Faqja e zeze e
gazetarise shqiptare - Top Chanel dhe Rudina Xhunga
BEQIR SINA,
New
York
Nese Nexhmija dhe
Enveri i bene krimet, dhe ata nuk pendohen ose kerkojne falje, dhimbja dhe e
keqja shumefishohet dhe amplifikohet se ben keto krime ne
popullin e tyre. Dhe ne askush nuk prononcohet ose i denon, por bejne
edhe te paditurin, bejne nje gabim te rende qe kurr populli shqiptar ska
per tua falur.
BENSONHURST
BROOKLYN
NY
:
Kush e mban mend,
sot se çfare ndodhi ne SHBA-se, me gazetarin lejgendar dhe nje
nga me te njohurit ne Amerike, ikonen dhe veteranin e gazetarise
amerikane Dan Rather, me dy intervistat qe pati bere ai me
diktatorin e vrare, tashme, Saddam Hussein. Intervista e pare ishte
bere me 29, gusht 1990, dhe e dyta e konsideruar si gabimi me i
rende, ne jeten e tij gazetareske me 24 shkurt 2003, pikerishte,
veçse dy muaj me pare se SHBA- do te rrezonin nga froni kryedikatorin
irakaien Sadam Hysein, dhe do t'i jepinin fund nje sundimi te eger
komunist 24 vjeçar ne Irak.
Legjenda
e dy emsinoneve te konsideruara si me te shikuarat ne Amerike, dhe qe mua
me kane bere per vete qysh diten qe shkela ne Amerike, te emisonit te
mengjesit, CBS Evening News, dhe atij te nates CBS' 60 Minutes, u be "kurbani" i ketyre dy
intarvistave. Largimi i tij qe shkak, u tha me pase, se
Rather, beri gabimin e tij me te rende ne karjeren e tij - prej kur
intervistoi dikatorin e Irakut, Sadam Hysien, dhe u detyrua duke e pranuar
vete gabimin nga ana morale, te beje dorheqjen dhe te dale ne "pension"
para kohe. Kjo ndodhi vetem nje vite me vone intervistes, se fundit, ne vitin
2006 .
E
kush ishte Dan Rather,
gazetari qe i kishte dhene kaq shume gazetarise amerikane, duke intervistuar
thuajse te gjithe presidentet amerikane, ne 3 dekadat e fundit.
Intervistuesi i sa mbreterve, presidenteve kryeminstratve, artsitave dhe
afaristave, shkencetarve dhe shkrimtarve nga me te njohurit ne bote. Ishte,
njeriu qe po i jepte, dhe do te i jepte edhe me shume gazetarise
amerikane. Por, ja qe gabimi qe nuk "i a fali kurr opionioni
amerikan", e beri ate te "pensonohet" para kohe. Por, nuk i thone kot, se
njeriu "nje here gabon ne politik - dhe kjo
i kushton shume ne jete"
E
fillova kete koment me fatin e sipercituar, duke marre shkas nga "faqja e
zeze" e gazetarise shqiptare. Top Chanel - emisoni i se henes"Shqip" i Rudina
Xhunges, e cila na intervistoi vejushen Nexhmije Hoxha. E
cila ne moshen 87 vjeçare, "pasi piu nje kafe", ia shtroi
muhabetit me gazetaren Xhunga, i pergatiten pyetjet e pergjigjet, dhe na i
serviren si interviste. Duke na ofenduar, e terrorizuar edhe me shume seç
na kishte ofenduar e trerrorizuar per 50 vjet, Enver Hoxha dhe klani i
saj. Si krye teme; te kesaj interviste kush mund t'i jape
nje pergjigje, kesaj thenje te Xhunges:" Jep deshmine e saj te pare,
te panjohur dhe te plote te nje gjysmeshekulli me Enver Hoxhen si "zonje"
shoqe e pare dhe deshmitare e pare e nje sistemi diktatorial ne
Shqiperi....???".
Intervista u krye ne rrethana te pastra familjare. Intervista e humbi
plotesisht seriozitetin, pasi ajo behet ne shtepine e intervistuesit,
"pushteti" i gazetarit eshte shume i veshtire. Gazetari "ndjehet
automatikisht" inferior ne pyetje. Pastaj, intervista kishte mungesa te
konsiderueshme, te atyre qe quhen kunder pyetje; çka jane dhe vlerat me te
bukura e gazetarise ne interviste. Ajo ishte kryekeput nje
tendence e paster e intervistimit te gruas te diktatorit, per te
realizuar rehabilitimin e saj dhe kohen e diktatures. Intervista ishte
propagand dhe u mbars me ideologji komuniste, si dhe u glorifikua
diktatura me pa pergjegjesine dhe moralin e rene ne zero nga gazetari e
intervistuera .
Intervista
ne menyre cinike, ricikloi Enver Hoxhen, duke e trajtuar ate
nepermjet pyetjeve e pergjigjeve te gjitha me prirje nostalgjike dhe
te diktuara. Ajo shtremberon te vertetat historike, dhe lendon, e
cenon ndjenjat dhe dinjitetin e nje shtrese te madhe njerezish te persekutuar,
viktima te diktatures e te diktatorit, per te cilin zhvillohej intervista.
Intervista ishte nje veprimtari perkujtimore me rastin e 100 vjetorit te lindjes
se diktatorit, dhe qe familjaret e tij dhe nostalgjiket po pergatiten t'a
festojne. Pra per Xhungen, dhe Top Chanel festa e diktatorit
filloi...
Ndersa
une ne kete 100 vjetor, do t'i kujtoje Xhunges dhe 87
vjeçares se rrezuar nga froni Nexhmijes, po ku shkuan valle keta njerez moj
shoqe: " Ne Shqiperi zyrtarisht jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.
Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kane vdekur ne burg 1 065 persona. Kane
humbur aftesine mendore 408 vete. Kane vdekur ne internim 7 022 vete. Ne 50 vjet
diktature komuniste, nga kjo shtrese jane kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146
vite internim."
Sadami si njeri inteligjent, ne intervisten me Rather, as qe e
kishte problem te dukej i mire ne sy te publikut Amerikan, ai thjesht donte te
perhapte propaganden e tij. Sadami si ithtar i Marksizem-Leninizmit as mund
portretizohet si musliman ose njeri i Allahut, sepse ka bere aq shume krime ndaj
muslimaneve sa nuk ka liber t'i shkruaj, u tha pas intervistes. Te njejten
gje beri Xhunga, te njejten gje na tha edhe Nexhmija, "
Duhet pranuar qe kleriket, sidomos ata te fese myslimane ishin te nje niveli
shume te ulet, pergjigjej Nexhmija, duke shtuar se ne fakt nuk eshte se u
moren masa te rrepta sepse njerezit besonin prape dhe i benin ato ritet e tyre
neper shtepi." Sa tragjiko - komike, tingellon kjo pergjigje e
saj. Po ku ishte Rudina te
pyeste se sa klerik u pushkatuan u burgosen e u interrnuan, sa njerez u burgosen
sepse u falen ose luten ne vendet e shejta. Po kur kleriket musliman
nuk ishin ne nivelin e atyre te krishter, po pse moj shoqja Nexhimje, sa eshte
numeri i klerikeve katolik te vrae dhe pushkatuar , po pse edhe shtrat e At
Gjergj Fishtes i hodhet ne lumin Drin.
Mirpo
intervista e pergatiur, nuk i shpetoje mllefeve. "Nexhmiaj e nxorri inatin
na tha se Berisha kishte nostalgji per Enverin, na tha se ai e
kishte vjerren serbe. E çuditeshme dhe qesharake pergjigjeja kur
Nexhmija tregonte se per Dushan Mugoshen dhe Milladin Popoviçin, u kishte dhene
edhe pension, u kishte paguar edhe florinj. Sa absurde, sa e rende tingellon kjo
sot. Dy udheheqesit serb per Nexhmijen dhe Enverin, ishin "te miret e
Kosoves", ( a ka serb te mire ne kete bote per ne shqiptaret). Madje sipas
Nexhmijes, ata dy serbet miqt e Enverit e Nexhmijes na e paskan pase
Kosoven ne "zemer", tha Nexhmia. Tek mellefet qe kishte per te nxjerr
Nexhmija nuk la pa sulmuar si ne kohen e dikatures edhe shkrimtarin e madh
Ismail Kadare. Duket se ajo puna e Kadares dhe e Berishes, i ka ngel "gozhde ne
zemer" Nexhmijes dhe Xhunges, pa tjeter qe edhe kalint te rrezuar nga froni
tashme.
Enver
Hoxha, ishte aq kriminel sa qe “Ai qe vrau kunatin e tij”. Ky
ishte argumenti me i perdorur per te treguar sadizmin dhe tiranine e diktatorit
Enver Hoxha. Historia e pushkatimit te Bahri Omarit, burrit te motres se E.
Hoxhes, ka qene gjithnje nje ngjarje intriguese per publikun. Kjo ka dale
nga dosieret e sotem me fakte e dokumentet te cilat e
xhveshin ngjarjen qe çoi ne pushkatimin dhe denimin e 60 prej figurave me
intelektuale e patriotike te vendit, ne vitin 1945. Ku, perveç Bahri Omarit
ishin edhe figura te njohura te nacionalizmit shqiptar, si firmosesi i
deklarates se pavaresise, Fejzi Alizoti, Ibrahim Biçaku djali i firmosesit
tjeter te pavaresise, Aqif Pashe Elbasani, patrioti i njohur Ismail Golemi e te
tjere. Nexhmija i tha "Jo" Xhunges, dhe ajo e "hengri" menjehere, se
keshtu qenka me te vertet. Keshtu pati thene at'here edhe Sadam Hyseini, me
rahmet, me gazetarin Dan Rather, "Jo une nuk e kame vare burrin e
vajzes sime...".
Nexhmija, ne interviste " Ne 1989, si kryetare e frontit, kam
shkuar ne Sarande, se vetem nje here kisha qene dhe doja te shkoja prape. Atje
me eshte bere nje pritje qe une e kam te fiksuar ne memorje, e kam pershkruar ne
ditarin tim ne ato dite qe u ktheva dhe cuditem se si me eshte bere ajo pritje
sa njerezit desh u shtypen per tu takuar me mua." Por harroje, ajo se ne
ate kohe, ne Bukuresht, ne te njejtin vit 1989, dy milion rumun u mboldhen
ne sheshin e Bukureshtit, dhe ata u "shtypen" per te pare Çausheskun
e gruan e tij. Por, çfare ndodhi me pase ne Bukuresht, a ka degjuar
Nexhmija" te dy u pushkatuan ", Rumania u be me demokraci dhe
hyri disa vite me vone ne Europe e
Nato.
Por, edhe me naivi me i madh ne Shqiperi, e di fare mire se Enver
Hoxha, dhe personalitetet me te larta te kupoles se diktatures, ne ate
kohe si Koçi Xoxe, Hysni Kapo, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Beqir
Balluku Billbil Klosi, Gramoz Ruçi, Skender Gjinushi, e te tjere kane
firmosur pjesemarrjen e tyre te drejtperdrejte ne krimet me te bujshme te
diktatures. Pa permendur ketu vetem vrasjen e kunatit te
E.
Hoxhes, Bari Omarin, por
duhet permendur çdo viktim. Se perndryshe do te duket se ulet rendesia
e viktimave te tjera te krimit komunist, qe jane me mijera e
mijera.
Por, Xhunga ne se do te kryente ate detyren fisnike, qe ajo ka marre
persiper dhe qe ka gazetaria, duhet t'e mos t'a kishte marre fare ne
interviste Nexhmijen, ne shtepine e saj dhe kur Nexhmija dhe njerezit e saj jane
duke u pergatitur te festojne 100 vjetorin e lindjes se diktatorit.
Ajo ishte interviste familjare per t'i ringjalluar asaj dhe vete
Xhunges dhe Top Chanel-it, nostaligjine per rregjimin qe ata e e "qajne tashti
dite e nate" . Pasi edhe vet Nexhmija ne fund ia vuri kapakun kesaj interviste
"faqeje te zeze", kur i tha Xhunges se "Prandaj ne kete 100 vjetor e ndjej si
pergjegjesi te bej çmos qe te behet nje kthese drejt arsyes, drejt vleresimit
objektiv, te rolit dhe vendit te Enverit ne historine e Shqiperise. Kjo eshte
shpresa ime e madhe" , Dhe kjo ishte intervista e Rudina
Xhunges
Nexhmija jo qe
nuk tregoje ndonje fare pendimi, por u ndihmua maksimalisht nga gazetarja Rudina
Xhunga, e cila gati sa nuk perlotej kur shihte Nexhmijen dhe
degjonte pergjigjet e Nexhmijes. Asaj qe nuk tregoje
aspak respekt, per te gjitha ato viktima. Per te theksuar sado
pak mungesen e kufijve ne ate qe mund te bente diktatura dhe kupola e saj
kriminale ne ruajtjen e pushtetit.
Ne kete
koment, nuk kerkoj ne asnje menyre te demonizoja askend dhe nuk desha t'i
beja "gjyqin" askujt, (le t'ia leme kohes, e le t'i gjykoje koha te
gjithe ata qe i bene keto krime dhe Zotit i rane me gure per 50
vjet). Thjesht, i ngacmuar ne shpirt nga kjo interviste kerkova qe
gishti i hipokrizise dhe i paderjtesise, t'i vihet kujtdo qe eshte i
tille, dhe jo vetem Nexhmijes dhe rregjimit te saj , por cilitdo nga ata monstra
qe "kakarisin" tani dhe ae jane ata qe i bene keto krime makabre. I bene
gjemen popullit shqiptare. Nese Nexhmija dhe Enveri i bene krimet,
dhe ata nuk pendohen ose kerkojne falje, dhimbja dhe e keqja shumefishohet
dhe amplifikohet se ben keto krime ne popullin e tyre. Dhe
ne askush nuk prononcohet ose i denon, por bejne edhe te
paditurin, bejne nje gabim te rende qe kurr populli shqiptar ska per tua falur
dhe kurr s'do t'ua harroje.
I am seriously considering running against him next time he is up for re-election.