Sulo Gradeci: Ju tregoj ato që nuk janë thënë për Enverin
Bisedë me zotin Sulo Gradeci, ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës
Nga: APOSTOL DUKA
Duke shërbyer pranë Enver Hoxhës për më shumë se tridhjetë vjet, Sulo Gradeci ka lënë natyrshëm gjurmët e veta në politikën shqiptare, për të mos thënë se ka ndikuar ndjeshëm në të. Jo më kot thuhej në
atë kohë se, para tij, dridheshin edhe shumë nga anëtarët e Byrosë Politike, të cilët e
kishin shumë të qartë se, po të prisheshin me shefin e rojave të Enver Hoxhës, një ditë mund të mos ishin më të tillë. Vetëm dy njerëzve iu bindej pa kushte ai burrë: Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmijes. Ishe shumë e vështirë të lidheshe e të afroheshe me të edhe për shkak se ishte i zënë me punë pothuajse gjatë gjithë kohës, edh pse profesioni i kishte ngulitur nëpër vite shprehinë se, me sa më pak njerëz të kishte të bënte, aq më komod do të ndjehej. Unë vetë, si gazetar i shtypit ushtarak, jam takuar disa herë me të në veprimtaritë ku merrte pjesë Enver Hoxha, sidomos në ceremoninë e zhvilluar më 10 Korrik 1983, në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, po për here të parë kemi biseduar vetëm pas vdekjes së udhëheqësit historik të shqiptarëve. Duhet të ketë qenë përsëri 10 Korrik, dita e atëhershme e krijimit të Ushtrisë Popullore. Në raste të atilla, ishte bërë trad
itë që pothuajse të gjitha organet e shtypit të botonin faqe festive, domethënë që
festat ti uronin personalitetet më të shquara të vendit. Juve mund të pyesni: A ishte Sulo Gradeci nja nga personalitetet e asaj kohe? Sigurisht që ishte. Ai kishte punuar për dekada të tëra pranë Enver Hoxhës dhe kujtimet e tij për të ishin të papërsëritshme dhe të pakrahasueshme në llojin e vet. Shkova, pra, në banesën e Enver Hoxhës, i thashë Sulo Gradecit se përse kisha kërkuar të takoheshim dhe ai mori menjëherë një dosje të madhe me materiale të daktilografuara, duke nxjerrë prej saj disa fletë të lidhura. Po ta lehtësoj punën, më tha, jam duke punuar për një libër me kujtime për shokun Enver dhe ky është një nga kapitujt më interesantë. E kanë punuar, redaktuar dhe korrektuar ata të sektorit të botimeve pranë Insititutit të Studimeve të Marksizëm-Leninizmit, natyrisht dhe ti nuk ke përse të vesh dorë. Aman, shoku Sulo, iu luta me gjithë shpirt, unë jua kam shumë frikën këtyre ma
terialeve të parapërgatitura, do të ishte më mirë sikur ta fusnit atë kapitull përsëri
në dosje dhe ta nisim çdo gjë nga e para. Si ta nisim?!..., - më pyeti ai me habi. Nga e para, shoku Sulo, nga e para fare. Ju ta tregoni edhe një herë ashtu siç e mbani mend që që është shkruar aty, unë të mbaj shënime dhe pasi ta bëj siç di unë, juve të kini mundësinë të bëni edhe krahasimin. Domethënë, ti propozon një lloj konkursi, ma ktheu ai me humor. Jo konkurs, por besoj se kjo është rruga më e mirë, për të shmangur klishetë dhe gjërat e shkruara me një frymë të përgjithshme. Për çudi, Sulua ra dakord lehtësisht dhe u bë ashtu siç propozova unë. Nuk diskutohet që shkrimin e punova me kujdes dhe ai e pëlqeu shumë, aq sa e futi atë edhe në libër, pa i bërë asnjë ndryshim. Pas kësaj erdhën edhe disa shkrime të tjerë, për ndonjërin nga të cilët ai mori falënderime të veçanta pothuajse nga e gjithë Byroja Politike. U takuam disa herë në Poliçan, Gramsh, Përmet e Gjirokastër, ku ai sh
oqëronte Nexmije Hoxhën ose fëmijët e saj dhe kështu u bëmë miq të afërt. Isha nga të
rrallët punonjës të shtypit, që më dërgonte makinën dhe mi lehtësonte punët sa herë që duhej të takoheshim. Në rastet kur duhej të shkoja diku dhe nuk mund të siguroja një makinë nga parku i ministrisë së Mbrojtjes, mjafton ti bija telefonit të Sulo Gradecit dhe gjithçka ishte e zgjidhur. Në këto kushte, ju mund të pyesni përsëri: Përse biseda me të nuk është zhvilluar më parë, por pikërisht tani, kur ai është shprehur edhe në disa organe të tjera të shtypit. Nuk di çfarë të them. Ja që tani erdhi çasti dhe jam shumë i sigurt se, për gjërat që kemi biseduar së bashku, ai nuk ka folur asnjëherë. Dhe kurrë nuk ka folur më sinqerisht se sa më 2 prill 2007, vetëm pak orë pasi kishte kaluar Dita e famshme Gënjeshtrave...Apostol Duka: - Tungjatjeta, zoti Sulo, miku im i vjetër. Pas bisedës sonë telefonike, besoj se nuk ka nevojë për hyrje e dalje dhe mund të fillojmë menjëherë.Sulo Gradeci:
- Prit, prit. Të bëjmë zakonin një herë, të pimë nga një gotë me raki Skrapari, se më
ke ardhur në shtëpi. Dhe pastaj, të biem dakord se çfarë do të themi, pasi ti e di shumë mirë që mua nuk më kanë lënë rehat edhe të tjerët. Edhe gazetat, edhe disa nga televizionet. - Mirë, biem dakord, por juve e kini shumë të qartë se nuk kemi nga tia mbajmë pa folur për Enver Hoxhën. Kini shërbyer me vite e vite të tëra pranë tij dhe, ato që dini juve, nuk mund ti thotë askush tjetër.Sulo Gradeci: - Mirë, more djalë, por unë kam edhe ditarët e burgut, me mijëra faqe të shkruara me dorë, që dua ti hedh në kompjuter dhe ti botoj, dua të flas edhe për 7 prillin e vitit 1939, edhe për 11 prillin e hidhur të vdekjes së Komandantit, dua të them ca gjëra që i kam mbajtur gjatë në shpirtin tim. Me ato ditarët është marrë edhe një miku im, i ka sistemuar, në një farë mënyre, por unë besoj se kjo nuk mjafton. Këtë më thuaj, do të më ndihmosh, apo ta lemë fare këtë punë?- Ditaret janë një p
unë tjetër e madhe, që nuk lidhen as me bisedën tonë dhe as me gazetën Ndryshe. Siç iu
kam thënë edhe njëzet vjet më parë, mendimi im është se duhet ti lësh mënjanë ato që të ka sistemuar ai miku dhe ta fillosh nga e para. Domethënë, ti zbardhësh ditaret dhe ti botosh ashtu siç i ke shkruar, që gjithçka të jetë e freskët dhe origjinale. Duke i përzgjedhur, natyrisht dhe duke bërë edhe redaktimet e korrektimet e nevojshme. Ka plot njerëz që do ta bënin këtë gjë me dëshirë. Sa për botimin, duhet ta përballoni vetë, se mbase kini vënë mënjanë ndonjë flori a dollar nga koha kur ishit pranë Enver Hoxhës.S. Gradeci: - Kam vënë, posi. Për këtë i bëra plot katër vite burg, megjithëse ata që më vunë prangat e dinë edhe sot shumë mirë se unë dhe Liria mezi presim datën të marrim pensionet tona të mjera...- Ndërsa për 7 prillin, nuk e kuptoj se çfarë doni të thoni. Në atë kohë, juve keni qenë në një moshë fare të re dhe...S. Gradeci: - Nuk kam qenë i ri, jo. I isha mbushur të sht
atëmbëdhjetat dhe atëherë kjo ishte një moshë kur mund ti dilje zot vetes dhe të ndiqje
rrugët e tua të fatit. Ashtu ndodhi edhe me mua. Në fshatin e lindjes, iu bashkova një turme të madhe burrash prej 40 a 50 vetash, të cilët shkuan shumë të tronditur në komunë, për të kërkuar armë, sepse ishte marrë vesh që Italia fashiste do të sulmonte Shqipërinë. Dhe kjo gjë ndodhi pothuajse në të gjithë Skraparin. Të gjithë ishin ngritur në këmbë dhe kërkonin armë për të mbrojtur atdheun.- A jua dhanë armët që kërkuat?S. Gradeci: - Jo, dihet! Na mbajtën me shpresa, na thanë se prisnin të vinin nga Tirana, po armë nuk na dhanë kurrë.- Tiu bëj një pyetje, zoti Sulo?S. Gradeci: - Ta bësh, përse të mos e bësh...- Të gjithë juve që shkuat në komunë, a e kishit nga një armë pa leje, a kishit edhe municionet e nevojshme? S. Gradeci: - Patjetër. Nuk kishte shtëpi në Skrapar pa armë. Mund të mos kishin bukë dhe veshje, por armët nuk diskutoheshin.- Atëherë, përse i kërkonit ato në komunë. B
esoj se shkuat atje sa për të qenë në rregull me ndërgjegjen, pasi e kishit shumë të
qartë se lufta dhe përpjekjet tuaja do të ishin të pashpresa. Le ta themi hapur, këto lloj historish kanë brenda edhe groteskun e vet. Le ta pranojmë se shqiptarët nuk e përjetuan pushtimin me ndonjë dhimbje të madhe, sepse ishin mërzitur prej kohësh nga makutëria dhe padija e mbretit të tyre, i cili jua mbathi këmbëve dhe e la Shqipërinë në fatin e vet. Akoma më tej, historia juaj më kujton shkurtin e vitit 1991, kur njerëzit në disa rrethe të Jugut kërkonin armë dhe i bënin thirrje të dëshpëruara njëri-tjetrit të niseshin drejt Tiranës, për të mbrojtur simbolet e kombit dhe fitoret e socializmit. Në ato ditë, unë shkoja shpesh në paradhomën e ministrit të Mbrojtjes. Nga dera e hapur, dëgjoja Kiço Mustaqin që iu përgjigjej telefonatave me mërzi dhe qeshte hidhur, duke i refuzuar prerë të gjitha kërkesat. Kot i kërkojnë armët, thoshte, pasi mbyllte telefonin. Atje i kanë, në çdo fshat ë
shtë nga një magazinë e çetave vullnetare. Ka aq shumë armë në to, sa për tu mbajtur
disa muaj një front i tërë... Kor, fare kot, e bëjnë sa për të larë gojën...S. Gradeci: - Po atë dua të them edhe unë, biri im. Që kërkesat për armë dhe për rezistencë të armatosur ishin të dëshpëruara, pasi mbreti ia kishte mbathur nga sytë këmbët për të shpëtuar lëkurën e tij dhe asnjë luftë nuk mund të bëhet pa një të parë në krye. Dhe çdo përpjekje për ti zbutur sot gjërat, ose për ti argumentuar nën një dritë të re, është gjithashtu e dëshpëruar, e kotë.Tradhtia nuk mund të ketë emër tjetër, veçse tradhti dhe Ahmet Zogu nuk mund të krahasohet kurrë me Enver Hoxhën, ndaj them unë se 7 dhe 11 Prilli janë dy nga ditët më të trishtuara në historinë tonë moderne. Fjalët e fundit të Enverit se pesë vjet do të më qani, pesë vjet do të më harroni dhe tërë jetën do të më kërkoni, sot janë më të vërteta se kurrë. Në të gjithë fshatrat tona to ditë ra një mërzi e madhe, 7 Prillin e përjetua
m të gjithë si një ditë zie dhe robërie. - Po për 11 Prillin, cili do të ishte mesazhi
juaj? Mos doni të përsërisni edhe një herë fjalët që tha ai në çastet e fundit: Pas vdekjes, pesë vjet do të më qani, pesë vjet do të më harroni dhe tërë jetën do të më kërkoni?S. Gradeci: - Pse jo, ato fjalë do të tingëllonin edhe sot shumë aktuale. Ka ikur koha e lotëve, ka mbaruar edhe harresa dhe tani po e kërkojmë çdo ditë e më shumë. Pas Skënderbeut, Enver Hoxha ka qenë shqiptari më i madh në historinë tonë. Le të bëhet një referendum dhe do ta shohësh po nuk doli kështu siç them unë. - Dakord, gjithçka që thatë për këto dy data, besoj se do të botohet në gazetën Ndryshe. Pas këtij premtimi, a mund ta fillojmë bisedën tonë. A mund të thoni se ku dhe kur kini lindur dhe pastaj dy fjalë për të parët tuaj?S. Gradeci: - Kam lindur në Gradec të Tomorricës, në vitin 1922. Në atë kohë, fshati ynë bëhej më shumë me Gramshin, megjithëse ne jemi mbajtur kurdoherë si skraparllinj të thek
ur. Familja jonë ka qenë derë e varfër, por syri nuk na ka parë keq, pasi babai rrihte
dendur Turqinë dhe nuk kursehej kurrë për veshjet dhe ushqimet tona. Ai ishte djalë i vetëm, kishte vetëm një motër dhe prindërit e nëna e shihnin në dritë të syrit. Sa herë që vinte nga kurbeti, zinte me nënën nga një fëmijë dhe blinte nga një arë. Kështu kam lindur edhe unë, në një nga vajtjeardhjet e shpeshta të babait. Atje, ai merrej me ndërtimet, pranë ati Jahja Satkës që thuhet sot se ka bërë e lënë shumë e shumë para dhe një sipërmarrësi tjetër nga Dushari. Nëna është nga Nishova, nga fisi Çelo. Ka qenë një grua e rrallë, punëtore duarartë, që na ka rritur me mundime të mëdha. Ka provuar edhe dhimbjen e madhe të vdekjes së dy djemve, që ikën gjatë luftës, se nuk kishim as ilaçe dhe as ushqime, si dhje të motrës sonë të vetme, të cilën e pickoi një nepërkë e vogël, e fshehur në vilet e rrushit...- Fshati i nënës tënde është i njohur edhe për faktin se andej është Mane Nishova, nj
ë atdhetar i madh, bashkëluftëtar i Riza Cerovës, një nga të rrallët vullnetarë
shqiptarë që shkuan në Luftën e Spanjës, një nga udhëheqësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që mbeti i pastër e i respektuar deri në fund të jetës së tij. S. Gradeci: - Kam shkruar shumë për Mane Nishovën dhe akoma kam gjëra të pathëna, që do ti bëj publike kur jetë rasti. Edhe motra e babait tim u martua në Nishovë, me një Belul Nishova. E kishte mbiemrin të njëjtë me atë të Manes, por nuk ishin farefis. Këta kishin të bënin më tepër me fisin Çelo, se ashtu bëheshin krushqitë në atë kohë. Djemtë dhe vajzat martoheshin në moshë fare të njomë dhe bëheshin gjyshër ende pa i mbushur të dyzetat. Halla beri tre-katër djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë, vdiq në Stamboll, ku punonte me babanë tim. - Ju thoni se babai punonte në atë kohë edhe me Satkën. Ishte i pasur ai atëherë? Është e vërtetë ajo që thuhet për pasurinë e tij përrallore, apo kjo histori ngjan me atë të Kontit të
Monte Kristos? S. Gradeci: - Ishte i pasur që në atë kohë, megjithëse nuk kishte ndonjë
zgjuarsi të madhe. Babai i ruajti gjatë lidhjet me të dhe me atë dusharakun, të cilit nuk ia mbaj mend emrin dhe kjo ka qenë arsyeja që, kur erdhi në Shqipëri në vitin 1956, ky Jahja Satka kërkoi të takohej me mua në hotel Dajti. Unë sapo kisha nisur punë në grupin e shoqërimit të Enver Hoxhës në atë kohë dhe takime të tilla mund të sillnin shumë ndërlikime e nuk shiheshin me sy të mirë, ndaj nuk shkova fare. Çdeshi ky, që erdhi kaq papritur në Shqipëri? - pyeta veten. Mund të ishte një dobësi njerëzore, një mall i madh ose një kureshtje e natyrshme për të takuar një nga fëmijët e Hekes (Babanë tim e quanin Hekuran dhe i thoshin shkur Heke), por mund të ishte edhe një veprim i llogaritur mirë për të depërtuar në qarqet më të larta të shtetit shqiptar. I kam treguar më vonë Enver Hoxhës për këtë rast dhe ai më ka kritikuar rëndë, por ja që ashtu na thoshte atëherë radakja jonë e mykur
. - Ashtu ishte vërtet, tregoheshit nganjëherë edhe më katolikë se papa. Tani nuk keni
para, ndërsa, po të ishit takuar me Satkën e krimbur në para, jeta juaj mund të kishte marrë një drejtim tjetër. Është një fenomen puro shqiptar. Shqiptarët i fusin një mendje të shkurtër në këto raste dhe mund të quhen me plot gojën njerëzit e shanseve të humbura. Me që flasim për gjëra të tilla, iu qëllonte në atë kohë që ti kërkonit këshilla ose ndihmë Enver Hoxhës për probleme ose intimitete familjare?S. Gradeci: - Nuk e ndjeja shumë nevojën dhe ky është gabimi im. E vërteta është se oficerët e Sigurimit të Shtetit ishin shumë të ngurtë në sjelljet dhe veprimet e tyre. Unë kam dashur ta vizitoja Stambollin dhe Izmirin edhe për një arsye tjetër të madhe: Babai im ka qenë në ushtrinë turke dhe është plagosur tri herë, në Çanakala dhe në luftime të tjera. Në Çanakala është bërë kërdia, tregonte babai, hynte në luftë një regjiment i tërë dhe mezi shpëtonin pesë vetë. Kam qenë shumë kur
eshtar ti shihja vendet ku kishte luftuar ai, por asnjëherë nuk guxova ta kërkoja një
gjë të tillë, megjithëse kolegët e mi vejevinin në Turqi më shumë se në çdo vend tjetër. Babai ndenji aq gjatë nëpër luftëra, sa gjyshja ime, Minushe e quanin, e humbi fare shpresën se ai mund të kthehej ndonjëherë i gjallë dhe i tha nënës të shihte fatin e saj. Se nuk kishte komunikime dhe letra e njërën, tjetrën, në atë kohë lufte, kjo është e njohur. Nëna nuk pranoi ta braktiste fatin e parë dhe nga kjo, ato të dyja u lidhën shumë ngushtë dhe e deshën shumë njëra-tjetrën deri në fund. Ndodhi që u kthye babai dhe kështu linda unë, iku prapë, erdhi prapë, lindi motra, u nis përsëri, se kush ishte mësuar me kurbetin, nuk mund të shkëputej lehtë prej tij. Lufta Nacionalççlirimtare i gjeti prindërit e mi së bashku. Atëherë vdiqën edhe dy vëllezërit e mi, se njerëzit detyroheshin të fshiheshin nëpër shpellat e ftohta, ku nuk mund të ndizje as zjarr, për të mos u zbuluar dhe kështu morën pl
evitin, nga i cili nuk kishte shpëtim. Në atë kohë, unë kisha dalë partizan.- Çfarë
mbani mend nga babai juaj, çfarë dëshironi të thoni më tepër për të në këtë bisedë?S. Gradeci: - Faktin që, sa herë që vinte në Shqipëri, sillte me vete shumë libra në gjuhën shqipe. Abetaren e parë dhe librat e Naimit ai i ka sjellë për herë të parë në Gradec. Kishte mësuar fshehtas të shkruante në Stamboll dhe kishte një kaligrafi të jashtëzakonshme. Unë, as që i afrohem fare në të shkruar. Babai ishte jo vetëm i zgjuar, por edhe shumë i rrahur me jetën. Miqtë e tij më të mirë ishin intelektualë, me të cilët komunikonte lirshëm. - Mban mend ndonjërin nga intelektualët me të cilët kishte miqësi yt atë?S. Gradeci: - Të gjithë i mbaj mend. Ai ishte shumë i lidhur me Hysen Zaloshnjën, por edhe me Butkallinjtë, Yllët dhe të tjerë. - Lidhje të çuditshme dhe shumë të ndërlikuara kanë qenë ato. Njerëzit ishin aq shumë miq me njëri-tjetrin dhe papritur lufta i ndau. S. Gradeci: - Jo, kjo nuk m
und të thuhet për Sali Butkën dhe Muharremin. Edhe Safeti me ide të mira ka qenë, por
gjërat nuk rrodhën ashtu siç deshi ai dhe u detyrua të vriste veten. - Për këtë, më ka folur me hollësi Muhamet Prodani. Ai ngulte këmbë se Safet Butka e vrau veten në dëshpërim e sipër, vetëm se nuk mund ta pranonte vëllavrasjen midis ballistëve e partizanëve, siç u shtrua problemi pas dështimit të Konferencës së Mukjes. S. Gradeci: - Ashtu është dhe për të edhe Enver Hoxha nuk ka shkruar vetëm bardhë e zi. E kam njohur Muhamet Prodanin, ka qenë njeri i mirë, që nuk prishte qejf me askënd. - Kur kam biseduar për herë të fundit me Muhamet Prodanin, ai fliste si një ish - i burgosur pa të drejtë nga Enver Hoxha, por kjo nuk e kishte mbushur me një urrejtje të verbër dhe nuk e pengonte të ishte i sinqertë dhe realist në dëshmitë e tij. Lëre seç thonë sot, përsëriste me tallje, leri legjendat që thuren, unë e di mirë që Safet Butka është takuar disa herë me Enver Hoxhën, se kam qenë vetë n
dërlidhës dhe i pranishëm në bisedat midis tyre. Jo vetëm që nuk janë grindur e
përplasur ndonjëherë, siç thuhet, po përkundrazi, kanë rënë në të gjitha rastet dakord se të gjitha shqiptarët duhet ti bashkojnë armët në luftën kundër pushtuesit. Është tjetër gjë se vendimet për këtë nuk i merrte ai, po të tjerët. E keqja ishte se ai kishte shumë besim tek Mitat Frashëri, i cili ishte në atë kohë nën ndikime e presione të shumta. S. Gradeci: - Shiko, në të gjitha këto rrjedha, unë shoh edhe mençurinë dhe largpamësinë e Enver Hoxhës, që ka ditur ta gjejë fjalën edhe me Butkallinjtë, edhe me xha Hysenin e Zylyftar Veleshnjën, edhe me Mestan Ujanikun, por edhe me shumë nga dyert e pasura të vendit. Është tjetër gjë se çfarë ndodhi më vonë dhe si luajtën shërbimet e fshehta të huaja në këtë terren aq delikat. - Dakord, besoj se keni thënë gjithça që duhet për prindërit dhe të parët tuaj. Tani është koha të tregoni diçka për vitet e luftës si partizan, si dhe për pasluft
ën, deri në çastin kur iu thirrën të punonit për të siguruar jetën e Enver Hoxhës. S.
Gradeci: - Partizan dola në moshën 20-21 vjeçe, pak vite pas pushtimit. Kam qenë në njësitin e parë të Skraparit. I pari ynë, ishte Gjin Marku, qysh atëherë anëtar i Komitetit Qendror Provizor. (Vijon në numrin e ardhshëm)BOX 1Tradhtia nuk mund të ketë emër tjetër, veçse tradhti dhe Ahmet Zogu nuk mund të krahasohet kurrë me Enver Hoxhën, ndaj them unë se 7 dhe 11 Prilli janë dy nga ditët më të trishtuara në historinë tonë moderne. Fjalët e fundit të Enverit se pesë vjet do të më qani, pesë vjet do të më harroni dhe tërë jetën do të më kërkoni, sot janë më të vërteta se kurrë.BOX 2Ka ikur koha e lotëve, ka mbaruar edhe harresa dhe tani po e kërkojmë çdo ditë e më shumë. Pas Skënderbeut, Enver Hoxha ka qenë shqiptari më i madh në historinë tonë. Le të bëhet një referendum dhe do ta shohësh po nuk doli kështu siç them unë. BOX 3Në të gjitha këto rrjedha, unë shoh edhe mençurinë dhe largpa
mësinë e Enver Hoxhës, që ka ditur ta gjejë fjalën edhe me Butkallinjtë, edhe me xha
Hysenin e Zylyftar Veleshnjën, edhe me Mestan Ujanikun, por edhe me shumë nga dyert e pasura të vendit. Është tjetër gjë se çfarë ndodhi më vonë dhe si luajtën shërbimet e fshehta të huaja në këtë terren aq delikat. Në numrin e ardhshëm, do të lexoni:- Vite lufte.- Veprimtaria në formacionet e mbrojtjes së popullit, puna në drejtorinë e gjashtë së ministrisë së Brendshme dhe, më vonë, si përgjegjës i grupit të Sigurimit të Enver Hoxhës.- Marrëdhëniet e afërta me Enver Hoxhën. Komunikimi me të. Besimi absolut i Enverit tek Sulo Gradeci.- Menuja e përditshme e Enver Hoxhës. Si bliheshin ilaçet e tij dhe ku bliheshin. - A është rrezikuar ndonjëherë jeta e Enver Hoxhës?- Pjesë nga ditari i burgut.
Ahhh...imagining that irresistible "new car" smell?
Check out
new cars at Yahoo! Autos.
__._,_.___
SPONSORED LINKS
__,_._,___