RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( i )
Olsi <olsi <at> rocketmail.com>
2006-04-03 10:25:43 GMT
KOSOVA E VOGËL DHE FUQITË E MËDHA
“Politika është në vendin e dytë të profesioneve më të
vjetra në botë. Prandaj edhe ka ngjajshmëri me atë që është
në vendin e parë.”
-Ronald Reagan
Kosova e vogël, me mbi 10 mijë kilometra katrorë,
me rreth dy milionë banorë, prej të cilëve mbi 90 përqind
shqiptarë, paraqet një rast të veçant që ka tërhequr
interesimin e madh ndërkombëtar.
Interesimi i madh ndërkombëtar nuk është aq i madh
për Kosovën e vogël, për shumicën shqiptare, por interesimi
aq i madh është për pakicën e e vogël joshqiptare…!
Pse për pakicën e vogël joshqiptare gjithë ky
interesim aq i madh bashkësisë i ndërkombëtare? Vetëm që
Kosova mos të jetë shqiptare…!
Bashkësia ndërkombëtare duke priviligjuar pakicën
dhe duke diskriminuar shumicën, me këto veprime
jonjerëzore, antihistorike, dëshiron me zor të krijojë një
Kosovë shumëetnike…!
Kosova e vogël me probleme aq të mëdha! Kosova e
vogël ka probleme të mëdha ekonomike, mungesë kronike të
energjisë elektrike, numër të lartë të papunësisë, numër
edhe më të lartë të pakënaqësisë në mes të popullsisë…
Por, problemi më i madh i Kosovës së vogël është statusi i
pazgjidhur, siç po quhet herë i ardhshëm, herë statusi
final ose përfundimtar…
Statusi përfundimtar, sipas një diplomati
perëndimor, e tha, si me shaka: ” është kur të
përshëndetemi nga kjo dynja…!” Sipas këtij perëndimori,
statusi i Kosovës, si duket, është bërë objekt humori…!
Takimi i Këshillit të Sigurimit i 14 shkurtit 2006,
në Neë York, ku u diskutue për Kosovën, u cilësuar se ka
shënuar njërin prej kapitujve më të rëndësishëm në
historinë më të re të Kosovës, ku mori pjesë edhe
kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, me t’u kthyer
në Prishtinë, i ngazëllyer deklaroi se ajo që ndodhi në
Këshillin e Sigurimit ishte një faqe e re historike e
marëdhënjeve të Kosovës…
Po, kjo ishte një faqe e re, faqe e re, por e një
libri të vjetër…! Kosovës për herë të parë i është hapur
dera në OKB. Po, por i është hapur dera
kryeadministratorit të Kosovës, z. Petersen, kurse i është
mbyllur goja kryeministrit të Kosovës…! Kur të mbyllet
goja, ka përfunduar loja…!
Në takimin e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e
nëntëmbëdhjetë vendeve theksuan se Kosova duhet të
përmirësojë standardet dhe në veçanti, të zbatojë
decentralizimin, në mënyrë që të zgjidhet statusi. Shumë
përfaqësues theksuan se Kosova duhet të konsiderohet rast
unikÂ…
Kosova e vogël, jo vetëm që “duhet” të konsiderohet
rast unik, por Kosova nën UNMIK është bërë që nga qershori
i vitit 1999, rast unik, testues, eksperimentues, një rast
unik, një vend mik-për çdo armik…!
Kosova e vogël ka armiqë të mëdhenjë, sikur që ka
edhe miqë të këndshëm…! Njihet një thënie e Katonit, të
cilën e kishte shënuar Ciceroni, që e përdorte shpesh, ku
thuhet:”Armiqt e mëdhenjë e keqëdashës të bëjnë më shumë
shërbime sesa miqtë e këndshëm, sepse të parët shpesh thonë
të vërtetën, të dytët nuk e thonë kurrë.”
Kush e thotë të “vërtetën” për Kosovën?
E vërteta për Kosovën mbahej “sekret”. Ky “sekret”
është zbuluar nga John Sawers, drejtori politik i
Ministrisë së Jashtme Britanike, i cili u ka thënë serbëve
se Grupi i Kontaktit ka vendosur për pavarësinë e Kosovës
dhe se serbët duhet t’i shfrytëzojnë të mirat që ofron një
status i këtillë. Në Vjenë, në zyrën e kryenegociatorit
ndërkombëtar, Martti Ahtisaari, ndihej një kënaqësi rreth
mesazhit të qartë të diplomatit britanik, i cili e ka thënë
të vërtetën që duhej thënë.
Në Kosovë, shqiptarët ndjen kënaqësi nga sinqeriteti
i diplomatit britanik. Në Kosovë shqiptarët ndjen kënaqësi,
ndërsa në Sërbi reagimet e serbëve kanë qenë me rrebesh,
stuhi, histeriÂ…
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Karel de Gucht, pas
vizitës në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku me 17
shkurt 2006, ka deklaruar: “Beogradi dhe Prishina duhet të
gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes.
De Gucht ka thënë,:”Është mirë që së shpejti do të fillojnë
bisedimet rreth decentralizimit, zbatimi i të cilit është
me shumë rëndësi.”
Pra, qenka mirë që bisedimet rreth decentralizimit
filluan në Vjenë dhe se zbatimi është me shumë rëndësi! Po,
ka shumë rëndësi, por jo për Kosovë, por për Sërbi… Me
decentralizim, Kosova e vogël do të zvoglohet, sepse do të
coptohet…! Edhe sot Kosova është e coptuar, por me
decentralizim coptimi do të zgjerohet, do të legalizohet,
gati gjysma e Kosovë do të sërbizohet…
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar raportin
lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, ku rekomandon
imponimin e pavarësisë së Kosovës, por me kushte…! Sepse,
s’duhet të humbet kohë me negociata të kota, vlerëson Grupi
Ndërkombëtar i Krizave…
Të dy palët të përgatitën për kompromise, ka thënë
kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Dhe më në fund, por që duhej thënë që në fillim,
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, në
Ëashington, kështu vlerëson:
“Negociatat për Kosovën do të kenë ndikim edhe në
rajon. Në bisedë me kolegët nga Bashkësia Evropiane jemi
pajtuar se kjo çështje (e statusit të
Kosovës) duhet të zgjidhet gjithsesi në një formë, ka thënë
sekretarja amerikane, K. Rajs. Po, ka thënë në një formë,
por nuk ka thënë se në cilën formë…!
Lexues të nderuar! Ndaluni për një moment dhe
mendoni mbi atë se çka në të vërtetë nënkuptohet me këto
deklarata kundërthënëse për Kosovën e vogël nga
përfaqësuesit e fuqive të mëdha…!
Nëse qenka vendosur që Kosova të fiton Pavarësinë,
atëherë pse të bisedohet me Sërbinë?
Nëse bisedimet për decentralizim qenkan me shumë
rëndësi, atëherë pse thuhet se s’duhet humbur kohë me
negociata të kota, siç i quan bota?
Nëse të dy palët duhet të përgatiten për kompromise,
atëherë, me kompromise, pavarësia s’na bie hise?!
Me kompromise mund të na bie hise, pa menduar, vetëm
pavarësia e kushtëzuar! Pavarësia e kushtëzuar me Kosovën e
coptuar apo të cunguar! Atëherë, Kosova e vogël do të bëhët
sa një gogël!!!
Kosova e vogël, sa një gogël, rast unik, nën UNMIK,
lodër e fuqive të mëdha, me njerëz të civilizuar, që i
pengojnë shqiptarët të jenë të bashkuar…! Njerëzit, sa më
shumë të civilizuar, thoshte Kanti-i, aq më tepër bëhën
“aktorë”. “Aktorë” vendorë, “aktorë” ndërkombëtarë, që me
Kosovën e shkretë bëjnë pazar…!
Liderët kosovar po bëjnë pazar me serbët për Kosovën,
ende pa u bërë Kosova shtet, pa pasur Kosova
sovranitet…Grupi i Kontaktit i cili qëndron prapa
kryenegociatorit, Marti Ahtisaarit, është mbikqyrës i
pazaritÂ…
Në Pallatin e Paqes në Hagë shkruan: “Nëse e do
paqën, kujdesi për drejtësi”. Shqiptarët e duan paqen, do
të kujdesën për drejtësi, por do të ketë paqë, do të ketë
drejtësi vetëm kur Kosova të bashkohet me Nënën
Shqipëri…Sot kjo nuk është e lejuar! E lejuar është Kosova
me pavarësi të kushtëzuar…Kosova me pavarësi të kushtëzuar
bëhët një Kosovë e vogël shumëetnike, me një autonomi të
zgjeruar, nga vendet mike, por me hapësirë të zvogëluar nga
fuqitë e mëdha….!
Mexhit Yvejsi
BESNIK MUSTAFAJ KËSAJ RADHE MERITON PËRSHËNDETJE DHE
MBËSHTETJE
BESNIK MUSTAFAJ SULMOHET NGA MË BESNIKËT E ALEANCËS
BEOGRAD-ATHINĂ‹
MINISTRI I JASHTËM TË BINDET SE SHQIPËRIA KA ENDE ARMIQ,
JASHTĂ‹ E BRENDA
Nuk e prisnim që të ndodhte kaq shpejt një përmbysje kaq e
madhe në logjikën e qëndrimet diplomatike të ministrit të
jashtëm, Besnik Mustafaj, sa të na duhej brenda javës të
kalonim nga kritikat më të ashpra për këtë diplomaci tek
mbrojtja më e vendosur e saj dhe tek thirrjet për
mbështetje të deklaratës më të fundit të Besnikut lidhur me
ndikimet që do të ketë në politikën e jashtëme dhe
diplomacinë shqiptare, si dhe në sjelljen e shtetit
shqiptar, këmbëngulja e Serbisë për ndarjen territoriale të
Kosovës. Edhe pse qëndrimi i Besnik Mustafajt erdhi
papritmas për ne nuk krijoi as enigmë e mister, as hutim e
tronditje, sepse ne një ndryshim të tillë kërkonim prej
tij, ndonëse ishim skeptikë nëse ai do të gjente forcën e
gjykimin e duhur e të mjaftueshëm që të bënte këtë kthesë.
Tani që ai e kapërceu hendekun që e ndante nga
domosdoshmëria e pranimit dhe e zbatimit të logjikës
kombëtare e shtetërore shqiptare në trajtimin e problemit
delikat të respektimit të kufijve në Ballkan, ne e ndjejmë
për detyrë të përshëndesim këtë veprim.
Nuk ndjejmë asnjë sëkëlldi që vihemi para kryerjes së
detyrës sonë të veprojmë kështu, të mbështesim qëndrimet e
Besnik Mustafajt, pas atyre sulmeve të ashpra që u kemi
bërë deklaratave e qëndrimeve të tij për disa muaj me
radhë, deri në numrin paraardhës të “Rimëkëmbjes”, më 14
mars 2006. Kemi dhe të drejtën të themi se përshëndetja dhe
mbështetja jonë për deklaratën më të fundit të Besnik
Mustafajt është plotësisht e pa infektuar nga nevoja
konjukturale, është më e sinqerta dhe e motivuar thjesht
nga ndjesi kombëtare dhe shtetërore e për rrjedhojë ka
natyrën e saj të veçantë.
Kemi shumë arsye të na vijë mirë, të kënaqemi që po ndodh
pikërisht kështu. Kur kemi goditur rëndë në komentet tona
qëndrimet e deklaratat e Besnik Mustafajt, logjikën e
mbrapshtë dhe herë-herë antikombëtare nga e cila udhëhiqej
ai, nuk kemi vepruar ashtu sepse kishim inat apo cmirë
ndaj Besnikut si person, ndaj ndonjë suksesi të tij. Kemi
vepruar ashtu, sepse kemi analizuar qëndrimet jo të
personit me emrin Besnik Mustafaj, por të ministrit të
jashtëm të Shqipërisë. Prandaj kemi arsye më shumë se
kushdo tjetër të jemi të kënaqur kur ministri i jashtëm i
Shqipërisë, me emrin Besnik Mustafaj, kësaj radhe dhe më në
fund, mban një qëndrim dhe bën një deklaratë me logjikë të
fortë politike e diplomatike, në përputhje me arsyen
shtetërore shqiptare, brenda një logjike dhe arsyeje
politike dhe kombëtare shqiptare.
Deklaratën e Mustafajt e shohim brenda logjikës së
qëndrimeve tona
Pa shkuar shumë mbrapa në kohë po përmendim se më 7 mars
2006 në gazetën “Rimëkëmbja” është ribotuar analiza e bërë
disa vite më parë nga politologu Hysamedin Feraj me titull
“Konsumohet “kryekrimi” shkencor”, ku i bëhet një analizë
dërrmuese antikombëtarizmit e antishqiptarizmit të
Platformës së Akademisë së Shkencave të vitit 1998 mbi
(mos) zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Më 14 mars
të 2006 në “Rimëkëmbja” u ribotua edhe një shkrim tjetër i
Hysamedin Ferajt, replika që ai kishte bërë me AKSH në
titullin “Akademia e Shkencave në mbrojtje të kufijve të
Serbisë”. Të dy këto shkrime u ribotuan në kuadër të
debatit që bëhet për mbylljen e një Akademie të tillë
shkencash dhe për të mbështetur idenë e mbylljes së saj,
duke sjellë argumentin se vetëm për atë platformë
antikombëtare kjo Akademi (pseudo) shkencore e kishte
merituar të mbyllej me kohë.
Veç të tjerash me atë (palo)platformë për (mos) zgjidhjen e
çështjes kombëtare shqiptare AKSH ishte vënë në bisht të
Akademisë serbe dhe kishte bërë atë që aq bukur e ka
cilësuar e përshkruar politologu i mirënjohur amerikan ,
Samuel P. Hantington si “tradhti intelektuale”.
Asnjë magjistar në botë nuk mund të parashikonte më 7 dhe
14 mars, kur ribotoheshin këto shkrime të disa viteve më
parë, se ministri i jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj do
të bënte një deklaratë që do të riaktivizonte pikërisht
debatin për çështjen kombëtare shqiptare, duke e lidhur me
problemin e kufijve në Ballkan. Mbi të gjitha asnjë
magjistar në botë nuk mund të parathoshte se vetëm pak ditë
pas ribotimit të atyre materialeve ajo që në Platformën e
AKSH shënonte në vitin 1998 një “tadhti intelektuale” dhe
një pabesi kombëtare do të shfaqej në mesin e muajit mars
2006 si platformë politike e Partisë Socialiste të
Shqipërisë, do të bëhej kalë-rrangallë beteje i disa
ish-ministrave të jashtëm të Shqipërisë, i disa
politikanëve e propagandistëve shqiptarë dhe i aleancës
antishqiptare Beograd –Athinë, ku në këtë rast u përfshi
edhe Shkupi.
Nuk mund të imagjinonim se do të ndodhte pikërisht kështu e
kaq shpejt kur shkruanim e botonim më 7 dhe 14 mars 2006
analizën “(Anti)Diplomacia e kushtëzuar e Besnikut”, ku
shprehej pakënaqësia e jonë për lumturimin e Besnikut me
idenë e tij të gabuar se shqiptarët nuk kanë më armiq,
madje as Serbinë. Në atë shkrim me keqardhje vinim në dukje
se “Besnik Mustafaj merret me diplomaci për famë e
reklamë”. Me të njëjtën keqardhje vumë re se një gazetar që
do të mbojë Besnik Mustafajn nga sulmet pas deklaratës për
kufijtë nuk ka gjetur dot argument serioz, po e vlerëson
këtë deklaratë të Besnikut vetëm për faktin se “ka tërhequr
vëmendjen se Ministria e Jashtëme e Shqipërisë ekziston e
po fillon të punojë”. Edhe vetë Besniku si duket nga hutimi
prej sulmeve harbute të disa ish-ministrave të jashtëm e
humbi aq shumë toruan sa u justifikua se ai po e kapërcente
fazën e memecërisë së diplomacisë shqiptare nën drejtimin e
socialistëve ( Paskal Milos, Arta Dades, Ilir Metës e
Kastriot Islamit). Sigurisht nuk mund të vlerësohet
pozitive një diplomaci vetëm pse kalon nga faza e
memecërisë në fazën e llafazanërisë. Për këtë e kemi
kritikuar e do ta kritikojmë diplomacinë disi të hallakatur
e pa disiplinë të Besnik Mustafajt. Por merita e deklaratës
së fundit të Besnikut nuk qëndron tek kalimi nga memecëria
dhe tek nxitja e llafazanërisë politike e diplomatike midis
shqiptarëve. Merita e saj është se shtron përsëmbari një
problem kyç në politikën e diplomacinë kombëtare shqiptare
dhe krijon atmosferë të re diplomatike , nëse deklarata e
Mustafajt nuk do të pësojë fatin e shuarjes së jehonës së
zërit në shkretëtirë.
Më 7 mars kemi trajtuar problemin se : “Nuk mund të bëhet
martesë me Amerikën e dashuri me Francën” në diplomacinë
shqiptare si ia kishte ënda Mustafajt. Deklarata e fundit e
Mustafajt na jep shpresë se ai dhe qeveria shqiptare po e
kuptojnë dhe po e thonë në njëfarë mënyre se në trajtimin e
çështjes së Kosovës e të çështjes shqiptare nuk mund të
shkohet gjithmonë me filozofinë e thënies “mishi të piqet e
helli të mos digjet”. Mustafaj e ka thënë mirë se “Jo
gjithmonë heshtja është flori”. (“GSH”, 16 mars 2006).
Deklarata e Besnikut jep shpresë se ai po e kupton që nuk
mund të jeshë edhe përfaqësues i denjë i interesave
kombëtare të shqiptarëve, edhe kozmopolit i shquar që të
bësh miqësi me nacional-shovinizmat ballkanikë që kërkojmë
të copëtojnë më tej kombin shqiptar në Kosovë e në
Shqipëri.
Më 7 mars në kritikën për Mustafajn trajtuam edhe idenë se
“Kur nuk pendohesh për mëkatin apo krimin bëhesh edhe më
mëkatar e fajtor”. Pavarësisht se si mund të mendojë e
shprehet vetë Besniku deklarata e tij e fundit në fakt
është pranim i një mëkati që e ka bërë diplomacia shqiptare
në tërësi se duke shenjtëruar mallkimin e
“pandryshueshmërisë së kufijve” dhe duke përligjur me këtë
heqjen dorë nga lufta politike e diplomatike për zgjidhjen
e çështjes kombëtare shqiptare, ashtu si duhet. Edhe sikur
Besniku të mos tregojë më tutje vullnet e vendosmëri për
t’u shkëputur nga ky mëkat i rëndë i diplomacisë shqiptare,
ai hodhi një hap që nuk zhbëhet dot dhe që nuk kanë fuqi ta
zhleftësojnë qortuesit e tij të tërbuar.
Më 7 mars shprehëm mendimin se “Besniku u trullos sërish
gjatë vizitës në Paris” dhe i sugjeronim të dëgjonte më me
vëmendje ato që kishte thënë para pak kohësh analisti
anglez Xhejms Petifer se diplomacia shqiptare duhet të
mbrojë më fort interesat kombëtare para sllavëve e grekëve
në Ballkan dhe ta merrte këtë si një mendim diplomatik
britanik. Pas kësaj Besniku vizitoi Anglinë. Edhe nëse nuk
është e vërtetë, qejfi na e ka të mendojmë se deklarata që
bëri pas kësaj vizite shënon një dalje të Besnikut nga
trullosja prej vizitës në Paris.
Na gjall ngazëllim deklarata e Besnik Mustafajt sepse na
duket se ai është më i prirur të besojë atë që kemi shkruar
më 7 mars 2006 që “Zgjidhja e problemit kombëtar është
detyrë mbi detyrat në Kosovë”. Këtë ngazëllim na e shtoi
edhe më shumë shpjegimi që dha në Kuvend Mustafaj kur u
gjend para sulmeve harbute fund e krye antishqiptare të
disa deputetëve socialistë, duke u thënë atyre se ka ca
gjëra me interes kombëtar për të cilat një politikan nuk
duhet të ngurojë të shprehet si shqiptar. Besniku na u duk
se po e përjetonte me njëfarë tronditje sulmin harbut që i
bëhej. Do të kishte qenë më mirë t’u thoshte atyre “mos më
çani kokën” se diplomacinë do ta drejtoj me mendjen time,
jo me trutë tuaj.
Ngazëllohemi duke menduar se “(anti)diplomacia e Besnikut e
kushtëzuar nga propozimi i Tadiçit” që e kritikuam më 7
mars po shkon drejt një diplomacie shqiptare që çdo veprim
serb në dëm të shqiptarëve të Kosovës ta kushtëzojë me
qëndrime të forta shqiptare.
Mbi të gjitha deklaratën e fundit të Besnikut ne kemi
dëshirë ta interpretojmë ( edhe sikur të gabohemi) si
njëfarë reagimi të Mustafajt ndaj qortimit të rëndë
profesional që i bëmë më 14 mars 2006 se “kufijtë caktohen
sipas kombësisë, jo sipas shkallës së demokracisë”, që do
të thotë se njerëzit mund të njohin ose jo kufijtë midis
shteteve, të pranojnë ose jo kufijt, të respektojnë ose jo
kufijt, por kufijt nuk janë të pandryshueshëm derisa ata
nuk kanë shkuar normalisht atje ku i ka caktuar Zoti,
nëpërmjet ndarjes së njerëzimit në kombe. Janë vetëm
shqipfolës, jo shqiptarë me taban, ata që i janë vërsulur
Besnikut me sulme monstruoze se paska bërë krim, paska
shpallur luftë kur thotë se Shqipëria nuk mund të garantojë
në Ballkan kufij që i vendosin serbët, grekët e maqedonasit
sipas tekave të tyre.
Edhe një herë u bindëm nga deklarata e Besnikut dhe
sidomos nga sulmet e socialistëve kundër Besnikut për atë
që shkruam më 14 mars se “akrobacitë diplomatike nuk janë
diplomaci”. Le të bëjnë çfardo akrobacishë Paskal Milo,
Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, Edi Rama, Ben Blushi
ata nuk mund t’i shesin për diplomaci shqiptare gjestet e
tyre majmunçe pë të imituar diplomacinë e Beogradit,
Athinës, Shkupit, Moskës, Parisit. Le t’i tundin si të duan
duart e këmbët në parlament e në ekrane televizive,ata do
të krijojnë vetëm shëmti politike. Prandaj urojmë që Besnik
Mustafaj të qëndrojë sa më larg “llafazanërive
diplomatike”, të ecë sa më shumë në rrugën e veprimeve
serioze me logjikë kombëtare shqiptare e jo të akrobacive
të shëmtuara si deri sot. Le të lërë Paskal Milon, Arta
Daden, Ben Blushin e Edi Ramën, po të duan edhe Ilir Metën
e Pëllumb Xhufin të përdridhen para të huajve që kanë qejf
të shohin diplomacinë shqiptare të tërheqë brekët nëpër
këmbë rrugëve të botës e shesheve politike të Shqipërisë.
Dhëntë Zoti që pas deklaratës për punën e kufijve Besnik
Mustafaj të mos mbajë më qëndrime që kishin krijuar
përshtypjen se ai i përmbahej parimit “po thanë grekët
hiqni brekët”. Diplomacia greke e quajti deklaratën e
Mustafajt “lojë e Shqipërisë me zjarrin”, kështu që Besniku
duhet të rishikojë në kokën e tij idetë që kishte krijuar
për dobinë e qëndrimeve të tij kozmopolite në marrëdhëniet
me nacional-shovinizmin grek.
Ka pra shumë aryse që ta vështrojmë deklaratën e Besnik
Mustafajt si një veprim që duhet përshëndetur e mbështetur.
Po çfarë ka thënë konkretisht Besnik Mustafaj që u tërbuan
antishqiptarët?
Sipas gazetës “Zëri i Popullit” të datës 16 mars 2006
(shkrimi “Lajthit Mustafaj, kërkon ndryshim kufijsh”,
Besniku “gjatë një emisioni në një televizion shqiptar”
(gazetari Mentor Nazarko në “Shekulli” saktëson se është
fjala për ALSAT) paska thënë : “Nëse Kosova ndahet ne nuk
japim më garanci për mosndryshimin e kufijve, jo vetëm me
Shqipërinë, por edhe me pjesën shqiptare të Maqedonisë”.
Mustafaj paska thënë se qeveria e Berishës paska dhe një
dosje me variante të ndryshme veprimesh në vartësi nga
zhvillimi i ngjarjeve.
Ka mjaftuar kaq gjë që të shpërthejë një stuhi histerizmi
antishqiptar në Beograd, Athinë e Shkup, dhe një “cunam
socialist” antimustafajan (në thelb antishqiptar) në
Shqipëri.
Një deklaratë si kjo nuk duhej të tërhiqte as vëmendjen e
analistëve seriozë jo më të interpretohej si “casus beli”
(shkak pë luftë) nga diplomaci shtetesh dhe rast për
shpërthim të një antikombëtarizmi të vjetër nga Partia
Socialiste e Shqipërisë. Por ndodhi e kundërta. Nga
Beogradi dhe Athina u dëgjuan mesazhe qeveritare e komente
gazetareske se Besnik Mustafaj kishte shtypur butonat e
konfliktit të përgjithëshëm në Ballkan. Nga Shkupi mbrritën
përbetimet trimërore të ministres së jashtëme Miteva se
Maqedonia i mbronte vetë kufijt e saj, madje është shtet
unitar ku shqiptarët duan apo nuk duan trajtohen si pakicë
kombëtare. Nga Brukseli e kryeqytete të tjerë europianë
vërshuan deklarata se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në
Ballkan, por vetëm do të zgjidhet çështja e Kosovës dhe ajo
e Malit të Zi.
U duk sikur të gjithë kishin qenë të etur për një shkas
sado të vogël e qesharak që të shpërthenin energjitë
diplomatike që kishin grumbulluar për të fajsuar shqiptarët
se duan “Shqipërinë e Madhe”. Të gjithë këta nuk ishin
ndjerë kur udhëheqësit serbë bënin pa pushim deklarata se
“nuk do të nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, “nuk do të
lejojmë pavarësinë e Kosovës” madje “do të ripushtojmë
ushtarakisht Kosovën”. Asnjë nga këta zhurmëmëdhenj kundër
rrezikut të Shqipërisë së Madhe që e paska zbuluar Besnik
Mustafaj me ato fjalët pa kurrfarë kërcënimi nuk u ndje kur
një zëvëndës ministër i jashtëm i Greqisë para pak ditësh
erdhi në krye të një karvani provokues politik, diplomatik,
agjenturor hyri deri në Himarë duke valëvitur flamuj grekë,
duke kënduar himnin grek dhe duke bërtitur “Himara është
Greqi, duam bashkim me Greqinë”.
Merreni me mend sikur Besnik Mustafaj të shkonte në Çamëri
me rastin e inagurimit të ndonjë shkolle në gjuhën shqipe
dhe të thoshte ndonjë fjalë sa për të kujtuar histiorinë e
Çamërisë. Në një rast të tillë Greqia me siguri do të
kishte kërkuar me ngut mbledhjen e NATO-s për të sulmuar
Shqipërinë. Kurse zëvendësministri i jashtën grek hyn në
territor shqiptar, kërkon ndryshim kufijsh dhe për këtë nuk
dëgjohet asnjë fjalë proteste në Tiranë e Bruksel, nuk i
bëhet asnjë qortim Greqisë. Ama kur Besnik Mustafaj
deklaron se po të copëtohet sërish kombi shqiptar Shqipëria
nuk garanton dot mosndryshimin e kufijve në Ballkan bien
këmbanat për një luftë të përgjithëshme ballkanike. Po si
të thoshte i gjori ministër i jashtëm i Shqipërisë; të
bëjnë çfarë të duan me Kosovën se Shqipëria do të garantojë
kufirin atje ku ta vendosë Serbia? Besniku tha vetëm se
Shqipëria nuk garanton dot mosndryshimin e kufijve, jo se
do të nisë ndonjë proces ndryshimi kufijsh. Shqipëria nuk
ka qenë asnjëherë në gjendje t’i garantojë apo t’i
ndryshojë kufijt. Besniku vetëm ka thënë faktikisht se
Shqipëria nuk do të ketë më fytyrë t’u thotë shqiptarëve të
rrinë urtë. Ja kaq është mëkati i Mustafajt.
Si u ndanë shqiptarët lidhur me deklaratën e Mustafajt?
NĂ« kushte zhvillimesh normale e gjykimesh me mendje normale
një pyetje e tillë do të ishte absurde. Midis shqiptarëve
nuk duhet të ketë ndryshime në vlerësimin e fjalëve të
Besnik Mustafajt. Por ndodhi ndryshe. U përvijuan katër
grupime të ndryshme.
Grupimi i mbështetësve pa rezerva të fjalëve të Besnik
Mustafajt ku janë përveç “Rimëkëmbjes” edhe një numër
komentuesish nëpër organet e shtypit dhe qytetarëve që kanë
shprehur opinion.
Grupimin e dytë e përbëjnë ata që e kishin për detyrë
partiake e pushtetore të mbështesnin fjalët e Besnik
Mustafajt, por që nuk kanë pasur guximin ta bëjë këtë dhe
vetëm janë përpjekur të “sqarojnë keqkuptimet” rreth
deklaratës së Mustafajt. Këtë e ka bërë kryetari i
qeverisë, qeveritarët, shtypi i PD-së dhe gazetat që njihen
si “ të pavarura” pëdëiste. Pra kemi të bëjmë me një grupim
të ndrojturish, të paqartësh, të pavendosurish në trajtimin
e problemit kombëtar.
Grupimi i tretë përmbledh ata që u përpoqën të qëndrojnë në
pozita “neutraliteti objektiv”, ose pritshmërie komode, si
Mentor Nazarko me shkrimin, “Pro dhe kundër deklarimit të
Mustafajt” ( “Shekulli”, 17 mars 2006), Ilir Kulla me
komentin televiziv se qëndrimin e Mustafajt e quan të
drejtë përsa i përket ndërgjegjes së tij individuale , por
jo si ministër i jashtëm. Madje dhe vetë Mustafaj nën
trysninë e socialistëve të tërbuar sikur anoi nga ky grupim
kur u justifikua se deklarata e tij ishte marrë jashtë
kontekstit, keqkuptuar, keqinterpretuar.
Grupimi i katërt është i atyre që u tërbuan edhe më shumë
se serbët, grekët e maqedonasit. Këtu përfshihen PS dhe
aleatët e saj, kryetari i PS-së, Edi Rama e udhëheqës të
tjerë të kësaj partie si i ndërkryeri nga antishqiptarizmi,
Ben Blushi, ish-ministrat e jashtëm socialistë Paskal Milo,
Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, gazetarë dhe
komentues të “Zërit të Popullit”, të “Gazeta Shqiptare”,
deri tek shkrimtari Ismail Kadare dhe “mjeshtri i
propagandës pëdëiste”, Mero Baze.
Më 16 dhe 17 mars faqet e gazetës “Zëri i Popullit” ishin
mbushur me tituj të egërsuar nga antikombëtarizmi si :
“Lajthit Mustafaj, kërkon ndryshim kufijsh”. “Rama: lajthit
diplomacia shqiptare. Deklarat e Mustafajt alarm për
t’ardhmen e Shqipërisë e të shqiptarëve”; “Deklaratë e
kryesisë së PSSH. Qëndrimi i qeverisë antiproduktiv dhe
mesazh i rrezikshëm në prag të MSA”; “Mustafaj shpall
luftë, ndez zjarre në Ballkan”; “Blushi: rezolutë në kuvend
që të garantojmë kufijtë”, “Reagon dhe Kadare: deklarata e
ministrit shumë e gabuar”; “Mustafaj si serb: ndryshoj dhe
kufijt”; Mustafaj, diplomati që shpall luftë në rajon.
Burri fëmijë”; “Tribalizmi i qeverisë së Sali Berishës i
përfaqësuar nga ministri i jashtëm ngre krye shumë ashpër”;
“Dade: ministri i jashtëm po i vë zjarrin gjithë rajonit me
deklarata absurde”, “Blushi: një rezolutë ku të themi se
nuk kemi orekse territoriale kundër fqinjëve”. “Deklaratë e
papërgjegjëshme e ministrit Mustafaj apo...?!, (koment nga
Astrit Malaj ku janë rënditur edhe një herë të gjitha tezat
e dikurshme të propagandës se Kosovën e donin ata që nuk
zemëronin serbët). “Gazeta Shqiptare” më 16 mars 2006 në
titullin “Të gjithë kundër Mustafajit. Solana : kufijtë
s’preken” rreshtonte deklaratat e ish-ministrave të jashtëm
të Shqipërisë dhe deklaratën e Mitrevës së Shkupit. Këto
shoqëroheshin dhe me komentin “Mos të luajmë me kufijtë”
shkruar nga vetë drejtori i kësaj gazete Skënder Minxhozi
jo më me pseudonimin e zakonshëm “Katovica”. Ish-ambasadori
në Uashington, Fatos Tarifa, i shkarkuar në vitin 2005 nën
akuzën për përvetësim fondesh të ambasadës kishte botuar në
“Panorama” komentin e titulluar “Diplomacia mbi Kosovën nuk
është poezi, por një çështje serioze kombëtare” dhe
bashkohej në qëndrimin e socialistëve e të Mitrevës.
Një cinizëm të hidhur fshataresk kundër stilit diplomatik
të Mustafaj pikërisht në kohën kur duhej analizuar qëndrimi
konkret derdhi në “Tema” me shkrimin “Problemet e
brendshme të ministrit të jashtëm” edhet njeriu që duhej ta
mbështeste më shumë nga PD-ja, Mero Baze. Një cinizëm si
të Meros tregoi deputeti demokristian Nikollë Lesi.
Spekulimi cinik i Kadaresë me deklaratën e Mustafajt
Gazetat e televizionet kanë pasqyruar edhe komentet cinike
që bri për të vënë në pozitë të vështirë Besnikun
“shkrimtari i madh” , Ismail Kadare që u ndodh në Tiranë.
“Shkrimtari i madh” u tregua politikan i vogël kur
qëndrimin e Besnikut e quajti të gabuar dhe e ironizoi me
fjalët “unë nuk e kuptoj logjikën e këtij ministri”. Po
kush ia ka fajin Kadaresë se nuk paska kuptuar logjikën e
deklaratës së Mustafajt? Ai vetë pranon se në këtë
deklaratë ka një logjikë, dhe në çdo veprim ka një logjikë,
siç ka një logjikë dhe në qëndrimin e Kadaresë, të Arta
Dades, të socialistëve, të serbëve e të grekëve. Nëse
Kadareja nuk ka kuptuar logjikën e deklaratës së Besnikut
kjo vjen për njërën nga këto dy arsye: ose Kadareja qenka
shumë budalla,ose ndjek një logjikë të kundërt me atë të
deklaratës së Besnikut. Është sigurisht kjo e dyta.
Kadareja gjithnjë ka shkuar me logjikën se shqiptarët për
asgjë nuk duhet t’i bëjnë të pakënaqur fqinjët e tyre.
Por në qëndrimin e Kadaresë ka ndikuar edhe cmira kundër
Besnikut që tashmë shfaqet publikisht. “Shkrimtari i madh”
rrëshqiti në një cinizëm mjeran sa kur ia kujtuan gjatë një
bisede se Mustafaj është shkrimtar si ai, Ismaili me
përçmim u përgjigj se shkrimtarë të atillë ka shumë,madje
dhe Sadam Hyseini ka shkruar një roman. Këtu kërkuesi i
përhershëm i çmimit Nobel dëshmoi se nuk i meriton edhe
çmimet që ka marrë. Nuk dimë çfarë romani ka bërë Sadami
dhe nuk kemi arsye të mendojmë se Sadami nuk ka dell për
trillime letrare vetëm se ishte diktator. Por krahasimi
Mustafaj-Sadam ishte gjë e shëmtuar.
Ja pra, edhe vetëm me këto tituj gazetash e fakte të
pjesëshme del një tabllo tejet e errët e mendimt dhe e
veprimit të këtij grupimi të katërt të reaguesve shqiptarë
ndaj deklaratës së Mustafajt?
Përse gjithë ky tërbim (anti)shqiptar ndaj deklaratës?
Shpjegimi është dhënë me kohë. Rryma e mendimit politik
antinacionalist ( gjegjësisht antikombëtar) midis
shqiptarëve kështu ka verpruar dhe kështu është tërbuar
përherë. Është një rrymë që i trembet për vdekje idesë së
bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Është një rrymë që në
çastet më delikate ka marrë anën e armiqve kombëtarë të
shqiptarëve që të përfitojë nga politika e tyre
antishqiptare për të penguar bashkimin e trojeve shqiptare.
Këtë rrymë Hysamedin Feraj e ka analizuar në veprën e tij:
”Skicë e mendimit politik shqiptar”, Tiranë 1998. Për
intrigat antikombëtare të kësaj rryme në “Rimëkëmbja” janë
shkruar shumë shkrime. Fillesat e kësaj rryme jo vetëm në
mendimin politik shqiptar, por dhe në verimtarinë politike
të shtetit shqiptar janë vënë re qysh në në vitin 1920.
Kësaj radhe patëm rastin të shohim dhe personifikuesin më
të pështirë të kësaj politike midis politikanëve të rinj
socialistë, Ben Blushin. E pamë si turfullonte e
shkumëzonte kur doli në foltoren e parlamentit të mallkonte
deklaratën e Mustafajt. I biri i Kiço Blushit dhe nipi i
Dhimitër Shuteriqit fliste sikur të ishte më shumë nipi i
Kiro Gligorovit, po marrosej se Mustafaj i kishte vënë në
rrezik kufijt e shenjtë të Maqedonisë. Edhe “ZP” ka
pasqyruar çmendurinë e Benit pas ruajtjes së tërësisë së
shteteve sllavo-grekë të Ballkanit edhe sikur nga trojet
shqiptare të mos mbeten dy gurë bashkë. Beni i Kiços kërkon
nga parlamenti shqiptar të miratojë një rezolutë të
tradhtisë kombëtare për të garantuar “paprekshmërinë e
kufijve të Maqedonisë”. Ja çfarë politikani kanë dërguar në
parlamentin e Shqipërisë zgjedhësit e një zone të Korçës.
Në vend që të propozohet nga foltorja e parlamentit
miratimi i një rezolute për të shtruar më fort çështjen
kombëtare shqiptare, për të mbështetur atë që kishte thënë
ministri i jashtëm partia opozitare propozoi rezolutën për
të garantuar kufijt e shtetve fqinjë që nëpërkëmbin
shqiptarët, për të sanksionuar paraprakisht copëtimin e
mëtejshëm të trojeve shqiptare dhe të kombit shqiptar nga
serbët.
Dhe janë po këta tipa që në “ZP” guxojnë të pëgojojnë për
“tribalizëm” diplomacinë e sotme shqiptare vetëm se një
herë të vetme në historinë e shtetit shqiptar u bë ministër
i jashtëm një djalë nga Malësia. Çështja e
“pandryshueshmërisë” dhe paprekshmërisë së kufijve dhe
përrallat për “Shqipërinë madhe” janë bërë bajate prej
shumë vitesh. Për këto probleme kemi shkruar shumë herë dhe
do të risjellim në dijeni të lexuesit ato që janë shkruar
19 mars 2006
Abdi Baleta
THËRRITI MENDJES ZOTNI KARAMELO
Dëgjova me vëmëndjen më të madhe gjykimet e tua dhënë në
mbrëmjen e 27 shkurtit në televizionin A1 s’ishin gjë
tjetër, veçse përtëritje të ngjashme kokë e këmbë me ato të
zotni Dules dhe të pushtetarëve grekë të të gjitha kohëve.
Po të qe se ato gjykime nuk do të ishin dëgjuar nga
shumëkush, s’do qe e nevojshme kurrfarë përgjigjeje, sepse
atdhetarëve shqiptarë me hiçkëla të tilla të thëna e të
stërthëna tejtëhu që nga eteristë-megaliideistët më të
hershëm e deri të ditëve
në vijim, u janë lodhur veshët. Pra, me qëllim që zotni
Karamelosi e zotni Dulja me shokë të marrin vesh se me
përrallat dhe broçkullat eteristo-megaliideiste
athinase nuk mund të mashtrojnë kërkënd, po u përgjigjem:
1. Himarasit, z. Karamelo, s’ janë pakicë greke, siç të
pëlqen ti apo tjetërkujt t’i quani. Përcaktimi yt është në
kundërshtim të plotë me të vërtetën. Himarasit, edhe pse në
kohë dhe rrethana të vështira pjesërisht kanë huazuar disi
greqishten, prejardhja e tyre është shqiptare. e jo greke.
Po nuk “përtuat” dhe
nëse jeni të aftë, hidhuni një sy –qoftë dhe përciptazi-
veprave të historiografëve të lashtë grekë: Eforit,
Shqilaksit, Strabonit, Herodotit, Polibit etj. dhe keni për
të parë se ku është caku kombëtar verior i Greqisë: Gjiri i
Prévezës. Të vërtetën mbi përkatësinë kombëtare shqiptare
të himarasve e dëshmojnë njëzëri pa kurrfarë mëdyshjeje
historianët e shquar të kohës së Ali pasha Tepelenës:
koloneli shtabmadhor anglez, Uiliam Martin Liku, diplomati
francez, Fransua Pukëvili, lord Bajroni, Hobhausi dhe plot
të tjerë të atyre viteve dhe të krejt viteve vazhdues; ata
i kanë pasë shetitur një për një fshatrat e krahinës së
Himarës. Liku –madje_himarasit i quan “shqiptarët më të
këqinj”, sepse plaçkisnin anijet e huaja dhe silleshin
tejet ashpërsisht me detarët e udhëtarët e kapur robër, pa
dashur të dinin se të ç’feje ishin. Të vërtetën mbi cakun
ndarës kombëtar greko-shqiptar e theksojnë pa mëdyshje edhe
historianët grekë: Dhimo Stefanopulli, Perevoi etj.,
veçanërisht fanatiku i tërbuar, Panajot Aravantinoi.
Përkatësinë kombëtare shqiptare të himarasve e dëshmon pa
kurrfarë dyshimi folklori, zakonet etj. E megjithëkëtë
pushtetarët e Athinës dhe krejt eteristët e tjerë, të
turllosur nga megaliideizmi, quajnë grekër jo vetëm
himarasit, por edhe tërë të krishterët e jugut shqiptar.
Këtë marrëzi e mbështesin vetëm e vetëm tek i njëjtë kryq,
duke bërë sikur s’e dinë se kryq ortodoks kanë edhe rusët
dhe kombe të tjerë. Të mbështetur mbi gjykime maramendëse
megaliideiste pushtetmbajtësit e Athinës, për të ngopur
grykësinë e vet gjithsaherë u ka pëlqyer që toka shqiptare
të ishte e mbuluar me mjegull, kanë derdhur në Himarë e
gjetkë disa nga ata që shesin lëkurën për disa dhrahmi.
Këtë bënë edhe më 1878, këtë bënë edhe më 1912, dhe në të
dy rastet Spiro Milo Zanërit që u vërsulën për lesh, me
bisht në shalë u kthyen të qethur tek ata që i kishin
ndërsyer.
Pikërisht ngase nuk heqin dorë nga krisuri të tilla është
thënë: “O Athina próti hóra,/ ti gajdhùrus tréfis
tóra!”(Athinë kryeqytet,/ ç’gomarë po ushqen tani!). Është
punë tjetër pastaj nëse ty e Dules me shokë -që mbani
barkun këtu e mendjen në Athinë- apo disave himarasve që u
ka marrë koka erë të mohojnë
prejardhjen e tyre shqiptare e të vetëquhen grekë. Të
tillëve është afër mendjes se atdhatarët shqiptarë kur të
mbushet kupa do t’u thonë “cëk”, se vendi që
zgjodhët është përtej detin.e jo më në tokën shqiptare, siç
i thanë edhe Spiro Milo Zanit me shokë.. Dhe, nëse ndodh
kjo, atëherë është e ditur se ikja e tyre nga masivi
shqiptar do t’i ngjajë heqjes së një qimeje flokësh. Veç
kësaj gjaku dhe historia e vet lidhjes me grekërit, do t’i
ngjajnë bashkimit të vajit me uthullën. Nuk mund të zihet
dielli me shoshë, z. Karamelo. Përsa i takon shkollës, për
të cilën ministra dhe deputetë grekë e kanë aq shumë për
zemër, sa për ta çelur u këputën me ecejaket e shpeshta dhe
ndërhyrjet kryekëput të palejueshme, mund të them:
Nëse shkolla çelet si qendër kulturëpërhapëse në një
vendbanim shqiptarësh e jo të një pakice të huaj ku krahas
greqishtes detyrimisht në shkallë të barabartë të jepet
edhe shqipja, në këtë rast jo vetëm që s’ka asgjë të keqe,
po duhet edhe përshëndetur e përgëzuar. Ndërsa, nëse kjo
nuk ndodh, atëherë ajo shkollë ngrihet qëllimisht për t’u
përdorur si gazermë ushtarake greke, siç janë përdorur edhe
në Çamëri për shndërrimin e shqiptarëve në grekër.
2. The, z. Karamelo –si edhe Dulja gjithësa herë merr
fjalën- se Greqia është kryesorja që vendos për pranimin e
shtetit shqiptar në BE. Të jesh plotësisht
i bindur, se kur shteti shqiptar të ketë krijuar kushtet e
domosdoshme për t’u bërë pjesë e asaj organizme, do të
pranohet doemos, sado që Greqia të përplasë fundet. Dhe se
sa për zemër e ka Greqia Shqipërinë, mjafton të përmend
vetëm këto “mirëbërësi” të saj:Grabitjen përgjakësisht të
Çamërisë dhe Janinës dhe zhuritjen e gati tërë jugut
shqiptar. Justin Godardi në veprën e vet “Albania” përmend
një për një të 400 fshatrat e brenda shtetit shqiptar të
shndërruar nga
grekërit në shkrumb e hi. Lemeritë e “kapetan” Vardhës dhe
e egërsirave të tjera greke në vitet 1913-1916 në krahinën
rreth Përmetit të përshkruara nga prifti Tomorri-Leusa në
librin e vet “Barbaritë Greke në Shqipëri” rrënqethin çdo
njeri me ndjenja njerëzore. Therja me thika dhe çarja me
sëpata nga oficerët grekë
e 100 krerëve çamër afër Paramithisë dhe e 218 krerëve
lebër në manastirin e Leklit. Therjet dhe pushkatimet e
krejt banorëve të Panaritit dhe e shumë të tjerëve nëpër
fshatrat e qarkut të Korçës. Dëbimi përdhunisht nga vatrat
dhe pasuritë e veta të mbi 70.000 çamërve dhe shqiptarëve
të krahinave të tjera shqiptare brenda shtetit të nëmur
grek. Dergjja e mijëra shqiptarëve të brenda dhe jashtë
kufirit shtetëror në çarqet shfarosëse egjeike gjatë viteve
1940-1941 dhe shuarja në to e shumë e shumë prej tyre.
Me një fjalë: po të ishte se çështja shqiptare do të qe në
dorë të Greqisë qoftë edhe në të një miliontën herë, të
jesh i bindur – gjë që ti je mëse i bindur-se sot për
Shqipërinë do të thuhej: “Na ishte njëherë e një kohë një
komb shqiptar dhe një vend që quhej Shqipëri”; kjo, sepse
grekërit do ta kishin varrosur shtat pat dhe, sa të mos
ndihej as nami e jo më t’i dukej edhe nishani. Goditjet e
disahershme ushtarake, përpjekjet këmbëngulëse diplomatike,
kërkesat e prera
dhe kërcënimet e vazhdueshme të pushtetarëve eprorë grekë:
Lefter Venizellosit, gjeneral Danglliut, ministrit dhe
kryeministrit Rralli etj. etj. –deri edhe të atyre të
ditëve tona- janë dëshmia më bindëse se ç’ka qenë dhe
ç’është Greqia për mbarë shqiptarët dhe për Shqipërinë e
tërë.
3. Përkufizimet e tua mbi pakicat ishin një tjetër hiçkël,
z. Karamelo, përderisa t’i vure shenjat e barazimit
ndërnjet pakicës greke brenda shtetit shqiptar dhe mërgatës
shqiptare të viteve të fundit në Greqi; ky përcaktim
s’ishte gjë tjetër, veç se një huazim i përpiktë i
përcaktimeve të mësuesve të tu të këtyre 15-16 vjetëve në
vijim: megaliideistëve më të tërbuar. Pakicat kombëtare:
ajo shqiptare brenda
shtetit grek dhe ajo greke brenda shtetit shqiptar të
njohura zyrtarisht, z. Karamelo e kanë zanafillën që me
caktimin e kufirit shtetëror greko-shqiptar më 1913 nga
Konferenca e Ambasadorëve. Po, ndërsa një numër prej
pakicës greke brenda shtetit shqiptar dihet botërisht se
është e përbërë nga shqiptarë që në
kushte të caktuara janë greqizuar në përmjet gjuhës e një
numër prej saj bujq të sjellë atje nga vise të ndryshme
greke –kryesisht nga Thesalia- prej pronarëve të tokave,
pakica kombëtare shqiptare brenda shtetit grek është gjysh
stërgjyshi vendëse; këtë të vërtetë për të dyja palët e
vërteton katërcipërisht pronësia
mbi pasuritë e paluajtshme. Por edhe pse të prurët nga vise
të ndryshme greke fillimisht nuk ishin vendës, me kalimin e
qindra vjetëve pune këtu, nuk mund të mos fitonin të
drejtën e vendësit. Kryekëput ndryshe nga pakicat janë
mërgimtarët e tanishëm; këta nuk mund të jenë dhe të quhen
pakicë, se nuk janë banorë të një krahine të caktuar
shqiptare të shkëputur prej trungut tokësor shqiptar, po të
mërguar nga krahina të ndryshme brenda këtij shteti. Si të
tillë ata s’janë pronarë vendës, po shërbëtorë të grekërve.
Këtë të vërtetë s’ka si ta luajë dot as topi. Po në këtë
mes vetëvetiu lindin disa pyetje:
1. ǒe bën një pjesë të popullsisë së një shteti të quhet
pakicë në shtetin përkatës?
2. A ka patur dhe a vazhdon të ketë pakicë kombëtare
shqiptare në shtetin grek? Nëse po, cilat kanë qenë dhe
vazhdojnë të jenë sjelljet dhe qëndrimet e
pushtetarëve grekë ndaj të drejtave të tyre të ligjshme
ndërkombëtare?
Dihet se shenja më dalluese dhe kryesore e një pakice është
gjuha amtare, shenjë kjo që i jep të drejtë edhe pakicës
grekfolëse brenda shtetit shqiptar të quhet pakicë greke.
Dhe pushtetarët shqiptarë të të gjitha kohëve detyrimet
shtetërore dhe ndëkombetare të saj i kanë përmbushur një
për një; madje në disa drejtime i kanë tepruar. Është në
nderin dhe detyrimin njerëzor e botëror të qeveritarëve të
një shteti që ndaj pakicave kombëtare besuara nga
organizmat përkatëse ndërkombëtare, të mirësillen dhe t’i
mirëmbajnë; t’ua bëjnë jetesën sa më të këdshme, me qëllim
që mërzitinë e tyre nga veçimi prej bashkëkombësve të
përkatës ta ndjejnë sa më pak që të jetë e mundur.
Pjesëtarëve të pakicës grekfolëse brenda shtetit shqiptar
s’u është kursyer asnjë drejtë nga ç’ kanë përjetuar
nështetasit e tjetër shqiptarë. Pjesëtarët e saj
vazhdimisht jo vetëm që kanë qenë dhe janë të pranishëm pa
kurrfarë dallimi në përbërjen e të gjitha unazave
shtetërore shqiptare që nga nëpunësi më i ulët e deri tek
më i larti, po janë lejuar të krijojnë edhe grupime
politike me qëndrim e synime të huaja, si OMONIA dhe e
ashtuquajtura Parti e të Drejtave të Njeriut. Megjithatë
qeveritarët e Athinës dhe nxënësit e tyre të kësaj pakice
ngulmojnë përherë e më zhurmërisht të bërtasin mbi të
drejtat gjoja të cunguara të pakicës në fjalë. Pa vini pak
gishtin kokës, z. Karamelo se ç’do të kishte ndodhur me
pakicën grefolëse brenda shtetit shqiptar, sikur
pushtetarët e këtij shteti të kishin vënë shënjat e
barazimit midis saj dhe asaj shqiptare në shtetin grek. Po
qe, z. Karamelo se pushtetarët e shtetit shqiptar do të
ishin sjellë sikur u sollën –dhe po sillen- pushtetarët
grekë ndaj pakicës shqiptare brenda shetetit grek, pa
kurrfarë dyshimi që për pakicë grekfolëse brenda shtetit
shqiptar as që do të flitej fare. Çdokush që e quan veten
politikan, qoftë dhe me dy para mend në kokë, këto gjëra
duhet t’i mbajë përherë parasysh sa here çel gojën për
marrëdhënie njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Së fundi, z. Karamelo, le të hidhet një vështrim qoftë dhe
i shpejtë mbi pakicën shqiptare në shtetin grek, prania e
së cilës atje është e njohur që me krijimin e
atij shteti: 1829. Që asokohe ajo përbënte gati një të
tretën e popullatës së shtetit në fjalë, gjë kjo e ditur
botërisht; dhe ishte pikërisht kjo pakicë që guxoi e para
të rrëmbente armët për pavarësi dhe se gjatë viteve të
kryengritjes qëndroi përherë në ballë të saj. Dëshmia më e
gjallë janë krerët e lavdishëm:
Bubullima, Konduriti, Nikollë Kriezoti, Mjaulliu, Pangalloi
etj. etj. Të shumtë kanë qenë edhe pasardhësit pasues të
tyre, të shquar në gjuhësi, histori, art etj.. Të tillë
kanë qenë: korifeu Anastas Kulluriti, gjuhëtari i famshëm
Panajot Kupitori, profesorët e dalluar Aleko Frëngu, Petro
Furriku e Jorgo Marruka, këngëtarët bilbilë të shqipes, si
Aleko Dhimua me shokë dhe së fundi historiani tribun,
Aristidh Kola. Po, pushtetarët grekë, për t’u fshehur
përkatësinë e tyre kombëtare, në ngjasim me strucin, nuk i
quajnë shqiptarë, po arvanitë. Dhe jo vetëm kaq, po ndaj
veprimtarisë së tyre shqiptare dhe vet atyre, përherë janë
sjellë dhe vazhdojnë të sillen si mos më keq, sa disave
prej tyre u kanë shkurtuar edhe jetën. Në të njëjtën mënyrë
janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen edhe ndaj pakicës
shqiptare në Çamëri, duke bërë sikur harrojnë se ishin
pikërisht Marko Boçari, Foto Xhavella, Karaiskaqi, Odise
Verrushi(Andrucua), Saqellari e kryeluftëtarë të tjerë
çamër të dëgjuar që u shquan më shumë se cilido tjetër
kryengritës për pavarësinë e Greqisë. E, sado që pakica
shqiptare në shtetin grek është ku e ku më e shumtë se
pakica greke në shtetin shqiptar dhe se ajo si për nga
numri ashtu edhe nga vlerat i takon me shumë të drejtë të
jetë shtetformuese, qeveritarët BE-istë të Athinës dhe
zëdhënësit e tyre që vrapojnë pas berihait “Íjete
menómenos, éponde i lìthi”(Prin një i marrë, e pasojnë
disa edhe më të krisur), s’duan as ta përmendin e lere më
pastaj edhe të dinë për të; dhe kjo në një kohë kur çirren
e ngjirren për të drejtat gjoja të cunguara apo të mohuara
të pakicës greke brenda shtetit shqiptar.
Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist.
Tiranë, më dt. 3.03.2006.
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/