albertino rakipi | 10 May 05:25 2008
Picon

RE : Re: Greket duhet te demshperblejne : Besen dhe Ndihmen e çameve

Te nderuar atdhetare Zonja Edlira Xhemos vazhdon
politiken e saj progreke duke i bere çamet greke ose
bashkepunues me ta kur dihet qe ne kurre skemi
bashkepunuar me grekun. Kjo zonje se bashku me
janullatistat qe ja bejne gati shkrimet po zhvillon
mes çameve nje ideologji qe kerkon ti beje çamet qe te
puthen me greket. Kjo se bashku me Kujtimin qe i kane
qendis keto shkrime pse nuk e shkruajne edhe faktin qe
Ismail Prronja dhe  prijesit e tjere çame kur shkuan
per ne Arte per te lidhur aleance me Suliotet dhe
revolucionaret greke kthyen rruge kur pane masakrat qe
ishin kryer neper fshatrat muslimane çame dhe jo vetem
kaq por i bashkuan forcat e tyre me hrushit pashen qe
ishte komandanti i ushtrise osmane ne Janine. Qe nga
ajo dite kapedanet e çamerise kane luftuar kunder
grekeve dhe jo me ta kunder osmaneve. Ata qe luftuan
kunder osmaneve ishin arvanitet dhe kleftet suliote
ortodokse te cilet themeluan edhe shtetin grek qe
pastaj do te kryente masakrat me monstruoze ndaj
çameve muslimane. Pse Zoti Kujtim Boriçi dhe Xhemos
nuk tregojne per publikun shqiptar sesi admiral
Kondurioti ne krye te flotes greke bombardoi gjithe
bregdetin shqiptar ne 1913. Edhe ai ishte arvanitas po
i çoi bombat deri afer Vlores duke vrare me qindra
shqiptare. Pse nuk e thone keta qe atdhetarin dhe
patriotin çam Daut Hoxhen e therren dy arvanitas te
paguar nga Greqia. Pse nuk shkruajne keta sesi
arvanitet Frariote vrane me dhjetra çame per tju marre
pasurite, pse nuk flasin keta per rrethimin e Janines
ne 1913 dhe luften heroike shqiptaro-turke kunder
(Continue reading)

Nje mije Engjej | 10 May 06:36 2008
Picon

Kronologjia historike e Vijajetit dhe krahines se Janines

Kronologjia historike e vijajetit dhe krahines se Janines

 

 

PERGATITI : ABEDIN RAKIPI

 

1204        Despotati i Epirit ( çamerise) nen pushtimin Bizantin, Serb dhe me vone Bullgar

 

1340        I aneksuar nga Serbia

 

1389        Cameria pjese e perandorise Osmane

 

1410      Janina(Yanya) kryeqyteti i Epirit behet pjese e perandorise Osmane

 

1788- 5 shkurt 1822 autonome nen varesine e Ali Pashe Tepelenes

 

1846      Elajeti  i Janines krijohet nga pjeset e shperbera te Rumelise dhe ne 1880 perfshin çamerine, thesaline dhe shqiperine e jugut (te sotme)

 

25 mars 1854 Rebelioni Grek nga bandat e andarteve

 

Fund i 1854 Rebelioni grek i shtypur nga forcat Osmane

 

1867    Krijimi i vilajetit te Janines

 

15 Nentor 1912   I pushtuar nga Greqia

 

28 nentor 1912  Pjesa veriore e vilajetit behet pjese e shtetit shqiptar.

 

16 Mars 1913- 31 mars 1914   Pushtimi grek i Shqiperise se jugut.

 

2 Mars 1914- prill 1916 Qeveria revolucionare progreke Vorioepiriote  e ndihmuar nga bandat dhe andartet greke

 

14 Tetor 1914- 10 Gusht 1916 Pushtimi i dyte grek i Shqiperise se jugut

 

8 Dhjetor 1940- 24 Prill 1941 Pushtimi i trete grek i Shqiperise se jugut

 

1941 Krijimi i principates Autonome te Pindit nga vllehet e cila perfshinte nje pjese te Epirit te jugut duke perjashtuar çamerine e cila ishte nen zoterimin italian dhe gjerman pas shtatorit te 1943

 

1944 E ri-inkorporuar ne Shtetin Grek

 

 

Valite ( Guvernatoret) e Janines

 

1670 - 1702                Mustafa Pasha
1702 - 1720                Aslan Pasha
1720 - 1736                Haci Ahmed Pasha
1736 - 1739                Ibrahim
1739 - 1740                Huseyin Molos
1740 - 1748                Ahmed Pasha
1748 - 1759                Mustafa Pasha
1759 - 1762                Suleyman  Pasha
1762 - 1775                Mehmed Pasha
1775 - 1778                Ali Pasha
1778 - 1780                Vekir Pasha
1780 - 1786                Suleyman çapari Pasha
1786 - 1787                Kurd Ahmad Pasha of Delvine       (d. 1787)
1787                       Alizot Pasha
1787 - 1802                Ali Pasha Luani i Janines (hera e pare)     
                             Tepedelenli "the Lion of Janina"

1802 - 1803                Mustafa Pasha
1803 -  5 Feb 1822         Ali Pasha Luani i Janines (hera e dyte)    (s.a.)
1822                       Hursid Pasha
1822                       Omer Vrioni  Pasha
1822 - 1837                ....
1837 - May 1840            Mustafa Nuri Pasha

Maj 1840 - Nen 1840        Mirza Tatar Mehmed Said Pasha
Nen 1840 - Mar 1844        Osman Nuri Pasha
Mar 1844 - Tet 1845        Samakuli Hysrev Pasha
Tet 1845 - Shku 1846        Mezanizade Mehmed Ziyaeddin Pasha
Shku 1846 - Pri 1847       Hafiz Ahmed Pasha
Pri 1847 - Mar 1848        Hafiz Mehmed Pasha
Mar 1848 - Shta 1848       Ahmed Izzet Pasha
Shta 1848 - Shku 1850      Ebubekir Rustem Pasha (hera e pare)
Shku 1850 - Nen 1851       Ismail Rahmi Pasha
Nen 1851 - Shku 1853       Ali Reza Mehmed Pasha
Mar 1853 - Korr 1853       Ebubekir Rustem Pasha (hera e dyte)
Korr 1853 – Shku 1854      Mehmed Salih Pasha

 

Komiteti administrues i Epirit gjate rebelionit grek  
25 Mar 1854 - fund 1854     George Tissamenos
                           + Theodor Kolokotronis
                           + Ioannis Typaldos
                           + Negris
Shku 1854 - Jan 1855       Mehmed Besim Pasha               (d. 1858)
Jan 1855 - Jan 1856        Ahmed Izzet Pasha
Jan 1856 - Shta 1857       Mehmed Emin Pasha
Shta 1857 - Maj 1858       Mehmed Rifat Pasha   (d. 1859)
Kor 1858 - Tet 1858        Hysen Hysni Pasha (hera e pare)   (d. 1877)
Tet 1858 - Jan 1863        Ibrahim Dervish Pasha
Jan 1863 - Jan 1864        Huseyin Hysni Pasha (hera e dyte)   (s.a.)
Shku 1864 - Qer 1867       Ahmed Pasha
Qer 1867 - Mar 1868        Ibrahim Edhem Pasha              (b. 1818 - d. 1893)
Mar 1868 - Tet 1871        Ahmed Rasim Pasha
Nen 1871 - Shta 1872        Safvet Pasha
Shta 1872 - Maj 1873        Mehmed Redif Pasha
Maj 1873 - Dhje 1873        Ismail Hakki Pasha       (d. 1873)
Dhje 1873 - Nen 1874        Mustafa Asim Pasha
Nen 1874 - Qer 1875        Ahmed Xhevdet Pasha (hera e pare)    (b. 1822 - d. 1895)
Korr 1875 - Nen 1875        Arnaut Mehmed Akif Pasha
Nen 1875 - Pri 1877        Hysen Hysni Pasha (hera e trete)   (s.a.)
Pri 1877 - Korr 1877        Abdi Pasha
Korr 1877 - Qer 1878        Mehmed Nazif Pasha
Qer 1878 - Jan 1879        Ahmed Rasim Pasha
Pri 1879 - Shta 1883        Mustafa Asim Pasha
Shta 1883 - Tet 1884        Ali Qemal Pasha
Tet 1884 - Qer 1889        Ahmed Eyyub Pasha                (b. 1832 - d. 1900)
Qer 1889 - Gush 1889        Hysen Reza Pasha
Tet 1889 - Tet 1897        Ahmed Eyyub Pasha
Tet 1897 - Shku 1906        Osman Fevzi Pasha
Shku 1906 - Dhje 1907        Sejfullah Pasha       (b. 1852 - d. 1909)
Dhje 1907 – Shku 1909        Hilmi Pasha
Shku 1909 - Nen 1909        Ali Riza Bey
Nen 1909 - Dhje 1911        Husammeddin Bey                  (d. 1911)
Jan 1912 - Gush 1912        Ayni Mehmed Ali Bey
Gush 1912 - 1912            Arnavut Hasan Tahsin Pasha

 

Princat : 1941 - Korr 1942            Alkiviadis I                    
                             (Alchiviad Diamandi di Samarina)
Korr 1942 - 1943            Nicholas I               
                             (Nikola Matushi)
Voivodet


Gush 1943 - Shta 1943        Julius I (nominal)                
                            

Guvernatoret ushtarake


1944                       M. Hatzi

Administrator i çamerise  (Ne Gumenice gjate pushtimit nazi-fashist)
1941 - 1944                Xhemil-bej Dino                 
Kryeminister
1941 - 1943                Nikola Matushi

 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
En finir avec le spam? Yahoo! Mail vous offre la meilleure protection possible contre les messages non sollicités
http://mail.yahoo.fr Yahoo! Mail __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 10 May 11:33 2008
Picon

EMRI KOMBËTAR SHQIPTAR NË STUDIMET E PROFESOR ÇABEJT

Etnonimi arbër - shqiptar

 

EMRI KOMBËTAR SHQIPTAR NË STUDIMET E PROFESOR ÇABEJT
1. Interesimi i Çabejt


        Problemi i prejardhjes së etnonimit arbër-shqiptar dhe emrit të vendit të tyre Arbëri-Shqipëri i ka nxitur shumë studiues që të merren me hulumtimin e tij në aspektin interdisiplinar. Çështja e studimit të këtij problemi lidhet me vetë rrjedhën e studimeve albanologjike në përgjithësi dhe onomastikën në veçanti. Filozofët, historianët, arkeologët, etnografët - etnologët, gjuhëtarët ( indoevropeistët, ballkanologët, albanologët, helenistët, sllavistët, germanistët, romanistët, ilirologët, trakologët, trako-ilirologët, pellazgologët, etruskologët etj., ), problemin e prejardhjes së etnonimit arbër, arbëror, arbënuer, arbnesh, arbëresh, «shqiptar»; emri n e vendit Arbëni, Arbëri, Shqipër; të gjuhës, arbërisht, arbënisht, shqip, ilirisht, pellazgjisht, etruskisht etj., e kanë trajtuar sipas shkollave të dryshme, metodave e domeneve të ndryshme, nga aspekti diakronik e sinkronik, nga aspekti historik, material e shpirtëror, etnologjik, fonetik, gramatikor, etimologjik e sociologjik, por edhe pse deri më tash janë dhënë rezultate të shumta, nga disa aspekte edhe më tutje ka moskënaqësi e mospajtime mes studiuesve të ndryshëm. Eqrem Çabej, etnonimin arbër/shqiptar ose siç shprehej ai: «emrat e vjetër nacional», «emrat nacional», «emri i popullit», dhe toponimin Arbër/ Shqipëri, i ka trajtuar në një thellësi, pothuajse shteruese shkencore, duke pasur parasysh studimet dhe rezultatet e arritura deri në kohën e tij dhe zbulimet arkivore të vjela nga ai ose paraardhësit e tij. Eqrem Çabej problemin në fjalë e ka trajtuar në disa artikuj, në të cilët trajtonte probleme të ndryshme e domos problemin e vendit të formimit të popu llit shqiptar e të gjuhës shqipe, dhe në artikuj të veçantë.


2. Horizonti historik dhe hapësira gjeografike


          Qëkur studiuesit (historianët, gjuhëtarët, arkeologët e etnologët) lexuan në hartën e Ptolemeut të shekullit të II pas erës sonë emrin e fisit Albanoi dhe të qytetit Albanopolis, nuk pushuan së hulumtuari ]ështjen e afrisë së këtij emri me emrin etnik të vetë arbërorëve -shqiptarëve dhe të vendit të tyre, Shqipërisë. Mirëpo, çështja has në vështirësi që në fillim. Pas daljes së emrit të fisit Albanoi dhe të qytetit Albanopolis, ky emër, në njërën anë, tretet në dokumentet historike për më se 2000 vjet, siç thotë Çabej dhe nuk ndeshet as në dokumentet e brendshme kombëtare, as në dokumentet e kohës te fqinjët, pavarësisht se një popull, si populli arbëror nuk mund të qëndronte aq indiferent në rrjedhat historike, ndërsa në anën tjetër rrënja alb- është një element, i cili përfshin një zonë të gjerë gjeografike, jo vetëm të zonës etnike shqiptare e ballkanike por edhe evropiane.

          Studiuesi Antonio Galanti, duke u marrë me këtë rrënjë shkruan: «Britania e vjetër u quajt edhe Albion. Malësorët e Skocisë e thërrasin vendin e tyre Albany. Emri Alba gjendet shpesh n’Italinë e Vjetër (Alba-Longa në Lac, Alba Fucense në vendin e Marsejvet, Alba Pompeja,...). Edhe në Galinë e moçme e në Spanjën e Vjetër takojmë emrin Alba. Të gjithë e kanë ndigjuem emrin e qytetit Albi në Provencë, prej kah mueren emrin e vet heretikët albigezë në shek. XIII» (...) Rëndësi më të madhe përkundrazi ka hipotheza se gati të gjithë, a gati të gjithë këta emra qesin ndër mend rranjen alb a alp që do me thanë i bardhë e mal i lartë (prej majes së bardhë të mbulueme me borë)». Mahir Domi nuk flet për mënyrën se si është bartur emri, por flet vetëm për vijimsinë, një element me rëndësi për prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës shqipe nga ilirët, kur shkruan: vijimsia «iliro-shqiptare që del në lidhjen e emrit kombëtar të shqiptarëve në mesjetë (në burimet bizantine të shek. XI-XII e më pas «Albanoi», «Arvaniti», vendi «Arbanon» në burimet latine Albanenses/Arbanenses, në shqipe arbën/arbër, arbnesh/arbëresh, arbënor/arbëror), me emrin «Albanoi» të një fisi afër Durrësit».

           Si Eqrem Çabej ashtu edhe Shaban Demiraj, më vonë, pyetje për vijimsinë e etnonimit arbër nëpër dokumente, u janë përgjigjur me mënyrën e jetesës së popullit shqiptar (në fise dhe në një homogjenitet të pamjaftueshëm për të shtrirë dhe mbajtur gjallë një emër etnik të përbashkët. Duke u nisur nga kjo gjendje, sidomos nga pozita e Çabejt, historiani M uhamet Pirraku, konstaton se «Mendimi i ngulitur në literaturë se emrat Arben/Arbër, Arbënesh/Arbëresh ishin «Emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë», për mendimin tonë, nuk ka mbështetje në faktologji dhe në realitetin mesjetar. Vendi dhe populli i copëtuar në disa perandori e principata dhe në disa fe, në mesjetë, nuk mund të mbante emër të njëjtë për popullin dhe për vendin».
Mendimi i Mahir Domit del përballë disa studiuesish, si ai grek Eras L. Vranusi, i cili në vitin 1970, e kishte vënë në dyshim një lidhje të domosdoshme, në mos më shumë për një ngjashmëri të rastit, ndërmjet albanoit dhe arbëri dhe studiuesit serb Bariç, i cili më herët e kishte lëkundur sikur shprehej ai: «kontinuitetin e emrit të vjetër ilir Albanoi me emrin e arbërve të sotëm. Ai mendonte se ky kontinuitet nuk ka ndonjë domethënie ma të madhe, sepse të parët e tyre kanë muejt me e trashëgue këtë emër prej banorëve të vjetër ilirjan n’atdheun e tyre të ri, poashtu sikur sipas rezu ltateve të shkencës bashkëkohore edhe Albanoit ilirijanë këtë emër e kanë trashëguar prej popullsisë së lashtë joindoevropiane, dmth., prej popullsisë mediterane, për të cilën gja dëshmojnë toponimet e shumta, të nxjerra prej fjalës mediterane alb- «kodër, vend i ngritur», në të gjithë zonën e shtrime prej Kaukazi deri në Liguri dhe në gadishullin Iberik»
          Ndryshe nga Çabej, Demiraj e studiues të tjerë dhe sidomos M. Pirraku, që e vejnë në dyshim një emër të mundshëm për tërë popullin, Osman Myderrizi homogjenitetin e mundshëm e gjen te rreziku nga ndërhyrjet e sllavëve në mesjetë: «Kundërshtimi e fërkimi i pandam me këta të huaj (sllavët-B.B.) zgjoi ndjenjën e solidarsisë etnike ndër fise të ndryshme ilire t’Epirit, të Maqedonisë e t’Ilirisë e si konsekuencë duel edhe pranimi i një emëri të përbashkët, për t’u paraqitur si një fuqi e bashkueme kundra tyre. Kështu emri Arbën, tue qen emni i një krahine të njohun, të fortë e të përparueme, u pranua vetëm si një emblemë bashkimi për të gjitha krahinat e tjera dhe me kohë u bë emën kombëtar» Nuk duhet përjashtuar faktin që, nëse arbërorët ishin ndihmës të fisit të avarëve, ata në të vërtetë u përhapën në të gjitha zonat e etnicitetit iliro-shqiptar dhe në këtë mënyrë u bënë trashëgues të këtyre zotimeve, por që identifikimi i tyre në literaturë u bë i njohur vetëm pas shek. VII, kur u ndeshën me fillimin e depërtimeve të sllavëve në Ballkan dhe rrezikun që u kanosej.
Mendoj se mendimeve të mësipërme më së miri u përjigjet historiani shqiptar Kasem Biçoku, i cili mendon se shkak i paraqitjes së vonë të emrit Arbëri, deri në shek. XI-XII, kur edhe fillon dobësimi dhe rënia e Perandorisë Bizantine, është praktika administrative, kancellareske e kishtare e shtetit bizantin për të përdorur elemente të traditës antike, si: Ilir, Epir, Maqedoni etj». Përhapja, ose më mirë të themi, stabil izimi i etnonimit arbër gjatë kohës romake u bë edhe për shkaqe të ndikimit ekonomik e kulturor. Rruga Via Egnatia dhe roli i saj në Shqipërinë e mesme ishte i fuqishëm, prandaj nuk është e çuditshme që pikërisht kjo zonë do të bëhet vatra kryesore, nga e cila rrezaton më së shumti emri i arbërit edhe atëherë kur emri arbër në shkallë kombëtare do të ketë më shumë karakter metaforik(libror) sesa nacional.

           Mendimi i Biçokut gjithashtu të kujton një emërtesë të dyfishtë të emrit të Dardanisë nga administrata romake, si Pirustae dhe popullata vendase Dardani. Po kjo shpjegohet edhe me një element të rëndësishëm që e shënon Kasem Biçoku: «Shkrimtarët e vjetër shqiptarë e të huaj fjalët Epir e epirot i kanë përdorur si sinonime të emrave arbër e arbën, kurse banorët vendës të Epirit(Shqipërisë së Poshtme) gjatë shekujve të mesjetës nuk e kanë përdorur e njohur». Bie fjala, «Maqedonia, si emër më i vjetër dhe Arbëria si emër mesjetar, cilësohen si pjesë të njëra-tjetrës dhe këta dy emra dalin si sinonime».

          Gjatë kësaj kohe, dmth, gjatë kalimit nga antika në mesjetë, sikur dihet përveç fërkimeve që kanë pasur me fqinjët, përveç ndeshjeve kulturore, fetare etj., u zhvilluan edhe disa procese të brendshme, të qëndrueshme për organizimin e mëvonshëm të arbërorëve përballë sfidave të kohës. Këtu mund të përmendim: formimin e gjuhës shqipe përpara dyndjes së sllavëve, përhapjen e krishtërimit, organizimin kur më i dobët e kur më i fortë të fiseve në shkallë krahine, organizimin kulturor etj. Kasem Biçoku, për të njëjtën periodë, ka dalluar edhe një element të rëndësishëm për temën tonë, emrat personalë. Sipas tij «edhe pse me përhapjen e kristianizmit-emrat personal erdhën në pjesën më të madhe nga emrat e botës së krishterë, duke iu përshtatur gjuhës shqipe, ata morën tiparet e një antroponimie kombëtare shqiptare. Kështu gjatë shekujve të mesjetës u formua një unitet antroponimik relativ te shqiptarët kudo që ata banonin. Në këto kushte, si dhe në konfrontim e bashkëjetesë me popujt ardhës paganë, që u dyndën dhe u vendosen në Ballkan dhe për t’u dalluar dhe veçuar nga ta, jo më vonë se në këtë periudhë ndryshimesh të vrullshme etnike, emri arbër (Arbëri, Albani) u bë emër i përbashkët për shqiptarët». Mendimin e Henrik Bariçit, që në të vërtetë është vetëm një vazhdim i mendimit të Norbert Joklit, Trombettit, Bertoldit, Taliavinit, Hubsehmmidi-tit, Popoviçit etj., të cilët mendonin se rrënja alb-, arb- etj., duhej të ishte e trashëgimisë paraindoevropiane, e kanë kundërshtuar Kasem Biçoku dhe Eqrem Çabej. Biçoku mendon me të drejtë se «emri Arbër (Arbëri, Albani) është trashëguar nga onomastika ilire» dhe Çabej, i cili nxori një përfundim për një çështje kardinale për gjuhën shqipe dhe historinë e popullit shqiptar: «Prej këtij emri rrjedhin rregullisht Arben, Arbër i shqipes, një dëshmi ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autokton në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vijimsi, një konfirmitet gjuhe të paktën prej antikitetit».

 

3. Shtrirja gjeografike


          Prej shek. XI, kur emri Arbër, Arbën, fillon të dalë nëpër dokumente të huaja, deri në shek. XVIII kur del etnonimi shqiptar, për studimet gjuhësore dhe historike çështja e shtrirjes gjeografike e emrit të Arbërit paraqet një element të rëndësishëm. Eqrem Çabej e ka konsultuar një literaturë të gjerë dhe ka bërë një pasqyrë pothuajse shteruese për shtrirjen e etnonimit arbër dhe top. Arbëri, në Shqipëri e koloni, te popujt fqinj dhe në burimet dokumetare e të traditës së tyre, ndërsa sa i përket lokalizim it të qytetit të Albanopolisit të Ptolemeut në Zgërdheshin e sotëm, në Juglindje të Krujes, E. Çabej mendon se teza e Hanit, paraqitet mjaft bindëse. Studiuesit Ludwig von Tholloczy-Konstandin Jeriçek i kanë bërë një paraqitje të gjerë shtrirjes historike dhe gjeografike të Arbërit: «Në burimet e shkruara latinisht, sidomos në burime kishtare, vendi quhet Arbanum, populli Arbanenses, prej nga rrjedh italishtja, në librat e Raguzes 1320, Albanese, Arbanese. Sllavët e quajtën popullin Arbanasi. Emrin Arbanasi e gjejm te poemat dalmatine, si dhe në këngët popullore, por tani ndihet vetëm në jug, sidomos në Ragusë e në Mal të Zi, ku Arbanas quhet Shqiptari katolik». «Turku Ballabanbeg, (...) më 1415 mban titullin «Subash i Krujës dhe i Rabinit» dmth Arbënit». Nga këto të dhëna autorët Tholoczy-Jeriçek kanë përfunduar: «Në Arbanum përfshiheshin gjith vendet prej Alpevet shqiptare midis lumenjvet Lim e Drin e gjer te malet në jug t’Elbasanit. Me kohë emri i Arbnit u zgjerua e u shtri edhe jashtë këtij trualli të ngushtë. (...) Qysh nga fundi i shek. XIV, emri i Arbnit shtrihet edhe në veri: n’akte raguziane më 1386 përmes S. Sergius dhe Albania(ot Shirq) në grykën e Bunës; gjithashtu 1419 Tivari, 1413 edhe Lushtica afër Kotorrit, 1443 Podgorica, përmenden të gjitha si vende të ndodhura n’Arbën ose në Shqipëri. Një përshkrim rreth vitit 1570 quan Arbër vendin prej Ulqini e gjer në Vlorë e në malet e Himarës. Dihet se edhe vendi i Kotorrit u quajt Shqipëri venetjane, në kohën e Napoleonit I. Shqipëri frenge, para 1448 Shqipëri austriake».

           Studiuesi David Lluka pasi e ka vlerësuar studimin e Çabejt nga aspekti histori k e gjuhësor, mendon se etimologjia e këtij toponimi qëndron në shndritjen e toponimisë së rrethit të Krujes së sotme, prandaj ai përfundon, se etimologjia e tij varet nga metodologjia e shtruarjes së problemit e këto janë tri elemente: «Shtrirja e karahinës së Arbërisë, shtrirja e këtij emri në kohë jashtë kësaj krahine deri sa ai bëhet kombëtar dhe raporti në mes »arben/arbër» »krainë» dhe arbër/arben »fushë», duke i shikuar këto në lidhjet që paraqesin me njëra tjetrën».

           Studiuesi Engjëll Sedaj është njëri nga ata studiues që i ka kushtuar një monografi të tërë problemit të prejardhjes së etnonimtit arbër/shqiptar dhe në kontekst të shqyrtimit të kësaj teme e shoh të udhës ta trajtojë në vijimsinë e problemeve të përgjithshme a të veçanta. Autori bën mirë që krahas emërtimit të shqiptarëve me emra të ndryshëm nga të huajt, gjatë historisë edhe sot, sjell edhe një pasqyrë të emërtimit të popujve edhe më të mëdhenj se shqiptarët, për të dëshmuar se fjala është për një dukuri të natyrshme historike që ka lindur si rezultat i fqinjësisë së popujve, luftëtarëve, okupimeve të ndërsjella, ndikimeve kulturore, përkimeve gjuhësore, madje jo vetëm në Gadishullin Ballkanik por edhe në Evropën Perëndimore e Qendrore. Sa u përket shqiptarëve, autori sjell edhe emërtimet e brendshme: «ndër shqiptarët, përveç emërtimeve arbënesh dhe shqiptar, ekzistojnë emërtime tjera, sipas shtrirjes regjionale më të gjerë dhe më të ngushtë, siç janë: gegë (Gegëri), toskë (Toskëri, Toskëni), çamë (Çamëri), pastaj: matjan, pultjan, llapjan, drenicas etj., kurse popujt tjerë na quajnë: Albansis, albanese, Albaner, albanci, Arnaut, Arvanit, Raban etj».

          Nuk më duket i qëndrueshëm insistimi i përsëritur i autorit që kalimin nga ilirët te shqiptarët ta shikojë vetëm përmes etnonimit arbër. Sikur dihet, shqiptarët kanë përdorur edhe emrat «sporadikë», - sikur i quan Sedaj, - epirotas, makedon etj., të cilët nuk duhet përjashtuar nga ky proces. Të pranosh vetëm emrin arbër, si përcaktues të etnonimisë së sotme shqiptare do të thotë të rrudhësh shumë hapësirën gjeografike të trojeve shqiptare, ndërmjet trojeve të djeshme etnike dhe trojeve të sotme shqiptare, d.m.th. ta rrudhësh shumë shtrirjen territoriale shqiptare dhe të zvogëlosh për disa herë numrin e «shqiptarëve» të sotëm, gjatë antikës dhe mesjetës. Engjëll Sedaj duke iu qasur etnonimit arbër mbështetet edhe në lëndën etnografike e të folklorit, por veçanërisht në rezultatet gjuhësore të prof. Çabejt, pa lënë anash këtu, vërejtjet dhe mendimet e historianëve si: Aleks Buda, Kristo Frashëri, Fanulla Papazogllu etj., pastaj gjuhëtarët Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Dhimitër S. Shuteriqi etj. Në një kapitull të veçantë me mbështetje të mirë historike, historiografike e të arkeologjisë E. Sedaj trajton shtrirjen dhe vendin e formimit të albanëve antikë dhe Albanopolit të tyre. Në mbështetje të njohurive të sotme të historisë dhe sidomos arkeologjisë, këtë vend autori e gjen midis Matit e Shkumbinit, duke pranuar mendimin e Selim Islamit, për Zgërdheshin si qendrën më të madhe arkeologjike të njohur në atë zonë. Po këtu, autori i trajton nga shumë aspekte edhe marëdhëniet historike ndërmjet krahinave dhe qyteteve shqiptare gjatë antikës e mesjetës, duke i vënë në përdorim edhe disa çështje të ndikimeve gjuhësore, ndërmjet gr eqishtes e shqipes, të cilat shpjegojnë shumë çështje historike, edhe nga fakti se shqipes i mungojnë dokumente të shkruara gjatë mesjetës dhe antikës në krahasim me greqishten.


4. Aspekti biblik i shpjegimit të etnonimit arbër


          « Shikuar sub specie mundi, - shkruan E. Sedaj – etnonimi alban, në këtë shkallë të vetëdijes së zhvilluar, dëshmohet në rrjedhat e fuqisë titanike traditore, që gjatë shekuj ve ishte më e fuqishme se raca, relegjioni dhe ekonomia». Le të shihet këtu edhe përkufizimi i përafërt i studiuesit Giusepse Schiro Juniori: «Duke krahasuar me kujdes shprehjet arbëreshe ndër shkrimet greke – të pabotuara, por që gjenden në shtyp – më ra në sy se në fjalën Arbër përmblidhen vlera kuptimore që kapërcejnë shënimin e thjeshtë si emër i një populli e se ky emër reflekton më tepër botën etnike të fisit». Këta ishin njerëz që jetonin në kultin atavik të lirisë së individit dhe të njëjtës strukturë familjare: më pëlqen të kujtoj se historianët bizantinë i quajnë Arbëreshët
αβαδιεντοι, do me thënë, njerëz pa udhëheqës, pa kuryetarë. Ishin njerëz që u lëshojin grave, të rinjëve dhe të vjetër ave kujdesin e shtëpisë dhe të arave dhe vijin si ideal të jetës trimërinë dhe respektin absolut të fjalës së dhënë, të besës». Ose edhe më saktë: «Ashtu si u tha për greqishten, ku shënohen dy grupe kuptimesh albanon e albana, me vlerë të njëjtë, dhe arbanhtiV. Chetta, duke iu përshtatur të folmes së kohës, përdor dy forma: një arbër dhe tjetra është «arbëreshë» dhe, ashtu si në greqishte, forma e parë shënon «arbreshin» apo shqiptarin si përfaqësues i fisit, ndërsa arbëreshë-arbëreshi shënon individin arbreshë në vetvete. Ndryshimi sot, duke dalë jashtë përdorimi fjala arbër, duket i stërholluar, por është lehtë për t’u kuptuar nga ai që njeh kuptimin e ri e të vjetër të fjalës arbëresh».

         &nbsp ; « Pra, kuptimi arbër është arbresh a shqiptar duke theksuar sidomos »fisin» si dhe dheu ku jetojnë Arbreshët e Shqiptarët. Pra, ku arbreshi vë vatrën e tij aty është «Arbër»: do me thënë «Shqipëri», (theksojmë se Chetta nuk përdor formën Arbëri). Rrjedhimisht Arbria nuk gjendet vetëm brënda kufirit politik të Shipërisë së sotme, por në çdo pjesë të dheut, ku dhizet flaka e një vatre shqiptare: në Greqi, në Ungari, në Rumani, Jugosllavi, Turqi, Itali dhe Amerikë. Vlerë mistike e fjalës: aty ku shqiptari vë gurin e vatrës së tij, ajo shtëpi bëhet Arbër. (…) është Shqipëri mistike, një Shqipëri spirituale me plotësimin e të gjitha vlerave morale që çdo shqiptar trashëgon nga autoriteti atëror dhe ja u pason pasardhësvet me besnikri».  Një përgjegjje e tillë e krahasuar me Skiroin besoj gjen shpjegim edhe te studiuesi i folklorit Shaban Sinani, kur vlerëson se: «tek krijuesit e moçëm të këngëve legjendare-shqiptare është ku lti i vedlindjes, i malit, i dheut, i bjeshkës, i asaj që kovencionalisht do ta quanim »atdhe shpirtëror», ose një «habitat» ende i vagullt».  Që të dy mendimet, pra edhe mendimi i Skiroit edhe mendimi i Sinanit, që ndonëse merren me probleme të ndryshme, në fakt që të dy kërkojnë probleme thelbësore të etnisë, unë gjej një bazë biblike të shpjegimit, të lëvizjes së shenjëtorëve, ose saktësisht të Shën Mateut:
18.«Duke ecur gjatë bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin të quajtur Pjetër dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
19. Dhe u tha atyre: »Ndiqmëni dhe unë do të ju bëjë peshkatarë njerëzish».

 20. Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

 21. Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri

22. Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas».

           Ky shpjegim ka përgjegje në fushë të historisë, sepse vetëm njerëzit (individët) e tillë mund të bëheshin bartës të emrit që do të bëhet etnonim kombëtar. Për shumë shekuj, në një kohë kur vendi ishte i ndarë në principata e krahina nga më të ndryshmet. Nga pikëpamja sociale kjo dëshmon se bartësit e tij ishin shtresa popullore, që kishte një kulturë të caktuar dhe bazë të caktuar ekonomike-sociale. Nga aspekti etnokulturor kjo hipotezë afrohet me situatën historike dhe etnokulturore të krahinës së Arbërit dhe i afrohet shpjegimit gjuhësor e semantik: «fusharak», «arë» etj. Nga aspekti historik dëshmohet se kjo përhapje ka ndodhur më së voni, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, po më i rëndësishëm është fakti se kjo nuk ka ndodhur në prag të vërshimit të sllavëve në trojet e tashme shqiptare, e madje as si rezultat i rrezikut nga këta, siç mendon Osman Myderrizi, por në një gjendje paqeje, pra në një shkallë të lartë kulturore dhe organizative, kur arbërorët dhe sllavët jetonin në fqinjësi të tolerueshme. Bartës i një kulture, mentaliteti a filozofie të tillë, natyrisht nuk mund të ishin struktura të popullatës së varfër dhe thjesht nomade, e as nga zonat me zhvillim të ulët, por sigurisht njerëz, që përfaqësonin një zonë të zhvilluar në aspektin ekonomik, secila e kulturor dhe njerëz me ndikim, që përfaqësonin një klasë me zhvillim të caktuar ekonomike-kulturore të kohës. Kjo zonë e pasur (me zhvillim blegtoral e bujqësor ishte Shqipëria e Mesme, ku shtrihej qendra e Arbërit dhe nëpër të cilën kalonte rruga interkontinetale Via Egnatia, pa harruar këtu luginat e përshtatshme për ndërtime të mundshme drejt qendrave bregdetare, nga zonat më të thella verilindore e veriperëndimore të trojeve ilirike.


5. Baza antroponimike e etnonimit arbër-shqiptar


          Etnonimi arbër në dokumente të ndryshme sikur ka shkruar R. Doçi, që nga fillimi del me funksion antroponimik, patronimik, por edhe në kuptimin e përcaktorit të etnosit shqiptar. Këtë element e ka diktuar edhe Çabej, kur ka shkruar se: «paralel me emrin arbër si emrin etnik do të ketë shtrirë fushën e përdormit, duke përfshirë edhe popullin e vendit». Interesimi për të barazuar etnonimin arbër/shqiptar del pas botimit të dokumenteve të mesjetës në «Acta Albania» të Shu flait e Jireçekut, nga shek XIV, kur del emri i familjes Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder, e të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës». E. Çabej e ka pasur këtë fakt parasysh në një artikull të vitit 1972, prandaj është shprehur se hipoteza e tillë meriton të gjurmohet më tej. Shembuj të tillë, me shumë interes nga Kosova, ka sjellë, sidomos Rexhep Doçi nga dokumentet arkivore të arealit latin dhe sidomos nga krisobulat serbe, si dhe Qemal Murati nga dokumentet dhe studimet sllave në Maqedoni. Ky i fundit ka mbrojtur edhe tezën e njohur për prejardhjen e etnonimit shqiptar me bazë patronimike, me argumentin se «Me kohë ky emër në formë të patronimizuar(familjarizuar) do të jetë marrë e do të jetë përdorur si ofiq, nofkë, dhe në këtë funksion do të jetë ngritur e përgjithësuar për mbarë popullin». Që emrat vetjakë marrin zhvillime të këtilla është edhe një gjë që provohet gjithkund. Më në f und edhe emri etnik arbër/arbën, arbnesh/arbëresh, i periodës antike e mesjetare,, që ishte në përdorim deri në kohën e Skënderbeut, para se të shfaqej emri i ri shqiptar, ka dalë në thelb nga një emër i vjetër fisnor Arban, Alban, të cilin e përmend Ptolemeu qysh në shek. e II pas krishtit». Për interesin tonë, mbase më e rëndësishme do të ishte, sikur të mund të shpjegonim vetë etimologjinë e trajtave të patronimeve Schepuder, Scapuder etj., dhe më pastaj të diskutohet një prejardhje e mundshme e emrit shqiptar nga ky patronim. Përndryshe, një shembull i vetëm, zor se mund t’ i qëndrojë metodës së rreptë shkencore, ku për një tezë do të duheshin së paku tri dëshmi të qëndrueshme, qoftë edhe në kundërshtim me njëra-tjetrën, por që njëkohësisht i plotsojnë ndryshimet brenda tërësisë. Rezultatet e historianit Muhamet Pirraku për vendin e formimit të etnonimit shqiptar dhe për motivin e një emërtimi të tillë, këtu janë të rëndësishme për tri çështje të hapura dhe një përfundi m:
        Së pari, një vazhdim i kahershëm për të parë etnonimet arbër dhe shqiptar në kontekst vetëm të besimit katolik dhe besimit islam; 

        Së dyti, rindërtimi i tezës se «emri kombëtar për popullin dhe vendin është autokton, vazhdues i një popullsie ilire ose shumësi i emrit të banorëve të një qyteti dhe pikërisht nga Shkupi Shkypi -shkyptarë, shkuptarë, shqiptarë, siç mendonte dijetari Qiro Truhelka, por me plotësimin e Muhamet Pirrakut se area e vendformimit etnokulturor i popullit dhe i gjuhës shqipe është bukur më i gjerë se shqiptarët, ku jetojnë sot»; dhe
        Së treti, i ashtuquajturi «zbulim» i emrit kombëtar «pas islamizimit masiv të shqiptarëve në ish zonat e ndikimit politik e fetar mesjetar serb, që u krye përfundimisht deri në mesin e shek. XVII».

           Sa i përket motivit prej të cilit shqiptarët kanë marrë emrin, Pirraku zgjedh shqiponjen, një element të njohur edhe në përmasa shkencore, dhe të diskutuar sidomos nga studiuesi i shquar Maksimilian Lamberci, por duke e parë në përmasa më të gjera. Muhamet Pirraku i ka bërë një përshkrim të detajuar vijimsisë së përdorimit të këtij simboli nga pikëpamja historike dhe kulturore dhe ka nxjerrë në përfundim se: «teza se shqiptarët quhen sipas shpesës shqipe si totem e orë trimërie është tezë e vetme që buron nga kultura shqiptare, që është e mishëruar në kulturë shqiptare shpirtërore».

6. Aspekte gjuhësore (onomastike) të rrënjës alb- arb-


        Problemi i kohës së paraqitjes së rrënjës së etnonimit arb-, alb-, dhe sidomos i tingujve r/l është njëra nga tem at më të rrahura nga aspekti i fonetikës historike mbase në gjithë etimologjinë e leksikografisë dhe onomastikën shqiptare, nëse këtu përjashtohen disa probleme të guturaleve. Shkaqet janë të shumta: dalja në dy trajta dhe në kohë të ndryshme brenda vetë shqipes, mungesa e një tradite dokumentare për zhvillimin e brendshëm të shqipes krahas burimeve që na i ofrojnë të huajt, pozita e saj në shkallë të zhvillimit të gjuhëve indoevropiane dhe sidomos në shkallë të zhvillimit të gjuhëve fqinje gjatë antikitetit dhe mesjetës etj.  «Gustav Majeri rrënjën e arbërit e nxjerr nga baza i.e. «albh» në lidhje me lat.albus; Petar Skoku te një alb-, arb- gjen një rrënjë paraindoevropiane, sikur edhe Vinçenc Dorsa e M. Pavlloviç, bazën arb- e gjen me bazë ilire. Idriz Ajeti duke prezantuar mendimin e Holger Pedersenit, shpreh mendimin e tij se trajta alb- është sekondare e dalur nga baza arb-. Shuflai mugesën e r-së te Ptolemeu e sheh te ndikim i padyshim i bazës paraindoevropiane. Profesor Shaban Demiraj mendon se trajta latine: «Arbanum, Albanum (-r->-l-) lidhet me trajtën më të herëshme Arban», por mendon gjithashtu se «me sa duket trajta me nistoren /-al/ ka pasur një përdorim më të dendur ndër banorët e përtej Adriatikut, sepse ndër italianët dhe nëpërmjet këtyre edhe ndër popujt e tjerë të Evropës, është përhapur me nistoren /-al/». I vetmi problem i paqartësuar nga këto trajta, sipas Demirajt është burimi i trajtave greke Alvanoi (a Albanoi?), Arvanon (a Arbanon?), arvanitis, që dëshmohen në shekujt XI-XII».

          David Lluka është përpjekur që ]ështjen edhe njëherë ta shtrojë nga aspekti fonologjik. Ai shkruan: «Për mendimin tonë trajtat me l dhe me r paraqesin dy variante të ndryshme fonetike të të njëjtit emër (megjithëse historikisht përpara bashkëtingëllores pëlcitëse buzore e dhëmbore l-ja përgjithësisht ruhet e pandryshuar». Lluka gjithashtu ka përkrahur një mendim të H. Krahes për praninë e prapashtesës -an dhe në ilirishte, por sikur edhe Çabej më parë, e ka kundërshtuar Joklin për një prejardhje latine të prapashtesës -esh.

           I shikuar edhe më hapur, problemi i tingujve r/l na del përgjithësisht me zgjidhje të kënaqshme edhe në shkallë të studimeve indoevropiane. Bie fjala linguisti Lenard Blumfild ka konstatuar se «gjuhët indoevropiane tregojnë po ashtu edhe një mosdallim të vjetër të l-së dhe të r-së që është shpjeguar si shkak i substratit, i cili kishte vetëm njërin apo asnjërin nga këta tinguj».

           Zgjedhja e këtij problemi në gjuhësinë shqiptare, besoj se këtu do të jepte përgjigje edhe në disa çështje të rëndësishme të fjalorit etimonologjik, sidomos në lidhjet dhe ndërndikimet gjuhësore shqiptaro-rumune dhe në lidhje me rotacizmin e praninë e tij në gjuhësinë ballkanike. Ne këtu po e shtojmë edhe një mendim të Giuseppe Schiro Jr., që jo vetëm në aspektin historik, por edhe gjuhësor e ndihmon çështjen tonë: «Nuk duhet të jesh glotolog për të zbuluar që albanoV e arbër janë fjalë të një rrënje, e se arbër – gegërisht arben – është rezultat i një evolucioni fonetik gjatë shekujsh në gojën toske. Nëse ne marrim në shqyrtim zhvillimet semantike të albanoV nga popullsia greke e Epirit që jetonte bashkë me Arbëreshët dhe rrjedhimisht nga kronisti i Tokajve – i cili ishte një grek fanatik nga Janina, - ne mund të depërtojmë në vlerat semantike të fjalës «arbër, vlera semantike e të cilit na reflektohet nga gjuha greke dhe motike, e cila nuk ishte e panjohur nga të parët tanë».
«Fjala albanhtiV përkthen termin arbëresh dhe shënon arbëreshin në individualitetin e tij: albanhtai a albanhteV janë shumë Arbëreshë, duke llogaritur përmendësh shumicën një me një. Kjo është forma që i qëndroj kohës: e vetmja sot në përdorim në greqishten dhe motike».  «To albanon është një fjalë neutre (asnjënëse), me kuptim kolektiv e mund nënkupto genoV =fis.»  «Të gjithë popujt tjerë, duke u marrë në entitetin global të tyre, shënohen zakonisht me emrin mashkullor, njëjës apo shumës, por jo me trajtën neutër».  «Lirisht dhe haptas të shkoj për mes të krahinave arbëreshe, është e qartë se këtu për metonimi ta Albana shënon jo aq Arbëreshët sa krahinat e banuara nga Arbëreshët. Nga këtu del se çdo krahinë e banuar është në vetvete albanhon».
          Pavarësisht nga të gjitha zgjidhjet e mundshme historike, etnokulturore, historike dhe sidomos gjuhësore, mendojmë se përgjegja gjuhësore e Eqrem Çabejt në këtë tërësi është jo vetëm më relevantja, por edhe më e mundshmja. Duke pasur parasysh të gjitha rezultatet e arritura E. Çabej ka dhënë këtë shpjegim: «Gabim e kanë spieguar sll. Arbanas- me mjete gjuhësore sllave, e të (BER 1 14) prej gr. Arbanos Albanos, e cila në pajtim me kohën e këtij huazimi të pretenduar, nuk mund të kish dhënë tjetër veç se një emër me arv-; kjo Arbanas rrjedh nga një zgjerim sot i zhdukur , i shqipes me -as, format për emra banorësh, si vendas, Beratas».  Krahe (PN 145) gjen këtu, në një mënyrë gjuhësisht dhe gjeografikisht mjaft bindëse, një sufiks -ano të ilirishte. Më pak afër mendësh është mendimi i Galboit (Ling. balk. VI. 78) që emri etnik i Ptolemeut të përbëjë sufiksin -eno/-ano të trakishtes».  Sa i përket sistemit gramatikor, sipas Çabejt, prapashtesa -esh, me nyje Arbëneshi e i Arbneshi janë më të vjetra se Arbnesh, pa nyje.

           Eqrem Çabej pranon trajtën arb- e jo alb- si primare, duke pranuar mendimin e Gustav Majerit e Pedersenit, mendim ky edhe i dijetarëve të tjerë. Tra jta albresh albrisht thotë Çabej «është një ndikim i italishtes albanese e një disimilim r/l. Edhe historikisht arb- del më e vjetër. Vetëm prej kohës së Anzhuve(1271) e këtej del më fortë me alb-, e nga të cilat rrjedhin trajtat e gjuhëve gjermane e prej këtej edhe gjuhëve të tjera».  «Duke u nisur nga arb- siç del te arb-ën(ë) nga një më e lashtë *arb-an, e duke e ]uar atë te një formë bazë *arv- e kohës antike e mesjetare e hershme, me betacizëm rv:rb, si te korb nga lat. corvus, mund të afrojmë këtë fjalë me lat. arvum »arë, tokë e punuar, fushë», umbr. arvam-en »in arvam» gr. aronra «arë, tokë buke», irl. e mesme arbor shm. arbanna «drithë», arm. haravunk «tokë buke»; aty Pederseni KG I 63 vendon ndër të tjera edhe sll. e vjetër kishtare rabëno «i rrafshtë»; po pa gjetur miratim të përgjithshëm. Me këtë mënyrë të dhënat gjuhësore, historike dhe territoriale tregojnë që emri arbër arbën është më fortë me gurrë indoevropiane, n jë alb- indoevropiane duke u përjashtuar vetvetiu me dëshmitë historike, të brendshme e të jashtme. Kuptimi i parë i fjalës rezulton të jetë kështu «arë, fushë, rrafshinë», khs. u dynd mal e arbër, që u përmed më lartë. Emërtimi analog me atë të Polonisë, Polska polje «fushë arë».

           Me këtë përkufizim Çabej veç të tjerash hodhi dritë të re në dy probleme kardinale: së pari nga aspekti fonetik rrëzoi një hipotezë të përsëritur gjatë dhe shumë shpejt, për një bazë paraindoevropiane të rrënjës alb- dhe së dyti nga aspekti semantik ndërpreu një metodë po kaq të përsëritur për etimologji për hirë të metodologjisë, sikur do të shprehej edhe vetë Çabej. Mbi këto rezultate të Çabejt, Rexhep Doç i nxori edhe një varg përfundimesh me interes për onomastikën:
-së pari, mendimi i Çabejt, sipas R. Doçit “është çelës për gjetjen etimologjike e kuptimore edhe të shumë antroponimeve, patronimeve e toponimeve kosovare e më gjerë të tipit arb-(arv-)

 - së dyti, edhe më parë Doçi kishte vërejtur se shumë emërtime të hershme janë me burim konfiguracioni;

 - së treti, mbante qëndrim rreth dilemës, nëse antroponimet dhe patronimet me kuptim et­nik arbanas janë përdorur për të treguar përkatësinë etnik e apo për të treguar aspektin kon­fi­gu­racional të pronës.

 Në këtë mënyrë Çabej jo vetëm përjashtoi rrënjën alb- nga një prejardhje parain­doev­ro­pia­ne por dëshmoi se pikërisht rrënja arb- ishte ajo që hynte në bazën indoevropiane, krahas gju­hëve të po këtij trungu.


7. Etnonimi arbër në gjuhën sllave


        Dy çështje janë historikisht të rëndësishme kur shtrohet etnonimi arbër në gjuhën serbe. Çështja e parë lidhet me praninë e emrit mesjetar në dokumentet serbe që në shekullin XII. Një element i dytë po aq i rëndësishëm në krejt historinë e studimit lidhet me një përfundim të Gustav Majerit, sipas të cilit emri i krahinës së Labërisë duhet të ketë dalë me metatezë nga një Albëri, sipas një ligje fonetike të sllavishtes dhe prej të cilit janë orientuar shumë përfundime të gabuara jo vetëm lidhur me etimologjinë e etnonimit arbër, por edhe me shumë toponime tjera. Ndonëse Gustav Majeri vetëm pak më vonë e ka përmirësuar mendimin e tij, vërragët e kësaj teze nuk janë tejkaluar as sot e kësaj dite.

           Ndër studiuesit e mëvonshëm Petar Skokun e ka përmirësuar Idriz Ajeti, i cili mbrojti mendimin e Çabejt të dalë pak vite më parë, madje duke shtuar edhe ndonjë shembull konkret të kolonive shqiptare(arbërore). Eqrem Çabej më vonë edhe njëherë, ka ndërruar mendimin e tij për emrin e vendit e pastaj të popullit si kuptim të parë. Këtë mendim Çabej e kishte formuluar që te Gjeneza, në vitet ’30, por e ndërroi në disa artikuj të viteve ‘60, sidomos në studimin e rëndësishëm «Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe»(1967), botuar së pari në gjuhën gjermane që në vitin 1959. Ashtu sikur kam thënë më parë, edhe këtu mendimi i Çabejt i detyrohet zgjidhjes gjuhësore të problemit në fjalë, përndryshe të gjitha rrugët e sistemeve dhe relacioneve etno-historike të sistemeve dhe relacioneve të onomastikës shqiptare ]ojnë kah rendi antroponimik, patronimik dhe toponimik. Sipas Çabejt «me arb- paraqitet emri në gjuhët ballkanike popullore, që në mesjetë (...) prandaj bie edhe mendimi i një rrjedhe sllave të emrit shqip lab, Labëri, të përfituar kinëse prej alb- me metatezë likuidesh të sllavishtes: kur vetë gjuhët sllave kanë vetëm arb- ose rab-, do t’ishte një mrekulli që një krahinë shqiptare të ketë zhvilluar edhe ruajtur një lab- sllave që nuk del gjëkund me këtë kuptim në sllavishten popullore».  Pra, sikur mund të shihet, në dokumentet serbe etnonimi arbër, fillimisht paraqitet si: Rabanë, Arbënë, Arbanasin, Raban etj. Studimit të tyre i janë qasur Latif Mulaku, Rexhep Doçi dhe Qemal Murati nga aspekti gjuhësor dhe Muhamet Pirraku në aspektin kulturo-historik.

           Latif Mulaku duke u marrë me emrat etnik të popullit shqiptar në fjalorin e Vuk Karaxhiçit, pasi shënon të gjitha trajtat: «Arnautin (me kuptimin ‘shqiptar’), Arnautka (‘shqiptare’), ktetiku arnautski,-ka, -ko (për kuptimin e mbiemrave ‘shqip,-e’; ‘shqiptar,-e’), pastaj edhe foljen me -iti; arnautiti(‘shqiptarizoj’) dhe emrin foljor arnauqenje (‘shqiptarizim’)» përfundoi se fjala është për rrënjën turke arnaut sipas këtyre rregullave fonetike dhe gramatikore: «nga emri etnik i greqishtes mesjetare u përftua emri i osmanishtes respektivisht i turqishtes Arnavut (më parë Arvanit), e kjo ndodhi me rënien fonetike të mbaresave -is, -ai,(-oi) të gjuhës së huaj dhe nëpërmjet metatezës v-n>n-u, e pastaj në kalimin e zanores i në u kur kjo është në pozicion pas bashkëtingëllores v sipas harmonisë a përputhjes fonetike të gjuhës turke, sipas së c ilës v-ja kërkon u(-vu)». Sipas tij Vuku e mori emrin arnaut nga turqishtja dhe e shënoi në pajtim me gjuhën popullore, që është në pajtim edhe me mendimin e Sh. Demirajt për dy trajta paralele të emrit arbër në gjuhën popullore dhe në gjuhën e shkruar edhe të krahut oksidental.
Kur jemi këtu, te disa procese gramatikore e fonetike, është interesant një mendim i Shaban Demirajt për trajtën më të vjetër sllave Rabënë dhe arbanas. Sipas tij «trajta më e vjetër sllave është Rabënë, -është krijuar më herët, pra kur janë takuar stërgjyshërit e shqiptarëve dhe sllavëve, ndërsa trajta arbanas është pranuar nga forma librore dhe njerëzit e shkolluar në vise evropiane».  Një pyetjeje të mundshme, sepse këtë trajtë Rabënë e kanë vetëm dokumentet serbe, e jo edhe ato bullgare, kur dihet se shenjat më të moçme sllave janë pikërisht të ndikimit bullgar, do të mund t’i përgjigjeshim në interes të saktësimit të problemit në fjalë. Trajta Rabënë u krijua, jo kur sllavët u dynden në trojet shqiptare, por kur jetonin në fqinjësi me ta dhe natyrisht këmbenin marrëdhëniet materiale dhe shpirtërore të tyre. 

          Rexhep Doçi etnonimin arbër në gjuhët përkatëse të kohës e gjen në dokumentet sllave-latine në Kosovë, në funksion antroponimik, toponimik e patronimk, por për studiuesin në fjalë, me rëndësi është se këto trajta dalin edhe «në kuptimin e përcaktuesit të etnosit shqiptar». Rexhep Doçi e ka përcjellë historinë e emrit Arbanas deri në shek. XIII(1208), kur nga dokumentet sllave nxjerr termin arbanas(si përkatësi etnike) dhe më tej në shekullin XIV(1330), në Krisobule n e Deçanit. Për pjesën lindore të Kosovës Doçi ka vjelë një inventar të pasur me bazë në etnonimin arbër nga Libri i borxhlinjëve të Llukareviçit (shek. XIV), të cilin nga Arkivat e Dubrovnikut e ka nxjerrë dhe botuar Mihailo Diniçi. Shtresën turke Doçi e ka vjelë nga Defteri Obllast Brankoviça dhe Defterët e Sanxhakut të Shkodrës të shek. XV. Rexhep Doçi gjithashtu ka shënuar një inventar të mbledhur në Kosovë dhe me gjerë të patronimeve, ojkonimeve dhe sidomos toponimeve me rrënjën arbër të cilit ne do t’ia shtonim patronimin Arbneshi në Prizren.

           Qemal Murati më parë në një recension polemizues me studiuesin e gjuhësisë maqedonase Petar Ilievskin, e pastaj në dy vepra të tjer a ka radhitur një dyzinë toponimesh, antroponimesh e patronimesh të trojeve etnike shqiptare në Maqedoni, nga dokumentet arkivore, nga ato të botuara, të terrenit, të letërsisë popullore dhe të toponimeve me funksione mbiemrore, të cilat, siç përfundon autori, «tregojnë vendin e arbëreshëve, ku kanë jetuar ose ku jetojnë shqiptarët (arbëneshët, arbëreshët)».
Si onomasticientët ashtu edhe historianët e gjuhëtarët shqiptarë, një kohë të gjatë, me ndonjë përjashtim janë të prirur që kur ndeshen me studimet sllave të kësaj problematike etnikumin shqiptar të këtyre trevave ballkanike (Kosovë, Maqedoni, Serbi Jugore e Mal të Zi), ta shohin në vëllimin e pranisë së etnonimit arbër, i paraqitur këtu si patronim, toponim, ojkonim etj. E deri sa studiuesit shqiptarë, vendbanimet me emrat etnik arbër/shqiptar i gjejnë si dëshmi të fundit për të dëshmuar praninë e më shumë apo më pak të elementit etnik shqiptar në këto troje, krahas atij sllav, e jo si element të përhershëm para atij sllavë, atëherë edhe studiuesit sllav mbeten të patrembur në mendimet e tyre. Kur jemi këtu, që më parë duhet ngulur këmbë që duke njohur që më parë rrjedhat historike, studiuesit shqiptarë nuk duhet të pranojnë diskutimet për «praninë e elementit etnik arbëror/shqiptar krahas atij sllav», por për praninë e elementit sllav në tërthoret etnike shqiptare të Ballkanit, edhe pse duhet pranuar një element hendikepues tonin që diskutimet zhvillohen kryesisht duke u mbështetur në dëshmitë arkivore, madje kryesisht kishtare sllave, pasi dokumentet arbërore/shqiptare vendase, me përjashtim të mbetjeve onomastike, mungojnë ndërsa arkivat perëndimore ende nuk janë hulumtuar në masë të kënaqshme.

         &nbs p; Toponimet e këtij lloji, për etnitë tjera, ose që në mënyrë të tërthortë i shpjegojnë ato krejtësisht. P.sh. Vorri magjupit, Vorret e shkive (le të përkujtojmë se bie fjala në fshatin Makresh i Poshtëm (Gjilan), toponimi Vorret e shkive, shënon tri varre të shqiptarëve të varrosur aty pas luftës së parë botërore, pasi këta shqiptarë të besimit islam pas pushtimeve serbe kishin pranuar me dhunë besimin ortodoks), Vorret e muhagjerëve etj. Etnitë e tilla (sikur edhe e shqiptarëve në Maqedoni) nuk dëshmojnë shumicën, por pakicën dhe pikërisht ashtu siç e shpjegon Ilievski, sado edhe ai e di se ato zona të Maqedonisë Perëndimore përfshijnë hapësirën e brendshme të trojeve etnike shqiptare dhe nuk mund të flitet për etni tjera në këto anë, përveç ndonjë grupi etnik që nuk janë tjetër veç grupe nomade, sikur janë vllehët. Pra, çështja e diskutimit ndër studiuesit shqiptar ]alon në metodën e studimit. Çështja e përhapjes së toponimeve me bazë në rrënjën arb-, si në br endi të vendit ashtu edhe në periferi, si në gjuhën e vetë shqiptarëve ashtu edhe në gjuhët fqinje do parë e lidhur me disa çështje të pazgjidhura jo vetëm të natyrës gjuhësore, por edhe historike, etnografike, sociale etj., si:

 -Ç’është mbetje historike e toponimit me bazën arb- alb-?;

 -Ç’është e bartur nga goja shqiptare dhe ç’është e gjuhëve fqinje?;

 -Ç’është e ruajtur me gjelozi (mbështetje materiale a shpirtërore), e ç’është metaforë librore?, etj.

           Fakti që etnonimi arbër nuk kishte karakter krahinor por gjithëkombëtar dhe duke iu kthyer edhe njëherë përfundimeve të Skiroit dhe Shaban Sinanit, të cilat i nxora me bazë biblike, ne dalim me hipotezën se bartës të emrit arbër nga Shqipëria e Mesme, së paku deri tek dyndja sllave në Ballkan, ishin «nomadët e lirë» që në gjuhën e sotme do të mund të quheshin «shtegtarë të lirë» arbërorë, të cilët vepronin si brenda ashtu edhe në skajet e trojeve etnike të arbërit, apo sikur shprehej Skiroi, at y ku ndizej një zjarr, aty ishte Arbëri. Kjo hipotezë jona i përgjigjet edhe mendimit të Çabejt se së pari u formua emri i vendit, e pastaj doli emri i populit.


8. Etnonimi arbër-shqiptar dhe stërkeqja e tij


          Stërkeqja e emrit arbër është njëra prej çështjeve më interesante që del në rrugën e vijimsisë së studimit të kësaj teme.  «Çabej fjalën arbër e ka shënuar në anët e Tomorit për «kalama», në purishten, gjuhën e fshehtë të mjeshtërve(muratorëve) të Oparit, fjala arbër përdoret për «bari» si dhe një rast tjetër në Okushtan të Dibrës ku «arbni» është «dimër i fortë».  Le të shënojmë këtu se legjenda e kësaj teme lidhet edhe me një objekt natyre të fshatin Kështenjë të Krajës, Mal të Zi.  Sa i përket Kosovës, me interes më duket edhe një shënim i Rexhep Doçit, i cili në fshatin Llapçevë të Llaushës ka shënuar një lagje, e cila pos emrit Avdiaj, e kishte edhe emrin përbuzës Abneshi.
Krahas përpjekjes për të kurorëzuar mendimin e tij, Engjëll Sedaj sjell edhe mendimin e prof. Çabejt për përdorimin e stërkequr të etnonimit arbër, që unë këtu po e sjell më të plotë nga një botim më i hershëm: «një stërkeqje analoge (me malësorët e Veriut të Shqipërisë, - B.B.) ka pësuar në Vlorë fjala arbëresh: Arbëror siç dihet quhen banorët e Arbërit, pra të një pjese të Labërisë e të rretheve të Vlorës (…). Qytetari i Vlorës, Arbëreshët, bariut të vrazhdë dhe shumë herë të ndyrë të maleve që zbresin në qytet, i dha një kuptim pejorativ si «njeri i ndyrë, i pagdhendur» tamam siç ndodhi me malokun në Veri». Në këtë rrugë mbase do parë edhe shprehjet e mëvonshme: shqiptar e katundar (Gjakovë), qytetar e katundar, sheherli e malok etj., të cilët s’ka dyshim se dolën si rezultat i ndryshimeve sociale – ekonomike e kulturore, e jo krejtësisht fetare, sikur insiston autori.

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Nje mije Engjej | 10 May 11:32 2008
Picon

Barrikada çamo-turke kunder grekeve

Barrikada çamo-turke kunder grekeve

 

Shkruan : Abedin Rakipi

 

 

 

 

Ne prill te 1897 bandat greke te Ethnike Hetaeria(10) sulmuan popullsite muslimane te Epirit dhe filluan vrasjet masive duke sulmuar edhe ushtrine osmane. Kjo organizate filloi te armatosi te krishteret shqiptare dhe greke fshehtas dhe morri nen tutelen e saj organizimin e kryengritjes duke marre parasysh faktin se ajo kontrollonte fuqishem edhe politiken e brendshme greke. Shqiptaret muslimane qe ishin shumice edhe kesaj rralle ndihmuan ushtrine osmane kunder armikut te perbashket.Sulltani gjate kesaj lufte u deklaroi shqiptareve se ne kete lufte luftohej per dy objektive te fuqishme qe jane : mbrojtja e islamit dhe e territoreve shqiptare(Historia e Shqiperise f. 240). Thimi Mitko shkruan ne ato vite : Shqiperia eshte me Turqine dhe kunder grekeve dhe vetem nje pjese e te krishtereve e kane zemren e tyre me Greqine(Ibid). Bashkepunimi Shqiptaro-Turk e beri Greqine qe te leshonte keto territore duke e bere ate te largohet me bisht nder shale.. Trupat shqiptare ishin te drejtuar nga biri i madh i çamerise Abedin Dino.

 

Por gjithashtu çamet nuk e kishin harruar pjesemarrjen e disa kapedaneve çame ne revolucionin grek te 1821 kunder osmaneve si Jaho Demi nga Filati dhe Sali Cami nga rrethinat e Gumenices dhe tradhetine qe greket i bene atyre. Kollokotroni i bindi disa lidera çame qe te bashkoheshin ne ate kohe me forcat greke ndaj per kete ata u ftuan ne Peloponez qe te firmosnin nje aleance te fshehte shqiptaro-greke. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Tahir Abazi dhe 1500 trupat shqiptare muslimane qe duhet ti bashkoheshin grekeve drejtoheshin nga Prronjo dhe Capari. Gjate rruges Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatrave, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve shqiptare, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën qe ishte asokohe komandanti i ushtrise osmane, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).

 

 

 

Beteja e Ajdonatit (çameri) 6-20 janar 1913

 

Greket ne perendim te Janines ne zonen e Ajdonatit filluan sulmin ndaj trupave osmane qe ne 25 dhjetor duke i detyruar ato qe te shtrengohen ne nje rezistence heroike duke qene se ne ate zone Osmanet kishin vetem nje top dhe dy mitraloza te vjeter. Por ne 26 dhjetor trupat e çetave çlirimtare shqiptare hyne ne sulm duke ndihmuar trupat osmane kunder grekeve. Trupat e çetave shqiptare ishin te perbere prej çamesh dhe labesh dhe i shkaktuan grekeve humbje te renda derisa keta te fundit u terhoqen dhe u terhoqen per disa dite me rradhe. Por greket brenda disa ditesh armatosen dhe organizuan fshatrat ortodokse te zones dhe bandat e andarteve qe vepronin naten dhe ne befasi. Ato dite u vrane shume burra muslimane ne zonen e Ajdonatit dhe fshatrat e Filatit te cilet rezistonin ndaj trupave pushtuese greke. Por gjendja u rendua akoma me shume kur grekeve ju erdhen perforcime nga Korfuzi dhe ne 31 dhjetor ata rifilluan sulmin ndaj trupave turko-çame. Por beteja me e veshtire qe zgjati 16 ore ishte ajo e 6 Janarit ku nje grusht burrash çame dhe turq i bene balle me heroizem sulmeve te fuqishme te grekeve. Ne ate beteje greket u thyen por ata rifilluan sulmin ne 12 Janar dhe e vazhduan ate edhe ne 13, 14, 15, 16, 17 Janar ku luftime te rrepta trup me trup bene qe greket te lene ne token çame me qindra te vrare. Ne date 18 Janar turqit dhe çamet sebashku ndermorren kundersulmin heroik qe i zbrapsi greket dhe me 19 Janar nje anije osmane ndihmoi çamo-turket duke bombarduar nga bregu pozocionet greke gje qe i dha mundesine trupave çame dhe turke qe te vazhdojne sulmin ndaj grekeve. Por trupat e paket , mosperforcimet e trupave me trupa te tjere beri qe ne 20 Janar trupat çamo-turke ne ndihmuara me municione dhe ushqime edhe nga qeveria e Vlores te kapitullojne dhe te terhiqen duke ja lene zonen trupave greke te cilet si hakmarrje filluan masakrat ndaj burrave ne fshatrat muslimane. (Milli Gazete dhe  Yanya muharebesi)

 

 

RRETHIMI DHE REZISTENCA HEROIKE E JANINES 1913

 

Beteja e pare e Janines filloi ne 13 dhjetor 1912 ku trupat e pavarura te Esat Pashes te kishin formuar nje perimeter mbrojtes jashte Keshtjelles se Janines. Ushtria greke e Epirit e perforcuar nga Divizioni i 2te i kembesoreve dhe duke pritur perforcime te tjera sulmuan trupat turko-shqiptare te Janines. Ne 12 dhjetor komandanti grek i ushtrise se Epirit i dha urdher trupave te tij qe mos te nderprisnin sulmet derisa te merrnin keshtjellen e Bijanit qe ishte nje nga keshtjellat mbrojtese jashte Janines e cila po te binte te duart e grekeve rrezikonte rende qytetin dhe keshtjellen e Janines. Greket perdoren divizionin e 2te te sapoardhur per te marre kodren e Manullases qe ishte ne jugperendim te keshtjelles se Bijanit. Ne te njejten kohe greket organizuan bandat e parregullta andarte qe sulmuan fshatin e Lyzeçit nga ana tjeter e qytetit. Keto banda ata i quajten Detachment A dhe me pas formuan edhe Detachment B. Por batalionet plot e perplore me shqiptare te ardhura nga Permeti, Vlora dhe Mallakastra ne menyre heroike e mbajten linjen e ushtrise se pavarur Turko-Shqiptare. Gjithashtu garnizohet e 19te, 21te, dhe 23te si dhe garnizoni i Janines ndihmuan shume ne shtytjen e trupave greke. Ne 14 dhjetor ne oren 8 te mengjesit trupat greke rifilluan sulmin duke sulmuar garnizonin qe mbante kodren e Manullases. Por vendosmeria e Kolonel Hysni beut dhe trupat e Xhavit pashes i derrmuan trupat greke duke i shtyre ata shume kilometra jashte Janines. Ne 18 dhjetor 1912 Esat Pasha (komandanti dhe heroi i Janines) filloi sulmin e pergjithshem me trupat e tij kunder trupave greke duke i sulmuar me divizionin e 1re dhe te 2te trupat greke nga lindja dhe me divizionin provizor te Vlores nga perendimi. Ata fituan pozicione por artileria e forte dhe perforcimet e shumta greke bene qe te njejten dite ne oren 6 ne darke trupat e Esatit te rigjenden ne pozicionet qe ata kishin para fillimit te sulmit. Nga 1150 trupa qe kishte divizioni i Vlores mbeten vetem 400. Por artileria e forteses se Gastrices i shkaterroi pozicionet greke duke i dhene Esatit perseri mundesi te risulmoje gje qe ai e beri ne 20 dhjetor ne mengjes me divizionin e 19 por pa rezultat. Ne kete sulm humben jeten 250 ushtare te Esatit dhe 300 te tjere u plagosen. Ne 22 dhjetor Esat Pasha per mos ti dhene grekeve mundesi qe ta sulmojne perseri i sulmoi ata por kesaj rradhe me sukses duke i shtyre ata disa kilometra dhe duke ju marre sasi te konsiderueshme municionesh. Ky do te ishte sulmi i fundit qe trupat shqiptaro-turke te Esat Pashes do te benin per vitin 1912. Ne 24 dhjetor trupat greke kaluan ne sulm te pergjithshem duke perparuar dhe marre pozicionet qe ata kishin humbur ne 15 dhjetor. Por perseri artileria osmane i detyroi greket qe te terhiqen duke bere qe ata te fitojne edhe betejen e dyte te Janines. Gjate periudhes se fillimit te Janarit greken mblodhen nje numer te madh trupash anembane Greqise duke e shtuar numrin e tyre per rrethimin final te Janines. Greket sollen edhe trupat e regjimentit te Meçoves , divizionin e 1re te kembesorise , Ushtrine greke te Epirit, si dhe divizionin e 8te. Artileria greke u perforcua shume duke u bere gati per sulmin final ndaj Janines. Nderkohe ne Janine mungonin dhe ushqimet aq sa nuk  kishte ushqim per te gjithe edhe pse fshatrat shqiptare perreth Janines i dergonin çte mundnin ushtareve qe te vazhdonin luften. Sidomos drithi dhe buka  nuk u kursye nga fisniket çame per te ushqyer trimat çame dhe turq qe luftonin heroikisht me trupat e Princ Kostandinit. Edhe qeveria e Vlores se Ismail Qemalit i dergoi disa here ushqime dhe municione Esat Pashes.Sulmet e shumta dhe te panderprera greke bene qe rezistenca e heronjve qe luftonin prej muaj me urine, dimrin e ftohte dhe greket te fillonte te thyhej. Nje pjese e divizioneve greke sulmuan nga veriu i Gjolit te Janines ne 6 mars 1913 ndersa pjesa tjeter nga zona e Çukes duke vrare me mijera trupa te Esat Pashes te cileve i kishin mbaruar municionet. Trupa te tjere sulmonin nga krahu i Rrapshtices duke i shkaktuar akoma humbje te thella trupave te Esat Pashes.  Beteja dhe rrethimi i Janines zgjati deri ne Mars te 1913 ku trupat çamo-turke kapitulluan duke mos pasur me municione dhe ushqime per te vazhduar mbrojtjen e Janines dhe duke u detyruar te terhiqen ne veri drejt Permetit dhe Shqiperise se Jugut te ndjekur nga trupat greke. Kjo eshte nje nder luftrat heroike te popullit tone se bashku me popullin turk kunder barbarise greke te cilet pas renies se Janines filluan masakrat masive ndaj fshatrave muslimane shqiptare. Esat Pasha lindi ne Janine nga nje baba turk dhe nje nene shqiptare dhe edhe pse e dinte qe nga Stambolli nuk i vinin trupa apo perforcime duke mbledhur trupat turke dhe ato muslimane shqiptare dhe me trimeri dhe sakrifice te rradhe mbrojti Janinen dhe trojet e tjera nga greket.. Ne Janine Xhavit Pasha qe ishte krahu i djathte i Esatit nje nate para se te binte deshmor qante me lote burri dhe i thoshte Esat Pashes “ Gjalle a vdekur Janinen nuk e le ne dore te andarteve.”  Te nesermen ai rra deshmor ne dheun qe ai deshi aq shume duke dhene shpirtin per nje Janine pa andarte greke.

 

 

 

1. Balkan Harbinde Yanya Savunması ve Esat Paşa, Genel Kurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüd Başkanlığı, Kültür ve Turizm Bakanlığı Yayınları.

2. Luftrat Ballkanike , Aram Andonyan.

3. Luftrat Ballkanike, Richard C. Hall, Shtepia botuese Homer .

4. Balkani 1912–1913, Süleyman Kocabaş, Vatan Yayınları.

5. Perpjekjet kombetare te Shqiptareve muslimane per pavaresi (1978–1912), Peter Bartl,


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
En finir avec le spam? Yahoo! Mail vous offre la meilleure protection possible contre les messages non sollicités
http://mail.yahoo.fr Yahoo! Mail __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Blerim Ciroka | 10 May 11:09 2008
Picon

Re: Kur’ani fisnik dhe rrotullimi i Tokës

I nderuar Shkreli!
 
Se pari te pyes se ne cilin fjali te bibles ti bazohesh kur urren te tjeret????
 
Se dyti, kush jane fanatiket, sipas kujt jane te tille? Keto duhet te flasesh me argumenta e jo thjesht nje kundershtim per te kundershtuar!
 
Ashtu, nuk paska askush nevoje te tregoje se ceshte feja jote?! Po ju qe flisni lart e poshte per fete e te tjereve ku e gjeni nevojen??!!!
 
Ne emer te shqiptarise nuk duhet te krijojme perplasje fetare!

On Thu, May 8, 2008 at 6:59 PM, <shkrelim <at> aol.com> wrote:

UNE URREJ VETEM ATA QE NUK BESOJNE POR PRETENDOJNE SE JANE BESIMTARE -- FANATIKET.
BESIMI I CDOKUJ, PER KUPTIMIN TIM, ESHTE I SHENJTE PER TE DHE E RESPEKTOJ. NUK ESHTE NEVOJA QE DIKUSH QE KA MESUA PERMENDESH DISA VARGJE, TE ME TREGOJE SE C'ESHTE FEJA IME. AS UNE NUK BEHEM "TEOLOG" I BESIMIT TE TE TJEREVE.
 
In a message dated 5/8/2008 1:38:20 P.M. Eastern Daylight Time, ajnisinani <at> yahoo.com writes:
Pse mo i merr gjerat kaq ters o i gjore, sepse urrejta ste bene mire....



Wondering what's for Dinner Tonight? Get new twists on family favorites at AOL Food.


__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 10 May 11:51 2008
Picon

Ta njohim etnikumin e Çamërisë

Ta njohim etnikumin e Çamërisë

 

ÇËSHTJA ÇAME 1913 – 1945

 

PËRMBAJTJA

 

 - HYRJE

 AN>- PAMJE E GJËNDJES SË POPULLSISË ÇAME

 - DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA KRAHINA E ÇAMËRISË 1913-1940

 - KOMISIONI KUFITAR DHE PЁPJEKJET PЁR ÇAMЁRINЁ....13

 - DËBIMI I ÇAMËVE NGA VITI 1940-1945

 - NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

 - ÇAMËT NUK U BËNË PRE E DËSHIRËS  ASIMILUESE TË KOMUNISTËVE

    GREK NË LUFTËN CIVILE GREKE MË 1945-1949

 - PËRFUNDIMI

 - BIBLIOGRAFIA HISTORIKE

 

HYRJE

 

Emri "Çamëria" vjen nga emri antik ilir i lumit Çamis, i cili përshkonte territorin e fisit antik ilir të Thesprotisë. Çamëria bënte pjesë në Pera ndorinë Romake, para se të pushtohej nga Bizanti dhe në shekullin e XIII u përfshi në despotatin e Epirit. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIV, ajo, u përfshi në despotatin shqiptar të Artës. Pas pushtimit otoman, në shekullin XV, ajo u përfshi fillimisht në sanxhakun e Delvinës dhe më pas në atë të Janinës. Në shekujt e XVII-XVIII, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare të Çamërisë veriore nga Konispoli deri te lumi Griqi - u shëndërrua me forcë në popullsi myslimane, ndërsa ajo që banonte në jug të Greqisë dhe deri te Gjiri e Prevezës mbeti popullsi e krishterë ortodokse. Shqiptarët myslimanë të Epirit kanë qenë vazhdimisht në grindje me fqinjët e tyre të krishterë dhe kanë favorizuar myslimanët turq, kanë përfituar tokat më të mira, ndërsa të krishterët u detyruan të zinin toka më pak pjellore. Rajoni i Epirit ka pasur historikisht konflikte etnike. Sikundër vinte në dukje një nga vizitorët e fundit të shekullit të XIX: i gjithë vendi i toskëve ka qenë nën influencë n e fortë të Greqisë dhe ishte e vështirë të thuhej nëse Epiri është grek apo Greqia veriperëndimore është shqiptare. Ndonëse në të folur përdoret dialekti jugor i shqipes, greqishtja kuptohet nga të gjithë.

        Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 shumë toka etnike shqiptare mbetën jashtë shtetit të sapo themeluar. Njëra nga krahinat që mbeti jashtë shtetit shqiptar më 1913 ishte edhe krahina e Çamërisë me qytetet kryesore Janinën, Prevezën, Artën etj.( Shih hartën ) Këto qytete banoheshin kryesisht me popullsi shqiptare të besimit mysliman.

Krahina e Çamërisë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë së Poshtme, nga gjiri i Prevezës e deri te lumi i Shalësit. Ajo ka një sipërfaqe prej rreth 4.000 km2 dhe me vijë bregdetare prej 100 km. Më 10 maj 1909  Mustafa Kemal morri pjesë si shef i shtabit gjeneral të ministrit  të luftës Mahmut Shefket Pasha kundër kryengritjes shqiptare në Çamëri dhe krahinave tjera shqiptare që asaj kohe ishin të pushtuar nga Osmanët. Më 8 nëntor 1912 grekët e pushtojnë Salonikun.

Gjatë luftës së I-rë Ballkanike, pasi ra qyteti i Janinës në duart e ushtrisë Greke më 6 mars 1913, nga Janina u shpërngulën mbi 2000 mijë vetë. Por  shpërnguljet e popullsisë shqiptare nga Çamëria nuk përfunduan me kaq, në vitet në vazhdim pati shpërngulje masive. ( Shih Hartën )

 

PËRSHKRIMI I GJENDJES SË POPULLSISË ÇAME NGA

VITI 1928 DERI MË VITIN 1940

 

Një nga problemet e para që duhet të përballojë studiuesi për sa i përket prezencës së çamëve shqiptarë në Epir është përcaktimi i numrit të kësaj popullsie, të paktën gjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. Të dhëna zyrtare në lidhje me këtë temë i disponojmë që prej vitit 1928, kur u zhvillua në shtetin grek regjistrimi i popullsisë, i pari pas zhvendosjeve dramatike të popullsisë, të cilat shkaktuan edhe përplasjet e njëpasnjëshme luftarake në zonën e Ballkanit dhe natyrisht i pari pas mbërritjes së emigrantëve nga Azia e Vogël, u mundësua nga ana e pushtetit grek, u ndryshua përbërja etnike e popullsisë vendase. Për sa i përket periudhës përpara vitit 1928, të dhënat e pakta të besueshme që disponojmë na i jep Komisioni i Përbërë për Shkëmbimin e Popullsive, anëtarët e së cilit realizuan një udhëtim në të gjithë Epirin, në qershor të vitit 1928. Sipas këtyre të dhënave, popullsia shqiptare myslimane e Epirit në atë kohë ishte rreth 20. 160 banorë, të cilët jetonin të shpërndarë në 63 vendbanime (qytete dhe fshatra).

Deri në atë datë, Nënkomisioni i Katërmbëdhjetë kompetent i Epirit, i cili ishte i ngarkuar me detyrën e këmbimit të popullsive, kishte shpallur si myslimanë të shkëmbyer gjithsej 2.993, të cilët kishin braktisur shtetin grek dhe ishin drejtuar për në Turqi. Këto janë dhe të dhënat e para që kemi në dispozicion për sa u përket myslimanëve shqiptarë të Epirit, të cilat siç rezulton dhe nga të dhënat që vijojnë, duket se gjenden shumë afër me realitetin. Në përputhje me rezultatet e regjistrimit të 15-16 Majit të vitit 1928, në Epir banonin gjithsej 312.634 banorë, 17.008 myslimanë, folës të gjuhës shqipe, të cilët pashmangshmërisht duhet të përkojnë me çamët. Ekzistojnë gji thashtu shmangie për sa i përket regjistrimit të popullsisë sipas besimit fetar dhe gjuhës. Kështu, në tabelën e renditjes sipas besimit fetar, myslimanët e Epirit janë 19.244 persona, por vetëm 17.029 deklarojnë si gjuhën e tyre amtare shqipen. Ka shumë mundësi që shmangia e vogël nga numri 17.008, që përfshihet në tabelën përmbledhëse të renditjes së popullsisë sipas besimit fetar dhe gjuhës i takon faktit se disa prej tyre deklaruan si gjuhë amtare shqipen, por si gjuhë të folur atë greke, një ndryshim që do ta ndeshim dhe më vonë, në regjistrimin e vitit 1940.

Sidoqoftë kjo popullsi gjendej kryesisht e përqendruar në krahinat e Thiamidhos (Filiaton) dhe Paramithias, që atëherë i përkisnin prefekturës së Janinës dhe në krahinën Margariti të prefekturës së Pr evezës. Në përgjithsi, 57 myslimanë shqiptarë regjistrohen në prefekturën e Artës; 12.194 në prefekturën e Janinës (Krahina Janinë 637, Krahina e Konicës 87, krahina Paramithia 1.367, krahina Pogoni 247 dhe krahina Thiamidhi 9.856) dhe 4.757 në prefekturën e Prevezës (krahina Margariti 4.586, krahina Prevezë 139 dhe krahina Filipiadhë. Nga të dhënat e regjistrimit del gjithashtu se në atë periudhë ekzistonin 1.246 shtetas shqiptarë në Epir (21 në prefekturën e Artës, 1096 në prefekturën e Janinës dhe 129 në prefekturën e Prevezës).

Duke ndërthurur ndërkohë informacionet që disponojmë dhe nga burime të tjera të së njëjtës periudhë, mundemi që me një siguri relative të vlerësojmë se numri afërsisht i 17.000 myslimanëve që flisnin gjuhën shqipe, i cili shfaqe t në regjistrim shënon një rënie. Kjo sigurisht nuk len përshtypje të veçantë, nëse dikush ka parasysh kushtet nën të cilat realizohet një regjistrim në vitin 1928, kur shteti grek që vinte pas shumë peripecive të njëpasnjëshme dhe veçanërisht atyre luftarake të dhimbshme dhe interesohej drejtpërsëdrejti të rivendoste dhe të maste fuqinë e tij dhe të tregojë haptazi hegjemonizmin shovinist të tij. Atmosfera që ekzistonte nuk e mundësonte shfaqjen e vullnetit të lirë, dhe pa pengesa për ta shprehur përkatësinë e tyre nacionale shqiptare.

 Një nga viktimat ishte popullsia me kombësi dhe gjuhë tjetër, të cilat kishin mbetur brenda shtetit grek. Është e sigurt se shumë prej banorëve të Epirit, që flisnin dy gjuhë, du hej të hezitonin që të deklaronin tjetër gjuhë përveç greqishtes. Kjo ishte dobësia bazë e regjistrimit të grupeve gjuhësore nga përfaqësuesit e shtetit, sepse është e njohur se shteti nuk njeh gjuhë tjetër nga ajo zyrtarisht kombëtare. Në këtë mënyrë, na duhet të konsiderojmë se i afrohen më shumë realitetit të dhënat që mbledhim nga raportet e regjistrimeve shërbyese të autoriteteve vendore të kohës drejt shërbimeve qendrore të cilat ishin ngarkuar me detyrën të mbledhin të dhëna që kishin lidhje jo vetëm me numrin e shqiptarëve myslimanë të Epirit, por dhe me vendosjet e tyre vendore, pozicionin e tyre ekonomik dhe shoqëror, shkallën e tyre të inkuadrimit në shoqërinë lokale dhe shfaqjet e ndërgjegjes së tyre kombëtare.

Në përputhje me këto, pra, numri i sh qiptarëve myslimanë që banonin në krahinat e Paramithias, Margariti dhe Thiamidhos, ishte 19.618 persona. Më konkretisht, 2.664 banonin në krahinën e Paramithias, 5.594 në krahinën e Margaritit dhe 11.380 në krahinën e Thiamidhos, të shpërndarë në 31 komunitete të pastra dhe në 21 komunitete të përziera myslimane. Është e qartë se këtu nuk përfshihen ata shqiptarë myslimanë të paktë në numër të krahinave të tjera dhe të qendrave të tjera qytetare të Epirit që ndërkohë regjistrohen zyrtarisht. Që prej asaj kohe, shifrat që jepen herë pas here nga burimet greke për gjithë dhjetëvjeçarin e 1930-ës janë pak a shumë të njëjta me të dhënat fillestare.

      Kështu, në vitin 1932, Administrata e Përgjithshme e Epirit, duke mbledhur të dhëna nga krahinat lokale, i llogarit shqiptarët myslimanë në 19.135 ( 2.332 në krahinën e Paramithias, 11.427 në krahinën e Thiamidhos dhe 5.376 në krahinën e Margaritit) ndërsa në po të njëjtin vit nënprefekti i Thiamidhos flet për 19.437 myslimanë që banojnë në 55 fshatra gjithsej myslimane dhe të përziera. Është për t’u theksuar fakti se shmangie tërheqëse nga këto të dhëna nuk shfaqin as vlerësimet më të besueshme dhe të qarta të vetë shqiptarëve të asaj periudhe. Në fillimet e vitit 1928, Feiz Lepenica, refugjat politik shqiptar i cili banonte prej vitesh në Janinë, në materialin e tij të zgjeruar, ku paraqiten me hollësi kushtet e mbijetesës të bashkëkombasëve të tij në Epir dhe problemet që përballojnë brenda shtetit grek, raporton se popullsia e asaj kohe ishte rreth 23-24.000. Në vitin 1913, kur Epiri u bashkua me Greqinë, shqiptarët numëroheshin në rreth 40.000 afërsisht, por shumë prej tyre u detyruan të braktisin krahinën dhe të lar gohen drejt Turqisë ose Egjiptit, për shkak të masave represive që praktikuan në kurriz të tyre autoritetet greke, por dhe për shkak të indiferencës që tregoi qeveria shqiptare e asaj kohe për fatin e tyre.

         Në vitin 1936, për arsye që do të shpjegohen në mënyrë më të thukët më poshtë, në Epir u bë një reformë e zgjeruar drejtuese, në zbatim të së cilës krahinat e Thiamidhos(Filiaton), Paramithias dhe Margariti formuan prefekturën e re të porsa caktuar të Thesprotias. Numri i çamëve myslimanë, banorë të prefekturës së re, ishte në atë periudhë, sipas vlerësimeve greke 17.311 banorë. Por ndërkohë do të duhej të supozonim me siguri relative se ky numër nuk korrespondon me realitetin dhe se në ato vite, duke patur parasysh rritjen natyrore të popullsisë, shqiptarët e Epirit duhej të ishin më shumë se 20.000. Kështu, më afër realitetit na çojnë tabelat e po atij viti që dërgohen në Tiranë nga konsulli shqiptar në Janinë, tabela të cilat u formuan pikërisht për shkak të krijimit të prefekturës së re. Pra sipas të dhënave konsullare, shqiptarët myslimanë të Thesprotias ishin 23.048 persona: nga të cilët 8.285 në zonën e Igumenicës, 7.270 në zonën e Margaritit, 5.410 në zonën e Filiaton dhe 2.083 në zonën e Paramithias.

 

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA KRAHINA

E ÇAMËRISË 1913-1940

 

Rrënjët e çështjes së Çamëve myslimanë të Epirit gjatë periudhës së parë të pasluftës do të duhej t’i kërkonim në praktikën e këmbimit të popullsive, një praktikë që u ndoq kryesisht në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë, si rezultat i përplasjeve luftarake dhe i rivendosjeve tokësore, që ndodhën në hapësirën e Ballkanit jugor. Shtrirja e vendeve në pjesët europjane të sunduara nga Perandoria Osmane automatikisht e shndërroi grupin kryesor të myslimanëve otomanë në minoritete të shpërndara në toka që sapo ishin aneksuar nga shtetet ballkanike. Njëkohësisht, grupe të rëndësishme kombëtare, gjuhësore dhe fetare dështuan të përfshiheshin brenda kufijve të rinj të “atdheut”, fakt që shumë pak do të lehtësonte ecurinë politike brenda çdo vendi dhe lidhjet ndërballkanike, por paralelisht, forconte ndjenjën e pasigurisë kombëtare për pushtetin qendror. Në kuadër të të dhënave të fundit, masa e këmbimit të popullsive u kualifikua si zgjidhja më e volitshme e problemit që kishte dalë. Pas dështimit të forcave otomane në Luftërat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave të banuara nga shqiptarët u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve, të mbledhur me ngut në Londër, në dhj etor 1912 deri në janar 1913, ku në parim u arrit në marrëveshje për të mbështetur krijimin e Shqipërisë si një etnitet i ri politik.

Greqia doli nga Luftërat Ballkanike me një ndjenjë të fortë suksesi dhe me një vendosmëri për t'u përpjekur të merrte Shqipërinë e Jugut. Theksi nuk vihej te territori, që etnikisht ishte grek, por më tepër në tokat ku civilizimi helenik mendohej të ishte dominues. Në tetor 1913 shpërtheu kryengritja epiriote, kur vullnetarë grekë sulmuan Shqipërinë e Jugut, duke terrorizuar banorët e saj dhe duke djegur fshatrat e tyre. Qëllimi i Greqisë ishte të krijonte një Vorio Epir autonom (Epiri i Veriut), si një përpjekje për të sabotuar bisedimet ndërkombëtare, të cilat zhvilloheshin në Firencë, lidhur me statusin e ardhshëm të rajonit. Së fundi, në dhjetor të vitit 1913, Fuqitë u morën vesh për kushtet e Protokollit të Firencës, sipas të cilit, në kompensim të tërheqjes së Serbisë nga territori shqiptar, Austria pranoi më në fund që krahinat ku sot ndodhet Kosova dhe Maqedonia t'i jepeshin Serbisë, kurse Greqia të merrte rajonin e gjatë jugor të Çamërisë.

Në Konferencën e Londrës Britania e Madhe ndihmoi për të penguar aneksimin e Shqipërisë nga Sërbia, që do të kishte qenë i papranueshëm për Austrinë. Ndryshe nga Kongresi i Vjenës, Konferenca e Paqës e Parisit nuk përfshiu fuqitë e mundura. Kështu shteti shqiptar u cungua në rajonet qendrore, së bashku me qytetin e Shkodrës dhe territorin rreth tij.

Pas vendosjes së Vijës së Firencës, disa nga trupat greke filluan të tërhiqen nga Çamëria, megjithatë bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinë e tyre si më parë. Meqenëse shumica e çamëve ishin myslimanë, ata trajtoheshin njëlloj si pakica turke që jetonte në Greqi. Më 23 shkurt 1913 u krye masakra në Përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve, nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Autoritetet ushtarake greke, nuk ndërhynë dhe as që u interesuan fare, me gjithë kërkesat dhe insistimin e të afërmëve të viktimave.

             &nbsp ;    Martirizimi i popullit të Çamërisë njohu një intensifikim të ri në mars të vitit 1917, aq sa 400 famililje ortodokse shqiptare rrëmbyen armët, ndërprenë komunikacionin me Janinën dhe shkëputen lidhjet me qeverinë greke, duke shpallur pavarësinë e tyre. Kjo situate zgjati deri në gusht të këtij viti, kurse forcat italiane pushtuan Janinën dhe gjithë Epirin.

Më vonë, pas largimit të forcave italiane, forcat greke e thyen rrezistencën e çamëve. Ndërkohë, shoqatat dhe asociacionet çame filluan protestat në kryeqytetet perendimore drejtuar Fuqive të Mëdha.

Ky ishte fillimi i goditjeve kundër shqiptarëve myslimanë, që kishin për qëllim që të mbjellnin frikë në popull dhe t'i detyronin ata të largoheshin nga vatrat e tyre. Gjatë gjithë dhjetëvjeçarit tjetër u grabitën në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve myslimanë dhe shumë të rinj u dërguan në mërgim të brendshëm, në ishujt e Egjeut. Mijëra hektarë tokë të shqiptarëve myslimanë u shpronësuan pa kompensim, u mor prodhimi i tyre dhe shqiptarëve iu ndalua të mbillnin farën e tyre apo ta shisnin atë, apo pronën, për të kompensuar shpronësimin. Kështu që për shumë familje u bë e pamundur të qëndronin në Greqi, ata u detyruan të largoheshin në veri, drejt Shqipërisë, duke kërkuar tokë. Në përpjekjet për të zgjidhur problemin çam, qeveria e Athinës kërkoi të siguronte miratimin e Ankarasë për të nxitur disa çamë të emigronin në Turqi, me shpresë se dhe të tjerë do t'i ndiqnin nga pas. Në fillim Ankaraja nuk dëshironte të lejonte vendosjen e shqiptarëve mysl iman në tokën turke, por pas përpjekjesh intensive diplomatike të Athinës, qeveria turke pranoi vendosjen e 5.000 çamëve.

Ndërkohë, më 1923, pozita e rreth 20.000 shqiptarëve myslimanë, që mbetën në Greqinë veriore, debatohej intensivisht në një sesion special të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Konventa që bënte të mundur këmbimin e popullsive greke dhe turke u nënshkrua në Konferencën e Lozanës më 30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar në atë kohë, nëpërmjet telegramesh dhe delegacionesh të dërguar në Lidhjen e Kombeve, të bënte të qartë se autoritetet greke i detyronin çamët të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin në Turqi dhe se tokat e tyre kolonizoheshin nga grekë që vinin nga Azia e Vogël. Grekët u kundërviheshin këtyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund të përdorej vetëm për ata njerëz që kanë lindur në Shqipëri, duke përjashtuar kështu shqiptarët myslimanë të lindur në Greqi, të cilët barazoheshin me turqit. Në përgjigje të pretendimeve shqiptare, Lidhja e Kombeve krijoi një Komision Miks, për të shqyrtuar çështjet në hollësi. Në mars 1924 Komisioni vendosi që subjektet greke që ishin myslimane dhe me origjinë shqiptare dhe veçanërisht ata që banonin në Epir duhet të përjashtoheshin nga shkëmbimi i detyruar i popullsive midis Greqisë dhe Turqisë, por për shqiptarët çamë problemi kishte të bënte me pretendimet e tyre për të bërë pjesë në kombin shqiptar.

Këshilli i Lidhjes diskutoi mbi këtë çështje gjatë sesionit të tij të trembëdhjetë (29 gusht-3 tetor): Në qëndrimin shqiptar theksohej se autoritetet greke nxisin "shqiptarët e Epirit" të ndërmerrnin një zhvendosje masive, duke i quajtur ata "greke me origjine turke" dhe për t'i bindur ata të adoptonin një identitet të dytë në deklarimet e tyre publike. Këshilli më në fund vendosi të caktonte anëtare të paanshëm në Komisionin Miks, me "mandatin" e përgjegjësisë për të mbrojtur "pakicën myslimane me origjinë shqiptare", që banonte në Greqi. Ndërkohë, qeveria e Athinës vendosi në Çamëri emigrant të ardhur nga Azia e Vogël, për ta populluar atë me të krishterë ortodoksë dhe për të bërë presion të mëtejshëm mbi shqiptarët myslimanë të mbetur, që të emigronin. Gjatë gjithë viteve '20 fshatra të tëra, si Petrovica dhe Shëndëllia, u zbrazën nga banorët e tyre shqiptarë. Familje të tëra u larguan për në Shqipëri, Turqi dhe Amerikë.

Në mars të vitit 1926-të qeveria greke deklaroi se procesi i shkëmbimit të popullsisë kishte përfunduar dhe se tani e tutje çamët do të kishin të njëjtat të drejta që gëzonin edhe qytetarët e tjerë grekë. Megjithatë, këto të "drejta" i nënshtroheshin një diskriminimi të fortë. Nuk lejoheshin shkolla në gjuhën shqipe dhe nuk pëlqehej të flitej shqip jashtë shtëpisë.

Nënshkrimi i paktit italo-shqiptar në nëntor 1926 krijoi një shqetësim në Athinë dhe vëmendja e saj u përqendrua në çështjen e pazgjidhur të çamëve, e cila po çonte në tensione të reja midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ministr ia greke e Punëve të Jashtme kishte rezerva serioze për paktin, sepse kishte frikë se interesat e shqiptarëve për "vëllezërit" e tyre në Epir mbështeteshin nga një fuqi e rëndësishme, ambiciet territoriale të së cilës në Ballkan mund të përfitonin nga ekzistenca e pakicës çame, që favorizonte Italinë dhe ishte armiqësore ndaj shtetit grek. Italia mund t'i përdorte çamët edhe si kundërpeshë ndaj ambicieve greke në Shqipërinë e Jugut.

         Një nga figurat më të shquara politike-ushtarake të historisë së Greqisë të shekullit XX, është gjenerali Teodoros Pangall os i cili ishte kryeministër më 1925 dhe kryetar i shtetit Grek më 1926.

         Në vitin 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar në Greqi dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedan që jetonin në territorin e saj si popullsi turke.

“Teza që është mbajtur nga ne deri sot se shqiptarët ortodoks janë grekë, është e gabuar dhe e menjanuar nga të g jithë. Me që ajo ka marrë  tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që shfaqnin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë“..

Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën e presidentit grek Pangallos dhe e njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, përzënë banorët shqiptarë të Çamërisë dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël, dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.

         Presidenti grek Teodor Pangallos kërkoi që të shqyrtonte dokumentat përkatëse dhe u bind që deklarimi i ministrisë së punëve të jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët Muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrrakës etj. Për sqarim më të plotë të çështjes, ai i telefonoi ambasadorit grek në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai u përgjigj pa ngurrim se Çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së punëve të jashtme nuk qëndronte. Në shënimet e tij presidenti grek Pangallos do të shënonte për dëbimet e padrejta të popullsisë shqiptare Ça me:

Thirra menjëherë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjente dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mije paloshqiptar zoti Kryetar“.

         Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shqelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do i shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre.

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. 

 Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë Ilirë, pasardhës të Pellazgëve...

Akuzat e Shqipërisë ndaj Greqisë, lidhur me shqiptarët myslimanë të Çamërisë, u rritën gradualisht dhe arritën kulmin në gjysmën e parë të vitit 1928-të. Në mars, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, i dorëzoi të Ngarkuarit të ministrisë së jashtme  me Punë greke në Tiranë një memorandum, në të cilin theksohej shqetësimi i Tiranës për masa të ashpra të ndërmarra nga autoritetet lokale kundër çamëve dhe shprehi një protestë zyrtare që qeveria greke nuk i njihte ata si një "pakicë kombëtare". Pala greke argumentoi se "qeveria shqiptare nuk kishte të drejtë të përzihej në punët e brendshme të një vendi tjetër: çamët ishin qytetarë grekë dhe dalja e Shqipërisë si një shtet mbrojtës përbënte një mospërfillje të elementeve bazë të të drejtave sovrane të Greqisë.

Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Jani Metaksait më 1936, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u vështirësua akoma më shumë. U intensifikua kolonizimi i zonës nga grekët, u thellua konfiskimi i pronave çame dhe emrat e vendeve të banuara nga shqiptarët u zëvendësua me emra greke.

Në këtë kohë Lidhja e Kombeve vazhdonte të ndiqte protestat e shqiptarëve për trajtimin e çamëve, p or atëherë po dilnin çështje më të rëndësishme lidhur me pakica të tjera në Evropë.

 

KOMISIONI KUFITAR DHE PЁPJEKJET PЁR ÇAM 25;RINЁ

 

Shteti shqiptar si i tillë u pranua anëtar i Lidhja e Kombeve(L.K.) me 17.12.1920, pra atëherë kur caku i tij ndarës me shtetet fqinje ndërmjet pikënisjes dhe pikëmbarimit sidomos me Greqinë ende nuk ishte përcaktuar në vend. Konferenca e Ambasadorëve(K.A.) në dorën e së cilës ajo punë vazhdonte të qëndronte, “nuk po tregonte kurfare ngutesie per ta kryer”. Me t’u pranuar shteti shqiptar anëtar i L.K.,perfaqesia qeveritare shqiptare i parashtroi asaj prerazi kerkesën : “Të dal in të huajt nga viset e shtetit shqiptar”. Kjo kërkesë qe krejtësisht e pakundërshtueshme, sepse as që mund të kuptohej një shtet i pavarur dhe anëtar i L.K. me fuqi pushtuese ushtarake brenda tij.

Këshilli i L.K. urdhëroi K.A. te perfundojë punen e lënë përgjysëm me 1914. Në të vërtetë vendimin e organeve të plotfuqishme për përcaktimin përfundimtar të vijës së kufirit shtetëror greko-shqiptar e shpejtoi ndjeshëm edhe vrasja në Paris me 13.06.1920 (ora 13:30) e Esad Pashë Toptanit, i cili  ishte bërë pengesë e madhe në këtë drejtim. Avni Rustemi, duke zbatuar urdhërin e një grupi atdhetarësh të përbetuar, i doli përpara   “para Hotelit KONTINEN TAL” dhe e qelloi“me dy plumba; njëri i shpoi tejpërtej mushkërinë e djathtë dhe tjetri të majtën, mu afër zemrës ”. Në një thirje drejtuar anëtarëve të shoqërisë  “Bashkimi” me dt.23.09.1923 (pasi ishte shpallur “ i pafajshem” nga gjykata e posaçme ushtarake e Parisit),   Avni Rustemi ndër të tjera thoshte “… për Shqipëri shumë të pakë menduan atëherë e kështu u shkatërrua vendi që nga Tivari e deri në Prevezë”.

Pas gati një viti hidh e pritjesh, më 09. 11. 1921 K.A.  e mbledhur në Paris vendosi të ripohonte vendimet e veta të marra në Londër më 12.12.1912 dhe më 22.03. 1913 si dhe atë të marrë në Firence më 17. 12.1913. Vendimi me datë 17.12.1920 i L.K. mbi pranimin anëtar të saj të Shteteit Shqiptar dhe vendimi me datë 09.11.1921 i K.A. mbi njohjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe pohimin e kufirit të tij me shtetet fqinje, pa dyshim që ishte një fitore jo e vogël e burrave prijës të shteteit shqiptar dhe një dështim i rëndë i synimeve dhe përpjekjeve të ethëshme të krerëve Kryqëtarë athino-fanarotë dhe Kryqëtarët eksarko-naçertanistë serbë, përherë të uritur për  sa e sa më shumë treva shqiptare.

K.A. njëkohësisht ngriti edhe një komision të posaçëm për të përfunduar caktimin në vend të vijës së kufirit, të lënë përgjysëm nga komisioni pararendës i viteve 1913-1914. Komisioni i ri përbëhej nga përfaqësitë e qeverive angleze, franceze e italiane si dhe nga ato të qeverive shqiptare, Greke e Jugosllave. Kryetari i tij u zgjodh gjeneral Enriko Telini, kryetar i përfaqësisë qeveritare italiane. Ndërsa nga ana tjetër qeveria Vlorës e filloi veprimtarinë e saj në rrethana tepër të vështira të krijuara nga Lufta Ballkanike.

          Në fillim të dhjetorit1912, gjithë Kosova, Shqipëria Veriore, Lindore dhe e Mesme (deri në lumin Shkumbin) ishte e pushtuar nga ushtritë serbe e malazeze. Vetëm Shkodra vazhdonte qëndresën, por gjendej e rrethuar. Në jug trupat greke kishin rrethuar Janinën, kishnin pushtuar Çamërinë dhe po vërshonin drejt viseve të tjera të Shqipërisë së Jugut, kurse flota greke kishte bllokuar gjithë bregdetin jugor shqiptar. Sipas parashikimit, në fillim të 10-ditshit të 3-të të nëntorit 1922 në Korçë arritën njëri pas tjetrit pjestarët e Komisionit Kufitar (K.K.) Në fillim palën shqiptare e kryesonte general Ali-Riza Kolonja, i cili u zëvendësua shpejt nga majori Bajram Fevziu; palën jugosllave gjenerali serb Jovanoviç dhe ndihmësit; palën greke shqiptari i tjetërsuar në grek, nënkoloneli kryqtarët athino fanaritë (kr.a.-f.) Neokli Boçari, një nga keqdashësit dhe keqbërësit më të idhët të çështjes kombëtare shqiptare. Pritej të arrinte nga ora në orë edhe përfaqësues i i qeverisë angleze.

        Ashtu si në vitin e kaluar mjerisht edhe në vitin në vijim prapësitë dhe ngatërresat e llojllojshme u shfaqën që pa arritur ende i tërë Komisioni Kufitar(K.K.) ende në vendveprim. Dhe pikërisht kur ai ishte gati për të rifilluar punën, kapiteni Frenk de Limperani me urdhër të qeverisë së vet iku në Beograd. Nënkoloneli Boçari që ruante edhe rastin më të vogël për të shkaktuar kështu vonesa e prapësi të tjera, iku fluturimthi për në Athinë gjoja “për të marrë udhëzime”. Duke e zënë si shkak mospraninë e kryepërfaqësuesit grek, kapiteni që ai la për të zëvendësuar, me lejë prej Metë Rrapi, pa e vëne fare në dijeni general Enriko Telinin, më 20.05.1923 avulloi për në Follorinë me të gjithë shoqëruesit e tij..

General Telini, gjyqëtar besnik i detyrës së ngarkuar nga K.A. dhe me ndiesi të thella përgjegjësie ndaj kombeve të interesuar, më 28 maj 1923 filloi punën, përfaqësuesit e qeverive të tjera nuk e kryen detyrën si që ishte e paraparë me protokoll. Megjthatë general Telini as pranonte e as lejonte paudhësi në dëm të askujt e anësi në dobi të kurrkujt; ai “përpiqej me mish e me shpirt t’i jepte fund punës një orë e më parë. Pikërisht për këtë shtypi grek i qe vërsulur me tërbim; e quante armik të Greqisë…” Mirëpo atij ia prenë krahët dhe e lanë si kërcuri pa degë që pa bërë ende “çak” në zbatimin e detyrës me aq përgjegjësi që i ishte ngarkuar dhe që ai ishte zotuar për ta kryer. Di tët që K.K. pritej të fillonte i tëri punën, kolonelët Gills dhe Ordion  u urdhëruan nga qeveritë përkatëse që të shkonin i pari në Dibër dhe i dyti në Shkodër “për të vëzhguar vendosjen e piramidave në kufirin lindor e atë verior”. Të varfërat qeveri angleze dhe franceze ishin për tu qarë hallin, se u ndodhën aq ngusht për të gjetur dy oficerë të tjerë të tyre, sa u “shtërnguan” të gjymtonin keqas K.K. Për K.K. ai ishte një veprim thellësisht i dëmshëm dhe i pafalshëm, i bërë si me porosi; kështu pushtetarëve kr.a-f iu zgjerua dukshëm shtegu për vazhdimin e paudhësive dhe keqbërësive; atyre dhe pararojës së vet në K.K., nënkolonel Boçarit me atë rast iu dha në dorë mjeti për të shtrembëruar rrugën nëpër të cilën ishte duke ecur gjeneral Enriko Telini.

I mbetur krejtësisht i zbuluar, kundër tij shpërthyen shtrëngata pas shtrëngatash dhe shigjeta pas shigjetash të shoqëruara me kërcënime dhe shpifje të llojllojshme. Me të tilla veprime tejet të ulta, pushtetarët kr.a-f. me nënkolonel Boçarin  në pararojë, i shkaktuan general Telinit kokëçarje të pandërprera dhe pragje përherë e më penguese.

Grindje tejet të ashpra ndërmjet gjeneral Telinit dhe nënkolonel Boçarit shkaktoi edhe caktimi përfundimtar i  vijës së kufirit ndërmjet Shqipërisë (Çamërisë) dhe Greqisë. Ky veprim linte të kuptohej sheshit se gjeneral Telini synonte ta shtrinte vijën e kufirit nëpër tërë Çamërinë, Janinën gjithë Maqedoninë, Korfuzin me ujdhesat Jonike pran tij brenda kufirit shtetëror shqiptar.

Historiani dhe diplomati Italian Reneco Falaski vëren se gjeneral  Enriko Telini ishte zgjedhur nga K.A. dhe L.K., pasi kishte dijeni të plotë mbi gjendjen e vërtetë, prandaj ai “nuk nguroi të njihte drejtësinë e kërkesave shqiptare, që sipas bindjes së tij duhej të përfshinin edhe Janinën e më tej;” Po, duke qënë se ishte i detyruar t’u përmbahej caqeve të caktuara në Firencë, (Problemi kryesor ishte ai i kufijve, caktimi i të cilit iu besua një komisioni ndërkombëtar, që hartoi Protokollin e Firencës në dhjetor 1913. Por vija e kufirit u kundërshtua nga grekët) “e quajti të drejt ë” që kufiri në jug të përbmblidhte vendin të paktën deri në lumin Kalama. Prandaj “që në fillim u gjend në përplasje të hapur me Boçarin”. Kurse Kryeministri E. Venezillos nxiti një lëvizje përçarëse në mes anëtarëve të komisionit ndërkombëtar.

Të bindur se gjeneral Telini nuk lëshonte kurrsesi pe në dëm të së drejtës dhe të së vërtetës, pushtetarët kr.a.-f. eprorë nëpërmjet nënkolonel Boçarit me shokë u përgatitën shpejt e shpejt për t’i shkurtuar atij jo vetëm veprimtarinë e mëtejshme, por edhe jetën. Për këtë, të mbledhur në fshetësi, vrimave si minjtë fillimisht në Banjat e Luthraqit e pastaj edhe gj etiu, zunë të ngrenin kurthet e tyre të kobshme dhe njëherit të përgatisnin edhe çeta gjakatarësh për të vepruar në Jugshqipëri. Të njejtën gjë bënë ata edhe në Korfuz, ku vepronte Komiteti Veriepirot i drejtuar nga Themistokli Bamiha me shokë.

Duke kaluar nga fjalët në veprime, organizatorët e vrasjes së gjeneral Enriko Telinit disa ditë para vrasjes së tij prej Janine dërguan në Gjirokastër kapiten Zervën, i cili u takua edhe me Vasil Dilon. Pas ca ditësh prej Janine dërguan fshehtazi edhe kusarin e mërguar progonatas, Sulo Begën, të ngarkuar me armatime dhe shkresa propagandistike. Gjatë përplasjes me gjandarmërinë shqiptare ai u plagos dhe u kap prej saj.

I vënë përherë ndesh me prapësitë e nënkolonel Boçarit dhe bashkëpuntorëve të tij, më 26.08.1923 gjenral Enriko Telini i dërgoi K.A.në Paris një letër ku thuheshin edhe këto: “Po vazhdojmë mbi subjektin që ju shënuam në raportin që ju dërguam më 21.08.1923 Nuk mundem t’ju përshkruaj sjelljen e ashpër të grekëve. Dhe kjo na vë në dyshim se tërë puna ka për tu prishur nga ana e kolonelit grek (Boçarit), i cili gjithnjë ngreh pretendimet e tija të fëlliqura dhe kurrë nuk iu përulet vendimeve të përbashkëta të komisionit.” Kështu thuhej në kopjen e raportit të fundit që gjeneral Telini i kishte dërguar K.L.K. dhe K.A. një ditë para vrasjes; ajo u gjet në portfolin e kufomës së tij dhe u botua në fletoren “l’Epoca”.

Lidhur me prapësitë e Boçarit, Renco Falaski shënon: “Kishte një mënyrë të vaçant  për të bërë të vlerësoheshin pretendimet greke, duke përdorur një qëndërim kërcënues, nxitës, madje sulmues, aq sa Telini për një sjellje të tillë të papranueshme u detyrua të sinjalizonte në mënyrë të përsëritur Konferencën e Ambasadorëve.”

Pas një pune disa mujore brenda kufirit të mbikqyrur nga shqiptarët, gjeneral Telini- ndoshta me zemër të thyer- duhej të vazhdonte përcaktimin e mëtejshëm të vijës së kufirit duke lëvizur nga ana e mbikqyrur nga grekët. Prandaj e vendosi shtabin e vet në Janinë; mirëpo, pa rifilluar mirë punën, pak ditë pas kalimit në anën tjetër, gjakatarët e vënë nga pushtetarët kr.a-f. eprorë i bënë gjëmën sipas mënyrës së njohur greke: fshehtazi, babesisht dhe jo burrërisht, apo më drejtë “të vret natën e të qan ditën”. Gjëma ishte përgatitur që afër dy muaj më parë. Vlen të ritheksohet se ajo gjëmë si dhe tërë paudhësitë e njëpasnjëshme të ndërthurura nga nënkolonel Boçari dhe eprorët e tij ishin pasoja të drejtpërdrejta me shkëputjen prej K.K. të kolonelëve Gills e Ordion. Në mëngjesin e 27 gushtit 1923 Komisioni në përbërjen e tij të plotë u nis nga Janina për në Kakavje me këtë renditje: i pari lëvizi automjeti i përfaqësisë greke, i kryesuar nga nënkolonel Boçari; i dyti lëvizi automjeti i përfaqësisë shqiptare, i kryesuar nga Dhimitër Berati; i treti lëvizi ai i gjeneral Enriko Telinit. Me të arritur në Delvinaq, papritmas automjeti i përfaqsisë greke “u prish” dhe ndali “për tu ndrequr”.

Kështu në krye doli ai i përfaqësisë shqiptare, i ndjekur nga automjeti që mbarte gjeneralin Enriko Telinin. Gracka që përpiu gjeneral Enriko Telinin dhe tërë shoqëruesit e vet ishte ngritur në një bërryl të mprehtë poshtë majës 470m., në vendin e quajtur Zhepë, vend ky ndërmjet Delvinaqit dhe fshatit Arinishtë, 8km. prej Kakavjesë. Me të kaluar automjeti i përfaqësisë shqiptare-në të cilin udhtonte edhe një profesor Italian i matematikës, anëtar i përfaqësisë italiane në Komisionin- vrasësit, “ushtarë sharratarë” që “prisnin dru aty afër”, e zunë udhën me trungje të trashë lisash. Duke hasur në pengesë, automjeti i gjeneral Telinit ndaloi; shoferi Italian, Farneti dhe përkthyesi shqiptar, Thanas Gjeziri (Kravari) zbritën për të çelur udhën, po ranë pa frymë përtokë nga një breshëri plumbash, breshërit vazhduan pa ndërprerje. Pa arritur të delte ende nga automjeti, u vra edhe doktori, major Krotini, kurse ndihmësi i gjeneralit, toger Bonaçini u vra duke dalë nga automjeti. Vetë gjeneral Telini mundi të dilte nga automjeti, po u shtri pa frymë rreth 150 metra më tutje gjatë përpjekjes për të shpëtuar me anën e një revolveri, (e vetmja armë që gjendej në automjetin e tij), ishte ora 09:10 minuta të datës 27.08.1923.

Vrasësit edhe pse përdorën plumba shpërthyes “dum-dum”, si gjakatarë pjesëmarrës në kushedi sa e sa gjëma të tilla, duke mos u besuar syve dhe duke mos u kënaqur me plagët e shumta të shkaktuara të vrarëve, iu afruan kufomave të tyre dhe me gjakftohtësinë e gjakatarit profesionist, secil i i shkrepën disa plumba në kokë, duke iu prishur dhe shëmtuar fytyrën.

         Automjeti i përfaqësisë greke arriti në vendin e gjëmës pasi ishte kryer gjakësia dhe gjakëpirsit ishin larguar. Njësia ushtarake greke që ndodhej 10min. më tej, “mundi’’ të arrinte atje pas një ore e ca. Kurse njoftimi për gjëmën e Zhepës u dha në Janinë në orën 14:00, për shkak se “ishte prishur lidhja telefonike”. Dhe ç’ishte edhe më keq se lajmi i gjëmës së sapopërmendur konsullit Italian në Janinë, Leveranit iu njoftua vetëm pas orës 15:00, nga korofillak komandanti i qytetit. Leverani me anë të një tejshkrimi ia bëri ngutësisht të njohur M.P.J. italia ne dhe vetë kryeministrit, Benito Musolinit. Kufoma e gjeneral Enriko Telinit dhe të vrarëve të tjerë u shoqëruan detyrimisht në formë nderimi nga një battalion i ushtrisë greke deri në Prevezë, nga u mbartë për në Itali me një avullore luftarake italiane. Kurse ajo e Thoma Kravarit u zbrit në Sarandë e prej andej u dërgua në vendlindje, Leskovik.

 

Rreth përgatitjeve të pushtetarëve kr.a.-f. eprorë për zhdukjen e gjeneral  Telinit ka shumë  të dhëna bur imore të shkruara e gojëdhëna; një prej këtyre të fundit është edhe kjo që vijon: “Kur komisioni i asfalisë greke u mblodh në Athinë, nënkolonel Boçari tha: Kufiri vendoset si do Italia e jo si duam ne. Që të mos bëhet kjo punë si ka nisur, Telini do vrarë.” Në protokollin e shoqërisë veriepirote në korfuz të kapur nga njësia e ushtrisë italiane e zbatuar atje më datë 28.08.1923, shënohej se gjeneral Enriko Telini me shokë ishin vrarë nga një çete prej 7-vetësh me veshje ushtarake, por pa shenja në kapelë. Nga dëshmitar të atëhershëm dhe të më vonshëm paditet një çetë e përbërë nga gjakatarët e njohur Koço Memo, Jan Vançi, Harilla, Vasil Kollovoi, vllezërit Jan e Thimjo Rexho dhe një i quajtur Senica.

Lajmi mbi vrasjen e gjeneralit Enriko Telinit iu njoftua më 28.08.1923 edhe pjesëtarëve të K.K. që po vendosnin piramidat nga 3-bashkimi i kufirit (Prespë) e deri në Qafë të Prushit. Lajmi i bëri përshtypje aq të thellë sa, sipas major Ali Erëbarës, përfaqësues i qeverisë shqiptare në K.K. me Jugosllavinë, nënkoloneli anglez Gills “me gjithë gjakftohtësinë e racës dhe përmbajtshmërinë e detyrës së tij nuk mundi ta mbante veten nga thënia e fjalës:” grekërit. Për të zbuluar fajtorët, K.A. ngriti një komision të posaçëm hetimor me kryetar kolonelin japonez të drejtësisë, Shiboja dhe anëtarë  përfaqësues të qeverive angleze, franceze e italiane.

Me të arritur Komisioni në vendin e vrasjes të gjeneral Enriko Telinit dhe shoqëruesve të tij, koloneli japonez Shiboja nxori koburen dhe shtyu në ajër dy herë. Ushtarët e një njësie greke që ishin vendosur atje, afër brenda pak minutave u gjendën atje dhe e rrethuan Komisionin. Atëherë koloneli japonez tha: “Hetimi mbaroi”. Kur pjestarët e tjerë të habitur e pyetën ai u përgjigj: “kur krismat e dy të shtënave revolveri u dëgjuan nga ushtarët, si është e mundur që qindra të shtëna pushkësh nuk u dëgjuan prej tyre ?!” Gjendja u acarua së tepërmi, pasi qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit, duke dashur të fajsojnë Shqipërinë. Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin. Më 31 mars 1923, Konfereca e Ambasadorëve e deklaruan fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkuan me përgjegjësi

Pushtetarët e plotfuqishëm evropianë me sëpatat e veta mëkatare e cunguan tmerrërisht dhe e shëmtuan keqas trungun tokësor kombëtar shqiptar. Si më parë në vitet 1878 dhe 1881 përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha Evropiane të mbledhur në kongresin e mallkuar të Berlinit dhe në Konferencën e nëmur të Stambollit, me gjykimet e tyre të shtrembëra dhe me vendimet e veta të mbrapshta  ata e shkurtuan trungun kombëtar shqiptar. Kështu nga trungu tokësor kombëtar shqiptar ata që rrëmbyen, ua falën shërbetorëve të tyre: kr.e.-n serbë me gjithë krahinën tokësore shqiptare malëziase dhe kr.a.f. Kurse në vitet 1913 e 1923, me po ato sëpata trangut tokësore kombtarë shqiptare i shkëputën dhe krahina të tjera. Ç’ishte edhe më keq se fqinjëve grabitqarë iu dha në ato pjesë të vendit që përbënin burimet kryesore të jetesën për gjithë kombin: fusha e Kosovës dhe qendrat më të rëndësishme tregëtare, si Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Dibra, Manastiri, Tetova etj. Ju dhanë kr.e.n. serbë; portet më të rëndësishme siç ishin ata të Sallahorës, Prevezës, Pargës, Vlorës, Gumenicës, Tivarit, Kotorit etj. Ullishtet e agramishtet e pambarim të Grikëhorrit, “Gropës së Kuçit”, Pargës, Prevezës, Korfuzit etj., kullotat dimërore pa fund e pa anë të Çamërisë, më të vyerat dhe më të mëdhat në mbarë vendin.

Qyteti Janinës (kryeqytet i Jugshqipërisë) kryeqendra dhe krenaria e zejtarisë kombëtare shqiptare iu dhanë kr.a.-f. Duke bërë fjalë për gjëmën pa krahasim të lemeritshme që pësuan shqiptarët dhe Shqipëria për faj të thertoreve të plotfuqishme europiane, i shquari Dr. Hovrat Karl Paç ndër të tjera shënoi: “nga shkaku i padrejtë i caktimit të kufirit të saj që nuk mori parasyshë as përhapjen e popullit shqiptar e as nevojat e tij ekonomike. Shqipëria sot ka mbetur një rryp i ngushtë tokësor gjatë Adriatikut e Jonit.”  Thellëzimi i llahtarshëm që ju bë trungut tokësor kombëtar shqiptar ishte edhe ngjarja kryesore që shkaktoi mosmarrëveshjet, ngatëresat dhe gurgulenë aq të dhimbshme dhe aq dëmtuese të viteve 1913-1914, të cilat shpunë në prag të arsgjesimit përfundimtar edhe të pjesës të mbetur ende pa  rënë nënë zgjedhën dhe robërinë e fqinjëve ballkanikë grabitqarë d.m.th. të asaj pjese në të cilën u ngrit shteti shqiptar.

Më në fund më ngel të përsëris fjalët e zotri Hajredin E. Çeço dhe të tjerëve: “në emër të humanitetit, a ka mundësi të merrni parasyshë kërkesën tonë dhe ta ratifikoni këtë padrejtësi, e cila do të çoje në plotësimin e qëllimit të lartë dhe në eleminimin e një burimi të rrezikut botërorë? Në emër të drejtësisë që varet nga ju, a ka mundësi të shqyrtoni padrejtësitë e bëra kundër një populli që dëshiron vetëm hegjemoni kombëtare?” Një thirje të ngjajshme lëshoi shoqëria “Çamëria” edhe në mbledhjen e 7 prillit 1946 drejtuar nga kryetari i saj Hajredin E. Çeço. Në thirje thuhej: “Kërkojmë nga Aleatët: Kombet e Bashkuara, kthimin e krahinës së Çamërisë në gjirin e shtetit shqiptar.”

Këtu kemi edhe  një fakt të  pamohueshëm se edhe pas mërgimit të Mbretit Shqiptar Ahmet Zogu dhe të  formimit të qeverisë së re në vitin 1939, të kryesuar nga Mustafa Kruja , se pretendimet teritoriale greke ndaj Epirit të Veriut (krahina e Çamërisë) dhe krahinave tjera të Shqipërisë së jugut, që jan sot e kësaj dite ende të  aneksuara nga grekët. Në kuadër të kësaj strategjie në mënyrë permanente kanë qenë të inkuadruar edhe udhëheqësit serbo-sllav, të cilët në këtë rast paraqitnin pretendimet e tyre territoriale për Shqipërinë e Veriut. Me këtë rast më  23 tetor të vitit 1940 në Çamëri dhe në krahinat tjera të pushtuara  nga grekët në jug të Shqipërisë u ndez zjari i Luftës çlirimtare kundër  zgjedhës së huaj. Për këtë arsye u zhvillua një aktivitet  i zgjeruar për regjistrimin e vullnetarëve që do të luftonin për mbrojtjen e tokave çame dhe krahinave tjera në jug të Shqipërisë të cilat edhe sot e kësaj dite kan ngelur të aneksuara  nga shteti grek.

         Në këto aradha vullnetare ndër të parët që mënjëherë shkuan në front ishin Xhemë Hasa me vëllezërit e tij Musliun dhe Abdullain nga Gostivari i Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh pasaardhës i Perandorisë Pellazgjike, trashigimtar pasardhës të së cilës janë Ilirët në trevat e Republikës së Maqedonisë dhe kuptohet gjithë teritori i saj dhe pjesës së pushtuar nga grekët të krahinës së Maqedonisë në shtetin e sotshëm grek. Për një kohë të shkurtër Xhemë Hasa u dëshmua si një trim i rallë . Në çdo drejtim të frontit që nisej, prapa s'kthehej; para tij barbari grek ikte si pa kokë. Në çdo front me ushtarët e vetë dilte fitimtar, dhe me këtë aftësi të shkëlqyer strategjike dhe trimërie të pa shoq, u kuptua se Xhema është një shqiptar i Maqedonisë të Aleksandrit të Madh (Lekës).

Me sukseset e tija të mëdha nëpër fronte të ndryshme e meritoi dhe ju nda grada e Majorit. Aradha e ti j u bë me nam e në zë për shkathtësitë luftarake në fushbetejat e ndryshme që mori pjesë ajo. Ajo shërbeu edhe për aradhat tjera si shembull se si duhet të luftohet për të mbrojtur atdheun.Shkathtësinë ushtarake dhe trimërinë e tij e vërejtën edhe udhëheqësit ushtarak të shteteve të Ballkanit, por sidomos mirënjohje i shprehu populli i vet, duke i thurrur dhe këngë trimërie, që edhe sot e kësaj dite këndohen:

 

        &n bsp;              “Kush lufton me grek barbarin,

                       Kryetrimi Xhemë Gostivari,

 & nbsp;                     Bini djem këtij grek barbari,

                            Pastaj i kthehemi atij serb barbarit”.

 

Nga syzheu i kësaj strofe del sheshazi se lufta në krahinën e Çamërisë dhe krahinave tjera të Shqipërisë së jugut “ të aneksuara nga greqia ’’ se ishte luftë e imponuar; se asaj në tokë të saj, nuk i nevojiteshin as grekët as sllavët.

     Trimi që u bë me famë në këtë luftë, Xhemë Hasa u plagos rëndë, por organizmi i tij i shëndoshë nuk kishte nevoj për dergjie të gjatë. Shpejt u shërua dhe u kthye në radhët ushtarake. Në këto beteja ushtria greke pësoi disfatë t ë rëndë dhe u zbraps. Lufta përhapej në Ballkan dhe Evropë, kurse Xhemë Hasa mbeti oficer aktiv në ushtrinë e Ballit Kombëtar, por tani me një përvojë më të madhe dhe me një mjeshtri më të përsosur ushtarake, ngase ishte i kalitur në shumë beteja  luftarake. Për trimërinë dhe lavdinë e popullit shqiptar ka shkruar një letër edhe Papa Inoçenti XI me rastin e botimit të një harte të Shqipërisë së epërme (Maqedonia) nga Xhakomo Kontelit nga Vinjola e Italisë dhe pas miratimit me privilegjin e Papa Inoçenti në vitin 1689, drejtuar Gjon Françesk Albanit, kur ky ishte në detyrën e lartë të sekretarit të Shkresave (Bulave) të Papa Inoçentit XI. Kurse në vitin 1700 Gjon Françesk Albani u zgjodh Papë me emrin Papnor Klementi i XI Albani.

         Në letrën e tij Papa Inoçenti shkruante: "Të shkëlqyerit e të përndriturit Zoti administratorë të denjë për shumë lavdi, imzot Gjon Françesk Albanit, sekretar i zyrës së Shkresave të Papës. Disa shekuj më parë Shqipëria qante largimin e bijëve të vetë më të ndritur dhe të heronjëve, që deri në atë kohë e kishin mbrojtur prej barbarëve. Tani që ju Zot i shkëlqyer jeni i përkushtuar, ajo po lehtësohet pjesërisht, duke kujtuar se, midis atyre luftëtarëve të famshëm kanë qenë Filipi i II, Aleksandri i Madh dhe Gjergj Kastrioti prej familjeve fisnike shqiptare".

         Zotëri Kofos, i cili është një studiues me autoritet i marrëdhënieve ndërkombëtare të Greqisë, i njeh edhe politikës greke njëfarë mëkati për nivelin e ulët të marrëdhënieve me Shqipërinë. Pra ai e minimizon shumë përgjegjësinë e saj. Ai pohon se ”mbajtja nën kontroll e çështjës së Epirit të Veriut nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme” ose vazhdimi i gjendjes së luftës, e cila, sipas ligjit grek, kishte mbetur në fuqi edhe pas vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-greke, ishin ende çështje me efekt emocional të madh, që ndikonin në politikën e Greqisë ndaj Shqipërisë. Ai pranonte se, megjithëse , qeveritë greke, pas Juntës, nuk kishin propaganduar pretendimet teritoriale kundrejt Shqipërisë, shqiptarët dukej se dyshonin ngaqe mos-heqja e “gjendjes së luftës” , në mënyrë implicite e linte hapur çështjen teritoriale.

         E vërteta është se, mbajtja e ligjit të luftës me Shqipërinë, mosnjohja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë dhe mbajtja e pretendimit grek në axhendën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të katër Fuqive të Mëdha, nuk ishin vetëm “çështje me efekt të madh emocional”, por akte themelore politike dhe juridike, që përbënin boshtin e politikës greke ndaj Shqipërisë. Prandaj, shqipëtarët, jo vetëm dyshonin, por me të drejtë ishin të bindur se politika greke nuk i kishte ndryshuar aspak objektivat dhe qellimet e saj ekspansioniste ndaj trevave shqiptare. Për këtë arsye, ata mendonin se ajo përbënte nj e rrezik të madh për integritetin, pavarësinë dhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Pra pretendimi grek për Shqipërinë e Jugut mbeti deri në fund të viteve 80, por edhe më vonë, një pengesë bllokuese për zhvillimin e marrëdhënieve normale dhe mirëkuptimin shqiptaro-grek.  Këtu mund të cekim edhe aktivitetin e Federatës “Panepirote” të Amerikës, Kanadasë, Australisë  dhe i organizatave të tjera “vorioepirote” që u zgjeruan shumë në fundin e viteve 80-të, kur kriza e brendshme e regjimit komunist kishte arritur kulmin e saj.

        Organizatat vorioepirote vazhduan të trumpetonin “çlirimin” e Shqipërisë së Jugut d he po përpiqeshin ta paraqisnin minoritetin grek, si një objekt special të persekutimit nga ana e regjimit, duke i dhënë atij një madhësi e shtridhje gjeografike fantastike e aspak reale. Edhe në këto çaste, emigracioni politik shqiptar, organizatat e tij kryesore, Balli Kombëtar, Legaliteti dhe grupet e tjera politike u konfrontuan ashpër me aktivitetin antishqiptar të  emigracionit grek. Ata kundërshtuan planet dhe propagandën shoveniste të tij. Këtë fakt e vinin në dukje edhe përfaqësuesit diplomatik shqiptar në OKB, të cilët, me gjthë këtë, vazhdonin ta shoqëronin aktivitetin e tyre kundër propagandës greke me sulmin edhe kundër emigracionit politik shqiptar. Kështu, në vitin 1989 misioni i Shqipërisë në OKB i raportonte Tiranës. “Është fakt se, deri më sot në asnjë rast nuk është evidentuar përputhje e bashkërëndim i veprimtarisë propaganistike të rretheve të mërgatës politike shqiptare me atë të organizatës “vorioepirote”. Por në të  kundërt ata janë konfrontuar ashpër me të dhe, më larg akoma, propaganda e tyre vazhdon t’i  bjerë këmbanës për marrjen e Çamërisë dhe të Kosovës, duke kundërshtuar planet e qarqeve shoviniste greke”.

 

DËBIMI I ÇAMËVE NGA VITI 1940-1945

 

Shpërthimi Luftës së Dytë Botërore solli një bashkim të shkurtër (1941-1943) të Kosovës me Shqipërinë dhe mundësinë e bashkimit të rajoneve të tjera të Ballkanit ku banonin shqiptarët. Në gusht 1940 Italia pushtoi Greqinë. Në një përpjekje për ta tërhequr popullin shqiptar në realizimin e synimeve të veta, Italia u premtoi shqiptarëve bashkimin kombëtar. Marrëveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e një “Shqipërie të Bashkuar” ku përfshiheshin zona të gjera të Jugosllavisë dhe në një shkallë më të ulët të Greqisë, të banuara nga shqiptarë. Italianët arritën të shfrytëzonin ndjenjat kombëtare shqiptare, duke insistuar se bashkimi i të gjitha tokave të banuara nga shqiptarë do të varej nga fitorja e Boshtit. Kështu, çamët u armatosën nga italianët dhe bashkëpunuan me ta kundër fshatrave greke, të kontrolluara nga luftëtarët grekë të rezistencës. Megjithatë, pjesa më e madhe e çamëve ishin vetëm bashkëpunëtorë pasivë dhe kishin po aq mosbesim ndaj italianeve, sa edhe ndaj forcës guerile mbretërore greke të Napoleon Zervës. ( Shih foton e ZERVES  -  edhe KETU)

Në më pak se një vit, forcat greke arritën ti zmbrapsnin forcat italiane në kufirin shqiptar. Midis çamëve u përhap alarmi, sepse fitorja e Boshtit që ata e sh presonin, u kthye në disfatë. Në qershor 1940, afër fshatit Vrinë, në Shqipërinë e Jugut, u gjet trupi pa kokë i udhëheqësit çam Daut Hoxha. Qeveria shqiptare, e kontrolluar nga Italia, aludoi se ai ishte vrarë nga agjentë sekretë grekë. Hoxha ishte një udhëheqës ushtarak i çamëve gjatë viteve të luftës. Qeveria greke pretendonte se ai ishte vetëm një bandit.

Në tetor 1944, kur gjermanët filluan të tërhiqeshin nga Greqia, disa qindra çamë u larguan bashkë me ta për në Shqipëri. Më pas, shqiptarët myslimanë që mbetën në Greqi konsideroheshin nga grekët si një armik i brëndëshëm. Në përpjekjet për të krijuar një rajon me kufij të pastër etnikisht, çamët u dëbuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrile nën komandën e gjeneral Napoleon Zervës, i cili vepronte s ipas urdhrave të oficerëve aleatë. Në dritën e kërkimeve të kohëve të fundit, sipas dokumentave të luftës, veprimet greke kundër çamëve mbështeteshin dhe kishin autorizimin e Britanisë. Këto veprime çuan në largimin e rreth 35.000 çamëve për në Shqipëri dhe të tjerëve në Turqi. Kolonel Chris Ëoodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik në Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, që unë drejtoja, Zervas i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre më 1944. Pjesa dërrmuese u largua për të gjetur strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre nga Greqia u bë me një gjakderdhje të madhe. Puna e Zervasit pasoi në mars 1945 nga masakra e madhe ndaj çamëve të Filatit, gjë që nuk mund të falet. Rezultati ishte dëbimi i popullsisë shqiptare të padëshiruar, nga tokat e saj”.

Masa kra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë të cilët bënin pjesë në formacionet ushtarake. Më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë - shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 vetë. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut.

        Në bazë të statistikave që jep Shoqata “Çamëri a” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945 në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2.771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë:

në Filat dhe rrethinë 1.286, në Igumenicë dhe rrethinë 192 në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250.000 kg grurë dhe 80.000 l. vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milion kg grurë dhe 3 milion l. vaj ushqimor.

         Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën përgjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese përgjatë bregdetit, si Borshi, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtare kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, Shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946) shkruan: "Në mars 1945 njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe pr aktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që janë mundur të mblidhen mbi çështjen çame, në vjeshtën e vitit 1944 dhe gjatë muajve të parë të v. 1945, autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 banorë- çamë të Krahinës Çame nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabitën tokat dhe pronat. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami".

Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi. Atyre çamëve të besimit ortodoks që mbet ën në Greqi pas vitit 1945 iu mohua identiteti shqiptar, si rezultat i politikes tejet represive të asimilimit që pasoi. Që përpara Luftës së Dytë Botërore nuk lejohej që gjuha shqipe të flitej në publik, as të mësohej nëpër shkolla. Struktura demografike e Greqisë veriperëndimore u ndryshua me futjen e kolonistëve nga pjesë të tjera të Greqisë. U inkurajuan në mënyrë të veçantë vllehët për t'u vendosur në fshatrat e braktisura çame, pa të drejtë pronësie. Greqia donte ta ndryshonte strukturën demografike të krahinës, sepse nuk kishte besim te pjesa e mbetur e popullsisë shqiptare edhe pse ajo ishte e besimit të krishterë ortodokse. Meqenëse nuk lejohej që shqipja të flitej në publik, shtrohej çështja e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë dhe që prej asaj kohe ata luftojnë për të ruajtur identitetin e tyre.

 

NGRITJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË ÇAMËRI

 

Emërimi i mësuesve për gjuhën shqipe shkaktoi prishje marrëdhëniesh (ose tendosi mosmarrëveshjet që tashmë ekzistonin) në radhët e vetë ça mëve, gjë e cila kishte si pasojë që në muajt e parë të vitit 1936 shfaqjen e dy rrymave:

E para, e cila përfshinte pjesën më të përmbajtur të cilët udhëhiqeshin kryesisht nga myftilerët e Filatit dhe Paramithias, e cila duket se pranoi zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkolla, duke i përqëndruar kundërshtimet e saj në çështjen e përzgjedhjes së personave; dhe për këtë çështje ekzistonte një predispozitë bashkëpunimi me autoritetet greke. Dhe rryma e dytë, e cila përfshinte pjesën më rebele që drejtohej  nga grupi i Musa Demit dhe gjendej në mirëkuptim të drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare dhe shërbimin diplomatik shqiptar në Greqi, e hodhi poshtë zgjidhjen e emërimit të mësuesve të gjuhës shqipe në shkollat greke dhe paraqiti kërkesën  për ngritjen e shkollave të krishtera të komuniteteve shqiptare, duke pasur si model shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, dhe përzgjedhjen e mësuesve nga vetë çamët. Të njëjtin pretendim kishin dhe banorët e Filatit drejtuar qeverisë greke, në shkurt të vitit 1936, duke kërkuar hapjen e shkollës private shqiptare, shpenzimet e së cilës do të përballoheshin nga vetë ata.

             Ministria e Jashtme e Shqiprisë pranonte se përzgjedhja e mësuesve në shkollat greke nuk mund të bëhej nga vetë çamët, sepse shkollat ishin shtetërore dhe ata emëroheshin nga autoritetet greke. Ndërkohë, me veprimet e duhura diplomatike do të mund të kërkonte nga qeveria greke emërimin e shqiptarëve si mësues të gjuhës shqipe. Kundërshtimet e para për përçapjet e palës shqiptare u mirëkuptuan dhe qeveria greke tregoi gatishmëri në emërimin e mësuesve me origjinë shqiptare; madje i kërkoi myftiut të Filatit Mehmet Zekiria të propozonte emra personash, të cilët do të kishin cilësitë e duhura për ta kryer këtë mision.

Më të shumta janë informacionet që kemi në dispozicion për vitin shkollor 1931-32: në krahinën arsimore të Filiatit funksionin 9 kopshte dhe 9 shkolla fillore në komunitetet myslimane të pastra, si dhe 2 kopshte dhe 5 shkolla fillore në shoqëritë e përziera. Në to gjithsej mësonin 211 djem dhe 163 vajza në kopshte dhe 244 djem dhe 86 vajza në shkollat fillore, të gjithë me origjinë shqiptare. Në krahinën arsimore të Paramithias funksionin 9 kopshte dhe 10 shkolla fillore në komunitetet myslimane, si dhe 7 kopshte dhe 15 shkolla fillore në komunitetet e përziera. Në këto shkolla arsimoheshin 164 djem dhe 71 vajza në kopshte dhe 655 djem dhe 167 vajza në shkollat fillore. Gjithashtu përmendet se nuk funksionin kopshte në 16 komunitete myslimane dhe 9 në komunitetet myslimane të përziera, madje as shkolla fillore në 2 prej tyre dhe në 1 komunitet mysliman të përzier, ndërkohë që ishin ndërtuar ose ishin në ndërtim e sipër 14 godina shkollore në këto komunitete myslimane.

Për vitin shkollor 1934-35 mësojmë se në krahinën e Paramithias  u arsimuan gjithsej, si në komunitetet e pastra ashtu dhe në ato të përziera, 494 djem dhe 117 vajza, nga të cilët 289 në kopshte dhe 322 në shkollat fillore. Në fshatrat myslimane, përqindja e arsimimit të fëmijëve arrinte në 55% për djemtë dhe vetëm 20% për vajzat, ndërsa në fshatrat e përziera përqindja ishte në mënyrë të ndjeshme më e lartë, përkatësisht 80% dhe 75%. Gjithashtu, mësues myslimanë që jepnin mësimet e fesë shërbenin në komunitetet e Karvunarit, Perdhikas, Katavothras, Mazarakias, Neohorit, Margaritit, Kurtesiut dhe Paramithias. Për vitin shkollor 1929-1930, kemi të dhëna se në 25 komunitete të pastra myslimane shqiptare në krahinën e Paramithisë funksiononin 10 kopshte dhe 9 shkolla fillore, në të cilat shkonin 235 fëmijë (213 djem dhe 24 vajza) dhe 362 nxënës (351 djem dhe 11 vajza) përkatësisht, shifra që përfaqësojnë vetëm 25% nga numri i përgjithshëm i nxënësve, të cilët duhej që të shkonin në shkollë në atë krahinë.

Largimi i një numri të madh të nxënësve nga mësimet i detyrohej k ryesisht fanatizmit të tyre fetar, veçanërisht për sa u përkiste vajzave, dhe në nevojën e pjesëmarrjes së fëmijëve në punët bujqësore të familjeve të tyre. Nga ky këndvështrim, karakteristik është fakti  se imazhi që paraqiste shkolla fillore e Filatit, ku numri i nxënësve shqiptarë ulej ndjeshëm në klasat më të larta (69 nxënës në klasën e parë, 35 në të dytën, 3 në të tretën, 5 në të katërtën, 1 në të pestën dhe asnjë në klasat më të larta). Ky fakt bazohej, sipas këndvështrimit të mbikëqyrësit, indirekt në nevojën e përballimit të problemit të mungesës së arsimimit të këtyre fëmijëve, të cilët nuk merrnin as njohuritë bazë, duke marrë masa për të mos synuar kërcënimin e prindërve të tyre, por dhe inkurajimin e tyre për të tejkaluar zakonet dhe paragjykimet e vjetra pagane dhe me dëshirën e tyre t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla.

 

ÇAMËT PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

 

         Në luftën civile greke gjatë viteve 1945-1949-të, në mes  forcave të majta që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (P.K.G.) dhe forcave të djathta që fituan luftën, ku bënin pjesë dhe forcat reaksionare të Napolon Zervës, që bënë dëbime masive dhe masakra në krahinën e Çamërisë mbi popullsinë shqiptare myslimane. Ndërhyrën në punët e brëndëshme të Greqisë shtetet komuniste të Europës Lindore të kryesuara nga Jugosllavia.. Në dokumentat e asaj kohe shkruhet për marrëdhëniet dhe ndihmat që dhanë shtetet komuniste të Europës lindore të dedikuara për Ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshte nga Partia Komuniste Greke.. Në këtë dokument të botuar në nëntor të vitit 1999, tregohen edhe kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Demokratike Greke, Marko Vafiadhis drejtuar  Enver Hoxhës A>.

        Më 1947 drejtuesit e Ushtrisë Demokratike Greke, pretendonin se do të kishin së shpejti rreth pesëdhjetë mijë(50.000) veta efektiv luftarak dhe se perspektivat që hapeshin për UDG(Ushtria Demokratike Greke) me gjithë sprovat që kaloi katër muajt e fundit, ishin të mëdha.

Për të arritur plotësimin më efektiv, shtabi grek dërgoi Marko Vafiadhin në Tiranë që të kërkojë nga Enver Hoxha të dërgojë çamë të dëbuar nga Greqia për të luftuar përkrah forcave të Partisë Komuniste Greke ( P. K. G. ). En ver Hoxha harton një letër dhe ja dërgon Titos ku e informon rreth çështjes në fjalë. 

         Më 24-9-1947 Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, për të kërkuar ndihmë në qeverinë Komuniste të Tiranës. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz që të luftojnë përkrah kryengritësve komunistë grek.

Marko V afiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë dhe, andaj, Enver Hoxha nuk e takon, por ngarkon një person nga Byroja Politike të diskutojë me të.   Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë komuniste shqiptare kërkesat e mëposhtme:

-Të dërgohen 3.000-4.000 mijë burra çamë për Ushtrinë Demokratike Greke; nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napoleon Zervës në vitin 1945.

-Nga 25.000 mijë refugjatë grekë që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin 3-4 qendra për dërgimin e forcave në Ushtrinë Demok ratike Greke.

-Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe për një kohë sa më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.

-Të shqyrtohet perspektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.

-Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.

Pala shqiptare shprehu mendimin se çamët tani për tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. U theksua se këta në një periudhë të gjatë kohe kishin qenë nën ndikimin e reaksionit. Nuk do të duan të shkojnë në luftë, por edhe për ata që do dëshirojnë të luftojnë, ekziston rreziku që të bien nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigjja se, tash për tash, kjo nuk është e mundur. Kurse, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, do të bëjmë çka të mundemi që të dërgojmë në kohën e duhur atë që kemi mundësi.Për sa i përket dërgimit dhe armatosjes rishtas të refugjatëve grek që ndodheshin në Shqipëri, u dha përgjigje: se kjo gjë është e rrezikshme, nuk është i pakët numri i atyre që ranë në duart e policisë dhe rrëfyen gjithçka. 

“E quajmë se mund të zgjidhim problemin në një çast më të përshtatshëm”, vazhdon letrën E.Hoxha për të informuar Titon .

         Sa i përket çështjes së dërgimit të armatimit ekziston marrëveshja. “Mund të dërgojmë vetëm 4 topa, sepse të tjera nuk kemi”. Perspektiva e dërgimit të ndihmave me ushqime dhe veshje u premtua që në fillim.

  Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Demokratike komuniste Marko Vafiadhis theksoi në takim me përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës se ndihma që do të jepte shteti shqiptar i asaj kohe ishte një gjë me rëndësi.

Ai mendonte se ushtria e tyre (U.D.G), nga 20.000 mijë efektiv do të arrinte në 50.000 mijë veta. Gjendja ekonomike në zonat e çliruara ishte e vështirë mbas ndërhyrjes së forcave amerikane, u shpreh më tej gjeneral Markoja. Kështu mijëra kryengritës komunistë grekë gjetën strehim të përjetshëm në Shqipëri, Jugosllavi, Poloni, Çeko-Sllavaki, në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Bullgari, dhe në vendet e tjera të Bllokut Komunist të asaj kohe.

 

PËRFUNDIMI

 

        Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 shumë toka etnike shqiptare mbetën jashtë shtetit të sapo themeluar. Njëra nga krahinat që mbeti jashtë shtetit shqiptar më 1913 ishte edhe krahina e Çam ërisë me qytetet kryesore Janinën, Prevezën, Artën etj. Këto qytete ishin të banuara me popullsi shumicë shqiptare të besimit mysliman. Pas dështimit të forcave otomane në Luftërat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave të banuara nga shqiptarët u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve, të mbledhur me ngut në Londër, në dhjetor 1912-janar 1913, ku në parim u arrijt në marrëveshje për të mbështetur krijimin e Shqipërisë si një etnitet i ri politik.

        Pas vendosjes së Vijës së Firencës, disa nga trupat greke filluan të tërhiqen nga Çamëria, megjithatë bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinë e tyre si më parë. Meqenëse shumica e çamëve ishin myslimanë, ata trajtoheshin njëlloj si pakica turke që jetonte në Greqi. Ndërkohë, më 1923 pozita e rreth 20.000 shqiptarëve myslimanë, që mbetën në Greqinë veriore, debatohej intensivisht në një sesion special të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Konventa që bënte të mundur shkëmbimin e popullsive greke dhe turke u nënshkrua në Konferencën e Lozanës më 30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar në atë kohë, nëpërmjet telegramesh dhe delegacionesh të dërguar në Lidhjen e Kombeve, të bënte të qartë se autoritetet greke i detyronin çamët të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin në Turqi dhe se tokat e tyre ziheshin nga grekë që vinin nga Azia e Vogël.

        Grekët u kundërviheshin këtyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar " mund të përdorej vetëm për ata njerëz që kanë lindur në Shqipëri, duke përjashtuar kështu shqiptarët myslimanë të lindur në Greqi, të cilët barazoheshin me turqit. Akuzat e Shqipërisë ndaj Greqisë, lidhur me shqiptarët mysliman të Çamërisë u rritën gradualisht dhe arritën kulmin në gjysmën e parë të vitit 1928-të. Në mars, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i dorëzoi të Ngarkuarit me Punë nga qeveria greke në Tiranë një memorandum, në të cilin theksohej shqetësimi i Tiranës për masa të ashpra të ndërmarra nga autoritetet lokale kundër çamëve dhe shprehej një protestë zyrtare që qeveria greke nuk i njihte ata si një "pakicë kombëtare".

           Shpërthimi Luftës së Dytë Botëro re solli një bashkim të shkurtër (1941-1944) të Kosovës me Shqipërinë dhe mundësinë e bashkimit të rajoneve të tjera të Ballkanit ku banonin shqiptarë. Në gusht 1940 Italia pushtoi Greqinë. Në një përpjekje për ta tërhequr popullin shqiptar në realizimin e synimeve të veta, Italia u premtoi shqiptarëve bashkimin kombëtar. Marrëveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e një “Shqipërie të Bashkuar” ku përfshiheshin zona të gjera të Jugosllavisë dhe në një shkallë më të ulët të Greqisë, të banuara nga shqiptarë. Italianët arritën të shfrytëzonin ndjenjat kombëtare shqiptare, duke insistuar se bashkimi i të gjitha tokave të banuara nga shqiptarët do të varej nga fitorja e Boshtit.

        Në tetor 1944, kur gjermanët filluan të tërhiqeshin nga Greqia, disa qindra çamë u larguan bashkë me ta për në Shqipëri. Më pas, shqiptarët myslimanë që mbetën në Greqi konsideroheshin nga grekët si një armik i brendshëm. Në përpjekjet për të krijuar një rajon me kufij të pastër etnikisht, çamët u dëbuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrile greke nën komandën e gjeneral Napoleon Zervës, i cili vepronte sipas urdhrave të oficerëve aleatë. Në dritën e kërkimeve të kohëve të fundit, sipas dokumenteve të luftës, veprimet greke kundër çamëve mbështeteshin dhe kishin autorizimin e Britanisë. Këto veprime çuan në largimin e rreth 35.000 çamëve për në Shqipëri dhe të tjerëve për në Turqi. Kolonel Chris Ëoodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik në Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, që unë drejtoja, Zervas i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre më 1944. Pjesa dërrmuese u largua për të gjetur strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre nga Greqia u bë me një gjakderdhje të madhe. Pu nët e Zervasit u pasuan në mars 1945 nga masakra e madhe ndaj çamëve të Filatit, që nuk mund të falet. Rezultati ishte dëbimi i popullsisë shqiptare të padëshiruar, nga tokat e saj”.

        Në janar 1991, kur në Shqipëri po shpërbëhej shteti njëpartiak, u krijua Shoqëria Politike Atdhetare Çamëria (SHPAÇ), si një grup politik përkatës, "për të shprehur dhe mbrojtur" interesat e popullit të Çamërisë. Që atëherë SHPAÇ ka ndjekur realizimin e ngjarjeve kulturore çame dhe krijimin e gazetës Vatra Amtare Çamëria, si dhe botimin e një numri kërkesash për kthimin e pronave çame dhe kompensimin financiar.

Në nëntor 1999 SHPAÇ organizoi një mbledhje tjetër me temën "Çështja çame- Në Kërkim të një Zgjidhjeje", gjatë një konference të nivelit të lartë të OSBE-së në Stamboll, që nuk kishte të bënte me të. Delegacionet e huaja të pranishme në konferencën e OSBE-së u ftuan të merrnin pjesë në këtë mbledhje, ku Kryetari i SHPAÇ, Hilmi Saqe, mbajti një fjalim të gjatë.

 

----------------------------

 

BIBLIOGRAFIA HISTORIKE

 

1. Ibrahim D. Hoxha, libri: “VISET KOMBËTARE SHQIPTARE NË SHTETIN GREK”,

Tiranë, 2000.

 

2. Ibrahim D. Hoxha, “DAUT HOXHA”, Tiranë, 2000.

 

3. ILIR USHTELENCA, “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rë”, Tiranë, 1997.

 

4. Edëin Jacques, “SHQIPTARËT”, Tiranë 1998.

 

5. Tajar ZAVALANI, libri: “HISTORIA E SHQIPNIS”, Tiranë, 1998.

 

6. Albert Ll. Kotini, libri:  “ÇAMËRIA DENONCON”, Tiranë, 2002.

 

7. Konferencë Shkencore, “Çështja Çame dhe integrimi Evropian”, Tiranë, 2005

 

8. Hajredin Isufi, “ÇAMËRIA”, Tiranë 2006.

 

9. Arben Kondi, “Rikthim në Çamëri”, Tiranë 2002.

 

10. Hasan Minga Hilmi Saqe, ”Genocidi grek kundra Çamërisë vazhdon”, Tiranë 2005.

 

11. Avdi Baleta, “Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek”, Tiranë 1996.

 

12. Bilal Xhaferri, libri “Përtej Largësive”, Tiranë, 2001.

 

13. Begzat Begzati, libri, “Xhemë Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli: Pjesmarja e Xhemës në Luftën greko- shqiptare (çame)”

 

14. Georges Castellan, libri: “Historia e Ballkanit”, Tiranë 2000

 

15. Prof. Dr Hysni Myzyri, Redaktor përgjegjës dhe autor i kreut XII, “HISTORIA E SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE” Prizren 2001

 

16. Prof. Dr. Beqir Meta, libri: “Tensioni, greko-Shqip tar 1939-1949”. Tiranë 2000

 

17. Prof. Dr. Beqir Meta, libri: “Shqipëria dhe Greqia 1949-1990, Paqja e vështirë”,

Tiranë 2004

 

18. Dr. Alfred Henry Kissenger, libri: “Diplomacia”

 

19. Gazeta, “Gazeta e ATHINËS”, Athinë, 3-11-2000.

 

20. Gazeta, “KOHA JONË”, fejton dhjetor 2002-janar 2003, Tiranë.

 

21. Gazeta, “SHEKULLI”, dhjetor 2002, Tiranë.

 

22. Gazeta, “FAKTI”, Shkup, 13 janar 2007.

 

23. Gazeta, “FAKTI”, Shkup, 20 janar 2007.

N>

 

24. Gazeta, “ALBANIA”, Tiranë, 17 janar 2007.

 

25. Gazeta, “ABC”, Tiranë, 24 korrik 2006.

 

26. Revista,"Albanica", exkluzive Tiranë, maj 2007

 

27. Revista, “ÇAMËRIA”, 1991-2005, Tiranë

 

28. Revista, “ESKLUZIVE”, Prishtin, shkurt 2002.

 

29. Qendra informative e  Ambasadës turke në Berlin , 2007 “Biografia e

Mustafa Kemal Ata Turk”

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione!

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 10 May 11:07 2008
Picon

LEKË DUKAGJINI (1410-1481)

LEKË DUKAGJINI (1410-1481)




 Dëshmi të kulturës së Rilindjes Evropiane në Shqipërinë e para periudhës osmane

 "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit… të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar"
 J.G. von Hahn

 Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut."
 Edith Durham

 Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeun.
 Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan, kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka - të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinëve kishte si kryeq endër qytetin e Lezhës, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në bregdetin e Adriatikut.
 Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.
 Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).
 Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën.
 Historianët e kan ë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën përëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan. Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit. Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë.
 Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë. Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ru ajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij.
 Në fund të viteve '50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e zhvilluar e Princi patës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malësorët e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas. Në këmbin të kësaj gatish mërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine. Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si "Commom law" anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjëçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX.
 Në kohën kur Gjëçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mb eti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë "identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues" (P.Burke:169).
 Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj ditë, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një "vepër monumentale" (A.Budaçovi-Kryeziu:22), "kontribut në thesarin e kulturës botërore" (C. Von Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar "një personalitet imponues" (E.Durham:116) e "Hero Kombëtar" (J. Hahn:114) i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli ("Mundja e Lekë Dukagjinit", poezi, 1969), Henrik Lacaj ("Dy princa për një vashë", dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit "Rozafat" të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori ("Alessio Ducagini", melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli ("Kuvendi i Dukagjinit", tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha ("Rrënjët e Dukagjinit", vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota ("Lekë Dukagjini", portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta ("Lekë Dukagjini", portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj.
 Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887-1961), i cili e paraqe t autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin humanist të shek.XV. Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me "një personalitet të jashtëzakonshëm", Lorenzo de'Medici, me të cilin ne kemi dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se "ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve" (K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë Dukagjinin, poezitë e të cili t do të ishin sentencat e Kanunit . Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve "Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences" (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili "nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t'i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës" (K.Clar k:107 ).
 Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: "më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon", sepse në atë kohë "kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)… me pallate e monumente… u zhduknë nga faqja e dheut … mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër" (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar.

 Kronologjia
 Shek.VII Përmenden për herë të parë "Dukagjinët e Arbërisë". Disa mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve.
 1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit.
 1356 Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe ka një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme. Disa mendojnë se aso kohe Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy degë.
 1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk përmendën.
 1393 Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të mos binte nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të ardhurave.
1406 Princi Pa l Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri.
 1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër, Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit.
 1432 Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshëm të Skënderbeut, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës.
 1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besë lidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë.
 1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren.
 1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë, shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani.
 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini.
 1447 Vriten në pusi Lekë Zakaria së bashku me Bozhdar çërnoviçin dhe për këtë përflitet Lekë Dukagjini.
 1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit. Skënderbeu i shpall luftë Venedikut.
&nb sp;1447 Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë. Dukagjinët që do të përmenden pas Lekë Dukagjinit në Itali apo në shërbim të Perandorisë Osmane, rrjedhin nga familje të adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekës.
 1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini.
 1448 Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
 1451 Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
 1451-2 Komploti i Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini.
 1452 Pajtimi i parë i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës.
 1454 Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons.
 1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit.
 1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
 1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga Shtjefën Gjëçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit .
 1461 Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa Piu II e kërcënon me çkishërim.
1463 Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun.
 14 63 Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi.
 1465 në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes Skënderbeun.
 1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.
 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit.
 1468 Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës.
 1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë.
1479 Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së tij.
 1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij.
 1481 mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta.
Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të kishës përëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t'u vetadministruar (relativisht) deri në ditët e sotme.

 Përmbledhje
 Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj ditë, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një "vepër monumentale" (A.Buda), "kontribut në thesarin e kulturës botërore" (Schwerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar "një personalitet imponues" (Durham) e "Hero Kombëtar" (Hahn) i popullit të vet.
 
Burimi: http://www.lezha.net
 




KANUNI I LEKE DUKAGJINIT

     E drejta zakonore është një kategori historike shoqërore qe ka lindur qe ne fazat e para te diferencimit klasor, kur u be i domosdoshem rregullimi juridik i maredhenieve dhe sjelljeve te njerëzve ne bashkesine shoqërore. Kjo nevojë e zhvillimit te njerezimit patjetër qe gjeti pasqyrim edhe ne shoqërinë shqiptare. Ne vite ne Shqipëri vepruan një sërë rregullash sjelljeje duke formuar te drejtën zakonore shqiptare. Kjo bashke si rregullash për shkak te territorit ne te cilin kanë vepruar është njohur me emrat Kanuni i Leke Dukagjinit, Kanuni i Laberise dhe Kanuni i Skenderbeut

     Kanuni i Leke Dukagjinit është mbledhur ne dhjetevjecarin e pare te shekullit te XX nga kleriku katolik Shtjefen Gjecovi. Për të parë se si është rregulluar istituti i pavlefshmerise se veprimeve juridike sipas kësaj te drejtë do ti referohemi pikërisht shkrimit qe i ka bërë këtyre normave Shtjefen Gjecovi.

     Duhet thënë qe ne fillim se e drejta e detyrimeve ne këtë përmbledhje ze një vend relativisht te vogël qe vjen si pasoje fillimisht, e kufizimit te maredhenieve kontraktore e ekonomike te kohës si edhe për shkak se, siç pranohet edhe nga studiuesit e tjerë te te drejtes zakonore pasqyrimi i këtyre normave është bërë disi i manget. Gjithsesi do ti referohemi atyre normave qe gjejne pasqyrim ne këtë Kanun.

     Duke veshtruar pjesen qe bën fjale për te drejtën e detyrimeve ne Kanunin e Leke Dukagjinit vëmë re se nuk ka ndonjë vendosje skematike te institutit te pavlefshmerise, por atë e gjejmë te rregulluar ne formë te shperndare dhe te emertuar ne mënyra të ndryshme.

     Duhet vecuar qe pjesa qe bën fjale për pavlefshmeri i referohet ne të gjitha rasteve kontrates se shitjes kuptohet si maredhenia e ndeshur me shpesh ne qarkullimin civil te kohës.

     Ne nenin 345/3 sanksionohet parimi qe "kudo qe ta gjeje gjane e vet i zoti e merr". Sipas kësaj dispozite shitja e një sendi te vjedhur është kurdohere e pavlefshme dhe bleresi detyrohet t'ia kthjeje sendin shitesit dhe te marrë prej tij parate e paguara.

     Ne nenin 346 përdoret termi "treg i paligjshem" i cili perkufizon gjendjen e një obligimi i cili nuk krijon asnjë pasoje pra një pavlefshmeri apsolute. Ne këtë dispozite merret ne mbrojtje instituti i garancise se ekzekutimit te detyrimeve qe ne këtë rast përfaqësohet nga kapari. Sipas saj është e pavlefshme shitja e sendit qe i bëhet një personi te ndryshëm nga ai qe ka paguar kapar dhe shitesi është i detyruar qe sendin t'ia dorezoje personit qe ka paguar kaparin

     Ne mënyrë te veçantë rregullohet e drejta e parablerjes se tokes mosrespektimi i se cilës passjell pavlefshmeri te tregut. E drejta e parablerjes i njihet :kusherinjve ,vellazerise,fisit e kufitareve. Ne qoftëse toka shitet pa u respektuar kjo e drejtë çdokush nga kategoria e personave qe gezojne te drejtën kanë te drejtë te kërkojnë qe tregu te "shkemehet". Ne dispoziten qe rregullon këtë rast bie ne sy një trajtim disi i veçantë i shitesit qe realizon një shije te tokes pa respektuar te drejtën e pareblerjes, megjithëse bleresi ia ve ne dukje qe duhet ta respekoje. Kanuni mban ne këtë rast qëndrim ndeshkues vetëm për shitesin duke renduar vetëm mbi te dhe jo mbi bleresin pasojat e "keqebesimit " po ta quajmë kështu. Jo ve tëm kaq por ndëshkimi ne këtë rast del disi nga natyra civile e përgjegjësisë dhe merr karakter penal. Ndeshkimi qe përfaqësohet prej një gjobe vendoset duke konsideruar rendesine e fajit te shitesit dhe jo vleren e demit qe mund te jetë shkaktur si pasoje e shkeljes se te drejtes. Ky rregullim ka shpjegimin e tij ne karakterin ndeshkimor te te gjithë Kanunit i cili tentonte qe nëpërmjet respektimit te rregullave te tij te mbante nën kontrroll gjithë entitetin shoqeror te kohës. Ne vazhdim te këtij arsyetimi shkelja e te drejtes se parablerjes për vete rendesine e saj nuk mund te kalohej pa ndeshkim.

      Kanuni vendos rregulla ne nenin 350 edhe për respektimin e se drejtes se riblerjes duke detyruar bleresin qe të mos ia shese sendin e blere me këtë kusht asnjë njeriu tjetër pa ia ofruar me pare shitesit . Megjithëse ne këtë dispozite nuk parashikohet pavlefshmeri në rast se sendi shitet pa u respektuar kjo e drejtë, mendoj qe edhe ne këtë rast do t ë kemi pavlefshmeri te shitjes duke perdorur arsyetimin qe bëtë me lart për natyren ndeshkimore te Kanunit i cili nuk mund ti jepte vlerë një sjellje qe vjen ne kundërshtim me atë qe ai urdheron.

     Kjo ishte një pasqyrë e asaj çka ka mundur te arrije ne ditet tona nga Kanuni i Leke Dukagjinit në lidhje me rregullimin e institutit te pavlefshmerise duke patur parasysh edhe faktin qe ky Kanun nuk është objekti kryesor i këtij studimi.

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 10 May 11:57 2008
Picon

LEGJISLACIONI GREK PËR GRABITJEN E TROJEVE ETNIKE LEGJISLACIONI GREK PËR GRABITJEN E TROJEVE ETNIKE

Ta njohim etnikumin çamë në Çamëri

 

LEGJISLACIONI GREK PËR GRABITJEN E  TROJEVE ETNIKE

LEGJISLACIONI GREK PËR GRABITJEN E  TROJEVE ETNIKE

TË SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË (1913-2007)

 

 

         Shkruan:  Ahmet MEHMETI

 

Historia e të drejtave ligjore të minoritetit shqiptar në Greqi, të çamëve, është një shkelje flagrante e të gjitha normave të së drejtës të vetë shtetit grek si dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo gjendje filloi me aneksimin e Çamërisë në shtetin grek në nëntor të 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, pas Protokollit të  Firencës dhe vazhdon deri sot.

 

Në periudhën 1 – 14 nëntor 1913 u hartua dhe nënshkrua Traktati i Paqes midis Turqisë dhe Greqisë ku përcaktohet qartë se banorët e territoreve të aneksuara nga kjo e fundit do të ruajnë administrimin e lirë të pasurive të tyre dhe të drejtat për t`i disponuar ato pa pengesa.

 

         Konkretisht në nenin 6 të këtij traktati shkruhet: “… Në vendet e zotëruara nga Greqia, të drejtat e pasurisë mbi pronat e paluajtshme bujqësore, të zotëruara nga persona privatë me dokumente nga shteti osman, para zotërimit të tyre, do të njihen nga shteti grek. Janë të përfituar përsa i përket të drejtave të pronësisë mbi tokën. Në emër të personave ligjorë të regjistruar ose të zotërimeve në sajë të ligjeve osmane të pasardhësve të paqes. Mund të privohet nga prona e vet, pjesërisht ose tërësisht, e cila mbahet për hir të sigurimit të interesit pas një zhdëmtimit të saj”.

 

         Plot 4 vjet më vonë, në të njëjtën datë, më 14 nëntor 1917, miratohet ligji nr. 924 dhe me dekret mbretëror në mars të 1918-s në zbatim të tij, ndalohet rreptësisht shitja dhe tjetërsimi i pasurive të paluajtshme që gjendeshin në teritorin e aneksuar nga Greqia pas luftrave ballkan ike.

 

         Kjo masë thellësisht e padrejtë që ishte në kundërshtim me nenin 6 të traktatit të paqes e detyroi popullsinë muslimane shqiptare të krahinës së Çamërisë të shikojë veten në prespektivën e trishtuar të qenit të detyruar të mërgojë duke lënë pasuritë e tyre të paluajtëshme dhe fushat e tyre që përbënin, për shumicën dërmuese, pasurinë e vetme. Zgjedhja e Turqisë në atë kohë duke mos ardhur në Shqipëri, bëhej pasi kësaj nuk i ishte njohur zyrtarisht të qenit shtet i pavarur. Në atë kohë qëndrimi i tyre ishte mjet i vetëm për të ruajtur të drejtën e kërkimit, më vonë, të kombësisë shqiptare.

 

         Në këto kushte kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris Luigj Bumçi (atëherëë peshkop i Lezhës) i drejtohet kryetarit të kësaj konference Zhorzh Klemanso, më 25 korrik 1919, të ndërhyjë tek shteti grek për shfuqizimin e dekretit mbretëror dhe për pasojë pengimin e dëbimit të shqiptarëve muslimanë, ku thekson se Traktati Turko – Grek “përputhet me parimet më të shenjta të drejtësisë” dhe “asnjë pengesë të mos vihet nga qeveria greke për tjetërsimin e lirë të pasurive të tyre të luajtëshme e të paluajtëshme”. Një vit më vonë u nënshkrua Traktati i Sevrës (10 gusht 1920) midis Aleatëve dhe Turqisë, si pjesë e negociatave të Konferencës së Paqes të Parisit.

 

         Përsa u takon shqiptarëve të Çamërisë në artikullin 2 të këtij traktati midis të tjerave theksohet “Greqia pranon të sigurojë mbrojtje të plotë për jetën dhe liritë e të gjithë banorëve të Greqisë pa dallim origjine, kombësie, gjuhe, race apo përkatësie fetare”. Për më tepër në artikullin 8 të po këtij traktati konfirmohet qartë: “Qytetarët grekë që u përkasin minoriteteve racore, fetare apo gjuhësore, do të gëzojnë të njëjtin trajtim dhe siguri, me ligj dhe zbatim si dhe qytetarët e tjerë grekë. Në veçanti, ata do të kenë të drejtën e barabartë për të ngritur, drejtuar dhe kontrolluar, me shpenzimet e tyre, institucione sociale, fetare apo bamirësie, shkolla dhe struktura të tjera arsimore, me të drejtën për të përdorur gjuhën e tyre dhe të ushtrojnë besimin e tyre li risht.”

 

         Në artikullin 1 të Traktati të Sevrës theksohet “Greqia pranon se kushtet e përshkruara në artikujt 2 dhe 8 do të  njihen si ligje themelore dhe asnjë ligj, përmirësim apo veprim ligjor nuk do të konfliktojë apo do të ndërhyjë me këto kushte, po ashtu asnjë ligj, përmirësim apo veprim ligjor nuk do të mbizotërojë mbi to”.

 

         Më në fund Greqia me një dokument ndërkombëtar njeh de jure praninë e minoriteteve kombëtare dhe të drejtat e tyre, por Traktati i Sevrës që nga koha e nënshkrimit e deri sot nuk u zbatua asnjëherë nga shteti.

 

         Në Ç amëri vazhdoi të mohohej identiteti kombëtar i shqiptarëve nga qeveria greke duke shënuar në letërnjoftimin e tyre vetëm besimin fetar, për ato që i përkisnin fesë muslimane, kurse të krishterët shqiptarë, si në kohën e perandorisë otomane, quhen edhe sot grekë, duke u mohuar kështu të drejtat që gëzojnë minoritetet kombëtare në Bashkimin Europian e më gjerë.

 

         Një cfilitje torturuese ishte periudha 1923 – 1926 për shqiptarët e Çamërisë, në kohën e Traktatit të Lozanës (24 korrik 1923) midis Turqisë e Greqisë për shkëmbimin e popullsive.

         Megjithse bëhej fjalë për grekë e turq, shteti grek me një mori pafund spekullimesh shfrytzoi rastin të vinte në jetë Megali idenë për çrrënjosjen e shqiptarëve si turq, nga trojet mijëvjeçare. U desh ndërhyrja e fuqishme e shtetit shqiptar dhe e vetë çamëve që vunë në lëvizje të gjitha organizmat ndërkombëtare për shmangien e pjesëshme të spastrimit të dytë etnik (pas atij të periudhës së Konferencës së Londrës), megjithatë u shpërngulën 35 000 shqiptarë autoktonë nga zonat e Konicës, Kosturit e Follorinës si dhe mbi 15 000 të tjerë nga Çamëria.

 

         Në periudhën që pasoi diskriminimi ekonomik dhe heqja e mjeteve të jetesës ishte një tjetër mënyre efikase për t`i detyruar shqiptarët të largoheshin nga vendi i tyre. Një varg ligjesh dhe aktesh nënligjore të komplikuara qëllimisht drejtoheshin kundër shqiptarëve muslimanë. Kështu ligji numër 3250 sanksiononte zhvlerësimin e tapive prej 100 vjet e tutje. Ky ligj shkelte Traktatin greko – turk të Athinës. E ashtuquajtura “Reforma Agrare” u bë m jet për t`i hequr muslimanëve çamë çdo bazë ekonomike. Ky çpronësim nuk u bë në favor të refugjatëve të ardhur nga Turqia por të çamëve ortodoksë për t`i futur në armiqësi dy komunitetet me kombësi të njëjtë. Shpronësimi do të bëhej kundrejt një shpërblimi që s`u dha kurrë. Ndërkohë vazhdonte mos lejimi për shitjen ose dhënien me qera të pronave të tyre.

 

         Ligji i reformës agrare i hapi rrugë arbitraritetit dhe grabitjes të popullsisë muslimane shqiptare. Kështu një rrënjë ulliri merrej me 25 dhrahmi kur vlera e saj në atë kohë ishte 3000 dhrahmi dhe shpërblimi do të bëhej për 30 vjet. Spekullime u bënë në matjet e sipërfaqeve të tokave, p.sh. fshati Goricë që kishte në fakt 7000 dynym u përllogarit 1400 dynym, Januri nga 5000 në 1500, Turkopallku nga 5500 në 1500, Kanellaqi nga 8000 në 1800 etj., kështu pronarët muslimanë u shndrruan në argatë, pa tokë, pa asnjë shpërblim.

 

         Ndaj kësaj gjendjeje të padurueshme u ngritën në protesta intelektualët e shquar çamë Ali Dino, Haki Sejko etj. duke ju drejtuar kryeministrit Pangalos, i cili për të zbutur gjendjen e acaruar në kulm pranoi: “Në Epir kemi disa mijëra çamë, të njohur prej nesh dhe që formojnë në shtetin tonë minoritetin shqiptar. Nëqoftëse në të kaluarën kanë ngjarë disa veprime të dëmëshme për ta, nga ana e organeve vartëse, kjo nuk duhet kurrsesi të bëhet një vijë veprimi kundrejt tyre”.

 p>

         Por ky qëndrim i një autoriteti të lartë shtetëror nuk zgjati shumë pasi me ardhjen në fuqi të diktaturës së Metaksait e deri në sulmin e Italisë gjendja sa shkonte rëndohej më shumë në kushtet e mohimit absolut të drejtave të njeriut si mohimi i shkollës dhe i gjuhës amtare në publik, mohimi i votës etj. etj. të cilat u sanksionuan me ligje e pa ligje si në një regjim tipik fashist.

 

         Periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe spastrimi etnikofetar i tretë dhe i fundit i 35 000 shqiptarëve muslimanë nga Çamëria ishte akti final i zbatimit të Megali idesë nga forcat e armatosura të shtetit grek. Krimet e luftës dhe genocidi i pashoq i ushtruar ndaj njerëzve të çarmatosur dhe të pa fajshëm u kushtoi jetën rreth 2900 vetëve të vrarë e të masakruar dhe rreth 2400 të tjerëve që vdiqën rrugëve nga sëmundjet, uria dhe të ftohtit gjatë spastrimit etnik.

         Megjithse mbi 1000 çamë morën pjesë në dy batalione në forcat antifashiste, njeri në Shqipëri dhe tjetri në Greqi, dhe mbi 70 vetë ranë dëshmorë, propaganda shtetërore greke mohon kontributin e shquar të tyre duke ngulur këmbë në akuza false për bashkëpunim me armikun vetëm e vetëm për të fshehur krimet e luftës dhe për të justifikuar shpërnguljet masive me dhunë. Këto akuza dhe gjyqet false, që vetë gjykata greke i ka përgënjeshtruar, u kanë hapur rrugë vendosjes së ligjeve drastike në kundërshtim me kushtetutën greke dhe të drejtën ndërkombëtare.

 

   & nbsp;     Me administrimin e pasurisë së grabitur të çamëve u morën autoritetet lokale duke spekulluar me ligjin 1539/ 1938, Art.34. Sipas As. Prof. Kyriakos D. Kentrotis në vitin 1947 çamëve ju hoq shtetësia greke në mënyrë kolektive me dy protokolle: Nr. 49 343 / E / 2 / 29.10.1947 i autoriteteve për çështjet juridike në Ministrinë e Jashtëme dhe Nr. 3976 / 8.11.1947 të Ministrisë së Brendëshme. Të dy protokollet janë bazuar në akuza false për “bashkpunim dhe veprime kundër interesave të popullit grek”  Grabitja e pasurive të shqiptarëve u bë për të realizuar kolonizimin e ëndërruar e planifikuar të Çamërisë qysh në vitin 1844 me famëkeqen Megali ide duke jua ndarë tokat dhe pasuritë e tjera t ë shqiptarëve kolonëve grekë dhe duke proceduar me Bankën Agrare.

 

         Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto akte ligjore e nënligjore në vitet 1966 dhe 1998 shteti grek miraton dhe dy ligje të tjera me numra përkatësisht 4506 dhe 2664. Ironia e këtyre dy ligjeve qëndron në atë se mbështeten në Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë nr. 2636 / 1940 kur çamët ndodheshin në vendet e tyre në Greqi dhe gëzonin të gjitha të drejtat si qytetarë grekë.

 

         Por rasti më flagrant i kohëve të fundit është ligji nr. 2664 “Mbi Kadastrën kombëtare dhe rregulla të tjera” dekretuar më 27 nëntor 1998 nga presidenti Kostandin Stefanopullos dhe firmosur nga 8 ministra. Ky ligj u miratua pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë Shqipëri – Greqi të vitit 1996 ku në pikën 15 theksohet lehtësimi i marrjes së pronave të shtetasve të dy vendeve në vendet respektive. Ky ligj shkel të gjitha kartat, konventat e traktatet ndërkombëtare për pronën dhe të drejtat themelore të njeriut duke përligjur arbitraritetin e një shteti tipik racist.

 

         Një gjë është fare e qartë në këtë maskaradë ligjore, Greqia përsa u takon minoriteteve asnjëherë nuk ka zbatur detyrimet që rrjedhin nga  kartat, konventat, traktatet ndërkombëtare që ka firmosur e ratifikuar vetë në mardhëniet dy ose shumëpalëshe. Ajo ështe i vetmi vend i BE-së që nuk ka përafruar legjislacionin e vetë kombëtar me atë europian, deri tani nuk ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare dhe as e ka firmosur Kartën për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve.

 

         Karakterizimin më të saktë të sistemit ligjor grek e ka bërë gazeta “The Daily Telegraph” në dhjetor të vitit 2001: “Greqia është një partnere e jona brenda Komunitetit Europian, por sistemi i saj ligjor arkaik, i padrejtë, është si i Botës së Tretë. Është gjithashtu mizor”.

 

 

·        Autori është Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Çamërinë

 

 

ÇËSHTJA E PAZGJIDHUR ÇAME

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Agim Xhemali | 10 May 12:03 2008
Picon

HARTA TË SHQIPËRISË ETNIKE

 
 
SHQIPËRIA ETNIKE E NDARË NË TETË PJESË (!!!)
KUFIRI ETNIK I TROJEVE SHQIPTARE 1877 - 1878
 

Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
shkrelim | 10 May 14:14 2008
Picon

Re: Kur’ani fisnik dhe rrotullimi i Tokës

OK, Senad, kur te vi ne Ulqin, do te lajmeroj. Persa i perket ati djalit, une nuk e quajta "mysliman" por "vehabi". Nese je mysliman sikur shumica e ulqinakeve, atehere as ti nuk pajtohe me mesimin e tyre. Te kujtohet, para rreth nje viti ata sulmuan edhe babain e kryemyftise Resulbegut (sunit).
 
In a message dated 5/9/2008 8:18:49 P.M. Eastern Daylight Time, senadmakovic <at> yahoo.com writes:
ke mundur te ma besh te ditur qe ke ardh ne ulqin, sepse ku di une kur vjen ti, keshtuqe me lajmero paraprakisht.
 
sa i perket ati djalit qe nuk dua ta diskutoj, sepse nuk e din rastin e tij, ai ka qen i semuar psiqikisht, dhe mediat pastaj e bejn te tyren duke i zmadhuar gjerat dhe duke shpifur.....
me kesi rastesh mundoheni ju te argumentoni fen Islame dhe besimtaret, dhe jo me fakte te dores se pare, sepse sju konvenon, dhe mundoheni ti hidhni pluhur syve njerezve qe skan njohuri per kete pune. nejse kjo tregon arsimimin e juaj "intelektual".
 
per histori lexo ma mire, se si u shkru dhe kur u shkru Kurani, mos lexo librat e atyre qe kan deshire qe te mbjellin dyshim tek muslimanet, duke botuar shume shume libra kunder Islamit dhe Kuranit, edhe pse po zbulohet dita dites e verteta dhe po pranojn te verteten dita dites ithtaret e besimit tend, edhe ato te ngritur nga aspekti intelektual.
 
kaq kisha per momentin sepse jam pak i nxen.
kalofsh mire dhe te uroj nje vikend te mire ty dhe te tjereve te ketij forumi.
senadi.
 



Wondering what's for Dinner Tonight? Get new twists on family favorites at AOL Food.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane