leo leom | 1 Mar 2008 15:31
Picon
Picon
Favicon

C´DO NJERI NE SHPIRT ESHTE POET ,pjesa e dyte e poemes LEOM

     --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

 

28

 

Nga peshe e fjales,thone,renkon mallkimi

Nga fjale e prirte ,thone,debohen syte

Nga hidherimi ,thone,rrjell pikellimi
Mendimi i mire ,thone ,kthehet ne virtyt

 

 

 

 

 

 

29

 

 

Nga bota sa here ne kerkojme dicka
E gjejme,a kurre s´e gjejme s´ka rendesi
Me vemendje e degjojme dike c´fare tha
Dicka qe na e thote plot dashuri

 

30

 

Nga enderra ,kur njeriu zgjohet i trembur

Enderr e keqe ia prish gjumin e nates

Kalon ai diten duke  e permendur

Se mos reale behet enderra e prapet

 

Sa enderra e zgjojne njeriun ne  jete

Dhe sa enderra e vene ate ne gjume

Genjeshtren kur e pranon si te vertete

Do plaket nga jeta edhe me shume

 

Me stil te mire ne jeten e filluam

Nga gjiri i nenes duke marre te mira

Me stil te keq ne jeten e vazhduam

Te shtrenjtat duke shitur per te lira

 

 

 

31

 

Nga vdekja s´gjejme shpetim ,kete e dime
Ngacmojme ne kohen,disi per ta luftuar

Ia vyshkim ne asaje madheshtine
Jetet me vlere duke ia dhuruar

 

Nga shesh i flakur ku mendimi  gdhend
Nje mal plot kenge, jetë dhe madheshti
Me fundin tone më vlere s´ka asnje send
S´e c´do te thote fund ,gjithkush e di

 

I ndajme ne marrezite,por s´mendojme
Nga grisja e kohes dikur do te ndeshkohemi

Vritemi kur duhet te dashurojme

Nga humbje e te tjereve shpesh gezohemi

 

Nga vlerat tona ,vlera s´huazojme

As miresite dot kujt s´ia marrim
Te keqen plot me zhurme e kujtojme

Dhe pse dhúrate te fundit kemi varrin

 

32

 

Nga trill i jetes kush eshte i brengosur
Kerkon meshire nga qiejt lart
Beson tek nje qenie e persosur
Se mund ti sjelle mbaresi dhe fat

 

Eshte ligj i vene nga njerez,jo i lindur

Nga jeta qe njeriun e ka krijuar

Nuk doli gjer sot askush per te na bindur
Askush gjer sot s´ka rrojtur per ta deshmuar

 

Tregime ka,si njerez qe besojne

Intrige e jetes meshiron gjykimet

Nga njeriu njerezit hulumtojne

Pa i kerkuar gjer ne fund sqarimet

 

 

33

 

Per qiellin sa shume dikur eshte shkruar
Per mrekullite  e tije qe s´kishin te ngjare
Por shkenca ate pertoke e ka rrezuar

E njohim qiellin me shume se me pare

 

Ne, lart kur fluturojme me krahe celiku
I hapim syte te shohim dicka te shenjtte
Por s´fshihet atje lart i miri as i ligu
Nuk ka ne qiell te shtrember as te drejte

 

Mos qeshni njerez ,Ne dritehijen tuaj

U gllendtte c´do veper me hije dhe vlere

U ndjefshi  ju gjithkund si ne shtepine tuaj

Gabim ne pat´sha ,gjykomeni atehere

 

 

34

 

Sado qe bota solli shume ndryshime
Njeriu vehtes me mend i ka sherbyer
Me bomba nukleare ,fluturime

Njeriun ne mish e gjak vec per ta kthyer

 

Nga shume te meta qe u paten ndrequr

Duke e lene pas gjithcka te vjeter

Te rene e vune ku e vjetra ish hequr

Gjithcka u zevendesua me dicka tjeter

 

Nga shkolla mencuria u paresua

Me mend e shkolle u bene sa  cudi

Vecse dicka ,jo kurre s´u ndryshua

Perberja e anatomise tek nje njeri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


¿Con Mascota por primera vez? - Sé un mejor Amigo
Entra en Yahoo! Respuestas.
______________________________________________________________
          Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
art-cafe-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Art-Cafe's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/art-cafe
hamdi nuhiju | 2 Mar 2008 13:32
Picon
Favicon

KUJDES ZEMRËN -poezi nga UVEJS EL-KARANI ( V. 657)

Mirë se Vini Në Botën e Poezisë

"Hape gjoksin tim në do ta shohësh vrushkullin e lumit parajsor në shtrat tek kullohet ku trëndafilat e bardhë notojnë... (F.SH)
 
 

KUJDES ZEMRËN


UVEJS EL-KARANI

( V. 657)


Kujdes zemrën

Mirëmbaje,

Nën mbikqyrje,

Askush

Mos t’a di

Ku ajo

Ka hyrje…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Mar 2008 13:34
Picon
Favicon

JAM VETËM – ME ZOTIN , poezi nga RABI’A EL-ADEVIJJA (717-801)

Mirë se Vini Në Botën e Poezisë

"Hape gjoksin tim në do ta shohësh vrushkullin e lumit parajsor në shtrat tek kullohet ku trëndafilat e bardhë notojnë... (F.SH)
 
 

JAM VETËM – ME ZOTIN


RABI’A EL-ADEVIJJA
(717-801)


O Zoti im,
Yjet në qiell
Po ndriçojnë,
Njerëzit në gjumë
Po ëndërrojnë.
Mbretërit,
Sundimtarët,
Kanë mbyllur dyert,
Janë ngujuar.
Të dashuruarit
Janë bashkuar.
Vetëm unë
Jam vetëm,
Por,
Nuk rri kot,
Të përkujtoj Ty,
Të përmendi,
O i Madhi Zot!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Mar 2008 13:36
Picon
Favicon

Perse pranoi ISLAMIN, MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)

MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)


Përse e pranova Islamin?


Përse ne në Perëndim po e pranojmë Fenë Islame?
Arsyet janë të shumta. Arsyeja e parë është: e Vërteta gjith­mo­në ka fuqinë e saj. Parimet kryesore të Fesë Islame janë racio­nale, natyrore dhe aq tër­heqëse, saqë për një hulumtues të nder­shëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresio­no­het prej tyre. Për shembull: Besimi në një Zot (Mono­teizmi). Sa na­tyr­shëm udhëheq Feja Islame në bara­zinë e njerëzimit, sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Krijues dhe të gjithë jemi shër­bëtorë të të njëjtit Zot.
Për kombin gjerman, në veçanti, besimi në Zo­tin është burim i frymëzimi t, burim i trimërisë dhe burim i sigurisë. Ideja e jetës pas vdekjes të trans­formon. Besimi në Ditën e Gjykimit auto­ma­tikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija, e ndërkohë e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ia sigurojnë shpëtimin e përhershëm. Besi­mi në atë se askush s’mund t’u ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit, e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe. Me siguri ky vetëkontroll është më efikas se policia më e aftë në botë. Arsyeja tjetër që e tërheq të huajin ta pranojë Fe­në Islame është toleranca. Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikëri, ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin në vetëkontroll. Pa dy-shim, vetëkontrolli dhe disi­plina janë virtyte nga më të rëndësi-shmet për një njeri të mirë, për një burrë të vërtetë.
Komunizmi kishte gjëra pozitive, tërheqëse, si­kurse që kanë edhe demokracitë sekulariste, por as­njëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme, bujare. Vetëm Feja Islame e përsosur për njerë­zimin është dhe kjo është arsyeja që unë e pranova dhe që njerëzit e mirë e përqafojnë atë.
Feja Islame nuk është një fe teorike. Aq më te­për ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është: Nënshtrim i plotë ndaj Vullnetit të Zotit.

Fragment nga libri: "Prej errësirës në dritë", Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Never miss a thing. Make Yahoo your homepage. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Mar 2008 13:39
Picon
Favicon

Një krah për mbështetje… , nga Anglishtja: Hafsa XHEMAILI , TETOVE

 

Një krah për mbështetje…


Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI , TETOVE

‘’Nuk ka gjë më të mirë pas fesë se sa një shok të sinqertë’’

Miqësia është si një faltore ku ne strehohemi ku gjejmë lehtësim dhe ngushëllim, është poashtu një dhuratë speciale e bekuar nga Zoti.

Atëherë kur përditshmëria jonë më s’ka shije, atëherë kur lodhemi nga jeta dhe nga të qenurit krijesë që pati fat të shkelë tokën, mu atëherë ne gjejmë një ‘’KRAHË’’ për mbështetje, e ajo është shoqëria..

Mik i vërtet është ai që të pranon ashtu si je, që kënaqet kur ti ke ecën përpara, që dëshiron për ty atë që ia don vetes, dhe s`të lëshon prej dore kur ti dështon..

Ndonjëher edhe fjalët nuk duan të ndërhyjnë për të prishë qetësinë që mbisundon mes miqëve, kjo pasi qetësia miqësore flet vetvetiu.
Shoqëri apo miqësi do të thotë edhe përgjejgjësi, përderisa dikush nga mesi i shumë shokëve të ka zgjedhur ty si mik më të afërt, kjo do të thotë që ai rezervon një krahë për mbështetje..

Allahu xh.sh. iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s me këto fjalë:

‘’Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre në mëngjez e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij, e mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote, dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemren e tij prej përkujtimit ndaj nesh, dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
(el- Kehf / 28 )



Një hadith kudsij thotë:

Dashuria ime është për ata njerëz që duhen për hatrin tim, dashuria ime është për ata njerëz që ulen me njëri tjetrin për hatrin tim, dashuri ime është për ata njerëz që vizitojnë njëri-tjetrin për hatrin tim, dashuria ime është për ata njerëz që ndihmoj në njëri-tjetrin për hatrin Tim..

Mund ti bësh disa pyetje vetes: a je një mik i mirë,dhe a ke miq të sinqert përreth ?? A je aty ku shoku yt më së shumti ka nevojë ?

Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë ; ‘’ Ditën e kijametit do të vendosen rreth arshit podiume prej drite, mbi të cilat do të qëndrojnë njerëz që kanë veshur rroba prej drite dhe fytyrat u ndriçojnë. Nuk janë as Pejgamber e as dëshmorë por vet Pejgamberët dhe dëshmorët i kanë zili, e pyetën kush janë këta o i Dërguari i Allahut ? Këta janë ata njerëz që kanë dashur njëri tjetrin për hirë të Allahut, jo për shkak të gjakut dhe miqësisë, e as për shkak të pasurisë dhe posteve..

Vallë a dëshiron së paku njëherë të ulesh rreth arshit në podium prej drite dhe të të ndriçoj fytyra yte para Krijuesit tënd ?? Sigurisht se don. Atëherë mos u vono, zgjidhe një krahë për mbështetje..Një Mik të mirë. Dhe mos harro se shoku yt është pasqyra yte, dhe e kundërta…

‘’ Më trego me kënd shoqërohesh, të tregoj si je ..’’

Never miss a thing. Make Yahoo your homepage. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
keze zylo | 2 Mar 2008 03:44
Picon
Favicon

Eja...! Nje Mardene shtojzovalle

Mandi e dashur,
 
Nuk mund te hesht perpara ketyre vargjeve, me tundove shpirtin!
Ku s'me cuan keto ilustrime fotosh fantastike, kjo llambe me vajguri me drodhi pejzat e shpirtit ne kujtime...!
Nje poete qe kerkon syrin, ndersa syri i saj ka derdhur lotin pike-pike deri sa ka mbushur nje det te tere qe po derdhet ne oqean...!
Nje Mardene shtojzovalle neper vargje, qe di te fale mekatet e te tjereve dhe s'do t'i kujtoje me kurre...!
Nje poete kanarine qe kendon brenda ishullit te poezise dhe kerkon dashurine, dashurine e paster...!
Dhe ne titull therret Eja...! Kurre s'te degjova t'i thuash ik askujt dhe kurrkund...!
 
Faleminderit Mardena per keto n djesi te vecanta qe na dhurove ne prag festash!
 
Keze (Kozeta) Zylo, NY
 
Ps: Ta kam falur ndonje gabim ortografik pasi mund ta korrigjojme privatisht!
 


Madi <atoslukasaqi <at> yahoo.it> wrote:
 
Eja prekme Ti, qe zgjuar do te me gjesh
nen driten e shpreses qe kaq shume te kerkova
kemishen e pritjes me ty do e zhvesh
qe endren e kesaj largesie kaq here e mbulova
 
 
Eja nen kete drite oqeanike dhe me shih
si askush nuk me ka pare
vetem Ti.. vetem Ti sy magjik i shpirtit qe dhemb
sheh lotin shenderruar det ne fund kurre te thare
 

 
Neteve do te jem ne pritje te kesaj peshperime
qe sjell  zeri yt nga larg dhe une marr kengen time
nen driten e henes nje lutje bej me pergjerim
te te takoj Ty Yll i bukur ,po le te behem therrime
 
 
Agimet do te me gjejne me ty perseri keshtu
perkedhelur nga rezja e pare syte e lotuar
qe prekjen vetem ender e marr ketu
ender qe s'paska kurre te mbarruar

 
 
Kete stuhi qe fati ma njohu dhe i falem
reflekton e gjitha tashme ne oret e mija
asnje kujtimi askund nuk dua ti ndalem
se vetem me Ty preka lotet dhe c'eshte ndjesia
 
 
Eja I ....eja i dashur
ne kete ishull te qete sa here ndjen breng ,eja me mua
te imagjinates ngelemi malluar  gjithe jeten
po sa here ndjen mall eja te te them TE DUA


 
©M.Kelmendi2007
 
 
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail

Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Leida Kapllani | 1 Mar 2008 05:37
Picon
Favicon

Is Kosovo Serbia? We ask a historian

Is Kosovo Serbia? We ask a historian
This article appeared in the Guardian on Tuesday February 26 2008 on p3 of the Comment & features section. It was last updated at 00:01 on February 26 2008.
 

"Kosovo is Serbia", "Ask any historian" read the unlikely placards, waved by angry Serb demonstrators in Brussels on Sunday. This is rather flattering for historians: we don't often get asked to adjudicate. It does not, however, follow that any historian would agree, not least because historians do not use this sort of eternal present tense.

History, for the Serbs, started in the early 7th century, when they settled in the Balkans. Their power base was outside Kosovo, which they fully conquered in the early 13th, so the claim that Kosovo was the "cradle" of the Serbs is untrue.

What is true is that they ruled Kosovo for about 250 years, until the final Ottoman takeover in the mid-15th century. Churches and monasteries remain from that period, but there is no more continuity between the medieval Serbian state and today's Serbia than there is between the Byzantine Empire and Greece.

Kosovo remained Ottoman territory until it was conquered by Serbian forces in 1912. Serbs would say "liberated"; but even their own estimates put the Orthodox Serb population at less than 25%. The majority population was Albanian, and did not welcome Serb rule, so "conquered" seems the right word.

But legally, Kosovo was not incorporated into the Serbian kingdom in 1912; it remained occupied territory until some time after 1918. Then, finally, it was incorporated, not into a Serbian state, but into a Yugoslav one. And with one big interruption (the second world war) it remained part of some sort of Yugoslav state until June 2006.

Until the destruction of the old federal Yugoslavia by Milosevic, Kosovo had a dual status. It was called a part of Serbia; but it was also called a unit of the federation. In all practical ways, the latter sense prevailed: Kosovo had its own parliament and government, and was directly represented at the federal level, alongside Serbia. It was, in fact, one of the eight units of the federal system.

Almost all the other units have now become independent states. Historically, the independence of Kosovo just completes that process. Therefore, Kosovo has become an ex-Yugoslav state, as any historian could tell you.

· Noel Malcolm is a senior research fellow at All Souls College, Oxford. He is the author of Kosovo: A Short History

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
fejzulla duraku | 1 Mar 2008 16:40
Picon
Favicon

Gjaku i lirisé



    GJAKU I LIRISE
    (Ramadan Halimit)
 
 
Sot e dymijé vjet po i kaloj ndér male,
Asnjéheré nuk u lodh zemra Shqiptare.
Veç njé shpirt ngeli, ngeli n'kraharor,
Sot e pérgjithmoné pér liri déshmor.
 
Kudo qé thérret kushtrimi i atdheut,
I ka si vargmale bijté e Skénderbeut.
 
Néper vijé té frontit po i kaloj malet,
Gjaku pér liri, asnjéheré s'mé ndalet!
Me zemrén zjarr, digjet éndrra e djalérisé,
Asnjéheré nuk mbyllen shtigjet e lirisé!
 
Veç njé zemér ngeli, ngeli n'kraharor,
Sot e pérgjithmoné pér liri déshmor.


Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Senad Maku | 2 Mar 2008 13:59
Picon
Favicon

Besimi ne Allahun xh.sh.: prej Jezusit, nepermjet Shen Palit deri tek Muhamedi

Besimi ne Allahun xh.sh.: prej Jezusit a.s., nepermjet Shen Palit deri tek Muhamedi a.s.

Nga: Halil Ibrahimi

 

“Pali ishte korruptuesi i parë i mësimeve të Jezusit”

(Thomas Jefferson, presidenti i tretë  i SHBA)

 

Në librin e tij të njohur “100 personat më me ndikim në histori” autori amerikan Michael Hart duke i shtjelluar arsyet se përse e ka vendosur Muhamedin a.s. në vendin e parë dhe Jezusin a.s. në të tretin, sqaron se njëra ndër arsyet që e ka shtyrë ta bëjë këtë ishte se përderisa ndikimi i Muhamedit është manifestuar gjithandej historisë me respektim të drejtpërdrejtë të mësimeve të tij, në rastin e Krishterimit roli i Shën Palit në formësimin e teologjisë së krishtere, dhe manifestimin e saj tek të krishterët, është grandioz në krahasim me rolin e Jezusit, për të mos thënë se Krishterimi i sotëm është më tepër një religjion Paulian se sa një besim i bazuar në mësimet e Jezusit. Është mirë i njohur dhe i pranuar gjerësisht midis studiuesve të teologjisë krishtere se ishte Pali ai që ia dha vulën besimit të krishterë ashtu siç besohet sot, duke krijuar një religjion mbi Jezusin në vend që ky të ishte një religjion i bazuar në fjalët e Jezusit. I shtyrë pikërisht nga një fakt i tillë Thomas Jefferson, presidenti i tretë i SHBA dhe ideatori i Deklaratës së njohur të Pavarësisë, e përpiloi atë që quhet Bibla Jefferson e cila përmban vetëm citate nga Bibla të cilat i paraqesin fjalët e Jezusit, duke l ënë komplet jashtë saj çfarëdo fragmenti nga Letrat e Palit, të cilat përndryshe e përbëjnë pjesën dërmuese të Dhiatës së Re. Duke parë se Krishterimi i bazuar në doktrinat e Shën Palit ishte dukshëm më ndryshe se sa mësimet e Jezusit, Thomas Jefferson do të deklaronte në një letër të shkruar për William Short në vitin 1820:

 

“Midis thënieve dhe bisedave imputuar atij (Jezusit) nga biografët e tij, unë kam gjetur shumë pasazhe të një imagjinimi të stërho lluar, të moralitetit të drejtë dhe të dashamirësisë më të pastër; dhe gjithashtu kam gjetur pasazhe të tjera të një injorance të madhe, të një absurditeti të madh, të të pavërtetave të mëdha, të sharlatanizmit dhe mashtrimit, sa që është e pamundur që këto kundërthënie të kenë rrjedhur nga personi i njëjtë. Kështu që unë do ta ndaj arin nga mbeturinat, do ta restauroj atë (Jezusin)  në formën që ishte, ndërsa të tjerat do t’ia lë marrëzisë së dikujt dhe mashtrimit të të tjerëve.....Nga kjo bandë e të humburve dhe mashtruesve Pali ishte Korifeu i madh, dhe korruptuesi i parë i mësimeve të Jezusit”

 

SPAN>
Duke pasur parasysh për fillim këto fakte, medoemos mendjen e besimtarit në një Zot e sfidojnë pyetjet: A është njëmend kështu siç pohon Jefferson? Përse do të duhej ti jepet përparësi Palit karshi Jezusit? A dallojnë në fakt mësimet e Palit nga ato të Jezusit? Cila është dëshmia e Palit me të cilën do të bindeshim se njëmend mësimet e tij vijnë nga Perëndia dhe jo nga ai vetë? Prandaj, kush ishte Shën Pali?

 

Pali, i cili para se të pohonte se e pranoi Jezusin në një vizion në rrugën e tij për në Damask quhej Saul, ishte një farise nga Tarsi, dhe ishte mirë i njohur për persekutimet që ua kishte bërë besimtarëve të hershëm të Krishtit. Ai nuk e takoi kurrë Jezusin gjatë kohës sa ky i fundit shërbeu në Palestinë dhe as që foli ndonjëherë Jezusi për dikë që do të vinte pas tij dhe që do të bëhej strumbullari i teologjisë së krishtere duke qenë edhe autori i pjesës dërmuese të librave të Dhiatës së Re. AN>

Storia e vizionit të supozuar të Saulit gjendet në librin Biblik të quajtur Veprat e Apostujve. Nga kjo storie e thënë tri herë në këtë libër në rrethana të ndryshme, ne shohim shumë kundërthënie të cilat me të drejtë ngrehin dyshime në vërtetësinë e personazhit të rrëfimit në veçanti dhe të vetë Biblës në përgjithësi.

 

Versioni i parë i vizionit

Versioni i dytë i vizionit

‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ``Saul, Saul, përse më përndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave``... Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri.

 

 Veprat, 9:3-7

Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?". Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek". Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u t rembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.

 

Veprat, 22:6-9

 

 

Ishte pikërisht ky vizion i supozuar i Palit ai që e bëri këtë të fundit të fillonte proklamimin e vetvetes si apostulli i 13-të i Jezusit. Është quajtur apostull rreth njëzetedy herë në Dhiatën e Re dhe këtë në të gjitha rastet  nga vetë ai me përjashtim të dy rasteve kur është quajtur kështu nga Luka i cili supozohet të jetë autori i Veprave të Apostujve, dhe asnjëherë të vetme nga Jezusi apo nga ndonjë prej apostujve të Jezusit. Duke qenë se incidenti i ndodhur në rru gën për Damask do të bëhej në një mënyrë pika themeltare e krijimit të Krishterimit, ai meriton një shtjellim pak më të kujdesshëm në mënyrë që të vërtetojmë nëse dëshmia e Palit është njëmend e vërtetë. Imagjinojeni vetveten si gjykatës në një seancë gjyqi ku flitet për një incident të caktuar. Në një rast të gjithë dëshmitarët e asaj seance ju deklarojnë se ata nuk e panë personin me të cilin po fliste i pandehuri por e dëgjuan bisedën. Nëse pas disa ditësh po të njëjtit dëshmitarë duke folur rreth të njëjtit rast ju deklarojnë se ata e kanë parë të pandehurin dhe personin me të cilin ai ka folur por nuk e kanë dëgjuar bisedën, atëherë a do të ju duket e vlefshme dëshmia e tyre? Pikërisht i tillë është  rasti me të dy narracionet e dhëna në Veprat e Apostujve. Në kapitullin 9 vargu 7 është thënë se bashkudhëtarët e Palit e dëgjuan zërin por nuk panë asnjë njeri, përderisa në kapitullin 22 vargu 9 është thënë e kundërta e kës aj, respektivisht se ata e panë dritën e personit me të cilin fliste Pali por nuk dëgjuan asnjë zë.

E tëra fillon me këtë incident në rrugën për në Damask sepse aty sipas Palit ai e mori urdhrin nga Jezusi për të shërbyer gjoja si apostulli i tij. Këtu ishte pikënisja e formulimit të të gjitha doktrinave të krishterimit ashtu siç e njohim sot, sepse Pali jo vetëm që nuk e takoi Jezusin ndonjëherë gjatë jetës së tij por as që mësoi diçka për Jezusin nga të njëmbëdhjetë apostujt e Jezusit të cilët qëndruan krah për krah me Jezusin për vite të tëra derisa ai shërbeu në Palestinë. Dhe tash nëse kemi një kundërthënie thelbësore në këto dy dëshmi, a mund të jemi të sigurt se burimi i këtyre rrëfimeve kontradiktore është Zot i? Natyrisht se jo. Është supozuar se autori i Veprave të Apostujve është historiani Luka, përndryshe mik i afërt i Palit siç mësojmë nga burimet historike. Dhe është pikërisht ky Lukë i vetmi person që e quan Palin apostull me përjashtim të  vetë Palit.

           Rrëfimi rreth vizionit të Palit përmban edhe mjaft kundërthënie të tjera. Përderisa tek kapitulli 29 i Veprave të Apostujve është thënë se Pali i mori udhëzimet për misionin e tij tek johebrenjtë nga Jezusi gjatë vizionit, tek kapitulli i 22 i Veprave thuhet se pas vizionit Pali shkoi në Damask, u kthye në Jerusalem dhe tek atëherë i pranoi instruks ionet për misionin e tij. Gjithashtu një kundërthënie tjetër është se në Letrën dërguar Galatasve Pali pohon se ai nuk u kthye direkt në Jerusalem nga Damasku (siç ishte pohuar tek Veprat 22) por priti për tri vite të plota para se ta bënte këtë.

           Tash, përse është kaq i rëndësishëm analizimi i dëshmisë së Palit rreth konversionit të tij? Siç do të shohim më poshtë shumica e mësimeve të Palit në asnjë pikë nuk përputhen me ato që i tha Jezusi gjatë shërbesës së tij dhe të cilat gjithashtu janë të ruajtura edhe në Ungjijtë e sotëm, dhe do të duhej një dëshmi njëmend e fuqishme për të na bërë të besojmë se ishte vullneti i Zotit që të ndryshonte mësimet të cilat i kishte predikuar Jezusi vetë. Duke parë se dëshmia e Palit përmban shumë paqëndrueshmëri dhe informata të pavërteta, me këtë vihet në dyshim edhe tërë bagazhi i mësimeve të Palit sepse si mund t’i besohet një njeriu i cili është autor apo qendër e dëshmive të tilla kontradiktore.

Kështu Sauli u bë Pal dhe filloi rrugëtimi i cili i udhëzon mbrapsht edhe sot e kësaj dite me miliona të krishterë duke i lënë në harresë këshillat e Jezusit për t’iu përmbajtur fjalëve të një apostulli të vetëquajtur. 

 

 
           Pas vizionit të tij të supozuar Pali filloi fushatën e tij të formësimit dhe propagandimit të një religjioni që në thelb ishte në kundërshtim me fjalët e Jezusit dhe të apostujve të cilët ky i fundit i zgjodhi vetë dhe i mësoi me mund për disa vite me radhë duke qëndruar pan dërprerë midis tyre. Është e qartë se Pali pati shumë kokëçarje për shkak se apostujt e Jezusit a.s. ishin në mospajtim me të për gjëra të caktuara. Tek Letra  Galatasve Pali e tregon qartë se kishte ardhur në konflikt të drejtpërdrejtë me Pjetrin rreth çështjes se a shpëton vetëm besimi apo ky ka nevojë edhe për vepra. Aty Pali thotë:

 

“Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy…” (Galatasve, 2: 11)

 

I tërë problemi qëndronte në faktin se Pjetri vazhdonte të respektonte Ligjin e shpallur më herët nga profetët, ashtu siç kishte bërë dhe urdhëruar vetë Jezusi a.s. Megjithëse në letër na është dhënë vetëm versioni i Palit, edhe ashtu, mjaft mirë kuptohet gjendja e tërësishme e mospajtimit të apostujve të Jezusit me Palin. Përderisa Pali po i kontribuonte me të madhe mohimit të mësimit të Jezusit për respektimin e Ligjit duke i nënvlerësuar veprat, një nga apostujt tjerë , Jakobi, shkroi gjithashtu një letër, e cila duket sikur është shkruar direkt për t’iu kundërvënë mësimeve pagane të Palit rreth Ligjit. Në Letrën e tij Jakobi thotë:

 

“Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, dhe dikush nga ju u thothë atyre: ``Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni``, dhe nuk u jepni a tyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka? Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete. Po dikush do të thotë: ``Ti ke besimin, dhe unë kam veprat``; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.” (Letra e Jakobit, 2:14-18)

 

Mrekulli! Kjo është tërësisht në kundërshtim me atë që predikonte Pali dhe në mënyrë të fuqishme e potencon epërsinë e mësimeve të Jezusit ndaj vizionev e të pafrymëzuara të Palit. Kjo është e njëjta gjë të cilën e predikoi edhe profeti i fundit Muhamedi a.s. dhe si e tillë gjendet edhe në Kur’an:

 

“Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.” (Kur’ani, 98:7)

 

Në një vend tjetër në Kur’an, Zoti shpalli:

 

“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.” (Kur’ani, 2:82)

:P>

 

Me gjithë fuqinë e tij Jakobi ngrihet kundër mësimeve johyjnore të Palit kur thotë tutje në Letrën e tij:

 

“Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?” (Letra e Jakobit, 2:20)

 

Është e qartë kush është ky njeri i kotë. Përderisa Jakobi kategorikisht tek Letra e tij, kapitulli i dytë vargjet 8-12 e potencon rëndësinë e mbajtjes së Ligjit ashtu siç kishte predikuar Jezusi, Pali tek Letra Filipianëve duke folur për besimet e tij të mëhershme si mbajtës i Ligjit i quan ashiqare të gjitha këto si ‘një humbje’ (Filipianëve, 3:8). Pali ishte mjaft i vendosur se veprat e bazuara në Ligjin e shpallur më herët nga Perëndia i Abrahamit, Jakobit, Mojsiut e Jezusit, nuk vlenin asgjë për shpëtim. Tek Letra dërguar Romakëve ai thotë:

 

“Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.” (Romakëve, 3:28)

 

Prandaj a nuk duket se Letra e Jakobit ishte përgjigje direkte ndaj mësimeve të tilla të huaja të propaganduara nga Pali?

           Një studim i detajuar i letrave të Palit të cilat gjenden në Dhiatën e re, tregon mospajti min e thellë të cilin besimtarët e hershëm e kishin treguar karshi mësimeve të Palit. Besimtarë të shumtë të kishave të hershme e kishin vënë në dyshim pohimin e Palit për apostulli. Pali vetë e përmend këtë për shembull tek Letra e Parë dërguar Korintasve 9:2-3 kur thotë:

 

““Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin. Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë”” (1 Korintasve, 9:2-3)

 

Dhe të dyshuarit e besimtarëve ishte i arsyeshëm kur kihet parasysh fakti se mësimet e Palit dallonin thellësisht me fjalët e Jezusit të cilat ishin akoma të freskëta në atë kohë.  Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotë Timoteut:

 

“Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni” (2 Timoteut, 1:15)

 

Duhej të ki shte arsye të mëdha që tërë Azia ta mohonte predikimin e Palit. Dhe vërej se aty Pali nuk thotë se tërë Azia ia ktheu krahët Ungjillit të Jezusit, por është thënë qartë se ata treguan papajtueshmëri vetëm ndaj mësimeve të Palit dhe këtij vetë personalisht. Natyrisht se ato kisha nuk e kishin mohuar Jezusin përderisa ishin kisha në formim e sipër, por ato vetëm nuk po e pranonin dëshminë e dyshimtë të Palit për apostulli dhe mësimet e tij që ishin fare të paharmonizuara me qëllimin e shërbesës së Jezusit.

 

           Çka kishte kaq të çuditshme në mësimet e Palit për të krijuar një pakënaqësi të tillë ndaj tij? Nuk nevojitet ndonjë njohuri e madhe për të parë se pothuajse në çdo aspekt doktrinat  e Palit dallojnë nga fjalët e profetëve dhe nga  mësimet e predikuara të Jezusit qoftë edhe nëpërmjet shkrimeve të gjetura në versionet e sotme të Biblës apo Ungjijve.

Që nga Adami a.s. dhe gjatë tërë kohës pas tij të gjithë profetët proklamuan besimin e pastër në një Zot të Vetëm dhe  respektimin e Vullnetit të Zotit nëpërmjet largimit nga ndalesat që Ai kishte caktuar dhe kryerjen e veprave të mira për Hir të Tij. Profetët gjithherë potencuan rëndësinë e faktit që kjo mënyrë jetese të ishte si rezultat i një lidhjeje të gjallë me Zotin dhe jo thjesht për hir të formaliteteve. Urdhëresa e parë të cilën Mojsiu a.s. ia shpalli popullit të tij ishte dhe mbeti strumbullari themeltar i mesazhit edhe për të gjithë profetët të cilën erdhën pas tij.

 

“Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.” (Ligji i Përtërirë, 6:4)

 

Dhe ky ishte vetëm një rikujtim dhe përforcim i asaj çka kishin mësuar profetët par a tij. Kur’ani e përmend qartë se të gjithë profetët proklamuan të njëjtin mesazh (Kur’ani 2:136). Dhjetë urdhëresat e shpallura Mojsiut nga Allahu xh.sh. janë kushtetuta primare e çfarëdo lidhjeje me Zotin gjatë gjithë historisë. Aty janë përmbledhur në mënyrën më të qartë Fjalët e Zotit dërguar njerëzimit në mënyrë që këta të fundit të jenë të bekuar me praninë e Zotit në jetën e tyre duke e zbatuar vullnetin e Perëndisë:

 

“Ti do ta duash, pra, Zot in, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde. Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t`ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.” (Ligji i Përtërirë, 6:5-7)

 

Besimi si i tillë pa zbatimin e urdhëresave të Zotit është i çalë. Prandaj edhe iu shpall nëpërmjet Mojsiut a.s. Izraelitëve:

 

“Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t`i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.” (Ligji i Përtërirë, 6:3)

 

Njohja e Zotit dhe lidhja me të nuk ka si të bëhet ndryshe përveçse me ecjen në jetë në pajtim me Vullnetin dhe Fjalët e Tij. Besimi është ngushtë i lidhur me veprimin e akorduar në harmoni me urdhëresat e Zotit. Ky kishte qenë primati i mesazhit të secilit profet, dhe as Jezusi nuk përbënte ndonjë përjashtim.  Në fakt, Jezusi ishte një pasues shembullor i mësimeve të profetëve të mëhershëm dhe me asnjë rast të vetëm nga fjalët e tij nuk mund të gjendet ndonjë aludim se ai kishte ndonjë qëllim për të ndërruar diçka në mesazhin e Zotit për njerëzit ku ai predikonte. Ai u  lut bashkë me të tjerët në sinagogë (Marku 1:21, 6:2 ; Luka 4:16), e potencoi rëndësinë e mbajtjes së dhjetë urdhëresave (Marku, 12:29-31) dhe deri në fund u qëndroi besnik këtyre mësimeve. Në predikimin e tij në mal ai e potencoi në mënyrën më të qartë që është e mundur se misioni i tij nuk ishte krijimi i ndonjë besimi të ri, por vetëm vërtetimi i mesazhit të njëjtë të Zotit të cilin besimtarët veçse e kishin në dijeni, sikur edhe pastrimi i këtij mesazhi nga formalitetet dhe ngurtësimet ku ai ishte ngujuar gjatë kohërave. Tek Ungjilli sipas Mateut janë raportuar fjalët e Jezusit:

 

“``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka. (Ungjilli sipas Mateut, 5:17-18)

Prandaj sipas Jezusit, deri në fundin e fundit do të ishin në fuqi pikat kryesore të Ligjit, respektivisht mësimit të profetëve, dhe as nuk do të niste me të krijimi i ndonjë hyjnie të re, as që do të hynte në fuqi ndonjë mënyrë tjetër e shpëtimit e as që do të zbulohej ndonjë risi në lidhjen e njerëzimit me Perëndinë. Në vazhdim ai kategorikisht e thekson rëndësinë e respektimit të Ligjit dhe mësimit të profetëve duke e përfshirë edhe vetë atë:

“Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve” (Mateu, 5:19)

 

Kështu që përjetësia fitohet vetëm me të jetuarit në pajtim me Zotin dhe fjalët e tij. Prandaj Jezusi ishte vetëm konfirmues i asaj çka ishte shpallur më herët nga Perëndia. Tek Marku 12:29 ai faktikisht fjalë për fjalë e citon mësimin e Mojsiut të shprehur nëpërmjet urdhërimit të parë, dhe i cili ishte alfa dhe omega e jetesës së një besimtari gjatë gjithë shekujve:

 

“Dhe Jezusi u përgjigj: ``Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot"” (Ungjilli sipas Markut, 12:29)

 

Por, a ishte Pali në linjë me mësimet e profetëve dhe të vetë Jezusit? Fundja ky duhej të ishte testi kryesor për tu bindur se njëmend dëshmia e Palit ishte e vërtetë. Në qoftë se mësimet e Palit dallojnë dukshëm nga ato që kishte shpallur Perëndia më herët, atëherë dyshimi është jo vetëm se i arsyeshëm por edhe i obligueshëm. Në vazhdim në disa nga pikat kryesore do të shohim se Pali thellësisht bie në kundërshtim me mësimet e Jezusit dhe sigurisht se kjo ishte arsyeja se pse ai hasi në kundërshtime të mëdha në mesin e besimtarëve të hershëm të Krishtit.

Mospajtimi kryesor midis Palit dhe Jezusit shihet në çështjen më të rëndësishme; në çështjen e shpëtimit. Në të tre Ungjijtë sinoptikë është treguar ngjarja kur një i ri kërkon nga Jezusi që ta mësojë atë rreth rrugës e cila qon në shpëtim. “Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?” (Mateu, 19:16), e kishte pyetur ai. Jezusi u përgjigj ashtu siç do të përgjigjej secili nga profetët e mëhershëm: ''Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet''. Ai i tha: ''Cilat?''. Atëherë Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde''. I riu i tha: ''Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?''. Jezusi i tha: ''Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç'të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua'' (Mateu 19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Thënë ndryshe pasimi i shpalljeve të mëhershme të Zotit dhe ndjekja e shembullit të Jezusit është ajo që të qon tek Zoti duke të dhënë përjetësinë.

Mirëpo a predikoi të njëjtën gjë edhe Pali? Nëse ai pretendonte të ishte apostulli i Jezusit a nuk do të duhej ai të jepte përgjigje të njëjtë? Natyrisht se po, por ai veproi dhe predikoi tërësisht ndryshe. Bazuar në fjalët e Palit “...po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” (Romakëve, 10:9)

Rruga deri në shpëtim predikuar nga Jezusi në asnjë pikë nuk përputhet prandaj me dogmën e Palit. Keni vërejtur se përderisa Jezusi ia tregon qartë të riut, dhe të gjithë atyre për të cilët u dërgua, rrugën e shpëtimit e cila nuk ishte në asnjë moment ndryshe nga ajo që kishin predikuar paraardhësit e Jezusit, Pali e ndërron tërësisht mesazhin e profetëve duke e kushtëzuar shpëtimin me vdekjen apo ringjalljen e supozuar të dikujt. A nuk mundej Jezusi t’i thoshte të riut: Beso se unë do të vdes, do të ringjallem dhe do ta derdhi gjakun tim për të të shpëtuar ty? Mirëpo ai kurrë nuk e bëri këtë në asnjë rast.

Një mospajtim tjetër mi dis mësimeve të Palit dhe Jezusit qëndron në ngrënien e mishit të sakrifikuar për idhujt. Përderisa sipas Palit kjo është në rregull (1 Korintasve, 8), sipas Jezusit një veprim i tillë ishte mallkim dhe gjithashtu të mallkuar ishin edhe ata që mësonin të tjerët për të bërë kështu (Zbulesa: 2:13-14, 19-20).

Pali   predikoi se ata që rrethpriten nuk do të përfitojnë kurrfarë vlere nga Krishti; ata janë të tëhuajsuar nga Krishti, ata kanë humbur hirin (Galatasve, 5), ndërkaq vetë Jezusi ishte rrethprerë dhe asnjëherë nuk ishte ngritur kundër kësaj tradite të trashëguar nga mësimet e profetëve të mëhershëm. Për të qenë hipokrizia me kulm vetë Pali e urdhëroi T imoteun që  të rrethpritet (Veprat, 16) duke i shkaktuar atij, sipas vetë fjalëve të tij, humbje nga hiri i Perëndisë dhe tëhuajsim nga Krishti.

Disa tentojnë ti zgjedhin këto paqëndrueshmëri midis mësimeve të Palit dhe Jezusit duke pohuar se mbajtja e Ligjit ishte valide vetëm sa ishte Jezusi prezent midis besimtarëve në Palestinë. Mirëpo një arsyetim i tillë është krejtësisht i paargumentuar. Jezusi e kishte thënë në mënyrën më të qartë që është e mundur se Ligji duhej të mbahej deri në pikën më të vogël dhe se deri në përjetësi duhej të funksiononte ky sistem i Vullnetit të Zotit ku shpëtimi vjen nëpërmjet veprave dhe besimit së bashku (Ungjilli s ipas Mateut, 5:17-18). Asnjëra nuk janë valide pa tjetrën. Në anën tjetër Pali ironikisht i vë fjalët e Jezusit poshtë duke e quajtur një gjë të tillë humbje dhe të kotë. (Filipianëve 3:8, Romakëve 3:28).

           I irrituar nga tëhuajsimi i tillë i mësimeve të Jezusit nga ana e Palit, Rev. V.A. Holmes –Gore në librin e tij “Krishti apo Pali”, shkruan me të drejtë:

 

“Lexuesi le ta krahasojë standardin e njëmendtë të krishterë me atë të Palit dhe ai do të shohë një tradhti të tmerrshme të tërë asaj çka mësuar Zotëriu (Jezusi)...Në mënyrën më të sigurt ta tradhtosh një Mësues është të keqinterpretosh porosinë e tij... Kjo është ajo çka kanë bërë Pali dhe pasuesit e tij... Mësimet e dhëna nga Zotëriu i bekuar Krisht, dhe të cilat dishepujt Gjon, Pjetër dhe Jakob....tentuan më kot ti mbrojnë dhe ti ruajnë si të paprekura, u kundërshtuan aq fuqishëm nga Ungjilli i Palit ashtu si drita kundërshtohet nga errësira”

 

Në këtë mënyrë Pali paraqiti tek Judenjtë monoteistë ide të cilat kishin origjina pagane dhe ia çeli krahëhapur derën Krishterimit për të bërë bashkëjetesë me idetë idhujtare. Sipas Palit, Jezusi ishte në formë Hyjnie (Filipianëve, 2:5-11), ishte fuqia nëpërmjet së cilës Ati krijoi të gjitha gjërat (1 Korintasve, 8:6) dhe shpëtimtari i cili me derdhjen e gjakut të tij e pagoi mëkatin e gjithë njerëzimit (Romakëve, 5:19). Megjithëse Pali e kishte bërë të qartë se ai besonte Ati të ishte Perëndia i Vetëm  (1 Korintasve, 8:6) dhe se Jezusi do të ishte gjithmonë i nënshtruar ndaj Atit (1 Korintasve, 15:28), idetë e tij të shprehura nëpërmjet ekzaltimeve filozofike të gjetura gjithandej shkrimeve të tij shkaktuan huti dhe në një farë mënyrë jozyrtarisht të krishterët dalëngadalë po fillonin të adhuronin dy Perëndi. Përderisa në njërën anë vetë Pali pohonte se Ati ishte Sovrani dhe Zoti i Vetëm, në anën tjetër në një mori rastesh Jezusin e kishte përshkruar me veti të cilat i afroheshin vetëm një Hyjnie. Ishte e vështirë të mbijetonte monoteizmi në një mjedis të tillë ku predikoheshin mësimet e Palit. Shkrimet e tilla ishin shkrime filozofike dhe jo shkrime nga të cilat do të mund të nxirreshin dogma. Asnjë nga këto vargje të dykupt imta të cilat e ngrenë Jezusin në piedestalin e një kryenjeriu të hyjnishëm nuk ishin të shkruara në stilin “Kështu thotë Perëndia Zoti: Zoti, Perëndia juaj është një Zot i Vetëm dhe mos adhuro ndonjë hyjni tjetër përveç Tij” siç kemi në Dhiatën e Vjetër shpalljen e Perëndisë nëpërmjet Profetëve e edhe nëpërmjet vetë Jezusit. Paqartësia e cila i mbështjell shkrimet e tilla të Palit është shkruar në stilin “Unë mendoj, unë them, nuk kam urdhër nga Perëndia por sipas meje...etj”. (psh 1 Korintasve 7:25, Galatasve 5:2 etj etj)

Pali vinte nga qyteti i Tarsit ku idetë pagane Greke ishin mjaft mirë të përhapura dhe të njohura. Filozofi grek Herakliti nja gjashtë shekuj para erës kristiane, kishte pohuar se ‘log osi’- një farë  inteligjence kreative e kishte krijuar rendin e botës. Nëpërmjet mësimeve të Palit ide të tilla po gjenin mbështetje duke u kryqëzuar anasjelltas me shkrimet Hebraike. Ky ndikim pastaj vazhdonte tutje dhe shihet qartë edhe në shkrimet e Ungjijve. Autori i panjohur i Ungjillit sipas Gjonit gjithashtu e kishte barazuar Jezusin me këtë ‘logos’ të filozofisë greke i cili gjoja e krijoi botën dhe u mishërua në Jezusin (Gjoni, 1:1-14).

Kështu, në njërën anë kishim mësimet dhe fjalët e Jezusit ku shihej në mënyrën më të paalternative që është e mundur se Ati - Perëndia i Izraelit ishte i vetmi Zot i Vërtetë (Marku, 12:29) dhe në anën tjetër shkrimet e përziera me f ilozofi pagane të Palit ku kjo nuk diskutohej por kësaj vetëm i shtohej edhe bagazhi i paganizmit greko-romak duke krijuar një mishmash religjioni të krishterë. Në mënyrën më të dhimbshme po varroseshin mësimet monoteiste të Jezusit dhe mospajtimi midis të krishterëve po fillonte dita ditës të thellohej. Besimtarët e mbledhur rreth Ariusit e mohonin kategorikisht origjinën hyjnore të Jezusit, përderisa të krishterë të tjerë të cilët tentonin të gjenin zgjidhje për idetë e ngritura filozofike të Palit, pohonin se Jezusi ishte një farë Hyjnie në miniaturë. Mospajtimet quan në Koncilin e Nikesë në vitin 325 ku u pohua se Jezusi ishte i vetëmlinduri i Atit dhe se kjo ‘lindje’ kishte ndodhur diku në përjetësi dhe se Jezusi përmbante natyrë të njëjtë hyjnore me Atin. Edhe zyrtarisht u formësua besimi në dy Zota dhe megjithëqë shumica e besimtarëve e kishin të qartë se këto mësime ishin në kundërshtim me atë që kishte predikuar Jezusi, kjo u bë doktrinë zyrtare e kishës me fuqinë e dhunës. Ishte e dhembshme të shihje se si besimi në një Zot i predikuar nga lashtësia u kthye në një besim në dy Perëndi. Për më tepër, kjo u pasua pastaj disa dekada më vonë edhe me kyçjen e Frymës së Shenjtë në familjen e Hyjnisë dhe definitivisht besimi mbi trininë u bë sinonim i krishterimit. Kështu dalëngadalë Sauli nga Tarsi, me ndikimin që vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, e ktheu religjionin e Jezusit në një besëtytni filozofike ku besimi në një Zot dhe pasimi i Vullnetit të Tij ashtu siç kishte mësuar Jezusi kishte rëndësinë më të vogël, dhe në vend të kësaj në qendër të kësaj besëtytnie po vendosej Jezusi, gjaku dhe vdekja e tij.

Në një mjedis të tillë nevoja e një Profeti të ri, e Shpirtit të së Vërtetës s iç e kishte quajtur Jezusi, i cili do ta ringjallte besimin e pastër në një Zot ishte i pashmangshëm.

 

Në kohën kur njerëzimi kishte dështuar thellësisht në ruajtjen e mesazheve hyjnore të dërguara gjatë shekujve nga Zoti, gjithandej botës mbizotëronin mësime të përçudshme të cilat lidheshin me Zotin por më së paku kishin të bënin diçka me Të. Në anën tjetër në botë po krijoheshin rrethana të tilla ku profeti do të mund të dërgohej jo vetëm për një popull të caktuar por për njerëzimin mbarë dhe ku mesazhi i shpallur hyjnor nga Perëndia do të mund të ruhej ashtu siç do të diktohej.

Në një ambient ku Zoti i Vetëm i Vërtetë ishte këmbyer nga arabët me qindra idhuj të vdekur, rreth vitit 569 pas Krishtit, lindi Muhamedi a.s. për të cilin vetë Allahu xh.sh. në Kur’an tha:

iv>
 

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (Kur’ani, 21:107)

 

Babai i kishte vdekur akoma pa lindur ky, ndërsa edhe e ëma i vdiq pak kohë më vonë duke e lënë bonjak nën përkujdesjen e gjyshit të tij. Qysh në fëmijëri dhe rini ai u cilësua me çiltërsi, besnikëri, devotshmëri dhe sinqeritet. Të gjithë e respektonin për të tillë dhe e ftonin si arbitër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Edhe para se të thirrej për profet ai kurrë nuk u pajtua me zakonet e mbrapshta dhe të liga të arabëve idhujtarë. Ai po vuante shpirtërisht duke e parë popullin e tij të kredhur në dehje dhe në kënaqësi të shkurtra të kota.

Profeti për të cilin kishte folur Mojsiu, Jezusi dhe të tjerët po bëhej gati për ta ndriçuar botën me madhështinë e mësi meve të Allahut xh.sh. Dhe kështu do të bekoheshin ata “që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (Kur’ani, 7:157). Shumë nga këto profeci akoma kanë ngelur në versionet e sotme të Biblës.

Për shembull tek Ligji i Përtërirë 18:18 [1][1] Mojsiu a.s. parashikon ardhjen e një profeti i cili do të ishte: a) nga vëllezërit e Izraelitëve, pra nga arabët dhe b) do të ishte i ngjashëm me Mojsiun dhe dihet se është e vështirë të gjendet ndonjë person nga profetët i cili është kaq i njëjtë me Mojsiun. Që të dy erd hën tek popujt e tyre me Ligj nga Zoti, u pranuan gjatë jetës së tyre për profetë nga popujt e tyre, ishin udhëheqës të caktuar nga Zoti, kishin familje dhe pësuan vdekje natyrore. Të krishterët duan ta shohin Jezusin si përmbushës të kësaj profecie por Jezusi me asnjë veçori nuk e plotëson atë profeci. Ai as nuk u martua ndonjëherë, nuk solli Ligj të ri por iu përmbajt Ligjit të Mojsiut, e as nuk u pranua si profet nga shumica e popullit të tij; dhe pastaj ai për të krishterët është Perëndi, kështu që si mund të jetë ai i ngjashëm me Mojsiun nëse ai na qenka Zot?

Tek Ungjilli sipas Gjonit 14:16 [2][2] Jezusi gjithashtu e profetizon ardhjen e Ngushëlluesit-Parakletit apo Frymës të së Vërtetës, i cili prapë kur e analizojmë historinë e fesë bashkë me profecitë tjera përcjellëse që i ka bërë Jezusi, duket qartë se nuk ka kush të jetë tjetër përveç se Muhamedi a.s. Të krishterët duan ta shohin këtë profeci si  përmbushje për Shpirtin e Shenjtë mirëpo kjo aspak nuk është kështu. Pikë së pari tek Gjoni 14:16 është thënë qartë ‘një Ngushëllues tjetër’ I>, që do të thotë është fjala për një person tjetër i cili do të jetë si Jezusi, pra i cili do të jetë profet. Fjalët ‘do të qëndrojë përgjithmonë me ju’ nga vargu e tregojnë mrekullueshëm faktin se Muhamedi a.s. do të ishte profeti i fundit për njerëzimin, pra do të ishte përgjithmonë me ta. Tek Ungjilli sipas Gjonit 16:7-8 [3][3] është bërë e qartë se Parakleti do të jetë perso n mashkull dhe jo Shpirt i Shenjtë. Në origjinalin grek fjala për shpirt ‘pneuma’ është e gjinisë asnjanëse dhe kur përdoret përemri për të do të përdorej përemër për gjininë asnjanëse nëse do të ishte fjala për Frymën e Shenjtë, mirëpo meqë Jezusi aty e ka pasur fjalën për një profet mashkull, aty është përdorur përemri ‘ai’. Tek Ungjilli sipas Gjonit 15:26 thuhet se  Parakleti-Fryma e së Vërtetës, do të dëshmojë për Jezusin dhe do jetë i dërguar nga Zoti, dhe Muhamedi a.s. e ka realizuar në përpikëri këtë.

Dora e njeriut ka ndërhyrë edhe në këto profeci duke tentuar që ti bëjë këto fjalë të duken sikur flasin për ndonjë Shpirt të Shenjtë. Për shembull tek Ungjill i sipas Gjonit 14:26 në shumicën e versioneve të tanishme Ngushëllimtari lidhet me Frymën e Shenjtë, mirëpo në shumë dorëshkrime të tjera të vjetra (në Kodikun e Sinait psh) në këtë varg qëndron “Ngushëllimtari – Fryma e së Vërtetës” dhe jo “Ngushëllimtari – Fryma e Shenjtë”. Tek Ungjilli sipas Gjonit 16:13 është treguar se Parakleti nuk do të flasë nga vetvetja por do të flasë atë që do ta urdhërojë të flasë Zoti. Dhe Muhamedi a.s. nuk ka folur asgjë nga vetvetja. Kur’ani i cili iu shpall atij ishte Fjalë e Zotit dhe jo vepër e tij. Aty nuk mund të jetë fjala për Frymën e Shenjtë sepse sipas teologjisë së krishtere Fryma e Shenjtë është vetë Zoti dhe si mund të ndodhë pra që të përputhet kjo me profecinë ku thuhet se Ngushëllimtari nuk do të flasë nga vetvetja por vetëm atë që e dëgjon nga Zoti. Dhe për fund është mjaft mirë e ditur se Fryma e Shenjtë, fuqia vepruese e Zotit ishte prezente me besimtarët edhe para se Jezusi ta bënte këtë profeci kështu që definitivis ht këtu shihet se nuk është fjala për të por për një profet i cili do të vjen pas Jezusit a.s. Dhe Muhamedi a.s. ishte quajtur edhe para shpalljes së profetësisë së tij me nofkën El-Emin që do të thotë ‘I Vërteti – Besniku – I sinqerti’.

Dhe ndodhi që një  ditë derisa Muhamedi a.s. ishte duke medituar në shpellën Hira, disa kilometra larg Mekës, ai u kontaktua nga engjëlli Gabriel, i njëjti engjëll që ai kishte dhënë edhe Mejremes lajmin e mirë për lindjen e Jezusit a.s., dhe iu diktuan fjalët e para të shpalljes nga Zoti, Kur’anit:

 

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Kur’ani, 96:1-5)

 

Edhe këtu kemi përmbushjen e mrekullueshme të një profecie tjetër të thënë më herët nga profetët. Tek libri i Isaisë 29:12[4][4] është treguar se Libri (Kur’ani) do ti jepet atij dhe ai do të përgjigjet “Nuk di të lexoj”. Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi në shpellën Hira. Kur engjëlli Gabriel ia shpalli nga Zoti Muhamedit a.s. ajetet e para të Librit që do ti jepej atij, përgjigjja e Muhamedit ishte po ajo që është parathënë tek Isaia 29:12. Pas kësaj i  shokuar dhe në frikë, ai u kthye në shtëpi dhe i tregoi bashkëshortes së tij Hadixhes për atë që kishte ndodhur. Ajo e njihte më së miri përulësinë dhe modestinë e tij dhe e ngushëlloi duke ia bërë të dikur se Zoti nuk do ta sprovonte me ndonjë të keqe dikë që vazhdimisht ishte kujdesur për bonjakët, i kishte pasur në zemër të varfrit, u kishte ndihmuar të vejave. Zoti e kishte parë robin e tij dhe po e lartësonte. Në atë kohë Muhamedi a.s. ishte një tregtar i suksesshëm, i respektuar kudo dhe në anën tjetër megjithatë një njeri i thjeshtë që nuk kishte kërkuar asnjëherë ndonjë privilegj më të madh se sa jeta e tij modeste që e kishte pasuruar vetë me mundin e dëlirësisë së tij. 

 

Kur Muhamedi a.s. u thirr nga Zoti të deklaronte:

 

“O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahu që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.” (Kur’ani, 7:158)

 

ishte e ditur se do haste në kundërshtime të rrepta nga njerëzit të cilëve u drejtohej sepse me shekuj të tërë ata ishin rritur dhe kishin jetuar me ide idhujtare, me vese të liga dhe me synime të pandershme. Ti thërrasësh të tillët në ndërrimin e mënyrës së tyre të të jetuarit dhe t’ua rrënosh qindra idhujt e tyre për ti bërë vend Perëndisë së Vetëm të Vërtetë, për ta ishte më tepër se ofendim. Mesazhi i Muhamedit a.s. për popujt ishte i qartë dhe i thjeshtë; ai ftonte për të besuar Allahun xh.sh., Zotin e Vetëm të Vërtetë, Perëndinë e Isakut dhe Ismailit, Perëndinë e Abrahamit, Noas, Lotit, Mojsiut dhe Jezusit. Zoti e urdhëroi atë të përgjigjej në dyshimin e pabesimtarëve:

 

"Unë nuk jam i pari prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas"  (Kur’ani, 46:9)

 

Personat që i qasen Kur’anit me paramendimin se ai është i shkruar nga Muhamedi a.s. presin që ai aty do ta madhëronte dhe hyjnizonte vetveten, mirëpo ky nuk është aspak rasti. Siç shihet nga ajeti i mësipërm, Muhamedi a.s. ua bën të qartë njerëzve se ai ishte po ai person i thjeshtë që kishte qenë edhe më parë, me të vetmin ndryshim se ai tani ishte bekuar nga Allahu xh.sh për të qenë Profet i Tij.

Për disa vite ai e vazhdoi thirrjen për te Allahu xh.sh. dhe vetëm disa persona iu përgjigjen ftesës së Zotit. Arabë t paganë e gjetën vetveten të kërcënuar nga thirrja e Muhamedit a.s., sepse ftesa e tij ishte rrënim për pothuajse gjithçka johyjnore që ata kishin trashëguar prej gjeneratash dhe atyre nuk iu konvenonte një sistem ku drejtësia dhe mëshira do të ishin strumbullari kryesor i jetesës e ku Zoti do të ishte Sovrani i Vetëm mbi secilin person. Muhamedit iu ofrua gjithçka vetëm të hiqte dorë nga ajo thirrje e çuditshme; mirëpo si mund ti rezistonte ai thirrjes personale që ia kishte bërë vetë Zoti i botës! Këtu edhe shihet më së miri çiltërsia e Muhamedit në misionin e tij. Po qe se fama, pasuria dhe kënaqësia e kësaj bote do të ishin synimet e tij ai pati shumë mundësi që këto ti fitonte apo ti mbante në një mori rastesh. Mirëpo për dekada të tëra ai u kthye në personin më të përulur për shumicën e popullit të vet pasi që nuk iu bind atyre. Ai e humbi edhe pasurinë që e kishte fituar me djersën e vet. Kur arabët panë se njerëzit filluan ti përgjigjeshin thirrjes së të Dërguar it ata filluan presionin dhe persekutimin ndaj Muhamedit a.s. dhe besimtarëve. Sumaja, një grua besimtare nga fillimi i thirrjes, u nda në dy pjesë me hanxhar vetëm pse iu përgjigj ftesës së Allahut xh.sh. Një besimtar tjetër u hodh nga paganët arabë në thëngjill të ndezur dhe pastaj ia prenë gjymtyrët copë copë. Të shumta ishin mynxyrat për Muhamedin a.s. dhe besimtarët. Mirëpo me kohë njerëzit filluan ti përgjigjeshin me të madhe thirrjes së Allahut dhe dalëngadalë paganizmi i përzier me besëtytni i lëshoi vend besimit të pastër dhe dashurisë për Allahun, Krijuesin e gjithçkaje të gjallë dhe jo të gjallë. Kur u kthye si fitimtar në Mekë prej nga ishte përzënë dhunshëm, paganët pritën se ai do tu hakmerrej, por zemërgjerësia e Muhamedit a.s. e njihte në thelb paditurinë e tyre dhe nga ai buroi vetëm falje. "Në këtë ditë nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni të gjithë të lirë." "Sot" deklaroi ai, "Unë i shkel me këmbë të gjitha dallimet mes njeriut dhe nj eriut, të gjitha urrejtjet mes njeriut dhe njeriut”. Dhe kështu ai u bë i pari i një populli të madh dhe i një shteti të fuqishëm, mirëpo a tregoi ndonjë shenjë koprracie dhe mendjemadhësie në vitet që pasuan? As edhe një grimcë të vetme. Ai vazhdoi të punonte për kafshatën e gojës, vazhdoi të ishte një besimtar i thjeshtë, e mohoi çfarëdo glorifikimi për të duke ia drejtuar falënderimet dhe tërë meritat vetëm Zotit, dhe duke e potencuar gjithmonë dhe në çdo rast lidhjen e njerëzve me Allahun xh.sh. dhe të jetuarit vetëm për hir të Tij dhe të dashurisë për Të. Përderisa mbretërit para tij dhe pas tij notonin në flori dhe ar, ai kur vdiq la pas veti vetëm disa monedha, shumë nga të cilat u shpenzuan për t’i paguar borxhet e tij. Borxhet? Një udhëheqës i një shteti të tërë të kishte nevojë për borxh? E pra ky ishte Muhamedi a.s.. – i Dërguari i Fundit i Allahut xh.sh., Kurani i Gjallë që mbetet shembull për mbarë njerëzimin deri në fundin e fundit dhe njeriu që nuk përsëritet më.

           Dëshira dhe qëllimi i vetëm i tij ishte që ta madhëronte Vullnetin e Zotit, që ta bënte të ditur prezencën e Zotit tek të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor në mënyrën e papërlyer siç e shpallte vetë Zoti dhe që në këtë mënyrë të ngadhënjente e mira dhe e vërteta në shpirtin e secilit njeri në vend të smirës, zilisë dhe të së keqes. Ishte koha që njëherë e përgjithmonë të shpartalloheshin mësimet johyjnore filozofike nga të cilat nxirreshin dogma të gabuara. Mjaftojnë vetëm dy tri fjalë të Kur’anit për ta ditur natyrën e vërtetë të Zotit:

 

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Kur’ani, 112)

 

:P>
Dhe nuk ka nevojë këtu për qindra vite të mundimshme dhe me dhjetëra koncile të papajtueshme ku tentohej të përcaktohej natyra e Zotit duke i komentuar shkrimet e dykuptimta të Palit apo të akëcilit apostull dhe prijës të vetëquajtur. Nëpërmjet Muhamedit a.s., Allahu xh.sh. në mënyrë të mrekullueshme e bëri të njohur natyrën e Vet pa lënë vend për asnjë fije dyshimi, dhe duke qenë se ishte Vullneti i tij që Kur’ani të ruhej deri në fund të botës i pandryshuar, atëherë në këtë mënyrë po pushoheshin diskutimet e stërzgjatura teologjike rreth Zotit  dhe shpëtimit. Ato fjalë nga surja 112 janë thënë nga vetë Allahu dhe ja pse ato janë kaq të fuqishme karshi ideve, filozofive, dhe predikimeve boshe të përmbajtura në shkrime të tjera të konsideruara për të shenjta. Pal it iu deshën ti shkruante dhjetëra faqe për të tentuar sqarimin e natyrës së Zotit apo mënyrës së shpëtimit, dhe në fund doli se ai dështoi thellë në këtë mision. Ai jo vetëm që nuk sqaroi gjë por e korruptoi në tërësi edhe besimin themelor që e njihnin Izraelitët, e ky ishte besimi në një Zot të Vetëm. Megjithëqë ky mund të mos ketë qenë qëllimi i tij primar, ai i kontribuoi me të madhe këtij krimi. Ndërsa në anën tjetër mjaftojnë këto dy tri fjalë të mësipërme nga Kur’ani, dhe edhe sikur të mos ekzistonte as edhe një sure tjetër, ato do të dëshmonin pa asnjë dyshim të vogël se Zoti është Një, dhe se nuk ka tjetër që meriton ti nënshtrohemi përveçse Atij.

         & nbsp; Ky ishte misioni me të cilin Allahu xh.sh e ngarkoi Muhamedin a.s. dhe ai me madhështi ia arriti këtij qëllimi.

 

[5][1] “Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.” (Ligji i Përtërirë, 18:18)

[6][2] “Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju” (Gjoni, 14:16)

[7][3] “Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.” (Ungjilli sipas Gjonit, 16:7-8)

[8][4] “…si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj"” (Isaia, 29:12)



 
Senad  Maku (Makoviq) - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KUR'ANIT

Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 2 Mar 2008 15:09
Picon
Favicon

Vdekja qe ka tronditur qytetaret - gaboi apo nuk gaboi policia !?!

Nje vdekje qe ka tronditur mbare opinoinin amerikane. Vdekja e 42 vjeçares shqiptare Deshira Selimaj ka hapur debate te shumta

 

 

BEQIR SINA New York

 

 

Percillet per ne banesen e fundit, nena e tre femijeve jetim

 

Henderson - Las Vegas :  Funeriali ne u mbajte dje (e marte 28 shkurt) 4730 E. Desert Inn Road, Las Vegas. Sipas shtypit vendas, ceremonia mortore e Deshira Selimajt, ishte i thjesht - nje arkivol druri i rrethuar nga karriget dhe buqetat, e kurorat me lule, sipas zakonit te fese muslimane.Ne krye qendronte, bashkeshorti i saj se bashku me tre femijet, Alban, Azbi dhe Arber, respektivishte te moshes 11, 7 dhe 5 vjeç. Pjesmarresit shumica shoqe dhe shok te te ndjeres, nga Shqiperia, nuk mund t'i mbanin lotet, se bashku me pjestaret e familjes se saj.

   Me shume 50 veta rrethonin arkivolin ne  shtepine mortore. Deshira Selimaj, 42 vjeçare, e cila fatkeqesishte u vra pasi nje police amerikane, shtiu mbi te, duke e lene te vdekur ne vend. Polici thote se me sa kuptoje ai - ajo po tentonte te vriste femijet dhe me pas ajo kishte "kercunuar" te bente vetevrasje, ka thene policia. Ne ceremonine e varrimit per percjelljen e saj per ne jeten amnueshme,  theksoi gazeta e perditeshme, Las Vegas Sun, moren pjese rreth 200 veta. Te cilet, sipas shtypit amerikane ende nuk e kuptojne se perse u "nderpre" ne mes jeta, e kesaj gruaje, 42 vjeçare. Vrasja e saj ne Nevada dhe sidomos ne qytetin ku ajo jetonte, ka marre nje rendesi te veçante, dhe eshte futur ne mesin e qytetarve amerikane si nje vdekje mjaft e debatueshme. Çka shihet ne kete shtete edhe si nje rast i rralle, ne kushtet qe ndodhi vrasja. Asnjeri nuk eshte ne gjendje, heperhe te jap ndonje version te qarte, sepse u vra 42 vjeçarja Deshira Selimaj, nga Shqiperia, e cila, la pas vetes bashkeshortine saj Zyber Selimaj, dhe tre femijet ,  Alban, Azbi dhe Arber, respektivishte te moshes 11, 7 dhe 5 vjeç.

 

Policia jemi te shokuar, nuk arritem ta kuptojme, menduam se "po na thoshte se do te vrase femijet dhe veten " 
 
 
Eshte perleshur me policine pas shkeljes se nje tabele qarkullimi, nderkohe qe ne ndihme i ka ardhur dhe bashkeshortja, e cila mesa duket me anglishten e saj jo te mire i ka perkeqesuar gjerat. Deshira Selimaj, nje emigrante shqiptare ne SHBA, se bashku me burrin e saj, Zyber Selimaj, jane konfrontuar me policine e Henderson-it dhe per nje moment, duke mos u marre vesh per shkak te gjuhes, gruaja ka kercenuar me nje akt veteflijues njerin nga femijet e saj te mitur.

 

Policia eshte munduar te çarmatose emigranten dhe te largoje femijen, por kjo e fundit ka kercenuar me thike dhe vete oficerin. Ne kete situate, punonjesi i policise ka qelluar me arme zjarri, duke lene te vdekur ne vend Deshira Selimajn, nderkohe qe ka prangosur per thyerje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe kundershtim te policise Zyber Selimajn.

 

Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e se martes ne Henderson, SHBA, dhe vetem nje dite me pare eshte publikuar ne “Las Vegas Review-Journal”, ku shqetesimi me i madh tashme paraqitet gjendja e tre femijeve te mitur te çiftit shqiptar. Per momentin, dy femijet 7, 11 dhe me i vogli 5 vjeç te viktimes Deshira Selimaj, aktualisht jane strehuar ne nje qender bamiresie ne Komtene e Clark-ut, por sipas drejtuesve, femijet jetime kane nevoje per ndihme mjekesore, si dhe per t’i shoqeruar ne shkolle, dhe per kete arsye ngjarja duhet te ishte zgjidhur pa arme. Nderkohe, per policine e Henderson-it gjithçka ka ardhur per shkak te nje mosmarreveshjeje gjuhesore.

 

Incidenti ka filluar rreth ores 14:15 te marten, kur dy emigrantet shqiptare jane ndaluar nga seksioni qe operon ne autostraden e “Hauteurs de Sunridge”. Sipas policise, “Zyber Selimaj eshte vene poshte nga ata pasi i kishte kundershtuar dhe refuzuar te firmoste nje flete gjobe, por qe e ka bere me vone”.

 

Nderkaq, nga te dhenat e saj mesohet se kur nje oficer policie ka thirrur bashkeshorten e tij, kjo e fundit ka dale nga kamioni me dy femijet e saj te vegjel, 7 dhe 11 vjeç. Sipas policise, Zyber dhe Deshira Selimaj kane dhene deklarime qe shkonin deri ne veteflijim. Derisa per nje moment, Deshira Selimaj ka rrembyer nga brenda kamionit nje thike dhe ia ka vene ne gryke njerit prej femijeve te saj te vegjel. Policia tha zyrtarisht se oficeret jane munduar qe te bindnin gruan te hiqte menjane thiken, por kjo e fundit jo vetem qe nuk e ka leshuar, por per me teper ka bere nje gjest agresiv kunder tyre me armen e ftohte. Ne kete moment, policia e Henderson-it tha se ka nderhyre per te hequr femijen nga gruaja e armatosur, dhe me pas nje oficer i tyre eshte detyruar te qelloje me arme zjarri.

 

Kush ishte 42 vjeçarja Deshira Selimaj ? e cila u vra dhe vdekja e saj ka hapur debate te medha ne Nevada

 

 Deshira Selimaj, 42 vjeç, banore e qytetit Henderson(Nevada), vdiq me 12 shkurt 2008 . Deshira ka lindur me 19 qershor, 1965,ne Durres -Shqiperi. Ajo ishte femija i pare, i nje familje patriarkale shqiptare e cila kishte 10 femije. Ajo ishte e ndergjegjeshme, e zgjur dhe shume puntore. Deshira u njohe dhe u martua me Zyber Selimaj ne vitin 1992, ne Durres,Shqiperi. Kohe, kjo qe perkon me ate te pas ndryshimeve te medha ne Shqiperi, rrezimin e komunizimit, dhe enderres se shqiptareve per ne boten e lire. Edhe per kete çift, shqiptaresh, ashtu si dhe milionave shqiptarve, u hap nje drite e re "endera me ne fund u be realitet". Te dy bashke erdhen per nje jete me te mire, ne "Token e Premtuar - Eldoradon", pasi qe bashkeshorti i saj Zyber Selimaj, kishte vujatur ne burgjet e diktaures, ne Shqiperi, 12 vjet burg, per agjitacion e propogande. 

   Mbasi bene nje qendrim te perkoheshem, ne Dallas , vendosen perfundimisht ne qytetin Henderson, disa kilometra larg Las Vegasit ne shtetin e Nevades. Aty kane qe 8 vjete qe jetone. Mbas pese vjetve ne SHBA,se ata u bene edhe shtetas amerikane. Punonin shume te dy dhe kursenin, shume derisa mblodhen edhe nje "dore" parash per te blere shtepi, e cila ishte si nje enderr fantastike pas gjithe atyre vuajtjeve te ketij çifti. Ne shtetin e Nevades dhe qytetin Henderson, eshte hapur fondi i donacionve the xhirollogaria per te gjithe ata qytetare qe deshirojne te ndihmojne kete familje ne keto çaste te veshtira. Donacionet mund ti dergoni ne adresen "Selimaj Family Fund at any Nevada State Bank, Account #0008136624, or by mail to P.O. Box 90533, Henderson, NV 89009-0533."

 




Delicious ideas to please the pickiest eaters. Watch the video on AOL Living.
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane