hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 03:09
Picon
Favicon

DITURI , TRIMERI DHE MODESTI

 

http://drejtesia.blogspot.com/2007/03/dituri-trimeri-dhe-modesti.html

 

Dituri, Trimeri dhe Modesti



Hamdi Nuhiju


Të gjitha këto tre elemente lidhen njëra pas tjetrës si ujëvare në Niagara... Ajo quhet e tillë, në fakt rrjedhë si një pastruese dhe zbukuruese e syrit të njeriut pasionist pas të bukurës. E bukura është e sinqert, por nuk është e shëmtuar, është njejtë si një gjethe e zverdhur në stinën e vjeshtës. E ndien zemra këtë brendi fjalësh që pa tis orientojnë rininë kah kërkimi i më të bukurës – diturisë -... Në fenë tonë shkojnë bashkë si zinxhirë: dijetarët, muxhahidat dhe modestët pa të cilët nuk mund të mbijetoj kjo piramidë kaq e vlefshme. Dituria është në piedestal, e vlefshme e mjelur dhe mësuese e trimerisë dhe modestisë...
Dikur muslimanët mirreshin me tregti, por mësonin edhe dituri, kështu kombinonin dituritë praktike me ato teorike. Është shumë e thjeshtë të thuash sot se jemi ne dekadencë dhe se për çdo ditë flejmë, por është shumë e rendë të mos e thuash këtë dhe të veprosh në ndryshimin e kësaj gjendje. Njerëzit e mëdhenjë nuk flasin, por veprojnë pa zë, si ajo nusja e re në shtëpinë e burrit të saj...
Dituria është dritë që ndriçon natën dhe zbukuron ditën, është edhe jetë që nga ajo varen frymëmarrjet e shumë vetave të lidhura ngusht për të. Pas çdo koncepti madhor në jetë qëndron dituria e bile disa herë përzihet me paditurinë dhe ndodhin probleme të shumta. Ajo stimulon jetën drejtë vdekjes së sigurt dhe e lidhë fort atë për besimin në Krijuesin. Është dituri e zhveshur ajo që nuk futet në sistemin e imanit. Fatkeqësisht për çdo ditë po takojmë dituri të tilla të zhveshura si prostitutat e Barcelonës. Nuk është dituri ajo që e bënë njeriun të pesoj pa meritë, por është një nxjerrje frutash para kohe në orendi. Niveli i parë i pjekurisë së njeriut është vet dituria që përcakton çdo ndjenjë të tij, e lidhë fort për të, e ngushëllon, e puthë , e qorton dhe e orienton kah gjithësia e mendimeve skolastike. Dituria është edhe status quo që nxitë monotoninë në çastet e intergrimit të mendjes në shoqërinë njerëzore. Nuk është rutinë jo, është kompleks i pasthirrmës së orientuar kah soditjes e reja.
E gjithë kjo dituri nuk ka vlerë poqëse në të nuk bënë pjesë edhe trimëria.. Me të vërtet është trimëri ta thuash të vërtetën para të pavërtetës, por këtë nuk e thotë dot njeriu i paditur e as njeriu që nuk i beson dot Krijuesit të tij. Trimëria nuk shprehet vetëm në luftë, edhe pse sipas mendimit tim termi luftë është pak më i gjerë se sa e perceptojmë ne. Dikur besoja se ideali im mund të arrihet me heshtjen time, bile proklamoja kët eë ide me afsh në shoqërinë njerëzore. Tash jam i bindur se ky ideal kërkon trimëri dhe dituri. Sikur të fshehesha pas perdeve të historisë dhe nuk do të flitja të vërtetën do te dështoja une dhe rruga ime. Por në çaste ka nevojë njeriu edhe te heshtë dhe te mos flas. Pejgamberi a.s. tha një ditë për muslimanin: ”Ose fol mirë për muslimanët ose heshtë…” E ka thenë të vërtetën i Dashuri im, normal ai saherë e thotë te vërtetën pasiqë është i inspiruar nga ana e All-llahut xh.sh.
Dituria dhe trimëria nuk mund të ekzistojnë pa modestinë dhe butësinë. Është formula ma e thjeshtë që ekziston në rruzullin tokësor, po s`pate modesti s`ka çka të vynë dituria dhe trimëria. Islami stimulon modestinë dhe kërkon nga ne që të veprojmë gjatë gjithë jetës sonë në atë mënyrë. Ai nuk kërkon që ne të nisim luftën, por kur jemi në sulm dhe kur na bëhet obligim mbrojtja prap duhet të sjellemi me modesti. E kemi të njohur modestinë e Salahudin Ejjupit kur e çliroi Jerusalemin u gëzuan edhe muslimanët edhe jo muslimanët. Ndërsa shkatërrimin e këtij gëzimit e nisi Europa në krye me kryqtarët e saj. Ndërsa si dhurat këtij shkatërrimi muslimanët u bënë rilindasit e Europës ku ua hapën dyert e mirësisë dhe diturisë e civilizimit. Modestia është pjesë e fesë këtë na e mëson edhe Pejgamberi a.s. ku thotë: ”Nuk do ta ndiesh erën e xhennetit poqese pate edhe sa një grimcë mendjemadhësi…”
Dhe në fund kur të kombinohen të trija këto elemente botën do ta kishim në dorë….

Free counter

No need to miss a message. Get email on-the-go
with Yahoo! Mail for Mobile. Get started. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 15:47
Picon
Favicon

ISLAMI DHE EKONOMIA-1,2,4

 

ISLAMI DHE EKONOMIA

1

Nga Boshnjakishtja përshtati dhe përktheu : Hamdi Nuhiju

Huazuar nga : http://bosnian.irib.ir/islam/

 

 

 

Prej kur këmba e njeriut ka shkelur mbi tokë dhe ka vënduar sundim , është prirur për ekzistencë dhe jetë më të mirë , ku këto dy elemente kanë qenë faktorët dhe motivet kryesore të zhvillimit shoqëror.

Vlerat e natyrës dhe pastaj edhe revolucioni industrial i`a mundësuan njeriut që të shfrytëzojë dhe të kontrollojë shumë mirësi përreth tij.

T>
Zhvillimi dhe mirëqenia sot janë imperative në shoqëritë njerëzore , a vecanërisht tek ato shoqëritë e zhvilluara. Ekzistojnë një numër i qëllimeve për zhvillim në aspektin e politikës ekonomike dhe planifikimit , por të gjitha pyeten se cka është zhvillimi dhe me të cilat metoda arrihet deri tek ai?

Rritja , zhvillimi dhe shumimi janë terme të cilat shfrytëzohen shumë në ekonomi dhe në politikë.Në numrin e madh të hulumtimeve të këtyre termeve të gjithë kanë ardhur në vlerën e njejtë të tyre.Por , ekonomistët në rradhë të parë kanë bërë distikcion ndërmjet rritjes dhe zhvillimit.

v>
Ato rritjen e kanë definuar si një parametër pozitiv ekonomik a më thellësisht e kanë lidhur ngusht të hyrat ose të ardhurat nga parametri i të prodhimit shoqëror.

Në anën tjetër , për zhvillimin është vërtetuar se është arritur një ndryshim korrekt në shoqërinë dhe shpërblimi i atij ndryshimi.

Zhvillimi i ngadalsuar stimulon intezitetin e rasteve në procese të ndryshme.

Si indikator të zhvillimit ekonomistët numërojnë : ndarja e drejtë e pasurisë , shkalla e varfërisë , bota higjienike , zhvillimi i administratës , përsosja profesionale , zhfrytëzimi i pasurive natyrore dhe të mirat njerëzore.

Ekonomisti Teodor Majkëll në këtë mënyrë e definon zhvillimin ekonomik :

''Zhvillimi i ekonomisë është proces i revitalizimit të kualitetit njerëzor për të gjithë njerëzit në një shoqëri të caktuar. Ajo shenjë ka për qëllim rritjen ekonomike e cila përmbush k apacitetet prodhuese dhe shërbyese.”

Në dekadat e fundit zhvillimi ekonomik është bërë lëndë debati para Kombeve të Bashkuara. Mbrojtësit e zhvillimit të fundit theksojnë se mjedisi jetësor , si një fenomen real , nuk ndahet nga zhvillimi ekonomik ku ai duhet të jetësoj procesin e saj zhvillimor.

Norma e zhvillimit ekonomik patjetër duhet të trajtohet si qëllim shoqëror në përpjestim të drejtë më mjedisin shoqëror.

Zhvillimi i cili nuk përfshinë ambientin jetësor dhe resurset natyrore është jetëshkurtë , jostabil dhe i rënduar nga periudha eksploatuese.

Gjatë debatit rreth zhvillimit disa mendimtar dhe ekspert janë të kënaqur me fitimin ekonomik dhe zhvillimin kualitativ i lidhur pastaj në qëllimet elementare të zhvillimit. Në rrethana të këtilla ndërmjet zhvillimit dhe vlerave shoqërore arrihet deri tek një fenomen dhe ndërlidhje e re. Është esenciale mendimi se cdo shoqëri gjatë zhvillimit të tyre kulturor patjetër duhet të orientohet kah vlerat globale dhe autencititetin e princpieve fetare.

Prandaj është është bërë gabim udhëheqësia e zhvillimit kulturor i lidhur përshembull me bazamentet e civilizimit perëndimor dhe shtetet e tyre. Deri në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar është diskutuar rreth vlerave autonome kulturore më shumë sesa rreth zhvillimit të treguesve ekonomik. Megjithëate , pas kësaj periudhe para UN organizohet një konferencë ku rëndësi e vecantë i kushtohet vlerave specifike kultutore.

Ekspertët e UNESKO kanë ndërtuar rapo rte ndërmjet treguesve kulturor dhe zhvillimor , ndërsa njohuritë e reja i kanë implementuar në funksion të zhvillimit të shteteve.

Gjatë planifikimit të zhvillimit të një shoqërie do të sjelleshim rreth pyetjes së saj kryesore- si ta fillojmë zhvillimin?

Cili vend do të kishte dobi nga zhvillimi shoqëror dhe me cfarë cmimi duhet të arrihet deri te zhvillimi ekonomik. Është esenciale se gjatë rritjes matriale duhet të eliminohen d isa kategori dhe të vëndohet drejtësia ekonomike , e cila bazohet në vlerat morale , qetësia jetësore dhe mirësia. Secili zhvillim ekonomik duhet të bazohet në drejtësi , liri , ruajtja e dinjitetit njerëzor dhe në vlera humane.

Pas kësaj ideje pason emisioni ku do të flasim për zhvillimin ekonomik nga aspekti islam , gjegjësisht në bazë të domenit të sistemit ekonomik islam.

Islami si një fe gjithëpërfshirëse e cila në mënyrë teorike i përshtatet secilës nevojë njerëzore ajo nuk cenon asnjë pikëpamje të zhvillimit të tij.

Ashtuqë gjatë rëndësisë praktike të zhvillimit këto vlera bazohen në qëllimin univerzal islam- normal në këtë jetë dhe shfrytëzimin e mjeteve të lejuara.

Doktrina islame shpërndanë dituritë ekonomike dhe juridike në mjedise sociale reale , ku si qëllim kryesor ka se si zhvillimi ekonomik të arrihet kujdesshëm dhe shpejtë , në pajtim me qëllimet ekonomike të shoqërisë.

Nuk duhet të harrojmë se shoqëria islame i kushton kujdes të vecant rehatisë njerëzore në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Ajo është një qëllim ku na mëson se aktiviteti ekonomik nxitë zhvillim të shëndosh në shoqëri jo të drejtë.

 

2

 

Ashtu sic thamë në pjesën e parë  , qëllimi jonë është që të hulumtojmë bazat e zhvillimit në shoqërinë ekonomike islame në pikëpamjet islame duke vërtetuar se cka është rritja dhe zhvillimi , e kjo problematik sigurt që juve personalisht ju intereson. Njeriu prej kohës më të vjetër e deri më sot arriti që të formojë një jetë të mirë dhe mirëqenie. Rezultat i punës së tij ka qenë prosporiteti në të gjitha aspektet e jetës. Por , sot në erën pasindustriale devijimet më të rëndësishme kanë lindur si rezultat i jostabilitetit të vet njeriut , duke marrë parasysh se moralin dhe shpirtëroren e kanë humbur në kuptimin e drejtë të fjalës. Sociologët besojnë se për një zhvillim të qëndrueshëm duhet të sigurojmë të mira ekonomike në aspektin social. Ato në këtë mënyr ë tregojnë se në punën qëndron baza e zhvillimit ekonomik , e cila pjesën e saj johumane e mbështet në kënaqjen e nevojave matriale dhe shpirtërore. Është e qartë se arritja e përmbushjes së nevojave matriale pa përmbushur edhe nevojat shpirtërore të njeriut sjellë deri tek rrethanat joadekuate për njeriun në rruzullin tokësor.

Në anën tjetër duhet të thuhet se secili zhvillim i secilës shoqëri duhet patjetër t`i pranojë faktorët shoqëror.

Secili popull ka karaktëristikat e veta , teori të vecantë dhe besim në ekzistimin e botës, njerëz dhe jetëra , të cilat kanë ardhur si pjesë të figurave historike të këtyre shoqërive. Me këtë cilësi në procesin e zhvillimit duhet të kihet parasysh edhe fakti se secili njeri imponon vlerat e tij në kulturën tjetër.

Një fat i këtillë i ka parapri shteteve islame dhe i ka krijuar shumë probleme asaj. Shoqria islame për t`u kycur në karavanin e zhvillimit botëror sipas kësaj logjike në mënyrë të shpejtë duhet t`i ndryshojë dhe t`i thyej të gjitha standardet e saja kulturore.

Nëse e vështrojmë historinë d o të shohim se përvojat e pasura të shoqërive islame mund të sjellin deri te një zhvillim i brendshëm i bazuar në vlerat sociale dhe kulturore islame.  Gjatë spjegimit të rëndësise dhe rrugës së zhvillimit ekonomik në islam , do të ndalemi pak në atë se si Islami shikon në njeriun , jetën dhe në këtë pasuri botërore.

Pikëpamja islame e zhvillimit delë nga ajo se Zoti i Gjithëmëshirshëm e krijoi njeriun dhe e caktoi në tokë si bartës i emanetit të Tij , që me metodat Islame të shërbejë dhe të shërbehet me mirësitë e Tij.

All-llahu xh.sh. është Pronari i vërtetë i të gjitha mirësive dhe pasurive , ndërsa njeriu është vetëmse një shfrytëzues i tyre – dhe kjo e vërtetë është sqaruar në ajetet kur`anore . Zoti i dhuroi njeriut vlerat dhe mirësi të shumta dhe atij mbi të gjitha krijesat tjera i dha privilegj që vet ta kryej atë funksion- si halife. Ardhmëria e tij në dynja dhe në ahiret varet nga ajo se si do të dijë të gjendet me këto rrethana në rruzullin tokësor.

All-llahu xh.sh. në Kur`an thotë:

“Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.. “ (el-Isra:70)

“O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. “(el-Bekare:168)

Dijetarët e mëdhenjë islam kanë rrol të rëndësishëm gjatë njoftimit të njerëzve me rëndësinë e veprave të mira dhe shfrytëzimin e të mirave të Zotit. Kënaqësia shpirtërore dhe morali nuk duhet të harrohen asnjëherë.

Islami njeh nevojat personale dhe publike të shoqërisë , hapë rrugën për rritje dhe zhvillim të njerëzve. Islami posedon disa sekuenca që njeriun e ndalojnë nga shpërberja dhe harxhimi i tepërt i pasurisë.

Të mirat e kësaj bote janë të papranueshme atëherë kur njeriu nga padituria e tij largohet nga morali dhe rritë egon e tij.

Ajatollah Sejid Muhamed Bakir Sadr, i cili ka shkruar një numër të madh librash në domenin e ekonomisë islame ,  në librin e tij Ekonomia e Jonë thekson :” Rritja e pasurisë dhe zhv illimit është njëra prej qëllimeve kryesore , por nuk është qëllimi përfundimtar përderisa njeriu nuk ndërton rrolin e tij të cilin ua ka thënë Zoti si halife në tokë. Në raste të këtilla rritja e pasurisë do të ishte një ndihmesë e shpëtimit të ardhmërisë së botës. Por , nëse pasuria shëndërrohet në qëllim përfundimtar të njeriut , ajo do të shëndërrohej në burim të secilit mëkatar e cila do ta largonte nga vet Zoti. Muslimani duhet të mundohet në rrugën drejtë rritjes dhe zhvillimit ekonomik , por jo të shëndërrohet në rob të matriales. Ai detyrohet që pasurinë ta kontrollojë dhe në këtë mënyrë personalitetin e tij e përsosë dhe e udhëheqë drejtë qëllimeve të mëdha.”

Nga e gjitha që shkruajtëm vijmë në konkludim se Islami pranon rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik në degë të caktuara , por kjo rritje duhet të jetë në ujdi me parimet dhe vlerat fetare. Rritja ekonomike patjetër duhet të jetë në shërbim të njeriut si një ruajtëse e drejtësisë. Në shkrimet e ardhshme do të analizojmë bazat e zhvillimit nga aspekti i Kur`anit dhe Hadithit.

 

4

 

Termi zhvillim në Islam ka rëndësi të madhe i mbështetur dhe bazuar në vlerat morale. Të mirat materiale sipas Islamit nuk guxojnë të jenë rezultati i vetëm i zhvillimit ekonomik. Zhvillimi në Islam në vete ngërthen vlerat etike dhe morale. Sipas mësimeve islame , të mirat materiale janë cështjet kryesore të zhvillimit ekonomik por jo të vetmet.

Për dallim nga mendimi perëndimor  , rritja ekonomike në islam trajtohet si vlerë kryesore e njeriut. Kështuqë principi i drejtësisë është njëri prej principeve kryesore të ekonomisë islame.

Drejtësisa shoqërore dhe ekonomike në islam , bazohet në themelet e fesë ku e edukon njeriun e të gjitha niveleve. Në kur`an në shumë vende flitet për punën e pastërt dhe të hajrit e cila sjellë deri tek përparimi i njeriut. 

All-llahu xh.sh. e sjelli të Dërguarin e Tij që të kryej urdhrat e Tij  , të tregojë në drejtësinë dhe njerëzit t`i sjellë në një gjendje më të mirë e t`i largoj nga gjendjet e këqija. Thënë shkurt drejtësia zenë vend nderi në Islam. Në baz ën e drejtësisë orientohen mallrat dhe shërbimet. Sipas kësaj një sistem i shëndosh ekonomik themelet e saj i ka të ndërtuara në shfrytëzimin real të të mirave natyrore dhe gjatë shpërndarjes së drejtë të të hyrave .

Sipas shënimeve islame , të drejtë për shfrytëzimin e resurseve natyrore kanë të gjithë antarët e shoqërisë dhe jo vetëm individ të caktuar dhe grupacione. Një logjikë e këtillë e shpërndarjes sjellë deri tek kënaqësia e përgjithshme.

Shoqëria ekonomike në Islam kërkon që zhvillimi i saj ekonomik të jetë i kycur tek të gjithë individët pa marrë parasysh përkatësisë së tyre , duke u bazuar në atë se se secili njeri ka të drejtën për jetë dhe prosperitet. Ky është modeli më i mirë për largimin e varfërisë e cila ka kapluar krejt botën.

All-llahu xh.sh. në Kur`an thotë:” Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).”( er-Dharijat:19)

Në historinë islame është shënuar një gjërësi e madhe e mirësisë se Muhammedit a.s. Ai është një njeri i madh kur është në pye tje drejtësia rreth të pasurit dhe të varfurit.

Imam Sadik, Zoti qoftë i kënaqur me të , thekson se besimtarët më të varfur të kohës së tij kanë shprehur falëminderim tek Zoti dhe kanë qenë shumë të kënaqur. Islami , megjithëate qëndron në zhvillimin ekonomik dhe rritjen efikase ekonomike. Gjatë këtij procesi është me rëndësi që gjithë secili pasurinë e vet ta kycë në prodhimtari dhe ndihmim njerëzve , cka është ilaci më i mirë për largimin e varfërisë. 

Hazreti Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të , ka theksuar se secili udhëheqës patjetër duhet të shpërndajë drejtësi  dhe ai gjatë kohës së tij ka pasur qeverinë më të mirë të ndërtuar mbi baza të drejtësisë. Ai tregoi se padrejtësia shoqërore më së miri shikohet kur të varfurit bëhen ende më të varfur dhe të pasurit rrisin pasurinë e tyre dhe hajr prej tyre shohin vetëm familja e tyre dhe individë të caktuar dhe askush tjetër.

 

 

 

 

Finding fabulous fares is fun.
Let Yahoo! FareChase search your favorite travel sites to find flight and hotel bargains. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 19:01
Picon
Favicon

EDHE HENA KA SY -poezi nga mEHAS aLIJA

"Ma hap gjoksin tim nëse don ta shohësh purtekën e lumit te parajsës përderisa ai (lumi) kalon nëpër shtratin e tij ku notojnë trëndafilat e kuq...

e diel, prill 01, 2007

Edhe Hena ka Sy












Mehas Alija

Mesit të natës
Ia vodhën qetësinë
Dhe menduan
Nuk i pa askush



Njeriu gaboi
Kur kështu mendoi
Si ditën edhe natën
Të kemi frikë Zotin
Se, edhe hëna si diell i
Ka sy për të dëshmuar



Edhe hapin që e bën
Pa dijen e Zotit nuk shkon

 

We won't tell. Get more on shows you hate to love
(and love to hate): Yahoo! TV's Guilty Pleasures list. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 19:08
Picon
Favicon

MBULESA E JOTE-poezi nga mEHAS aLIJA

"Ma hap gjoksin tim nëse don ta shohësh purtekën e lumit te parajsës përderisa ai (lumi) kalon nëpër shtratin e tij ku notojnë trëndafilat e kuq...

e diel, prill 01, 2007

Mbulesa Jote







 
 
 
 
Mehas Alija
Si pranverë në ditët
e para të gjelbërimit
dukesh ti me mbulesë
sy i qiellt zemra jote
sa e bukur e mbuluar dukesh
tokë e qiell
të bënë dritë fisnikëria
ty që m’je fisnike
çdo gjë tek ti mirësi
mirësi të fshehur
margaritar me vlerë...

Need Mail bonding?
Go to the Yahoo! Mail Q&A for great tips from Yahoo! Answers users. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 19:03
Picon
Favicon

PAGEZIM-poezi nga mEHAS aLIJA

"Ma hap gjoksin tim nëse don ta shohësh purtekën e lumit te parajsës përderisa ai (lumi) kalon nëpër shtratin e tij ku notojnë trëndafilat e kuq...

e diel, prill 01, 2007

Pagezim











Mehas Alija

Unë biri i shpirtit shtegtar
të urtit të mirit

Unë biri i Ademit t'parë
njeriut të Zotit të Diturit

Unë shehid i fjalës së lartë
të Zotit të Gjithëdijshmit

Unë biri i birit të birit... të ilirit
Shqi ptar vullnetar muslimtar

No need to miss a message. Get email on-the-go
with Yahoo! Mail for Mobile. Get started. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 1 Apr 2007 19:05
Picon
Favicon

FURNIZUESI I PAMBARIM -poezi nga mEHAS aLIJA

"Ma hap gjoksin tim nëse don ta shohësh purtekën e lumit te parajsës përderisa ai (lumi) kalon nëpër shtratin e tij ku notojnë trëndafilat e kuq...

e diel, prill 01, 2007

Furnizuesi i pambarim









Mehas Alija


Mos u frikëso nga varfëria
Jeto i devotshëm, furnizon Perëndia!
Jeto dhe puno aq sa ke mundësi
Mos e humb veten për një pasuri!
Sa të pasur shkuan e u harruan
Sa të varfër me varfëri jetuan!
Jeta vazhdon, ti je një udhëtar
I pasur a i varfër, të jesh durimtar!
Shpresën mos e humb, Zoti të mëshiron
Nëse nuk e ke zemëruar Ai të ndihmon!
Jeto dhe puno me të vetmin qëllim
Të arrish kënaqësinë e Zotit,
Të Furnizuesit pa mbarim!

The fish are biting.
Get more visitors on your site using Yahoo! Search Marketing. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 2 Apr 2007 08:12
Picon
Favicon

JETA DHE VDEKJA E AHMED KATIB, shkruar nga Prof.Dr. Ferid Muhic

http://drejtesia.blogspot.com/2007/04/jeta-dhe-vdekja-e-ahmed-katib.html

JETA DHE VDEKJA E AHMED KATIB


Prof.Dr. Ferid Muhiç
Nga Maqedonishtja: Hamdi Nuhiju , Kumanovë

Të gjitha tregimet kushtuar njerëzve janë treguar si tregime të jetës së tyre dhe vdekjes. Kjo botë është shtëpi me dy dyer : në njërën hyhet brenda e nga tjetra dilet jashtë. Ai i cili ka dalur njëherë , asnjëherë më nuk është kthyer. Jeta është ajo cka do të ndodhë ndërmjet këtyre dy dyerve. Për atë edhe nuk duhet të sqarohet se pse renditja e tregimit përfundon me vdekjen gjithmonë.

Tregimi për Ahmed Katib detyrimisht duhet të tregohet vetem me renditjen e kundërt , më shkallën e cila në muzikë titullohet canone inverso , si tregimi për vdekjen dhe jetën. E duhet të sqarohet se pse është ashtu.

Fatin e të gjithë njerëzve e spjegon jeta e tyre , vdekja e përfundon.
Fatin e Ahmed Katibit jeta e ka përfunduar : vdekja e ka filluar.

Tregimi për jetën e Ahmed Katibin fillon në kampin palestinez Xhenin , dhe këtu tregimi është mundësuar me përfundimin e tij! Në ditën e parë të Fitër Bajramit , djaloshi 12 vjecar Ahmed Katib është zgjuar herët , para krejt familjes, bile edhe para nënës së tij. Përderisa dy motrat dhe dy vëllezërit ende flenin , Ahmed Katib i përgaditi punët për të cilat ai ka ditur se do t`ia lehtësojë nënës së tij gjatë përgaditjes së gjithë atyre gjërave për këtë feste të madhe. Nëna e tij e veshi me rrobat më të mira , më të mirat të cilat deri atëherë i kishte parë. Pasi hëngri mëngjesin dhe piu cajin e Bajramit me nënën , doli jashtë për tu takuar më shokët.

Në mesin e lojës u paraqitë një kolonë më tanke izraelite e përcjellur nga ushtarë. Ai bashkë më shokët duke ndjekur shembullin e udhëheqësit të ri të kampit palestinez Zakarija Zubejdi , nga i cili frymëzohej mjaft , ai filloi që të gjuaj gurë mbi tanke cka gjatë gjithë jetës iu janë paraqitur vetëm si armiq. Nuk është e vërtetuar se si ajo lodër arriti në duart e tij , por ajo ishte një imitim ideal i një automatiku. Se nuk ishte e tij , është e vërtetuar. Për snajperistin izraelit nga ajo largësi lodra ishte një automatik i vërtetë. Dy gjuajtje prezice , njëri në kokë e tjetri në gojë , i vrarë në vend. Us htarët izraelit urgjentisht e dërguan në spital. Dy ditë makinat i kanë mbajtur funkcionet vitale. Kështu përfundoi tregimi për jetën e Ahmed Katib.

Në ndërkohë , në shpejtësi të madhe flitej për jetën e tij pas vdekjes. Tek një fëmijë kaq i fuqishëm si Ahmed Katib , edhe të gjitha organet e brendshme ishin në gjendje të shkëlqyer. Prindërit e tij Ismail dhe Abla , të njoftuar me këtë nga mjekët , i lutën që të gjitha organet e të voglit Ahmed ti translaptojnë për të gjithë ata tek të cilët mund t`i shpëtohet jeta , pa marrë parasysh se janë palestinez apo izraelit.
Kështu filluan ngjarjet e cuditshme. Ushtria izraelite për të parën herë kërkoi ndjesë për vrasjen e djaloshit të vogël , luftëtarët e Indifadës për të parën herë nuk kërkuan hakëmarrje. Ariel Sharoni përmes rrjetit televiziv shtetëror shprehu falëmindërim deri tek prindërit e Ahmed Katib , ndërsa vendimin e tyre e quajti « një gjest markant drejtë ruajtes së paqes ». Nga kabineti i tij përmes telefonit shprehu ngushllime për incidentin. Parlamenti izraelit , në seancën e rradhës më një minut heshtje iu shprehu nderimet e fundit Ahmed Katib , duke theksuar « humaniteti i vecant i transplatimit të organeve të Ahmed Katib »

Zemra e Ahmedit vazhdoi të rrahë në gjoksin e 10 vjecares izraelite e cila ishte e sëmur prej lindjes nga zemra; edhe dy bubregët e tij vazhduan që të punojnë. Njëri i dha jetë një bebeje shtatmujëshe izraelite , ndërsa i dyti , i ndihmoi nënës së kësaj bebe e cila ishte e sëmur.

Udhëheqësi i ri i luftëtarëve , Zakarija Zubeidi i cili personalisht e barti trupin e pajetë të Ahmed katibit , theksoi se “ Palestinezët qe 60 vite i tregojnë botës se e duan jetën dhe se me kënaqësia ia japin të tjerëve si dhuratën më të vlefshme”.

I shumuar në pesë jeta të reja , nga të cilat katër iu dha izraelitëve në të cilët pa armiq të përbetuar dhe nga plumbat e të cilëve u vra Ahmed Katib , pas vdekjes së tij tash fillon ta ndjekë tregimi n e tij. Ai ka pamje të shkëlqyeshme ti jetojë pesë jeta (megjithëatë është njoftuar se edhe një pjesë e Ahmed Katibit është transplatuar dhe ka shpëtuar edhe jetën e gjashtë) , sigurisht që është më e gjatë nga jeta e secilit njeriu që ka jetuar në këtë botë.

Ashtu edhe do të ishte me e drejtë.

Jeto djalosh Ahmed Katib dhe mirësia e jote letë jetë shembull për të gjithë njerëzit! Nëse shembulli yt nuk iu hapë sytë , me vdekjen tënde ti ke bërë më shumë mirësi sesa secili njeri i gjallë gjatë gjithë kohës.


http://vreme.com.mk/vest.aspx?id=34412&vid=547

Don't get soaked. Take a quick peek at the forecast
with theYahoo! Search weather shortcut. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Visar Korenica | 2 Apr 2007 00:58
Picon
Favicon

Re: Boycott Israel [IslamCity] Don't confuse terrorism with Islam, says EU.



"Arif Bhuiyan" <at> yahoo.com wrote:
 
Don't confuse terrorism with Islam, says EU.
By Bruno Waterfield in Brussels
Friday, 30 March 2007
The European Union has drawn up guidelines advising government spokesmen to refrain from linking Islam and terrorism in their statements. Brussels officials have confirmed the existence of a classified handbook which offers "non-offensive" phrases to use when announcing anti-terrorist operations or dealing with terrorist attacks.
Banned terms are said to include "jihad", "Islamic" or "fundamentalist". The word "jihad" is to be avoided altogether, according to some sources, because for Muslims the word can mean a personal struggle to live a moral life.
One alternative, suggested publicly last year, is for the term "Islamic terrorism" to be replaced by "terrorists who abusively invoke Islam". An EU official said that the secret guidebook, or, "common lexicon", is aimed at preventing the distortion of the Muslim faith and the alienation of Muslims in Europe.
"The common lexicon includes guidance on a number of frequently used terms where lack of care by EU and member states' spokespeople may give rise to misunderstandings," he said. "Careful usage of certain terms is not about empty political correctness but stems from astute awareness of the EU's interests in the fight against terrorism.
"Terrorists exploit and augment suspicions." Details on the contents of the lexicon remain secret, but British officials stressed that it is there as a helpful aid "providing context" for civil servants making speeches or giving press conferences.
"We are fully signed up to this, but it is not binding," said one. However, Conservative MEP Syed Kamall hit out at the lexicon. "It is this kind of political correctness and secrecy that creates resentment among both the mainstream in Europe and in Islam," he said.
Meanwhile, UK Independence Party MEP Gerard Batten claimed that the EU was in denial over the true roots of terrorism. "This type of newspeak shows that the EU refuses to face reality," he said. "The major world terrorist threat is one posed by ideology and that ideology is inspired by fundamentalist jihadi Islam."
 
 
UK Newspapaer.
--
Ends.
 





All new Yahoo! Mail Get news delivered. Enjoy RSS feeds right on your Mail page. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 2 Apr 2007 16:48
Picon
Favicon

Po ne Shqiperi qe cdo dite ka filma me Enver Hoxhen dhe media ka nostalgji

 

 

Po ne Shqiperi qe cdo dite ka filma me Enver Hoxhen dhe media e majte ka nostalgji dhe shkruan per dite per njeriun qe i shkaterroje shqiptaret dhe kuar ai eshte nje kapitull i mbyllyr. Lind pyetja, kush mund te jap dorheqjen ose te distancohet. A mund te ndodhe kjo edhe ne Kosove e viset e tjera shqiptare ku Enver Hoxha ka dale si kerpudhat pas shiut serish ne skene .....

 

 

 

 

16:05/02.04.07 - Ministri i Kultures Beqiri jep doreheqje: Ndaloi shfaqjen e nje drame kushtuar Titos


Pas largimit te Bardhyl Mahmutit nga PDSH, jep doreheqje edhe nje minister i saj. Ministri i Kultures se Maqedonise, Ilirian Beqiri, kerkoi sot doreheqjen, duke theksuar se nuk i vjen keq per kete akt, qe ai e ndermerr per shkak te permasave luftarake te politikes se ndezur te natyres konjukturale.
Ne arsyetimin e kesaj kerkese, qe Ministria e Kultures u ka derguar mediave, thuhet se Beqiri ngul kembe ne kerkesen per doreheqje, duke verejtur se mbetet perfaqesues i deshmuar dhe konsekuent i vlerave demokratike dhe kundershtar i pameshirshem i shfaqjeve te komunizmit.
Ajo qe me ben te ndjehem i denje eshte fakti se ne vetedijen time funksionojne dhe jane te pranishme vetem ato vlera qe ngrene lart dhe nxisin kulturen, çeshtjen e pergjithshme shqiptare si dhe çeshtjet e tere shoqerise sone. Ne kohen e sotme kur synojme te ecim drejt vizioneve te reja dhe te qarta, shfaqjet e periudhes se komunizmit, qe eshte ne perendim e siper, mbeten relike, sa te mjera, aq edhe te semura, thote Beqiri ne kerkesen per doreheqje, ku shton se nuk ka kurrfare keqardhje per kete veprim.
Doreheqja e ministrit te Kultures u paralajmerua qe dje, nga zedhenesi i Qeverise, Ivo Bocevski dhe pritet qe sot kjo kerkese te miratohet nga Kryeministri Nikolla Gruevski.
Javen e kaluar, nje urdher i nenshkruar nga Ministri Beqiri, qe u drejtohej te gjitha institucioneve, ndalonte shfaqjen e drames Tito- diagrame te sigurta te shpreses, premiera e se ciles ishte caktuar per me 31 mars.
Doreheqja e Beqirit eshte pranuar nga kryeministri Gruevski




See what's free at AOL.com.
BeqirS | 2 Apr 2007 17:21
Picon
Favicon

Ministri i jashtem bullgar Kalfin komenton ceshtjen e Kosoves

Ministri i jashtem bullgar Kalfin komenton ceshtjen e Kosoves 

 

 

 

 

SOFIE- BULLGARI :  Ministri i jashtem bullgar  Ivajllo Kalfin tha ne Sofje se, ate qe e beri emisari i OKB-se per Kosoven Marti Ahtisaari eshte e vetmja gje e mundshme. Per ne eshte shume e rendesishme çeshtja te zgjidhet maksimalisht shpejt. Ne mbeshtesin te gjitha perpjekjet qe i beri Ahtisaari qe te arrihet ne nje zgjidhje te perbashket. Kishim deshire qe te arrihet nje zgjidhje e tille e statusit te Kosoves, e cila te perkrahet plotesisht edhe nga te dy palat, por me sa duket kjo s’eshte e mundur. Tani presim qe Keshilli i sigurimit i OKB-se te pranoje nje rezolute dhe insistojme per nje pozite te perbashket evropiane mbi çeshtjen e Kosoves – tha minister Kallfin, cituar nga Agjencia bullgare e lajmeve BTA.




See what's free at AOL.com.
__._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane