagesën e parë kur i bleu dhe thanë: Ç'do t'i bejmë këto? Ca thanë që t'i shesim, ca thanë jo të mos i shesëm, po të vazhdojmë gazetën vetë. Të nxjerrim një tjatër gazetë. Se s'mund të nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por që të mundnim të nxirnim një tjatër gazetë, duhej të pagunaim një herë mashinat, të cilat ishin të papaguara. Kështu që u mbluadhnë nënë kryesinë e Kristo Qirkës, ndjestë pastë edhe të Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharët, Kristo Qirka mblodhi ca prej korçarëve si edhe Dhima e Goni Pitërson dhe këta i paguan të gjitha këto e thanë: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni gazetën!

      Dhe kështu nismë Diellin, pikërisht me atë methudhë me të cilën nxirnim edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unë tok me Thimaqin edhe pastaj e shtypnim në atë katuan e mbytur me tym, duke punuar me këmbët. Po ishim djem aherë, shumë trima, shumë të shëndoshë. Kjo gazetë e nisur me tërë ato varfërira e me tërë ato mundime, nisi më 15 të shkurtit 1909. Më 5 nëndor 1915 u bë e përditëshme. Më përpara dilte një herë në javë, pastaj dy herë në javë, pastaj tri herë në javë e pastaj dolli e përditëshme kur ishte direktor, ndjestë pastë, Kostë Çekrezi, i cili midis vyrtutave të tjera kish vyrtutin që ishte një punëtor i rrallë. Ndoshta punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqipëtare.

       Tani duhet të kini përpara sysh një gjë: Dielli përparoi e arriu të bëhet e përditëshme e vazhdoi disa vjet kështu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse gjysma, më tepër se gjysma e shqipëtarëve më të mirë që kishim këtu u sulnë si bagëtia, si kope edhe u kthyen në Shqipëri, posa që u hap vendi. Dhe kjo e sakatosi lëvizjen kombëtare të këtushme. Vanë atje dhe kujtonin se kur të ktheheshin do t'a gjenin përsëri derën hapët. Kur u mejtuan që të ktheheshin këtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot.

         Por, sidoqoftë, me gjithë ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Këtë duhet t'a kini gjithënjë përpara sysh. Dielli nuku mund të mbahej vetëm me pajtime. Po të pyeç mirë, asnjë gazetë në botë nuku përmbahet vetëm me pajtime. Përmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse, ai publik që e këndon është shumë i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur që të marrë fitime nga ajo rekllame. Kështu që s'duhet të dëshpërohemi, kur shikojmë se nga koha në kohë Dielli ngec e pret ndihmën tonë. Tashi, ç'mund t'u thom për vazhdimin e Diellit? E vetmja gjë që mund t'u thom është kjo. Kështu siç bëmë këtë mbledhje të bukur sot, që mblidhemi nga të gjitha anët e Amerikës e piqemi e çmallemi, do të ish mirë që të mblidhemi çdo tre vjet e kështu të ndihmojmë edhe Diellin. Se ka edhe një tjatër qëllim kjo mbledhje. Nuk jemi më djema dhe ngadalë e ngadalë hesapi ynë po shkurtohet e mbyllet. Kështu që është mirë të piqemi çdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur piqemi prapë ! ( … )

1963

Refat Xh. Gurrazezi

Kur dolli Dielli për herë të parë, u duk si një yll i ndritur në mes të errësirës. Shkurtër, Dielli ka qenë një shkoll’ e veçantë jo vetëm për emigrantët shqipëtarë t’Amerikës që shumë prej tyre mësuan si të shkruajnë dhe të këndojnë shqip prej tij, por për gjithë këndonjësit shqipëtarë kudo në botë. Në fjalë të tjera, Dielli ka qenë një shkollë stërvitëse për këndonjësit e tij si nëshkencën politike, ashtu edhe në fushën kulturale. As ka patur dhe as që ka gazetë tjatër shqipëtare që munt të barabitet me Diellin e kohëve të Faik Konitzës dhe të Fan Nolit.

1972

    *   *   *

Hans Joachim Lanksch

“Dielli” më hapi një dritare, një spektër deri më tash të panjohur të botës shqiptare. Megjithëse dij për traditën dinjitoze të “Diellit”, prapë më befasoi kandshëm niveli i naltë i  shkrimeve në të.

6 shkurt, 1998.

  *   *   *

Peter R. Prifti

Gazeta “Dielli” është e respektuar për moshën e saj të nderuar, politikën e saj demokratike dhe mbi të gjitha për rolin e shquar historik që luajti në vitet e pra të rinisë së saj.

. . .

Kam marrë rishtas numrin e ri të gazetës Dielli. Ju falënderoj shumë. Vertet ajo nuk del aq shpesh sa do të dëshiroja unë. Por besoj se askush nuk mund të mohojë – as edhe kundërshtarët e saj më të rreptë, në qoftëse flasin me sinqeritet – se gazeta ka lëndë të pasur, trajton tema aktuale me peshë, dhe është tërheqëse nga ana teknike, sepse përputhet me kriteret e profesionit të gazetarisë. Prandaj, vlen të presësh për atë edhe kur vonohet.

8 mars, 2003.

 

 

 

__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane