moisiu5 | 1 Jun 2008 01:20
Picon
Favicon

Anastas Lakcia-botuesi i vepres se Naimit ,i zhdukur ne plunurin e harreses

Anastas Lakçia, botuesi i veprës së Naimit, i zhdukur nën pluhurin e harresës



Nga Erget Cenolli



Në lindje të varrezave publike të qytetit të Korçs , ndodhet një varr i që dita ditës po rrënohet. Duket që askush nuk ka vënë drorë në të.

Në krye të varrit ësshtë një kokë e derdhur në beton. Koka është mjaft e dëmtuar në pesën e fytyrës. Me vështirësi, duke transliteruar disa shkronja greke mësoj se ky është varri i Anastas Lakçes. Sot i tejharrur , por para 100 vitesh , një prej figurave më të njohura në rrethin patriotik të Bukureshtit. Mbi 15 vite më parë, fillimisht, për të, më ka folur i ndjeri Leksi Peleshi , i cili më tregoi edhe literaturën që fliste për këtë figurë dhe që ndodhet në arkivat e bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçë.



Milionieri i kolonisë së Bukureshtit



Lakçia lindi në Korçë, në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 19-të, por që në moshë fare të re mërgoi në Bukuresht, ku filloi të merrej me tregti. Kulmin e pasurimit të tij, Lakçja e arriti gjatë luftrave ruso-turke, të cilat filluan në vitin 1854 dhe mbaruan në vitin 1877, me nënshkrimin e paqes së "Shën Stefanit" dhe u mbiquajtën "Luftrat e Krimesë". Gjatë viteve të luftës, Anastas Lakçeja, me intuitën e lindur të një tregtari korçar, arriti të kapte tregun e shitjes së vodkës, aq shumë të këkruar prej ushtarëve rusë, të cilët, rrallë dilnin në beteja pa konsumuar pijen e tyre kombëtare. Kjo tregëti e bëri Lakçen një prej milionerëve më të mëdhenj të kohës, jo vetëm në Rumani, por në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Aq sa kur vdiq, ai kishte lënë një pasuri, që sipas shtypit të kohës, i kalonte 2 milion franga ari.



Atdhetari dhe mecenati



Por ai nuk qëndroi vetëm në fushën e tregtisë. Gjatë pjesë së dytë të jetës së tij, ai u muar me një veprimtari të gjerë patriotike. Anastas Lakçeja ka qenë në krye të dy prej shoqërive më të njohura në historinë e lëvizjes shqiptare në Bukuresht, siç janë shoqëria "Drita", e themeluar në vitin 1884 dhe "Dituria", e themeluar në vitin 1886. Me nismën dhe investimin e tij, në kryeqytetin rumun, u ndërtua një shtypshkronjë e cila prodhonte dhe shpërndante librat shqip, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ata kishin krijuar ngulmimet e tyre.

Në shkrimin e Lasgush Poradecit "Mbi shoqëritë shqiptare" lexojmë: "Çdo javë paqeta të vogla dhe të mëdha, plot me libra shqip, të shtypura në Bukuresht, dërgoheshin nëpër të gjithë viset në Shqipëri dhe më të katër anët e botës, gjer në Rusi dhe në Amerikë dhe gjer në Kinë, të përndara kudo pa të holla…" (L.Poradeci,vepra,bot.1990 ). E këtu duhet të përmendim se poeti ynë i shquar pogradecar, në veprën e sipërpërmendur e quan A.Lakçen "plaku milionier me zemër të madhe". Kulmi i dashamirësisë të Lakçes, ndaj kulturës, është sponsorizimi i botimit të një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes ,"Bagëti e bujqësia"e Naim Frashërit, duke u bërë kështu i pari mecenat i kulturës shqiptare. Në nderim të këtij veprimi, në botimin e parë lexojmë këtë kushtim: "N'emërit të nderçur' e të dashurë të zotit Anastas Avramidhit, mirëbërësit të kombit e Kryes'së Shoqërisë "Dritë" ndë Bukurest, që përpiqetë për të ndriturë mëmëdhenë tënë me shkronja e me dituri. Bërësi Naim H. Frashëri, më 25 të Majit 1886". Po me kontributin e tij, në Korçë u ndërtua kisha e "Shën Gjergjit", më e madhja dhe më e bukura, sipas bashkëkohësve, në Gadishullin e Ballkanit. Ndërtim ky i vlerësuar lart edhe nga ndërtuesit italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që mjerisht u shkatërrua barbarisht nga regjimi komunist në kulmin e luftës antifetare, në vitin 1967. Gjithashtu, Lakçja kontribuoi edhe në hapjen e së parës shkollë shqipe në Korçë, në mars 1887.



I vjedhur prej grekëve i harruar prej shqiptarëve.



Anastas Avramidhi ishte themeluesi i "arkës së Llasos" që ishte një institucion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Korçës, ku mblidheshin kontributet e gjithë besimtarëve korçarë kudo që ata ndodheshin. Si gjithë milionerët, para se të vdiste, në vitin 1898, Lakçja përpiloi testamentin e tij, ku pjesën më të madhe e zinin amanetet e bamirësisë (theksojmë se A.Lakçja nuk la pasardhës të drejtpërdrejtë). Kështu në testamentin e tij janë lënë shuma të mëdha, për ndërtimin në Korçë, të një farmacie, ku njerëzit e varfër t'i merrnin barnat falas, gjithashtu aty shkruhej se çdo vit duhet të pajiseshin me prikë (pajë) 7 vajza të krishtera dhe 7 vajza muhamedane korçare.

Mjerisht, gjithë trashëgiminë e tij Anastas Lakçja e depozitoi në Bankën e Athinës dhe disa vjet pas vdekjes së tij, grekët bllokuan dërgimin në Korçë të trashëgimisë me justifikimin që në këtë qytet të krijohej një "komunitet ortodoks grek", gjë që nuk shkruhej në testamentin e të ndjerit. Kjo gjë u denoncua në gazetën "Zëri i Korçës", e datës 25 janar 1930, por më pas u harrua, ndaj edhe sot e kësaj dite trashëgimia e Lakçes,"ka humbur" në depozitat e bankave greke. Për kontributin e tij të pallogaritshëm, pas vdekjes, trupi i tij u balsamos në Rumani dhe u vendos në një nga ambientet e kishës së "Shën Gjergjit", ku qëndroi ashtu për 69 vjet, derisa u kall në varr në ditët kur filloi shkatërrimi makabër i kishës së mësipërme. Regjimi komunist e shpalli sponsorizuesin e veprës së Naimit, reaksionar dhe e degdisi në harresë, ku Lakçeja qëndron edhe sot e kësaj dite.

Sot askush nuk kujtohet t'i kushtojë, qoftë edhe një përkujtimore të thjeshtë, njeriut që vendosi gurë të rëndë në themelet e botimit të librit shqip. Por, ajo që të irriton më tepër në goditjen që i është bërë dhe vazhdon t'i bëhet Anastas Lakçes, është fakti që në shkollën, e cila u ndërtua me paratë e tij është vendosur një emër tjetër që s'ka të bëjë me këtë shkollë. Është fjala për një shkollë 9-vjeçare që ndodhet në qendër të qytetit. Në një prej dyerve të saj ndodhet një pllakë ku lexohet qartë se "…kjo shkollë është ndërtuar prej Anastas Lakçes…", por para disa vitesh, me nismën e pushtetit vendor, shkollës iu vu emri "Sevasti Qiriazi". Është e vërtetë se edhe zonja e sipërpërmendur nuk është pa kontribut në historinë e arsimit shqip, por kurrsesi nuk mund të zëvendësojë "pronarin" e vërtetë të shkollës në fjalë. Në rrethet Korçë e Kolonjë(vendlindja e Qirjazit), ka mjaft institucione ku ajo mund të nderohet. Emërtimi i kësaj shkolle me emrin e Lakçes, do të ishte hapi i parë në nxjerrjen e tij nga harresa, duke i dhënë vendin që i takon në historinë e qytetit të Korçës dhe vendin e merituar në historinë e lëvizjes patriotike shqiptare.





Get trade secrets for amazing burgers. Watch "Cooking with Tyler Florence" on AOL Food.
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Visar Korenica | 1 Jun 2008 02:34
Picon
Favicon

Pse ?

Mirë se Vini Në Botën e Poezisë

"Hape gjoksin tim në do ta shohësh vrushkullin e lumit parajsor në shtrat tek kullohet ku trëndafilat e bardhë notojnë... (F.SH)

 

www.poezia-islame.net

 


 

Pse ? 



Pse Njerëzit në këtë jetë
Nuk e nderojne Ate qe I krijoi ata
Me te vertet.

Pse nejrezit jane aq pa falenderues ,
Mos valle mendojne se ata jane sundues .
Ata munde te sundojne
Nje , dy , apo disa vjet.
Por vetem All-llahu Sundon perjete .

Ai me krijoi mua , Ai te krijoi ty,
Ai krijoi token , gjithcka qe shohin keta sy.
Njeriun si krijese ai e veqoi ,
Me shume te mira ate e nderoi .

Por perseri Ata nuk kuptojne
Te bejne deme edhe me tutje vazhdojne ,
Harrojne qe para Zotit do te japin llogari
Harrojne boten tjeter qe vlen shume me shume se mbreteri.

Pse ?
Kur njeriu te ben nje te mire
Shume here e falenderoni ,
Po All-llahu qe ju krijoi
Mos vallë Atë e harroni !!!

Jo mos veproni keshtu O Musliman te nderuar
Mos e harroni ate qe ju ka krijuar
Sepse ai per falenderimin tone nuk ka nevoj ,
Por qellimi eshte ty që të sprovoj


Zana SHARKU
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]

Be smarter than spam. See how smart SpamGuard is at giving junk email the boot with the All-new Yahoo! Mail __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 1 Jun 2008 02:43
Picon
Favicon

Re: Znj. Elizabeth Heege dhe Rektorati

Pra personi ne fjale eshte nje person i çfaredoshem qe mund te jete Maksimum ndonje sekretare aq e vogel ne hierarki sa nuk kane denjuar t'ia vene emrin ne sit web.
 
Po ti kush je?
Po ta them une; ti je nje hic ose zero me bisht!

Lidhja çame France <lidhja.came_fr <at> yahoo.com> wrote:
Mq ne mesazhin e derguar nga "shoqata çameria e Brukselit " permendet nje person i quajtur Elizabeth Heege :
"............ Rektores se Universitetit te Amsterdamit Znj  Elisabeth Heege do te marre pjese ne Konferencen e Holokaustit dhe Genocideve qe zhvillohet nga datat 7-8
dhjetor 2008 ne Hage. ........."
 
Me qe per te qene rektor i nje universiteti, personi i zgjedhur akademik duhet te kete te pakten doktorature, pra eksperience ne hulumtim shkencor dhe natyrisht te pakten disa Publikime dhe Aktivitet nder kombetar, çka pasqyrohet ehde ne internet, nga kerkimi i thjeshte ne internet rreth kesaj "rektoreje" nuk mund te gjeni me shume se :
 
nga Faqja e kerkimit me te imet te mundshem :
 
 
Pra personi ne fjale eshte nje person i çfaredoshem qe mund te jete Maksimum ndonje sekretare aq e vogel ne hierarki sa nuk kane denjuar t'ia vene emrin ne sit web.
 
 
Rrofte Cameria!
Poshte Mashtruesit dhe Manipuluesit !



__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Visar Korenica | 1 Jun 2008 11:56
Picon
Favicon

Me metodë misterioze

 

 

Me metodë misterioze

 

Shkroi: Arsim JONUZI

Tanimë është më ndryshe...! Bindja me dashuri trokiti për një çast nëpër organe dhe pyeti për një fund sa më të shpejtë të mënyrave të së kaluarës duke paraqitur një mostër më të rehatshme. Vetja tanimë e di se mendjehollësia vërtet po ekzistoka! Po cila mendjehollësi? Ajo që më parë thuajse plotësisht qe e ndryshkur nën mbulesën e mendimeve megalomane: Unë jam i këtillë dhe një tjetër banon në territorin e Brazilit, të tjerë nuk ka!....

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=25

___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]

Be smarter than spam. See how smart SpamGuard is at giving junk email the boot with the All-new Yahoo! Mail __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 1 Jun 2008 15:06
Picon
Favicon

Digjet shtepia reperit amerikan me vlere 2.4 milion dollar, per "50 Cent"

Digjet e shkrumbohet shtepia e rreperit amerikan 50 cent
 
BEQIR SINA, New York
 
 
Dix Hill - NEW YORK :   Një shtëpi në njërën prej lagjeve më lluksoze në pjesën e lartme të New Yorkut, e njohur me emrin Dix Hill, me pronar reperin e famëshëm të këtyre viteve 50 cent, u dogjë dhe u shkatërua e tëra, sot heret në mëngjes. Zjarri i dyshimtë thotë policia njujorkase, përfshiu shtëpinë e tij, kur brenda saj ndodheshin gjashtë persona, por jo vetë reperi 50 cent . Shtëpia kishte një madhësi e cila sipas matjes këtu llogaritet 5,200-square-foot.

Ish e dashura e tij, Shaniqua Tompkins, e cila ende nuk dihet pse u ndodh aty kur shpërtheu zjarri me gjithë djalin e saj 11 vjeçarë, përpak sa nuk u dogjën të gjallë brenda shtëpisë. Ata ndodhen në spital me djegje të shkallës së dytë dhe të tretë. Shtëpia e tij u ble në vitin 2007 dhe vlera e saj sihte 2.4 milion dollarë amerikanë . 50 cent tha se ai kishte blerë ish të dashurës një shtëpi shumë larg banesës së tij, dhe ajo jetonte me dajin e saj 11 vjeçarë.
 
 
Skaq, rreperi i famëshëm amerikan, me 17 dhjetor 2007, ne stadiumin e Prishtines, mbajti nje koncert ne kryeqytetin e Kosoves. Ai ishte i ftuar nga kompania Ipko, e cila me ate koncert  promovoi ate dite lancimin e linjes se dyte celulare ne Kosove. Ky lajm u konfirmua me pase nga kompania e menaxhimit Charmenko, e cila ka sjelle ne Shqiperi edhe Vaya Con Dios, Europe, Apollo 440, Panjabi MC etj. rreperi nga New Yorku, i ngjyres së zezë  50cent para se të shkonte në Kosovë ishte per koncert ne Spanje dhe  per koncert ne Marok, e Irak. 
 

Reperi i mirënjohur amerikan "50 Cent" ka mbajtur vitin e kaluar(17 dhjetor 2007) një koncert të madh në Prishtinë, para më shumë se 20 mijë adhuruesve të muzikës rap. Ai ka performuar bashkë me grupin e tij për rreth 1 orë e gjysmë, në temperatura minus 10 gradë Celsius. Para tij kanë performuar edhe grupe lokale të repit që nuk janë mirëpritur në masën e njëjtë sa reperi amerikan. Para se ai të jepte koncert në Prishtinë, pati shumë spekullime se gjoja ky koncert do të anulohej për arsye se Kosova, nuk ishte e përgatitur për të përballuar një koncert të tillë. Ai i pyetur për thashethemet, e vitit të kaluar "se ai nuk do të shkonte në Kosovë", "50 Cent", i pati thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk ka anuluar asnjë koncert të paraparë. "Kam qenë në Irak, ku kam kënduar për ushtarët. Kam qenë në Izrael dhe në Bejrut. Nuk mund ta shoh krejt botën, nëse nuk arrij të shkoj atje. E shoh muzikën time si mënyrë për të thyer barrierat gjuhësore", ka thënë "50 Cent". I pyetur për statusin e Kosovës, "50 Cent" ka thënë se nuk merret me politikën, por ka pohuar se e di si është të jesh i rrethuar në një ambient ku më së shpeshti përdoren armët. Ardhjen e reperit amerikan në Kosovë e ka mundësuar kompania IPKO.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 






Get trade secrets for amazing burgers. Watch "Cooking with Tyler Florence" on AOL Food.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiu | 1 Jun 2008 15:33
Picon

Modernizimi i mendimit të Vëllezërve Musliman, shkruan: Khalil El-Anani, Alarabiya.net - Egypt

Modernizimi i mendimit të Vëllezërve Musliman
Postuar nga ALB DREJTËSIA

Khalil El-Anani, Alarabiya.net - Egypt

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=26


Rëndësia e pensionimit të detyrueshëm nuk qëndron vetëm në faktin se ndryshimet janë universale, se ndryshimi i gjakut është një natyrë biologjike dhe se qarkullimet dhe rrotullimet janë funksione politike, por edhe në atë se krizat që po kalon organizata e bëjnë të paevitueshëm pensionimin e tyre. Kjo nuk është vetëm pasojë e pamundësisë së të moshuarve që të merren me sensitivitetin e situatës aktuale kritike të organizatës, por ata gjithashtu u bënë shkaku kryesor i përsëritjes dhe acarrimit të krizave, veçanërisht në tre vitet e fundit.
Dilema e Vëllezërve Musliman tani qëndron në mungesën e liderëve të vërtetë, të cilët mund t'i menaxhojnë krizat e përsëritura me të cilat u ballafaqua organizata që kur e përfshinë Asamblenë Popullore në vitin 2005. Liderët actual të Vëllezërve Musliman, veçanërisht ata të cilët kanë status special organizativ në këtë organizatë, praktikisht duket se janë të paaftë që t'i menaxhojnë këto kriza.

Kjo ka nevojë për një rikonsiderim të procedurës së brendëshme graduese, kështu që do të mund të injektohet gjaku i ri i cili do ti menaxhojë ndryshimet e fazës aktuale.
Krizat e platformës partiake të Vëllezërve, zbuluan rëndësinë e natyrës së organizimit të të dy trendeve, konservative dhe pragmatike Brenda Vëllezërve Musliman, të cilat nxitën dominimin e formuesvë që të forcojnë pushtetin e tyre në vendime – duke i zhvilluar proceset brenda grupit.
Sidoqoftë, pyetja misterioze është: Përse mbështetësit e rrymave qendrore konservative duket të jenë në rritje, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme të shkaktuara nga grupi dhe dështimit në menaxhimin e tyre në mënyrë të ndërgjegjëshme dhe racionale? Këtu mund të themi se indoktrinimi i kulturës brenda grupit mbështetet në shtrirjen e madhe të konsolidimit të asaj që ne e quajmë "rojet e tempullit."
Ndoshta tiparet më të habitëshme të këtij modeli janë: Së pari, gjeneron anëtarë të Vëllezërve me mendje solide që nuk mund të mendojnë jashat kornizave (tempullit) të caktuara nga liderët e tyre, të cilët më së shumti janë si klerikë.
Së dyti, krijon principin e bashkimit ndërmjet organizatës dhe da'ves ashtu sikurse ndërmjet religjionit dhe politikës. Si pasojë, orvatje për kritikë duket të jetë ndërprerje e da'vetit (grupit) dhe minim i shtyllave të religjionit (jo politikës). Rezultati është se një anëtar i Vëllezërve, i cili mund të ketë pikëpamje të ndryshme nga rrymat qendrore, frikësohet ta sfidojë mendimin e më të mëdhënjëve (moshuarve) bëhet viktimë e frikës ndaj mëkatit të bërë duke iu kundërvënë grupit - organizatës.
E treta, krijon principin e "kush nuk është me ne është kundër nesh." Ky është konsolidimi i opinioneve unilaterale i lidhur me jotolerancën ndaj pikëpamjeve të ndryshme — që i prishin rregullat e organizatës. Prandaj, kushdo që e cenon unanimitetin e organizatës (tirania e mazhorancës), gjithashtu i është kundërvënë lidhjes logjike të organizatës apo magjepset nga ekspertët e saj.
E katërta, imponon një lloj mbikëqyrjeje mentale dhe organizative mbi anëtarët e Vëllezërve Musliman dhe shtyp çdo iniciativë individuale dhe dëshirë personale që të mendojë jashta kutisë "Vëllezërit Musliman" — nga teoritizimi në aplikim.
Në këtë fazë, Vëllezërve u mungon një mentalitet politik që është i aftë ta shohë realitetin me ndërgjegje pa ndonjë tepricë religjioze apo emocionale, ta ndjejë sensivitetin e situatës aktuale të organizatës dhe ta çlirojë veten nga çdo lloj dëshire apo përfitimi personal.
Mentalitetit të Vëllezërve Musliman i duhet një "revolucion" dhe një revitalizim, duke promovuar kuadro të reja të cilët kanë një ideologji të vërtetë reformuese dhe kërkojnë një hapësirë për të influentuar në organizatë. Meqë ra fjala, këto kuadro të reja janë të shumta dhe kanë nevojë që dikush t'ua shtrijë dorën dhe t'i dëgjojë.

Nga gjuha angleze: Dritan SKENDERI , TETOVE
 
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
albertino rakipi | 1 Jun 2008 14:38
Picon
Favicon

RE : Re: Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an: El Maide –176

I nderuar vella Blerim

Nuk e di a e njef ti Paulin se kush eshte apo dhe se
cfare qellimesh ka, ky eshte antimusliman i betuar dhe
po te ishte per te do ti kishte therrur te gjithe
muslimanet ashtu sic e bene stergjysherit t tij ne
1912 me shkodranet muslimane. Por ama vella Blerim ma
bere zemren mal me kete pergjigje dhe krenari qe
tregove, vertete ne duhet te jemi krenare me kuranin
famelarte.

selamet e mia abedini
--- Blerim Ciroka <blerim.ciroka <at> gmail.com> a écrit :

> Cfare kerkon te dish? Pyet, pa ironi, se ka
> pergjigje per cdo gje!
> 
>  Krenohem me Kur`anin Famelarte, me Fjalen e
> Krijuesit te Plotefuqishem, me
> Ligjin Hyjnor te fundit te shpallur njeriut, me ate
> qe nuk eshte ndryshuar
> nga njeriu! Krenohem me Ate Liber qe nuk perjetoi
> ate qe e perjetuan Librat
> e tjere paraardhes te Tij!
> 
> Pa na trego se me cfare krenohesh ti?
> 
> Me padurim per te lexuar pergjigjen tende.
> 
> 
> On Fri, May 30, 2008 at 8:57 PM, Paul Tedeschini
> <paul.tedeschini <at> yahoo.it>
> wrote:
> 
> >     *Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an: El
> Maide –176*
> >
> > *
> > *
> >
> > [image:
>
kuran-i.JPG]<http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/05/kuran-i.JPG>
> > *Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju:* *"Allahu ju
> përgjigjet në çështjen e
> > "kelale-s" ( ai që nuk ka prindër as fëmijë që e
> trashëgojnë ). Nëse vdes
> > një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë
> asaj (motrës) i takon
> > gjysma e pasurisë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë
> (që le motra) nëse ajo
> > nuk ka fëmijë.
> > Në qoftëse ato janë dy (motra që trashëgojnë),
> atyre u takojnë dy të
> > tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezer dhe të
> përzier burra dhe gra,
> > atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë
> se sa femrës. Allahu ju
> > sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo
> send.*
> >
> > **
> >
> > ------------------------------
> > Scopri il Blog di Yahoo!
>
Mail<http://us.rd.yahoo.com/mail/it/taglines/yahoo/ymail/SIG=11djrg460/**http%3A%2F%2Fwww.ymailblogit.com%2Fblog%2F>:
> > trucchi, novitĂ , consigli... e la tua opinione!
> >
> > 
> >
> 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
En finir avec le spam? Yahoo! Mail vous offre la meilleure protection possible contre les messages non
sollicités 
http://mail.yahoo.fr Yahoo! Mail 

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

Paul Tedeschini | 1 Jun 2008 15:03
Picon
Favicon

Çka thote Allahu dhe çka thote Kodi Civil ?

Çka thote Allahu dhe çka thote Kodi Civil ?


ALLAHU thote:


El Maide –176 - Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: ”Allahu ju përgjigjet në çështjen e “kelale-s” ( ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashëgojnë ). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë.
Në qoftëse ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezer dhe të përzier burra dhe gra, atëherë MASHKULLIT I TAKON HISE DY FISH MË SHUMË SE SA FEMRËS. Allahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo send.




KODI CIVIL i Republikes se Shqiperise thote:


Nenit 361 mbi trashigimine ligjore thuhet tekstualisht:
“ Në rradhë të parë thirren në trashigim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar SEICILI NË PJESË TË BARABARTA…” .



Paul Tedeschini, 01.06.2008


Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 1 Jun 2008 20:46
Picon
Favicon

Britaniku Kristofer Woodhouse, arkitekti i spastrimit etnik realizuar nga Zervas

Britaniku Kristofer Woodhouse, arkitekti i spastrimit etnik realizuar nga Zervas

Londra, rikthim interesi për Çamërinë

Publikohet raporti Britaniku Kristofer Woodhouse, arkitekti i spastrimit etnik realizuar nga Zervas

Londra, rikthim interesi për Çamërinë

Publikohet raporti "Në ç‘rrugë ndodhet çështja çame?"


Historia tragjike dhe çështja 63-vjeçare e pazgjidhur e popullsisë çame, ka ngjallur jo rastësisht interes studimi, për Akademinë Ushtarake të Britanisë së Madhe. Qendra Kërkimore dhe Studimore e Konflikteve ka publikuar për llogari të kësaj akademie një raport të detajuar, me titull "Në ç‘rrugë ndodhet çështja çame deri më tani?" Autore e studimit është Miranda Vicker, analiste pranë "Grupit Ndërkombëtar të Krizavet". Është hera e parë që një institucion prestigjioz britanik si Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe ka hapur siparin e interesimit për atë që ndodhi në vitin 1943-44, zhvillimet e mëvonshme, aktualitetin që ka problemi përfshi rekomandime për zgjidhjen. Nëse koloneli famëkeq, Napolon Zervas, ishte njeriu që drejtoi spastrimin etnik të popullsisë çame nga trojet e tyre, arkitekti i këtij akti barbar ishte një ushtarak britanik i quajtur Kristofer Woodhouse. Mbase ky fakt historik, dalë nga arkivat britanike, ka vrarë ndërgjegjen e pinjollëve të Woodhouse për t‘ju rikthyer këtij problemi. Rikthimi nuk duket aspak i rastësishëm pikërisht tani kur çështja çame është më aktuale se kurrë. Britania i ka një borxh shumë të madh moral popullsisë çame.

Raporti

Raporti përfshin detaje se si lindi ky problem, zhvillimet politike rreth çështjes çame, reagimet mohuese të palës greke për ekzistencën e problemit, si dhe i bën një analizë të hollësishme ligjit të luftës. Që në fillim të tij, raporti nënvizon faktin se si autoritetet greke, në mënyrë ekstreme hezitojnë të përfshihen në dialog për problemin e popullsisë çame. Raporti vëren se kundra këtij qëndrimi janë vetëm një pakicë e akademikëve grekë, diplomatëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, ndërsa popullsia greke mbështet qëndrimin e autoriteteve "që kjo çështje nuk ekziston". Riaktualizimi i çështjes së popullsisë çame përfshi përpjekjet e tyre vlerësohen nga raporti në të cilin thuhet se "çamët po e intensifikojnë fushatën e tyre për t‘iu rikthyer pronat dhe shtetësia greke. Kohët e fundit ka pasur disa iniciativa politike dhe kulturore për të sensibilizuar problemin. Në të përfshihen themelimi i partisë "Për drejtësi dhe Integrim" duke e bërë problemin prezent në Parlamentin Evropian në Strasburg". Autorja e raportit me të drejtë konstaton se qeveria greke refuzon që të flasë haptas në publik rreth çështjes, duke pretenduar se çështja çame nuk ekziston. Qeveria shqiptare nuk mund ta injorojë këtë problem, presioni i të cilës sa vjen e shtohet nga organizatat çame dhe simpatizantët e shumtë brenda partive politike shqiptare. Intensifikimi i përpjekjeve të çamëve cilësohet pozitiv duke u vënë në dukje edhe mbështetja që diaspora çame po jep në këtë drejtim. Por raporti nënvizon se një lëvizje e tillë ka shkaktuar tension mes Tiranës e Athinës.

Konkluzioni.

"Çamët duhet të përdorin të gjitha kanalet për të arritur një zgjidhje paqësore të kërkesave të tyre duke përdorur dialogun mes Tiranës dhe Athinës me përbërjen e negociatorëve të huaj.. Është nevojë urgjente, për të parandaluar përkeqësimet të tjera në marrëdhëniet shqiptaro-greke, duke bërë që çështja të merret në dorë nga radikalët", thuhet në konkluzionin e raportit. "Kjo është një trashëgimi politike, e cila kërkon një iniciativë të re politike për ta zgjidhur. Qeveria shqiptare duhet të jetë e qartë dhe specifike në kërkesa dhe bisedime për çështjen çame. E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-greke do të jetë problematike për aq kohë sa mbahet pezull zgjidhja e kësaj çështjeje. Për këtë duhet të nisin sa më parë bisedime mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe institucioneve që përfaqësojnë çamët. Mediatorët ndërkombëtarë duhet të përfshihen në bisedime duke përfshirë delegacione na EU dhe SHBA. Në vitet e ardhshme do të jetë e pamundur për Shqipërinë dhe Greqinë të injorojnë ketë problem dhe në veçanti për institucionet ndërkombëtare të injorojnë çështjen çame. Çamët duhet patjetër të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të tërhequr vëmendjen rreth çështjes së tyre.

Marre nga gazeta Shqip ne date 27/01/2007


Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 1 Jun 2008 20:17
Picon
Favicon

Re: Çka thote Allahu dhe çka thote Kodi Civil ?

Po mire o Pal,
cfare thote Kodi i Vatikanit?
Cfare thoshte Kodi i Majka Tereses?
Ajo, gjithe ceqet (qe asnje nuk ishte nen 100 mije $) i niste ne Vatikan dhe asgje nuk perdori per te ngritur, shtepija ose shkolla ose menca por vetem skuta ku njerezit vuanin dhe lenconin pa ilace, vetem duke degjuar te falurat e murgeshave.
 
Hajde pra, na sill kodin e katolikeve....jeni shume te civilizuar....prandaj po vrisni njeri - tjetrin per dy gisht toke. Apo sikur ata te Mirdites (gazeta shekulli, para nje muaji) qe e kane varrosur baben e tyre ne varrin nenes te nje katoliku tjeter dhe, ky i shkreti eshte i moshuar e fukara. Turp tju vij, merru e kritiko kesi gjerash qe ndodhin bash ne komunitetin tend dhe mos u hiq i mencu r e te kritikosh ligjet Islame kur ato tuajat jane 1000 here me te prapambetura.

Paul Tedeschini <paul.tedeschini <at> yahoo.it> wrote:
Çka thote Allahu dhe çka thote Kodi Civil ?

ALLAHU thote:

El Maide –176 - Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: ”Allahu ju përgjigjet në çështjen e “kelale-s” ( ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashëgojnë ). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë.
Në qoftëse ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezer dhe të përzier burra dhe gra, atëherë MASHKULLIT I TAKON HISE DY FISH MË SHUMË SE SA FEMRËS. Allahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo send.



KODI CIVIL i Republikes se Shqiperise thote:

Nenit 361 mbi trashigimine ligjore thuhet tekstualisht:
“ Në rradhë të parë thirren në trashigim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar SEICILI NË PJESË TË BARABARTA…” .


Paul Tedeschini, 01.06.2008

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione!

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane