Behar (Sh) Beqiri | 1 Jan 2008 02:32
Picon
Favicon

Lehjet e pseudopatrioteve,njejte si qent e rrugeve

Shume nga pseudopatriotet qe jetojne jashte trojeve te "dashuara" te tyre ende lehin si qent e rrugeve neper forumet shqiptare ne lidhje me temen "Aramiku i shqiptareve dhe i Islamit Nr1 Lush Gjergji".
Eshte turp per ata qe jane shqipefoles sepse nuk e meritojne pasiqe fyejne dhe prekin ne nderin e te tjereve.
Tipa si keta tille shqiptaria njef shume. Me e keqja eshte se kan emra myslimanesh, Baki, Ymer, Hajredin, Bajram....etj....
Pra kerkoj nga debatuesit real,qe te mos e humbin as nje minute qe te u kundervihen atyre pakurrizoreve.
Fyerjet dhe kercenimet qe kan ardhe ne adresen time private aspak sme frikesojne, bile bile me japin kurajo per te shkruar ne lidhje me tradhtit qe ka bere kisha, priftat dhe njerzit qe jane si keta.
 
 
Ju faliminderit.
Behar Beqiri
Sllatine/VITI

Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
leo leom | 1 Jan 2008 13:28
Picon
Picon
Favicon

SHPESH HERE TROKAS NE PORTEN E HUAJ poezi LEOM

SHPESHHERE TROKAS NE PORTEN E HUAJ

 

 

Shpeshhere trokas ne porten e huaj

Nga ku shprehen ca zera ngallnjimtare

Shperthejne me force perjashta disa buaj
Me zera qyqesh ,thone ,jane fitimtare

 

Ne livadhin e trishtimit ata luajne

Nje loje te vjeter sa lekure e tyre

Ndjesine si me te c´muaren e ruajne

Dhe lekuren me ngjyre menxyre

 

Kjo loje e dinjitetit te pashprese

Nga zanafilla e dikujtë rrjedh

Njeriu –njeriut kur ia ben pabese

Shperblim pa vlere ane e kend percjedh

 

Sa rrojne buajt ,po aq e tyre vlere

Sa rron njeriu ,me shume rron vlere e tij
Shperthejne zera qyqesh shpeshhere
Duke e kapercyer c´do kufi

 

Ne porten e huaj shpesh trokas

Kur dikush e hap, ndjehem  s´ka me  mire
Ngallnjimin tim brenda saje e zbraz

Pastaj largohem pa nje lamtumire

 

Keshtu e fyej vehten une shpeshhere

Nga sarkazem e imja qe me ben hije

Njeriu nga veprat e tije merr dhe jep vlere

Une e pranoj!,Jam nje buall i padije.


¿Chef por primera vez? - Sé un mejor Cocinillas.
Entra en Yahoo! Respuestas.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Mal Bjeshka | 1 Jan 2008 16:40
Picon
Favicon

RE: Lehjet e pseudopatrioteve,njejte si qent e rrugeve

Nuk dua te  zgjas shume sepse ne kete rast nuk duhet shume fjale .E perkrah plotesisht mendimein e autorit te ketij teksti .Fatkeqesisht ka shume mjerane te tille qe duke dashur të " thone"  dicka , te nxitur nga urrejtja fundamentaliste fetare,apo te paguar nga qarqe te ndr. armiqesore ( sepse nuk jan te pa ditur ) shkruajne shkarravina te tilla per persona qe tere jeten me perkushtim kan punuar dhe jan angazhuar ne te mire te kombit.
Ata  turpin e hajne me buke dhe nuk dijne te skuqen !
Per te tillet ka vetem nje fjali : Zoti i c`marrofte se marru i ka!!! 


To: kosova-imams <at> yahoogroups.com; albeuropa <at> yahoogroups.com; alb-muslimstudents <at> yahoogroups.com; fjalaebukur <at> googlegroups.com; islamgjakova <at> yahoogroups.com; forumi-islam <at> yahoogroups.com; memedheu <at> yahoogroups.com; shqiperia <at> yahoogroups.com; bota-letrare <at> yahoogroups.com
From: mburoja <at> yahoo.com
Date: Mon, 31 Dec 2007 17:32:03 -0800
Subject: [shqiperia] Lehjet e pseudopatrioteve,njejte si qent e rrugeve

Shume nga pseudopatriotet qe jetojne jashte trojeve te "dashuara" te tyre ende lehin si qent e rrugeve neper forumet shqiptare ne lidhje me temen "Aramiku i shqiptareve dhe i Islamit Nr1 Lush Gjergji".
Eshte turp per ata qe jane shqipefoles sepse nuk e meritojne pasiqe fyejne dhe prekin ne nderin e te tjereve.
Tipa si keta tille shqiptaria njef shume. Me e keqja eshte se kan emra myslimanesh, Baki, Ymer, Hajredin, Bajram....etj....
Pra kerkoj nga debatuesit real,qe te mos e humbin as nje minute qe te u kundervihen atyre pakurrizoreve.
Fyerjet dhe kercenimet qe kan ardhe ne adresen time private aspak sme frikesojne, bile bile me japin kurajo per te shkruar ne lidhje me tradhtit qe ka bere kisha, priftat dhe njerzit qe jane si keta.
 
 
Ju faliminderit.
Behar Beqiri
Sllatine/VITI

Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search.


.ExternalClass #EC_ygrp-mkp {border:1px solid #d8d8d8;font-family:Arial;padding:0px 14px;} .ExternalClass #EC_ygrp-mkp hr {border:1px solid #d8d8d8;} .ExternalClass #EC_ygrp-mkp #EC_hd {color:#628c2a;font-size:85%;font-weight:bold;line-height:122%;} .ExternalClass #EC_ygrp-mkp #EC_ads {margin-bottom:10px;} .ExternalClass #EC_ygrp-mkp .EC_ad {padding:0 0;} .ExternalClass #EC_ygrp-mkp .EC_ad a {color:#0000ff;text-decoration:none;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ygrp-lc {font-family:Arial;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ygrp-lc #EC_hd {font-weight:bold;font-size:78%;line-height:122%;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ygrp-lc .EC_ad {margin-bottom:10px;padding:0 0;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg {font-size:13px;font-family:arial,helvetica,clean,sans-serif;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg table {font-size:inherit;font:100%;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg select, .ExternalClass input, .ExternalClass textarea {font:99% arial,helvetica,clean,sans-serif;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg pre, .ExternalClass code {font:115% monospace;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg EC_* {line-height:1.22em;} .ExternalClass #EC_ygrp-text {font-family:Georgia;} .ExternalClass #EC_ygrp-text p {;} .ExternalClass #EC_ygrp-tpmsgs {font-family:Arial;clear:both;} .ExternalClass #EC_ygrp-vitnav {padding-top:10px;font-family:Verdana;font-size:77%;} .ExternalClass #EC_ygrp-vitnav a {padding:0 1px;} .ExternalClass #EC_ygrp-actbar {clear:both;white-space:nowrap;color:#666;text-align:right;} .ExternalClass #EC_ygrp-actbar .EC_left {float:left;white-space:nowrap;} .ExternalClass .EC_bld {font-weight:bold;} .ExternalClass #EC_ygrp-grft {font-family:Verdana;font-size:77%;padding:15px 0;} .ExternalClass #EC_ygrp-ft {font-family:verdana;font-size:77%;border-top:1px solid #666;padding:5px 0;} .ExternalClass #EC_ygrp-mlmsg #EC_logo {padding-bottom:10px;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital {background-color:#e0ecee;margin-bottom:20px;padding:2px 0 8px 8px;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital #EC_vithd {font-size:77%;font-family:Verdana;font-weight:bold;color:#333;text-transform:uppercase;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital ul {padding:0;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital ul li {list-style-type:none;clear:both;border:1px solid #e0ecee;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital ul li .EC_ct {font-weight:bold;color:#ff7900;float:right;width:2em;text-align:right;padding-right:.5em;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital ul li .EC_cat {font-weight:bold;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital a {text-decoration:none;} .ExternalClass #EC_ygrp-vital a:hover {text-decoration:underline;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_hd {color:#999;font-size:77%;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ov {padding:6px 13px;background-color:#e0ecee;margin-bottom:20px;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ov ul {padding:0 0 0 8px;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ov li {list-style-type:square;padding:6px 0;font-size:77%;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_ov li a {text-decoration:none;font-size:130%;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor #EC_nc {background-color:#eee;margin-bottom:20px;padding:0 8px;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor .EC_ad {padding:8px 0;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor .EC_ad #EC_hd1 {font-family:Arial;font-weight:bold;color:#628c2a;font-size:100%;line-height:122%;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor .EC_ad a {text-decoration:none;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor .EC_ad a:hover {text-decoration:underline;} .ExternalClass #EC_ygrp-sponsor .EC_ad p {;} .ExternalClass EC_o {font-size:0;} .ExternalClass .EC_MsoNormal {;} .ExternalClass #EC_ygrp-text tt {font-size:120%;} .ExternalClass blockquote {;} .ExternalClass .EC_replbq {;}
Kostenlos bloggen + eigene Homepage + Fotospeicher = MSN Spaces Hier klicken! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
leo leom | 1 Jan 2008 21:32
Picon
Picon
Favicon

NE KETE SKENE poezi LEOM

NE KETE SKENE 

 

 

Ne skene kur dalim bashke te gjithe na shohin
Se si nga njeri tjetri vezullojme

Na shajne ata ndonese nuk na njohin

Ne vehten me te bukur  e tregojme

 

Por c´rendesi ka valle nese na shajne

Ne me denjesi ndajme c´do te vertete

Nese per te bukur nuk na mbajne
Dot s´mund te na vene asnje etikete

 

Me marrezi pse ti pra me fshikullon?

Kur ndjenje edhe kujtim bashke s´permbahen
Te bukuren vete koha e zbulon

Dy te dashur ,kur me s´duhen ,ndahen

 

Ne skenen e triumfit ,ti do te shprehesh
Kur njerezit grumbull flene si ne amfiteater
Ti nga kujtimi i humbur sot po dehesh
Kur thua qe me do vetem per hater

 

I denje dhe i padenje,une pergjithnje

Permbys c´do te vertete qe te genjej

Kur them ,e dua me gjithe shpirt ate
C´fare shpirti brenda mbane  dot s´e rrefej

 

Keshtu edhe pse bej kundra deshires

Ti  je krijesa e botes ,me e persosur

E di ,vleren ia ngre ne qiell lavires

Qe thelle brenda gjirit me ka ftohur

 

Permbysu ,i them botes dhe ajo permbyset
Duke e marre me vehte c´do kujtim
Kjo  dite qe u lind aq bukur kot po ngryset
Kur une hidherimin , e quaj defrim

 

 

 

 

 


¿Chef por primera vez? - Sé un mejor Cocinillas.
Entra en Yahoo! Respuestas.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
FB | 1 Jan 2008 21:06
Picon

Falenderime dhe Urrime...

     Miq te nderuar!
 
     Eshte normale qe me mbylljen e nje viti njerezit te bejne bilancet e punes ne fusha te ndyshme.
 
Ne kete konteks une doja te vleresoja nje nga arritjet e Shqiptaro-Amerikaneve per kete vit (krahas shume veprimtarive te tjera), 
Realizimin me sukses te protestes paqesore prane OKB per mbeshtetjen e pamvaresise se Kosoves.
 
     Megjithse ne me pak se dy jave pune, perkushtimi i madh i 4-5 vetave ne komunitetin tone ne Massachussetts, beri qe ne te paraqiteshim denjesisht ne kete takim ne NY.  Kjo nderon jo vetem organizatoret por ne rradhe te pare komunitetin tone qe ne syte e te tjereve shihet thjeshte si "Komuniteti i Shqiptareve te Bostonit". Pikerisht per kete arsye doja ti falenderoja qe te gjithe: Organizatoret,  Donatoret,  Pjesmaresit, si dhe gjithe komunitetin ne pergjithesi per mbeshtejen qe dhane ne realizimin me sukses te ketij aktiviteti.
 
     Ndersa organizatoret ne pergjithesi per kete aktivitet njifen, une edhe njehere doja te beja te njofur emrat e atyre qe ofruan ndihme monetare per realizimin e ketij aktiviteti te cilet jane:
 
     Sejfi         Protopapa                       $ 1,500.00
     Katedralja e "Shen Gjergjit"          $    500.00
     Nexhat     Ibishi                             $    300.00
     MAAS/BESA                                   $    100.00
     Mark         Kozmo                            $    100.00
     Agim         Sejdiu                            $     100.00
     Afrim        Hoxha                             $    100.00
     Ilir             Begolli                           $     100.00
     Fatmir       Begolli                           $     100.00
     Fahri         Begolli                           $       50.00
     Hysni        Begolli                            $       50.00
     Albana      Orgocka                          $       50.00
     Bledi         Furxhi                             $       50.00
 
     Gjithashtu te atashuar keni nje liste te te gjithe pjesmaresve, qe duke lene punen dhe preokupimet e tjera, erdhen ne menyre te organizuar nga Bostoni ne NY per kete aktivitet, (krahas disa te tjereve qe erdhen me makinat e tyre, por qe une emrat e tyre nuk i di per momentin).
 
      Doja te falenderoja per preokupimin dhe ata persona qe u rregjistruan per te ardhur,  por ne diten e fundit nuk ju be e mundur, per arsye semundje,  pune, etj. Si dhe ata qe premtuan per te ndihmuar, por nuk e ben ate, me shprese se premtimet e tyre do ti bejne realitet ne aktivitet e ardheshme.
 
       Mendoj se per te gjithe eshte kenaqesi e veçante te mesojne, se pjesmaresit ne kete aktivitet, me te cilet pata nderin te njifesha gjate udhetimit per NY ishin nga: Camerija, Saranda, Piqerasi, Piluri, Himara, Gjirokastra, Tepelena, Permeti, Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Korça, Devolli, Poradeci, Elbasani, Duresi, Tirana, Kruja, Mirdita, Dibra, Shkodra, Kukesi, Tropoja, Kosova, etj. Shkurt nga gjithe Shqiperia, dhe keta shkonin si Bostoniane duke ardhur nga po kaq shume qytete te ndryshme te MA.
 
      Perfundimisht duke i falenderuar qe te gjithe, desheroj tu urroj Gezuar vitin e Ri 2008 dhe shpresoj qe se shpejti te mblidhemi perseri per te festuar shpalljen e Pamvaresise se Kosoves.
 
        Fatmir  Beja
 
   V.O. Me poshte keni pjese te shkeputura nga mesazhet dhe fotografi lidhur me Pjesmarjen e Komunitetit te Bostonit ne takimin e NY.
 
 
 
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
Avni Mustafaj

Suddenly, seemingly out of nowhere, striding across first avenue, a wave of Albanian flags, banners and ballons, descended on us like the cavelry. As we all turned, smiles distorted our faces and like children we all erupted with cheers and applause. The energy uplifted everyone there and we all relaxed knowing a great day was in our midst. It is a scene I will always cherish and remember.

Thank you all for your contributions and congratulations on a job well done. The Boston Albanian community contijnues to thrive and raise the bar for all of us.

Gjithe te mirat,

Avni

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

 
       Agim Sejdiu
 
        Wed, 12 Dec 2007 17:48:38 +0000

      Dua qe te shpreh mirenjohje dhe falenderim te gjithe juve qe me prezencen tuaj,dukjen tuaj pastaj shenjat kombetare,flamujt kombetar e Amerikan si dhe me pankartat e sidomos shkuarja te bashkuar ne numer majft te madh e te organizuar mire beri qe te terhiqnim vemendjen e te pranishmeve ne tubimin e nju jorkut,vemendjen e mediave  dhe shtuam madheshtin e atij tubimi dhe te gjithe bashke i dham nje mesazh shume te fuqishem botes demokratike se tani eshte koha qe ti njifet e drejta popullit liridashes te kosoves per te jetuar i lire dhe i Pavarur.
Per ket te arritur dua ti falenderoj veqanarisht donatoret te cilet e mundesuan ket shkuarje me 2 autobus ne forme te organizuar  .
  ....Une jam krenar qe ne kemi arritur aq shpejt nje bashkepunim kaq te madhe dhe ket dua ta forcojme edhe me shume sepse eshte koha e bashkepunimit se ka ardhur koha edhe per Shqipetaret, pra koha po punon me ne e per ne andaj vetem te organizuar e te bashkuar do te mundemi ta shfrytezojm sa ma mire ket dhunti te Perendise.
Uroj qe heren tjeter te dalim edhe me te organizuar por jo me per ket qellim por per te organizuar festen e madhe te Pavaresise se shtetit me te ri ne bote  KOSOVES.
 
Qofshit te nderuar: Agim Sejdiu                                        Boston  dhjetor 2007
----------------------------------------------------------------------------
 
Stefan Koçi
 
The rally at the UN was a great success in many respects. The event was very well organized and the message was clear – Kosova should be independent NOW.

I wanted to share with you that the Boston / Worcester group made a great impression. We rented two buses, one of them left from South Boston, the other one from Revere. The one from South Boston picked up the Worcester group (and I think we had people all the way from Springfield MA) along the Mass Pike. We were at the plaza at 11:45 AM. We came out with signs, flags and above all, the most impressive sign of the whole event in my opinion – the Albanian flag was raised high in the air by helium balloons – a wonderful project of Ilir Begolli. As we were told by many people who were already in the plaza, the event really started when the Boston group arrived. People felt very emotional. The speeches were emotional – as expected, and some of them, like the one from Ambassador Holbrooke, were cautious about the potential risks before and after the independence is declared.

All in all, the event was an important contribution the Albanian American community made to this great cause. I’d like to thank from the bottom of my heart the people who took the time and went to New York. Thank you! Also, this trip received a great deal of support from individuals (Sejfi Protopapa stands out for covering the expenses for one of the buses) and organizations (Saint George Cathedral being one of them). The list is long. I am sure Fatmir who has been so dedicated and thorough to this event will send a complete list with all the details.

A big thank you goes to the Albanian Kosovar Society of Boston. This wonderful organization was instrumental in spreading the word, getting people to come, preparing the signs and offering all types of support. Great work, dear friends! I can only imagine what kind of party we are going to have to celebrate the declaration of Kosova’s independence !!!

I  hope you will enjoy some pictures from the event. In no way these images represent the high spirits of this amazing event.

Stefan Kochi

http://picasaweb.google.com/skochi/KosovaUNRally

You are invited to view Stefan's photo album: Kosova UN Rally

Kosova UN Rally

Dec 10, 2007
by Stefan

New York

If you are having problems viewing this email, copy and paste the following into your browser:
http://picasaweb.google.com/skochi/KosovaUNRally

-------------------------------------------------------------------------------------------------
 
      Afrim Hoxha
 
      A big FALEMINDERIT NGA ZEMRA  to everyone that made this trip and rally possible and successful.
 
       Eshte veshtire te thuhet se dikush beri me shume e dikush me pak por eshte e pamundshme dhe e padrejte qe te mos Falenderohen personalisht dhe vecanerisht njerezit si Zoteri Sejfi Protopapa, At Artur Liolini, Fatmir Beja dhe Stefan Kochi per kontributet, durimin dhe koordinimin e shkelqyeshem te organizimit ne pergithesi. Pa njerin nga keta, i gjithe organizimi i shkuarje/ardhjes ne NY do te ishte shume me i veshtire e ndoshta edhe i pamundshem.  Puna e ketyre ne vecanti dhe puna e pergjithshme ne pergjithesi e beri te mundur qe shqiptareve te tjere ne Nju Jork tu perkujtohet se shqiptaret ne Boston ende e vazhdojne traditen e Fan Nolit e Faik Konices, ne ndihme atdheut. Me organizime si kjo, shihet qarte se Fryma patriotike e Fan Nolit po ringjallet dhe forcohet cdo dite e me shume ketu ne Boston.
      
    Natyrisht  Protesta ne NY ishte e qete dhe paqesore, jo e pergjakshme sikur protestat neper Kosove ne vitet e '60 '80 e '90 por megjithate per shume shqiptare nga Kosova kjo proteste ishte nje lloj ringjallje e kujtimeve nga protestat e hershme dhe shpresojme qe kjo proteste te jete KULMI I TE GJITHA PROTESTAVE TE BERA PER PAVARESINE E KOSOVES QE NGA VITET E '60 e deri tani.
   
 Urojme qe shume shpejte te fillojne festimet per punen e mundimshme e te pergjakshme, per Pavaresine e Kosoves.
 
      Faleminderit

       Afrim Hoxha
 
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
    
           Rozi Thehoari

        “ME NJË DËSHIRË E NJË QËLLIM!”

          Ditën e hënë, më 10 dhjetor 2007, u nisën nga Bostoni dy autobusë me shqiptaro-amerikanë, të cilët morën pjesë në mitingun e
madh para Selisë së Kombeve te Bashkuara në Nju-Jork, në manifestimin paqësor për “Njohjen e pavarësisë së Kosovës, Tani!”
Për organizimin e këtij udhëtimi e pjesëmarrjen dinjitoze në mitingun e Nju-Jorkut dha ndihmën e vet gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan i Massaçusettsit.
Mbështetjen kryesore financiare e dha me zemergjerësi zoti Sejfi Protopapa, e më tej katedralja e Shen Gjergjit. Lista e dhuruesve të
tjerë është e gjatë. Komuniteti shqiptaro-amerikan i Bostonit falënderoi Konsullin eNderit Stefan Koçi, At Artur Liolinin, Sejfi
Protopapën dhe Fatmir Bejën per planin, parapërgatitjen, mirëorganizimin dhe koordinimin e punëve. Vargu i personave që dhanë kontributin e tyre vazhdon me Mark Kozmon, Albana Orgockën, Ilir Koçin e Vera Gjatën në Boston, me Baton Thaçin në Uster, i cili u ndihmua edhe nga profesor Thanas Gjika, me grupin kosovar Agim Sejdiun, Ilir Begollin, Besim Demakun, Nexhat Ibishin, Afrim Hoxhen e te tjerë. Autobusi i parë, i cili u nis nga South Boston në orën 6:30, qëndroi rrugës për të marrë edhe grupin e Usterit. Në autobusin e dytë, i cili u nis nga Revere, Ma, dhe mblodhi shqiptarët e zonës së veriut të
Bostonit, ishin kryesisht shqiptarët kosovarë. Ne mes tyre ishim ne, tri gra të tjera jokosovare, por të lidhura shpirtërisht me ta: unë,
mikja e tyre, dardharja (emër i ngjashëm me Dardania!), Hëna, një nënë nga Çamëria , e cila banon pranë familjeve kosovare me fqinjësi të
mirë, dashuri e mirëkuptim dhe, e treta, vajza turke Aylin. Aylini është e lindur nga një nënë kosovare me banim në Turqi dhe nga një baba turk.
Fatkeqësisht prindërit e saj patën vdekur të rinj dhe ajo ështe rritur dhe edukuar në Amerikë. Vajza turke, një bjonde simpatike, më
tregoi se punonte si manaxhere në “Citizens Bank” dhe rastësisht, në bankë, ishte njohur me klientët e saj, shqiptarët kosovarë. Asaj i
kishin bërë përshtypje klientët kosovarë për ndershmërinë, shpirtin e madh e dhembshurinë ndaj familjes. “Në miqësinë me ta, unë e ndiej se e
kam nënën gjallë dhe kjo më bën krenare ta quaj veten shqiptare”,- më tha turkesha. Por në autobus kishim edhe një person të katërt
jokosovar.
        Ne po shkonim të demonstronim për pavarësinë e Kosovës dhe shoferin e autobusit e kishim kinez. Ne po shkonim si krushq e dasmorë
për të marrë nusen me emrin “pavarësi”—në Nju-Jork dhe këtë frymëzim na e përforconte më tepër muzika, zëri bilbil i këngëtares kosovare, qe
shperndahej nga boksi i kasetofonit:Jam i lindur—Jam Ilir/ Ku janë gurët xhevahir,/ Mos m’i prek tokat e mia,/ Se nuk jam unë jabanxhia...
Ne, gratë e autobusit, shoqëronim këngën e më pas vazhduan burrat: “Jemi lind te “Kodra e Diellit”/ Jemi fqinj të yjve të qiellit.../
 I vështroja ato fytyra të qeta e të shëndetshme burrash e grash e i krahasoja në mendje me pamjet televizive të vitit 1999, kur
dhjetëra familje refugjatësh kosovarë zbrisnin shkallët e avioneve në tokën e bekuar amerikane. Më së shumti pleq, gra e femijë, me plagë në
trup e në shpirt ata hodhën hapat e çlodhur në tokën e Amerikës. Në Boston erdhën 150 refugjatët e parë, të cilëve iu siguruan banimi,
shërbimet sociale, welfare si dhe vizitat e kontrollet mjekësore. Njeri prej tyre, Fadili, ardhur familisht me gruan e dy fëmijët, ishte
vazhdimisht i shokuar, sepse i ishin vrarë ose kishin humbur njëzet vetë nga farefisi i tij. Ai nuk lidhej dot me telefon të mësonte diçka
për të zhdukurit. Për shumë kohë fëmijët e Fadilit trembeshin në gjumë nga kujtimi i trokitjeve të policisë në derë...E tash, pas shumë
vitesh, duke mbijetuar, shqiptarët kosovarë ua kanë shpërblyer mikpritjen komuniteteve amerikane me sjelljen e denjë,me punën e rëndë, kontributin kulturor dhe edukimin e fëmijëve, duke i bërë ata shembuj të shkelqyer në shkollat amerikane. Kryetari i shoqatës, Agim Sejdiu, merr mikrofonin në dorë e u drejtohet udhëtarëve:  “Vëllezër dhe motra, qofshi të nderuar që keni gjetur kohë për të shkuar në këtë miting, duke iu përgjigjur thirrjes së Kosovës për t’i dalë në
përkrahje te pavarësisë...Një tubim, një marshim studentor po ashtu ështe organizuar sot edhe në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës, me
ç’rast ne solidarizohemi me studentët dhe gjithë popullin liridashës të Kosovës, per Kosovën shtet sovran dhe te pavarur “Tani!”” Agimi vazhdon
të japë porosi për rregullat e demonstrimit paqësor, ndërkaq afrohem tek ndenjesja pranë meje ku është ulur Emineja, e ëma e Agimit, duke e
ndjekur fjalen e të birit me vemendje e admirim. Ajo erdhi kasten nga Gjermania, ku ka gjysmën e familjes, të kremtonte bashke me djemte dhe
farefisin festën e Flamurit në Boston dhe takimin e shqiptarëve ne Nju-Jork. “-Jam e kënaqur që kam ardhur prej Gjermanie,- thote ajo,- më
kanë pru djemtë këtu...Më ka ba të lumtur festa e Flamurit...kur pashë djalin tim, Agimin, që ngriti flamurin në Boston e kur pashë sa të
vllaznuem ishin shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, m’u ka ba zemra mal!...Kurrë s’e harroj ditën kur kemi ardhur për herë të
parë këtu në Boston!...Veç një dëshirë e kam, të bahet Kosova e lirë e të gëzojmë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë saj...Lutem e deshiroj
të më bëhet jeta e gjatë ta gëzoj Kosovën time dhe dashurinë e djemve të mi”.
       Nderkohë bilbili kosovar vazhdonte këngën: “Shqiponjat rrinë mbi gur/Lisat i rrit toka perpjetë/.../Shumë e pritëm natën-ditë/ Siç pret
dita diellin.../” Lisat shekullorë që i rriste toka përpjetë dhe ata kishin mbi kokë një pjesë qielli dardan, qiell të pamohueshëm.
Pikërisht, ne këto çaste meditimi poeti Ndue Hila shkruante poemën “Kushtrimi”:
 “E hej, kushtrim o vëllezër/ Dardania do besë/ Të mos qëndrojmë më si skllevër/ Vetëm nën Zot, Dardania e pavarur të mbesë.../”
       Në të hyrë të qytetit të Nju-Jorkut në autobus befas ra qetësia. Pushuan bisedat, këngët, lodrat e fëmijëve. Në pjesën e pasme
të ndjenjëseve Ilir Begolli me shokë filluan të përgatisnin ballonat kuq e zi e të shpalosnin flamujt e kuq me shqiponjë. Disa burra
vendosën plisat mbi kokë, ndërsa nuset e reja rregullonin në qafë shallet e kuqe me shqiponjë. Qetësi solemne. Në fytyrën e gjithsecilit
dallohej hapur dëshira e shpresa, të cilat buronin nga thellësia e ndjenjave...Udhëtonim nga Bostoni historik në një ditë historike, me
një “shans” historik e na dukej sikur tok me ne ndodheshin e frymonin edhe Noli, Konica e idhtarët e tyre e na jepnin kurajë e guxim...
      P A V A R Ë S I A   E   K O S O V Ë S   T A N I ! 
       Dy autobusët tanë qëndruan afër sheshit Dag Hammarskjold pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara. Grupi ynë bostonian, rreth 100 vetë,
mbanim në duar pankartat, flamurët dhe tufat e mëdha me ballonat kuq e zi që tundeshin në ajër mbi kokat tona e i jepnin mjedisit një pamje të
veçantë. Fatmir Beja hapi një flamur te madh shqiptar dhe gjithsecili e kapi nga një cep për ta mbajtur flamurin në pozicionin
shtrirë/pjerrtazi. Dhe ashtu, së toku hodhëm hapat e parë në atë shesh ndërkombëtar, aty ku fillonte e mbaronte rruga e gjatë e pritjes
njëshekullore e Kosovës martire. Papritur vajzat e nuset e reja filluan këngën:
 “Pavarësia...Pavarësia...
  Robnia vjen e shkon,
  Por drejtësia rron gjithmon...”
    Kjo kengë u pasua nga brohoritjet tona: “Pavarësia Tani!” “Pavarësia Tani!” Grupi i Bostonit në dekikë ishte shndërruar në një
ansambël masiv festiv, i cili tërhoqi vemendjen e medias dhe të mijëra bashkatdhetarëve, të cilët kishin mbushur sheshin. Më kujtohet, miket e
mia shqiptare njujorkeze ma bënin me dorë që të afrohesha e të përshëndetesha me to, por unë nuk e lëshoja dot flamurin që e mbaja te
cepi, ose më mirë, flamuri nuk më lëshonte mua...Takimi ynë dhe përfshirja në grupin e stërmadh të shqiptaro-amerikanëve ardhur nga të
gjitha anët e Amerikës, i dha nje ngjyrim ceremonial dhe emocional manifestimit. Flamuri shqiptar u ngrit lart në ajër i mbajtur nga
ballonat kuq e zi që i kishte përgatitur me helium Ilir Begolli, shoqëruar nga brohoritjet e manifestuesve. Më vonë do të dëgjonim fjalë
vlerësuese e falënderuese në adresë te grupit tonë: “...Ngjarja festive filloi me mberritjen e grupit te Bostonit!”
     Një nuse e re kosovare pranë meje më tha se kurrë nuk kishte parë kaq shumë shqiptarë në Amerikë. Ajo filloi te kendonte nje këngë, e cila u pasua nga të gjitha gratë tona:   “Kur sa shoh shqiptar me sy /  Tan Kosova asht aty...”
Pasuar nga kënga e burrave me plisa në kokë:   “ Shqipërinë e dua se jam shqiptar, /  Kosovën e dua se jam kosovar...”
     U këndua himni kombëtar shqiptar e amerikan. Kur Eli Fara kendoi himnin shqiptar kënga e saj u shoqërua nga mijëra manifestues. Fjala e
hapjes së mitingut nga Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj filloi me parrullën “Kosova!” “Kosova!”, emër ngjethës, i cili u përsërit shumë herë nga mijëra manifestues. Jehona e fortë e zërave, dukej sikur përplasej me forcë e shkrepte te muri anësor i ndërtesës se OKB-së, e cila ka formën e
kutisë së shkrepses, e me imagjinatë shpaloste në eter flakën e kuqe të flamurëve tanë që valëviteshin kudo në sheshin e manifestimit...Në fjalimin e tij zoti Avni Mustafaj iu drejtua gjithë qeverive dhe popujve të botës për të njohur pavarësinë e Kosovës, Tani !. Z Avni i ftoi vendet evropiane të vizitojnë Kosovën ku do te gjejnë djemtë e Skënderbeut dhe vajzat e Nënës Terezë. Ai iu drejtua popullit të Kosovës me këto fjalë: “Vëllezër dhe motra të Kosovës, ne jemi mbledhur
sot të tregojmë respektin dhe dashurinë tonë për ju dhe t’ju sigurojmë se ju nuk jeni të vetëm në përpjekjet tuaja. Qeveria amerikane dhe çdo
vend i Evropës i mbështesin aspiratat tuaja për pavarësi.
     Shqiptaro-amerikanët do të bëjnë ç’të jetë e mundur që pavarësinë ta bëjnë realitet dhe realitetin prosperitet.”
      Në ditën e sotme iu dërgua një deklaratë Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon në emër të të gjitha organizatave shqiptaro-amerikane. “Populli i Kosovës ka të drejtë të jetë i lirë nga Serbia...e cila e okupoi ilegalisht më 1912...”, thuhej ndër të tjera në deklaratë e kërkohej njohja e pavarësisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Riçard Holbrooke siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane për çështjen e Kosovës.” Sot nuk është dita e pavarësisë, por do të jetë e afërt ajo ditë...ndërkohë duhet të jeni të qetë e të bashkuar”, deklaroi ai. Në vijim, të njëjtin premtim dhanë edhe autoritetet e tjera amerikane, duke këshilluar pritje, qetësi dhe durim...Pritjen dhe durimin e ka të regjistruar ne gene populli shqiptar përjetësisht...Demonstruesit bërtasin: “USA”...”Klinton”...”Bush”...Kthej syte majtas e djathtas e vështroj fytyrat e motrave e vëllezërve kosovarë dhe lexoj “durimin” në sytë e tyre. Pastaj dalloj lot kur Eli Fara interpreton disa këngë për Kosovën. Një shqiptar kosovar hoqi plisin nga koka e ia vendosi Elit mbi flokët e saj të zinj. Kënga u ndez, u rrit, u perhap e u këndua nga të gjithë pjesëmarrësit, duke u ndërprerë nga thirrjet: “Pavarësia Tani!” “Pavarësia Tani!”...Në fjalën e tyre demonstruesit shqiptarë
përmendën me zjarr, patos e urti nevojën urgjente të pavarësisë së Kosovës, shoqëruar nga bërtitësit e demonstratës “Kosova Sot!” “Kosova Now!” ...Siç do ta vargëzonte poeti Hila:  “Rrëmbejeni, o vëllezër, Pavarësinë e vendoseni në prag!”   Një gazetar i huaj iu afrua grupit te Bostonit dhe iu lut çiftit kosovar Adem dhe Lirie Mehmeti t’u bënte një fotografi. Ademi, një burrë i ri muskuloz, i qeshur e me plisin në kokë mbante ne duar flamurin tonë, ndersa Liria ishte mbeshtjellë me një shall të kuq ku ishte stampuar shqiponja dhe parulla “Pavarësia e Kosovës sot”. Pas pozimit Ademi tha: “Nga ky shesh i botës ku u fotografuam, fytyra ime
do t’i tregojë botës se së shpejti do të jemi të lirë!...” Protesta paqësore për pavarësinë e Kosovës, e cila ia arriti plotësisht qëllimit, mbaroi rreth orës 2, sipas programit.
        Tubimi ishte paqësor, kaloi në qetësi, pa incidente, duke u dhënë një mesazh komunitetit shqiptaro-amerikan, organeve te larta te SHBA-së dhe gjithë
botës. Pas mitingut ne bostonianët u takuam me grupin e Malësisë së Madhe, me miqtë njujorkezë, me profesorët e Akademisë shqiptaro-amerikane dhe me liderët e organizatave patriotike që merrnin pjesë në këtë tubim.
        Gjithandej dëgjuam fjalë të mira përshëndetëse e falënderuese për pjesëmarrjen tonë aktive, urime që i përkisnin direkt kontributit, mbështetjes dhe dëshirës së mirë të shqiptaro-amerikanëve të Bostonit dhe të rrethinave...”- Kur ju pamë të vinit përmes Avenysë së parë me flamurët shqiptarë, me ballonat e pankartat, me hovin dhe me brohoritjet tuaja, ne u gëzuam si fëmijë e ju pritëm me duartrokitje e thirrje te gëzueshme, -na tha Avni Mustafaj.- Ju na mbushët me energji
ne të tjerët dhe na dhatë të kuptonim se një ditë e madhe po fillonte. Atë skenë e atë ngazëllim do ta kem ne kujtesë...”- përfundoi ai duke falenderuar e përgëzuar komunitetin shqiptaro-amerikan të Bostonit.  Ndërsa Altin Alimehmeti ndër të tjera tha: “ Komuniteti shqiptar i Bostonit po bëhet emblema e diasporës shqiptaro-amerikane. Le të shpresojmë se komunitetet e tjera shqiptare të Amerikës do t’ju marrin ju si model...Në manifestimet kombëtare në dekada, unë nuk mbaj mend të kem qenë kaq krenar e i prekur në shpirt si sot! Dhe një pjesë jo e vogël e këtij entuziazmi, zemërmadhësie e patriotizmi erdhi dhe nga grupi i Bostonit.”

             FESTA QË PRESIM

           Gjate rruges ne kthim për ne Boston, autobusi ynë i ngjante një tubimi që mbledh miqtë ne nje dite feste, ku kënga e vallja s’pushojnë.
Të çliruar nga emocionet, te çlodhur e të shpenguar shqiptarët kosovarë shprehën gëzimin e tyre me këngë, brohoritje e vallzim. Të gjithë e përgëzonim Ilirin për suksesin që kishte arritur me dekorimet. Iliri na falenderoi e tha : “ Të shpresojmë që kjo është hera e fundit që kërkojmë atë që na ështe mohuar me dekada të tëra dhe që kësaj radhe të mbyllet kapitulli i çështjes së Kosovës një herë e përgjithmonë. Grumbullimi ynë i ardhshëm pranë Kombeve të Bashkuara të jetë për të mirëpritur ambasadorin e shtetit të Kosovës.” ...Studenti Afrim Hoxha shtoi : “-Natyrisht, protesta ne Nju-Jork ishte e qetë e paqësore, jo e
pergjakshme si protestat e Kosovës te viteve ’60, ‘80 e ‘90...Për shumë shqiptarë nga Kosova kjo proteste ishte një lloj ringjalljeje e kujtimeve nga protestat e hershme dhe shpresojme qe ky miting te jete kulmi i të gjitha protestave të bëra për pavarësinë e Kosovës që nga vitet ‘60 deri tani.”  Kryetari i Shoqates, Agim Sejdiu, edhe ai nuk i permbante dot gezimin dhe emocionet. “...Kaluam një ditë të gjatë sot bashkë,- tha ai,- por po kthehemi krenarë dhe të gëzuar sepse kryem një obligim kombëtar e iu pergjegjëm thirrjes së Kosovës për t’i dalë ne perkrahje pavarësisë. Ne i dërguam një mesazh të fortë e unik botës demokratike se popullit të Kosovës duhet t’i njihet e drejta për të jetuar i lirë dhe në pavarësi, tani!...Sot koha po punon për ne shqiptarët dhe vetëm të bashkuar e të organizuar do të arrijmë që ta shfrytëzojmë mirë këtë kohë në të mirën tonë kombëtare. Ne, shqiptarët kosovarë, jemi krenarë që kemi arritur shpejt një bashkëpunim te shkelqyeshem me shqiptarët e Bostonit dhe ky është një sukses që do të na shoqerojë gjithnjë. Uroj qe se shpejti të organizojme festën e madhe të pavarësisë.”
 Dita e 10 dhjetorit 2007 ishte dita më e gjatë e vitit. Ngjarja e Nju-Jorkut është emetuar në sytë e historisë pergjithnjë.
 
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 
Pictures for you!

From: Richard Lukaj

Pictures from Richard Lukaj



(1 of 43 pictures)

If selecting "See pictures" doesn’t work, copy-and-paste this address into your browser:
http://share.shutterfly.com/action/welcome?sid=0CZN2bJw4aMWFa

-------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
Mark Kozmo
 
Thanks Stefan. Kudos to you, Fatmir, and Agim for organizing the Boston contingent. You all did
a great job and it was a good and fun day for all. Thanks also the the big donors for the two
buses -- I think it was Sejfi Protopapa, St. George's Church, and Ilir Begolli who gave the lions'
shares.

Avni, Rich, Martin, Lou and the rest of the NAAC organizers. I thought it was very well done
yesterday. None of you spoke too long and you mixed things up well to keep it interesting. Many
people commented on how well done and professional it was. Even people who were not there emailed
similar feedback they had heard.
 
Thanks for weverything yesterday -- here is my favorite picture!!!

http://picasaweb.google.com/lh/viewPhoto?uname=skochi&aid=5142547894300853809&iid=5142548306617714674

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 

 Rreth 5000 shqiptare te Amerikes, ne Nju Jork, brohorasin fuqishem - USA- USA- Kosova - Kosova - Pavaresi - Pavaresi

 Dag Hammarskjold Plaza,OKB-NY:  Rreth 5000 shqiptare nga Nju Jorku, Miçigani, Illionosi, Nju Jersi,Kenektiket,Bostoni,Teksasi,Virgjinia, Washington D.C, e Maryland demonstruan te henen para selise se Kombeve te Bashkauar, ne mbeshtetjeje te pavaresise se Kosoves dhe ne shenje falenderimi per qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Manifestuesit shqiptare, te grupuar ne disa shoqata, organizata, entetet fetare si dhe studente e kolegjeve dhe universiteteve amerikane , mbanin flamuj shqiptare, amerikane, NATO-s, dhe te Bashkimit Europian dhe hidhnin vazhdimisht parrulla e sllogane te fuqishme, ku kerkohej qe zgjidhja me shpejte te jete statusi final i Kosoves - Pavaresia e saj.

   Organizatoret jane shume te kenaqur, pasi mendohet te kane arritur te zhvillojne, dje edhe manifestimin me te madh te shqiptareve deri tani ne SHBA, qe prej kohes se luftes se Kosoves dhe clirimit te Kosoves. Gjate manifestimit paqesor, pjesemarresit pershendeten , miqt e medhenje te shqiptareve, si ambasadorin Hollbruk, kongresmenin Vito Fosella, Eliot Engel, David Filips, per perpjekjet e tyre titanike per finalizimin e statusit. 

         Komunitetit Shqiptar ne Amerike, i udhehequr nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan se bashku me shoqata dhe organizata te tjera Shqiptaro-Amerikane si dhe me mbeshtetjen e plote te Kishes Katolike Shqiptare, Qendres Islame Shqiptare, Kishes Ortodokse Shqiptare, u bene thirrje te gjithe vellezerve e motrave tona nga te gjithe trojet shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves dhe Çamerise, qe ti u bashkoheshin atyre, te henen ne mesedite ne nje demonstrate madheshtore paqesore me moton TE NJIHET PAVARESIA E KOSOVES MENJEHERE, demostrat kjo qe u zhvillua ne sheshin Dag Hammarskjold ne Avenue 1 dhe rrugen 47.

    Ne demonstrate, qene ftuar dhe anetare te kongresit e senatit Amerikan, miq te deshmuar te çeshtjes shqiptare. Hymnet e te te dy vendve, shenuan hapjen madheshtore te kesaj proteste. Ato u kenduan nga kengetarja e mirenjohur nga Shqiperia Eli Fara, si dhe shqiptaro amerikanja Silvia Tousun.Bekimin e kreu Imam Yzeiri. Demostraten madheshtore, e drejtoje Avni Mustafaj dhe Illir Zherka. Fjalen kryesore e mbajti Richard Lukaj. Ndersa pershendeten, kongresmeni Vito Fosella, ambasadori Richard Hollbruk, kongresmeni Eliot Engel dhe David Flips, ambasadori i shqiperise ne Kombet e Bashkuara shkelqesia e tij z Ardian Neritani, si dhe kercimtari i fameshem shqiptaro amerikan Toni Dovolani.

  Demostrata perkoje me 10 Dhjetorin, kur treshja negociuese Wizner-Ishinger-Harchenko dorezoje ne Nju Jork,raportin rreth bisedimeve te deshtuara Shqiptaro-Serbe, Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, zotit Ban Ki Mun. Serbia dhe miqte e saj vazhdojne perpjekjet per ta shtyre pafundesisht njohjen e pavaresise dhe per rikthimin e shqiptareve ne zgjedhen sllave.

         Ishte shume e rendesishme qe komuniteti Shqiptar ne Amerike, nje pararoje e perhershme e çeshtjes kombetare, qe me dinjtet dhe veper e ka deshmuar thirrjen ‘MBAHU NENO MOS KE FRIKE SE KE DJEMTE NE AMERIKE’, doli  edhe ne kete manifestim paqesor ne menyre kaq masive, per ti treguar Kombeve te Bashkuara dhe komunitetit nderkombetar se pavaresia eshte zgjidhja e vetme dhe se ç'do shtyrje tjeter e njohjes se pavaresise se Kosoves, eshte e papranueshme. Ka ardhur koha, thane oratoret gjate fjalemeve te tyre qe sakrificat e atyre qe rane ne lufte per lirine e Kosoves te kurorezohen me njohjen e menjehershme te pavaresise se saj. Derisa te njihet pavaresia e Kosoves, askush qe e quan veten Shqiptar nuk mund te rrije i qete. Per memedhene edhe nje here Shqiptar, mos rri, po duku, Shqiptar!

        Organizatoret e kesaj proteste thane se pavaresia e Kosoves eshte alternativa e vetme dhe e drejte historikisht dhe e domosdoshme politik. Demostrata ishte paqesore, dhe kaloje pa as me te vogelin incident, çka ka fituar edhe admirimin e autoriteteve te policise se Nju Jorkut, qe e vezhguan nga afer demostraten. Ne fund veprimtari i dalluar i çeshtjes kombetare ne Washington, zoti Ilir Zherka, lexoje nje peticion-kerkese te nenshkruar nga te gjitha organizatat dhe shoqatat e komunitetit shqiptaro-amerikan, permes te ciles kerkojne njohjen e pavaresise se menjehershme te Kosoves, dhe e cila do t’i dorezohet Zyres se sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun.  Ne proteste kane marre pjese me shume se 5.000 shqiptare nga Bostoni, Detroiti, Teksasi, Çikago, Florida, Washington D. C. Merylandi si dhe nga Kanadaja. Pati zera se nuk do te mbahej kjo demostrat, çka shkatoje me te drejte dhe u duk krejt e pa kuptimte,per te perhapur nje çoroditje ketille. Pikerishte, ne keto momente vendimtare per fatet e kombit. Demostrata ishte e shqiptareve te Amerikes, dhe e askerkujt tjeter, ajo ishte demostrata per Pavaresine e Kosoves, qe do te hyje ne librin e historise se shqiptareve te Amerikes, pa dallim, krahine, feje apo ideje.

Organizatat Pjesemarrese:

Vatra, Albanian Aid Society, Albanian American Women Organization, Albanian American Cultural, Foundation Albanian American Committee of Illinois, Albanian American National Organization, Albanian American Society Foundation, Albanian Catholic Churches, American Cultural Center of Michigan, Albanian Islamic Centers, Atdheu na Bashkon, Albanian Orthodox Churches, Albanian Yellow Page, Ana Malit, Balkan Care Foundation, Bashkimi Demokrat, Democratic League of Kosova NY/Detroit, Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave, Besa/Massachusetts Albanian American Society, Democratic League of Dardania NY/Chicago, Fondi Humanitare Malesia, Fondi Perbashket Shqiptar - Paterson, Partia Levizja e Legalitetit, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Kraja Foundation, Kosova Albanian Society of Boston, Komuniteti Shqiptar Hasan Prishtina, Plave Guci Foundation, Shoqata Ded Gjo Luli, Shoqata Adhetare Dibrane, Shoqata Rugova, Shqiptaro-Amerikanet per Demokraci, dhe Shoqata Ulqini ne SHBA.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

     Keze (Kozeta) Zulo

......Une me gjithe popullin kosovar, kam qysh ne bark te nenes ne Demonstrata, thote zonja nga Kosova, Shqipe Biba.
Ke te drejte i themi ne, Kosova ka nje shekull qe kerkon Pavaresine!
..........Qe nga larg shikoheshin tullumbacet kuq e zi, lart ne qiell, me flamurin shqiptar, shikoje njerezit qe mbanin pankarta: Duam Kosoven te Pavarur! Free Kosova, Free Kosova!  Drejtesi, Drejtesi per Kosoven!  Te denohen Kriminelet!
Ne podium shikoje organizatoret e ketij tubimi mjaft te preokupuar per kete dite!
Fjalen e hapjes e mbajti Drejtori Ekzekutiv i Keshillit Shqiptaro-Amerikan Z.Avni Mustafaj:  Ai e filloi me parrullen:  Kosova!  Kosova!  Fjala e tij i elektrizoi te gjithe demonstruesit, ata brohorisnin duke ngritur flamujt, pankartat, e kerkesa per Kosoven e Pavarur dukej sikur merrte dhene dhe shkonte deri atje ku vendoset fati i popujve, popujt qe kerkojne Liri, dhe ulej kembekryq aty, prane Kombeve te Bashkuara.
         Z.Richard Lukaj biznesmen i njohur ne Amerike, demonstroi dhe njehere mbeshtetjen e tij te fuqishme per ceshtjen e Kosoves dhe kerkoi qe Kosova te shpallet e pavarur.
       Me mjaft emocion dhe brohoritje te vazhdueshme u prit dhe fjala e superstarit shqiptaro amerikan, Z.Toni Dovolani.  Pjesemarrja e tij ne kete proteste paqesore, ja shtonte dhe me shume rendesine atij dhe seriozitetin ceshtjes se Kosoves.  Dihet qe bota i shfrytezon mjaft mire yjet e veta ne momentet kyce, keshtu qe dhe ne duhet te dime t’i respektojme dhe t’u japim vendin e duhur ne situatat shume delikate qe po kalon populli i Kosoves.
Superstari shqiptar nga Kosova, ka marr pjese disa here ne shown me te pare “Dancing with stars”dhe eshte  bere teper i njohur nga miliona amerikane me simbolet tona kombetare, dhe per kete u mireprit me brohorritje nga pjesemarresit.
Ndersa Eli Fara kendoi Himnin e Flamurit shqiptar, kurse Silvia Tosun Himnin e Flamurit Amerikan.
Here pas here Eli Fara do te interpretonte kenge te ndryshme per Kosoven martire, per Camerine…Ah sa here do mblidhemi ne ketu, me thote dikush pas meje…Plaget e Shqiperise nuk sherohen me kollaj, Shqiperia kullon gjak ja kthen nje vajze e veshur me kostum kombetar.
       Organizatori i ketij tubimi paqesor per Kosoven, Z.Avni Mustafaj i cili e realizoi me sukses kete organizim, ne bashkepunim me te gjitha organizatat e tjera shqiptaro-amerikane, i shperndau pjesemarresit duke i falenderuar ata, gjithashtu nje mirenjohje te vecante do t’u jepte Kongresmeneve Z.Egel dhe Z.Fossella, qe moren pjese ne kete tubim, Ambasadorit Z.Holbrooke dhe Z.David Philips, keshilltar per marredheniet me jashte te cilet kane dhene nje kontribut te madh ne arenen nderkombetare per ceshtjen e Kosoves.
        Duke u shperndare disa media te huaja dhe amerikane ndalonin pjesemarresit dhe organizatoret per t’i marr ne intervista.  Keshtu NBC news, nje nga kanalet prestigjioze te Amerikes i mori ne interviste Znj.Shqipe Biba, Z.Musa Daka dhe Z.Q.Zylo per kete tubim per Kosoven.
E gjithe kjo proteste paqesore do te pasqyrohet nga producenti i talentuar Z.Adem Belliu,
nga gazetaret e mirenjohur te Komunitetit shqiptar, Z.Beqir Sina dhe Z.Halil Mula...etj
Shperndahemi qetesisht, me shpresen se do te takohemi perseri se shpejti per te celebruar Diten e Madhe te Kosoves, Kosoven e Pavarur, TANI!
Manhattan, 10 Dhjetor 2007
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
Nga Kostandin Mosko
 


      
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Attachment (Lista per New York P.xls): application/vnd.ms-excel, 37 KiB
hamdi nuhiju | 1 Jan 2008 22:27
Picon
Favicon

Ç’ËSHTË FEJA? -poezi nga SHEJH EL- ARUSI

Mirë se Vini Në Botën e Poezisë

"Ma hap gjoksin tim nëse don ta shohësh purtekën e lumit te parajsës përderisa ai (lumi) kalon nëpër shtratin e tij ku notojnë trëndafilat e kuq...
 

Ç’ËSHTË FEJA?


SHEJH EL- ARUSI


Feja është

Një kopësht

Me pemë.

Rrethoja është:
Sheriati,

Pemët janë:
Tarikati.

Frytet janë:
Hakkikati.

Por, cilido

Që s’ka
Sheriat,

Ai s’ka fe,

As Tarikat,

As Hakkikat…


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Jan 2008 15:41
Picon
Favicon

KUPTIMI I TE VERTETES-shkruan: Beshir AJVAZOGLLU, perkthehu: Hamdi NUHIJU

Kuptimi i të vërtetës



Beshir AJVAZOGLLU
Nga Maqedonishtja: Hamdi NUHIJU


Insistimi i artit islam në luftën e përkryer kundër skulpturës është puna më normale pasiqë , edhe më herët cekëm , ajo është e orientuar kah abstraktja. E kundërta pajtimi me këtë pjesë të artit , gjegjësisht me skulpturat , do të thoshte negacion i tij. Është natyrore , artisti musliman i cili nuk i dëshiron format e vdekura dhe i cili të vërtetën e kërkon mbrapa të dukshmes të mos ketë simpati ndaj skulpturës e cila është e lidhur ngusht me të vërtetën objektive e vecanërisht me trupin e njeriut.
Pikturimi është art e cila pas skulpturave , më së shumti është e lidhur me realitetin e ja shtëm; artisti aq sa edhe mundohet nuk mund të largohet nga lidhja me natyrën , me sendet dhe jeta e përditshme. Përfitimi praktik nga piktura , përshembull në librat e mjekësisë , shumë ka ndihmuar në ruajtjen e kontinuitetit të këtij arti. Por , arti islam i cili u zhvillua në drejtim nga konkretja drejtë abstraktes " tradhtuar" pikturën- cka e morri prej kulturave tjera- në kuadër të principeve të veta , bëri nga ajo ( piktura) krejtësishtë formë tjetër të të shprehurit.
Këtë mund ta rezimojmë në këtë mënyrë: përderisa skulptura e lëshonte jetën artistike në botën muslimane , pikturimi u zvogëlua duke përfituar nga dita në ditë karakter dekorues. Piktura duke u bërë element ndihmues në shkrimin e gjeti veten ndërmjet faqeve të librave. E kundërta e kësaj , shkrimi u largua nga faqet e librave dhe gjeti vend nëpër mure , dhe pothuajse e mori funksionin e pikturës.
Fitimi i karakterit dekorues të pikturës është rezultat i mbylljes së syve të artistit karshi realite tit të jashtëm me qëllim që të mos bjerë në rrjetën e imitimit dhe të kontributit të saj për perceptimin intelegjent të zbulesës. Syri të vërtetën e jashtme e percepton në tre dimensione. Për të përfaqësuar realitetin tredimensional në objektin dydimensional ka nevojë për disa teknika si psh që janë: percepcioni, anatomija , drita dhe hija. Nëse do përdoren këto teknika , fitohen forma të cilat e zgjojnë iluzionin e thellësisë dhe të volumit të cilat në objekt shikohen si input dhe autput. E dijmë që artisti musliman nuk dëshiron prej figurave të vdekura të fitoj figura të gjalla. Nëse dhënia e shpirtit është e pamundshme , cfarë kuptimi do të kishte paraqitja e sendeve të vdekura si të gjalla?
Ngushtësimi i termit " realitet" vetëm në botën e perceptimeve është pasojë e tendencës që nga shekulli XIII e cila është krijuar në antikë , ndërsa kulmin e saj e arriti në renesansë. I vetmi burim i inspirimit të qëndrimit të shkencës moderne e cila si të vërtet të vetme e llog aritë " bota e cila mund të perceptohet nga shqisat e njeriut" është qëndrimi artistik dhe ai arkitektonik i nisur me Bruneleshin dhe Gibertin. Epoka e re në të cilën të gjitha elementet e realitetit përshkruhen në formë që e sheh syri i njeriut , perceptonte një element radikal prej romantikës dhe gotikës të cilat u zhvilluan nën ndikimin e dogmave krishtere.
Largimi i ndërgjegjshëm i imitimit të natyrës në kuadër të arteve romake dhe gotike , burimet e saja i kanë në kuptimin krishter të të vërtetës. Sipas kësaj , mund të themi se ndërmjet konceptit islam të artit dhe atij koncepti që dominoi në Europë para renesansës , nuk ekzistojnë dallime të mëdha. E.H. Gombrih thotë se arti europian asnjëherë nuk është afruar më tepër deri te idealet artistike të Lindjes si në epokën në kulmin e artit romak. Specifika më konkrete e këtij arti është lirimi karshi varësimit , varësia nga natyra.
Gombrih potencon kur artistët do të ndalonin me deskriptimin objektiv të sendeve , pa ra tyre do të hapeshin shumë mundësi , fakt që vlen jo vetëm për format por edhe për ngjyrat , se për përsiatjet optike do të mundeshin shumë lehtë t`i zgjedhnin ngjyrat të cilat i dojnë dhe në këtë formë shumë qetë do të mundeshin t`i shprehin mendimet e tyre metafizike.
Por , edhe përskaj kësaj , ekziston një dallim i rëndësishëm e cila e ndan artin të para renesansës perëndimor nga ai lindor dhe e cila i determinon pozicionet e tyre karshi antikës: artisti lindor nuk ka kërkuar rrugë të reja por është kënaqur me rrugët ekzistuese , por prap është orientuar drejtë thellësive dhe perceptimeve. Nga ana tjetër , artisti perëndimor gjendet në stresin e vazhdueshëm e cila ndoshta buron nga tragjedia kishtare dhe gjurmët për zgjidhjet e reja. Hapja e Europës kah mendimi dhe arti antik të cilët këtë nëntokë e njohën përmes muslimanëve , mund të vlerësohet si rezultat i këtij gjurmimi dhe i kundërshtimit ndërmjet intelektualëve dhe kishës e cila fillimisht zhvillohet fshehur azi , ndërsa me kohë kalon në konflikt të hapur.
Islami me ndihmën e tolerancës e cila është pjesë e strukturës së saj qysh në fillim duke i eliminuar mundësitë për konflikt të madh , zgjidhjet radikale të intelektualëve i ka të orientuara kah metafizika. Me fjalë të tjera , sytë nuk u hapën në botën e jashtme por në të brendshmen.
Këtu menjëherë duhet të themi funksionin shumë të rëndësishëm të doktrinës panteike e cila përfaqëson intepretimin radikal të besimit monoteist. Qëndrimi se" Nuk ekziston Zot tjetër përvec All-llahut" , sipas Ibën Arabiut arrinë dominim të përgjithshëm në Iran dhe Anadoll , dhe duke ndarë kuriozitetin e muslimanëve nga bota e jashtme , e ka të shfrytëzuar në hulumtimin e të padukshmes.
Edhe pse në rrethet shkencore ekziston mendimi se doktrina panteistike islame ka burimet nga Eneiada e Plotinit , ekzistojnë edhe mendime të tilla , të bazuara mbi hulumtime teorike , se sufijtë deri tek kjo doktrinë kanë ardhur përmes mësimit monoteist islam dhe se më vonë kanë marrë edhe nga idetë e Plotinit dhe panteistëve tjerë. Mistiku musliman në trans , në njësimin e pakufishëm , clirohet nga egoja e vet dhe nuk sheh asgjë tjetër përvec Zotit. Kjo cka shikohet në gjendjen e transit- nëse pranohet si e vërtet , atëherë zbulesat të cilat shikohen në formën e shpalljes duhet të jenë të pavërteta. Por , Imam Rabani , edhe pse vahdet dhe vuhxhud i sheh si pasojë natyrore të vahdet shuhudit( panteizmit) , thotë se e vetmja gjë e cila perceptohet në formën e ekstazës është vetëm situata kur duhet të na sjellë te përfundimi se është i vetmi Zot.
Diskutimet në temën vahdet-vuxhud mbeten jashtë temës sonë.Por , është e vërtet se kjo teori ka luajtur një rrol të madh në formimin e estetikës islame , se ajo qëndron mbrapa të gjitha hijeve të artit duke nisur nga poezia e muzika , përmes arteve dekorative , arkitektura dhe deri te piktura dhe loja me hijet.
Në sjelljen e artistit musliman i cili nuk merret më pamjen e ja shtme të realitetit me njëmijë e një formë të botës , të cilat nuk janë asgjë përvec hije dhe iluzione , por direkt me fytyrën e brendshme të fenomeneve- sic është rasti i gjendjes dionike te Nice- rrol të rëndësishëm ka luajtur teoria e vahdet-vuxhud.


-libri/ Islamska Estetika/ fq.47-51

Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 2 Jan 2008 17:37
Picon
Favicon

Bota ne Vitin e Ri 2008 :Sllovenia fillon presidencen e radhes - Kosova priorite

Bota ne Vitin e Ri 2008 :Sllovenia fillon presidencen e radhes - Kosova prioritet e viti 2008
 
 
BEQIR SINA, Nju Jork
 
 
 Sllovenia ka marre presidencen e radhes se BE-se, shteti i pare ish komunist qe merr kete rol,  ndersa ne Las Vegas mbi 300 mije veta numeruan bashke sekondat e fundit para Vitit te Ri  dhe harxhuan mbi 200 milione dollare ne kryeqytetin e bixhozit
 
  NEW YORK CITY  : Bota priti Vitin e ri 2008 ne menyra te ndryshme, beri te ditur agjencit e lajmeve . Pekini, filloi vitin me kenge dhe vallezime per nder te Olimpiades se ardhshme verore ne Pekin. Ne Bruksel fishekzjarri tradicional u anulua per shkak te kercenimit terrorist. Ne Paris festat ishin neper bulevardin "Shanz Elize" dhe prane Kulles se Afelit. Mijera njerez priten Vitin e Ri ne "Sheshin e kuq" ne Moske.
 
    Nga mesnata "vendet e reja" ne BE Qiproja dhe Malta vune ne qarkullim euron si mjet monetar. Ne Londer ne "Trafalgar Square" dhe ne brigjet e Temzes, njerezit e shumte priten 12 rrahjet e sahatit "Big Ben" nga godina e parlamentit. Ne "Time Square" ne Nju Jork u ndez topi i ri ndriçues, ndersa ne Las Vegas mbi 300 mije veta numeruan bashke sekondat e fundit para Vitit te Ri dhe harxhuan mbi 200 milione dollare ne kryeqytetin e bixhozit.
 

Sllovenia fillon presidencen e radhes - Kosova prioritet e viti 2008
  
 
Sllovenia do te kete detyre te veshtire perpara, qekur Republika e vogel alpine e Sllovenise ka marre presidencen e radhes se BE-se, shteti i pare ish komunist qe merr kete rol. Sfida e saj tashme eshte te mbikqyre ate qe shume shpresojne qe te jete episodi i fundit ne krizen e gjate te Jugosllavise. Sllovenia eshte ne pozite unike per te kuptuar aspiraten e kosovareve per pavaresi dhe do te loboje shume qe kjo te njihet nga me shume vende anetare te BE-se qe te jete e mundur.
 
    Por, kur ka ndertuar lidhje te forta politike dhe ekonomike me Beogradin, Sllovenia do te perpiqet qe te sjelle Serbine si dhe vende te tjera te Ballkanit si Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia me afer BE-se. Ne fund te marsit, ajo po planifikon te organizoje ne takim te ministrave te jashtem me koleget ballkanike.
 
 
 

     Ministri i jashtem i ketij vendi Dimitri Rupel premtuar se do te perpiqet per nje qendrim te bashkuar te 27 vendeve te bllokut evropian per te ardhmen e Kosoves. Zoti Rupel tha se Sllovenia do te perpiqet te zgjidhe mosmarreveshjet brenda Bashkimit mbi planet e shumices shqiptare per te shpallur pavaresine. Udheheqesit e Kosoves nderkaq kane deklaruar se do ta shpallin pavaresine ne fillim te vitit 2008, por se do te veprojne ne bashkerendim me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Disa anetare te BE-se nuk pajtohen me kete veprim, nga frika se mund te nxise levizje separatiste brenda kufijve te tyre
 
  
    Kryeministri i Slovenise Janez Jansa mbajti nje fjalim se detyrat kryesore te Slovenise gjate mandatit te vendit kryetar te radhes te Bashkimit Evropian jane problemi i energjise dhe i ndryshimi i klimes, problemi i Kosoves dhe i Ballkanit Perendimor, problemi i "Traktatit te Lisbones", dialogu midis kulturave te ndryshme etj me 1 janar vendi kryetari i radhes i BE-se Sllovenia eshte e kenaqur per pjesemarrjen e Qipros dhe te Maltes ne rajonin e euros.
 
    Ministri i Financave i Sllovenise Andrej Bajuk u shpreh me 1 janar se qeverite dhe bankat qendrore te Qipros dhe te Maltes bene pergatitje per perdorimin e euros duke fituar suksese. Si vendi kryetar i rradhes i BE-se ne 6 mujorin e pare te vitit 2008, Sllovenia do te perkrahe zgjerimin e metejshem te rajonit te euros dhe do te zhvilloje bashkepunimin e ngushte me vendet e BE-se qe perputhehen me kushtet per te siguruar kalimin e qendrueshem te perdorimit te euros.

 

  Vetem me dy milione banore, ky vend i vogel nuk do ta kete te lehte te luaje rol kryesor ne çeshtje te tjera te agjendes se BE-se. Slovenia zevendesoi Portugaline dhe u be vend kryetar i radhes i Bashkimit Evropian. Kjo eshte hera e pare qe nje vend i ri anetar behet vend kryetar i radhes i Bashkimit Evropian pas zgjerimit te kesaj organizate ne vitin 2004.  Sllovenia u be vendi kryetari i rradhes i BE-se me 1 janar kjo do te zgjate 6 muaj. Sllovenia u fut ne rajonin e euros me 1 janar ne vitin 2007 duke u bere vendi anetar i 13-te. Me pjesemarrjen e Qipros dhe te Maltes ne rajonin e euros, numri i vendeve anetare te rajonit te euros arriti ne 15.








__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
ALBAN BYTYCI | 2 Jan 2008 15:25

A ka Shqiperia Nevoje per Ndihma / (Trucks of Aid) - Read

28 December 2007
Albania trip back on track
Ryan Taylor
 

SHETLAND Aid Trust is hopeful of making a return journey to Albania in 2008, despite not taking the trip to its usual stamping ground this year.

The charity has made a name for itself over the years by taking lorry-loads of aid to impoverished mountain villages of Albania.

This year the aid dash didn't happen. Strict Albanian regulations over how aid goes into the country effectively prevented the trust from taking the trip. But now trust spokesman Edwin Moar says hopes are high the charity will be taking the trip in 2008.

Mr Moar said: "Just last week I had a phonecall from the mayor of one of the villages saying he had had contact with a charity in Albania who may be able to help provide the service in Albania, so it's looking fairly positive we may be able to go to Albania next year,."

But that doesn't mean 2007 was a bad year for Shetland Aid. Mr Moar said an arrangement with the well known Blythswood organisation still kept supplies from Shetland on the move.

"We didn't go to Albania, and that was the major change in the year. But our activities still went on, and over the year we sent out three trailer loads of aid with Blythswood," said Mr Moar.

"We couldn't go to Albania because of the regulations in the country requiring you to work through an Albanian charity. The charity that we were working through were reducing their activities, and could no longer provide the service that they had done for us," he said.

"We had had contact with Blythswood in the past, and they were looking for more aid than they could find. We sent out roughly 36,000 kilos over the year to Blythswood."

Three lorry loads were dispatched throughout the year, in March, May and November.

The trust were particularly keen to give aid for the summer load, particularly as it allowed the charity to donate to people in rural parts of Albania ­ the places where Shetland Aid has made friends over the years.

"The May trip coincided with an appeal for food for the mountain villages in Albania because they had had a poor harvest in that year," said Mr Moar.

"It was 3.8 tonnes of food that was collected in Shetland inside two weeks. That was our first major supply to Blythswood, and as well as that we filled up a trailer with clothing, foot wear, kitchen utensils and bedding materials. We decided to also send this along with the food."

Later in the year the trust was asked to work as local coordinator for Blythswood's Christmas shoebox appeal, which was met with a warm welcome from people in Shetland.

"In November 1,760 shoeboxes containing gifts for the poorer families in Albania, Bulgaria, Macedonia and Romania were sent out, and along with that consignment again there were 23 hospital beds as well as kitchen utensils, clothing, footwear and bedding," said Mr Moar.

Shetland Aid Trust also sent out two separate donations of £1,000 to an orphanage in Gjirocaster in the south of Albania, which were used to buy food.

The trust also has a link with Russia, which has seen committee member Dr Bruce Cleminson meet in recent years with Russian medical teams dedicated to providing care for terminally ill patients in the city of Samara.

The Russian team opened a purpose-built hospice unit in the summer of 2006, and this year Dr Cleminson flew out to Russia to see what the hospice team had achieved.

r.taylor <at> shetland-times.co.uk


--
My Photography
http://picasaweb.google.com/alban.bytyci/
www.english-for-life.co.uk __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Jan 2008 19:11
Picon
Favicon

ISLAMI DHE EKONOMIA-shkruan: Hamdi NUHIJU 03 01 2008

 

ISLAMI DHE EKONOMIA

Hamdi NUHIJU

o:p>

 

Të analizohen këto dy terme aq të rëndë për tu analizuar do të linde një kënaqësi plus gjatë marrjes dhe sjelljes së argumenteve plus në këtë temë. Konjukturat reale në shoqëri ndërlidhen ndërmjet veti dhe kanë një varshmëri që nuk mundemi ta hasim në ndonjë idiom të këtillë ideologjike. Kur përmendim termin ekonomi , menjëherë mendja na ikën te paratë , materia , ideologjia. Na ikën mendja aty ku Islami vëndon rregulla dhe kushte , kodekse dhe në ballë vëndon MORALIN. Kthimi i kokës majtas e djathtas , lind përballjen e rëndë të individit dhe shoqërisë në ndërthurjen e një njohurie didaktike në rreth in global. Do kundërshtoheshim nëse konstatojmë se humbja ideologjike e shteteve dhe kombeve lindi mu si rezultat i infektimit dhe ndalimit të Islamit në qarqet globale si risi në segmentin matrial. Jam i bindur se një konstatim i këtillë kaq pompoz dhe virtuoz nuk i mveshet Islamit si dukuri destabilizuese në rruzullin tokësor.

Sipas botëkuptimit islam , ekzistojnë fushëveprime , si ai shpirtëror , moral , që janë më të rëndësishme e më parësore sesa fushëveprimi ekonomik , sepse njeriu nuk është krijesë e kotë , e paqëllimtë dhe e rastësishme , por krijesë e ngarkuar me përgjegjësi , si në jetën e vet të shkurtër ashtu edhe në historinë e gjatë të llojit të vet. [1] Jeta ekonomike e bazuar jashtë rrethanave shpirtërore është një humbje dhe degradim i vërtet. Thirrja e kapitalizmit në vecanti dhe e tërë demokracisë liberale po bazohet mbi këtë rregull kaq poshtërues për krijesën e quajtur njeri.  Ekonomia e ditëve tona është shëndërruar në një luftues i fesë , ndërsa në fakt e vërteta duhet të jetë ndryshe. Ekonomia nuk mund të funksionojë pa fenë islame , ajo nuk guxon që të hapëroj drejtë degradimit të individua litetit të njeriut. Shkatërrimi i një shteti dhe shoqërie nisë nga individi , më saktësisht ekonomia e ditëve tona duke e shëndërruar femrën në mall tregëtie ose joshje për të krahasuar me shijen e një malli të caktuar po eksploaton një shoqëri të tërë , kështu duke shkatërruar bërthamën  e një shteti dhe shoqërie të quajtur familje. Muslimanët ishin dhe janë të ndryshëm nga kjo logjikë e fëlliqur kapitaliste. Ato nuk cohen me gojën plotë kundër ekonomisë dhe fitimit , por mundohen që në suaza të njerëzores të veprojnë duke mos dëmtuar askënd. Historia e Islamit është e stërmbushur me shembuj të fitimit hallall dhe frikës nga shitja e një malli haram. Në pika të shkurtëra po ua përcjellë një sekuencë të një rasti të këtillë.

Imam Ebu Hanife ishte një n jeri i pasur që merrej me tregëti dhe që kishte pasuri të madhe. Por , meqë preokupohej me dituri , punët tregëtare i zhvillonte me një person që e kishte caktuar zëvendës kurse vet kontrollonte nëse tregëtia zhvillohej  apo jo brenda kuadrit të hallallit. Dhe ishte aq i ndjeshëm në këtë specifik , saqë një rradhë e kishte dërguar ortakun Hafs bin Abdurrahman për të shitur tekstil duke i thënë:

“ O Hafs , malli i ka këto e këto të meta. Këtë ia thuaj edhe myshteriut dhe mallin shite me cmim më të lirë.”

Edhe Hafsi e shiti mallin me cmimin e caktuar nga Imami , vetëm se pa ia treguar të metat myshteriut nga harresa. Kur e mësoi këtë Ebu Hanife , e pyeti Hafs bin Abdurrahman:

“ A e njeh myshteriun që e bleu copën?” Pasi Hafsi i tha se nuk e njihte , Imami , me dyshimin se mos fitimi hallall do të njollosej , tërë fitimin e nxjerrë nga shitja e mallit e ndau si sadaka. Ja pra , ky devocioni i tij i solli bereqet të madh tregëtisë së tij matriale e shpirtërore. [2]Ky shembull i këtij dijetari të madh në islam na bënë që të flasim dhe hapërojmë drejtë kodeksit të lartë etik në shoqëri.

Në rruzullin tokësor shpirtërorja me matrialen bashkohen duke iu bindur Krijuesit të Gjithëfuqishëm. Pasuria shpirtërore është një temë e gjërë dhe në vete ngërthen rregulla , kushte dhe forma të ndryshme të hapërimit drejtë realizimit të fitimit. Ndërsa pasuria matriale mund të haset në forma të ndryshme por edhe deri tek ajo të arrihet përmes rrugëve të ndryshme. Islami na mëson se si ta përpunojmë në mënyrën më të bukur një pasuri të papërpunuar dhe se si të arrijmë deri tek ajo pasuri pa thyer asnjë rregull të këtij dini të artë.

Qëllimi i veprimit është sundimi me sukses i të vërtetave të pandryshueshme në këtë jetë dhe në këtë mjedisë mbi ato të vërteta që ndryshojnë vazhdimisht. Në këtë veprim është koha ajo që është në funksion të dijes. Prandaj nevojitet rregullimi i kohës sipas dijes.

Në një veprim të suksesshëm një anë ka të bëjë me pasuritë e botës shpirtërore dhe ana tjetër me pasuritë e botës së jashtme , të cilat varen njëra nga tjetra. Njerëzit të cilët e kanë shkatërruar botën e tyre shpirtërore nuk mund të rregullojnë bot ën e tyre të jashtme. Ata që e kanë humbur pasurinë e botës shpirtërore nuk shpëtojnë dot nga robëria e botës së tyre të jashtme. [3] Gërshetimi i botës shpirtërore me atë matriale është një dukuri e nxitur nga Djalli i mallkuar qysh në periudhat e hershme të njerëzimit. Balancimi i atyre vlerave është harruar , urtësia e nxjerrë nga dy botët si duket po merrë kahje negative në formimin e individit dhe shoqërisë së shëndoshë dhe kreative. Nuk guxon që të zhvlerësohet kjo botë duke i nisur nga parimi se ne jemi udhëtar në këtë botë dhe jo banues të përhershëm këtu. Kalimi në ahiret bëhet përmes një rruge dhe një sfide e përballje që quhet dynja. Kjo rrugë , sfidë dhe përballje nuk demaskohet nga të qenit i realtë në shoqërinë pozitive në rruzullin tokësor. All-llahu , Muhammedin a.s. e dërgoi si mëshirë për botrat , një balancim midis krijesave të Tij të cilat kanë karakteristika të ndryshme. 

Nuk ia vlen që të hudhemi në kthetrat e shejtanit të mallkuar dhe të konstatojmë se jemi në piedestalin e shoqërisë nëse mundohemi që të sakrifikojmë vlerat tona matriale për vlerat tona matriale. Sakrifikimi i vlerave matriale për vlerat matriale lind një dashuri të pakufizuar për egon dhe epshet e njeriut në shoqërimin me engjujt dhe xhinet.  Shoqëria njerëzore me vite të tëra nxiti njeriun që të cohet kundër Krijuesit të tij përmes rrugëve të ndryshme. Njëra prej rrugëve permamente që në ditët tona është mjaft aktuale është edhe sistemi kamator në shoqëritë perëndimore të cilat i kanë kolonizuar të gjithë popujt në rruzullin tokësor. Nëse i analizojmë ideologjitë njerëzore dhe kinse monoteiste në rruzullin tokësor do të shohim dhe vërejmë se nuk është vetëm Islami kundër kamatës. Por kundër kamatës është edhe krishterizmi , disa shoqëri feudale dhe një periudhë edhe fashizmi.

Duke dashur të mos i lë gjë rastësisë , fashizmi e ka refuzuar financën e lartë dhe kamatën të cila t janë baza e kapitalizmit. Të gjitha komercializimet , monopolet , sindikatat dhe trustet i ka shtetëzuar. [4] Megjithëate fashizmi nuk ka arritur sukses. Përshembull edhe pse e ka ndaluar kamatën , prapseprapë në fund është detyruar të nxjerrë në qarkullim letra kamatore prej 4- 12%. [5] Ndërsa Kisha e ka luftuar kamatën , por në mënyrë të fshehtë është shërbyer me të dhe me shumë rrugë korruptive që kanë sjellur deri te largimi i ndikimit të Kishës dhe Krishterizmit në Komunitetin Europian.

Nëpër shumë vende në Biblen e sotme gjejmë rregulla që janë ma hnitesë dhe që e lidhin njeriun direkt me Zotin e tij. Duke hulumtuar në të hasëm edhe në këto fjalë :

“ Nuk do e përmendesh emrin e Zotit në formë të zbrazur,  për arsye se Zoti nuk do e lë pa e dënuar atë i cili do e përmend emrin e Tij në formë të zbrazur.”[6] Në të njejtin vend mëposhtë shkruante : “ Nuk do të vjedhësh”[7] Karakteristike është për ne se njëri prej personaliteteve të mëdhaja të krishterizmit Martin Luteri në formë kategorike e sulmon kamatën.  

Kurse Martin Luteri themelues i rrymës protestante është treguar i ashpër në ndalimin e kamatës kur përgaditi një dorëshkrim rreth tregëtisë dhe kamatës ku ndaloi shumë prej shitblerjeve me kamatë duke u zgjeruar në shtjellimin e tyre. [8] Kamata si një dukuri destabilizuese dhe joshëse e shoqërisë po paraqitet në idetë dhe mendimet e ekonomistëve bashkëkohor. Në këtë formë po përbuzet qenia njerëzore duke u shëndërruar në mall tregëtie , në idhull të djallit dhe rrugës së furisë së humbjes së identitetit njeri. E kundërta e kamatës është etika e zekatit e cila filtron qenien njerëzore duke e bërë më të butë , më të realt në shoqëri dhe duke i dhënë frymë vëllazërisë dhe bashkimit të forcave ndërmjet muslimaneve. Islami njeh dhënësin e zekatit dhe marrësin e zekatit. Ai edukon si të parin poashtu edhe të dytin. Edukata e dhënësit të zekatit duhet të kuptohet në këto segmente:

a)      të kuptojë se cfarë dëshirohet prej zekatit,

b)      të mos e prishë atë zekatin duke ia përmendur të mirën të varfurit,

c)      të injorojë( zvogëloj) atë që e jep si zekat para syve të të varfurit dhe të tij,

d)      të përzgjedhë prej pasurisë së tij më hallallin , më cilësorin dhe më të dashurën për të,

e)      të kërkoj për zekatin e tij dikë që i takon dhe pastrohet me të etj. [9]

Edukata e marrësit të zekatit duhet të shtrihet dhe formohet në këtë formë:

a)      marrësi i zekatit duhet të jetë patjetër prej tetë grupeve të përmendura në Kur`an,

b)      të kuptojë se All-llahu e detyroi dhënien e zekatit atij që t`i plotësojë preokupimin dhe të gjitha preokupimet t`ia bëjë një të vetme: arritja e kënaqësisë së Zotit,
c)      të falëminderojë dhënësin dhe të lutet për të,

d)      të shikojë se cka merrë a hallall a haram , nëse nuk është hallall nuk e merrë,

e)      t`i ruhet pozicioneve të dyshimta në sasinë që merrë etj. [10]

Islami e edukon shpirtin , mendjen dhe trupin e individit dhe shoqërisë. Kur mendja , trupi , shpirti i njeriut dhe shoqërisë janë të edukuar atëherë prite lumturinë e kësaj bote dhe kënaqësinë në ahiret. Ka shembuj të shumtë në shoqërinë bashkëkohore ku kanë lindur probleme të shumta ndërmjet njerëzve të ndryshëm ku faktori kyc i mospajtimeve dhe dyshim eve është aspekti matrial i jetës. Ato e shohin jetën vetëm në suaza të të mirave matriale dhe interesit. Sajime të interesit janë bërë edhe në kuadër të familjeve moderne ku gruaja dhe burri duhen në saje të interesit matrial , ndërsa harmonia e dikurshme në familje është hudhur në plehërat e panumërta të Oksidentit. Islami i jep trajtë individit dhe shoqërisë. Ai e edukon dhe e mëson që duhet të bëhet i mesit dhe të koordinoje veprimtarinë e vet ekonomike në pajtim me nevojat e shpirtit të tij.

 

Thotë All-llahu xh.sh. në K ur`anin Famëlartë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (El-A'raf:31)

 

Mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu  rreth këtij ajeti të ndritshëm sqaron:” Mbuloni vendet e turpshme , o bijë të Ademit. Sa herë që të shkoni për t`u falur dhe për të bërë tavaf Qabenë  , vishni rrobat që janë stolia juaj dhe hani e pini prej gjërave të lejuara , por mos e teproni duke kaluar në gjërat e ndaluara dhe duke shpenzuar hallallin me tepricë jashtë kufirit , sepse Zoti nuk i do ato që e teprojnë. Bejzaviu dhe Fahri Raziu thonë se fjala “ zijnet” ( stoli) , është për “ rrobat”. Urdhëri për t`i veshur rrobat  është urdhër detyrimi që të mbulohen vendet e turpshme dhe vetvetiu del se lakuriqësia është e ndaluar. Gjithëashtu është vaxhib detyrë të hahet dhe të pihet për të ruajtur jetën. Dhe nëse dikush as nuk ha  e as nuk pi dhe vdes nga uria , numërohet si vetëvrasës dhe bëhet i merituar për në xhehennem.  Dobësimi i vetes duke ndejtur pa ngrënë e pa pirë deri në atë shkallë sa njeriu nuk mund ta kryej faljen dhe detyrat tjera është haram. Sigurisht është haram të hahet dhe të pihet me tepri.” [11] All-llahu e mëshiroftë mufesirin e madh për këtë koment të mrekullueshëm të këtij ajeti të ndershëm bazë e ekonomisë. Këtu fshehet urtësia e kursimit , por edhe e frikës dhe edukatës gjatë veprimtarisë sonë në këtë botë. Këtu shumë qartas shohim lidhjen e shpirtit me materien , dhe me këtë ajet kur`anor bien në kundërshtim një grup ( sekt) në islam të cilët injorojnë këtë botë dhe veprimtarinë ekonomike për ahiretin , bile ato thirren në Islam për këto qëndrime të tyre të devijuara.  Të All-llahut jemi dhe padyshim që kthimin e kemi tek Ai.

 

Literatura e konsultuar:

 

1.Kur`ani përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti,

2. Biblija , prevod : Dr.Dushan H. Konstatinov , Bitolla 1999

3. Ajka e kuptimeve të Kur`ani Kerijmit , Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë , 2005

4.Rruga  e Lumturisë së Përjetshme , Ibën Kudama el-Mekdesi , Tiranë 

5. Kamata lufta me All-llahun , Muhammed bin Saleh el- Uthejmin , Ahmed es- Salus , Tiranë , 2004

6. Koncepte dhe sisteme Bashk ëkohore , Ali Bullac , Shkup 2005

7.Tasavvufi ose mistika islame nga besimi në mirësi , Osman Nuri TOPBASH , Stamboll , 2006

8. Univerziteti i padukshëm , Prof.Dr. Ersin Nazif Gurdogan , Tiranë , 2004

 


[1]Shih më gjërësisht: Koncepte dhe sisteme Bashkëkohore , Ali Bullac , Shkup 2005, fq.302

[2] Shih më detajisht në librin : Tasavvufi ose mistika islame nga besimi në mirësi , Osman Nuri TOPBASH , Stamboll , 2006 , fq.448

[3] Shih më detajisht në librin: Univerziteti i padukshëm , Prof.Dr. Ersin Nazif Gurdogan , Tiranë , 2004 , fq. 96

[4] Shih më gjërësisht: Koncepte dhe sisteme Bashkëkohore , Ali Bullac , Shkup 2005, fq. 155

[5] Shih më gjërësisht: Koncepte dhe sisteme Bashkëkohore , Ali Bullac , Shkup 2005, fq. 160-161

[6] Shih në librin : Biblija , prevod : Dr.Dushan H. Konstatinov , Bitolla 1999 , Davanje Zakon: Deset zapovedi , fq. 89

[7]  Po aty fq.89

[8]  Shih në librin: Kamata lufta me All-llahun , Muhammed bin Saleh el- Uthejmin , Ahmed es- Salus , Tiranë , 2004 fq.18

[9] Shih më gjërësisht në librin: Rruga e Lumturisë së Përjetshme , Ibën Kudama el-Mekdesi , Tiranë  fq.27-28

[10] Po aty, fq.29
[11] Shih më gjërësisht në: Ajka e kuptimeve të Kur`ani Kerijmit , Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë , 2005 fq. 751-752

Never miss a thing. Make Yahoo your homepage. __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane