Visar Korenica | 2 Mar 20:37 2007
Picon

UNË KAM DHËNË SHUMË MË SHUMË PARE PËR KOSOVËN SE SOROSI

 
UNË KAM DHËNË SHUMË MË SHUMË PARE PËR KOSOVËN SE SOROSI Nga Vedat Vllasaliu / Blerim Gashi Mar 1, 2007, 18:39
Behxhet Pacolli
 
JAVA: Çfarë ju shtyri që të hyni në politikë?
 
Behxhet Pacolli: Ishte e rastit, sigurisht e rastit. Unë asnjëherë nuk kam pasur aspirata politike, kam pas dëshirë të takohem, të ri me politikanë, por që një ditë do të involvohem në politikë, nuk e kam menduar. Prej vitit 2002, sidomos pas momenteve tragjike që ndodhen në New York, filloi të harrohet Kosova…amerikanët kishin telashet e veta, askush nuk merrej me Kosovën dhe mbeti vetëm një dokument që ishte nëpër tavolinat e njerëzve që ishin duke kontribuar për Kosovën, ku shkruante se mbas rezolutës 1244 Kosova nuk do të ketë të drejtë t’i bashkohej askujt dhe nuk do të ketë ndarje dhe asgjë tjetër. Dhe kjo ishte arsyeja që unë e pashë të asyeshme që të shkoj e të loboj për Kosovën.
r
JAVA: A doni të thoni se heshtja politike në Amerikë asokohe ju ka shty ta ndërrmerrni këtë hap?
 
Pacolli: Absolutisht e saktë.
 
JAVA : Më konkretisht, a mund t’ia spjegoni opinionit cilët kanë qenë hapat e parë të ndërrmarrë nga ju?
 
Pacolli: Hapat e parë kanë qenë në Wasington, kam materializuar dhe aktivizuar njerëzit dhe kontaktet e miaqë i kam pasë. Kam thirrë një numër të njerëzve dhe jemi ulur kemi bisedur se kush çka mundet me ba për Kosovën. Derisa asokohe takimet e kosovarëve ishin të përqëndruara në nivelin e ashtuquajtur të disa kongresmenëve, të cilët vishin nganjëherë kalojshin këndejpari, që unë mendoj se edhe ajo ka qenë e sukseshme për Kosovën, mirëpo, efektivisht, na e thamë, nuk ka kontribuar në Amerikë…Unë mbledha njerëz prej shteteve më të nohura…
 
Lobizimi për Kosovën më ka kushtuar 3.5 milionë dollarë
 
JAVA : Kush ishin ata?
 
Pacolli: …Administrata e Presidentit… dhe fillova të planifikoj si të veproj. E hapa në vitin 2004 firmën e parë lobuese, quhej New Kosova Aleance, pra Aleanca e Re e Kosovës, e cila prezentonte vetëm njerëzit që u lidhën mes veti dhe do të punonin për Kosovën. Njerëz që punuan me ne ishin emra si Hoskins, Karluci, Braun…që ishin të involvuar drejtëpërsëdrejti në administratën politike të kryetarit Bush dhe njerëzit që ishin të involvuar drejtëpërsëdrejti me State Depatment. Ishin njerëz që kishin punuar ose ishin duke punuar. Me këta njerëz u ula e fomuam këtë kuvend dhe filluam të punojmë. Normalisht, n’Amerikë çdo gjë paguhet dhe ky ka qenë një lobizëm q ë mua më ka kushtuar, pasi është realizuar nga unë. Ky lobizëm mua në Amerikë më ka kushtuar 3 millionë e gjysmë dollarë. Që nga viti 2004 e dri në shtator 2007 është lobu me të madhe. Në 2006 kam ngritur një fondacion, gjindet në Amerikë, është South East European Corporation of Development, dhe ky fondacion kishte për detyrë që t’ia rezervoj Kosovës vendin e saj në këtë rajon dhe arrita që të organizohet konferenca e parë ku morën pjesë shumë ministra, shumë kryeministra të kësaj ane, ishte kryeministri i Greqisë, i Bosnës, ishte zëvendëskryeministri i Kroacisë, ishte zëvendëskryeministri i Maqedonisë, shumë ministra dhe mbledhja është bojkotuar vetëm nga Shqipëria dhe nga Serbia ! Të gjithë të tjerët kanë qenë nga i tërë rajoni. Është bojkotuar vetëm nga Shqipëria, për shkak të politikës agresive që tani ai ‘doktori’ vazhdon ta aplikojë në Shqipëri. Dhe, natyrisht, Serbia, një shtet destruktiv. Kjo konferencë është kryer me një sukses shumë të madh. Organizator i kë saj konference me kontratë ishte zotëri Bugajski, i cili idetë e mia i futi në praktikë dhe e organizoi këtë takim. Është një takim për integrimin total të Kosovës në rajon. Pra, të formohet një pardhomë
për hyrje në komunitetin europian. Pasi që komuniteti europian nuk do të pranojë shtete një nga një, ose i gjithë rjoni do të hyjë, ose asnjë.
 
Tenderat e Tenderushat
 
JAVA : H yrja juaj në politikë a mendoni se mund të ndikojë negativisht në biznisin tuaj?
 
Pacolli: Unë mund të them se hyrja ime në politikë ishte si pasojë e asaj se lobizmi im kreu efektivisht misionin e tij. Njerëzit e mi, miqtë e mi, prej Abramovicit, pastaj zotëri Bugajskit, njerëz për mendime strategjike ishin të mendimit se është mëkat që kjo punë që është bërë të shuhet dhe kështu të hapet në Kosovë një zyre e cila do të jetë zyre e Kontaktit mes Amerikës dhe Kosovës ose politikanëve kosovarë. Unë e hapa zyrën fillimisht në Hotelin "Grand ». Njerëzit e morën si parti, ja filluan të shkruajnë edhe mediat. Filloi puna disi, pa pregaditur…. Por ne inciativën e kemi pasur nga popullata e Kosovës, aq mirë na ka pritë popullata e Kosovës çdokund dhe ne kemi arritë që të formojmë të gjitha organet partiake, mbi 70 përqind i kemi mbajtur kuvendet në rajon, jemi çdo ditë pranë masës dhe jemi duke shkuar mirë dhe ne do të vazhdojmë të përfshijmë njerëz të rinjë në parti. Njëherit do të kemi edhe ndryshime statutore pasi ne e rregullojmë statusin ashtu si është dëshira e popullatës kosovare…Kjo është historia ime e hyrjes në politikë. Sa i përket pyetjes suaj se a e dëmton biznisin, përgjigja është – po - në mënyrë decidive. Unë tani duhet pjesën më të madhe t’ia kushtoj partisë. Unë kufizohem në çdo veprimtari ekonomike tani në Kosovë. Nuk duhet të shfrytëzoj funksionin tim partiak dhe të marr pjesë nëpër tndera apo tenderusha, qysh i quaj unë edhe pse edhe më parë unë nuk kam marrë pjesë në tenderime.
 
JAVA: Nuk merrni pjesë në tendera?
 
Pacolli: Nuk marr, unë refuzoj edhe sot decidivisht mënyrën si ka shkuar ekonomizimi në Kosovë. Privatizimi ka gjeneruar papunësi dhe varfëri në Kosovë. Me politikat e AKM-së çdo ditë jemi duke i larguar njerëzit nga puna, duke u marrë të drejtën legjitime që të punojnë. Ju e dini që punëtorit profesionist duhet t’i njihet e drejta legjitime që të punojë, ka kaluar ndoshta 30 vjet nëpër makina me të cilat ai ka ndërtu Kosovën, ai ka ngrit këto gana, e sot t’i mohohet e drejta e punës.
 
Kam shumë miq…Luciano Benetton është njëri nga ta
 
JAVA: A doni të thoni që politikat diskredituese të AKM-së e kanë ndaluar Behxhet Pacollin që të marrë pjesë në këto tendere?
 
Pacolli: Absolutisht po. Unë kam pasë një gjë shumë të rëndësishme, unë kam shumë miq jashtë. Kur kam qenë në Shqipëri ishte Luciano Benetton, pronari i « Benettonit », i cili bën në vit mbi 22 miliardë euro të hyra. Ai fliste se duhet ta lë Italinë dhe të kaloj jashtë Italisë për shkak të rritjes së pagave të fuqisë punëtore dhe ai mendo nte të shkonte në Rumani, e unë i thashë ne do të shkojmë në Kosovë bashkë, e jo në Rumani dhe në Kosovë do të gjejmë edhe vendin ku ta fusim prodhimtarinë tuaj dhe fillimi është planifikuar me 2800 punëtor. Kemi ardhur në Kosovë, ne nuk kemi gjetë vend adekuat dhe vendin adekuat e kemi gjetë « Yumkon », ish « Yumko » e Vranjës. Unë kam kontaktuar AKM-në për « Yumcon » 6 muaj, por ata më kanë thënë se « Yumko » është pronë kontestuese, nuk shitet dot, pasi ka pretendime që pronari i tyre me e marrë. Për mu s’ka qenë aspak e udhës për me e kontaktu pronarin e tyre. Ja kam paguar biletën dhe e kam pyetur se çka don ti që mos me kanë kjo pronë kontestuese. Ai më ka thënë : Behxhet, unë dua me e shitë dhe nuk dua me pritë për të hollat e mia dhe për kësi soj shitjeje…. zotëri Shatri e ka kufizuar dhe thotë në masmedia se dikush po don përmes Beogradit ta privatizojë « Yumkon ». Nuk ka qenë privatizim, po kanë qenë në pyetje 2800 punëtorë. AKM nuk e ka miratuar dhe normalis ht tani ai punon në një vend tjetër në Gradostan, ku është duke e bërë fabrikën mbi 400 millionë euro dhe punëkryes i tyre jam unë atje. Kështu ka ndodhur historiati me AKM-në dhe tërhjekjen e investimeve na jashtë.
 
Nuk kam marr pjesë në tenderin e telefonisë sepse nuk dua që të përfitoj nga telefonatat…
 
JAVA: Po pse Pacolli nuk ishte pjesëmarrës në tenderin e telefonisë mobile?
 
Pacolli: Nuk marrë pjesë dhe nuk dua të marrë pjesë, pasi ju e dini se çdo herë në çdo kohë e nënvizoj e potencoj : unë nuk dua të përfitoj në kurrizin e popullit kosovar. Unë nuk dua që një telefonatë që e bënë një kosovar të shkojë në xhepin tim. Atë nuk e pranoj dhe ajo është kundër moralit tim. Unë kam mundur këtë telefoninë me e ble njëherë e përgjithmonë, me e pagu sidoqoftë pjesërisht me mjetet e mia pjesërisht me mjete të miqve të mi pjesërisht me të hollat e bankës, pra, nuk ka qenë problem 80 milionshi apo 90 milionshi për mua, por kjo është kundër moralit tim dhe nuk dua të shkoj aty, dhe asnjëherë nuk do të marrë pjesë aty. Ka ndodhë që njerëzit që e kanë privatizuar kanë ardhë të lypin ndihmë te unë dhe unë i kam ndihmuar, normalisht. I kam ndihmuar në privatizimin e « Ilirisë », kam ndihmuar në privatizimin e « Grandit », fabrikave të ndryshme
në Kosovë dhe kur i kam pyetur a mund të prodhosh, më janë përgjegjë se p, dhe për hir të prodhimit u kam nihmuar.
 
JAVA : Çka ka privatizuar në Kosovë Behxhet Pacolli?
 
Pacolli : Jo, Behxhet Pacolli nuk privatizon. Behxhet Pacolli nëse është nevoja blen. Unë e kam blerë « Farmedin », por s’e kam privatizuar. E kam blerë prej fituesit të tenderit ju e dini atë, ai ka përfituar kur ma ka shitu r. Pastaj, në Leban kam blerë depot e ish Jugosllavisë, por unë në AKM nuk kam shkuar të blejë asnjëherë asgjë dhe nuk do të shkoj të blejë….sepse kjo që po ndodh është kundër moralit tim dhe me këto gjeste të AKM-s jemi duke i sjell shumë dëme ekonomisë së Kosovës.
 
 
JAVA : A keni provuar ju si parti që AKM-së t’i ofroni një alternativë tjetër për privatizim?
 
Pacolli: Unë në vitin 1999, menjëherë pas luftës, kam ardhë në Kos ovë, i kam marrë specialistët e Kosovës i kam marrë disa njerëz me rëndësi, aty kanë qenë edhe Ahmet Shala, kanë qenë edhe pjesëtarët e atëhershëm të qeverisë kosovare dhe zotëri Jakup Krasniqi, kanë qenë edhe disa tjerë, kanë ardhë në Zvicër për të formuar fondacionin, i cili është thirrë « Fondacioni për rindërtimin e Kosovës ». Fondacion ka qenë i karakterit publik. Unë kam qenë një prej inicuesve dhe sponzori kryesor i këtij donacioni dhe ai ka pasë për detyrë këtë : të inçizojë situatën komplet në Kosovë. Me shpenzime të mia kam quar inxhinierë në Kosovë mbi 3 muaj kanë qëndruar në Kosovë ekspertë të huaj, kanë kaluar Kosovën çdokund, prej minierave, prej fabrikave…çdokund dhe për çdo fabrikë unë kam marrë raportin mbrapa. Atë raport e kam materializuar dhe kam ardhë në Prishtinë, kam dashur të kontaktoj dhe t’ju them se ne duhet ta hapim një agjension jo të privatizimit, por një agjension i cili do të ndihmojë ngritjen e Ekonomisë. Me veti i kam informatat për çdo sektor, për çdo fabrikë, për çdo sektor ekonomik. Kisha në plan ngritjen e tyre, që të fillojnë të prodhojnë, të punësojnë dhe atëherë kur ato tëaterializoheshin, vetëm atëherë të qiteshin në shitje.dhe t’u shiten atyre që dinë ta udhëheqin atë fabrikë. Me kta do të rritej çmimi i tyre dhe bazament për ofertën do të ishte baza profesionale.
Behxhet Pacolli nuk pretendon të jetë kryeministër. Behxhet Pacolli pretendon të jetë zot i shtëpisë së Kosovës
 
JAVA: Zoti Pacolli, në cilën lëkurë ndiheni më komod: në lëkurën e Biznismenit të sukseshëm apo politikanit të Kosovës?
 
Pacolli: Unë nuk pretendoj të jem politikan. Nuk pretendoj të kryej politika të mëdha, pasi në Kosovë, ai që thotë se unë jam politikan i Kosovës, ai e rren veten. Në Kosovë s’ka vend për politikaj të mëdhenj. Në Kosovë ka vnd për punëtorë të mëdhenj. Unë pretendoj të jem punëtor shumë i madh i Kosovës…
 
JAVA: Hipotetikisht, nëse zoti Pacolli do bëhet Kryeministër i Kosovës, a do të tërhiqet nga udhëheqja menaxheriale e Kompanisë dhe mediave?
 
Pacolli: Behxhet Pacolli së pari nuk është pjesë përbërëse e një entiteti ekonomik në Kosovë. Unë kam inicuar disa iniciativa që sot punojnë me sukses në Kosovë. Behxhet Pacolloi nuk ka nevojë që të tërhiqet nga Biznisi. Nëse ka nevojë, Behxhet Pacolli nuk pretendon të jetë kryeministër. Behxhet Pacolli pretendon të jetë zot i stëpisë së Kosovës.
 
JAVA: A doni të thoni - Kryetar i Kosovës?
 
Pacolli: Po, Kryetar i Kosovës.Me një udhëheqësi të ardhshme presidenciale, ku do të kem një staf shumë të mirë drejtorësh, ne do të punojmë si një bashkësi ekonomike.
 
JAVA: A mendoni se do ta keni kohën e duhur që të jeni në të njëjtën kohë edhe kryetar edhe të mirreni me biznisin tuaj privat?
 
Pacolli: Unë kam pasur fatin që të ndërtoj stafin tim, sidomos atë familjar që është në Zvicër, që dirigjojnë me firmën time. Firma ime i ka rrënjët në Zvicër, e jo në Kosovë, për fat. Unë nuk kam çka të arsyetohem, unë s’kam përfituar asnjë cent prej Kosovës e as prej Shqipërisë. Unë kam përfituar në ato shtete k u ka kapital dhe ka para, e në Kosovë deri më tani unë ato të holla i kam harxhuar. I kam vu në dispozicion të shoqërisë, duke e ndihmuar arsimin, sportin, të sëmurët, të varfërit. Unë harxhoj shumë të holla, në krahasim me Sorosin noshta jm 300 përqind më i sukseshëm këtu.
 
JAVA: Pse ekziston kjo neglizhencë ndaj jush?
 
Pacolli: Kjo është një gjë që mua nuk më intereson. Jam në dispozicion në Kosovë. Treni i ka hapur dyert dhe është aty dhe kush dëshiron mund të hypë në atë tren. Ata që kanë hypë në atë tren do ta kenë një g jë shumë të sirt : do ta kenë një lokomotivist shumë të mirë.
 
Kam kontakte të përditshme me Zyren Amerikane
 
JAVA: Çfarë marrëdhëniesh keni ju me amerikanët?
Pcolli: Shumë të mira, tejet të mira.
 
JAVA: Konkretisht, a mund t’i argumentoni ato dhe të njoftohet opinioni?
 
Pacolli: Unë kam kontakte të përditshme me Zyrën Amerikane. Po ashtu kam kontakte të përditshme me faktorë të politikës amerikane dhe me biznismenë amerikanë, kështu që çdo gjë që është nuk ka tabu me Amerikën. Unë jam për atë që mos të manipulohet me emrin "Amerikë". Emri "Amerikë" është i shejtë dhe mos të manipulohet me emrin e "Amerikës"…
Do ta bëjmë Kosovën shtet të Kosovarëve, të qytetarëve
 
JAVA: Ju më parë keni dhënë deklaratë se Rusia nuk do ta përdorë veton kundër Kosovës. Prej nga kjo siguri?
 
Pacolli: Jam duke punuar me miqtë e mi në Rusi, kam shumë miq. Rusinë si shtet, si popull me kulturë të lashtë e vlerësoj shumë. Popullata e Rusisë është në gjendje me të pranu ty si mik, pa të pyetur a je shqiptar a je serb, de me ta dhanë të njëjtin vlerësim.
 
JAVA: Mirëpo, qytetarët e Ko sovës mendojnë ndryshe?
 
Pacolli: Është një gjë, është një grup i politikave ekstremë n’Rusi dhe dëshiron që çështjen e Kosovës ta përdorë si shkak destruktiv. Jam i bindur, i njoh rrethanat, e njoh shtetin rus, e njoh përbërjen e tyre startegjike. Ata do të mundohen çka është edhe e drejtë e tyre që Serbisë t’i ndihmojnë, mirëpo në fund, Rusia do të jetë koperuese e mirë dhe nuk do të reflektojë në Këshillin e Sigurimit me vendim kundër Pavarësisë së Kosovës. Normalisht duhet të punohet me Rusinë ende. Unë kam punuar dhe prej tetorit e më tutje unë kam kaluar prej Amerikës, jam duke lobuar tani me Rusinë. Kontaktoj dhe do të mundohem me e bind presidentin Putin që situatën e Kosovës të shikojë jo si precedent, po si nj ë proces i cili nuk ka lindur me luftën e viti 1999, por është një proces që ka filluar moti. Ne pretendojmë të bëjmë Kosovën shtet të kosovarëve, që do i përket çdo qytetari të saj, që njëherit është mik i saj. Çdokush që dëshiron ta ndijë veten si kosovar, ai do të vjen dhe të jetojë në Kosovë. Nse nuk dëshiron, ai do ta ketë rrugën e lirë të shkojë prej Kosovës.
 
Televizioni Publik nuk është i pavarur
 
JAVA: Të kthehemi pak tek partia juaj. Më herët thatë se populli ju ka pritur mirë dhe përshkruat gjendje të mirë të partisë, mirëpo raporti i NDI, i publikuar në Media e thotë të kundërtën ai specifikon një përqindje të vogël të përkrahjes që gëzon sot kjo parti.Jeni shpreh se RTK nuk e ka raportuar saktë raportin e NDI-së?
 
Pacolli: Ashtu është, kjo është shumë e vërtetë.
 
JAVA: A qëndron raporti i NDI-së?
 
Pacolli : Raporti i NDI apsolutisht nuk që ndron. Unë do ju konfirmoj me letrën që e kanë dërguar ata. Ne nuk kemi kërkuar, por ata e kanë dërguar. E kam potencuar: Televizioni Publik i Kosovës nuk është si thotë "I pavarur i Kosovës"…
 
JAVA: Pasi u cekën mediat, pse Behxhet Pacolli vendosi të hap media personale dhe të ketë shpenzime aq të larta e nuk shfrytëzon hapësirat mediale nëpër mediume ekzistente?
 
Pacolli: "Lajmin", nëse e keni si referencë, është një gazetë që më së paku është gazetë e Behxhet Pacollit. Mu më japin shumë më tepër vend gazetat tjera sesa "Lajmi "….As nuk e di se kush është kryeredaktor…as nuk i noh…
 
JAVA: Mirëpo, të hollat janë të Behxhet Pacollit?
 
Pacolli: Është e vërtetë, shpenzohen të holla të mëdhaja, për një medium që nuk është i Behxhet Pacollit dhe një medium që Behxhet Pacolli nuk tenton ta shfrytëzojë për nevoja personale. Ai medium do të punojë, kam një dashuri shumë të madhe një respekt shumë të madh për ata njerëz që punojnë aty… derisa të kam mundësi me pagu, do të paguaj, por, po e potencoj : asnjëherë që ta shfrytëzoj. Sa i përket "Al Satit », kjo është një shoqëri që i përket 75 % Behxhet Pacollit, mirëpo tani nuk menaxhohet nga unë, nuk kontrollohet nga unë, për shkak të politikave shtazarake që dikush i aplikon në Shqipëri, te unë vinë shum njerëz e kam një hotel është i hapur për çdokend, e sidomos kur janë shqiptarë….Ka qenë Fatos Nano në hotelin tim, ka kaluar disa ditë të bukura, ka prezentuar kauzën shqiptare shumë bukur, sepse në atë mbrëmje kanë qenë edhe disa kryeministra të shteteve t ndryshme…
 
JAVA: Kush janë nga politikajt në Shqipëri që nuk kanë marrëdhënie të mira me Behxhet Pacollin?
 
Pacolli: Më ka atakuar një « Gazeta 55 », ju duhet ta dini e kujt është, unë nuk e di. I kam shkruar në atë kohë kryeministrit të tanishëm Berishës, i kam thënë se nuk është e vërtetë pretendimi i gazetës se unë sikur kam diskutuar që të blejë Shqipërinë ose Hotel Dajtin, sepse nuk blej asi sende dhe nuk mirrem me ato punë. Dikush atëherë i ka treguar se jam pronar i 75 % të « Al Satit » dhe ministri i Drejtësisë, që është partiak, shkon dhe fut drejtorin e vet dhe ai drejtor është sot duke e udhëheqë « Al Satin ». I kam paguar miliona, kam paguar mbi 6 millionë për « Al Satin », i kam 75% të aksioneve dhe nuk mund të ndryshojë asgjë. Krejt situate është në gjyq… d ta presim tash gjyqin çka vendosë.
 
JAVA: Në një deklaratë ju keni thënë se Termocentrali C nuk përket me interesat e qytetarëve dhe njëherit keni thënë se problemin energjetik në Kosovë do ta rregulloni ju për 15 deri në 18 muaj. Si?
 
Pacolli: Së pari, flitet për mjetet 4 miliardë dollarë, që është 7 herë më i madh sesa Buxheti i Kosovës. Flitet për disa firma të mëdhaja dhe ata thonë amerikano-cekosllovake, amerikano-gjermane… Kur thu emrin "amerikane", le ta dimë çka është "amerikane" e çka është ajo "gjermane"…Sot shko te një avokat dhe brenda 5 minutash mundesh me qenë pronar i një firme n’Amerikë. Me 50 dollarë je pronar i një firme. Të bëhet transpare nca më e madhe për popullatën. Të flitet nga vinë ato të holla, kush është pagues i atyre të hollave? Ndërtimi i termocentralit do të ndikojë absolutisht negativisht në mjedis. Këto teknologji sot në Europë janë duke u demoduar, duke dalë prej përdorimit. E vetmja zgjidhje është që të rikonstruktohen ato blloqe që ekzistojnë dhe të prodhojnë energji të mjaftueshme elektrike për Kosovën. Mua më nevojitën 9 muaj dhe Kosovës asnjëherë nuk do ti ndalet rryma elektrike.




Share your photos with the people who matter at Yahoo! Canada Photos __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
hamdi nuhiju | 3 Mar 17:18 2007
Picon

MANGESITE E RRUGEVE NJEREZORE

Mangësitë e Rrugëve Njerëzore
Zijadin Rexhepi
 
Islami është fe e drejtëpërdrejtë nga All-llahu xh.sh. Me këtë kuptohet se Islami është rruga e vetme e qëlluar dhe praktike për organizimin e jetës dhe sistemit jetësor të njeriut në rruzullin tokësor. Kjo fe është rruga e vetme e përshtatshme që i kënaqë nevojat natyrore dhe që mban lidhje të sakt ndërmjet nevojave shpirtërore , materiale dhe njerëzore.
Nëse flasim për mangësitë e rrugëve njerëzore duhet theksuar se ata janë të shpikura dhe janë njerëzore. Unë qëndroj i bindur se janë të pasuksesshme ligjet dhe rrugët e ndryshme njerëzore ( kapitalizmi , demokracia , komunizmi etj) për shkak të kufizimit të tyre , joproduktivitetit dhe paaftësive.
Siste met e ndryshme qofshin ato majtiste apo djathtiste , nuk arritën ndonjë kënaqësi afatgjate , përkundrazi sistemet e atilla sjellën njerëzimin në greminë të katastrofave. Ata i shkatërruan vlerat familjare dhe shoqërore , shkaktuan shkrirjen e vlerave morale , ndërsa në vend të sigurisë , solidaritetit dhe stabilitetit , prodhuan urrejtjen , nacizmin dhe egoizmin.
Nëse vështrojmë shoqërinë kapitaliste dhe socialiste që njerëzve u premtuan parajsë , mirëqenie dhe humanitet , në planin ku ato kishin më së shumti shpresë në atë ekonomik dështuan. Në kuadër të këtyre dy sistemeve lindën probleme të mëdha në sferën e ndarjes së klasave , padrejtësisë sociale , monopolit të partisë , varfërisë dhe papunsisë si dhe probleme tjera që asnjëherë nuk i zgjidhën. Ndërsa në planin politik sistemet e ndryshme ( republikane , parlamentare , ushtarake etj ) janë përgjegjëse për venitjen dhe korrupsionin që dominon në politikë. Në këto sisteme mbisundon eks ploatimi , proteksioni , korrupsioni , mbivotimi dhe shtresa sunduese. Këtyre negativiteteve duhet shtuar edhe trazirat , masakrat , revolucionet , grushtshtetet , likuidimet e kundërshtarëve politikë , atentatet e ndryshme dhe fatkeqësitë tjera. Për masakrat ndaj njerëzimit merret Gjykata e Hagës , institucion i krijuar nga vet njeriu.
Pothuasje në të gjitha vendet myslimane sot gjykohet me ligjet njerëzore të cilat bazohen në traditën ose në sintezën legjislative romake , greke , franceze etj. Sistemet aktuale ekonomike në ato vende janë ose kapitaliste ose socialiste , që d.t.th. se në thelbin e tyre janë sisteme injorante.
Në shumë vende të botës , jo muslimanët dëshirojnë të sundojnë mbi muslimanët. Në këto vende pushtetin e mbajnë pakicat keqbërëse të cilat i malltretojnë muslimanët dhe persekutojnë , në disa vende tjera pushtetin e kanë partitë majtiste ose ato djathtiste , ndërsa në disa vende tjera ekz iston një konflikt pambarim vëllavrasës ku sherret i pësojnë vetëm muslimanët. Sipas kësaj që cekëm më lartë , të gjitha vendet e Botës Islame sot jetojnë në çorodi dhe në c`rregullim qoftë në sferën politike , shoqërore , dhe në atë ekonomike. Jeta gjithnjë është buzë shkatërrimit katastrofal. Kjo vërteton se ne medoemos duhet të bëjmë përpjekje që përmes aktivitetit të vazhdueshëm t`u kundërvihemi të gjitha provokimeve me të cilat sot Islami dhe muslimanët ballafaqohen. Neve duhet t`i kundërvihemi imperializmit , fuqive tjera ose shërbëtorëve të tyre , dhe marionetave të tyre që gjenden në rradhët e muslimanëve.
Të gjitha këto mangësi të rrugëve njerëzore që gjenden në arenë e që nuk kanë zgjidhje për miliarda probleme , për to Islami ka zgjidhje të përhershme. Përgjegjësia e punës dhe veprimtarisë për individin është obligim , sic është edhe cdo obligim tjetër fetar që pas tij tërhjekë shpërblimin nëse e ka kryer atë punë , ose dënimin nëse nuk e ka kryer detyrën e caktuar.
"Secili njeri është pengë i veprës së vet." ( El-Mudeththir : 38)
"Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë." ( El-Isra:7)
"All-llahu tha: "kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në ta. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh." ( El-Maide : 119)
Rruga e drejtë është një rrugë e gjatë dhe mundimplote , se Xhenneti qëndron prapa përpjekjes dhe sakrificës , ndërsa Xhehennemi prapa epshit dhe dëshirës. Në këtë rrugë , nuk mund të qëndrojnë ata të dobëtit fytyrën e të cilëve e ofendon era dhe dorën e të cilëve e lëndon prekja e mëndafshit. Këtë rrugë nuk mund ta përballojë ai i cili vrapon pas komoditetit , frikacaku , as ai që nuk mund të përballojë ofendimet dhe fakteqësitë , që është kokë me vete , ai që nuk mund të pranojë mendimet e të tjerëve etj.
Veprimtaria në rrugën e Islamit orienton njeriun kah pastrimi , nderi dhe dëlirësia. Kjo rrugë , është rruga e mëshirës , dinjitetit , qëndresës dhe durimit , kjo është rruga e të vërtetës dhe besnikërisë. Në këtë rrugë nuk mund të qëndrojë askush përvecse besimtarëve të drejtë , zemrat e të cilëve janë të lidhura me Zotin e Botrave.
"Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit." ( Kasas : 77)
R>
Në një hadith Pejgamberi a.s. ka thënë :"Merrni diturinë ku ta gjeni .." , " Dituria është gjë e humbur e besimtarit , andaj ku ta gjeni keni të drejtë në të."
Andaj edhe veprimtaria jonë nuk duhet të pushojë deri në ditën e Gjykimit , sepse neve shërbehemi me sistemin e Zotit dhe rrugën e të dërguarit të Tij.
(autori i këtij teksti është profesor i pensionuar i Biologjisë dhe momentalisht jeton në Tetovë )

Need Mail bonding?
Go to the Yahoo! Mail Q&A for great tips from Yahoo! Answers users. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 4 Mar 23:49 2007
Picon

“Serbia center point on Balkan drugs route”

“Serbia center point on Balkan drugs route”
 
 
By U.S. State Department Narcotics Control


WASHINGTON D.C.:-- The U.S. State Department Narcotics Control Report says Serbia is transit point for drugs smuggling in the region.

Organized crime groups use Serbia as a central transit point for the transfer of heroin, cocaine, marijuana and other synthetic drugs, the report, issued March 1, says, adding that a small portion of smuggled narcotics remains in Serbia for domestic consumption.

“Serbia is developing and enacting new laws and law enforcement initiatives, including the National Strategy for the Fight Against Drugs, but a weak legal infrastructure and endemic corruption will make the fight against narcotics and drug smuggling a long process,” the document says.

The report stresses the ability of organized crime groups to exploit the porous borders and weak infrastructure, threatening political stability and economic development of the country.

“Corruption is endemic in Serbia and is prevalent throughout the legal infrastructure of the country. The Serbian government does attempt to prosecute instances of corruption, but because it is so accepted by society, is often hard to identify,” the State Department report says, adding however that “there are no reports that senior government officials engage in, encourage, or facilitate the production and distribution of narcotic and there is also no evidence that Serbia, as a matter of government policy, encourages or facilitates production or distribution of narcotic or actively launder proceeds from illegal drug transactions.”




AOL now offers free email to everyone. Find out more about what's free from AOL at AOL.com.
__._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
monika botoshani | 5 Mar 12:26 2007
Picon

REAGIM PUBLIK I FRONTIT PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR

 
Ne attachment keni Reagimin Publik Nr. 007-05-03-2007 i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar 
 

Never Miss an Email
Stay connected with Yahoo! Mail on your mobile. Get started! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 5 Mar 15:13 2007
Picon

Florida " Shteti drite dielli"

"Tempulli" i natyres perrallore, davaritur si vertet mrekullia e Botes - Florida-
 
 
 
nga BEQIR SINA, Nju Jork
 
 
Florida " Shteti drite dielli"
 
 
 
MIAMI - FLORIDA : Shqiptaret po i gezohen me shume se kush shembjes se murit te Berlinit, i cili, shenoje per ta ne menyre historike dhe renjen njeher e pergjithmon te dinastise brutale, asaj komuniste ne vend. Shqiptaret,sot gezojne qe me ne fund pas gjysme shekulli diktature, munden te hyne ne familjen e popujve te lire te Europes, duke mos pasur per qellim tjeter veçse te jetojne ne paqe dhe harmoni me te gjithe. Keshtu, shqiptaret e ketej e andej kufirit shqiptaro - shqiptar, shpresojne se ky ndryshim i jetes, do t'u sjell atyre nje te ardhme me te mire . Ashtu si ne te gjithe boten edhe per shqiptaret, emigracioni ka shenuar nje zhvillim jashtezakonisht te madh. Kete gje e tregon numri i madh i emigrantve shqiptar qe gjenden anekend botes, dhe ndihma e madhe qe po i japin ata familjes se tyre, e vendit te tyre.
 
         Nje nga vendet me te preferuara te shqiptarve, keto vite ndoshta pasi edhe klima, e natyra e Florides ngjanson shume me ate te bregdetit jugor shqiptar, ka terhequr shume shqiptaret, eshte "Tempulli" i natyres prrallore, davaritur si vertet mrekullia e Botes, persa i perket, natyres dhe klimes. Mirpo, kete mrekulli e shijojn jo shume njerez. Fati, e ka bere qe disa edhe te mbeten vetem ne enderren Florida - enderr kjo qe i obligon ata si çdo qytetar i ketij vendi t'i neshtrohen ligjit dhe legalitetit, dhe jo rruges ilegale, per te kapur Floriden, "Tempullin"e natyres prrallore, davaritur si vertet mrekullia e Botes - . Shqiptaret ketu jane perqendruar edhe ne qytetet ka ata jane ambientuar me se lehti.Ata preferojn bregdetin e gjirit te Florides, Clarwater dhe ate te ne Miami- Dade, ne Broward, dhe ne Palm Beach. Ne kete vende ka me se shumti emigrante nga Shqiperia, Kuba, Kina, Rusia, Algjeria, Argjentina, Brazili, Kili, Kolombia, Ecuadori, El Salvadori, Gjeorgjia, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Jordania, Meksiko, Panamaja, Peruja, Romania dhe Venezuela.
 
 
      Florida, eshte nje Shtet Federal ne juglindje te ShBA-ve. Ky Shtet Federal eshte edhe i njohur si Sunshine State (Shteti drite dielli). Fjala "Florida" vjen nga Gjuha Spanjolle dhe kuptohet si "plot me lule". Kryeqyteti i Florides eshte Tallahassee. Florida, eshte vendi i urraganeve. Vetem gjate dhjete viteve te fundit, dhjetra uragane te fuqishem e kane goditur Floriden, duke shkaktuar vdekjen e te pakten qindra personave dhe deme prej miliarda dollaresh. Florida, eshte shteti i pare amerikan i goditur nga kater uragane brenda nje stine, qe nga viti 1886 kur nje gje e tille pate ndodhur ne Teksas. Ne Florida, te lene pershtypje ato qytete te ndertuar pikerishte per turistat por qe kan marre nje zhvillimn te madhe nga kjo sipermarrje gjigande dhe nder me te zhvilluarat ne bote siç eshte "industria" e turizmit Ne Orlando, ku ndodhet dhe parku i fameshem e prrallor "World Disney", rruget e tij jane te mahniteshme si : Church St, Orange Ave, Magnolia Ave, Eola Prk, Dr. Phillps Center, Winter Park, Lake Underhill RD, Semoran BLD, WahterHouse, Florida Mall, deri ne I-4 meter mbi qytete, dhe lagjet "The Adventure of Island", "MGN Disney" -Universal"- te lene kujtime te paharushme ne kujtesen e vizitorve.
 
 
 
       Vendi me i qete, dhe me i bukur per te jetuar ne SHBA-es, sipas mendimit te shume njerezve qe dalin ne pension dhe deshirojne te jetojne larg jetes familjare, eshte Florida .Zakonishte ne Floride jetojne familje te pasura, te cilat parat i kane fituar ne Nju Jork, Illinois, Nju Jersi, Kalforni, dhe shtetet e tjera ne veri te SHBA-s. Amerikanet, qe pasi kane krijuar nje fare pasurie neper metropolet eSHBA-s si: Nee York, Detroit, Chicago etj, jane te vendosur ne Floride.
 
 
 
 
      Mirpo, siç e dime vitet e fundit edhe shqiptaret po e "mbi populloin" Floriden. Ata preferojne dhe sipas lidhjeve te tyre familjare ne vendlidje, t'i afrohen shume njeri tjetrit, sidomos, ne Tampa, ne Clearwater, Naples, ka shume shqiptare. Ne qender te Clearwater (downtown) eshte edhe xhamia me minare e shqiptareve (Center of Albanian-American Islamic Culture). Gjithashtu ne Clearwater shqiptaret e kane edhe kishen e tyre katolike, si dhe disa shoqata e organizata, e nje radio program nje javor . Organizimi i shqiptareve ne Floride, nuk eshte ai i Nju Jorkut, Nju Jersit, Detroitit, Çikagos e shteteve te tjera ku jetojne me se shumti shqiptaret.Shqiptaret ne Florida, u bie te takohen e mblidhen me se shumti vetem ne festa e gazemende te ndryshme familjare. Ata po afrohen pas ndonje shoqate te tyre vetem pasi vjene festa jone kombetare, 28 Nentori. Por, tani pas luftes ne Kosove dhe 1997-es ne Shqiperi kane ardhur edhe shume familje shqiptare, te cilat jane vendosur ne Jaxonville, Orlando, Clearwater, St. Pitsburg, Maimi etj dhe po mundohen te organizohen.
 
 
  Florida:
 
 
       Kryeqyteti i Florides, ka nje histori te pasur. Pak perpara 1820, ligjevensit transferuan qeverine nga St. Augustine ne qytetin Pensacola. Kalimi deri ne kryeqytetin qe eshte edhe sot, ka qene shume i veshtrire. Kater vjet pasi qe shpallur Pensacola, ligjevensit kerkuan nje kryeqytet, i cili sipas tyre gjeograqfisht duhet te qendronte perafersisht ne mes te shtetit federal te Amerikes, Florides. Vendi me i pershtateshem u pa te jet Tallahassee. Dhe si nderstesa e qeverise u zgjodhe nje barake druri karakteristike e ndertimeve te atyre koheve me permasat 40'X26'. Me 3 mars 1839, Qeveria miratoi nje fond prej 20.000 dollaresh qe kjo nderstes druri te rinovohej me nje ndertes te rregullt e cila do te njihej me emrin Florida's first Capitol. Me 1845 kjo ndertes u veshe e tera me tulla dhe nga ana artitekturore more nje pamje madheshtore struktura e se ciles ruhet edhe sot e kesaj dite. Florida, ka nderruar pre krijimit te saj 49 guvernator. I pari ka qene Andrew Jackson (1767-1845), dhe i fundit John Ellis Bush, pasi udhehoqi dy mandate e dorzoje ate tek Charlie Crist. Duke filluar nga Governori Francis Fleming ne 1890, çdo guvernator ka nje portret dhe librarine e tij.
Kryeqyteti i saj eshte- Tallahassee . Siperfaqja e saj eshte 58,560 mile square.
 
 
 
 
 
 
 
        Popullsia sipas nje regjistrimi te bere ne vitin 2005 eshte - 17,789,864.Rritja mestare e popullsise vitet e fundit 2000 - 2005, ka qene 11 . 31%. Qytet me te populluara jane : Jacksonville (777,704), Miami (379,724), Tampa (321,772), St. Petersburg, Florida (249,090), Hialeah (224,522), Orlando (205,648), Fort Lauderdale (164,578), Tallahassee (156,612), Pembroke Pines (150,104) ,Hollyeood (144,535). Shteti federal i Florides ka - 120 ligjevens, 40 senator shteti, 25 kongresmen shteti. Vula e shtetit eshte "Besoj ne Zot". duke filluar nga shekulli i XX eshte shteti me i fuqishem ushtarakisht ne territorin e SHBA. Aty jane qendra dhe bazat me te medha te United States Armed Forces. Naval Air Station Pensacola,Naval Air Station Jacksonville, Naval Station Mayport, Naval Air Station Cecil Field, Homestead Air Force Base, Eglin Air Force Base, MacDill Air Force Base, U.S. Central Command, Patrick Air Force Base dhe Cape Canaveral, Space Race, Space Coast, Kennedy Space Center. Simbol te sajin ka zogun"harabelin" dhe quhet "The State Bird:Mockingbird". Flamurin e ka me ngjyre te bardhe e kuq. Ne qender flamuri mban dy vija diagonale ngjyre te kuqe dhe vulen e shtetit ku shkruhet se "Besojme vetem ne Zot".
 
 
 

Flamuri i sajw wshtw :

 

 

Ndwrstesa e Qeverisw, Florida's first Capitol

 



AOL now offers free email to everyone. Find out more about what's free from AOL at AOL.com.
__._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Baki Ymeri | 3 Mar 21:31 2007
Picon

Poeti Leom ne gjuhen rumune (vjersha dashurie)

     --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

 

____________________________________________________________________________________
Looking for earth-friendly autos? 
Browse Top Cars by "Green Rating" at Yahoo! Autos' Green Center.
http://autos.yahoo.com/green_center/
Picon
From: Baki Ymeri <bukureshti <at> yahoo.com>
Subject: [Qeparoi] Fwd: Poeti Leom ne gjuhen rumune (vjersha dashurie)
Date: 2007-03-02 07:38:56 GMT

Note: forwarded message attached.

__________________________________________________________
Get your own web address.
Have a HUGE year through Yahoo! Small Business.
http://smallbusiness.yahoo.com/domains/?p=BESTDEAL

__._,_.___
Për t’u ç’regjistruar nga kjo listë, ju lutemi të dërgoni një email në adresën e mëposhtme:

SPONSORED LINKS
Yahoo! HotJobs

Be Discovered!

Employers find you

Upload your resume

Yahoo! Mail

Next gen email?

Try the all-new

Yahoo! Mail Beta.

Yahoo! Groups

Start a group

in 3 easy steps.

Connect with others.

.

__,_._,___
Picon
From: Baki Ymeri <bukureshti <at> yahoo.com>
Subject: Poeti Leom ne gjuhen rumune (vjersha dashurie)
Date: 2007-03-02 07:25:23 GMT

Leom

CASA PUBLICÃ
(Shtëpia publike)

Tu m-ai învãþat 
Sã sãrut din suflet
La tine am lãsat tristeþea
Pe care o aveam 
Când stãteam lãngã femei
Nu exista pentru mine altã viaþã
În afarã de tine
Tu erai viaþa
Te iubeam din inimã
Te sãrutam din inimã
În ochi te priveam de câte ori
Copilul zãpada privea 
Pentru întâia oarã în viaþa lui
Acum sunt departe de tine, foarte departe
ªi, crede-mã, iubito cã plâng pentru tine
Cu ochii privesc, ca în vis
Faþa ta albã, luminoasã
ªi dulce ca Elida
Apoi împreunã cu inima ºi mintea o ucid 
Dar, crede-mã, iubito, nu mã pot întoarce
Te sãrut în aceastã scrisoare
În care încã te iubesc
Ca sã-þi aduci aminte de timp 
ªi sã rãzi împreunã cu mine
Aºteptând ziua întoarcerii
ªi acele vise le voi îmbrãca cu pulbere
Toate iubirile vor veni alãturi
Dar eu oricum voi fi pierdut. 
(Rodos, august, 1991)

MAI EXISTÃ ÎNCÃ PLÃCERE
(A ka më kënaqësi)

Este vre-o plãcere mai mare
Decât Albanezul sã nu moarã
Ci sã stãrneascã un pic de noroc
Bucurându-se prin joc.

S-a stins ca un copac al sufletului
Îi stã glasul blestemat care îl rupe
ªi dacã ar demonstra onoarea lui 
Iarã va fi considerat Haiducul oricui!
Cinsteºte binele ca pe o comoarã
Verdeaþa în primãvara flamândã
Apãrã-i pe fii de cuvintele care zboarã
Priveºte, acum toþi au crescut în izbândã!

ELIDESA

Tu m-ai învãþat sã sãrut cu suflet,
La tine am lãsat tristeþea 
Pe care o aveam când stãteam lãngã femei
Nu exista pentru mine altã viaþã în afarã de tine,
Tu erai viaþa. Te iubeam cu inimã , te sãrutam cu
inima 
În ochi priveam de atâtea ori precum un copil zãpada
Pentru prima oara în viaþa lui.
Acum sunt departe de tine, foarte departe
ªi, crede-mã, iubito, cã plâng pentru tine.

Cu ochi previesc Ca în vis
Faþa ta croºetatã prin lumini.
Faþa ta albã, dulce ca Elida
Apoi împreunã cu inima ºi mintea o ucid, 
Dar crede-mã iubito cã nu mã pot întoarce înapoi.

Te sãrut cu aceastã scrisoare unde încã te vreau.
Ca sã-þi aduci aminte de timpul 
Petrecut cu mine ºi sã plângi.

Poate într-o zi cu vântul mã voi-ntoarce
ªi visele acelea le voi îmbrãca cu pulbere de stele.
Toate iubirile vor veni alãturi.
Dar eu totuºi voi fi pierdut.

O IUBIRE
(O DASHURI)

O iubire, tu cântec nesecat
Tu muzã ce priveºti cãtre mine
Ai glasul cântecului veºnic fermecat
ªi izvorul poeziilor mele este la tine. 
Eºti simplã ca un cuvânt mare
Care curge din suflet
Prin poiene când hoinãreºti
Ca o caprioarã
Prin arome de flori
Eºti demnã ca o credinþã scumpã
Ca o mânã caldã care mângâie
Pentru orice gând de om eºti sfântã
Moale pe orice suflet tu calci
O iubire albã cer al nostalgiilor
Altar al templului care prin vise doarme
Tu eºti cântec al magiei
ªi dai viaþã veºniciei.

POET ÎNDRÃGOSTIT
(Poet i dashuruar)

O naturã vie de bunãtate
O inimã ce va exploda
Versul oricãrei poezie
Îl laºi zãlog pe unde ar pleca.

Shqip/shqip/shqip:

NJE GRUAJE TE MARTUAR

Pritmë kot në pyllin e gënjeshtrës
Do harbohesh me gjinjtë jashtë harruar
Nëse britmat ia ke dhënë vjeshtës
Mos më prit, vesh e kam marrë, je e martuar

Kujtoj netët nëpër rërë, lëkurën tënde
Ngjyrë hëne, ngjyrë deti, ngjyrë kristali
Kujtoj sytë e mi të ngrirë mbi ato sende
Edhe buzët ngjyrë të artë a ngjyrë malli

Por më kot, mos u mundo të më shërbesh
Sepse unë më s´dua të të shërbej
Nëse ëndërron që të belbëzojmë nëpër shesh
S´kam më ndjenjë për ty që të rrëfej

Nëpër reflekset e hënës të shoh që shikon tutje
Pas degësh të shkurrishteve që ndajnë endjen më dysh
Dhe gjokset tuaj ndahen me lakuriqësi dhe shthurje
Me një shkrepje qielli me një shkrepje sysh

Kam ecur unë sa herë i verbër rrugës tënde
I shurdhër i gjymtuar pa këmbë dhe pa duar
Sepse një ëmbëlsi e jotja shiste endje
Dhe s´dija e kujt ishe, se ishe e martuar

Mbaj mend si më gënjeje, në bregun e shkëmbinjve
Kur të dy i faleshim tërbimit të detit
Kur vetëm dritë e hënës u rridhte dashurive
Kur më s´i kishin ngelur germa alfabetit

Dhe tani ti më kot pret, në skajin e fushës
E nxehtë e gjallë, një flamur lavdish
Do jetë vetëm një ëndërr, një fëshfërimë shkurresh
Nëpër gurin e zhgënjimit nuk ke më pse të rrish.

E ndjej lëngimin tënd, drejt teje është lëshuar
Ky ritmi im i epshit rënkon me të rëndë
Sot mora vesh që ishe një grua e martuar
Dhe zbrita unë bri heshtjes, të gjeja kurmin tënd.

 
____________________________________________________________________________________
Get your own web address.  
Have a HUGE year through Yahoo! Small Business.
http://smallbusiness.yahoo.com/domains/?p=BESTDEAL
______________________________________________________________
          Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.   
--
To unsubscribe send email to: Art-Cafe-unsubscribe <at> alb-net.com
Baki Ymeri | 3 Mar 21:36 2007
Picon

Miradija, Mardena dhe dy antologji te letersise shqipe ne gjuhen rumune (2007)

     --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

 
Note: forwarded message attached.

 
____________________________________________________________________________________
Finding fabulous fares is fun.  
Let Yahoo! FareChase search your favorite travel sites to find flight and hotel bargains.
http://farechase.yahoo.com/promo-generic-14795097
Picon
From: Baki Ymeri <bukureshti <at> yahoo.com>
Subject: Miradija, Mardena dhe dy antologji te letersise shqipe ne gjuhen rumune (2007)
Date: 2007-02-23 20:48:15 GMT

____________________________________________________________________________________
Now that's room service!  Choose from over 150,000 hotels
in 45,000 destinations on Yahoo! Travel to find your fit.
http://farechase.yahoo.com/promo-generic-14795097
______________________________________________________________
          Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.   
--
To unsubscribe send email to: Art-Cafe-unsubscribe <at> alb-net.com
Baki Ymeri | 3 Mar 22:40 2007
Picon

Nje antoilogji e poezise shqipe ne gjuhen rumune (Marius Chelaru: Ne shuplake te historise)

     --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

 

NJE ANTOLOGJI E POEZISE SHQIPE NE GJUHEN RUMUNE
(Marius Chelaru, In palma istoriei/ Ne shuplake te
historise, Poezi te perkthyera nga Baki Ymeri dhe Luan
Topciu, Editura Valman, 2006)

Poetidhe eseisti i mirenjohur rumun, Marius Qelaru
(rum.Chelaru), pas nje sere prezantimesh vlerash
shqiptare neper faqet e shtypit letrar, botoi koheve
te fundit dz antologji te letresise shqipe ne gjuhen
rumune. E para, me ese kritike per shkrimtaret
shqiptare,  mban titullin Cu sufletul pe buze (Me
shpirtin ne buze), ndersa kjo e dyta, te cilen ia
prezantojme per here te pare opinionit shqiptar, mban
titullin In palma istoriei (Ne shuplake te historise).
Eshte antologjia e trete e poezise shqipe, pas asajte
vitit 1959, e cila e pa driten poashtu ne saje te
kontributeve te nje autori rumun (Toma George
Maioresku). Libri hapet me nje parathenie (Petalet e
botes me parfum te poezise apo Ne shuplake te
historise), te te cilen Marius Chelaru ia ben me dije
lexuesit se ka shfrytezuar materialin qe e ka patur ne
disponim, por kjo nuk don te thote se nje veper e
ketille i permbush kriteriumet e nje antologjie te
mirefillte, antologji ku mungojne nje varg emrash te
njohur si pasoje e mospatjes se shkrimeve te tyre.
Autori thekson faktin se ne liber defilon per here te
pare nje numer i konsideruar autoresh nga Kosova, duke
patur parasysh nevojen e afirmimit te saj ne prag te
Pavaresise. Nje vend te nderuar i jepet edhe Ismail
Kadarese me poezite Portreti i Skenderbeut, Kosova,
Kthimi i shqiptareve nga lufta, Pritje, etj. Autore te
perkthimit te poezise shqipe ne gjuhen rumune jane
Luan Topciu dhe autori i ketij shkrimi (B.Y.). Sipas
autorit te parathenies, eshte fjala per nje "galeri qe
reflekton sa me shume, sa me mire dhe ne menyre sa me
te llojllojshme, bukurine e shpirtit te gjuhes shqipe,
shembelltyra te cilat deshirojme t'i integrojme ne
ardhmeri, ne nje vellim me te gjere, duke perfshire
edhe "pasqyra" tjera te ketij shpirtit qe merr fryme
permes poezise".
Ndermjet kopertinave te bukura me motive kostumesh te
vjetra shqiptare, ne nje vellim prej 200 faqesh
defilojne vlerat lirike te 29 poeteve shqiptare, duke
filluar nga me te njohurit e deri ata qe gjenden ne
faze te afirmimit, duke i perfshire ketu trojet
shqiptare te Shqiperise Reale dhe ata te diaspores.
Autoret jane perfshire ne baze te kriteriumit
alfabetik, ndersa ne po i rradhisim sipas vlerave dhe
afirmimit, duke i dhene prioritet tek-tuk edhe moshes:
Martin Camaj, Azem Shkreli, Fatos Arapi, Dritero
Agolli, Beqir Musliu, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu,
Visar Zhiti, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Agim Vinca,
Edi Shukriu, Ibrahim Berisha, Adem Gashi, Basri
Capriqi, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi, Mazllum
Saneja, Shkelzen Halimi, Mardena Kelmendi, Halil
Haxhosaj, Arif Molliqi, Vitore Stefa Leka, Rizah
Sheqiri, Halil Matoshi, Radije Hoxha, autori i ketij
shkrimi (B.Y.) dhe Shaip Emerllahu.
Cdo autor eshtei prezantuar me nga nje varg te
konsideruar krijimesh, te shoqeruara me shenime
biobibliografike. Ne kuadrin e parathenies behet fjale
edhe per veprat e para te poeteve kosovare, te
rikenduara ne gjuhen rumune (Sali Bashota, Ibrahim
Kadriu, Miradije Ramiqi, Halil Haxhosaj, antologjia
Insula nemuririi (Ishulli i pavdekesise), te cilat
qene respektuar me nje numer te konsideruar
recensionesh. Ne kete kontekst vlen te perkujtohet
fakti se koheve te fundit e kane pare driten e botimit
edhe tre vepra poeteshash shqiptare ne gjuhen rumune
(Miradije Ramiqi: Shpirt i perflakur), Mardena
Kelmendi: Nga shpirti ne shpirt) dhe Merita Bajraktari
McCormack: Dritaret e shpirtit), pas te cilave pasojne
te dalin ne drite edhe ato te poeteve Albana Melyshi
Lifschin, Leom Kolmnela, Ndue Hila etj. (Baki Ymeri, Bukuresht)

 
____________________________________________________________________________________
Now that's room service!  Choose from over 150,000 hotels
in 45,000 destinations on Yahoo! Travel to find your fit.
http://farechase.yahoo.com/promo-generic-14795097
Picon
From: Baki Ymeri <bukureshti <at> yahoo.com>
Subject: Marius Chelaru-In palma istoriei
Date: 2007-02-23 20:46:12 GMT

____________________________________________________________________________________
Looking for earth-friendly autos? 
Browse Top Cars by "Green Rating" at Yahoo! Autos' Green Center.
http://autos.yahoo.com/green_center/
______________________________________________________________
          Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.   
--
To unsubscribe send email to: Art-Cafe-unsubscribe <at> alb-net.com
Visar Korenica | 5 Mar 20:46 2007
Picon

SUMNAKUNI PHURT/URA E ARTË

Lexo Me Emrin e Zotit Tënd i Cili Krijoi Çdo Gjë

"Kur (punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?” (el-A`raf , 28)

 

e diel, mars 04, 2007

SUMNAKUNI PHURT/URA E ARTË

 
FAHReDIN SHEHU

As në qosh t'mendjes nuk e kam me e luejt rolin e Kusturicës për çashtjen rome e me fitue lavd e dekorata, demek, me u pasunue me taksiratin e dikujt. Veç po du me shkrue p’ej bindjes dhe p’ej borxhit që e kam ma s’pari si insan, e tevona edhe si shair.

Kujtim Paçaku, autor rom nga Prizreni Asht ky shkrim i parë qi po e baj n’Geg, sepse asht nji diçka qi m’shtyn nga mbrendia si diçka qi po don me pëlcit si nari i pjekun, e me diftue inci t’kuqe me shijen e cila e knell fikirin.Asht Kujtim Paçaku, Rom nga Prizreni, i cili asht ka lufton deri te fryma e fundit me e ruejt, me e begatue, me e mbajt gjallë e krejt n’fund, me krijue art në gjuhën e cila si gacë e m’lueme e Vedave me mija vite po pulson dhe hala po e ruen at hikmet t’fituem me vuejtje e të përcjellun amanet p’ej Gangut deri n’Ballkan e ma tej n’Europë.

Asht Kujtim të cilin e njoh ka kohë, po r nëpërmjet librit të tij të fundit sikur po don me na u manifestue në sahillëkun e ri t’Kosovës me nji poezi të kullueme, natyrale dhe me tan kyvetin e tij p’ej shairi, sikur po don me na dhanë ders se si kullohet vuejtja, syrgjynllëku, dashnia dhe zanati në torkullin e tij kreativ. Me kijafet t’madh e nis librin, tue na diftue për historinë rome dhe po më duket se po na thotë …

“O jermi, motijam këtu e tek tash po du me ju zgjue e me jau hjek duvakun e gafletit. Të gjallë jena edhe na, bile këtu n’ Ballkan jena moti, ka 1000 vjet … hiq ma larg se 100 kilometra p’ej Prishtine…”Gjuha…gjuha që vdekjes i ka dal përballëKëngën duke mos e ndalur kurrë…gjuha ime RomeEnde është e gjallëKujtimi shkruen edhe për jetën dhe sikur po e merr n’supe t’veta tanë dhembjen e popullit t’vet, jetën e randë t’popullit t’vet:O jetë, dëgjomëJe tepër e vocërr ndaj dhembjes sime!

Tevona i kena edhe disa gjysëmbejte shumë t’ forta kur i knon urisë:… nuk më kujtohet Kur për herë të fundit E kam shijuar kafshatënE bukës valëQë në çerep e piqte e imja nënëAta ma s’miri e dijnë kijametin e pranverës dhe i knojnë me të madhe, kurse fmitë i pyesin kur vjen Shën Gjergji:…është dimërKëngët tona treten në borëNdërsa fëmijët pyesinGjyshin e vet;O, babagjysh Edhe sa ditë do të vijë Hedrelezi Fusha e gjanë e zemërgjansisë së shairit e ka nji abdërr të cilëlën e knon si me kullue rrëshina në vapën e gushtit.…të isha ujë i madhT’i ngopja të gjitha fushat e botësPlot drith Që së bashku të ham bukëEdhe unë edhe ti…

Më i fortë për një vdekje…lotët nuk rrjedhin nga frikaPor nga pikëllimiQë vdekja ndodh pa ritualin e zakonshëmNa drejtohet neve qi jena kah e harrojmë nanën natyrë, e gjanë asht ajo, ka vend për secillin:…nëse ke harruarTë ecësh nëpër pyjet e denduraTë bësh gjum përskaj lumenjëve të mëdhenjT’i zgjohesh dhe t’i gëzohesh agimit të riNëse ke harruarTë këndosh edhe kur të qahetTë vallëzosh edhe me këmbë të thyeraTë japësh dashuri edhe kur nuk të kthehe tNëse të gjitha këto i ke harruarAtëherë eja me neBëhu si neBëhu ne…

Na jena mahlukat - krijesa t’dobëta - këte tanahere e kam dijtë dhe se Zoti nuk ban asnji ndamje, kurse Kujtimi na thotë:…përse frikohesh Përse fsheheshTë vie turp nga ngjyra e lëkurës tëndeO njeri Neve na ka krijuar ZotiSi tySi mua Si edhe ataNën ngjyrën e lëkurës tëndefshehur e ke një ylberMu Brenda shpirtit tënd…Me e ndie veten t’përuzun e din vetëm ai qi asht i përbuzun dhe i lan manash, mahsus kur e ndien se ka ngjyrën tjetër e mos me folë kur mendon ndryshe, ma mirë, ma nalt, ma me përkushtim, me mendjen e lame, tahret sikur me i ba trupit e shpirtit para lutjes.

Kam edhe nji send me e thanë para se me përfundue. Me kangë të Kujtim Paçakut koxha jam eglendis dhe i tanë ky kyvet qi ai me disa fjalë, me vetëm disa vjersha, me e thanë shpirtin e krejt popullit, vallahi asht ma’arifet, e bashka qi kam mësue se ishim aq afër njani me tjetrin e une bosh p’ej dijes për romët. Njajt si dy kallamet e Rumit. Shënimet biografikeKujtim PaçakuKa lind në Prizren, më 12.04.1959 Gjuhët: Rome, Shqipe, Serbe, Turke, Boshnjako&Serbe, Agleze, Frenge, Shkollimi i kryer: Akademia e Arteve Muzikore.

Grupi: Pedagogjiko-Artistik1980-1986 / Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore Duhël-Bllacë, Therandë Nga viti 1986 - redaktor-gazetar në gjuhën rome, Radio PrizrenKorrespondent në shumë media rome dhe europiane1986 - regjisor dhe autor i dramave rome në Prizren. Drama: “O kamipe na puæhela» (“Dashuria nuk pyet”)1987 - autor ®jisor, komedia: “O Špiuni” (“Spiuni”)Pjesëmarës ne shumë festivale muzikore të Kosovës, si kompozitor dhe këngëtar.1990 - pjesëmarrës i Kongresit të Romëve në Poloni.

1994 - mësimdhënës në “Shkollat Verore” të Romëve nga EuropaPjesëmarës në Konferencën Ndërkombëtare në Bukurest, organizuar nga PER- SHBA1994 - vendi i parë në Festivalin Ndërkombëtar në Poezi, “Amrico Rom”1995 - anëtar i OJQ-së Eurpiane “Romano kris”1995 - Diploma Meritore për poezi dhe njohje e gjuhës rome nga festivali “Amico-Rom”, Itali1995 - kooautor i teksteve parashkollore për fëmijët romë 1997 - vendi i parë në Festivalin Ndërkombëter në Poezi “Amrico Rom”, Francë

Pjesëmarrës në Antologjinë e poezive rome në Itali dhe SpanjëPjesëmarrës në festivalin artistik të romëve ma karakter europian “Amico Rom”, Itali, (1994 dhe 1997 - shpërbilimi i parë)“ Plaketa e artë” - Rominterpres Europa, për gazetari rome2000 Mbrëmjet e poezive rome në Parisë-Francë.2001 Asistent në Katedrën e Romologjisë pranë Universitetit Inalco&Sorbona në Paris 2001 Mbrëmje të poezive Franko-Rome-Frenge në qendra kulturore të ambasadave dhe univesiteteve të Parisit2001

Udhëheqës i emisioneve rome: Radio Roma-Paris2001 Redaktor në Radio multietnik “Radio Protestant-Paris”2003 Redaktor i redaksisë rome në Radio “Jeni Dynem”2003 Organizator i projektit “Rruga e shkollës”, ide për shtypjen e broshurave dhe pankarta2003 Diplomimi në Akademin ë Mobile të artit skenik, kl. Prof. Faruk Begolli2003 Pjesëmarës në filmin “Kufomat”, regjia Luan KryeziuPjesëmarrës në antologjinë e poezive rome në gjuhën frenge2004 Ligjerues në “Shkollën verore të romëve në Kosovë”, organizuar nga MASHTI-i dhe OSBE2003 “Mbrëmjet e poezive rome në Kosovë”2004 Autor i parë i fjalorit në gjashtë gjuhë “Lavustikorri”2005 Autori i librit me poezi “ Sumnakuni phurt “2005 Redator i redaksisë rome në TV “Jeni Dynem”

http://drejtesia.blogspot.com/2007/03/sumnakuni-phurtura-e-art.html 

 





Ask a question on any topic and get answers from real people. Go to Yahoo! Answers. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Alban Bytyci | 5 Mar 15:20 2007

Vëzhgime Iliro-Shqiptare Përpilue prej: Dr. Ludwig von Thallóczy-t

PARAQITJE

U mbushën gati 90 vjet qysh se u botuen n'gjermanisht dy vllimet të përpiluem nga Dr. Ludwig von Thalloczy, me titullin „Illyrisch-Albanische Forschungen".

Nja 40 vjet mbas atij botimi i u shtrue Mustafa Kruja me e përkthye shqip vllimin e parë, tue zgjedhun ato pjesë qi ai gjykonte mâ të përfaqsueshme për Shqipninë, me titullin „Vëzhgime iliro-shqiptare".

Në dorshkrimin e tij gjindet në fillim nji faqe me titullin „Parathanë e Përkthyesit". Ajo faqe mbeti e bardhë, mbasi vdekja e zuni para kohës, në 1958. Ka shpëtue nji faqe tjetër me këto pak rrjeshta:" Në qoftë se âsht thânë qi kjo vepër të shohë ndonji herë dritë e shtypun, dëshiroj qi mundsisht këtë barrë t'a marrë përmbi vete nji kompetent. Mund të ketë gabime qi un i kam lanë me i krye ma vonë e s'i a kam mbërrîmë. Gabime e të meta, në qoftë se do të ndreqen e do të plotsohen, të shënohen prej kuj u bânë."

Kompetenta në këtë lândë sigurisht nuk mungojnë në Shqipní e përtej, por familja ka vendos me e botue siç âsht, me shpresë qi mu ky botim të shkaktojë interesë jo vetëm ndër studjozët e historisë shqiptare me recensione dhe komentime të tyne, por edhe në nji qark mâ të gjânë lexuesësh qi duen me nxânë mâ tepër mbi Shqipninë e atëhershme dhe mâ të hershme.

„Siç âsht" don me thânë edhe në gjuhën gege, me bindje qi kjo gegnishte do të kuptohet mirë prej çdokuj në botën shqiptare edhe sot.

Njikohsisht nënkuptohet se interesi kryesor i lexuesvet do të përqëndrohet në përmbajtjen e veprës origjinale e hartueme nga studjozët austro-hungarë.

Trajtohen ngjarjet dhe rrethanat historike të qytetevet dhe krahinavet kryesore të Shqipnisë etnike prej origjinet deri në fillim të shekullit XX me shpirt vëzhgimi i përkrahun nga nji morí dokumentash të vërtetueme dhe nji objektivitet qi âsht cilsí primare e nji historjani.

Përkthyesi i ka shtue tekstit origjinar shënime e komentime të veta, (të dallueme me shkrolat A,B,C,...) shpesh herë të përthellueme dhe të përhapuna, si plotsim i veprës kryesore, për sa i përket tre kapitujt e parë. Për të tjerët fati nuk e lejojë: edhe nji shtojcë mbas tekstit themelor, nji diftues analitik mbi emnat veçorë ndër mâ të randsishmit, mbeti vetëm te shkrola A.

Mâ në funt botohet këtu nji „Fjalorth" i Përkthyesit mbi fjalë të përdoruna në tekstin shqip. Kjo pjesë mund të shihet si nji minjaturë dhe nji esé i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe qi Mustafa Kruja hartoi gjatë 15 vjet pune, dhe qi, gati për shtyp në 1943, hupi në furín e ngjarjeve ushtarake dhe politike të Shqipnisë n'atë kohë e mbas.

Nji falënderim i nxehtë i detyrohet atyne qi e kanë bâ të mundun me kshilla e me veprime botimin e këtij libri, veçanërisht Z.it Willy Kamsi, Z.it Gjovalin Çuni, Z.it Ardian Ndreca .

Bashkim Merlika

PARATHÂNË

Kjo përpilesë përfshín në dy vëllime nji tog studimesh e hartimesh, disa me mbrêndsinë historike, do tjera ethnografike-zakonore, në të cilat përmblidhen sende të kohës së tashme,1915, qi i përkasin zhvillimit ekonomik kombtar të Shqipnís, sidhe shkoqitje mbi të shkuemen e afër të vêndit. Auktorët e këtyne punimeve, të rendueme simbas kronologjís dhe lândës së tyne, janë dijetarë e shkrimtarë nga të dy Shtetet e Monarqís.

Botuesi ka marrë përmbi vete qi nj'ato punime dijetarësh specjalista mbi çâshtje iliro-shqiptare të cilat kanë dalë ndër rivista të ndryshme t'i a bâjë të njohuna (me anën e këtij libri) nji rrethi kënduesash mâ të gjânë, të cilët nuk enthusjazmohen për Shqipnín vetëm në t'ashtu-quejtmen stinë balkanike 1913-14, por janë interesue kurdoherë për këtë copë vênd.

Âsht padyshim nji farë detyre nderi për dijetarët e Monarqís me e kultivue këtë fushë ditunije, mbasi nji konsull i përgjithshëm austro-hungar, Gjon Gjergj von Hahn-i (1811-1869), ka qênë i pari qi me Studimet shqiptare të tija (1854) na e ka prûmë Shqipnín mâ ngjat, po më bâhet me thânë madje, na e ka zbulue.

Mbas tij ka qênë Benjamin Kállay-i, politikani mâ i randsishëmi i Hungarís për Orjentin, ai qi me durimin e vet të pashoq ka përkrahun si ministër (1880-1903) me fjalë e me punë çdo nisjativë shkencore qi kishte për qëllim njohjen e Shqipnís. E para historí e vêndit, e shkrueme shqip, i dihet për nder atij. Edhe alfabeti shqip e krijim'i nji gjuhe shqipe përbâjshin dy pika të programës së tij balkanike.

Punimet ditunore të pasardhësve të pandërmjetëm qi po botohen këtu, nga të cilat janë për t'u vûmë në rend të parë studimet e Prof. Kostandin Jireçekut e të Prof. Milan Shufflayt, na sjellin prej burimesh të zbulueme krejt rishtas nji pasunim të plotvlershëm të njohunivet historike mbi Shqipnín dhe mbi marredhânjet e ksaj me fqîjt.

Punimet në fushën e ethnografís e të së drejtës zakonore shqiptare, veçan studimi udhçelës i Shefit të Sekcjonit Theodor Ippen, përbâjnë gurët e themelit t'ethnologjís krahashore.

Vëllimi II. 1 ka mbrênda dy thema prej kompetentash të provuem, të cilët merren me gjêndjen ekonomike e hydrografike të Shqipnís.

Në pjesën e dytë të të II. vëllim, botojmë kontribute, të mbajtuna ngushtsisht ndër caqe objektive, për historín e Shqipnís së re qi porsa ka dalë në dritën e jetës prej konferencës s'ambashatorvet në Londër e qi pa plasun ende lufta botore ra përsri në gjumë. Me botimn e këtyne studimeve e projekteve, kemi synue me provue se Austro-Hungarija, në të gjitha përpjekjet e saja qi i përkasin Shqipnís, kishte para sysh pikrisht marrveshjet e konferencës s'ambashatorvet në Londër, sidomos mbasi çâshtja shqiptare, nëpër vëndimet e ksaj konference, pat marrë formën e nji probleme evropiane.2 Mb'anë tjetër, Monarqija u ka rregullue ngushtas mbas nj'asaj marrveshtjeje qi ka qênë bâmë mbi Shqipnín ndërmjet ministrit të jashtëm t'Austro-Hungaris, Golukowskit, dhe t'atij t'Italis, Visconti-Venostas, së pari me gojë në pjekjen e Monzës me 6 e 7 nânduer 1897 dhe mbrapa edhe me shkrim nëpër nji shkëmbim notash në 1900-19013. U bânë mundime, gjithsa herë qi gjindej ndonji farë baze, për me zbulue mjete dhe udhë të përshtatçme për nji pajtim t'interesave t'Austro-Hungarís me ato t'Italís.

Na e kemi mbajtun veprën t'onë larg asaj politike. E nëse, nga pikpamja e vëzhgimit historik, botuem përnjimênd para kohe thema të tashvonshme të së kaluemes s'afër, këtê e bâmë me qëllim qi të paraqesim nji materjal të dobishëm, thjesht të sendërt, për gjykimin e zhvillimit qi âsht tue gjamë sod në Balkan.

Se sa vështirë ka për të qênë me i lidhun objektivisht në nji formë të përpikët pêjt e zhvillimeve mâ të rejavet, s'ka as nevojë me e thânë. Me gjithë këtê, kjo barrë bâhet mâ e lehtë si për botën e soçme ashtu edhe për të nesërmen, po qe se bashkpuntorët e njikohshëm kthiellojnë qëllimet e çdo veprimi.

Qoftë ndera e ministrit mbretnuer t'arsimit të Hungarís, Béla von Jankovich-it, i cili, tue e çëmue qëllimin e ksaj përpilese, i dha shkas botimit të saj.

Dr. Ludvig von Thallóczy, dhetuer 1915.

1 Nuk bân pjesë në këtë përkthim. (Përkthyesi)

2 Akte diplomatike qi u përkasin marredhânievet t'Austro-Hungarís me Italín nga 20.VII. 1914 deri me 23. V. 1915. Vjenë, 1915. Akti 144, f. 137

3 Për parahistorín e luftës me Italín. Vjenë, 1915, f. 19-21.

KAP. I
SHQIPNIJA NË TË KALUEME

prej Dr. Konstatin Jireèek-ut

(Dalë së pari në Österreichischen Monatschrift für den Orient, botuem në Vjenë prej K.K.Handelsmuseum, moti 40; kallnuer-fruer 1914)

Paraqitja e historís së këtij vêndi s'âsht gjâ e lehtë. Shqipnija qyshë prej kohnave të moçme e këndej s'ka formue kurrë nji Shtet të madh kombtar t'unjishëm. Nga kjo pikpamje Shqiptarët dallohen nga Grekët e mesjetës, nga Bullgarët, Sërbët e madje edhe nga Boshnjakët. Historija e Shqipnís âsht pjesë e historís së Shteteve të ndryshme të hueja, të princnive të vogla lokale dhe të fisevet malsore autonome.

Të parët e Shqiptarvet kanë qênë Ilirët e moçëm ( Illyrët, Hilurii të Latinve të vjetër), të cilët banojshin në bregun linduer t' Adrijatikut prej Epirit e kah veriu deri në Panoní (A) të damë ndër shumë grupe. N' Italí, Venetët dhe fiset e Apulís (Mesapët, Japygët, et.) numrohen prej sish. Simbas gjuhës ata zânë nji vênd mesatar ndërmjet Helenvet e Italikvet. Emnat personalë ilirë të njohun prej mbishkrimesh afrohen mâ fort kah italikja se kah helenikja. Nuk janë dyrrânjsha si e shumta e emnavet helenikë, gjermanikë, slavë ase iranikë, por mâ tepër njirrâjsha, si p.sh. Bato, (shkruem Baton, prej Grekvet), Apo, Tato, Verzo, Plares (gjenitivi Plarentis), Dassius, Plassarus, Pleuratus, et. Edhe emnat e vêndeve t'Ilirís e t'Italís kanë shumë karakteristika të përbashkta. Populli ishte i damë ndër shumë njisí të vogla, sikur Dalmatët ke Salona, nga të cilët vjen emn'i Dalmatís, Vardejt (për Grekët Ardjejt) ke Makarska, Dokleatët në Malin e Zi të sodshëm, Pirustejt dhe Desaretët në Shqipní të Veriut, et. Mâ e shumta ishin fise barijsh, të cilët me prét e tyne detare i kanë mërzitun mjaft Grekët e mbrapa edhe Romakët. Në Damastion, në tokë të Dasaretvet (ndoshta në Dibrën e soçme) ka pasun cehe argjêndi. Mbretnija ilire e Agronit, e mbretneshës Tevta dhe e pasardhësve të tyne në të III e të II qv.p.K. i kishte qândrat e veta në Shkodër e në Rhizon (Risano), por nuk i përfshinte fiset malsore të Dalmatís verijake. Romakët e hoqën (168 p.k.) mbretin e fundëm Genthios, të njohun edhe nga paret e preme prej tij (me mbishkrim greqisht) si beslidhun të Maqedonvet, po për me shtrue Ilirët e Veriut u desh shumë kohë e lufta t'ashpra qi vazhduen deri në kohën e Augushtit.

I fortë ka qênë ndëkim'i i qytetnimit helenik. Qytetarët e Korqyrës (B) themeluen në bregun e fushës së Shqipnís së mesme të soçme dy koloní, paret e argjênta të të cilave gjinden sod kudo në të tâna vêndet qi shtrihen deri në Danub e Transilvaní. Durrsi ka qênë nji qytet me rândsí, në fillim i ndërtuem mbi nji gjysishull shkâmbi, gjatë gjithë shekujvet nji kryevênd i bregut shqiptar. Mâ poshtë Pojani qe shkretue qyshë në kohë të Perëndorit Justinjan (C) për shkak të moçalevet qi bâjshin pa prâjtun grykat e lumnave t'afër. Gërmadhat e përshkrueme prej Dr. K. Patsch-it gjinden në grykë të Semanit afër manastirit grek "Panagia tis Apollonias" (D) dhe fshatit të Pojanit, të banuem prej Kucovllehvet. Trashigimtare e Pojanit u bâ Vlona e soçme (greqisht Aulon-gropë,kanal,hendek) qi gjindet mâ në jugë nën qytezën e madhe të Kaninës e me nji liman të bukur të natyrshëm. Nji koloní syrakusjane ishte në kohën e vet edhe Lissos-i (Leshja) me qytezën Akrolissos-it përmbi qytetin .

Gjeografi aleksandrin Ptolemeu (E) përmend në të II qv.mb.K nji fis

t'Albanvet në lindje të Leshës me qytetin Albanopolis, vêndi i të cilit Hahni beson se janë gërmadhat e Zgurdheshit në rrânxën perëndimore të malit të Krujës. Emn'i këtyne Albanve, për shkak të rândsís strategjike të vêndeve të tyne të vështira me u shkelun, qyshë prej qv. XI i u dha gjithë tepricave tjera t'Ilirve të moçëm. Vêndi rreth Krujës e Elbasanit prej të XI qv. deri në të XV u quejt prej Byzantinvet Arbanon ase Albanon, latinisht Arbanum e në sërbishte të vjetër Raban. Populli quhej, tue ndërrue vazhdimisht l-ja e r-ja njâna me tjetrën, Albanoi, Arbanoi ase Albanitai, Arbanitai , latinisht Arbanenses ase Albanenses. Prej formës latinishte ase romane ka lemë edhe slavishtja Arbanasi dhe mâ në funt prej greqishtes së re Arvanitis erdh tyrqishtja Arnaut. Albanezët e quejnë veten Arbër ase Arbën. Emni Shqiptarë âsht mâ i ri (mbas Gustav Meyerit prej latinishtes excipio); këtê as Shqiptarët e emigruem në të XVqv. n'Italí e në Greqi s'e njohin (F). (.................) .Në kohë të Romës perëndorake gjymsa verijore e gjysishullit balkanik dahej dysh, njâna e romanizueme e tjetra e helenizueme (F-1). Kufini ndërmjet këtyne shquhet mjaft mirë mbas mbishkrimesh e paresh të qytetevet. Ai fillonte në Lesh e shkonte kah lindja nëpër malet e Shqipnís dhe tue i u sjellë qytetit të Shkupit në Maqedoní kah an' e jugës mbërrinte në tokë të Haemus -it ( të malit Balkan) ndërmjet Nishit (Naissus) e Pirotit të sodshëm. Edhe kolonizimi romak dahej në dy pjesë. Kolonizimi civil në Dalmatí, ku tepricat e djalekteve mesjetore romane ruejshin forma shumë të vjetra, ka qênë mâ i lashtë; kurse kolonizimi ushtarak rreth fushimeve të mëdhaja të legjonevet (G) në Danub, ku dalkadalë u formue rumenishtja, ka qênë mâ i ri. Në mest, ndërmjet Dalmatís, e Romakve të Danubit, gjindej nji zonë gjyslatine, e banueme prej Ilirvet malsorë. Shqipja âsht sod plot me elementa romanë, pa dyshim tue fillue prej latinishtes së vjetër e deri ke venetishtja. Miklosich-i ka gjetun 930 ksi elementash e Gustav Meyeri 1420, qi thuhet se përbâjnë mâ tepër se të katërtën e gjithë thesarit të gjuhës. Schuchardti e Gustav Meyeri e qesin shqipen si nji "gjuhë të përzieme gjysromane". Fjalët për kuptimet mâ të zakonshmet janë latinishte: mik, amicus; print, parentes; vërtyt, virtutem; mort, mors; qytet, civitatem; ngusht, angustus; numroj, numerare; këndoj, cantare, et. [Gustav Meyer: Die lateinischen Elemente in Albanesischen , punuem rishtas nga Meyer- Lübke në Grundriss der romanischen Philologie të Gruberi-t, botim i dytë, Strassburg, 1906, I, 1038-1057] (H) Edhe terminologjija kristjane e Shqiptarvet rrjedh prej kohës romake, ashtu si dhe ajo e Rumenvet. Në Shqipní na kujton Dalmatín e Heladën numr'i madh i katundevet me emna shênjtash, i emnave të vjetër të kishavet qyshë prej mesjetës së hershme; gjâ kjo, qi në Bosne, në Serbí e në Bullgarí mungon gati krejt. Koloní romake ka pasun dikur edhe në zonën gjysgreke në jugë të kufînit qi u përmend mâ nalt. Nji qytet i madh typit latin ka qênë Durrsi, për shumë shekuj nji stacjon i rândsishëm mbi udhën prej Rome nëpër Brindisi e deri në Selanik kah Lindja. Romakë banojshin edhe në Byllis (ase Bullis), nji vênd kodrinash në lindje të Vlonës.

Ndryshime të mëdhaja kanë sjellë rrebeshet e mërgatave të popujvet qi u përfunduen në gjysishullin balkanik vetëm në të VII qv.mb.K. Provincjalët e vêndevet danubjane, e shumta barij, u tërhoqën dalkadalë kah juga. Nji lagje Romanësh mbërrîni deri në Thesalí e n'Epir. Gjithashtu u shtynë pa dyshim edhe tepricat ilire kah juga, ndër provincat qi përpara ishin mâ fort greke. Zona e Danubit u zû prej Slavëvet në qv.VI deri VII, në Veri me turma të mëdhá e në Jugë, ku disa fise të shkëputuna të tyne kishin mbërrîmë deri në Greqí, mâ të pakët. Prej fisevet sërbohërvate të bregut t'Adrijatikut ata mâ jugorët ishin Djoklitët ase Djoklejt, të vëndosun në Mal të Zi të sodshëm e të quejtun kështu prej qytetit romak Doclea, afër Podgoricës së soçme; kjo zonë dikur ishte e banueme prej Dokleatvet ilirë e prej këtyne rridhte edhe emn'i qytetit. Nga Maqedonija pat mbërrîmë nji rrêmb i kolonizimit slav në breg të detit ndërmjet Durrsit e Vlonës, ku shihen shênjat në nji tog të madh emnash vêndi. Atje ka edhe qytete të mëdhá e selí peshkopësh me emna slavë, mâ i pari "Qytet'i Bardhë", "Beligradi i Romanís" për Italjanët, "Bellagrada" për Byzantinët, Berati i sodshëm i Myzeqés. As n'Epir s'ka qênë i pakët kolonizimi slav, siç kuptohet nga emna vêndesh të përmêndun ndër dokumenta byzantinë.

Qêndra e pronavet byzantine n'Adrijatik ka qênë Durrsi, vêndi ku leu Perëndori Anastasios I (491-518), nji nga parardhsit e Justinjanit; rreth'i këtij qyteti ka shkue tue u voglue shumë herë, sikurse shihet nga tepricat e murevet, vijat e të cilavet janë ngushtue gjithmonë e mâ tepër. Kufîni verijak i provincës, i "themës" byzantine, të Durrsit gjindej ende në qv.X n'anën e veriut të qytetit të Tivarit. Në këtë pjesën e Veriut të provincës, popullsija romane ka qëndrue mbë kâmbë edhe për nji kohë të gjatë në shumë qytete të mëdha e të vogla, afër njâni-tjetrit, si Shkodra, Drishti, Soacia (sërbisht Svaç), Ulqini, Tivari, et. Qyshë prej të XV qv. këta Romanë u zhdukën, mâ e shumta tue u shqiptarosun, por nji shumicë kujtimesh romake vazhdon të rrojë nëpër emna vêndesh: lum'i Valbonës , në malet kah lindja e Shkodrës, ai i Rijollit (rivulus), ndërmjet Shkodrës dhe Podgoricës, banorja Fundina (fontana), et. Qyshë me plasjen e luftës për fuguret (ikonat) në të VIII qv. perëndorët e Stambollit i dhanë fund lidhjes qi kishte kisha e ksaj zone me Romën. Peshkopët e krahinës së Shkodrës figurojnë ndër katalogë të vjetër të peshkopivet orjentale si nënurdhnorë të metropolitvet grekë të Durrsit. Me gjithë këtê mbas luftës së Djoklitvet kundra Byzancit, në të XI qv., në Tivar u ngreh nji kryepeshkopí e re katholike, e cila qëndron edhe sod. Ksaj kishe kryepeshkopore i përkasin shumë peshkopí ndër qytetet e krahinës së Shkodrës e ndër malsina t'afra ku kishin selín e tyne "episcopus Polatensis (peshkop'i i Pultit) dhe "episcopus Arbanensis". Përkundrazi në Shqipní të mesme qëndronte i gjallë e mbë kâmbë ndëkimì'i kishës greke, sidomos me anën e kryepeshkopís autoqefale t'Ohrit, e cila vetëm në 1767 qe bashkue me patrijarkín e Stambollit.

Në mesjetën e hershme Shqiptarët kufizoheshin në nji qark të ngushtë. Zêmr'e tyne përmblidhej në katërkândshin Shkodër-Prizren- Ohër- Vlonë me disa të shtrime mâ përtej kah veriu. Në të XIV qv. përmênden ndër dokumenta, medis katundarësh të vëndosun afër Katorrit, "Arbanenses" me emna personalë shqiptarë, dhe gjithashtu në luginën e Cërmicës, në veriperëndim të lëqênit të Shkodrës, qi sod âsht thjesht sërbe. Nji komune barijsh afër Stolacit në Herzegovinë e përmendun qyshë në 1330, Burmasi ase Burmazoviqi, e ka emnin e vet prej Burrmadhit (burr'i madh), emën personal shqiptar i mesjetës. Në Mal të Zi ka emna vêndi shqiptarë ndër krahina ku sod askush nuk e flet mâ këtë gjuhë: Shingjon, Goljemade, e dokumentueme qyshë në 1444 si gulae magnae, pra shqip golëmadhe , sod gojemadhe; mbandej Shekulare ( për t'u shqiptue-llare ), nga saeculum, shqip shekull-botë, et. Âsht për t'u shënue nji gojdhânë mbas së cilës disa fise shqiptare e sërbe rrjedhin prej së parësh të përbashkët, b.f. si Vasojeviçi, Piprri, Ozriniqi, të cilët sod janë sërb, dhe Krasniqi e Hoti, shqiptarë, dalë prej pesë vllaznish. Kuçët në Lindje të Malit të Zi sod janë sërb orthodoks, por Mariano di Bolizza nga Katorri i përmênd në përshkrimin qi i bân vêndit të tyne në 1614 si "Chuzzi Albanesi", "del rito romano". Në krahinën e Prizrenit e të Pejës gjêjmë ndër letrat e kryepeshkopit t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (rreth 1230-s) e në dokumentat shumë të hollsishëm të monastirevet sërbe, sidomos të Deçanit (1330) dhe të monastirit të Kryêngjëllit në Prizren, nji popullsí të dêndun bulqish me qinda emnash personalë slavishtje të vjetër, ndër të cilët vetëm disa janë shqiptarë, si Llesh, Gjon ase Gjin et.

Shqiptarët vetë ishin në mesjetë shumë mâ afër me Grekët e Romanët e Dalmatís se sa me Slavët qi ishin kthye rishtas në kristjanizëm. Ata ishin nji popull i krishtênë qyshë moti, me nji kulturë qytetare mâ të madhe. Secili Shqiptar bante dy emna. I pari ishte zakonisht nji emën i krishtênë, si Pjetër, Pal, Gjon, Gjin, Llesh, Mitër, Lazër, Mavric, et. e rrallë nji emën kombtar, si Burrmadh, Bardh, Progon, et. I dyti ishte nji emën fisi a katundi, sikur sod të mirnjohunit Tuzi, Shkreli, Kastrati, et. Edhe fiset e Shqipnís së Veriut fillojnë e njihen heret, p.sh. Hoti qyshë në 1330. Nji sqyrtim të hollsishëm na e siguron mâ së miri kadastra venecjane e vjetës 1416 në qarkun e Shkodrës, e cila shënon pronarët e shtëpivet të katundevet e natyrisht edhe gjithë fisnikët.

Historija e këtyne vêndeve bâhet plotsisht e qartë vetëm në qindvjett e fundit të mesjetës. As në luftat e Byzantinvet me mbretnín e vjetër të Bullgarvet nuk bâhet fjalë për Shqiptarët, sado qi pra Symeon'i Bullgaris nji herë (rreth 896-s) ka pasë pushtue 30 kështjej afër Durrsit dhe në qv.X e XI Ohri ka pasë qenë kryeqytet i Bullgarvet e Car'i fundit Gjon Vladislavi (1017) ka qënë vramë në nji rrethim të Durrsit. Mâ vonë Djoklitija u bâ qêndra e Sërbvet, mbret'i të cilvet Bodini e kishte selín në Shkodër. Nji shumicë lajmesh mâ e madhe fillon në kohnat e luftave të Byzantinvet me Normandët e Italís së Jugës në qv.XI e XII, qi zakonisht kishin për qëllim zotnimin e Durrsit (H-1) Mun aso kohe përmenden Shqiptarët për të parën herë prej Mhill Attaleiates-it (1143-1180) në qv.XI. I mbrapmi perënduer i madh grek Manuel Komnenos-i përtrin edhe nji herë zotnimin byzantin si në Veri të Dalmatís me qêndër në Spalato, ashtu edhe në Jugë mbi Shkodër, Tivar, Ulqin e rrethe. Mbas dekës së tij e me ligshtimin e perëndorís së Stambollit kjo krahinë kufitare u pushtue prej princit sërb Stefan Nemanja dhe në paqën me Perëndorin Isak Angelos (1190) ai pushtim u njoh. Prej asaj kohe e mbrapa Nemanjajt sërb zotnojshin Shkodrën e Tivarin sidhe krahinën e Pultit (Polatum, sërbisht Pilot) në malsí mbi udhën e Shkodrës për Prizren. Qytetet muerën prej mbretënvet sërb privilegja të mëdhaja e gjithashtu kryepeshkopija e Tivarit, peshkopít e së cilës bash atëherë u shtuen me selí të reja në Balezo, Denjë, Sappata, et. Trashigimtarët e thronit sërb banojshin zakonisht në Djoklití, e cila u quejt gjithnji mâ tepër Zeta, mbas emnit të nji lumi të Malit të Zi të sodshëm. Selija e tyne ishte nji pallat afër Shkodrës, qi mbas kohës së Stefan Dushanit ka qênë i njohun si "corte de lo imperador". Edhe të vejavet mbretnore sërbe shpesh herë pasunija për mbajtjen e tyne u shënohej n'Ulqin.

Pushtim'i Stambollit nga an'e kryqzatavet e e Venecjanvet suell ndryshime të mëdhá (1204). Por perëndorija latine nuk i përfshinte të gjitha provincat e mbretnís byzantine (H-2). Nji Shtet grek i ri leu në Perëndim, despotat'i Epirit me selí në Nartë e në Janinë, i sunduem prej burrash të fortë, të cilët rrallë vdisshin prej deke të natyrshme. I pari i këtyne Despotve, Mhilli I, nisi madje (rreth 1215-s) edhe nji rivëndosje të zotnimit grek mbi Shkodrën, e cila, veç, mbas dekës së tij, u pushtue prap prej Sërbvet. I vllai, Theodori, u bâ mâ i fuqishmi sundues në gjysishullin balkanik. Mbasi dëboi Frankët nga Selaniku (1223), u kunorzue perënduer, si rival i perëndorit grek të Niqés n' Asín e Vogël, veçse u mujt mbandej prej Bullgarvet dhe ra rob në dorë të tyne (1230). Famën e tij e shpall ende nji mbishkrim mbi nji pirg të Durrsit. Klasën fisnike të vêndit të përbâme prej Grekësh, Sërbsh e Shqiptarësh, sidhe klerin, qytetarët, bulqit e barijt, i njohim prej korrespondencës së kryepeshkopit t'atëhershëm t'Ohrit Demetrios Chomatianos, qi ka qênë nji jurist i përmendun (rreth 1217-1234-s), me shumë hollsina mbi jetën shoqnore t'asaj kohe. E para familje princore shqiptare del prej këtij burimi në krahinën Arbanum me qytetin e fortë të Krujës; janë dy djelm të Progonit: Mitri, i dhândrri të "parkunorzuemit" mbret serb Stefani, qi ishte i biri i Nemanjës, dhe Gjini. Pak ngjati zotnim'i Carvet bullgarë Gjon Asênit II (+1241) dhe i të birit Kalimanit (+1246) n'Ohër e n'Arbanum. Mbrapa u shtynë deri n'Adrijatik Grekët e Niqés nën perëndorët Gjon Duka Vatatzes dhe Mhill Paleologos, i cili shpejt përzu edhe "Latinët" nga Stambolli (1261). Despoti Mhill II u sigurue me anën e nji beslidhjeje me Manfredin, mbretin e Dy Siqilivet, të cilin e bâni dhândërr tue i dhânë të bijën Helenën e, si pajë të ksaj, qytetet mâ të rândsishmet të Shqipnís së mesme (I): Durrsin, Vlonën e Beratin (1259). Qe fillim'i zotnimit të gjatë të Napolitanvet në brigjet e Shqipnís (I-1).

Shtatë vjet mâ vonë mbreti Manfred mbet në luftë pranë Beneventos (1266) kundra Karlit t'Angjovinvet. Ky vëlla energjik i mbretit të Francës, Luigjit IX, të të Shênjtit, në beslidhje me perëndorin latin të dëbuem, Balduinin II, ndoq n'Orjent plane të mëdha. Pronat e Manfredit në Shqipní, mbas nji qëndrese t'antarve të të mbramit Staufen, (J) dhe t'Epirotvet, ranë në duer të trupave të Karlit, pikë së pari Qerfosi e Durrsi (1272), ku aty e mbrapa ngrehu selín e vet nji sundimtar i përgjithshëm (Kapedan i Përgjithshëm) i zotnuesit të ri. Nj'atë herë del mâ së pari emni i nji mbretnije shqiptare, i nji "regnum Albaniae". Veç Durrsit, qi e kishte prishun nji tërmet i madh, i përkitshin ksaj mbretnije edhe Butrinti (greqisht Buthroton), kundruell Qerfosit, Himara, Vlona, e, përmbrênda, Berati e Kruja. Për të parën herë zânë vênd ndër dokumenta edhe emna familjesh fisnike shqiptare qi aty e mbrapa përmênden shumë dêndun: Topijajt, Arjanitajt, Gropajt, Skurajt, Muzaqajt, Matarangajt, Jonimajt, et. Me Shqiptarët e malevet qi ishin të paqëndrueshëm, luftohej shpesh; edhe familjet fisnike qenë shtrëngue me dhânë njerëz peng e këta u internuen e u mbajtën ndër qytete t'Italís jugore. I lidhun me Epirotët, Serbët, Bullgarët e Venedikasit, Karli I përgatiti mbandej nji ushtrí të madhe për me mbësymë Stambollin. Por Vesprat Siqiljane (1282) (K) dhe shkelja e Aragonasvet n'Italí të poshtër, të lidhun me Byzancin, i a përmbysi njâjze të gjitha planet. Gjatë ksaj kohe trupat e Perëndorit kishin pushtue Beratin (1274) e shumë qyteza të vogla, shpejt edhe Krujën. Durrsi me tepricat e pronave të kunorës së Napolit u bâ mbandej trashigim i nji dege të dytë t'Angjovinvet, pronë e Dukve të Durrsit.

Nën Perëndorin Andronikos II (1282-1328) toka byzantine hynte si nji pylkë deri n'Adrijatik ndërmjet Napolitanvet e Sërbvet nga njâna anë dhe Epirotvet nga tjetra. Vlona ishte limani mâ me rândsí i perëndorís në Perëndim. Ndër këto lufta parija shqiptare lëkundej herë në nji anë e herë në tjetrën ndërmjet Frankvet, Sërbvet e Grekvet. Ata u mbajshin gjithmonë me mâ të fortin e çasit, të cilit mbandej i kthejshin shpinën në rasën mâ të parën. Këto ndërrime shfaqeshin edhe ndër juridikcjonet kishtare. Durrsi vetë qe zotnue edhe nji herë prej Byzantinvet, por mbandej shpejt ra në duer të mbretit sërb Stefan Urosh II Milutin (1296) e prap t'Angjovinvet. Prej asaj kohe e mbrapa Angjovinët shtinë në dorë kunorën e Hungarís dhe në Shqipní u bânë kundrështarë të Sërbvet, mbretnat e të cilvet patën fillue me e quejtun veten edhe si mbretën të Shqipnís.

Popullsija malsore ishte aso kohe shumë mâ e dêndun e mâ e fortë se ajo e katundarve të fushës qi ishte rrallue e dobsue ndër lufta të papreme. Kjo gjâ shkaktoi nji vërshim malsorësh, nji dyndje Shqiptarësh kah Juga, pikë së pari kah Thesalija. Bashkë me Shqiptarët muerën pjesë në këtë lëvizje edhe Rumenët (Vlleht). Nji tregim të qartë për këtê e jep në nji letër të vjetës 1325 nji bashkëkohës, venecjani Marino Sanudo Torsello.

Shqiptarët zdrypin prej maleve me grá e fëmijë bashkë kah Thesalija, shkretojnë fusha, qytete e qyteza "et ad presens consummunt et destruunt taliter, quod quasi nihil remansit penitus extra castra". (tashti shkatrrojn e rrenojn aq fort, sa s'ká mbetë kurrgjâ tjetër posë fortesavet.) Qe e kotë çdo qëndresë e Grekvet e Katalonvet, këta të fundit aso kohe zotnuesa të dukatit t'Athinës. Nji princ grek, Mhill Gabrielopulos, në nji traktat të qytetit thesalik Phanarion shtrëngohet me premtue qartazi se as ai vetë e as trashigimtarët e tij s'do të vëndoseshin "Albanitën" në tokë të qytetit. Sukceset e mëdhaja të Perëndorit të ri Andronikos III, i cili në 1330 pushtoi për Byzancin krejt Thesalín e shpejt edhe të tânë despotatin e Epirit nuk e ndaluen këtë lëvizje. Barijt shqiptarë të maleve shkretuen aso kohe rrethet e qytetevet greke Berat e Vlonë. Perëndori nisi personalisht nji fushatë deri afër Durrsit dhe u lëshoi mbë shpinë Shqiptarve të pashtrueshëm trupat e veta, sidomos rrogaçat tyrq, deri ndër kreshtat e malevet. Grigjat e mandrat e mëdha të tyne, dhên, gjedhe e kual, u dhanë qytetevet për shpërblim të dâmevet qi kishin psue. Ndër qytetet greke mbretnonte gazmêndi, por Shqiptarët bluejshin në zemër shpagim e turfullojshin prej zëmrimit.

Perëndori Andronikos III vdiq në 1341, e mbas dekës së tij lufta partizane ndërmjet Paleologvet e Kantakuzenvet i a kishte gërrye themelat deri në funt mbretnís byzantine. Mbreti i ri sërb, Stefan Dushani e shfrytoi gjallsisht këtë rasë për vete.Mbas pushtimit të Maqedonisë (vetëm Selaniku mbet grek), ai u kunorue në Shkup "Car i Sërbvet e i Grekvet" (1346). Pikë së pari muer Shqipnín, Krujën në 1343, Beratin e Vlonën në 1345. Vjetën e murtajës (1348) pushtoi gjith'Epirin edhe Thesalín deri te kufîjt e dukatit t'Athinës. Trupat e tija në jugë përbâheshin mâ e shumta prej Shqiptarësh. Arhondat dhe stratiotat grekë të despotatit u dëbuen nga pronat e tyne dhe këto me gjithë ç'kishin vu dhanë krenvet e luftarvet shqiptarë deri në krahinë të Nartës. Në këtë mënyrë Epiri u bâ nji vênd gjysshqiptar. Vetëm disa qytete të bregut u patën mbetun Frankvet: Angjovinvet Durrsi, Butrinti e Lepanti; Briennevet Vonica. Sundimtarë u vûnë disa gjiní të Carit sërb: në Berat e në Vlonë i kunati, Despot Gjon "Komnenos Asên", nji i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; n'Epir i gjysvëllai Symeoni. Që të dy këta ishin martue me princesha epirote.

Mbi gjêndjen e mbrêndshme s'kemi shumë lajme për këtë kohë. Deri në të XIII qv. ka mbizotnue ndëkimi grek. Edhe zyrtarët e qytetit të Durrsit kanë bajtun, për nji kohë të gjatë tituj byzantinë: prokathimenos, kastrofilax , (Kryetar, komandant kështjelli). Zotnimi i Angjovinvet shkaktoi nji zgjânim të latinishtes e të kishës katholike. E shumta e dokumentave të ruejtun të parís shqiptare ndër kohnat e mâvonshme (1350-1470) janë të shkruem sërbisht. Mbasandej të trija këto gjuhë kanë ecun ndër dokumenta krah për krah: greqisht, slavisht e latinisht.

Në shoqní vêndin e parë e kishin familjet fisnike, shpesh me pasuní të madhe e me parti të gjânë, aty-këtu, por, kishte ndër ta edhe krejt të vorfnuem, të rritun ndër lufta me deshirin e armvet. Nji qytetnim të vjetër na dëshmon nji shumicë e madhe ndërtesash kishtare të vêndit në stilin grek, roman e gotik e me teprica fresqesh të vjetra, sod e shumta të rrenueme. Qytet'i Durrsit ishte në teposhtë për shkak të moçalosjes së gjolit qi e përpjek me tokën. Përkundrazi Vlona gjindej në përparim. Gjatë bregut të detit, qi Hahni ende e dëften si "Lombardí t'egërsueme", ka pasun aso kohe nji bulqsí të lulzueme, me gjithë qi e dijmë nga lajmet venecjane se bulqit u ripshin e u ndrydhshin prej zotnivet fisnikë. Në tokën e ngrohtë bregdetase ka qênë e madhe edhe kultura e ullîjvet e e mëndafshit. Barijt e malevet ishin nji popull i lirë. Në marredhânjet juridike luente nji rol të madh kullota e fushës e cila as sod s'e ka humbun rândsín. Për cehet s'ka lajme nga mesjeta, sidomos nuk dihet nëse zhbartohej serë nga Vlona. Kurse lulzonte në qv.XIII e deri në XV tregtija e drithnavet nëpër gjithë grykat e lumnavet, sod aqë të shkretueme. Tregu mâ i njohuni ishte kuvêndi i Benediktinvet në Shën Shirgj të bregut të Buenës, qi ka qênë liman'i Shkodrës. Artikulli kryesuer i Durrsit ishte kryp'e detit, e cila zhbartohej tutje për det.

Nëpër lumejt barej lândë nga vêndet e mbrêndshme, veçan lândë lisi prej Venedikasve, Raguzanve, Puljezve e tjerve. Aty-këtu ndërtoheshin edhe anije të vogla. Zhbartimet tjera, posë prodhimevet pyllore ishin pemë e gogla dhe somak për të regjun lëkura, por sidomos prodhime blegtorije si bagtí, mish, lëkura. Veç këtyne zhbartohej peshk, sidomos njala e "scoranze" (caraga) prej lëqêni të Shkodrës sidhe butarga. Nga Vlona dilshin edhe falkoj gjuetie. Ndër mbartime vijshin në radhë të parë vena e Dalmatís, mall metali gjithë farësh, veçan armë sidhe pëlhurna nga Italija, gjâna arit, erza et. Nji trazim për tregtín ishte preja e detit. Kjo nuk bâhej vetëm prej atyne Shqiptarve qi dilshin natën me barkat e tyne nga bisht'i Muzhlit e bisht'i Pallës për të kapun lundra të vogla, por, nga nji herë edhe prej qytetarve të Durrsit e t'Ulqinit me gjemí të mëdha. Edhe në tokë shpesh u sulmojshin e u plaçkojshin karvana kualsh barrtorë.

Shpejt i a mbërrînë kohnat e teposhtes e të vorfnimit. Mbas dekës së Carit Stefan Dushan (1355) plasën në Sërbí luftat partizane qi shkaktuen coptimin e mbretnís në nji tog principatesh të vogla. I vllai Dushanit Symeoni s'e njohu djalin e tij Uroshin si perënduer, por mundi të qëndrojë vetëm në Jugë (n'Epir e në Thesalí), ku për kryeqytet kishte Trikalën. Nji trashigimtar i mâ së mbrapmes dynastí epirote u përpoq me shtimë në dorë shtetin e të parve të vet, por u mund prej princavet shqiptarë ke lumi Acheloos (Aqeloí, sod Aspropotami) e u vra (1358). Ai qe Despoti Niqefor, prej dynastís s'Orsini-vet me origjinë italjane, por kryekëput i greqizuem, qi në fillim ishin kontat palatinë të Qefalonís e të Zantes. Despoti Symeon i a la mbandej Epirin të dhândrrit Thoma, qi ishte i biri kryekomandantit sërb Preljub e qi sundoi deri në 1385, me selí në Janinë. Por fuqija e këtij mbet e kufizueme prej Shqiptarvet, prinjsi mâ i shquem i të cilve ishte despot'i Nartës Gjin Spata. Këta s'i a danë asnji herë gverrilet e tyne. Në Djoklití ase në Zeta u shquen gjatë luftimevet ndërmjet Symeonit e Uroshit tre vëllazën nga nji familje fisnike e ulët, tre Balshajt (1360), siç duket prej origjine Rumenësh të Jugës dhe gjiní me parín shqiptare. Këta u bânë shpejt të zott e vêndit deri në Prizren. Njâni prej sish, Balsha Balshaj, me nji martesë futi në dorë edhe Vlonën e Beratin. Afër Durrsit njeriu mâ i forti i asaj kohe ishte Karl Topija, "princeps Albaniae" (1359-1388), i cili në nji mbishkrim tri gjuhësh, greqisht, latinisht e sërbisht të monastirit të Shën Gjonit afër Elbasanit shënohet si pasardhës "prej gjakut të mbretënve të Francës". Ishte anmik i Balshajvet, qi e kishin shtimë në mest nga veriu e nga juga, sidhe i Angjovinvet, të cilvet u përlau Durrsin në 1368. Sundimet e përsrituna të Durrsit nga an'e kryekomandantave t'Angjovinvet me ndihmën e kompanjivet rrogaçe "navarreze" të përbâme prej Spanjollve e Baskve nuk ngjatën shumë. Simbas librave t'arqivavet raguzane, i mbrapmi prej tyne qi sundoi këtë qytet ka qênë Duka Robert d'Artois (1379). Por edhe Balsha Balshiqi shkruhej Duka i Durrsit (duka draèki). Në funt, Durrsi u mbet Topijajvet.

Nga Lindja ishte tue u afrue nji rrezik i madh, i cili do të shkaktonte mbrênda nji shekulli shêmbjen e plotë të gjithë Shteteve të vjetra të krishtêna të gjysishullit. Tyrqit osmanllij, tue përfitue nga luftat civile byzantine, shkelën për të parën herë në tokë t'Evropës dhe u vëndosën në Gallipoli (Gjelibollu) në 1354. Shpejt pushtuen edhe Dimotikën e Edrenen, të cilat sado qi Mbreti sërb Vukashin me të vllán Ugljesha u përpoqën t'i pruejshin, mbetën që të dy të vramë në bëtejën e madhe të Çirmenit ke lum'i Maricës afër Edrenes (1371). Mbas ksaj fitorje kalorija tyrke u ra pré gjithë fushavet deri në Greqí e Shqipní. Princat sërb në Maqedoní, mâ së pari djal'i Vukashinit Kral Marku në Përlepe, u shtrënguen me u bâmë vasalë të Tyrqís. Balsha Balshiqi mbet në nji bëtejë kundra Tyrqvet (1385). Shumë fisnikë, n'atë hutim e trazim e sipër i ofrojshin pronat e tyne Venedikut për me gjetun nji strehë ndër kolonít venecjane. Bëteja e madhe e popujve në Fushë të Kosovës afër Prishtinës kundra Sërbvet e Boshnjakvet (1389) vëndosi zotnimin othoman në mbrêndsinën e gjysishullit për 523 vjet deri në ditt e soçme. Sulltan Bajazidi I zû kudo qytetet e qytezat mâ me rândsí, pikë së pari Shkupin (1391), për me sigurue rrugën për Adrijatik e Bosne. Pushtim'i Thesalís (1394) u hapi udhën Tyrqvet për në principatet e vogla të Greqís. Gjergj Balsha ra rob në duer të tyne dhe mbandaj u la i lirë për shpërblim të dorzimit të Shkodrës. Në Shkodër, Drisht e në liman të Shën Shirgjit të bregut të Buenës u vëndos për dy vjet (1393-1395) si sundimtar i Tyrqís Shahini (L), gjâ qi i shqetoi shumë Venedikasit. E vërteta, Gjergji i qiti prap Tyrqit prej këtyne vêndeve, por s'ishte në gjêndje me i pruejtun e prandaj i u desh me ua lëshue Venedikasvet tue marrë prej tyne për shpërblim nji pension. Shkodra mbet atëherë nji qytet i Republikës së Sh. Markut për 83 vjet (1396-1479).

I njâjti fat i ra në krye edhe Durrsit, i cili mâ në funt mujti me qëndrue vetëm me ndihmën e Venedikut. I biri e trashigimtar'i Karl Topís Gjergj Topija ishte i sëmunë e i a dorzoi qytetin Republikës, qi e mbajti mâ se njiqind vjet (1392-1501). Qyshë në 1403 i u ngushtue rreth'i murevet, mbasi qytetarët e tij s'ishin në gjêndje me dhânë aqë njerëz sa duhej për t'a pruejtun. Venedikasit u munduen me e kthye qytetin në nji ishull. Ingjenjerët e tyne punuen shumë vjet me puntorë të mbledhun prej gjithë Shqipnís për t'a lidhun gjolin prap me det. Fisnikët e familjevet Topija, Spata, Muzaqi, Skura, Sakati et. banojshin herë në qytet e herë ndër shtëpít e tyne në katund. Konti Niketa Topija (M) qëndronte në Krujë si vasal i Venedikut, por mbas dekës së tij qyteza ra menjiherë në duer të Tyrqvet (1415). Në Berat dhe Vlonë u bâ trashigimtar i Balshës prap nji Sërb qi u martue me motrën e tij Ruginën; këtë Serb e quejshin Mërksha (1396-aty kah 1414) e ishte i biri kryekomandantit të njohun në kohë të Stefan Dushanit, Zharko-s (1356-1357). Mbas dekës së tij e shoqja Rugina desh t'u a shesë këtë vênd Venedikasvet, por në 1417 i a mbërrînë Tyrqit e e dëbuen andej, dhe menjiherë u vûnë me ndërtue anije në Vlonë, qi mbet në duer të tyne 495 vjet.

N'Epir sunduen prap princa italjanë: në Janinë nji florentin, i quejtun Esaù de Buondelmonte (prej 1386-deri aty kah 1409), i cili pat marrë për grue të vén e Despotitit Toma; në Nartë kontat palatinë të Qefalonís prej familjes kalorse Tocco nga Benevento, të cilët heret ishin vasalë t'Angjovinvet e tash despota. Por në 1430 Janinën e pushtuen Tyrqit e në 1449 edhe Nartën. Tocco-ve në kontinent u mbetën vetëm disa qyteza të vogla, por ruejtën deri në fund të qv.XV ishujt Qefalonija e Zante. Familja Tocco âsht e vetmja dynastí mesjetare e sinisís balkanike qi nuk âsht shue e sod bân pjesë n'aristokratín e naltë të Napulit: Principi de Achaia e Montemileto, Duca de Popoli , Conti de Montaperto, et.

Përparim'i Tyrqvet shkaktoi nji dyndje Shqiptarësh kah juga. Kolonista shqiptarë në dukatin e Athinës qenë thërritun qyshë prej Katalonvet (1387) e mâ vonë prej Acciajuoli-vet (këta të fundit dikur florentinë tash ishin Dukë t'Athinës) dhe qenë vëndosun edhe afër Korinthit e n'Argolide (N) . Tjerë Shqiptarë shkuen në provincat byzantine të Morés, n'Arkadí e Lakoní (O) të qeverisuna prej mbëkâmbsit Manuel Kantakuzenos (+1380). Mâ vonë Theodor Paleologu, i vllai Perëndorit Manuel Paleolog, vëndosi 10.000 familje shqiptare po n'ato vise. Kolonizimi kapërceu shpejt tutje ndër ishuj të sunduem prej Venedikut a të zotnuem prej familjesh venecjane, si Euboea e Andros, et. (P) (1402). Në kohën e pushtimit tyrk (deri në 1460) Moreja ishte plot me koloní shqiptare, të cilat kanë qëndrue kundra Osmanllijvet me nji trimní heroike ekstreme. Teprica të këtyne Shqiptarve kishte ende në qv. XIX gjatë luftavet greke për shlirim edhe n'ishujt Hydra (Q) e Spetsja (Q). Pasardhsit e tyne flasin djalektin tosknisht në formë të vjetër.

Shqipnija e Veriut ishte aso kohe shesh luftimesh të mëdhá ndërmjet Venedikut e Sërbvet. Balsha III (+1421) i mbrapm'i Balshajvet, u mundue 18 vjet me i qitun Venecjanët nga toka e Shkodrës. Mâ në funt emnoi për trashigimtar t'ungjin, Despotin sërb Stefan Lazareviq, i cili pat lidhun besë me mbretin Sigismund të Hungarís e përtrimë pushtetin e Sërbís. Për Venecjanët lufta ishte mâ e vështirë me nji fuqí t'atilë se sa me nji princ të vogël malsuer. Prandej u lëshuen Sërbvet me paqë (1423) Tivarin e Budvën, kështu qi Shteti sërb shtrihet tash përsri prej Danubit deri n'Adrijatik. Por kur despotati sërb u pushtue për herë të parë prej Tyrqvet, pronat sërbe të bregut të detit i muer prap Venediku (1442) e nuk i lëshoi mâ as kur Despoti Gjergj Brankoviq mbas pak kohe (1444) mbërrîni me e përtrimë prap Shtetin e vet. Kot u përpoq Gjergji (deri në 1452) me i dëbue Venecjanët. Venediku e dinte qi nji pushtim i ri i Sërbís nga an'e Tyrqvet ishte vetëm nji çâshtje kohe; dhe me ramjen e kryeqytetit të fundit Smederevo në 1459, ai pushtim qe nji pun'e kryeme.

Gjatë këtyne luftave princat e vogjël të Shqipnís së Veriut janë përmêndun shumë: Dukagjinajt, qi në 1393 u kishin lëshue Venedikasvet Leshën; Zakarijajt, në qytezën e Denjës afër Shkodrës; Jonimajt e tjerë si këta. Prej fillimesh të vocrra leu pushtet'i Kastrijotvet, kështu me kët'emën grek: kastriotis=qytetar, nga kastron=qytet (prej latinishtes castrum=qytezë, kështjell; sepse polis=qytet, për Grekët ishte vetëm Stambolli, kryeqytet'i Perëndorís). I pari Kastrijot i njohun ka qênë vetëm komandant i qytezës së Kaninës (1368) afër Vlonës. Mâ vonë Pal Kastrijoti zotnonte vetëm dy katunde në luginë të Matës. Mâ i njohun âsht i biri Palit Gjoni (1407-1437), "dominus satis potens in partibus Albanie" (" Zotnues mjaft i fuqishëm ndër krahina të Shqipnís") me nji ushtri 2000 kalorësh e qytetar nderi i Venedikut e i Raguzës, por vasal i Tyrqís. Pron'e tij shtrihej prej bregut të detit ke bisht'i Muzhlit në veri të Durrsit e deri në krahinë të Dibrës. Prej katër djelmve të tij, Gjergji mbas 1422-s gjindej peng në dorë të Tyrqvet e ishte bâmë mysliman me emnin Skanderbeg (tyrqisht Skander për Aleksandër dhe beg, qi aso kohe donte me thânë princ). Nga pikpamja kishtare nji pjesë e vêndit të Gjonit shkonte me peshkopín katholike t'Arbanum-it e nji pjesë tjetër me kishën sërbe. Prandej Gjoni pat dorovitun me vakufe monastirin e Qilandrit, në malin Athos, qi ishte nji themelesë e Sërbit Nemanja.

Të gjithë këta princa shqiptarë: Topijajt, Arjanitajt, Kastrijotajt et. ishin lidhun me krushqina edhe me princat e vonë sërb. Despotët e mbrapëm të Hungarís jugore rridhshin prej harkut të nji djali të Despotit Gjergj, të Stefanit të verbuem prej Tyrqvet qi ka qênë martue me të bijën e Arjanitit, Angjelinën, e kështu bâmë kunat (baxhanak) me Skanderbegun. Edhe i biri i Skanderbegut Gjoni kishte për grue Irenen, nji vajzë të Despotit Lazar Brankoviç (+1485) qi ishte i vllai Stefanit të verbuem. Sekretarët e princavet shqiptarë vetëm sërbisht shkruejshin aso here. Raguzanët e lajmojshin Perëndorin Sigismund në 1434 se Ndrekë Topija kishte vetëm "sclavonos cancellarios et scientes sclavicam linguam et litteram" (sekretarë slavë e asish qi dijshin me folë e me shkrue slavisht.); se kur merrte letra të shkrueme latinisht ishte i shtrënguem me i u drejtue "cancellarios latinorum" (sekretarvet për gjuhën latine) në breg të detit e prandaj s'ruhej dot fshehtsija; se për këtë shkak Perëndori duhej t'i shkruente andej e mbrapa vetëm slavisht.

Interesim të madh pat zgjue, sidomos n'Oborrin e Sigismundit, qëndresa burrnore e princave të vogjël të Shqipnís së mesme qyshë në 1433 kundra Tyrqvet, me Arjanitin, Muzaqin e Ndrekë Topín në ballë dhe me sukces. Dhetë vjet mâ vonë (1443) mbret'i ri i Hungarís e i Polonís Vladislavi me Gjon Hunjadin e Despotin Gjergj nisën mbësymjen e tyne kundra Sofjes e deri në Slaticë në Bullgari. Kjo luftë shkoi shumë mbarë me fitore mbas fitoresh e pat pasoja me rândsí. Despoti Gjergj, mbas ksaj fushate, e përtrîni edhe nji herë Sërbín. Skanderbegu iku në Shqipní, pushtoi Krujën qi zotnojshin Tyrqit e u bâ prap i krishtênë me emën Gjergj Kastrijoti dhe anmik kryesuer i Tyrqvet (1443-1468). Rreth tij u lidh nji besë ndërmjet shtëpive të para shqiptare e Arjaniti u bâ vjehërr i tij. Historija e luftave të këtyne 24 vjetve vetëm me nji mbledhje të dokumentavet qi i përkasin mund të ndriçohet e të qërohet nga legjendat e mâvona, sidomos nga ajo paraqitje kataremzore qi i ka bâmë prifti Marinus Barletius (Marin Barleci, Barlleci, Bardheci: Përkthyesi) prej Shkodre, libri latinisht i të cilit deri tash vonë ka qênë burimi kryesuer i historís së Skanderbegut. Me Venedikun, qi nji herë pat lëshue edhe pare mbi kokën e tij, Skanderbegu s'pat shkue mirë së pari. Por mâ vonë si ai si i vjehrri Arjaniti kanë qênë mâ të shumtën prinjsa mercenarësh të Venedikut. Ai gjet nji pështetje të madhe te themeluesi i zotnimit spanjoll në Napël, te Mbreti Alfons i Aragonís (+1458). Kur i biri këtij Mbreti Ferdinand I ishte në luftë me anën e Angjovinvet, Skanderbegu përfitoi prej nji armpushimi qi kishte me Tyrqit edhe shkoi në ndihmë personalisht me 3000 Shqiptarë (1461). Për këtë ndihmë qe shpërblye mbandej me prona e të holla të përvjeçme. Fam'e tij u përhap në të gjithë botën e krishtênë kur Sulltan Murati II bashkë me të birin Mehmetin u shtrënguen me u kthye nga nji rrethim i Krujës (1450) i deshtuem. Si ranë Byzanci, Sërbija dhe Bosnja, Shqipnija mbet i mbrapmi Shtet i madh kristjan në Balkan. Mehmeti II e rrethoi Krujën personalisht edhe dy herë tjera (1466 e 1468) pa mujtun me e marrë. Por vênd'i Skanderbegut ishte i vogël, ushtrija e tij, e përbâme prej 12 000 vetësh, mezi mjaftonte për projë, edhe këta vetëm me ndihmën e papës, të Napolitanvet e të Venecjanvet. Për mâ tepër Skanderbegu kishte edhe kundërshtarë e shemra në mes të parís shqiptare. Qytetet e mëdhá rreth e rrotull, si Beratin e Ohrin s'mundi me i pushtue. Për me pasun vêndin nën oró kah an'e jugës, Mehmeti II themeloi nji qytet, Elbasanin e sodshëm të mirnjohun, i cili aso kohe quhej greqisht Neokastron, slavisht Novigrad, italisht Terra Nuova. Skanderbegu vdiq 63 vjeç në Lesh (1468) dhe u vorrue atje në kishë të Shën Nikollit. Kur Tyrqit pushtuen mâ vonë atë qytet, i a çelën vorrin e i a muerën eshtnat për talismana. Tepricat e pronës së Skanderbegut i muerën Venedikasit (R). Ishte nji tokë tëmersisht e shkretueme. Vetëm ndërmjet Gallipolit e Edrenes gjindeshin kaqë shumë qytete të shkretueme në mesjetë sa në krahinën e Shkodrës, mâ së pari selít e peshkopve të Sardës, Drishtit, Balezos, Svaçit, et. qi gjinden edhe sod të rrenueme qyshë prej qv. XV.

Venediku s'pat fat gjatë luftës. Kruja, e pruejtun nga Giacomo da Mosto, u shtrëngue të dorzohet në 1478 dhe prej asaj kohe e mbrapa u quejt tyrqisht Ak-Hissar, Qyteza e Bardhë. Ende në qv. XIX të krishtenët e kishin të ndalueme me ndeshkim deket të hymen natën në qytezë. Muret e forta e pyrgjet e kalás, qi formojshin nji trekândsh, kanë qênë shêmbun prej Tyrqvet gati krejt në vitin 1832 për shkak të kryengritjevet shqiptare. Kalaja ishte e pajosun përmbrênda me kroje të plotujshme e rreth e përqark e pruejtun prej greminash të shkâmbta. Mbas nji vjete qi ra Kruja (1479), Venecjanët u shtrënguen me lëshue edhe Shkodrën mbas nji proje trimnore. Durrsi qi ishte i izoluem, mbahej ende. Kalorsi Arnold von Harff nga Kolonja (e Gjermanís ) qi kalonte nëpër atë qytet tue udhtue për Jerusalem si peregrin (1496) e qi ka mbajtun edhe të parat shënime të ruejtuna të "gjuhës shqipe", e quen atê nji qytet të madh "të rrenuem" [1]Ai i duel doret Republikës qyshë në 1501. Tivari e Ulqini i ikën vetëm në kohën e betejës pranë Lepantos (1571) e prej asaj kohe e mbrapa Venecjanët s'kishin mâ asnji stacjon ndërmjetës që nga Budva afër Katorrit e deri në Qerfos.

Vdeka e Skanderbegut qe fillim'i nji mërgimi të madh Shqiptarësh N'Italí. Ndër ta ishin edhe pasardhsit e princavet. Djal'i Skanderbegut Gjoni muer në Napël dukatin San Pietro in Galatina dhe markezatin Soleto, por barku i tij mashkulluer u shue qyshë në qv. XVI.

Pasardhsit e të vllait Stanisha rruen mâ gjatë, të njohun me emnin Kastriota-Skanderbeg e me titullin Marchese d'Atripalda. Mâ i mbrapmi i familjes, Marchese Federigo, mbas të dhânavet qi ka mbledhun Hopfi, ka dekun në 1873 si ish-kshilltar i oborrit mbretnuer napolitan. Edhe Muzaqt po në Napël jetojshin e këta u shuen vetëm në 1600. Nji prej sish, Despot Gjon Muzaqi, ka shkrue italisht në 1510 nji historí e gjenalogjí të shtëpís së vet, nji vepër me rândsí, qi u zbulue e u botue prej Hopfit e qi ndër hollsina s'âsht gjithkund i besueshëm. Edhe Arjanitajt u shuen n'Italí vetëm në qv.XVI. Prej sish ka qênë Kryekomandanti Constantino Arianit (+1531), i njohun nga historija e markezatit Montferrat (Monferrato) qi ishte nën zotnimin e nji dege të Paleologvet byzantinë. Gjithashtu ka pasun pasardhës të Dukagjinajvet në Venedik e n'Ankonë deri në qv.XVII.

Tjerve pjestarë të parís u pëlqeu mâ fort me ndêjtun në shtëpí e me u bâmë muhamedanë. Kështu disa Arjanitaj, Muzaqaj, Topijaj e Dukagjinaj, mbi të cilët kujtimet e Muzaqit apin shumë lajme. Në popull u përhap besimi mysliman shumë mâ shpejt e mâ lehtë se në Bullgarí, Sërbí ase ndër Grekët. Shumë Shqiptarë qi patën marrë besimin mohamedan hypën n'ofiqe të nalta të perëndorís othomane.

N'Italí gjinden deri në ditët të soçme teprica të kolonivet shqiptare. Mërgimi n'Itali nisi në 1450 e mbaroi vetëm në 1744, me mërgimtarë nga Himara. Në vjetën 1886 numroheshin n'Italí 196.768 Shqiptarë në 79 komune, të shpërdame ndër vênde të ndryshme: n'Abrucet, fqîj me t'arratisunit dalmatinë: në Kalabrí, pranë tepricavet greke të mesjetës dhe në Siqilí nën Etnën. Ata flasin djalektin juguer, tosknishten. Disa kanë ardhun në qv.XVI nga Greqija, nga Koron e tjera qytete; do tjerë ishin mâ parë si rrogaça n'ushtrín napolitane dhe mbetën në vênt. Ndër këta Shqiptarë t'Italís jugore rrojnë kângë e gojdhâna përmbi Skanderbegun mâ qartas se në pjesën mâ të madhen t'atdheut të kthyem në besimin islamik.

Vorfnimin e prapsimin e Shqipnís nën Tyrqín e njohim mâ të shumtën prej aktesh kishtare qi u përkasin katholiqve të vêndit, ndaj të cilët Tyrqit kishin shumë mosbesim. Kryepeshkopët katholiq të Durrsit nuk mujshin mâ me ndêjun në qytet, por në nji katund t'afër. Nji gjêndje kjo, qi ka vazhdue deri tash vonë. Këto akte janë botue ndër veprat e Farlatit "Illyricum sacrum", prej Theinerit "Monumenta Slav. merid. II" e prej historjanit hërvat Dr. Karl Horvat në "Glasnik" të muzeumit krahinuer boshnjak (blêni 21, 1909). Ndër përshkrime udhtimesh ka nji rândsí të veçantë për lajmet qi ep, ai i peshkopit titullar të Tivarit Marino Bizzi, nji Dalmatin nga Arbeja, i cili ka vizitue në 1610 Shqipnín dhe Sërbín e Vjetër.

Emnat e familjevet fisnike s'qenë harrue aqë lehtë. N'administratën tyrke nji provincë, prej Leshje deri në Pejë, quhej Dukagjin; nji krahinë malsore ka edhe sod kët'emën, ashtu siç quhet Myzeqé nga Muzaqt edhe fusha ndërmjet Durrsit e Vlonës. (......).

Ndër malsít e Veriut administrata tyrke ka qênë mâ tepër vetëm e sipërfaqshme dhe fiset e atjeshme gati të lira e vazhdimisht ndër kryengritje. Te Bizzi (1610) përmênden për herë të parë Mirditasit, katholiq në rreth të nji kuvêndi mesjetar të Shën Lleshit. Por burrat mâ të fortët në Veri ishin në qv.XVII Këlmêndasit, edhe ata katholiq, banues ndër bjeshkët lindore të Shkodrës. Gjys'e lirë ka qênë edhe krahin'e Himarës, në jugë të Vlonës, qi i përket kishës greke. Këta malsorë kanë pasun lidhje të padame me Venedikas e Spanjollë të Naplit. (......................).

Togjet e forta t'Arnautve" mohamedanë ndër ushtrít e Sulltanit mbas ramjes së Jeniçervet kanë qênë çëmue fort si kâmbsorí e lehtë. "Tash në Bender, tash në Buda "(S) thuhet në nji kângë nostalgjike të vjetër të këtyne rrogaçave, të shënueme prej Hahnit në "Albanischen Studien". Ky shërbim ushtarak e ka favorizue edhe mâ fort të shtrimen e islamizmës. Në vênd të familjevet fisnike të hershme u krijuen në Shqipní të mesme e të Jugës zotní të rij prej mohamedanësh, të cilët banojshin ndër pirgje të forta (kule) me prona të gjâna e partina.

Në qv.XVII filloi nji mërgatë e re Shqiptarësh malsorë kah verilindja në zêmër të gjysishullit, në funt fare kah Lindja në Maqedoní. Qyshë prej pushtimit tyrk popullsija sërbe âsht tërhjekun gjithmonë mâ tepër kah Veriu e në 1690 ndodhi dyndja e madhe kah Hungarija. Në vêndin e vjetër të Sërbvet u vëndosën Shqiptarët, jo vetëm bregut të Drínit të Bardhë e në Kosovë, por edhe mâ tutje kah Veriu e kah Lindja, deri në Pazar të Ri e në Nish. Kjo lëvizje e Sërbvet tue u tërhjekun e e Shqiptarvet tue u shtymë u shtue qyshë me kryengritjen sërbe në 1804-1815 e sidomos qyshë me luftën sërbo-tyrke 1876-1878. Në funt, ikja e të krishtênvet prej ksaj pjese të Tyrqís ishte kaqë në shtim, sa qi në mbretnín sërbe të 1912-s u numrojshin deri 150 000 t'ikun prej Sërbís së vjetër. Qyshë prej gjymsës së dytë të qv.XVIII, të shtrimët e Shqiptarvet muer mâ fort drejtimin e lindjes, kah Maqedonija. Në luginën mâ t'eprën të Vardarit bulqit sllavë punojnë pa tokë të veten ndër çifliqet e pronarve të mëdhaj mohamedanë; toka tjetër âsht e banueme prej barijvet shqiptarë. Ana jugperëndimore e lëqênit t'Ohrit tash vonë zotnohej krejt prej Shqiptarësh. Kështu qi andej edhe elementi i krishtënë u zhduk. Ende deri në 1791 përmêndet në perëndim dhe në jugë të lëqênit t'Ohrit peshkopija e Gorës e e Mokrës qi varej prej kryepeshkopit t'Ohrit; sod s'e din kush mâ se ku e ka selín ky peshkop. Afër Kumanovës e Kosturit gjinden disa katunde shqiptare, et. Pa dyshim elementi shqiptar ne Verilindje mbas traktatit të Berlinit, âsht kthye prapë tue u shkulun prej rretheve të reja të Sërbís. âsht nji gjâ karakteristike qi këta Shqiptarë të dyndun tutje kah lindja e dijnë me sigurí se cilit fis të malevet i përkasin: p.sh. ata qi janë afër Kumanovës janë prej fiseve të Gashit e Krasniqes.

E shtymja e barijvet mohamedanë t'armatisun kundra bulqve të krishtênë pa armë siell ndërmênd fenomene analoge në Lindje t'Anadollit, të shtymen e Qyrdvet kundra Armenvet. Ajo ka shkaktue edhe teposhtjen e vêndit. Bizzi ende përshkruen (1610) qytetin malsuer Trepça në lindje të Mitrovicës, në të cilin në kohnat e mbretnís së vjetër sërbe ka qênë nisun shfrytim'i ceheve të plumbit e t'argjêndit prej Saksvet nga Hungarija në qv.XIV. Sod gërmadhat e Trepçës i ka mbulue pylli, në të cilin vetëm barijt shqiptarë banojnë. Gjithashtu cehet e argjêndit të Malit të Ri (sërb. Novo-Brdo, it. Novomonte), dikur të njohuna deri larg jashta gjysishullit balkanik, në ditt t'ona janë të lâna e të shkretueme. Peja qi mâ se 600 vjet ka qênë selija e kishës sërbe, vërtet ka ende të përnderueshmin monastir me përmêndoret e kohnave të kryepeshkopve e të patrijarkve të Serbis së vjetër, por rreth'i saj âsht shkretínë. E njâjta gjâ vlén edhe për monastirin e afër e të madh të Deçanit, dokument'i themelimit të të cilit (1330) âsht nji burim aq'i rândsishëm për njohjen e jetës katundare të Sërbve të moçëm. Tue qênë se krejt rrethi âsht i shqiptarosun, në 1902 Sërbët patën thërritun kallogjera rusë nga mali Athos për të pasun mâ shumë projë. Nga veçorít e jetës së vêndit duhen përmêndun prét e Shqiptarvet, të bâme papritmas, sidomos për bagtí. Të tila pré, të bâme me plan, kanë qênë ndërmarrë deri tash vonë, b.f. prej mohamedanve të Lurës në krahinën e Rekës së Dibrës, të banueme prej Shqiptarësh qi i përkasin kishës greke. Ksaj i shtohet edhe shpagim' i gjakut, mbi të cilin Baron Nopcsa ka dhânë hollsina statistike interesante. Poshtramja e përgjithshme âsht shpejtue prej mungesës së fuqís së Pushtetevet tyrke. Mbas udhtimeve të bâme prej gjeologut Boué botanikut Grisebach në 1836-1840, shumë vênde s'janë vizitue mâ prej shtegtarësh shkencorë. Monastiri i Sinait deri në luftën e mbrapme mund të vizitohej mâ lehtë se Peja ase Deçani dhe gërmadhat e Ninivës ase të Persepolis-it mâ lehtë se qyteza e Skanderbegut në Krujë.

Në kohë të luftavet napoleonike, në ballë të historís lokale qëndrojshin pashallarët gjysindipendenta si Pasvanoglu i Vidinit ase të mveshunit me pushtet të gjânë si në Syrí e n'Egjypt. Nga kjo kategorí, botnisht i njohun ishte Ali Pasha i Janinës, nji dynast për 32 vjet, mâ i pasun edhe mâ i fortë se vetë Sulltani. Ai ishte nji Toskë prej Tepelene në luginën e Vjosës, prej nji shtëpie të moçme nga agallarët e vêndit, i cili kishte kalue nji riní të duhishme si rrogaç e pretar. Nji bindje fetare të ngultë s'e kishte, fliste mirë greqisht e ishte nji mik i Grekvet. Së pari kishte mbërrîmë në pashallik të Trikalës në Thesalí. Me nji ferman të gënjeshtërt u bâ në 1788 pashë i Janinës. Qyshë atëherë filloi qyteti me lulzue, i cili kishte asokohe nji popullsí 40 000 frymësh. Shpejt hyni edhe Narta nën sundimin e tij. Në vjetën 1802 u bâ Vali ase Bejler-Beji i Rumelís, d.m th. sundimtar i pjesës mâ së madhes së Tyrqís s' Evropës me selí në Monastir. Por menjiherë, në vjetën tjetër, e humbi këtë vênd për shkak të lidhnive të tija me Pasvanin e pabindun të Vidinit. Aliu shfrytoi me nji mjeshtrí të madhe situatat e ndryshueshme të luftavet napoleonike, veçan ndryshimin e zotnimit mbi ishujt e Jonit. Interesante janë raportet e qyrësve të huej, të kolonelit ingliz Leake dhe të mjekut frêng Pouqueville. Në 1812 Aliu mbërrîni në kulm të fuqís së tij. Ishte zot i gjithë Greqís, i Epirit, i Thesalís, i Maqedonís jugperëndimore dhe i Shqipnís së mesme me Beratin deri te kufît jugorë të pashallikut të Shkodrës. Kishte për kundërshtar Sulltanin reformatuer, Mahmudin II. Tekembramja Aliu u mbyll në Janinë i rrethuem prej kryekomandantit të Perëndorit Khurshid Pasha . Në këtë kohë plasi revolucjoni grek, por Khurshidi s'u tund, vazhdoi rrethimin. Aliu u dha në kallnorin e 1822-s, por tue bisedue me ajutantin e Khurshidit në kështjellin e ishullit të leqênit të Janinës i u pre koka e i u dërgue në Stamboll.

Në Verí të Shqipnís u shque qyshë në fillim të qv. XVIII familja e Bushatlijvet, prej katundit të Bushatit afër Shkodrës. Kara - Mahmud Bushati pushtoi e dogj në 1785 kuvêndin e Cetinës në Mal të Zi. Por në 1796 u mujt prej Malazezvet afër Krusi-t e u vra. Koka e tij ruhet edhe sod në Cetinë ndër trofejt e vjetër. Mustafa Bushati në kohën e Aliut u mbajt me Sulltanin dhe vetëm mâ vonë u bâ i pandëgjueshëm. Sidomos gjatë luftës ruse në 1829 luejti nji rol të dyshueshëm. Sulltan Mahmudi II kishte nji mëní të madhe kundra krenve të Shqipnís. Kur ata u mblodhën në 1830 ke Vezir'i Madh në Monastir për pagimin e rrogavet, n'atë ças qi ishin tue shkue në gostë, trupat e reja të përgatituna me atë qëllim u vûnë pushkën. Atje duhet të jenë vramë nga 400 e deri 700 krenë shqiptarë. Hahni ka shënue kallzeza e kângë qi i përkasin ksaj ndodhije. Në 1832 Mustafai u mujt mbandej prej Reshidit (T) afër Përlepes e u rrethue në Shkodër. Si ra në dorë u fal e u emnue sundimtar i nji province asjatike, ku diq vetëm në 1860.

Nji dynastí shqiptare qyshë prej ksaj kohe sundon mbë tokë afrikane, familja e nënmbretënve trashigimtarë t'Egjyptit. Themeluesi i ksaj dynastije Mehmet Aliu (lemë në 1769) ishte i biri i nji Shqiptari, i Ibrahim Agës qi ishte komandant i rojes së dervênvet në Kavallë, në Maqedonín lindore. E filloi karrjerën e tij si tregtar duhani dhe rrogaç. Vojt n'Egjypt në 1798 si oficer rrogaçash shqiptarë në luftë kundra Frêngjet. E shfrytoi situatën mjeshtrisht për veten e tij dhe në 1805 u bâ ai vetë zot i Egjyptit. Thelbin e trupave të tija në luftat e shumta kundra Tyrqvet, Arabvet, Nubjanvet dhe zezakvet e formojshin gjithmonë bashkvêndsit e tij shqiptarë.

Shqipnija ishte aso kohe shesh revolucjonesh perjodike. Namik Pasha qe shtrëngue në Shkodër me u dorzue (1833). Shkaku i këtyne lëvizjeve qenë rekrutimet për ushtrín tyrke t'organizueme rishtas. Dy vjet mâ vonë ndodhi nji tjetër kryengritje kundra Hafiz Pashës. Për nji kohë të gjatë Mirditasit u gjinden mbë kâmbë nën princin e tyne Bibë Dodën (1838-1870), i cili bánte titullin e nji gjenerali brigade të Tyrqís. Mbas traktatit të Berlinit vjen lëvizja e madhe e "Lidhjes Shqiptare", në fillim e drejtueme kundra Malit të Zi e Sërbis. Myshir Mehmet Aliu (nji Gjerman nga Magdeburgu) u vra atëherë (1878) në Gjakovë. Por tekembramja gjithë kjo lëvizje u shue në 1881 prej Dervish Pashës. Krijim'i parlamentit në Tyrqí nuk solli ndonji ndryshim të madh. Shumë mohamedanë të Shqipnís muerën pjesë në tê si deputetën, por fiset e maleve të Veriut s'ishin aspak të përfaqsuem, sepse ata s'paguejshin vergjí toke. I kemi fare të reja në kujtimin t'onë kryengritjet e mbrapme të Shqiptarvet kundra Stambollit në 1909-1911 dhe ndodhít e luftës balkanike të fundit qi u dhanë shkas Sërbvet me pushtue Durrsin mbas Sërbís së Vjetër e Maqedonís, deri qi Pushtetet e Mëdhá dekretuen në konferencën e Londrës krijimin e nji Shqipnije autonome qi pat për kryeqytet të përkohshëm Vlonën.

Nji letërsí shqipe ka lemë vetëm prej qv. XVII e këndej me përpjekjen e klerit katholik. Ende Kalorsi von Harff (1496) shënonte qi Shqiptarët s'kishin shkrim. Përpjekjet me sajue nji shkrim të tilë i përkasin shekullit XIX. Letërsija mâ e moçmja e ajo qi ka pasun përhapjen mâ të gjânën â shtypun me shkrimin latin. Janë librat e Propagandës në Romë dhe veprat e Italo-Shqiptarvet, të cilat në gjysmën e dytë të qv.XIX patën bâmë të njohun edhe disa talente të shqueme, sidomos poetin epik Girolamo de Rada, lemë në Kalabrí në 1815, dhe filologun Demetrio Camarda. Shumë mâ i vonë ka qênë përdorim'i shkrimit grek në Jugë: nji përkthim i Testamentit të Ri, shtypun në 1827 në Qerfos, tekste folkloristike të mbledhuna prej shtegtarësh gjermanë (Xylander 1835, Reinhold) në mbretnín greke mbas shlirimit të Greqís, dhe mâ në funt n' Epir prej Hahnit. Mbas këtyne vijnë botime prej mërgimtarësh, si "Albanike Melissa" (Bleta Shqiptare) e Mitkos nga Korça, n' Aleksandrí në 1878 (folkloristike). Nji puntuer i shquem ka qênë Konstandin Kristoforidis, i cili donte të ngrênte në gjuhë letrare djalektin e Elbasanit. Ai përktheu Testamentin e Ri për Shoqnín Biblike dhe shkroi, veç librash shkollorë, nji gramatikë të shqipes në gjuhë greqishte dhe nji fjaluer me gërma greqishte, shtypun n'Athinë në 1904. Shkrimi i përdorun mâ pak se të gjithë tjerët âsht qirilisht. Veprat e shtypuna me këtë shkrim janë gati vetëm libra ligjërimi për Sërb e Bullgarë. Sikurse në Bosne, ashtu edhe në Shqipní shkrimi arab âsht përdorun vetëm pak për gjuhën lokale, sado qi Shqiptarët mohamedanë kanë nxjerrë poetën me shumë talent si Sami Frashërin (U) e të vllán Neimin. Së voni Shqiptarët e të tri besimevet u deklaruen për shkrimin latinisht, por gjetën kundrështim nga an' e qeverís tyrke, e cila donte qi të përdorshin shkrimin arabisht. Prej 1883-s kanë fillue me dalë edhe gazeta shqipe, pa dyshim të shtypuna përjashta Shqipnijet, në Stamboll, Sofje, Beligrad, Bukuresht, Romë, Napël, Palermo, Bryksel, London, Kairo e deri në Boston t' Amerikës. Edhe librat u shumuen shpejt, por edhe këta u shtypshin përjashta, shumë-shumë në Shkodër, ku Shoqnija Bashkimi botoi në 1908 nji fjaluer, disa në Monastir e në Selanik e të gjithë tjerët në Stamboll, në Bukuresht ku qenë formue shoqnija letrare, mbandej në Sarajevë, Vjenë, Paris, et. âsht nji gjâ karakteristike qi nji përkthim i libravet kishtarë ortodhoks për Shqiptarët, bâmë prej Fan Nolit në Boston, â shtypun me pëlqimin e synodit rus, nj'ashtu sikur në ditt t'ona âsht bâmë nji përkthim japonisht i librave të shênjtë me kujdesin e misjonarvet rusë.

(.................................).

Shënime të Përkthyesit mbi kapitullin I

(A)Panonija (gjerm. Panonnien, fr. Pannonie, it. Pannonia). Trevë e moçme e Evropës, qi përfshinte Hungarín, Slavonín, Hërvatín e Sërbín e soçme.

(B) Korqyra (Korkyra). Qerfosi (Korfusi) i sodshëm.

(C) Justinjani. Âsht fjala për Justinjanin I, perëndorin e Lindjes, qi sundoi nga 527 deri në 565. Aja-Sofij'e Stambollit u ndërtue prej tij.

(D) Shën Mrij'e Pojanit.

(E) Mathematik , astronom e gjeograf i përmêndun, Klaud Ptolemeu leu e rroi në të II.qv. mbas Krishti n'Aleksandrí t' Egjyptit.

(F) Mbi dy emnat e farës s'onë, mbi mâ të vjetrin sidhe mâ të riun, po shfaqim edhe na këtu nji mendim; e në lidhje me emnin mâ të lashtin, po paraqesim nji theorí t'onën, pak si të ndryshme nga ç'âsht thânë deri sod, edhe mbi origjinën e popullit shqiptar. Na pra besojmë, bashkë me të tjerët para nesh, se trajta mâ e vjetra dhe e vërteta e emnit të këtij populli, qi në mesjetë u shtri prej Shqipnís së Mesme në të tânë vêndin, ka qênë Arbân: ashtu siç ka vijue deri në ditt t'ona ke Arbâna e Tiranës, ke Arbëri i Jugës, ke Arbëreshi i Greko-Shqiptarvet dhe i Italo-Shqiptarevet e deri ke Arbneshi i Borgericjotvet pranë Zarës së Dalmatís; madje ke Raban e Arbanas' i Sërbvet dhe Arvanit 'i Grekvet, ky i fundit me ndërrrim normal të -s me -v-n e greqishtes së re. Dy shkaqe kanë ndihmue me e këmbye rrânjën arb- me alb - ke gjuhët e Okqidentit: prestigji mâ i madh i së dytës, të përhapun nëpër shumë emna vêndesh qyshë moti ndër treva të ndryshme t'Evropës, pra , për me folë me terminologjí gjuhsore, analogjija âsht shkaku i parë; dhe i dyti âsht lehtësij' e ndërrimit shoq me shoq të dy tingujvet rrjedhakë l e r. Po për Arbân âsht edhe dijetar'i ynë i shquem Sami Frashëri te artikulli Arbanija i Enqiklopedís së tij në gjuhën tyrqishte për emnat historikë e gjeografikë, i cili shton: "Për sa i përket etymologjís së këtij emni, ky rrjedh prej fjalvet arë dhe bân. Pra Arbân don me thânë punues arash, bulk. Sepse âsht nji gjâ krejt e vërtetë qi bulqsín e kanë sjellë n'Evropë mâ së pari Arjanët e ardhun nga Asij'e mesme e qi Shqiptarët janë nji ndër popujt mâ të moçmit të ksaj race. Madje Max Mülleri, qi âsht nji prej dijetarvet të gjuhsís footnote'[4]e ka provue se fjala ar, ager e arg ka të njâjtin kuptim edhe në gjuhë tjera arjane të vjetra dhe se emni Arja ka rrjedhun shi prej asaj e shumic' e emnave të popujvet arjanë janë të përbâmë me këtë fjalë."

Kjo thesë, për në qoftë e drejtë siç e besojmë na, çel nji rrugë shumë interesante qi na qet në përfundime me mâ të madhen rândsi. Prej ksaj these del se emni Arbân qênka shum'i vjetër, vëlla me shumë emna tjerë popujsh të hershëm arjanë a indoevropianë, si p.sh Armen (ar+men). Por mb'anë tjetër, Arbanët deri sod janë quejtun si nji fis ilir, pra nji degë e atij trungu. Dhe besohet se Ilirët, para se t'u dajshin ndër fise, ishin tânë nji popull i vetëm, me kët' emën e vllazën me Thrakët. E kështu,emni Arbân na del mâ i ri se Iliri e prandej jo fort i përshtatshëm thesës së Müllerit, të përkrahun prej Frashërit. A thue s'âsht Arbân nji emën parailir, ndoshta emn'i përbashkët i Thrako-Ilirvet në fillim të mërgatës së tyne, ase mâ para, me nji fjalë i mâ të vjetrit popull indevropjan qi ka shkelë në Balkan? Prej tij, po thomi se u danë dy degë e muerën emnat Thrakë e Ilirë, tue lânë mbë nj'anë nëse njikohsisht a mâ herët ase mâ vonë, n'atdheun e vjetër ase në të riun, u danë prej të njâjtit trung edhe degë tjera e cilat: Maqedonët e Epirotët, b.f. mund të kenë qênë mû prej atyne degve, e sa tjerë qi kompetentat s'janë marrë vesht ende për me i lidhun me ndonji trung të posaçëm posë atij të përgjithshmit, arjanit. Por fjalën këtu e kemi ke Arbanët, e këta neve na duket se duhet t'i pranojmë, jo si bij t'Ilirvet, siç janë quejtun deri sod përgjithsisht prej albanologvet, por vllazën me ta e me Thrakët, dalë prej nji trungu të përbashkët, me emnin mâ të vjetrin, qi kanë ruejtun e mbanë edhe sod. Kjo theori, jo veç qi i përshtatet thesës së Max Müllerit, për sa i përket vjetërsís s'emnit, e ndërpretimit të Sami Frashërit, por ndoshta zgidh edhe nji problemë gjuhsore të mbetun ende pezull: gjuha shqipe ka mbrênda, në rrânjët e vjetra qi i kanë teprue, elementa ilirë dhe thrakë. Para shumë vjeç, në 1938, kemi pasë përfundue në nji artikull mbi origjinën e populit shqiptar, të botuem në Përpjekjen Shqiptare të Zit Branko Merxhani qi dilte në Tiranë, se gjuh'e jonë ishte e drejtë të quhej thrako-ilire ase thrake e ilirizueme apo anasjelltas. Por tash po na han mêndja se mund t'a quejmë mâ logjikisht popullin arbân vëlla me të dy ata dhe gjuhën e tij motër me t'atyne, krejt nj'ashtu, b.f., sikur sod Gegë, Toskë, Labër e çamër me djalektet e tyne. Ndokush mund të pyesë me të drejtë: si bâhet qi ky fis, i cili paska mâ të moçmin emën të gjithë fisevet indevropjane të gjysishullit balkanik të njij familjeje, mun at'emën qi dikur ndoshta e paskan bartun të gjithë së bashku, si bâhet qi ky emën të zbulohet mâ i mbrapmi ndër të gjithë tjerët e prej nji Greku aqë të largë si Ptolemeu i Aleksandrís, ndërsa nuk e gjêjmë as te Straboni, qi ka jetue nji shekull mâ parë se ai, as te Herodoti e ke Thuqydidi e auktorë tjerë grekë ase romakë para së dytës qindvjetë të herës kristjane? Ksaj kundrarsyje, qi pa dyshim do t'ishte mjaft e fortë, na besojmë se mund t'i përgjigjemi kështu: fisi arbân ka qenë nji popull bulk e blegtorak paqsuer, i butë, nji fis "barbar" qi s'u ka ramë mbë qafë Grekvet fqînj t'Epidamnit e t'Apolonís (Durrës e Pojan), qi ishin të vetmet koloní greke me të cilat përpiqej. Ka qênë zotnue prej fisesh ilire qi kishin për mjeshtrí vetëm a gati vetëm rritjen e gjâs së gjallë e armët për pré e për luftë. Prandej Grekë e Romakë i kanë quejtun edhe Arbanët me emnat e zotnuesve të tyne, herë me emnin e përgjithshëm t'Ilirvet e herë me atê të nji fisi të tyne, Taulant a tjetër. Edhe sod, çdo popull i sunduem prej nji tjetri, politikisht a gjeografikisht shkrihet në këtê dhe emn'i i tij e i vêndit të tij zhduket prej faqeve të historís e të gjeografís, sidomos kur s'ka qênë shque mâ parë me veprime qi t'a bâjshin të njohun jashta kufijve të vet e s'ka pasun nji qênmení politike mbë vete. Shêmbuj të këtillë, kënduesi do të gjêjë vetë plot, në çdo epokë të historís .

Kjo thesë e jonë nuk don me pasun mâ tepër se vlerën e nji hypothese qi u parashtrojmë albanologvet për studim e gjykim, nuk pretendojmë se kemi zbulue nji të vërtetë të sigurtë, por besojmë se kemi hjedhun në shesht nji idé të re qi meriton kujdesin e kompetentavet mâ t'aftë se na për t'i dalë në shkânj [5].

§§§

Shumë hypothesa janë paraqitun deri tash edhe mbi emnin e ri të popullit t'onë, dmth. mbi emnin qi përdorim na vetë në vênd t'onë: Shqiptar. Edhe për këtê, na kemi nji mendim t'onin. Â shkrue se ky emën vjen prej nji familjeje qi ka rrue aty kah fund'i mesjetës në krahinën e Shkodrës e qi quhej Skapuder. Kush ishte, ç'ishte kjo familje qi i paska dhânë emnin e vet krejt nji populli? As vetë Auktori, qi paraqet këtë hypothesë, _ufflay, s'ka dijtun me na thânë kurrgjâ mâ tepër për tê se emnin, kështu thatë. Vjen pra vetvetiu pyetja: me ç'farë force magjike, me çfarë mrekullije paska mujtun nji familje e panjohun, ndoshta thjesht nji katundar i përvûlë i shkretë, i cili ka pasun vetëm fatin me i u shkrue emni në 1416 në kadastrën e Venedikut qi sundonte aso kohe Shkodrën me rrethet e saja, si paska mujtun ky me u dhânë emnin e vet Arbneshve të vêndit kândekând? Mundet, madje, qi kur populli shqiptar muer kët'emën, Skapuder'i mjerë ka pasë qênë shue me bir e me bijë kaherë.

Âsht thânë e shkrue edhe se emn'i ynë i sodshëm ka lidhje me emnin italisht të pushkës: schioppo! Kjo âsht nji hypothesë krejt absurde, për dy arsye: e para se shqipja s'na paraqet asnji shêmbull tjetër, ku s -ja e italishtes të jetë bâmë në gojë të popullit t'onë sh dhe e dyta, se kjo fjalë italishte s'âsht e njohun kurrkund në dhé t'onë: Arbneshi s'ka mujtun me sajue për vete nji emën të ri me

nji fjalë të huej qi s'njeh. E qi emni Shqiptar âsht vetëm e thjesht shqiptar, dmth. i përdorun vetëm prej nesh, âsht nji gjâ e dijtun. Sami Frashëri merr shkas prej nji anekdoti të jetës së Pyrrit, qi ka shkrue Plutarku, për me vûmë përpara nji hypothesë të tijën; shkruen n'Enqiklopedín e tij tek emni Pyrrhus: "Simbas Plutarkut, qi ka shkrue bijografín e tij, kur vot n'Italí e mundi Romakët, ushtarët qi kishte pranë i thanë: -Ke sulmue mû si shqipe! Edhe ai u përgjegj: Shqipe më keni bâmë ju, or shqiptarë! Ka gjasë pra qi ky emën t'u ketë mbetun Arnautvet (Auktori ka shkrue tyrqisht) qyshë atëherë. Mb'anë tjetër, tue qênë se Pyrri kishte për emblemë të flamurit të tij shqipen, mundet edhe qi emni Shqiptar të ketë për origjinë këtê". Me gjithë qi për themën t'onë s'ka rândsí se në ç'rasë u shkëmbyen fjalët e sipërshënueme ndërmjet Pyrrit e ushtarvet të vet, e vërteta âsht se Plutarku, simbas përkthimit frëngjisht të Ricard-it (Librairie Garnier frëres, Paris), ato fjalë i bie, jo mbas ngadhnjimit kundra Romakvet, por kundra gjeneralit të Dhimitër Antigonit, Pantaukut, n'Etolí. Dhe gjâja qi na intereson mâ tepër janë vetë fjalët. Këta, në përkthimin e Rikardit, shqip tingullojnë kështu: "Tue qênë se Epirotët e quejtën shqipe, ai u përgjegj: - Me jue jam bâmë un shqipe, armët e jueja kanë qênë për mue si fletë të shpejta qi më çuen në nji fluturim aqë të naltë." Si po shihet, ndërmjet dy versjonevet ka nji ndryshim themeluer: atje kemi fjalën shqiptarë (tyrq. "karakushllullar") e këtu vetëm shqipe ("aigle"). Neve Shqiptarvet, tue na kilikosun krenín kombtare, na ka pëlqye mâ fort me besue këtë hypothesë sesa ndonji tjetër, dhe âsht e vërtetë se shpesh herë, edhe të huej qi kanë admirue trimnín e burravet shqiptarë kanë bâmë retorikë tue na quejtun të bijt e shqipes. Por retorika âsht nji gjâ e shkenca nji tjetër, e problem'e jonë këtu â shkencë. T'a lâmë mbë nj'anë nëse u tha apo jo Pyrri Epirotvet Shqiptarë në gjuhën e tyne, qi sigurisht s'ka qênë kjo qi flasim na sod, por të përmêndim vetëm faktin qi prej kohës së Pyrrit e deri ditën qi njihet emni Shqiptar kanë shkue plot njizet shekuj. Sikur t'a kishim marrë kët'emën qysh'atëherë, do t'ishte përnjimênd nji teprí e pamasë me besue qi na ra ndër mênd për tê vetëm mbas dymijë vjeç!

Por po hjekim dorë nga Pyrri e po zâmë se e muerëm emnin nga shqiponja atëherë kur nisëm me e përdorun. E pse vallë nga shqiponja? Me se provohet qi Shqiptari i ka dhânë këtij shpendi nji kuptim të jashtazakonshëm? A ka gjâ në folklorën t'onë, në legjendat t'ona, në përrallat t'ona qi ligjon disi marrjen e emnit të tij për emën kombtar? Na s'e dijmë. Vetëm nji send mund të na vijë ndër mênd: kujtim'i flamurit të Skanderbegut. Por atbotë, kishim me thânë na, do t'a kishim ndërrue emnin shi n'at'enthusjazëm kur të parët t'anë derdhshin gjakun për lirí të kombit, e jo nja treqind vjet mâ vonë.

Tjetër hypothesë: rrânja shqip-e Shqiptari-t na qênka shkâmb, na qênkemi, pra, shkâmbtarë, d.m.th. malsorë. Për mendimin t'onë as kjo s'ka gjasë kurrrkund as me i u hudhun së vërtetës.

§ § §

Po nga leu, ku e ka rrânjën atëhërë ky emën, ku e si, në ç'rrethana historike e psykologjike u përhap? Sepse gjithkush e ndien në veten e tij e e merr vesht lehtë qi nji popull, i cili ka bartun me shekuj nji emën, s'e ndërron kurrë këtê me nji tjetër pa qênë i shtymë prej shkaqesh psykologjike shumë të thella. Ani popull'i ynë!

Për ne s'ka pikë dyshimi qi emni Shqiptar âsht formue prej rrânjës shqip e mbrapashtesës -tar. Kuptimi qi i ep sod popull'i ynë këtij adverbi njirrokës âsht ai i gjuhës qi flet: flas e shkruej shqip mirë . Por vêni ró dhe ksaj frasës tjetër: Fol or shqip, se s'jam tue të marrë vesht? Këtu ç'don me thânë shqip? Don me thânë: qartë, kthiellët, tfillueshëm, kuptueshëm; e ja dhe nji frasë të tretë: Shqip, ksaj i thonë me hângër fjalën! Pra: haptas, rrumbullak, qartas, drejtpërdrejtë, pa i bâmë lak fjalës. Këto dy kuptimet e fundit, na sod i quejmë fytyrore, por tash shpejt po e provojmë se në rrânjë, e sigurisht për nji kohë shumë të gjatë, fjala ka pasun mâ së pari për kuptim të vetin atê të frasës së dytë, nji hapë mâ përtej, me nji shkallzim qi po i themi fytyruer, ka marrë atê të së tretës, dhe në funt fare ka mbërrîmë n'atê të së parës, qi na sod përgjithsisht kujtojmë se ka qênë kuptim'i vet themeluer, fillestar. Ke gjuhët qi kanë nji letërsí të vjetër, semantika studjohet nëpër veprat e shkrueme n'epoka të ndryshme. Na mjerisht s'e kemi këtë mundsí. Prandej kur na lyp puna, si në rasën e tashtishme këtu, do të kërkojmë methoda tjera, do t'i pështetemi pak gjuhsís, pak gjuhve të hueja pak arsyes së thjeshtë. Po i a nisim pra prej rrânjës së ksaj fjale qi po na duhet këtu. Gjêjmë ke dy fjalorët e kompetentavet mâ të mëdhajve të gjuhës s'onë në këtë lâmë, te Gustav Meyeri dhe te Konstandin Kristoforidhi, verbin shqipoj, qi të dy e spjegojnë për kuptoj. I dyti bie dy frasa krejt të qarta: A shqipon se ç'të them? Shqipoj atë gjuhë, po s'munt t'a flas"; e i pari na ndriçon edhe me etymologjín e fjalës, qi âsht lat. excipio. Fjala shqip pra duhet të ketë dalë nga ky verb, së pari në kuptimin: qartë, kthiellët, tfillueshëm, kuptueshëm, në mënyrë qi s'lên dyshim, qi e merr vesht kushdo; mâ vonë: qartas, rrumbullak, haptas, pa dredha ; e mâ në funt u përdorue për arbnisht, sepse mënyra e kuptueshme e foljes për Arbneshin ishte gjuha e vet. Nji shêmbull pothuej identik me këtë rasën t'onë na e paraqet gjermanishtja: deutsch ka për gjermanin të njimêndim kuptimi qi ka shqip për ne. Ja këtu nji spjegim të ksaj fjale prej fjalorit t'A.Molé-ut: "deutsch, adj. allemand, germanique, teutonique; deutsch, adv. fig. rondement, nettement; das heisst deutsch gesprochen , voilà ce qui s'appelle parler clairement, en bon français". (Âsht për t'i vûmë re me kujdes këtu përkthimit deutsch= en bon français ). Gjithashtu, në këtë gjuhë, der Deutsche don me thânë Gjerman, deuten me spjegue; deutlich i kuptueshëm, i qartë, i kthiellët, i shqueshëm.

Pa dyshim, verbi shqipoj âsht i vjetër fort në gojë të popullit t'onë, fjalë qi ka hymë prej latinishtes drejpërdrejt në popull, na e provon struktura e saj: pra âsht aq'e lashtë sa sundimi romak, si të gjitha fjalët popullore me rrânjë latine qi ka shqipja. Kaqë mund të thomi me sigurí për verbin. Sa për shqip, mbasi besojmë se ka dalë prej verbit, e s'asht marrë fill nga latinishtja asht e pamundun me i caktue, qoftë edhe afrisht, nji datlindje. Tek auktorët e vjetër shqiptarë s'e gjêjmë kurrkund deri ke Bogdani. Vetëm ky e përdoron, për herë të parë, në parathânën e veprës së vet Cuneus prophetarum de Christo Salvatore mundi me kuptimin e gjuhës. E mbasi ky kuptim, simbas arsyetimit t'onë të mâsipërm, tregon frasën e mbrapme të zhvillimit semantik të fjalës, mundemi me thânë se kur e përdori Bogdani kjo kishte mbërrîmë në nji farë moshe.

Tash duem të besojmë se ndaj gjithë këto tfillime qi dhamë deri këtu, hypothesat e deritashme mbi etymologjín e emnit t'onë bien poshtë njâjze, me Skapuder e me schioppo, me shqiponjë e me shkâmb dhe jet e vërtetë vetëm thesa e Gustav Meyerit: Shqiptar mundet me qênë vetëm shqip+tar, ai qi flet shqip. Prej së njajtës rrânjë duel edhe emn'i vêndit, Shqipni, qi zûni vêndin e Arbnís , mbas analogjís me abstraktat qi rrjedhin prej mbiemnavet (adjektivët) e emnavet bashkorë qi lejnë nga forma e shumsavet. Nga Shqiptari u sajue edhe Shqiptarija, mbandej shqiptarisht gjithmonë në gojë të popullit. Adverbi, në gjuhë të shkrimit, u adjektivue, kështu sod, shumic'e shkrimtarve t'anë shkruejnë gjuha shqipe, por forma e shumsit ka mbetun ende e pandryshueme: fjalorë shqip, libra shqip. Derivate tjera letrare janë edhe shqipnoj=përkthej shqip, shqiptoj=nxierr nga goja një zâ (nji gërmë, fjalë, ligjiresë, frasë, ligjiratë).

§ § §

Nga etymologjija të hidhemi tashti në historín e emnit. E thamë qysh në krye se na po kujtojmë qi ende në kohnat parahistorike mâ të hershmet të qênmenís së vet, populli shqiptar ka qênë quejtun Arbân. Dikur, në nji epokë historike, theksim'i rrokjes së parë, dmth. i elementit ar-,e mundi të dytin e kështu zânorja a e rrokes mbarimtare qi mbuer theksin u kthye n'e të pazâshme, d.m.th. n'ë: Arbân u bâ Arbën. Latinët qitën rregullisht prej emnit t' Arbanís adjektivin e banorvet e i quejtën këta Arbanenses, qi në gojë t'Arbnorvet u bâ Arbnesh. Kështu leu nji tjetër formë e emnit t'onë mâ të vjetrit. Nga Arbni e Arbnori me kalue n' Arbnesh s'lyp nji mundim të madh. Prandej mund t'a pranojmë qi s'do të ketë shkue tepër gjatë mbas pushtimit romak për t'a përvetue popull'i ynë këtë formë latine t'emnit të vet, të cilën e ruejti për shumë qindvjet n'atdhe e po vazhdon t'a ruejë ende nëpër kolonít e moçme të tija n' Italí, në Greqí e në Dalmatí. Edhe kur perëndorija romake u da dysh e ai i ra për pjesë Lindjes, as sundimi shumshekulluer, as ndëkim'i qytetnimit e as ai i besimit të Byzancit nuk mujtën me e bâmë Arbneshin Arvanit. Me emën, nemose, ai mbet me Okqidentin, edhe mbas shêmbjes së këtij nën peshën barbare.

Tyrqit, në luftë me perëndorín byzantine porsa kishin fillue me u shtrimë, të parat lajme mbi popujt e Balkanit i muerën, natyrisht, prej Grekvet. Nxûnë kështu prej këtyne se mbi bregun linduer t'Adrijatikut, tue fillue madje qyshë prej gjînit të Nartës, rronte nji popull i quejtun Arvanit. Kët'emën ata e shtrembnuen pakëz me nji metathesë, dmth. tue u këmbye vêndet dy gërmave, dhe e bânë Arnavit, Arvnavët, Arnavut, Arnaut. E kështu ka mbetun emn'i ynë në gojë të Tyrqvet atë kohë e sod; ndërsa edhe na emnin Tyrk e nxûmë po prej Grekvet,Venecjanvet e Sërbvet, qi s'e kanë zânoren y në gjuhët e tyne, e e bâmë si këta Turk. Mb'anë tjetër, tue qênë se edhe feja mohamedane hyni ndër ne me anën e "Turkut", turk e quejtëm edhe veten t'onë kur e muerëm atë fé.

Por Arbneshi qi s'e ndërroi fén i mbet besnik emnit të vjetër edhe nën zotnimin tyrk. Deri kur? Me sigurí të plotë deri në 1726, siç na e provon kolonij' e Arbneshve te Borgericjotvet pranë Zarës së Dalmatís. Edhe këta, si Arbreshët e Greqís e ata t'Italís, emnin Shqiptar e kanë nxânë von' e vonë kur filluen me pasun të përpjekun me vllaznit e atdheut të vjetër.Vepr'e Bogdanit, qi na mëson se adverbi shqip ishte i përdorun në 1685, nuk provon se edhe emni Shqiptar kishte lemë qysh'atëherë e e kishte vûmë kandidaturën e vet mbi trashigimin e Arbneshit. Mb'anë tjetër, veç, as qi mund t'a pohojmë me sigurí se fakti qi ai emën s'ishte i njohun në krahinën e Shkodrës në 1726 përjashton çdo mundsí qi të ketë pasë lemë diku gjeti e të ketë pasë fillue me u përhapun pa mujtun ende me mbërrîmë der atje. Prandej historikisht me të saktë, mund të thuhet kështu: Për deri në 1726, emni Shqiptar ishte i panjohun në krahinën e Shkodrës, dhe deri sod s'kemi asnji provë qi të ketë qênë njohun në ndonji tjetër krahinë të Shqipnís.

Mundëm kështu me caktue me përpikní se deri në ç'datë ka qênë i panjohun prej popullit shqiptar emni qi ka sod. Por a mundemi vallë me qênë gjithaqë të përpikët edhe në caktimin e datlindjes së tij, të datës kur filloi me u përhapun e kur mbërrîni me qênë emn'i popullit mbarë? Për këto data mjerisht jemi në mâ të plotën errsinë. Për t'i gjetun e dokumentue, do të na duhej nji letërsí kombtare e shek.XVIII, qi për fat të keq s'e kemi. Veprat e Italo-Shqiptarvet e të të huejvet s'na hyjnë në punë për këtë qëllim, mbasi të parët, atje ku mund të kenë pasun rasë me e përmêndun emnin e popullit t'onë, e kanë shkrue Arbnesh e tjerët në gjuhën e tyne. Pra sado qi të kërkojmë, ndoshta do të mundemi me e gjetun vetëm në gjymsën e dytë të qindvjetës XIX të parin shkrimtar qi ka shkrue emnin Shqiptar, nji gjâ me fare pak dobí.

Me nji hamêndje të pështetun mbi rrethana historike qi mund të kenë ndihmue për ndërrimin e Arbneshit me Shqiptarin, e qi do të zgjateshim tepër për t'i zhvillue, kishim me thânë se krijim'i emnit të ri ka qênë nji shkëndijë gjenije e patrijotizme e nji prelati katholik shqiptar të qindvjetës XVII si nji urë bashkimi përmbi gërranën qi po hapte, për ditë mâ të frikshme e mâ të rrezikshme, rrebesh'i huej ndërmjet nji pjese t'Arbneshvet qi bâheshin "Turq"e tjetrës qi s'donte me e lëshue fénë e emnin e të parvet. Të dy palët në njanên e në tjetrën anë të gërranës, kishin nisun me e shikue shoshoqin me sy t'egërsuem e nji ditë mund të mbërrîjshin me e quejtun anmik. Duhej me i dalë para me çdo kusht ksaj katastrofe, duhej me e ndalun. Duhej me gjetun nji kryefjalë të re, qi të depërtonte ndër zêmrat e të dy palvet përmbi të dy emnat qi i dajshin. Kishtarija katholike do të jetë vûmë me mish e me shpirt me predikue: ndër kisha e ndër familje, ndër mbledhje kuvêndesh, darsmash e mortesh, ndër të krishtênë e ndër myslimanë. Meshtar'i brengosun, i mësuem e i udhzuem prej të parit të vet, do t'u thoshte gjindës: Arbneshë e Turq, jeni vllazën, se flitni nji gjuhë, ju flitni shqip, ju jeni Shqiptarë, ju s'jeni si ata Turqit e huej halldupa qi s'i kuptoni as njâni kur flasin..et.et. Kështu krijohej nji emën i ri i pranueshëm prej Arbneshve e neoturqve, se ishte emn'i gjuhës qi flitshin, jo mâ Arbneshi qi s'kishte ndonji kuptim për ta qi, përkundrazi, ishte tue u bâmë përherë mâ i urryeshëm për ata qi i kthejshin shpinën. Natyrisht përhapj'e tij unjí s'ka qênë punë e lehtë as e shpejtë: mund të jenë dashun nja njiqind vjet për me u harrue Arbneshi. Nji emën qi ka rrue për afro njizet shekuj nuk shlyhet aqë lehtë as nga zêmra as nga mêndja e popullit qi e ka bartun.

Kjo hamêndje e jonë, ndoshta do të duket e ndoshta edhe âsht nji fantasí. Por në mëngesë elementash positivë punon fantasija, qi njeriu shpesh herë e merr për logjikë. Kështu na duket edhe neve kjo e jona. E kemi thânë edhe mâ parë se ndërrimi për të cilin jemi tue folë s'ka mujtun me u bâmë pa nji arsye psykologjike shumë të thellë, e tue pasun parasysh rrethanat historike të vêndit t'onë gjatë gjymsës së dytë të qv.XVII e gjymsës së parë të qv. XVIII, kët' arsye psykologjike na po e zbulojmë shi në travajët shpirtnore të popullit t'onë n'atë kohë. Këtu po specifikojmë se deri në fillim të shek. XVII vetëm e dhetta e Shqiptarvet kanë qênë kthye, kokrra-kokrra mbas parís së vet në fén myslimane e bâmë turq. Apostasija me grumbuj ka nisun aty kah mes'i atij shekulli. E kush ishte në gjêndje aso kohe me e marrë vesht mâ së miri rrezikun edhe me e ndie, posë kishtarîsë, qi ishte e vetmja klasë intelektuale e në të përpjekun të ngushtë e të dêndun me popullin?

Sa për të shtrimët e emnit të ri në të gjithë popullin, na këtê e quejmë të kryem, gjithnjí me hamêndje, jo mâ para se nj'aty kah gjymsa e qv. XVIII.

(G) Legjonet, v. fjalorthin.

(H) Kjo theorí mbi gjuhën shqipe âsht dërmue ka herë prej studimeve të albanologut të madh Norbert Jolk.

(H-1) Normandët, popull i dyndun prej Skandinavije, burra detarë të fortë; kah mes'i qv. IX pushtuen Ukrainën e nji rremb i tyne mbërrîni deri në Byzanc. Kah fund'i së njâjtës qv. i u rrasën Francës dhe bânë të veten nji pjesë të Veriut të ksaj, qi prej tyne muer emnin Normandí. Mâ vonë pushtuen Anglín (1066) me Vilhelmin Pushtimtar dhe mb'anë tjetër Italín e Jugës (1043) me Siqilín tue formue Mbretnín e Dy Siqilivet në 1130.

(H-2) Jerusalemi, mâ i shênjti qytet i botës, ku besnikët e të tri fevet monotheiste, israjlitët, të krishtênët edhe myslimanët kanë diça për t'adhurue, në 637 u pushtue prej khalifit të dytë Omar. Gjatë katër shekujsh qi Palestina mbet nën sundimin arab, peregrinët e krishtênë s'patën ndeshun me pengime për të hymë e dalë me vizitue Vêndet e Shênjta nga çdo anë. Por mbrapa mbretnija abaside u shêmb nën grushtat e Tyrqvet selçukidë, e atbotë peregrinija e krishtênë në Jerusalem nisi të bâhet për ditë mâ e vështirë. Kështu u ndez edhe mâ tepër mënija antimohamedane n'Okqidentin e Evropës e, në 1095, u qit kushtrimi nga ana e papës Urban II për të parën Kryqzatë (v. fjalorthin). Kjo u nis për Orjent vjetën tjetër me dy dërgesa të veçanta kryqtarësh njâna mbas tjetrës. E para, prudhë e në Syrí, u stërfar kryekëput pa mbetun asnji me kallzue për shokët. E dyta pat mâ shumë fat. Përbâhej prej katër ushtrísh, t'organizue me mâ së miri e mâ së forti: e para me Lorenas e Gjermanë nën komandën e Godefroy (Godëfruà) de Bouillon (dë Bujô)-it; e dyta, me Frêngj verijakë të komanduem prej dukës së Normandís (v.H-1); e treta me Provencalë dhe e katërta me Normandë t'Italís (v.H-1) të komanduem prej Boemondit të Tarantit e Tankredit. Pushtuen Niqén (Iznik, n'Anadoll), Esedën e Mesopotamís (sod Urfa), Tarsin (Tarsos, n'Anadoll), Antjokën (Antakja, ibid), Askalonin edhe vetë Jerusalemin (1099). Godefroy-u u shpall mbret i Jerusalemit. Pak mâ vonë edhe Sidoni (Sajda), Bejruti e Tyri (Sur) ranë në duer të të krishtenvet. Por këta kot u coptuen për me marrë Damaskun. Mbas mbretnís së Jerusalemit, u krijuen edhe principat'i Antjokës e kontnít e Edesës dhe Triplit të Syrís (sod i Libanit). U krijue kështu nji Orjent latin me systemë feudale si n'Evropën e asaj kohe.

Nji kryqzatë e dytë (1147-1149) qi kishte në krye si prinjsa perëndorin e Gjermanís, Konradin III, dhe mbretin e Francës, Luigjin VII, dështoi përpara Damaskut, qi s'und e muer as ajo.

Tash kishte ardhun rend'i kundërsulmit prej anës mohamedane. Qyshë në 1171, n'Egjipt ishte themelue nji dynastí myslimane e re. Themeluesi ishte nji ndër burrat mâ të mëdhaj qi ka pamë Orjenti: Salahedin Ejjubiu, i famshmi Saladin i historís e i legjendavet mesjetore qi kanë mbërrîmë kështu me kët'emën edhe n'Okqident. Ky, në pak kohë, shtiu në dorë, posë Egjiptit, edhe gati të gjithë Asín Përballore e Jemenin. Në 1187 u dha Latinvet nji dishfatë të mëndershme në Hatin (Hitajn) të Palestinës ndërmjet Nazarethit e Tiberjadës e u muer Jerusalemin. Okqidenti u trondit e përgatiti të tretën kryqzatë (1189-1192). E komandojshin Frederiku Mjekërkuq, perëndor'i Gjermanís, Filip Augusti (Filip i II) i biri i Luigjit VII e mbret'i Francës, e Rikardi Zêmërluani, mbret'i Anglís. Mjekërkuqi pushtoi Konjën e mbandej u mbyt në lumin e Qydnit të Qiliqís (n'Anadoll) tue u lamë. Filipi e Rikardi muerën Akrën (Aqqa) e bânë paqë me Saladinin pa mujtun me e çlirue Jeruzalemin. Inglizi (qysh'atëherë !) para se të nisej për ishullin e tij themeloi nji mbretní në Qypër. Kështu mbaroi edhe kryqzat' e tretë.

E katërta (1202-1204) qe ajo qi pat mâ të madhen rândsí për Balkanet. Nisun në komandën e Baldovinit, konti të Flandrës, për Así, gjet në Venedik nji programë të re qi s'kishte ç'të bânte kurrkund me qëllimin e kryqzatavet: Dogje-ja Henrik Dandolo, qi kishte vetëm kujdesin e perëndorís tregtare e strategjike të vêndit të vet, va mbushi mênden kryqtarvet qi të vejshin me i ndihmue për pushtimin e Zarës në Dalmatí. E s'i u desh as me hjekun keq fort për të va mbushun mênden, mbasi kishte në dorë nji argument shumë të fortë për ta: anijet. Pa flotën e Venedikut e kishte të vështirë kryqtarija me mbërrî më n'Orjent. Ndërkaq duel edhe nji rasë shumë tërhjekse dhe e papritun për ambicjen e prinjsavet, qi pajtohej fare bukur edhe me interesat e Venedikut. Perëndorin e Byzancit Isak Ângjëllin (1185-1195) e kishte hjekun i vllai Aleksi III prej thronit e ishte ulun vete mbë tê, e ai po lypte ndihmë prej kryqtarvet. E këta e harruen atbotë vorrin e Krishtit e u nisën për Konstantinopël, të cilën e pushtuen dhe kthyen në thron të vet Isakun (1203), por bashkë me të birin, Aleksin IV, sepse i vllai, jo veç qi kishte marrë thronin, por edhe e kishte pasë verbue të dy sysh e burgosun. Mbas gjashtë muejsh, veç, ky rrëzohet prap e mbytet me gjithë të birin prej Aleksit V Duka. Edhe këtê e rrëzojnë kryqtarët mbas pak muejsh dhe shpallin perënduer t'Orjentit Baldovinin e Flandrës, i cili e dënoi Aleks Dukën për dekë si gjaksuer të mbretit të vet. Kështu u krijue Perëndorija Latine e Orjentit qi ka vazhdue 57 vjet. Krenët tjerë të kryqtarís së katërt, shokët e Baldovinit, danë pjesë tjera të pronavet byzantine qi mujtën me shtimë në dorë në Balkan dhe me këtë mënyrë u formuen në këtë gjysishull disa shtete të vogla prap latine. Do ishuj e skela i përlau Venediku. N'Anadoll, mbi pronat byzantine qi kishin shpëtue ende nga pushtim'i Selçukidvet, u themeluen dy mbretní greke mbë vete me selí në Trebizondë e në Niqé. Ksaj së fundit do t'i epet mâ vonë (1261) me e shtimë në dorë edhe nji herë kryeqytetin e njimijë vjetve, deri ditën qi do të bjerë në dorë t' Osmanllijvet (1453), e do të bâhet Istambull, tue i dhânë fund mesjetës e tue hapun epokën e historís moderne. Tekst'i ynë na tregon se edhe në kët'agoní të gjatë pothuej dyqindvjeçare, perëndorija byzantine prap se prap do të ketë të bâjë me Shqipnín, qoftë prej Niqeje e Konstantinopli, qoftë nëpër despotatin e fortë t'Epirit.

Lufta për Vêndet e Shênjta prej anës së kryqtarivet e zotnuesvet mohamedanë vazhdon deri në 1270 edhe me katër fushata tjera: të pestën (1219-1221), të gjashtën (1228-1229), të shtatëtën (1248-1252) e të tetëtën (1270). Gjak i madh derdhet prej njânës anë e tjetrës ndër këto kaçafytje deshprimi, heroizma sublime tregohen prej të dy palvet, e ngadhnjimi përfundimtar i jet Orjentit. Historjanët nuk ndalen vetëm mbi dâmin e sakrificat njerzore të këtyne përleshjeve, por flasin gjân'e gjatë edhe mbi dobít qi ka pasun njerzija prej sosh: tri bota u njohën me prova zjarmi shoqe me shoqe, tri qytetnime u trazuen dhe muerën e dhânë: latin, byzantin e mysliman; e shumë gjâna të dobishme e muerën vrullin e përparimit prej atyne provave.

(I) Tekst' i ynë e quen Shqipní të mesme qyshë prej bregut të Matës e deri në Vlonë. Edhe s' kuptohet me ç'farë kriteri, mbasi Shqipnín mesjetore s'e shtyn përtej maleve të Himarës. Ndoshta lên të nënkuptueme si Shqipní të Jugës andej e teposhtë, qi e quen të kolonizueme prej Shqiptarvet po në mesjetë.

(I-1) "Napolitanë", dmth. mbretnij'e Dy Siqilivet, qi kishte per kryeqytet Naplin.U formua në 1130 prej Rugjerit II, Kontit të Madh normand qi sundonte me këtë titull Siqilín, Kalabrín e Apulín. Dynastija normande vazhdoi deri në 1194, e u shue me Guljelmin III. Në këtë datë, e bija Rugjerit martohet me Henrikun VI Hohenstaufen të Gjermanís, e throni i mbretnís së Dy Siqilivet i kalon ksaj dynastije, qi e mban deri qi i mbrampi mbret i saj Manfredi vritet (1266) në betejë të Beneventit kundra Karlit t'Angjoit, invaduesit frëng të nxitun e të përkrahun prej papës Urban IV. Themelohet kështu me Karlin I dynastij'e Angjovinvet, qi ka për të luejtun nji rol të madh edhe në shkenën e historís shqiptare. Karli ishte djal'i mbrapëm i mbretit të Francës, Luigjit VIII e i vllai Luigjit IX të, të Shênjtit. Nji trashigimtar i pafat i Hohenstaufenvet në mbretnín napolitane, Konradini (Konradi V i Gjermanís), u zù gjallë prej Karlit në bëtejën e Tagliacozzo-s (1268), dhe u prish prej tij mbas nja motmot burgimi. Karli sillet keq me nënpushtetasit e vet dhe shkakton Vesprat Siqiljane. Ky emën historik i âsht ngjitun kryengritjes qi bânë Siqiljanët në krejt ishullin me të kërsitun kumbonët e lutjes së parangrysjes (it .vespro) së ditës së hânë të pashkvet në 1282 kundra Frêngjvet, të cilët i prenë të tânë kudo. Nxitës i ksaj kryengritjeje qe edhe mbret' i Aragonës Pietri III (1276-1285), i cili pat qênë martue me Konstancën, të bijën e Manfredit, e pat për organizatuer nji fisnik siqiljan të quejtun Gjon' i Proqidës, mik shumë i dashun i Frederikut II Hohenstaufen, mbret i Napolit (1197) e perënduer i Gjermanís (1214-1250), sidhe intim i Manfredit. Kështu qi, me Vesprat Siqiljane, ishulli u bâ pronë e dynastís aragoneze e Karlit Angjovin i mbet në dorë vetëm pjesa kontinentale e mbretnís. Edhe kjo dynastí e re qi i afrohet Adrijatikut, siç flet vetë teksti edhe për këtê si për Angjovinët, do të ketë nji rândsí të posaçme për ne, sidomos për sa i përket kohës së Skanderbegut. Alfonsi V (1416-1458) pushtoi edhe Napolin (1435), e kështu mbretnija e Dy Siqilivet u bâ krejt e dynastís aragoneze. Me dekën e Alfonsit, kunorën e Napolit e trashigon Ferdinandi I (1458-1494), e mbas këtij histori'e Napolit s'ka mâ lidhje me Shqipnín si vênd e koncept politik.

(J) E njohun si Hohenstaufen ( Hóhenshtaufën), familje gjermane prej Wurtembergut qi ka dhânë 6 perëndorë: Konrad III (1093-1152, perënd. 1138), Frederik I Mjekërkuqi (perënd.1152-1190), Henrik VI (perënd.1190-1197 ), Filip'i Svevës ( lindun 1170, dekun 1208), Frederik II (perënd.1214-1250), Konrad IV (perënd.1250-1254)

(K) V.I-1

(L) Duket të ketë qênë nji zyrtar tyrk pa ndonji rândsí, mbasi Shahin'i njohun n'at'epokë (Lala Shahin Pasha), qeveritar'i gjithë viseve të pushtueme n'Evropë, bejlerbeu i Rumelís, le qi nuk do të vente me ruejtun e sundue vetë atë skânj pronash atje, po kishte edhe afro nja njizet vjet qi kishte vdekun.

(M) Kont (Comes) ishte aso kohe nji titull qi u epte Venediku qeveritarve të vet në Shqipní e jo titull fisnikije, qi princat shqiptarë s'kanë pasun.

(N) Këto familje sundimtare latine në Balkan e kanë origjinën në kryqzatën e katërt (v. H-2).

(O) Dukat'i Athinës sigurisht përfshinte së paku Atikën; Argolidja kishte për kryevênd qytetin Argos në Moré, Lakonija Spartën, Arkadija âsht nji krahinë qëndrore e Morés.

( P) Eubea, mâ i madhi ishull i Greqís mbas Kretës, sod Evveia Andros vjen si nji krahinë qëndrore e Morés.

(Q) Hydra (sod Idhra), nji ishull i vogël nja 4.000 frymësh, krejt koloní shqiptare qi ruen ende gjuhën e vjetër, në juglindje të gjysishullit t'Argolides; edhe Spetsja po atje afër, në të hymë të gjínit t'Argolides.

(R) Historín e Skanderbegut e ka shkrue shqip Fan Noli, e Shqiptarët qi s'kanë pasun ende rasë me e këndue kanë tash nji botim të ri të ksaj vjete (1951).

(S) Bender, nji qytet i Besarabís; Buda, kryeqytet'i Hungarís, sod Budapest.

(T) Mustafa Reshid Pasha (1800-1860), 6 herë vezir i madh (sadrazam) i Sulltan Mexhidit. Në Tyrqín perëndorake ka qênë quejtun si krijues i diplomatís s'asaj mbretnije; burrê Shteti modernist e reformist

(U) Sami Frashëri ka qênë erudit, por jo poet.

KAP. III
KRUJA E QARKU I SAJ BËRTHÂMË E SHQIPNÍS MESJETORE 1

Në fund të këtij kapitulli kanë për t'u botue tekstet deri tash të panjohun qi i përkasin Shqipnís së Veriut (A). Njani prej këtyne âsht nji lejë kalimi prej anës së Princit Gjon Kastrioti, t'et të Gjergj Katrijotit a Skanderbegut, lëshuem slavisht në vjetën 1420 Ragusanvet e kumtuem prej Prof. Jireèekut, qi e ka gjetun n'arqivë të Raguzës; tjetri nji dekret privilegjash a venomesh i Mbretit Alfons V (I) (A-1) t'Aragonís e të Naplit (1416-1458) dhânë qytetit të Krujës në kohë të Skanderbegut (1457) me vërtetimin tepër të rândsishëm të privilegjave të vjetra byzantine e sërbe të këtij kryevêndi të maleve të Shqipnís verijore: ky u zbulue n'arqivë të Barcelonës prej Dr. Ludwig Thallóczy-t, drejtuer arqivet.

Këta dokumenta i përkasin shi nj'atyne viseve në të cilat emni'i Shqipnís âsht familjar qyshë prej kohës s'Ilirve të motshëm e qi andej ky emën u shtrî larg përmbi nji qark të gjânë qyshë prej gjymsës së dytë të mesjetës. Fisi ilir Albanôn, me qytetin'Albanópolis, përmêndet ke Ptolomeo në kohën perëndorake të Romës ndër malet e pjesës perëndimore të provincës së Maqedonís (B) t'asaj pjese qi shtrihej deri ke deti Adrijatik e afër kufijve jugorë të provincës fqinjë të Dalmatís, e cila përfshinte në Jugë dhe Shkodrën e Leshën; pra mû ndër malet e Krujës. Hahn-i mendon se ky qyteti ' Albanópolis ka qênë ai i gërmadhave qi gjinden në Skorteshe 2 përfund rrânxës perëndimore të malit të Krujës e pranë nji katundi të quejtun Fund Graçe (sl. Gradëcë=kështjell). Në mesjetën byzantine, kur ajo krahinë i përkiste provincës (themës) së Durrsit, ka kalue nji kohë e gjatë pa lânë gjurma të sigurta përmbi hollsít e gjeografís provincore të bregut t'Adrijatikut. Por në qv.XI na del emn'i vjetër i fisit t'Albanvet për me shënue paslindsit e Ilirve të motshëm qi kishin jetue ndër ato male dhe malsít e përfshime në katërkândshin ndërmjet Shkodrës, Durrsit, Ohrit e Prizrenit. Së pari Mhill Attaleiates në historín e kryengritjeve ushtarake plasun në Durrës prej Maniakvet në 1042 e prej Vasilakvet në 1078 përmênd ' Albanoi-t ase 'Arvanîtai-t . Anna Komnena shquen në historín e t'et, të Perëndorit Aleks Komnnenos (1081-1118), vêndin ´Árbanon gjatë udhës Durrës-Dibër me qafa, shtigje malesh e qyteza, dhe popullin e ' Arbánôn- ase 'Arbanitônvet. Gjergj Akropoliti, i cili si sundimtar byzantin i ka pamë vetë me sy këto krahina në qv.XIII, e quen vêndin me qytetin e Krujës' Álbanon dhe popullin 'Albanîtai, të cilët mâ vonë te Kantakuzeni et. janë shkrue si ' Albanoí. Ndër burime të shkrueme latinisht, sidomos kishtare, emn'i vêndit âsht shënue Arbanum e ai i popullit Arbanenses, Albanenses, prej kah mbandej italisht Albanese, Arbanese. Slavisht populli quhej Arëbanasi. Emni Arbanasi këndohet ndër poezí të vjetra dalmatine sidhe ndër kângë popullore te Bogishiqi e Vuka, por sod ndihet vetëm në Jugë, veçan në Raguzë e Mal të Zi, ku Arbanas don me thânë nji Shqiptar katholik. Në Bullgarí e në Serbí ka hymë me nji formë mâ të re, si Arnaut, Arnautin, nga emni tyrqisht, marrë edhe ky nga greqishtj'e re 'Arvanítês. Vêndi 'Arbanon (Álbanon), Arbanum në mesjetë quhej slavisht Rabënë (adj. rabënëski). Ky emën âsht krejt i rregullt nga Arbanum, 'Arbanon, me humbjen e zânores së huej fillimtare ashtu siç âsht bâmë slavisht Rasha nga Arsia, Labin, nga Albona (n'Istrí), Rab nga Arba (ndër ishujt e Dalmatís), Lom nga Almus (në Bullgarí) et.

Qi Kruja ka qênë qêndra e këtij Arbanumi mesjetar, s'ka pikë dyshimi. Këta vërtetohet prej përshkrimit të vêndit të Anna Komnena, prej deshmís s'Akropolitit sidhe prej titullit të Tyrkut Ballabanbeg (B-1), i cili në 1415 titullohej "suba_a kruiski i rabanski" (subash i Krujës e i Arbnit) dhe sundonte "Krui i arbana_ku zemlio" (Krujën dhe tokën shqiptare). Identitet'i vêndit e i peshkopís s'Arbanumit me atê të Krujës âsht provue tash vonë në shënimet e bukura qi u ka bâmë Marin S. Drinovi mbi letrat e Kryepeshkopit Dhimitër Chomationos Notitia episcopatuum dhe botuem "Vizantijski Vremenik"(blê I, f.332-340) te Parthej (Hieroclis Synecdemus et Notitiae graecae episcopatuum, Berlin, 1866, f.124-125, 220), hartuem pa dyshim para qv.XI, numron nën metropolitin e Durrsit 15 peshkopi të Stephaniakôn afër Vlonës, Khounaias ndërmejt Durrsit e maleve t'anës perëndimore të luginës së Matës të Krlon'Elissóû (Lissus, tash Leshja) të Diokleías në Doklén romake ase qarkun e saj të Skodrôn (Shkodra) të Dribástou, Paláthôn të Glabinítzas (Glavënica në Visio të Danielit ) afër Vlonës të Aulôneías, të Aukinídôn -jo Lychnidos, por Olcinium, Dulcigno , në sërbishten e vjetër Dëcinë t'Antibáreôs (Tivari, ku qyshë prej qv.XI kishte nji kryepeshkopí katholike), të Tserníkou (ndoshta në krahinën e soçme të Çermënikës), të Poulcheropóleôs (ndoshta Bêlgrad, tash Berat) të Graditzíou (Gradëcë, Byllis'i moçëm në lindje të Vlonës, gërmadhat e të cilit gjinden afër fshatit Gradica). Arbanumi këtu mungon, e arsyeja âsht se shkonte nën peshkopin e Krujës- Kroaí. Simbas Farlatit e Coletit n'Illyricum sacrum VII, peshkopët e Arbanumit gjinden të mvarun nga kisha katholike e Tivarit vetëm prej qv.XII, madje âsht pretendue se në qv.XIII ka pasun në të njâjtin djoqez t' "Albanensis" dy peshkopë, nji latin e nji grek, gjâ qi pa tjetër âsht keqmarrveshtje. Farlati njeh peshkopë të veçantë në Krujë, bashkë me ata t'Arbanumit, vetëm tue fillue prej vjetës 1286, dhe shton se mbas pushtimit të Krujës prej Tyrqvet titujt peshkop i Krujës e peshkop i Albanensis u shkrinë përsëri bashkë .

Në qv.XII-XIII edhe krahin'e Pultit (Polatum, slavisht Pilot) i përkiste Arbanumit. Nji peshkop i Peláthôn-it në Notit. Episc. përmêndet qyshë në 877 nën metropolitin grek të Durrsit, por qyshë në qv.XI gjindej nën kryepeshkopin latin të Tivarit. Polatum-i ase Pilot-i ishte shumë mâ i madh se Pulat-i (Pulti) i sodshëm; ai përfshinte gjithë malsín gjatë udhës ndërmjet Shkodrës e Prizrenit. Princ'i fuqishëm shqiptar Karl Topija, qi në mbishkrimin trigjuhësh të vjetës 1381 në monastir të Shën Gjonit afër Elbasanit quhet aúthéntês pásês chôras'Albánon-princeps in Albania dhe gospodinë rabanëski, zotnonte edhe krahinën e sodshme t'Elbasanit. Edhe mbas dokumentavet napolitanë familj'e Topis në 1338 ishte e zonj'e tânë dheut prej ujit të Matës ( Maet, te Makushevi shkruem Amaet për a Maet-ke Matja) e te lum'i Shkumbînit (quejtun kështu prej emnit të qytetit të motshëm Scampa; lumi thirrej heret Genusus, në mesjetë Vrego , në veprën e Muzaqit Scombino, në qv.XVI Scumbino nga scampinum ). N'emnin e Matës a-ja shpesh herë na del, si këtu, e zgjatun me zânor e ase, si në traktatin ndërmjet Mbretit sërb Urosh II Milutin e Karlit Valois, me nji ha (Mahat). Ndryshe ê Mátê, te Grekët, na Mati sërbisht ( C ).

Kështu pra krejt krahina qi fillon prej "Alpevet Shqiptare" ndërmjet lumejve të Limit e Drînit e shkon deri ke malet në jugë t'Elbasanit âsht Arbanum. Emn'i Shqipnís dalkadalë rritet e i kapërcen kufijt e ngushtë të ksaj krahine. Bregu linduer i detit Adrijatik shumë kohë dahej ndërmjet Sklavonís (Hërvatís, Dalamatís, mbretnís sërbe) e Romanís. Romanija ishte emni qi përdorej motít rëndom prej Arabvet, Italjanvet, Slavëvet e tjerve për të tânë perëndorín romake të Lindjes e ndër dokumenta raguzanë ende në 1280 Durrsi e në 1310 Vlona (kjo me të vërtetën ishte aso kohe nën zotnimin byzantin) u përfshijshin në të. Mâ vonë emn'i Romanís vjen tue u mbërrudhun kah Greqija e ai i Shqipnís tue u shtrimë edhe mbi breg të detit. Toka e Angjovinve të Naplit rreth Durrsit prej vjetës 1272 e mbrapa quhej zyrtarisht gjithmonë "regnum Albaniae". Qyshë kah fund'i i qv. XIV emn'i Shqipnís shtyhet kah Veriu; ndër akte raguzane në 1386 "Shën Shirgji i Shqipnís" ( S.Sergium de Albania) në breg të Buenës, në 1429 Tivari, në 1430 deri Lushtica afër Katorrit e në 1433 Podgorica et. përmênden të përfshime në Shqipní. Nji përshkrim i bâmë afrisht aty kah 1570-a (Starine, b.12, f. 193) e kufizon Shqipnín prej Ulqini deri në Vlonë e ke malet e Himarës. Âsht nji gjâ e dijtun qi edhe krahin' e Katorrit si nën Venedikun ashtu edhe nën Francën kohën e Napoljonit I e para 1848-s nën Austrín âsht quejtun Albaní. Sod emn'i Shqipnís ka mâ fort nji kuptim ethnografik me nji gjânsí shumë të madhe, por të papërcaktueme, sidomos kah an'e përmbrêndshme e mâ tepër kah Juga.

Kruja qëndron ndër malet ndërmjet Elbasanit, Matës e Ishmit (shënuem prej Raguzanvet në qv.XIV-XV Isamo, Yssamo, Dyssamum), simbas kartavet ushtarake t'Austris 604 m.nalt, por nga Lindja e Juglindja e shtrueme prej majash mâ të nalta. Ndërtuem mbi nji shkâmb të përpjetët, mâ të shumtën thik, qi vetëm kah Perëndimi përviret mâ âmbël, me kroje të plotujshme mbrênda fortifikatavet, ndër qv.XVI e XVII ishte e njohun gati si e papushtueshme, "piazza fortissima et inespugnabile", siç e përshkruen Bolizza nga Katorri. Në 1553 Gjustiniani prej Venediku përshkruen pozitën e naltë, "nel mezzo una fontana freschissima, ch'ë cosa maravigliosa" (C-1) dhe pamjen e plotbukurishme; shihen malet e Katorrit e të Tivarit, dheu i Shkodrës, i Ulqinit, i Leshës, i Durrsit, i Tiranës, i Petrelës, mal'i Tomorrit dhe në perëndim nji pjesë e madhe e detit Adrijatik. Nji përshkrim i vjetër prej qv.XVI thotë se Kruja qëndron "sotto un alto monte, ma sopra un dirupo di sasso vivo" ( "nën nji mal të naltë, por mbi nji shkâmb të thatë."), e forcueme me mure të hershme, e pajosun me "fontane vive" ( "kroj qi s'mêjnë") se në medis të qytezës ishte nji "taverna" e mbrênda ksaj nji gurrë, ujët e së cilës mbandej rridhte jashtë në qytet e mujte me sjellë mullîj; se pozitën e kishte të bukur, ajrin të mirë e qi ishte e pasun për drú, voj, drithna e mish nga rrethi. Prej qv. XIX ka përshkrime te Zef Müller-i mjek nga Praga (Albanien, Rumelien et., f.72) e te Konsull Hahn-i (Albanische Studien I, 87). Muret e forta e të nxime rreth e përqark me tabe rrumbullake u shêmbën në 1832 mbas shtypjes së kryengritjes së Mahmut Pashë Bushatit (D). Herët të krishtênët mund të hyjshin mbrênda vetëm ditën e tue vu primë mohamedanët; natën po të shkilshin në Krujë (dmth. mbrênda kalás- Përkthyesi) dënoheshin me vdekje. Nji rrugë pazari e ngushtë, ku burojshin krojna të fortë, të çon në kalá, në të cilën, simbas Hahnit, u gjindshin 80 shtëpí të vorfnish myslimanë, ndonji xhamí e nji kullë sahati; poshtë rreth e rrotull kalás, të dame ndër lagje, nja 700 shtëpí. [Përshkrimi mâ i voni i Krujës âsht ai i Ippen-it, botuem në 1902 në Glasnik të Bosnes, f.190 e tutje, dhe në 1907 ke blêni 10, f.59-65 i Wiss. Mitteilungen aus Bosnien, me 12 fotografí].

Emni i vjen prej krojnash. Byzantinët e shkruejshin Kroaí në formë shumsi. Banorët quheshin Kroitën. Trajta latine e emnit të qytetit ishte Croia ase Cruia (E). Gjinden edhe me emnën Oppidum Croarum (Qytez'e Krutanvet). Mâ të parën herë e gjêjmë të përmêndun ndër akte kishtare. Peshkop'i Krujës mungon ndër lajmet e vjetra të peshkopivet greke nën metropolitët e Durrsit, dhe del mbandej në fillim të qv.XIII në korrespondencën e kryepeshkopit t'Ohrit Dhimitër Chomatianos. Privilegjet e dhâna prej perëndorvet byzantinë, për të cilat bâhet fjalë në konfirmimin e mbretit Alfons, fillojnë me Manuel Komnenin (1147-1180), i cili ndër lufta të tija âsht ndalun edhe në Shqipní. Qyshë në qv.XII-XIII, Kruja ishte selí dynastash shqiptarë qi sundojshin Shqipnín. Akropoliti përmênd në historín e luftave të Perëndorit Gjon Dukas Vatatzes me Despotin Mhill II t'Epirit "tò'en tô Albanô phrourion tas Kroas" ( .....qytez'e Krujës n'Arbni"). Ndër privilegjat e qytetit ka pasun dekrete të këtij perëndori, qi prej përkthyesvet latinë quhet Gjon Dux, dhânë kur u bâ i zot'i këtyne viseve me traktatin e Larisës në 1252, e gjithashtu të të birit, Perëndorit Theodor Laskaris II (1254-1258), nën mbretnímin e të cilit Despoti Mhill II pat nxitun "Albanîtai-t" me çue krye kundra Grekve të Niqés dhe për do kohë pat mbërrîmë me i a hjekun kundrështarit të vet këto vise. Këto luftime ndërmjet Grekvet të Nartës e atyne të Niqés u bânë shkak me u futun mbrênda Frankët si beslidhës të despotit (F). Kruja qe pushtue prej 1272- 1278 prej trupave të Mbretit Karli I t' Angjovinvet. Ky ka qênë kulm'i zotnimit napolitan në Shqipní. Mbas prishjes së madhe qi patën Napolitanët afër Beratit, Kruja u pushtue përsri në 1280 prej Byzantinvet. Prej ksaj kohe rrjedh privilegja e qytetit nga an' e Perëndorit Mhill Paleolog, vdekun në 1282. Kjo privilegjë u vërtetue mbandej edhe prej të birit, Perëndorit Andronik II (1282-1328) me dekretin qi ka mbrênda tânsisht dokument'i ynë të përkthyem në gjuhë latine të datuem në tetuer të të dytit indikcjon; pra, sikur të jetë dhânë dekreti shpejt mbas hypjes së dhânsit në thron, data bie në vjetën 1288-1289 (6797 = 1 shtatuer 1288-31 gusht 1289); e dyta vjetë e cyklit t'indikcjonit kthen mbasandej nën sundimin e gjatë të këtij perëndori, sido qi të jetë, edhe dy herë në 1303-1304 e 1318-1319. Androniku III (1328-1341) qe mâ i mbrapmi perënduer byzantin qi ka zotnue tokat shqiptare e qi siç e kanë përshkrue hollsisht Kantakuzeni e Niqefor Gregoras-i ndër luftat e tija ka qênë atje edhe personalisht.

Trashigimtarë të Byzantinvet u bânë Sërbt. Stefan Dushani i vërtetoi si mbret edhe ai privilegjat e Krujës në qershuer të vjetës 1343. Data ka nji rândsí për kronologjín e asaj kohe. Stefan'i Sërbvet mbas vdekës s'Andronikut III pat lidhun besë me antiperëndorin Gjon Kantakuzenos qi në 1342 qe arratisun në Sërbí. Por beslidhsit u danë qyshë në verë të 1343-s, mbasi Sërbt, tue pasë pushtue njânin mbas tjetrit të gjitha qytetet e Maqedonís, s'kishin mâ nevojë me e mbajtun atë beslidhje. Na shohim në dokumentin e përmêndun qi Stefani njikohsisht kishte pushtue edhe qytetet e Shqipnís së Veriut të sunduem prej Grekvet e i kishte ardhun rendi Shqipnís së Mesme. Në 1345 e 1346 ai merr Kosturin, Beratin dhe Kaninën me gjithë Vlonën. Krali sërb gjithkund i nxitte Shqiptarët kundra Grekvet. Qyshë nga fund'i shekullit XIII kishte fillue ndër banorët e malsive të Shqipnís nji lëvizje zgjânimi kah fushat qi ishin shkretue e shpopullue prej shumë luftimesh të zhvillueme ndërmjet katër zotnuesve të vêndit: perëndorvet byzantinë, despotve t'Epirit, Angjovinve të Naplit dhe Sërbvet. Kurse popullsija blegtorake e malevet përkundrazi ishte shtue, dhe së pari u shtri nji herë kah zonat e qyteteve, por mâ vonë edhe kah Greqija e Veriut, mâ parë e mâ dalë kah Thesalija. Fisniku Mhill Gabrielopulos u premtonte në 1342 arhondve të Fanarit afër Trikalës në Thesalí, se as ai vetë as trashigimtarët e tij s'do të vëndosnin Shqiptarë ndër zonat e qytetevet.

Nji letër e Marino Sanudos në 1325 përshkruen tfillueshëm zbritjen e Shqiptarvet prej malesh kah fushat e Thesalís të shkretueme n'anarki e ndër luftat e Katalonvet. Gjithashtu në 1330 e mbrapa patën vuejtun zonat e qyteteve të Beratit, Kaninës e Vlonës prej barijve e endacakvet malsorë, gjâ qi e shtyni perëndorin Andronik III me u nisun kundra sish me nji ushtrí të komandueme prej tij vetë për me u dhânë nji shuplakë të ndieshme. Mbas ksaj dacke të fortë Grekë e Shqiptarë mbetën ballë për ballë anmiq, gjâ kjo qi va lehtoi shumë Sërbvet veprimet e tyne. Kur Car Stefani pushtoi në 1348 Epirin e Thesalín, krenët e trupave shqiptare u vëndosën deri në Jugë të tokës epirote, deri atëherë greke, mbi pronat e arhondvet e të pronarvet feudalë. Trupat e kryekomandantit sërb Preljub, i cili qe shtymë deri te qyteza e Pteleonit, aso kohe venecjane, qi gjindej në të dalë të gjînit të Volo-s përballë Negropontes, qenë shënue në 1350 prej Venedikasvet si"Albanenses". Privilegja e Krujës, lëshuem prej Stefan Dushanit dhe përsritun në dekretin e mbretit Alfons, tregon se si ka dijtun pushtuesi sërb me e bâmë për vete menjiherë parín e Shqipnís me akte dhuntije.

Kur ra mbretnija sërbe, Krujën e shohim nën zotnim të Karlit të Topís, mâ të fuqishmit dynast shqiptar mbas 1360-s. Në 1329 banonte n'atë qytezë e bija Lena me të shoqin qi ishte nji patric Venediku, Mark Barbarigo, nji "rebellis" i vendit të vet qi aso kohe kishte pushtue Durrsin. Barbarigo në 1394 qe bâmë vasal i Tyrqís, por në fund të fundit shkoi e mbaroi në Venedik i burgosun. Në Krujë i a zû vêndin nji burrë i dytë i Lenë Topís, Kostandini, i biri Gjergj Balshës e i Theodorës. Ky Kostandin, qi kishte edhe Skurajt të vett, qe premë në Durrës nuk dihet se pse, prej Venedikasve në 1402. Në 1403 Kruja gjindet nën zotnimin e kontit Niketa Topija, i cili qe detyrue me vûmë flamurin e Sh. Markut dhe për gjithë vjetë ditën e Shën Mhillit me i çue sundimtarit venecjan të Durrsit dy falkoj (austures). Mbas vdekës së Niketës në 1415 Krujën e sundonte nji qeveritar i Tyrqís, Ballabanbegu, "Subash i Krujës e i Raban-it", ndërsa fqîjt mâ t'afrit të Gjon Kastriotit ishin pushtue edhe ata.

Emn' i Krujës u bâ i njohun e i famshëm në të gjithë Evropën në kohën e Gjergj Kastrijotit a Skanderbegut (1444-1468). Tri herë kanë dalë Sulltanët e Tyrqís vetë në luftë për pushtimin e ksaj qyteze shkâmbi të Shqipnís e të tri herët kot: së pari Murati II e mbasandej Mehmeti II. Mbas vdekës së Skanderbegut Krujën e ruejti nji garnizon venecjan, por edhe ky, mbas nji proje kreshnike, u shtrëngue me i dorzue Sulltan Mehmetit II vetë çelsat e qytezës në 1478. Qyshë atëherë Kruja mbet, si "Ak-Hisar" (e drejta Akça Hisar-Përkthyesi), nji fortesë e rândsishme e Tyrqís në Perëndim nën urdhnat e sanxhakbegut t'Ohrit.

Në 1453 Skanderbegu pat hymë nën hijen e mbretit Alfons. Ky vërtetoi në Napël me 19 prill 1457 privilegjat e "bashkís së qytezës së Krutanvet" (universitas oppidi Croarum). Në kët'akt Skanderbegu s'përmêndet fare; përmênden vetëm peshkopi, kleri, bashkija (communitas) dhe "homines" ( „burra, mashkuj") të qytetit. Në tekst kumtohen dy privilegja, dhânë "ab antiquis imperatoribus". Mû në krye të qytetarvet përmênden kishtarët e fisnikët. Banorët e qytezës zotnojnë vëneshta, ara, ullîshta e të drejta me gjuejtun peshk, kanë bulq (colonos sive agricolas), por pasunija kryesore e tyne janë kullota dimnore, nga të cilat 19 copë të shënueme emën për emën. Ke dyert e qytetit Krutanët ishin të falun prej çdo pagese drush e prej çdo angarije tjetër si në të hymë ashtu në të dalë. Gjithashtu edhe në qytetin e Durrsit ata ishin të lirë me marr'e me dhanë pa kurrfarë taksash doganore, prap siç kishin qênë mësue heret para se të biente kjo skelë kryesore e Shqipnís në dorë të Napolitanvet e mâ vonë të Venecjanvet. Sundimtarët e provincës e financjerët, sidhe komandantat, kështjelltarët e rojtarët e qytezës kishin porosí të forta me u dalë zot të drejtave të Krutanvet.

Përsa u përket familjeve të fuqishme të vêndit, lajmet mâ të parat mbi to gjinden në korrespondencën e Kryepeshkopit Dhimitër Chomatianos. Si mâ i pari dynast i Shqipnís së Veriut del në qv. XII nji Progon, shqiptar me nji emën kombtar të njohun mirë: Progonë ndër dokumentat e Deçanit, shpesh Progano ndër akte venecjane. Ky emën ka qênë kuptue keq prej botuesve të korrespondencës (së sipërpërmêndun) për shkak të përgjasís me fjalën greqishte prógonos= parardhës e prandej edhe shtypun me shkrolën e parë të vogël. Djelmt e Progonit kanë qênë arhondët e parë Gjini e Mitri. Ky i fundit njihet prej dokumentash papnorë (1208-1209) si "arbanensis princeps, judex Albanorum" ("princ shqiptar, sundues i Arbnorvet") nji kundrështar i Venedikasvet, të cilët aso kohe zotnojshin Durrsin. E shoqja Komnena ishte nji e bija e Zhupanit të Madh (mâ vonë i pari mbret sërb i konorzuem), Stefanit të Sërbís, dhe i Evdoqes qi ishte e bija e Perëndorit Aleks III. Mâ vonë vjen për këtë vênd nji perjodë zotnimi qi trashigohet me anën e femnavet. Mbas vdekës së Mitrit sundon në Shqipní, nën Despotín e Epirit (mbandej perënduer) Theodorin, sevastos-i Gregor Kamona, qi qe martue me të vén e Mitrit, krejt në kundrështim me ligjët kishtare, tue qênë se e para grue e tij ka pasë qênë e bija e Gjinit, vllait të Mitrit. Në 1253 bâhet zotnues i Shqipnís nji Golem, i martuem me të bijën e Komnenës sërbe, simbas Drinovit, ase me nji gjiní të Perëndoreshës Irene, simbas Akropolitit (G).

Në qv.XIV dera qi ka sundue mbi këtë vênd malsuer ka qënë ajo e Topís. Kastrijotët fillojnë me u përmêndun vetëm mâ vonë. Ke Spandugino dhe Muzaqi ka gojdhâna për nji origjinë sërbe të këtyne të fundit. Por emni Kastriótês âsht pa dyshim greqisht, prej nji vêndi Kastríon. Elementat greqisht ndër emna familjesh fisnike të Shqipnís, po të merret parasysh zotnimi byzantin shumë shekujsh, s'janë aspak nji gjâ e jashtazakonshme.

Të parën gjurmë të familjes së Kastrijotvet e gjêjmë n'Oborrin e dynastëve slavë të Vlonës, të cilët përmênden prej vjetës 1350 e deri në 1417. Mâ i par'i këtyne dynastve qi e ka pasun selín në Vlonë ka qênë i kunati Carit Stefan Dushan, i vllai së shoqes Jelena, Despoti Gjon Komnenos Asên (1350-1363), qi ishte edhe i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; mbas atij vjen nji farefis i vet, ase ndoshta vetë i biri, nji Aleksandër (1366-1368). Në betimin e këtij të fundit, "gospodin Kaninê i Avlonu" (Zotní i Kaninës e i Vlonës), si qytetar nderi i Raguzës (brat od komuna dubrovaèkoga) figurojnë ndër deshmitarët mu në krye "Prodan vojvoda i Nikleu_ kefalija vavlonski, Branilo i kefalija kaninski Kastrijot". Pra mâ i moçmi Kastrijot ka qênë vetëm nji nëpunës, komandant qyteze në Kanninë afër Vlonës. Gërmadhat e ksaj qyteze prej tre podash ( mâ i nalti 379 metra përmbi det) janë gjallë edhe sod në juglindje të Vlonës. Simbas tekstit Branilo gján të jetë emn'i Kastrijotit, siç e ka kuptue Hopfi (H). Mâ vonë Kastrijotvet va ndjejmë zânin në Shqipní të Veriut. Mâ së miri e përshkruen fillimin e ksaj dynastije Despot Muzaqi: "Sappiate, com' l'avo del Signor Scanderbeg se chiamò Signor Paulo Castrioto e non hebbe più de due casali, nominati Signa ( mbas Hahnit fshati Sinj'e Epër e Sinj'e Poshtër në Mat) e Gardi-ipostesi (Gardhi i Poshtëri? Përkthyesi)" (Hopf, Chroniques greco-romanes inédites, f.301).I biri Palit Gjoni "se fece Signor della Matia" (ib., f. 298, 301). I biri Gjonit Skanderbegu "dopo che recuperò la Matia, stato paterno, s'insignorí della città de Croia, ch'il padre non l'hebbe" (f. 299) "fu Signore non solum della Matia, ma si fe Signore de Croia, de Dibra, de Birina (Brinje në Mat) cioë de Randisia, Tomorista e Misia e lo paese de Guonimi (pa dyshim, të familjes Jonima, kr. Ruvarac n' Archiv, 17, f. 564) insino alla Marina" ( f. 298-299). Hopfi, Hahni e Maku_evi kanë bâmë nji ngatrrim në gjenalogjí tue shtimë në familjen e Kastrijotvet nji Konstandin të Krujës qi, sikurse u dëftye mâ nalt, ka qênë nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit e aqë mâ pak Pal Kastrijoti me të cilin e identifikon Hahni.

Gjon Kastrijoti (Ivanus Castrioti, siç e shënojnë bashkëkohsat) âsht i njohun mirë prej dokumentave t'asaj kohe. Qyshë në 1407 ai thirret "dominum satis potens in partibus Albanie" (zotní mjaft i fuqishëm nder krahina të Shqypnís, ase ma mirë t'Arbnít.). U qe shtrue Venediskavet, qi aso kohe zotnojshin Durrsin, Leshën e Shkodrën. Me 3 prill 1407 senat'i Venedikut, mbas nji shkrese qi kishte prej këtij princi shqiptar, vëndos me hymë fjalmirë për tê pranë papës. Peshkop'i Leshës pat dashun me "occupare duodecim de ecclesiis episcopatus Albanie et illas nititur semovere ab ipso episcopatu Albanie et unire atque reducere sub episcopatu suo".(me zaptue 12 prej kishësh t'ipeshkvijës s'Arbnít e kto (kishë) orvatet (rropatet) me i shkputë prej (asaj) ipeshkvijës s'Arbnít e me bashkue e me i kthye nën ipeshkvijën e vet.) Gjon Kastrijoti protestoi kundra ksaj gjâje tue thânë se këto kisha i përkitshin peshkopit të Shqipnís qyshë 800 vjet parandej e se, po t'i u hiqshin, këta do të shkaktonte nji "maximus tumultus et dissensio inter ecclesias interque nobiles et omnes alios de contracta illa"(poterë e madhe e dasí ndermjet kishave e ndermjet bujarvet e ndermjet tanë per ata shka kje ujdisë.) Ky akt ka nji rândsí të madhe për historín e peshkopís së Shqipnís; "episcopatus Albanie" qi në fillim të qv. XV datonte të drejtat e zotnimit të vet deri 800 vjet parandej, në kohën e Perëndorit Mauricius ase Phokas, s'âsht kurrgjâ tjetër veçse peshkopija e Kroôn-it të burimevet greke, tashmâ patjetër nën zotnim të katholiqvet. Qyshë me 21 mars 1413 Gjoni ishte qytetar i Raguzës, mbas vëndimit të Consilium Rogatorum-it " de acceptando dominum Iuanum Castriot in ciuem et vicinum nostrum, cum omnibus priuilegiis et immnitatibus cum quibus accipiuntur alií ciues facti per gratiam" (mbi pranimin e zotit Gjon Kastriot si qytetas e si shefitar t'onin me të gjitha privilegjet e imunitetet, qi u epen qytetarvet nderi.) ( Libri Reformationum 1412-1414 n'arqivë të Raguzës).

Shpejt mbandej Gjonit i u desh me i shtrue sypranís tyrke; në 1416 bâhet edhe ai vasal i Tyrqís si Balshë Strâcimiroviqi, Koja, Bitri, Jonima e komandanti tyrk i qytezës së Krujës (capitaneus castri Croye). Qyshë në 1410 ankohej ambashator'i tij në Venedik sepse "ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos et quotidie infestari, ut ipsos Turchos permittat per passus et loca sua descendere ad territoria et loca nostra dominationi subjecta"(ai âsht i shtrënguem nga Tyrqt me pasun djalin e vet peng ndër ta e për ditë âsht nxitun të lejojë Tyrqt me kalue nëper shtigje e vende të tija e me zdrypën ndër krahina e tokë qi janë nen sundim t'onë.). Gjatë luftimevet kundra Balshës u përpoqën shumë Venedikasit për t'a sjellë Gjonin kah an'e tyne si beslidhës. E para ofertë qi u pat bâmë ky në 1411 për t'u lidhun me ta kërkonte prej sish nji ndihmë të përvjetçme njimijë dukatsh e premtonte me vûmë kundra Balshës e çdo anmiku tjetër të Venedikut në Shqipní "equos trecentos Turchorum et equos due mille de suis et plures, si plures erunt necessarii".(300 kual të Tyrqvet dhe 2 mi kual prej të vetësh e ma tepër, po kje nevoja.). Fuqija e madhe e kalorís qi mund të ngrênte mbë kâmbë Gjoni tregon nji gjânsi të madhe të tokës së tij. Marrveshtjet u pezulluen e i filluen disa herë risht. Por kur mbas vdekës së Balshës në 1421 Despoti Stefan Lazareviq i Sërbís u fut në krahinën e Shkodrës si trashigimtar i Balshajvet për me luftue kundra Venecjanvet, Gjoni hyni në marrveshtje me Sërbt tue dërgue të birin ke despoti, veçse pa këputun fillin as me republikën e Sh. Markut. Nji ambashator i Venedikut, Andrea Marcello, udhtonte tinzisht, i veshun si tregtar, për Lesh me dhuntina për t'a fitue prap Gjonin për vete. Prej udhzimevet qi kishte me datën 28 kallnuer 1423, shihet se Gjoni kërkonte nga Venecjanët "illum honorem, quem habuit comes Nicheta" (njatë nderim qi pati konti Niketa Topija.). Ambashatori venecjan e vênte në beft Gjonin mbi rreziqet qi i kërcnoheshin atij e tjerve "domini" për vêndet e tyne, "si dictus dominus despotus dominaretur in partibus illis" (po kje se zoti despot zotnon nder ato krahina.), në rasë qi trupat e Gjonit u gjindshin vërtet në fushimin e despotit përpara Shkodrës, ai duhej t'i tërhiqte mbrapësht. Po atë vjetë, veç, Sërbija e Venediku u ndreqën e bâmë paqë.

Në maj 1426 Gjoni u lutej Raguzanvet qi t'i dërgojshin nji mjek e senati çoi e pyeti mjekun e qytetit Mjeshtër Tomës "si contentus est ire ad Castriotum" (po kje kondend me shkue te Kastriota). Aso kohe (1424-1425) Venecjanët patën kërkue nga Gjoni qi " destriu faciat omnes salinas, quas fieri facit" (t'urdhnojë me rrenue të gjitha kryporet, qi pat lanë me ba.)kryporet e detit diku atje afër Leshës. Mjerisht "capitula"-t e të dërguemve të tij në Venedik ndërmjet 1428-s e 1433-s njihen vetëm nga shënimet e shkurtna të regjistravet, mbasi vetë librat e senatit për 1422-1440-n nuk janë ruejtun. Në korrik të 1428-s Gjoni i lutej Venedikut me anën e Ambashatorit të vet Dom Mitrit qi mos t'a quente përgjegjës në qe se i biri Gjergji (Skanderbegu), qi ishte bâmë mysliman, do të dâmtonte pronat venecjane. Me 18 kallnuer 1430 kshill'i madh i Raguzës vëndosi t'i dërgonte Gjonit nji dhuntí stofnash me nji vlerë 150 perpërsh e ambashatorit të tij Nikoll Sumës nji cohë 50 perpërsh.

Bash atë vjetë, i a mbërrînë Gjonit dit të këqija. Me 29 mars Tyrqit i përlanë Venedikut Selanikun. Si ra ky qytet i rândsishëm nji ushtrí tyrke marshoi kah Epiri dhe pushtoi Janinën; Despotit Karl II Tocco s'i mbet tjetër rrugë veç Jugës së despotatit të tij me Nartën. Nji ushtrí e dytë tyrke nën komandën e Isakut, qi ishte sundimtar i Shkupit, u rras në Shqipní. Toka e Gjon Kastrijotit u pushtue, katër qyteza i u shêmbën, në dy tjera u vûnë garnizone tyrke. Me gjithë këtê Gjoni mundi se mundi me u marrë vesht me Tyrqit e toka e pushtueme i u kthye prapë përveç nji pjese të vogël qi mbet nën sundim t'Isakut. Rreth këtyne ndodhive gjinden disa hollsina në korrespondencën e Raguzanvet deri tash të pabotueme. Me 18 Máj 1430 senat'i Raguzës i shkruente ambashatorit të vet Benedetto Mar de Gondola pranë Vojvodës së Madh Sandalit në Bosne: "De nouelle abiamo questo. Come auanti fo scritto, lo Turcho obtegnj Salonicho et obtegnudo che l'aue parte delle sue gente mando nella Morea e parte contra le tenute e paexe de Iuan Castrioto, lequal ad esso Iuan leuorno quatro forteze, zoe castelle, che gitorno per terra et segondo se diceua, esso Iuan cerchaua sego achordo. Que de più sia seguito, perche nostre barche non son venute questi dì de là, non sapiamo dir . Me 28 máj të njâjtit ambashator i shkruhej " De nouelle altro non abiamo, ne ma che li Turchi, deli quali per altre vi scriuessimo, anno auuto tutta la contrada de Iuan Castrioto e anno gitado per terra tutta le forteze, excepto duo, le qual per se anno fornito e. Et parte della contrada ë data a Turchi e parte n'ë lassada al dicto Iuan. Lo imperador se ritroua sotto la Janina e guereza quelle contrade, che forno del dispoth Exau e del dispoth del Arta" Me 3 qershuer Raguzanët i shkruejshin ambashatorit të vet Niccolo Mich de Resti pranë Oborrit të mbretit të Bosnes prap këto të reja mbi Shqipnín: "Di noue di qua se dice, el Turcho auer tolto tute le forteze a Iuan Castrioti e quelle auer ruinato excetto due, le qual a posto in man e guardia di Turchi e la contrata auer renduta a Iuan, saluo alguna particella, data a Isach, e la hoste mazor parte a licentiado, excetto una particula, chi ë rimasta a guerizar el despoto de la Janina, e lo imperador e andato in Andrinopoli con la sua corte" . Kryekomandanti tyrk, i shoqnuem prej nji djali të despotit sërb, u fut në zonën venecjane të Shkodrës e në tokën e Gojçin Crnojeviçit. Përmbi këtê i shkruhej Gondolas me 30 qershuer: "De noelle abiamo, che Ysach col fiol del signor despoth son venutj in Zenta et anno arobado e predado la contrada de Goizin e de la Signoria de Venexia fin sotto Scutarj" . (Krejt nga Lettere e commissioni di Levante, blêni 1427-1430, n'arqivën e Raguzës.) Me 13 shtatuer 1430 u dërguen te Sulltan Murati II Piero de Luchari e Zorzi de Goze tue i porositun qi të mblidhshin në Prishtinë gjithë Raguzanët e atjeshëm e bashkë me nji përfaqsuses të tyne të vejshin te Isach Vojvoda për t'u sigurue tregtarvet raguzanë udhtim të lirë "per la contrada fo de Iuan Castrioti ad Alexio e per ogni altra via a nui dextra" (ib.). Ambashatorat shkruejshin nga Shkupi me 9 tetuer se Isaku pa lêjen e "imperador turcho" s'mund të bânte kurrgjâ e se prandej ata për të gjitha të drejtat tregtare të deshirueme do të flitshin n' Oborrin e Zotnís së Madh. Aso kohe Tyrqit kishin pushtue edhe vêndin e Tanush Dukagjinit. Në 1431 Denja kishte nji qefalí tyrk. Më këtë "chiephali al Dagno" qenë ngarkue me folë në 2 dhetuer për projën e tregtarvet d.J. Matteo de Crosi e Marino Jun. de Zorzi në rasë të nji udhtimi të ri si ambashatora pranë qeverís tyrke (Lett. e Comm. 1430-1435). Me gjithë këtê Gjoni prap kishte fitue nji farë influence ndër këto punë, sepse me 19 kallnuer 1431 Consilium Rogatorum i Raguzës auktorizonte rektorin me kshillin e vogël për "respondere litteris comitis Scutari, dohaneriorum dohane Dagni et Iuan Castriot, prout eis melius uidebitur, scriptis pro dohana Dagni et via mercatorum nostrorum" (me u përgjegjë letravet të zotnis së Shkodrës dhe letravet të doganorvet të Dejës e Gjon Kastriotit, si t'u duket atyne ma mirë me u përgjegjë) (Liber Rogatorum 1427-1432). (Disa prej këtyne dokumentave janë të Jorgës, Notes et extraits, b. 2: Paris 1899, f. 272 e tutje).

Me 28 Máj 1438 Gjonit i qe dhânë nji privilegjë prej Venedikut. Me 10 Korrik 1439 senat'i Raguzës vëndosi me u dhânë të drejtën e qytetsís edhe të bijve Gjonit: "Prima pars est de confirmando filiis Iuani Castrioth cartam ciuilitatis ( Georgio Castrioth shlyem me nji vizë), prout et quemadmodum facta fuit Iuano Castrioth patri suo. Per omnes." (Pika e parë âsht me u vërtetue të bijvet të Gjon Kastrijotit kartën e qytetnís, sikurse i kje ba Gjon Kastrijotit, babës së tij. Për të gjithë.) Vdekën e Gjon Kastrijotit Hopfi e vên aty kah vjeta 1443.( Simbas dy dorshkrimesh sërbishte vdeka e tij del në muej të majit 1437). Miqsija e tij me Venedikun i sillej ndër mênd energjikisht të birit Skanderbegut, prej Venecjanvet me të cilin këta kanë pasun shumë keqkuptime: " antiqua et maxima amicitia, habita cum domino Iuanne, patre suo, et quantas comoditates sibi fecimus" (miqsija e vjetër dhe fort e madhe me babën e tij mund të shenjojë sa lehtësime i kemi ba vetes.).

Të shkruemit në gjuhë slavishte ase, mâ drejt me thânë, sërbishte të dokumentit të Gjon Kastrijotit, qi po botohet këtu mbrapa, në Shqipní s'përbân nji përjashtim. Njihen dokumenta slavisht të Zotnive të Vlonës, të Dukagjinit, të Gjergj Kastrijotit, të cilit i a shkruente "djaku" ase "kanzhiljeri" i tij Ninac Vukosaliqi. Nji shkresë e Raguzanvet, dërguem Perëndorit Sigimund në 1434, thotë shquemas se princat shqiptarë kanë vetëm "sclavonos cancellarious". Në dokumentin e përmêndun Gjoni del si "gospodin" (dominus), të bijt (sinovi, djeca) si bashksundues të tij. Prej zyrtarve t'Oborrit përmêndet nji "èelnik" Petër dhe gjithashtu ke Gjergj Kastrijoti nji "èelnik" Rajan. Kalim'i tregtarvet në tokën e Gjonit për në Sërbí kishte rândsí si rruga mâ e sigurta në nji kohë kur portet e Katorrit, Tivarit e Ulqinit, sidhe gryk'e Buenës, për shkak të luftave të Venedikut kundra Balshës e mbandej kundra Sërbvet, ishin mbyllun për tregtín. Aso kohe (1422) ende para paqës me Sërbín, i shkruejshin Venedikasit "domino Johanni Castrioti circa Raguseos, transeuentes per viam Scutari et territorium Croye". (zotit Gjon Kastriotit per shka u perket Raguzanvet qi kalojn neper Shkoder e neper krahinen e Krujës.) Si derë të hymit në tokë të tij përmêndet nji skelë e quejtun Shufadaj ase Shufadaja afër Leshës, shkruem ndër dokumenta latinë, venecjanë ase raguzanë t'asaj kohe Sufat, Suffada,Zufada. Pozit'e ksaj skele na sqarohet prej nji akti venecjan me datë 26 shtatuer 1393. Porsa ishte marrë Leshja prej anës së Venedikut, kështjellari lajmonte se "aliqui circauicini conantur reducere mercata salis, que erant solita fieri in Alexo (sic), ad quendam locum, vocatum Suffada, longinquum per octo milliaria, quod est causa destruendi dictum nostrum locum Alexi"(disá shefitarë rropaten(mundohen, duen) me transferue pazaret e krypës qi ishte zakon me i ba në Lesh, në njifarë vendi të qujtun Suffada, larg prej kndej 8 mil, shka asht kavij'e rrenimit të vendit të syprithanun të Leshit.),prandej senat'i nënpushtetasvet venecjanë e ndaloi vizitimin e "hoc mercatum " mbas Ljubiqit vetëm për të dalë jashtë e mbas Maku_evit kryekëput. Me 3 máj 1403 nji ambashator i princit shqiptar Mitër Gjonima lutej qi nji "suus mercator possit vendere salem ad mercatum Semphanday" (tuxhari i vet të mundet me shitë krypen në pazarin e Semphanday)me nji t'ardhun 200 dukatsh në mot, por lutja s'i u pranue. Udha nëpër pronën e Gjonit shkonte tutje gjatë rrugës së soçme Shkodër-Denjë-Pukë për Prizren në vêndin e Gjergj Vukoviqit (Brankoviqit) e të Despot Stefan Lazareviqit. Nuk dihet se ku gjindej Radunj-i, ku ruente nji doganuer tyrk. Mrèarija (merceria) e prate_ (mall) janë fjalë të njohuna; jet e errët indul, gjenitive shumse, ( nga émbolon ase imballare ?). Çdo dâm qi të gjánte në tokë të Gjonit ky merrte mbi vete me e shpërblye. Dogana e mbartimit ishte e caktueme dy dukat për barrë kali (tovar, lat.salma) stofnash, në Radunj nji gjymsë dukati; për mrèarije" tjera 1 perpër, në Radunj 6 dinarë; ajo e zhbartimit nga Sërbija për në det nji perpër, në Radunj 6 dinarë. Për sa i përket vlerës së monedhavet, në qv.XIV 1 ducatus auri shkonte 2 yperpyri (yperpyri ishte atëherë vetëm nji monedhë llogarije)= 24 grossi, në qv. XVI 1 dukat aur=3 yperpyri=30 grossi de Ragusio. Prej nji libre argjêndi në monedha raguzane u pritshin në 1383 njizet, por në 1422 njizetedy perpër. Dinari sërb ishte baras me groshin (denarius grossus). Veçse kurset lokale ishin shumë të ndryshme; në doganën e Denjës nji ducatus u llogatitte në 1443 edhe për 4 yperpyri.

Dy dokumenta tjerë slavisht të Gjon Kastrijotit deri tash njihen vetëm prej nji shënimi të Grigoroviçit. Ky shënonte në 1844 prej arqivës së monastirit të Qilandrit në mal t'Athosit: Nr.39 pa datë, mbi shitjen e pyrgos-it të Shën Gjergjit Joan Kastriot-it e të bijvet Repo_ Konstantin dhe Georg, me shkrim kursiv mbi pergamen e me vulë dylli; nr. 40, 1422, Iwan Kastriot-i me të bijt Stani_a, Repo_, Konstantin e Georg i falin monastirit të Qilandrit katundet Redostushe e Trebishte, pergamen, kursiv. [Ky i dyti dokument âsht botuem tash, me datë 1426, te Novakoviqi, Zakonski spomenici , Beligrad 1912, f. 467-468].

Qi Gjon Kastrijoti të ketë dorovitun nji monastir të kishës orjentale s'âsht aspak nji gjâ e jashtazakonshme tue u marrë para sysh lëkundja e dynastvet shqiptarë ndërmjet dy kishavet herë kah njâna, e herë kah tjetra. Në një codex të përkthyem sërbisht prej Gergios Hamartolos-it, Karl Topija permêndet me trajtullat e zakonshme të ferrëfimit orjental për princat. Në nji epitafë të përshkrueme prej Ljubomir Stojanoviqit në Spomenik , 3, 177 përmênden fisnikë shqiptarë, nji Aranit dhe familjet e dy "çelnik"-vet Rajan (te Gjergj Kastrijoti) e Dmitër. Mbandej monastiret sërbe në qv.XIV kishin edhe vakufe në Shqipní të Veriut. Monastir'i Qilandrit kishte në Pilot (Polatum, Pulti) katundet Kalogeni e Muriqi. Monastir'i Kryêngjëllit në Prizren, i themeluem prej Stefan Dushanit, kishte nji grup katundesh të banueme prej Shqiptarësh katholiq në perëndim të përpjekjes së dy Drîjvet me katundet Shikla Krujmada (shqip "krue i madh"), Krsti e Sakati në Pultin e Epër (Gornji Pilot) e mbandej kishën e Shën Mrís Virgjën të Denjës me katundet Prapratnica e Lonçari, dhe tekembramja nji tjetër kishë të Shën Mrís nânë në breg të Gjadrit (sërb. Gladra, fiume del Jadro 1459) e katundin e Zheravinës (Zaravina 1444) me pron rreth Leshës.

Nji libër dokumentash për historín e Shqipnís me nji përmbledhje të plotë e të shtypun mirë të gjithë dokumentavet qi i përkasin këtij vêndi nga Venediku, Roma, Napli, Raguza et. do t'a ndriçonte fare bukur historín shqiptare të mbrêndshme e të jashtme ndër qindvjett e fundit të mesjetës. Nji rândsí vendimtare do të kishte nji i tillë Codex diplomaticus Albaniae për historín e Gjergj Kastrijotit a të Skanderbegut, e cila vetëm nëpër nji përmbledhje dokumentash ka për të fitue nji truell të shëndoshë historik e për t'u shlirue veprash kataremzore të dorës së dytë 3.

1

1420, 25 fruer. Lêjë kalimi prej Zotit Ivan (Kastrijoti) dhe të bijvet për tregtarët e Raguzës rrugës nëpër vêndin e tij tue fillue nga Shufadaj (afër Leshës) për Prizren me gjithë caktimin e pagesavet doganore.

.

+ VJERA MOJA G(OSPO)D(I)NA IVANA I MO(I)H SINOV VSAKOMU TRGOVCU VLADU_TAGO GRAD (A) DUBROVNIKA, KOI USHKOJE DOKI U MOJO ZEMLJO U _UFADAI ILI TKO USHOKJE U MOJO ZEMLJO TRGOVATI ILI TKO USHOKJE MINUTI MOJOM ZEMLON U ZEMLJO GJORGJEVU ILI GOSPODINA DESPOTA. I TAKO IM SM VJERU DAL, JOD KDI DOGJE U MOJO ZEMLJO U _UFADAJO, AKO MU BUDE KOJA ÈTE(T)A ILI ZLOKJA MOJOM ZEMLOM DO PRIZRENA, DA JA G (OSPOD) D (I)N IVAN I MOJA DJECA PLAKJAM. A NA JOVI ZAKON CARI (NSKI ?) U GOVORIL SM S PRIJATELJEM MOIM A VA_IM BRATOM PETROM MIMO VSU MOJO ZEMLJO DA E JEDNA C(AR)INA NA TOVAR SVITE DVA DUKAT(A) A NA MRÈARIJO JO-T-OVARA PERPE(R)A U TURSKOI ZEMLI U RADUNJO O-T-OVARA SVITE POL DUKATA A JOD MRÈARIJE _EST DINAR, A NA VRAKJENIE JOPET MINO VSU MOJO ZEMLJO DO _UFADAJA JOD VOSKA I OD INBUL (SIC) I JOD INE PRATE_I PERPERU, A U RADUNJE TURÈINU _EST DINAR. A VSEMU TOMU M(I) L (O)STNIK PETR ÈELNIK.

PISANA NA.A.I.È I K.LJETO. M(JE)S(E) CA FERVARA.K.E.DN.

Vula me të cilên âsht vulosun ky dokument u ka mbulue me nji copëz kartë katërkândshe; mbi tê dallohet mbrênda nji rrethi nji kokë e kthyeme kah e mângjëta (mbresë e nji fytyre të moçme). Përmbrapa dokumentit nji shënim: leter (a) de d. no Juan chastroi.. sauo chonduto ali merch (adanti) [ Edhe Gjergj Kastrijoti përdorte për vulë nji fytyrë të moçme të punueme mbi gur të çëmueshëm, e cila ishte nji Leda lakuriqe me mjelleme. Dy dokumenta të 1459-s Miklosisch, Mon.serb. 481-483 (përshkrim i vulës në shënime të shkrueme me dorë të Dr.Gjon _araøik-ut mbetun në trashigim të P.J. _araøik-ut në muzeun e Pragës]

Origjinal'i dokumentit të sipërkopjuem âsht përmbi nji format karte 29 cm. gjânë e 16,3 gjatë. Shkruem me dorë në kursiv të drejtë e me bojë të zezë(....).

Përkthim shqip i dokumentit

Besa e ime e zotnisë Gjoni, edhe djemve të mij, seicilit tregtar të qytetit zotnuesë të Dubrovnikut, i cili don me ardhun në tokën t'eme në Shufadajë ose kush don me bá tregti në token t'eme ose kush don me kalue nëpër tokën t'eme në tokën e Gjergjit ose të zotni Despotit. Edhe kështu iu dhamë besën, prej kudo që të vijnë në tokën t'eme në Shufadajë, që në rast se iu bahet ndonji dam ase ndonji e keqe në tokat e mija deri në Prizren, që unë , zotni Gjoni, e për fëmijet e mij, t'i paguajmë (dam-shpërblimin). E me kët ligjë të doganës jemi marë veshë me mikun t'imë e vllaun t'uej Pietrin, që nëpër tanë tokën t'eme të jetë nji doganë në çdo barrë (kali) dy dukata e për cikrima nji perper; në tokën Turke, në Radunjë, për çdo barrë (kali) gjysmë dukati e për cikrime gjashtë dinarë; e në këthim, prap nepër tanë tokën t'eme deri në Shufadaj (dmth prej Prizreni deri në Shufadaj), për dyllë e për inbul (?) e për çdo mallna tjera të tyne (do paguejnë) nji perper e në Radunjë Turkut (do t'i paguejnë) gjashtë dinarë. Mbi të gjitha sa sipër të besueshmit (t'onë) çelnik (çelnik dmth. Bajraktar, kryetar ose komandant) për veprim e zbatim.

II

Napël, 1457, 19 Prill. Mbreti Alfons V (I) i Aragonís e i Naplit konfirmon privilegjat e qytetit të Krujës të dhâna prej anës së Perëndorit Andronik II e të Mbretit Stefan Dushan, tue përmêndun dekretet mâ të lashta të Perëndorvet Manuel Komnenos, Gjon Dukas Vatatzes, Theodor Laskaris II dhe Mhill Paleologos.

Pro universitate oppidi Croarum

Nos Alfonsus etc.consuevimus pro nostro more nedum iis, qui sua sponte libentique animo nostro sub imperio se posuer, sed et iis etiam quos arduis horrendisque bellis domitos nostra virtute subiugavimus et antiquas gratias se privilegia confirmare et nostris etiam nobis (novis?) eos donare. Et quoniam ad nostram maiestatem a clero, comunitate et hominibus oppidi Croarum oratores advenere nos piis vocibus miserandoque humilitatis deprecantes, ut eis, quum nostri subditi sint et nostro imperio, ut ante dictum est, non inviti, sed libentes ferventique animo dediti, privilegia quedam libertates ab antiqua imperatoribus eisdem sucesive refirmatis eisdem confirmare et novo concedere dignaremur. Quorum quidem tenores privilegiorum e greco in latinum conversi tales habentur.

Quoniam reverendus episcopus Croensis et venerabilis clerus cuisdem sanete ecclesie et nobiles oppidi eiusdem Croarum retulerunt ad nos de omnibus juribus et privilegiis predicti oppidi tam intra quam extra habitis, videlicet de vineis, terris, possesionibus, olivetis, piscinis, hibernis, ceteris omnibus juribus, que ad hoc usque tempus habent ac possident, atque in primis de hiberno vocato Selmazo cum eius vinario, de hiberno Contelo, de hiberno Bezo, de hiberno Castrato, de hiberno Pallaso, de hiberno Santa Euphomia cum eius terris, de hiberno Zale cum eius terris et fonte, de hiberno Phentopleto cum eius terris, de hiberno Bellice cum eius terris, de hiberno Santo Blasio cum eius terris, de hiberno Heremo cum eius terris, de hiberno Metro cum eius terris, de hiberno Hostrati cum eius terris, de hiberno Colli cum eius terris, de hiberno Pherza cum eius terris, de hiberno Beroa cum eius terris, de hiberno Montemagno Cromi cum eius terris usque ad propinquum Nobalum et Cudinum, de hiberno Calamaseuti cum eius terris et vineis et olivetis, de hiberno Cercoleso cum eius terris acque arboribus fructiferis et non fructiferis, que omnia jura possident ab antiquo et maiorum suorum patrimonio habent et privilegiis mandatisque felicis memorie imperatoris Manuelis Magni Comini et superiorum atque etiam felicis memorie Lascarii, avi nostri et patris nostri et nostris; hac de causa robore et facultate presentis huius privilegii nostri concedimus et largimur omnibus predicti oppidi Croarum tam superioribus, quam inferioribus, ut hec omnia possident libere et sine ulla molestia et perturbatione fruantur iis per omnia tempora, quemadmodum in suis privileggiis ac reliquiis juribus continetur. Et non prefecto, non capitano, non castellano penitus liceat exigere ab iis aliquid vel pene, vel angarie vel colecturi vel vectigalis, hos est gabelle, vel alicuius solutionis, sed omnino liberos et inmunes apud omnes serventur et habeantur. Preterea volumus, ut nullam ipsam gabellam exsolvere debeant, ubicumque reperiantur, sive Durachii sive alibi, sed sint omnio liberi et inmunes, quemadmodum in suis privilegiis continetur et presens hos nostrum privilegium precipit. Similiter volumus etiam, ut in portis eiusdem oppidi nihil ab his ipsis hominibus exigatur, vel lignorum vel alicuius angarie, sed ea quoque in parte sint et habeantur liberi et inmunes ab omni vectigali et quavis alia solutione, sive ingredi sive egredi velint.

Nec ab officialibus de facto debeant retineri, sed queemque culpa eorum et causa sit, fasto judico et examine puniantur. Presentia igitur huius privilegii nostri nemo audeat injuriam aut molestian aut impedimentum hiis inferre in hiis omnibus, que presens hoc nostrum privilegium declarat et continet. Nam securitatis tuteleque gratia nostrum hoc privilegium concessum iis datumque est mense junio, indictionis XI, anno ab initio mundi septijes (sic) millesimo octingentesimo qiuneuagesimo primo.

Stephanus fidelis in Christo crales Bugarorum.

Quoniam constat habitatores oppidi Croarum habere jura antiqua et super hiis juribus privilegia felicis memorie imperatoris Joanis Ducis et Teodori Lascari eius filii acque etiam privilegium et mandatum serenissimi imperatoris nostri patris, ut suis bonis tam intra quam extra predictum oppidum habitis vel habendis fruantur libere et sine ullo impedimento, sine ulla molestia sua possideant omnia et tractent, suplicant vero, ut super his ipsis etiam a nobis privilegium consequantur, nos suplicationem et petitionem eorum probantes presens hoc privilegium iis concedimus et largimur, quo privilegio jubemus, mandamus acque precipimus, ut quemadmodum in antiquis corum juribus et in privileggis super his juribus habitis predictorum imperatorum Joanis Ducis et eius filli Theodori Lascari et nostri patris continetur, sic sua possideant omnia, sive intra sive extra predictum oppidum habeantur, verbi gratia domos, vineas, segetes, plana, hiberna et eorum colonos sive agricolas, item oliveta, piscina et omne, quiequid ex antiquo in hoc usque tempus possideant, hoc omnia habeant rata et firma sine ulla molestia, sine ullo detrimento aut impedimento, et fruantur iis omnibus libere et tranquille, nec in hiis ipsis possidentis potiendisque aliquid vi aut iniuria a vicinis vel baronibuss vel quibusvis allia infestentur. Volumus enim, ut non prefecto eius provincie, non publico procuratori, non capitano predicti oppidi, non custodibus, non castellano loci eiusdem, non alicui penitus liceat capere quiequid ex rebus aut possesionibus eorum predictis vel aliquid iis inferre iniurie aut molestie et impedimenti, sed omnes servare debeiant eos liberos et omni perturbatione, omni infestatione inmunes circa suas predictas possesionum colonos aut agricolas. Robore enim et facultate presentis huius nostri privileggii servari omnio debent etiam imposterum omne tempus habitatoribus predicti oppidi Croarum inmunitas acque securitas atque omnis publice infestationis exactionisque libertas circa predictas eorum possesiones, quam ex antiquo in hoc usque tempus assequebantur, iuxta argumenta privilegiorum et mandatorum, que iis esse concessa ab imperatoribus diximus. Et quoniam idem Croite retulerunt ad nos preterea sese preter inmunitatem et libertatem, qua fruuntur ex privilegiis et mandatis, liberos acque inmunes servatos semper fuisse etiam a vectigalibus, hoc est gabellis Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portarent ad id oppidum vel inde exportarent et pro ea ipsa inmunitate et libertate vestigalium privilegium quoque nostrum obtinuerunt, itenque suplicarunt, ut etiam ab ea predicta solutione vectigalium sint imposterum quoque liberi, inmunes et omni molestia, omni impedimento absoluti, nos hanc etiam eorum suplicationem petitionemque probantes jubemus et precipimus homines eosdem Croitas servari haberique etiam imposterum omne tempus liberos et inmunes a solutione vectigalis, id est gabelle Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portent in illud oppidum vel inde exportent, quemadmodum in eo, quod iis concessimus, privilegio continetur, ita ut ad nullam solutionem vocari trahique debeant nihil ab iis exigi aut peti pro eorum quibusvis mercibus liceat. Nam libertatum munitarum securitattis, tutele tranquillatatisque gratia presens hoc nostrum privilegium sigillo pendenti aureo iis predictis habitatoribus oppidi Croarum concessimus largitique sumus mense octobris, indictionis II.

Andronicus fidelis in Christo imperator Paleologus.

His itaque attentis et nostro animo repetitis episcopo, clero et communitati et hominibus Croarum oppidi antedicti tenore presentis nostri privilegii concedimus et quam liberaliter assentimus volumusque et jubemus, quod ex nunc in antea teneant, habeant et assequantur libere et sine contradictione aliqua omnia et singula privilegia, gratias, libertates et inmunitates et exemptiones, que in preinsertis privilegiis continentur, quas et unam quamque ipsarum eisdem episcopo, clero, comunitati et hominibus dicti oppidi Croarum confirmanus et de novo utique concedimus, mandantes propterea quibuseumque in partibus Albanie nostre viceregibus, gubernatoribus, comisariis et aliis officialibus nostris, presentibus et futuris, et presertim prefecto, capitano, castellano et custodibus dicti oppidi Croarum ipsas (?) huiusmodi nostram confirmationem, novam concessionem et gratiam ac omnia et singula in preinsertis privilegiis contenta espiscopo, clero comunitati et hominibus oppidi Croarum antedicti teneant firmiter et observent tenerique et observari faciant cumulatim, et in diminutis non contrafaciant ratione aliqua sive causa. In quorum testimonium presens privilegium exemptionis fieri Jussimus nostre, bulla aurea pendente munitum. Datum in Castello Novo civitatis nostre Neapolis die XVIIII aprilis, anno a nativitate Domini mcccClvii, regni huius Sicilie citra Farum anno vigesimo tertio, aliorum verum regnorum nostrorum XXXXII.

Rex Alfonsus. Yo he leido la presente e plaze me , que asi se faza.

Dominus Rex mandavit, mihi Arnaldo Fonolleda.

(Archivio general de la Coróna de Aragon, Barcelona, R.2623, f. 118-119 v).

NË DOBÍ TË KOMUNITETIT TË QYTETIT KRUJË

( Përkthim shqip i dekretit, nga At Paolin Margjokaj)

Na Alfonsi etj. kemi pasë zakon si mbas adetit t'onë me perforcue nderët e privilegjet edhe me u falë tjera të reja (privilegje e nderë) prej anës s'onë jo vetëm atyne qi vullndetisht e me gjithë zemer i u shtruen sundimit t'onë, por edhe atyne qi na i vum nen zgjedhë t'onë me lufta të vshtirshme e të mndershme. Te Madhnija e jonë erdhen parlamentarë të klerit, të komunitetit e të krenvet të gjytetit të Krujës, tue na u lutë me fjalë të pervujta, qi na të denjohemi me konfermue privilegjet e lirít e dhanuna prej perandorvet të vjetër e me i iu falë tjera të reja atyne qi, si u tha sypri, jo me forcë, por vullndetisht e me gjithë zemër janë nenshtetas t'onë nen sundim t'onë.

Përmbajtja e ktyne privilegjeve, prej greqishtje sjellë latinisht asht kjo.

Tue kenë se i perndritshmi ipeshkev i Krujës e i nderueshmi klér i të së njajtës shejte kishë e bujarët (të parët, krenët) e të njajtit gjytet të Krujës na njoftuen permbi të gjitha të drejtat e privilegjet qi ká gjyteti i syperpermendun si mbrenda si jashta, d.m.th. vneshta, tokë (të punueme), pronë, ullishta, ujore, kullosa dimnore e të gjitha të drejtat tjera qi deri në ket kohë kan e zotnojnë, e në mndyrë të veçantë mbi kullosen dimnore qujtun Selmazo me vneshten e sajë, kullosen dimnore Contelo, k.d.Bezo, k.d.Castrato, k.d. Pallaso, k.d. Sh'Eufemjes me tokë të saja, k.d. Zale me tokë të saja e me krue (gurrë), k.d. Phentopleto me tokë të saja, k.d.Bellice me tokë të saja, k.d. të Shna Vlashit me tokë të saja, k.d. Hereno me tokë të saja, k.d. Metro me tokë të saja, k.d. Hostrati me tokë të saja, k.d. Colli me tokë të saja, k.d. Pherza me tokë të saja, k.d. Peroa me tokë të saja, k.d. Montemagno Cromi me tokë të saja deri te Nobalum e Cudinum i aferm, k.d. Calamascuti me tokë të saja, vneshta e ullishta, k.d. Cercoleso me tokë të saja e me landë (pemë) frutore e jofrutore, të cilat të drejta të gjitha i kan të vetat që ká dit e i kan pasë edhe të parët e tyne e janë kenë perforcue me anen e privilegjevet të lëshueme prej perandorit Manuelit të Madh Komnenit i mirëpërmendun e të paraardhësvet të tij si dhe prej të ndjemit Lascarit, paraardhësit t'onë e babës s'onë, ashtu edhe prej nesh; prandej në fuqi të ktij privilegjit t'onë të tashem i lëshojmë dhe i falim të gjithve, parisë dhe vogjlisë të të naltpërmendunit gjytetit të Krujës, qi të lirë e pá kenë trazue e turbullue prej kurrkujt t'i kén të gjitha kto në pronë e t'i perdorin per gjithmonë, njashtu si permbahet nder privilegjet e tyne e nder të tjerat të drejta. E nuk ka me qenë e lejueshme n'kurrnjifarë mëndyrë, as për prefektin, as për kapitanin, as për kshtjellarin, me kërkue gjâsend prej tyne në formën e dënimit, angarisë, tagërmbledhjes o takse apo ndonji pagesë tjetër, por ata duhet të mbesin e t'a trajtojnë veten krejtsisht të lirë e të padetyrime para gjithkujt. Per ma teper duem qi ata mos të jén të detyruem me pague kurrnji taksë, kudo (qi) të ndodhen, si në Durrës si dhe tjeterkund, por do të jén të lirë e imun, njashtu si permbahet nder privilegje të tyne e si urdhnon ky privilegji i tashem i yni. Gjithashtu duem edhe qi në skelë të gjytetit të permendun (sypri) mos t'y lypet kurrgja ktyne njerzve, as dru as tjera angarí, porse edhe ata të jén të lir e imun prej çdo takse doganore e prej çdo tjetër pagese, si po deshten me hi si edhe me dalë (merret vesht prej skeles).

Në forcë të ktij privilegjit t'onë mos të guzojë kurrkush me i ba dhunë apor me trazue ase me qitë pengime t'interesuemvet nder të gjitha ato sende qi permban ky privilegji i jonë i tanishem. Perse janë kenë sigurimi, imuniteti e mproja shkaku qi na ka shty t'a lëshojmë e t'a japim ket privilegj në mojin e qershorit, t'indikcjonit XI, në vjetë prej krijimit të botës 7851.

Stefani, besnik në Krishtin, krajl i Bulgarvet.

Mbasi dihet se banuesat e gjytetit të Krujës kanë pasë të drejta të moçme e per të pasë kto të drejta patën nxjerrë privilegje prej perandorit Gjon Dukës dritëpastë e prej Teodor Lascari djalit të tij, si edhe privilegjin e dekretin e të shkëlqyeshmit perandor bâbës s'onë, qi munden me përdorë lirisht e pa kurrnji pengesë të gjitha të mirat qi kan a qi munden me shti në dorë mâ vonë, si mbrenda si jashta gjytetit të syprithanun, qi të munden të gjitha kto, jo vetëm me i pasë të vetat pa kurrnji trazim, por edhe me i administrue lypin me pasë edhe prej nesh nji privelegj, e na tue e pranue ket kerkesë e ket lypje, lëshojm e apim ket privilegjin e tashem, me të cillin privilegj na urdhnojm, caktojm e porosisim, qi, sikurse përmbahet ndër të drejtat e vjetra e nder privilegjet e dhanuna, per të pasë kto të drejta, prej perandorvet të syprithanun, Gjon Dukës e djalit të tij Theodor Laskaris e babës s'onë, ata të kén në prone të gjitha sendet, si po u gjetën kto mbrenda aporse jashta gjytetit të sypripermendun, si p.sh.shpija, vneshta, ara, fusha, kullosë dimnore me bujqët e tyne, kshtu edhe ullishta, piscine e gjithshka ata të kén pasë të veten që prej kohësh së vjetra, të gjitha kto t'i kén të vetat te perforcueme e të caktueme e pa kurnji trazim, pá kurrnji dam e pá kurrnji pengesë, e të munden me i perdorë kto lirisht e qetsisht, gjithashtu edhe qi në kto gjana qi kan në dorë mos të damtohen a me forcë ase me dhunë prej t'afermvet apor prej baronavet ase prej tjervet kushdo kjoshin. Perse na duem qi në kurrnji mndyrë mos t'i lejohet as prefektit t'asaj provinçe as prokuratorit të përgjithshëm as kapitanit të gjytetit të syprithanun as rojtarvet as zott të kshtjellit të të njajtit vend as kurrkuj tjetër me hjekë ndoj send prej ktyne gjanave a pronave të tyne të syprithanuna, ase me shkaktue ndoj dhunë a trazim a pengesë, por të gjith e kan me detyrë me i rujtë kta (pronarët) të lirë e imun prej çdo turbullimi e çdo damit per shka i përket pronavet të syprithana e e bujqvet të tyne. (Pse) në forcë të ktij privilegjit t'onë të tanishem do t'u garantohet me doemos edhe per në kohën e ardhshme banuesavet të gjytetit të syprithanun të Krujës imuniteti e sugurija edhe lirija persá u përket pronavet të tyne të naltpermenduna prej çdo trazimi nga ana e auktoritetit publik si dhe prej çdo mbledhje taksash të cilen lirí e paten fitue që prej kohës së moçme e deri më sot, si mbas permbajtjes të privilegjëve e të dekreteve qi thám se kjen dhanë prej perandorvet. Tue kenë edhe se të njajtët Kruetanë na diftuene se, përveç imunitetit e lirís qi gzojnë (kan) në bazë të privilegjevet e të dekretevet, janë kenë gjithmonë të lirë e imun edhe prej gjymrykut të gjytetit të Durrsit si per gjana qi importojn në ket gjytet si për gjana qi eksportojn, e per ket imunitet e lirí nga kto taksa doganore paten xjerrë nji privilegj t'onin, e per ma teper paten lypë, qi edhe në kohe t'ardhshme të jén të lirë, imun e të libruem prej çdo trazimi e çdo pengeset, na tue e pranue lypen e kerkesen e tyne, urdhnojm e caktojm qi të njajtit njerz (burra) kruetanë të jén edhe në kohë t'ardhshme të liruem e imun prej pageset të ksaj takse doganore të gjytetit të Durrësit per gjana, qi ata importojnë në ket gjytet apor qi eksportojnë prej ktij gjyteti, si permbahet në privilegjin qi na u patem dhanë atyne, në mndyrë qi të mos të guzojë kush me lypë prej tyne kurrnji taksë për kurrnji mall të tyne. Perse asht sugurimi i lirivet të konfermueme, mprojtja e qetsija motivi qi na shtyn t'u lshojm e t'u apim banuesavet të gjytetit të Krujës ket privilegj të tashem t'onin të forcuem me vulën e artë në mujin e tetorit, t'indiksjonit II.

Andronik Paleologu, besnik në Krishtin, peranduer.

Tue pasë para sysh shka na kje lypë shpesh herë, në forcë të ktij privilegji t'onë të tashem i lejojm klerit e komunitetit e burravet (krenvet) të gjytetit të syprithanun të Krujës e në mirsí t'onen pelqejm, duem e urdhnojm, qi tash e ma vonë të mbajmë, të kén të vetat e të fitojnë lirisht e pa kurrnji kundershtim të gjitha privilegjet e setcilin nder ta, nderët, lirít, imunitetet e përjashtimet qi permbahen nder privilegje të numrueme perpara, të cilat (privilegje), të gjitha e setcilin nder to, na i perforcojme e persrí i a apim ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet të gjytetit të naltpermendun të Krujës, tue porositë prandej të gjith vice-mbretent, sundimtarët, komisarët e tjerë zyrtarë t'onë të tashem e t'ardhshem nder të gjitha anët e Shqypnís s'onë, e në mndyrë të posaqme (tue porositë) prefektin, kapitanin, kastellanin e rojtarët e të syprithanunit gjytet të Krujës qi gjithshka na perforcuem ase rishtas concedum (dhám), të gjitha nderët e të gjitha gjanat e setcilen nder ato qi permbahen nder privilegje të numrueme sypri të dhanun ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet të gjytetit të syprithanun të Krujës, të ndiqen me doemos edhe të kujdesen qi edhe tjerët të gjithë t'i ndjekin e t'i ruejn si pergjithsisht si edhe veçanerisht e mos të guzojn me ba kundershtime në kurrnji mndyrë as për kurrnji arsye.

Në dëshmí të tyne, ket privilegjin e tashem të lirimit (paprekshmenís) urdhnuem me e krye dhe e vulisem me vulën t'onë t'artë. Dhanë në Castelo Novo të gjytetit t'onë të Napullit me 19 príll të vjetës prej së lemes së Krishtit 1457, të sundimit t'onë pertej Fnerit vj.23, të vjetve tjera të sundimit t'onë 42.

Alfonsi regj.

Zoti regj m'urdhnoi mue....

Shënime të Përkthyesit mbi Kapitullin e III

(A) Shqipnín e Mesme të soçmen, tekst'i ynë mâ të shumtën e quen të Veriut, e nga nji herë e përfshin në Jugën e soçme, të cilën ai e cilson gjithkund të mesme (v. dhe kap. I, gërma I).

(A-1) Alfonsi n'Aragoní ishte i pesti e në Napël i pari mbret me at'emën.

(B) Maqedonija ishte bâmë nji provincë romake qyshë në 146 p.K.

(B-1)"Tyrku Ballaban Beg": Auktori ka dashun, si duket, t'a theksojë kombsín e tij për mos me lânë shteg qi të trazohej me Ballabanin shqiptar nga Batra e Matës, qi, i kapun e grabitun kalamâ prej Tyrqvet devshirmeh, siç e kishin zakon këta ndër lufta dhe rritun në Turqi luftoi mâ vonë kundra Skanderbegut e u vra në nji rrethím të Krujës (prill 1467, vorr' tij në Petrelë).

(C) S'po mund t'a ndalim veten pa mendue nji lidhje ndërmjet ksaj krahine s'onë dhe zêmrës së Maqedoní së moçme qi të gjithë gjeografët e historjanët e shënojnë më emnin Emathja ase Aemathja, me gjithë qi e kufizojnë në mes t'Aljakmonit (Vistrica, Inxhe Karasu) dhe Axios (Vardarit). Në gjuhën maqedone t'asaj kohe parahistorike na e japin kuptimin për fushë.

(C-1) "..në mest, nji krue shumë të ftohtë, qi âsht nji gjâ e mrekullueshme. "..Sod mbrênda qytezës s'ka gjâ të këtillë, por gjinden dy përjashta, njâni afër portës kryesore dhe tjetri nën portën e vogël përposhtë.

(D) Këtu ka nji gabim ndo n'emnin e pashës ndose në datën e kryengritjes. Në 1832 Mahmut Pashë Bushati ishte vramë kaherë në Mal të Zi, e madje qyshë në nânduer 1831 sundim'i dynastis së Bushatlijvet në Shkodër kishte marrë fund me kryengritjen e dështueme të Mustafa Pashës, të të birit Mahmutit, dhe me reshtimin e mërgimin e tij në Stamboll. Duket pra se Auktori ka dashun të flasë këtu shi për kryengritjen e Mustafait e jo të Mahmutit.

(E) Emn'i këtij qyteti në gojë të vêndasvet âsht Krú, Kruja, me u të gjatë, qi asht gabim me shkrue me diftong Krue, mbasi në këtë rasë form'e shqueme do të dilte mashkullore Kroi; edhe nji arsye tjetër diftongu ue i gegnishtes âsht ua në tosknishtet, ndërsa Toskët s'e thonë Krua emnin e qytetit, por Krujë. Mâ e mira gjâ do t'ishte me pranue për emnin e mâ të vjetrit kryeqytet t'Arbnís formën jugore. Sa për etymologjín, na s'jemi aqë të bindun qi të jetë vërtet kroi, se atbotë: 1) pse form'e shqueme nuk mbet kështu, mashkullore, e për ç'arsye u kthye në Kruja, femnore, në të tânë Shqipnín ? E 2) pse banorët e saj quhen Krutanë e jo Krujanë a ma rregullisht Krojanë, nga na del ajo t ?

(F) Frankët ishin nji bashklidhje fisesh gjermanike qi pushtuen Francën (emën i lemë shi prej atyne) nën mbretin e tyne Klovis (481-511). Me Karlin Angjovinvet pushtojnë mbretnín napolitane a të Dy Siqilivet ( v.kap.I, gërma I-1). Frankët, në të përpjekun me Arabët e Spanjës qyshë në qv.VIII, u quejtën prej këtyne Frenq, Efrenq, Efrenqij; dhe nëpër tyrqishten u bânë në gojë t'onë Frêngj.

(G) Âsht çudë se qysh i ka shpëtue auktorit të vlershëm të Historís së Skënderbeut, Zit Fan S. Noli, kjo mâ e moçmja dynastí shqiptare qi ka sundue Arbnín me seli në qytetin e Krujës për nji kohë aqë të gjatë ndërmjet dy zotnimeve të hueja byzantin e sërb. Pa dyshim, ky s'do të ketë qênë nji sundim krejt i pamvarë: Progoni, qi na paraqitet si themelues i dynastís, do të ketë përfitue nga rivalitet'i Niqés me Nartën e i këtyne me Naplin për të shkëputun nji autonomí si vasal herë njânit e herë tjetrit. Nji tjetër gjâ âsht për t'u vûmë ró këtu: munges'e emnit të familjes. Mund të na vente mêndja qi Progoni me të bijtë Mitrin e Gjinin mund të kenë qênë Topijajt e parë, të cilët na nisim me i njohun me kët'emën vetëm prej Karlit të të birit Ndrekës a Ndreut (Andrea), menjiherë si ra mbretnija sërbe për mâ të fortën dynastí shqiptare e n'antagonizëm me Balshajt. Mirë po teksti na ep me kuptue se familja Progonit, mbas dy djelmve të tij, kishte mbetun në femna, pra ishte shue. Mâ në funt, këtu na del edhe nji Golem, zotnues i Shqipnís në 1253, mbasi zhduket familj'e Progonit. E Fan Noli na thotë se Aranit-Komnen- Golemi ishte nji degë e Topís dhe se Mojs'i Dibrës, qi ishte " i nipi Gjergj e Vladan Aranitit", nuk harronte që stërgjyshët e tij ishin kryezotër të Krujës edhe të Arbërisë". Dijmë mandej se ky njihet edhe si Mojs Golemi. Tue i lidhun të gjitha këto bashkë, vjen vetvetiu ndër mênd qi Golem'i teksit t'onë mund të jetë mbase ai i Topijaj qi bâhet kryedega e Aranit-Komnen-Golemit.

(H ) Emn'i të parit Kastrijot qi âsht gjetun i shkruem në nji dokument u ka qitun punë albanologve të ndërgjegjshëm. Ky dokument âsht i shkruem slavisht në 1368 në Kaninë, e â shkrue pa fé kujdesi prej nji sekretarit të quejtun Gjurica të nji princi slav, Aleksandër, qi n'atë datë sundonte Kaninën, Vlonën e Beratin. Ky kërkon nga republika raguzane qi të pranohet si qytetar nderi i saj, dhe emnohet. I dërguemi i republikës Nikollë Kaboga ve'në kështjellin e Kaninës për të marrë betimin e rasës nga goj'e princit. Ceremonija zhvillohet përpara 15 deshmitarve, ndër të cilët, siç e shënon teksti, gjinden Slavë, Grekë edhe Shqiptarë. Të gjithë këta nënshkruejnë aktin e betimit e dokumenti i rreshton emnat e titujt e tyne në nji mënyrë të trazueme. Rreshtin e këtyne, me sërbishten e kohës, e fillon kështu: " Prodan vojvoda dhe Nikleush qefalija i Vlonës, Branilo dhe qefalija i Kaninës Kastrijot.". Eja tash e daje kashtën kokrrash! Ke i pari deshmitar nis me emnin e mbasandej vên titullin; kështu bân edhe ke i dyti; por kur vjen mbandej tek i treti, mun atje ku na duhet neve me pamë mâ qartë se kurrkund, ngatrrohet lâmshi; fillon me nji emën, Branilo, mbasandej vên nji dhe, lidhzë, mbas ksaj titullin qefalija i Kaninës e në funt emnin Kastrijot. Emën, por ç'farë emni? Nji emën shtëpije, jo persone, ndërsa ke tjerët s'ka mbiemën, ka vetëm emnat e personavet. Hopfi e paska marrë Branilo-n për emën personal të Kastrijotit. Mirpo lidhzën "dhe" qi e dán këtê mbë vete ç'e bâni?

Sigurisht, në nji dokument të shkruem aqë keq kemi të drejtë të pranojmë gabime, harresa e jashtlâna (omisje). E këtu qëndron vështirsij'e kënduesit e u çilet shtegu ndërpretimeve të ndryshme. Nji faj i madh i përket këtu edhe tekstit: sikur të na kishte dhânë dokumentin të tânë, ashtu siç e ka pasun para sysh Hopfi, do të kishim pasun lândë mâ shumë për krahashim. Sepse, ja për shêmbull: na tash thomi se udha mâ e logjikshme do t'ishte mos me e quejtun lidhzën te Branilo e ..nji gabim, por me e pranue thjesht e drejpërdrejt ashtu siç âsht e me e thânë qi këtu kemi, jo tre deshmitarë por katër: Prodanin, Nikleushin, Branilon dhe Kastrijotin. Ksaj arsyes s'onë i kundrështojnë këto kundrarsye: 1) Pse të tre të tjerët kanë tituj e Branilo jo? 2) Na thuhet se deshmitarët ishin 15; vallë, tue e quejtun Branilon mbë vete, a nuk bâhen 16 me tê? 3) Numrin 15, vallë a e cakton vetë dokumenti, apo auktori qi i ka njehun emnat në dokument tue e bashkue Danilon me Kastrijotin si emën e si mbiemën? Qe, sikur t'a kishim të tânë dokumentin përpara sysh, të gjitha këto kundrarsye do të kishin gjetun përgjegjen e vet. T'a kritikojmë tash edhe nga nji tjetër pikpamje Hopfin: pse me u futun titull'i Kastrijotit pylkë në mes t'emnit e mbiemnit të tij? Logjika do t'a kishte lypun qi të shkruhej Danilo Kastrijot, qefalija i Kaninës, siç âsht shkrue edhe ke dy mâ të parët; ase, fund'i fundit, le t'a pranojmë edhe qi Gjuricës i qênka tekun këtu me vûmë mâ para titullin, por atbotë duhej t'ishte qefalija i Kaninës Branilo Kastrijoti. Tekembramja ja edhe nji ndërpretim tjetër për këtë gjâzë (enigëm): vallë a s'mund të ketë pasun Kastrijoti dy tituj, Branilo dhe qefalija i Kaninës? Sikur të pranohej tekst'i dokumentit kështu, a nuk do të shporrej çdo vështirsí vetvetiu? Po, por, Branilo, po t'ishte titull, do të shkruhej me gërmë fillimtare të vogël, si të tjerët, jo me të madhe, si emnat veçorë. Bukur, po pse mos të jetë gërma e madhe nji lapsus i dorës së sekretarit ase i shtypit? Vjen menjiherë mbandej pyetja: le t'a pranojmë se qênka branilo me b të vogël e titull, dhe jo Branilo emën, por ç'kuptim ka ky titull? Na s'e dijmë mirë slavishten, mâ drejt me thânë këtu sërbishten, e aqë mâ pak sërbishten e vjetër. Me gjithë këtê, në mos u gabofshim branilac ase branioc don të thotë projës. Sa bukur do të pajtoheshim për Kastrijotin e Kaninës këta dy tituj: projës e qeveritar (qefalí)! Po, por në këtë rasë do të na duhej me pranue në nji fjalë të vetme edhe nji lapsus të dytë, e kjo âsht nji gjâ pak e gjashme. Sido qoftë, na u munduem me bâmë këtu nji analysë të plotë, shfaqëm të gjitha hypothesat qi na erdhën ndër mênd e, për vete, prap se prap pranojmë si mâ të gjashmen se të gjitha këtê të fundit, mâ racjonalen e origjinalen. Mâ poshtë do të kemi rasë me u kthye prap mbi kët'argument. Edhe Z. Fan Noli e ka rrahun shumë këtë çâshtje në Historín e Skënderbeut, (f.14) por tue i ramë mâ për shkurt e vetëm në lidhje me origjinën e Kastrijotvet, mbasi dikush-dikush prej historjanvet e ka përdorë emnin e dyshimtë Branilo të të parit Kastrijot të njohun si argument për të forcue thesën e gabueme të Spadugino-s, nji auktori të qv.XVI, simbas së cilës ata Kastrijotët qênka prej gjaku slav. Me këtê s'âsht nevoja qi të merremi na këtu, mbasi tfillimet e tekstit t'onë edhe të Zit Noli janë plotsisht të mjaftueshme.

Vetëm se, mbasi për origjinën e nji familjeje kanë rândsí edhe trojet nga ka dalë, po bisedojmë për këto. Përgjithsisht plângun e parë të Kastrijotvet âsht bâmë zakon me e pamë në Mat. Âsht nji gabim qi rrjedh nga mosnjohja e gjeografís së vêndit t'onë, e në këtë gabim ka ramë edhe Z, Noli vetë, i cili, mbasi citon thesën e dokumentueme t'auktorvet qi e tregojnë vêndin e Kastrijotvet, pa lânë asnji dyshim, në nji katund të Hasit të quejtun pikrisht Kastrijot, atypraty i përmênd këta si "Matjanë". Tash Matja gjindet mjaft larg nga Hasi, âsht ndërmjet krejt Luma. Veçse mb'anë tjetër duhet dijtun edhe se në Mat ka nji katund qi i thonë Shtjefën, e banorët e nji lagjeje të këtij katundi janë Kastrijotët, të gjithë farefis, dalë prej nji barku, vëllazní. Këta Kastrijotë, me gjithë qi s'kanë ndonji gojdhânë as pretendim për nji origjinë të tyne nga ata të Hasit, d.m.th. nga Kastrijotët e historís, mbahen, si vetë ashtu edhe prej shokve të fshatit e të rrethevet, si nji skotë fisnike. Mos të harrojmë mbandej se deri Bardheci (Barletius) mâ i famshmi historjan i vjetër i Skanderbegut shkruen për Gjon Kastrijotin, t'an'e Skanderbegut, se ishte nga nji shtëpí e vjetër e Matës. Gabim gjeografik edhe ky? Apo duhet të vêmë në dyshim të vërtetën e dokumentit qi ep për origjinë të princave t'anë Hasin? A s'ka nji mënyrë me i pajtue të dy thesat? Na kujtojmë se po; dhe qe se si: "Njerëz të besueshëm qi i kanë pamë me sy ato vise" na sigurojnë se Kastrijot'i Hasit âsht nji trevë e pabanueme, ka ngjat dy katunde të vogla qi i quejnë njânin Sinë e tjetrin Gardh. Dhe Gjon Muzaqi na rrëfen në librin e tij, të përmêndun me citata të ndryshme edhe në tekstin t'onë, se Pal Kastrijoti, i gjyshi Skanderbegut e i ati Gjonit, kishte vetëm dy fshatna, "Sinjën" dhe "Gardhin e Poshtër". Ja pra nji forcim i padyshueshëm i origjinës së Hasit. Në Kastrijotin e Hasit, Kastrijotët t'anë kishin kështjellin e tyne, nji kullë zotnísh, e aty afër dy prona: Sinën e Gardhin. Dikur, për nji shkak a nji tjetër u dyndën e shkuen në Mat, e ngulën mû në katund të Shtjefnit. Po sjellim këtu nji shêmbull të vogël personal: simbas gojdhânës skot'e jonë ka shkue e ngulun në Krujë, kurrkush nuk din se kur, prej Malit të Bardhë të Kurbînit. Deri nja nji gjysmë shekulli para këndej kishim nji dokument të pakundrështueshëm të ksaj origjine: nji tokë mjaft si të madhe, së bashku me nji degë tjetër të familjes s'onë qi quhej Almuçaj shumë të largueme, sa mos me mujtun me i qepun krye mbë krye brezat qi na lidhshin me tê. Kështu dikur qi kemi qênë sigurisht Malabardhas e sod jemi Krutanë. S'ka pra arsye për mos me pranue edhe Matën si atdhe të mâvonshëm, mbas Hasit, të Kastrijotvet para Skanderbegut qi bâni kryeqytet Krujën për rândsín strategjike qi kishte edhe pse kishte qênë selí dynastash tjerë mâ të hershëm. Por kur u shpërngulën Kastrijotët nga Hasi në Mat? Muzaqi në veprën e tij, siç e thamë mâ nalt, shkruen se i gjyshi Skanderbegut Pali zotnonte vetëm Sinjën e Gardhin e Poshtër, qi konsull Hahni i tregon në Mat, gabimisht në qoftë se kufîjt e Matës s'atij shekulli s'kanë përfshimë mbrênda edhe Lumën e Hasin, hypothesë qi nuk duhet me e qitun poshtë, as këtê, a priori. Dhe po t'ishte kështu, s'do të ngilte mâ nevojë me mendue nji shpërngulje të Kastrijotvet nga Hasi në Shtjefnin e Matës së soçme. Por mbasi këtê, sod për sod nemose, s'kemi mënyrë me e provue, na jet shpërngulja e po përpiqemi me caktue nji farë date afrore të ksaj. Pra tue u pështetun te Muzaqi, arsyeja na shtrëngon me besue se Pali, qi s'kishte tjetër pronë posë Sinjës e Gardhit të Poshtër në Has, s'ka pasun pse me shkue e me zânë vênd në Matën qi njohim. Kurse prap Muzaqi na difton se i biri i Palit Gjoni u bâ zotnija i Matës. Gjânsín e pronave të këtij princi do ta sqyrtojmë në nji shënim tjetër. Këtu duhet të pranojmë njânën dysh: ase Gjoni bâni të veten, kushedi se si, të tânë Lumën bashkë me Matën e soçme, ase u shpërngul nga Kastrijot'i Hasit në Shtjefën nji herë e mbasandej shtiu në dorë gjithë Matën. Para Gjonit, me lajmet qi kemi në dorë, sigurisht s'ka mujtun të ndodhë shpërngulja.

Mâ në funt, për sa i përket familjes së Kastrijotvet përgjithsisht, na jet me shoshitun edhe gjenealogjín e saj deri te Skanderbegu. Për këtê, me dokumenta në dorë të shënojmë nji herë dy data: i pari Kastrijot njihet në 1368 si Qefalí e, ndoshta, edhe si komandant i projës, i Kaninës nën nji princ sërb; nuk dijmë se ç'moshë kishte. I fundit, Gjergj Kastrijoti Skanderbeg leu në 1404 ase 1405. Ndërmjet këtyne dy datave, historija njeh pa asnji dyshim t'an'e Skanderbegut Gjonin. Emn'i t'et i Gjonit, i të gjyshit Skanderbegut, simbas Muzaqit qe Pal, e kështu e kanë pranue deri sod edhe historjanët tjerë të Shqipnís me përjashtim t'"Andrea Angelo Flavio Komnenit, princit të Drishtit edhe të Tivarit" (Noli), i cili e quen Gjergj e tue u ngjitun nji brez mâ nalt, na ep edhe nji Kostandin. Fan Noli thotë për këtë gjenealogjí: "Kjo ka mjaft të ngjarë, se emnat e këtyne gjyshërve i gjêjmë në të bijtë e Gjon Kastrijotit. Veç kësaj, historjani i Turqisë Hammër përmënt nji Gjergj Kastrioti, stërgjysh të Skënderbeut, i cili mori pjesë në bëtejën e Kosovës në 1389. Po Hammer-i nukë na thotë se ku e ka marrë këtë informatë." Mbi këtë pjesmarrjen e Shqiptarvet në luftën e madhe vëndimtare të Kosovës do të kthehemi mâ poshtë, e tashti po vazhdojmë nji herë në themën e gjenealogjís. Si skânj të fundëm të ksaj gjenealogjije vûmë, siç âsht e vërteta, Skanderbegun me datlindjen e tij. Por tue e pranue me nji moshë mesatare të parin Kastrijot të njohun në Kaninë në 1368, për caktimin e brezavet ndërmjet këtyne dy skânjeve duhet edhe qi Skanderbegun ta marrim me nji moshë mesatare, pra nga 1368-ta në njânën anë t'arrijmë te 1440-a në tjetrën. Kemi kështu në brezat e mesëm nja 72 vjet, pra normalisht dy fare njeriu. Përmbi Skanderbegun kemi të pafjalë Gjonin, përmbi këtê Palin ase, me shumë pak gjasë Gjergjin i cili bie me qênë i gjyshi i Skanderbegut, e mâ në funt Kostandinin e Andrea Angelo Flavio Komnenit. Ky Kostandin na sgidh neve edhe gjâzën e të parit Kastrijot të Kaninës, tue qênë se, mbas llogarís së datavet qi bâmë, bie me qênë vetë ai, për në qoftë se s'ka qênë Pali-Gjini. Me mathematikë në dorë, pra, kurrkund nuk jet shtërrak këtu për nji Branilo, si emën. Por tekst'i ynë flet në mâ se nji vênd e imtisht për nji Kostandin, të marrë gabimisht prej disa historjanve për nji Kastrijot. Ky Kostandin ishte i biri i Gjergj Balshës e i Theodorës, nji princeshë sërbe qi së pari qe martue me Zharko Mërkshiqin, nji komandant të Stefan Dushanit në Mal të Zi, e mbas tij me Gjergjin. Ky Kostandin Balsha dikur u martue me të bijën e Karl Topisë Lenën, qi pat mbetun e vé prej fisnikut venecjan Mark Barbarigo në 1392. Dhetë vjet mâ vonë u pre në Durrës prej Venedikasvet qi sundojshin këtë qytet, ndoshta pse nuk desh të bâhej vasal i tyne. Banim'i tij në Krujë si burrë i Lenës e sundimtar i atij qyteti mund të ketë qênë shkaku qi nji palë historjanë e kanë trazue me Kastrijotët. Po citojmë këtu prej tekstit t'onë: "Hopfi, Hahni e Makushefi kanë bâmë nji ngatrrim në gjenaologjí tue shtimë në familjen e Kastrijotvet nji Kostandin të Krujës, qi, sikurse u dëftye mâ nalt, ka qênë nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit aqë mâ pak Pal Kastrijoti, me të cilin e identifikon Hahni. "Si po e shohim, lâmshin e Kostandinit auktorët e ndryshëm e kanë ngatrrue keq. Por kjo ngatrresë, në vênd qi me na ligshtue thesën t'onë, mbas së cilës i pari Kastrijot i njohun , dmth. ai i Kaninës ka qênë nji Kostandin, përkundrazi na e forcon. Neve na ve' mêndja se ai qi e ka shkaktue këtë ngatrresë ka qênë Hopfi, i cili gabimisht ka marrë Branilon e dokumentit të Kaninës për emën personal të Kastrijotit të përmêndun atje. Historjanët qi kanë pranue këtë spjegim të gabuem të Hopfit e qi njikohsisht kanë pasun para sysh nji Kostandin Kastrijoti, si duket pa kurrnji datë ase me nji datë afrore, kanë vramë menden me i gjetun këtij vêndin në gjenalogjín e familjes. E atbotë dikush ka thânë se ky duhet të ketë qenë nji vlla i Gjonit, tjetri ka hjekun Palin dhe ka vûmë Kostandinin e përmbi Palin s'i a kanë pamë gjasën me hypun mbasi e kishte zânë vêndin Branilo. Por mâ tutje ndoshta s'kanë pasun si me shkue, mbasi mund të va ketë pasë zânë rrugën epoka aproksimative në të cilën kishte jetue Kostandini. I dyti shkak ngatrrimi ka mujtun me qênë Kostandini tjetër, ai i Balshajve qi ka sundue Krujën për nja disa vjet, dhe mû në nji perjodë kur fuqij'e Gjon Kastijotit ishte mjaft e madhe, pushtet'i tij kishte me u shtrimë deri rretheve të Krujës. Kush atëherë mund t'ishte ai Kostandin qi sundonte në Krujë, për kê s'kishte mujtun me e zbulue skotën e vërtetë të tij ? Jo nji i Topiajaj, se ishte martue me Lenën e Karlit; pra .sigurisht Kostandin Kastrijoti, ndonji vlla i Gjonit. Hahnin, si duket, llogarij'e epokës e ka shtymë mâ nalt, ke brez'i Palit pavarsisht nga Kostandin Balsha i Krujës.

Mâ në funt, le të rrahim tash edhe pohimin e historjanit të mbretnís s'Osmanllijvet, Hammer-it, simbas të cilit në 1389 nji Gjergj Kastrijot paska marrë pjesë me 15.000 Arbneshë në luftën e Kosovës dhe në kshillin e luftës, të mbledhun në parambrâmjen e betejës, paska pasun nji zâ me rândsí, siç do t'ishte përnjimênd e drejt'e nji prinjsi beslidhun me nji fuqi t'atilë përmbrapa. Z. Fan Noli duket se e pranon këtë pohim ( V.Historija e Skënderbeut, f.15). Edhe na vetë e kemi pasë pranue e pretendue në nji konferencë qi na pat ftue akademij'e Italís me bâmë mbi Shqipnín në 1940. Por kur don me shkrue njeriu historí dhe e ndien përgjegjsín e rândë qi merr ndaj së vërtetës ndien edhe nevojën me i peshue e shoshitun mâ me kujdes faktet. Qe dyshimet qi m'a trondisin mjaft besimin n'atë pohim, i cili, po t'ishte përnjimênd i vërtetë, ashtu siç e bie historjani gjerman do t'a quejshin nji nga faktet historike mâ madhshtoret për kombin t'onë: 1) Hammeri, siç e shënon edhe Noli, s'na difton burim e âsht i vetmi qi e ka shkrue këtë fakt, ndërsa historija sërbe fjalët qi i vêhen në gojë Gjergj Kastrijotit prej këtij auktori në kshillin e luftës (v. Noli në v.c) i a vên Gjergj Brankoviqit. 2) Shqiptarët bash në kohën e Skanderbegut e me anmik në shtëpí s'kanë mundun ase mezi kanë mundun me çue mbë kâmbë nji ushtrí 15.000 burrash: e si paskan mundun me i bâmë bashkë për me shkue deri në Fushë të Kosovës ? Edhe Noli s'bân fjalë fare për numrin e ushtarvet, dhe, besojmë, veç pse âsht nji argument qi mâ fort e dobson se e forcon thesën themelore. 3) Nji Gjergj Kastrijot, deri ke Skanderbegu, e mû si gjysh të këtij, s'ka veçse nji auktor qi e jep, ndërsa të gjithë tjerët e kanë Pal e Hahni Kostandin. 4) Për të gjyshin e Skanderbegut, qoftë Pal, Gjergj a Kostandin, Muzaqi na thotë se nuk zotnonte veçse dy katunde e të gjithë historjanët janë të bashkuem në nji mendim, qi familj'e Kastrijotvet u rrit e hyni në radhë të princave tjerë të Shqipnís vetëm me Gjonin: e si bâhet atbotë qi "Gjergji II Balsha, Theodori II Muzhaqi e kapidanë shqiptarë të tjerë" qi paskan shkue me luftue në Kosovë, siç shkruen Noli, vûnë në krye Gjergj Kastrijotin? T'a zâmë se Hammeri paska bâmë gabim tue shkrue Gjergj Kastrijoti ndoshta në vênd të Gjergj Balshës. 5) Por si t'i a bâjmë datës? Bëtej'e Kosovës zhvillohet në vjetën 1389, pra shi vetëm 15-16 vjet para lindjes së Skanderbegut, të të katërtit djalë të Gjonit, posë së bijash qi mund të ketë pasun para këtij a ndoshta edhe fëmijësh qi i kanë pasë dekun. Prandej në datën e asaj bëteje, princi Kastrijot në fuqí duhet të ketë qênë vetë i at'i Skanderbegut, Gjoni, e jo pandyemi gjysh i tij Gjergji. 6) Nuk dijmë se pse Z. Noli, mbë nj'anë pranon për të gjyshin e Skanderbegut emnin Gjergj ( f.15) e për stërgjysh -këtê edhe na me tê -Kostandinin (ibid), e mb'anë tjetër në luftën e Kosovës na dërgon dy herë (f.10-15) nji "stërgjysh" të tij Gjergj Kastriot. Duhet vallë të kuptojmë nga kjo nji stërgjysh para Konstandinit, mbase t'anë e këtij apo ndonji stërgjysh stërgjyshi ? Mirpo atëherë e kronologjia ?

KAP. V
SHKODRA E KRAHINA E SAJ NË MESJETË

Prej Dr. Konstantin Jireèek-ut

(Dalë sërbisht në Glasnik të Shoqatës Gjeografike Sërbe në Belgrad, moti 3, 1914, blê 4, botuem gjermanisht së pari këtu, i hartuem risht prej Auktorit vetë.)

Nji nga lëqêjt mâ të mëdhajt të gjysishullit balkanik âsht ai i Shkodrës. Romakët e quejshin "lacus Labeatis" ase "palus Labeatis", me emnin e fisit të Labeatvet. në librin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, ashtu siç e quejshin në fund të mesjetës edhe lëqêjt e vogjël moçalakë të bregut të detit afër Ulqinit, Durrsit e Vlonës. Njerzit e mësuem në mes të Sërbve të moçëm e quejshin "lëqên i Djoklitís" (....). Lëqêni âsht 42 km. gjatë, 14 km. gjânë e me 362 km. katrore sipërfaqe. Bregu perëndimuer âsht i përpjetët e shkrepuer me ishuj mbi të cilët gjinden gërmadha kuvêndesh të vjetra e qytezash. Bregu linduer âsht fushë e plot me moçale. Në mes shtrihet 12 km. thellë përmbrênda kah an'e lindjes nji bërryl nja 1-2 km. gjânë. Pjes'e përjashtme e mâ e gjânë e këtij bërryli quhet lëqên'i Kastratit, e mbrêndshmja lëqên'i Hotit, mbas emnave të dy fiseve t'afëra shqiptare. Rrafsh'i lëqênit s'âsht mâ i nalt se 6m. përmbi faqen e detit. Prandej klim'e zonës së brigjeve të tija âsht aq'e ngrohtë sa brigjet e detit me pemë juge gjithfarësh, ullînj et. Ujnat mâ të mëdhaj qi derdhen në tê janë: prej veriut Moraça me krahët e vet Zeta, Ribnica dhe Cemi (Cjevnja, në qv. XIV Cjemva); mâ përtej kah perëndimi lum'i madh Crnojeviæ dhe mâ i vogli Crmnica. Prej lindjes vjen lum'i Rijollit ("fiume clamado Rivola"-1426- me nji emën të vjetër latin, rivulus). Lëqên'i Shkodrës âsht përgjithsisht i cekët, simbas Cvjiqit nja 2-7 m. e vetëm në disa vênde nga mâ të thellat andej kah bregu perëndimuer mbërrîn deri në 44 metra.

Shumë rândsí ka pasun gjithmonë gjoja e peshkut në këtë lëqê, sidomos ajo e saragavet (alburnus scoranza, italisht scoranza, ndër dokumenta të mesjetës saracha). Rrafsh'i lëqênit ka ndërrue shpesh. Porsa të çante rrugë Drîni për me u derdhun në Buenë, ndalej rryma e ksaj prej lëqênit e faqja e këtij niste me hypun. Thuhet qi tash ka mâ se 40 vjet qi hyp, pikrisht qyshse âsht hapun përsri lidhja ndërmjet dy lumejve të mëdhaj. Ndër kohnat kur Buena s'kishte lidhje me Drînin rrafsh'i lëqênit ulej.

Malet e bregut perëndimuer pak rândsí kanë pasun heret. Kjo anë ishte e dame në dy Zhupa (qarqe administrative), nga të cilat njâna ishte Crmnica.Pjesa mâ e madhja e katundeve të ksaj nën Nemanjidët e Balshiqët ishin vakufe të monastirit të Shën Nikollit të Vraninës. Në jugë të Crmnicës qëndronte zhup'e Krajinës (nga ky emën Kraja e soçme), dikur zona kufitare e Sërbvet kundrejt Grekvet sa kohë qi këta kishin në dorë Shkodrën. I këndohet emni qyshë ke Diokleasi (Craini) dhe ndër dokumenta. Nji princ sërb, Shën Vladimiri, e kishte oborrin e vet në Krajinë pranë nji kishe të Shën Mrís, në të cilën pat qênë edhe vorrue, kur aty në 1016 shtiu e mbyti Car'i mbrapëm i Ohrit Gjon Vladislavi në ishullin e lëqênit të Prespës. Qyshë prej qv.XIV trup'i këtij shênjti gjindet i vorruem në manastirin e Shën Gjon Vladimirit afër Elbasanit. Duket qi kur trupat e Despotit t'Epirit Mhill I qenë shtrëngue me e lëshue përsri Shkodrën mbasi u a patën rrëmbye nji herë Sërbvet për nji kohë të shkurtën në 1215, do të kenë pasë marrë edhe eshtnat e shênjtit nga kisha e Shën Mrís e çue në Durrës. Manastir'i moçëm i Krajinës përmêndet edhe në kohnat e Balshiqvet si "Shën Mrija Virgjën e Krajinës". Jastrebov-i e Rovinskij i tregojnë gërmadhat e këtij manastiri tri or'e gjymsë kâmbë larg nga Shkodra në rrânxë të malit të Taraboshit, në nji katund qi sod âsht i banuem vetëm prej myslimanësh shqiptarë. Ippen-i ka gjetun këtu, në katundin e Ostroshit, gërmadhat e nji kishe të madhe me nji pirg katërkândsh përmbi portën. Nën Ostroshin gjinden katundi i gjysshkretuem i Shtitarit në breg të lëqênit. Ndërmjet Shtitarit e Shkodrës në breg të lëqênit gjindet katundi Shkja me nji kishë të vogël, në të cilën shihen ende shênja të padallueshme të freskut.

Mbi ishujt kanë qênë pesë monastire të vogla. Mâ i madhi ishte manastir'i Shën Nikollit n'ishull të Vraninës, kundruell grykës së Moraçës. Mbi kët ishull janë dy maja shkâmbi të nalta 330 m. me nji pamje të gjânë rreth e rrotull përmbi lëqê e rrethsinën e tij. Monastiri ka qênë i pajuem me dhuntina të shumta si prej anës së Nemanjidvet ashtu edhe prej Balshiqvet e mâ vonë (1527) prej Skanderbeg Crnojeviqit. Nji kohë të gjatë ka qênë i lidhun me monastirin sërb të Shën Mhillit e Shën Gabrielit në Jeruzalem, të cilit i a kishte dhânë Cari Stefan Dushan. Ka pasë mbetun shkret ndër kohnat e vona, kur Tyrqit mbas 1843-s ndërtuen mbi at'ishull nji kalá me topa kundra Malazezvet. U përtri mbandej prap në 1886. N'ishullin e afër Kom gjindej nji monastir i Zonjës Shën Mrí. Ndër muret e tija gjindej vorr'i Llesh Gjurasheviqit (Crnojeviq), nji kryekomandantit të Despotit Stefan, me nji mbishkrim. Mâ tej âsht Starèeva Gorica, nji monastir dikur i njohun me nji nga dorshkrimet e vjetra. Tash âsht krejt shkret. Këtu ka qênë vorrue Bozhidar Vukoviqi (1540) qi shtypte libra kishet sërbisht në Venedik. N'ishullin Beshka Gorica kanë qênë dy kisha, nji e Shën Gjergjit e tjetra e Shën Mrís nánë. Ndër gërmadhat e ksaj së fundit gjindet vorr'i Lenës, së bijës së Princit Lazarit sërb, e cila mâ parë ka qênë e shoqja Gjergj Strashimiroviq Balshiqit e mbas tij e Vojvodës së madh të Bosnes Sandal (+1442). Mbi ishullin Moraçnik ka qênë nji monastir i vogël i Shën Mrís nânë qi ka qênë dorovitun prej të mbrapmit Balshiq, Balsha III Gjurgjeviqit.

Mâ shumë rândsí kishte bregu linduer i lëqênit të Shkodrës, në pjesën mâ të madhen i ulët, sepse ksajt përshkohet rruga e madhe prej Shkodre në luginën e Narentës tue kalue në Nikshiq, e njohun qysh në kohnat e Romakvet. Në fushën pjellore të medisit të Moraçës, atje ku ky lumë piqet me Zetën, 5 km. në veri të Podgoricës, gjinden gërmadhat e Doclea-s, mâ të madhit qytet romak të ksaj krahine. Në fillim gjindej këtu qyteza e fisit illyr Dokleatën qi banojshin ndër malet e soçme të Malit të Zi. Tash vonë janë gjendun mbishkrime latinishte krenësh Dokleatënsh në katund të Vilusi-t afër Grahovo-s ndër gërmadhat e kështjellit romak Salthua. Doklea muer organizim qyteti si "municipium" romak prej Perëndorit Vespasian ase të të bijvet. (....)Qyteti u rrenue ndër kohnat e duhishme të qv. VII, por emni s'i u ka harrue kurrë. Duket se këtu ishte vëndosun nji popullsí e vogël. Përmêndet si selí e peshkopit Diokleías nën metropolitët grekë të Durrsit dhe si qytet i famshëm Diokleía në historí të Perëndorit Manuel Komnenos prej Kinnamos-it. Nën influencën e gojdhânavet mbi Perëndorin Diocletian, emni Doklea u kthye në Dioklea. Bozhidar Vukoviqi tue shkrue për veten e tij ende në 1520, thotë se kishte lemë në Podgoricë, "afër qytetit të quejtun Dioklitia, të cilin dikur e kishte themelue Perëndori Diokletian me emnin e vet". Malazezt i quejnë edhe sod gërmadhat Duke, Dukla dhe rrëfejnë store të ndryshme për "Car Duklanin". Në mesjetë u quejt krejt krahina rreth atij qyteti Dioclia, Diokleía, sërbisht Dioklija ase Dioklitija, dhe në veprat e Perëndorit Kostantin Porphyrogennetos e të kryekomandantit Kekaumenos vend'i fisit sërb t'atjeshëm "Dioklitianë". Edhe nji pasardhës mohamedan i së mbrapmes dynastí të maleve të Malit të Zi, Skanderbeg Crnojeviqi, shkruhej në 1523 "Sanxhak i Malit të Zi dhe Zotní i gjithë vêndit të Djoklitís". Me gjithë këtê qyshë prej qv. XII ky emën filloi të zvëndsohet pak nga pak prej atij të lumit Zeta (lat. Zenta, Genta). Zeta e Epër shtrihej ndër malet e Njegushit përmbi Katorrin deri n'anën lindore të lëqênit të Shkodrës e Zeta e Poshtër në bregun e detit të krahinës së fisit të Pashtroviqvet afër Budvës deri te monastir'i Shën Shirqit në breg të Buenës.

Qyteza e Medunit në krahinën e fisit të Kuçit âsht mâ e vjetër se Doklea. Ajo âsht qytez'e Meteon-it ase Medeon-it në vênd të fisit të Labeatvet, ku, simbas raportimeve të Polybios-it e të Livius-it, Legat'i Romës Perperna zû rob në 168 p.K. të shoqen e mbretit Genc (Genthius) Mbretneshën Etleva me të bijt Scerdilaedus e Pleuratus. Ndër kohnat e Despotit sërb Gjergj Brankoviq ajo qytezë përmêndet si Medonum ase Modon. Mbas nji përshkrimi venecjan, ajo ishte vetëm nji pirg (una torre) me nji kështjelll të vogël ku mezi mund të banojshin komandanti me disa rojtarë. Ende në 1456 atje komandonte Miloshi, nji vojvodë i Despotit, por shpejt u futën në Medun Tyrqit. Atëherë Stefan Crnojeviq'i Malit të Zi desh t'u a rrëmbente këtyne "këtë çels të dy Zetavet" qi qëndronte "në fillim të Zetës s'Epër" e për këtë qëllim muer madje edhe nji top prej Venedikasit, por u mundue kot. Mariano Bolizza, nji aristokrat prej Katorri, shkruente në 1614 qi Meduni ishte nji kalá e pamarrshme, por "mal guardata e quasi destrutta" me 200 banorë e nji Aga ase dizdar tyrk për komandant. Dihet se ç'rândsí ka pasun ky log edhe në historín mâ të re për Malazezt. Sido qoftë Meduni âsht nji ndër qyteza të paka t'Evropës, historija e të cilavet shtrihet përtej 20 qind vjetsh.

Trashigimtarja e Doklés u bâ Ribnica, në qv. XII vêndlindja e Zhupanit të Madh sërb Nemanja. Sod Ribnicë quhet lumi qi rrjedh nëpër qytet të Podgoricës e s'ka dyshim qi ky qytet âsht Ribnic'e vjetër. Emn'i Podgoricës përmêndet për herë të parë në mâ të moçmin libër noterak të gjyqit të Katorrit, në të cilin figurojnë tregtarë lëkurash e këpucarë podgoriçâj (1330). Lidhet me emnat e zhupave t'asaj kohe: n'anën lindore të lëqênit ishte zhupa e Gorës (e Malit) qi përmêndin Presbyter Diocleas dhe dokumentat e Zhiça-s (1220), mâ vonë, ndër dokumenta të Prizrenit në kohë të Car Stefan (1348) e në kadastrën venecjane të Shkodrës në 1416, krahin' e Podgorës (Nënmalit). Ende në 1448 kishte selín e vet në Podgoricë nji vojvodë i Despotit Gjergj, fisniku sërb Altoman. Qyteti ra shpejt nën zotnim të Venedikut, por qyshë mbas pak vjetsh gjêjmë aty Tyrqit, të cilët e mbajtën deri në 1877.

Nji banore e lashtë âsht edhe Tuzi, kundruell Podgoricës, i përmêndun ndër dekretet e arta të monastirit të Deçanit (1330) si "katun" (komune barijsh) i Llesh Tuzit, në kadastrën venecjane (1416) shënohet me 150 shtëpí; i zoti ishte i detyruem aso kohe të nxirrte 500 burra t'armatosun, nji pjesë kalorë e nji pjesë kâmbsorë. Nji gërmadhë në buzë të malit quhet Samobor. Mâ përtej kah juga banojnë fiset shqiptare: Hoti, i përmêndun qyshë në 1330, qi në qv.XV ishte nji fis i fortë e, simbas Bolizza-s (1614), kishte 212 shtëpí dhe nxirrte 600 burra t'armatosun; Shkreli, i përmêndun qyshë në 1416, simbas Bolizza-s me 30 shtëpí; dhe Kastrati, gjithashtu i përmêndun qyshë në 1416, edhe ky simbas Bolizza-s me 50 shtëpí.

Trí orë prej Shkodret afër bregut të Rijollit gjindet Maj'e Balezit me nji pamje të gjânë. Sipër janë gërmadhat e Balezo-s. Simbas përshkrimit të Jastrebovit, rreth'i këtyne, i matun në mest, âsht mâ i ngushtë se ai i qytezës së Shkodrës; tepricat, ndër të cilat dallohen nji kishë e madhe dhe nji e vogël, i kanë mbulue shkurret. Simbas Ippen-it maj'e kodrës ka nji rreth prej 1000 hapashalësh. Në mes të shkurrevet shihen tepricat e mureve të qytetit e të nji kishe; por gërmadhat janë mâ të lâna se ato të Svaçit, të Sardës e të Drishtit. Këtu gjindej qytet'i vogël i Baleçit (Balezo, Baleço, Ballegio, Ballesio, Baleçio të qv. XIV e XV) me nji peshkop (Balaçensis episcopus) të mvarun prej kryepeshkopit të Tivarit. Por qyshë në 1356 qahej peshkopi se s'kishte t'ardhuna mbasi peshkopija e tij ishte plot me shqizmatikë. Ndër libra t'arqivës së Raguzës përmenden artizanë të këtij qyteti, si zdrugarë e këpucarë. Mbas kadastrës së 1416-s "la cità da Balezo" kishte aso kohe vetëm 25 shtëpí. Pak mâ vonë u shkretue krejt. Në 1474 Gjon Crnojeviqi lajmonte Venedikasit se Tyrqit po dojshin me e forcue prap. Barletius (Bardheci) e përmênd logun si gërmadhë, 12 mil romak (nji mil r.=1000 hapashalë) prej Shkodre, 5 prej Drishti.

Në rreth të Balezo-s gjindet fshati mohamedan Koplik (Cupelnich te Presbyter Diocleas-i, Kupêlnik ndër pronat e monastirit të Kryêngjëllit themeluem në Prizren prej Carit Stefan Dushan në 1348, Copenico në kadastrën venecjan të 1416-s). Simbas ksaj kadastre atje banojshin ende aso kohe shumë priftën grekë të kishës sërbe dhe civila mâ e shumta e banorvet kishin aso kohe emna sërb.(.....).

Shkodra qëndron në nji fushë, vetëm 18 m. mbi rrafshin e detit, në të cilën çohet qyteza mbi nji shkâmb t'ishulluem në formë vezore e 135m. të naltë prej detit me pamje të gjânë përmbi lëqênin e gjithë rrethin, sidomos kah malet e nalta të Malit të Zi e të Shqipnís. Vetëm detin i a zên nji varg sukash. Përmbi këtë shkâmb ka pasun qyshë prej kohnash mâ të lashtash gjithmonë nji kalá.

Pranë Shkodrës rrjedh Buna qi del nga lëqêni. Mâ përtej kah lindja i ka çelë vetes rrugë nëpër malet e Shqipnís nji ndër lumnat mâ të mëdhaj të gjysishullit balkanik, Drilo i Helenvet, Drino (gjen.-onis) ase Drinius i Romakvet, në mesjetë latinisht Drinus ase me artikullin roman Ludrin, Lodrino, Oldrino, Uldrinum, shqip Drin, sërbisht në mesjetë sidhe tash Drim. Rrânja âsht der (iranisht derena, darna,= plasë, grykë malesh; gr. deírô; sl.derem, drati), sikurse ke emni Drina ndërmjet Bosnes e Sërbís. Të dy emnat kanë nji kuptim, siç e ka shënue Tomascheku. Ky lum përmbledh e çon në det t'Adrijatikut ujnat e nji krahine të madhe. Drîn i Zi del prej lëqênit t'Ohrit, Drîn'i Bardhë prej maleve të nalta afër Pejës. Drîni e ka grykën në det afër Leshës, por veç ksaj ai ka hapun shpesh herë edhe nji krah të dytë në Buenë, shi afër Shkodrës. Kështu ka qênë gjithmonë në kohnat romake. Livius-i shkruen se Shkodra qëndron ndërmjet dy lumnash, nga lindja Clausala (Drinassi a Kiri) dhe nga perëndimi Barbanna (Buena), të cilët bashkohen e bien në oriundus flumen (kështu në dorshkrime, oriundus për Drinus i cili vjen "ex monte Scardo" (mal'i Sharit) dhe derdhet n'Adrijatik. Mâ qartë flet Plinius qi thotë se Shkodra gjindet 18 mil romak larg detit e në breg të Drinit. Kjo lidhje ndërmjet dy lumnavet ishte edhe në qv. XIII-XV, kur Buena quhet shpesh "flumen Drini", Shën Nikolli në grykë të Buenës "San Nicolo de Drino" ase "de Oldrino" (në librat e arqivës së Raguzës) e Shën Shirgjit në breg të Buenës "portus Sancti Sergii de Drino" (1282) ase "de Oldrino" (1349), "Sanctus Sergius Lodrini" (1391). Por gjeografi venecjan Domenico Negri shkruen qyshë në fund të qv. XV qi Drini kishte ndërrue rrugë e afër Shkodrës shihej nji shtrat i moçëm i mbuluem. Ky shtrat i vjetër âsht shënue edhe në kartën e Venecjanit Cornelli në 1688. Nji shtegtar anonim nga Venediku shkruen në 1557 se anët e Buenës janë të blera, mbasi ky lum s'e ka zakon me shtue. Ami Boué, ka shkrue në Recueil d'itinéraires I, 334 se "la plaine de Scutari, qui, en son niveau bas, servait probablement une fois à réunir les eaux du Drin à celles du lac et de la Bojana". Mâ në funt Drini ka hapun përsri në dimën të vjetës 1858 e 1859 nji rrugë kah veriperëndimi. Pêndat e dobta të ndërtueme atje u fshinë prej tij dhe gjatë dy dimnash gjithë fusha e Shkodrës u mbyt n'ujë prej vërshimesh të mëndershme, deri qi, të tretin dimën ai çau nji shtrat të ri. Banorët thonë se dy të tretat e ujit rrjedhin nëpër këtë shtrat të ri e vetëm nji e treta nëpër të vjetrin kah Leshja.

Shkodra, s'e ka ndërrue emnin e vet ka mâ se dymijë vjet e këndej. Romakët e quejshin Scodra, gjithashtu Grekët, Byzantinët nganjiherë kanë përdorë formën shumse Skodrai. Presbyter Diocleas shkruen Scodaris, n'adjektiv Scodrinensis. Qyshë prej vjetës 1287 shihet forma Scutarum (adj. Scutarensis). Form'e moçme sërbe ishte Skëdër, me dy gjyszânore; kështu ndihet nga nji herë edhe tash në Mal të Zi. Form'e re Skadar shihet qyshë prej mbarimit të qv. XIV. Italisht qyteti quhet Scutari, shqip Skodra ase Shkodra, tyrqisht Skenderije ase Iskenderije 1. Hahni e spjegon emnin prej fjalës kodra shqip.

Mbretnat ilirë e kishin selín e tyne në Shkodër. Ka edhe pare me mbishkrim Skodreinôn e nji figurë helmet. Mâ të vjetrin përshkrim të qytetit e ka bâmë Livius-i 168 v.p.K. në historín e luftës kundra mbretit ilir Gencit (Genthius). Shkodra ishte qyteza mâ e forcuemja dhe mâ e vështirë me u pushtue e fisit të Labeatvet, në nji vênd të fortë prej natyre, rrethuem me mure, me pirgje përmbi portat. Kur pretori Lucius Anicius u duk përpara qytezës, Mbreti Genc (ka edhe pare të këtij me mbishkrim grek) bâni nji mbësymje përjashta, por u shty mbrapësht e u shtrëngue me u tërhjekun në qytezët. Lypi mandej nji armpushim e ndërsa po bisedohej për këtê iku në nji anije në lëqê. Por kur pa se rrugën e ikjes e kishte të preme, vojt e i u dorzue kryekomandantit romak, i cili të mbrapmin mbret illyr e çoi në Romë. Shkodra u bâ nji qytet romak, nji ndër kryevêndet jugore të provincës së Dalmatís, ku mâ vonë Perëndori Diocletian formoi nji provincë të re me emën Praevalis. Kristjanizma u shtrî këtu qyshë heret dhe prej të IV qv. në qytet filluen me u emnuem peshkopë.

Historija e ksaj peshkopije zgjatet e papreme qyshë prej kohës romake deri në ditë të soçme. Kur perëndorija u coptue në nji perëndorí romake të Perëndimit dhe në nji të Lindjes, Shkodra me të tânë provincën mbet me Romën e Lindjes nën Stambollin. Ndërkohë, kur në qv.VII mbërrîtja e Slavëvet i ndryshoi të gjitha kushtet e këtyne viseve, Byzantët e bânë Shkodrën me Drishtin, Leshën, Ulqinin e Tivarin nji pjesë të provincës së Durrsit. Sado qi shumica e banorve të këtyne qyteteve ishin pasardhës të Romakve të hershëm, peshkopët e tyne i gjêjmë ndër katalogët e vjetër të mvarun prej metropolitvet grekë të Durrsit. Në qv. XI Shkodra ra në duer të Sërbvet, të cilët aso kohe përkrahshin kishën latine kundra Grekvet. Kështu peshkopët e këtyne qyteteve u vûnë nën jurisdikcjonin e kryepeshkopit latin të Tivarit. Kur në 1096 u përshkuen këndej kryqtarët e Francës jugore, gjetën në Shkodër Mbretin sërb Bodin, i cili i priti prinjsat e Provencalvet miqsisht. Perëndorët e familjes së Komnenvet e sidomos Perëndori Manuel, e përtrinë zotnimin byzantin përmbi këtë krahinë bregdetare. Por si ra poshtë perëndorija e Stambollit me vdekën e Manuelit (1180), Shkodrën me të gjithë qytetet e tjera rreth e rrotull i pushtoi Zhupan'i Madh sërb Stefan Nemanja. Sprovimin e fundit për t'a përtrimë zotnimin grek në këtë krahinë e bâni në 1215 i pari Despot i Epirit Mhill I. Ky i a shkëputi Shkodrën të birit Nemanjës, Zhupanit të Madh Stefanit, qi mâ vonë u bâ mbret e u quejt Kunorzuem'i Parë. Mirpo Epiroti vdiq papritmas e atëherë Sërbt e pushtuen prap qytetin, i cili mbet gjithnji në dorë të tyne gjatë qindvjetvet XIII e XIV.

Qytez'e Shkodrës në jetëshkrimin e Nemanjës të shkrueme prej Stefanit të Parkunorzuem (1215) quhet Rosafë. Me formën Rosapha e njeh kët'emën edhe Marin Bardheci (Marinus Barletius) në 1480, ashtu siç përmêndet edhe te disa auktorë të qv. XIX. Ky emën i përket nj'asaj kategorije toponimash për t'u vûmë ré, ndonse jo të rrallë, qi nën influencën e gojdhânavet merren hua prej vêndesh tjera. Ka qênë nji qytet Rusafa në Lindje të Syrís, në shkretí të lumit Frat, jo larg nga Palmyra e hershme, sod i lânë, por i ruejtun shumë mirë me muret e ndërtesave të tija. Emn'i tij do të jetë bartun prej ushtarvet romakë nëpër legjendën e Shën Shirgjit e shëna Baftit. Nën Shkodër ka qênë në breg të Buenës nji monastir i përmêndun i këtyne dy shênjtënve dhe populli solli vêndin e këtyne martyrve syrjanë në rrethin e afër.

Nën Nemanjajt Zeta me gjithë Shkodrën shpesh herë ka qênë vênd'i trashigimtarve të thronit. Si u shkatrrue mbretnija sërbe, këtu pat zotnue qyshë aty kah vjeta 1360 familja e Balshajvet. Në funt Tyrqit zûnë rob në 1392 Gjergj Stracimiroviq Balshën dhe e lanë mbandej të lirë vetëm kur ai u dorzoi Shkodrën. Zotnim'i Tyrqvet në Shkodër e në Shën Shirgj ngjati ksaj here nën kryekomandantin Shahin dy vjet (1393-1395). Mbasandej Gjergji vërtet i qiti përsri, por mbrapa u shtrëngue me u a kalue Venedikasvet Shkodrën me gjithë Drishtin, Denjën dhe Shën Shirgjin (prill 1396). Këta e mbajtën Shkodrën 83 vjet (1396-1479). Përfaqsuesi i tyne këtu ishte nji "capitaneus et comes" i Republikës. Sërbt u rrekën kot me e shtimë prap në dorë qytetin. E patën rrethue dy herë, të parën në mbarim të 1421-shit Despoti Stefan Lazareviq dhe të dytën mbas nja nji vjete prap despoti vetë e mbas tij Kryekomandanti Mazarak, deri sa Niccolò Cappello, i cili qëndrote me flotën venecjane përpara Shën Shirgjit, nji natë shëndreu i mbësyni Sërbt me nji sulm të fortë e i bâni me u tërhjekun kah Denja.

Tyrqit mbasi thyen Shtetet e krishtêna të Sërbís, Bosnes e Shqipnís, u rrasën përsri në kët'anë. Në kohën e Sulltan Mehmetit II Beglerbegu i Rumelís Sulejmani rrethoi Shkodrën në 1474. Por Antonio Loredano e pruejti trimnisht qytetin me 2500 ushtarë, me ndihmën e flotës venecjane në Buenë e në lëqê e i përkrahun edhe prej Crnojeviqve të Malit të Zi e prej Shqiptarve të malsivet. Nji rrethim të dytë në 1478, të përshkruem në nji shkrim latinisht prej Marin Bardhecit, e komandoi vetë Sulltan Mehmeti II. Venedikasit e pruejtën qytetin me heroizëm, por në funt u shtrënguen me e lirue me paqen e 1479-s. Prej 1600 ushtarësh qi pat pasun, vetëm 450 i kishin mbetun gjallë. Qytetarët u shpërngulën nën prinjsin e tyne Florio Jonima në Venedik, Ravenna e Treviso. Qyshë atbotë e deri në 1913 Shkodra mbet për 434 vjet nën sundimin tyrk.

Qândra e Shkodrës së vjetër ka qênë qyteza (castrum), me të hymë vetëm prej nji ane. Mbas përshkrimit t' Ippen-it, ajo âsht e rrethueme me nji mur të dyfijshëm. Në forcimet e saja kudo shihen shênjat e arqitekturës venecjane. Ndërtimet e soçme janë dâmtue shumë prej disa plasjesh depozitash baruti në qv. XIX. Të hymët të çon përpara trí portash secila me nga nji pirg mbë vete e mbas këtyne vijnë trí oborre. N'oborr të medisëm gjindet nji xhamí me teprica qemerësh gotikë të kryqzuem e skulptura. Kjo âsht pa fjalë kathedralja e dikurshme e Shën Shtjefnit, e cila ka qênë në zâ prej disa mrekullísh të vjetës 1346. Tyrqit e kthyen këtê në xhamí, por deri në 1685 ka qênë ende atje mbrênda nji orgën i prishun, ruejtun si trofé. Mbrênda qytezës gjindej nji pallat, në të cilin punojshin heret zyrtarë sërb e mâ vonë ata të Venedikut, sidhe burgjet.

Përmêndet ende nji kishë e Shën Nikollit "në Shkodrën e famshme". Mbretnesha Lenë, e vej'e Mbretit Stefan Urosh I, qi ishte frênge, atje n'atë kishë ka qênë veshun mungeshë prej mungarit Hiob. Në kadastër të 1416-s âsht e shënueme "San Nicolo apresso la porta". Tjera kisha katholike në Shkodër ishin: Shën Mrija kundruell qytezës, kisha e françeskâjvet (1395), kisha e Shën Ilís në kuvênd të Domenikâjvet (1444), Sh. Aponali, Gjithë Shênjtat, Shën Mjekët, dmth. Shën Kozmai e Shën Damjani, dhe dy kisha qi qyshë në 1416 ishin gërmadha: Shën Theodori e Shëna Kryqja. Sërbt kanë pasun në Shkodër nji monastir të Sh.Pjetrit qi mvarej prej Metropolitit të Zetës. Përjashta qytetit (Sub-Scutari = Nënshkodra) banojshin tregtarë raguzanë afër nji kishe të Shëna Vlashit. Në 1416 shtëpít e qytetit ishin të ndërtueme me gurë ase me dërrasa, aty-këtu me pullaz petavrash ase kashtet.

Pallat'i kralavet, mâ vonë i carvet sërb ishte përjashta qytetit në breg të lumit Drinac, të quejtun Negri Drinax, prej tjerë Venecjanve Drinase, sod Drinasi ase Kiri. Atje ishte selija e Mbretit të ri Stefan Dushan, kur ai në 1331 luftonte me t'anë Stefan Uroshin III. Simbas rrëfimit të përmbledhjes së jetëshkrimeve të Kryepeshkopit Daniel, i ati pat shkretue gjithë vëneshtat, pemishtat dhe arat e "urdhnue qi të shêmbej me gjithë themela edhe Oborr'i të birit nën Shkodër në breg të Drinacit me shumë pallate të mrekullueshme". Ende në 1416 kadastra venecjane përmênd "la corte de lo imperador" afër Shkodrës. Jastrebovi mendonte se pallat'i dynastís shqiptare Bushatlli në Kosmaç, i rrenuem prej nji vërshimi të Drinit në 1881, do të ketë qênë nji pjesë e këtyne ndërtesave; sepse nën nji mistrí të shkueme përsipër prej Tyrqvet u shihshin ende në dy salla teprica pikturash të vjetra kishtare. Por mbas fjalve të Danjelit Oborrin e Dushanit duhet me e kërkue mâ afër Shkodrës e mu në breg të Kirit.

Peshkopi katholik i Shkodrës qyshë prej qv. XI mvarej te kryepeshkop'i Tivarit. Peshkopët shpesh herë kanë bâmë për mbretnat sërb udhtime diplomatike. Kështu në 1321 Peshkopi Pjetër qe dërgue prej Uroshit II në Raguzë. Zyrtari politik mâ i nalti i qytetit ishte comes-i. Në 1347 përmêndet nji farë Comes Petrus Chranimiri. Bashkija quhej "commune et universitas Scutari" (1356); në krye fare qëndrojshin gjyqtarët e kshilltarët, "judices et consiliarii civites Scutari" (1401).

Në sekretarí të qytetit aktet u shkruejshin vetëm latinisht. Në 1330 përmêndet nji "Clemens filius Gini, notarius communis Scutari" shkrues për dokumenta sërbisht, në të njâjtën kohë edhe dragoman, njihet vetëm nën sundimin venecjan.

Në Shkodër janë premë edhe pare me mbishkrim latinisht. Mbret Konstantini, i biri Mbretit Stefan Urosh II Milutin, i cili qe vramë shpejt në luftë me të gjysvëllán Stefan Urosh III (1322), pritte pare t'argjênta 5 typesh: "S. Stefanus Scutari", n'anën tjetër mbreti mbi thron e përqark mbishkrimi "dominus rex Constantinus". Paret e qytetit prej bronxi kishin në nji anë fytyrën e Shën Shfjefnit e në tjetrën të Shëlbuemin me mbishkrimin "civitas Scutarensis". Gjergj Stracimiroviqi pritte këtu edhe pare argjêndi me fytyrën e vet dhe atê të Shën Shtjefnit, sidhe 20 typa "Follari" prej bakri. Paret e bakrit të kohës venecjane kishin në njânën anë Shën Shtjefnit e në tjetrën Sh.Markun.

Në Drisht, Ulqin e Tivar ka pasun në mes të qytetarvet shumë teprica Romakësh të moçëm ase Romanësh, të cilat mund të njihen nga emnat e familjevet. Por në Shkodër në qv. XIV emnat ishin mâ e shumta shqip. Ndër librat e arqivës së Raguzës e të Kartorrit përmênden: "Petre de Bercia", Andrea Span, Duchesa, Moisa Travalo" (1330), "Guin nepos Petri Chranimiri" (1331), "Progon Tudori de Scutaro" (1352), "Vita filius Duche" (1370), "Tole de Paraviso" (1395), et. Kishte edhe nji parsí qyteti: "Ser Marinus, filius comitis Stefani de Scutaro" (1417), et. Në qv. XV rrojshin në qytet edhe shumë familje fisnike qi për shkak luftash të papreme s'u pëlqente mâ me banue ndër pallatet e tyne në fshat. Kishte sidomos "Proniare", të cilët ishin të detyruem me shkue n'ushtrí me kalorí të vet, si heret nën Sërbt ashtu edhe mâ vonë nën Venecjanët. Tregtia ishte e gjallë, sidomos me Prizren e me Novo Brdo. Prej së mbrêndmi vinte sidomos argjênd e dyllë e çoheshin atje pëlhurna, krypë deti, peshk lëqêni i krypun. Buena ishte e zânë mun afër qytetit me pênda për gjojë peshku e për mullîj; Venecjanët në 1422 deshën t'i hjekin këto pengime, kështu qi anijet e lëqênit të mujshin me ardhun deri mbrênda në Shkodër.(.....).

Krahin'e Shkodrës shtrihej në të XV qv. prej bregut të detit ndërmjet grykës së Buenës e të Drînit deri në Tuz, e dame në dy rrethe: "sotto Scutari" (Nënshkodra) e "sopra Scutari" (Mbishkodra). Katunde kishte 114 (38 në rrethin e epër e 76 në të poshtrin) me 1237 shtëpí. Emnat e tyne për mâ të shumtën ishin po ata të soçmit, b.f. bash afër qytetit Lubani (sod Jubani), Vulcatani (tash Vukatani), Spatari, Cusmaci (tash Kosmaçi), Ulijari (mbajtës blete) s'âsht mâ. Ishte përmbi Shkodër e prej andej âsht i datuem nji dokument dhânë Raguzanvet në 1395 prej Kostantinit, të birit Gjergj Balshës e Theodorës qi ishte nji e motra Despotit Dragash. Nga qytetet mâ të rândsishmit kanë qëndrue vazhdimisht Shkodra, Leshja e Ulqini, që të tre themeluem para kohës romake. Âsht për t'u vûmë re se qysh janë shkretue prej XV qv. e këndej shumë qytete të vogla, sidomos selí peshkopësh si Balezo, Drishti, Sarda, Sapa e Svaçi. Ky fenomen përsritet në dy vênde të gjysishullit: në Thrakë, ndërmjet Gallipolit e Edrenes, si pasojë e fushatavet pushtimtare tyrke kur Osmanllinjt kaluen n'Evropë në 1354, dhe në Shqipní, rreth Durrsit e Shkodrës, si pasojë e luftave të mëdhá tyrke në qv.XV kundra Skanderbegut e Venedikasvet.

Fortesa kryesore rreth Shkodrës ishte nja 10 km.larg kah lindja në breg të Kirit, ku fillojnë malsìt: Drivasto, latinisht Drivastum, në sërbishten e vjetër Drivost..Qyteza mund të jetë ilire ase romake. Shqip quhet sod Drishti. Âsht nji log i naltë nja 150 m. mbi nji kodër, i kufizuem kah veriu dhe perëndimi prej luginës së thellë të Kirit, kah juga prej grykës së përronit të Drishtit, kështu qi vetëm prej lindjes jet i hapët. Në medis të ksaj kodre qëndron katundi, me nji xhamí e me tepricat e qytetit të moçëm me dy porta. Nja 60-80 metra mâ nalt, mû në majë, âsht qyteza e hershme, kalaj'e Drishtit, e rrethueme me murna në formë të nji poligoni të parregullt me tepricat e pirgjevet. Ndërmjet qytetit e kalás gjindet gërmadha e nji kishëze të vogël me tri altare rrumbullake. Te nji portë âsht nji armore me tre yj mbi nji rrasë guri. Nga gërmadhat hapet nji pamje e gjànë mbi Shkodër e lëqê. Bardheci lavdron ujin e ajrin e mirë të Drishtit.

Ndër katalogët e vjetër të peshkopvet grekë, Drishti shënohet i mvarun prej metropolitve të Durrsit; por ndër qv.XI-XV ai mvarej nga kryepeshkop'i Tivarit. Drishtin e kanë pasun për nji kohë të gjatë Byzantinët, deri qi e pushtoi Nemanja bashkë me Shkodrën. Nën zotnimin sërb qyteti mbet nji bashkí e privilegjueme, me nënpunës të zgjedhun e ligjë lokale. Mbretin e përfaqsonte nji Comes (1251). Kur në 1242 erdhën Tatarët nga Hungarija nëpër Dalmatí për me kthye në Rusí kah Sërbija e Bullgarija, simbas rrëfimeve t'asokohshmit Arqidjakon Thomas nga Spalato, qytetet e Svaçit e Drishtit u rrethuen prej sish e banorët e tyne u prenë. Drishti mbasi mbet bashkë me Shkodrën për dy vjet (1393-1395) në dorë të Tyrqvet, hyni në 1396 nën zotnimin e Venedikut. Republika i vërtetoi "antiqua statua"-t, rregulloi kufíjt ndërmjet rrethit të tij e të Shkodrës dhe siguroi shitjen e venës së vendit tue ndalue atê të përjashtmen. Komandanti i rrethit të Drishtit ishte nji pushtetar (podestà, potestas) venecjan. Balsha III qe mundue me e shtimë në dorë përsri qytetin. Në nji rrethim të gjatë në 1418, Komandantit Correr i mbetën gjallë vetëm 40 ushtarë, e të tânë të tjerët i diqën zijet e etjet. Me këtë gjêndje e për nji ditë shiu të fortë shtatori, Balsha sulmoi qytezën dhe pa humbje prej anës së tij muer rob Pushtetarin me gjithë të shoqen e ushtarët. Në 1421 Drishtin e pushtuen mbandej trupat e Despotit e për këtë pushtim u erdh tepër keq Venedikasvet "quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet" (pse pá Drishtë vien pak qyteti i Shkodrës). Despotët sërb e mbajtën Drishtin deri në 1442. Në nândorin e 1426-s qe nënshkrue atje ndërmjet Venedikut e Sërbís nji traktat i hollsishëm kufîjsh e Venedikasit e zotnuen mbandej atë qytet edhe 36 vjet (1442-1478). Mbrapa patën vërtetue prap privilegjat e qytetit.

Qyteti e qyteza dallohen qartas prej shoshoqit: civitas et castrum. Kathedralja ishte nji kishë e Shën Gjergjit. Përmêndet edhe nji kishë e Shën Mrís dhe nji tjetër e Shën Françeskut. Peshkopi kishte nji tog kishtarë, kanonikë, nji kryeprift e shumë priftën. Por mbasi t'ardhunat ishin të pakta, shumë prej sish shërbejshin në Raguzë, në qytet e rrethin e tij .Rreth'i Drishtit kishte mjaft venë e voj. Por për shkak të luftave të padame kishte fillue me u shtue vorfnija. Simbas përshkrimit të Bardhecit, banorët e Drishtit e quejshin veten me krení si pasardhës të Romakvet (Romanorum colonos se appellantes). Me të vërtetë ndër emna familjesh të qv.XIV e XV gjinden shumë emna thjesht romanë: Palombo ase Colomba, de Leporibus Barbabiancha, Summa, Bello. Pranë këtyne pa dyshim ka edhe emna shqiptarë si: Bariloth, Trekalo, Skapuder( e para gjurmë e emnit kombtar të Shqiptarvet, nga 1368) dhe sërb, si Berivoj ase grekë, si Calageorii e Spano (spanós =mjekër-rruemi). Familja fisnike mâ e nâlta ishin Shpanajt (Span, Spano, sërbisht Spanoviqi). Nji degë e ksaj familjeje në qv. XV ka qênë në shërbim të Venedikut. Nji tjetër ishte partizane e Sërbvet. Prej sish përmêndet shpesh ndër librat e arqivës raguzane nji Peter Span, Shqiptari katholik, vdekun pas 1458-s. Ky kishte tre djelm: Bozhidarin (+para 1474), Lleshin (Alexius, filius Petri Spani ase Lje_ Spanoviæ), në 1454 vojvodë i Despotit Gjergj në qytetin malsuer Novo Brdo (në 1474 ishte ende gjallë), dhe Hrvoje (gjallë në 1478). Mbas 1474-s përmêndet edhe i biri i Bozhidarit Pjetri me t'âmën Gojsavën e të shoqen Ljubosavën. Venecjanët në qv. XVI i quejshin malet mbrapa Drishtit në veri të Drinit "monti delli Spani" dhe ato në jugë të Drinit "monti delli Ducagini". Qytet'i Drishtit ka premë edhe pare të remta shumë të vjetra. Shihet mbi to nji qytet me pirgje e nji portë, përmbi këtê nji figurë zambaku.

Toponomastika e rrethit âsht pjesrisht romane: Fundina (fontana), Kryqe (crux): në 1402. Nën malin Maranai (në qv.XV Marinaa ase Marinaj) gjîndej kuvêndi benediktin i Shën Gjonit, dhânë prej papës në 1356 peshkopit të Balezos. Ky mâ vonë i përkitte qarkut të Drishtit, në katundin Stole ase Strilalio dhe abati duhej t'ishte gjithmonë nji Drishtas. Gërmadhat, nji pirg i nâltë katërkândsh me tepricat e kishës e të kuvêndit, gjinden në fushë të Shtojit, qi bie në veri të Shkodrës afër katundit të Rrashit. Në qv.XIX për këto gërmadha të kishës së Shën Gjonit të Rrashit kanë pasë dalë grindje të mëdhá ndërmjet katholiqvet e orthodoksve të shpërngulun nga Mal' i Zi.

Gjatë rrethimit të mbrapëm të Shkodrës, Tyrqit patën pushtue Drishtin në 1478 dhe marrë 300 Drishtas rob. Sulltan Mehmeti II urdhnoi me u premë kokat të gjithë këtyne para murevet të kalás së Shkodrës për të tronditun Venecjanët e me i bâmë qi të bieshin në dorë. Tue u nisun prej Shkodret fushës mbi rrugën e Prizrenit, për dy or'e gjymsë mbërrîn njeriu në Drî, mû n'atë vênd ku ky i lên malet mbrapa. N'anë të mângjët kah juga çohet nji kodër në trajtë kumbone, me tepricat e nji qyteze të lashtë, qi Shqiptarët e quejshin Dajino2. Nën kodrën gjindet nji fshat i vogël, Vau i Denjës. Atje âsht nji kishë e Shën Mrís, sod kisha famullitare e katundit të Laçit, nji ndërtesë e shëndoshë me kube të naltë e fresqe mjerisht fort të dâmtueme: mâ të rijt kanë qênë pikturue përmbi mâ të vjetrit e mbishkrimet e saja janë do latinisht e do greqisht. Këtu ka qênë vau i moçëm ku kapërcehej Drîni me varka të mëdhá parake të përshkrueme edhe prej Boué-ut ("pareço" e "ladia" të raportevet raguzane në 1377).

Qyteza âsht e njohun mirë nga përmêndoret e qv.XIV e XV, latinisht Dagnum ( mercatum Dani, de Dano, de Dagno), italisht Dagno, sërbisht Danj. Mbreti Stefan Urosh III u ka pasë dhânë këtyne Raguzanvet nji privilegjë tregtije në 1326. Cari Stefan Dushan i a kishte falë kishën aty në 1348 monastrit të Kryêngjëllit të themeluem prej tij afër Prizrenit, "kishën e Shëm Mrís në Danj me gjithë njerzín e tokat, me katundet Prapratnica e katundin Lonçari". Nën të birin e Dushanit, nën Carin Urosh, përmêndet në Denjë (1361) nji peshkop latin i mvarun te Kryepeshkop'i Tivarit. Ke Farlati shtrihet rresht'i këtyne peshkopve, qi mâ vonë kishin vetëm titullin e jo mâ selí atje deri në vjetën 1520. Nën Balshajt përmêndet shpesh dogana e këtushme (carina na Dani, Danju). Gjergj Stracimiroviqi në 1396 desht'u a lëshojë Venecjanvet edhe Denjën bashkë me Shkodrën, por atê para se t'a dorzonte i a përlau fisniku Koja Zakaria i cili shkruhej "dominus Sabatensis et Dagnensis" dhe zotnonte qytezën. Aty në 1431 ka qênë atje për nji kohë të gjatë nji sundimtar (qefalí) tyrk. Në funt Zonja Bola ase Boja, e bija e Kojës, u a dorzoi Venecjanvet në 1444 qytezën e Denjës, të forcueme me 7 bumbardha, qytezën e Shatit dhe do vise tjera. Në 1447 Denjën u a shkëputi Venecjanvet Skanderbegu, por mbas nji vjete u a ktheu prapë. Në 1456 mbandej e muerën Dukagjinajt, por mbas dy vjeç Lekë Dukagjini me të vllaznit prap u a kthyen Venecjanvet. Ndërkohë Zonja Boja ankohej në 1456 sepse papa i a kish dhânë "capellam Sancte Marie subtus Dagnum" nji kishtari latin. Republika u përgjegj se ajo s'e kishte në dorë me i shlye dekretet e papës, prandej zonja mujte me i u ankue këtij vetë. Rreth'i Denjës ishte i punuem mirë aso kohe, plot me katunde e me vëneshta të vjetra e të reja.

Mâ tutje kah lindja, afër katundit të Mazrekut, në të djathtën e Drinit bash ndër ngushticat nëpër të cilat përshkohej uji âsht nji kishë 27 hapashala e gjatë me pirg, pjesë e teprueme e nji monastiri të vjetër; nji mbishkrim përmênd "rex Vros" dhe "abas" të monastirit "cum universo suo clero". Ippen-i e quen këtë kishë Shën Nikolli i Shatit.

Kundruell, dy orë larg Shkodret, n'anën e mângjët të Drinit, gjinden gërmadhat e nji qyteti me qytezë përmbi nji gjysishull shkâmbi, të rrethuem në trí anë prej lumit; shquhen ende tepricat e pirgjevet katërkândshe mbi muret e qytetit, porta e qytezës dhe dërmí të kishës, krejt dalë prej nji punimi trashaman pa stolí. Ky ishte qytet'i Sardës, selí peshkopi nën kryepeshkopí të Tivarit. Peshkopët "Sardenses" ase "Sardanenses" përmênden 1190-1460. Nga nji herë ata titullohen edhe peshkopë të "Polatum minus", qi âsht nji banore afër malit, por mâ vonë peshkopija e tyne bashkohet me atê të Sapatës. Gërmadhat quhen sod Shurdha ase Shurza.

Jet me shënue diça edhe mbi udhën prej Shkodre në det, në grykë të Buenës dhe n'atê të Drinit. N'anë të djathtë të Buenës vjen mâ së pari katund'i Oblikës nën Tarabosh (572m.). Këtu ka qênë qyteza Obliquus, në të cilën, simbas rrëfimit të Presbyter Diocleas, Cari Samuel i Ohrit pat rrethue e zânë gjallë princin sërb Vladimirin. Në qv. XV Gojçin Crnojeviqi kërkonte prej Venedikut Oblikën, të cilën e kishin zotnue dikur të parët e tij (1444, 1452). Mâ poshtë vjen katund'i Trushit, dikur Trunsi ase Trompsi, mbi "insula Sancti Sergii", i cili në 1423 i pat mbetun besnik Venedikut.

Logu kryesor i bregut të Buenës ka qênë monastiri benediktin i Shën Shirgjit e Baftit në të mângjët e në jugë të lumit, 18 mil prej detit e 6 (nji or'e gjymsë) prej Shkodret. Nuk dimë se kur e prej kujt âsht themelue ky monastir. Adhurim'i këtyne dy shênjtënve syrjanë kishte mbërrîmë në kulm në qv.VI nën Perëndorin Justinian, i cili u kishte kushtue edhe nji kishë të madhe në Stamboll. Presbyter Diocleas-i raporton se n'abatí të Shën Shirgjit ishin vorret e mbretënve djokletjanë të qv. XI e XII, të Mhillit, Bodinit, e pasardhësve të tyne. Gjinden të ruejtuna mbishkrimet latinishte mbi të përtrimët e kishës prej Mbretneshës Lenë e të bijvet, Mbretnave Stefan (Dragotin) e Stefan Uroshi II (Milutin) në 1290 e 1293. Pranë monastirit ishte skela për anije tregtare, nji zyrë doganore e magazí krype. Kjo âsht arsyeja qi flitet aqë shumë ndër përmêndore të mesjetës, sidomos raguzane, për Sanctus Sergius, San Serzi ase portus Sancti Sergii de Drino (Oldrino), sërbisht Svti Srgj. Përmêndet edhe nji treg i përvjetshëm (panajir) në Shën Shirgj (1377). Mbartoheshin pëlhurna, venë Dalmatije e Italije, krypë deti et.e zhbartoheshin drû, dyllë, plumb e argjênd nga Sërbija, peshk nga Shkodra et. Zyrtarë të mbretnavet sërb ishin p.sh. nji përfaqsues i Mbretneshës Lenë, "baiulus domine regine ad portum Sancti Sergii" Bogdasha (1335). Nga depozitat e këtushme të krypës, në bazë të dekreteve mbretnore e perëndorake sërbe, merrrshin nji dhuntí të përveçme monastiret e Vraninës, Banjakës dhe Prizrenit. Në kohën e luftimevet ndërmjet Tyrqvet e Gjergj Stracimiroviqit sundonte në Shkodër e në Shën Shirgj (1393-1395) Shahini, "capitaneus Turcorum". Gjergji i dëboi Tyrqit, por qyshë në 1396 edhe këtë skelë u a dorzoi Venecjanvet. Ndër luftat e Venedikut kundra Balshës III e Despotvet sërb si liman ka pasun nji rândsí të madhe. Këtu rrijshin galerat venecjane për projën e Shkodrës e prandej në 1423 pranë monastirit ka qênë ndërtue nji mburesë e përkohshme, llagore me nji gardh hûjsh të trashë e të naltë. Në korrik të 1423-s u duk atje Gjergj Brankoviqi, i nipi i Despotit Stefan, me 8000 kalorë, por qyshë në gusht u vû nji paqë ndërmjet Venedikiut e Sërbís mu n'atë mburesë gardhi. Me këtë paqë Venecjanët mbajtën Shkodrën, Leshën, Ulqinin e Shën Shirgjin dhe Sërbt muerën Drishtin, Tivarin e Budvën. Në funt Tyrqit filluen me sulmue Shkodrën, Shën Shirgji ka përbâmë nji pikpështetje me rândsí për Venecjanët.

Tregtija lulzonte në Shën Shirgj edhe në kohën e Tyrqvet, atje u mblidhshin anijet e karvanet. Ende në 1685 ishte mbë kâmbë nji kumbonore kishe e naltë e shumë e bukur qi lante gjithë fushën. Sod kisha e Shën Shirgjit âsht nji gërmadhë e shkretë, nji ndërtesë e madhe tri sallash e tre altarësh me mure guri e tulle tue u ndërrue këta palë-palë, teprica të nji shtrese mozaiku dhe shênja fresqesh të moçme dy shtratesh nji mbë nji. Pullazi ka mbarue e mbrênda kishës rriten drûj. Në nji anë muret janë gërrye fort prej Buenës nën ta. Atje afër gjindet fshat'i Shirqit a Shirgjit.

Fusha në veri të Buenës quhej në qv.XIV e XV Zabojana (pas Buenet). Sod porti mâ i rândsishëm i këtij lumi âsht Oboti, qi gjindet në breg të djathtë e qi mundet me qênë "Scala" e qv. XV. Samrishi në breg të mângjët, dikur Samarisi, ka qênë nji çiflik i hershëm i Gjurasheviqvet a Crnojeviqvet, porse Venecjanët s'deshën me va kthye mâ atyne e kështu va falën do besnikve të vet prej familjes fisnike të Pamaljotvet. Mâ tutje në krah të djathtë âsht Gorica, banuem prej Shqiptarësh të krishtênë, Garica e Presbyter Diocleas-it, Santa Maria de Goriç de Ludrino në regjistrat e kancellarís raguzane në 1387. Asokohe këtu ngarkoheshin drú për të dërgue me anije përjashta. Mâ së mbrapmi vjen Sanctus Petri de flumine Drini (1278) dhe Ecclesia Sancti Theodori in flumine Drini (1282, 1374) e katundi Belleni (Bellani), sod Beleni ase Belaj, në breg të mângjët.

Nga an'e djathtë derdhet ne Buenë lumi Megjureç, nja 20 km. i gjatë, qi del prej lëqênit të Sashit, ky nja nji gjys'ore larg bregut të Buenës. Ky lëqê s' âsht tjetër veçse nji shtrat lumi i zgjânuem, i gjatë 500 m. e mbas shinash të fortë edhe deri në 4 km. Lugina e epër âsht moçalore e e pashëndeçme. An'e djathtë âsht pyllore, e mângjëta e xhveshtë e gurishtë me gërmadha të nji qyteti të vjetër. Këtu ishte Svaçi latinisht Suacia ase Soacia, italisht Suaço ase Soaço, selí e nji peshkopi të kryepeshkopís së Tivarit, përmêndun qyshë në 1067 e deri në 1530. Prej kohës së Nemanjës e mbrapa Svaçi ka qênë në dorë të Sërbvet, âsht rrenue në 1242 prej Tartarvet, mbandej përtrimë, por prap pat fillue me ramë para 1400-it. Njihen pare të preme prej këtij qyteti: në njânën anë kanë fytyrën e Shën Gjonit Pagzues e në tjetrën nji logjí dy podesh me kube e në majë nji pirg me mbishkrimin "Sovaci civitas". Muret e qytetit ishin në 1406 në nji gjêndje aqë të keqe qi peshkopi shkoi si i dërguem i qytetit në Venedik me kërkue lejë për "fortificare et murare locum illum", tue qênë se Tyrqit kishin fillue me plaçkitun rrethin. Raguzanët i apin peshkopit në 1413 tjegulla për të mbuluem pullazin e kishës. Në qv.XVI qyteti ishte i lânë e i shprazët. Giustiniani shkruen në 1553 se në "antichissima città della Suazzi" muret edhe pirgjet ishin ende mbë kâmbë dhe hendeqet para murevet ende lirë.". Sod katundarët e rrethit i quejnë gërmadhat "Kishat" ase "Shas", siç quhet edhe nji fshat i vorfën mohamedanësh aty afër. 3 Qëndrojnë ende muret e qytetit me dy porta: veç këtyne shihen edhe teprica të disa kishave sidhe gërmadhat e nji kishe të madhe me altar në pirg e të nji kishe tjetër me teprica pikture e me vorrin e nji peshkopi të quejtun Mark e të vdekun në 1262.

Mâ larg janë disa katunde qi përmênden në kadastrën e 1416-s me këta emna: Penetari (tash Pentari), Prekali (edhe tash ashtu), Luarisi (tash Luarsi), Reçi (tash gjithashtu). Në grykë të Buenës âsht mânjtas Polani ase Pulani (tash Pulaj), djathas nji monastir i moçëm benediktin i peshkopís s'Ulqinit, San Nicolo de Boiana ase de Drino (Oldrino) ase edhe"abadia de San Nicola de la foza de la Boiana" (foza, latinisht fauces= grykë). Kët emën e ka edhe sod nji katund shqiptar i atyshëm, Shinkolli. Dikur, sigurisht ende para mesjetës, gryk'e Buenës gjindej mâ tutje kah veriu, mâ afër Ulqinit, atje ku âsht sod lëqên'i Zogaje, në nji fushë të ngrohët e pjellore, plot me pyllë, drithna e pemë.

Gryka e Buenës e ajo e Drinit janë nja 20 km. largas. Toka qi i dán, me kodra deri 551 m. nalt, në mesjetë ka qênë e mbushun dendun me banorë. Sod âsht shkret. Në det gjindet port'i Shkodrës Shëngjin i Medvës, i përmêndun qyshë në 1336 si portus Medue, në shënimet raguzane të 1414-s "Miedua , portus Alesii", në kartën e Italjanit Benincasa në 1476 Medova. Limani âsht po ai qi përmênd Qesari në de bello civili 3 mil romakë (4 km. e gjymsë) prej Leshjet si "tutissimus portus" Nympheum.(limani fort i sugurtë i Nympheum) Skanderbegu pat kërkue prej Venedikut, edhe ky i a pat lëshue, viset Medoa dhe Vilipeje (tash Velipoja) për me mujtun me dërgue grigjet e tija për kullotë në tokë të Republikës. Kadastra e 1416-s përmênd këtu shumë katunde: Barbarossi (tash Barbullushi), n'anë të djathtë të Drinit, Chacharichi (Kakariqi), Baladrini (Balldrêni), Renisse in la Medoa (Mal'i Rrencit, 551 m. nalt, në veriperëndim të Shëngjinit).

Drîni, i quejtun edhe "flumen Lesii"(Alexii), kishte në mesjetë nji rândsí shumë mâ të vogël se Buena. Asnji lajm s'na thotë se anijet tregtare i janë ngjitun këtij lumi aqë larg sa Buenës. Krahina afër Denjës quhej Rogamania, me katundet e përmênduna ndër dokumenta me emnat: La Virda (tash Vjerdha), Lissani (tash Lisna), Dodice (tash Dodej), Medoja (tash Mjedja). Mbandej vjen krahin'e përmêndun qyshë në qv. XV në të mângjëtën e Drinit Zadrima (pas Drinit). I thojshin edhe "pian del Sati" (1459) me qytezën Sati (castrum Satti, Satum, Sat, castello di Sati), nën "monte de Satti". Qyteza e Denjës, Shatit, Sapatës dhe krahinat e Zadrimës e Rogamanís i përkitshin aso kohe familjes Zakarija e mâ vonë Dukagjinvet. Gjindet sod atje edhe nji fshat i quejtun Nënshat. Por logu kryesuer ishte Sapa ase Sapata, selija e "epicopus Sappatensis" qi varej prej kryepeshkopís së Tivarit. Popullsija e vêndit e përtrinë në 1291 qytetin e shkretuem "Sava" dhe lypën nji peshkop qi papa, mbas lutjes së kryepeshkopit të Tivarit, ja kishte premtue dhe Mbretnesha Lenë lejue. Katundet e krahinës janë të njohun mirë nga traktatet e lidhuna ndërmjet Venedikut e Dukagjinit: Aimeli (tash Hajmeli), Scaramani (Sharomani, afër Nënshatit), Fontanella et. Në 1452 ishte nji fshat qi quhej Gladri dhe lumi "fiume del Jadro", sod Gjadri. Stefan Dushani i pat falë monastirit të kryêngjëllit në Prizren nji kishë të Shën Mrís nânë e nji pyllë në breg "del Gladra" e bashkë me këta edhe katundin Zheravino, i cili në qv. XV figuron si çiflik " pronia" (feud) i familjes Zakarije. Peshkopija e Sapatës mbas 1490-s qe bashkue me atê të Sardës dhe qëndron ende sod. Mbas nji përshkrimi të 1685-s në këtë kohë shiheshin vetëm pak teprica të mureve të Sapës nën mal të Kryêngjëllit (vestigi delle sole muraglie della città di Sappa alla costa del monte detto S. Angelo-Theiner). Ky âsht mali qi sod i thonë i Shën Mhillit, me nji gërmadhë kishe. Në rrânxë të malit tregohet vêndi ku ka qênë Sapa. Nji gjyms'ore mâ përtej âsht selija e soçme e peshkopit të Sapatës, prej të cilit mvaren katholiqt e Zadrimës e të Dukagjinit, mâ se 2000 shtëpí.

Afër Leshës gjindet logu Suffada (Zufada), ku ngarkohej drû e krypë, mbas nji lajmi venecjan në 1393, 8 mil prej Leshës, Shufadaj ndër dokumenta të Princ Gjon Kastrijotit në marredhânjet e tija me Raguzanët në 1420. Këndej u përshkojshin aso kohe tregtarët për Prizren "të Zotit Despot" nëpër dheun e Gjon Kastrijotit. Tre vllaznit Balshaj e kanë datue nji letër në 1368 për Raguzanët "pranë urës së gjânë të Leshës". Ky log ka qênë ndoshta vetë Shufadaj, mbasi bash nga depozitat e Urës së Gjânë tërhiqshin dhuntí krype mot për mot monastiret e Banjskës e Prizrenit.

Gjasht'orë nën Denjën, n'anën jugore të grykës së Drinit qëndron qyteti i Leshës, i quejtun kështu prej Shqiptarvet e Sërbvet, Lissos prej Helenve të hershëm, Lissum prej Romakvet, Elissos prej Byzantinvet, në qv. XIII-XV latinisht Lessium (Lexium, Lessum), në qv.XV Alexium ase Alessium, italisht Alessio. Mbi nji majë shkâmbi 200 m. qëndron nji qytezë e moçme katërkândshe, ku mund të ngjitet njeriu vetëm nga an'e lindjes. Qyteti gjindet nën atë qytezë në rrânxë të shkâmbit. Simbas Diodorit, në vjetën 385 p.K. Denysi Plak "tyrani" i Syrakuzës themeloi në Lissos nji koloní greke. Qytez'e ksaj, e njohun nga raportet e Polybios-it, u quejt Akrolissos. Hahni shënon themele të vjetra të mureve të qytezës, prej blloqesh të mëdhá guri mbas mënyrës së murevet "qyklopike" të Heladës. Ka edhe pare të "Lissiotvet" me mbishkrime greke. Mâ vonë këtu zotnuen Ilirët. Nën Romakët Leshja ishte qyteti mâ juguer i provincës së Dalmatís, piknisja e rrugave të mëdhá kah Salona, Nishi (Naissus) e Durrsi. Gjatë luftavet me Normandët, Anna Komnena lavdron pozitën e fortë e të pambësyshme të qytezës, prej kah edhe Byzantinët në luftën e tyne kundra Boemundit i çojshin Durrsit për det ushqim e armë. Në kohën e Nemanjës nuk përmêndet Leshja, por mbrapa shpejt na del nën zotnimin sërb. Peshkop'i saj heret mvarej prej metropolitvet grekë të Durrsit, por mâ vonë kaloi n'anën e kishës latine (episcopus Lessiensis, qyshë në 1371). Ndër akte tregtije Leshja vetëm rrallë përmêndet me ndonji farë rândsije. Balshajt banojshin shpesh në këtë qytet. Në 1393 shohim qi ky u dorzohet Venecjanvet prej dy vllazënve Dukagjinaj, Progonit e Tanushit. Aso kohe Leshja quhej si "syn'i djathtë i Durrsit". Skanderbegu, kur vdiq në 1468, u vorrue në kishë të Shën Nikollit të Leshës. Kur e muerën Tyrqit këtê në 1478, çelën vorrin dhe i shpërdanë eshtnat e prinjsit të famshëm të Shqiptarvet gjithandej për talisman (hajmalí). Këtu Farlati përmênd 5 kisha: Shën Nikollit (ndoshta në qytezët), e kthyeme në xhamí, e Shën Gjergjit e rrënueme, e Shën Sebastjanit, e Sancta Maria a Nivibus ase Zonj'e Borës (depojë tyrke), e Sancta Maria ab Angeli salutatione ase Sh.Nuncjata, mbandej jashta qytetit ajo e Sancta Margarita e Sancta Maria, kishë françeskane. Tash Françeskâjt banojnë n'anë tjetër të lumit në kuvênd të Shëna Ndoit. Peshkopi katholik i Leshës, prej të cilit mvaren edhe Mirditasit, nën Tyrqín e kishte selín e tij në Kallmet. Mbrênda qytezës janë gërmadhat e kështjellit të bejlerve të dikurshëm të Leshës. Deti ndërmjet grykës së Drinit e të Buenës quhej prej Venecjanvet, edhe ndër kohna të vona, "il golfo dello Drino".

KAP. VIII
KUFÎJT E SHQIPNíS NË MESJETË1

Prej Dr. Milan Shufflay

Konferenca e Ambashatorvet përgjithsisht u muer vesht për kufîjt e Shqipnís s'ardhshme. Sulmimet e ndërmarra prej Malazezvet e Sërbvet kundra Shkodrës, kallat e veprimet e mënishme sërbe në Shqipní s'kanë mâ qyshë kaherë ndonji lidhje me luftën e Shtetetvet balkanike kundra Tyrqís, ato nuk sillen tash vetëm kundra vëndimit të Pushteteve të mëdhá, jo veç kundra parimit ethnik të theksuem në fillim të luftës balkanike prej vetë Beslidhunvet, por edhe kundra së drejtës historike të Shqipnís, pra jo vetëm kundra s'ardhëshmes, por edhe kundra së shkuemes së Shtetit qi po lén.

Për dijetarin âsht nji gjâ tepër e mërziçme, kur edhe vetëm dukën të ketë se po don me e vûmë shkencën në shërbim të politikës; prandej atij zakonisht i pëlqen mâ fort me e rrahun frytin e punës së vet në rivista shkencore e makar, në rasë nevoje, ndër fletët e posaçme të gazetave të mëdhá, por jo ndër shtyllat politike të fletoreve të përditëshme. Me gjithë këtë, nji vepër përmbi Shqipnín sod për sod natyrisht duhet të përbâjë nji përjashtim, dhe kjo vepër sidomos, përfundimet e pakontestueshme e tepër aktuale të së cilës po due me i paraqitun përsri këtu, do të shërbejë edhe me zhdavaritun do paragjykime mjaft të përhapuna, veçan me fashitun nj'ato vërshime të zbukurueme e të fryme me gënjeshtra historike të nji palë shtetistave e letrarve sërb, të cilët po kujtojnë se Evropa perëndimore shi prej tyne duhet t'a mësojë zhvillimin historik të Balkanit ! Për të mos mujtun me i u bâmë ksaj vepre munshtimi se âsht shkrue ad hoc, mjafton nga nji anë vetë lânda monumentale qi ka mbrênda, e cila ka lypun nji punim të vazhdueshëm shumë vjeç dhe pështet mbi dokumenta zyrtarë nxjerrë kryesisht nga arqivat e Naplit, Vatikanit, Raguzës e Venedikut; nga tjetra anë garantojnë emnat e auktorvet, ndër të cilët njâni (Jireèeku), shkrues'i historís së Bullgarvet dhe të Sërbvet, quhet edhe ndër sy të Slavëve të Jugës e të Rusvet mâ i miri njohës i Balkanit; dhe tjetri (Thallóczy), ai qi i ka dhânë shkas ksaj vepre, njihet mirë edhe jashta kufîjve t'atdheut të tij si kërkues i shquem e i palodhshëm i rrethit të fuqís së Shtetit mesjetuer të Hungarís në Balkan.

Rindërtim'Shqipnís mesjetore (paratyrke) duhet të përbâjë edhe nji pikpështetje arqimedjane të vërtetë për të çinteresuemit në gjykimin se cili âsht bash minimumi objektiv i kufîjve të Shqipnís s'ardhëshme dhe se pikpamja e kujt i afrohet mâ tepër postulateve t'objektivitetit; e jo vetëm të mbëshojë mbi kupën e pesharit me s'dij ç'farë peshet. Kjo âsht edhe ana mâ interesante e ksaj vepre.

Ethnos-i i Shqiptarvet âsht shumë i lashtë edhe mâ i qëndrueshmi i sinisís balkanike. Gjatë mâ se njimijë vjetsh ai ka qênë pjestar i të njâtit fat me racat slave e helene qi sod janë tue gzue lirí të plotë. Në kohën paratyrke Shqipnija eksistonte kamot, ndonse jo si nji tânsí politike, por prap se prap eksistonte si nji koncept gjeografik e ethnik paralelisht me konceptin politik të Bullgarís e të Sërbís, tue lânë mbë nj'anë Malin e Zi, i cili nga pikpamja historike mund të quhet si nji bir i bastardhuem i Shqipnís.

Shqipnija âsht formue në mesjetë mû si Bullgarija e Sërbija, sado qi lânda ethnike e saj âsht tepër e vjetër. Kjo âsht nji krijesë thjesht mesjetore, koncepti shkencuer i së cilës kishte mbetun me u themelue vetëm tash mbi trollin e gjithë lândës historike qi i përkiste pjesës perëndimore të gjysishullit balkanik. Karta e Shqipnís mesjetore qi gjindet e ngjitun në të parin blê të veprës âsht përfundim'i nji punimi, të cilit âsht dashun me i kushtue nji kujdes të madh. Elementat e methodës shkencore të përdorun për tê janë tregue në parathânje e atje do të shihet se koncepti shkencuer dhe kufîjt e vizatuem kartografisht të Shqipnís mesjetore janë nji resultante qi del themelisht nga nji komponente kryesore dhe katër komponente të dorës së dytë. Komponentja kryesore përbân historín e zhvillimit të këtij koncepti në mesjetë, domethânë nj'atë shumicë paraqitjesh, shpesh herë mjaft të gabueme, qi gjinden te Grekët, Sërbët, Napolitanët, Raguzanët e Venecjanët e mesjetës për sa i përket gjânsís gjeografike të Shqipnís. Katër komponentet e dyta përfshijnë së pari vëndosjet e vjetra shqiptare, së dyti caktimin e sferave të fuqís së princave të vogjël, por thjesht shqiptarë, së treti kufîjt mesjetorë të qarqevet kishtare, dhe mâ në funt konfiguratën toksore.

Emn'i fisit të motshëm ilir t'Albanvet përmêndet në kohën imperjale të Romës, por mbandej zhduket krejt e vetëm në qv. XI del prap në shesht ndër burime byzantine dhe shi si emën i banorvet malsorë ndërmjet Shkodrës, Durrsit, Ohrit e Prizrenit me qytezën e Krujës në qêndër. Prej këndej ai emën shtrihet dalakadalë tue mbetun ethnikisht i patrazuem. Raban-i i Sërbvet në qv. XIII âsht shumë mâ i madh se Arbanon-i i Byzantinvet në XI. Ai përfshîn po nën të njâjtin emën dhe popullsít e Pultit t'epër e të poshtër qi shtrihen ndërmjet bregut linduer të lëqênit të Shkodrës e Drînit të Bardhë. Në të njâjtën kohë, veç, ase pak mâ vonë (1255) Arbanon-i i Byzantinvet âsht nji koncept me nji aftësí të veçantë zgjânimi kah Juglindja. Edhe kah Juga emn'i Shqipnís ka çamë rrugë qyshë herët, sepse princi shqiptar Karl Thopija, i cili e quen veten në 1381 "Zotnija i gjithë Shqipnís", zotnon ndërmjet lumit të Matës e të Devollit (Dieval, Semeni). Kështu spjegohet qi në dokumentat raguzanë të qv. XIV Shën Shirgji (Sird_i) në breg të Buenës, n'ata të qv. XV Tivari, kuvend'i Rtacit (Rotezo), deri Lustica pranë Katorrit shënohen si vise të Shqipnís dhe qi në përshkrime venecjane po t'atyne kohnave Shqipní quhet qyshë prej Ulqini deri në Vlonë.

S'ka dyshim qi fis'i Albanvet, së paku në mesjetë, rronte me grumbullime kompakte në gjithë nj'atë tokë qi merrte emnin prej tij, n'Albaní, me qytetin e Krujës për qêndër. Po të pranohet kjo bazë, atëherë edhe kufîjt e Shqipnís mesjetore mund të caktohen me nji përpikní të mjaftueshme; sidomos po të merret para sysh sfer'e fuqís së secilës familje fisnike thjesht shqiptare, zotnim'i të cilavet, tue qênë aq'e spikatun ndiesija e fisit ke Shqiptarët, vetëm në rreth shqiptar mund t'ishte i qëndrueshëm. Pra kur burimet mesjetore na ndiçojnë fare qartas e jashta çdo dyshimi, tue thânë se në qêndër me qytetin e Krujës në qv.XIII zotnon për shumë breza (Progon, Gjin, Mitër, Golem) nji skotë thjesht shqiptare gati e pamvarun e rreth ksaj qêndre në Veri familjet Dukagjin, Suma, Jonima, Dushman, në fushë gjatë bregut të detit e në Jugë Matarango, Thopija, e Muzaqi gjithashtu; kur shihet sheshit se prej Shkodre e përmbi Koplik deri në Tuz mbërrîjnë grumbullime kompakte Albanësh dhe se Raguzanët raportojnë në qv.XIII sulmime Shqiptarësh mû në breg të Cemit (Cevna), kur prej dokumentavet sërbjanë merret vesht kthjellt se ndërmjet Vlonës e dy Drinjvet mbizotnojnë fiset shqiptare e prej burimesh greke edhe se Dibra âsht ethnikisht shqiptare, kur në qv.XIII rreth Vlonës banojnë familje fisnike shqiptare shumë të greqizueme, atbotë mundet njeriu me besue e me pohue qi koncepti gjeografik i Shqipnís mesjetore, ashtu siç âsht zhvillue deri në qv.XV, ishte për njimênd nji koncept ethnik par excellence e se pra ishte bloku auktokton shqiptar-ethnik qi mbushte materjalisht kufîjt e këtij koncepti.

Koncepti gjeografik-ethnik i lemë në këtë mënyrë, âsht fisikisht nji vênd i damë prej fqinje të vet gjithkund me kufîjtë natyrshëm gati të papremë. Ky vênd âsht përgjithsisht ai që Romakët quejshin Illyricum proprium , por edhe mâ mirë Epirus nova i Grekvet, Thema Dyrrahachion e në fillim Dukat'i Durrsit i Venecjanvet. Kufîjt e tij bien bashkë me ata të kryepeshkopís së Durrsit qi në qv. X kishte mâ se 15 sufragana, dmth. ata të Stefanaskës (në Mat), Kunavís (në breg të Matës), Krujës, Leshës, Djoklés (afër Podgoricës në breg të Moraçës), Shkodrës, Drishtit, Pultit, Glavinicës (afër Vlonës), Vlonës, Ulqinit, Tivarit, çermnikës (Cernik, afër Elbasanit); Beratit e Gradacit (afër Vlonës). Âsht e vërtetë se në qv. XI Tivari qe damë nga Durrsi e pat shkuem me Kryepeshkopin e Raguzës, por mbas nji grindjeje të gjatë me këtê u bâ vetë kryepeshkopí përmbi Shkodrën, Drishtin, Ulqinin et. Përveç parimit ethnik, arsyeja qi na s'e përjashtojmë Tivarin (qi sod âsht nën Malin e Zi) nga koncepti gjeografik i Shqipnís mesjetore qëndron në këtë rrethanë kishtare e gjithashtu shkaku për të cilin nuk mund t'a quejmë shtratin e Buenës si kufî të Veriut bregdetuer.

Mbas gjithsa u tha deri këtu, koncepti shkencuer gjeografik i Shqipnís mesjetore mund të përcaktohet shkurt kështu: Shqipnija mesjetore âsht katërkândshi Tivar-Prizren-Ohër-Vlonë. Por kufîjt e saj mâ të përpikët shkojnë përmbi Tivarin nëpër qafën e Sutormanit e shul përmbi lëqênin e Shkodrës e në Moraçë. Mbasandej gjatë Cemit (Cevna) përpjetë deri ke burim' i këtij, nëpër Prokletí, malin e Kakinjës (Nyja shqiptare) dhe burimin e Valbonës te lum'i Erenikut 2. Nën Gjakovë kah Drin'i Bardhë mbi Prizren, Lumë, Drî të Zi, dmth. nëpër vargun e malevet qi zgjaten paralelisht mbi luginën e Drînit n'anën lindore deri ke lëqên'i Ohrit, mbasandej mbi bregun linduer të këtij lëqêni e në Devoll 3 përpjetë lumit të Tomorricës e kah Osumi nën Berat, Osumit përpjetë, te Përroi Sels e në bërrylin krysuer të Vjosës, prej këndej në Shushicë nën Vlonë ku mbërrîjmë n'Adrijatik. Nji rreth qi do të kishte për rreze vín Krujë-Vlonë përpiqet shumë herë me këta kufîj dhe i merr të gjithë mbrênda.

§§§

Konferenca e Ambashatorvet i caktoi kufîjt e Shqipnís s'ardhëshme. Auktor'i këtij artikulli natyrisht nuk e din vín e vërtetë të tyne. Nji gjâ din ky, qi krijim'i nji Shqipnije të rrueshme âsht i nevojshëm, dhe tue u pështetun mbë këtê ai mundet me thânë qetsisht qi bërthamën e Shqipnís s'ardhëshme mohamedane-katholike mund t'a formojë vetëm Shqipnija historike Tivar-Prizren-Ohër-Vlonë, nga e cila s'ka si përjashtohet kurrsesi Shkodra. Shqipnija, qi sundimi tyrk e ka çue shumë poshtë në rrafshin e zhvillimit të naltë të jetës së saj mesjetore, duhet të përtrihet në konceptin gjeografik, ku dikur reflektohej gjithë bota balkanike si në nji monade leibnizja.

KAP. IX
Gjêndja kishtare e shqipnís paratyrke 1

Prej Dr. Milan v. _ufflay

(Përkthyem pjesrisht nëpër tê)

Sikurse ethnikisht, politikisht, e kulturisht, gjithashtu edhe nga pikpamja kishtare, Shqipnija âsht nji zonë kufîtare e pashoqe. E aqë mâ fort ka hije me e vizatue nji profil të saj nga kjo pikpamje, qi formimi i përgjithshëm i themelit shpirtnuer ka shkue këtu qyshë në kohnat mâ të parat thuejse fill e kundruell drejtimit politik të pandërrueshëm. Mâ vonë, veç, kotherja dyfishore byzantine e pushtetit të perëndorís e të patrijarkís, qi dalkadalë kishte fillue me e mbulue Shqipnín, në shumë rasa si Italín e Jugës, kjo kothere u dërmue pa i a damë prej Perëndimit ku me forcën e armvet e ku me veprime të ndryshme të papnís. Nën ndikimin e parë të Perëndimit e nëpër kontaktin e vazhdueshëm me Romën u krijue prej elementit roman që nga Quarnero e deri në Durrës nji mburojë e gjallë katholike, qelzat plot jetë të së cilës mundën, ndër rrethana të favorshme, me shtimë në veprim materjalin heterogjen hërvat e shqiptar deri thellë ndër krahinat e mbrêndshme, madje në të XIV e XV qv. me matarue me meshtarë shqiptarë të tânë Dalmatín jugore; nji mburojë qi me mundimet mâ t'ashprat u bâni ballë sulmimevet t'orthodoksizmës dhe pati vetëm nji çallatë sërbe, ndonse tepër të fortë, në drejtimt Prizren-Katorr (në Mal të Zi të sodshëm) e nji përmbytje të vazhdueshme greke në Durrës. Historija e peshkopivet katholike të nguluna shpeshtas gjatë zonës çame (prej Sërbvet), veprim'i peshkopvet të djoqezeve të vjetra në Shkodër, Sardë, Ulqin, Drisht, themelimi e manovrimi ballë për ballë me rreziqe nga mâ të fortat i kryeshkopís së Tivarit e roli ndërmjetsuer diplomatik i saj, krijim'i kryepeshkopís eksotike të Krajinës, fuqít e padukshme të Perëndimit në Durrës, qi përkrahash me metropolitët grekë mbajtën mbë kâmbë këtu papremas nji arqidjakonat latin e në qv.XIII mbërînë deri n'eksistencën paralele të dy peshkopve katholikë e orthodoks, ngrehja e nji vargu peshkopísh ndër krahinat e mbrêndshme të Shqipnís: Sapa, Baleco, Denja, Kunavija, Skampa-Çermnika-Vrego e deri kah Prizreni e Ohri, nëpër të cilat në gjymsën e dytë të qindvjetës XIV, dmth. mû në parambrâmjen e pushtimit tyrk, leu nji kohë e shkëlqyeshme katholiqizme; këto janë pikat e patundshme mbi të cilat duhet t'i sjellim syt t'anë, sepse këto përbâjnë nji ndihmesë të rândsishme për historín mesjetore të botës.

Por lufta njimijvjeçare ndërmjet papnís e Byzancit në tokën shqiptare s'ka marrë gati kurrë nji formë tepër t'ashpër. Popullsija tepër e përzieme e qytetevet, dygjuhsija e Durrsakvet, shkathtija e katholiqve të qytetevet në shërbim të princavet orthodoks, politika shekullore, antibyzantine e mbretnavet sërb, mâ në funt ndiesija racjale tepër e fortë qi qëndronte përmbi atê të fés ndër Shqiptarët përgjithsisht dhe egoizma e madhe e aristokratís së vêndit nuk e lanë zellin fetar, qi mbase mund t'ishte, me u bâmë fanatizëm. Nga fanatizma fetare qi ndoshta edhe mund të ketë krijue mësim'i vjetër i koranit e propaganda moderne katholike ndër Shqiptarët e sodshëm, në mesjetë s'ka pasun ndonji shênj. Përkundrazi shpesh u dojshin injekcione prej anës së papës për t'i vûmë në beft Shqiptarët katholiq kundrejt orthodoksizmës, rândsin dhe anthitesat e së cilës ata s'i kanë ndie kurrë aqë thellë. Vetëm rreziku tyrk qi kishte hymë thellë në shpirtin e aristokratís bâni për do kohë prej Shqyptarvet nji mburojë të kuptueme të katholiqizmës kundrejt islamit dhe i bâni këta me harrue për nji kohë të gjatë çdo kundresht me vllaznit bashkluftues orthodoks. Me gjithë këtê, deri vetë Skanderbegu qe për do kohë mohamedan dhe mbas dekës së tij nji shumicë aristokratësh u kthyen gjithashtu në fén myslimane. Kjo edhe në mes të popullit u shtri mâ shpejt e mâ lehtë se në Bullgarí, në Sërbí ase te Grekët.

Të përhapunit e kristjanizmës n'Illyricum i përket historikisht të parit shekull të ksaj feje. Shênjat e paganizmës ilirjane u zhdukën fort shpejt tue u zvëndsue me motiva të krishtêna prej të dy kishavet ase tue u shkrimë me ata të paganizmës slave. Ndër burimet e mesjetës gjinden fare pak mbetuní pagane, edhe këto fosile pagane të përzieme në folklorën shqiptare mjaft të pasun mund të spjegohen me nji metodë krahashimtare shumë të thellë si specifikisht shqiptare, sepse s'ka dyshim qi Shqiptarët, për besimet popullore të tyne, janë gjindun nën nji ndëkim të vazhdueshëm e të shumfijshëm prej anës së paganvet slavë të mëvonshëm. Zakoni qi kanë Shqiptarët me flijue shtâzë në themel të nji ndërtese të madhe, u përket elementave të përbashkët të paganizmës së vêndevet balkanike. Gjithashtu e njohun në krejt Balkanin âsht gojdhana qi dikur në vênd tështâzveubâjshinflínjerëz( f.188-191)(................)

(................................).

Në kohën e ndërmbretnimit katholik në Durrës, kshilli kanonik (kapitulli) dhe abatët benediktinë të këtij qyteti me rrethet e tija u përpoqën më sukces me e tërhjekun Shqipnín e mesme me dynastín e vet e me peshkopin e Krujës (Arbanum) n'anën katholike. Kjo punë duel aqë mâ e lehtë, tue qênë se Kruja kishtarisht duket të ketë qênë nji minjaturë e Durrsit. Edhe atje kleri latin gjindej i kryesuem prej nji kryeprifti të mvarun te peshkopi orthodoks. Veçse edhe Kruja, tue ndjekun paralelisht me Durrsin zhvillimin e ndodhivet politike, hyni nën ndëkimin magnetik të mâ të famshmit kryepeshkop t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (1217-1234), qi ishte nji ndër mâ të fortët kundrështarë të Romës. Kishat peshkopore të Jugës qi dikur mbaheshin me Durrsin ishin aso here papremas nën jurisdikcjonin metropolitan të tij. Në 1250 u bâ edhe nji sprovim nga Veriu për t'i a shkëputun orthodoksizmës Shqipnín e mesme. Këtë herë qe kryepeshkop'i Tivarit Gjon de Plano Carpini, ai qi kishte vûmë papën në beft për peshkopin e Krujës e shumë meshtarë tjerë të ksaj province, sidhe të Pultit e të Kunavís. Të gjithë këta qenë vetëm parashkuesa, relativisht pa rândsí të së tretës perjodë formimi qi u zhvillue me pushtimin e Durrsit, Krujës e Vlonës (1272) prej anës s'Angjovinve (f. 210-211)(...............).

Bashkë me Durrsin edhe qytetin e Krujës tekembramja e fituen Katholiqt, me gjithë qi Angjovinët e humbën shpejt edhe atê. Peshkop'i Krujës kishte hymë edhe parandej shumë herë në marrdhânje me selín e Romës si "episcopus Arbanensis". Tash duket se emn'i dyfijshëm (grek edhe latin) i ksaj peshkopije ka shkaktue ndërlikime e vështirsina, të cilat Angjovinët menduen me i largue tue kërkue në 1279 prej papës qi të krijonte nji peshkopí romane të posaçme për qytetin e Krujës. Bashkë me këtê mbet mbë kâmbë edhe peshkopija katholike e Arbanumit tue e ngulun selín e vet, si duket diku në nji kuvênd t'asaj krahine.

[Në qv.XVII peshkopi i djoqezave të bashkuem të Krujës e Arbanumit e kishte selín "non longe ab Croia in pago Corbini, ubi templus est. S.Venerandae e solido lapide conservatum" ( jo larg prej Krujet në katundin e Kurbinit, ku gjindet (âsht) tempulli i Shna Prendes i ndërtuem me gur të plotë) (Farlati, 7, 205; Acta Alb. 1, 48). Në qv.XV ky tempull ishte nji abatí benediktinësh, ndoshta i njâjtë me kishën e soçme të Shën Mrís në rreth të Krujës, e cila, simbas gërmadhave sod të rrethueme me nji gardh të dêndun qiparizash në nji vênd krejt të veçuem dhe larg nga çdo udhlidhje, ka qenë nji prej kishavet mâ të bukurat e të mëdhajat qi ka pasun Shqipnija në mesjetë, e ndërtueme në stil roman. Ippen-i kallzon se katholiqt e atjeshëm mendojnë qi kjo ka qênë kathedralja e peshkopit të dikurshëm të Krujës, por mâ drejt, t'Arbanumit. Edhe shënim'i Jorgës (Notes, 2, 25, N.5) qi përmênd nji "archipresbyter ecclesie S.Alexandri in Basilikano Arbanensis diocesis" në 1426 tregon se këtu ka qênë nji selí peshkopi.]

Âsht e vërtetë se i pari peshkop i veçantë i Krujës, Romanus, qe dëbue shpejt prej Byzantinvet dhe rronte (1286-1295) si pensjonist i Angjovinvet bashkë me peshkopin e Vlonës, gjithashtu të dëbuem, në kurí të Romës e t'Anágni-t. Por me gjithë këtë, papnija qe forcue aqë fort në Shqipní të mesme e të Veriut, qi aty e mbrapa mundi me qëndrue në rrugë të vet edhe pa nji përkrahje politike (f. 213-214)(...................).

Me të ramen e parë të Krujës në 1415 peshkopit të saj i u desh me u shpërngulë andej. Mbas ksaj date ai duket i mvarun prej kryepeshkopit t'Ohrit. [Në 1425 përmêndet "Croensis ecclesia olim sub archiepiscopatu Dyrchachino" ( Kisha e Krujës dikur nen arqipeshkvijën e Durrësit)] (Farlati, 7, 415). Në librat provincjalë të kurís e natyrisht edhe ndër regesta e libra detyrimesh del në gjymsë të qv.XIV nji peshkop i "Croacensis, Croyacensis" nën kryepeshkopin e Spalato-s. Në 1476 përmêndet i damë, në 1524 prap me Spalaton. Ky emën i përmêndun ndërmjet 1498 e 1534 si Crojacensis, Crojatensis e deri në Crajonensis" haptas për nji peshkop "in finibus Turcarum et Venetorum in Epiro" (Nder kufij të Tyrqve e të Venedikasvet n'Epir) nuk mund të jetë veçse për atê të Krujës. Për t'a forcue mâ tepër këtë mendim, vjen edhe nji rasë e veçantë me përmêndjen e peshkopit Gualterius si "episcopus Croensis" (1400) dhe të nji "episcopus Croacensis"(1425)( f.218-219).(.................... ...............................).

Si kryepeshkop i tretë i Krajinës del në 1454 nji burrë me talent të shquem e me nji ambicje të pakufishme, pa dyshim nji Shqiptar verijak prej familjes së parë të Dushmanit në Pult. ["Cognomento Dussius" thotë Farlati, 7, 240. Ky mbiemën, mbas mendimit t'em, âsht nji mbërrudhje ase ngatrrim nga Dusmanus, qi âsht emn'i gjyshit të zotnís së Nënpultit në qv.XV. Prap te Farlati (7, 270) përmêndet nji peshkop (1427 deri 1446) me emnin Dussus, qi Eubel (1, 424) e quen Dusmanus 2. Ça shkruejnë bijografët e vjetër të Skanderbegut mbi origjinën e Palit prej familjes Angeli të Drishtit, ndonse s'ka mundsí të kontrollohet, sigurisht âsht gabim. Sepse mund të merret si gjâ e saktë qi këtu ka nji trazim ndërmjet këtij Pali e bashkëkohsit të tij Palit qi ishte kryepeshkop i Durrsit në 1460-1469 dhe mik intim i Skanderbegut. Me 20 dhetuer 1478 senat'i Venedikut i caktoi nji pensjon të përmuejshëm prej 6 dukatësh për shërbimet e shqueme të tija "Pjetër Angjëllit nga Drishtit, nji të vllait të të ndjyemit kryepeshkop të Durrsit qi ka vdekun në shërbim të komunes". Pra kryepeshkopi Pal bánte, po, mbiemnin Angelus, por tue qênë qi para se t'u bánte kryepeshkop ishte kryegjakue po në Durrës, duhet pranue qi ka qênë durrsak i lemë e qi prandej kishte shkue jo ai nga Drishti në Durrës, por i vllai Pjetri nga Durrsi në Drisht, ku prej tij mbandej rrodh familja e Angjëjvet, e cila qyshë në qv.XVI i dha vetes titullin dukë (ducibus Drivasti).]

Pali ishte në 1440 famullitar i Sh. Agustinit në Treviso nën Venedikun, mbandej u emnue peshkop i Svaçit e në 1446 i Drishtit. Në 1452 kur u shthronsue i pari kryepeshkop i Krajinës gjindej në Romë dhe në korrik t'asaj vjete e dërgoi papa si legat në Shqipní për të gjetun mënyrën me pajtue Skanderbegun me familjen e Dukagjinit. Dy vjet mâ vonë u bâ kryepeshkop i Krajinës tue mbajtun edhe mbarshtimin e djoqezit të Drishtit. ( 225-226)(...........

................................).

Prashtu, shi para invadimit tyrk, mburesa e madhe katholike n'Adrijatik qe thye plotsisht dhe prej pjesës orthodokse të Zetës, dikur historikisht e ethnikisht të lidhun ngusht me Shqipnín, s'vonoi me lemë nën Crnojeviqt nji Mal i Zi thjesht slav. Mburesa shqiptare qyshë në të XIV qv. u bâ nji ishull katholik. Çallata kishte fillue prej Katorri, ku kisha ordhodokse ka qëndrue deri në ditt t'ona; çau rrugë mbandej përmbi lëqênin e Shkodrës e gjatë Drînit, nëpër hingën hydrografike të Lumës, vojt e u bashkue me grumbullin orthodoks të gjysishullit balkanik, pararojët e të cilit faqe Shqipnís ishin: në Lindje peshkopij'e Dibrës, Struga, qi i përkiste monastirit të Shën Mrís nânë n'Ohër, dhe Ohri vetë me nimbin e tij të mrekullueshëm, monastir'i famshëm i kohnave të lashta Shën Naumi në breg të lëqênit, "nji vênd për ândrrim e gzim artistik", dhe peshkopij'e Mokrës në perëndim të lëqênit, qi ka qëndrue deri në 1761; në Jugë peshkopij'e Beratit me monastrin e Shën Mrís nânë, shumë të nderuem prej gjithë despotvet grekë të qv.XII-XV, monastir'i Shën Gjonit afër Elbasanit, i përtrimë në 1381 prej Karl Thopís, mâ në funt Vlona me princat e vogjël sërb, me popullsín e saj, shumica greke, dhe monastir'i Zvërnecit qi ka qindrue deri sod te bishti Linguetta.

Por edhe në zonën katholike shqiptare, mû në Durrës, ka qëndrue mbë kâmbë deri në zotnimin venecjan nji ishull orthodoks. Mbas zhdukjes së Kryepeshkopit në mes të qindvjetës XIV, mbesin mbrênda e jashta qytetit, plotsisht t'organizuem, dignitarë tjerë të pentadavet gjerarqike orjentale, priftën shekullarë të martuem, monastire e kisha orjentale qi, si duket, mbërrîjshin deri në djoqezin e Arbanumit. Sigurisht nji i këtilë ka qênë monastir'i Sh. Todrit pranë detit në Durrës. (.....)

Shkrimi grek e madje edhe institutat greko-orthodokse kanë pasë depërtue edhe mâ thellë ndër disa rrypa të veçuem të Shqipnís së mesme si prej Durrsi ashtu edhe prej Jugës orthodokse; kështu qi na, nën Gjergj Kastrijotin (Skanderbegun), të parët e të cilit, tue u përshkue nëpër nji lambik slavo-orthodoks, kishin kalue prej nji greqizme të thjeshtë deri në nji katholiqizëm shqiptare e ai vetë pat qênë për do kohë edhe mohamedan, shohim fenomenin e çuditshëm qi ambashator'i tij n'Oborrin e Mbretit t'Aragonvet, peshkop'i Krujës Stefani, në 1451 nënnshkruen me gërma greke nji traktat të rândsishëm të shkruem latinisht, ndërsa do dheta vjetsh mâ parë (1417) abat'i kuvêndit të madh benediktin të Shën Lleshit në Mat e quen veten në Venedik "protosyncellus (prôtosyggellos)". Fenomene, këto, qi tregojnë nji zbutje tepër të çuditshme të kundreshtevet kryesore të dy kishavet mû në zêmër të Shqipnís rreth Krujës dhe shi para pushtimit tyrk.

Pra tue pasun para sysh nji gjêndje të këtilë, njimênd nuk âsht për t'u habitun, nëse elementi katholik shqiptar aq'i vjetër në kohën paratyrke, për sa i përket besimit, u gjind dy herë para lëkundjesh të forta. Në periferí, në Dibër, Berat, Vlonë, elementin shqiptar e thithi orthodoksizma krejt nj'ashtu sikur ka ndodhun n'Ohër. Nji aristokrat shqiptar, Progon Sguros, përmêndet këtu në 1295 si ndërtues i kishës së Shën Kelmêndit; po ky ka përtrimë edhe kishën e Shën Mrís s'Ohrit. Nji i shtëpís princore të Gropajvet, qi së pari kanë qênë sigurisht katholiq e qi në 1273 sundojshin malsít para pushtimit tyrk, përmêndet si i mbrapmi zotnues i krishtênë i Ohrit, natyrisht i grekosun e orthodoks. Në zêmër të Shqipnís ndëkimi grek ka pasë mbërrimë në kulmin e vet nën Epirotët mbas ramjes së parë të Stambollit.

Shkunorzim'i Grigor Kamonës grek me të bijën e Princ Gjinit t'Arbanumit i pëlqyem prej Demetrios Chomatianos-it dhe martes'e tij me të vén e të vllait t'atij princi janë prova të fitimit orthodoks. Me gjithë këtê fortesat katholiqe të kuvêndevet benediktine zûnë rrânjë mirë këtu e propaganda e papve të Romës nën Angjovinët i a mbërrîni shpejt me e bâmë për vete aristokratín shqiptare qi eventualisht mund t'ishte ftohun. Kështu qi në 1219, në vjetën e kryengritjes kundra Sërbvet, aristokratij'e naltë shqiptare prej Vlone e deri në Ulqin (Muzaqt, Matarangajt, Arjanitajt, Blinishtajt, Jonimajt) në dekretet papnore titullohen "dilecti filii" e "viri katholici". Vetëm nji farë "Radislaus comes Albanie" quhet thjesht "nobilis vir", gjâ qi na lên me kuptue edhe se ky Slav i përkiste ritit grek të zonës së thyeme mbi Buenë.

Këtu në zonën e thyeme ndikimi kishtar sërb ka shkue tue u shtue paralelisht me ndëkimin politik, por edhe mbas teposhtes së Nemanjidvet prap se prap nji fuqí pat mbetun edhe pat shkaktue nji lëkundje të dytë konfesjonale qi dalkadalë qe përhapun në tânë Shqipnín. Balshajt e ndiejshin veten trashigimtarë të mbretnís së Dushmanit gjithashtu si Lazareviqt e Brankoviqt. Ata ishin themelisht gjithaqë orthodoks sa farefis'i tyne prej Zete, zotnija i Vlonës Mrksha Zharkoviq (1394), vetëm nga nji herë (1369, 1391) katholiq kur u a donte puna, sikur në luftën e tyne kundra rivalit Thopija. Këta, sidhe Dukagjinajt, ndërmjet Leshës e Fandit, Dushmanajt në Nënpult, Spanajt në Shkodër e në Drisht, Zotnít e Përlatit, Muzaqajt e Arjanitajt në Tomorricë e në Myzeqe rreth Beratit mbetën katholiq deri në zotnimin tyrk kur qenë të shtrënguem ndo me ikun n'Italí ndo me u bâmë myslimanë. Gjergj Thopija quhet prej Vencjanvet shprehimisht "princeps catholicus", dhe sado qi thirret prej Papës Bonifac IX (1391) "iniqiutais filius", këta ndodh vetëm për shkak se ai mbahej me antipapën Këlmênd VII. Kastrijotët në brezin e parë të tyne pranë Oborrit t'Aleksandrit, zotnís së Vlonës e të Kaninës, në 1367 ishin sigurisht ende orthodoks e menjiherë në brezin e dytë i gjêjmë në zêmër të Shqipnís rreth Krujës e mâ fort katholiq, ndërsa Gjon Kastrijoti del për herë të parë ndër dokumenta (1407) si projës i peshkopís s'Arbanumit. Por nga nji anë lidhjet familjare direkte e indirekte të gjith këtyne familjeve me shtëpít princore orthodokse shqiptare, sërbe e greke si Balshiqt, Lazareviqt, Brankoviqt, Crnojeviqt (Gjurasheviqt), Zharkoviqt, Kropas-it, Paleologët, po madje deri me perëndorët e Byzancit; e mb'anë tjetër titujt byzantinë (sebastos, protosebastos et.), me të cilët u krenojshin deri pasardhsit e mâvonshëm të shpërngulun n'Italí; mbandej anmiku i përbashkët tyrk dhe mâ në funt fakti qi mbas zotnimit të Sërbvet dhe princat katholiq shqiptarë përdorshin në marrdhânjet e tyne diplomatike gjuhën e shkrimin slav, të lidhun aqë ngusht me kultin orthodoks, ndërsa në Jugë e rreth Durrsit shkrimi grek ishte i zakonshëm edhe ndër shekullarë, të gjithë këta ka shërbye me e zhdukun prej aristokratís shqiptare të qv.XIV e XV paduresën fetare kundrejt orthodoksizmës. Përkrundazi, kjo aristokratí duket me pasë bâmë mâ të shumtën nji jetë konfensjonale amfibjane e me qênë vërvitun rreth nji qêndre qi ka mujtun me i sigurue mâ së miri interesat e çasme të saja. Në 1414 papa lavdron zotnít e Sapës e Denjës, Koja Zakarín, pse kishte lânë "sektin slav e shqizmatik" e ishte bâmë katholik, por shi e motra e këtij, Boja (Bola) protestonte (1456) sepse papa i kishte dhânë kishën e Shën Mrís nën Dênjë nji prifti latin. Kështu ndodh edhe qi Karl Thopija, në nji kodex të përkthyem sërbisht prej Gjergj Hamartolos-it shënohet me formulën e zakonshme të princavet orthodoks. Kallogjerët e monastirit Chilandar ruejnë nji dokument të vjetës 1421-1422 (6530), ku Ivan (Gjon) Kastrijoti me katër të bijt i falin atij monastiri dy katundet Radostina e Trebishte. Disa aristokratë shqiptarë, nji Arjanit dhe dy nënpunës (èelnik) t'Oborrit të Skanderbegut, Rajan dhe Dimitër gjinden të shënuem në nji përmendore sërbe-orthodokse. Simbas traditës së qv.XVI, "i vllai Skanderbegut Reposhi ka bâmë nji jetë shêjti dhe ka shkue e dekun në malin e Sinait si mungar" [Muzaqi te Hopfi, Chroniques 295].

Ndër kushte të këtila, natyrisht përkrahja qi i epte pushteti politik kishës katholike në Shqipní s'ishte nji natyre e qëndrueshme e gjithmonë e njâjtë. Ajo ndryshonte simbas kohës e vêndit e varej edhe te ndëkimi perëndimuer. Marredhânjet personale të prelatvet katholiq me pushtetin shekullar (veç Byzantinvet në Durrës e në Vlonë) mund të quhen përgjithsisht të mira, edhe mbas krijimit të kishës autoqefale sërbe. ( f.236-242) (.....)

Edhe në bisht të Muzhlit (Kep'i Rodonit) gjinden kuvênde t'ishullueme qi ndoshta heret kanë qênë të benediktinvet:Sh.Anastasja përmêndet për herë të parë në 1324, Shën Mrija në 1418. Mungarët e këtushëm, nga shkaku i prevet detare, ishin në nji gjêndje të vështirë, mû si ata të Tremitit. Kûvendet në qv.XV mbetën shkret. Në kohën e Skanderbegut kuvênd'i Shën Mrís del me pasë qenë nën zotnim të Klarisavet edhe i përtrimë. Monastiri qëndron mû në bregt në nji gropsinë të vogël edhe përbâhet prej nji kishe me kumbanaren, vorrezve, nji sallë me hângër, nji për me flêjtun, baçash, zabelash dhe ndërtesash për punë. Në 1488 vu lëshue françeskanvet, në kohën e re u bâ selí e provincjalit, mbandej u la prej fretnet e mâ vonë prap u zû. Kisha i kushtohet Shëna Ndoit, âsht e ndërtueme me qemer gjysrrethuer në stilin roman dhe nji ndër monumentat mesjetorë të Shqipnís nga mâ të bukurit muret e saja qi kanë qênë krejt të pikturuem, sod mjerisht janë të lyeme me këlqere. Edhe monastiri orthodoks i Shën Gjonit qi gjindet ndër malet e Elbasanit në luginë të nji krahu të Shkumbînit, së pari ndoshta u përkiste benediktinvet; ky âsht i famshëm për mbishkrimin tri gjuhësh të princit shqiptar Karl Thopís (1381), i cili ka pasë ndërtue atje, nji kishë të re në stil byzantin, qi âsht ende sod, në vênd t'asaj së vjetrës qi ka qênë rrafshue për tokë prej nji tërmeti.(f. 275)(..)

Në kohën e Skanderbegut krejt urdhn'i benediktinvet ka luftue kundra pushtimit të Tyrqvet mû ndër radhët e para. Simbas Bardhecit proj'e Stefigradit kanë qênë ndër duer të nji abati të Shën Lleshit në zonën e Matës, i cili ishte prej familjes së zotnive të Përlatit.Por qyshë në qv.XIV për kët'urdhën pat fillue teposhtja. Në 1356 abatij'e Shën Gjonit në Drisht qe rrenue krej prej orthodoksvet; në monastirin e Shën Nikollit të Drînit në 1346 s'kishte mâ farë kuvêndi e mungarët u sillshin posht'e përpjetë krejt të lirë. Veçse humbja qi pat kisha katholike kështu pak nga pak prej fuqís shkathtore të saj në Shqipní, u vû në vênt deri diku prej urdhnave tjerë, prej dominikanvet e sidomos prej françeskanvet. Qyshë në gjymsën e parë të qv. XIII, pra shi mbas themelimit të këtyne urdhnave, vojtën në Shqipní me urdhën të papës disa fretën dominikanë e françeskanë prej provincavet fqinj të Hungarís e të Romanís për me forcue besimin katholik. Edhe në fillim të qv. XIV, kur Pushtetet politike orthodokse (Sërb e Grek) fituen prap fuqí në Shqipní, vêhet ró nji dërgesë e re misjonarësh dominikanë. Ndërmjet 1250 e 1370 Kurija i ka marrë dorë gati të gjithë prelatët e Shqipnís prej të këtyne dy urdhnave. Ndër ta ka pasun mungarë të famshëm si minoriti Gjon de Plano Caprini, Kryepeshkop i Tivarit (1249-1252), dominikani Guillelm Adae (1324-1344), françeskani Anton (II), Kryepeshkop i Durrsit (1296-1316) e tjerë.

Dominikanët u pranuen në Raguzë në 1255. Prej këndej shkuen n'Ulqin në 1258, ku muerën kishën e Shën Mavrit me gjithë qelë e baçë. Në 1345 mbëkâmbs'i përgjithshëm i atëhershëm për Dalmatín e Durrsin Dominik Thopija lypi prej Kurís lêjën qi urdhni të vëndosej edhe në Shkodër (njikohsisht me Katorrin e Sebenikun), ku kish'e kuvêndit i u kushtue Shën Llís. Të gjitha këto kuvênde i përkitshin provincës dominikane të Hungarís. Në Durrës dominikanët u vëndosën në 1278, ku për me zmadhue kuvêndin e tyne Karl'i I angjovin u fali nji shtëpí (1283) e me dhuntít e shumta qi mblodhën mâ vonë në 1304 qenë në gjêndje me i a hymë ndërtimit të nji kishe të madhe. Koh'e lulzimit të këtij kuvêndi, "të vetmit në mbretnín shqiptare" (Acta. Alb. I, 666-1320) bie në qv. XIV. Fretnit e këtij kuvêndi të përziem prej Shqiptarësh e Romanësh, ishin aso kohe në marrdhânje të gjalla me prelatët, famullitarët e princat e gjithë Shqipnís së mesme. Ata i a mbërrînë me shtimë n'urdhnin e tyne edhe Dedën (Dominikun), të vllan e përmêndun sa herë të princit shqiptar Tanush Topís, i cili mâ vonë qe bâmë peshkop i Kurclës e si i tilë, tue u pështetun mbi fuqín e familjes së vet e të mbretit të Hungarís Ludovikut I angjovin, pat sajue plane politike të mëdhaja e në 1359 pat ndêjtun nji kohë të gjatë në këtë kuvênd.(.............)

Minoritët qi kishin hymë në Shqipní u gjindën këtu qyshë në fillim nën projë të posaçme të papës. Në 1283 misjonet e tyne në Katorr, Tivar, Ulqin e Durrës ishin nën projën e Raguzës. Prijori dominikan e gardjani minorit i Raguzës si miq të mbrêndshëm të papës, kishin aso kohe në punët kishtare mâ të rândsishmet të Shqipnís së Veriut nji fjalë qi peshonte rândë. Misjonet e sipër pêrmenduna u zgjânuen shpejt me kuvênde t'urdhnave të tyne. E shoqja Uroshit I Lena u ngrehu françeskanvet në Shkodër e n'Ulqin nga nji kuvênd me kishë (Shën Mrija, Shën Marku), në Tivar, kuvênd 'i Shën Nikollit jashta mureve të qytetit u quejt në 1452 "domus S. Nicolai extra muros civitatis Antibarensis ordinis fratum Minorum"; në 1398, statuti origjinal i qytetit të Durrsit u dorzohet për t'a ruejtun françeskanvet.

Minoritët shqiptarë u danë nga Raguza në 1402 e formuen nji qark për vete (custodia Duracencis) me Durrsin, Shkodrën, Ulqinin e Tivarin. Ky urdhën e filloi veprimtarín mâ të madhen vetëm në kohën e sundimit tyrk, sidomos tue u forcue gjithmonë mâ tepër me peshkopë të dalë prej gjînit të tij. [Në 1376 Papa Gregor XI auktorizoi peshkopin françeskan të Sapës me zgjedhun dy fretën prej urdhnit të vet për ndihmës.] Disa mungarë minoritën kanë luajtun aso kohe role diplomatike të rândsishme ndër marrveshtje ndërmjet Venedikut e krenvet shqiptarë dhe kanë ushtrue edhe nji ndëkim të pamasë në popullsít qytetare në favor të Venedikut. Edhe kur lufta e Venedikut kundra Tyrqvet kishte pushue kaherë, në të cilën fretnit e urdhnit françeskan kishin marrë pjesë me armë në dorë e shpesh herë kishin krye akte heroike të vërteta, këta vûnë dorë në famullít e në monastiret benediktine të mbetuna pa zot, qëndruen të patundun si praparojë e padukshme e Perëndimit në Shqipní, edhe kur interesim'i Evropës për këtë vênd u porrit krejt e regjimi tyrk përpiqej me fshimë çdo shênj të dukshëm të krishtênimit, ata mbajtën mbë kâmbë ndër shumë fise shqiptare besimin katholik deri në ditë të soçme. Ky urdhën âsht në të vërtetë nj'ajo verigë qi lidh jetën kishtare të Shqipnís mesjetore, naltsisht të zhvillueme, me ato barrë qi ka për të çue nê vênt kisha katholike në kohën e ardhshme në këtë krahinë.

[1] .eine grosse "verstörte" Stadt: kështu e citon auktori fjalën verstörte, ndër thojza e pa asnji komentim. Na e përkthyem sikur t'ishte zerstörte, mbasi kështu na duket qi i përshtatet kontekstit, kurse verstört në gjermanishten e soçme don të thotë i trazuem ase i tëmeruem. Nuk dijmë nëse në kohën e von Harff-it përdorej me kuptimin e fjalës zerstört as nëse gjindemi këtu para nji gabimi në shtypjen e veprës origjinale qi ka qênë e shkrueme me dorë. Duket edhe Auktorit t'onë kanë shkue ndër mênd këto dyshime, qyshse e ka citue fjalën ndër thojza . (Përkthyesi)

[2] Boppe, L'Albanie et Napoléon (1797-1814), Paris, 1914. Janë interesante mundimet e Napoljonit për të shtimë në dorë Vlonën. Si shtojsë nji historí e rregjimit shiqptar n'ushtrín frênge 1807-1814.

[3] Kryeziu ? (Përkthyesi)

[4] Gjerman i lemë në Dessau në 1823, profesor n'Oxford, orjentalist i shquem, dekun në 1900

[5] Nji shêmbull shumë mä të vonë i a gjêjmë ksaj these ke fqîjt t'anë Sërbt. Ky emën përfshinte në fillim mbarë racën slave. Të tânë emnat tjerë të popujve të ndryshëm slavë me gjithë këtê të fundit, aty mbrênda edhe ai i popullit të madh rus, janë të pastajmë. Emnin e vjetër të përbashkët sërb, qi mbajshin kur ishin ende të padamë, e ruejti vetëm nji pjesë e vogël fare, ashtu siç po m'a han mêndja mue se do të ketë ndodhun edhe për Arbânët apo Arbnit. (V.Ernest Lavisse et Alfred Rambaud, Histoire Générale f.691, I,).

1 Titulli origjinal: Zwei Urkunden aus Nordalbanien, kumtuem nga Dr. Ludwig Thallóczy e Dr. Kontantin Jireèek-u.- Dalë n'Archiv für slawische Philologie", të botueme prej v. Jagiæ, ble 21, Berlin, 1899.

2 Sod Zgurdheshi

3 Ky urim i shfaqun në 1899 shkoi në vênt në 1913 me botimin e vëllimit të parë të "Acta et diplomata res Albaniae media aetatis illustrantia".

I1 Përkthyesit s'i rezulton ky emën tyrqisht për qytetin t'onë e Auktori s'thotë gjâ se ku e ka gjetun. Ndër vepra gjeografike e histoirke të ksokohshme të Tyrqís âsht shkrue gjithkund Ishkodra. Besojmë se ka me qênë nji ngatrrim qi bân Auktori ase burim'i tij ndërmjet këtij qyteti dhe Yskydarit (Ÿskudar) të Bosforit (Krysopolis-i i hershëm),mbasi që të dyja këto qytete quhen në gjuhnat e Perëndimit Skutari. Nuk âsht çudi qi ndonji auktor i vjetër t'i ketë thanë eshe Shkodrës Yskydar , por jo Iskenderije, kujtojmë na. (Përkthyesi).

2 Në të vërtetë, sod Shqiptarët e asaj krahine e quejnë Dêjë, me e hundore (ê ) e na, si orthografi kombtare, e shkruejmë Denjë. (Përkthyesi).

3 Sigurisht ky emën âsht po ai i lumit Sash të sipërpërmêndun; ndoshta nji gabim shtypi te njâni a ke tjetri në tekstin origjinal. (Përkthyesi).

1 Vetlajmim i veprës: "Acta et diplomata res Alnaniae mediae aetatis illustrantia, collegerunt et digesserunt dr. Ludovicus de Thalloczy, Dr. Constantinus Jireèek et Dr. Emilianus de _ufflay. Volumen I (Annos 344-1343 tabulamque geographicam continens). Vindobonae 1913, typis Adolphi Holzhausen, in 4°. Botuem në Pester Lloyd, 60, 1913, 13 prîll)".

(Aktet e dokumentat tfillojn punët e Shqipnís së kohës së mesme, i mblodhen e i renduen Dr. L. de Thalloczy, Dr. C. Jirecek, Dr. Em. De Sufflay. Ble I (qi përmban vjetët prej 344-1343 e nji tabelë gjeografike). Wien 1913, me shtyp t'Adolf Holzhausen, in quarto (Bleni i dytë, qi përmban vjetët prej 1343 deri 1406 asht botue në vj. 1918 po në Wien) (Përkthyesi)

2 Me këtê lumë kapet mû përmbi Jynik e mbandej gjatë tij kalon për rrânxë Gjakovës tue e lânë këtê jashtë. Piqet me Drînin e Bardhë atje ku ky formon nji kând të drejtë tue u sjellë kah Drini i Zi. Këtu e lên atë drejtim dhe përmbi Prizren kthehet kah juga e mbi kreshtat e malevet paralele me Drînin e Zi, siç shënohet në tekst mberrîn ke burim'i këtij në Strugë. (Përkthyesi).

3 Me Devollin kapet në perëndim të liqênit të Maliqit, e ndjek atê deri ku piqet me Tomorricën, i ngjitet nji copë ksaj dhe mbasandej kthehet shul kah perëndimi deri në veri të Beratit, merr këtê mbrênda e kthehet menjiherë kah juga gjatë Osumit deri te përroi Sels. Përpjetë këtij e gjithnji kah juga, del e zê Vjosën në jugë të Miricës. Vete pakëz mbas Vjosës, i del në të djathtë, kapërcen edhe Shushicën e bie në det në jugë të Vlorës. (Përkthyesi).

1 Ky kapitull n'origjinalt ka për titull të dytë: "Zona e çallimit orthodoks në mburesën katholike" dhe përfund faqes këtë shënim: "Ky asht i IX. kapitull i një historije të Shqipnis qi Auktori âsht tue hartue. Përmbi konceptin historik të Shqipnís vroj tash për tash pârathânën e shkrueme prej të njâjtit Auktori në "Acta et diplomata res Albaniae medíae aetatis illustrantia", blê 1. (Wien, 1913). Lajmimi i nji kompetenti të shquem të historis shqiptare si i ndjyemi Dr. Milan von _yfflay qi në 1916 kur âsht botue ky libër qi po përkthejmë ishte tue punue në nji historí të Shqipnís, ka për ne mâ të madhen rândsi. Auktori u vra tradhtisht në Zagreb në nji atentat komunist shpejt mbas luftës së dytë botnore e vepra e çëmueshme e tij s'ishte botue aso kohe, dmth. mbas ende tridhetë vjetsh qi kishte dhânë lajmin për tê. Pse vallë s'qe botue? Dashtë Zoti e fat'i Atdheut t'onë qi dorshkrimet e tija të kenë shpëtue e nji ditë të shpejtë të shohin dritën për dobín mâ të madhen të historís së kombit shqiptar. (Përkthyesi)

2 Përkthyesi beson se mbiemnin e këtij peshkopi duhet me e identifikue me emnin e nji katundi Dush e jo me familjen e Dushmanit, qi sod âsht emn'i nji bajraku të Dukagjinit Gjuhsisht duket e vështirë qi nga Dusmanus, si don me e nxjerrë Auktori, të dalë nji kontrakcjon a, sido, nji formë e prishun Dussus e Dussius dhe Eubelin mund t'a ketë çue në gabim emni i njohun i Dushmanit kundrejt Dushit të panjohun ase edhe nji lapsus calami. Ke Dussus lat. për Dush shqip, dhe Dussius lat., për Dushi, formë e shqueme shqip, s'ka asnji anomalí, dhe katund e familje me emnin Dush, Dushi ka edhe sod. (Përkthyesi)
 
Marre nga faqja elektronike e revistes Phoenix-Shkodra  http://www.phoenix-shkodra.de/
__._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane