RIMEKEMBJA 29/ 03/ 2005 [ ii ]
Olsi <olsi <at> rocketmail.com>
2005-03-30 16:15:05 GMT
PĖRSĖRI PASHKO I PD-sė APO PD-ja E PASHKOS?
LAMTUMIRĖ PD!. LAVDI HISTORISĖ TENDE!
Qysh nga mitingu qė organizoi PD-ja nė sheshin
Skėnderbej mė 20 mars 2005, ku pėr herė tė parė pas
prishjes sė madhe me mocionistėt nė vitit 1992 pranė
Berishės u shfaqėn vėllai i tij siamez politik i
shkėputur me operacion tė dhimbshėm, Gramoz Pashko, nė
shtyp, sidomos nė atė qė i shėrben krahut pėdėist tė
politikės shqiptare nuk kanė rreshtur zhurmat pėr ta
paraqitur kėtė si ngjarje tė ditės, tė javės, tė muajit e
mbase edhe tė vitit. Nė disa gazeta u botua dhe njė
fotografi e bėrė me shumė kujdes e profesionalizėm pėr tė
paraqitur Berishėn e Pashkon nė krahėt e njėri tjetrit si
ēifti mė i lumtur politik nė Shqipėri, pėr tė dėshmuar se
nga ky ēast PD-ja nuk ėshtė mė parti vetėm e Berishės, por
e Berishės dhe e Pashkos sėbashku. Fotografia dha mesazhin
se PD-ja tashmė ėshtė bėrė parti me bashkėkryetarė,
dykrenore. Entuziastėve kjo do tu duket si njė shėmbėllim
partiak nė PD i dy kokavet tė shqiponjės nė flamur. Por mė
shumė ajo fotografi e shėmbėllen PD-nė me letrėn e bixhozit
me dy kokat qė japin tė njėjtėn figurė edhe kur i pėrmbys,
ashtu siē janė parė Berisha e Pashko edhe nė ditėt e
themelimit tė PD-sė, para se rivaliteti pė kryesimin e
partisė ti kthente nė koka tė veēuara tė letrės sė grisur
tė bixhozit tė karrierizmit politik.
Gjyqtarėt qė kanė zgjidhur martesa pėr shkak tė tradhtisė
bashkėshortore, ku bashkėshortėt shajnė e fyejnė njėri
tjetrin deri pėr gjėra intime e dinė sa e shėmtuar dhe e
pėshtirė ėshtė kur i sheh ata bashkėshortė tė pėrkėdhelen
pėrsėri pasi ia kanė falur njėri tjetrit dhe kanė rilidhur
martesėn midis tyre. Ky mė duket krahasimi mė i
pėrshtatshėm kur sheh atė fotografinė pėr pajtimin e madh
nė publik tė Berishės e Pashkos, kur dėgjon shpjegimet e
njėrit e tė tjetrit pėr atė pajtim. E bėmė pėr hir tė
fėmijėve- ėshtė njė justifikim klasik i bashkėshortėve tė
ndarė pėr tradhėti. U nxituam-thonė disa tė tjerė. Na
futėn nė sherr thashethemet e tė tjerėve, se nuk kishte
qenė e vėrtetė tradhtia- psherėtijnė disa tė ripajtuar. E
kėshtu me radhė.
Kur do tė mbrosh njė krim apo tė gėlltisėsh njė turp mund
tė gjesh vetė sa tė duash justifikime tė pėshtira dhe tė
sigurosh avokat qė nuk e ka pėr gjė tė pėrrallisė gjepura
pėr ti paraqitur mėkatet si mirėsi, qė tė lavdėrojė pėr
ato gjėra qė meritojnė vetėm pėrbuzje. Kėtė po e vemė re
edhe nė rastin e pajtimit tė madh e tė kurorėzimit tė ri tė
ēiftit politik Berisha Pashko (pėdėistė e padistė).
Berisha e Pashko po sajojnė justifikime nga mė qesharaket
qė tė bindin njerėzit se ata kanė bėrė atė qė duhej, se ajo
qė kanė bėrė ata nuk qenka as turp, as marre, as mohim i
moralit nė politikė, por menēuri politike, elegancė
politike, liberalizėm e shpirtmadhėsi politike, mrekulli
politike.
Nė njė intervsitė nė Top Channel Mimoza Picari ia drejtoi
Berishės atė pyetjen qė bėjnė tė gjithė : cili ndryshoi
Berisha apo Pashko? Cila palė ka gėlltitur mė shumė nga
mėkati i saj, e lėpirė mė shumė pėshtymat e tė vjellat e
saj, PD-ja apo PAD-i? As Berisha , as Pashko nuk kanė
ndryshuar nė thelb e nė themel mendėsitė dhe sjelljet e
tyre politike. Berisha sipas huqit tė tij qė kur nuk ia
mban tė japė pėrgjigje pėr pyetjet qė i bėhen filloi ti
fliste rromapėrtoma Mimozės pėr ndryshimet qė iu dashkan
Shqipėrisė, jo pėr qėndrimin pėr tė cilin pyetej. Deri tani
Berisha nuk ka qenė i zoti tė gjejė ndonjė argument mė tė
fortė se argumenti qesharak se Pashko e shokėt e tij janė
themelues tė PD-sė dhe kjo e pėrligjka rikthimin e tyre
nė PD e daljen nė krye tė politikės sė PD-sė edhe 13 vite
pasi ata janė pėrjashtuar dhe jo larguar nga PD-ja.
Pėr disa avokatė tė ēuditshėm tė rikthimit tė padistėve nė
PD si Henri Ēili e disa liberalė tė rinj qė janė
aktivizuar nė gazeta dhe ekrane televizive (NTV) pėr tė
bėrė apologjinė e kėsaj ngjarje dhe panagjerikėn e
mocionistėve po shėnoj se Imami, Pashko, Zogaj, Peshkėpia,
Demeti, e ndonjė tjetėr nuk janė larguar vullnetarisht nga
PD-ja, por janė pėrjashtuar prej saj. I ka pėrjashtuar njė
Konferencė e jashtėzakonėshme partiake nė shtator tė vitit
1992 qė u mbajt nė sallėn e TOB, pasi mė parė ishte bėrė
njė debat i ashpėr nė njė mbledhje tė Kėshillit Kombėtar
dhe Grupit tė deputetėve tė PD-sė nė sallėn e Muzeut
historik, kur Arben Imami paraqiti njė mocion pėr
revizionimin e qėndrimeve politike qė po mbante PD-ja e
ardhur nė pushtet. Pikėrisht nė kėtė mbledhje tė Kėshillit
Kombėtar e tė deputetėve tė PD-sė pėr ata qė do tė
pėrjashtoheshin u pėrdor pėr herė tė parė edhe emri
mocionistėt qė i ka shoqėrur pėr 13 vjet me radhė nė
propagandė. Pėr avokatė si Ēili, Kajsiu apo tė tjerė qė
mund tė dalin nga radhėt e ithtarėve tė Imamit, Pashkos,
Zogajt shėnoj se nė Konferencėn e jashtėzakonėshme tė PD-sė
mbrojtja qė bėri Pashko pėr vijėn , rolin e pretendimet
karrieriste tė mocionistėve ėshtė hedhur poshtė njėzėri.
Fjala e Pashkos ėshtė fishkėllyer pa pushin nė shenjė
mosmiratimi. Mocionistėt nė tė dy rastet kanė pasur
mbėshtetjen e fuqishme tė Azem Hajdarit dhe njėfarė
mbėshtetje tė heshtur, por dinake tė Berishės e tė Meksit.
Nė Konferencė ėshtė pėrjashtuar edhe Azem Hajdari, por nė
rastin e tij Berisha ndėrhyri mė energjikisht. Nxiti Tritan
Shehun qė tė propozonte njė pushim tė punimeve dhe kur
rifilloi seanca u ngrit Ēim Allai nga Elbasani tė
propozonte njė votim tė ri, votim qė nuk u mor vesh si u
bė, sepse nė sallė kishin hyrė tifozė zhurmues dhe Berisha
me tahmina shpalli se me sa dukej shumica ishte qė
vendimi pėr rastin e Azemit tė ndryshohej.
Avokatėt e mocionistėve tė rikthyer nė pėdėistė tė vonuar
duhet tė dinė se grupi parlamentar i PD-sė kishte miratuar
njė rezolutė tė tij qė e pėrjashtonte Pashkon nga ky grup
para se tė pėrjashtoheshin mocionistėt nga partia. Gazeta
ZP atėherė i bėri njė mbrojtje shumė energjike Pashkos.
Kam qenė ndėr autorėt e projektit tė kėsaj rezolute dhe di
mirė pėrse ėshtė bėrė, siē di mirė pėrplasjet qė kemi pasur
vazhdimisht me ekstravagancat politike tė Pashkos pėr ta
bėrė ēorap politikėn e demokracinė nė Shqipėri.
Sali Berisha ka mbajtur vazhdimisht qėndrime tė dyzuara
ndaj kėtyre zhvillimeve tė atėherėshme nė PD. Sikurse ka
mbajtur dhe nė shumė raste tė tjera. Berishės nga njė anė i
pėlqente qė ekstravagancat politike tė Pashkos tė
goditeshin, sepse forconte pozitat nė krye tė partisė, nga
ana tjetėr mendėrisht e shpirtėrisht ishte me Pashkon dhe
pėrpiqej ta mbante. Ne qė i dimė punėt nga fillimi dhe kemi
qenė pjesėmarrės, madje protagonistė nė luftėn politike pėr
tė shpėtuar PD-nė nga mocionistėt Pashko, Imami, Zogaj e tė
tjerė dhe nga Ceka para tyre, nuk habitemi aspak qė Berisha
tani bėhet njė letėr e vetme bixhozi politik me Pashkon
(pėr saktėsi duhet thėnė se Ceka mė parė ka dhėnė
dorėheqjen dhe ėshtė larguar nga PD-ja me betimin publik se
nuk do tė merrej mė as me politikė, por i shijoi politika
kur u bashkua me mocionistėt). Nuk habitem qė pas Pashkos e
mocionistėve tek Berisha rikthehet Genc Ruli, pėr tė cilin
nė Konferencėn e jashtėzakonshme i jam drejtuar Berishės e
sallės me fjalėt, kot qėndron Genci me PD, sepse edhe ai me
mocionistėt ėshtė. Por Genci priti vitin 1997, kur PD-ja
pėsoi goditjen e madhe, qė tia mbathte nga PD-ja, bashkė
me grupin qė u pėrpunua nga njė ambasadė e huaj nė Tiranė
qė Berisha tė mbetej tėrėsisht i izoluar dhe nė rrugė
partiake pasi ishte vulosur fati i tij si president qė do
tė rrėzohej.
Prej kohėsh nė kritikat tona pėr Berishėn kemi theksuar se
ai vazhdonte ta mbante PD-nė tė gozhduar nė programin
politik majtist ku kishte pasur ndikim tė madh Gramoz
Pashko, sidomos pėr problemet ekonomike. Tani drejtėsinė e
kėsaj kritike qė i kemi bėrė Berishės e ka konfirmuar vetė
Saliu duke mbrojtur me pasion e kokėfortėsi ligjin 7501,
ligjin mė anakronik e shkatėrrimtar qė ėshtė miratuar
ndonjėherė nė Shqipėri. Kėtė e konfirmon Pashko kur nė
intervistėn e tij nė Panorama tė datės 27 mars 2005
thekson : U riktheva nė PD sepse u bė katarsis dhe
Bindjet e mia unė i kam tė mishėruara nė atė program qė
edhe sot e kėsaj dite pėrbėn shtyllėn kurrizore tė PD-sė.
Ja pėrse Pashko me shokėt e tij moicionistė, krahu e
grupimi mė majtist dhe mė grekoservil nė PD-nė e fillimit,
jo vetėm e sheh tė lehtė tė rikthehet nė PD, por e gjen
PD-nė e Berishės shumė tė gatėshme pėr ti quajtur ata
edhe figura udhėheqėse ndonėse nuk janė ripranuar nė parti,
sipas rregullave qė duhen zbatuar.
Pashko e ka tė drejtėn tė mburret se ai nuk po kthehet si
plangprishės pendestar, sikurse duhej tė ishte nė tė
vėrtetė kthimi i tij, por i duruari i fituari pasi: Partia
Demokratike ka zhvilluar njė proces tė tėrė evolucioni nė
kėto vite tė tė qenit nė opozitė. Eshtė njė avaz mė vete
tė merresh me temėn Cili ėshtė evolucioni i PD-sė. Kėtu
vetėm po pėrmend se nė PD ka pasur vazhdimisht eovolucion
tė rrėmujshėm , mė saktė oshilacione nė vend tė
evolucionit, pasojat e rėnda tė tė cilave i kanė pėsuar
njerėzit mė tė mirė, mė idealistė qė u lidhėn me PD-nė dhe
nga i cili kanė pėrfituar shumė horrat, dallkaukėt qė iu
ngjitėn PD-sė qysh nė krijimin e saj dhe mė pas, nė kohėn
kur PD-ja hapi dyert sipas parrullės nuk ka tė vonuar nė
demokraci, si dhe gjatė fushatave tė tjera tė hapjes nga
tė cilat kanė pėrfituar elementėt mė ngatėrrestarė tė
partive tė majta , sidomos nga PSD-ja pėr tė gjetur strehim
tė ri tė rehatshėm politik.
Nė PD nuk ėshtė bėrė asnjė katarsis, sepse Berisha nuk
merret fare me gjėra tė tilla. Ajo qė Pashko do ta cilėsojė
katarsis nė PD pėr tė pėrligjur rikthimin e tij nuk ėshtė
gjė tjetėr veēse njė lakuriqosje e personalitetit politik
tė Sali Berishės qė flak vellot e grisura me tė cilat
mbulonte mėkatet e tij pėr tė lehtėsuar pakėz frymėmarrjen
politike. Pashko e tė tjerė janė sulur drejt PD-sė sepse
shohin manekinin politik tė Berishės tė lakuriqosur, jo se
kanė dalluar katarsis nė shpirtin politik tė Berishės. Ata
tani shohin se Berisha ka dalė nė skenėn politike po aq
lakuriq, madje dhe mė keq, se mocionistėt nė vitin 1992
pėrsa i pėrket zbatimit tė njė fryme e programi politik
majtist nė PD dhe tė njė grekoservilizmi tė paparė.
Pashko rikthehet sepse ai dhe Berisha kanė nevojė pėr njė
ortakėri politike tė mocionistėve tė vitit 1992 me
katarsistė tė vitit 2005 qė tė plotėsojnė ambiciet e tyre
politike. Berisha, Pashko e kolegėt tyre qė po grumbullohen
sėrish mund tė quhen thjesht post-demokratė, pasi kanė
pėrshkuar njė proces si ata qė hyjnė nė kategorinė e
post-modernistėve, tė post-marksistėve. Njė ish-marksist,
Stjuart Sim, nė librin e tij Bota fondamentaliste, epokė e
re e errėt e dogmės (Australi, Britani e Madhe 2004) ka
theksuar : ... post-marksist do tė thotė se mua mė ka
mbetur njė respekt, madje dhe njė nostalgji pėr
botėkuptimin marksist ndėrsa kam arritur tė njoh dhe tė
flak tutje karakterin e tij autoritar e totalitar, sikurse
ai ėshtė shprehur gjatė shekullit XX (fq.16). Berisha tani
do tė japė pėrshtypjen se i ka mbetur respekt pėr atė qė ka
bėrė PD-ja nė fillimet e saj dhe se ka hequr dorė nga
autoritarizmi nė politikė dhe nga totalitarizmi nė parti.
Avokatėt e pashkėzimit tė PD-sė nė emisionin e NTV e
theksuan fort kėtė synim tė Berishės qė i pranon
kundėrshtarėt e tij mė tė egėr pėr shumė vite si shenjė se
ėshtė zbutur, ėshtė bėrė liberal.
Edhe Pashko me shokė qė janė mburrur e vetėquajtur pa
pushim liberalė kėtė ndryshim tė Saliut duan ta kthejnė
nė triumf tė tyre politik. Po ēfarė liberali mund tė jetė
Preē Zogaj qė ka shpallur se procesi i hapjes ė PD-sė
pėrfundoi, kur deri tani vetėm 4-5 tė pėrjashtuar ose
renegatė janė kthyer dhe ende nuk janė faktikisht nė PD
themelues si Meksi, Selami, Ēika, Reso, Pollo, Shehi,
Shehu, Uka, ish-drejtues si Ceka e tė tjerė?! Liberali
Zogaj tani qė me tė u bashkuan dhe dy tre miq do ta mbyllė
derėn pėr tė tjerėt. Nė fakt hapja e PD-sė qė vazhdon prej
shumė vitesh ka dėshtuar. Ka shumė pak tė ardhur e tė
rikthyer nė 5 vite qysh kur Berisha nisi fillimin e ri.
Avokatėt liberalė qė dolėn nė TV tė bėnin tė moralshme
martesėn e ēiftit tė shkurorėzuar pėr tradhti Berisha
Pashko tentuan ta paraqisnin (ndoshta nga qė aq dinė)
hapjen ePD-sė si njė veprim tė kohėve tė fundit. Eshtė
krejt ndryshe. Pashko dhe tė rikthyerit e kanė ditur qysh
nė vitin 2000 se Berisha kishte bėrė katarsisin( pra
ishte zhveshur lakuriq pėr ti joshur ata). Kjo u pa qartė
menjėherė pas humbjes sė PD-sė nė zgjedhjet lokale tė 1
tetorit 2000. Gazeta KJ e Nikollė Lesit lėshoi e para
direktivėn se PD-ja duhej tė ndėrtonte njė strategji tė re.
Njė javė pas kėsaj Mero Baze shpalli nė formė sugjerimi
personal strategjinė e re tė Berishė pėr tė ndėrtuar
frontin e gjėrė politik nga Preē Zogaj deri tek Abdi
Baleta. Kėtė manovėr pas dy ditėsh e demaskuam. Tani
analistėt kanė tė dhėna tė bollshme tė kuptojnė pėrse kaq
pak elementė tė njohur tė politikės kanė kaluar nė kėtė
front tė PD-sė dhe cilėt janė ata.
Analistėt nuk duhet ta lėnė jashtė vėmendjes pėrse Gramoz
Pashko dhe Genc Ruli u vonuan kaq shumė, 5 vjet, gati tre
vjet pas Imamit e Zogajt nė taborrin berishian. Nė
intervistėn e datės 27 mars Pashko ėshtė ankuar me njė
pezmatim tė sinqertė : Unė kam nisur karrierėn time
politike me PD-nė dhe largimi prej PD-sė mė ka lėnė
praktikisht nė periferi tė politikės aktive. Pėrse ankohet
kėshtu? Gramoz Pashko,Neritan Ceka, Arben Imami, Ritvan
Peshkėpia, Spartak Ngjela, Perikli Teta, Blendi Fevziu,
Gjergj Zefi e tė tjerė qė mburreshin se ishin ajka
intelektuale e PD-sė dhe politikės shqiptare krijuan
Partinė Aleanca Demokratike, patėn simpatinė e tė majėts
socialiste e social-demokrate, mbėshtetje ndėrkombėtare, u
pėrfshinė deri nė qeverisjen socialiste pas vitit 1997.
Pėrse Pashko e paska parė veten nė periferi tė politikės?
Pse ai dashka tė jetė vetėm nė epiqendėr tė politikės,
vetėm nė pushtet, gjė pėr tė cilėn krijoi me
bashkėpunėtorėt e tij edhe ngatėrresat nė PD kur atij nė
vitin 1992 nuk iu dha posti i kryeministrit, Arben Imamit
nuk iu dha posti i kryetarit tė parlamentit, Preē Zogajt
nuk iu dha mė posti i ministrit tė kulturės si nė qeverinė
e stabilitetit?. Perikli Teta u zėvendėsua nga Safet
Zhulali nė postin e ministrit tė mbrojtjes e kėshtu me
radhė.
Pėr tė hyrė nė epiqendėr tė politikės padistėt e
mocionistėt kaluan nė ortakėri me tė majtėn, morėn poste
ministrore ose zėvėndėsministri si Imami, Zogaj, Ceka,
Teta, Demeti etj. Pashko u bė kėshilltar kryeministror nė
tri qeveri socialiste tė kryesuara nga Nano, Majko e Meta.
Kurse tani qaravitet se nuk paska qenė nė pushtet, por
vetėm kėshilltar qė edhe ia dėgjonin, edhe nuk ia dėgjonin
llafin dhe qenka marrė vetėm me punė akademike. Pra, Pashko
do pushtet tė fortė patjetėr, prandaj kthehet nė politikėn
qendrore, jo periferike. Ja pse ėshtė kthyer Pashko nė PD
dhe jo pėr hir tė katarsisit tė kėsaj partie, pra tė
lakuriqosjes sė Berishės nga morali politik. Edhe Ruli
ndjek gjurmėt e Pashkos. Edhe ai nuk ėshtė plotėsisht i
kėnaqur me ato pėrfitimet qė ka nxjerrė nga partia qė bėri
me Pollon e Dashamir Shehin, nga Klub 2002 qė bėri me
Godon, as nga Instituti studimor qė dikush e krijoi enkas
pėr tė , siē janė krijuar dhe pėr tė tjerė qė dikush i mban
rezervė nė luftrat pėr pushtet nė Shqipėri.
Eshtė e tepruar dhe e neveritėshme qė Pashko krejt
papritmas tė lėshojė lėvdata tė mėdha pėr Berishėn :
...PD-ja e drejtuar nga Dr. Berisha ėshtė jo vetėm duke
bėrė njė anatomi tė saktė tė tė metave tė qeverisjes, por
ėshtė e angazhuar nė drejtimin e njė fushate tė re pėr tė
kapėrcyer sklerozėn qė ka kapur pėr fyti qeverisjen aktuale
tė vendit. E paimagjinueshme deri mė 27 mars 2005 qė edhe
Pashko tė flasė pėr Berishėn me atė pasion tė pakontrolluar
dhe me ato mendėsi tuafe sa disa zonja qė dalin pa pushim
nė emisionet e disa TV kur bėhen biseda me teleshikuesit. E
ēfarė ka bėrė Berisha qė Pashkon e paska bindur se po i bėn
anatominė qeverisjes sė keqe tė PD-sė? Asnjė analizė
serioze deri tani. Kohėt e fundit ka marrė mbi vete njė
pėrgjegjėsi pėr piramidat qė nuk vlen mė pėr tjetėr gjė
veēse pėr tė fajėsuar PD-nė dhe pėr tė bindur njerėzit se
PD-ja e Berisha janė tė paaftė tė qeverisin. Berisha ka
riafirmuar ato qėndrime tė PD-sė qė janė mė shkatėrrimtarėt
pėr Shqipėrinė si Ligji pėr tokėn qė e kanė pasur shumė
pėr zemėr edhe Pashko, Imami, Ceka, Rexhep Uka etj.
Berisha ka fajėsuar pushtetin e tij e shtetin shqiptar qė
nė vitin 1994 u arrestuan agjentėt grekė qė pėrgatisnin
kryengritjen e armatosur qė shpėrtheu nė vitin 1997. Kjo e
gėzon Pashkon, njėrin nga mė aktivėt nė politikėn
grekoservile tė PD-sė nė vitet 1991-92. Berisha u pajtua mė
parė se me Pashkon me armikun mė tė tėrbuar tė shqiptarėve
Nikolas Geixhin, duke u justifikuar se meqenėse kishte hyrė
nė kontakte me Milosheviēin pėr tė mirėn e shqiptarėve
nuk kishte pėrse tė mos takohej me Geixhin. Me njė kriter
tė tillė Berisha e liberalėt mund tė justifikojnė ēdo
qėndrim e veprim. Avokati liberal-mocionist i Berishės,
Henri Ēili, nė emisionin e NTV kur shkėmbeu polemikė me
gazetarin Mentor Nazarko kėtė mėnyrė veprimi tė Berishės e
quajti gati gjeniale .
Pėr Henri Ēilin mund tė jetė kėshtu, sepse ai paska dhe njė
teori shumė tė ēuditshme sipas sė cilės nuk prish punė se
me cilin takohet, bisedon e bėn ujdira njė politikan
shqiptar , mjafton qė ai i huaji tė mos jetė dėnuar nga
ndonjė gjykatė. Kėta janė liberalėt me tė cilėt Berisha e
Pashko kanė pėr ta ndritur tani politikėn pas 13 vite
inatesh. Nazarko foli saktė nė emisionin televiziv kur
theksoi se njė nga arsyet qė Berisha pranon Pashkon ėshtė
se Gramozi ka shumė biznes me lobin grek nė Amerikė dhe
nėpėrmjet Pashkos e shokėve tė tij tė rikthyer Berisha
synon tė zbusė njė acarim tė hershėm ndaj tij nė disa
mjedise perėndimore. Edhe Pashko i di kėto, por nuk i ka
mbetur rrugė tjetėr pėr tė rihyrė nė qendėr tė politikės sė
pushtetit. PS dhe e majta ia mbyllėn derėn, pasi i
shfrytėzuan nė maksimum mocionistėt sidomos Imamin, Zogajn,
Pashkon. Nėse Pashko beson se qeverisjen aktuale e ka
kapur pėr fyti skleroza, atėherė ai me kėtė vulos
dėshtimin e tij si politikan dhe si specialist, sepse ka
qenė kėshilltar i gjithė kryeministrave socialistė.
Intervistuesja Eva Gjura ia ka kujtuar Pashkos se rikthimi
i tij nuk pritet mirė nga baza e PD-sė. Gramozi edhe njė
herė ka pėrēmuar qėndrimin e bazės sė PD-sė me fjalėt
:Unė mendoj se edhe baza e PD-sė duhet tė shkundet nga
ekstremet, intoleranca dhe ngurtėsia. Pra, Gramozi po
kėrkon jo vetėm tė zėrė vendin e partnerit tė barabartė tė
Berishės nė krye tė PD-sė si dikur, domethėnė tė ketė
menjėherė pozitėn e njė bashkėkryetari, por kėrkon edhe njė
tjetėrsim tė mėtejshėm tė bazės sė PD-, kėrkon
pashkėzimin e anėtarėsisė nė PD.
Berisha duket ėshtė lodhur tej mase nga ajo politikė qė ka
bėrė deri tani me shpenzim tė madh e tė kotė energjishė tė
tij e burimesh tė demokracisė dhe tė tė djathės shqiptare
pėr tė ēuar ujė nė mullirin e sė majtės. Berisha ndoshta
nė mėnyrė tė pavetėdishme po bėhet gati qė drejtimin e
PD-sė tia kalojė nė fund Pashkos, ta dėmshpėrblejė
politikisht atė pėr disfatėn qė pėsoi mė 13 shkurt 1991 kur
u bė beteja intrigante pėr kreun e PD-sė qė arrti ta
shtinte nė dorė Berisha. Ka tė ngjarė qė ata qė ndihmuan
Berishėn tė kapte kreun e PD-sė dhe tė shtetit shqiptar dhe
tė dominonte nė njėrin krah tė politikės shqiptare pėr 15
vite me radhė tani po i thonė se ka ardhur koha qė nė PD,
tė marrė fund era Berisha dhe tė fillojė era Pashko.
Prandaj Pashko nuk duron dot mė tė qėndrojė nė periferi tė
politikės. Rikthimi i Pashkos nė PD vėrteton se ato
mekanizmat misterioze jashtė Shqipėrisė qė bėjnė politikėn
e kuadrit tė lartė pėr Shqipėrinė nuk dalin nga rregulli qė
i pėlqen Greqisė qė kryeministėr tė jetė njė person nga
zonat qė grekėt i quajnė Vorio Epiri i ngushtė dhe i
besimit ortodoks. Ky rregull ėshtė shkelur fare pak vetėn
nė komponentin fetar nė qeveritė qė janė ndėrruar nė
Shqipėri pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste.
Veēanėrisht vigjilencė e madhe tregohet pėr rastin kur PD
pretendon fort pėr pushtet. Nė vitin 1992 ishin pėrgatitur
dy kandidatė, Aleksandėr Meksi dhe Gramoz Pashko. Kur PD
kaloi nė opozitė u pėrgatit Genc Pollo. Kur ky u dogj para
kohe pėr shkak tė njė skeme tė nxituar duhej dikush tjetėr.
Rikthimi i Pashkos nė PD duket se kėshtu motivohet nė sytė
e planet e mekanizmave misteriozė qė na imponojnė
pushtetarėt e lartė. Kur Berisha bėrtet unė do tė jem
kryeministėr duket se mė shumė bėn njė ankim tė fshehtė
nga frika se po ndjen pas kurrizi hijen rivale dhe frymėn
karrieriste tė Pashkos sė rikthyer. Hė pėr hė kėto duken
si falle, por edhe fallet politike dalin.
PD-ja qė kemi njohur deri tani ka marrė fund. Mitingu i 20
marsit 2005 ishte funerali i kėsaj partie. Nė vend tė saj
tani ėshtė njė aleancė krerėsh mocionistė-padistė dhe
katarsistė-berishistė. Nuk ka mė krerė pėdėistė.
LAMTUMIRĖ PARTIA DEMOKRARTIKE!. LAVDI HISTORISĖ TĖNDE TĖ
DERITANISHME!
27 mars 2005
Abdi Baleta
QEMAL VELIJA
"MODERACIONI" AGRESIV SERB - RREZIK PĖR SHQIPTARĖT
Megjithė euforinė qė i karakterizon shqiptarėt kėtyre
kohėve (me tė drejtė) pėr hapat e bėrė nė drejtim tė
zgjidhjes sė pjesshme tė ēėshtjes nacionale (mbas
zhvillimeve tė papėrfunduara nė Kosovė dhe Shqipėri
Lindore), -re tė errėta rrezikuese pėr triumfin nė kėto
procese kanė filluar tė rėndojnė qiellin festiv. Viti
vendimtar pėr caktimin e statusit tė Kosovės, i deklaruar
qė nė fillimet e 2004-ės, ka vėnė nė lėvizje forcat dhe
qarqet kundėrshtuese tė pavarėsimit tė saj. Retorikat e
"integrimit europian", "standarteve", "bashkėpunimit
rajonal", etj., aq tė dendura dhe mbytėse tė gjykimit tė
shėndoshė tė opinionit publik, duket se fshehin tė tjera
skema, tė tjera interesa, tė tjera pėrllogaritje. Tregues
domethėnės pėr kėtė prapaskenė ėshtė tendenca djallėzore
pėr tė njėsuar palėt ndėrluftuese tė vitit 1999, pra
agresorėt dhe kriminelėt serbė e romė, me ēlirimtarėt dhe
viktimat civile shqiptare. Rezoluta dykuptimore me numrin
1244, pėrgjatė kėtij pesėvjeēari, herė bėhej se harrohej e
herė pėrmendej kalimthi, ndėrkohė qė nė tė sanksionohet
realisht zinxhiri qė mban peng zgjidhjen pėrfundimtare tė
ēėshtjes sė Kosovės. Dhe zgjidhja pėrfundimtare padyshim
ėshtė pavarėsimi i plotė i saj nga Serbia apo
fantazma-Jugosllavi e mbetur si skelet frikėndjellės.
Ndėrsa ēdo zgjidhje e ndėrmjetme e statusit kėtė vit, vetėm
se do tė linte pezull edhe njėherė, ashtu si tash e njėqint
vjet, ēėshtjen shqiptare, si njė detonator qė do tė
shkėndijonte nė kohė tė mėvonshme pėrsėri rajonin.
Zvarritja e procesit tė pavarėsimit deri mė tash duket se
ka shėrbyer pėr tė lėvizur kartat e pazarllėqeve dhe
hartuar projekte jo tė hijshme nė kurriz tė shqiptarėve.
Dhe natyrisht, nėse do tė lėvizej nė drejtim tė statusit
menjėherė mbas konfliktit, imazhi i krimeve, i spastrimit
etnik, i terrorit shtetėror serb, nuk do tė linte shteg
tjetėr pėrveē pavarėsimit tė Kosovės. Ndėrsa tashmė, kur
janė fashitur disi ato imazhe dhe propaganda masive shpesh
ėshtė fokusuar mbi "gabimet" dhe "papjekurinė" e
shqiptarėve nė Kosovė, madje duke manipuluar edhe mbi njė
ngjarje mjaft tė qartė si ajo e marsit 2004, janė krijuar
hapėsirat edhe pėr opsione tė tjera tė statusit tė Kosovės.
Duket paradoksale, por mosmarrėveshjet dhe karshillėku
europiano-amerikan ndjehet edhe nė kėtė proces. Mjafton tė
kujtojmė mekanizmin perfid tė aktpadisė ndaj Komandantit
Haradinaj pikėrisht nė prag tė ēeljes sė bisedimeve pėr
statusin, dhe reagimin e qarqeve politike amerikane ndaj
kėtij akti dhe pohimin e statusit tė Kosovės drejt
pavarėsisė (do tė veēoja kėtu ish-sek. e mbrojtjes Frenk
Karluēi, apo prononcimet e Helcingerit, Engėllit, Huperit).
Tirana thikashpinase
Ndėrkohė qėndrimi i shtetit politik shqiptar mė sė shumti
ka lėvizur nė kursin e "ekuilibrit" duke u paraqitur pa
shtyllė kurrizore dhe krejt i rezervuar si tė bėhej fjalė
pėr Tanzaninė e jo pėr njė ēėshtje me interes kombėtar tė
drejtpėrdrejtė. Dhe ky kurs "ekulibrant" nė dukje, nė tė
vėrtetė ka shėrbyer pėr krijimin e hapėsirave tė
pashqetėsuara pėr qarqet dhe politikat antishqiptare. Nėn
parullat e "faktorit stabilizues tė rajonit",
"bashkėpunuesit tė zellshėm ballkanik", etj., nė tė
vėrtetė, ėshtė luajtur keqas nė favor tė politikave serbe
(apo mė tej ruse e franceze) pėr dėmtimin e aspiratės dhe
interesave tė shqiptarėve. Njohja e Federatės
serbo-malazeze me juridiksion mbi Kosovėn, si nė rastin e
fundmė dhe flagrant tė ministrit Islami (por edhe mė herėt
nė takimin me Svilanoviēin, kur qeveritarėt e lartė
shqiptarė e njohėn Serbinė si shtet fqinj dhe u fol pėr
korridorin Durrės-Nish, duke shpėrfillur faktorin ndėrmjet
Prishtinėn), realisht lė tė mendosh se politika e Tiranės
(bashkė me ndonjė segment nė vetė mjedisin e Kosovės, qė
mund ta gjesh tė reklamuar tepėr nė mediat e Tiranės) ka
lėvizur nė prapaskenė nė favor tė skemave serbe mbi
Kosovėn.
Nė fakt, qėndrimet arrogante tė Drashkoviēit (aq tė
preferuar nga njė segment i opozitės sė sotme shqiptare)
apo tė Tadiēit (tė pėrshėndetur nxehtėsisht nga njė segment
tjetėr i "opozitės" rozė shqiptare), ashtu si mė parė ato
tė Sheshelit dhe tė partisė sė tij radikale, i kanė zėnė
ngushtė ithtarėt e politikave tė "fqinjėsisė sė mirė dhe
bashkėpunimit serbo-shqiptar", si nė Tiranė ashtu edhe nė
Prishtinė. Ata nuk iu kanė lėnė shteg kėtyre shqiptarėve tė
"moderuar" tė lėvizin dhe tė manipulojnė lirisht mbi
opinionin publik shqiptar pėr nevojėn e politikave tė
vėllazėrimit serbo-shqiptar dhe anashkalimin e problemeve
dhe ēėshtjeve kryeneēe tė kufijve dhe juridiksioneve.
Ndėrsa nuk mund tė bėhet fjalė pėr ndonjė organizėm
kombėtar qė tė hartojė strategji dhe politika qė ti prijnė
pavarėsimit tė Kosovės si zgjidhje mė minimale e kėtij
procesi, apo "larg qoftė" ndonjė lloj strategjie tjetėr qė
ēon drejt njėsimit tė tė gjitha pjesėve kombėtare tė
mbetura nė hall tė zotit...
Ka njė dallim tė madh mes politikės sė Beogradit dhe asaj
tė Tiranės (e nė njėfarė mėnyre edhe Prishtinės).
Politikbėrėsit, intelektualėt, ushtarakėt, gjithė
strukturat e shoqėrisė dhe opinioni publik serb nuk
rezervohet (dhe as bėhet merak se ē'do thonė
ndėrkombėtarėt) tė artikulojė dhe tė lėvizė nė drejtim tė
aneksimit pėrsėri tė Kosovės. Ata nuk druhen tė shprehin
aspiratėn e tyre ekspansive nė tė gjitha mėnyrat, dhe
strategjitė politike tė tyre rrahin vetėm nė kėtė hulli.
Ndėrsa nė krahun tjetėr, shqiptarėt nuk guxojnė tė
artikulojnė as nėn zė, tė drejtėn legjitime tė shqiptarėve
pėr bashkim apo pavarėsim (madje as nė kuadėr tė sė drejtės
sė vetvendosjes tė sanksionuar nė kartat ndėrkombėtare qė
prej Konferencės sė Paqes 1919). Pėr tu shėnuar ėshtė
reagimi i Tiranės zyrtare para pak vitesh, kur njė grup
deputetėsh tė parlamentit europian paraqitėn njė rezolutė
pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Kryeministri i
atėhershėm Ilir Meta, nėn impresionin e direktivave qė kish
dhėnė ministri i jashtėm rus Ivanov gjatė inkursionit nėpėr
Ballkan me ftesėn eskluzive tė Paskal Milos, pikėrisht si
kundėrshti tė jehonės sė asaj rezolute, deklamon pėr
"mosndryshimin e kufijve nė rajon". Dhe ky mosndryshim mund
tė pėrkthehet edhe si zbatim i rezolutės 1244 qė e
inkuadron juridikisht Kosovėn nėn Serbi, ashtu edhe si njė
refuzim i asaj rezolute tė 21 deputetėve europarlamentarė
(qė ēuditėrisht pėrkon pikė pėr pikė me aspiratėn dhe tė
drejtėn e shqiptarėve pėr tu bashkuar nė njė shtet tė
vetėm).
Argumentimi i paskrupullt i politikės sė Tiranės me gjoja
njėzėshmėrinė me "faktorin ndėrkombėtar" nuk ėshtė tjetėr
veēse njė justifikim banal i mbrapshtisė me tė cilėn lėviz
ajo nė drejtim tė interesave dhe aspiratės kombėtare
shqiptare. Dhe ėshtė e ligjshme tė mendojmė se milionat e
dollarėve qė u deklaruan nė parlamentin serb dhe qė ishin
shpenzuar pėr "njerėzit e Serbisė" nė Shqipėri, kanė
vlejtur mė sė miri pėr tė asfiksuar dhe tjetėrsuar
politikėn e Tiranės duke e kthyer nė instrument mercenar nė
dobi tė politikave serbe.
Aktivizimi i politikave "moderatore" nė Serbi
Thamė se qėndrimet arrogante dhe agresive tė eksponentėve
tė politikės serbe, kanė shėrbyer si pengesė e pėrdhuntė
pėr paraqitjen e Serbisė tashmė si njė entitet demokratik i
gatshėm pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim (pėr fat tė mirė tė
shqiptarėve deri mė tash). Por kjo siē duket ka shqetėsuar
edhe vetė miqtė europianė, a mė tej, tė Serbisė qė nuk mund
tė suportojnė dhe justifikojnė kėtė qėndrim "dallkauk"
serb, prandaj kanė filluar tė lėvizin disa mekanizma
"moderatorė" qė nė retorikė dhe veshjen e problemit lėvizin
nė pėrshtatje me formulat dhe opsionet integruese
europiane. Ndonėse nė thelb paraqesin tė njėjtėn strategji
ekspansive serbe, madje mė tė rrezikshme edhe se tanket e
Milosheviēit e kallashėt e Koshtunicės.
Si parapregatitje ndaj bisedimeve tė pritshme pėr statusin
e Kosovės, nė Serbi ėshtė krijuar "Partnerstvo za Kosmet",
njė organizėm mbipartiak qė ofron zgjidhjet "ala
europianēe" pėr Kosovėn, me termin e eurorajonit. Duke iu
referuar intervistės tė Dushan Janjiēit, qė po e botojmė
pėrbri, mund tė mėsojmė se nė ēfarė binarėsh po lėviz
politika e sotme serbe nė funksion tė strategjisė
ekspansive tė pėrhershme. Dhe meqėnėse ajo pėrkon me
fjalorin e bėrė bajat tashmė mbi integrimet dhe
bashkėpunimet rajonale nė kuadėr tė tyre, domethėnė nuk
vret veshin e "faktorit ndėrkombėtar", ėshtė shumė mė e
rrezikshme sesa vetė spastrimi etnik i vitit 1999.
Nė parantezė duhet kujtuar se, ndėrsa Kosova de facto
ėshtė njė entitet i shkėputur nga Serbia, atje luhet
politikė njėlloj sikur ajo tė vazhdonte tė ishte krahina
autonome e dikurshme. Ndėrsa nė shtetin politik shqiptar,
Republikėn e Shqipėrisė, asnjė nismė apo program aktiv
politik nė vigjilje tė kėtyre bisedimeve pėr Kosovėn, edhe
pse nė kushtet e sotme, njė politikė aktive nė drejtim tė
Kosovės do tė ishte mė legjitime nga Shqipėria sesa nga
Serbia.
Se nė ē'parametra po luhet kjo lloj politike serbe
"eurorajonalizimi" pėr Kosovėn, e tregon qartė intervista
nė fjalė, por ne do donim tė ndalnim nė disa momente
deduktive qė rrjedhin prej saj.
-Sė pari, theksohet se ky partneriat ėshtė aktivizuar nga
"grupe qė gjejnė mirėkuptim mbi perspektivėn europiane tė
Kosovės". Gjė qė hedh dyshim se cila ėshtė kjo perspektivė
europiane, kur mė tej bėhet fjalė pėr njė eurorajon kosovar
me qendėr nė Beograd. Pra, diēka mė tepėr se autonomi
lokale dhe ndoshta edhe njė republikė e tretė nėn
Jugosllavi. Por kjo do tė thotė se e gjithė sakrifica e
vitit 1999 dhe e gjithė pėrpjekja shqiptare pėr tu
paraqitur para faktorit ndėrkombėtar si njė "dele e urtė
dhe e dėgjueshme", "njė viktimė qė pret mėshirėn dhe
vullnetin e mirė tė mė tė fortėve-arbitėr", ka shkuar dėm,
dhe se faktori ndėrkombėtar mė parė i vė veshin "ulėrimės
sė pėrgjaktė tė bishės" sesa "blegėrimės sė pafajshme tė
deles". Loja serbe me termat "europianė" ėshtė nė kėtė rast
mjaft e rrezikshme, pasi i jep argument qarqeve
politikbėrėse ndėrkombėtare tė pėrligjin njė inkuadrim tė
ri "demokratik" tė Kosovės nė Federatėn Serbi-Mal i Zi.
Beogradi qė luaka tashmė me karta "tė moderuara" nė prag tė
bisedimeve pėr statusin, duket se ka marrė ndonjė sinjal
tepėr inkurajues nga partnerėt apo tutorėt e mėdhenj tė
tij, sepse pėrndryshe ai do tė vringėllonte dhėmbėt e
kėrciste armėt si pėrherė.
-Sė dyti, ky forum mbipartiak gjen mbėshtetjen pikėrisht
nė ato forca qė shfaqen dhe na janė servirur deri mė tash
si "demokratike", deri edhe tek partia e Drashkoviēit, dhe
qė janė pėrshėndetur edhe nga politika zyrtare shqiptare
(pozitė-opozitė). Ndėrkohė, pėr arsye imazhi, partia e
Sheshelit qė nuk pranon kompromise por i drejtohet forcės,
ėshtė mėnjanuar disi. Opsioni i ndarjes sė Kosovės, nga ky
forum (burrash tė menēur fatkeqėsisht), ėshtė kundėrshtuar,
pasi kur ekziston mundėsia e gllabėrimit tė plotė tė
Kosovės edhe njėherė me forma "tė moderuara", pse duhet
prerė pėrfundimisht mundėsia ekspansive? Po ashtu,
kundėrshtohet prej tyre edhe rikthimi i forcave serbe nė
Kosovė, pasi njė rikthim eventual do tė krijonte njė
reaksion tė tillė qė nuk do tė llogariteshin mė pasojat,
dhe Serbia do ta "qante" pėrfundimisht synimin e saj mbi
ato territore. Njė rikthim i forcave ushtarake serbe do tė
detyronte faktorin shqiptar ti kundėrpėrgjigjej me forcė
dhe tė pėrligjte mė nė fund aspiratėn e vet kombėtare. Pėr
mė tepėr nuk mund tė parashikoheshin nė kėtė rast edhe
lėvizjet mbėshtetėse nė shtetin politik, nė Maqedoninė
shqiptare apo mė tej. Njė politikė "aktive" nė pėrshtatje
me retorikėn dhe teknikat e mbėshtetėsve europianė, do tė
ishte mė efikase se njė politikė "reaktive" qė s'dihej se
ku do ta ēonte Serbinė apo gjithė rajonin mė tej.
-Sė treti, pranohet njė monitorim dhe dorėzani e Kosovės
nga bashkėsia europiane brenda kuadrit federativ tė tre
republikave, por gjithsesi varėsimi nga Beogradi do tė
ishte i padiskutueshėm. Kjo kuptohet, duke pritur kohėn e
favorshme pėr spostimin e ndėrkombėtarėve nga Kosova dhe
vėnien e saj pėrsėri nėn tutelėn serbe tė mirėfilltė.
Natyrisht nė varėsi edhe tė koniukturave qė mund tė
krijoheshin mė pas. E rėndėsishme ėshtė qė tė fitohet kohė,
dhe Kosova juridikisht tė jetė njė entitet brenda dhe nėn
kontrollin shtetėror serb. Modalitetet janė vetėm lustra qė
fsheh realitetin. Tash pėr tash pranohet qė shqiptarėve nė
Kosovė tu jepen tė drejtat qė kishin nė kuadėr tė federatės
nė kohėn e Titos. Ky Forum nuk merr pėrsipėr tė sqarojė as
pėrciptaz se me cilėn tė drejtė harton strategji dhe jep
zgjidhje pėr njė Kosovė shqiptare, por e merr si tė
mirėqėnė tė drejtėn serbe pėr tė bėrė njė politikė aktive
nė drejtim tė Kosovės. E gjithė retorika "demokratike,
integruese, eurorajonalizuese" zhvlerėsohet nė kėtė pikė,
tek e drejta e dikujt pėr tė marrė pėrsipėr diēka qė nuk i
takon. Flamurin, pashaportat dhe gjithēka tjetėr
identifikuese, shqiptarėt nuk kanė pse ta marrin dhuratė
nga Janjiēi, nga Partneriati apo edhe nga kushdo tjetėr.
Ata tashmė i kanė de facto, duhet ti fitojnė edhe de jure,
qoftė edhe me njė sakrificė tė dytė.
-Sė katėrti, qė ndoshta do tė ishte edhe mė kryesorja.
Strategjia serbe e eurorajonalizimit nuk ka tė bėjė vetėm
me Kosovėn, por ajo pėrfshin edhe territore tė tjera
shqiptare, ēuditėrisht vetėm shqiptare. Pra, serbėt "e
moderuar" janė mė ekspansivė edhe se vetė Milosheviēi, apo
mė tė rrezikshėm edhe se vetė Drashkoviēi. Politikat e tyre
"europianizuese" shpalosin me forma tė tjera pikėrisht
Naēertanjen e Garashaninit. Pra strategji agresive 150
vjeēare me formulime politike dhe demagogjike tė shekullit
tė ri. Janjiēi flet pėr projektet e mikro-rajoneve. Ato
pėrfshijnė trekėndėshe rajonale qė gjenden tashmė nė
juridiksionin e tre entiteteve shtetėrorė tė ndryshėm. Pra,
nė njėfarė forme ekspansioni "eurorajonal" shkel tė drejtat
dhe cėnon nė mėnyrė flagrante integritetin e shteteve tė
tjerė. Duke e marrė si tė mirėqėnė rianeksimin e Kosovės,
tashmė bėhet fjalė pėr shtrirjen, me anė tė kėtyre
mekanizmave "mikrorajonalė", tė Serbisė nė hartat e
dikurshme tė fillimshekullit XX. Tre krahinat mbi Drin,
Malėsi e Madhe, Tropojė, Kukės, janė tė pėrfshira nė
projektet e Partneriatit nė fjalė. Ėshtė e vėrtetė se
mikrorajonet realisht janė me pėrbėrje dhe pėrkatėsi
shqiptare dhe kanė mundėsi natyrore bashkėpunimi dhe
ndėrveprimi. Por kėtu bėhet fjalė pėr mikrorajone qė do ta
kishin qendrėn nė Beograd, pavarėsisht modeleve integruese
europiane qė paraqiten si fasadė. Mė alarmantja ėshtė se
Janjiēi, nė euforinė e vet, dėshmon se organizata
joqeveritare italiane tashmė kanė filluar nga puna pėr
zbatimin e kėsaj strategjie tė mikrorajoneve. Ndėrkohė qė
ai vetė sheh si partnerė strategjikė pikėrisht Italinė dhe
Greqinė pėr kėto mikrorajone nė bazė tė programit europian
"Lider n.1". (A thua ėshtė rastėsi qė edhe forcat italiane
mbas vitit 1999 zunė vend pikėrisht nė kėto territore qė do
tė pėrfshihen nė mikrorajonet e Janjiēit). Nėse do tė
realizohej skema monstruoze serbe pėr ripėrfshirjen e
Kosovės nėn suazėn serbe, atėhere duhej dhėnė alarmi pėr
rrezikun qė i paraqitet shtetit politik shqiptar nga
diversioni qė paska filluar prej kohėsh. Ndėrkohė qė pėr
kėto plane serbe (apo mė tej edhe europiane) askush nė
politikėn dhe mediat shqiptare nuk ndihet, a thua se kanė
rėnė dakort dhe janė palė bashkėpunuese nė krim. Nuk e di
se sa kanė lidhje me kėtė plan serb: -tentativat e grupeve
tė ndryshme pėr ta paraqitur zonėn veriore katolike si
"minoritet" dhe pėr tė futur pėrēarjen fetare atje;
-traktet qė janė hedhur nė Shkodėr dhe Kosovė pėr luftė
fetare dhe spastrim tė muslimanėve nga katolikėt; -thirrjet
pėr krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Tropojės dhe zėrat
pėr shkėputjen e saj nga shteti shqiptar pėr tu bashkuar me
Kosovėn; -lėnia pasdore e zhvillimit ekonomiko-social tė
zonės mbi Drin; -shpėrngulja masive nė kuadrin e lėvizjes
sė lirė demografike e popullsisė qė pėrbėnte rezistencėn
natyrore ndaj serbėve; -e mė nė fund, tentativa e
pėrgjakshme e vitit 1997 pėr tė krijuar njė mundėsi
separatiste "veri-jug", ndoshta nė koordinim tė planeve mė
tė gjera tashmė serbo-greke. Me tė vėrtetė, Sanxhaku me
Kelmendin dhe zonat ndėrmjet, trekėndėshi
Deēan-Rozhajė-Tropojė, trekėndėshi Prizren-Kukės-Tetovė,
apo edhe Gjilan-Kumanovė-Vranjė-Preshevė, pėrbėjnė njėsi
natyrore qė mund tė koordinojnė ekonominė dhe jetėn mes
tyre, por nė kuadėr tė shtetit shqiptar (pasi tė gjitha
janė njėsi historike dhe faktike etnikisht shqiptare), dhe
jo tė atij serb. Dalldia e Janjiēit (po duam ta quajmė
dalldi e jo njė shpalosje publike e ndonjė veprimtarie
konkrete qė pret vetėm tė marrė vulėn ndėrkombėtare) shkon
deri atje sa modelin e organizimit tė kėtyre mikrorajoneve
shqiptare ta gjejė nė pėrtėritjen e zadrugave serbe si
njėsi bazė ekonomike. -Sė pesti,
projekti i Janjiēit pėr qytetet shqiptare shkon nė vazhdėn
e teorive tė "multietnicitetit", me tė cilat ėshtė luajtur
mjaft nė tė gjitha territoret shqiptare si kėtej edhe andej
kufirit. Ai arrin deri dhe ti krahasojė me Belfastin apo
Nikozinė. Ai ka njė kurajo dhe siguri tė tillė nė planet e
veta sa nuk llogarit asnjė faktor tjetėr tė qėnėsishėm
shtetėror, por flet njėlloj si tė ishte kėshilltar i Stefan
Dushanit qė po organizonte administrimin e mbretėrisė
25-vjeēare tė shekullit 14-tė. Nga vjen kjo siguri e "tė
moderuarit" serb? Koha do ta tregojė, por do tė ishte mirė
qė tė flisnin diēka mė tepėr edhe politika dhe faktorėt
influentė shqiptarė, tė cilėt padyshim dijnė dhe fshehin
diēka tepėr monstruoze nė kurriz tė shqiptarėve.
-Sė fundmi, pėrsėri duke folur pėr sigurinė dhe kurajon e
Janjiēit (pa mėsuar tash pėr tash se kush ėshtė pas tij nga
qarqet europiane), duhet tė vėrejmė shpėrfilljen qė i bėn
ai faktorėve tė tjerė. Ai merakun mė tė madh e ka tė
"shtrojė" faktorin politik serb, qė duke qėnė fort i trashė
dhe njeh gjuhėn e forcės mė parė se tė arsyes dhe
dhelpėrisė, mund tė kundėrshtojė kėtė projekt
"eurorajonalizimi". Ndėrsa pėr faktorin shqiptar ai nuk ka
ndonjė shqetėsim. Siē duket do tė mjaftojnė edhe disa
milionė tė tjerė pėr tė "shtruar" kokat e pabindura tė
Tiranės apo tė Prishtinės, e mė tej tė Shkupit. Pengesa pėr
kėto politika "moderatore", sipas Janjiēit, qenkan pushteti
i ndėrkombėtarėve nė Kosovė, pra UNMIK-u, por edhe izolimi
mendor i politikanėve tė Beogradit qė nuk janė aspak
fleksibėl. Ndėrsa bashkėbiseduesi eventual mė i afėrt dhe
mė mirėkuptues nė Kosovė ėshtė ORA (domethėnė Veton
Surroi). A ka tė bėjė, mbas gjithė kėtyre kalkulimeve,
largimi pėr nė Hagė i Ramush Haradinajt pėr ti hapur
eventualisht rrugėn Veton Surroit apo Baton Haxhiut, tė
parapėlqyerve tė politikės mercenare tė Tiranės e
veēanėrisht klanit frankofil? Po ashtu Janjiēi flet me
simpati dhe pėr ekspertėt dhe protagonistėt e organizmave
tė tė drejtave tė njeriut (edhe nė Kosovė ashtu si nė
Shqipėri, partnerė tė mundshėm ojq-istėt!, qė financohen
bollshėm nga qarqet diku nė Europė, e qė bėjnė politikė
prapaskenash mė tepėr sesa merren me objektin qė
deklarojnė) qė mund tė jenė partnerėt e ardhshėm. Shkaku i
vetėm, sipas Janjiēit, pse nuk ėshtė arritur deri mė tash
tė bisedohet me shqiptarėt partnerė, ėshtė frika e
shqiptarėve dhe bashkėsia ndėrkombėtare. Pra, asnjė rrezik
pėr projektet e tij prej sė drejtės dhe aspiratės kombėtare
tė shqiptarėve, e as prej pyetjes se ēfarė statusi ka
organizmi i tij pėr tė vepruar nė territore jashtė
juridiksionit tė shtetit serb.
Nga e gjithė panorama qė shtjellon nė intervistėn e tij
Dushan Janjiēi mund tė nxirret si pėrfundim se shqiptarėt
janė ende larg prej realizimit tė aspiratės sė tyre
kombėtare, madje rrezikojnė tė humbin edhe atė ē'ka kanė
pasur deri mė tash. Mungesa e strategjive kombėtare e
shtetėrore, indiferenca ndaj planeve tė rrezikshme tė
fqinjėve, ekstaza delirante mbas politikave integruese e
europianizuese, dhe mė kryesorja rendja mbas politikanėve
mercenarė qė prej 15 vjetėsh shesin e konvertojnė interesat
shqiptare -mund tė na nxjerrė njė ditė tė bukur pėrballė
dilemės "jemi, a s'jemi?". Qoftė Zoti me ne, deri atė ditė
kur tė jemi me vehten...
QEMAL VELIJA
===================================================
Kosova - Eurorajon
-intervistė me Dushan Janjiēin, marrė nė Beograd nga
Danijela Nenadije-
Viti 2005 do tė jetė viti vendimtar pėr Kosovėn, viti nė
tė cilin janė parashikuar bisedime mbi pėrcaktimin e
statusit tė krahinės. Deri mė tash ka qėnė e vėshtirė tė
gjendet njė mirėkuptim mes interesave tė ndryshme nė lojė.
Megjithatė, grupe tė pavarura janė duke shtruar zgjidhje tė
reja, njė prej kėtyre ėshtė Kosova si Eurorajon.
Kontributi mė i vonė pėr pėrcaktimin e Kosovės ėshtė
paraqitur nė publik pak kohė mė parė nga grupi i emėrtuar
"Partnertsvo za Kosmet", pėr themelimin e tė cilit ka
baskėpunuar kryetari i Lėvizjes serbe pėr rezistencė (SPOT)
Momēillo Trajkoviē. Ky model, i realizuar mbi shembullin e
Bavarisė, pėr Kosovėn parasheh njė pavarėsi mė tė lartė dhe
e kupton kėtė rajon si njė "eurorajon" brenda Serbisė.
Partenariati do duhet tė rigrupojė pėrfaqėsuesit e
qeverisė, tė opozitės, ekspertėve, sipėrmarrėsve dhe
pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare, dhe Dushan
Janjiēi, kordinatori i Forumit pėr marrėdhėniet etnike, i
cili ka aderuar nė Partneriat menjėherė pas themelimit tė
tij, na shpjegon linjat e kėtij veprimi politik dhe hapave
qė do tė kryhen pėr tė realizuar idenė e njė Kosove si
eurorajon.
Janjiē - Partneriati ka lindur nga domosdoshmėria pėr tė
pėrshpejtuar proceset nė Serbi dhe pėr tė gjetur njė
mirėkuptim pėr problemin e Kosovės. Nė kėtė vit do tė
marrin udhė bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė
krahinės, por Beogradi zyrtar nuk ka njė strategji pėr kėto
bisedime. Partneriati ka marrė shtysė nga grupe qė gjejnė
mirėkuptim mbi perspektivėn europiane tė Kosovės dhe
vlerėsojnė se ėshtė e nevojshme tė shfrytėzohet pėrvoja
ekzistuese europiane. Pikėsynimi ėshtė qė tė hapet nė
publik njė debat demokratik mbi tė gjitha opsionet e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Tash pėr tash, nė kuadėr
tė Partneriatit ekzistojnė dy propozime, njė i grupit
indipendent tė drejtuar nga Trajkoviēi qė e kupton Kosovėn
si eurorajon, tjetri ėshtė i ngjashėm me tė dhe ėshtė
parashtruar nga Forumi pėr marrėdhėnie etnike. Ideja jonė
ėshtė se, me ndihmėn kėtyre dy projekteve ekzistuese,
arrihet nė njė zgjidhje tė pėrbashkėt qė do tė pranohej nga
pjesa mė e madhe e elitės sė politikės serbe.
-Deri mė tash kush i ėshtė bashkuar Partneriatit dhe ēfarė
ndihme mund tė prisni?
Janjiē - Deri mė tash propozimi jonė ėshtė mbėshtetur nga
Lėvizja Forca Serbia (PSS), Serbia e Re (NS) dhe nga
Lėvizja Serbe pėr Rezistencė (SPOT), por kemi marrė njoftim
se do tė mbėshtetet edhe nga Lėvizja Serbe pėr Ripėrtėritje
(SPO). Ideja do tu paraqitet, para sė gjithash, partive tė
ashtuquajtura bllok demokratik - Partia Demokratike (DS)
dhe Partia Demokratike e Serbisė (DSS), dhe mė pas
organizatave jo qeveritare, ndėrsa partitė e tjera, mbi tė
gjitha Partia Radikale (DSS), mund tė hyjė nė tė nė nivel
ekspertėsh. Qėllimi ynė ėshtė tė krijohet njė bashkėsi e
gjerė forcash qė, nėpėrmjet bisedimeve mbi strategjinė, tė
pėrcaktojnė, mė racionalisht sesa deri mė tash, hapat drejt
zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. Nuk mund ti
lejojmė mė vehtes tė flasim vetėm pėr opsione tė ndarjes sė
Kosovės dhe tė rikthimit tė forcave serbe nė krahinė, Mė
tepėr ėshtė e nevojshme ti jepet shtysė njė politike aktive
nė vend tė asaj reaktive, njė filozofie tė zhvillimit
europian dhe tė zgjidhjes sė konflikteve. Padyshim nuk
presim mbėshtetjen e tė gjitha partive, por shpresojmė qė
Partneriati tė bėhet njė nsimė e rėndėsishme brenda
Serbisė.
-Ēfarė koncepti eurorajonal mund tė jetė i pėrshtatshėm pėr
Kosovėn?
Janjiē - Eurorajoni, si model qė tashmė ėshtė zbatuar nė
Europė, nė Kosovė do tė ishte pikėrisht njė republikė e
tretė nėn monitorimin europian. Strategjia e inkuadrimit
pėr administrimin e Kosovės, e cila ėshtė realizuar nga
Forumi, parasheh qė statusi pėrfundimtar tė konceptohet nė
optikėn e perspektivės europiane tė Kosovės dhe tė Serbisė,
ndėrsa procesi i stabilizimit dhe asocimit me bashkimin
Europian duhet tė drejtohet mbi kėta binarė - nė veēanti
pėr Serbinė, Malin e Zi dhe Kosovėn, kjo do tė thoshte
gjithsesi zhvillimin e planeve tė veprimit pėr kėto tre
entitete, me marrjen pėrsipėr tė tė njėjtave standarte.
Kontrolli i formulimit dhe pranimit tė planeve tė veprimit
do tė ndiqej nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe nė rastin e
Kosovės nga misioni i bashkėsisė ndėrkombėtare. Megjithatė,
nėse do duhej tė flitej sidoqoftė pėr krijimin e njė
eurorajoni modern nė Kosovė, do tė ishte e nevojshme qė
edhe bashkėsia ndėrkombėtare ti jepte shtysė njė kthese nė
politikė, dhe qė me ndėrtimin e institucioneve tė kalonte
nė mirėpritjen e standarteve kyēe, si zhvillimi i
shoqėrisė, ekonomia, infrastruktura, ēėshtja e sigurisė,
kthimet, dhe lufta kundėr krimit tė organizuar dhe
terrorizmit. Dorėzanės i kėtij procesi duhet tė ishte BE.
Eurorajoni-Kosovė do tė thotė qė Kosova tė ketė
pėrfaqėsuesit nė Beograd, por edhe njė nivel tė lartė
autonomie. Qytetarėt e Kosovės do tė kishin pashaportat e
tyre, flamurin e tyre, ngulimet rajonale, dhe kjo do ti
jepte zgjidhje shumė problemeve. Padyshim, nėse njė
zgjidhje e tillė nuk do tė pranohej nga pala shqiptare dhe
serbe, nuk mbetet qė Beogradi dhe Prishtina tė dialogojnė
mbi ecurinė e mėtejshme, por atėhere duhet tė bėhej nė
pėrqasje me parimet e Helsinkit, qė nėnkuptojnė pra
zgjidhjen paqėsore tė ēėshtjes sė kufijve.
-Propozimi juaj parasheh krijimin e njė eurorajoni tė vetėm
apo do tė ishte i zbatueshėm edhe jashtė Kosovės?
Janjiē -Koncepti ynė nuk i referohet vetėm Kosovės, pasi
procesi nuk mund tė marrė udhė vetėm nė Beograd dhe
Prishtinė, por paralelisht nė tė gjithė rajonin, gjė qė do
tė thotė se nė bisedime duhet tė bėnin pjesė edhe Serbia,
Mali i Zi, Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia. Nė fillim bėhet
fjalė pėr bisedime mes pėrfaqėsuesve pėrkatės, dhe mė vonė
do duhej tė merrnin pjesė nė tė edhe NATO dhe ti jepej njė
shtysė ēėshtjeve pėrkatėse ndaj sigurisė.
-A keni edhe ndonjė plan pėr rajonet nė territore tė
shteteve qė keni pėrmendur?
Janjiē - Flasim pėr mikro-rajone europiane, pėr tė cilat
ėshtė me rėndėsi themelore ndihma e BE dhe e investimeve
nėpėrmjet projekteve. I pari prej kėtyre mikro-rajoneve
mund tė zbatohej nė veri tė Kosovės, duke pėrfshirė edhe
shpatin e Sanxhakut dhe tė Kelmendit, qė gjendet nė
Shqipėrinė veriore. Ky mikrorajon multietnik do tė
zhvillohej sipas programit europian "Lider N.1", duke
investuar nė agroturizėm dhe nė prodhimin lokal, ndėrsa
partnerėt strategjikė do tė ishin, para sė gjithash, Italia
dhe Greqia. Mikrorajoni i dytė do tė pėrfshinte Deēanin,
Rozhajėn dhe Tropojėn, me pikėsynimin qė ti kthehej
turizmit dhe mbarėshtrimit (tė blegtorisė), dhe ekzistojnė
atje tashmė inisiativa tė organizatave tė ndryshme jo
qeveritare italiane. Mikrorajoni i tretė do ti pėrkiste
Prizrenit, Kukėsit dhe Tetovės, nė tė cilat tashmė ėshtė
zhvilluar tregėtia, por mund tė realizohej njė agrobiznes.
Mikrorajoni i katėrt do tė pėrfshinte Gjilanin, Kumanovėn,
Vranjėn dhe Preshevėn dhe do tė mbėshtetej mbi zhvillimin e
industrisė sė duhanit. Tė gjitha mikrorajonet bazohen mbi
njė ide korporative, si tė thuash mbi ripėrtėritjen e
zadrugave si bazė e njėsive ekonomike. Qėllimi i njė
organizimi tė tillė ėshtė ndihma ndaj stabilizimit tė
bazave sociale tė shoqėrisė dhe stimulimi i ndėrmarrjeve tė
vogla e tė mesme, me tė cilat do tė krijoheshin kushtet pėr
njė zhvillim tė shpejtė ekonomik. Mikrorajonet stabilizojnė
shoqėrinė, pėrforcojnė ekonominė lokale dhe zvogėlojnė
rėndėsinė e kufijve, dhe thelbi i mikrorajoneve tė
propozuara ėshtė ai qė tė bllokojnė rrugėn trafiqeve
ilegale.
-A mund tė shtohen nė kėtė projekt edhe qytete tė ndryshme
tė Kosovės dhe enklavat?
Janjiē- Besoj se pėr zgjidhjen e problemeve tė Kosovės janė
themelore projektet e pėrhapjes dhe ruajtjes sė besimit.
Njė prej gjėrave kryesore ėshtė sigurisht hapja e
Prishtinės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por edhe
pakėsimi i ekstremizmit nė bashkėsitė shqiptare. OSBE duhet
tė vazhdojė tė punojė pėr demokratizimin e shoqėrisė
kosovare, por ėshtė mė e rėndėsishme tė pėrfshihen serbėt
nė jetėn politike tė Kosovės dhe kjo nė njė mėnyrė krejt tė
ndryshme nė krahasim me atė qė ėshtė zbatuar nga UNMIK,
prej tė cilit serbėve iu jepen kushte dhe kufizime
pėrcaktuese. Besoj se jo tė gjitha komunat e Kosovės mund
tė kenė tė njėjtėn strukturė dhe tė njėjtin status. Ėshtė
iluzore, pėr shembull, qė Prishtina, e cila ka njė numėr tė
lartė banorėsh tė jetė njė komunė unike, ndėrsa ėshtė e
nevojshme tė vendoset njė dallim midis komunave monoetnike
dhe atyre multietnike. Pėr kėtė lloj plani ėshtė e
domosdoshme koha, por edhe krijimi i njė koalicioni mes
partive shqiptare dhe atyre serbe, pasi pa kėtė nuk mund tė
kuptohen ndryshimet pozitive atje. Njė prej zgjidhjeve pėr
ndarjen e qyteteve ėshtė modeli qė ėshtė pėrshtatur nė
Belfast apo nė Nikozi dhe nėnkupton pėrfshirjen e
organizatave tė sektorit civil qė do tė kontribuojnė nė
zgjidhjen e ēėshtjeve qė i pėrkasin sigurisė dhe zhvillimit
ekonomik, me shoqėrinė e organizuar nė tė dyja pjesėt e
qytetit. Kur ėshtė fjala pėr Mitrovicėn, atje ėshtė
organizuar vetėm pjesa jugore, ajo shqiptare, ndėrsa pjesa
veriore tashmė duhet tė organizojė komunat dhe, pas kėsaj,
tė fillojė dialogun me pjesėn jugore mbi riintegrimin. Kėtu
mund tė pėrshtatej modeli i bisedimeve tė Gjenevės mbi
Jeruzalemin, padyshim nėn patronazhin e BE.
-E gjitha kjo do tė jetė e pranueshme edhe pėr qeverinė
serbe dhe udhėheqėsit e serbėve tė Kosovės?
Janjiē - Problemi me udhėheqėsit serbė nė Kosovė ėshtė se
me ta ėshtė vepruar nė mėnyrė mė tepėr dėshtake dhe pėr
kėtė shkak nuk janė tė gatshėm tė jenė partnerė.
Udhėheqėsit serbė jetojnė nė izolim dhe pėr kėtė ėshtė e
domosdoshme tė inkurajohen nė dialogun me shqiptarėt. Kur
bėhet fjalė pėr qeverinė serbe, mund tė flasim pėr dy
periudha. E para, nis nga parashtrimi i premierit
Koshtunica, i cili ka nxitur njė nisėm pėr njė politikė
aktive kundrejt Kosovės, por qė nga vjeshta e shkuar ėshtė
kaluar nė njė politikė specifike tė thjeshtėzimit qė
bazohet mbi zgjidhjen e problemeve tė veēanta, siē ėshtė
tashmė AIA, dhe zgjidhja e problemeve tė Kosovės ėshtė
shpėrfillur. Tashmė, qeveria politizon ēdo ēėshtje,
pėrfshirė pra ēėshtjen e elektricitetit pėr serbėt, dhe me
kėtė e vendos vehten nė njė pozicion tė shahmatit. Nė kėtė
moment, si qeveria serbe, si Soren Jesen Peterseni,
drejtojnė njė politikė tė gabuar, njė politikė tė
pėrjashtimit qė na ēon nė njė pikė tė vdekur. Pėr mė tepėr,
problemi mė i rėndė ėshtė se qeveria e Beogradit nuk vepron
aktivisht, dhe serbėt e Kosovės, tė frikėsuar prej njė
rishfaqjeje tė mundshme tė 17 marsit, kanė humbur besimin
nė institucionet ndėrkombėtare dhe janė kthyer drejt
Beogradit zyrtar, qė nė mėnyrė tė vazhdueshme i pėrjashton
nga bisedimet. Nuk pres qė qeveria tė ketė qėllim tė
mbėshtesė kėtė plan, pasi ky nuk ėshtė plani i parė pėr
zgjidhjen e problemeve tė Kosovės, dhe qeveria nuk ka
sqaruar pozicionin e saj as mbi ndonjė prej planeve tė
mėparshme.
-A ka reagime nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj
inisiativės suaj?
Janjiē - Kėto reagime i presim brenda javėve tė ardhshme,
por, nga pėrvoja e tanishme, besoj se UNMIK mbėshtet idenė
e rajonalizimit si modeli mė i mirė pėr zgjidhjen e krizės.
UNMIK me thėnė tė vėrtetėn nuk respekton kartėn europiane
mbi autonominė lokale dhe mbi rajonalizimin, dhe nuk ka
bėrė asgjė pėr tė integruar serbėt. Njė pengesė objektive
ėshtė sigurisht fakti se institucionet ndėrkombėtare nuk
kanė arritur tė krijojnė njė konsensus brenda shumicės
shqiptare nė lidhje me modelin e rirorganizimit tė
autonomisė lokale, dhe nėse nuk ėshtė bėrė deri mė tash,
janė pak mundėsi qė kėsaj ti gjendet rrugėzgjidhje.
-Gjatė pėrpunimit tė planit a jeni konsultuar me
pėrfaqėsuesit e bashkėsive shqiptare dhe ēfarė mund tė
pritet prej tyre?
Janjiē - Ekspertėt shqiptarė kanė bėrė shumė projekte nė
lidhje me decentralizimin, tė cilat kanė pika tė
pėrbashkėta me kėtė plan. Disa janė bėrė nga kolegėt e
KIPRED dhe tė Komitetit pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė,
dhe janė mbajtur edhe tavolina tė rrumbullakėta ku ėshtė
trajtuar pikėrisht kjo ēėshtje. Tė gjithė aktorėt janė
dakort mbi faktin se decentralizimi ėshtė i nevojshėm, dhe
objektivisht janė partnerė me tė cilėt ėshtė e mundshme tė
krijohet njė bashkėpunim. Kur flasim pėr partitė politike
tė shqiptarėve kosovarė, bėhet fjalė mbi tė gjitha pėr ORA,
qė edhe nga programi i saj bashkėpėrkon me kėtė ide, por
edhe DPK e Rexhepit. Megjithatė, pengesa mė e madhe pėr
bisedime tė frytshme ėshtė frika e shqiptarėve pėr njė
kthim tė mundshėm tė Shtetit serb nė Kosovė. Kur kjo frikė
do tė largohet, do tė bėhet e mundshme tė dialogohet mbi tė
gjitha temat. Megjithatė, ne nė kėtė moment jemi tė
orientuar drejt krijimit tė njė partnershipi brenda
Serbisė, dhe kur do t'ia arrijmė kėsaj do tė fillojmė tė
dallojmė partnerėt e mundshėm nė Kosovė. Besojmė se
ekzistojnė potencialitete pėr bashkėpunim dhe dialogu, por
tash pėr tash ende nuk kemi, apo sėpaku jo nė masėn e
nevojshme, mbi tė gjitha pėr shkak tė frikės, por edhe pėr
shkak tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila nuk arrin
pikėrisht tė gjejė njė strategji tė pėrshtatshme dhe
funksionale pėr Kosovėn.
Pėrktheu: Q. VELIJA
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Small Business - Try our new resources site!
http://smallbusiness.yahoo.com/resources/
------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
Take a look at donorschoose.org, an excellent charitable web site for
anyone who cares about public education!
http://us.click.yahoo.com/O.5XsA/8WnJAA/E2hLAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/