Nexhat ibrahimi
(nexhatib <at> yahoo.com)
www.zeriislam.com
Prizren
Islami dhe bashkëjetesa me kristianizmin
-Një përgjigje presidentit shqiptar, Menduh Thaqit dhe elitës politike gjithëshqiptare-
Ndër çështjet gjithherë aktuale, si te ne ashtu edhe në qarqet botërore, është tema e bashkëjetesës në rrafshin teorik ndërmjet Islamit dhe feve, ideologjive apo botëkuptimeve të tjera dhe në rrafshin praktik, historik ndërmjet muslimanëve, kristianëve dhe feve apo ideologjive tjera. Ky aktualitet konsiston në faktin se shumë qarqe politike botërore, me anë të mekanizmave të veta, e shtrojnë këtë çështje në kontekstin negativ dhe pezhorativ.
Një ndër rastet më të fundit është ataku mbi vlerat islame nga ana kryetarit aktual të Shqipërisë, siç e quajnë disa: vllahut nga ana nacionale dhe ortodoksit nga ana fetare, Alfred Mojsiut dhe e politikanit injorant e prepotent nga Maqedonia Menduh Thaqi dhe polemikat e tij dhe të bashkëmendimtarëve të tij në adresë të islamit dhe muslimanëve.
Nëse do të më pyesni: kush është Alfred Mojsiun, përgjigjja ime e parë do të ishte: tipik çoban i mjerë, që nuk mund ti besohet as kopeja me bagëti.
Ju disa do të thoshit: fjalë të rënda kundrejt një kryetari nga një shqiptar. Përgjigjja është: Nëse Alfred Mojsiu, duke abuzuar me postin e kryetarit, ka të drejtë ta fyejë një fe, islamin, përse unë të ngurojë ta shprehi të vërtetën për një njeri, që i shërbeu maksimalisht monstrumit të quajtur komunizëm dhe tash demokracisë së quajtur globalizëm (zhdukja e të gjithë konkurrentëve dhe vlerave potenciale).
Ata që ndjekin politikën dhe raportet fetare në tokat shqiptare dhe rajon, e kanë të qartë se për çka është fjala. Unë me këtë rast nuk do të vrapoj pas demantimit të thënieve të tyre një nga një, sepse ata këtë nuk e meritojnë, as Alfred Mojsiu, as Menduh Thaqi, as shumë të tjerë që gënjejnë vazhdimisht në adresë të islamit, por do të ofrojë të dhëna, prova historike, kulturore, shkencore, logjike, religjioze për të ndriçuar dhe argumentuar fjalorin e pistë edhe të njërit edhe të tjetrit por edhe të mentorëve të tyre.
Në trojet shqiptare, tema e Islamit dhe bashkëjetesa me kristianizmin, sepse religjione të tjera edhe nuk ka, rëndom trajtohet në kontekstin negativ e destruktiv. Kur thuhet se në tokat shqiptare ka bashkëjetesë, para së gjithash mendohet në vlerat kristiane të bashkëjetesës, sepse islami sipas tyre nuk është për bashkëjetesë, por një e keqe që duhet të tolerohet deri në një kohë të caktuar. Për ta sulmuar, si burim shfrytëzohen pjesë kuranore të shkëputura nga tërësia, duke bërë nga Islami monstrum të llojit të vet. Burim vijues janë edhe veprat propagandistike evrocentriste, katoliko-centriste dhe kryqtare e inkuizicionale, si Çeta e Profetëve e Pjetër Bogdan Maqedonasit. Vetëm shikojeni fytyrën e tij nga veprat e botua
ra dhe do të shihni se Zoti e ka shndërruar atë në pamje monstrumi, sepse Bogdani këtë është
angazhuar tua bëjë muslimanëve.
Kurani dhe Bibla për bashkëjetesën
Kurani mëson se Islami nuk është fe që është paraqitur me Muhammedin a.s.. All-llahu nuk është Zot i veçantë vetëm për muslimanët e as Muhammedi a.s. nuk e ka shpallur veten për risimtar, por për vazhdues të së Vërtetës permanente Hyjnore, që shumëherë u shpall por u harrua apo u shtrembërua. All-llahu e urdhëron Muhammedin a.s. të thotë:
Thuaj: Unë nuk jam risimtar prej Të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos I dërguar që ua tërheq vërejtjen qartazi. (el-Ahkaf, 9);
Ne përpara teje kemi dërguar Të dërguar në grupet e popujve të hershëm. (el-Hixhr, 10).
Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta... (er-Rrum, 47).
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar... (Gâfir, 78).
Ju (besimtarë) thuani: Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe Ne vetëm Atij i jemi bindur. (el-Bekare, 136).
... Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. ... (el-Bekare, 285).
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. (el-Maide, 46), e shumë ajete të tjera.
Kurani pranon librat e mëparshëm hyjnorë: fletët e Ibrahimit, Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin dhe besimi në burimin hyjnor të tyre është kusht për të gjithë muslimanët, ndonëse tekstet biblike kanë humbur e janë falsifikuar, e disa janë humbur tërësisht. Duke e marrë parasysh këtë fakt, All-llahu e mëshiroi njerëzinë definitivisht në mënyrë të plotë, në kohë e hapësirë.
Pra, Kurani e pranon hebraizmin dhe kristianizmin si realitet fetar dhe historik, por këtë nuk e bën hebraizmi dhe kristianizmi kundrejt Islamit!
Misioni i Muhammedit a.s. me të cilin e obligoi All-llahu i madhëruar, dallon nga të tjerët, sepse ai i është drejtuar mirëqenies së njerëzisë, e jo ngritjes vetjake dhe arritjes e monopolizimit të privilegjeve vetjake, as të bashkësisë së vet në dëm të të drejtave natyrore të të tjerëve.
Sipas mësimit islam, bartësi i mirëfilltë i pushtetit është All-llahu xh.sh. Këtë qartë e shohim nga ajeti kuranor:
A nuk është All-llahu sundues mbi sunduesit. (et-Tîn, 8).
Karakteristikë e Kuranit dhe e Sunnetit është që ata ngushtë e lidhin anën transcendente, hyjnore të Zotit me problemet shoqërore, ekonomike e politike të bashkësisë. E tërë kjo, kushtimisht, do të mund të shprehej se Ummetin - Bashkësinë muslimane e drejtojnë parimet vijuese:
- parimi ekonomik, që d.m.th. se vetëm Zoti është posedues
- parimi politik, që d.m.th. se vetëm Zoti urdhëron
- parimi kulturor, që d.m.th. se vetëm Zoti e di.
Bashkësia muslimane, Ummeti, në Medine shumë shpejt u çmilitarizua, u shndërrua në qytet civil, me xhaminë kryesore, me tregje, shtëpi aristokrate, xhami të lagjeve, hamame e të tjera, ku ishin edhe masa, bujarët, shtresat tjera popullore, ulemaja, nëpunësit. I lidhur me një fe, me një mënyrë të jetesës, ky civilizim nuk ka imponuar vetëm normat e veta të shoqërive të ndryshme, politikisht të ndara, por është paraqitur edhe si normë për të gjithë brezat tjerë. Pa dyshim, më pak me shkëlqimin e vet, se sa me koherencën e vet të brendshme.
Thëniet e Kuranit: Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time (el-Kafirun, 6) dhe
Thuaj: Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!... (ez-Zumer, 14-15), janë mjaft të qarta dhe ofrojnë hapësirë për meditim afirmativ rreth koekzistencës ndërmjet feve, kulturave e civilizimeve të ndryshme.
Në anën tjetër, Kristianizmi pushtetin e sheh si të drejtë të veçantë dhe autorizim të dhënë personaliteteve fetare (klerikëve). Derisa Kristianizmi i detyron të gjithë, pra edhe ata jashtë rendit të klerikëve, d.m.th. laikët, në nënshtrim ndaj Kishës, Islami konsideron se kjo i përket ummetit, bashkësisë muslimane apo popullit. Ndaj mund të thuhet: Pushteti i takon All-llahut, por e drejta në përdorimin e tij i takon popullit. Populli, nëse dëshiron, këtë të drejtë mund ta zbatojë nëpërmjet përfaqësuesit të vet të zgjedhur (ulul-emr).
Siç cekëm, e drejta e sendërtimit të pushtetit profan në kristianizëm i është dhënë rendit të klerikëve autoritativë. Sipas Palit, pas Isait, për transmetimin e porosisë së Zotit te njerëzit janë të obliguar apostujt.
Po ashtu, kristianizmi, përkundër mesazheve të dashurisë e paqes, masat represive ndaj atyre që mbesin jashtë udhëzimit i ashpërson sukcesivisht:
Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh. (Mateu, 12:30).
... e kush më pranon mua, e pranon atë që më dërgoi mua... (Luka, 9:48) ose
... e kush më përbuzë mua, e përbuzë atë që më dërgoi mua. (Luka., 10:16).
... dhe i detyroi të hyjnë... (Luka, 14:15-24).
Në bazë të teksteve të sipërme nga Besëlidhja e Re, rezulton se Kisha dhe autoritetet fetare kanë të drejtë dhe kompetenca që të tjerët me forcë ti tërheqin në kristianizëm. Kisha, sipas këtyre teksteve, ka të drejtë të bëjë presion e ta terrorizojë shpirtin njerëzor, e ata që kanë refuzuar Kishën janë ekskomunikuar dhe janë hedhur në zjarr. Hedhja në zjarr është shfrytëzuar për shkak se Kisha përbuz shpatën, ndonëse shpata fare nuk ka mbetur mbrapa në kryerjen e krimeve gjatë gjithë historisë kishtare. Kryqëzatat dhe Inkuizicioni janë shembuj të hershëm, kurse luftërat evroperendimore dhe kristo-centriste të shekullit XX-XXI ndaj botës muslimane janë shembullin më i qartë.
Kësaj i ka ndihmuar parulla e zjarrtë Jepja perandorit atë që i takon dhe Zotit atë që i takon, që është shndërruar në parullë të rrejshme që e ndanë fenë prej bashkësisë dhe e shndërron në çështje private, kështu që ua mundëson sunduesve politikë të sundojnë pa Zotin. Kështu, qysh prej Kuvendit të Nikejës (325) e deri më sot, problemi gjithnjë është zgjidhur sipas vullnetit të sunduesit, e ky është konstantinizmi. Kisha perëndimore, katolike, gjatë historisë themelin e vet të legjitimitetit e bazon në varrin e Pjetrit, sepse Isai i kishte dhënë përparësi. Madje, Mateu mendon se Pjetrin për konstituues të Kishës e ka emërua
r Isai. Në bazë të kësaj, por edhe thënieve të tjera, mund të thuhet se Isai është personifikuar
në Kishën, njëjtë sikur që Zoti është personifikuar në Isain. Nëse kësaj i shtojmë thënien e Palit se çdo pushtet ka burim hyjnor (Omnis Potes tas a Deo), (Nuk ka pushtet e që nuk është prej Zotit), atëherë e kemi të qartë që papët pozitën dhe legjitimitetin e vet e ndërtojnë mbi apostujt, e sidomos mbi Pjetrin, dhe se çdo papë është hallkë në zinxhirin e shpalljes që vazhdon. Papa i ri është tok me Shpirtin e Shenjtë, sepse Koncili që e ka zgjedhur është institucion hyjnor i shenjtëruar. Nga kjo rrjedh edhe ajo që papa fiton cilësinë e inocettit (i pagabueshëm). Papa kompetencat drejtpërdrejt i merr prej Zotit dhe ka të drejtë të sundojë në emër të Isait. Ai ka të drejtë të caktojë parimet e fesë e të besimit. Më 1870, në Koncilin e parë të Vatikanit, cilësia inocetti sërish edhe zyrtarisht është konfirmuar dhe është marrë vendim
decidiv se komentet e tij të fesë janë të obligueshme për të gjithë besimtarët.
Për ta forcuar këtë bindje janë shkruar shumë vepra. Shën Augustini në veprën e vet Shteti i Zotit, konsideron se shteti profan është fryt i mëkatit të parë dhe institucion djalli, i obligueshëm ti nënshtrohet shtetit të Zotit. Ndaj, pasi trupi ndjek shpirtin, edhe pushteti profan duhet ta ndjek pushtetin shpirtëror. Me rënien e Romës në vitin 476 e deri në shekullin VIII vërejmë forcimin e Kishës duke e absorbuar në tërësi segmentin ushtarak, politik e administrues të Romës. Kisha përdori formulën vijuese: në skenën politike mbretërit janë sovranë, por njëkohësisht ata duhet ta njohin autoritetin shpirtëror të Kishës dhe në pajtim me këtë, çdokush është i lidhur për papën dhe duhet t
a njohë autoritetin e tij shpirtëror. Ata që nuk i nënshtrohen kësaj politike u nënshtrohen
gjyqeve inkuizitore, që sipas një pohimi, për një kohë mjaft të shkurtër, këto gjyqe kanë dënuar 30.000 njerëz me vdekje me kallje, ku kanë pësuar shumë shkencëtarë e njerëz të artit.
Mund të përmbledhim se në rrafshin burimor islam bashkëjetesa është bazament i pakapërcyeshëm i Bashkësisë Muslimane, Ummetit dhe shërben si arketip për rregullimin fetar, politik, shoqëror, ekonomik e të tjera edhe të shoqërive moderne.
All-llahu nuk njeh epërsi të disa popujve apo grupeve e individëve ndaj disa të tjerëve. Ai në Kuran thotë:
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershëm ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur... (el-Huxhurat, 13).
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz. (er-Rrum, 22).
E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që ti dëgjojë fjalët e All-llahut (Kuranin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Kjo, ngase ata janë popull që nuk e dinë (të vërtetën e Fesë islame). (et-Tevbe, 6).
Kurse Muhammedi a.s. në Haxhxhin lamtumirës këshilloi:
Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit, kurse Ademi ka qenë i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarë epërsie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me frikën prej Zotit.
Në anën tjetër, në rrafshin burimor kristian koekzistenca qëndron në këmbë të qelqta. Respektivisht, kristianizmi duke u mbështetur në bazamentin e popullit të zgjedhur dhe në bazamentin se në mbretërinë e popullit të zgjedhur, kryekëput bazamente raciste, të gjithë ata që nuk duan të hyjnë në kristianizëm do të futen detyrimisht në të, qartë ka proklamuar themelet se në çfarë parimesh mbështeten kultura dhe civilizimi evroperëndimor kristian.
II
Nëse i hedhet një shikim rrafshit teorik musliman dhe atij kristian, por edhe rrafsheve tjera, do të vërejmë se Islami pa të drejtë atakohet dhe karakterizohet si fe e jotolerancës e kundër koekzistencës, dhe se mësimet e veta i imponon me dhunë. Burimet islame, Kurani dhe Sunneti, qartë e dëftojnë qëndrimin islam. Edhe burimet kristiane, Besëlidhja e Re dhe dokumentet papnore, po ashtu qartë e dëftojnë qëndrimin kristian, dhe këtë, në pikat më të shkurtra, edhe për Islamin edhe për Kristianizmin patëm mundësi ta lexojmë në faqet paraprake.
Do ti cekim disa raste nga e kaluara: Greqia antike karakterizohej me diskriminim kulminant. Njëri nga dijetarët - filozofët më të mëdhenj, Platoni, ka kritikuar skllavërimin e grekut nga greku, por skllavërimin e të huajve nga greku ai e lejon për shkak se disa popuj intelektin nuk e kanë të përsosur. Kurse Aristoteli, filozofi më i madh, njerëzit i ka ndarë në të lirë dhe në skllevër. Skllevërit janë krijuar vetëm për tu shërbyer të lirëve. Sistemin e skllavërimit Aristoteli e ka konsideruar të nevojshëm.
Ngjashëm është edhe me kulturën e civilizimin judaist (çifut), i cili lejon skllavërimin e joçifutëve, por jo edhe të çifutëve, sikur që ndalon kamatën ndërmjet çifutëve, por e lejon ndërmjet çifutëve dhe të huajve, sepse populli çifut, si i zgjedhur nuk ka ndonjë obligim ndaj ndonjë populli injorant.
Mësimet kristiane urdhërojnë skllavin ti nënshtrohet totalisht dëshirës së skllavopronarit, që d.m.th. se jeta e vdekja vareshin nga dëshira e tij. Çdo njeri i lirë autoritativ në perandori ka poseduar disa mijëra skllavë të dënuar për shkaqe më banale. Madje vetë Kisha ka poseduar skllevër dhe ka pranuar qartë legalitetin e skllavërisë, kurse me pretekst se pengon lypjen dhe vjedhjen.
Në Perandorinë Bizantine kanë supozuar se ata janë udhëheqësit e botës, kurse mbarë bota rreth tyre është krijuar për tu shërbyer. Skllavi nuk ka mundur të posedojë, të trashëgojë, të lë trashëgim, apo të martohet legalisht. Skllavi i padobishëm, i sëmurë e në moshë është vrarë. Skllavi nuk ka mundur ta padisë dëmtuesin, sepse e drejta e padisë i takon vetëm zotëriut.
As gjendja e koptëve nën Kishën bizantine nuk ishte e mirë: Nën sundimin e perandorit Fokas (602-610) të gjithë funksionarët koptë u detyruan ti nënshtrohen Kishës së Konstantinopolit. Nën Herakliusin (610-641) koptët akuzoheshin si paganë e tradhtarë, kurse Justiniani I (527-565) thoshte: Vetëm një qeveri, vetëm një legjislacion dhe vetëm një kishë, që qartë dëfton se çndodhte me të tjerët që nuk i nënshtroheshin këtij urdhri.
Paraqitja e Muhammedit a.s. në skenën historike dhe, më pastaj, shkuarja e tij në Medine, hasën në ndjenjë përbuzjeje tek çifutët, sepse ata posedonin vetëdijen mbi superioritetin religjioz, nacional e kulturor dhe ndjenjën që do të mund të paraqitej si ndonjë falsifikim i traditës biblike. Nisur nga kjo, çifutët nuk e pranuan Isain a.s. (Jezusin) për pejgamber, ndonëse ishte çifut, as Muhammedin a.s., që për ta ishte i huaj, joçifut.
Kristianizmi mesjetar ka qenë shprehje lëvizëse e Evropës kundrejt Islamit, që do të kulmojë me luftërat kryqtare. Islami për Evropën ka qenë forcë kërcënuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik, e më vonë edhe armik ideologjik dhe shembull filozofik, në fillim nëpërmjet shtangimit mbrojtës, e më vonë nëpërmjet shpërthimit atakues. Pikëpamjet e Evropës në shekullin XX mbi Islamin, kryesisht janë vazhdimësi e vizionit mesjetar ndaj Islamit.
Në trojet iliro-shqiptare bashkëjetesa midis serbëve sundues dhe shqiptarëve të sunduar ka qenë shumë e vështirë. Këtë pohim tonin po e ilustrojmë me Kodin e Car Dushanit (1336-1356), neni nr. 6, ku sanksionohet: Sa i përket herezisë latine dhe atyre që tërheqin besimtarët ortodoksë në fenë e tyre, autoritetet duhet të përpiqen ti konvertojnë të gjithë të tillët në fenë e vërtetë. Nëse një i tillë nuk dëshiron të konvertohet, ai do të dënohet me vdekje... pasuria e të gjithë të tillëve do të konfiskohet dhe shumë më tepër në këtë drejtim. (E. Durham) Edhe gjatë kohës së sundim
it të mbretërve Nemanja e Millutin u provua konvertimi dhe kishte persekutime fetare e
kombëtare. (E. Durham)
Islami kësaj çështjeje i kushton rëndësi të madhe bashkëjetesës. Me krijimin e qytetit-shtet në Medine, me hartimin e Kushtetutës së parë të praktikuar në botë, u vunë në praktikë themelet e bashkëjetesës midis muslimanëve, kristianëve dhe hebrenjve, u rregulluan të drejtat dhe obligimet e qytetarëve dhe u eliminuan veset e liga.
Në mënyrë të përmbledhur mund të shtrohet se Shteti islam lind me vendimin e vetëdijshëm të popullit të lirë politikisht që të abstenojë nga sovraniteti në dobi të Zotit Famëlart, dhe duke pranuar pozicionin e mëkëmbësit e duke vepruar në pajtim me rregullat dhe udhëzimet që i kanë dhënë Kurani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Ndryshe nga teokratizmi kristian, në Islam shteti është teokratik në saje të sovranitetit të Zotit, kurse pushteti nuk i jepet një rendi të veçantë - siç është rasti në Kristianizëm, por besimtarëve. Në anën tjetër, shteti është demokratik në aspekt të konstituimit të pushtetit, ndërrimit etj. Populli nuk ka të drejta të pakufizuara, por në suaza të Ligjit të Zotit dhe të Pejgamberit. Shteti
islam është shtet ideologjik që duhet ti përfshijë vetëm ata që me zemër e pranojnë ideologjinë
dhe parimet e saj. Mirëpo, atyre që nuk e pranojnë ideologjinë islame, por jetojnë brenda kufijve territorialë, shteti islam ua garanton të drejtat qytetare që i gëzojnë të tjerët, me kusht që ata ta respektojnë ligjin. Në shtetin islam nuk bëhet dallim në racë, ngjyrë e gjuhë dhe shtetasit e tij janë të barabartë në të gjitha punët e shtetit. Fryma e shtetit islam zë fill në politikën e moralit dhe devotshmërisë. Në politikën e brendshme duhet të dominojnë nderi, respekti e drejtësia, kurse në politikën e jashtme duhet kultivuar e vërteta, besimi, dashuria për paqe, raportet korrekte dhe drejtësia ndërkombëtare. Qëllimi i shtetit islam nuk është vetëm të sigurojë ligjin, rendin dhe territorin, por duhet ta arrijë drejtësinë shoqërore, përparimin e së mirës dhe çrrënjosjen e së keqes.
Shteti islam, me fjalë të tjera, duhet të sigurojë:
- të drejtat në sigurinë personale,
- të drejtat në sigurimin e pasurisë,
- mbrojtjen e nderit,
- të drejtën në jetën private,
- të drejtat në protesta kundër padrejtësisë,
- të drejtat për urdhrin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja,
- lirinë e këshillimit dhe të arsimimit,
- mbrojtjen e pjesëtarëve të një feje tjetër nga fyerjet, e shumë të drejta të tjera.
Islami bëri unifikimin e politikës dhe religjionit dhe, sipas të gjitha vlerësimeve, ky unifikim ka qenë sintezë e suksesshme. Por, më vonë, Islami u shpartallua si perandori por mbeti si religjion dhe vazhdoi të përhapet mbi gërmadhat e perandorisë së shpartalluar. Domethënë, Islami është universalizuar vetëm pasi është fshirë veçanësia e politikës. Fuqia e Islamit, sipas Hisham Xhait, ka qenë në atë se ai ka ditur ta shprehë poeticitetin e kolektivit. Pikërisht unifikimi i të gjitha segmenteve të jetës, bëri që imperializmi perëndimor dhe kreatura e tij orientalizmi perëndimor Islamin ta paraqesin si religjion fanatik, të errët, që ithtarët e vet i edukon në besimin e ngushtë, dogmatik, i cili është armiqësish
t i disponuar ndaj lirisë së mendimit dhe zhvillimit të lirë të ideve. Në një anë, duke i marrë
parasysh armiqësitë dhe paragjykimet mesjetare të evroperëndimit ndaj Islamit dhe ato të periudhës kolonialiste, nga ana tjetër, edhe sështë çudi që evroperëndimi ka vazhduar me sjellje injoruese e ekskomunikuese ndaj Islamit dhe muslimanëve. Mirëpo, me plot të drejtë, kohëve të fundit dëgjohen zëra, ndonëse ende të paktë, përse moskuptimet ndërmjet Islamit dhe Perëndimit duhet të vazhdojnë, kur ajo që i bashkon këto dy botë është shumë më e fuqishme se ajo që i ndanë. Princ Çarlsi mendon se moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmë të çmojmë se si të tjerët e shohin botën, historinë e saj dhe rolet e tyre përkatëse në të, dhe nga kjo rezulton që Islamin ta shohim si kanosje dhe rrezik, si burim i mostolerimit, ekstremizmit dhe terrorizmit. Moskuptimet paraqiten edhe nga fakti se ekstremet në shoqërinë islame merren si norma, që është gabim serioz. Zëra pozitivë kohëve të fu
ndit vijnë edhe nga vetë zyrtarët e Kishës. Për shembull, Sekretariati i Vatikanit për Jokristianë
lidhur me xhihadin jep përkufizim të ri, që dallon rrënjësisht nga e kaluara. Kështu, ata thonë se Xhihadi në asnjë rast nuk është karremi biblik, ai nuk synon drejt zhdukjes, por drejt të drejtave të Zotit dhe njerëzve në viset e reja.
Po ashtu, të konceptuarit antropomorf të Zotit në Evropë, rebelimi i natyrës njerëzore kundër përbuzjes kristiane të kësaj bote dhe shtypjes së instinkteve natyrore dhe synimeve legjitime të njeriut dhe trashëgimisë romake, me qëndrimin e vet të plotë materialist në aspekt të jetës njerëzore dhe vlerës së saj inherente, kanë rezultuar me indiferencë madje edhe armiqësi ndaj Islamit, sepse Islami ishte i rafinuar, progresiv, plot jetë pasionuese.
Çështje në vete është edhe të perceptuarit e nacionales në Evropë që dallon nga të perceptuarit islam. Derisa në Islam nacionaliteti është kualitet individual i njeriut, individual në raport me njerëzinë dhe individual në raport me njeriun, vetëkonfirmimi i nacionalitetit mund të fitojë forma të nacionalizmit, d.m.th. të mbylljes, ekskluzivitetit, armiqësisë ndaj nacionaliteteve të tjera. Edhe internacionalizmi si alternativë e nacionalizmit paraqet sëmundje tjetër, varfëri abstrakte, unitet abstrakt, që mohon individualitetin nacional. Islami edhe nacionalizmit edhe internacionalizmit ua kundërvë universalizmin, që nuk mohon individualizmat nacionalë, por i përfshinë në
unitetin konkret. Universalizmi është afirmim i pasurisë në jetë me atë nacionalen. Nacionaliteti është vlerë pozitive që pasuron jetën e njerëzisë, që pa atë paraqet abstraksion, kurse nacionalizmi është e keqe, vetëkonfirmim dhe përbuzje egoiste, e madje edhe urrejtje ndaj popujve tjerë. Nacionalizmi lind shovinizmin dhe ksenofobinë, ndaj këtë duhet dalluar nga patriotizmi. Nacionalitetet e mëdha sëmuren nga vullneti drejt pushtetit, drejt fuqisë, vullnet imperialist që synon krijimin e perandorive botërore. Kjo rezulton luftën, e lufta është gjithnjë lindja e fatumit e jo e lirisë. Përjashtim duhet bërë nga lufta mbrojtëse, çliruese, që është e arsyeshme, sikurse në rastin e Kosovës, Bosnjës etj. Në konceptin nacionalist dhe imperialist shteti nga mjeti dhe funksioni bëhet synim vetvetiu dhe realitet abstrakt, vjen deri te ideja e sovranitetit të shteteve nacional
e, për të cilin luftojnë popujt në dëmin vetjak.
Kultura humaniste perëndimore ka prirje të pranojë tipin e vet të kulturës për universale dhe të vetmen dhe nuk pranon ekzistimin e tipeve tjera të kulturës e as nuk kërkon plotësimin me botët tjera. Me këtë kemi një monizëm të veçantë, i cili gjithnjë ka tendenca tiranizuese, qoftë ato religjioze apo antireligjioze. Konceptimi monist, totalitar i shtetit përkthyer në gjuhën religjioze d.m.th. konceptim idhujtarist.
Evropa dhe Amerika (dhe bota nën ndikimin e tyre), të udhëhequr nga idetë e mësipërme, çdo ditë po kërkojnë modele të reja të dominimit, kurse për çdo tendencë të muslimanëve për mbrojtje, Evropa e civilizuar me anë të propagandës së tmerrshme i akuzon si fundamentalistë, terroristë, reaksionarë, që prishin qetësinë dhe rendin botëror.
III
Mesazhi islam mbi Transcendencën dhe Bashkësinë për një shekull u zgjerua prej Indisë deri në Oqeanin Atlantik. Ky zgjerim nuk qe fryt i pushtimeve ushtarake që popujve të nënshtruar tua impononte fenë, por i rrezatimit të revolucionit të mirëfilltë kulturor që ai e solli. Ekspansioni arab ka krijuar kushte ekonomike dhe sociale për përtëritje, duke e evituar kaosin feudal dhe hierarkitë parazite. Betejat e vetme që muslimanët i kanë ndërmarrë në ekspansionin e rrufeshëm kanë qenë betejat kundër shtypësve feudalë, mbretërve despotë, peshkopëve sektarë e inkuizitarë, e jo kundër popujve që i kanë pritur si çlirues nga zgjedha e mëhershme. Islami, duke evituar përçarjen feudale të ekonomisë, duke formuar hapësirë më
të madhe se Perandoria Romake për këmbim mallrash dhe idesh, duke krijuar tërësinë unike ku kanë
sunduar ligjet e shkruara dhe administrata korrekte gjyqësore, pushtuesit arab i ka mundësuar përzierjen dhe shkrirjen e gjërave, njerëzve dhe ideve, që ishte karakteristike për të gjitha periudhat e mëdha kreative në jetën e njerëzimit. Pasi që qëllimi i kësaj pjese të shkrimit është që të sjellim disa ndodhi konkrete historike, konstatimet e mësipërme po i ilustrojmë me fjalët e një prijësi fetar, monsinjor Duchene, i cili në studimin e tij për gjendjen e Kishës në shekullin VII në Siri, cek rrëfimin këshillues të Mihajl Sirianit. Mihajli, pasi që i përshkroi vrazhdësitë të cilave u qenë ekspozuar jakobitët që nuk e pranuan Kishën uniate të Herakliut, kështu e përshkruan depërtimin arab: Zoti hakmarrës... duke e parë të keqen e romakëve të cilët kudo që kanë luftuar vrazhdësisht kanë shkretëruar kishat dhe manastiret tona dhe na gjykonin pa mëshirë, i solli nga Jugu bijtë e
Ismailit të na çlirojë me ndihmën e tyre... Kjo për ne ishte fitore e madhe që u çliruam nga
vrazhdësitë e romakëve, nga e keqja e tyre, nga urrejtja e tyre, nga smira e tyre e ligë dhe që, më në fund, gjetëm prehjen.
Shembujt e tillë dëftojnë se Islami dhe kultura e civilizimi i tij kultivojnë bashkëjetesën, madje njohjen e pjesëtarëve të feve qiellore, që është pika kulminante e koekzistencës. Islami refuzon idenë e popullit të zgjedhur, por pranon njerëzimin si krijim të zgjedhur të Vullnetit Hyjnor. Derisa në periudhën parakuranore njeriu ishte në pozitë inferiore me krijesat e dëmshme, me Kuranin njeriu bëhet zotërues i çdo gjëje që gjendet në qiej, tokë e midis tyre.
Me Islamin, popujt e nënshtruar kanë gëzuar mbrojtjen e muslimanëve dhe nuk kanë qenë të obliguar e të detyruar të kryejnë kurrfarë detyre ushtarake, sepse feja ua ndalonte pjesëmarrjen në ushtrinë muslimane, e si kompensim jomuslimanët paguanin tatim (xhizjen).
Meqë jomuslimanët ishin jashtë suazave të ligjeve muslimane, atyre u qe mundësuar të mbeten nën jurisdiksionin e ligjeve të veta vetjake, çfarë i kanë caktuar krerët e bashkësive të tyre fetare. Këtë gjendje të autonomisë së pjesërishme e kanë ndjekur më vonë Turqia dhe vendet tjera arabe.
Komentuesi dhe praktikuesi i parë e autentik i Kuranit është Muhammedi a.s., ndaj fjalët e tij kanë qëllime të larta, por janë të nxitura edhe nga jeta e përditshme e të mbikëqyrura nga All-llahu xh.sh. Me një rast Muhammedi a.s. thotë: Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit. Nuk ka përparësi i ziu ndaj të bardhit, as i bardhi ndaj të ziut. Tek All-llahu më të matur janë ata të cilët janë më të drejtë dhe të cilët më së ndershmi jetojnë.
Rasti vijues e sqaron edhe më shumë këtë çështje. Muhammedi a.s. thotë:
Ai që shtyp një person me të cilin është lidhur me një zotim, ose i cenon të drejtat e tij, ose ia imponon një detyrë mbi mundësitë e tij, ose ia merr me detyrim një gjë, mua do të më ketë kundërshtar në Ditën e Gjykimit.
Imam Buhariu shënon se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thënë: Më erdhi nëna si idhujtare në vizitë, e unë iu drejtova Të dërguarit, Muhammedit a.s., dhe kërkova mendimin e tij, kurse ai më tha: Mbaji lidhjet me nënën tënde dhe bëni mirë asaj.
Edhe halifi i dytë musliman, Umeri r.a., pas hixhretit të tij në Medine, ka mbajtur lidhje me të vëllain, i cili në Mekke ende ishte idhujtar.
Me rastin e dërgimit të ushtrisë muslimane në Siri, halifi Ebu Bekri kryekomandantin Usame ibn Zejdin e porositi që të sillet mirë me këto fjalë:
Mos i shkelni zotimet tuaja, mos bëni ngatërresa, mos i keqpërdorni të drejtat tuaja, mos i gjymtoni kufomat, mos i vritni as fëmijët, as të vjetrit, as gratë. Mos rrëzoni asnjë dru, asnjë hurmë, mos i digjni të mbjellat, mos therni desh as deve që të ushqeheni ju. Nëse takoni në rrugë murgj ose fetarë duke ëndërruar, i lini të lirë dhe mos i shqetësoni.
Se në çshkallë ishte koekzistenca gjatë halifatit të Umerit r.a. tregon rasti vijues: Mbreti i fundit gasanid, Xhabalah ibn el-Ajhan, në Betejën e Jermukut (më 636) ishte në anën bizantine, por më vonë e përqafoi Islamin. Derisa ky e bënte tavafin rreth Kabes në haxhxhin e tij të parë, një beduin e shkeli rastësisht pelerinën e tij, kurse ish-mbreti e goditi beduinin në fytyrë. Me të marrë vesh, halifi Umer r.a. urdhëroi që beduini tia kthejë goditjen Xhabales në mënyrë të njëjtë, ose Xhabale ta paguajë xhobën, për çka Xhabale hoqi dorë nga Islami dhe u kthye në Konstantinopol.
Rasti tjetër ka të bëjë me vetë Umerin r.a. Një ditë erdhi një beduin të kërkojë ndihmë kundrejt një shtypësi, e Umeri i mllefosur e goditi disa herë beduinin. Pastaj u pendua dhe e luti beduinin tia kthejë me po aq goditje. Mirëpo, beduini refuzoi ta bëjë këtë, e Umeri r.a. u tërhoq në shtëpinë e vet me monologun vijues: O i biri i Hattabit! Ti ke qenë askush e asgjë, dhe All-llahu të ngriti; lajthove, e All-llahu të nxori në rrugë të drejtë; ke qenë i dobët, e All-llahu të forcoi. Ai atëherë të dha të drejtosh me kokat e popullit tënd dhe kur njëri prej tyre erdhi të kërkojë ndihmën tënde, ti e godite! Çdo ti thuash ti zotëriut tënd kur të paraqitesh para tij?
Derisa disa nga ndodhitë flasin për raportet brendaislame, rasti vijues ka të bëjë me raportet ndërfetare në Egjiptin e posaçliruar, e lidhur me Umerin r.a. Flitet nga burimet e sakta historike se një qytetar kopt nga Kajroja, El-Fustati, shkoi në Medine për tiu ankuar Umerit r.a. si halif. Ai i tha halifit se i biri i Amr Ibn Asit e ka goditur me shuplakë të birin e tij. Umeri r.a. menjëherë e urdhëroi Amr Ibn Asin dhe të birin e tij që të vijnë në Medine, e atëbotë Amr Ibn Asi ishte mëkëmbës (vali) i Egjiptit. Kur këta erdhën në Medine, Umeri r.a. urdhëroi që babai, djalin e të cilit e kishte goditur djali i Amr Ibn Asit, ta godasë atë, dhe me këtë rast Umeri r.a. i tha fjalët e njohura; Si mund të robërohen njerëzit kur
nënat i lindin të lirë?
Aliu r.a., halifi i katërt, me një rast ka thënë: Më vjen turp të skllavëroj njeriun që thotë All-llahu është Zoti im!
Po ashtu, Aliu r.a. me një rast i ka dhënë robit të tij të holla për të blerë dy lloj teshash prej materialit të ndryshëm. Kur ai ia ka sjellur, Aliu r.a. ia ka dhënë llojin më cilësor e shumë më të shtrenjtë se ai që e ka ndalur për vete dhe i ka thënë atij: Ti je i ri dhe dëshiron ta shohësh veten të bukur, kurse unë jam plakur.
Se këto ndodhi nuk janë raste vetëm nga periudha e Pejgamberit a.s. dhe e halifëve të drejtë, por edhe më vonë, flet ndodhia në kohën e Ebu Jusufit, nxënësit të Ebu Hanifes. Në kohën kur ky ishte gjyqtar suprem (kadil kudât) i halifatit islam, një i krishter ngriti padi kundër halifit Harunur Rrashidit, përkitazi me një kopsht kontestues. Ebu Jusufi, pas shqyrtimit të lëndës, gjykoi në favor të të krishterit, e në disfavor të halifit.
Me Ebu Jusufin dhe halifin Harun kemi ndodhinë tjetër, me çrast i pari, në cilësinë e gjyqtarit suprem të shtetit, e këshilloi të dytin: O prijës i besimtarëve! Zoti e përforcoftë mbretërinë tënde! Bëhu mirëdashës ndaj të nënshtruarve, vepro ashtu që të mos jenë kurrë të shtypur ose të dëmtuar, mos ua impono asnjë ngarkesë mbi mundësitë e tyre dhe mos e merr pasurinë e tyre në asnjë mënyrë arbitrare.
Do të shkonim në pakufi sikur të ndaleshim në çdo fazë historike, ndaj do të ndalemi në thëniet e dy dijetarëve evropianë, Volterit (Voltaires) francez
.
Volteri, ndonëse kundërshtar i rreptë i Islamit, megjithatë mbledh forcë e pohon se modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm gjatë kohës së osmanlinjve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës ndërfetare dhe të bashkëjetesës në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve të ndryshme dhe popujve. Derisa, siç vërejtëm, sipas Kishës, çdo banor brenda shtetit të krishter është dashur të bëhet patjetër i krishter. Për këtë, autoritetet kishtare armiqësisht janë deklaruar kundrejt tërë botës dhe atë derisa ata nuk e pranojnë Kristianizmin.
Çtë thuhet për shekullin e fundit? Bota muslimane në kapërcyell të shekullit njëzet u zgjua nga letargjia e agonia kolonialiste, me çrast filloi një luftë të gjatë kundër të huajve. Pas shumë përpjekjesh e sakrificash, ata u çliruan nga pushtuesit e huaj, por ranë nën ndikimin politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor, si formë e re e kolonializmit, e eksploatimit më profitabil e perfid të Fuqive të mëdha, qofshin të Lindjes apo të Perëndimit. Çdo përpjekje për çlirim të plotë nga eksploatuesit e huaj, nga makineria propaganduese e Fuqive të mëdha cilësohet si panislamizëm, ekstremizëm fetar, fundamentalizëm e kohëve të fundit edhe si binladenizëm, duke i diskreditur kështu Islamin dhe muslimanët. Luftërat e dekadës së fundit si
në Bosnjë, trojet shqiptare, Çeçeni, Algjeri, Afganistan, Irak, Palestinë, te muslimanët në
Nënkontinentin indian, në Kinë, ish-BRSS e shumë vende të tjera, qartë dëftojnë angazhimin çlirimtar të muslimanëve dhe orvatjet ofensive e shtypëse të evroperëndimit. Në këtë luftë të padrejtë, evroperëndimi paraqitet në rolin e ujkut, të cilit qengji lëre këtë vit, por edhe vitin që shkoi (kur ende nuk ekzistonte) ia ka turbulluar ujin!
* * *
Mësimi islam, e kryesisht edhe praktika muslimane, i kushtojnë rëndësi të madhe bashkëjetesës, vëllazërimit e solidaritetit ndërfetar e ndërnacional. Mirëpo, qarqet qëllimkëqija e tendencioze evroperëndimore kristiane, Islamin kryesisht e interpretuan nëpërmjet termave pezhorative, për ta paraqitur atë si antihuman e anticivilizues, regresiv e destruktiv. Motivet janë shumëllojëshe, por dominojnë motivet religjioze, politike e ekonomike. Është fatkeqësi e madhe që edhe brenda trojeve tona gjenden shkencëtarë dhe politikanë, që të frymëzuar nga paragjykimet e kryqëzatave e inkuizicionit, në vazhdimësi e sulmojnë Islamin dhe kulturën e civilizimin islam ndër shqiptarët, duke e karakterizuar atë kulturë si tiranizuese,
terrorizuese, asimiluese, agresive e të ngjashme. Të tillët (Ismail Kadare, Engjëll Sedaj, Lush
Gjergji, Ibrahim Rugova, Alfred Mojsiu etj. etj.), shfrytëzojnë konfuzionin ideologjik, politik, ekonomik, social e të tjera, dhe me metoda perfide, me gojën plot komb, përpiqen të konvertojnë mbi 90% të popullatës shqiptare të proveniencës islame në katolicizëm apo ortodoksizëm përpjekje të ishin të natyrshme dhe shprehje e raporteve normale, ju lumtë për angazhimin e tyre, por kur këto përpjekje janë tendencioze, kësaj i thonë terror e gjenocid religjioz e etnokulturor.
Shkrimin tonë do ta përfundojmë me një thënie të Çiro Truhelkës se: Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta të cilat e demantojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastir në Ballkan, sikur islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore. Ne do të shtojmë, nëse do të përdorej dhuna në mënyrë institucionale nga ana e muslimanëve kundrejt kristianëve, çfarë po ndodh me muslimanët gati gjithë kohën, duke përjetuar dhunë institucionale nga kristianizmi, ju zotëri Alfred Mojsiu, pastaj serbët, grekët, malazezët, bullgarët në Ballkan do të përmendeshi vetëm nëpërmjet fosilieve të mbetura, siç fla
sim sot për dinasaurët.
Është e udhës që institucionet tona politike, shkencore dhe të tjerët të fillojnë të respektojnë të tjerët, ashtu siç e kërkojnë respektin për veten. Të fillojnë të ndërgjegjësohen, në të kundërtën në histori do të përmenden si kalamajë që luanin me zjarr dhe behen viktimë e tij.