Te nderuar anetare te forumit ne adresen e lajmeve na ka ardhur shkrimi i meposhtem,ku ben fjale per viziten e Drashkovicit ne Tirane.Ky shk´rim me teper i perket forumit se sa lajmit,andaj mendova qe ta sjelle ashtu sic ka ardhur,pa i hequr asnje presje.Besoj se do te ishte dicka interesante te diskutohej ne qoftese do te mire kuptohej nga te gjithe anetaret e forumit.Shkrimi eshte pak i gjate por besoj se ka njerez qe do e kuptojne mire qellimin e ketij artikulli te sjelle speciale per potalin tone.
Pra le ta lexojme,ta marrim mendimin e pastaj te debatojme.
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
SI E SHITI DRASHKOVIQI NË TIRANË PËRRALLËN
E TIJ DIPLOMATIKE PËR KOSOVËN!?
Fenomenologjia e paradoksit dhe e vetëmohimit:
Përderisa politika dhe diplomacia zyrtare e Republikës s
ë Shqipërisë nuk
deklarohet
para botës, se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik
të
Shqipërisë,
drashkoviqët serbomëdhenj dhe Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi, do të
manipulojnë, duke u thirrur në të \"drejtën historike\" mbi Kosovën, edhe
pse e
vërteta është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Në momentin më kritik të historisë dhe të fatit të Kosovës, si dhe të
trojeve të
tjera etnike shqiptare të Shqipërisë, të kolonizuara nga Serbia dhe Mali i
Zi,
pistonët e diplomacisë së regjimit të Fatos Nanos, e aranzhuan dhe e
realizuan,
edhe vizitën historike të Vuk Drashkoviqit (ministër i Punëve të
Jashtme) të
Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi(SMZ-së). Apogjeun e këtij paradoksi,
pa dyshim
e pasqyron fakti se, Drashkoviqi (armiku më i përbetuar i pavarësisë së
Kosovës-Shqipërisë Etnike) nga suita e regjimit aktual zyrtar të Tiranës u
prit me
lule dhe me daulle. Ndërkaq, disa mu
aj më parë(2003-2004), liderët
patriotë të
Ribashkimit të Shqipërisë, Gafurr Adili, Taip
Mustafaj dhe Idajet Beqiri,
në vend të
pritjes së tillë të ngrohtë miqësore, u pritën me burg dhe me gurë, kurse
Drashkoviqi (për meritat e tij të jashtëzakonshme antishqiptare) u prit me
bukë, me
dolli dhe me bujari të ngrohtë dhe të sinqertë shqiptare. Ja, edhe kjo
paradigmë e
turpshme, apolit
ike, antikombëtare dhe ANTIBASHKIM, për të satën herë në historinë tonë,
provon
përsëritjen e recidivit të fenomenologjisë së vetëmohimit, të përçarjes, të
tradhtisë dhe të shitjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe
shtetëror të
Shqipërisë Etnike. Ska asnjë dyshim se, po të ishte gjallë në jetë,
filozofi dhe
poeti ynë i shquar, Ndre Mjeda, këtë diplomaci moderne, që
personifikohet me
emrin dhe me veprën antibashkim të Fatos Nanos dhe klikës së tij, do ta
mallkonte
me psherëtimën më të butë përmes këtyre vargj
eve poetike: Me dijtë
hyjtë me
bisedue, me pasë sy që me derdhë lot, vajin tand të
kishin prue, të kishin
kja për
jetë e mot; OSE: BYLBYL, ky shekull, orë e ças ndërrohet, bijnë poshtë
të naltit,
e i vogli çohet. Mesazhi i këtyre vargjeve poetike me vlerë antologjike
kombëtare
të Ndre Mjedës, edhe sot, në fillimshekullin XXI, është aktual dhe tejet i
qartë,
se të gjithë ata shqiptarë (qoftë në pozitë a jashtë pushteti, pavarësisht
çfarë
profesioni ush
trojnë në jetën e përditshme), që në mënyrë të verbër punojnë për
interesa të tyre
të ngushta dhe të armiqëve të huaj në disfavor të interesit të
përgjithshëm të
kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, duhet të mos harrojnë
dialektikën e
natyrës, se në këtë botë çdo gjë është e ndryshueshme dhe relative.
Prandaj, edhe
absolutizimi i regjimit despotik antipopullor dhe antibashkim i Fatos
Nanos,
duhet të jetë kuptuar si i përkohshëm
, sepse (shprehur popullorqe)
gjithmonë nuk
do ti shkojë kungulli mbi ujë. Më thjesht,
ata që në çfarëdo forme e
luftojnë
bashkimin gjithëkombëtar shqiptar për të hyrë në një thes të përbashkët me
Serbinë dhe me Malin e Zi, s ka dyshim se një ditë, do ti zërë edhe
psherëtima e
pavdekshme e Andon Zako Çajupit: O, shqiptarë të mjerë,qu ka marrë koka
erë, e
po luftoni për të tjerë... OSE ajo e Atë Gjergj Fishtës: Asht ma mirë
nën dhe
mu kja, se për të gjallë me ndejtë nën shkja. Si rexhimlinjtë, ashtu edhe
kullakët-çifligar
ë të kohës, ( që së bashku me armiqtë e ribashkimit gjithëkombëtar
shqiptar, janë
duke e ngrënë edhe kashtën e djegur dhe hirin e oxhaqeve të pafikura) nuk
parapëlqehet, që të harrojnë këtë amanet të shenjtë-bashkimin e
Shqipërisë Etnike,
( me zjarrin dhe me pasionin e të cilit kanë jetuar dhe vepruar jo vetëm
Ndre
Mjeda, Andon Zako Çajupi, Atë Gjergj Fishta, por edhe
Samiu, Abdyli dhe
Naimi...,
edhe gjithë plejada e luftëtarëve të penës dhe të pushkës së
periudhës së
Rilindjes
Kombëtare Shqiptare ) sepse ekziston rreziku, që të vriten nga padrejtësia
dhe
terrori gjenocid në emër të bashkim-vëllazërimit të regjimeve
serbomalazeze-sllave. Me një fjalë, të gjithë ata shqiparë makutë, të
mashtruar
nga pazarllëqet e majme ditore, që nuk e përfillin amanetin historik të
bashkimit
të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, s ka dyshim se një ditë do të
vetëvriten
nga realiteti i Shqipërisë Etnike, dhe sërish do të ngelin pa liri dhe pa
atdhe të
vetin; do të ngelin vetëm
rrogëtarë dhe punëtorë krahu-hamaj të huaj (të zhveshur nga çdo pasuri, e
fituar në
kurrizin dhe në gjakun e popullit shqiptar, të shtypur, të shfrytëzuar
dhe të
skllavëruar nga sundimi i egër kolonialist dhe imperilaistë serbomadh) të
Beogradit, të Podogoricës, të Shkupit dhe të Athinës etj.
Pavarësisht se cilët individë, grupe, parti, politika dhe titullarë të
tyre, e
luftojnë
PAVARËSINË E KOSOVËS dhe RIBASHKIMIN e kombit dhe të shtetit etnik
shqiptar në Ballkan, historia nuk do ti amnistojë nga faqet e kronikës
së saj të
zezë, sado (ata ose ato), ta kenë fuqinë dhe mbështetjen e armiqëve të
jashtëm dhe
të brendshëm. \"Ka pasur, ka dhe do të ketë gjak Shqipëria sa për t\'i
mbrojtur
kufijtë e saj\"!
Vizita e Vuk Drashkoviqit Shqipërisë, vërtet ishte historike, siç pohoi me
kënaqësi të veçantë Tirana zyrtare, sepse ai nuk tha asgjë të re në frymën
paqësore, as miqësore të përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore të
Serbisë me
Kosovën shqiptare, veçse në praninë e Alfred Mojsiut (kryetar i
Republikës së
Shqipërisë), të Fatos Nanos( kryeministër i qeverisë), të Servet Pëllumbit
(kryetar
i Parlamentit), dhe të Kastriot Islamit (ministër i Jashtëm) i ripërsëriti
refrenet
parodike t
ë përrallës së tij historiko-diplomatike antishqiptare, se
Kosova është
e Serbisë (!) Ky
ishte qëllimi kryesor i përmbajtjes së vizitës
historike të
V.Drashkoviqit në Tiranë, që në stilin e politikës paqësore të Slobodan
Milosheviqit , të Vojislav Sheshelit, të Vojislav Koshtunicës dhe të Nebojsha
Çoviqit, ti paralajmërojë me kohë autoritetet më të larta zyrtare të
Shqipërisë, si
dhe psikologjikisht ta përgatit opinionin publik atje, se edhe Serbia e
demokratizuar e pasmilosheviq
it, në asnjë mënyrë nuk e ka ndërmendë, që të heqë dorë nga prona e
ligjshme
koloniale e Kosovës. Mirëpo, edhe këtë konkluzion konkret të misionit të Vuk
Drashkoviqit, të shprehur në vokabularin tradicional të serbocentrizmit
autodestruktiv të diplomacisë serbomadhe, politikanët dhe diplomatët e
Tiranës
zyrtare nuk qenë në gjendje ta kundërshtojnë, as ta kuptojnë drejt, duke iu
përgjigjur shkurt e shqip V. Drashkoviqit, se Kosova
është e Shqipërisë,
dhe jo
çiflik KOLONIAL i SMZ-së. Mirëfilli këtë nuk ia kanë thënë
troç
Drashkoviqit,
sepse nënkuptohet që diplomacia moderne e qeverisë së Fatos Nanos, do të
dilte jashtë temës protokollare të vizitës historike të kryediplomatit
serb të
SMZ-së, bërë më 21 dhe 22 dhjetor 2004 Tiranës, mbase temë bosht e
bisedimeve me
Vuk Drashkoviqin ishte çështja se si Shqipëria ti ripërtërite kontratat dhe
marrëveshjet e saj tregtare dhe ekonomike me SMZ-në, e jo tema Kosova,
të cilën
ministri i Jashtëm i SMZ-së, Vuk Dras
hkoviq, ua imponoi homologëve të tij në të gjitha takimet me A.Mojsiun,
F.Nano,
S.Pëllumbi dhe K. Islami, si dhe në konferencën e përbashkët për mediat, me
rastin e përfundimit të vizitës historike të tij në Tiranë.
Krahas politesës së tepruar të protokollit diplomatik të zyrtarëve më të
lartë të
shtetit shqiptar, edhe disa nga mjetet e informacionit shqiptar të
Tiranës, me
pompozitet dhe me ekzagjerim sui generis (intervista etj.) e regjistruan
vizitën
dyditore historike të ministrit të Jashtëm të SMZ-së, Vuk Drashkoviq, i
cili i
bëri Shqipërisë, më 21 dhe 22 dhjetor 2004. Fundja, çështje dhe e drejtë e
masmediave dhe e politikës zyrtare të Tiranës është se si e kanë pritur,
kuptuar
dhe vlerësuar vizitin diplomatike të ministrit serb, Vuk Drashkoviq, bërë
Tiranës
në momentin më oportun për avantazhin e politikës së jashtme dhe të
diplomacisë
serbomalazeze në relacionet e diplomacisë ndërkombëtare në favor të
kontestimit
dhe të dezavuimit të statusit të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, asnjërit
prej këtyre
dy faktorëve relevantë të jetës politko-shoqërore në Shqipëri, nuk iu
kujtua, që të
nxjerrin konkluzionin vlerësues, se për çfarë qëllimi ishte aranzhuar vizita
diplomatike e V
uk Drashkoqiviqit Tiranës dhe, pse kryeministri Fatos Nano, këtë e quajti
vizitë historike. Kjo do të duhej të ishte sinteza e përgjigjjes
kryesore e
komenteve dhe e intervistave, të bëra lidhur me këtë temë historike, e jo
përqëndrimi profesional-politik në narracionin e pa fre të përrallës
historiko-diplomatike të Drashkoviqit sesa ai kishte njohjuri dhe
miqësi të
thella për Ismail Kadaren, për Kosovën dhe për Shqipërinë. Çfarë
eureke kjo,
si në kuptimin profesional zhurnalistik, ashtu edhe në atë
politiko-diplomatik dhe
historik?!
Ska dyshim se, intervistuesit dhe bashkëbiseduesit e Vuk Drashkoviqit nuk
kanë
pasur njohuri paraprake për oratorinë, konceptet dhe qëndirmet e tij
demagogjike
nacionalshoviniste, si rrjedhim, ai me sukses, edhe ua ka imponuar
përrallën e
tij, sesa në lidhje të ngushta ishte ai me shqiptarët, duke i befasuar për
të mirë
ata, se ai, madje, kishte njohuri të thella, se Shqipëria (50%), e
copëtuar dhe e
zvogëlua
r në kufijtë e imponuar të viteve 1912-1913, ndodhet në hartën
gjeografike
të Ballkanit!
Në këtë kontekst, edhe është dashur të intervistohet
kryediplomati
serb, Vuk Drashkoviq.
Ndër pyetjet kryesore të nxehta dhe të pashmangshme, që do të duhej ti
shtroheshin
atij, janë këto: (1) Ç do të thotë Beteja e Kosovës për historinë
serbo-shqiptare
në Ballkan? (2) Çfarë roli ka luajtur Kisha Ortodokse në vazhdimësinë
historike të
marrëdhënieve serbo-shqiptare? (3) Pse ju konkretisht, shkenca, politika,
kisha dhe
propaganda serbe, Kosovën e quani zemra dhe djepi i Serbisë, kur
historikisht
dihet se Kosova ka qenë dhe është shqiptare? (4) Pse shteti, kisha dhe
shkenca
juaj në vazhdimësinë historike e bëni dallimin midis shqiptarëve. Ata në
Kosovë i
quani arnauti dhe shiftari, kurse ata në Shqipëri i quani Albanci, çka
fshihet pas kësaj sintagme dalluese? (5) Pse kolonizimin dhe aneksimin e
Kosov
ës dhe
të trojeve të tjera shqiptare më 1912, kisha, historiografia dhe politika
serbe, e
quan çlirim të territoreve të reja serbe? (6) Thoni se BE-ja nuk do të
lejojë
ndryshimin e kufijve të Kosovës, pse atëherë, po kjo BE, e lejoi
ndryshimin e
kufijve m
e dhunë dhe me terror gjenocid të Bosnjës e Hercegovinës, duke krijuar një
Republika srpska, (edhe pse kjo është në kolizion flagrant me normat e së
drejtës ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara) e cila mbi 47% të
territorit është krijuar në dëm të territorit kroat dhe mysliman? (7) Pse
sllovenëve, kroatëve dhe maqedonëve u është lejuar, që ti ndryshojnë
kufijtë e
tyre, duke u shkëputur nga ish-Jugosllavia, e shqiptarëve të Kosovës u është
mohuar një gjë e tillë? ( Në çfarë potenciali llogaritë Serbia, se
Kosovën edhe
më tej, do ta mbajë si koloni të saj? (9)
Krahas citimit ditor të Ismail
Kadares, u ka shkuar ndonjëherë ndërmendë, që ta citoni edhe
Adem Demaçin,
Rexhep
Qosjen, të cilët, po ashtu sikurse Ismail Kadarea, asnjëherë nuk janë
pajtuar me
konceptet dhe interpretimet e juaja hisotike, politike, letrare dhe
kishtare, se
Kosova i përket Serbisë? (10) Cili është opinioni juaj lidhur me idetë dhe
pikëpamjet përparimtare demokratike të Dimitrije
Tucoviqit lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë? (11) Keni lexuar, dhe
keni cituar
ndonjëherë para opinionit publik serb këtë postulat politik dhe demokratik të
Dimitrije Tucoviqit, që nxjerr në shesh thelbin e gjenezës së historisë së
konfliktit serbo-shqiptar, kur thotë se: Përderisa serbët nuk e kuptojnë
se janë
në tokë të huaj (domethënë ata janë në tokën etnike shqiptare, e jo
shqiptarët në
tokën serbe, ashtu si flet historiografia falsifikatore serbomadhe dhe Kisha
Ortodokse Serbe), ata kurrë nuk do të kenë marrë
dhënie të mira fqinjësore me
shqiptarët në Ballkan? (12) Sipas jush, cili ishte motivi kryesor
i regjimit
policor, ushtarak dhe paramilitar i Slobidan Milosheviqit, i cili gjatë
viteve
1998-1999, ushtroi terrorin gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët? (13) Sa
është i
vërtetë fakti, se, një numër i konsideruar i pjesëtarëve të Lëvizjes së
juaj-SPO-s ka marrë pjesë në aksionet e likuidimit dhe të pastrimit
etnik të
shqiptarëve në Kosovë së bashku me njësite
t inkuizitore të Arkanit, të Sheshelit dhe të Slobodan Milosheviqit?(15)
Ju, si
humanist, si letrar dhe si politikan, sa jeni angazhuar, që ti paralizoni
okupimin
dhe djegjen e Kosovës nga ana e Slobodan Milosheviqit? (16) Pse ju, edhe
sot, këtu
në Tiranë, sikurse dikur Slobodan Milosheviqi, pohoni se Kosova, duhet
demokratizuar dhe integruar në rrjedhat e Evropës (sipas standardeve më të
larta
ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve
të Bashkuara për
njohjen e të drejtave elementare si minoritet kombëtar), vetëm si pakicë
kombëtare, e jo siç është e vëreteta si komb, kur dihet se mbi 90% të
popullatës në
Kosovë janë shqiptar, kurse serbët janë pakicë? (15) Pse historikisht si
komb dhe
si shtet jeni të prirur, që para botës të gënjeni ti ndërroni tezat mbi të
vërtetën e historinë së gjenezës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë
Etnike, kur
dihet se fiset barbare serbe janë shfaqur pesë (5) shekuj pas shqiptarëve në
Ballkan? (16) Pse po kërkoni me këmbën
gulje decentralizimin e Kosovës, kur kjo ende nuk ka cilësinë e shtetit,
as të
ndonjë pushteti të centralizuar në duart e shumicës dërrmuese shqiptare,
kur dihet
se Kosova ende është nën mandatin juridik ndërkombëtar paqësor të UNMIK-ut
dhe të
KFOR-it? (17) Pse UÇK-në e akuzoni dhe e keni vlerësuar ligjërisht si
strukturë
terroriste, kur dihet se kjo është organizuar sipas ligjeve dhe
të së
drejtës
ndërkombëtare; me vullnetin dhe me mbështetjen e arsyeshme masive të
popullit
shqiptar të Kosovës për të parandaluar luftën agresive dhe gjenocidale të
forcave
pushtuese serbe, si dhe është legalizuar dhe ndërkombëtarizuar në saje të
mbështetjes së plotë dhe të drejtë të Amerikës, të NATO-s, të OSBE-së, të
OKB-së,
të BE-së etj. ? (1 Pse Amerikën dhe NATO-n politika serbe i ka
shpallur dhe i
konsideron si okupatorë të Serbisë (e në anën tjetër, pas përmbysjes së
Slobodan
Milosheviqit, doni ti përvetësoni dhe shfrytëzoni si aleatë. Ndoshta,
statusi i
pazgjidhur i K
osovës iu ka shtyrë që ta amnistoni Amerikën dhe NATO-n nga
kualifikimet dhe
akuzat armiqësore) kur dihet se këta ishin faktorët vendimtarë në shpëtimin e
shqiptarëve dhe të Kosovës nga lufta gjenocidale e Serbisë së Slobodan
Mil
osheviqit? (19) Pajtoheni me dëshminë e deponuar me shkrim në Kongresin
Amerikan
të
avokatit dhe demokratit të njohur serb nga Beogradi, Sërgja Popoviq, i
cili nga
SHBA-ja ka kërkuar, që ta bombardojë Beogradin për ta shpëtuar Serbinë nga
regjimi
gjenocidal i Slobodan Milosheviqit? (20) Si e shpjegoni ju fenomenin e
varrezave
masive të qindra viktimave të masakruara shqiptare (të importuara në
fshetësinë
e vdekjes nga Kosova) në Batajnicë, në Peruçac, në Bajna Bashta e
gjetkë-vende të
kryerjes së krimit në Serbi? (21) Sipas deklaratës zyrtare të
ish-ministrit të
Punëve të Brendhsme të Serbisë, Dushan Mihajloviq, përveç këtyre
varrezave masive
në rrethinën e Beogradit, të Danubit, të Kladovës, të tilla (me viktima të
masakruara shqiptare, të b
etonuara nën ura dhe viadukte të rrugëve të asfaltuara serbe) priten të
zbulohen
edhe në rrethinën e Leskovcit dhe të Vranjës, sipas jush, kur mund të fillojë
procesi i zhbetonimit të këtyre varrezave në Jug të Serbisë? (22) Si
mund të na
sugjeroni, që të harrojmë të kalurën tonë të hidhur dhe tragjike, (që
shkak dhe
pasojë janë gjenocidi kolonial dhe pushtimi serbomadh, që edhe sot janë të
pranishme në trojet etnike shqiptare (1842-2004), duke na detyruar, që me
çdo kusht
të pajtohemi, me qëllim që të integrohemi në Evropë, por që, (ama)
së pari
të harrohet e kaluara e historisë së hidhur të Kosovës, kur, ja, po në
këto çaste,
kur jeni ju duke qëndruar në Tiranë, në Merdare (kufi) të Kosovës presin të
riatdhesohen mbi 40 trupa të pajetë të shqiptarëve, të zhvarrosur nga
varrezat
masive në Serbi?
Ja, pra, ky është mesazhi progresiv dhe paqësor i diplomacisë serbomadhe
të Vuk
Drashkoviqit,dhe antidiplomacisë së regjimit despotik të Fatos Nanos.
Ende pa u
numëruar të gjitha viktimat shqiptare të hollokaustit serb (mbi 3.500
ende të
zhdu
kur), të dyja këto, në kuptimin bilateral, verbërisht kërkojnë, që të
harrohet
e kaluara
historike e Kosovës?
Sikur të gjitha pyetjet e theksuara më sipër, ti parashtroheshin
diplomatit serb,
Vuk Drashkoviq, ai me siguri se, nuk do të shprehej kësisoj: Jam më se i
kënaqur me
atmosferën, me mikpritjen dhe me përmbajtjen e bisedimeve me rastin e të
gjitha
takimeve me Alfred Mojsiun, me Fatos Nanon, me Servet Pëllumbin dhe me
Kastriot
IslaminTanjug,22 dhjetor 2004). Si mos të jetë i ndarë Drashkoviqi i
kënaqur dhe i
stërkënaqur nga takimet me homologët e tij, kur asnjëri prej tyre nuk ia
ka prishur
tymin e duhanit përkitazi me pikëpamjet dhe me vlerësimet tendencioze,
antihistorike dhe anitjuridike për Kosovën, por, fatkeqësisht, ata kanë
mbetur të
hipnotizuar dhe të përgjumur nga përsërtija e përrallës së tij
diplomatike: se si
Drashkoviqi fëmijërinë e tij e kishte kaluar duke luajtur me fëmijët
shqiptarë në
Kosovë?! Çfarë absurdi!- Drashkoviqi, nuk është lindur, as nuk është
rritur, as
nuk është edukuar as arsimuar së bashku me fëmijët shqiptarë në Kosovë.
Fundja, kjo
është nonsens diplomatik. Nuk ka fare rëndësi se ku është lindur dhe
zhvilluar ajo
krijesë e recidivit serbomadh, por e rëndësishmja është, se çfarë ishte
opinioni i
tij lidhur me çështjen e Kosovës. Një takim të nivelit më të lartë
ndërshtetëror,
skilja serbe, duke matur nivelin e pusit diplomatik të homologëve të
tij, ua ka
imponuar edhe deklarimin zyrtar të teorisë së harresës për të kaluarën e
hidhur të
historisë së marrëdhënieve serbo-shqiptare. Këtë e dëshmon edhe ky pohim i
kryeministrit, Fatos Nano: Ta lëmë pas të shkuarën... kjo është një vizitë
historike...(Gazeta Panorama,23.12.2004). Ky konstatim i premierit
shqipar, është
i vlefshëm vetëm për palën serbe, sepse ka ardhur koha që si Drashkoviqi
dhe
të
gjithë drashkoviqët e tjerë, si dhe politika, shkenca dhe Kisha e tyre
serbomadhe,
të heqin dorë përgjithmonë nga e kaluara e historisë dhe e praktikës
kolonialiste
dhe imperialiste mbi shqiptarët, Kosovën-Shqipërinë Etnike. Në këtë kontekst,
politika dhe dip
omacia e regjimit të sotshëm të Tiranës, duhet ta ketë qartë, se
shqiptarët (50%)
ende të kolonizuar dhe të shtypur nga gjenocidi kolonial dhe imperialist
serbomalazez, nuk kanë se si ta harrojnë të kaluarën e tyre të historisë së
përgjakshme, por ajo është, dhe gjithmonë do të jetë aktuale në mendjen, në
shpirtin, në veprimin dhe në jetën e tyre të përditshme politike,
kombëtare dhe
atdhetare, pavarësisht se çfarë marrëdhëniesh do të ketë Tirana me
Beogradin sot
apo nesër (me apo pa fatos nanot). Për një arsye shumë të thjeshtë,
Kosova nuk
mund ti heqë vizë të kuqe historisë së saj të shkuar, sepse qe më se 100
vjet
është duke e paguar me ç
mim shumë të lartë qiranë koloniale nën Serbinë
gjenocidale. E di apo jo këtë Tirana, është
çështje e saj. Vërtet, ashtu
si është
shprehur kryeshefi i diploamcisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe sot
Kosova është
një varrë serioze, por kjo nuk mund të shërohet me ilaçin toksikologjik të
terapisë së tij diplomatike: Kosova është
plagë e hapur, e cila mund të mjekohet vetëm po qe se i njihet statusi
evropian
brenda suazave shtetërore të Serbisë dhe të Malit të Zi, në përputhje me
imperativin e Kartës së OKB-së, se kufijtë ndërmjet shteteve nuk mund të
ndryshohen
me dhunë.(Politika, 23.12.2004). Përkundrazi, në vend të kësaj diagnoze
të gabuar
të diplomacisë dhe politikës serbe, duhet të vijë në shprehje zbatimi
konsekuent i
së drejtës dhe i parimit të vetëvendosjes së drejtës ndërkombëtare për
zgjidhjen e
çështjes koloniale të Kosovës, si e vetmja terapi e qëlluar dhe e pranueshme
juridiko-politike dhe h
istorike për shqiptarët. Prandaj, pavarësisht nga
vëllimi i
realizuar i shkëmbimit të
deritashëm ekonomiko-tregtar midis Serbisë dhe
Shqipërisë, si dhe nga ëndërrat dhe projektet e nesërme të diplomacisë
ekonomiko-tregtare të Tiranës dhe të Beogradit, po qe se Kosovës nuk i njihet
subjektiviteti juridik ndërkombëtar, s ka dyshim se Kosova do të jetë një
muri
kinez i zhbalancimit të idilit dipl
omatik të Serbisë dhe të Shqipërisë, e jo siç është shprehur në mënyrë
devijante
dhe hipokrite, Vuk Drashkoviq (duke iu kënduar ninulla gjumi homologëve të
tij),
se: Kosova nuk mund të jetë pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve të
SMZ-së dhe të
Shqipërisë(Politika,23.12.2004). Për më tepër, moszgjidhja e problemit
kolonial të
Kosovës, nuk do ti prishë vetëm marrëdhëniet miqësore tradicionale
ndërmjet
SMZ-së dhe Shqipërisë së Fatos Nanos, por në kuptim më të gjerë, do të
destabilizojë paqen dhe sigurinë në
Ballkan. Mirëpo, një rrezik të tillë,
nuk janë
duke e llogaritur, as duke e parë me kohë
vetëm mbështetësit e verbër të
politikës
dhe të sundimit kolonial dhe imperialist të SMZ mbi Kosovën-Shqipërinë
Etnike. Ia
vlen të theksojmë se, nëse Shqipëria nuk e sheh një rrezik të këtillë,
atëherë
dëmi është i gatshëm në planin strategjik të mbrojtjes së interesit
kombëtar dhe
shtetëror. Mjerisht, do të vazhdojë kënga e vjetër-50% e territorit dhe e
popullësisë së Shq
ipërisë së pavarur, do të jetë edhe më tej e shkëputur nga 50% e
Shqipërisë së
varur, të kolonizuar dhe të copëtuar, e cila që nga viti 1912 gjendet nën
sundimin
shekullor serbomalazezsllav.
Harresa kolektive historike bëri që të përsëritet gjenocidi serbomadh
në Kosovë
më 1989-1999
Për ata, që jetojnë me ëndërra dhe me iluzione , duke konsideruar se
Serbia dhe
serbët janë miqë paqësorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, vizita
e
kryediplomatit
serb, Vuk Drashkoviq bërë Tiranës më 21-22 dhjetor të vitit 2004,
mirëfilli se
është e justifikueshme dhe historike, siç ka pohuar . Mirëpo, për
shqiptarët dhe
Kosovën ajo vizitë ka vetëm karakter të thellimit të marrëdhënieve
tregtare,
ekonomike dhe diplomatike të Shqipërisë me Serbinë dhe me Malin e Zi. Për
më tepër
vizita zyrtare e Drashkoviqit, që i bëri Tiranës, në asnjë mënyrë nuk do
të ndikojë
pozitivisht në shtendosjen e marrëdhënieve politike të Prishtinës dhe të
Beogradit,
për shkak se ministri i Jashtëm i SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe me këtë rast
ripohoi tezën kolonialiste serbomadhe, se Kosova , duhet të
evropianizohet, por
brenda kufijëve të pandryeshueshëm territorialë administraivë të Serbisë.
Në të
vërtetë, ky ripohim i nacionalistit të rexhur serbmoadh në Tiranë, nuk është
kurrfarë bef
asie, as sensacioni për shqiptarët e Kosovës, sepse ai që nga fëmijër
ia e
tij ka
marrë edukatë dhe arsim nacionalshovinist antishqiptar nga mësimet e Kishës
Ortodokse Serbe, se Kosova është zemra dhe djepi i Serbisë. Pra, është
e udhës,
që ti rikujtojë duatrokitësit aparçikë zyrtarë të Tiranës, se
Drashkoviqi i
njeh mirë shqiptarët, por në kuptimin negativ të interesit kombëtar dhe
territorial
shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ska dyshim se Drashkoviqi i njeh
shqiptarët,
sepse ai ka pasur prej kujt ti marrë mësimet e para se si duhet urrjetur,
mbajtur të shtypur dhe të kolonizuar shqiptarët. Kështu që, ai së bashku me
kryefrymëzuesit e tij nacionalistë serbomëdhenj: Ilia Garashanin, Vuk
Karaxhiq,
Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, Jovan Duçiq, Nikola Pashiq, Drazha
Mihajloviq,
Dobrica Qosiq ...,etj.; Kisha Ortodokse Serbe dhe Akadamia e Shkencave dhe
e Arteve
të Serbisë, që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, e kanë shkruar
historinë
mbi shqiptarët dhe
Kosovën-Shqipërinë Etnike, por mjerisht dhe për turpin më të madh,
politika e
sotme
zyrtare e Tiranës nuk e njeh Drashkoviqin, as mësimdhënësit e tij me
ideologji fashiste antishqiptare, të cilët si dikur edhe sot,
konsiderojnë se
Kosova është Serbi. sikur vërtet ta kishte njohur, ajo edhe nuk do ta
pranonte
fare në vizitë Vuk Drashkoviqin për të llomotitur xhepura sesa ai njeh mirë
Ismail Kadaren, dhe sa i afërt dhe çfarë miqësie ka ai me shqiptarët në
Kosovë.
Fragmenti më komik dhe më absurd ( e besueshme vetëm për qenët dhe
agallarët e
Esad Pashë Toptanit, klyshit më lojal të Serbisë, e cila në shenjë
dhimbjeje dhe
nderimi tre ditë mbajti zi për vrasjen e tij nga dora hakmarrëse e
popullit dhe
plumbat hallall të patriotit demokrat shqiptar, Avni Rrustemi) i
intervistës së
Drashkoviqit , dhënë gazetës panorama të Tiranës ishte edhe ky : I
përdor shpesh
mendimet e tij kur flas për marrëdhëniet
serbo-shqiptare(Gazeta Panorama,
23.12.2004). Kjo është një hip
okrizi dhe gënjeshtër e
ngjyrosur, e yrrnekut të moçëm nacionalist serb,
sepse
vërtet, sikur Drashkoviqi ta kishte kuptuar dhe interpretuar drejt opusin
letraro-politik e kombëtar shqiptar të shkrimtarit të shquar Ismail
Kadarea, ai,
edhe nuk kishte pasur nevojë, siç ka deklaruar rrejshëm për gazetën
panorama, ti
përsëritete sabah e aksham theniet e Ismail Kadares në stilin e duave
nacionaliste kishtare serbe, por do të ishte pajtuar me konkluzionet e tij
aksiomatike se Kosova historikisht ka qenë, dhe është shqiptare. Mirëpo,
vepron
në të kundërtën, duke deklaruar me qindra herë para opinionit publik, se
jeta e
tij nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, po qe se Serbia do të mbetej pa
Kosovën(!) Në të vërtetë, ky edhe ishte qëllimi i vizitës historike
Tiranës, i
cili drejt dhe tërthorazi, në stilin e përrallës diplomatike serbe, i
ngush
ëlloi
presidentin Mojsiu, kryeministrin Nano, kryeparlamentarin Pëllumbi, dhe
kryediplomatin shqiptar Kastriot Islami, se var
ra e hapur-Kosova, nuk duhet të jetë kurrfarë pengese në zhvillimin e
mëtejmë të
marrëdhënieve midis Unionit të SMZ-së dhe të Shqipërisë, por historia e saj e
kaluar, duhet të harrohet sa më parë të jetë e mundur(!?)
Fatkeqësisht, siç theksuam më sipër, edhe kryetari i qeverisë shqiptare,
Fatos Nano,
u dakordua me skemën sugjeruese të përrallës diplomatike antishqiptare
të Vuk
Drashkoviqit, duke thënë që (patjetër):duhet ta lëmë pas të shkuarën(!?) Ky
konstatim diplomatik i Fatos Nanos, vë në dukje faktin se, nuk do të ketë
mbrojtje, as progres të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror
të qenies
së Shqipërisë Etnike në Ballkan, përderisa ai me
pistonëtakrobatë-antibashkim të
garniturës së tij ndodhet në krye të Qeverisë së Republikës së
Shqipërisë.
Këtë
fatkeqësi kombëtare, tanimë e ka lexuar si në aspektin intensiv, ashtu
edhe në
atë ekstensiv, edhe sonda e përrallës diplomatike serbe e Vuk
Drashkoviqit, e
cila maskën e saj e çierri pa kurrfarë pengese në takimin e nivelit të lartë
diplomatik në Tiranë. Mirëpo, këtë nonsens të dialektikës së
diplomacisë së
regjimit antidemokratik të Fatos Nanos( sa më afër Serbisë kolonialiste, e
sa më
larg Kosovës së p
avarur), duhet kuptuar drejt, pa nihilizëm dhe pa nostalgji
kozmopolite, edhe
elita e klasës politike e Kosovës. Ndryshe, vërtet, do të triumfojë teza
dhe teoria
e harresës historike e Fatos Nanës, e cila është kompatibile me
ANTIPAVARËSINË e
përmbajtjes së përrallës diplomatike të Vuk Drashkoviqit për Kosovën dhe
shqiptarët.
Découvrez le nouveau Yahoo! Mail : 250 Mo d'espace de stockage pour vos mails !
Créez votre Yahoo! Mail
Conju Sqytpar prej gumit conju
T´gid si vllazen n´qi bes strengonju!
E mos sikoni kisa e xamia
Feja e sqyptarit ast sqyptaria.
Nga origjinali i vjershes:"Sqypnis se robnueme" e Pashko Vases.