RIMEKEMBJA 26/ 04/ 2005 [ i ]
Olsi <olsi <at> rocketmail.com>
2005-04-29 16:58:52 GMT
QĖNDRESA E LUMĖS KUNDĖR PUSHTUESVE SERB NĖ NĖNTOR 1912
29 janar 2004
Sheradin BERISHA
Siē dihet Lufta e parė Ballkanike shpėrtheu ne tetor 1912
nga shtetet e “Aleancės Ballkanike”qė e
pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Dhe
shqiptarėt akoma pa u ēliruar pėrfundimisht nga pushtuesit
shekullor osman, u detyruan t“i kthenin armėt kundėr
pushtuesve tė ri e tė luftonin kundėr tyre nė kushte
jashtėzakonisht tė
disfavorshme.
Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin
operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare
nė Kosovė e gjetiu, nė krahinat e Lumės, tė Opojės,
Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan kuvende tė
shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e
jashtėzakonshme e komitetit ”Shpėtimi” tė
mbajtur nė Shkup,
me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr t“i
pėrballuar agresionit sllav. Nė javėn e parė tė nėntorit,
armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė
tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe
atė tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e Adriatikut.
Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali Bozhidar Jankoviq hyri
nė Prizren me regjimentet e Divizionit
”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave tė tij,
pėr operacionet drejt Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė
plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njėsi tė
veēanta, qė morėn emrin”njėsitė e bregdetit”dhe
repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet
”Shumadia-1” dhe “Drina-2” tė
dislokuara nė Prizren e Gjakovė. Njėherit, pėr tė evituar
ēdo rrezik qė mund tė kėrcnonte tė ashtuquajturit
”njėsitė e bregdetit” qė do tė operonin nė
drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės),
komanda e armatės sė tretė krijoi ”repartin e
Lumės”, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė
krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės, tė
ēarmatoste banorėt dhe tė godiste pa
mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1
Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan
rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės
serbe, pa “pėruljen e Lumės”dhe zotrimin e
brigjeve tė
Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė
proklamuara nga qeveria serbe. Pėrballė operacioneve
pushtuese tė ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė
shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e
Gorės, si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e
Kosovės-pas pushtimit tė saj.
Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut, (ku shtrihej
krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet
natyrore tė Sharrit-(malet e Gjalicės dhe tė Koretnikut,
matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės
sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės, nga fortesa natyrore
u shndėrruan nė fortesa lufte. Duke pas parasysh kėto
pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan nė
vijėn frontale:Malėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e
Prushit) — Has (Planej-Gorozhup) — Qafa e
Zhurit — Vėrri (Billushė - Jeshkovė - Lybeqevė - Lez)
— Sharr(pjerrėsit perėndimore tė “Gurit tė
Zi” — Opojė (Gryka e Llapushnikut).
Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt:
Ramadan Zaskoci, Ramadan Ēeku, Qazim Lika, Islam e Sali
Spahia, Hoxhė Mehmeti, Osman Lita, Cen Daci, Bajram Gjana,
Dervish e Nezir Bajraktari, Myftar Nika, Nexhip agė Bilali,
Sylė Elezi, Ahmet Ilaz Qehaja, Jemin Gjana tė gjithė nga
Luma, Elez Isufi, Cuf Xhelili e Xhafer Doda nga Dibra,
Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės, Rexhė Ali Bajraktari
nga Hasi, sheh Hasani nga Prizreni, Jahja Sait Sahiti nga
Kuki i Opojės, Kapllan Opoja, Nail Hyseni-Dani i Rapēės
sė Gorės, Esat Berisha, Abdyl Osmani , Arif Krusha e shumė
tė tjerė.1/1
Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:1. Nė
Llapushnik(Brezne) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn 2. Nė
Krumė tė Hasit, nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin, 3. Ndėrsa
Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u
vendos nė Qafė tė Kolesjanit, nė majėn e quajtur Tabe, nga
ku shihej qartė Rrafshi i Lumės. Pėr tė mos lejuar kalimin
e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė,
kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshatrat:
Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė
tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi
si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...2
Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė
9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės III serbe
nė drejtim tė Lumės. Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė
e Lumės u zhvillua nė “Qafėn e Zhurit” dhe
vijoi deri nė grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria
serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė
nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe mjaftė
armė. Pas kėtij dėshtimi ushtria serbe nė shenjė hakmarrje,
nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė , tė cilėt mė pas
i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė
popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje qėndresėn e
tyre. Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja
u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės.
Forcat shqiptare, tashmė duke pasur pėrballė 12 batalione
dhe njė repart kalorėsish serbė, pėr tė mos u dėmtuar u
tėrhoqėn me luftime sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit
tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės, nė
mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgaditje sa mė e mirė pėr njė
qėndresė tė fuqishme.
Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin
luftėtarėve lumjanė, nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg,
hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės - deri nė Bicaj
dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati.
Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė
epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė
rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak
taktik:qėndresa-thyerja-tėrheqja, si ligje objektive tė
luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe nė mėnyrė qė ta
ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė
luftimit3.
Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe(Qafė tė
Kolesjanit), me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė
tėrthoren: Pėrbreg - Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Vėrmicė -
Shkozė - Dobrusht - Zhur - Vėrri (Billushė - Jeshkovė -
Lez...), e cila njėkohsisht luante rol tė
dyfishtė:1.mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe
2.mbrojtje tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė.
Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912, Kėshilli i Luftės dha
urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė
frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė
keq (me shi e bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte,
lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e
Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė,
ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H.Zeqiri,
bajraktar i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani,
Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nėrguti, Halim Shehu e
Daut Basha nga Shtiqni etj.4
Ndėrkoh, pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe
u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u
pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet
lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė
vijėn: fshati Mustafaj-Osmanaj-Bushat (Kodra e Bushatit).
Kėshilli i luftės, pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare
nė teren, mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt
forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan
kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht
nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, Lumės i
erdhėn nė ndihmė qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e
shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė
cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2-3 topa qė dikur ua
kishin zėnė turqve.5 Ushtria serbe e qėlluar (sulmuar) nga
tė gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė
edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e
Shejės. Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i
luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e
Zborit-Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3
grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:
-Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn
kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė-pėr nė Kullė
tė Lumės;
-Grupi i dytė:nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė
Shtiqėn, Pėrbreg e deri nė Morinė,
-Grupi i tretė:(nė rolin e rezervės) u pėrdorė si
mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit6.
Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e
Betejės sė Lumės, ishte organizimi i qendresės nė tė dy
krahėt e Drinit tė Bardhė: - Nė tėrthoren Pėrbreg –
Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Qafa e Zhurit - Vėrri
(Billushė) - Guri i Zi (Opojė) - Sharr dhe nė krahun tjetėr
Has (Pashtrik)-Malėsi e Gjakovės.
Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga
Prizreni nė drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u zhvilluan
edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė vijėn Dobrusht - Qafa e
Zhurit-Billushė - Lez - Leskovec, pati luftime ballore dhe
anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė
shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me qėllim tė depėrtimit
nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa
lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.
Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues
i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia,
Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan ēeku, Ramadan Kovaēi,
Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė
njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse
nė tė gjitha frontet e luftės.
Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e
fshatrave:Nangė, Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet
lindore tė Gjallicės e Koretnikut (Pikllimės) si dhe nė
brigjet e tė dy Drinave (tė Ziut e tė Bardhit), e tė
ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit,
forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt
(lindje-perėndim) dhe u ndoqėn kėmba kėmbės. Repartet
ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen
sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto
pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq. Repartet shpartalluese
serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė
tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn-Drini i
Zi.
Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe
gjatė luftimeve bien dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj,
Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema,
Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri,
Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema,
Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir
Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz
Xhaferi, e shumė tė tjerė7.
Luftimet pėrfudnimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve
Drini i Bardhė - Drini i Zi, ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet
nė Kullė Lumė. Kėtu iu dha grushti pėrfundimtar forcave
pushtuese serbe tė cilat pas kapitullimit u tėrhoqėn nga
Luma nė drejtim tė Prizrenit. Sipas disa burimeve arkivore
dhe kėngėve popullore, dėshmohet se nė Betejėn e
pėrgjakshme tė Lumės (14-18 nėntor 1912) i patėn lėnė
eshtrat e tyre 12 mijė ushtarė serbė, ndonėse flitet edhe
pėr mė tepėr 16-18 mijė8.
Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912 mori fund beteja e
Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III
serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet
forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I serbe, qė nė
histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr
vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit, si dhe
qėndresa shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janinė)
kanė rėndėsi tė madhe historike pėr faktin se nė njė mėnyrė
apo tjetėr, mundėsuan mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė
mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.
Shėnime
1 Th.Muzaku:Politika e serbisė Kundrejt Shqipėrisė gjatė
Luftės Ballkanike, Tiranė 1987, fq.145;
//K.Novakoviq:Nėpėr Shqipėri(Kujtime):”Dy
Drinat”, 1, 1998,
fq.32;//B.Ratkoviq:Prvi Ballkanski rat, Beograd 1978 ,
fq.261//Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002,
fq.173.
1/1 Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002,
fq182;/Sh.Braha:Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa
shqiptare(1884-1990), Gjakovė 1991, fq.148
2 Dr.V.Kasapi:Mrekulli e natyrės.Kėshtjellė e historisė,
Tiranė 1998, fq.69
3 Po aty
4 Po aty
5 Po aty
/ Xh.Martini-Elez Isufi, Tiranė 1994, fq.29.
6 Po aty
7 Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.187.
8 Po aty/Xh.Martini, Elez Isufi,
fq.29;/Dr.V.Kasapi-Mrekulli e natyrės kėshtjellė e historis
(Monografi pėr Lumė-Kukėsin)Tiranė 1998,
fq.76;/Sh.Braha:Beteja e Drinit kundėr agresionit
serb(nėntor 1912), Prizren 2000, fq.108.
Duke biseduar
me bankierin Shyqyri Fejzo
ME DINJITETIN E SHQIPTAREVE NUK MUND TE LUHET
Me zotin Shyqyri Fejzo,me te cilin kishim vite pa u
takuar,u cmallem kete vere ne Shqiperi ,ne qytetin e
Korces.Ne nje lokal luksoz,nen hijen e manave te
Boboshtices,ku shkuam te drekonim,Shyqyriun,ekonomistin
financier te talentuar,ish drejtor ne Banken e Shtetit te
rrethit te Gramshit,autorin e disa librave , tregimeve
humoristike dhe skeceve ku stigmatizohen dukurite negative
te sistemit qe kaluam po edhe te diteve te sotme,ja ku e
kam perseri perpara si dikur kur punoja ne gazette,ashtu te
qeshur e plot humor,skrupuloz dhe argumentues ne bisede.
Ai tani punon ne nje Agjenci per Trajtimin e Kredive ne
Qarkun e Korces,me po ate passion e devotshmeri sic ka
punuar edhe dikur.
Biseduam per punen e tanishme te tij,per femijet e
familjet tona,shoket dhe koleget.
I tregova edhe une per jeten e tanishme qe bej ne
Amerike,por nuk di pse me terhoqi shume biseda mbi
Emigracionin,kembengulja e tij per te sfiduar jo vetem
veshtiresite e punes se lodheshme fizike,por sidomos
perballimi me kurajo i perbuzjeve nga te tjeret,perpjekja
per te ruajtur dinjitetin e shqiptarit,jo me fjale e me
te rrahur gjoksin,por me pune,me vepra,me fakte..
Ne pergjigje te pyetjes sime per kohen qe mbeti pa pune
nga fillimi i viteve 90’ai gati me shtangu me
pergjigjen:”Nuk u pezmatova shume.Nuk isha i
vetmi,ishin qindra specialiste dhe profesioniste te zote te
fushave te ndryshme qe mbeten pa pune.I thashe
vetes:”Shyqo!Ke dy duar me dhjete gishtrinj,sakat nga
kembet nuk je,mendjen e ke ne vend,eksperiencen po e
po,atehere hajt pra perballoje jeten dhe mere ate sic te
erdhi…”
Dhe ja,keshtu,biseda rrodhi natyrshem,me kete njeri stoik
qe e sheh realitetin ne sy,pa u trembur.
-Pa he,me trego,si veprove ne fillim?-e pyes.
-Si te gjithe emigrantet(qesh)Kur me dhane librezen e punes
me shenimin qe tani e dine te gjithe se qe pothuajse e
njejte per te gjithe ata qe largoheshin nga puna, edhe une,
si shume te tjere, mora rrugen e mergimit. Punova mbi pese
vjet ne Peloponez te Greqise.
-Me siguri,impresionet e para,si me thene ato empiriket,te
kane mbetur ne mendje,sidomos kur ke shkuar ne vendin
historik ,sic eshte Peloponezi,apo jo.
-Po. Natyrisht .Peloponezi eshte vendi kur dikur, ne
lashtesi, kane punuar, luftuar e jetuar spartanet. Qyteti
ku punoja,Kallavrita, ishte rreth 800 metro mbi nivelin e
detit dhe, qe aty kryqezoheshin mjaft probleme te historise
dhe lashtesise. Prane ishte stadiumi i madh i lojnave te
lashtesise, ku ndizen pishtaret e lojnave olimpike,
Pirgosi. Ne ato lugina kane luftuar spartanet me Leonidhen
e tyre legjendar. Prej aty u nisen ata per ne Termopile per
te mbetur te pavdekshem.
-Qenke kenaqur,pse s’thua?-e pyeta dhe vazhdova:Une
ne Maj te ketej viti isha ne Athine dhe ne Selanik pasi kam
motrat aty me gjith familje.Punojne si te gjithe
emigrantet.Gati cdo dite ne Selanik, kalonja nga sheshi i
Aristotelit ku ndodhet edhe statuja e ketij filozofi te
madh me te cilen s’ngopesha duke e soditur,kalonja
edhe nga statuja e Aleksandrit te Madh,nga germimet
arkeologjike te Selanikut.Po keshtu,ne Akropol te
Athines,vec vlerave te tjera te padiskutueshme qe ka aty,
me bene pershtypje edhe guret e shkalleve qe ishin ngrene
nga ferkimi me kembet e vizitoreve.
-Eh,kenaqesi zeza,thuaj-ma ktheu pergjigjen e pyetjes qe
bera-. Ne emigranteve pak kohe, ose aspak na mbetej te
meditonim, te pyesnim apo te studjonim per ceshtje qe i
takojne Historise dhe Turizmit. Ne kishim ardhur per pune
dhe ate do te shikonim si kryesore.
E verteta eshte se greket ne fillim na priten shume
mire.Po ashtu na dhane pune, ushqim e gjitheshka per nje
jete normale ne ato kushte qe na u krijuan. Megjitheate, me
dukej se ekzistonte nje vello misterioze dhe nje paragjykim
per ne shqiptaret. Fjalet: “allvanoz”,
“allvani”, sa vinte dhe po merrnin karakterin e
percmimit,peruljes, per te mos thene me tej, te fyerjes.
Greket besojne ne menyre fanatike median dhe gjitheshka qe
thuhej ne TV, ne gazeta e kudo per ne shqiptaret. U dukej
absolute, e mireqene.
-Pse,xhanem?
-Nuk e di,ndoshta eshte fiksim te disa.
-Duke perifrazuar Erich Fromm-in,kete dukuri te disa
greke,do ta quaja patologji fiksimi-vazhdova une-dhe si e
tille eshte ne konflikt me aresyen dhe
objektivitetin.Gjykimi i cunguar nga nje patollogji e
tille,edhe mund te kaperxehet kur eshte fjala per
perpjekjet per te poshteruar nje apo dy persona,por kur
objekti i ketij poshterimi behet familja,rraca,feja apo
edhe nje komb i tere,kjo te con ne perfundime te
gabuara,sikur i “huaji”eshte nje
“barbar”dhe duhet fyer,tallur,e merzitur.
-Natyrisht-ma kthen Shyqyriu-por emigranti duhet te luftoje
qe ne pune e siper te shpalose vlerat e verteta te
shqiptarit:zgjuaresine,punedashesine,ndershmerine,kulturen,arsimimin,besnikerine,mikpritjen.Pastaj,pala
tjeter,le te shohe me syte e vet se si eshte ne realitet e
verteta.
-Ne Amerike,i dashur Shyqyri-i them-mund ta ndjesh vete ,si
me thene,krizen e identitetit,sidomos kur je pa pune e pa
gjuhen angleze.Te duket sikur pesha jote e gravitacionit
eshte zero ne raste te vecanta,por kurrsesi nuk ndjen as
shenjen me te vogel te perbuzjes apo te fyerjes nga
vendasit.Perkundrazi,i cdo
moshe,seksi,gjinie,etniteti,rrace qofsh, ti do te ndjesh
kudo e kurdohere rrespekt e miresjellje.Dhe kjo ka
shpjegimin e vet ne Ameriken e madhe,pa fund,pasi eshte nje
vend emigrantesh, ku punohet shume.Po ,ne Greqi,ndoshta
edhe ne disa vende te tjera te Europes,si ndjehet,si
manifestohet ndjenja e perbuzjes ndaj shqiptareve.
-Oh,fare lehte,e ve re dhe e ndjen qe atje tutje ,si i
thone fjales. Per rreth pese vjet, sa qendrova ne Greqi,
mund te tregoj shume ndodhi, por do ndalem ne nje apo dy
raste , ku me dukej se poshtrimi qe donin te me benin nuk
ishte i vogel. Une punoja ne nje kompleks per rritjen e
kafsheve. Pronari Kristo, ne pergjithesi ishte njeri i
mire, dinamik, por ndjenjen e nenvleftesimit te shqiptarit
e kishte ne maje te gjuhes,nuk e di sepse.Une,vec punes se
perditeshme,per ta patur mire me pronarin por edhe per
Hobi, perdorja dhe nje Agrotiko te
vjeter”Datsun” me benzene, per nevoja te
kompleksit apo per shperndarjen e ushqimeve te kafsheve.
Kudo i isha pergjigjur per punen.Ne shume raste kisha bere
edhe nderhyrje ne sistemin e ushqimit te makines
(karburatorin), ne sistemin elektrik etj, te cilat pronari
shpesh per t’i riparuar detyrohej te shkonte ne
servise, ndaj cuditej se si arrija te ndreqnja difektet. Me
pas ai mori ne pune edhe nje emigrant tjeter nga nje vend i
Ballkanit qe nuk po e permend. Ky,emigranti i porsa ardhur,
jo vetem nuk i bente keto pune, por shpesh e merrte pa leje
makinen dhe naten shkonte ne qytet.Ne nje prej ketyre
rasteve, ai u rrezua ne nje ferre te madhe duke demtuar
mjaft makinen,aq sa kur e nxuarem prej andej nuk e njohem
fare nga demtimet.
-Me fal qe te nderpres,Shyqo,ty te erdhi keq se u demtuan
edhe ato pjese qe i kishe riparuar vete,apo si?E them kete
se tek po me tregon kete fakt,mendja me
“fluturoi”10 vjet me pere kur ne nje interviste
qe i bera shqiptaro-amerikanit Prof.Dr.Spiro Telit,ai ne
nje moment,kur me tregonte per ndjenjen e punes,per
autoritetin profesional, me solli nje rrast te
tille:”Kur isha me sherbim ne Japoni,pas pune po
ktheheshim ne Hotel.Jashte binte shi si purteke.Makines nuk
po i punonin fshiresat e xhameve.Perballe ,ne krahun
tjeter,makinat shkonin lume.Njera prej tyre qendroi dhe
njeriu qe doli prej saj,me cader ne dore, na beri shenje qe
te ndalonim.Nuk po kuptonim se c’po ndodhte.Personi
qe zbriti nga makina tjeter,shpejt e shpejt,me veglat ne
duar,rregulloi fshireset e xhamave te makines sone dhe na
tha”Une punoj ne ate Uzine ku eshte prodhuar kjo
makine.Nuk mund t’a duroj dot difektin qe ka pesuar
makina qe kini ju ne perdorim,por qe eshte prodhuar nga une
me shoket e mij”E falenderuam ate dhe nxorrem edhe
nje mesim me teper per vete...”Keqardhja jote per
makinen qe demtoi kolegu juaj jo shqiptar ,ka te beje edhe
me kete fakt qe sapo thashe?-nderhyra duke bere shaka.
-Megjithese shembulli eshte kaq domethenes, qe tregon per
ndjenjen dhe pergjegjesine qe duhet te kete njeriu ndaj
punes, rasti me mua nuk eshte ekzaktesisht ashtu
–pergjigjet ai po me shaka-,sepse une nuk isha
punonjes i Uzines ku ish prodhuar makina e pronar Kristos,
por mua me beri pershtypje te madhe sepse per rastin e per
emigrantin ne fjale, Kristoja nuk foli kurre keq, deri sa
me ne fund ai ja vodhi makinen dhe u zhduk fare!?.Kurse me
ne shqiptaret grricej kot se koti. “I degjove
lajmet?-me tha nje dite- Kishin vjedhur banken e Athines
dhe dyshohet per nje shqiptar”. Pas dy- tre ditesh
lajmet thane se nuk ishte shqiptar, po grek dhe ishte
identifikuar me kamerat e bankes. Por lajmi per shqiptarin
fantazme qe i mbeti faji, asnjehere nuk u pergenjeshtrua.
Pyetjes sime ironike se “ A ka me hajdute greke qe
kur erdhen shqiptaret?”, ai kurre nuk i u pergjigj.
Po ashtu, ne morine e puneve,sa here ne shqiptaret kryenim
procese te veshtira, qe donin kualifikim te vecante, i
kalonin ne heshtje, pa u dhene rendesi. Keshtu benin me
gurgedhendesin e talentuar nga Korca, Thanasin; me Petron,
shofer shume i afte nga Gramshi; me Rimin djale i ri i
talentuar nga Mallakastra.
-Ne raste te tilla brengosjeje,njeriu ka nevoje te kete
sa me shume lidhje me bashkeatdhetare,me vendlindjen,me
shoke e miq te afert per te “qare”ndonje hall
apo per te shkembyer ndonje informacion.Ju si i realizonit
keto deshira?
-Po,natyrisht qe ka nevoje.Mirepo e keqja ishte sepse ne
vitet 93- 94 ishte shume i veshtire komunikimi dhe
kontaktet me Shqiperine.Nuk kishte kete nderlidhje qe ka
sot, nuk kishte celulare as ne Greqi, pale ne Shqiperi;nuk
ishte sherbimi bankar qe eshte sot. Pas vajtjes per here
te pare, kam ndenjur 18 muaj pa u kthyer ne shtepi, mbasi
nuk kisha te sigurte kthimin ne vendin e punes.
-Mund te me tregosh ndonje rast kur puna jote, autoriteti
juaj profesional, le te themi keshtu, te ndihmoi te
ndjeheshe krenar dhe te triumfonte dinjiteti i
shqiptarit.Me pak fjale ,si vepronje ti me qellim qe
punedhenesi yt grek,te ndryshonte mendimin dhe konsideraten
per ty si shqiptar?
- Pas nje vit e ca pune, edhe mua m’u be nje dore e
mire me para per te marre. Po ku t’ i coja se!
“ I derdhim ne banke”- dha mendim Kristoja. Kur
shkuam tek Agrotikotrapeza, drejtori sa e pa Kriston, erdhi
e takoi dhe mori vesh cfare kerkonim. Ai pastaj, me ze pak
te ulet, pyeti Kriston se ku kisha punuar.
-Me thote se ka punuar ne banke.- foli pronari im me
indiference duke tundur doren.
-Jo te them, por ne banke kam punuar vertet-ja ktheva jo
pa inat.
-Urdheroni, kalojme brenda.- na ftoi drejtori.
Pastaj, me takt me pyeti se ne cilin sektor kisha punuar:
ne kontabilitet, arke, apo tek krediti.
-Ne ate kohe, ne punonim me rotacion pothuajse ne te
gjithe sektoret.- i them.
-Ulu ne kompjuter!-me ftoi.
-Para se te ulem dua te te bej nja dy pyetje.-fola dhe
ndjeva se mornica ma pershkuan trupin.E shikoja qe isha ne
nje lloj prove,dhe hajde te degjoje greket pastaj. Duhet
thene se per hir te se vertetes, ata jane me
thashethemexhinj se ne.
-Ne cilen llogari mbani arken, kreditin, llogarine
rrjedhese?- pyeta.
Ai shikoi njehere lart nga tavani, u mendua pak dhe me
tregoi numurat e llogarive.
-Ka fjalekalim kompjuteri?- vazhdova.
-Jo, jo! –me nxiti.
Mbasi e hapa, po prisja ne monitor sinjalet.Kaluan
sekondat e nevojshme dhe monitori u mbush. Kerkova
ne” Exsel” llogarite rrjedhese dhe po ndiqja me
kujdes te dhenat.Ne Shqiperi, ne shkolla kishim mesuar
gjuhen ruse. Perfitova nga rasti se shkronjat e medha te
greqishtes jane cirilike si te rusishtes. Kerkova
Katsikopunlin dhe me del teprica e llogarise rrjedhese: mbi
70 milione dhrahmi.
-Shikoni, zoterinj! Ka nje teprice te tille dhe mua me
paguan vetem 150 mije dhrahmi ne muaj.-ngacmova duke
qeshur.
-Asta, asta tora! (Qendro, qendro tani),ishte urdheri i
drejtorit. Pastaj ai u kthye nga Kristoja dhe i tha me ze
te ulet: “Eshte Bankier”Fatkeqesi per ate vend
qe nuk i mban kuadrot e tij. Nuk ditka te shkruaje mire
greqisht se do e kisha marre rreth dy muaj ne pune sezonale
ne banke,ne kohen kur verifikojme kredite- i tha Kristos.
Ate dite u ktheva ne pune me nje ndjenje tjeter,te them
lumturi?M’u duk sikur isha riemeruar bankier.! Vura
re,me pas edhe ndryshimin e madh ne qendrimin e pronarit
ndaj meje.
Ky eshte nje rast qe i ka ndodhur Shyqyri Fejzos.Por ka
shume raste te tjera te tilla,qe jane demonstruar nga shume
shqiptare emigrante te moshave,sekseve e profesioneve te
ndryshme kudo neper Europe e ne Bote.Lexojme raste te tilla
ne shtyp,degjojme e shohim ne televizion,bisedojme me miq e
shoke per fakte mjaft domethenese qe me pune dhe vullnet
ruhet e mbahet lart dinjiteti i shqiptarit jo vetem ne
Greqi por edhe ne vende te tjera.Por ketu po tregojme
vetem per rastin e ketij kuadri,me gojen e tij.
Une nuk mund ta “leshonja” aq lehte zotin
Shyqyri,ndaj e nxita biseden per me tutje.
-Ti,vec punes si bankier,ke pasion edhe letersine.Lexon por
edhe shkruan vete.Si e mbushnje vakuumin e kesaj nevoje
shpirterore?
-Rralle lexonja,se te tilla ishin kushtet.Per te shkruar jo
e jo,por materiali qe grumbulloja ishte i bollshem per
krijimtari letrare.Sapo erdha nga Greqia,shkruajte nje
tregim ,te cilin Estrada e Korces e vuri ne skene dhe e
shfaqi me sukses.
Por,pyetja juaj me ben te kthehem edhe nje here te ndjenja
e dinjitetit.Me kryetarin e gjykates te Kallavrites, isha
njohur diku, ne nje feste. Nje dite me kerkoi ne pune ne
shtepine e tij.Kishte nje vile kater kateshe te re, por
kati i pare , perdhes, nuk ishte rregulluar fare.
- “Dua te bej nje muze
te shtepise. Hiqi dherat dhe hidhi atje larg. Do e cosh me
germim e heqje dheu tek keto piketat”- me tregoi Taqi
(se keshtu e quanin) dhe iku.
Fillova pune.Kur kishte kaluar ora 15-te,e dites se pare,
me thirren lart per te ngrene dreke. Ishte kthyer edhe
Taqi. U ngjita ne sallen e ngrenies, lava duart e po shkoja
neper nje holl te gjere e te ndricuar.Nje raft i stermadh
librash hijeshonte hollin.Ai ishte me kende, i mbushur plot
dhe i mbrojtur me xhama. Po e soditja gojehapur kete bukuri
brenda ne shtepi, qe te krijonte pershtypjen sikur je ne
nje Biblioteke moderrne.Pikerisht atehere pashe nga xhami
se si vajza e madhe e Taqit qe studjonte per magjistrature
ne Londer, i ben shenje se motres, demek “shikoje,
shikoje argatin”. Shenja m’u duk percmuse, si
nga e qeshura dhe nga xhesti qe beri me dore. Kthehem
menjehere dhe i them:
-Bravo! Paski edhe
Gollsuorthin ketu.- Ne fytyre nuk di se si isha bere por
perbrenda e di une si zieja.
-Pse, e njeh
Gollsuorthin?-pyeti
-Ai ka vite qe ka vdekur,po
nje pjese te mire te veprave te tij i kam lexuar- ja
ktheva.
-Cila te ka pelqyer?-pyeti si
me habi.
-Patjeter, Saga e Forsajteve- i
them.
-Cfare mban mend nga
Saga?-ishte pyetja tjeter.
-Vdekja e Xholionit Plak dhe
qeni Baltazar, me ka
bere pershtypje te pashlyeshme.-
Te dy vajzat me shikuan me habi.
-Po libra te tjere te
Gollsuorthit, kini lexuar?- pyeti vajza e vogel.
-Po,po! Kam lexuar”Lulet e
Molles”. Ajo ka qene novela qe rinia jone e pelqente
shume –fola.
Vura re se kishte shume libra.Kishte Stendalin,”
Nena” e Gorkit ndodhej aty, vepra te
Moravise,”Sherbetori juaj i bindur” te Sosekit,
Zhak Ventrasin, Majakovskin, Jeseninin, Pushkinin po e po.
Mora ne duar nje liber me poezi te Jani Ricos. E hapa ku me
duhej dhe fillova te recitoj nje strofe greqisht. Pikerisht
ate strofe ku thote se hija e pemeve dhe selvive greke
shkon deri ne Afrike, ne Ekuator…
Habija e te dy vajzave ishte e madhe.
-Mama! Ky nuk eshte thjeshte
argat.-foli e vogla
Qe atehere respekti ndaj meje vura re se u shtua. Nje dite
kthehesha me kembe me tre shqiptare te tjere nga
Kallavrita.Kishim marre disa ushqime dhe vendfjetjen e
kishim rreth dy km larg qytetit,ne nje ngrehine afer
kompleksit.Tek kembet tona ndaloi nje makine Audi
sportiv.Ishin vajzat e gjykatesit.E madhja doli nga timoni
dhe me thirri.
-Ella, Ella, pame mazi. Ella, piume
mia kafe.Parte to timoni, se parakallo.
Kuptohet, mora drejtimin e makines dhe shkova me to ne
nje kafene. Bisedonin lirshem, me nivel. Kjo mendoj se
shpjegohet nga edukata e kultura qe jepej ne ate shtepi
intelektuali te nderuar. Per kete mund te flitej shume,por
do te ndalem vetem ne nje fakt.Ata nuk e perbuznin punen
caferdolloj qofte. Taqi, kur kthehej nga puna, ne shtepi
merrej me 7 krere dhi te races “Sana.”I
ushqente,hiqte plehun, i qethte, i milte. Kete pune e bente
me merakun e nje cobani te klasit.
Pasi punuam se bashku me nje mjeshter rreth nje muaj,me
ne fund muzeu ishte gati si karabina. Une ndiqja ne heshtje
e tere kuriozitet se cfare do te vendose Taqi aty. Duhet
thene se ai u be nje muze i thjeshte,por me vlera. Nje vend
te dukshem zuri pema gjeneologjike e famijles Polideri. Kjo
peme u sajua bukur nga nje skulptor me polisterol te
ngjyrosur. Mangesi edhe kishte,se t’a zeme, per
stergjyshrit ishin vetem emrat ose ndonje pikture e vjeter,
se nuk kishte foto.Ama per gjyshrit,prindet e brezat e
mevonshem, puna ndryshonte. Ne stendat e tjera te zinte
syri ndonje bllok te zverdhur nga koha, arme, ikona,
kandila e llampa, sahat xhepi, ndonje kostum shajaku si
tonat, veshje grash me zbukurime, si dhe ndonje stoli qe
ishte simboli i cifteve ne fejesa, dasma etj. Kishte ndonje
djepe te vjeter, ene uji prej druri, ene guzhine etj.
Veglat e cobaneve, si klica, pagura,zile, kembore etj,
zinin nje vend te dukshem.
E gjej me vend te zgjatem pak per ketu se gjykoj qe kjo
pervoje mund te zbatohet edhe ne kushtet tona. Eshte
kulture te mbash gjate sa me shume kujtime per brezat qe
kane ikur,aq me teper kur ato lidhen me familjen si qeliza
baze e shoqerise.
Kur mbaroi muzeu i vogel familjar,Taqi beri dhe nje
perurim duke ftuar miq e shoke, te aferm, sigurisht edhe
mjeshtrin edhe mua, argatin qe kontribuam ne ngritjen e
tij. Pasi shikuam me kujdes stendat, lame pershtypjet ne
nje liber te sapo vene mbi nje tavoline dhe u ulem ne
banket.Nuk desha te zgjatem , por pikerisht ketu, ndaj meje
filluan disa ngacmime e romuze te cilat po e kalonin masen
e shakase dhe po dilte ne pah ndjenja e percmimit qe kane
disa greke per ne shqiptaret. Sado qe u ruajta, po
mendohesha mire pa te flisja. Kuptova ne cast se isha bere
objekt i ngacmimit ,tani qe edhe vera e birra e kishin bere
punen e tyre, qe miqte te flisnin pa dogane. Kumbara i
Taqit, nje mesoburre nga Athina, i cili ishte jurist, here
pas here ngrinte goten e veres, me uronte dhe po i shtonte
fjalet. Ne nje moment terhoqi vemendjen e te gjitheve duke
i rene pjates me pirun dhe me drejtohet:
- Ti me mjeshtrin punuat ketu mbi nje muaj. Kini bere
vertet nje gje te bukur. Po te pyes, nuk me thua, te dha
Taqi ndonje dhurate?-
-Po!- i pergjigjem.- Me ka dhene pagen shume te mire dhe
me e rendesishmja, kam ngrene ushqim ne nje tavoline me te
dhe njerzit e tij.Mesova shume gjera ketu dhe per kete muze
qe perurojme sot. Pastaj dhe pjesmarrja ime ne kete banket
eshte nje dhurate.- i them.
-Jo,jo! Nuk e kam fjalen per ato. E kishte per detyre
t’i bente ai,por pyes, ndonje dhurate a te dha?
–kembengulte me ze te larte kumbara.
-Ju thashe edhe njehere! Nuk eshte nevoja per dhurata,
se une jam shume i kenaqur per pagesen e punes. Pastaj
dhuratat duan shkakun, kohen etj.Ky, me duket eshte nje
problem tjeter..- deshat t’a mbyll une.
-Degjo, bankier!-dhe mua m’u duk sikur e tha me
qesendi cilesorin”bankier”- Ti sot ketu duhet
t’i kerkosh nje dhurate Taqit. Keshtu mendoj une. Dhe
ai me siguri do ta plotesoje deshiren- kembengulte si
mushka kumbara.
- I nderuar Kostas! Nuk ka arsye te kerkoj dhurata
sot.Une kete nuk e bej- fola dhe ndjeva se te kuqte po me
zaptonte fytyren.
-Epo! kerkoje nje dhurate se nuk behet qameti de.-foli
nje i moshuar.
-Kerkoje!Kerkoje!
-Zgjidh nje te mire, se ka Taqi….!
-Kerkoje o miku im!-
nderhyri edhe Taqi qe deri ate-
here nuk kishte folur fare.
Mbeta ne pozicion te veshtire. Mora goten me vere dhe u
ngrita.
-Me qe kembengulni dhe une po e kerkoj nje
dhurate.Afroje tabakane ketu se dua nje embelsire.- i
drejtohem vajzes se vogel qe na sherbente.
-Jo nje embelsire.-nderhyne disa.
-Do e kerkoj edhe dhuraten.-i qetesova. Nderkohe
tabakaja me ishte afruar.Nxora nje kartmonedhe dhjetmijeshe
dhrahmi dhe urova per muzeun. Te gjithe insistuan te mos
hidhja para. Bera shenje me dore per qetesi dhe iu them:
-Tani une do i kerkoj nje dhurate Taqit.Heshten dhe po
prisnin.
-T’a gezoje muzeun. U befte percues i kultures per
shume breza. Dhe une mesova nga menyra e te organizuarit te
nje muzeu te tille modest. Me qe insiston edhe Taqi, po e
kerkoj nje dhurate.- u them.
-Fole, de!-me nxiten.
-Desha te vizitoj muzeun e Akilit dhe Panteonin e
Athines.- u them dhe u ula.
Per nje moment ra qetesi. Passtaj kumbara tundi koken dhe
gati sa nuk sokelliu me inat. Taqi u ngrit nga vendi dhe me
dha doren. Nderhyri me i moshuari.
-Pse kerkove pikerisht kete dhurate?-pyeti ai
-Zoterinj! Muze Akili dhe Panteon Athine, nje ka Bota.
Ato jane ketu, ne Greqi. Une jam kaq afer tyre dhe nuk kam
mundur t’i vizitoj. Me qe me dhate rastin dhe
mundesine,ju falenderoj per kete.-
-Ka edhe muzeume te tjera Greqia…- foli njeri
-Drejt,drejt,ka.Por une desha tek Akili se sipas
Homerit, ai ka qene nga Iliria, ashtu sic ka qene edhe
Kollokotroni arvanitas…, qe Greqia me te drejte e ka
vendosur ne 5 mijeshen dhrahmi. Mire do te ishte te kishit
vene ne ndonje vend te nderuar dhe Laskarina Bubulinen -u
them dhe u ula.
-Jo po edhe Ali Pashane..- nderhyri ashper kumbara.
-Pse jo?- Pashai yne e dhendri juaj ka qene.- ja ktheva.
U krijua nje qetesi nga ato qe perzihen me tensione dhe
koha duket sikur mbetet ne vend ne ato momente. Por, Taqi
ishte nje ekulibrues i mrekullueshem.
-Ju nuk e njihni mire mikun
tim!-foli ai.-Ne kemi kembyer vazhdimisht mendime dhe une
ja di pikpamjet. Ai…
-Pse nuk thua! Paskemi
gjitone te zgjedhur.-e mori perseri
fjalen kumbara.
-Miku zgjidhet.Gjitoni nuk zgjidhet,zoteri!- ja ktheva
mikut nga Athina.
Biseda me Shyqyriun atje ne Boboshtice, po i vinte
fundi,por une desha ta “shtrydhnja” edhe me
ndaj e shtyva me tej duke pyetur tek i drejtoheshim makines
per t’u nisur drejt Korces:
-Ju thate se fituat shume nga pervoja greke per ngritjen e
Muzeve te shtepive.Po tjeter c’fituat?
-Tjeter fitova se si mund te ngresh nje biznes tendin.Me
t’u kthyer nga Greqia,une u vendosa me banim ne
fshatin Pendavinje te rrethit te Korces.Bleva toke dhe
shtepi me ndihmen edhe te djemve qe i kam emigrante ne
Gjermani.Kultivoj bime te ndryshme si patate,fruta etj dhe
synoj t’i eksportoj.Perpjekjet e para nuk me kane
shkuar dem..
-Ju falenderoj per c’ka biseduam se toku,i dashur
Shyqyri,dhe u takofshim per te mira.
-Ishte kenaqesi reciproke-tha ai duke mbyllur deren e
makines qe tashme u nis me shpejtesi drejt qytetit-Te
tregova per kohen kur punoja si emigrant por puna e
emigrimit nuk mund te pershkruhet.Vetem ai qe e ka provuar
e di sa e veshtire eshte.Ama me dinjitetin nuk behej shaka.
Nuk e di ku i gjeja forcat e mundesite per te ruajtur
dinjitetin. Nga kjo nuk humba. Ama, kur fillova te flas me
vehten, u ktheva ne Shqiperi.
FIQRI SHAHINLLARI
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com
------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
Dying to be thin?
Anorexia. Narrated by Julianne Moore .
http://us.click.yahoo.com/FLQ_sC/gsnJAA/E2hLAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/