Re: [Art-Cafe] Studentët_nuk_duhet_të_ishin_larguar....Duhej_ta_nxirrnin_Fatos_Nanon_jashtë..!!
2004-08-31 23:36:48 GMT
Arber Hasani <arber_hasani78 <at> hotmail.com> wrote:
--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---
Student nuk duhet të ishin larguar duhej ta nxirrnin Fatos Nanon
jashtë .!!!!
Nuk e di nëqoftëse jeni informuar rreth konventës së studentëve shqiptar në
botë. Këtu në Shqipëri media e lidhur me kryeministrin as që pati mrësinë ti
trasmetonte si (Top Channel) apo e transmetoi si një kronikë festive duke
fshehur problemet e vërteta (si News 24 e cila akuzon se po censurohet).
Tashmë në këto lloj mediash gjejmë vetëm vizitat frytëdhënëse investimet e
larta anembanë Shqipërisë si dhe sukseset pa fund të qeveritarëve tanë apo
të Ambasadës Italiane sipas rastit.
Po të kthehemi në thelbin e asaj që kisha dëshirë të diskutojë.
Ndonëse fjalimin e mbushur me fraza si Le të rrinë bashkë shapi dhe
sheqeri, Ne jemi si një vezë, me të kuqen dhe të bardhën, le të bashkojmë
lëngjet tona për të penetruar më mirë në motorin e zhvillimit, unë jam
seksi i tretë, një pjesë e konsideueshme e studentëve në sallë e braktisën
apo e kundërshtuan kryeministrin Nano unë jam i mendimit se ata nuk duhej të
lejonin fare praninë e zotit Nano në konventë. Personalisht do të kërkoja
largimin e Fatos Nanos që në momentin e hyrjes së tij në Pallatin e
Kongreseve.
Vazhdoj të mendojë se nuk mund të rinin në të njëjtën sallë ata që
sakrifikojnë dhe bëjnë një zgjedhje idealiste por më të vështirë duke u
kthyer në Shqipëri dhe Ai që sakrifikon çdo vit këtë vend duke ja zvogëluar
gjithmonë e më shumë shanset për normalitet
Nuk mund të rinin në të njëjtën sallë Ata që mundohen çdo ditë ti
rregullojnë imazhin Shqipërisë me Atë që e prish dhe e nxin çdo ditë.
Ata që mundohen ti kthejnë seriozitetin këtij vendi e këtij shteti me atë që
bën palaçollëqe pa fund
Ata që mundohet të sjellin zhvilim me Atë që është bërë pengesë
Ata që kërkojnë të sjellin progresin emancipimin dhe dijet perëndimore me
atë që kërkonte të sillte plehrat e mafies italiane në Shqipëri.
Ata që kërkojnë të vendosin shtetin e të drejtës me atë që i shkel ligjet
çdo ditë vetëm për të siguruar ryshfete apo të ardhura të tjera të
paligjshme.
Ata që protestojnë për të na siguruar një jetë normale me Atë që u hapë
procese penale.
Ata që protestojnë për tu arsimuar me Atë që u dërgon policinë ti heq nga
rruga se bëjnë zhurmë
Ata që kërkuan të jenë dinjitoz jashtë këtij vendi me Atë që na Gënjeu duke
na premtuar lëvizjen e lirë dhe trajtimin si shtetas europian.
Si mund të rrinin e të dëgjonin Atë të na tregonte në sallë xhepat e zbrazët
ku nuk kishte viza.
Si mund të rrinin e të prisnin ftesat e tij
Si mund të prisnin ftesën për tju bas hkuar Partisë Socialiste ata që smund
të jenë dot kongresmen
Si mund të lejonin ti ftonte për të mijtën herë në Administratën e tij, Ai
Demagogu që I ka mbushur postet kyç të kësaj administrate me të paaftë që
mund ti ofrojnë veç bindjen e tyre të verbër dhe dëshirën e shfrenuar për
korupsion
Por ata nuk duhej të ishin larguar por duhej ta kishin nxjerrë përjashta
Fatos Nanon.
Ndoshta ai ka përfituar nga shumë prej nesh të cilët indirekt duke mosvotuar
e kemi zgjedhur atë të na përfaqsojë në mungesë të një zgjedhjeje më të
mirë. Shumë prej nesh i kanë dhënë me dhimbje edhe ndonjë votë sepse kishim
nevojë për qetësi e stabilitet por mendoj se ky person me babëzinë,
demagogjinë pavlerësinë dhe me dëmet që po na shkakton dita ditës ka kaluar
çdo lloj limiti.
Ndaj i takon në rradhë të parë të rinjëve e aq më tepër atyre që rikthehen
nga studimet në universitetet e huaja që në mënyrë aktive ti japin goditjen
e fundit këtij mostre që fatkeqsisht mban postin e Kryeministrit të
Republikës së Shqipërisë.
Do you Yahoo!?
New and Improved Yahoo! Mail - Send 10MB messages!
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Yahoo! Groups Links
- To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
- To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
- Your use of Yahoo! Groups is subject to the Yahoo! Terms of Service.
RSS Feed