Hamdi Nuhiu | 28 Jul 17:13 2008
Picon

LOJËRA MBI VARRE, Bashkim Aliu

LOJËRA MBI VARRE
Shkruan: Mr.Bashkim ALIU
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=141

Korriku i vitit 2008 krahas temperaturave të larta, u dallua edhe me një ngjarje e cila e tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit botëror, gjegjësisht arrestimin e kriminelit serb Radovan Karaxhiq, të cilin vite me rradhë e ka "kërkuar" gjyqi ndërkombëtar për krime lufte në Hag, për shkak të krimeve që ky kasap i bëri në Bosnjë gjatë luftës së fundit në këtë vend, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.
Besoj se nuk është e panjohur për lexuesin se ky është një nga kriminelët më të mëdhej në Ballkan dhe më gjërë, i cili në mënyrë më shtazarake, bashkë me kriminelin tjetër gjeneralin Mlladiç, bëri kërdi mbi popullatën muslimane në Bosnjë. Në këtë shkrim, nuk kemi për qëllim të tregojmë për krimet e tij, sepse për këtë duhet hapësirë shumë më e madhe se kjo, por e prezantojmë opinionin tonë rreth disa momenteve në aktin e arrestimit të kriminelit Karaxhiq në mes të kryeqytetit të Serbisë dhe të ish Jugosllavisë komuniste- Beograd.
Arrestimi i tij në Beograd, shpalos qartë se kriminelët kanë mbrojtje shtetërore në Serbi, dhe deklaratat e zyrtarëve serb se nuk janë në dije për vendndodhjen e kriminelëve të kërkuar nga tribunali ndërkombëtar për krime lufte në Hag, kanë qenë thjesht broçkulla dhe muhabete për konsum të politikës ditore. Edhe pas dorëzimit të diktatorit Millosheviq në gjyqin e Hagës, krimineli Karaxhiq nuk u dorëzua nga qeveritë serbe deri tash, në Korrik, kur pazarllëku randoi në anën tjetër, dhe qeveria aktuale serbe vendosi që ta publikojë arrestimin e të kërkuarit nga Gjyqi i Hagës për krime lufte, Radovan Karaxhiq.
Një element që shqetëson në gjithë këtë spektakël është përkushtimi i qarqeve politike dhe akademike serbe që ta rehabilitojnë partinë Socialiste të Serbisë të cilën e udhëhoqi kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Vetë futja e saj në koalicion me partinë e presidentit aktual serb Tadiq, për të cilin thonë se ka orientime pro perendimore, është dëshmi e qartë e tentimit të saj për rehabilitim dhe formim të një imazhi të ri. Dhe ja tash, në kohën kur në qeveri është edhe kjo parti, gjegjësisht partia strukturat e të cilës në krye me Millosheviqin e mbikëqyrën dhe menaxhuan shfarrosjen e muslimanëve në Bosnjë, bëhet arrestimi i kriminelit i cili i zbatoi planet e promovuara nga strukturat e po të kësaj partie, që tregon qartë se me këtë ata duan ta rehabilitojnë veten dhe partinë.
Megjithë anomalitë që mund të ceken përkitazi me këtë aksion, kapja e një krimineli dhe nxjerrja e tij para gjyqit duhet përshëndetur, sepse më së paku, simbolikisht është një formë e ngushëllimit për viktimat, por sado që t'i jepet publicitet, ai nuk mund ta lirojë bashkësinë ndërkombëtare dhe në veçanti BE-në prej përgjegjësisë për masakrat serbe mbi muslimanët në Bosnjë dhe dyshimet që e mbërthejnë angazhimin e tyre real për kapjen e kryekriminelëve të luftës në Bosnjë.
Një element tjetër që bie në sy në këtë aksion, mu në këtë kohë, është tentimi i qeverisë serbe që të tregojë një lloj përkushtimi për integrimin e Serbisë në BE, duke demonstruar "seriozitet" në kryerjen e detyrave të BE-së, ku vend kyç, kur është në pyetje Serbia, zen bashkëpunimi i saj me Gjyqin e Hagës.
Deklaratat e zyrtarëve serb në Bruksel qartë e shpalosën një intencë të tillë. Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë nga Brukseli deklaroi se me këtë akt qeveria serbe aderon ta merr statusin e vendit kandidat për në BE.
Me dorëzimin e vonshëmtë një krimineli në Gjyqin e Hagës, qeveria serbe don të arrijë përfitime të shumfishta nga ky biznes, që ky popull e ka patur zakon në historinë e ekzistimit të tij.
Kështu, me këtë akt do të përfitonte simpatinë e qarqeve politike në Bruksel; do të bombardohej opinioni botërorë me fjalë miradije të zyrtarëve të lartë evropianë dhe botërorë në përgjithësi për qeverinë serbe; do ta përmirësonte imazhin e vet duke e lënë në hije përgjegjësinë e saj si shtet dhe si shoqëri për masakrat mbi muslimanët nëBosnjë e pastaj edhe në Kosovë si dhe do ta zhvendoste përgjegjësinë për krimet ndaj muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës në nivel individual e jo kolektiv. Bile, me këtë do të mundohet ta përmirësojë imazhin e saj pas skandaleve me shtetet perëndimore pas shpalljessë pavarësisë së Kosovës. Me këtë hap, e ndoshta ma vonë edhe me Mlladiqin, Serbia do të tentojë ta zhvendos vëmendjen e opinionit nga drejtimi i akuzave në adresë tësaj për rolin tejet destruktiv dhe inicues të trazirave në Republikën e Kosovës.
Opinioni i gjërë e din atë se u kap Karaxhiqi, por nuk është në dijeni për pazarllëqet që janë bërë prapa grilave për këtë hap. Rrethanat e kësaj ngjarje, apo ma mirë thënë e kësaj shfaqjeje, sinjalizojnë fuqishëm për këtë konkludim.
Po ashtu, do të ngelet më plan të dytë, ose aspak nuk do të aktualizohet, përgjegjësia e qeverive serbe për angazhimin e tyre serioz në kapjen e këtij krimineli dhe të Ratko Mlladiçit, kur para opinionit u publikua se ai ka jetuar në Beogradin e ri.
Mediumet arritën ta demantojnë, edhe për ata që kanë patur sado pak rezervë, se përgjegjësia për krimet e serbëve ndaj tjerëve nuk është vetëm individuale, por edhe kolektive.
Me publikimin e lajmit për kapjen e kriminelit Karaxhiq, gazetarët u lëshuan në gjah të opinioneve të palëve për këtë ndodhi. Derisa në Sarajevë disa të rinj gëzimin e tyre, edhe pse të cunguar, e shprehnin përmes defilimit nëpër rrugë dhe me fishkëllima, në palën serbe të intervistuarit shpreheshin të zhgënjyer nga ky veprim dhe haptazi e shfaqnin pakënaqësinë e tyre për arrestimin e këtij krimineli. Bile, aq sa arritëm të kuptojmë prej mediumeve, sepse vetë nuk kemi kaluar në lokale nëpër Serbi, ende vazhdojnë të jenë të varura fotografi të Karaxhiqit dhe Mlladiqit nëpër locale në Serbi.
Edhe pse Karla del Ponte në aktakuzën e ngritur kundër diktatorit Millosheviq u mundua ta paraqesë atë se mban faj individual për krimet e luftës e nuk e akuzon popullin dhe shtetin serb, pamjet e këtilla të mërzisë për arrestimin e kriminelëve të luftës, realisht e vërtetojnë të kundërtën.
Edhe pse Millosheviqi dhe Karaxhiqi, si dhe shumë tjerë të këtij kalibri, kanë marshuar në rrugën e tyre të krimit me bekimin e kreut të kishës serbe, përsëri nuk u cilësuan terroristë krishterë ortodoks, por ngjyra fetare iu dhanë vetëm veprimeve të disa muslimanëve, fjala vjen si Bin Ladeni. Vallë, a nuk flet kjo shumë…
 
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiu | 28 Jul 17:43 2008
Picon

Dashuni e pafund ,Shpëtimi yt

Mirë se Vini Në Botën e Poezisë

"Hape gjoksin tim në do ta shohësh vrushkullin e lumit parajsor në shtrat tek kullohet ku trëndafilat e bardhë notojnë... (F.SH)
 

Dashuni e pafund


Argjend XHELILI


Për natë po kujtojë do fjalë
Qi zemrën po m'lumnojnë
Edhe and'rrat hijeshojnë
Ni dashuni e pa fashitun
Zemrës dritë qi mi ka qitun
Zemrës dritë qi mi ka dhanun
Dashuni e pa pamun
Zot i madhë qi e bekoi
Gjer sa t'vdes e gjer sa t'rroj
Sa të rroj e sa të vdes
Do ta dua pa mungesë
Me gjith shpirtë siq do njeriu
Se luhatë dot as veriu
As veriu se lëkundë
Dashuninë e pafund.
 

Shpëtimi yt


Argjend XHELILI


Atje përtej gjurmave t'paprishuna
Tek shteg'tojnë devet n'shkretinë
Ti që buzën kurr se ngrehe
Mund ta gjesh lumtuninë

Dhe me ujët e Zemzemit
Mund ta fshish pluhnin nga sytë
Që tanë jetën ta ka ndalun
Për me pa t'mirën dritë

Nëse zemërën e ke mbushun
Me gjunahe t'liga plot
Para Kabes kokën ule
Veq për hatër t'Madhit Zot!
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
arsim jonuzi | 28 Jul 18:14 2008
Picon

Lumturia - e vërtetë apo iluzion?, shkruan Rrahman FERIZI

 

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=142

 

Lumturia - e vërtetë apo iluzion?

 

A nuk vuajnë nënat për fëmijët e tyre kur i përcjellin të "lumtur" në shkollë, në luftë apo edhe kur vdekja ua merr pa i pyetur ?

A nuk japin jetën dëshmorët për të takuar Të Dashurin e premtuar? Duke ecur rrugës për në Mekë, për të vizituar Qabenë e ndritshme, e ndal një Mbret Ibn Hazmin * përveç tjerash e pyet, përse i frikohemi vdekjes? Keni ndërtuar dynjanë dhe keni shkatërruar botën tjetër, ngase robi i sinqertë gëzohet kur kthehet tek I Dashuri i tij, sikur mërgimtari në familjen e vet, iu përgjigj Ibn Hasmi. Lumturia, kjo supermaci shpirtërore për të cilën folën dhe e stilizuan në mënyrë thuajëse idilike profetët, u munduan ta artikulojnë filozofët, psikologët, dijetaret e ndryshëm etj. Madje për lumturinë shkruan poetët edhe në burgje të errëta apo në zgafelle të harruara, duke ju dhënë lumturi njerëzve që i lexuan ato akorde nga zemrat e etura për lumturi. Për lumturinë kanë folur shumë mirëpo ajo është mbetur një enigmë e cila nuk e tejkalon paradigmën e fjalës. Do të thotë nuk ka "zbritur në Tokë" ka mbetur në shkëndijat e premtimeve subjektive, në sirtarët e sekretit Hyjnor, edhe pse janë lëshuar vetëm disa shkëndija të sajë në zemrat e "të lumturve" Profetëve. Të cilët ashtu si energjinë kimike që e konvertojnë elektromotorët në energji mekanike, ata e konvertuan lumturinë e tyre plot altruizëm, në bioenergji dhe lumturi për njerëzit tjerë. Lumturia sot ka mbetur në margjinat e kohës, sepse në jetën bashkëkohore shumë pak stimulohen filizat e sajë, ata janë helmuar duke u nisur nga; fjalët, fizionomitë, sjelljet dhe raportet ndër njerëzore. Janë shtuar delikuencat, agresivitetet, depresionet, anomalitë, dhe ekseset jetësore. Në këtë kontest është shtuar tëhuajësimi, hipokrizia, është humbur vetëbesimi dhe besimi mes njerëzve, duke i lënë hapësirë amullisë dhe konfuzionit.

Të gjitha këto gjendje krijojnë teren të favorshëm për kultivimin e dukurive asociale, madje edhe vetëmohimit nga e drejta e lumturisë relative të jetës, vetëvrasjet !


Ku gjindet lumturia???!!!

Njerëzimi ka arritur të krijoj dinamikë të madhe të jetës, duke sendërtuar sisteme dhe koncepte ideore dhe filozofike lidhur me mënyrat e jetesës. Emancipimi i jetës ka bërë që njeriu, krijesa më sublime e universit, te eksploroje kozmosin, të informatizoje jetën, të depërtojë në imtësitë mikroskopike, të sqaroj nivelet atomike etj. Njeriu krijoi enciklopedi, perla të letërsisë, mrekulli arkitektonike, vepra te mahnitshme arti, që dëshmojnë anën më kreative dhe sublime të tij.

Siç shihet dinamika e jetës evoluon, njeriu ndërton rrokaqiej, vetura luksoze, rrugë dhe kopshte të bukura, plane dhe oferta për pushime të këndshme, po shtrohet pyetja a e arriti lumturinë?!



Si duket ka harruar njeriu një komponentë të rëndësishme jetike, akumulimin e energjisë hyjnore dhe kozmike, përderisa nuk ngopet me elementin e tokës dhe dheut!
Shekulli XX-të ishte zeniti i zhvillimeve njerëzore. Pikërisht në ketë shekull afirmohet si shkencë psikologjia aplikative që ka si objektiv studimin dhe mirëqenien shpirtërore të njeriut, një jetë me të mirë, me më pak stres, me më shume mundësi që çdo individ të afirmohet në një jetë më të lumtur.

Psikologet u përpjekën të ofrojnë botëkuptimet dhe koncepcionet e tyre, për të ofruar alternativa dhe modele praktike për një jetë më të lumtur, nga të gjithë psikologët, Mjeku gjerman Frojdi bëri bujë, sepse eksploroi tabutë e vendosura nga shoqëritë njerëzore. Ai u përpoq të depërtoje në labirintet më të thella të psikikës njerëzore. Duke e konsideruar njeriun një qenie shumë komplekse, që herë vepronte në ndikimin e moralit, vetëdijes dhe shpesh nën veprimin e instiktive. Frojdi vuri theksin në rendësin dhe ndikimin e anës së pandërgjegjshme, të çdo individi dhe rolin e saj në njohjen, sjelljen dhe të menduarit e gjithsecilit.

Frojdi shikonte instinktet si një instancë motivuese që ushtrojnë presion te vazhdueshëm për plotësimin e tyre, mbi psikiken njerëzore. Ai vuri theksin me shume tek instinktet biologjike (çelësi i suksesit dhe i dështimit të tij). Frojdi sugjeronte qe instinktet biologjike kanë frenat e drejtimit te jetës. Frojdi thotë që lumturia arrihet atëherë kur këto instinkte plotësohen. Mos plotësimi i tyre bën që njeriu të largohet prej harmonisë individuale, dhe mirëqenia personale fillon e ç'ekuilibrohet, gjë që shpie në një konfuzion dhe mungese të lumturisë.

Studiuesit e psikologjisë konsiderojnë se studimet e Frojdit kan dhënë kontribut të rëndësishëm në studimet e psikanalizës, mirëpo nuk dalin jashtë hipotezave të një mendje njerëzore, e cila nuk është e përkryer nga elementet e lajthitjes dhe miopisë.
Sigurisht, njeriu është krijesa më komplekse dhe për të gjetur rrugën drejt lumturisë, të gjitha elementet përbërëse të tij duhet të jenë në harmoni. Pra trupi, mendja dhe shpirti. Ky trekëndësh i personalitetit të njeriut duket të jetë drejtvizor dhe i ekuilibruar. Pjesa instiktive është një nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, ajo është vendi i cili duhet të trajtohet me kujdës mirpo nuk është vet burimi i lumturisë, ajo është ana objektive por nuk është vet objekti, ajo është fusha magnetike fizike mirpo nuk është vet sfera, andaj edhe nuk plotësohet pa u bashkur me anën spirituale, prandaj edhe kërkesat që shtron kjo pjese për plotësim, janë një pjese e kërkesave alternative, me te cilat ndeshet psikika jone. Si abstenimi ashtu edhe shfrenimi, akumulimi pa kriter, duke shkelur konditat morale, shoqërore e hyjnore, dezorienton, ç'ekuilibron dhe shkakton çrregullime monstruoze, që manifestohen me; konfuzion, apati, ankthe, depresione, neuroza madje edhe përfundime fatale. Fokusimi real dhe i arsyeshëm i instiktive njerëzore është imperativ për ruajtjen e stabilitetit psikik, e për pasoje i një jete relativisht të qetë e të lumtur.



" Liria e njeriut nuk është që të bëjë ç'të dojë, por që të mos bëjë atë që nuk dëshiron" (S. De Madariaga)



Ibn Hasmi, dijetar dhe filozof Islam ka shkruar mese 400 libra me gjithësej tetëdhjetë mijë faqe!


__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Artan Shani | 29 Jul 13:48 2008
Picon

Senatori qe nuk e kaloi testin

Duke patur respekt per kandidatin Demokrat zotin Obama jam shume i bindur se ai deshtoi ne fushaten e tij
elektorale per President ne udhetimin e tij neper Europe.

Eshte e qarte tashe se kete zoteri e ndihmojne mjaft keshilltare te majte si dhe i ndihmuar nga shume media te
majta vizive dhe e shkruar ne Amerike duke e paraqiter kete ne menyre artificiale dhe te sforcuar me shume
se sa ai mund te ofroje per kombin e tij.

Kam bindje se reklama e tij e madhe mund te kthehet ne bomerang per te dhe do ta demtoje shume ne zgjedhjet e
Nentorit.Eshte e qarte dhe duket haptazi se Zoti Obama nuk eshte gati per tu bere presidenti i Amerikes,i
mungon pervoja politike e cila eshte thelbesore per nje udheheqes shteti.

Ndersa atje eshte rivali i tij Senatori nga Arizona John McCain qe pret me qetesi deshtimet e rivalit te tij
dhe eshte gati te perballet pa frike ne zgjedhjet eardhshme,Zoti McCain eshte mjaft i afte per Preident i
Amerikes dhe padyshim qe ai dhe familja e tij do te jene banoret i ardhshem te Shtepise se Bardhe ne
Washington DC.

Edhe njehere me mirekuptim i kerkoj votuesve Shqiptar ne Amerike te behen pjese e fitores ,te bahshkohen me
fituesin,te votojne per  Senatorin   John McCain zgjedhja me e mire per Ameriken.

                                                             Arti  

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

BeqirS | 29 Jul 16:34 2008
Picon

U shua edhe nje ze i forte shqiptar antikomunist ne Australi

U shua edhe nje ze i forte shqiptar antikomunist ne Australi

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA New York

 

 

 

 

 

  Hiqmet Ndreu, u lind ne Slloven e Dibres - u rrite ne Australi, me atdhedashurin  e me patritoizmin shqiptar me mallin e vendit te tij

 

 

 27 Korrik 2008 - 

BENSONHURST - BROOKLYN NY :  Hiqmet Ndreu, lindi ne fshatin Sllove - Peshkopi, ne vitin 1928. I biri i Islam dhe Hyrie Ndreut, ose i pari i pese femijeve te kesaj familje pinjollesh. I biri i denje e njeres prej familjeve me te medha shqiptare, e fisit Ndreu, me ze, dhe e i njohur si - Familja e Deres se Madhe se Ndreut te Slloves(Diber) ose e familjes e cila njihet nga keto ane si nji prej atyre fisve te cilat benin pjese ne "Kuvendin e Burrave", te thirrur "Shtate Malet e Dibres".  Ndersa vet babai i tij Islami, eshte djali i madh i Cen Elez - Ndreu.

 

   Miqesia mes dy familjeve te medha thuhet se lidh ne luften e Kolosianit. Aty, u lidh besa mes Spahis se Lumes me Ndreun e Dibers, per t'u bere edhe miq. Madje dy fiset duke bere kete miqsi me Xhaferr Spahiun vellane e patriotit te madh, nje nder mesueseve te pare te gjuhes shqipe ne Kosove, Islam Spahise se Lumes, korifeut te Lumes, patriotit intelektual, i cili hapi edhe shkollat e para shqipe, ne zonen e Lumes e te Prizerenit, dy familjet me ne ze te ketyre aneve, i dhane me shume shtytje bashkimit te shqiptareve nga keto ane, ne luften kundra çizmes se okupatorit dhe sundimit komunist.

 

    Hiqmeti, si femija i pare e kesaj dere(Islam Ndreut), kur i ati i tij ishte ne detyre ne ate kohe, dhe ishte i  punesuar, si zyrtar i qeverise se at'hershme ne zonen e Zerqanit te rrethit te Dibers, do te merrte edhe edukimin e tij te pare, ne shkollat e kesaj zone, e cila njihet per nje nivel te lart arsimore ne keto ane.

 

 

   

  Sikurse, edhe vete i ati i Hyqmetit - Islam Ndreu, nje intelektual dhe paritot i madh, pasi kreu shkollen fillore, dhe 8- vjeçare, u regjistrua dhe perfundoje edhe shkollen e Fulcit ne Golem - Kavaje. Pasi perfundoje shkollen, ai shkoi me sherbim si prefekt i Ulqinit. Kohe, kjo ku vete Hiqmeti at'here i vogel kreu shkollen 8-vjeçare atje, pra ne Ulqin. Behet fjale per periudhen 1928 -1936.

 

 

 

  Per kete edhe ne librin me kujtime te Fulcit, permendet disa here edhe familja e Cen Elezit. Si nje nder familjet e para dhe te vetemet ne ate kohe, qe me forcat dhe diturine e tyre, kishte futur elektrikfikimin ne te gjitha shtepit e fisit. Kjo gje i beri pershtypje te madhe ne ate kohe , edhe drejtorit amerikan te shkolles qe mbante emrin e tij Harry Fulc, i cili kishte shkuar deri ne Slloven e thelle, si mik i familjes Ndreu, nga nje fshat i thell malor ky i Dibres, fshat i dalluar per qendresen dhe luften kundra hordhive turke dhe shovinisteve serb ne keto ane.

 

 

 

      Keshtu qe, ne vitin 1942 Hiqmeti regjistrohet ne shkollen e "Mesme te Tiranes", deria sa e perfundoje ate dhe ne vend te "defteses", studenti i shkelqyer dhe me nje talent te ralle, mori ne dore urdheresen e qeverise se Hoxhes, per t'u interrnuar ne kampet e punes se detyrueshme. E filloi ne rrethin e Beratit - Kuçove, se bashku me qindra familje te tjera patriote, nga te gjatha anet e Shqiperise.

 

     Ne korrik te atij viti si shume i ri qe ishte, e liruan dhe ai kthehet ne Sllove ne te njejten kohe qe pjesa me e madhe e familjes se tij qendronte ende ne llogoret e interrnimit, e burgjet e presekutimit komunist, ne Tepelene, Porto Palermo, Fabrika e Tullave, kampi i Maliqit, kampi i Radostines, kapi i Kripores se Vlores e tjere. Me te mbushur moshen e dergojne te sherbeje ne nje repart pune ne ushtrine shqiptare. Lirohet nga ushtria pasi kreu ate me pune dhe kujdes per te mos rene viktim dhe internohet perseri. Por, kesaj rradhe ne nje kamp tjere te punes se detyrueshme - ne kampin e e fshatit Llakatunde - zonat e thella te lumit te Vlores.

 

 

 Hiqmet Ndreu arratisja e tij nga Shqiperia dhe vendoseja me banim te perhershem ne Australi

 

 

   Ne vitin 1952 se bashku me dy kusherinjet e tij Faik e Nazmi Ndreu, arriti ne saj te aftesive te tija te arratiset. Si fillim doli ne ish- Jugosllavi ku menjeher u arrestua dhe u derguan ne burgun e Geroves ne Kroaci. Deri sa me 1956 emigroi nga Ish Jugosllavia per ne perendim, ne Itali.

 

 

   Per kete ne librin e tij publicistik me titull "Nje thirrje Memedhut" ne parathenjen e tij shkruhet , se "Çfare ka ndjere valle djaloshi 18 vjeçar, nipi i Elez Isufit, tek kapercente kufirin shqiptar ne vjeshten e larget te vitit 1952? Brenge te pashoqe, acar qe thua do t'i nginte shpirtin dhe gjithsesi keqardhje. Keqardhje per legjenden e neperkembur te fisit, per kullat e djegura te Slloves nga serbi, gjermani italiani, per diktaturen hoxhiste qe do te ndiqte hap pas hapi edhe jetet e sapoçeluar te shqiptareve pas luftes vellavrarese ideologjike.

 

  (Per nga menyra se si kjo diktature i perndoqi shqiptaret qe besuan dhe luftuan per lirine ne te gjitha dimensionet e saj, do te ndjehej latant edhe vete mekanizmi i lashte kristian i tortures i simbolizuar ne rrathet e ferrit). Gjithesesi brenda kesaj keqardheje, kane regetire kurdohere thengjite e shpreses per ardhmerine e kombit. Ata nuk u shuan anjehehere nen ritmin e nje zemre qe rrahu nen nje qiell te paane shprese. Fjala e tij, zeri i dridheshem pertej oqeantin deri ne Australine e larget deshmojne pere kete.

 

   I frymezuar gjithe jeten e tij nga patriotet e medhenje prinderit e tij Elez Isufi - Ndreu, Suf Xhelili - Ndreu  dhe Cen Elezi - Ndreu, te cilet qene edhe udherrefyesit e bindjeve te tija patriotike, gjate gjithe jetes, filloje te merrej ne kampet e emigranteve ne Itali me veprimtari atdhetare e patriotike, duke u lidhur me patriotet e tjere ne ate kohe, te cilet qendronin ne keto kampe pasi ishin arratisur me ardhjen e mortajes komuniste ne Shqiperi.

 

    Ne vitin 1957 nga Italia, per arsye vetjake zgjodhi Australine e larget, per te emigruar. Ku edhe atje si veprimtar dhe njeri shume aktive sidomos per çeshtjen kombetare, u lidhe me grupet shqiptare patriotike e anti -komuniste atje. Duke nisur vprimtarine e tyre me idene e bashkimit te te gjithe trojeve shqiptare nen nje flamur, çlirimin e shqiptareve nga mortaja komuniste, demokratizmin e Shqiperise, dhe per te drejat e lirite e shqiptarve ne trojet etnike . Pra, per Hiqmetin vemprimtaria dhe aktiviteti tij kishte vetem nje Shqiperi dhe nje çeshtje shqiptare, si ne Shqiperi, Kosove e Çameri dhe viset e tjera te okupuara nga serbet. Ai u dallua ne Australi, komunitetin shqiptare , si nje nder udheheqesit e demostratave, per lirine e te drejtat e shiqptareve, te mohuara dhe shkelura brabarisht  ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, Bujanovc, Medvegje e Çameri. Per 23 vjet punoje ne radion A3 te Melburnit, dhe u more me shkrime publicistike.

 

 

     Nipi i tij Çezar Ndreu, thote se Hiqmet Ndreu, vdiq javen e kaluar ne nje nga spitalet publike te Melburnit- Australi me 14 korrik. 2008, date kjo qe perkon perafresiht  edhe me vdekjen e te jatit te tij Islam Ndreu, i cili vdiq 20 vjet me pare, me 20 korrik 1988, ne kampin e te interrnuarve ne Lubonje te Vlores. La pas vetes vellane Pellumbin e Kapllanin, motren Kujtimen(motra tjeter Arife e martuar tek Valeret, ka vdekur para pese vjeteve). Gjithashtu ka lene edhe nje vajze me emrin  Selvie, ne Australi, e cila e kujdes deri ne diten e vdekjes. Dhe u perkushtua deri ne dergimin e trupit te tij ne vendin e te pareve - varrezat e fisit Ndreu ngritur  ne fshatin Sllove - Peshkopi.  Vendi, ku trupi i tij tani trete i qete siapas edhe amanetit qe kishte lene ai vete te tretej me eshtrat e Elez Isufit - Ndreu, Suf Xhelilit - Ndreu e Cen Elezit- Ndreu, te cilet lane emer te madh ne historine e Shqiperise,shpreht i hidhruar nipi i tij Çezar Ndreu   

 

 

 

Shtypi i Shqiperise per Hyqmet Ndreun

 

 

   Hyqmet Ndreu lindi ne vitin 1928. Ai eshte djali i pare nje nga femijet e Islam Nreut dhe Hyrie Ndreut. Islami babia i tij eshte femija i pare nga 24 femijet e  Cen Elezit, te birit te Elez Isufit nga Sllova e Dibres, i cili edhe gjate periudhes se regjimit komunist, eshte njohur dhe vleresuar si nje nga patriotet me te medhenj perkrah Bajram Currit. Duke qene se Cen Elezi ishte nje nga nacionalistet dhe antikomunistet me te njohur ne te gjithe Veriun e Shqiperise, ne marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli ate armik.

 

   Nisur nga kjo dhe per t‘i shpetuar arrestimit nga Brigadat e Ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtepite e tij ne Sllove te Dibres, dhe qendroi i mbajtur nen mbrotje nga familjet me dha te Dibres ne male se bashku me disa nga vellezerit dhe djemte e tij. Pasi qendroi per disa kohe ne arrati, ne vitin 1952 se bashku me dy kusherinjet Faikun dhe Nazmiun u arratis nga Shqiperia dhe doli ne ish Jugosllavin, e cila sot nuk egsiton me. 

 

 Qe nga viti 1946, kur Cen Elezi doli ne mal ne arrati, regjimi komunist i Tiranes ia internoi familjen, me gra dhe femije, ne fillim ne Kalane e Beratit, me pas en Porto Palermo, Tepelene e kriporen e Vlores. Nje nga ata femije qe u internuan ne ate kohe ne Berat, ishte dhe nipi i Cen Elezit, Hyqmeti, i cili ne ate kohe nuk ishte me shume se nje djale sa po "kishte çeluar" syte.  

 

   Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Slloves, i cili eshte nje nga fiset me te njohura jo vetem te Qarkut te Dibres, por edhe ne te gjithe Shqiperine. Babai i Hiqmetit, eshte quajtur Islam Ndreu i nje gjaku e i nje dere me patriotin e madh Cen Elezi Ndreu, nacionalistit e anti komunistit qe pasi u perndoq ne menyren me barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, u arratis ne ish- Jugosllavi me disa nga djemte e tij ku dhe vdiq ne burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistet titiste ne vitin 1949(shenim: ketu se bashku me rreth 20 burra te tjere, trima e patriot, anti kominusta jane vrae edhe dy xhaxhallaret e mij Ferit dhe Rushit Sina).

 

   Trungu i familjes se Hiqmet Ndreut, perveç te jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe me tej me stergjyshin e tij Elez Isufin, i cili eshte teper i njohur jo vetem ne te gjithe Shqiperine, por dhe ne historine e Ballkanit. Pas Elez Isufit - Ndreu, Suf Xhelilit - Ndreu e Cen Elezit- Ndreu, te cilet lane emer te madh ne historine e Shqiperise, gjate viteve te pushtimit fashist te Shqiperise, nga trungu i fisit Ndreu dolen edhe burra te tjere jo me pak te njohur qe e vazhduan me tej traditen patriotike te asaj familje.

 

  Nder ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, te cilet me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e medha partizane gjate Luftes Antifashiste. Por i gjithe ai kontribut i madh qe dhane per Shqiperine burrat e kesaj familje, u fshi menjehere fill mbas mbarimit te Luftes nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, i cili i ndoqi dhe i persekutoi ne menyren me barbare pinjollet e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhe Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, qe per t'i shpetuar hakmarrjes komuniste moren rruget e mergimit duke u arratisur nga Shqiperia.

 

    Si rezultat i atij genocidi te pashembullt qe ndoqi regjimi komunist i Hoxhes ndaj kesaj familje, 6 burra u varane apo u pushkatuan, 20 te tjere u denuan me mbi dhjete vjet burg, 12 djem u arratisen nga Shqiperia per t'i shpetuar perndjekjeve dhe 55 familje te tjera nga trungu i Ndreve u derguan neper kampet e internimit ku vuajten nga viti 1946 deri ne 1991-in. Nje nga ata djem te ketij fisi te njohur qe per t'i shpetuar perndjekjeve te egra te sllavo-komunisteve u arratis nga Shqiperia, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shume peripecive u vendos ne Australi, ku per njezet e dy vjet me rradhe drejtoi nje program ne gjuhen shqipe te titulluar "Zeri i shqiptareve te lire".




Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy Football today.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiu | 29 Jul 19:57 2008
Picon

Hytbe: ISRAJA DHE MIRAXHI

ISRAJA DHE MIRAXHI
Shkruan: Xhelal ef.XHEMAILI
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=143


Të dashur vëllezër besimtarë!



Falëminderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut , Zotit të botrave.Salatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të bukur Muhammed mustafan,vulën e të gjithë pejgamberëve.Gjithashtu salatet dhe selamet qofshin mbi familjen e tij fisnike,mbi as-habet e zgjedhur si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahi s.a.v.s.deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.

Vëllezër besimtarë!

Edhe pak ditë jemi në prag të një dite të rëndësishme të pejgamberit s.a.v.s.Edhe pak ditë edhe ne muslimanët,në të gjitha vendet e botës do të jetojmë bashkë me të dërguarin e All-llahut xh.sh.,dhe do të përkujtojmë ditët e tija të vështira të thirjes së tij në rrugën e drejtë islame,rrugën e Zotit xh.sh.Ajo është nata e Isras dhe Miraxhit të Pejgamberit s.a.v.s.,natë kjo kur All-llahu xh.sh. e thiri Pejgamberin s.a.v.s. si mysafir të vetin për ti treguar se ate Zoti do ta mbrojë dhe fen islame do ta qet në dritë edhe nëse munafikët dhe pabesimtarët kët nuk e dëshirojnë.

Na lejoni vëllezër të ndershëm,që në ket kohë të shkurtë të ju spjegojmë me pakë fjalë se kur i ka ndodhë Pejgamberit a.s. Israja dhe Miraxhi,për çka dhe çfar qëllimi ka pas? Vëllezër të dashur?

Deshi All-llahu xh.sh. që Muhammedin s.a.v.s. ta dërgoj Pejgamber të fundit tek njerzit që ata me i nxjerë prej territ në dritë,që me mësimet islame të jetojmë të lumtur në ket dunja dhe në Ahiret të jenë faqe bardh para All-llahut xh.sh.

Allahu xh.sh. tha për Pejgamberin s.a.v.s."O Muhammed nuk të kemi dërguar për kurgjë tjetër,vetëm si mëshirë për njerzit".

Vllezër musliman!

Ne të gjith e kemi ndëgjuar dhe e kemi mësuar nga historia islame se çfar mundime apo çfar tortura i bën mosbesimtarët Muhammedit s.a.v.s. kur filloi ta e përhap islamin.Pejgamberi s.a.v.s. edhe më tepër u befasua me vdekjen e axhës së tij Ebu-Talibit e pakë më vonë u befasua edhe me vdekjen e gruas së vet Hatixhes të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan Pejgamberin s.a.v.s. pa rezervë në çdo moment.

Kështu kur Muhammedi s.a.v.s. gati e humbi shpresën se islami nuk do të gjej vend në zemrat e njerzve,mu në ket moment më të vështirë,deshi Allahu xh.sh. dhe e nderoi Pejgamberin s.a.v.s. dhe e thiri mysafir të Vetin në Qiell për ti treguar atij dhe muslimanëve se Allahu xh.sh. është në anën e tyre nëse ju përmbahen rregullave të Tija.Pra Israja dhe Miraxhi kan ndodhë mu atëher kur Pejgamberi s.a.v..s. ka qenë më se i nevojshmi për ndihmën e Allahut xh.sh.,që ai të jetë edhe më stabil në thirrjen islame.

Vllezër besimtarë!

Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit s.a.v.s, krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur'anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm. Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi s.a.v.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine. Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhëtim nate prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kur'an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.a. Në Kur'an një kaptinë e tërë quhet el-Isra, në ajetin e parë të së cilës All-llahu xh.sh. thotë:

"Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi." ( El-Isra 1 )

Në këtë ajet përmendet vetëm njëri udhëtim, Israja, kurse për Miraxhin flitet në suren en-Nexhm, ajetet 1-18:.Kurse ne do të e përmendim vetëm ajetin e 18 ku Allahu xh.sh. thotë: "Ai (Muhammedi) vërtet,pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet." Kuptohet këtu bëhet fjalë për Muhammedin s.a.v.s. kur ishte në Miraxh.

Vëllezër besimtarë!

Me pak fjalë mundë të themi se Israja dhe Miraxhi i Pejgamberit s.a.v.s. janë përforcim i zemrës së tijë dhe para pregatitje për xhihad dhe luftë të mëvonshme për përhapjen e islamit.Gjithashtu kjo është një provë për të vërtetuar se kush është musliman i vërtetë e kush munafik dhe dyftyrsh.

Vllezër besimtarë!

Ne duhet të marim shembull në Pejgamberin s.a.v.s.,sikur që Kur-ani a.m.na tregon: "Ju në Pejgamberin a.s. keni shembull të mirë".

Pra edhe ne vllezër besimtarë! Duhet të marrim shembull në vet pejgamberin s.a.v.s. dhe në shokët e tijë,të cilët për ta e mbrojtur islamin dhe ligjet e tijë e dhan pasurin dhe jetën e tyre që vetëm e vetëm të lulëzojë dhe të mbijetojë islami.Kur ata kët emanet të Zotit e kanë kryer me nder,mu në atë kohë më të vështirë,atëher edhe ne sotë jemi para nji provimi të madhë,se besën që ia kemi dhënë Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit tonë Muhammedit s.a.v.s.kemi me e mbajtë qysh i ka hije.Nesër në ditën e gjykimit mundim ti themi Allahut xh.sh. se për fen islame dhe Kur-anin nuk kemi kursyer as jetën e as pasurin,duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se në Ahiret Allahu xh.sh. ka me na dhënë sevapin për punën që e kemi bërë në ket dunja.

Vllezër besimtarë!

Në fundë të kësaj hutbes ju informojm se kët vit nata e Miraxhit është me datë 29-07-2008 dita e martë nata e mërkur (nata e 27 me kalendarin e hixhretit).

Vllezër besimtarë!

Ky është kuptimi i shkurtër i hytbes „Israja dhe Miraxhi",e Allahu xh.sh. na bëftë hidajet në rrugën e drejtë islame.AMIN.


 
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiu | 29 Jul 20:16 2008
Picon

Rrugës së suksesit

Rrugës së suksesit
Shkruan: Avni TAFILI
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=144

Konsideroje veten të rëndësishëm - Ti je i rëndësishëm vetëm atëherë kur mendon dhe ndihesh si i rëndësishëm. Pse të mos ndihesh i rëndësishëm, kur Zoti yt të ngriti mbi shumë krijesa të Tij! Ti në botën e panjohur je më i fuqishëm se vetë kodrat; ty t'u besua diçka që shumë krijesa më të fuqishme u përulën të paafta për të marrë përgjegjësinë mbi supet e tyre. Po, ti je i rëndësishëm, sepse Allahu të dhuroi fuqi shpirtërore, mendore dhe fizike. Mbi të gjitha, mendjes dhe zemrës sate i dhuroi shkëndi udhëzimi!
Je i rëndësishëm, nuk ke as arsyen më të vogël të ndihesh i mangët; mbi të gjitha, je krijesë e të Plotfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, Allahut; drejtoju me lutje duke u shërbyer me dhuntitë e Tij ndaj teje dhe vërtetë do të ndjesh madhështinë e Allahut në rëndësinë e ekzistencës sate.


Pse të mos ndihesh i rëndësishëm, kur për ty nënshtroi gjithçka në tokë Krijuesi i saj! Shërbehu me to që të ndihesh i rëndësishëm; ji falënderues! Sa i rëndësishëm mund të jetë uji - pa të cilin nuk ka jetë -, për ty, por prapë ti je më i rëndësishëm, sepse uji u krijua për të qenë në shërbimin tuaj. Sa i rëndësishëm që je dhe... ende nuk e ke kuptuar!

Për ta kuptuar më mirë rëndësinë e të qenit njeri, merr shembullin e njerëzve të mëdhenj muslimanë, e do ta marrësh vesh se për qenien njerëzore të udhëzuar gjithçka e rrethon është në shërbim të dobishëm për të.


Përcaktohu se kush do të jesh - Ti nuk mund të arrish të realizosh diçka në jetën tënde përderisa nuk përcaktohesh se kush do të jesh. Bëj zgjedhjen. Je i lirë. Para se të bësh zgjedhjen, mendo e analizo se me atë zgjedhje kush do të ishe, pastaj rreku punës pasi t'i drejtohesh Zotit tënd me lutjen: O Zoti im! Nëse është në të mirën e jetës sime dhe të jetës së amshueshme, më forco!, e nëse jo, më udhëzo për më të mirën për veten time!, mbështetu në udhëzimin e Allahut, e pastaj bëj atë që duhet, mos vështro se ç`thuhet.




Mendo dhe vepro vetëm për sot - Aq më i afërt e konkret të jetë objektivi për të cilin mendon a punon, aq më lehtë është shijimi i fryteve të mendimit dhe punës sate. Mos hedh hapa të gjatë, pasi këmbët i ke afër trupit. Kur Zoti yt nuk të ngarkoi përtej mundësive, atëherë dhe ti mos i tejkalo mundësitë tua. Kur e kupton këtë, arrin gjithçka ke ndërmend.

Kur'ani na edukon se "jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtë dhe mashtrues", e mos u mashtro të zotërosh ç'ka aty, por merr atë që të nevojitet, do të kesh shumë. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut, na mësoi se "njeriut në këtë jetë do t'i mjaftonte sa plaçkat e një udhëtari", që ti të jesh i qetë të mendosh dhe të veprosh, e për qëllimin e misionin tënd të jetosh gjersa ta takosh Allahun xh.sh..


Zbulo botën tënde të brendshme dhe merru me të - Sekreti i personalitetit tënd qëndron në aftësinë për të zbuluar karakteristikat, qofshin pozitive a negative të vetvetes tënde; njohja e vetvetes dhe shfrytëzimi i anëve të ndritshme ndërsa minimizimi i anëve të errëta, pikënisje e ndërtimit të personalitetit tënd. Ti je vetvetja, dhe vetëm ti mund ta zbulosh atë, duke qenë nën hijen e Fjalës së Allahut dhe Traditës së Muhammedit a.s..


Vëllazërohu me atë që ka të njëjta ide dhe dëshira - Ti ke nevojë për përkrahje. Nuk mund të realizosh atë që mendon a dëshiron nëse vepron individualisht, por të duhen të tjerë, që kanë të njëjta ide dhe dëshira. Derisa të arrish të vëllazërohesh me të tjerë në ide dhe dëshira, dije se, duhet të forcosh besimin në vetvete, të jesh përcaktuar se kush do të jesh, të mendosh e veprosh me objektivizëm, dhe ta kesh njohur botën tënde të brendshme.


E kështu, do të jesh realist dhe optimist, inshaAllah!

 
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 29 Jul 22:38 2008
Picon

Ligjebers i shtetit te Nju Jersit, Cohen dha dorheqjen

Ligjebers i shtetit te Nju Jersit, Cohen dha dorheqjen, se penetroi ne shijet e
"embla" pornografike

 

 

TRENTON - NEW JERSEY : Senatori i shtetit te New Jersey -it, lideri maxhoritar demokrat Neil Cohen, ka dhene dorheqjen, duke hapur ne kete menyre rrugen autoriteteve te drejtesise, ne shtetin ku ai sherben te zhvillojne hetimin e plot dhe te paaneshem rreth skandalit, qe shperthue javen e kaluar kur ai i kap duke penetruar ne faqet e kundraligjeshme  te internetit, te mbushura me filma dhe foto lakuriq te femijeve. 

   Asemblemeni, lideri minoritar i republikaneve ne dhomen e Asamblese se shettit te New Jersey-it,  Alex DeCroce, (R-Morris), ne se hetimet provojne te verteten" At'here do te kemi ne shetin e New Jerseit, aktin me te papresedent ne historine e ketij shteti per sa i perket sherbimit publik te politikanenve." tha DeCroce. 

 

  "Kjo per faktin se ne(ligjebersit) kemi diçka si fondamentale ne detyren tone e t'ju pergjigjemi atyr qe na kane votuar, t'i mbrojme ata nga çdo akt qe prek ose cenon moarlin, e dinjitetin e tyre e jo vet ne te behemi pjese e kesaj"loje" te felliqur.

 

 

   Gjithçka, ka ndodhur, pasi dhoma e ligjebersve te shtetit federal New Jersit, miratoi nje ligj te ri- i cili jep denime te renda per te gjithe ata persona qe ne menyra te kundra ligjeshme sjellin ne faqet e internetit ose revistave dhe menyrave te tjera fotografite e femijeve lakuriq - pra pornografi me femijet.

 

 

   Dhe si per ironi nje nga sponsorizuesit, e ketij ligji, i cili u miratua unanimisht ishte vete asamblemeni Neil Cohen, nje 57 vjeçare me profesionin avokat. Dedektivet(undercover), hyne befasishte ne zyren e zotit Cohen, dhe i hapen kompjuterin ne prezence duke i treguar se ai ishte involuar ne nje skandal te turpeshem. Cohen e pranoi vete dhe menjehere doli ne konference shtypi ku edhe pranoje dorheqjen e tij, per t'i hapur rrugen zgjedhje te parakoheshme ne zonen ku ai sherbente.

 

   Asemblymani Neil Cohen (D-Union), 57 vjeç, eshte partner me firmen e njohur te avokateve Montclair & Gill and Cohen. Ai ka diplomuar ne Athens University dhe Howard University Law School.  Cohen ka sherbyer edhe ne Union County Freeholder dhe Union County Democratic Chairman.  Cohen u zgjodhe per here te pare ne State Assembly ne vitin 1989.  Ai i humbi zgjedhjet ne vitin 1991, dhe u kthye ne Legislaturen e vitit 1993. Per 15 vjete me radhe ushtroje detyren e ligjebersit ne Asamblen e Shtetit Federal New Jersy. BEQIR S/INA/

 

 




Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy Football today.
BeqirS | 30 Jul 14:22 2008
Picon

Kisha Katolike "Shen Pali" - Katedralja e Shqiptare ne Amerike

 
Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne qytetin Rochecter Hills, nje nder veprat fetare me te medhate ne Amerike, ose Katedralja e Shqiptare ne Amerike
 
 
 
 
BEQIR SINA , Rochester Hills
 
 
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit" " Shqiptaret ne Detroit" Pjeter Jaku, 2006, fq.5
 
 
  Rochester Hills, ( Detroit Michigan ):  Njeri prej qyteteve me te rendesisheme, dhe ku vitet e fundit, jane me te perqendruara ngulitjet e emigrateve shqiptare, eshte edhe qyteti verior i shtetit federal te Michigan-it, ne afersi te Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills . Ne kete qytet e per rreth tij, mendohet se ndodhet dhe komuniteti me i madh shqiptar katolik. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat  katolike shqiptare, te njohurat si me te medhat ne SHBA-se jane: Kisha e Shen Palit me Meshtar dhe famullitar Dom Anton Kçira dhe  Kisha Zonjes Pajtore te Shqiptareve, me famullitar Dom Ndue Gjergji.
  
 
     Ne Detroit, jeton dhe punon nje komunitet shqiptare, pergjethesisht shume aktiv dhe i perkushtuar per çeshtjen kombetare. Ne kete komunitet, qe ngelet si me te organizuarit, pas atij qe jeton e vepron ne New York, e rrethinat e tij, ka gazeta e revista, ne gjuhen shqipe. Ka televizione dhe radioprograme ne gjuhen shqipe . Ka lokale dhe klube shqiptare. Ndodhen dhe dy statujat e dy figurave me te rendesishme kombetare. Ajo e heroit legjendar te kombit tone Gjergj Kastriotit Skenderbeut, dhe statuja e Nenes Terezes,ose Nobelistes shqiptare, gruas se fameshme, bamirses dhe humanistes se madhe ne te gjithe boten.
   
 
     Por, ajo qe terheq me shume vemendjen, dhe qe deri tani eshte e pa arriteshme, ndoshta edhe nder vendbanimet me te medha shqiptare ne Amerike, eshte Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne qytetin Rochester Hills afer Detroitit. Ate me plot gojen kur sheh nga afer - mund t'a tharresesh "Katedralja Shqiptare ne Amerike" . Ajo shfaqet madheshtore ne faqen e nje kodrine me plot gjelberim, dhe dallohet per vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhene me te drejt edhe kesaj pjese te qytetit nje bukuri te mahniteshme e te rralle. Aty te thone besimtaret eshte shtepia e Zotit, shtepia ku luten e falen me mijera besimtar shqiptare.
   
 
      Kishen Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne Rochester Hills afer Detroitit, e kane llogaritur si qendren me te madhe katolike shqiptare ne Amerike, dhe si nje nder kishat me te medha ne te gjithe territorin e Amerikes. Ne Amerike, (Michingan) ajo mbledh rreth vetes me shume antare se ç'do institucion tjeter fetar ne SHBA-s. Rreth kesaj kishe, qe numeron me mijra familje emigrantesh shqiptare, i gjene te bashkuar shqiptaret jo vetem ne ritetet fetare te ketij komuniteti fetar(katolik), por edhe ne ate gjitha aktivitetet kombetare ne kete zone te SHBA-s, te populluar mjaft kohet e fundit ne SHBA-s. Nje opinion i disa besimtarve te ketueshem,- na tha,-  se ne shtetin e Miçiganit banojne me shume se 150 mije shqiptare.
  
 
    Udheheqes shpirteror i kesaj Kishe eshte nje nder figurat katolike me te njohura , jo vetem ketu ne SHBA, por edhe ne atdhe. Meshtari Dom Anton Kçira,erdhi ne krye te kesaj kishe ne vitin 1989. Shkrimtari, dhe publicisti yne Tome Miraj, ne nje artikull te vetin ne mars te vitit 2000, duke folur per disa nga figurat me shembullore te kesaj kishe katolike shqiptare ne Amerike, e pershkruan ardhjen e Dom Anton Kçires, ne krye te Kishes Katolike Shqiptare ne 1989, duke thene se; "Nga Altari i Kishes"Shen Pali" besimatert katolik u mbushen thelle ne shpirt, kur degjuan fjalet e para te predikimit nga meshtari i porsa-ardhur nga vend -lindja:"Vdekja e Komunizmit, eshte liri e popullit". Dhe vet-pyet autori: " Ç'do fjale tjeter, ndoshta do te ishte e tepert per te peshkruar ndjenjat e zjarrta ate moment, per me se 1500 besimtaret e pranishem, te cilet me teper se asnjeher tjeter, e ndjene se para tyre kishin njeriun e Zotit, dhe zemren e patriotit. Qe ate moment, Dom Anton Kçira kishte fituar zemrat e besimtarve per t'i udhehequr me nder para Zotit e kombit te tyre",- thote zoti Tome Miraj.
 


 
 Si lindi nevoja e ngritjes se kishes madheshtore "Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali"
 
 

 
     Meshtari dhe famullitari i kesaj Kishe, dom Anton Kçira "rrefehet" duke thene se :"Kisha e pare ne qytetin  Rochester Hills te Michinganit, me rritjen e tejskajshme te komunietit shqiptare ne kete zone, tashme ishte e vogel per te permbushur kerkesat e famullise dhe te vet besimtarve." Dhe, keshtu Dom Anton Kçira, i dha idene besmitarve se duhej patjeter ndertimi i nje ndertese te re, Kishe ne perputhje me kerkesat e besmtarve ne qytetin Rochester Hills . Ide, kjo qe shume shpejt gjeti perkrahejn dhe mbeshtetjen e pa kursyer te te gjithe besmtarve te kesaj zone. Pas nje viti e pak , me shume pune dhe nje agazhim te madh te vete liderit fetar te kesaj Kishe Dom Anton Kçires dhe antareve te famullise se tij, u ndertua Kisha e Re ne Rochester Hillis. Kishe, kjo e cila u perurua me dhenjen e nje meshe e kryerjen e bekimit me 1 shtator 2002. Dhe shenoje keshtu sipas te dhenave ngritjen ne kete pjes te SHBA-s, "east coast" nje nder veprat fetare me te medhat.
   
 
  Duke vizituar keto dite kete kishe u takuam edhe me Meshtarin dhe famullitarin e kesaj Kishe, dom Anton Kçiren, i cili kujton me plot nostaligji, se:" Ajo dite  i ngjante nje dite feste jo vetem fetare, por edhe kombetare, pasi ngjyrat kombetare kuq e zi - dhe muzika e veshjet karaktersitke nuk munguan, gjate perurimit dhe bekimit te Kishes se re, e cila shtroi edhe nje darke te nderit, te mbajtur po ate mbremje ne lokalet e kishes. Ne kete ceremoni inagurale ate dite, ishin te ftuar edhe disa nga figurat fetare nga me te shquart nga trojet etnike, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia si dhe diaspora."
     
 
     Duke lexuar tekstet kishtare te cilat shkruajn per kete kishe shqiptare ne Amerike, lexojme se per ndertimi i kesaj Kishe; qe konsiderohet si nga me te medhat, ne te gjithe boten shqiptare, ajo kushtoje mbi 10 miljon dollare amerkan. Kater miljon dollar jane marre kredi nga dioqeza, dhe rreth 2 miljon e 800 mije dollar, i mblodhi kumuniteti shqiptaro-amerikan. Kisha e vjeter u shit per nje miljon e 800 mije dollar.
   
 
    Meshtari dhe famullitari i kesaj Kishe, dom Anton Kçira, gjate bisedes na tregon katalogun kishtar ku thuhet se Objekti eshte i ndertuar ne nje siperfaqe prej 49 mije"square feet", "katrore te matur me kembe" sipas njesis se matjes ne Amerike. Vete objekti i Kishes, ze nje siperfaqe prej 19 mije square feet", "katrore te matur me kembe" . Kisha e Re, perveç salles kryesore, te lutejs ka nje sall me 1875 ulse per besmtaret, e cila ne raste te veçanta çohet ne nje kapacitet qe mund te mbaj edhe 2.500 deri ne 3.000 besimtare.
   
 
    Kisha ka 6 klasa per mesim, ka restorantin me qindra ulese, sallen per bankete qe ze rreth 850 vet , e cila shfrytezohet per dasma, gazmende, dhe okazione te ndryshme çdo gje ne sherbim te besimtarve. Ka kuzhinen me te gjitha paisjet e nevojsheme, deri tek furrat e medha per pjekjen e qingjave dhe te gicave. Ka librarine, me nje numer te madh librash, ka kater zyra per meshtrim dhe ka shoqaten e Kishes"At Gjeregj Fishta", ka dhomen e tubimit ku mund te rrine deri ne 1000 veta, e tjer. Kisha ka dhe nje ambjet te jashtem sportiv e rekreativ shume funksional me fusha futbolli dhe volejbolli e basketbolli si dhe parkingun.
   
 
    Shtepia e meshtarve qe ka vlere rreth dy miljon dollare, u ngrite kryesishte, me punen vullnetare te bshkeatdhetarve tane, nen udheheqjen e kompanise "Adrian Buildig", prone e Prenk Gojçaj. I i cili, per ndertimin e Kishes, vete dha i pari 30 mije dollare. Keshilli per ndertimin e Kishes se Re, perbehej nga: Vasel Nicaj, kryetar i ketij keshilli qe ka dhene 31 mije dollare, Prenk Gojçaj, Gjon Gjoçaj, Tony Junçaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, Dom Anton Kçira, dhe Nue Ivezaj.
    
 
   Ne oborrin e kesaj kishe ngrihet edhe pemendorja i Gjergj Kastriotit, e cila ka sjellur ne mjediset e jashtme te Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills te Michiganit, Krujen legjendare,ose Tiranen e sheshit Skenderbeu,, Lezhen e varrit te Skenderbeut, ose ato fushbetetjat, ku Heroi Yne Kombetar, i thuri kombit tone vetem lavde. Ky monument historik shqiptar ne Amerike, u inagurua me 24 shtator 2006, ne nje ceremoni ku mori pjese edhe ish presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu,. Ndersa Kardinal Maida, ka mbajtur ate dite meshen celebruese te kesaj ngjarje historike, per shqiptaret qe ndodhen ne kete shtet. Por, edhe me gjere. Pasi eshte hera e pare qe Heroi Kombetar i shqiptareve "prek" token amerikane, fale vullnetit te mire, kontributit dhe kembenguljes se shqiptareve te komunitetit katolik te Shen Palit, komunitet ky qe po drejtohet prej me shume se 19 vjet nga i perndrituri Dom Anton Kçira.
 
     Me vendosjen e statujes, ne oborrin e Kishes se Shen Palit, afer Detroitit(Miçigan) Heroi Yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, u ngjit ne piedestalin e tij ne hyrje te Kishes Katolike te Shen Palit. Gje qe ndodhi ne nje vend qe prej vitesh ishte kthyer edhe ne nje Qender patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetem nga shqiptaret e Amerikes, por edhe nga shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise. Monumenti eshte veper e skulptorit te njohur Kreshnik Xhiku, i cili punon e jeton ne Amerike prej vitesh dhe, i cili ka fituar disa çmime te rendesishme me punimet e tij. Statuja e Skenderbeut ne oborrin e kishes se Shen Palit, eshte i ngjasheme me monumetet qe ndodhen ne Tirane, Kruje dhe Prishtine, dhe me nje lartesi qe i perafrohet dhjete metrave.
    
 
      Nisma per te ardhe deri tek vendosja e kesaj vepre e ka zanafillen, ne vitin 2005 (nga fillimi i vitit ), kur kremtohej 600- vjetori i Lindjes se Heroit. Per kete gazetari e publicisti i njohur Pjeter Jaku, botuesi i revistes "Kuvendi", shkruante ato dite se, mesojme se kjo ide u dha ne perkrahje te kremitmeve madheshtore, por qe nuk u relaizua ne kohe, pasi vepra merrete disa muaj per t'u punuar e derdhur. Perkujtimi vetem me leksione,- vazhdon Jaku, sipas bisedes qe ai ka bere me nje nga anetaret te keshillit per ndertimin e statujes, u duk shume pak per kete Hero me permasa nderkombetare. Keshtu,- vazhdon ai,- i propozuam Keshillit te Kishes dhe patem perkrahjen e mbeshtetjen e plote te famullitarit te kesaj Qendre, Dom Anton Kçira, megjithe veshtiresite qe kishte ky objekt i ri. Me pas, kordinuam veprimet tona, dhe beme te mundur, qe ky Hero - Skenderbeu, te jete edhe ne mjedisin tone, ku çdo jave vizitohet nga me shume se 2000 besimtare, veç aktiviteteve kulturore.
  
    Sipas historise se re te Kishes Katolike Shqiptare "Shen Pali", thuhet se ne ndertimin e Kishes, ndihmuan edhe besimtaret shqiptare te fese Muslimane nga kjo zone. Edhe nje amerikan permendet ne ndihmat e dhena, dhe ai eshte biznesmeni i fuqishem Charles Becker. Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali"  ne Detroitit - qytetin Rochecter Hills, eshte sot, pas afro gjashte  vjeteve te inagurimit, jo vetem nje qender fetare por, edhe kombetare, e cila po i ploteson me se miri te gjitha nevojat e bashkeatdhetarve tane ne Amerike. Ketu nga data 3 deri me 6 korrik 2008 u zhvillua edhe Festivali i Pare Folkolirk i Diaspores Shqiptare ne SHBA-es. Aktiviteti  kulturor i vitit, dhe i veçanti ne mergaten shqiptare, ne shtetin e Miciganit.



Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy Football today.
arsim jonuzi | 30 Jul 00:08 2008
Picon

Teshtima dhe hapja e gojës

 

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=145

 

Teshtima dhe hapja e gojës

 

Islami nuk ka qenë neglizhent madje edhe në çështjet si teshtima dhe hapja e gojës, krahas se ka qenë syçelë edhe ndaj të gjitha çështjeve të tjera. Më tej, njërit që i hapet goja është porositur që ta mbulojë gojën me ndonjë rrobë ose me dorë, me qëllim që mos të hyjë ndonjë gjë dëmtuese në gojë apo mos t’ua prishë rehatinë njerëzve që janë afër e përreth tij. Veç kësaj, një që teshtin është porositur që ta falënderojë Allahun, duke thënë “Elhamdulilah”, kurse ata që e rrethojnë duhet të reagojnë, duke thënë “Jerhamukallah”. Për më tepër, ai që teshtin, gjithashtu, është i porositur që ta mbulojë fytyrën me dorë për ta pakësuar sadopak zhurmën që shkaktohet nga teshtima. Më tej, teshtima konsiderohet si gjë e mirë, meqë ta kthjellon trurin, përderisa hapja e gojës është jo e mirë, meqë vjen si rezultat i plogështisë dhe përtacisë.

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Allahu i Lartësuar pëlqen kur dikush të teshtijë, por urren kur dikujt t’i hapet goja. Prandaj, kur dikush prej jush teshtin dhe e madhëron Allahun, muslimani tjetër që e dëgjon obligohet t’i thojë: “Allahu të mëshiroftë!” Sa i përket hapjes së gojës, sigurisht se ajo është prej shejtanit të mallkuar. Së këndejmi, kur dikujt prej jush i hapet goja, le ta kthejë atë te mbrapa, nëse mundet, për shkak se shejtani qeshet me të!”
[Transmeton Buhariu]
2. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush teshtin, le të thojë: “Falënderimi i takon Allahut”, ndërsa vëllai i tij musliman që është afër le t’i thojë: “Allahu qoftë i mëshirshëm ndaj teje!”, ndërsa ky tjetri le t’ia kthejë: “Allahu të udhëzoftë dhe t’i përmirësoftë punët!”
[Transmeton Buhariu]
3. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se, një herë, dy njerëz kishin teshtirë në prani të Pejgamberit, alejhi selam. Ai kishte reaguar ndaj njërit (duke thënë “jerhamukallah”), kurse ndaj tjetrit jo. Ky, ndaj të cilit nuk kishte reaguar i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk reagove ndaj meje, ndërsa ndaj atij po!?”, kurse Pejgamberi, alejhi selam, ia ktheu: “Ky njeri e madhëroi Allahun, ndërsa ti nuk e madhërove!”
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
4. Ebu Sejid el-Kudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta mbyllë gojën e vet me dorë, për arsye se i hyn brenda shejtani i mallkuar!”
[Transmeton Muslimi]
5. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se kur Pejgamberi, alejhi selam, teshtinte, e ka pasur zakon që ta mbulojë fytyrën me dorën ose rrobën e vet dhe në atë mënyrë e ka pakësuar zhurmën që shkaktohet.
[Transmeton ebu Davudi]
6. Ubejd ibën Refa’a (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Reagoni (duke thënë “jerhamukallah”) ndaj atij që teshtin deri në tri herë! Mandej, nëse ai vazhdon edhe më tej të teshtijë, reagoni edhe ju edhe më tej, nëse doni, e mos reagoni nëse nuk doni!”
[Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu]

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 29.07.2008

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
Autor: Muhammed el-Kudri


__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane