Edmond PRIFTI | 6 Jun 17:40 2005
Picon

Master of European Studies + Master of Business Informatics

Master of European Studies + Master of Business Informatics

http://www.brie.ase.ro/

Calendar of the selection

For applicants from Albania,Bosnia and
Hertzegovina,Croatia, Macedonia, Moldova, Serbia and
Montenegro,Slovenia,Turkey:
The deadline for submitting the application file is July 15, 2005.


The applicants submit their application file either directly at the
BRIE Offices in Bucharest or Giurgiu, by regular mail, or by e-mail
(as scanned documents) - see the Contact page.

Application file contents:

"Application for Admission"- form, filled and signed (download [.DOC]
[.PDF] )
Optionally, "Application for Scholarship" - form, filled and signed
(download [.DOC] [.PDF] )
University diploma (legalized copy and translation into English)
Transcript of grades obtained duri ng university studies (legalized
copy and translation into English)
German language competence certificate
English language competence certificate
Motivation letter of the candidate
Recommendation letter from an employer or university professor
After successful selection, the candidate is required to submit the
following documents for matriculation:

University diploma and transcript of grades (legalized copy and
translation into Romanian)
High school diploma (legalized copy and translation into Romanian)
Birth certificate (legalized copy and translation into Romanian)
If appropriate, marriage certificate (legalized copy and translation
into Romanian)
Health certificate confirming the candidate is able to perform study
activities
2 passport photos


What is BRIE?
 The Bulgarian-Romanian Interuniversity Europe Center (BRIE) was
established by  Romanian, Bulgarian and German Universities and
institutions, and the German Rectors' Conference.  BRIE has been
developed  as a project in the framework of the Stability Pact for
South-Eastern Europe at the bridge on the Danube river between
Bulgaria and Romania in the towns of Rousse (Bulgaria) and Giurgiu
(Romania).  Both sites –  BRIE-Giurgiu and BRIE-Rousse represent a
common cross-border network, which builds upon the synergy of the
trans-national relations in higher education and their impact on the
economic and social profile of the relevant regions.

 BRIE is committed to:

 The European integration and regional cross-border cooperation in
Europe;
 The cooperation between the peoples of south Eastern Europe, an d of
Bulgaria and Romania at the Danube bridge;
 The intensified cooperation between European universities within the
Bologna process for the creation of a common European higher
education area.

BRIE provides two master programmes:
 at BRIE-Giurgiu – a master program in  International Business
Informatics in English and in German : four semesters, the third of
which takes place in the format of an internship at companies in
Germany in cooperation with the partner university. The students
acquire competences in the following subject areas: Information
Systems in the Production; Planning and Development of Applied
Systems; Programming and Software Technologies; Algorithms and Data
Structure; Legal Aspects and Security in Business Informatics;
Economics and International Business; Practical Course about
Information Systems in Production; English and German languages,
etc.

After all exams are passed and the mast er thesis is defended
successfully, the students are conferred a diploma from the Academy
of Economic Studies  Bucharest, recognized in Bulgaria, as well as a
certificate for the period of study at the German or the  Austrian
partner universities.

 at BRIE-Rousse – a master program in European Studies in English and
German : four semesters, the third of which is takes place at a
partner  university either from Germany or Austria. The students
acquire competences in the following fields of studies: European
Integration, Comparative Administration, Common Policies of the EU,
Institutions and Decision-Making in the EU, European Law,
International Economics, Economic and Monetary Union, European
Management, Management of European Projects; European History;
European Civilization; Research Methods; Teamwork and Leadership;;
foreign languages – English, German, Romanian and Bulgarian,  Summer
school in European integration.

 After all exams are passed and the master thesis is su ccessfully
defended, the students are conferred a diploma from the University of
Rousse, recognized in Romania, as well as a certificate for the
period of study in the German or the Austrian partner universities.

History
BRIE started activities in the Autumn of 2000 and after two years of
preparation it admitted its first students in the Winter semester of
2002.

BRIE was established on the  grounds of:

 Agreement between the Government of the Republic of Bulgaria and the
Government of Romania for cooperation in the sphere of education,
science, and culture;
 Contract between the University of Rousse "Angel Kantchev" and the
Academy of Economic Studies - Bucharest;
 Contract between the German Rectors' Conference and the University
of Rousse "Angel Kantchev";
 Joint declaration of the Academy of Economic Studies Bucharest, the
Romanian-Bulgarian Interuniversity Economic College at the Academy o f
Economic Studies Bucharest, the University of Rousse "Angel Kantchev"
and the German Rectors' Conference for cooperation in the framework
of BRIE – a project of the Stability Pact for South-Eastern Europe;
 Contract for cooperation between Chemnitz University of Technology -
Germany and the University of Rousse "Angel Kantchev";
 Contract for the cooperation between the European University
Viadrina - Frankfurt (Oder) and the University of Rousse "Angel
Kantchev";
 Contract for the cooperation between the University of Klagenfurt -
Austria, the University of Rousse "Angel Kantchev", and the Academy
of Economic Studies - Bucharest;
 Statute of BRIE, approved by the Academic Council of the University
of Rousse "Angel Kantchev" and the Academy of Economic Studies
Bucharest;
 Contract between the German Rectors' Conference and the Hertie
Foundation - Germany for financial support  for BRIE;
 Decree of the Council of Ministers of Republic of Bulgaria; Agreement for Cooperation and Mutual Assistance for the Development
of the Bulgarian-Romanian Interuniversity Europe Center (BRIE)
between the Government of the Republic of Bulgaria and the Government
of Romania signed on 04.02.2005 by the Foreign Minister of the
Republic of Bulgaria and the Foreign Minister of Romania.

Partners and financing institutions of BRIE
 German Rectors' Conference
 University of Rousse "Angel Kantchev" - Bulgaria
 Academy of Economic Studies Bucharest - Romania
 Chemnitz University of Technology - Germany
 European University Viadrina - Frankfurt (Oder) - Germany
 Center for European Integration Studies at the University of Bonn -
Germany
 Bremen University - Germany
 Johannes Gutenberg University – Mainz - Germany
 University of Klagenfurt - Austria
 The Ministry of Education and Science of the Republic of Bulgaria
 The Ministr y of Education and Science of Romania
 Hertie Foundation
 Stifterverband Foundation
 Robert Bosch Foundation
 Siemens Foundation
 Haniel Foundation.


Powered by
     
Have a great day! Edmond Prifti
 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Olsi | 6 Jun 18:50 2005
Picon

Atdheu 05/ 06/ 2005

LZHK prezanton kandidatët e saj nëpër zonat elektorale 

Fushata e LZHK hyn në fazën finale

Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, Elbasani presin me nderim
Mbretin Leka dhe përfaqësuesit e Lëvizjes për Zhvillim
Kombëtar në prezantimin e kandidatëve nëpër zona. Dita e
zgjedhjeve më 3 korrik do të kurorëzojë fitoren e së
djathtës shqiptare – “LZHK-Leka I Zogu” 


EDITORIAL

Countdown

Nga Neritan Kolgjini

Deri më 3 korrik ditën e zgjedhjeve kanë mbetur edhe 28
ditë, të cilat do të jenë më të nxehtat e kësaj fushate
zgjedhore, jo vetëm pë shkak të temperaturës sezonale, por
edhe për shkak të drejtimit që po merr kjo fushatë me drunj
e dushqe. Prandaj është në detyrimin e çdo mbështetësi të
“LZHK – Leka I Zogu” që të angazhohet maksimalisht në këtë
fushatë, të paparë deri më sot, jo vetëm nga mënyra e
organizimit të saj e kuadri ligjor e institucional, por
edhe për shkak se në të merr pjesë për herë të parë në
historinë e këtij vendi, simboli kombëtar i shqiptarëve,
Mbreti Leka I. Nisma e tij fisnike është e tillë, jo vetëm
në program e në njerëzit që e përfaqësojnë, por bash në
vetë thelbin e saj si Lëvizje për Zhvillim Kombëtar.
Shqiptarët kanë rastin e artë të tregojnë se e duan emrin
komb e atdhe, duke votuar për një alternativë nacionaliste
siç është “LZHK-Leka I Zogu”. Ndërsa përfaqësuesit e saj si
kandidatë nëpër zona dhe nëpër 100 shtabet elektorale,
duhet të punojnë në maksimumin e fuqive të tyre, për t’i
treguar këtij populli se ne jemi vërtet njerëzit më të
besueshëm e që nuk ua kthejmë shpinën atyre që u japim
besën. Tashmë edhe koha për atë betejë finale të 3 korrikut
po afrohet dhe 28 ditët që na ndajnë, mund të fillojmë fare
mirë t’i numërojmë si në një countdown. Pra asgjë s’mund
t’i lihet inercisë e rastësisë. Kjo është një betejë
dinjiteti, ku luhet me emrin e pjesës më fisnike të këtij
kombi, me emrin e pjesës më të djathtë, më antikomuniste,
më demokratike e më sakrifikuese për këtë vend. Pikërisht
sepse është një çështje nderi, duhet që këto 28 ditë të mos
pushojmë asnjë minutë, deri sa të realizojmë atë boom
elektoral, i cili do t’u apelojë mendjeve të çoroditura të
politikës shqiptare se geni shqiptar nuk mund të
poshtërohet më siç është bërë deri më sot me komunistë të
kënaqur e komunistë të inatosur. Tashmë jemi në një
countdown 28-ditësh dhe gjithë energjitë duhet të
përqendrohen për një fitore historike të LZHK-së. Dhe për
t’ia arritur kësaj duhet besim. Me Mbretin në krye, kemi të
gjitha arsyet të besojmë. Vetëm 28 ditë janë – countdown...



REPORTAZH

Reportazh nga Kolesjani, i njohur si Termopilet shqiptare

LZHK, shansi historik i shqiptarëve

Prezantimi i Ekrem Spahisë në Kolesjan të Kukësit shënoi
edhe hapjen zyrtarisht të fushatës elektorale të Lëvizjes
për Zhvillim Kombëtar në zonën 12. Morën pjesë 
intelektualët e famshëm Fadil Spahiu, Dritan Spahiu, Islam
Spahiu 

Nga Sulejman Dida
Kryetar i LZHK, Kukës

Kolesjani
Një prej fshatrave më të shquar të Lumës dhe krejt vendit,
siç është Kolesjani, priti me entuziazëm birin e vet të
familjes fisnike të Lumës Ekrem Spahia dhe tregoi se është
i vendosur ta mbështesë atë në fushatën zgjedhore. Të majtë
e të djathtë, siç u shprehën disa prej banorëve, do të
bashkohen rreth kandidatit të LZHK-s, për një fitore të
sigurt, sepse vetëm kështu i japim një mesazh popullit për
të vërtetën, sepse Kolesjani në momente të rëndësishme
historike është i bashkuar. Dhjetëra banorë të Kolesjanit
dhe të Lumës e kanë pritur deputetin e tyre në hyrje të
Kukësit duke formuar një kordon të gjatë flamujsh nga ku
kanë udhëtuar më pas drejt Qafës së Kolesjanit. Këtij
fshati duket se po i jepet për herë të dytë nji shans që të
orientojë dhe të vendosë për deputetin e krahinës. Në vitin
1923 ishte ky fshat që zhvilloi fushatën dhe e zgjodhi
deputet një personazh si Avni Rustemin, dhe tani pas më
shumë se 8 dekadash është ky fshat që angazhohet për
fushatën e deputetit, kësaj here pinjollit të vet Ekrem
Spahisë.

Pak histori
Në të shkuarën ky fshat u persekutua si rrallë të tjerë nga
diktatura, nga ky fshat kanë dalë figura të shquara të
historisë së Shqipërisë ndërsa të gjithë e njohim si
Termopilet e Lumës, ku me 1912 u vendos fati i vendit duke
mundur ushtrinë pushtuese serbe që synonte të kapte detin.
Nga ky fshat arsmidashës kanë dalë figura të shquara
udhëheqëse në kohë të ndryshme si dhe personalitete të
shkencës. Mu për këtë arsye diktatura e pa të vështirë të
vendoste regjimin shtypës. Dhe persekutimi u shtri shumë
thellë me familjet e akademikëve dhe profesorëve të shquar,
luftëtarëve e shkëncëtarëve me kontribut për vendin.
Persekutimi përfshiu edhe familjen e Gafurrit, babës së
Ekremit i cili rreth 30 vjet i kalon në Laç si i dëbuar e
internuar.

Kolesjani dhe LZHK

“LZHK nderon Kolesjanin tue caktue Ekremin aty si kandidat,
ndersa Kolesjani do ta nderojë LZHK-në tue zgjedhë Ekremin
deputet,” - u shpreh një prej banorëve të fshatit në
tubimin e organizuar me popullin në Qafë. Për mitingun
elektoral kishin udhëtuar nga Tiranë edhe disa prej
personaliteve të njohur si Dr.Prof. Fadil Spahia,
Dr.Prof.Dritan Spahia, (ky i fundit edhe funksionar i lartë
i Partisë Demokratike të Shqipërisë) Ilir Spahia, Islam
Spahia, Refik Spahia etj.. Zakonisht deputetët na i sjellin
partitë nga lart, tha një tjetër përfaqësuses i fshatit,
ndërsa sot kemi rastin me mbështetë djalin tonë, i cili ka
dhanë prova të politikanit aktiv dhe energjik për probleme
të popullit. Ekremi na ka nderue edhe gjatë legjislaturës
së shkueme, sepse ai i ka dalë zot Kukësit, Kosovës dhe
Çamërisë edhe pse nuk i ka qenë i zgjedhur prej nesh. Ne
kemi vuejtë për shtet prandaj duhet dhe do ta mbështesim
LZHK dhe Ekrem Spahinë, sepse vetëm këta mund të bëjnë
shtet. Të tjerët i kemi provue, i kemi votue dhe qe ku jemi
sot, në mes të katër rrugëve, të shpërndamë nëpër botë, me
jetë të pasigurt, të papunë, të pa shpresë. 
Në takimin eletoral mbajti një fjalim dr.prof.Fadil Spahia,
i cili duke treguar vlerat e larta që ka ky fshat, përmendi
episode nga fillimi i shekullit 20, kur burrat e këtij
fshati kanë udhëhequr betejat historike pikërisht duke u
bashkue së pari mes veti dhe duke u ba shembull për
krahinën e Lumës dhe krejt rajonin. Profesori nënvizoi
faktin se edhe sot është koha kur Kolesjani dhe krejt
populli shqiptar duhet të bashkohet rreth Lëvizjes për
zhvillim kombëtar për shpëtimin e vendit nga gremisja e ma
tejshme, për ringjalljen e energjive përtëritëse. Dhe
mesazhin duheta ta japë ashtu si dikurë në histori ky fshat
fisnik që përbën një vlerë në mozaikun shqiptar. Ai i ftoi
banorët të tregonin cilësitë e të parëve të tyre e të
ngriheshin mbi ambicjet me të cilat partitë i kanë
indoktrinuar njerëzit. Partia më e madhe është Shqipëria,
është kombi ndërsa LZHK është e ardhmja e gjithësecilit,
është domosdoshmëria që e kërkon koha. Vetëm me LZHK ju do
të mund të jetoni pa frikë në familket tuaja, ju mind të
ndërtoni biznesin dhe pronat tuaja, ju mund të ndiheni
krenarë se jeni shqiptarë. Këto ishin porositë që u dha
profesor Fadil Spahia banorëve të Kolesjanit në mitingun
elektoral të Ekrem Spahisë, i cili kandidon në vendlindje
në emër të LZHK.
Mitingun e përshëndetën edhe perfaqësues të fiseve Korbi,
Bulica etj.. Argumenti i tyre ishte ky: Ekremi asht deputet
edhe pa ne, por nëse ai nuk del prej këtu, atëherë ai asht
ma pak i fortë dhe ne jemi përsëri si gjithnji pa
përfaqësues. Ne duke votuar Ekremin votojmë jo një gjumash
parlamenti dhe as një hajdut, por një qeveritar të
ardhshëm, një politikan aktiv dhe patriot. Por Kolesjani ka
me tregue veten - tha një banor, i cili për nga bindjet tha
se ishte i majtë, Kolesjani ka me e nxjerrë deputetin e
vet, - Ekremin. 
Osman Axhami, një prej drejtuesve të LZHK në Kukës, u
shpreh se duke patur parasysh opinionin dominues në
fshatrat e Lumes, populli do ta votojë Ekremin dhe LZHK-në,
sepse ka nevojë për shtetin, ka nevojë për zhvillim
ekonomik, për të cilin të gjithë jemi të bindur se vetëm
kjo forcë politike mund të na përfaqësojë. Në emër të
qindra anëtarëve të PRSH në Kukës si dhe familjeve të tyre,
ne i garantojmë fitoren e sigurt Ekremit dhe LZHK-së.

As komunistët e vjetër, as komunistët e rinj nuk ka shpresë

Qeveria e sotme na ka dhanë bukë të bardhë e faqe të zezë,
- tha një banor i moshuar. Asnjë dritë jeshile nuk duket në
horizont me socialkomiunistët. As komunistët e vjetër, as
komunistët e rinj nuk e kanë gja popullin shqiptar, sepse
ne po i largohemi çdo ditë e ma shumë Europës, veç rrena
janë ato që thonë do të integrohemi, ne po na vdesin djemtë
nëpër dete dhe malet e hueja. Asht frikë edhe kur dërgojmë
vajzat në shkollë, sepse kriminelët janë të lirë dhe për
fushe, me dalë jashtë me punue s’kena çka me shitë me ble
vizë...
Ekremi nga ana vet iu drejtua banorëve me shprehjet se
forca buron pikërisht nga vendlindja dhe se ai e ka zgjedhë
Kolesjanin për me ba nisjen e fushatës, pikërisht sepse ky
fshat do ta mbështesë nëse e gjykon të drejtë. Unë nuk lus
as detyroj askënd të votojë për mua, tha deputeti Spahia,
por ju siguroj se nëse votoni për mua dhe LZHK nuk kemi për
t’u zhgënjyer asnjiherë. Unë e di se ju keni probleme të
forta ekonomike, por ne nuk do të lejojmë grabitjen e
mëtejshme të besimit tuaj e të pasurive tuaja të çmuara
natyrore e njerëzore. Ne do t’ju krijojmë kushte më të mira
që ju të jetoni me dinjitet në vendit tuaj, që ju ta
ndërtoni me duart tuaja të ardhmen tuaj. Në nuk do të
lejojmë të nëpërkëmbeni më nga burokracia e nga krimi, ne
do të rivendosim ligjin e dënimit me vdekje dhe do të
zgjidhim problemin e pronave pa krijuar shumë dhimbje. Ju
nuk do të trajtoheni tashmë të veçuar, por do të
integroheni me pjesën tjetër të vendit të shqiptarëve,
sepse prioritet i parë i yni për infrastrukturën është
rruga Durrës-Kukës-Prishtinë, ndërsa së shpejti unë do të
kërkoj rregullimin e rrugës Kukës – Peshkopi si dhe
sistemimin sipas parametrave kombëtare të rrugës
Kukës-Kolesjan. Në këtë fshat do të investojmë edhe për
objektet e kultit si dhe do të mbështesim fermerët me
mikrokredi për zhvillimin e sektorit të blegtorisë.
Deputeti Spahia duke iu qasur faktit që aty është ngritur
edhe aeroporti si dhe do të ndërtohet korridori
Durrës-Kukës-Prishtinë nënvizoi rendësinë që do të marrë
zhvillimi i turizmit malor në këtë zonë të veçantë dhe me
vlera të rralla natyrore.

Banorët dhe politika
Mjaft banorë të Kolesjanit duket se janë shumë të
interesuar jo vetëm për të ardhmen e tyre por edhe të
koalicioneve të mundshme. “Me kë do të bëni koalicion, me
cilën parti?” Deputeti Spahia tha që koalicionin do ta bëjë
sigurisht me shqiptarë, por jo me ato janë dëshmuar kundër
interesave të popullit shqiptar, kundër interesave
kombëtare. Një banor tjetër, pyeti se si do të nxirrej
vendi nga humnera kur siç tha, 90% e ekonomisë asht
privatizu, 1,5 milion emigrantë, 500 mijë të papunë, 500
mijë pensionistë... si do ta zhvilloni vendin? Përgjigjja
ishte e shkurtër, e saktë: ne bëjmë shtet.
Më pas banorët komentuan mes tyre se pikërisht ishte shteti
që u kishte munguar, ose ishte por i kishte keqpërdorë,
sepse vetëm emrin e kishte të tillë, por që nuk ishte i
tillë. Baza si gjithmonë i përjeton edhe detajet e
tejkalueme të politikës. Një djalosh bën pyetjen se çfarë u
ba me deputetët e perfolur për mungesë në kohën që i
duheshin opozitës... Spahia tha se ata e kishin marrë
përgjigjen menjiherë, ishin përjashtuar nga partia.
Deputeti shtoi se edhe nja 12 deputetë të pariciklueshëm
(që nuk janë rizgjedhë si kandidatë nga PD) kanë kërkuar të
kandidojnë për LZHK por i kemi refuzuar, përveç një rasti
në Durrës.
Mitingu i deputetit Spahia në Kolesjan me banorët
bashkëfshatarë të tij, shënoi premtimin e madh dhe historik
të fshatit Kolesjan se ata, banorët e këtij fshati të
shquar, do të bëhen ekipi propagandues për djalin e tyre
dhe se do të fitojnë.
Qindra banorë të fshtarave të pellgut të Kukësit e kanë
përshëndetur deputetin Ekrem Spahia gjatë rrugës për në
Kolesjan si dhe gjatë kthimit nga Kolesjani. Sllogani më i
përhapur nëpër zonë është “Ne bëjmë shtet” si dhe “Ekremi
deputet”.
Një ndikim të fuqishëm në zonë pat edhe udhëtimi nga Tirana
i personaliteteve të shquar kolesjanas në mbështetje të
LZHK-së dhe Ekrem Spahisë.




FUSHATA

Mbreti Leka dhe krerë të LZHK-së kanë prezantuar kandidatët
në Kavajë

Kavaja deklaron mbështetjen për LZHK-në

Kavajë – Mbreti Leka I ka marrë pjesë personalisht në
ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të LZHK-së në
rrethin e Kavajës, i shoqëruar nga një grup i madh krerësh
drejtues të lëvizjes në Tiranë. Në këtë takim të zhvilluar
në një nga ambjentet më të mira të qytetit (datë 4 qershor
2005), janë prezantuar tre kandidatët e LZHK-së
përkatësisht zAqif Haveriku zona nr.48, z.Bahri Kollçaku
zona nr.49 dhe Mustafa Harizi zona nr.50. Në këtë takim
kanë marrë pjesë mbështetës të LZHK në Kavajë si dhe
pinjollë të familjeve më të mira të qytetit. Kjo ceremoni
shoqërohej nga një solemnitet i veçantë për shkak se në të
merrte pjesë vetë Mbreti Leka, udhëheqësi shpirtëror i
Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar”. Paraqitjen e kandidatëve e
bëri kreu i fushatës z.Dashamir Shehi, i cili u shpreh se
në LZHK janë afruar njerëzit më të ndershëm e që ushqejnë
ndjenja patriotike, të cilët kanë çfarë t’i japin këtij
vendi. Shehi tha se elektorati i LZHK-së përbëhet nga pjesa
më fisnike e këtij vendi dhe që i ka dhënë historikisht, aq
sa për të hyrë e për t’u përmendur në histori.
Shehi pastaj ka shpjeguar pjesë të ndryshme të programit të
LZHK për zhvillimin ekonomik, për punësimin, arsimin,
shëndetësinë, sistemin fiskal etj..
Një ditë më parë z.Shehi ka prezantuar në Elbasan
kandidatin e LZHK në zonën elektorale nr.55 z.Selman Çili,
me profesion mjek, i cili është një ndër drejtuesit e PLL
në Elbasan.




LZHK prezanton kandidatët e saj nëpër zonat elektorale 

Spahiu prezanton Arjan Boriçin në Shkodër

Shkodër - Në një ceremoni të zhvilluar në hotel “Turizmi”
në Shkodër z.Ekrem Spahiu, kryetar i PLL dhe njëkohësisht
një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes për Zhvillim
Kombëtar – Leka I Zogu, prezantoi kandidatin për deputet në
zonën nr. 5 z.Arjan Boriçi. Gjatë prezantimit të bërë më
datë 3 qershor 2005, morën pjesë përfaqësues të LZHK-së në
qytet, si dhe qytetarë shkodranë, miq e dashamirës të
kandidatit Boriçi.
Duke folur për platformën elektorale të LZHK z.Ekrem
Spahiu, ndër të tjera tha se “diaspora dhe emigrantët
shqiptarë kanë një vend të rëndësishëm për ardhmërinë e
Shqipërisë. Shembullin më të mirë në këtë drejtim po e jep
edhe z.Arjan Boriçi, kryetar i LZHK Leka I Zogu për
SHBA-në, i cili ka ardhur për të kandiduar në Shkodër si
pinjoll i familjes Boriçi, mjaft e njohur për traditat e
saja qytetare dhe atdhetare.”
Spahiu më tej u ndal në vështirësitë që po përballen
qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë si rezultat i
mosqeverisjes së PS-së gjatë këtyre 8 vjetëve. “LZHK do të
sigurojë mbështetjen e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi
është e vetmja Lëvizje që mund të rikthejë shpresën,
dinjitetin dhe zhvillimin e Shkodrës dhe gjithë
Shqipërisë,” – u shpreh z.Spahiu.
Kandidati i “LZHK-Leka I Zogu” z.Arjan Boriçi, ka jetuar në
SHBA që më 1986 në Nevv York, që pas arratisjes nga
Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës. Atje ai ka studiuar
për ekonomi dhe diplomohet për “Bussiness administration &
accounting” “Monroe College” Nevv York City. Më pas
specializohet për hoteleri e turizëm në Nevv York. Po ashtu
ai ka përfunduar kurse e trajnime të ndryshme për shkencat
politike. Në PLL ai është anëtarësuar që herët dhe prej
disa vitesh mbulon pozicione të ndryshme. Aktualisht ai
është zgjedhur kryetar i LZHK-së për SHBA-në. Ky është
kandidimi i tij i parë për deputet në Shqipëri.
Në një prononcim për mediat ai është shprehur se arsyeja që
e shtyu për të kandiduar nën flamurin e LZHK-së është
gjendja tepër alarmuese në të cilën ndodhet sot vendi ynë e
sidomos Shkodra. "Arsyeja që unë përqafova LZHK-në është
sepse unë e mendoj dhe e shikoj si të vetmen forcë
politike, e cila mund ta bëjë Shqipërinë shtet dhe ta
shpëtojë kombin shqiptar. Pra vendimi im nuk është gjë
tjetër veçse një kontribut misionar për atdheun dhe
Shkodrën e të parëve të mi. I vetmi shpërblim që dëshiroj
është ndryshimi i gjendjes së qytetit të Shkodrës dhe unë
besoj se LZHK dhe programi i saj mund ta bëjnë këtë,” ka
deklaruar z.Boriçi.
Zona ku ai kandidon (zona 5) përfshin disa prej lagjeve më
të vjetra të Shkodrës ku është e vendosur historikisht
gjithë ajka e qytetarisë shkodrane dhe konsiderohet si një
zonë krejtësisht e djathtë e nacionaliste. 
N.K.



Në krahinën ku u themelua lëvizja zogiste, LZHK
përfaqësohet me një shkrimtar

LZHK prezanton Hysen Sinanin në Paskuqan

Tiranë - Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës,
drejtuesit e LZHK-së kanë bërë prezantimin e kandidatit të
“LZHK- Leka I Zogu” në zonën e Paskuqanit e Zall-Herrit,
shkrimtarit të njohur e intelektualit brilant z.Hysen
Sinani. Këtë prezantim para elektoratit tiranas e bëri kreu
i fushatës elektorale të LZHK-së z.Dashamir Shehi, i cili
në fjalën e tij për kandidatin theksoi kualitetet e tija
njerëzore e politike, si angazhimin e tij gjithë këto vite
për një politikë me taban sa më kombëtar. Po ashtu z.Shehi
ka shpjeguar në fjalën e tij pjesë të ndryshme të programit
elektoral të Lëvizjes dhe është përqendruar në gangrenën e
brezit të ri që është shkollimi, duke deklaruar se nëse
votohet LZHK në shumicë dërrmuese, atëherë të gjithë të
rinjtë që dëshirojnë mund të ndjekin pa problem
universitetin, sepse dyert e shkollimit do të hapen për të
gjithë.
Më tej z.Dashamir Shehi është shprehur se: “Shqiptarët
duhet të votojnë LZHK-në në zgjedhjet 3 korrikut, pasi kjo
është e vetmja lëvizje që di të bëjë shtet ligjor dhe të
konsoliduar”. Shehi ka premtuar kushte më të mira jetese,
pagesa në mënyrë korrekte e taksave nga biznesi, si dhe
ndihma ndaj biznesit për uljen e taksave.
Shehi është angazhuar për të integruar Paskuqanin, duke e
afruar me Tiranën, jo duke çuar njerëzit në Tiranë, por
duke sjellë shërbimet dhe infrastrukturën në një zonë, e
cila mendohet të bëhet në një nga qendrat me të bukura të
Tiranës. 
Zona Nr.45 e qarkut Tiranë përfshin disa komuna si ato të
Paskuqanit, Zall-Herrit e rrethinat e tjera të Tiranës dhe
njihen si zona ku zogizmi ka pasur rrënjët e tij. në
Zall-Herr është mbajtur kongresi i parë i OKLL (sot PLL),
dhe njihet si një zonë e djathtë e nacionaliste. Deri më
sot kjo zonë ka qenë jashtë vëmendjes qeveritare, por nëse
fiton LZHK, kjo krahinë do të jetë e zhvilluar njëlloj si
Tiranë, - kanë premtuar krerët e LZHK-së gjatë prezantimit
të kandidatit Hysen Sinani.
z.Hysen Sinani ka një aktivitet shumë të dendur në fushën e
letrave si shkrimtar, përkthyes e botues. Ndërsa së fundi
ai ka qenë edhe kandidat për kreun e Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
N.K.



Prezantohet në Tiranë juristi Genc Gjokutaj, ai që i
përgatiti dosjen Nanos

Genc Gjokutaj, juristi që garon me flamurin e LZHK

Tiranë – Në zonën Nr.35 Tiranë, LZHK ka zgjedhur si
kandidat z.Genc Gjokutaj, jurist i mirënjohur dhe
personalitet në fushën e tij. Prezantimin e tij para
elektoratit e bëri z.Dashamir Shehi, i cili foli me
vlerësime maksimale për prëgatitjen e aktivitetin e z.Genc
Gjokutaj, në një takim masiv të zhvilluar pikërisht ditën e
çeljes zyrtare të fushatës më 3 qershor. Shehi u shpreh se
Genci është djalë i kësaj lagjeje dhe ju e njihni të
gjithë. Por ai tashmë ka kaluar caqet e njohjes lokale dhe
me përgatitjen e tij e veprimtarinë e tij është bërë një
personalitet i rangut kombëtar në fushën juridike. Z.Shehi
më pas ka theksuar se LZHK është për ndërtimin e një shteti
të fortë ku të zbatohet ligji plotësisht. Duke përmendur
aktivitetin e kandidatit të LZHK, - i cili ka qenë prokuror
i lartë për shumë vite, dhe një ndër juristët e rinj të
brezit pas përmbysjes së komunizmit, më me vlera e
kontribute në luftë kundër krimit, - z.Shehi tha se ne i
kemi ekspertët e duhur për të ndërtuar një shtet ligjor në
parametrat europianë.
Siç dihet z.Genc Gjokutaj ka qenë një ndër pjesëtarët e
grupit të prokurorëve që përpiluan dosjen e Fatos Nanos në
vitin 1993 për vjedhjet e ndihmave të dhëna nga Italia
përmes “Levante Company” shuma totale e të cilave shkonte
në rreth 8 milion dollarë. Për këto akuza Nano u dënua me
disa vite burg, por ai kreu vetëm katër vjet, pasi e
ish-presidenti Berisha e amnistoi duke e nxjerrë nga burgu
në vitin 1997.
Për shkak të aktivitetit të tij në atë kohë, z.Gjokutaj
është konsideruar si një jurist i fortë e i pakompromis me
botën e krimit dhe ka fituar një emër të pashoq si një prej
prokurorëve më të mirë të Shqipërisë. Kandidimi i tij është
një nga garancitë e LZHK-së për një luftë pa kompromis
kundër korrupsionit të të majtëve në pushtet por edhe të
çfarëdo grupi politik në pushtet apo opozitë, apo
personazhi të lidhur me krimin ekonomik apo atë të
organizuar. Gjokutaj bën pjesë edhe në stafin e ekspertëve
të programit antikorrupsion të LZHK-së. Ai ka kryer
specializime të ndryshme në universitete amerikane në
fushën e jurisprudencës.
“Atdheu”




Ledia Kashahu prezantohet në Tiranë në emër të LZHK

Tiranë – Ledia Kashahu është prezantuar dje në zonën e saj
në kryeqytet (nr.31) në një takim të zhvilluar në Muzeun
Historik Kombëtar, ku kanë marrë pjesë dhjetëra
simpatizantë e mbështetës të “LZHK-Leka I Zogu”.
Prezantimin e saj e bëri kreu i fushatës elektorale të
lëvizjes z.Dashamir Shehi, i cili çmoi lart vlerat
intelektuale të kandidates dhe aktivitetin e saj për
ndërtimin e demokracisë në gjithë këto vite. Ledia Kashahu
është një nga kandidatet e pakta femra në listat e LZHK-së,
dhe kjo tregon se ajo përfaqëson vlera mjaft të arrira të
genit shqiptar të vokacionit nacionalist e të djathtë.
Z.Shehi në fjalën e tij theksoi se “LZHK është një lëvizje
patriotësh në radhë të parë, një lëvizje që kërkon ta
ndryshojë këtë drejtim të mbrapshtë të politikës së
derisotme në Shqipëri. Kjo sallë është shumë më fisnike
sesa shumë ceremoni që bëhen në ambjente zyrtare shtetërore
e me shpenzime marramendëse.” Më tej ai ndal në pika të
programit të LZHK për zhvillimin ekonomik, punësimin,
shëndetësinë e të tjera.



Dashamir Shehi ka prezantuar kandidatin e LZHK në zonën 27
Durrës

Durrës, prezantohet kandidati Sadik Berisha

Durrës - Sadik Berisha është prezantuar ditën e premte në
një nga zonat e qarkut Durrës, ku morën pjesë mjaft
mbështetës të LZHK-së, ndërsa nga qendra erdhi kreu i kësaj
fushate z.Dashamir Shehi. Në fjalën e tij para militantëve
të “LZHK-Leka I Zogu”, z.Shehi ka shpjeguar pjesë të
ndryshme të programit të lëvizjes duke theksuar se ajo
kërkon ndërtimin e një shteti të fortë ku ligji të
respektohet nga të gjithë në mënyrë të barabartë. Më pas
z.Shehi ka folur rreth kandidaturës së z.Berisha i cili
është një figurë me mjaft reputacion në zonë. Shehi ka
theksuar se në si forcë e djathtë kemi zgjedhur një njeri
me origjinë e bindje të djathta siç është z.Sadik Berisha,
i cili ka të gjithë arsyet të pretendojë votën tuaj në emër
të bindjeve të djathta.
Në këtë zonë të Durrësit (nr.27), e cila njihet
tradicionalisht si zonë e djathtë, kandidimi i z.Berisha
është vlerësuar si një pikë e fortë e fushatës në gjithë
qarkun. Deputetët e mëparshëm kanë bërë shumë pak për të
mos thënë asgjë në ndryshimin e gjendjes së banorëve të
kësaj zona. Prandaj vota për LZHK-në dhe kandidatin e saj,
është një ndryshim thelbësor i kësaj statusquo-je të
papranueshme.
“Atdheu”





Pas sondazheve të Mjaft-Gallupit, lindin dyshime serioze
për fushatën

Edhe njëherë për sondazhet

Këto ditë që janë publikuar disa sondazhe, të cilat nuk
kanë qenë pozitive për LZHK dhe janë sulmuar për kriteret e
besueshmërinë e tyre, - po paraqesim edhe njëherë një
sondazh të bërë në ditët e para të muajit mars në Tiranë, i
cili i jepte LZHK-së një rezultat mjaft të ndryshëm nga
sondazhet e fundit. Ky sondazh është kryer nga Institutit
Strategjik dhe Elektoral Kanadez dhe i jepte LZHK-së 21
përqind të votave të shqiptarëve. Komenti i tij ishte që -
nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin në ato ditë
të marsit, sipas anketës së zhvilluar me 1000 qytetarë të
rastësishëm në qendër të Tiranës nga Instituti Elektoral
Kanadez në Tiranë - do të kishim këtë përqindje votash:
-Pyetja: Për cilën Parti politike votuat sot?
PS - 27,74 %
PD - 21,23 %
LZHK - 17,69 %
LSI - 3,91 %
Të Tjerë (4 parti të tjera parlamentare) - 11,17 %
Abstenim - 18,26 %
Nëse heqim përqindjen e votuesve që abstenuan duke i
llogaritur si persona që në një votim eventual nuk do të
shkonin të votonin, ne i llogaritëm përqindjet e anketës
duke u nisur nga numri vetëm i atyre që u prononcuan për
një parti.
PS - 33.9 %
PD - 25.9 %
LZHK - 21.7 %
LSI - 4.8 %
Të Tjerë (4 parti të tjera parlamentare) - 14.3 %
Këto të dhëna janë marrë nga web-siti:
http://albca.com/institute.html, nëpërmjet
www.tanportal.com, dhe tregojnë se realisht përqindja e
LZHK-së në sondazhe është shumë më e lartë se ajo që është
dhënë nga Gallupi i Mjaftit. Gjithsesi sondazhi më i saktë,
pranohet nga të gjithë, do të jetë ai që do të bëhet më 3
korrik 2005.
“Atdheu”


INTERVISTA

Intervistë me z.Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i
Shoqatës Mbarëkombëtare të ish të Përndjekurve Politikë

Sondazhi i “Mjafti-t” është bërë brenda ish-“Bllokut”

bOx
Ata që duan të bëjnë “Dushkun” apo “Mega-Dushkun” ose
“Anti-Dushkun”, nuk do t’ia arrijnë qëllimit të deformojnë
vullnetin e elektoratit masiv shqiptar që i ka braktisur,
ata maksimumi do të deformojnë vullnetin e militantëve të
vet në të dy taboret e tyre. Kaq. Pjesa tjetër e
elektoratit i ka braktisur dhe këto zgjedhje do të shënojnë
surpriza të pakëndshme për të dyja partite “dushkare”.

Cili është vlerësimi juaj për sondazhin e Lëvizjes Mjaft?
Shoqëria shqiptare postkomuniste po vuan në këtë tranzicion
të gjatë fenomenin ideologjik të së kaluarës. Kjo për shkak
se forcat politike të pluralizmit shqiptar drejtohen nga
politikanë ideologjikë dhe trashgimtarë të regjimit
komunist.
Fatkeqësisht edhe organizata të shoqërisë civile
(jo-qeveritare) duke përfshirë dhe Lëvizjen “Mjaft!”, kanë
rënë pre e këtyre fenomeneve që po e dëmtojnë shumë
shoqërinë shqiptare. Sondazhi që paraqiti Mjaft-i jo vetëm
që nuk pati besueshmërinë e shumicës, por u kontestua edhe
nga ata që e organizuan. Në vëmendjen time ky sondazh është
pjesë përbërëse e luftës politike që i bëhet të djathtës
reale në Shqipëri, luftë të cilën politika shqiptare po e
përdor edhe me Lëvizjen Mjaft, drejtuesit e së cilës kanë
studiuar në vendet perëndimore demokratike, por në
realitetin shqiptar, ata po bëhen pjesë përbërëse e këtyre
fenomeneve ideologjike.
Vlerësimi im për sondazhin është se kjo Lëvizje nuk ka as
eksperiencën e sondazheve, dhe harku kohor 5-ditor i
mbledhjes së intervistave, për mendimin tim është harxhuar
i tëri brenda ish-“Bllokut”. Përfundimisht sondazhi i
Mjaftit ishte një sajesë, për të frenuar votuesit shqiptarë
të së djathtës, por që dështoi sapo u paraqit në publik.
Vetë favorizimi i së majtës bie në kundërshtim të plotë me
sondazhin e NDI-së që ka eksperiencën dhe besueshmërinë e
duhur. Realiteti i këtij sondazhi më shumë dëm i bëri
Lëvizjes Mjaft sesa shoqërisë. Sondazhi qe një manipulim i
radhës dhe diskreditim i “Mjaft-it”.

LZHK zhvilloi një miting në sheshin Skënderbej. Ju si një
veprimtar aktiv politik prej shumë vitesh, a mendoni se ky
miting tregoi forcën reale të LZHK-së?
Në 15 vjet tranzicion politika aktuale si politikë e
monopoleve, ka paraqitur para publikut monopolin e
votuesve, të ndarë në dy kampe – të majtë e të djathtë. Dhe
këto janë PS-ja e PD-ja, të cilat drejtohen nga politikanë
të së kaluarës. Dhe ishte sanksionuar se vetëm këto dy
forca mund të bënin miting në sheshin ‘Skënderbej’. Të
tjerët janë inekzistentë sipas tyre.
LZHK-ja theu monopolin e mitingjeve. Ajo si forcë politike
përparimtare perëndimore, jo vetëm organizoi miting
madhështor, serioz, kombëtar, por e veçanta që binte në sy
ishte se në miting nuk kishte fëmijë shkollash e pleq
pensionistë, por qytetarë të moshave aktive dhe njerëz të
pjekur e seriozë, familjarë, çka tregon nivelin dhe
vitalitetin e elektoratit që përfaqëson kjo lëvizje. Ata
ishin mijëra vetë, që nuk kishin ardhur në miting me urdhër
e të komanduar nga kryetari i partisë, as me spote
televizive, as për shkak interesash të vogla për të
mbrojtur një vend pune etj.. Ata mbështetës të LZHK-së
kishin ardhur si pinjollë të familjesh fisnike e me
ndërgjegje kombëtare për misionin e madh kombëtar që kishte
lëshuar simboli i kombit NMT Leka I – Mbret i Shqiptarëve.
Brohoritjet e tyre në shesh nuk ishin brohoritje masovike
bolshevike, por ishin thirrje të ndërgjegjes kombëtare për
të ndryshuar përfundimisht politikën e mbrapshtë të këtij
tranzicioni të gjatë që Shqipëria të bëhet shtet. Mitingu
tregoi jo vetëm forcën reale të LZHK-së, por tregoi
realitetin e votuesve të djathtë shqiptarë.

Si do ta vlerësoni pozicionin e LZHK-së në spektrin politik
të sotëm?
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – Leka I Zogu” është një
uragan demokratik perëndimor që doli në spektrin politik
shqiptar si domosdoshmëri e kohës për të ndryshuar
politikën shqiptare dhe për ta shpëtuar kombin nga kanceri
ideologjik që çdo ditë e zhyt kombin në pafundësitë e
prapambetjes së shkatërrimit të plotë dhe rrezikshmërisë së
identitetit të tij. LZHK e inicuar dhe drejtuar nga Mbreti
Leka I, ia hoqi kostumin e të djathtës ish komunistëve që
për 15 vjet e mbajtën të veshur, duke mos pasur asgjë të
përbashkët me këtë orientim politik. Spektri politik
shqiptar me LZHK-në jo vetëm u pasurua, por tregoi se të
djathtët kanë simbolin e tyre, kanë drejtuesin e tyre dhe
që çdo votë e tyre për Mbretin Leka I, do të jetë gur
themeli në ndërtimin e shtetit të ri shqiptar që mëse 70
vjet nuk kemi mundur ta krijojmë. Pozicioni i LZHK është në
kohën, në momentin e duhur për shpëtimin e kombit dhe është
një pozicion në të djathtën shqiptare e patriotike.

A ju duken të arsyetuara sulmet dhe akuzat e PD-së e të
z.Sali Berisha kundër LZHK-së?
Para disa muajsh grekët ksenofobë në një ndeshje futbolli
grisën flamurin shqiptar në Athinë dhe politika shqiptare
heshti përpara këtij veprimi antishqiptar ndaj simbolit të
identitetit tonë. Paradoksale... edhe shtypi i djathtë
heshti. Edhe Berisha heshti. Po ashtu them se kur sulmon
simbolin e kombit, siç është Mbreti, çfarë emri mund të
ketë ai politikan që është pjesë përbërëse e këtij sulmi
ndaj një force politike që garon për të ndërtuar shtet!...
Megjithëse Mbreti Leka I na mëson që sulmeve t’u
përgjigjemi me heshtje, sulmi që u bë ndaj LZHK-së tregon
për dobësinë e tyre politike. Nuk mund të përjashtoj që
është fatkeqësi kur një kryetar partie me emrin Fatmir
Mediu me forcën politike që drejton, i merr PD-së mbi 30
anëtarë si kandidatë për deputetë për t’u futur në
zgjedhjet e 3 korrikut. Arsyetimi i këtij sulmi ka një
emër... sulm ndaj të djathtës për arsye se e djathta nuk u
përket më këtyre forcave, por është grupuar në shtëpinë e
vet, me udhëheqësin e vet.

Si e gjykoni procesin e deritanishëm paraelektoral, a
mendoni se ka rrezik manipulimi ditën e zgjedhjeve?
Procesi paraelektoral po tregon se politika e derisotme ka
dështuar në të gjitha drejtimet. Këtë dështim po e tregojnë
dy forcat e mëdha, të cilave u ka ikur elektorati i
shumicës. Pronarët, intelektualët, të përndjekurit
politikë, janë rreshtuar rreth Mbretit. Të majtët e
rinovuar janë grupuar në LSI. Pra partia e Fatos Nanos që e
mban veten maxhorancë, ka ngelur vetëm me një grup
komunistësh fanatikë dhe një grup qeveritarësh që nuk mund
t’i shpëtojnë dënimit mbas 3 korrikut për shkatërrimin e
ekonomisë kombëtare dhe për përvetësimin e saj. Këto ditë
kemi parë nëpër tribuna sesi Berisha edhe Nano po i bëjnë
thirrje elektoratit me pompozitetin e udhëheqësve të
mëdhenj, që të votojnë për deputetët e tyre, kurse për
subjekte, të votojnë për parti inekzistente të pluralizmit
shqiptar. Mendësia e tyre shkon deri aty sa kujtojnë se
votuesit komandohen nga këta dhe mezi presin që t’i shohin
në krye të pushtetit. Me këto thirrje ata tregojnë se
dobësia e tyre politike çdo ditë e më shumë po sheh përmasa
të zvogëlimit të elektoratit dhe me një kod zgjedhor që i
favorizon, kujtojnë se do të komandojnë të drejtën e
votuesit dhe votën e tyre. Harrojnë se kurrë shqiptarit nuk
mund t’i shkelësh në ndërgjegjen e tij për akte të tilla
siç është votimi për atë politikë që të pëlqen. Me gjithë
këto manipulime që po i përdorin unë kam besim se votuesit
shqiptarë të ndihmuar edhe nga faktori ndërkombëtar që po i
monitoron këto zgjedhje hap pas hapi, nuk do të arrijnë që
të shkatërrojnë zgjedhjet e 3 korrikut, që janë vendimtare
për shqiptarët dhe një test standard për t’u bashkuar me
Europën. Mendoj se ata që duan të bëjnë “Dushkun” apo
“Mega-Dushkun” ose “Anti-Dushkun”, nuk do t’ia arrijnë
qëllimit të deformojnë vullnetin e elektoratit masiv
shqiptar që i ka braktisur, ata maksimumi do të deformojnë
vullnetin e militantëve të vet në të dy taboret e tyre.
Kaq. Pjesa tjetër e elektoratit i ka braktisur dhe këto
zgjedhje do të shënojnë surpriza të pakëndshme për të dyja
partite “dushkare”.

Po për ekipin prej 100 vetësh të kandidatëve të LZHK-së,
çfarë komenti do të bëni?
Ekipi prej 100 vetësh është një ekip i kompletuar,
dinjitoz, i aftë, kombëtar, për të marrë përsipër misionin
e madh që nën drejtimin e Mbretit Leka I, të ndërtojmë
shtetin shqiptar, për shqiptarët. Pjesëtarët e këtij ekipi
janë pinjollë të familjeve që kanë sakrifikuar çdo gjë edhe
jetën, për kombin. Ata janë bij, nipër, mbesa të familjeve
që sëbashku me të madhin e historisë, burrin e shquar Ahmet
Zogu, ndërtuan shtetin e parë shqiptar. Ata janë bij të
luftëtarëve e të qëndrestarëve të regjimit komunist dhe
janë krenarë se lufta e tyre u kurorëzua me vendosjen e
pluralizmit në Shqipëri. Çdo kandidat i LZHK-së ka një
background të pasur, personal e familjar, pa njolla
ideologjike komuniste, por me vizion perëndimor demokratik
për të pasur familje të shëndoshë, pronë dhe shtet. Besoj
se votuesit e djathtë, e kanë të sigurt votën e tyre dhe
mbas datës 3 korrik, do të shohin ekipin e fuqishëm
shtetbërës me në krye burrin e shtetit Mbretin Leka I.
Intervistoi: Neritan Kolgjini



HOMAZH

Ceremonia - Pas propozimit të katër personaliteteve të
shquara shqiptare

Materniteti i Tiranës emërtohet “Mbretëresha Geraldinë”

Në bulevardin “Zogu I” ndodhet edhe selia qendrore e
Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe tashmë edhe materniteti
më i madh në Shqipëri mban emrin “Mbretëresha Geraldinë”

Tiranë - Ka marrë pjesë vetë Mbreti Leka në ceremoninë
zyrtare të emërtimit të spitalit obstetrik - gjinekologjik
universitar të Tiranës me emrin “Mbretëresha Geraldinë” në
një ceremoni të zhvilluar të hënën e shkuar në Tiranë (datë
30 maj 2005). Gjatë ceremonisë, ai, së bashku me Ministrin
e Shëndetësisë, z.Leonard Solis kanë zbuluar pllakatën me
këtë emërtim zyrtar. Në ceremoni kanë nderuar me praninë e
tyre personalitete të ndryshme mjekësore e figura politike
të LZHK-së etj.. Mbreti Leka në fjalën e tij të shkurtër ka
falenderuar për këtë nderim që i bëhet Nënës Mbretëreshës
Geraldina, që është njëkohësisht edhe një nderim për
historinë shqiptare. Ndërsa nga Franca ka përshëndetur
ceremoninë me anë të një letre, motra e Nënës Mbretëreshë
Geraldina, e cila falenderonte nismëtarët e këtij nderimi
dhe organizatorët e ceremonisë. Fjalën e rastit dhe një
historik të këtij evenimenti e ka bërë mjeku i shquar
prof.Halim Kosova. “Kam kënaqësinë që ky maternitet do të
mbajë emrin e iniciatores për hapjen e të parit maternitet
publik në Shqipëri dhe të gruas që bënte vizita humanitare
të shumta në spitalin e dikurshëm pranë Sahatit", - tha
drejtori i spitalit, Halim Kosova. Më tej prof.Kosova tha
se Nëna Mbretëreshë ishte një grua qe sherbeu si një ure
lidhese midis Shqiperise dhe Europes se perparuar, një
zonje me ndjenja te larta dashurie e humanizmi, e cila
sakrifikoi rinine dhe vendin e saj për te qendruar prane
një shqiptari, i cili mbajti mbi supe peshen e një
qeverisje te shtetit. Duke falenderuar gjithe ata qe
nderuan insitucionin me te vjeter ne vend, drejtori Halim
Kosova u beri thirrje kolegeve dhe vartesve te tij për me
teper ndjenja humanizmi ne punen e tyre. "Le te kemi
shpirtin e vetemohimit te Mbretëreshës Geraldinë. Embelsia
dhe devotshmeria e saj le te na sherbeje si mesim ne
sjelljen tone me pacientet, duke ndier te gjithe një
krenari te brendshme për kete zonëe dhe nënë te te gjithe
atyre qe e kujtojne akoma"-tha Kosova. “Mbretëresha
Geraldinë e lartëson dhe e bën më human spitalin tonë të
nënës dhe fëmijës. Eshtë një kënaqësi e përgjithshme që
materniteti ynë do të mbajë emrin e një njeriu të nderuar
që i qëndroi aq pranë Mbretit Zog, themeluesit të një
shteti, të mbretërisë shqiptare në brigjet e Adriatikut”,
tha gjatë ceremonisë drejtori i spitalit Halim Kosova. 
Ndërsa për ministrin e Shëndetësisë, Leonard Solis, ky
është një eveniment me shumë rëndësi, jo vetëm në respekt
të historisë, por edhe të kohës së sotme, pasi investimet
milionëshe në të, do të përmirësojnë thellësisht këtë
shërbim për qytetarët shqiptarë. “Të gjithë fëmijët që do
të lindin këtu, u rritshin si mbretër dhe mbretëresha”, -
ka uruar Solis, duke shpalosur edhe projektin më të ri për
këtë qendër universitare. Sipas tij, shumë shpejt me një
fond prej 1,2 milionë eurosh, brenda maternitetit do të
ngrihet një godinë e re që do të mbledhë të gjithë sallat e
operacionit në një ndërtesë të vetme. Ministri Solis
theksoi gjithashtu se “Me propozim të një grupi
intelektualësh përveç qindra e qindra njerëzish të tjerë
mbështetës, Mentor Petrela, Maksim Cikuli, Ismail Kadare
dhe Monsinjor Rrok Mirdita, por edhe qindra njerëz të
tjerë, ne me shumë kënaqësi e emërtuam këtë maternitet
”Mbretëresha Geraldinë”. Investimet e bëra në të dy
maternitetet synojnë rritjen e shërbimeve dhe cilësisë, por
edhe mbylljen e ciklit të ekzaminimeve për këto lloj
shërbimesh për vendin tonë”, tha z.Solis.
Drejtori i spitalit z.Kosova, më pas me anë të disa fotove,
ka shpalosur ndryshimin rrënjësor që ka pësuar institucioni
që ai drejton, falë ndërhyrjeve dhe bashkëpunimit me
donatorë të ndryshëm. Ndërsa në fund ka lexuar letrën që
motra e Nënës Mbretëreshë ka dërguar në mungesë të
pjesëmarrjes së saj në ceremoni, në të cilën, thekson
dashurinë e madhe të Geraldinës për Shqipërinë dhe
shqiptarët që ajo i deshi aq shumë. Me anën e kësaj letre,
të cilën vetë drejtori i maternitetit Halim Kosova e lexoi
në përmbushje të dëshirës së saj, Sylviane Muselier
shprehet se “Dashuria e Geraldinës për njerëzit dhe
toleranca e saj ishin të bazuara te Zoti. Këto e ndihmuan
atë që t’u mbijetonte vuajtjeve që hasi në jetë. Geraldina
ishte një model për mua në jetë dhe e deshi shumë popullin
shqiptar, që prej ditës kur u largua me bashkëshortin e
saj, Mbretin Ahmet Zogu i I”, thuhet në letrën e saj. 
Në ceremoni ka folur edhe mjeku i shquar prof.Mentor
Petrela, një ndër katër nismëtarët e emërtimit të këtij
institucioni, me emrin e Mbretëreshës Geraldinë. Ai është
shprehur me fjalë të zgjedhura për kontributin historik të
Familjes Mbretërore shqiptare dhe për angazhimin personal
të Mbretëreshës Geraldinë. Prof.Petrela nënvizoi se tashmë
në këtë zonë, përveç emërtimit të këtij institucioni për
jetën e fëmijëve shqiptar që mban simbolin e Mbretërisë
shqiptare dhe emrin e Mbretëreshës Geraldina, ndodhet edhe
Bulevardi “Zogu I” dhe këtu janë edhe zyrat e Partisë së
Legalitetit që është partia që synon rikthmin e monarkisë
në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë së përurimit, ishin mbledhur edhe mjaft
qytetarë të Tiranës, të cilët kujtojnë ndërtimin e këtij
spitali 6 dekada më parë. Ky spital tashmë po modernizohet
dhe investimet në të janë shumë milionëshe.

Propozimi

Vendimi që ka marrë ministri i Shëndetësisë Leonard Solis,
për të emërtuar këtë spital “Mbretëresha Geraldina” ka
ardhur pas një letre-propozimi të bërë prej katër emrave të
mëdhenj si Kadare, imz.Rrok Mirdita, prof.Mentor Petrela
dhe prof.Maks Cikuli.
Propozimi i këtyre katër intelektualëve është bërë që në
tetor të vitit të kaluar, ndërsa vendimi i ministrit Solis
është marrë në muajin dhjetor 2004. Në propozimin e bërë
thuhet se "Mbretëresha Geraldinë është një nga urat lidhëse
të kombit me zhvillimin europian". 
Siç dihet ndërtesa e institucionit që merr emrin
"Mbretëresha Geraldinë" është ndërtuar para ardhjes së
komunistëve në pushtet në vitin 1944 dhe ka një arkitekturë
italiane, që ndryshon shumë nga ajo e kohës së komunizmit.
Kjo ndërtesë është në hyrjen veriore të "Bulevardit Zog I",
te Stacioni i Trenit në Tiranë dhe me këto dy emra
rrezatues, historia shqiptare duket sikur po merr
dimensionin e saj real. Këtë gjë e përmendin edhe 4
personalitetet që bënë propozimin kur shkruanin se "Ky
propozim i jep institucionit një zgjidhje funksionale
homogjene kuptimplote me lokalizimin në "Bulevardin Zog
I"."
Siç duket kohës së emërtesave të institucioneve, rrugëve,
shesheve e veprave të ndryshme me emra komunistësh, po vjen
fundit. Sot në botë flitet për një tendencë të rikthimit të
mbretërve, dhe kjo gjë në Shqipëri po reflektohet të paktën
në aspektin simbolik. Të shpresojmë që ky vendim të jetë
një ogur i mbarë për të ardhmen e monarkisë shqiptare me
Mbretin Leka në fron.
N.Kolgjini

 

Ja propozimi i Kadaresë, Rr.Mirditës, M.Petrelës e
M.Cikulit

Ministrit të Shëndetësisë z.Leonard Solis

Zoti Ministër
Kemi nderin t'Ju adresojmë këtë letër për institucionin në
vartësi të Ministrisë që ju drejtoni.
Bëhet fjalë për Spitalin Universitar Obstetrik
Gjinekologjik që njihet si "Materniteti i Vjetër".
Në toponimet shqiptare është reflektuar shpesh herë
historia e vendit, por në gjysmën e shekullit të kaluar,
doktrina e përgjithësimit kolektiv dhe e përjashtimit të
individit, vazhdon të mbetet në subkulturën e shoqërisë së
sotme.
Duke ju kërkuar ndjesë për kohën, Ju propozojmë që ky
spital të quhej:
"Spitali Universitar Mbretëresha Geraldinë".
Emërtimi i institucionit shëndetësor të nënës e fëmijës me
një nga figurat simbolike të kombit, do të ishte shprehje
mirënjohjeje dhe homazh që i bëhet Mbretëreshës Geraldinë,
paradigmë kjo që lejon korrigjimin e interpretimeve
ideologjike.
Mbretëresha Geraldinë është një nga urat lidhëse të kombit
me zhvillimin europian, ide së cilës ajo i qendroi besnike
deri në fund.
Ky propozim i jep institucionit një zgjidhje funksionale
homogjene kuptimplote me lokalizimin në "Bulevardin Zog I".
Në dedalin e historisë së shekullit të kaluar, emërtimi i
institucionit të përtëritjes së kombit, shpresojmë të
shërbejë Zoti Ministër, si simbol i perëndeshës Tyche ose
Fortuna.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Ismail Kadare, Imzot Rrok Mirdita, Mentor Petrela, Maksim
Cikuli
Tiranë më 25.10.2004

 

Përgjigjja e ministrit të Shëndetësisë z.Solis

Republika e Shqipërisë
Ministria e Shëndetësisë
Kabineti
Nr.4255 Prot.
Urdhër Nr.535
Datë 8.12.2004

"Për vënien e emrit të Mbretëreshës Geraldinë Spitalit
universitar obstetrik gjinekologjik nr.1"

Me propozim të një grupi intelektualësh përbërë nga:
Z.Imzot Rrok Mirdita, Z.Ismail Kadare, Z.Mentor Petrela,
Z.Maksim Cikuli për vënien e emrit të Mbretëreshës
Geraldinë, Spitalit universitar obstetrik gjinekologjik
nr.1;
Urdhëroj
1.Vendosjen e emrit të Mbretëreshës Geraldinë, Spitalit
universitar obstetrik gjinekologjik nr.1 Tiranë.
2.Emërtesa e Spitalit universitar obstetrik gjinekologjik
nr.1 Tiranë, do të jetë si më poshtë:
Spitali universitar obstetrik gjinekologjik "Mbretëresha
Geraldinë".
3.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Ministri
Leonard Solis





KOMENTE

PR-ja e “Sabri Mediut” dhe e “Fatmir Godos”, prapë nuk hyri
në garën elektorale

Si shpjegohet egërsimi i Mediut kundër LZHK-së

Nga Zamir Gjurgji

Asnjëherë në garë, por gjithnjë pas “safety car”
Kuvendi i fundit i Partisë Republikane mbylli punimet, duke
mbajtur gjithnjë lart flamurin e radhës, atë të
prag-pozitës dhe duke ulur gjithnjë poshtë atë të
parafundit, të prag-opozitës. “Koha për Ndryshim” dukej se
kishte prekur vetëm kreun, pasi kësaj radhe flamurin e
valëviste njeriu që gjithnjë qesh, Mediu, e jo njeriu që
gjithnjë qahet, Godo.
Të lindur “esperantisht”, republikanëve u mbetet në dorë
flamuri i forcave revizioniste (mbrojtje pa doreza e
institucionit presidencial të Ramiz Alisë), më pas ulin
poshtë flamurin e revizionizmit dhe ngrenë lart flamurin e
demokracisë dygishtore (mbështesin me servilizëm banal
kushtetutën berishiane të viti 1994 me ligjin 7501 brenda,
pikërisht në Kavajë), në vitin 1997, ulin poshtë flamurin e
demokracisë dygishtore dhe ngrenë lart flamurin e
“revolucionit tregishtor”. Kur demokratët po rrëzoheshin
nga pushteti, republikanët u hodhën në krah të rebelimit
tregishtor (mbështesin pa rezerva Nanon në Vlorë, gëlltisin
sarkazmën parlamentare të këtij të fundit mbi abrogimin e
Ligjit 7501 dhe bëhen patericë e aprovimit të kushtetutës
antishqiptare Mejdani-Cacos).
Në vitet 1998-2004, ulin poshtë flamurin e revolucionit
tregishtor dhe ngrenë flamurin e “opozitës konstruktive me
bashkëkryetarë Pollo-Mediu” (Fatmiri është i pari që
orvatet të përfitojë nga vrasja e demokratit Hajdari dhe
ballistit Kalenja, si dhe burgosja e legalistit Spahiu, për
të marrë “në tavolinë” postin e kryeministrit, më pas
emërohet nga Nano si Kryetar i Komisionit Parlamentar
pozitë-opozitë për “Integrim”).
Edhe në garën zgjedhore të 3 korrikut, “makina elektorale
PR” nuk hyn në pistë për të fituar, por njëlloj si
“rrangallat” e Formula One, ajo i afrohet kryesimit vetëm
në xhiron e formatimit (xhiron e parë) ose vetëm kur xhiron
pas “safety car” në pistë.

Fatmir Mediu, nga trioja tek i treti 

I lindur politikisht si një qenie e tresimbolit (në vitin
1997), ai nuk heq fare dorë nga loja e treshit, edhe pse
kjo lojë nuk i ka më duk. Trupi i tij i brishtë për të
mbajtur peshë politike, ka pasur gjithnjë nevojë për
paterica majtas e djathtas. Njihet tashmë trinomi Bode-
Pollo-Mediu, si një ngjizje fillestare e 2001-it, që bitisi
në qasjen “produktive” të 2005-ës, Berisha-Lesi-Mediu.
Mediu, edhe pse bën bujë mediatike që t’ia vënë në pullë,
gjithnjë mbetet politikisht i treti në radhë.
Si në rastin e trios paraardhëse, (ku përfitoi më shumë
përkujdesje politike Genc Pollo), edhe në rastin e dytë, ai
që përfitoi më shumë kredo politike ishte Lesi. E askush
nuk ia ka fajin Mediut që “nuk i del me qar” loja e tij
politike e “rregullit të treshit”.
Edhe në Shkodër, edhe pse tentoi të përfitojë impulse
politike duke i shtuar himnit kombëtar një strofë të tretë,
Mediu përsëri rezultoi (apo)strofë mes Berishës dhe Lesit,
pasi pathosi i këtij të fundit dha më shumë efekte në
“Asllan Rusi”.
Do të jetë 4 Korriku, data kur Mediun do ta zërë data, e të
mbetet ndoshta edhe jashtë parlamentit, pasi edhe pse
betohet e stërbetohet për atdhe e komb, më shumë se
nacionalistët dhe djathtistët, ai nuk e di se ky popull
ruan në kujtesën historike një ngjarje shumë domethënëse:
kur djali i jepte nënës lajmin e gëzuar se Partia do t’ia
jepte shtëpinë, pasi i kishin premtuar se, sido që të vinte
puna, ai ishte treti në listë, nëna e zgjuar e kuptonte se
përse bëhej fjalë... (duke numëruar me gishta). 
Fatmiri, fatkeqësisht, ndoshta s’e kupton të pathënën e
kësaj ndodhie, e vazhdon të ketë një të tretën e listës së
partisë së tij me Jo-Republikanë...

Histeri republikane mbi histori monarkiste?

Në takimin e opozitës së bashkuar në Shkodër, Fatmir Mediu
ishte politikani më i drejtpërdrejtë në sulmet verbale ndaj
formacionit politik “LZHK-Leka I Zogu”.
I pari ishte Berisha, që në një gjuhë të përdredhur
politikisht, vlefshëm si mishi të piqet e helli të mos
digjet, vlerësoi monarkisto-legalistët dhe zhvleftësoi
djathtistët. I dyti ishte Lesi, që me një formë alegorike,
çonte gjuhën nga “oborri dhe oborrtarët e Nanos” dhe
stërkalat binin edhe mbi “oborrin dhe oborrtarët e Zogut”.
Por i treti në radhë, Mediu, doli trim me fletë, e me një
gjuhë që pret edhe kocka, sulmoi Mbretin, legalistët dhe
djathtistët (LZHK), pikërisht në pikën më thelbësore,
Kombin. Ai bëri të paditurin, se për cilin komb e shtet
flet LZHK-ja dhe çfarë opozitarizmi ka kjo forcë politike
me Nanon.
Kësisoj, mënyra e vetme për të bindur ata që e (sh)fryjnë
Fatmirin dhe jo atë vetë, pasi kjo gjallesë nuk ka bindje
personale (siç është shtjelluar në fillim të artikullit) e
jo më të ketë bindje mbipersonale, po i rreshtoj fakte të
verifikueshme nga pasaportat e shqiptarëve, nga Zogu te
Nano:

1.Pasaporta e viteve 1928-1939, kur në pushtet ishte Mbreti
Zogu I, ka në faqen e saj të parë:
-T’a dijsh dhe të jésh i sigurtë, se fatbardhësija dhe
lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep ndér e të
fal emnin Shqiptar.
-Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësìn shqiptare;
bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.
-Çdo Shqiptar âsht vllau i Yt: nderoje kurdoherë dhe
ndihmoje kur të ket nevojë.
-Mos e përbuz gjuhën e nânës s’ate, tue folë në gjuhë të
huej kur nuk âsht nevoja.
-Ndero flamurin e atdheut tând: kush nuk nderon Shêjin e
komsìs, shnderon vehten e vet.
-Dashunija për atdhe ndihet mâ tepër në mërgim, prandaj
ketë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.

-Në faqen e dytë - ...N’Emën të MBRETRIS SHQIPTARE
-Në faqet në vazhdim - shfaqen në sfond shqiponja dykrenash
me përkrenaren e Skënderbeut sipër saj.
-Kopertina është karton jeshil (sot është mëse i njohur
termi “green card”-shën.im)

2- Pasaporta e viteve 1939-1943, nën pushtetin e Mbretit
italian Viktor Emanueli, ka në faqen e saj të parë:
-Nuk mund të kalohet kufini pa pasë hartue krejtësisht dhe
dorzue fletën e statistikës.

Në faqen e dytë: N’EMEN TË MADHNIS SË TIJ Vittorio Emanuele
III
PËR HIR TË ZOTIT DHE VULLNETIT TË KOMBIT
MBRET I ITALIS DHE I SHQIPNIS
PERANDOR I ETIOPIS

Është vendosur edhe simboli: shqipja dykrenash me kurorën e
Skënderbeut, rrethuar nga dy sëpatat e fashizmit dhe në
pozicion të lartëm, kurora mbretërore.
Kopertina është karton bojëqielli, në zonën qëndrore ka të
venduara dy shirita, një i kuq e tjetri i zi, në qendër të
të cilave gjendet simboli i sipërshënuar.

3-Pasaporta e viteve 1944-1990, nën pushtetin e
komunistëve, nuk është element për t’u shqyrtuar, pasi
shqiptarët në pjesën dërrmuese kishin në pronësi vetëm
letërnjoftim
(I plastifikuar, ngjyrë e kuqe e ndezur, e simbolikën e
Kongresit të Përmetit në kopertinë).

4-Pasaporta e viteve 1992-1997, në pushtetin
demokrato-republikan, ka 
kopertinë të kuqe të çelët, i plastifikuar dhe simbolikën e
Kongresit të Përmetit.
Në faqen e parë të saj nuk ka tekst të shkruar.
Në faqen e dytë e të tretë, elementë e përgjithshëm të një
pasaporte, si emri, mbiemri, atësia, vendlindja… e kështu
me radhë.

5-Pasaporta e viteve 1997-2005 , nën pushtetin e
socialistëve (versioni i pakontestuar, që për mua
personalisht, mbetet i vlefshëm deri në datën e shkrimit të
artikullit, 29 maj 2005), përbëhet nga:

Kopertina e kafenjtë, me shqipen dykrenash, pa simbol të
lartëm.
Në faqen e parë, teksti i shkruar:
-Qeveria e Republikës së Shqipërisë i kërkon autoriteteve
shqiptare dhe të huaja të lejojnë mbajtësin e kësaj
pasaporte të kalojë lirshëm, pa pengesë dhe t’i sigurojnë
atij të gjithë ndihmën dhe asistencën që mund të ketë
nevojë.
Në faqen e dytë dhe të tretë, elementët përgjithësues të
një pasaporte, emri…
Në faqet në vazhdë, shquhet në sfond portreti i Skënderbeut
dhe kurora e tij.
Faqja e parafundit, teksti i shkruar:
Kushdo që e gjen këtë pasaportë është i detyruar ta dërgojë
në stacionin më të afërt të policisë ose në ambasadën apo
konsullatën shqiptare (shift-shën.im).
Faqja e fundit, teksti i shkruar: 
Kjo pasaportë mbetet pasuri e qeverisë shqiptare
(shift-shën.im).

Tre radhët e fundit për...
Tashmë jo vetëm Mediu, por edhe të tjerë si Godo, mund të
kuptojnë ndryshimet në këtë kuintet identitetesh, e të
zgjedhin lirshëm se ku mund të Kombëzohen. Uroj që të mos
zgjedhin përsëri të tretën në radhë (edhe pse ADN-ja i
drejton atje), zgjidhje e cila mund t’i mbetet komb në fyt
në zgjedhjet pas 3 Korrikut.





“Pier Cardin” i “Osman Bej”-it!

NGA GJERGJ THANASI

Kur Gallupi i famshëm doli kallp m’u kujtuan emisionet e
lajmeve të fillim-vitit 1991. Në to gjithfarë ‘Iliria
Holding’ e ‘Rukert-e’ na tregonin se si me ndihmën e
shokëve Ramiz, Fatos e Shkëlqim, do të ndërtonim
kapitalizmin pa pluralizëm e të deklasuar, pa pronë private
të trashëguar, pa Legalitet e Ballë Kombëtar të anatemuar.
E dimë si përfunduan ‘Iliria Holdingu’ e ‘Rukert-i’, por
fatkeqësisht oligarkë të kapitalizmit shqiptar u bënë emrat
e mësipërm apo veglat e tyre. 
Sot kërkojnë që rezultatin real të zgjedhjeve, ta
zëvendësojnë me një monstër laboratori si biçim
‘Frankeshtajn’ votimi. Kështu Gallupin amerikan na e
zëvendësuan me një Gallup të inkorporuar në Zvicër, me zyra
ne Londër e të përfaqësuar në Shqipëri nga një filial i tij
me qendër në Bullgari. Shqiptarët budallenj, të pa
civilizuar, të pa shëtitur nëpër botë, duhet t’i besojnë
sondazhit të këtij farë kallp Gallupi njëlloj siç i besonin
grekët e lashtë orakullit të famshëm të Delfit. 
Më popullorshe! Në Tiranë ka një dyqan me veshje ‘Pier
Cardin’ të ardhura nga firma, që i ka zyrat në bulevardin
‘Mareshal Fosh’ të Parisit si dhe një tjetër dyqan, që e
merr mallin nga magazina me tabelën ‘Pier Cardin’ në rrugën
KUCUK HAJDAR EFENDI SOKAK, të lagjes ‘Osman Bej’ të
Stambollit. Kuptohet blerësit shqiptarë duhet të blejnë
mallin ‘origjinal’ të ardhur nga Stambolli, jo atë ‘fals’
të ardhur nga Parisi. Nëse nuk besoni, o shqiptarë, pyesni
mëkëmbësin e perëndisë mbi tokë, Erionin e ri
mjaftueshmërisht të mençur e serioz...
Gjithsesi ambasada amerikane shikon me largpamësi, përtej
kallp sondazheve, përtëj datës 3 Korrik, përtej
fishekzjarreve të datës 4 dhe paralajmëron publikisht
shtetasit e vet. Për këtë lexoni lajmërimin e ambasadës në
‘Gazetën Shqiptare’ të datës 03.06.2005 fq.13. 
Meqenëse kirkizët sy-bajame janë disa muaj më të hershëm se
ne në rrugën e vështirë të demokracisë, atje Ambasada
Amerikane bash me 3 Qershor filloi evakuimin e shtetasve të
vet: gjithfarë piskorpsash, teknicienë, mormonë e
biznesmenë. Tirana, duan apo s’duan ca robotë të
telekomanduar nga zyra e vëllait të kandidat-deputete
Majlindës, i njan Bishkekut, veçse është nja dy muaj mbrapa
në kohë.
Uroj me gjithë shpirt që shqiptarët ta grisin me shëndet
kostumin ‘Pier Cardin’ – “Gallupin”, të importuar nga
‘Osman Bej’ e Stambollit.



Nga sondazhi “dal vivo” në atë “in vitro”

Qëllimi i“Gallup”-it, galopimi i zgjedhësve

Nga Zamir Gjurgji

Tre stinë më parë, ndeshja e futbollit mes kombëtares
shqiptare dhe asaj greke solli një rezultat të papritur që
përmbysi edhe parashikimet (thënë sinonimikisht: sondazhet)
e “bookmakers”-ave më në zë të kontinentit, e mbi të
gjitha, profesionistë. Fitorja që desondoi gjithçka, nxori
në pah se ndjesitë nacionaliste të shqiptarëve “të bazës”,
fitonin dukshëm mbi ato kozmopolite të “superstrukturës”.
Vlen gjithashtu të risillet ndërmend edhe një “sondazh
televiziv organizuar nga “Gjeli Vizion”, që duke ngritur
pyetjen se “do preferoni të mposhtni Greqinë apo të kaloni
turin eleminator”, të sonduarit “dal vivo” nga Alfons
Gurashi dhe jo “in vitro” nga Erion Veliaj, preferonin
zgjedhjen kombëtare mbi atë ndërkombëtare.
Tri ditë më parë, një institucion ndërkombëtar sondazhesh,
“Gallup”, ashtu si “bookmakers”-at e kombëtares, sondon e
parashikon një rezultat që hedh poshtë konstatimet (jo
parashikimet) e shtatorit të kaluar, ku në planin
psikologjik kozmopolitizmi sundon bindshëm mbi
nacionalizmin disident në raportet 78 me 2, ndërsa në
planin politik, rezultatit mes dy krahëve të politikës
shqiptare mund t’i shkonte më për shtat shenja ~ (afër),
sesa = (baraz), çka do të thotë se PS+LSI ~ PD+LZHK.
Për çdo qenie njerëzore të natyrshme e jo të klonuar,
ndjesitë vështirë të ndryshojnë “në çdo stinë”, ndryshe nga
mendësitë që mund t’i nënshtrohen më lehtë “kohës për
ndryshim”.
Për çdo njeri që i funksionon logjika e ftohtë, është e
qartë se kush mbështet ekipin kombëtar të një vendi,
natyrshëm që mbështet edhe politikën kombëtare të atij
vendi, kush dëshiron që simbolika kuqezi të triumfojë mbi
simbolikën bardheblu të kundërshtarit, natyrshëm që do
shfaqet si i tillë edhe në kutinë e votimit, kush aspiron
që më parë se të jetë kontinentalisht i integruar, të jetë
kombëtarisht i vlerësuar në tapetin e gjelbër, logjikisht
që do të sillet si i tillë edhe me fletën e bardhë të
votimit.
Gjithçka ndryshe këtij arsyetimi do të ishte “gjepura” (po
huazoj termin e përdorur nga kreu i NDI-së Dan Redford).
E natyrshëm që mbi këtë sondazh lind (pikë)pyetja: Ku fle
lepuri?
Përgjigjia është e thjeshtë. Tek frika e Gallupit mbi
mospjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë proces votimi në atë
shkallë sa çdo lloj rezultati do të vlente vetëm
partiakisht, por jo përfaqësueshmërisht (nënkupto:
institucionalisht). Këtij fenomeni me preçedentë të shumtë
në historinë e votimeve në Shqipëri (kujtojmë sa mund e sa
djersë iu desh PS-së, që jo vetëm me forcat e veta, aprovoi
një kushtetutë që “avantazhoi” vetëm me presje dhjetore,
50.57%) i druhen sondazhbërësit dhe nuk gjejnë mënyrë
tjetër veçse nxisin partitë që ato të ngasin zgjedhësit për
të mos i lënë bosh vendvotimet.
Kjo mund të konstatohet lehtë në prononcimin e kreut të
lëvizjes së “Mjaft”-it, z.Erion Veliaj, kur përpara
gazetares së TV-Klan Desada Metaj, u shpreh se ”…gara është
e fortë, forcat janë thuajse të barabarta, ku të djathtët
kanë në presje dhjetore avantazh nga të majtët dhe
shqiptarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit sa më
masivisht…” 
Kësisoj, motoja elektorale e Gallupit dhe MJAFT-it u
shpërfaq si: domosdoja e “profesorëve” që “nxënësit” të
kalojnë “masivisht” 50-%-shin e votimeve.
Prandaj edhe sllogani elektoral i GALLUPIT sintetizohet: 
Me ne galopojnë të gjithë prej vijës së bardhë, s’ka
rëndësi kush e pret i pari shiritin e kuq…




Të rreshtuar dhe të ndajshtuar

Zamir Gjurgji

Pas përplasjeve të serta në sallën e Kuvendit mes
socialistëve dhe demokratëve, rrjedhja e ngjarjeve të
qershorit ka përftuar një imazh ndryshe. “Kodi i Etikës”
edhe pse jo i zbatuar rigorozisht nga politikanët, shërbeu
në një farë mënyrë për të zmusuar disi tehun e mprehtë të
“shpatës së demokracisë”, edhe pse realisht funksionon si
“Kodi i Etiketës” së mallit politik të magazinuar në
markatën elektorale.
Votuesi i thjeshtë e kishte të vrarë veshin vetëm me
shprehje vulgare, debate antagoniste, e polemika shterpë,
ku e vetmja “prokurë” që grosistët e politikës delegonin
tek “dora e tretë”, mbeteshin shërbimet e thjeshta
“noteriale”, por jo ato të “avokatisë”, dhe ku i preferuari
i “avokatëve” mbetej “noteri” që jo vetëm zbatonte
pikpërpikë procedurën e nevojshme, por edhe ai që i
çuçuriste në vesh "profesorit" se kush “nxënës” e shante
pas shpine. E kështu formatoheshin koalicionet
“nxënës-profesor” (një kolegu im e ka quajtur
oktapod-koalicioni), ku askush nga “nxënësit” nuk kishte
mundur qoftë edhe njëherë te vetme të hynte në provimin e
"hartimit politik", pa ditur paraprakisht temën e pa mësuar
përmendësh tekstin e hartuar nga "profesori zemërmirë".
Edhe ata të pakët nxënës që mund të kalonin klasën me
forcat e veta, kishin rënë pr? e profesorëve të rreptë, por
njëherazi edhe nxënësve servilë, që notën kaluese nuk e
merrnin dot duke studiuar gjatë vitit shkollor, por vetëm
në sezon e ditë-provimi.
E pamësuar të veprojë në mënyrë të pavarur e krijuese me
skemat e reja politike, ku më tepër se teksti ishte i
nevojshëm interpretimi i tij, një mori politikanësh rreth e
qark PS-së dhe PD-së, mbetën si peshku pa ujë. Ashtu siç
ndodh kur gazetarët diktofonistë mbeten pa lajm kur në
selitë dy ngjyrëshe nuk ka konferenca shtypi, ashtu edhe
politikanët citofonistë u shfaqën belbëzakë e të pavlerë,
kur Nano dhe Berisha filluan të përdornin gjuhën e Ezopit. 
Kjo është arsyeja që tashmë Mediu nuk ka se kë të mbështesë
me rezerva dhe kë të kritikojë në mënyrë evazive (e sillet
si qeni me kuisje nga hëna - crying for the moon); Pollo ka
mbetur pa artikuluar qëndrimin e tij të të tretit në
lëvizje, pasi Berisha e KOP-i nuk duan që mes tyre të
lëvrijnë të tretë; Gjinushi nuk mbijeton dot më me
bishtpërdredhjet e tij për të “martuar” Nanon me Metën,
pasi secili prej tyre pretendon të jetë “dhëndrri”; Lesit i
mbetet të kthehet në politikan-parrullë (sandwich-man), kur
dje në të shkruhej “Roftë Nano e poshtë Berisha” e sot
anasjelltas; Alimadhi nuk ka mundësi praktike të agjitojë:
"Rroftë nacionalizmi", sepse gjithkush rreth tij
propagandon: "Rroftë kozmopolitizmi”, Dule nuk ka më kurs
politik, pasi Karamelo kryen një dekurs të tillë; Xhuveli
nuk mund të thërrasë më “rrofshin të gjelbrit”, pasi këtë
sllogan e kanë përvjedhur Kokëdhima, Rama e Klosi;
liberalët nuk kanë më korsi opozitare, pasi “opozita e
bashkuar” lëviz liberalçe në autostradë. 
Shkrimtari rus Maksim Gorki shprehet se "të gjitha
fatkeqësitë nuk vijnë për keq". Edhe fatkeqësia e Kodit
Elektoral Gjana-Ruka, evidentoi shumë mbetje toksike në
gjirin e pozitës dhe opozitës, që tashmë kanë mbetur
thjesht për t´u groposur në zona të pabanuara politikisht
(nëse nuk ka kundërshtime ambjentaliste nga “mjaftistët”
Veliaj, Klosi dhe Kokëdhima).
Përmbledhtazi, i gjithë ky faliment politiko-partiak vjen
ngaqë partitë dhe partiakët e rreshtuar, preferuan sëfundmi
të veprojnë si të ndajshtuar.
Nga ana e saj, LZHK-ja nuk i bëri hesapet pa hanxhinë, por
në një mënyrë dinjitoze dhe në korsinë e saj të lirë,
kërkon të shpejtojë udhëtimin drejt 3 korrikut jo vetëm
djathtas në kah, por edhe djathtas në krah.



OPINIONE

Të votojmë që Tiranën ta spastrojmë nga llumi grek

Nga Sami Gjoka, SHBA

Kur dy parti nisin garën e vet të shfrenuar, për t’i hipur
popullit të vet mbi kurriz, gjëja më e mirë që mund të
bëhet, është veshi i shurdhër. Në djall me partitë!
Se kush sot vjen e zbret nga makina, të qesh si njeri, por
të numëron si bagëti, si votë që të futi në thes, a peshk
që rrëshqite nga dora, për të ngecur në rrjetën e
kundërshtarit të vet. Secili fodull s’çan kokën për ty, si
hipi në karrige e si u mburr me pushtet. Kushdo të fitojë,
ti do të mbetesh ai qe ke qenë. Atëhere përse të shkosh të
votosh? ǒgomar të ngresh nga balta, apo ç’re mushkonjash
të shmangësh nga qielli i vëndit tënd? Shih kush të sjell
një natë para votave, një thes më miell, se kaq mjafton e
kaq vlen ti...
Por jo, ti që lexon këta rreshta, kur mund të bëje diçka më
të vyer se sa leximi i dërdëllitjeve të mia, duhet medoemos
të votosh. Se nëse ti zgjodhe leximin qoftë përciptas të
fjalës së shkruar, së paku me veten tënde beson se ti nuk
je turma që shkon nga të prihet, që vetëm shton një votë në
kutitë e votimit, e aty mbaron rëndësia jote.
Në Shqipëri thuhet se dy janë partitë. Kopeja e Salës e
banda e Nanos.
Shqipëria është vendi yt, dhe cilin ti ul në qoshe të
oxhakut atje, eshtë puna jote.
Por kush Shqipërisë do t’ia heqë kapistren lidhur pas
Athine, është e duhet të jetë çështje kombëtare.
E sikurse kopilat e ‘inteligjencies’ sonë, që rënkimin e
dhimbjes kur na shkelin me këmbë na quajnë urrejtje,
(“Shigjetat e urrejtjes drejtuar Greqisë”, nga Blendi
Kajsiu, 25 Maj 2005) lëmë se pari të them se është tjetër
të urresh fqinjët, kur shohin e punën e tyre, e tjetër kur
fqinjët të marrin kopshte e të shkulin gjerdhe.
Por shkrimi im që na u komentoka nga shqiptarët si fjalim
urrejtje, nuk ishte urrejtje kundra grekëve, që për mua
janë lopçarë, që jetojnë me lavdinë e etërve të tyre, dhe
shihen me prizmin e shkëlqimit të rremë nga inferioret e
tipit Kajsia. Fjalët e mia qenë mllef për shqiptarët, që ma
ulin grekun në sofër për krahësh, kur sapo u kalëroi nënën
atyre. Grekëve u heq kapelen. Por t’ëmën të mive!
Ne shqiptarët nuk shquhemi të urrejmë të tjerët.
Përkundrazi ne dimë t’u bëhemi vasal botës e t’i lëmë të na
bëjnë të pabërat në kokë. Shembull më i mirë është soj e
sorrollopi i gazetarucit të mësipërm që për 100 dollarë
përtall nënën e vet në interes të grekeve.
Si të tillë duke patur frikë nga minjtë e tipit Kajsiu, që
mezi presin, të interpretojnë fjalën e lire të shqiptarëve
si urrejtje ndaj grekëve, dua të qartësoj se urrejtja ime
në atë shkrim sikurse edhe në këtë libër të shkruar enkas
para zgjedhjeve, është jo kundra grekëve që tregojnë
fytyrën e vet mesjetare sikurse kam thënë në çdo akt dhune
ndaj bashkëkombasve tanë, por është urrejtje kundrejt sojit
tuaj të fëlliqur, që e lidhët Shqipërinë për bythe të
Athinës.
E për idiotët që u shkolluan me forcë, se patën dajo e
xhaxhallarë që kallnin në burg të tjerët për interes të një
ideologjie të dështuar (komuniste), e që sot duan të na
rrëfejnë nëpër botë se kush është shkrim që hyn në
kategorinë e urrejtjes, lermë të them edhe njëherë se t’ju
urresh juve nuk është urrejtje, s’di që vemjet urrehen...
ndjesinë ndaj jush me shqipen time, unë e quaj vetëm
neveri.
Dhe nëse kajsitë e pjeshkat e kalbura do ta servirnin prapë
këtë shkrim si fjalim urryes, duhej më parë të thellohen
mbi fjalorët, se nuk mjafton të lexosh në gjuhë të huaja,
kur nuk kupton gjuhën tënde.
Enciklopeditë që keni lexuar, për të huazuar interpretimin
e shtrembëruar të nocioneve me të cilët përkëdhelni
pretendimet poshtëruese greke, për t’u tallur bota me
dinjitetin e vendit tuaj, e përkufizojnë fjalën urrejtëse
për fatin tuaj të keq, jo si neverinë për ata që përbuzen
brenda së njëjtës familje.
Ju mbeteni nëpër mendjet e kthjellta anekënd botës, vemje
që shesin nderin e tyre për lëmoshat e të tjerëve, e të
flasësh me këtë gjuhë të ulët kundra jush, nuk është
urrejtje. 
Nuk kam urryer bindjet e juaja politike, se as nuk e di, e
as nuk më interson në keni bindje politike, ju kameleonë të
tillë... ju vetëm një art dini, atë të lëpirjes së atij që
qëndron pak më sipër.
E për momentin ku jemi, në prag të këtyre zgjedhjeve,
thirrma ime tek ti që lexon, është t’u mbyllim derën
komshijve!
Bindjet politike, janë romantizma të një kohe të shkuar. 
Neve na duhet një qeveri në krye jo t’u tundim bishtin
serbëve e grekëve, se jemi dhi të zgjebosura, - por t’u
themi se në shtëpinë tonë ligjin e bëjmë ne. Vetëm kaq kemi
kërkuar. E vetem kaq duhet të arrijmë. Të bëhemi zotër të
shtëpisë sonë. 
Pra të votojmë që Tiranën ta spastrojmë nga llumi grek! E
kjo nuk do të thotë se ne shqiptarët jemi kundra
socialistëve. Ne jemi për Shqipërinë e shqiptarëve e
socialistët na kanë tradhtuar. Në Shqipëri nuk qeverisin as
Nanot e as Metët, por grekërit. E ne që u dhamë votën se
për një arsye a një tjetër urryem Berishën, ne duhet pra
t’ua heqim frenat, këtyre gangsterëve të dehur, para se të
na e rrokullisin komplet karrocën tonë të prishur. Pa votën
tonë opozita s’mundet të fitojë e pa opozitën, ne mbetëm
nën grekët.




		
__________________________________ 
Do you Yahoo!? 
Read only the mail you want - Yahoo! Mail SpamGuard. 
http://promotions.yahoo.com/new_mail 




Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/
 



senadmakovic | 6 Jun 23:54 2005
Picon

Skënderbeu Vasal? Disa kthjellime...disa argumente interesante

Skënderbeu Vasal? Disa kthjellime. 
Nga Dr. Aurel Plasari

Marrëdhëniet juridike vasal-sovran mes Skënderbeut dhe mbretit 
Alfons V të Aragonës janë mëveshur tradicionalisht me një kamuflazh 
historik. Ky kamuflazh e zë fillin te Barleti, i cili këto 
marrëdhënie vasal-sovran ka ngulmuar t'i përshkruajë me termat 
e "miqësisë". Simbas mendësisë së kohës, Barletit duhej t'i 
dukej "poshtëruese" natyra e vërtetë e këtyre marrëdhënieve juridiko-
politike për një figurë si Skënderbeu. Porse dokumentet flasin 
ndryshe.

Ishte mars i vitit 1451 kur regjistrohen në oborrin e Napolit prania 
e dy të dërguarve të Skënderbeut: peshkopit të Krujës Stefan dhe 
domenikanit Nikollë de Berguzzi, të shoqëruar edhe nga një arbër i 
quajtur Vicino ose Vichino, i përmendur si "majordom" i peshkopit të 
Krujës. Mbretit Alfons i kërkohej ndihmë për të përballuar 
ekspeditën osmane që pritej për muajin prill, dhe mbreti premtonte 
ta jepte ndihmën. Por prania e ambasadorëve të Skënderbeut në 
oborrin e Napolit kishte të bënte me një mision më të rëndësishëm: 
më 26 mars të atij viti ata nënshkruanin në emër të tij me Mbretin e 
Aragonit, Napolit dhe Siqilisë një traktat të njohur si "i Gaetës", 
nga emri i vendit ku u nënshkrua. Për t'u ikur hamendjeve, kujtoj se 
traktai në fjalë ndodhet në Arkivin e Kurorës së Aragonës, reg. 
2697, fl. 100. Atë e ka pasë njohur dhe përdorur Zurita në veprën e 
tij Anale të Kurorës së Aragonës, vëll. III, XV, fl. 322 verso; e 
kanë ribotuar edhe Cerone: La politica, XXVIII, I, 172-173; Radonic: 
Djuradj, nr. 38 dhe, për ata që i tremb emri "Radonic", edhe Noli: 
George, appendix, nr. 11. 

Traktati i Gaetës

Traktati u nënshkrua jo vetëm në emër të Skënderbeut, por edhe 
të "të afërmve të tij baronë në Arbëri: " ... e de soi parenti, 
baruni in Albania, de la parte altra", po aty). Ky traktat i njihte 
Mbretit të Aragonit, Napolit dhe Siqilisë sovranitetin mbi "trojet e 
të thënit Gjergj" dhe mbi "trojet e Krujës dhe kështjellën", në 
shkëmbin të ndihmës që Mbreti do t'i jepte atij (Skënderbeut) në 
luftën kundërosmane. Në termat e traktatit Skënderbeu dhe ajo çfarë 
mund të quhet "lidhja familjare" e tij shpreheshin të gatshëm të 
njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo 
kështjellat e tjera, që do t'i fitonin me ndihmën e tij. Kreu i 
Lidhjes, Skënderbeu, shprehej i gatshëm të vinte në vendin që do të 
caktonte Mbreti për t'i bërë atij betimin dhe për t'i shprehur 
nderimin si vasali sovranit, por mbasi të kishin larguar osmanët me 
ndihmën e tij. Me përfundimin e këtij traktati, krerët abër 
zotoheshin t'i dërgonin përvit mbretit Alfons, kur osmanët të ishin 
dëbuar nga Arbëria, një shumë të hollash të barabartë me haraçin që 
Skënderbeu dhe të afërmit e tij i detyroheshion sulltanit ("... 
cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio 
et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la 
prefacta Mtà lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti 
dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto 
Turcho", po aty). 

Sikurse vihet re, është fjala për një traktat vasaliteti pa kurrfarë 
dyshimi në terma. Skënderbeu, që kishte refuzuar deri me armë në 
dorë sovranitetin e sulltanëve osmanë, pranonte me këtë traktat të 
bëhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallë ndodhte kështu? Ka qenë 
kjo pyetja e vjetër e ngritur prej "këndvështrimit osman", prej nga 
nuk ishte e lehtë të kapej gjithë sa ndodhte në ato kohëra në 
Perëndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kësaj 
pyetjeje mund t'i japin përgjigje së toku specialistët e historisë 
së politikës, të historisë së religjioneve, të historisë së 
qytetërimeve, të historisë së mendësive etj. 

Për Marinescu-n kushtet e këtij traktati lënë të kuptohet gjendja e 
vështirë në të cilën ndodheshin Skënderbeu dhe krerët e tjerë të 
Lidhjes së Lezhës; madje ai është i mendimit se zotërimet e tyre dhe 
ato të kreut të tyre, Skënderbeut, ndodheshin në atë kohë në duar të 
osmanëve (Alphonse, 44). Traktate të ngjashme lidhte mbreti Alfons 
edhe me zotërinj (bujarë) të tjerë arbër, si me Aranitin. (Traktati 
me Aranitin po në Arkivin e Kurorës së Aragoëns, reg. 2691, fl. 101 
recto –102 verso; ribot. Zurita: Anales. IV, 29). Madje Araniti, i 
cili tani shfaqej me titullin "kont i Arbërisë" dhe kishte mëtime 
mbi Arbërinë e jugut, autorizohej nga mbreti Alfons të merrte në 
emër të tij betimin e aleancës edhe prej zotërinjve të tjerë arbër. 
Si shpërblim mbreti Alfons u lidhte çdonjërit prej vasalëve një 
pension vjetor prej 300 deri 1.4000 dukatesh dhe u premtonte strehim 
në rast nevoje. Të njëjtat marrëdhënie praktikonte ai edhe me 
zotërinj moreotë, si me vetë despotin e Moresë (Traktati me despotin 
Dimitër Paleologu po në Arkivin e Kurorës së Aragonës, reg. 2697, 
fl. 98-99). 

Një politikë e këtillë dëshmon faktin që kryqëzata e planifikuar 
prej mbretit Alfons duhej të fillonte nga Arbëria ose nga Moreja. Ka 
vënë re Marinescu: "Zotërimet dhe forcat e koalicionit familjar të 
drejtuara prej luftëtarit arbër duhej të përbënin bazën e kësaj 
ekspedite që do ta bënte mbretin Alfons V zot të pellgut lindor të 
Mesdheut, siç ishte tanimë i atij të Perëndimit" (po aty, 45). Që 
nënteksti i këtij traktati kishte të bënte pikërisht me një 
kryqëzatë të tillë, këtë e ka vënë re edhe Noli kur ka 
shkruar: "Traktati ishte përfunduar me mendimin [was supposed] për 
të përgatitur terrenin për një kryqëzatë që Alfonsi kishte 
projektuar, por që nuk do ta vinte kurrë në jetë" (George, 49).

Në prill 1452 dokumentet regjistrojnë se mbreti Alfons përcillte në 
Romë domenikanin Nikollë de Berguzi, ambasador i një prijësi të 
quajtur Muzakë dhe prijësish të tjerë arbër. Ai i kishte sjellë 
Mbretit njoftimin se Pal dhe Nikollë Dukagjini, së toku me disa 
krerë të tjerë më pak të rëndësishëm, kishin kaluar në anën e 
osmanëve dhe i qenë kundërvënë Lidhjes së Lezhës. Kësaj radhe mbreti 
Alfons i lutej Papës të ndërhynte pranë dy Dukagjinëve që të 
braktisnin "të pafetë" dhe, në rast se nuk bindeshin, ai i 
sugjeronte Shenjtërisë së Tij t'i shkishëronte (ACA, Reg. 2549, fl. 
157; Marinesco: Alphonse, 57, shën 1). Këtë ndërhyrje pranë Atit të 
Shenjtë mbreti Alfons e bënte, sikundër e pohonte vetë, jo vetëm për 
hir të mbrojtjes së fesë, por edhe se shumë prijës arbër ishin vënë 
tanimë nën proteksionin e tij (po aty). 

Zbatimet e traktatit

Në zbatim të traktatit të Gaetës mes mbretit Alfons dhe Skënderbeut 
regjistrohet një komunikim i dendur. Vetëm më 14 maj Mbreti i 
Napolit i dërgonte atij tri mesazhe, në të cilat i drejtohej me "I 
nderueshmi dhe i madhërueshmi besniku ynë i dashur" ("Espectabilis 
et magnifice devote noster dilecte"), apo me "Burrë i madhërueshëm, 
besnik yni i dashur" ("Magnifice vir, devote noster dilecte") etj. 
Ndërkohë që mbreti Alfons e kishte furnizuar peshkopin e Krujës, në 
largimin nga oborri i tij, me drithë, salnitër (nitrat potasi) dhe 
squfur për Skënderbeun (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Në fund të 
majit ai dërgonte në Arbëri oficerin e Zyrës së thesarit Bernard 
Vaquer me njëqind këmbësorë dhe nozullimet përkatëse. I pajisur edhe 
me një kopje të vetë traktatit, Vaquer-i duhej të fillonte zbatimin 
e tij simbas kapitujve të nënshkruar. Mbreti Alfons ia rekomandonte 
atë Skënderbeut me një shkresë në latinishte (ACA, Reg. 2655, fl. 
133), ndërsa udhëzimet e veprimeve që do të kryente për marrjen në 
dorëzim të kështjellës dhe qytetit të Krujës i jepeshin Vaquer-it 
hollësisht me një shkresë të 29 majit në katalanishte (ACA, Reg. 
2655, fl. 135 verso). Mbas marrjes në dorëzim të kështjellës dhe 
qytetit, me trupën 100 këmbësorësh që sillte me vete komisari i 
Mbretit do të formonte garnizonin për mbrojtjen e saj, do t'u 
kërkonte banorëve të qytetit "betimin e besnikërisë", do të fillonte 
nxjerrjen e taksave etj.(po aty). Me sa duket, për të bashkërenduar 
frontin e kryqëzatës mbreti Alfons njoftonte edhe Janko Hunyadi-n 
për dërgimin e komisarit pranë Skënderbeut (ACA, Reg. 2655, fl. 134 
verso).

Studiuesi i marrëdhënieve të mbretit Alfons me Skënderbeun ka 
shënuar për këtë moment: "Duke filluar prej muajit qershor 1451 
Kruja, me të cilën qëndresa e Skënderbeut ishte lidhur gjithmonë 
deri këtu, nuk do t'i përkiste më luftëtarit arbër. Për vite me 
radhë një garnizon napolitan i komanduar prej katalanësh do të 
vendoset në këtë "fole shqiponjash" të Arbërisë, ndërsa Kastrioti do 
të vijojë jashtë saj luftën që e ka bërë të famshëm" (Marinescu: 
Alphonse, 48).

Në maj 1452 mbreti Alfons dërgonte në Arbëri si guvernator të 
Krujës, ish-kryevendi i Skënderbeut, kalorësin katalan Ramon 
d'Ortafá në rangun "nënmbret në Arbëri". Detyrat e tij, të 
përcaktuara më udhëzimiet e 23, 24, 25 dhe 26 prillit, ishin: të 
mbikëqyrte sigurinë e qytetit dhe ruajtjen e "fesë së Krishtit" mes 
popullsisë (me sa dukej nga islamizmi që kishte filluar të 
depërtonte), të përpiqej të shtinte rish në dorë kështjellat e marra 
prej osmanëve dhe, po të ishte e mundur, të fitonte territore të 
reja. Komandant i ri në kështjellë emërohej një katalan i quajtur 
Pere Scuder, që zëvendësonte kështjellarin e mëparshëm Juan de 
Castro; guvernatori i ri sillte me vete si armë dhe municione, ashtu 
edhe drithëra dhe verëra. Skënderbeut si vasal i sillej dhuratë 
simbolike një cohë e qëndisur në flori dhe njëzet copë pëlhura 
ngjyrash të ndryshme (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, vëll. IV, fash. 
III, f. 418). Po ta dëgjojmë edhe një herë Marinescu-n, ai ka dalë 
në këtë përfundim: "Duke filluar prej këtij momenti deri më 1458 të 
gjithë fitoret që deri më tani i janë atribuar vetëm Skënderbeut, 
duhen llogaritur të arritura gjithmonë me ndihmën e mbretit të 
Napolit" (Alphonse, 61).

Në planet e "kryzëzatës"

1453-shi është edhe vit i një vizite "gati të fshehtë" të 
Skënderbeut në Romë dhe Napoli, e cila duket t'i ketë shpëtuar edhe 
syrit të vetë Barletit. Pikësëpari, me ndryshimin e politikës së saj 
lindore ndaj rënies troditëse të Kostandinopojës në duart e 
osmanëve, në shtator 1453 Republika e Venedikut i kishte përtëritur 
klauzat e traktatit me Skënderbeun. Kështu prej një dokumenti të 9 
tetorit 1453 mësohet se senati i Republikës ka porositur Pietro 
Marcello-n, proveditor në Lezhë, të shoqëronte Skënderbeun në një 
vizitë në Romë dhe Napoli simbas kërkesës së këtij (ASV, Senato 
Deliberazioni da Mar, V, fl. 8; Ljubic: Listine, X, nr. XXV). 
Halkokondyli e shënon si një "dërgatë" të Skënderbeut të Papa i 
Romës dhe te mbreti Alfons (Historiarum, VIII, 432-433), por vizitën 
e kanë shënuar edhe Hopf-i, Marinescu, Pall-i, Noli. Ndërsa Anonimi 
Raguzan dhe Ragnina kanë regjistruar kthimin e Skënderbeut, i cili 
vinte nga Puglia, nëpërmjet Raguzës. 

Gjatë kësaj vizite në oborrin e Napolit duket të jetë biseduar plani 
i fushatës për Beratin, sikundër mendon Noli (George, 50-51), por me 
siguri edhe aspekte ushtarake të kryqëzatës së pritshme, si do të 
kuptohet nga projekti për organizmin e kësaj kryqëzate që mbreti 
Alfons do t'ia paraqiste Papës në kuvendin e 1453-1454-s (Marinesco: 
Alphonse, 69-79; Pall: Skanderbeg, f. 15). Nga ana tjetër, në 
oborrin papnor është diskutuar, pa dyshim, projekti i parashikuar 
nga "bulla kryqtare" e Papës dhe i hartuar pikërisht nga mbreti 
Alfons. Duket kjo si një ndërkohë e shkurtër përparimesh për 
Skënderbeun. Nga fundi i nëntorit, nëpërmjet kapelanit të Krujës 
Ilia, ai e njoftonte mbretin Alfons se kishte shtënë në dorë një 
territor të ri dhe një kështjellë (ACA, Reg. 2660, fl. 48). Në 
përgjigjen e tij të 7 dhjetorit sovrani e siguronte vasalin se 
nënmbreti Ramon d'Ortafà do të kthente së shpejti pranë tij për të 
vijuar luftën kundër osmanëve "sot më shumë se kurrë" (po aty), 
ndërsa kështjellarit të Krujës, katalanit Pere Scuder, i premtonte 
në një mesazh katalanisht ndihma dhe nozullime me rastin e kthimit 
të nënmbretit (ACA, Reg. 2661, fl. 48). 

Në fillim të vitit 1454 si Skënderbeu ashtu dhe rektorët e 
Republikës së Venedikut e lajmëronin Mbretin e Aragonës, Napolit dhe 
Siqilisë se osmanët po gatitnin një ekspeditë kundër Arbërisë dhe 
zotërimeve të Venedikut në Arbëri. Republika vendosi që oficerët e 
saj të bashkonin forcat e tyre me ato të Skënderbeut për t'u bërë 
ballë më mirë "të pafeve" (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 
19; Ljubic: Listine, X, nr. XXXIII). Nga ana e tij, Skënderbeu iu 
drejtua për ndihmë si sovranit të vet, mbretit Alfons, ashtu edhe 
Papës. Nga sa një Sceva de Curte i relatonte Dukës së Milanos, Papa 
i kishte dërguar 3.000 dukate, ndërsa mbreti Alfons 500 këmbësorë 
dhe një shumë të hollash (ASM, Carteggio gen. Sforzasco, ad annum 
1454). Mesazhi i mbretit Alfons, i datës 29 mars 1454, fillonte 
me: "I mrekullueshmi dhe i pamposhturi burrë Gjergj Kastrioti, 
komandant i madhërueshëm njerëzish të armatosur, i shumëdashuri ynë" 
("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandabech, 
gentium armorum magnanimo capitaneo, nobis plurimum dilecto"). 

Më 14 qershor të atij viti regjistrohet kthimi në Krujë i nënmbretit 
Ramon d'Ortafà, që kishte munguar për disa kohë. Nënmbreti vinte me 
rekomandimet e Mbretit për Skënderbeun, por edhe për Gojko Stresin, 
Ivan Stresin, Gjin Muzakën, Muzakë Topian dhe një Aranit me emër të 
palexueshëm mirë në dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet 
se se në letrën kredenciale përkatëse të mbretit Alfons Skënderbeu 
thirret përsëri, po ashtu si më 29 mars, me titullin e 
ri: "Komandant i përgjithshëm i njerëzve tanë të armatosur në viset 
e Arbërisë" ("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto 
Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali 
capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto"). Nga sa kuptohet prej 
kësaj letre, tani Ramon d'Ortafà-së i jepej një autoritet edhe më i 
madh: ai ngarkohej për të ndihmuar "bestarët e Krishtit" jo vetëm në 
Arbëri, por edhe në "Sklavoni" dhe Greqi. Misioni i Ramon d'Ortafà-
së, njëherësh politik dhe fetar, lë të nënkuptohet se në zonat e 
dyndjes osmane kishte filluar një proces braktisjeje të 
krishterizmit dhe përqafimi të Islamit. Njëherësh me nënmbretin, 
mbreti Alfons dërgonte në Arbëri një Fra Lorenzo da Palerino dhe një 
Fra Giovanni dell'Aquila me nga një flamur taftaje me kryq të bardhë 
qëndisur në mes si simbol i kryqëzatës që po fillonte (Minieri-
Riccio: Alcuni fatti, IV, III, 418 (me datën gabim); Cerone: La 
politica, XXVII, 775 (me datë gabim); Jorga: Geschichte des 
Osmanischen, II, 46; Marinesco: Alphonse, 82): të gjitha simbole të 
qarta se lufta do të bëhej në emër të Alfonsit, si sovran dhe 
zotërues i atij rajoni. 

Çfarë duket edhe më me rëndësi, tani nënmbretit i jepej edhe 
autorizimi për të prerë monedha në Krujë, me të njëjtën peshë dhe të 
njëjtën datë të atyre që priteshin në të njëjtën kohë në Napoli 
(ACA, Reg. 2799, fl. 114 verso –115; Pisko: Scanderbeg, 67, e 
interpreton gabim sikur të ishte Skënderbeu që i kishte lejuar 
mbretit Alfons të priste monedha në Krujë; gabimin e ka nga 
Summonte: Historia, II; e qorton gabimin Marinesco: Alphonse, 81 
shën. 2). Sovraniteti i Mbretit të Aragonës, Napolit dhe Siqilisë 
edhe mbi zotërimet e Skënderbeut dhe "baronëve të tjerë të Arbërisë" 
bëhej kësisoj i plotë: nga flamujt aragonezë nën të cilët luftohej 
te prerja e monedhave napolitane brenda në qytet. 

Mbasalfonsiana

Më 27 korrik të 1458-s mbreti Alfons, sovrani i Skënderbeut, 
mbështetës i tij i fuqishëm dhe madje mik i tiji, vdiste në Napoli. 
Në oborrin e sovranit të tij Skënderbeu dërgoi tre nga komandantët e 
vet më të rëndësishëm: Tanush Topinë, Vladan Gjuricën dhe Angjelin 
Muzakën. Sikundër Marinescu e ka vënë re, me vdekjen e mbretit 
Alfons jo vetëm fikej ëndrra aragonase për një perandori të madhe 
mesdhetare, por bjerej edhe projekti konkret për kryqëzatën në të 
cilën Skënderbeut i parashikohej rol udhëheqës (Alphonse, 133-134). 
Mbas kësaj shpresat për kryqëzatë, dhe për përfshirje në të, 
Skënderbeu mund t'i mbështeste vetëm të Papati. 

Kur më 1461 Skënderbeu ndërmerrte fushatën fushatën në Itali për të 
ndihmuar djalin e Alfonsit të cilit i rrezikohej pushteti, veç 
aspektit "miqësor", në lidhjet me të birin e mbretit Alfons duhet të 
ketë ndikuar edhe një vijimësi juridiko-politike e marrëdhënieve të 
vasalitetit. Marinescu ka shënuar se Ferrante-ja, edhe mbas vdekjes 
së t'et, "shpesh i dërgoi [Skënderbeut] nozullime, municione dhe 
trupa, sikurse kishte bërë vijimisht i ati mbas vitit 1451" 
(Alphonse, 194). Në letërkëmbimin me princin e Tarentit Giovanni 
Antonio Orsinimë 1460, mes argumenteve të tjera për ekspeditën në 
Apulí (Puglia), Skënderbeu i formulonte Princit në fjalë 
devotshmërinë ndaj Alfonsit: "... ai Mbret i i shenjtë dhe i 
pavdekshëm i Aragonës, të cilin as unë dhe asnjë nga vasalët e mi 
nuk mund ta kujtojmë pa lot [...] këshillat, ndihmat në të holla dhe 
nderet dhe veprat e shenjta të atij Mbreti engjëllor qenë ato që na 
ruajtën dhe mbrojtën mua dhe vasalët e mi nga shtypjet dhe duart 
mizore të turqve armiq tanë dhe të besimit katolik, dhe sikur unë të 
isha mundur, Italia me siguri do të kishte ndier prej mundjes sime" 
(Makušev: Monumenta Slav., II, 120-124; Pisko: Skanderbeg, 150-152; 
Noli: George, appendix nr. 31 etj.). Ai mburrej për fitoret që 
kishte arritur duke pasur kundër fuqisë osmane vetëm Krujën, për të 
cilën thoshte: "sot është Shtëpi e Aragonës dhe e Madhërisë së Tij" 
("... et essendomi restata sola la cità de Croya, la quale hogi è de 
casa de Aragona et de Soa Mtà", po aty), dëshmi me vlerë për të 
dëftuar se ekzistonte ende diçka nga lidhja e vasalitetit edhe me 
mbretin Ferrante.

Marrur nga:
http://www.shqiperia.com/faqjapare/skenderbeu_vasal_plasari.php

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

BeqirS | 7 Jun 12:58 2005
Picon

Daniel Server: Ka ardhur koha qe PISG-u dhe populli i Kosoves te pregatitet

Daniel Server: Ka ardhur koha qe PISG-u dhe populli i Kosoves te pregatitet

 

 

 

"Mendoje se statusi i negocimeve do te filloj ne vjeshte dhe perfundoje me nje rezolut te re te Keshillit te Sigurimit, brenda vitit prej tani. Ka ardhur koha qe PISG-u dhe populli i Kosoves te pregatitet. Koha per pregatitjet eshte e shkurte. ", thote analisti Daniel Serwer, nga Instituti Per Paqe i SHBA-ve, me seli ne Uashington. Daniel Serwer, drejtor i Nismes Ballkanike prane Institutit Amerikan te Paqes, thote se Kosova ka shume vite perpara vetes para se te kualifikohet, per t'u bere nje anetare e Komunitetit Europian. Mendoje se deri sa Kosova te jet gati, KE-ja do ti kete zgjidhur problemet e tanishme. Mosfitimi i kushtetutes ne France dhe Hollande do t'i bej Europianet edhe me te shtrenguar se ne te kaluaren mbi kemenguljen qe anetaret e ardhshem t'i permbahen konditave te strikte. Kosova nuk ka hapesire te mjaftueshme per tu relaksuar frontin e standartave, ne qofte se do te futet ne Europe" thote ai ne nje interviste eskluzive per gazeten "Bota sot".

 

 

Bota sot:  Si e komentoni ju kompromisin e kerkuar keto dite prej Drashkoviqit, qe:" Pala serbe te mos perdore fjalen sovranitet, kurse pala shqiptare pavaresi" ?

 

 

Daniel Serwer : Mund te jet nje ide e mire, por asnje pale nuk do t'a pranoj ate. Nje diskutim i thjelluar se çfar kuptimi te vertet ka pavarsia dhe pavaresia(independenca) per Beogradin dhe Prishtinen.

 

  

Bota sot: Petersen thote çeshtja e kufirit me Maqedonine duhet te zgjidhet para fillimit te bisedimeve per statusin e Kosoves, sa eshte mundesia dhe si po punon komuniteti nderkombetar ne kete pike ?

 

 

Daniel Serwer : Peterseni! eshte ne nje pozite shume te mire per te bere kete gjykim sesa une, por une kam dyshimet e mia. Çeshtja e kufirit ngrehe te gjitha pyetjet e statusit. Une e kuptoj se Shkupi do t'a zgjidhi sa me shpejte qe te jete e mundur, por Beogradi do te kembengul ne perfshirjen e vete. Prishtina, nuk e do kete gje. Une prandaj mendoje se eshte me mire te pritet, deri pasi statusi te zgjidhet kur te jet me e qarte se kush do te marri pjese.

 

 

Bota sot: Pse, Gjykimi ne liri i ish kryeministrit Haradinaj eshte ende i pavendosur ? ne te njejeten kohe kur Qveria e Kosoves dhe administrimi nderkombetar i Kosoves ka dhene te gjitha garancat per Gjykim ne liri.

 

 

Daniel Serwer : Supozoj se po i referoheni lirimit te tij nga burgu gjate pritjes se gjyqit. Une nuk e di pse kjo nuk eshte vendosur akoma, por duket se kjo gjithmone ka marre pak kohe ne Hage. Pyetja qe do pergjigje eshte ne se çeshtja e tij po merr me shume kohe se te tjerat. Une nuk e kam pergjigjen per kete.

 

Bota sot:  Cili eshte komenti juaj per situaten ne Kosoven? pas senaces degjimore te mbajtur me 18 maj 2005 dhe raportit qe u mbajte sot ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nga Shefi i UNMIK-ut, Soren-Jessen Petersen ?

 

 

Daniel Serwer : Gjerat po fillojne te levizin. Ka ardhur koha qe PISG dhe qytetaret e Kosoves, Shqiptaret dhe Serbet , te bejne sa me shume qe te kene mundesi per te arritur standartet.

 

 

Bota sot: Kongresmeni Robert Wexler, ka thene se: "ne Beograde, ai ka pare dy qendrime krejt te ndryshme per Kosoven. Ai tha se sapo ishte kthyer nga nje vizite qe i kishte bere Beogradit, dhe se kishte vrejtur atje gjate takimeve, qe ndryshe te ishin mendimet e Tadiqit, dhe krejt ndryshe ato te Koushtunices. Ne kete mynyre, thote ai pyetja, eshte: se kujt duhet besuar ne zjgidhjen e kesaj çeshteje?.

 

Daniel Serwer : Ka ca diferenca tek mendimet, por jo tek objektivat. Duhet te degjohen te dyja palet, dhe te gjendet nje menyre se si diferencat mund te kontribojne tek nje marreveshje te suksesshme.

 

 

Bota sot: A mendoni se Shtetet e Bashkuara  ndryshuan qendrimet zyrtare ne perpjekjet per ndryshime ne Kosove, pas deklarimeve te zotit Burnes ?

 

 

Daniel Serwer : Po, Amerika, eshte gati te ece perpara ne statusin final, ne qofte se situata e standarteve gjykohet perkatesisht.

 

 

 

Bota sot: Evropa me voten ne referendumin per Kushtetuten Evropiane po kalon momentet me historike te kontinettit plak, si mund te ndikojn zhvillimet e atjeshme me statusin e Kosoves?

 

 

Daniel Serwer : Mundet, por eshte shume heret per te thene. Kosova ka shume vite perpara vetes para se te kualifikohet, per t'u bere nje anetare e Komunitetit Europian. Mendoje se deri sa Kosova te jet gati, KE-ja do t'i kete zgjidhur problemet e tanishme. Mosfitimi i kushtetutes ne France dhe Hollande, do t'i bej Europianet edhe me te shtrenguar se ne te kaluaren mbi kemenguljen qe anetaret e ardhshem t'i permbahen konditave te tyre strikte. Kosova nuk ka hapesire te mjaftueshme per t'u relaksuar frontin e standartave ne qofte se do te futet ne Europe.  

 

 

Bota sot:  Se fundi, ç'mund te na thoni per te ardhmen e afert dhe negociatat per statusin ardhshem te Kosoves?

 

 

Daniel Serwer : Mendoje se statusi i negocimeve do te filloj ne vjeshte dhe perfundoje me nje rezolut te re te Keshillit te Sigurimit, brenda vitit prej tani. Ka ardhur koha qe PISG-u dhe populli i Kosoves te pregatitet. Koha per pregatitjet eshte e shkurter.  

 

Intervistoje BEQIR SINA



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Nexhat Ibrahimi | 7 Jun 09:07 2005
Picon

Thenie e Alija Izetbegoviq

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Afrodita Pemaj | 7 Jun 10:33 2005
Picon

Ramush Haradinaj do gjykohet ne gjendje te Lire


>Gjykata e Hages miraton lirimin e perkohshem te ish
>kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. Koordinatori i
>ekipit mbrojtes te Ramush Haradinajt Majkell O'Rejlli
>ne nje deklarate te tij ka bere te ditur se Gjykata e
>Hages ka miratuar lirimin e perkohshem te Ramush
>Haradinajt. Gjykata shpreh besimin se nese lirohet,
>Haradinaj do te kthehet per gjyq dhe se nuk ka shenja
>qe ai te perbeje ndonje rrezik per viktimat,
>deshmitaret ose persona te tjere. Gjykata kerkon qe
>Haradinaj te qendroje gjate gjithe kohes ne territorin
>e Kosoves, ne Prishtine ose Gllogjan dhe te mos flase
>ne publik. Po ashtu atij nuk i lejohet te mbaje ndonje
>pozite qeveritare te cdo niveli ne Kosove. Nderkaq ne
>perputhje me procedurat e gjyqit, prokurorise se hages
>i jane dhene 24 ore afat per ankese. Ekipi mbrojtes i
>Haradinajt do te leshoje deklarate shtese sot pasdite.
>Ish kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj u
>vetedorezua ne gjykaten e Hages ne 9 mars te ketij
>viti pas akt-akuzes se prokurorise se H ages.
>Haradinaj akuzohet per krime kunder njerzimit dhe
>shkelje te rregullave te luftes. Vete Haradinaj eshte
>deklaruar i pafajshem per akuzat e ngritura. Gjate
>nisjes per Hage, Haradinaj theksoi se po dorezohej ne
>Hage per t'i hapur rrugen pavaresise se Kosoves.
>
>__________________________________________________
>
>__________________________________________________
>Do You Yahoo!?
>Tired of spam?  Yahoo! Mail has the best spam protection around
>http://mail.yahoo.com
>
>

_________________________________________________________________
Schützen Sie Ihren Posteingang vor unerwünschten E-Mails. 
http://www.msn.de/antispam/prevention/junkmailfilter Schluß mit Spam - MSN 
hilft Ihnen hier weiter.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

Afrodita Pemaj | 7 Jun 14:20 2005
Picon

Shtypi britanik për Kadarenë


>Shtypi britanik për Kadarenë
>
>
>Ismail Kadare merr çmimin Booker Prize me vlerë 60
>mijë stërlina
>Gazeta britanike The Independent në faqe të parë ka
>lajmin për çmimin prestigjoz letrar me titullin,
>"Shqiptari mund gjigandët letrarë për të fituar çmimin
>botëror."
>
>Gazeta shkruan se Kadare bëhet fituesi i parë i
>versionit ndërkombëtar të çmimit Man Booker për
>letërsinë.
>
>Ai mundi, vazhdon gazeta, gjigandë të letërsisë si
>Gabriel Garsia Marques, Gunter Grass e Filip Roth.
>
>"Ismali Kadareja është një shkrimtar që bën një hartë
>të një kulture të tërë - historisë së saj, pasionit të
>saj, folklorit të saj, politikës së saj, fatkeqësisë
>së saj," citon gazeta kryetarin e jurisë së çmimit,
>kritikun letrar britanik John Carey.
>
>Kritiku britanik, Julian Evans shkruan në të
>përditshmen tjetër britanike The Guardian se
>shkrimtari shqiptar përdor në veprat e tij
>similitudën, alegorinë dhe metaforën: si një shqiptar
>nga jugu i Shqipërisë, Kadareja, shkruan kritiku
>britanik, është i bazuar në traditën epirote të
>këngëve që disa studiues pretendojnë që është një
>model nga kori i tragjedisë greke".
>
>Dhe më pas shton: "Zëri i tij është unik, ai nuk është
>fare i ngjashëm me atë që ne e quajmë shkrimtar
>'bashkëkohor', megjithëse ai gjithnjë ka reaguar
>përballë kohës që jeton. Ta lexosh atë të duket sikur
>sheh pendulin e shekujve të historisë ballkanike, dhe
>të shkuarën dhe të ardhmen e Evropës që shkon sa
>para-mbrapa. E sotmja, e nesërmja nuk janë asgjë më
>shumë se një nanosekondë."
>
>"Djegësi i diktarurës fiton çmimin botëror Booker,"
>shkruan gazeta The Times.
>
>"Një poet e romancier disident shqiptar, librat e të
>cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mund katër
>fitues të çmimit Nobel për të fituar çmimin e parë
>ndërkombëtar Man Booker," shkruan The Times.
>
>"Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë
>evropianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe
>Orwellin," shkruan gazeta.
>
>
>
>
>__________________________________
>Discover Yahoo!
>Find restaurants, movies, travel and more fun for the weekend. Check it 
>out!
>http://discover.yahoo.com/weekend.html
>
>
>

_________________________________________________________________
Schützen Sie Ihren Posteingang vor unerwünschten E-Mails. 
http://www.msn.de/antispam/prevention/junkmailfilter Schluß mit Spam - MSN 
hilft Ihnen hier weiter.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

BeqirS | 7 Jun 17:59 2005
Picon

KKSHA: denon sulmin kunder gazetarit te gazetes Bota Sot, zotit Bardhyl Ajeti.

Keshillli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) denon sulmin kunder gazetarit te gazetes Bota Sot, zotit Bardhyl Ajeti.

 

DEKLARATE PER SHTYP

Washington DC, 7 Qershor, 2005: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan denon sulmin kunder gazetarit Bardhyl Ajeti

 

Keshillli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) denon sulmin kunder gazetarit te gazetes Bota Sot, zotit Bardhyl Ajeti.

KKSHA u ben thirrje autoriteteve pergjegjese te gjejne dhe te sjellin para ligjit autoret pergjegjes te ketij akti. Akte te tilla nuk pasqyrojne vendosmerine e popullit kosovar per nje shoqeri demokratike dhe nje shtet ligjor.

 

KKSHA i uron zotit Ajeti sherim te shpejte dhe te suksesshem dhe u ben thirrje edhe nje here autoriteteve te sjellin kryesit e ketij akti para drejtesise.

 

 

 

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te çeshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative.

 

 



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Nexhat Ibrahimi | 7 Jun 16:29 2005
Picon

Eutanazia – Vdekja e ëshirshme (3)

 

Nexhat Ibrahimi

www.zeriislam.com

 

Eutanazia – Vdekja e mëshirshme (3)

 

 

Qasjet e zgjidhjes së problemit të eutanazisë

 

Qasja problemit të eutanazisë është shumë-dimensionale. Dallojmë: qasjen medicinale, juridike, etike dhe qasjen e përgjithshme shoqërore.[1] SPAN>

 

1. Qasja medicinale – Përfshinë veprimin mjekësor, shëndetësor që shërben për mënjanimin e dhembjes kundër të cilës nuk ka argument moral, etik as teologjik, dhe kështu ky veprim nuk ka lidhje me eutanazinë edhe pse nga ky veprim mund të pasojë vdekja e pacientit. Është detyrë e mjekut që gjithësesi ta shpëtojë jetën e pacientit, e jo shkatërrimin e saj. Qysh në Betimin e Hipokratit mjekët e ardhshëm betohen se askujt, qoft edhe atij që kërkon, nuk do t’i japë medikament që sjellë vdekjen, as këshillë lidhur me këtë. Në rrafshin e veprimit medicinal është rëndë të dallohet pasoja skajore e veprimeve medicinale, respektivisht a do të jetë rezultati zbutja e dhembjeve apo eutanazia.

 

2. Qasja juridike – Përpiqet nga pikëpamja juridike ta shqyrtojë problematikën që paraqitet gjatë eutanazisë. E drejta e ka rolin instrumental në shoqëri përgjithësisht e kështu edhe në medicinë. Me angazhimet e veta që situatat t’i lirojë nga ekuivokësia dhe nga paqartësitë me qëllim të pengimit të manipulimit të medicinës moderne me jetën e dikujt, e drejta vetëm deri diku ka arritur sukses. Fjala është, në të vërtetë, për kategoritë shoqërore, etike dhe deontologjike, të cilat në format e veta skajore kanë edhe legjitimimin juridik. Pikëpamja juridike redukohet në problemin e përgjegjësisë për vendimet që janë në fushën skajore të jetës dhe vdek jes së pacientit.

 

3. Qasja morale – Morali te çështja e eutanazisë gjithnjë është diskutabil. Në të vërtetë, nga qëndrimi moral në medicinë edhe nuk është e lejuar çdo gjë e domosdoshme. Nga ky shkak, parimi moral është një prej shpjegimeve vendimtare të sëmundjeve në disa kultura.

Religjioni nuk e pranon jetën e panatyrshme dhe vdekjen artificiale (me dhunë), sepse jeta dhe vdekja nuk është në kompetencë të njeriut, por në kompetencë të Zotit. Etika e konsideron eutanazinë cenim të humanizmit, sepse degradon njeriun në objekt dhe kjo shpie drejt manipulimit dhe shpërdorimit. Një autor këtë çështje e përshkruan se “plani që me njerëzit të veprohet si me shtazët, njëkohësisht na duket edhe i neveritshëm edhe qesharak; ai godet rëndë ndjenjën e dinjitetit tonë personal.”[2]

Sot hasim në pajtimin mjaft të përhapur se lirimi prej vuajtjeve të pashpresë dhe të padobishme megjithatë është moralisht i arsyeshëm dhe së paku eutanazia pasive në situata të këtilla mund të lejohet. Madje edhe disa teologë thonë se moralisht është e paarsyeshme të pengohet eutanazia në situata të caktuara.[3]

 

4. Qasja e përgjithshme shoqërore – Opinioni publik bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe me këtë edhe më ndikues në aspekt të institucioneve medicinale. Opinioni publik tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në të a. q. arenë, në të cilën diskutohet për çështjet e moralit. Është praktikë e shpeshtë që mediumet tentojnë t’i bindin autoritetet në shëndetësi dhe qeverinë që t’i shpërfillin shpenzimet ekonomike gjatë mjekimeve të shtrenjta në dobi të mbajtjes në jetë të pacientit një kohë të gjatë.[4] Për fat të keq, fotografia që del në opinion është jo e plotë apo edhe e shtrembëruar dhe së këndejmi nuk ofron shikim relevant në problemin e eutanazisë.

 

 

Eutanazia dhe ligji

 

Shikuar nga pikëpamja juridike, ligjore, ‘eutanazia’ konsiderohet privim nga jeta i personit tjetër; d.m.th. juridikisht eutanazia është vepër penale dhe si e tillë ajo i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit.[5] Ligji ka apo duhet ta ketë për synim sigurimin e jetës dhe vlerave të përbashkëta. Ai vetëvetiu duhet të jetë i moralshëm përndryshe nuk do të ishte ligj. Nëse ligji nuk siguron jetën e individit sikur edhe të grupit ai ka thyer barabarësinë, njëjtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve.[6]

Për dallim të shumicës së mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht është hakmarrja, urrejtja apo interesi material, në rastin e eutanazisë motivi është i natyrës altruiste. Eutanazia kuptohet si formë e ndihmës, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikërisht nga ky dallim ndërmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisë paraqiten problemet në trajtimin e eutanazisë.

Në Francë, Belgjikë dhe Britani të Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepër penale, por e dënon me dispozitat mbi privimin nga jeta.

Në vitin 1939 Hitleri nënshkroi urdhëresën sipas së cilës lejohej mbytja / vrasja e personit i cili është shpallur i pashërueshëm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht është përgjegjës për shpalljen e 275 mijë njerëzve për të pashërueshëm dhe të gjithë ata u mbytën. Gjyqi i Nynbergut këtë mjek e gjykoi me vdekje.[7]

Në Gjermani, Itali dhe Holandë eutanazia klasifikohet si vepër penale, por ndëshkohet me forma dënimi më të lehta në krahasim me mbytjet me motive klasike.

Në SHBA në shumicën e vendeve federale është sjellë ligji mbi të drejtën në vdekje e cila personave me sëmundje terminale u jepë të drejtë të vendosin mbi jetën dhe me këtë refuzimin e ndihmës mjekësore me qëllim të vdekjes.

Sipas ligjit të vjetër të ex-Jugosllavisë euta-nazia trajtohej si vepër e veçantë penale të privimit të jetës nëse ajo është bërë me kërkesë ose lutje (dënimi me burg deri në pesë vjet), e nëse bërësi i përgjigjet lutjes apo kërkesës nga dhembja ndaj gjendjes së mjeruar të ndonjë personi, vepra konsiderohej kundravajtje dhe dënohej me burg deri në tri vjet. Sipas ligjit të vitit 1951 eutanazia kon-siderohet vepër penale të privimit të qëllimtë të jetës – me mbytje / vrasje dhe dënohej me dënim të përcaktuar për këtë vepër.[8]

 


[1] Nga:  AN>Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4 – 5.  

[2] Jean Rostand, La biologie et l’avenir humanin, sipas: Alija Izetbegoviq, op. cit.,  fq. 150.

[3] Mirëpo, eksperti kroat për gjinekologji-akusher i Dr. Antun Lisec, në një shkrim të tij rreth çështjes se a ka eutanazi në trojet ish-jugosllave pohon se “për fat të keq, më duhet të them patjetër ka, madje më shumë sesa ndoshta mendoni. Ja vetëm një shembull: Nëse individi i moshuar gjendet në spital për çfarëdo arsye, nëse familja nuk kujdeset për të ose nëse personeli i spitalit e vëren sado pak se familja edhe nuk dëshiron që ky person të jetojë, ka raste që atij personi të mos i ofrohet as diagnostikë adekuate, as përkujdesje dhe as kurim. Nëse ky apo kjo e moshuar përpiqet të ngrihet nga shtrati – e lidhin që të mos kujdesen për të. E nëse edhe kundërshtojnë ose dëshirojnë të lirohen, atyre u jepet injeksion gjumi. Dhe kështu ata vetëm flenë, hanë shumë pak ose nuk hanë fare, nga qëndrimi shtrirë shumë shpejtë marrin plagë, infeksion të kataterit urinor, ndezje të mushkërive, dhe kështu babai ose nëna jonë për disa ditë vdes i uritur dhe i etshëm në këtë mënyrë të turpshme. Shikoni gabimin: punënjësit e shëndetësisë e edhe familjarët më të afërt, kumtojnë se ai plak e ka kohën që të vdesë. Prej nga kjo e drejtë që dikë ta dënojmë me vdekje! Vetëm Zoti është Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetës dhe Ai do të caktojë se kur duhet të shkojmë nga kjo botë. Detyrë jona është që të mos lëmë pas dore kurimin dhe shërimin!” Cituar sipas: Antun Lisec, Mjetet kontraceptive – në mes të vërtetës dhe mashtrimit, në: Takvim 1423/24 – Kalendar 2003, Prishtinë, 2002, fq. 224-225.

[4] Në kohën kur shtëpitë nuk kanë askënd për përku jdesje  nuk janë vendet më të përshtatshme për të lindur as për të vdekur, mbështetja në institucionet shëndetësore shtetërore apo shoqërore është domosdoshmëri, ndonëse shoqëria e industrializuar, gjithnjë e më pak e ofron këtë ndihmë. Andaj nevojitet një rishikim radikal shoqëror drejt humanizimit të shëndetësisë dhe jetës në tërësi. Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 7.

[5] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zako nom, në: www.ftidi, hr, fq. 5.

            Enciklopedia juridike ‘eutanazinë’ e trajton si fikje të jetës së dikujt pa dhembje që d.m.th. vdekje, e cila te disa kuptohet si e drejtë që të sëmurit të pashërueshëm t’i privohet jeta. Kjo, tek ata, arsyetohet me shkaqe humane e fisnike dhe në këtë rast ata thonë se eutanazia nuk është shoqërisht e rrezikshme dhe e dënueshme. Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 355.

IV>

[6] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: T>www.ffzg.hr, fq. 5. Krhs.:  Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred za-konom, në: www.ftidi, hr, fq. 5

            Shkencëtarët kur diskutojnë rreth problemit të legalizimit të eutanazisë tërheqin vërejtjen edhe në disa çështje të pakapërcyeshme, që do të vlenin per-manentësisht: 1) jodiagnistifikimi dhe jomjekimi i çrregullimeve te sëmundjet kronike dhe të pashërue-shme; 2) menaxhimi jopërkatës i simptomeve fizike; 3) kujdesi i pamjaftueshëm i vuajtjeve dhe frika e pacientëve në vdekje; 4) grupet sociale të margji-nalizuara; 5) devalvimi i jetës së të paaftëve, të invalidëve; 6) rekomandimet e mjekut te pacienti etj. Shih gjerësisht: E. Avdibegovic – O . Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.

[7] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: T>www.ffzg.hr, fq. 4; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.

[8] Shih: Pr avna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Nexhat Ibrahimi | 7 Jun 21:12 2005
Picon

Ish-guvernatorja e qytetit Diamond Bar City përqafoi islamin

Ish-guvernatorja e qytetit Diamond Bar City përqafoi islamin

 

 

 

 

Ish guvernatorja e qytetit DiamondBarCity, Eileen Ansari, të enjten më 30. 07. 2004, në Qendrën islame në Los Angjeles përqafoi islamin, duke shqiptuar shehadetin para `150 dëshmitarëve. Ajo tashmë 34 vjet është e martuar për fizicientin dr. Aziz Ansarin, dhe kanë tre fëmijë të rritur, të cilët janë edukuar si muslimanë. Ajo shprehi respect dhe iu falënderua muslimanëve për përkrahje. Oratorët shprehën se ish-guvernatorja ka ndihmuar muslimanët deri sa ishte në pozitë politike.

 

(Burimi: http://islamicity.com/articles/Articles.asp?ref=IC0208-1708)

 

 

Discover Yahoo!
Find restaurants, movies, travel & more fun for the weekend. Check it out!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================


Gmane