BeqirS | 16 Jul 14:16 2004
Picon

"Ne Emer Te Lirise e Pavarsise" shembull i mire ku politika, patriotizmi, feja e

"Në Emer Te Lirise e Pavarsise" shembull i mire ku politika, patriotizmi, feja e familja rrefehen ne nje liber

 

 

Nga Halil RAMA & Beqir SINA

 

 

Bronx NY : Kur të bie rasti të marrësh pjesë në mërgim, aty ku përmovohen libra të rinjë shqip, të botuar në disaporë, patjetër se duhet të shkruash më shumë; se kush është autori ose kush është figura e librit, e cila ka nxitur ose frymëzuar autorin të shkruaj për diasporën? Lexuesi, me këtë rast patjetër kërkon të dijë se cila është jeta e tij në mërgim, por edhe andje nga ka ardhur?  Ç'trashëgimini i ka lënë vepra dhe jeta e tij  diasporës e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të andej e këtej kufirit shqiptaro-shqiptarë ?

 

     Dhe duke ndjekur qoftë edhe përmovimin e një libër të vetëm të ndonjërit prej tyre, pasi sot ato janë me dhjetëra e ndoshta me qindra,  jo rrallë her ndodh që të befasohesh. Por, shpesh her kemi vënë re të mrekullohemi kur shohim se si flakëron në shpirtin e tyre, zjarri i dashurisë për atdheun, malli për gurët e drurët, për të afërmit, për miqët e shokët, për farefisin e njërëzit e tjerë, që nuk i panë për kaq vjet të ndar padrejtësishtë nga rregjimi sllavo-komunistë. Dhe po në këto takime e përmovime, mëson si pakuptuar se kjo dashuri e dhëmbshuri për familjen dhe atdheun e tyre bëri i këta njërëz, tani të lirë edhe në vendin e të parve, të marrin penën e të shkruajnë, me vargje zemre, me tregime dhe kujtime, proza e poezi, për troje trimash e kreshnikësh, që trashëgim na e lanë të parët, duke derdhur gjakun lumë, në çdo pëllëmbë tokë, ku i thonë Shqipëri, ku flitet lexohet e këndohet shqip, bukës i thonë bukë, e  ujit i thonë ujë .

 

 

Takimin përmovues të librit " Në emër të Lirisë e të Pavarsisë", të autorit Marjan Cubi me redaktor Ramiz Gjini, e çeli  në zyrën e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Amerikë, kryetari i kësaj dege z Agim Rexhaj. Rexhaj, tha se kjo degë dhe kjo zyrë, prej kur edhe u ngritë kemi parë se ka qënë vatër e promovimit të librit dhe të politikës kombëtare në mërgim. Kështu, tha ai: "Kam rastin të flas në hapje të këtij përmovimi, për ditarin politik "Në Emer Të Lirisë e Pavarsisë" edhe si kryetar i degës së LDK-s, por edhe si një bashkëpuntor i ngushtë, i zotit Marjan Cubi.

 

Në vijim Rexhaj, solli tek i pranishmi njohjen me z. Cubin, me një sër kujtimesh nga aktiviteti me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Amerikë. Duke njohur Cubin, tha ai,  njoha shumë shpejt një shqiptar të mirë, një shqiptar patriot dhe një shqiptar bashkëpuntor të përkushtuar për çështjen kombëtare. Libri i Cubit, na dha rastin sot, t'a rëndisim Marjanin, aty ku e gjetëm gjatë gjithë aktivitetit të tij, krahas patirotëve të flakët, demokratëve dhe nacionalisteve të shquar shqiptar në mërgim.

 

Recensioni kryesorë u mbjat nga z. Anton Cefa

 

Editori i gazëtës më të vjëtër shqiptare - 100 vjeçares "Dielli", shkrimatari, e publicisti desident Anton Cefa, në recensionin e tij futi librin e Cubit në materialet e rëndësishme letrare të Diasporës. Ai tha se :" Vijë në këtë përmovim me një dashuri dhe respekt të veçant për autorin e këtij libri. Të cilin pata fatin t'a njoh - që ditët e para kur vuna kamën në Amerikë. E njoha si shok, e desha si mik, u gjetëm së bashku në vijën e frontit, të një ideali atdhetar e politik të përbashkët. U takuam tek Vatra, tek LDK-ja, dhe kudo ku shtrihej veprimataria e këtyre dy organizamave të shqiptarisë, në jetën e bashkësisë sonë. Atje ku sfidat e mëdha mund t'i bashkojnë njërëzit, siç titullohet edhe njëra prej pjesve të këtij libri të Marjanit - "Në emër të Lirisë e të Pavarësisë".

 

 E kam pak të vështirë të flas thjesht për librin vijoj Cefa, sepse ngatërrohen njohjet e mija personale me ato ç'ka thuhen në libër. Prandaj do të flasë për të dyja bashkë. Marjani është besimtar i devotëshëm, flas për librin tashti i tri kishave, për ato mendon, tek ato lutet, për ato punon. Këto tri kisha janë Vatra, ku u drejtua menjëher, sapo erdhi në Amerikë. Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ai militoj e militon që nga dita e formimit të kësaj force politike me randësi të dorës së parë, për lirinë e pavarësinë dhe ndërtimin demokratik të Kosovës. Dhe Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës".

 

Të trija këto kisha; kanë një fe të vetëme për Marjanin, një fe e cila është Kosova. Se me Kosovën tek Marjani bëhet flijimi i të gjitha energjive fisnore dhe fizike të autorit tonë të librit" Në emër të Lirisë e të Pavarësisë". Libri është i thjesht në kuptimin ma njerëzor të fjalës, i deveotëshëm në kuptimin ma fisnik dhe në të njëtën kohë ma praktik të tij. I vendosu në kuptimin ma sinjikativ të kësaj fjale, ai e shpall kjart e prer, trikat e jetës dhe të veprimtarisë së tij të besimit të tij në këtë libër. Personalishtë shkruan Marjani në libër, besoj në Zotin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kosovën time dhe jam besnik i kryetarit Rugova.

 

 

Veprimtarin e tij kryesore e zhvillon tek dega e LDK-s, ku ka aderuar që nga krijimi i saj dhe nuk ka rreshtur së punuari me të gjitha forcat e tij. Në libër ndërthurët një gamë e larmishme në emër të lirisë e pavarësisë ka nën titullin ditar , intervista, shënime e botime artikujash. Por ai është ma shumë se kaq, është një libër biografik, ku mësojn pak ose aspak nga biografia personale e autorit. Lexuesi me anë të këtij libri, informohet kryesishtë për veprimtarinë e tij shoqërore dhe sidomos  atdhetare . Nuk ka një shtrirje të sakt kronologjike, që i dallon  ditaret. Por, rendi e parashtrimit të veprimtarisë së protogonistit për faktorët ma shumë nga randësia të tyne, e sidomos e personaliteteve për të cilat bëhet fjalë në libër. Mbas parathënjes së redaktorit Ramiz Gjini, i cili ka ba një punë redaktoriale serioze dhe të kujdesëshme, vjen pjes e parë me titullin e gjetur "Sfidat e mëdha mund t'i bashkojnë njërëzit".

 

 

    Marjani ka bërë një punë shumë të mirë, që e ka futur tekstin e këtij fjalimi historik në librin e tij "Në emër të Lirisë e të Pavarësisë" si një kurorëzim të punës të madhe të pasqyruar të bashkësis shqiptaro-amerikane dhe kryesisht të LDK-s, përfshi këtu edhe veprimatarinë e tij me personalitetet më të larta amerikane për lirinë e pavarësin e Kosovës. Dhe si dëshmi e gjallë e ndihmës së madhe miqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa të cilën historia jonë do të kishte marrë devijime të rrezikëshme. Në pjesë e dytë gjithçka për Kosovën janë përfshirë intervista të autorit dhënë gazetës Bota sot dhe një shkrim i botuar në Illyria. Pjesa e tretë dhe e fundit përmbledh shënimet e botimet, artikuj të botuar në shtypin e këtueshem.

 

 Janë të padiskutueshme vlerat dokumentuese e edukative të këtij libri. Por kjo nuk do të thotë që aty  her - pas here lexuesi të mos ndeshet me pasazhet artistikisht të bukura, që spikasin sidomos në përshkrimet e udhëtimeve e takimeve, pa përmendur pasthirëmën e bukur të gjuhës, dhe frazën e ngërthyer mirë - në pikpamjen sintaksore. Gjithësesi, megjithëse lënda është lidhur me jetën dhe veprën e autorit të librit, lexuesi aty do të mësojë shumë pak nga jeta personale e autorit. Kjo sepse ai flet për aspektin atdhetar të shoqëruar të jetës së tij, duke lënë me një modesti të vogël krejtësisht në hije atë personal e në veqanti atë familjar -  që do të ishte kisha e katërt, që ai i është përkushtuar ku personalizohet Marjan Cubi, si njeri i thjesht i dashur e i nderuar për punën e tij.

 

 

      Kryetari I VATRËS, inxh Agim Karagjozi, u shpreh se e kishte shumë të vështir të flasë në raste të tilla përmovimesh, librash në diasporë. Duke thënë se,  nuk jamë shkrimtarë, kritik apo ndonjë studiues. Por, nganjëher njeriu mund të provojë, se nuk është aq e vështir sa mendohet, kur kërkon të flasësh për njërëz të till, ku me të lidhen shumë gjëra edhe nga jeta jote. Pasi, unë për Marjanin, tha Karagjozi, flasë me konsideratën dhe vlersimin më të lart, si për një shok, një bashkëpuntorë të mirë, për një shqiptarë të palodhur dhe të pakursyer në çështjen kombëtare. Ndërsa libri i Marjanit është njëra e pjese e Marjanit se ai ka për të shkruar e thënë më shumë.

 

 

 Redaktori i librit, shkrimtari Ramiz Gjini, kryetar I lidhjes së Shkrimtarve Shqiptarë në Amerikë.

 

 

       Redaktori i librit, shkrimtari Ramiz Gjini e filloi fjalën e tij duke i "kërkuar" ndjesë Marianit, pasi kishte hequr nga ky ditar, shumë pjesë. Këtë ai e kishte bërë sepse kish dashur që në libër, të dilte në pah Marian Cubi, si aktivist politik dhe jo si një njeri me jetën e tij private.

        Më poshtë ai u shpreh. që merita më e madhe e patriotëve të diasporës qëndron në një fakt mjaft të rëndësishëm: gjithçka që ata bëjnë  për kombin, e bëjnë me zemërbardhësi e me patriotizëm, me atdhedashuri e përkushtim të sinqertë. Ata nuk marrin pjesë në lëvizjet politike për grada e për poste, pasi ndodhën në Amerikë, kanë bizneset dhe punët e tyre dhe nuk kanë asnjë interes apo përfitim ekonomik.  Këtu qëndron edhe ndryshimi në krahasim me politikanët e Tiranës, ku edhe tregtarët, u lëpihen partive, që më pas t'u krijojnë atyre konçesione në bizneset që bëjnë.  Zoti, i bekoftë të gjithë ata patriotë të diasporës që luftuan e vazhdojnë të luftojnë për çështjen kombëtare, që nga Noli e deri tek, Agim Karagjozi, Lekë Goçaj, Agim Rexha, Zef Balaj e shumë të tjerë - përfundoi fjalën e tij shkrimtari Ramiz Gjini.

 

 

       Marjani është fjalë pak dhe njeri me zëmër të madhe, për poetin Mëhill Velaj. Marjani, është burri i Dukagjinit, i cili tërë jeten e vet në diasporë, e pikërishtë këtu në Amerikë, e shkriu  në të mirë të vedit të tij. Dhe nuk kurseu asgjë , as "xhepin" që trojet etnike dhe kryesishtë Kosova dhe populli i saj, të jenë të lirë. Udhëtimet , tergimet, sakrificat e përshkrimet e Marjan Cubit, nuk kanë përfunduar për Marjanin me këtë liber, sepse nuk përfunduan kurrë edhe me të parët e tij, thënë shkurt babgjyshë e katragjyshë, nuk u ndalën e nuk u përkulën as ndaj Perandorisë Osmane, as në ish-Jugosllavinë borgjeze, dhe as në ish Jugosllavinë e Titos e Millosheviqit. E si i till Marjani, është pjes e pandarë e kësaj diaspore, duke mbajtur në dorën tij të ndezur "flakadanin" për liri e demokraci.

 

 

Historiani shqiptarë Prof. Beqir Meta: libri i Marjan Cubit le të merret si shembull i punës dhe i kontributit të gjithë shqiptarëve të Amerikës.

 

 

Historiani shqiptarë Prof. Beqir Meta, njeri shumë i afërt me diasporën shqiptare në Amerikë, kërkimin historik këto kohët e fundit, mendon se Marjani, është një ndër ata, që ka bërë histori këtu në diasporë. Duke parë kthesat historike për çështjen shqiptare, patjetër që ka edhe personalitete të tjera historike dhe një ndër ata mendoj unë, tha ai është edhe Marjan Cubi, i pasqyruar tashmë në librin "Në emër të lirisë e Pavarësisë".

 

 

 

Prof. Beqir Meta, më pasë i nxitur nga një diskutim  nga ky përmovim, solli një sugjerim për diasporën. Diaspora tha ai duhet t'i kushtohet më shumë bashkëveprimit e mirëkuptimit midis njëri-tjerit. Pasi, kjo do të ishte edhe më e rëndësishmja duke gjetur edhe gabimet nga e kaluaara e ndihmuar shumë të ardhmen e shqiptarve. Të cilëve, kurr nuk u mungon patriotizmi ose përkushtimi.  Ai argumentojë se diaspora në Amerikë ka shumë njërëz që punojnë e militojnë në çështjet kombëtare me gjithë shpirt .  Kanë sakrifikuar e kanë lënë para të madhe, duke vënë në shërbim të çështjes kombëtare edhe kapitalet e tyre, të cilat i vunë e  fituan me djersën e tyre, gjaku i tyre.

 

  Por, që ftakeqësisht kanë qënë peng e përplajsjeve dhe e zhvleftësimeve me njëri tjetrin. Pra gjithë kjo energji e madhe, nuk shkon dotë atje ku duhet të shkojë dhe ju keni qëllimin në Kosovë e në trojet  etnike shqiptare, në atdheun tonë Shqipërinë.  Ajo po humbet gjatë rrugës së kotëshme. Kështu, koha kërkon të ulen mosmarrëveshjet dhe të shtohet kooperimi i bashkësisë shqiptare në diasporë duke i vlersuar të gjitha organizata e shoatat për atë çka kanë bërë e bëjnë përë çështjen kombëtare.

 

    Kështu, të gjithë ne duhet t'a shohim punën dhe vepërn e shqiptarve të Amerikës të pandar nga ky trinom i këtij grupi organizatash e shoqatash shqiptare në mërgim, si një kostilacion të kontributit në raport me ato çka ka bërë sejcila prej tyre në vite. Çdo njëra prej tyre del në pah sipas moemteve dhe situatave të krijuara, por të gjitha me shumë përkushtim japin gjithçka çka duhet për çështjen kombëtare.

 

 

    Sylë Lajçi n/kryetarë i degës së LDK-s, foli me superlative për librin dhe autorin. Ai tha se: "Kamë pasë fatin, që kam njohur këtë njeri dhe që kam punuar me Marjan Cubin. Dhe me vjen mirë që ky shok dhe bashkëudhëtar i kësaj çështje, tani po i hedh kujtimet tija në këtë libër. Pasi, nuk janë të shumtë ata njërëz që kanë punuar si Marjani, e na lënë kujtime te tilla të bukura nga jeta komunitare. Biznesmeni Lekë Gojçaj, njeri shumë i afërt me Cubin, e shfaqi vlersimin e tij ndaj librit të Marjanit me emocione të forta. Ai, tha se e kamë pasur mik, shok dhe bashkëluftëtar të mirë, gjatë gjithë kësaj rruge që kemi marrë bashkë në diasporë. Marjani, sipas Gojçajt, ka marr  bekimin e Zotit në besimin që ka, në idealin dhe në frymëzimin, që gjithçka t'ja kushtojë familjes, kombit dhe fesë e shoqërisë.

 

     Zoti Musli Mulosmani, " Duke përgëzuar në mënyrë të veqant autorin për këtë kuntribut të madh, që ka dhnë në të mirën e çështjes kombëtare, tha se duhet zgjeruar më tej kjo lloj veprimtarie, e parë ajo në të gjithë kohërat e këndvështrimet e historisë tonë, si në diasporë por edhe në trojet etnike e atdhe. Ai, tha se ende ka vend për pakënaqësira , pasi që shumë historian , politikan dhe gazetar, ende nuk po i japin si duhet dhe sa duhet vend - Mbretërisë shqiptare, njërës prej faqeve më të shëndërritëshme dhe më të lavdishme të kombit tonë, tha Mulosmani, në mbyllje të këtij përmovimi. Përmovim, ky, që ishte sipas pjesmarrësve mjfat i qëlluar dhe i duhur për jetën e komunitetit shqiptarë, në Amerikë.

 



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
olsi.rm | 16 Jul 15:17 2004
Picon

Re: Nostaligjiket e Shqiperise u rikthehen marrdhenjeve vella...

ta mbeshtes mendimin baca mark.

--- In shqiperia <at> yahoogroups.com, shkrelim <at> a... wrote:
> Ne qofte se eshte ne rregull qe Shqiperia te kete marredhenie te 
mira me 
> okupatoret e te se kaluares, Turqine dhe Italine dhe me ato qe 
tani mbajne nen 
> okupim nje pjese te madhe te Shqiperise, Greqine, Maqedonin, Malin 
e Zi dhe 
> Serbine, pse jo me Kinen e cila asnje here nuk e ka okupuar 
fizikisht Shqiperine.
> 
> 
> In a message dated 7/15/04 4:49:15 AM Eastern Daylight Time, 
> olsi <at> r... writes:
> Besoj se nuk ka asgje te keqe qe shqiperia te vendose marredhenie 
te 
> mira me Kinen. nostalia nuk ka pune ketu

------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> 
Yahoo! Domains - Claim yours for only $14.70
http://us.click.yahoo.com/Z1wmxD/DREIAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~-> 

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

Olsi | 16 Jul 15:20 2004
Picon

RIMEKEMBJA 13/ 07/ 2004 [ ii ]

 

 

M HIRMADH APO ZILIQAR NË SPIUNOLOGJI?!

 

Në këtë fillim të nxehtë të vitit zgjedhor shtypi po na jep lëndë të parë të bollshme për të trajtuar temën e spiunologjisë së vënë në shërbim të spiunllëkut praktik të ditës.

Deri më 9 Qershor 2004 kur u botua në “Tema”, pastaj dhe në “Fjala” shkrimi me titull “T’i kesh zili, apo t’i mëshirosh spiunët” nuk ma merrte mendja që në rreshtin e “teorikëvet të spiunologjisë” të shihja dhe ish-kolegun tim deputet të PD-së, Sadik Bejkon , madje ta shihja të mbërthyer në dilemën e tij të veçantë për të përcaktuar se si do të ishte më mirë për njeriun, të bëhet ziliqar që nuk  e kanë bërë spiun  dhe ka humbur përfitime që kanë pasur të tjerët, apo të tregohet shpirtmadh duke ndjerë dhimbje për ata që kanë përfituar nga spiunllëku.

Këtë dilemë Sadiku nuk e ka të lehtë ta zgjidhë në mënyrë të besueshme për opinionin publik, sepse jo të gjitha sa thuhen, për mirë apo për keq, mund të besohen Njeriu i gjorë mund të luajë rol spiuni pa e marrë vesh as vetë. Ka jo vetëm spiunë informatorë, por edhe spiunë provokatorë. Ka shumë provokim në spiunologjinë që ka bërë Sadiku nëpërmjet gazetave “Tema” dhe “Fjala”, sidomos në paragrafin pa asnjë informacion dhe me plot provokime: “ Mirë edhe Baleta që është antijugor dhe anti Kadare i shpallur me ferman, pa është i përfolur pak dhe për “stilolapsin” e tij- pastaj kush ia var vrangallën, ai gërr e gam e ka me të gjithë”.

Në leximin e parë të shpejtë u çudita pakëz me këtë paragraf se nuk e përfytyroja Bejkon duke u marrë me provokime të tilla. Por pastaj e kapa fijen e kësaj spiunologjie të Bejkos që të çonte në lëmshin e spiunllëqeve të njohura.U pezmatova që Bejko kishte lënë rrugën që i takon të ndjekë për profesionin që ka, edukimin e njerëzve dhe kishte hyrë në hetimin e punëve të të tjerëve jashtë sferës së veprimtarisë së tij. Si dhaskal që është atij më shumë do t’i kishte lezet të merrej me historinë e një drejtori shkolle që e dëbuan nga Tirana dhe e çuan në minierë se kishte falsifikuar dokumenta zyrtare dhe të shpjegonte pse duhet quajtur i persekustuar një i ndëshkuar i tillë. Bejko mund të jepte një ndihmesë të çmuar në debatin politik nëse do të përdorte njohuritë e tij për të shpjeguar atë metodën e p unës të PD-së që zelltarëve të udhëheqjes u rraste nga dy kunguj nën një sqetull, të njëjtin njeri e mbante kryetar  të saj në Gjirokastër dhe e caktonte deputet në Tepelenë. Bejko, si ish-deputet Tepelene mund të japë ende një ndihmesë të çmuar për të sqaruar nëse është kryer vërtetë veprimi i shëmtuar nga ndonjë i fuqishëm i dikurshën  në pushtetin e PD-së për të nxjerrë nga varret eshtrat e 60 personave që të përfitonte vetë tokë në breg të  lumit Vjosë andej nga vendlindja e Bejkos.

Më takon të ndalem më gjatë tek “episod-paragrafi Baleta” në “spiunologjinë” inatçore të Bejkos.

Bejko shkruan: “…nuk ia var kush vrangallen”. Ndonëse është profesor, letrar, bejtexhi, shqipen mirë nuk e di. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe nuk ka fjalë “vrangalle”. Duhet të jetë dialektalizëm i ngushtë, ndoshta i asaj zonës kur prishen varret për të përfituar dikush tokë, ose vetëm i fshatit Zhapokikë. Bejko nuk duhej të shkruante kështu për mua në spiunologjinë e tij (që merret kryesisht me shkrimet e Fatos Lubonjës), sepse me këtë ka vërtetuar që dhe vetë Bejko ua varka shumë shkrimeve të mia dhe reagimeve të të tjerëve ndaj shkrimevet të mia. Do të bëhej shumë e gjatë lista e shkrimeve, autorëve, dokumenteve që provojnë se është bërë luftë e pandërprerë kundër “fenomenit Baleta” siç e ka cilësuar në titullin e shkrimit të datës 28 Prill 1995 gazeta “Z ëri i Popullit”. Aq të mira qofshin, jo vetëm për mua por dhe për Sadikun, sa të shumtë janë ata që kanë qenë të detyruar të bëjnë luftë kundër këtij “Fenomeni” dhe vazhdojnë të bëjnë ende, duke mobilizuar dhe spiunologjinë dhe “spiunët e vonuar” në demokraci e në neosocializëm. Nuk po them spiunët në këtë rast që të mos e pezmatoj dhe më shumë Bejkon që nuk e paskan begenisur për ta bërë të tillë qysh në kohën ediktaturës komuniste.

Bejko duket i ri në zanatin e spiunologjisë dhe i përfshirë me nxitim në fushatën kundër “fenomenit Baleta”, se i ishte taksur merita të hynte dhe ky tek ata “të gjithë” me të cilët përballem unë në polemikat politike publicistike. Jo për ta  sëkëlldisur por për t’ia ulur pakëz zjarrminë e etheve të spiunologjisë që e kanë zënë  në “Rimëkëmbja” të datës 13 Korrik 2004 botuam një shkrim të zotëri Ferid Veizajt, tosk skraparli, me titull “ Kryqzata e luftës së tërbuar nga brenda e jshtë kundër zotëri Abdi Baleta. Përse?”. Ky shkrim është sjellë nga zotëri Veizaj në redaksinë e “Rimëkëmbjes” në Dhjetor të vitit 2002. Këtë shkrim nuk e kishim botuar në “Rimëkëmbja” për të mos lënë përshtypjen se kërkonim të mburreshim. Por tani i kërkojmë ndjesë zotëri Veizajt për vonesën dhe njëkohësisht e falënderojmë nga zemra që na ka dërguar një shkrim të tillë që ia mbyll Sadik Bejkos gojën me…  

Bejko më quan “ anti Kadare i shpallur me ferman”. Nuk e ditka gjuhën shqipe. Duhej të thoshte ;“ që e kanë shpallur me ferman”. “Fermanlinjtë” i shpallte Sulltani. Prandaj duhet të tregojë se kush më ka shpallur mua “fermanli anti Kadare”. Mos për të marrë këtë meritë të sulltanucit kadareian Bejko ka shkruar kështu?!. Edhe po të jem anti Kadare nuk është as mëkat, as turp. Turp është të jesh lëpitkë e Kadaresë, të kërkosh të bëhesh dikushi duke lëpirë prapanicën letrare e politike të Kadaresë. Unë e Bejko ndryshuakemi shumë në këtë pikë. Sadiku bën mirë të thithë e të mbajë vëth në vesh këshillat e urta që i ka dhënë labi i vërtetë Eshref Ymeri në shkrimin “Lëreni Kadarenë të polemizojë vet”, botuar në “Rimëkëmbja” më 22 Qershor 2004.

Bejko pasi ka gëlltitur me babëzi trillimet dhjetëvjeçare të propagandës pëdëiste berishiste kundër meje   i ka vjellë ato shumë fëlliqshëm duke shkruar :”…pa është i përfolur pak edhe për”stilolapsin”e tij”. Jo pak po shumë ka llap udhëhe- qësia e PD-së dhe zagaria propagandistike e saj për këtë çështje. Bejko me kujisjet tij të reja nuk i shton asgjë kësaj zhurme. Kjo ka nisur me shkrimin “Stilografi i Baletës”, nënshkruar nga Stilo Lapsi, botuar në “RD” nr.559 datë 20 Janar 1994. Këto  gjëra i kam demaskuar e hedhur poshtë shumë herë. Tani atyre që i kanë gëlltitur dhe i kanë lënë të qelben në barkun e tyre dhe i vjellin me vonesë më mbetet t’u jap përgjigjen më të shku rtër “ më hani m…”.

Bejko ngrefet se i duket që po më vë një njollë të madhe kur shkruan : “…ai gërr e gam e  ka me të gjithë”. Edhe një herë Bejko ka përsëritur një budallallëk të shkruar nga të tjerë para tij, si Çesk Ograja në “Fenomeni Baleta” në “ZP” të datës 28 Prill1995 e plot të tjerë. Këtë “vlerësim e ka bërë pa pushim propaganda e PD-së. Nuk kam përse t’ia shpjegoj gjatë Bejkos që duket e ka trurin të bllokuar në pak stacione. Se çfarë kupton Bejko me të gjithë e di ai. Nëse e ka fjalën se kam polemizuar e replikuar me shumë njerëz, ka thënë të vërtetën. Por ata me të cilët kam polemizuar unë nuk përfaqësojnë kategorinë “ të gjithë”. Ata përfaqësojnë vetëm “një rrymë”, për mua janë një njeri që merr pamje të ndryshme, emra të ndry shëm. Nëse nisem nga emri i të parit që ka nisur sulmet në shtyp në vitin 1991 ata që Bejko i quan “ të gjithë” sipas meje  janë vetëm Thanas Mustaqi. Kështu që edhe Sadik Bejko,  edhe Apostol Duka që janë emrat më të rinj në listën e atyre me të cilët detyrohem të replikoj tani në të vërtetë për mua janë Thanas Mustaqi, shegerti që vuri Sofokli Lazri të më sulmonte qysh në fillim të veprimtarisë sime politike në anën e demokracisë. Nuk është e rastit që si Bejko dhe Duka janë po nga Zona e Parë Operative,njësoj si Lazri, Mustaqi dhe në sintoni me një propagandë që i leverdis shumë Greqisë.

Bejko turfullon me mllef : “…Baleta është antijugor”. Edhe në këtë rast vjell trillimet e të tjerëve pasi i ka gëlltitur pa i përtypur e ripërtypur. Mund të sjell plot shembuj tuafësh, naivësh por sidomos provokatorësh që e kanë lëshuar e përsëritur këtë akuzë kundër meje. Po përmend për shembull një intelektual, gjuhëtar nga Kosova që nuk e përcaktoj dot saktë në cilën kategori nga të mësipërmet ta përfshij.Është rasti i Begzad (Birbeg) Baliut nga Prishtina që më 19 Tetor 2000 ka botuar në gazetën “Shekulli’  shkrimin “Skicë e nxjerrë nga ditari” në të cilin thuhen dhe këto :”Në Shqipëri fatkeqësisht është bërë ndarja Veri-Jug dhe mbi këto principe ka vepruar një pjesë e inteligjencës dhe partive, sidomos Baleta. PD-në e përkrah  kryesisht Veriu e Veriu nuk paraqet as çerekun e Shqipërisë”. Kuptohet lehtë se nga ishte frymëzuar Begzad Baliu që shkruante kështu. Po Sadiku nga kush është mëkuar që lëshon të njëjtat gjepura? Përgjigja që i kam dhënë atëherë Begzadit vlen edhe për gjithë Sadikët.

Sadik Bejko e di se unë jam zgjedhur dy herë deputet i PD-së në rrtehin e Beratit, domethënë në Jug të Shqipërisë. Në zgjedhjet e 31 Marsit të vitit 1991 isha i vetmi kandidat  i PD-së që fitova në Berat, ku 13 zonat të tjera elektorale i fituan kandidatët e Partisë së Punës.

Po të kisha ndjesinë më të vogël antijugore nuk do të pranoja vendimin hileqar të udhëheqjes së PD-së për të çuar kandidaturën time në Berat ku nuk kisha, as të afërm, as miq, asnjë lidhje. Edhe zgjedhësit e Beratit po të kishin dyshimin më të vogël se kisha ndjesi antijugore nuk do të votonin për mua, por për kundështaren time që e kishin nga ana e tyre. Edhe në zgjedhjet e dyta pluraliste, ato të parakohëshmet e 22 Marsit 1992, kandidatura ime u vu përsëri në Berat nga Dega e PD-së për Beratin, ndonëse në Këshillin Kombëtar të PD-së një lob grekofil, me njerëz kryesisht nga zonat më jugor e të Shqipërisë u munduan ta përjashtonin fare kandidaturën time me pretekstin se nuk isha anëtar i PD-së.

U mobilizua dhe një gazetar i “ZP-së” nga Berati, Astrit Nuri, të pengonte zgjedhjen time. Në shkrimin “Për të lehtësuar tronditjen e Baletës”, botuar në “Koha Jonë” më 18 Tetior 1991, më drejtohej kështu :”Veçse një gjë të them me siguri, sido të jenë zgjedhjet e ardhëshme (mazhoritare apo proporcionale) të këshilloj : mos shpreso për deputet në Berat. Të kuptohemi Berati nuk është sinori im, as prona ime. Por e them këtë sepse si djali i tij unë e njoh Beratin më shumë se ty. Berati e do shumë ndershmërinë, urtësinë, demokracinë dhe thjeshtësinë dhe ndërkohë ai e urren mjaft dhelpërinë, inatin e cinizmin, një pjesë e të cilave kanë bërë fole në shpirtin tënd”.

Dhe me të vërtetë Berati votoi për ato cilësitë e mira që përmendëte Astrit Nuri, veçse ndryshe nga sa ia kishte qejfi Astritit zgjedhësit çmuan se ato cilësi i kisha unë. Ndërsa dhelpërinë, inatin, cinizmin ia lanë peshqesh beratasit Astrit. Pra Berati nuk ia vuri veshin propagandës së një djali të tij, kundër meje, por votoi për herë të dytë që të zgjidhej deputet një djalë nga Mati. Si duket ishte e thënë nga fati që duke u bërë unë nga Veriu deputet në Jug në vitet 1991-92 të vendosej njëfarë ekuilibri krahinor, meqenëse në vitet 1920 në prefekturën e Kosovës (Lumë-Has) ishte zgjedhur një djalë nga Jugu, Avni Rustemi.

Në Berat nuk ka qenë e lehtë të fitonin kandidatët e PD-së as në zgjedhjet e 22 Marsit 1992. Një intelektual shumë i njohur i Shqipërisë me origjinë nga qyteti i Beratit, kandidat i PD-së në një kohë me mua nuk fitoi në qytetin e tij. PD-ja nuk guxoi të vinte në Berat kandidaturën e një drejtuesi të saj, Aleksandër Meksit që ende vazhdon të mburret nëpër ekranet televizive me fisin e madh e me traditë të nënës së tij nga Berati. Ama kandidaturën nuk e vinte atje se kishte frikë që do të humbiste.

Zgjedhja ime në Berat sigurisht ka bërë të pakënaqur edhe ndonjë berats me mendësi antiveriore si të tepelenasit Bejko. Kur unë nuk isha më deputet në një mbledhje të Shoqatës intelekltuale beratase në Tiranë është gjendur një jurist që kishte dhënë direktivën personale që intelektualët beratas  të mos lejonin më të përsëritej rasti i Abdi Baletës që nuk ishte nga Berati dhe u zgjodh këtu deputet. Por fakti mbetet fakt ; zgjedhja ime në Berat është provë se njerëzit me mendësi krahinariste si Bejko, Nuri apo XH. K. janë më të pakët.

Bejko ka bërë gafë që më cilëson mua si antijugor sepse mjediset politike ku ai shërben nuk kanë më interes të më njollosin në këtë mënyrë. Në Dhjetor të vitit 2001 është botuar palolibri i Kastriot m…”nacional-islamizmi shqiptar. Baleta e Feraj” ku bëhet përpjekje idioteske për të më paraqitur mua jo më si antijugor, por si “agjent të toskëve në Gegëri”. Kështu është kryqëzuar zjarri i shpifologjisë për të më paraqitur edhe antiverior edhe antijugor.

Para pak kohësh kam shkruar në “Rimëkëmbja” për bisedën me një mikun tim gegë që donte të më bindëte se Shqipëria duhet të kantonizohet (sipas skemës së ndarjes toskë gegë) të krijohet Unioni Gegëri-Toskëri, sipas modelit Serbi-Mal i Zi. Unë kam shkruar se kundërshtova ashpër mikun tim , për të cilin nuk mund të kemë më ndjenjat që kisha deri në atë çast, kur pashë si ishte bërë “kastriotmyftars”. 

Nuk ka ndodhur në Veri po në Jug të bëhen organizime e të hidhen parrulla për shkëputje, për Lidhje Jugore, për federatë të Jugut me kryeqendër Vlorën. Këto u bënë në vitin 1991 e në vitin 1997. Nuk ka organizatë të gazetarëve të veriut por të jugut. Nuk ka gazetë me emërtim verior por ka me emërtim jugor. Prandaj Bejko nëse ke ende pak shqiptarizëm thirri mendjes e lufto këto dukuri, mos përsërit shpifje të bëra bozë.

Nëse të pëlqen shumë Kadareja analizoi mirë veprat e tij.  Ai ka prirje fyese ndaj veriorëve e malësorëve. Mund të diskutojmë dhe për këtë. Është lab Neshat Tozaj që ndaj veriorëve bën romane fyese si “Turpi” që po e bëka dhe skenar filmi që do ta xhirojnë të huajt që të turpërojnë Shqipërinë. Fyerjet e Neshati për gegët janë shumë më të shëmtuara se ato që ka shkruar francezi i myslimanizuar Mansur Efendi në oborrin e Ali Pashë Tepelenës për lebërit, dhe që i kanë zemëruar edhe lebërit e sotëm. Fyerje për veriorët ka dhe në një roman të Petro Markos. Si kulturolog e letrarolog që je, pse nuk merresh ,o Sadik, me studimin e  këtyre dukurive po hidhesh në sferën e spiunologjisë. Përkushtohu më shumë në studimin e vlerave poetike të vargjeve të mikut tonë të përbashkët Izet Shehu dhe lerë për të tjerë më të pacipë se ti në PD punën e spiunologjisë për Abdi Baletën. Këtë nuk ta kërkoj, ta sugjeroj që të mos bëhesh dhe më qesharak se u bëre.

Më 22 Qershor 2004  në “Rimëkëmbja” Eshref Ymeri, nga Labëria e Vlorës, gjuhëtar, profesor universiteti më parë se Sadik Bejko dhe jo për shpërblim politik si ai që mori Bejko, i ka dhënë këshillat e duhura Bejkos për atë punën e antijugorizmit tim. Pas asaj që ka shkruar zotëri Eshrefi ishte disi e tepërt, madje pak e pahishme të tentoja dhe unë të tregoja gafat e Bejkos. Por i kërkoj falje mikut tim që u riktheva në këtë subjekt, se do të më mbetej merak të mos ia thoja këto që kam shkruar pa hyrë në hollësira.

Bejko mund të firmosë dhe letra solidarizimi me thirjen e Naltmadhnisë Leka I për ‘’Lëvizjen për zhvillim kombëtar’’ por as kjo nuk ia heq zilinë që ka se nuk u gjend në radhët e spiunëve që u shpërblyen mirë në Shqipërinë e tranzicionit.  Me njerëz si Bejkot edhe ‘’Lëvizja për zhvillim kombëtar’’ nuk mund të ketë fat më të mirë se lëvizja demokratike që nisi aq bukur në vitin1991 dhe është katandisur sot në një partnere kënetore të trashëgimisë komunisto-puniste të quajtur “ socializëm europian” në Shqipëri.

 

14 Korrik 2004                                                             Abdi Baleta

 

 

THARTIRË NË "INTERVISTAT E KONSERVUARA" NGA APOSTOL DUKA

 

Thartirat bëhen të rrezikëshme dhe në ushqimin propagandistik

 

Njeriu duhet të tregojë gjithmonë kujdes kur blen sende që konsumohen me të gëlltitur, sidomos kur blen e konsumon sende të konservuara. Gjëja e parë që duhet bërë në raste të tilla para se ta marrësh në dorë e ta afrosh tek goja diçka është të kontrollosh datën e prodhimit dhe afatin e skadimit. Përndryshe rrezikon të pësosh ndonjë helmim.

Në Shqipëri tregu është i mbushur me prodhime të dyshimta, që shpesh kanë dalë  të rrezikshme. Madje për shkak të tregtarëve shqiptarë të papërgjegjshëm prodhuesit në disa vende fqinjë, sidomos në Greqi, kanë ngritur linja të veçanta prodhimi mallrash me cilësi të keqe enkas për Shqipërinë. Aq larg kanë shkuar disa fqinjë tanë në këtë drejtim sa është i bazuar dyshimi i shprehur me kohë se shqiptarët po i nënshtrohen një agresioni shumë djallëzor, agresionit të degjenerimit gjenetik nëpërmjet ushqimesh të manipuluara.

Por, dukuri të tilla vihen re jo vetëm në tregtimin e mallrave ushqimore e të fruta-perimeve të kalbura apo të infektuara të importuara nga vendet fqinjë. Kjo vihet re dhe në ushqimin shpirtëror e mendor që u serviret shqiptarëve nëpërmjet një propagande shumë të shfrenuar të infektuar me gjithfarë mikrobesh të antishqiptarizmit e antidemokracisë.

Tani në gazetat e Shqipërisë ka plasur një valë e madhe reklamimi të "historive nga e shkuara" e largët, e afërt dhe fare e afërt. Është rivënë në qarkullim menyja e propagandës së njohur komuniste enveriste, me të gjitha gjellët e hidhëruara e të thartuara që i kishte gatuar diktatura dhe që u duk se i hodhi përfundimisht në kazanin e plehrave vala e demokracisë në gjysmën e parë të viteve 1990.Tani shqiptarëve u serviren lloj-lloj kujtimesh të veteranëve të komunizmit, të viktimave komunistë të komunizmit, lloj-lloj intrigash të tjera midis karrieristëve të hershëm e të vonë të komunizmit.

Tani  botohen materiale për "heroizmat"e mrekullitë e bëra në Konferencën e Tiranës në vitin 1956. Edhe pse materialet janë shkruar në mënyrë që gjithë mëkatet të bien mbi Enver Hoxhën përsëri më shumë vërtetohet se hidhet poshtë teza e Enverit se Konferenca e Tiranës ka qenë gatuar nga agjenturat jugosllave e sovjetike. Kanë shpërthyer botimet me kujtimet për marrëzitë që janë bërë në kohën e luftës, deri në pushkatim të një vajze se dyshohej mos kishte bërë dashuri me një partizan. Vërshojnë kujtimet sipas qejfit të njërit e të tjetrit ,të kujtimeve për të goditurit nga Enveri  në vitet e para  pas çlirimit e deri në fund të jetës së tij. Përsëri del e q artë se ka pasur një veprimtari agjenturore të dëndur jugosllave e sovjetike që kurrsesi nuk bën të rihabilitohet sikurse po kërkojnë disa.

 

Duka sjell në publicistikën shqiptare mall të ri, "intervistat e konservuara"   

 

Ka disa kohë që lexuesve shqiptarë nëpërmjet gazetës "Ballkan", që nuk gabojmë  ta quajmë "shitore e çervishit propagandistik", po u ofrohet çervish i veçantë, i stazhionuar gjatë, mesatarisht 10 vjet, si "intervista të konservuara"  nga Apostol Duka.

Nuk e dimë sa qypa e kavanozë me "intervista të konservuara" ka radhitur Apostoli në bodrumet e çervish-hanes së tij me teknologji të vjetëruar komuniste. Por tashmë kemi parë se Apostoli (apostull i enverizmit) ka hapur qypat e kavanozët ku ruante mallin e cilësisë së lartë duke botuar "intervistat e konservuara" deri në mykje me Sofokli Lazrin, Ymer Dishnicën, Shefqet Peçin, Bedri Spahiun, Haxhi Lleshin. Pra ka hapur qypat e kavanozat ku ruhej "malli intervistave" të marra nga njerëz që nuk jetojnë më,  që nuk e kanë mundësinë të bëjnë reklamime për falsifikimet.

Kështu që blerësi në shitoren e çervishit propagandistik "Ballkan" mbetet vetëm në mëshirën e çervishxhiut Apostol për të gjykuar mbi origjinalitetin e prodhimit që i vishet këtij apo atij prodhuesi. Për hir të të vërtetës duhet të them se mua më duket se Apostoli nuk ka pasur nevojë të vejë aq shumë dorë retushuesi, pasi të intervistuarit prej tij i kanë i dhënë atë që kërkonte kur i ka pyetur. Në shumicën e rasteve tregtia që po bën tani Apostoli për klientët që ka ai e kërkon mallin siç e ka gjetur atëherë. Kam përshtypjen se jo vetëm në përmbajtje por dhe në formën e gjuhën materiali i paraqitur nga Apostoli është shumë pranë gjendjes kur e ka grumbulluar si lëndë të parë për konservat. Këtë përshtypje e krijoj më shumë nga intervistat me Sofo Lazrin, Ymer Dishnicën, Shefqet Peçin për shkak se kam njohur mirë autorin e të parës, mënyrën e tij të të menduarit e të shprehurit, kam biseduar me autorin e të dytës, është e njohur gjuha dhe mënyra e arsyetimit të autorit të të tretës. Apostoli e ka dhënë shpesh laben e tij të papërpunuar.

Kam njohur shumë më mirë Haxhi Leshin, mënyrën si i shihte ai problemet, si shprehej. Kjo më bën të besoj se intervista e Haxhi Lleshit ka pësuar më shumë retushime në stil e gjuhë nga intervistuesi, ndonëse mendimet janë të të intervistuarit. Përpjeket e Apostolit për t'i dhënë koloritin e ndonjë shoprehje dibrançe kanë rezultuar më qesharake se ato të korçarit Kastriot Myftaraj kur përdorte një shkodrançe kishtare arkaike.

Mund të bëhen shumë vërejtje të pakëndëshme për etikën e veprimit të Apostolit që ka vjelur mendimet e njerëzve në prag të ndarjes së tyre nga kjo botë, në gjendje fizike e psikologjike të dobësuar dhe pastaj i boton për pragmatizmin e tij politik në kohën kur atyre Perëndia ua ka hequr mundësinë për të  kundërshtuar ndonjë shtrembërim, ose ndrequr ndonjë gjë në rrethanat e kohës. Mua më duket gazetari provokuese, spekuluese të marrësh intervista për t'i botuar pas 10 vitesh, sipas nevojave që do të lindin për politikë.

 

Botimi i "intervistave të konservuara" synon të zgjojë instiktet politike të vitit 1991

 

Kisha arsye serioze të reagoja qysh pas intervistës së parë të konservuar që hodhi në treg Apostoli, intervistës me Sofkli Lazrin. Ngurova vetëm për faktin se respektoj një etikë fqinjësore. Nga viti 1990 deri në vitin 2002 kemi qenë fqinjë me zotëri Dukën në Rrugën "Kongresi i Lushnjes" Pallati 47 Shklalla 2. Unë në apartamentin 20 ai në atë me numër 23. Natyrisht nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie tjetër përveç korektësisë kur kryqëzoheshim gjatë lëvizjeve tona sepse politikisht kemi qenë në kampe diametralisht të kundërt. Në një rast të vetëm kam hyrë në shtëpinë e tij për ngushëllim. Nga ai qëndrim në sëbashku me shumë tëpanjohur më ka mbetur në kujtese vetëm thënia "Meksin mos na e ngisni se e kemi tonin". Pra unë për Apostolin isha renegati i Partisë së Punës që kisha kaluar në kr ahun radikal të lëvizjes demokratike. Ai për mua konservator fanatik i Partisë së Punës, i strukur deri në vitin 1997 dhe pastaj i hedhur në revanshin e pasrebelimit. Nuk kam qenë dhe nuk jam i prirur të dyshoja.

Por më 9 Korrik 2004  fqinji im më vuri para detyrimit të replikoj edhe me të si me shumë të tjerë. Në gazetën "Ballkan" filloi botimin e intervistës që i kishte marrë Haxhi Lleshit par 10 vitesh. Ashtu si dhe për intervistat e tjera nuk ekzistonte asnjë arsye, përveç qëllimeve spekuluese, që kjo intervistë të ruhej e konservuar 10 vjet në një kavanoz të Apostolit dhe të hapej pikërisht tani në ditët e vapës së Korrikut 2004 dhe në kohën e vapës së madhe politike që po përfshin Shqipërinë në nisje të vitit zgjedhor. Intevistat e konservuara janë gjetja më e fundit e fushatave politike e propagandistike për të rikthyer në Shqipëri atmosferën e rënduar me shumë kontradikta e përplasje politike si gjatë fushatës së parë për zgjedhje pluraliste n ë fillim të vitit 1991. Botimi i intervistës së marrë nga Haxhi Lleshi, sidomos komenti hyrës që ka qëndisur Apostoli është prova më e qartë pë këtë.

 Haxhi Lleshi ka pasur një rol e imazh të veçantë në ato ditë  zhvillimesh të acaruara politike në Shqipëi në vitin1991. Ai paraqitej vet dhe nga të tjerë si simboli më i spikatur, më i pakompromentuar i konservatorizmit enverist nga radhët e udhëheqjes së vjetër të shtetit. Kjo është arsyeja që Apostoli hap tani kavanozin ku kishte konservuar intervistën me Haxhi Lleshin.

Ramiz Alia dhe disa politikanë të tjerë 10 vite më parë (1981)e kishin mënjanuar në mënyrë të pahishme e cinike Haxhi Lleshin nga posti në kuadrin e luftës së klaneve në udhëheqësinë komuniste të Shqipërisë dhe për t'i dhënë pushtet të fortë Ramiz Alisë. Vet Haxhi Lleshi ia ka shpjeguar "hetuesit të tij dashamir" nga Zona e Parë Operative, Apostol Dukës, se Ramiz Alia dhe një pjesë e nomenklaturës së atëhershme donin të hiqnin me çdo kusht Haxhi Lleshin nga posti që kishte.

Shumë vite para se të ndodhte kjo kemi qenë në dijeni të marifeteve që përdornin udhëheqës të lartë shqiptarë nga Zona e Parë Operative për të diskredituar e hequr Haxhi Lleshin. Në atë kohë (fillimi i viteve 1970) kur Apostol Duka paska qenë një student që mahnitej me të folurën e Sofokli Lazrit në leksione (një e folur torturuese) unë bisedoja me Haxhi Lleshin midis miqsh deri për probleme familiare. Unë di atë që mendoj se nuk e di Apostoli se si shumë kohë para se ta hiqnin në vitin1981 njerëz të afërt e kanë paralajmëruar Haxhiun se me të do të vepronin si me ish-kryetarin e Presidiumit të Sovjetit Suprem në Bashkimin Sovjetik, heroin e Bashkimit Sovjetik, Kliment Voroshilovin. Dhe këto paralajmërime dolën profeci në vitin 1981. Ato që ia ka thënë Haxhi Lleshi Apostol Dukës më vit in 1994 për marrëdhëniet e tij me Mehmet Shehun e me Ramiz Alinë me mua i ka biseduar 10 vite më parë në banesën time në Pogradec. Edhe Haxhi Lleshi në intervistën e konservuar del një fanatik i Enver Hoxhës njësoj si Shefqet Peçi. Haxhiu thotë atë që është e pabesueshme se Enver Hoxha nuk paska marrë vesh se çfarë po bënin me Haxhiun. Apostol Duka po përpiqet të ringjallë kultin e Enver Hoxhës. Apostol Duka nuk bën asnjë koment të tijin për pjesët më intriguese të intervistës së konservuar të Hazhi Lleshit, për ato që thotë Haxhiu për heqjen e tij, për marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe me Ramiz Alinë, por komenton punën e stilolapsit të Abdi Baletës dhe marrëdhënien e Abdi Baletës me Haxhi Lleshin në vitin 1991. Është pak e besueshme që Apostol Duka, apostulli i Sofokli Lazrit, të mos e dijë se jam ndeshur unë dhëmb për dhëmb me Sofon e fuqishëm qysh nga mesi i viteve 1970 për çështje të diplomac isë shqiptare, sidomos për marrëdhëniet shqiptaro-greke, për diskriminimin që u bëhej nga pushteti i asaj kohe njerëzve nga Veriu i Shqipërisë. Por Apostoli nuk ka bërë asnjë aludim për këto, as koment siç bëri për stilolapsin e Haxhi Lleshit. Do t'ia rrëfej unë këto në një shkrim tjetër, duke përfshirë edhe "kuriozitete" më të lezetshme se ajo historia me lakminë e Apostolit për stilolapsin e Haxhi Lleshit. Është e qartë fare se Apostoli nuk ka bërë e nuk bën punën e gazetarit.

Si nuk i ka bërë përshtypje Apostolit se Ramiz Alia dhe ata që mënjanuan Haxhi Lleshin në vitin 1981 kur e ndjenë veten ngushtë më 1991 donin ndihmën e tij dhe e përfshinë në Këshillin e paligjshëm Presidencial, e bënë siç e kishte bërë Enveri pararojë të ndikimit të tyre në disa zona të Veriut dhe midis elementëve konservatorë komunistë apo tradicionalistë të shoqërisë shqiptare. Haxhi Lleshi gaboi rëndë që hyri në këtë lojë. Unë e kisha më të vështirë se shumë të tjerë ta miratoja këtë veprim jo vetëm për shkak të qëndrimit politik që kisha marrë por dhe për shkak se kisha dëgjuar nga vetë ai kur bisedonim në shtëpinë time në Pogradec në vitin 1983, ose 84 për Ramiz Alinë dhe e njihja vlerësimin jo të mirë që kishte Haxhiu për Ramizin.

Edhe tani pikërisht këtë gabim Apostoli e të tjerë përpiqen ta keqpërdorin, por tashmë pas vdekjes  për një luftë politike të kthimit mbrapa në vitin 1991, për të nxitur sherre të reja midis njerëzve, për të pickuar forcat e ndryshme në Shqipërinë e Veriut. Prandaj është botuar intervista e mbajtur fshehur. Prandaj ka qenë dërguar Apostoli edhe tek Haxhi Lleshi si tek të intervistuarit e tjerë që t'u merrte një rrëfim të fundit për ta përdorur komunizmi konservator kur t'i duhej, pas 10 vitesh siç po ndodh. Kur lexova intervistën duhej ta bëja pyetjen: Çfarë ka qenë Apostoli kur ka marrë intervistat? Vetëm gazetar? Është pak e besueshme. Tre vëllezërit Apostoli duket kanë pasur e kanë rol më të madh se të gazetarit, bejtexhiut politik dhe sig urimsit të rëndomtë.

 

Pse më sfidoi fqinji me thartirë "inervistash të konservuara"?

 

Unë kam arsye të mjaftueshme parimore e personale që të shprehem për intervistën e Apostolit, sidomos të konsideroj shumë qëllimkeq e provokues komentin e tij hyrës.

Atje Apostoli ka përmendur mikpritjen tradicionale malsore të Haxhi Lleshit, gjë që është shumë e vërtetë, por që njerëz si Apostoli as e kuptojnë dot as e respektojnë dot. Është e vërtetë dhe ka bërë mirë që e ka përmendur minoritarin nga Gjirokastra, i ka shërbyer me besnikëri Haxhiut dhe i hapte derën Apostolit kur shkonte për vizitë. Por Jani ka të drejtë të mos i vijë mirë që nuk ia ka përmendur emrin.

Pastaj Apostoli shkruan: "Në njërin nga këto takime, në vend të stilografit nxorri një stilolaps të bukur, të cilin e la mbi fletët e daktilografuara, pasi mbaroi punë. Nuk kisha parë kurrë tjetër të tillë ndaj e mora instiktivisht dhe nisa ta vërtisja nëpër duar. Plaku u zu ngushtë. "Më vjen keq, më vjen shumë keq që nuk mund ta dhuroj më tha jo pa njëfarë trishtimi. Po dhe për mua, ky është një kujtim i shtrenjtë. Ma ka dërguar nga Amerika miku im Abdi Baleta, për të cilin jam kujdesur shumë që në bangat e shkollës". Nuk më kujtohet gjë tani se çfarë ka qenë ai stilolaps. Me siguri nuk ka qenë ndryshe nga ata që prodhohen nga njerëzit, por i gjori Apostol e  ka pasur nga babëzia gjithë atë habi. Më erdhi dhe mua keq q ë Apostoli është treguar kaq i pasjellshëm atëherë dhe kaq i pavirtytshëm tani.

Kur e lexova këtë paragraf, ndonëse e dallova retushimin e falsifikuesit ndjeva kënaqësi që Haxhi Lleshi edhe disa vite pasi ishim bërë "armiq politikë" vazhdonte të më quante "mik i shtrenjtë" dhe çmonte atë stilolaps sa nuk ia dha as një të përjarguri për të. Do të më vinte shumë mirë sikur të sigurohesha se Haxhi Lleshi kur është rrëfyer para (anti)priftit komunist Apostol Duka ka thënë vërtetë se " është kujdesur për Abdi Baletën qysh në bangat e shkollës". Por mendoj se Haxhi Lleshi nuk i ka thënë këto fjalë, sepse nuk ka qenë njeri që mburrej me të tilla gjëra, aq më tepër nuk kishte  përse  të mburrej sepse edhe unë i kam shpërblyer të gjitha përkujdesjet që ka treguar Partia e Punës dhe udhë heqës të veçantë që të bëhesha ai që u bëra, duke përfshirë edhe qëndrimet që mbajta  duke kaluar në anën e demokracisë.

Haxhiu nuk kishte përse të më thumbonte mua kaq tërthorazi para një gazetari kur ai vetëm 3 vite më parë kishte shkuar deri në fshatin tim për të më linçuar politikisht si tradhtar. Dyshimin tim se është Apostoli që ka bërë retushimin e mësipërm të fjalëve të Haxhi Lleshit e përforcon komenti vijues i Apostolit kur fillon të flasë për zhvillimet e vitit 1991, për fushatën zgjedhore para 31 Marsit kur unë për Haxhi Lleshin u bëra me të vërtetë nga "miku i shtrenjtë" një armik që duhej  sulmuar me çdo mjet. Unë kam shkruar me kohë për këto. Dhe Apostoli i di këto. Por ka marrë përsipër të gënjejë e falsifikojë faktet.

Prandaj pasi përshkruan si e sulmonin Haxhi Lleshin në vitin 1991 thekson :" Dhe midis atyre që e sulmonin dhe e anatemonin më ashpër ishte miku i tij  shtrenjtë që i kishte dhuruar dikur atë stilolapsin e veçantë. Ishte kohë çudirash, ishte diçka që nisi si një teatër absurd dhe pastaj shumë nga njerëzit, në të dy krahët e politikës hoqën dorë nga skena dhe nisën të luanin në jetë, në mitingje, në mbledhje partie, në seanca parlamentare deri dhe në vizita familiare e bisedat me njerëzit e thjeshtë, ca role prej vërteti, sepse rruga drejt pushtetit tashmë ishte krejt e hapur…". Kështu njeriu i absurdit të atëhershëm dhe i absurdit të sotëm, Apostol Duka, përpiqet të denigrojë lëvizjen demokratike të vitit 1991 edhe më poshtërsisht se sa e bën in në atë kohë kalemxhinjtë e "ZP-së" dhe vullnetarët shoqatës së Enverit. Për këtë shfrytëzon nxjerrjen nga kavanozi të intervistës së konservuar me Haxhi Lleshin.

Më në fund me këto radhë Apostol Duka ka arritur të zbulojë një fytyrë që të paktën kur kryqëzohej në shkallë apo në rrugë me mua është munduar ta fshihte. Më në fund Apostol Duka ka arritur të derdhë një mllef që e ka mbajtur në kavanozin e shpirtit të tij prej 13 vjetësh për atë që është bërë dhe që unë kam bërë në vitin 1991. Do të shkoj këto ditë në apartamentin tim të mëparshëm të shoh se mos të vjellat e Apostolit kundër demokracisë dhe kundër meje janë ende nëpër shkallë.

Apostol Duka si fqinji im qysh nga fillimet e demokracisë duhet të dijë se unë kam bërë veprimtari të dëndur politke pikërisht atje, në banesën time, dy kate poshtë Apostolit. Në rast se nuk e di atëherë nuk paska qenë vigjilent i madh i partisë së tij sikurse hiqet në intervistat e konservuara. Duhet të dijë që kurrë nuk kam bërë veprimtari mburravece me armë siç bënë simpatizuesit e tij në shkallën tonë në Mars të vitit 1997. Unë nuk kam menduar , as jam i prirur të mendoj se fqinji im Apostol mund të ketë pasur dorë në organizimin e të shtënave me automatik para dritareve të mia apo në shesh-pushimin e shkallës para derës së apartamentit tim. Kodi im i sjelljes fqinjësore nuk më lejon të kem dyshime të tilla. Nuk e kam pyetur atë ndonjëherë, si më i besuari politikisht i revanshistë ve socialistë në lagje, nëse kishte pasur dijeni për atë fqinjin nga pallati përballë që natën e trazirave të 11 Marsit u krenua me të shara kundër meje, por qysh të nesërmen  nuk guxonte më të kalonte as para pallatit sepse e mori mesazhin e duhur. Apostoli nuk duhet të harrojë se i kemi parë ato që janë bërë. Nuk harrohen. Nuk harrohen as ata që në shkallën tonë u vunë në lëvizje dhe nisën të grumbullonin përsëri armë natën që u vra Azem Hajdari.

Nëse tani ka marrë rolin që në vitin 1991 Sofokli Lazri ia kishte ngarkuar Thanas Mustaqit në Durrës të bënte shpifje e sulme ndaj meje është punë për të. Pas intervistës së  konservuar me Sofokli Lazrin ku Apostoli tregohet fanatik i Sofos e kuptoj më mirë përse fqinji im më ka gostitur me thartirën e intervistave të tij të konservuara. Duket edhe nga varri Sofo u dërgon porosi ushtarëve të vet që vazhdojnë punën e nisur nga Thanas Mustaqi në "Adriatiku" të Durrësit, që më pas e zgjeroi në "ZP". Më pas edhe gazeta të tjera të të majtës e të djathtës. Siç kam vepruar ndaj tyre do të bëj dhe me Apostolin, vazhduesin besnik të verës propagandistike të Sofo Lazrit..

 

Nuk mund të  lë komshiun në mëkatin e gënjeshtrës.

 

Tani dua që lexuesi të dijë se Apostol Duka në komentin që ka bërë si hyrje për intervistën e Haxhi Lleshit, ku u referohet marrëdhënieve të mia me të intervistuarin  e tij gënjen e provokon në mënyrën më të paturpshme dhe të ndyrë.

Unë në vitin 1991 nuk kam bërë sulme kundër mikut tim që e kam respektuar dhe ai më ka dashur, Haxhi Lleshit. Por edhe sikur të bëja nuk do të ishte as mëkat as turp se kishim hyrë në luftë politike të ashpër të hapur. Më ka ardhur keq që Haxhi Lleshi  u vu në shërbim të skemës Alia-Godo për Këshillin Presidencial antikushtetues. Në mbrëmjen e 22 Shkurtit 1991 në ballafaqimin e egër me shtabin operativ të grushtit të shtetit në Shkollën e Bashkuar e kam cilësuar antikushtetuese idenë për krijimin e Këshillit Presidencial dhe i kam paralajmëruar oficerët puçistë se do të mbanin përgjegjësi për dëmin që po i bënin Shqipërisë dhe demokracisë që sapo niste. Transkriptimet e debateve janë botuar në gazetën "Aleanca" 5 Janar 1995. Kjo patjetër më v inte në pozita armiqësore dhe me Haxhi Lleshin. Por janë roli që kam luajtur dhe ndikimi që kam ushtruar në ngjarjet e asaj kohe që tërbojnë edhe sot pasuesit e Sofokli Lazrit e të Ramiz Alisë si Apostoli dhe jo "pabesia" ime ndaj Haxhi Lleshit.

E vëreta është se Haxhi Lleshi pasi u vu në dispozicion të skemave politike të Ramiz Alisë ka bërë ndaj meje gjëra që nuk i takonin dhe nuk i kishin hije. Unë isha i lirë të zgjidhja rrugën time politike, pavarëisht se çfarë postesh kisha pasur e kush më kishte ndihmuar të isha në ato poste në kohën e pushtetit komunist, sa miqësi kisha me Haxhi Lleshin. Kurse Apostol Duka edhe sot, pas 13 vitesh nga ajo kohë, kur shumë mendësi politike në Shqipëri kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore, deri tek elementë konsevatorë, mbetet i gozhduar në atavizmat e komunizmit konservator enverist dhe  përpiqet të denigrojë "renegatët e Partisë së Punës", sulmon Abdi Baletën se mori pozicion të ndryshëm politik nga miku i tij Haxhi Lleshi. Apostol Duka sot në K orrik të vitit 2004 përpiqet të ringjallë atë frymë të shëmtuar politike që përhapte "Zëri i Popullit" gjatë fushatës zgjedhore të parë pluraliste në Shqipëri.  Për të ditur saktë si ka vepruar ndaj meje në atë kohë Haxhi Lleshi Apostoli dhe kushdo tjetër le të lexojë tekstin e një mallkimi kundër meje që nënshkruan një grup kuadrosh dhe fshatarësh të kooperativës bujqësore "Zoja Çurre" të Matit ku përfshihej dhe fshati im, Guri i Bardhë. Ky mallkim është botuar në gazetën "Bashkimi" më 20 Shkurt 1991. Në TV është transmetuar një natë më parë dhe unë e kam dëgjuar në mjediset e grevës së urisë së studentëve, ku kam pasur një rol të veçantë që besoj Apostoli e di.

Nën titullin "Nuk përkrahen kërkesat e studentëve" janë dy tekstet e telegrameve të dërguara nga fshati im Gur i Bardhë dhe që ishin miratuar nën diktatin e Haxhi Lleshit, i cili në mes të dimrit me gjithë moshën e madhe ishte ngjitur me roje të armatosura deri në majë të malit të bënte presion që bashkfshatarët e mi të nënshkruanin një dokument ku theksohet : " Distancohemi nga mendimet e shprehura kohët e fundit në organet e propagandës nga biri i fshatit tonë, Abdi Baleta. Si gjithmonë do të forcojmë kooperativën për të shkuar në zgjedhje të Kuvendit Popullor me detyra të realizuara".( Vijojnë 24 nëshkrime servilësh, ose njerëzish që as ua morën mendimin e nënshkrimin). Në atë mbledhje të kuadrove të kooperativës Haxhi Llehsi më ka shpallur agjent të CIA-s amerikane. ( titull nderi që tani e lakmojnë ta marrin  shumica e politikanëve dhe e gazetarëve shqiptarë). Përveç atyre që nënshkruan në atë mbledhje ka pasur dhe njerëz guximtarë, nga fshati ose nga vise të tjera, që e kanë kundërshtuar Haxhi Lleshin. Pas asaj mbledhjeje Haxhi Lleshi nuk ka shkuar në shtëpinë time , të mikut, tek xhaxhai im që e ka pasur roje personale kur u bë sëpari kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, por ka marrë rrugën nëpër përrenj për të shkuar në shtëpinë e njëfarë Sali Lasku, shok i im i fëmijërisë, që kishte marrë përsipër bashkë me Hysen Hysën e ndonjë tjetër të drejtonin fushatën kundër meje në fshat. I pakënaqur me kaq Haxhi Lleshi ka organizuar një mbledhje të punëtorëve të Uzinës së ferrokromit në Burrel ku punonte vëllai im që ta detyronin të distancohej publikisht nga qëndrimet e mia. Përgjigja e vëllait tim ishte e prerë; ju dorëzoj dokumentin e anëtarit të PPSH-së po këtë nuk e bëj. U mbështet nga shumica e   punëtorëve. Kur është kthyer në Tiranë nga ky udhëtim Haxhi Lleshi i ka telefonuar një familiarit tim me të cilin ka luftuar bashkë në zonën e Dibrës e të Maqedonisë duke kërcënuar : "këto punë i ndan pushka" dhe ka marrë përgjigjen që jepet në raste të tilla.  Pastaj një natë para votimeve Haxhi Lleshi që nga Dibra ku ishte në fushatë ka telefonuar në Berat duke dhënë porosinë : "le të fitojnë të gjithë kandidatët e PD-s në atë rreth, por të mos zgjidhet Abdi Baleta". Ndodhi e kundërta. Në13 zona të Beratit fituan kandidatët e PPSH-së dhe vetëm në zonën ku isha unë fitoi PD-ja.

Di ndonjë rast tjetër Apostoli që të ketë ndodhur kështu në vitin 1991?! Di apo nuk di pak rëndësi ka tani. Këto i shkruaj për të thënë se sa provokues e mashtrues është treguar Apostol Duka.

 

Apostol Duka zëdhënës hakmarrjesh komuniste e agjenturore ataviste

 

Përse vallë? Me siguri për disa arsye. Konservatorët e PPSH-së ende vazhdojnë që luftën më të egër ta bëjnë kundër renegatëve të PPSH-së që hynë në lëvizjen demokratike në vitet 1990-91 pa lejen e Partisë e Ramiz Alisë, pa mision të ngarkuar nga Sigurimi dhe agjenturat e  huaja që ende komandojnë politikën shqiptare. Kurse me Sali Berishën e kryesinë e PD-së që u caktua atëherë, me Sabri Godon e shumë të tjerë e kanë gjetur llafin për bukuri në çdo kohë dhe e gjejnë edhe tani. Duket tani në vitin2004, si në vitin 1991 shqetësohen vetëm për atë që thonë e mund të bëjnë ata që në lëvizjen demokratike hynë pa leje e pa misione si ato që kanë përmbushur gjatë 13 viteve.

Është hakmarrja ataviste e komunistëve konservatorë që nuk shuhet, që ruhet e mykur deri në kavanozat si ato që rreshton Apostol Duka me intervista të konservuara. Një arsye është se shtabe që manipulojnë me këta komunistë konservatorë duan sërish të përdorin emrin e kujtimin e Haxhi Lleshit, sikurse e përdorën në vitin 1991 për të goditur kundërshtarët politikë. "Nderimet' që i bën Apostoli i Lunxhërisë Haxhiut të Dibrës janë po aq hipokrite dhe dinake sa  nderimet që i bënin komunistët labo-gjirokastritë kur u duhej për të ndjerë veten më të garantuar në veri. Edhe tani një nga synimet e Apostolit dhe gjithë "apostujve" të klaneve komuniste labo-gjirokastrite është që gegëve t'u bëjnë të tilla peshqeshe grindavece.

Pastaj duket se diçka ka ndodhur që unë nuk e kam marrë vesh ende përderisa kohët e fundit është rikrijuar një front i përbashkët nga komunistë konservatorë të pandryshuar e të pandryshueshëm deri tek komunistë të reformuar në socialistë e në demokratë berishistë, apo edhe "të djathtë" për të më sulmuar njëherësh, ndonëse unë tani nuk jam as person aktiv në politikën e përditëshme e në luftën për pushtet, as kam mundësira të mëdha propagandistike, as kam shpallur ndonjë ambicje të veçantë për betejat ku do të zhyten shqiptarët sipas skemave që kanë përgatitur agjenturat e huaja për vitin zgjedhor që po fillon. E megjithatë brenda një kohe të shkurtër janë hedhur në veprim Sadik Bejko ( që hiqet i djathtë), Kastriot Myftaraj që zhgërryhet në të gjjtha gjirizet agjenturore kur është puna për të më sulmuar mua, Albert Kotini, "nacionalist" nga e djathta, disa "dashamirë" të panjohur më parë që më çojnë letra t'i sqaroj për probleme të mprehta, ose që vijnë më takojnë gjoja për të më pyetur për mend dhe pastaj zënë të më pyesin për provokim.

Disa  vërdallisen rreth çështjesh që i kam sqaruar me dhjetra herë. Disa si me keqardhje më qortojnë se nuk po bëj sa duhet, nuk po vihem të udhëheq njerëzit e etur për ndryshim, po rri mënjanë. Disa janë të pakënaqur që nuk gjej rrugë të bashkohem edhe një herë si në vitin1991. Ndonjëri thotë se po të dal në  bazë do të habitem sa dashamirë kam, ndërsa po të bashkëpunoja dhe një herë me Berishën do të shpëtonte  Shqipëria. Apostoli dhe "apostujt" e klaneve të vjetra e të reja të hegjemonizmit labo-gjirokastrit në Shqipëri mbase mbledhin informacione të shumta alarmuese të kësaj natyre që po lëshojnë Dukën në sulm.Berishianët gjithashtu me paranojën e tyre mund të alarmohen, sidomos tani që është shpallur dhe ''Lëvizja për zhvillimin kombëtar" dhe hedhin në sulm të ri bejkot e myftarkat.

Njëra palë më sulmon se nuk i kam qëndruar besnik Haxhi Lleshit, domethënë variantit më konservator të komunizmit në Shqipëri. Pala tjetër nëpërmjet myftarkave lëshon mufkat se kam qenë shumë i lidhur me Haxhi Lleshin. Një palë është e zemëruar pse nuk luftoj si të tjerët për pushtet, madje dhe më kanë qortuar pse kujdesem për të mbetur shumë i ndershëm se kështu penguakam luftën e atyre që janë për të marrë pushtetin me çdo kusht, por pa dhunë. Një palë më sulmojnë pse përpiqem të jem idealist se me idealizëm nuk u bëka gjë, po duhet me të hedhur. Kurse unë vështroj, dëgjoj, më vjen keq por edhe qesh.

Më la të habitur një dashamir kosovar i "Rimëkëmbjes" që banon në Kanada kur erdhi enkas nga Prishtina të na takonte me këtë rrëfim: "Kur ishim në kampin e Stankovcit në vitin 1999 bisedonim në grupe për politikën e politikanët shqiptarë. Secili ishte adhurues i dikujt, kundërshtar i dikujt. Kur u përmenda emrin e Abdi Baletës në një rast në një grup, dy të rinj u hodhën përpjetë te revoltuar "Jo bre se ai është ekstremist e do me na futë në luftë. E ne të gjithë ishim të dëbuar të luftës që tashmë kishte filluar".

Mund të jetë sërish një arsye specifike që po përballemi me këto sulmet e fundit. Mekanizmat e huaja bëjnë herë pas here anketime të fshehta. Një anketim i tillë në Maj të vitit 2001 më kishte nxjerrë me më shumë pikë se ata që komandojnë politikën shqiptare. Në Shtator të vitit 2001 u vu në qarkullim palolibri i Kastriot m… me 300 shpifje e shumë fyerje kundër meje. Është e çuditëshme sesi të tjerët të japin peshë që ti e mendon se nuk e ke, të kanë frikë kur ti as ke ndërmend se po bën ndonjë gjë që i kërcënon ambiciet e tyre. Me sa duket deri tani nëpërmjet "Rimëkëmbjes"e "Bota Sot", të vetmet mjete propagandistike që kemi, ekipi ynë i vogël paska bërë punë e paska ushtruar ndikim shumë më të madh sesa kujtojmë ne. Pas Sadik Bejkos, Apostol Dukës, Albert Kotinit ( për paradoks të gj ithë nga Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Përmet) do të shohim edhe emra të tjerë të rinj në listën e atyre me të cilët detyrohemi të replikojmë e polemizojmë. Kurse myftarkat e mutfarkat do të vazhdojnë të lëshojnë të njëjtat mufka e gjepura.

Për ne që nuk përfshihemi në luftën për pushtet, sepse nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e një pushteti kuisling, sipas skemave të sunduesve kolonialistë të huaj e agjenturave të huaja duket viti zgjedhor po fillon më i vështirë se për taborret e kolaboracionistëve që presin të marrin ylyfetë e majme nga kjo luftë e pandershme, pise në kurriz të kombit e të atdheut.

Apostol Duka na e bëri një shërbim se na kujtoi që edhe pse nuk jemi në frontet e luftës zgjedhore si në vitin 1991 duhet të përgatitemi për beteja të ashpra në fushën e mendimt politik si në vitin 1991.

 

10 Korrik  2004                                                      Abdi Baleta

 

 

 

 

KRYQËZATA E LUFTËS SË TËRBUAR  NGA BRENDA E  JASHTË

KUNDËR ZOTËRI ABDI BALETA. PSE?

 

 

Një lukuni e tërë zagarë të nxitur e paguar nga brenda dhe nga jashtë Shqipërisë, pa pushim shkruajnë e propagandojnë me gjithfarlloj poshtërsish kundra zotit A.Baleta, duke hedhur baltë mbi këtë figurë të pastër, pa njolla e mëkate, një atdhetar, intelektual, publicist dhe shqiptar i vërtetë, duke derdhur vrer si gjarpërinjt, duke e akuzuar me gjithfarëlloj shpifje, trillime dhe intriga nga më të ndyrat, siç janë: “Ka qënë agjent i Sigurimit, është nacionalist ekstremist, -skizofrenik (term i fabrikuar nga vllehu B.Londo), është agjent i Iranit si dhe i vëndeve Arabe Islamike, antieuroatlantik, përçarës i të ashtuquajturës “e djathta demokratike (që as ka qënë ndonjëherë dhe as ekziston, ka pas ekzistuar formalisht, sa për emër, dhe jo me veprime konkrete, por me llogje, llafe dhe pr emtime boshe]. Atë rrugë tradicionale po ndjek edhe sot, është përçarës i të ashtuquajtur unitet kombëtar jug-veri, prishës i marrëdhënieve miqësore me shtetet fqinjë (nënkupto sllavo-grek), ka pasë dalë dëshmitar në gjyqin e ish ministrit të jashtëm Nesti Nase, nxitës i idesë së Shqipërisë së Madhe, ka qenë përçarës dhe ka goditur mërgatën politike jashtë atdheut, ka qenë ambasador në OKB-ë, ka qenë kryetar gjykate në Pogradec (d.m.th sipas këtyre monstrave, edhe pse kishte kryer shkëlqyeshëm dy fakultete Diplomaci dh e Juridik, duhej të ishte ndonjë brigadier ose e shumta ndonjë kryetar kooperative bujqësore), babai i tij ka qenë agjent i fashizmit dhe i Jugosllavisë. Edhe deri te gjoja martesën e vajzës së tij në Turqi për qëllime komerciale, vajza është në punë në Serbi! Etj."

Të gjitha këto shpifje e trillime të ndyra prej rrugaçësh, fryhen e pompohen nga daullet e medias së shkruar, sidomos nga gazeta plakë “Zeher i Popullit” (pasi popullin as e ka përfaqësuar dhe as mund ta përfaqësojë kjo paçavure mashtruese), dhe “Koha Jonë” e N.Lehësit dhe Frrok Nikos Gaxojanis, ajo “24 orë”, “Lajmëtari”, “Alternativa SD”, “RD-ja”, “Balli i Kombit”, komunistja “Iskra-Atdheu”, “Ora e Shqipërisë” një gazetë në Prishtinë etj.

 

Lakejt-zagarë, daullexhinj, nga brënda e jashtë.

 

Këta janë një tufë shajka mercenarësh, të përgatitur, të instruktuar e të paguar nga brenda dhe jashtë sikundër mund të përmenden disa prej tyre: Greku Panajotis Barka i famëkeqes OMONIA-s, B.Fasko i PPSH-së, vlleho-greku Thanas Mustaqi, anonimi Braho Dunavati, shqiptaro-malaziasi M. Dobrovoda, N.Lehësi, “majori Frrok Çup Gejxhi”, A.Frangaj, Ylli Rakipi, A.Baçe, komunisti B.Fevziu, Kiço dhe Ben Blushi, S.Braho, P.Dhimitri, Niko Kirka, S.Shkupi, F.Noci, M.Bregu, Sigurimsi – persekutor N.Tozaj, B.Islami, P.Shyti, S.Vaqari, A.Gjergo, Sh.Rroqi, G.Medolli, M.Quksi, i vetquajturi fashist P.Kalakulla, P.Bidoshi, N.Spathari, miku i Sali Berishës Luan Malltezi, Dom N.Noga, vllehu B.Londo, M.Nano si dhe me dhjetra të tjerë që nuk ia vlen t’i përmendësh. Dhe në krye të kësaj lukunie tellallësh “ lezetin dhe kapakun” ja vë një farë Kastriot Myftaraj me baba anonim,me paçavurelibrin “Nacional-islamizmi shqiptar Baleta-Feraj”.

Tellallë të nxitur e paguar nga jashtë: një farë E.Bardha dhe N.Kirka në SHBA; K.Gazidede dhe Fazlli Hamiti në Prishtinë dhe “Nderi i Kombit” Ismail Kadare në Paris.

Siç shihet, lista e lukunisë së tellallëve është e gjatë e kalon numrin 40, sulmet gjithashtu me goditje të përqëndruar , të kryqëzuara nga brenda e nga jashtë me të gjithë arsenalin e armëve dhe mjeteve, është e dëndur, me të gjitha armët e mjetet në dispozicion sikurse vënia në funksionim e të gjithave mediave të shkruara, shtëpi botuese si Albin e S.Dedes për të “famshmet”, paçavure libra të K. Myftaraj, që nga Vatikani në Itali, Kosovë dhe këtu në Shqipëri.

Sikurse duket açik që shumica e monstrave që shënohen në këtë listë “sulmuesish” janë laramanë, ca nuk janë fare gjakshqiptari ca të tjerë janë ish-të përkëdhelurit e famëkeqit Sigurim, të dalë nga e njëjta mitër e përgjakur, ushqyer me gjirin e ulkonjës PPSH.

 

 

Pse, dhe nga kush drejtohet kjo kryqëzatë?

 

Është fare e kuptueshme se në cilat guzhina dhe ofiçina gatuhen dhe fabrikohen tërë ky arsenal i fëlliqur, sulmi i tërbuar, tërë kjo kënetë e ndotur me shpifje e trillime nga më monstruozet, kundër zotërinjve Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj, kundër fesë së besimit Islam, kundër idesë së nacionalizmit dhe në tërësi kundër çështjes kombëtare shqiptare. Edhe deri në veprime tepër të ndyra komunisto-fashiste, duke hedhur trakte në Kosovë dhe në Shkodër!!!!!... Këta traktofëlliqësira, këta krimba e minj, që ushqehen andej nga llagëmet e Athinës, Beogradit, Moskës, Vatikanit etj...Këta fundërina jo vetëm lëkurën por edhe shpirtin ia kanë shitur shejtanit, çmenduria e tyre ka arritur deri aty, sa të përgojojnë e të shpifin, duke hedhur baltë mbi dy figurat – rilindasit e kombit shqiptar të n dierit dhe të ndriturit Sami Frashëri dhe Ndre Mjeda. Këta i tërbon si djajtë ajo thirrja brilante e Pashko Vasës “Feja e shqyptarit është shqyptaria”.

Traktofëlliqësirat, me të cilat na bëjnë thirrje të braktisim fenë Islame dhe të kthehemi në atë “të të parëve tanë – katolike?!”. Të gjithëve këtyre zagarëve të shitur, u shtroj pyetjet: Në qoftese me të vërtetë janë shqiptarë, a e kanë studjuar historinë e lashtësisë të kombit shqiptar? Dhe nëqoftese po, çfarë feje kanë patur të parët tanë iliro-pellazgët, para 1700, që u ngjiz feja katolike, si dhe para 2000 vjetësh se të sajohej feja ortodokse?.....Apo sipas radakes së tyre të çoroditur, sa herë që vendi ynë është pushtuar nga fuqitë perandorake të ndryshme na është imponuar të ndërronim fenë e të parëve tanë? Dhe larg e tutje, po na ndodhi prapë ndonjë pushtim sllavo-grek, sipas këtyre, duhet ta ndërrojmë fenë nga Islame në katolike dhe mandej në ortodokse? Pse gjalloni e bëni hije tokës kot more derdimenë??...

Kjo kryqëzatë, kjo çorbë e ndyrë, e helmatisur drejtohet e gatuhet në laboratorët dhe guzhinat e fëlliqura të Athinës, Moskës, Beogradit, Romës, Parisit etj, kurse nga brenda gatuhet dhe nga këlyshët, zogjt e qyqes e të skiles R. Alia dhe ledit Makbeth, N. Hoxhës, nëpërmjet merimangës së zezë famëkeqit Sigurim, me emër të ri SHIK apo SHISH, quaje si të duash. Pikërisht në ato guzhina e grazhde e kanë lidhur gomarin të gjithë tellallët, sikurse edhe pushtetarë, politikanë, liderë të të ashtuquajtura partiçka politike, të cilat pasi e dogjën, e vodhën, e vranë, e kanë shtrirë në arkivol të mjerën Shqipëri, kanë 12 (tani u bënë 14 vjet Redaksia) vjet që po e mbajnë peng, duke u grindur e kacafytur si uqërit midis dy partive kryesore PD-PS, si dhe brenda midis llojit, klaneve grupimeve ha jdut e mafiozë. Tani kohët e fundit kanë filluar me “pajtime e përqafime” sipas urdhërave të padronëve sllavo-grekë, për të çoroditur, ndarë e përçarë dhe varfëruar si mos më keq këtë vend.

Tani janë mbledhur e grupuar së bashku si korbat e cjocicjokat në kërmë, dhe po i zhvasin jo vetëm mishin e lëkurën kufomës Shqipëri, por po i brejnë e thyejnë edhe kockat, me ato veprime, qëndrime, deklarime të tyre antikombëtare si “Nuk jemi për ndryshimin e kufijve” (thënë më shqip, nuk jemi për bashkimin kombëtar), jemi për integrimin Euroatlantik, jemi kundër Shqipërisë së Madhe, jemi kundër nacionalizmit me turlifarlloji emrash të stisur si “ekstremist”, “primitiv”, “arkaik”, “fashist”, “islamik”, “komunist”, “vulgar”, “skizofrenik”, “folklorik”, “zhirinoid” etj, jemi për atë “qytetar”. D.m.th. e kuptuar troç në shqip, për internacionalizmin proletaro-kozmopolit.

Po atëhere po i pyesim këta shokë-zotërinj, po me atë ultrnacionalizmin shovinist sllavo-grek pse janë dakort këta? Këta jo vetëm që janë dakort dhe i mbështesin këta ultranacionalistë por që andej i marrin urdhërat, listat e kabineteve qeveritare, bile andej kanë gjetur portën dhe urën për të vajtur në Europë. Po kështu me urdhër nga Athina, para pak ditësh gospodar Majko nënshkroi edhe traktatin me Greqinë për t’u dislokuar forca ushtarake greke në bazat tona me të rëndësishme ushtarake detare! Po kështu kanë punuar dhe po punojnë intensivisht për kolonizimin e plotë dhe de jure nga Greqia, pasi qëllimisht është paralizuar krejtësisht veprimtaria prodhuese e vendit, kaq sa edhe kripa, tullat, çimentoja, qepët , speckat, domatet etj. importohen nga Greqia.

Pikërisht nga sa para thamë, këtu e ka burimin gjithë ai mllef e urrejtje patologjike, ai helm që derdhet çdo vit kundër zotërinjve Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj, si të vetmit intelektualë shqiptarë të cilët me shumë fakte e dokumente historike ua kanë çjerrë maskat ua kanë nxjerrë të palarat në shesh, u kanë zbuluar intrigat dhe planet e fëlliqura armiqve të tërbuar shekullorë shovinistëve sllavo-grekë, por edhe miqve dhe aleatëve të tyre europianë, që i mbështesin ata në planet e errëta aventureske. Vetëm në dy gazeta kombëtare “Rimëkëmbja” dhe “Bota Sot” janë bërë të qarta të gjithë botës planet dhe synimet grabitqare greko-serbe që thurrin e veprojnë intensivisht kundër vendit tonë.

Pra u ka ngecur sharra në gozhdë: te binomi Baleta – Feraj, prandaj edhe janë tërbuar të gjithë antishqiptarët nga janë e nga s’janë nga brenda dhe nga jashtë dhe kanë hedhur në sulm tërë legjionet detashmentë mercenarët, një lukuni zagare dhe gjithfarë mjetesh kundër tyre. Shtrohet pyetja: po treshja Nano-Berisha-Meksi, a kanë gisht në këtë kryqëzatë lufte kundër zotit Baleta dhe a i nxisin dhe i sponsorizojnë këtë hordhi zagarësh? Po, kanë sponsorizuar dhe janë nxitësit kryesorë nga këtu brenda. Dhe nuk e them me hamëndje unë këtë, por janë një sërë faktesh që e vërtetojnë këtë. P.sh. kush i sponsorizon shtypjet e librave-paçavure të një farë Kastriot Myftaraj, këtij monstre të papunë, frekuentuesi të çdo lokali të shtrenjtë, ku ha dhe me se jeton ky yrnek? Po kohën ku e gjen ky që gjoja shkruan ato libra-paçavure, sepse ky tërë kohën e kalon andej nga Rogneri, Guva e Qetë, 15-Katëshi, hoteleve dhe moteleve duke u marrë me intriga e thashetheme. Unë jam më se i bindur që ato libra paçavure janë detajuar e shkruar nga “grupe pune” sipas porosive që jepte PPSH-ja dhe diktatori E. Hoxha: pasi edhe përmbajtja e tyre kuptohet lehtë edhe nga lexuesi i thjeshtë duken që janë qepur me penj të zezë në copë të bardhë, tërë paradokse, kontradiktore dhe me vetdemaskime etj.

Po kështu gati në çdo faqe, të atij libri-paçavure jo vetëm që del si zëdhënës dhe avokat i Sali Berishës, por duke shpifur e trilluar, tregon edhe biseda intime apo dialogje që janë bërë vite më parë midis Abdi Baletës dhe Sali Berishës. Nga i ka dëgjuar ky ato biseda, nga fshati Sovjan i Korçës? Zoti Sali Berisha nuk reagon fare por pranon edhe avokaturë dhe lejon të përgojoset nga një njeri tepër ordiner si K. Myftaraj.

Sali Berisha ka qenë në dijeni me kohë, që nga viti 1991, që zotin A. Baleta e kanë sulmuar e luftuar hapur edhe fshehtazi – tinëzisht nga shumë zagarë në çdo drejtim. Bile edhe vet Sali Berisha ka marrë pjesë direkte në këtë kryqëzatë të ndyrë mafioze, sa që thërriste njerëz të ndryshëm dhe gazetarë dhe në formë “porosie” i urdhëronte duke u thënë “distancohuni nga A. Baleta se ka qenë agjent i Sigurimit!”. Po kështu kur dikush sugjeronte, apo propozonte për ta vendosur në iks-funksion qeveritar, ky ia priste shkurt: “S’mund ta vendosim se nuk duan e nuk na lejojnë të huajt!”, d.m.th. Athina e Beogradi.

Po A. Meksi ç’bëri? Ku ishte para 10 viteve, kur një sërë gazetash e kanë denoncuar publikisht të jatin e  tij se ka qenë oficer grek? Pse nuk reagoi qysh atëhere ky për të përgënjeshtruar këtë por u mendua pas 10 viteve në vigjilje të këtij vrundulli sulmesh që kanë shpërthyer kundër zotit Baleta? Biles edhe duke e hedhur në gjyq e duke kërkuar dëmshpërblim moral 100.000 dollarë. Pra, kjo padi gjyqësore ishte edhe për t’u dhënë zemër lukunisë së tellallëve nga polemika dërrmuese që po u bën zoti Baleta. O Zot! Na ruaj nga lakmia, intrigat dhe dinakëria greko-serbe.

Mandej, vet padashur K. Myftaraj, e pohon me gojën e tij që nxitet nga Sali Berisha ose nga mëkëmbësit e tij ku jo vetëm mohon prejardhjen e tij nga Sovjani i Korçës por u vetquajt “Tropojan”. Prite ndonjë ditë kur të vetquhet “Gjinokastrali”, si ca kohë më parë që prezantohej si “Elbasanlli”.Gjithashtu edhe libro-paçavuret ia kanë shkruar gegënisht, sigurisht nga ndonjë tropojan nga sejmenët e Sali Berishës.

Si këto fakte ekzistojnë edhe mjaft të tjerë, sidomos për Meksin, lidhur me historinë e asaj tokës-truall prej 1.5 dynym pronë e familjes Vokopola, te ish-vilat e Bllokut famëkeq, aty ku po shinte çdo vit A. Meksi, i cili i kishte shtënë kthetrat dhe nuk po e lëshonte atë tokë. Këto të gjorat familje e dinë se ç’tmerr Odiseje hoqën 5 vjet rresht nëpër dyert e gjykatave. Më në detaje , në të ardhmen do ta trajtoj këtë problem.

 

 

Përse nuk u vërsul kjo lukuni atyre që e vodhën, e dogjën dhe po e shesin Shqipërinë?

 

 

Për të mos u zgjatur dhe për të qënë korrekt dhe i kuptueshëm për lexuesin, por edhe për të gjithë lukuninë e zagarëve dhe të atyre që i paguajnë e ndërsejnë, po u drejtohem me disa pyetje siç janë: Me ç’qëllime e motive janë vënë kaq shumë në sëkëlldi në luftë kundër zotit Baleta.

Në qoftë se kjo maskaradë bëhet për të mbrojtur çështjen kombëtare dhe demokracinë, pse nuk u vërsulen atyre të ashtuquajturve intelektualë, politikanë, qeveritarë etj., që jo vetëm e vuadhën, e dogjën por edhe po e shesin Shqipërinë?

Po kështu “pikën e dobët” të zotit Baleta e kanë gjetur, atë që ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB. Po për ata politikanë e qeveritarë, që në kohën e diktaturës kanë qenë në pozita shumë më të larta se ajo e zotit Baleta, dhe aktualisht janë edhe sot sikurse: S. Pëllumbi, aktualisht Kryetar i Parlamentit Shqiptar; S. Gjinushi – ish ministër i arsimit, bir i gjeneralit persekutor, ish Kryetar i Parlamentit 1997-2001, dhe kryetar partie; F. Nano, ish-punonjës i Institutit Marksist-Leninist në KQ PPSH, mandej sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave , aktualisht kryeministër dhe kryetar i PPSH-së me një emër të ri PS; G. Ruçi, ish-sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Tepelenë, mandej ish-ministër i brëndëshëm, aktualisht sekretar i përgjithsh ëm i PS-së.Po kështu Sali Berisha ish-mjek personal i udhëheqjes diktatoriale, ish-sekretar byroje në spitalin civil, sot Kryetar i PD-së, ish-president i vendit 1992-1997 dhe të tjerë të cilët jo vetëm që kanë qenë e janë në poste shumë të larta por janë edhe zjarrëvënësit e Shqipërisë. Atëhere i pyes këta yrnekë pse nuk i trazoni ju këta?

Po për ca “akademikë”, shkrimtarë, poetë të oborrit enverian pse nuk i trazon fare kjo lukuni zagarësh? Sepse këta me penat e tyre jo pak dëme e të këqija i kanë sjellë këtij kombi, jo pak kanë kontribuar në tragjedinë shqiptare; me atë të “famshmin” realizëm socialist, sidomos për krijimin e “njeriut të ri socialist” hajdut, dembel, spiun, vrasës, terrorist, pa respekt e dhembshuri për prindërit, të afërt, pa pikë edukate dhe ndjenjë atdhedashurie etj. Që këta shkrimtarë e poetë të ashtuquajtur akademikë, janë një hordhi e madhe dhe janë ngjitur në poste qeveritare, të partive apo në parlamente etj. Por duke mos qenë objekt i këtij shkrimi po përmend vetëm bëmat e gjëmat e nja dy a tre poetëve-shkrimtarë siç janë:

- Poeti plak D. Agolli, rreth 30 vjet ish-anëtar i KQ PPSH-së, dhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, aktualisht deputet i PS-së, 50 – vjet shkroi e ligjëroi për realizmin socialist, për jetën e lumtur e të begatë, për fshatin socialist – kooperativist (nënkupto skllave, plebe), për heronjtë dhe heroinat e punës socialiste. Me pak fjalë nuk kanë të numëruar veprat e tij si romane, tregime e novela, poezira etj, të gjitha janë të mbushura me lavde dhe heroizma për Partinë dhe shokun Enver. Shkurt po përmend këto dy “poezi”: Kur na la diktatori E. Hoxha i këndoi mbi arkivol elegjinë “Më fal o Enver, që s’të fala dot ditë nga jeta ime

Më fal o Enver se pena m’u rëndua

I gjithë kombi është në zi dhe po të qan

Edhe qielli po loton.....”etj

Dhe sidomos “poezinë” që thurri në pranverën e vitit 1997 bandave terroriste greko-evgjito-labo-komuniste, ku kallëpet si Zan Çaushi i emërtoi “heronj” si Robin Hudi dhe Çe Guevara. Por harroi i shkreti plak edhe ca herronj si H. Qamili, Pugaçovi, Grigor Pantelejeviç Melehovi, Taras Bulba etj. Po kështu edhe plaku dhe dhelpra dinake S. Godo kur vajti në Vlorë në mars të 1997, në krye të “Forumit për Demokraci” që nënshkroi shkatërrimin dhe djegien e Shqipërisë bashkë me të famshmit “Komitete të Shpëtimit” midis shumë e shumë lavdeve që u bëri kriminelëve terroristë i emëroi si “engjëj, yje, pëllumba të paqes e të lirisë!” Për këtë gungaç politik të pandreqshëm kam shumë për të thënë e shkruar por nuk është vendi këtu. Poeto-shkrimtari “Nde ri i Kombit” I. Kadare, poet i oborrit të diktaturës komuniste, ka ligjëruar e shkruar male të tëra me romane, tregime, poezira etj për realizmin socialist, për Gjirokastrën, për shokun Enver, për Partinë e tij të dashur “Ku ti kërkoj rrënjët e tua Parti?!!” Edhe pse rrënjët e asaj ulkonje parti, edhe ne njerëzit e thjeshtë i dinim mirë se ku i kishte, ajo i kishte tek Goxilla Rusi, te ÇEKA, te gjarpëri serb – UDBA, tek nepërka Greqi.Pra rrënjët e saj ishin në gjirizet e Moskës-Beogradit dhe Athinës.Pa le mandej me të “famshmin” roman “Dimri i vetmisë së madhe” të tre kusarët – vrasësit e kombit Enver, Mehmet dhe Hysni i ngre përmbi galaktikë, mbi Zeusin dhe Zotin. Po kështu djemtë heronj të 2 korrikut të vitit 1990, që i dhanë goditjen e parë tepër të rëndë diktaturës së egër komuniste, që vranë frikën e tmerrin e kombit, I Kadare i quajti “jashtëqitje të kombit” dhe pas pak ditësh, kur “Nderit të Kombit” i doli frika shkoi si zotni me aeroplan me gjithë familje në Francën e adh uruar dhe që andej nga Parisi na bën “thirrje” e na këshillon që të braktisim mitet, legjendat, baladat sepse na ushqekan egërsinë ballkanike..!!!

Domethënë të braktisim historinë e lavdishme të këtij kombi, bashkë me heronjtë e tij legjendarë si Akili, Aleksandri i Madh, Pirua i Madh, Belizani, Skëndërbeu, Mic Sokoli, Oso Kuka, Azem e Shote Galica, Idriz Seferi dhe qindra të tjerë. Po kështu që nga Parisi na urdhëron të braktisim fenë Islame dhe të kthehemi në fenë e të parëve atë – katolike? Duke e ditur zotni “Nderi i Kombit” që feja e të parëve tanë ka qënë ajo pagane dhe jo katolike. D.m.th. sipas këtyre mëndjeçoroditur nga lajkat që u bëjnë andej nga jetojnë nëpër botë, sa herë që të na kërcënojnë me gogolin, bëni si u themi ne, se ndryshe nuk u pranojmë në Europë, ne duhet të ndërrojmë besimin fetar! Edhe zoti I. Kadare ka qenë deputet i diktaturës komuniste dhe mik i ngushtë i familjes së Mehmet Sh ehut.

Çudi, çfarë emri t’i vëmë kësaj llogjike? Xhanëm pse na qenkan kaq të mira, njerëzore, e të perëndishme vetëm feja ortodokse dhe ajo katolike, apo sepse që kur janë ngjizur e deri në ditët tona kanë organizuar e shpërthyer kasaphana të përgjakshme botërore, kanë vrarë, helmuar e djegur të gjallë në zjarr, miliona njerëz edhe njerëz të mëdhenj shkencëtarë si: Nikolla Kopernikun, Galileo Galilei, Xhordano Bruno etj. Edhe sot “udhëheqësit shpirtërorë”, priftërinj, andej nga kishat e SHBA-së, kryejnë akte të ndyra pedofilie, me të mitur. Pse xhanëm kjo feja Islame, na qenka më keq se lebroza që nuk është marrë kurrë as me luftëra diplomatike e me spiunazhe, sikur tërë jetën që kur janë krijuar e deri më sot fetë ortodokse e katolike, nuk kanë hequr dorë së u përzjeri në politikë, spiunazh etj. Shembuj tipikë ka me shumicë, si vrasje helmime të shumë njerëzve të ndritur si: Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Dhaskal Todri, At. Stathi, Koto Hoxhi, At Melani, At Shtjefën Gjeçovi e dhjetra të tjerë.

E bëra këtë pasqyrë të shkurtër, i citova këto momente e persona për të dalë tek pyetja e fundit: Si ka mundësi, që asnjë person nga lukunia e lehësve kundër zotit Abdi Baleta, nuk trazojnë e nuk kritikojnë as dhe një nga e gjithë ajo mori zullumqare e mëkatare kriminelë e tradhëtarë, që e kanë vjedhur, vrarë e djegur Shqipërinë, që e kanë katandisur në këtë derexhe. Bile nuk i zënë me gojë as edhe katër autorët kryesorë të tragjedisë shqiptare siç janë Enver Hoxha, R. Alia, F. Nano dhe S. Berisha. Megjithëse këtyre u ka plasur delli i ballit. Këta janë si ato femrat e përdala publike, nuk u bëjnë kurrfarë përshtypje as kritikat dhe as akuzat për krimet që kanë bërë e po bëjnë. Këta janë rregjur e argasur si puna e lëkurës së Shagrenit (gomari i egër) e cila, sipas rastit shtrihet sa një lëmë dhe tkurret sa një kërpudhë kur të sjellë dobi të mira dhe kur të bën gjëmën të fut në gropë. Këta janë prototip Çiçikovër, reale, të vërtetë, si personazhi kryesor i Gogolit, në romanin “Frymë të vdekura”. Këta janë pa skrupull, pa din e imam.

Po të famshmit, shkrimtaro-poetë, të ashtuquajturit akademikë të “akademisë së shkencave” pse nuk i trazojnë e i kritikojnë? Pasi edhe këta nuk kanë bërë më pak gjynahe e mëkate, edhe deri tek fallsifikimi i historisë, që kanë hedhur me tonelata balte mbi At Gjergj Fishtën, ky Homer shqiptar, mbi Faik Konicën, mbi M. Kuteli, mbi L. Shiroka, L. Pogradeci, mbi V. Buharaja, Ernest Koliqi etj.

Për një moment le t’i referohemi krimit të përbindshëm të rebelimit greko-labokomunist më 1997 po u bëj pyetjen çiftit Berisha-Meksi: Përse nuk e përdorën forcën e Ushtrisë për ta shtypur atë agresion dhe rebelizëm, nga jashtë dhe nga brenda? A nuk e dinë këta se gjithë atë sakrificë që bën populli për ta mbajtur ushtrinë është që kjo të kryej dy funksione: 1). Të përballet me luftë me agresionin e jashtëm dhe 2). Të shtypë me dhunë rebelizmin nga brenda. Funksion i sanksionuar qartë edhe në kushtetutë. Atëhere pse qëndruan sehirxhi këta? A nuk do të ishte më mirë të ishin qërruar 2-3% terrorista që në fillim, apo është më mirë kështu që jo vetëm u shkatërrua e gjithë ushtria e Shqipëria, dhe më e keqja që nga ajo kohë e deri tani janë vraëe e mbytur 12 mijë shqiptarë.

E pra, të tilla mëkate e krime si ato që kanë kryer dhe po kryejnë monstrat që kam parapërmendur, zotërinj A. Baleta dhe H. Feraj, jo vetëm që nuk kanë bërë mëkat apo krim, por përkundrazi, (dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por i shumë shqiptarëve të vërtetë). E them me kompetencë, se këta kanë bërë e po bëjnë punë shumë të lavdërueshme në dobi të kombit e të Atdheut. Këta jo vetëm që nuk u shitën me asnjë çmim as te shovinistët sllavo-grekë dhe as gjetkë. Përkundrazi, edhe pse jo pak po sakrifikojnë edhe me interesat e tyre jetike familjare, me kurajo e burrëri ua kanë përplasur në fytyrë me fakte e dokumente, si armiqve shekullor shovinistëve sllavo-grekë, diplomacisë mafioze europiane dhe zagarëve shërbëtorë të tyre të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët na kanë ndarë e copëtuar n ë pesë shtete, por akoma ndaj problemit shqiptar të pazgjidhur si Kosova, Çamëria, Dibra etj qëndrojnë dhe veprojnë në ato pozita mesjetare ndaj kombit shqiptar.

Kjo lukuni lehësish, sidomos njëfarë Kastriot Myftaraj dhe një legen tjetër andej nga Kosova yrneku Hamit Fazlliu, një farë E. Bardha dhe çifti Berisha – Meksi, siç e kam thënë edhe më parë e akuzojnë me shpifje e trillime të tilla: gjoja është agjent i sigurimit, ka qenë përçarës dhe goditës i mërgatës politike në SHBA e gjetkë.Këtyre monstrave po u bëj ca pyetje: 1). Vallë kaq të trashë, brryla e naivë të jenë këta e të mos dinë këtë gjë kaq të thjeshtë, si ka mundësi që të arratisurit politik nga Shqipëria, t’i hapnin barkun një personaliteti diplomat shqiptar në OKB, i akredituar nga qeveria komuniste shqiptare siç ishte zoti Abdi Baleta? 2). Kaq bërryla paskan qenë këta emigrantë sa që të besonin e t’i dorëzoheshin diplomatit A. Baleta, dhe mandej ky t’i merrte për kapistre dhe t ’ia dorëzonte “heronjve të heshtur”, pra kundërzbulimit shqiptar që vepronte jashtë? Pse këta monstra shtiren kaq naivë, gjoja sikur nuk e dinë se me cilët kontigjente –njerëz, operonte merimanga e zezë-sigurimi? Këta e dinë shumë më mirë se çdo shqiptar tjetër pasi këta janë vet nga ai brumë i atij kontigjenti, dhe marifete spiunllëqesh kanë bërë këta tërë jetën.

Kjo është e kuptueshme, edhe për kalamanët, që në ato punë aq delikate, sigurimi kurrsesi, nuk mund të përdorte komunistë dhe sidomos kur diheshin e njiheshin që ishin në funksione  partie apo shtetërore, por ai përgatiste, përpunonte dhe përdor atë lloj kontigjenti njerëzish që ishin me kleçka e gunga të mëdha biografike, sikurse po përmenden pak prej tyre. Në fillim sigurimi përgatiti dhe e infiltroi në radhët e të arratisurve Pal Mylyshin, Xhaferr Mema dhe Hetem Çakon, mandej Çufe Tefik Mullai (Shkëlzeni) personazh kryesor në romanin “Mërgata e qyqeve”, të arratisur politik mbas çlirimit në SHBA  ca si Ekrem Bardha e plotë të tjerë. Siç dihet nga të gjithë këta kanë qenë me kleçka e gunga të mëd ha politike, si ish-bir bajraktarësh, eksponentë të Ballit Kombëtar, ish-me funksione të larta në kohën e mbretit Zog dhe pasanikë dhe ish antikomunistë, por këta vepronin gjithmonë nën drejtimin dhe zhvillimin e sigurimit.

Mandej sigurimi përdorte edhe një lloj kontigjenti tjetër, përgatiste dhe infiltronte në rradhët e emigrantëve politikë, por edhe për zbulime të tjera, nga kuadro madhorë të sigurimit, por që nuk njiheshin në publik, dhe me emra e mbiemra dhe gjeneralitete të tjera fiktive, sikurse për një kohë të gjatë kanë qënë oficerat madhorë Hasim Alikua, anonimi i njohur me pseudonimin “Gjoks Kasapi” e dhjetra e dhjetra të tjerë si “Heronj të Heshtur” të ashtuquajtur “korrierë diplomatikë” etj. të cilët jo vetëm që fusnin përçarje në radhët e mërgatës politike në SHBA, Belgjikë etj, por rekrutonin dhe paguanin terroristë-vrasës në ato shtete dhe kryenin vrasje makabre qoftë me gjoja aksident automobilistik, me makina blinde të posaçme, apo me helmime, sikur qe rasti i Sadik Premtes në Paris si a i i shkrimtarit Bilal Xhaferri, i sportistit rekordmen Aleksandër Kondi në SHBA dhe qindra të tjerë.

Pak sqarim për të nderuarin lexues. Me zotin Baleta mua nuk më lidh as një gjë, as miqësi, as shoqëri, as krahinë, as moshë, as marrëdhënie pune (jam në pension) e partiake, pasi nuk bëj pjesë në asnjë parti, bile kur kujtoj Partinë e Punës (që kam qenë anëtar i saj) si dhe këto partiçkak e sotme më trazohet stomaku dhe zorrët e barkut. Gjithashtu nuk jam në rolin e avokatit për të mbrojtur z. Abdi Baleta, pasi ky nuk ka nevoja për ndihmë avokatie, është vet shumë i zoti. Po mua me zotin Baleta, më lidh vetëm një gjë, një kavo e çeliktë, e trashë dhe tepër e fortë – Çështja nacionale kombëtare, lufta deri në vdekje kundra armiqve të egër shekullorë, shovinistëve të tërbuarve sllavo-grekë.

Jo për mburrje sepse nuk më pëlqen, nuk e kam për zakon, por sa për dijeni të lexuesit, gjinia jonë familjare historikisht e ka të trashëguar brez pas brezi në gen, çështjen e atdhedashurisë, patriotizmit. Im at Sulejman Veizaj (Qafa) shkriu gjithë jetën e tij gati 100 vjet vuajtje, sakrifica, burgime, emigrim politik rreth 70 vjet plaçkitje e djegie të pasurisë e shtëpisë etj. Për të gjitha sakrificat e privacionet është i dekoruar “Patriot i Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.

Ja pra ky është shkaku i lidhjeve të mia me zotërinj A. Baleta dhe H. Feraj që për fat të keq, zotëri Feraj, as nuk e njoh fare, pasi këta nuk i takon dot, sepse nuk janë frekuentues të lokaleve moderne të hoteleve e moteleve sikurse janë të ashtuquajturit intelektualë të tjerë, politikanë qeveritarë, liderë partiçkash, shoqata e organizata, deputetë, akademikë profesorë e doktorë etj. që rrinë e jo vetëm ditën por edhe natën merren me intriga politike, biznese mafioze dhe orgjira imorale.

 

 

Tiranë 19.12.2002                                                                    FERID VEIZAJ

 

 

 

PRO DHE KUNDËR HAPJES SË DOSJEVE

 

(vijon nga numri i kaluar)

 

Çështja e hapjes së dosjeve u shtrua për shqyrtim në stil të gjerë, veçanërisht pas fitores së PD-së më 31 mars 1992. Kështu ndodhi që shqiptarët të ndahen në dy kampe, pro dhe kundër hapjes së dosjeve. Sejcila palë për arsyet e veta synonte qëllimin e vet: hapjen ose jo të dosjeve. Lufta filloi e hapur por e pabarabartë, për nga mjetet dhe mundësitë, që sejcila palë kishte në dispozicion. Sejcila palë vuri në lëvizje propogandën e vet, bazuar në folozofinë e vet.

 

Palët në konflikt

 

Sapo filloi ravijëzimi i tabllosë së konfliktit për “hapjen e dosjeve” u pa se përballë njera-tjetrës (si palë) qëndronin: të përndjekurit politikë të organizuar në shoqatën e tyre dhe gjithë ata që donin një demokraci të vërtetë dhe ata, që ishin përcaktuar për të udhëhequr, me në krye PD-në në pushtet. Ndarja nuk ka qenë asnjëherë e qartë, bile në dukje paradoksale për arsye të ndryshme. Kështu PD-ja dhe PS-ja, megjithëse jo në koalicion, gjithmonë të konfliktuara maksimalisht kur vjen puna për dosjet dhe për çështje të tjera kryesore ndajnë të njëjtin qëndrim.

Parti të tjera si PBK, PLL, PR edhe pse normalisht sipas traditës dhe elektoratit që përfaqësojnë (sidomos dy të parat), për arsye të qënit në koalicion me PD-në si dhe për çështje të tjera edhe për këtë të “hapjes së dosjeve”, mbajnë pozicion të ndërmjetëm dhe me efikasitet të pamjaftueshëm për atë që e pranojnë teorikisht (hapjen e dosjeve).

 

Arsyet që i shtynë palët në konflikt

 

Pra, sejcila palë ka arsyet e veta që i shtynë drejt qëllimit. Të përndjekurit politik dhe të gjithë ata që synojnë demokracinë e vërtetë, përparim-zhvillimin dhe bashkimin kombëtar kanë për arsye:

1) Mënjanimin nga drejtimi i politikës dhe pushtetit shtetëror të të implikuarve në krimet e diktaturës.

2) Pamundësinë për t’u përdorur individë të përndjekur politikë të kompromentuar me Sigurimin, për të ndërtuar fasadë fallso të demokracisë.

3) T’u jepej mundësia kësaj kategorie të përndjekurish për t’u rehabilituar e për t’u përfshirë në proceset demokratike me ndërgjegje të qetësuar.

Ndërsa ata që dosjet i duan të mbyllura kanë për arsye:

1) Mosmënjanimin nga drejtimi i politikës dhe pushtetit të të inkriminuarve të diktaturës.

2) Përdorimin me efikasitet të individëve të përndjekur me sigurimin e shtetit, në ndërtimin e fasadës mashtruese për syrin e opinionit.

3) Për të realizuar deri në fund strategjinë ramiziane në drejtim të konvertimit pa telashe të elitës komuniste në elitë kapitaliste.

 

Filozofitë në konfliktin pro dhe kundër “hapjes së dosjeve”

 

Secila palë në konfliktin për “hapjen e dosjeve” propogandën e bazon në filozofinë e vet. Filozofia pro “hapjes së dosjeve” përbëhet nga parimet e të drejtës dhe demokracisë, në raport me periudhën e lënë pas (të diktaturës) dhe çfarë do të bëhet për ndërtimin e demokracisë së vërtetë. Si e tillë kjo filozofi jo vetëm është e thjeshtë por edhe e njohur. Në këtë drejtim për t’u përmendur është fjala e deputetit A.Baleta në Parlament i cili pasi spjegoi domosdoshmërinë e “hapjes së dosjeve”, kërkoi që dosja e tij, jo vetëm për shkak të inisiativës që mori, por edhe për shkak të rendit alfabetik të hapej e para.

Propoganda për “moshapjen e dosjeve” u bazua në një filozofi të mbrapshtë që në vetvete bazohet në shpifjen, trillimin, manipulimin dhe mbulimin e të vërtetave. Propoganda e rrjedhur nga kjo filozofi ka për qëllim helmimin e ndërgjegjes kombëtare.

Sipas kësaj filozofie personazhet negativ të dosjeve janë vetëm të përndjekurit politik, individë të rrallë të kësaj kategorie kanë mbetur pa u bërë agjentë të sigurimit. Kjo filozofi përjashton nga përgjegjësia për krimet dhe dhunën e ushtruar nga diktatura, të gjithë shkaktarët e saj duke filluar me operativin, e duke vazhduar me hetuesin, prokurorin, gjykatësin, e deri në hartuesit e ligjeve dhe parimeve ku bazohej i gjithë sistemi.

Sipas kësaj filozofie të gjithë ata që shërbenin në këto struktura nuk mund të fajësohen se ata paskan bërë detyrën që u është ngarkuar dhe për të cilën janë paguar. E si përfundim të kësaj filozofie “hapja e dosjeve” sjell me vete katastrofa hakmarrjesh që s’mund të mbahen nën kontroll

 

Mundësitë dhe mjetet e palëve nën kontroll

 

Siç u tha edhe më lartë, palët e përfshira në konfliktin për “hapjen e dosjeve” janë në kushte të pabarabarta. Në paragrafin e mësipërm pamë njërën anë të kësaj pabarazie, atë që ka të bëjë me subjektet e përfshira në sejcilën palë, si dhe predispozicionin e të qënit të efektshëm në njërën apo tjetrën palë. E në këtë drejtim u duk hapur superioriteti i palës kundër “hapjes së dosjeve”. Superioriteti i cili vjen duke u rritur në vartësi të mundësive dhe mjeteve që kjo palë ka në dispozicion siç janë: mundësia e mundësive, pushteti shtetëror që të jep të drejtën të jesh jo vetëm kontrollues i dosjeve dhe të bësh çfarë të duash me to, por edhe të marrësh vendim t’i hap, prish apo jo. Kjo do të thotë “të kesh në dorë” edhe gurin edhe arrën.

Së dyti, në drejtim të përpunimit të ndërgjegjes kombëtare kjo palë ka në dispozicion jo vetëm mjetet shtetërore të informimit por edhe shumicën e atyre që quhen të pavarura. Të gjitha këto të drejtuara nga ekipe profesionistësh të specializuar, veçanërisht në drejtim të shpifjes, trillimit dhe manipulimit të fakteve.

Së treti, kjo palë duke shfrytëzuar pushtetin krijon edhe mundësinë e diversionit brenda palës kundërshtare. Përballë këtij aparati gjigand shtetëroro-propogandistiko-diversionist është gjendur propoganda modeste e palës që është për “hapjen e dosjeve”, e cila përveç të drejtës në dispozicion ka patur gazetën e përjavshme “Liria” të drejtuar nga nja ekip të përkushtuar por jo profesionistë dhe të mbështetur nga bashkëpunëtorë vullnetarë, gjithashtu joprofesionistë. E kjo veprimtari modeste nuk është lënë e qetë nga veprimtaria diversioniste pdiste brenda strukturës drejtuese së saj.

 

Veprimtaria diversioniste pëdëiste

 

Veprimtaria diversioniste pëdëiste, brenda strukturave drejtuese të shtypit të djathtë, do të mundohem ta argumentoj duke sjellë episode nga eksperienca ime e bashkëpunimit me këtë shtyp.

Pasi fillimisht, tentova që mendimin tim publik t’a shpreh nëpërmjet faqeve të RD-së, me shkrimet kritike, sipas radhës ndaj Fatos Nanos, Namik Dokles dhe së fundi ndaj Berishës (lidhur me vizitën në Konispol), dhe pasi fjala ime e “ashpër” në këto faqe nuk gjeti hapësirë, e pashë të nevojshme të drejtohesha organeve të tjera të propogandës së djathtë, ku përveç hapësirës, nëpër faqet e tyre, u përplasa dhe me çensurën me origjinë pdiste. Ja disa raste:

1) Rinush Idrizi, Kryeredaktor i”Ballit të Kombit”, mbasi e pranoi me shumë dëshirë, një shkrim (me temë për pronat), që nuk zinte më tepër se një gjysëm faqe (gazete), me personazh Pjetër Arbnorin e ndau atë në dy numra në mënyrë të atillë (duke i hequr edhe një shprehje) sa që edhe unë që isha autori i tij, idenë e shifja të tjetërsuar (për keq). Dhe kjo nuk ishte bërë as nga mungesa e profesionalizmit e as për qëllimin e caktuar që u arrit.

2) Dy shkrime të çuar te “Atdheu” të pranuar dhe të dhënë për botim nga kryeredaktori E.Barçi ( i dyti me kritika ndaj Ministrit të Punës dhe të Përndjekurve Politik, Dashamir Shehu) u ndaluan si problematike nga Guri Durollari ( i dyti nga faqosja).

3) Në gazetën “Republika, Ylli Rakipi mbasi i njoh me përmbajtjen e shkrimi, ku spjegoja arsyet e ndarjes me PD-në, shkrim të cilin nuk ma kishte pranuar redaksia jo vetëm nuk ma pranoi për botim por më këshilloi që do të ishte për të mirën time që atë shkrim të mos e botoja edhe në ndonjë gazetë tjetër. Pyetjes time se ç’lidhje kishte e “mira ime” me botimin e atij shkrimi, Rakipi iu përgjigj shkurt dhe pa spjegime të tjera” “Me sa e njof unë atë…(d.m.th Berishën). Theksoj se Rakipi u suall kaq dashamirës me mua pse në një farë mënyre ndjehej borxhli ndaj meje për një shkrim të botuar për familjen time në “Republika”, e që Rakipi ndaj protestës sime për të pavërtetat (megjithëse lavdëruese) jo vetëm më kish kërkuar të falur por pranoi edhe autorësinë. Shkrimi që Rakipi nuk e pranoi u botua në Nr.2 te “E djathta”

4) Te gazeta “Liria”. Dy raste. Në shkrimin e parë trajtoja idenë time lidhur me shpërblimin e të përndjekurve politikë ndërsa në të dytin “hapjen e dosjeve) Me të njëjtin motiv “të përndjekurit politik nuk mendojnë kështu”, shkrimi i parë pa dijeninë time doli i çensuruar ndërsa i dyti për një farë kohe u pengua të botohej. E shof me vënd të jap pak më tepër spjegime për këto dy raste:

a) Në rastin e parë idenë time të përmbledhur lidhur me shpërblimin për të përndjekurit politikë e kisha formuluar: “për gjakun e babait tim, nuk kërkoj shpërblim por kërkoj të më kthehet ajo ç’ka i kanë marrë babait tim, e ç’ka u bë shkak për armiqësimin e tij me diktaturën komuniste, pronën. Shpërblim të marrin ai i përndjekur politik që nuk trashëgon pronë. “Nga ky formulim është hequr shprehja “nuk dua shpërblim, por…”. Me këto fjalë unë bija në kundërshtim me programin e PD-së që synonte t’i hiqte qafe të përndjekurit politik siç bëri me ca letra me vlerë të quajtura ndryshe …pa vlerë apo me verrë.

b) Në shkrimin për “hapjen e dosjeve) për t’ju kundërvënë propogandës kundër “hapjes së dosjeve” idenë time e kisha formuluar “Atë i cili nëpërmjet procesit të dhunës është detyruar të dëmtojë babain tim, të pushkatuar e kam falur. Ama atë i cili për privilegje personale ka rendur në dyert e sigurimit të shtetit për të denoncuar babain tim edhe ty Ndreko Kosta (hetues i babait) që me tortura e ke detyruar babain tim të pranojë ato që nuk e i ka bërë, edhe njëqind vite të kalojnë e po të jemi gjallë do t’ju gjej ë e do t;ju tërheq zvarrë për t’ju çuar përpara drejtësisë së shtetit ligjor.

Eden Babanit, që tashmë kishte zëvëndësuar Oran Butkën në postin e Kryeredaktorit të gazetës “Liria” iu duk i paparanueshëm ky formulim dhe pengoi botimin e tij. Por nuk kaloi shumë kur Neshat Tozaj në “Zëri i Popullit” botoi një shkrim me temë nga “hapja e dosjeve” idenë themelore të të cilit e shprehte me formulimit: “nëse happen dosjet, të përndjekurit politik do të hahen si minjtë me njëri-tjetrin”. Ishte kjo arsyeja që pak ditë më pas Eden Babani bashkë me zëvëndësin e tij z.K.Xoxa ma kërkuan shkrimin për botim. Por çfarë ndodhi? Edeni përsëri u pendua, shkrimit iu vu shënimi “të mos botohet”. Këtë herë me Edenin u konfliktuam dhe në fund mu desh t’i thoshja: “ti Eden gjithkujt mund t’i shërbesh te gazeta “Liria” por të përndjekurve politikë nuk u shërben.

Mungesa disa ditore në redaksi e Edenit dhe inisitaiva e zotit Xoxe përkrahur nga dy-tre anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës bëri të mundur botimin pa ndryshime, të shkrimit në fjalë, i cili sfidonte propogandën pdiste-socialiste për “hapjen e dosjeve”.

 

Strategjia ramiziane funksionoi sipas parashikimit

 

Mbajtja e dosjeve mbyllur e nënkontrollin e pushtetit shtetëror ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme në realizimin e strategjisë ramiziane jo vetëm në drejtim të zbatimit të pluripartitizmit, por edhe më tej, në hartimin e ligjeve për zbatimin e reformave në ekonomi. Reforma të cilat kanë synuar konvertimin përfundimtar të elitës së diktaturës në elitë të shoqërisë kapitaliste. Ky synim tashmë është kthyer në fakt, që nuk mund të kundërshtohet nga askush. Dhe ja si është zhvilluar ky proces:

Fillimisht PD-ja dhe Berisha bënë provën me një numër të vogël deputetësh siç kanë qënë, Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia. Në parlamentin e parë shqiptar pluralisti Berisha, “Ligjin 7501 për tokën” e përshëndeti, si të vetmin ligj ligj të mirë të bërë nga socialistët, ndërsa Pjetri dhe Spahia e votuan edhe pse kishin dëgjuar emërtimin: “ligj komunist dhe antikombëtar” dhe spjegimin për këtë emërtim nga deputeti Abdi Baleta.

Pra, Arbnori dhe Spahia, dy ish të burgosur të diktaturës, nuk hezituan të votonin një ligj të një rëndësie të veçantë, në dëm jo vetëm të shtresës të cilës i takonin por edhe të kombit. Sot këto pasoja katasytofike në të dy drejtimet duken açik.

Kur shikon të gjitha këto nuk ka sesi të të mos shkojë mëndja te pseudonimi; “koromania” që At Simon Rrok Mirdita na e ka bërë të ditur se i takon z.Abdi “Kotherja” s’më kujtohet mirë, “Kotheria” apo “Koromania” është ky pseudonim që i takon Pjetër Arbnorit, shkurt mekanizmi “dosje” funksionoi. Berisha u bind se ky mekanizëm duhet shfrytëzuar në stil të gjerë dhe pa frikë. Dhe kështu u bë.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e dyta pluraliste, Berisha dhe PD-ja u afruan përsëri së tepërmi me Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, duke e shpallur si aleaten më të afërt, e duke bërë një propogandë marramendase në mbështetje të të përndjekurve politikë. Në qëndër të kësaj propogande zinte vënd sllogani: “të përndjekurit politik do t’i bëjmë të aftë që të nisen të barabartë me të tjerët, nga starti”, propogandë kjo që rezultoi një demagogji e pështirë.

Në mitingun përmbyllës, të fushatës elektorale në Tiranë, Berisha nuk haroi të thoshte:“ata që kanë lyer duart me gjak do të japin llogari”!. Kështu ndodhi që nga zgjedhjet e 31 marsit 1992 të dilnin 28 deputetë pdistë me origjinë të të përndjekur politikë të PD-së.

Pas fitores së PD-së dhe shpalljes President të Berishës në mitingun e fitores në Tiranë ai që pak ditë më parë (Berisha) kishte thënë “ata që kanë lyer duart me gjak do të japin llogari” me zë të lartë lëshoi slloganin që u bë devizë e qeverisjes së PD-së “nën diktaturë të gjithë kemi qënë bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës”. Me këtë ndryshim të shpejtë, Berisha, a nuk të kujton Kameleonin?

Pasi e përjetova sherrin e këtij sllogani ogurzi, vetëm pak ditë pasi u lëshua, do ta sjell nëpërmjet një episodi në kuadër të reagimit ndaj Kadaresë. Le të vazhdojmë më tej me funksionimin e strategjisë ramiziane:

Në fillim të vitit 1993, Parlamenti shqiptar me mbi 2/3 pdistë, me 28 deputetë të përndjekur politikë i kryesuar nga mandela e Shqipërisë, P.Arbnori, mbasi e mori në shqyrtim “Ligjin 7501 për tokën” e la në gqë ishte. Pak ditë më pas, Pjetër Arbnori nëpërmjet të mediave elektronike dëri deklaratën: “ne nuk u kthejmë pronat ish pronarëve sepse plas lufta civile!” A nuk tingëllojnë këto fjalë si një thirrje për të kujtuar ata që nuk e kanë në mëndje të fillojnë luftën civile, për diçka që s’u takon?!

Në korrik 1995, greva e urisë e organizuar nga shoqata “Pronësi me Drejtësi” u shpërnda me dhunë policore. Deputetë dhe funksionarë të lartë pdiste, të përndjekur politikë nuk e prishën terezinë, sikur kjo grevë urie të ishte e shoqatës Vullnetarët e Enverit”.

Akoma më për faqe të zezë ndodhi në gusht të 1994-ës, me rastin e shpërndarjes me dhunë policore të grevës së urisë të organizuar nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë. Me këtë rast, deputetët dhe funksionarë të lartë pdistë u bënë dhe firmëtarë të një deklarate ndaj grevistëve të urisë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, morën përsipër edhe përçarjen e shoqatës në dy…

Ka edhe argumenta të tjera por mendoj se kaq janë të mjaftueshme për të provuar rolin deçiziv të dosjeve në zbatimin e strategjisë ramiziane, në drejtim të konvertimit të elitës së shoqërisë komuniste në elitë të shoqërisë kapitaliste.

 

Kadareja i përgjigjet z. B.Blloshmi dhe unë Kadaresë

 

Letra e z. B.Blloshmi, vëlla dhe kushuri i dy poetëve të pushkatuar nga diktatura komuniste, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u bë ndezëse e kësaj fushate që sapo vjen dhe ngrihet më tepër. Z. Blloshmi, nëpërmjet të tjerash shkrimtarit të madh i kërkon të shprehet për “hapjen e dosjeve sekrete” të periudhës së diktaturës.

Kadareja, i përgjigjet Z.Blloshmi nëpërmjet gazetës “Shekulli” në letrën e hapur të titulluar: “Për lehtësimin e ndërgjegjes shqiptare” më 14 maj 2004. Kaq u desh. Shkrepsja u hodh në një truall të mbrujtur me benzinë, “flakët’ e fushatës po ngrihen lartë e më lartë. Po dosjet a do të hapen?

Të shohim. Kadareja mbasi vlerëson rëndësinë e letrës së z.Blloshmi, mbasi i kujton tragjedinë e familjes së tij (Blloshmi) me të cilën është njohur kohë më parë dhe mbasi i kujton z.Blloshmi se në mënyrë të përsëritur ka folë për këtë tragjedi thotë: “E bashkë me të kam ngritur çështjen e arkivave sekrete duke kërkuar hapjen e tyre pa asnjë kusht”.

Megjithëse jam i interesuar për t’u njohur me fjalët e Kadaresë, sidomos me publiçistikën e tij, asnjëherë më përpara nuk më ka takuar të has ndonjë prononcim të tij lidhur me “hapjen e dosjeve”. Por duke mos i dhënë rëndësi këtij fakti prapë shpreh mendimin që Kadareja asnjëherë asnjëherë më përpara nuk është marrë seriozisht dhe në mënyrë të posaçme me këtë çështje.

Arsye që më bën të gjykoj kështu, është rasti i tanishëm, kjo fushatë e fuqishme që iu përgjigj menjëherë angazhimit të drejtëpërdrejtë të tij zgjatjes së saj. Vallë nuk do të kish ndodhë kështu edhe më parë? Unë mendoj që me siguri “po”. E nëse do të kishte ndodhur kështu, kush nga konsumatorët e publicistikës nuk do ta kishte marrë vesh?!

Kështu e quaj të kotë ankimin, në vijim të Kadaresë, kur thotë: “Për fat të keq zëri im dhe i disa miqve të mi, kanë mbetur pothuaj i vetmuar sidomos kur ka qënë fjala për letërsinë dhe artin. Një miratim i disa shkrimtarëve dhe artistëve ka qënë i pamjaftueshëm për të ndryshuar gjëndjen. Asnjë aksion nuk është ndërrmarë për këtë, asnjë organizëm shtetëror ose shoqëror, asnjë komitet, OJQ ose nisëm tjetër civile nuk ka mbështetur me vepra këtë kërkesë”.

Lidhur me sa cituam më sipër, Kadareja jo vetëm pretendon shumë, por nuk ka asnjë të drejtë të pretendoj kaq, aq më tepër kur u ka bërë borxh atyre që u drejtohet në këtë mënyrë, me qarjekështu siç u’a bëri këtë herë. Kadareja gabon rëndë kur kërkon mbështetje nga organizma shtetërore, të cilat kanë për qëllim mbajtjen “mbyllur të dosjeve” dhe jo të kundërtën, siç kërkon ai.

Kadareja gabon edhe kur i drejtohet organizmave të tjera shoqërore si OJQ-ve e të tjera si këto, që në Shqipëri janë istaluar jo për të ndihmuar vendosjen e demokracisë së vërtetë dhe përparim-zhvillimin, por për t’i penguar këto. Vallë Kadareja nuk i ka mësuar këto të vërteta? Por Kadareja gabon akoma më rëndë dhe nuk thotë të vërtetën kur angazhimin për “hapjen e dosjeve” personalizon me emrin e vet dhe të disa miqve të tij.

Në pjesën e parë të shkrimit kam bërë një përshkrim të mjaftueshëm për të patur një imazh të qartë lidhur me historikun e përpjekjeve për “hapjen e dosjeve”. Por me sa duket për Kadarenë e qënësishme është ajo ç’ka bën ai dhe miqtë e tij, ndërsa ç’bëjnë të tjerët, larg tij, sidomos të përndjekurit politikë edhe po të jetë nuk ka rëndësi.

Nëse do të ishte kështu, Kadareja nuk do t’ja lejonte vehtes të shprehej në mënyrën se si është shprehur, e jo vetëm kaq, por në kohën e duhur, atëhere kur të angazhuarit për një demokraci të vërtetë dhe, në funksion të kësaj për “hapjen e dosjeve” e ngrenë zërin e tyre e për më tepër, atëhere kur çështja dhe zhvillimi i kombit nuk e kishin marrë akoma rrokopujën si tani, bashkë me shokët e tij por edhe me të tjerë, do të ishin angazhuar, ndofta më me tepër efikasitet në luftën për hapjen e dosjeve. Meqënëse nuk e bëri atëhere atë që i takonte të bënte, sot mos të ankohej se nuk i ka hije.

Kadareja ka të drejtë kur thotë: “Strategjia e kësaj sjelljeje cinike është e qartë, të mbulohet me çdo kusht e vërteta e krimit komunist në kulturë”. Por gabon dhe rëndë bile, kur këndvështrimin e tij e ngushton kaq shumë sa kap vetëm sektorin e kulturës. Kështu Kadareja del jashtë nga roli që i është ngarkuar dhe ai dhe ai që ai merr përsipër të kryej si “Nderi i Kombit”.

Më poshtë vë në dukje pasojat që vinë nga “moshapja e dosjeve”: “Krijohen ngjarje, heroizma e desidenca të paqëna, të cilat mënjanojnë vetvvetin, dramat e vërteta. Kur dikush për shëmbull, përpiqet të na mbushë mëndjen se i paska dërguar një letër Enver Hoxhës, ku i shkruan bashkë me shokët e tij jeni vrasës dhe së shpejti do të hani kokat e njëri-tjetrit”. Këto rradhë të bëjnë të mendosh se, shkrimtari i madh e “çon gjuhën ku dhemb dhëmbi”. Por të paktën të mos na i kishte thënë emrine atij autori të letrës së dërguar E.Hoxhës që patjetër është një person konkret që ia ka acaruar së tepërmi nervat.

Rraste të këtilla Kadareja i quan përralla dhe ajo që eshqetëson më tepër me këtë rast është se, “…sipas kësaj përralle, Enver Hoxha nuk del aspak diktator, por një liberal i madh!! Kadaresë si njohës i mirë i realitetit të kohës për të cilin po flet nuk i lejohet të lajthisin në këtë mënyrë. “Përjashtimi nga rregulli”, funksionon edhe në diktaturë.

Kështu, në atë periudhë ka ndodhur që vetë diktatori (dhe jo pa ndonjë qëllim të caktuar) të mos ketë ndëshkuar një guximtar, që me shpirtin në majë të hundës i ka përcjellë disa të shara nëpërmjet një letre; dhe të ketë çuar përpara togës së pushkatimit me dhjetra dhe qindra të tjerë me “faje” të barabarta me ato të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës që këtë gjë ua bëri “…për ca vjersha njerëzore ku përshkruhet rënia e gjetheve dhe zjarri në vatër”.

Ne që e kemi vuajtur diktaturën komuniste, mbi shpinën tonë, me tërë peshën dhe ashpërsinë e saj, kemi përjetuar paradokse të tilla (në dukje) por jo të pashpjegueshme por që, edhe për Kadarenë nuk besoj të jenë krejt të panjohur, sikurse sillet, për të nxjerrë ndonjë kunj.

Më poshtë në letrën e Kadaresë lexojmë: “Një tjetër mënyrë e fallsifikimittë historisë është banalizimi, përgjithësimii të keqes. Në emër të mitit të bashkëfajësisë gjithçka futet në një thes”.

Kadareja do të kishte bërë mirë që mitin e “bashkëfajësisë” t’a kishte demaskuar që atëhere kur lindi, në sheshin “Skënderbej”kur të nesërmen e shpalljes së tij president, Sali Berisha, në mitingun madhështor të haresë lëshoi slloganin “të gjithë shqiptarët kanë qënë bshkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”.

Lidhur me këtë, më lartë, lexuesit i kam premtuar që nëpërmjet një episodi t’i spjegoj si e përjetova unë sherrin e këtij sllogani nga i cili doli, dhe u zhvillua miti i “bashkëfajsisë”. Për një pretendim që isha i bindur se më takonte, pak ditë pasi u lëshua sllogani i famshëm, u ndodha në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kavajë. Nuk fitova se, çka pretendoja e pretendonte edhe një ish sekretar partie i një organizate bazë, që doli se ishte më i preferuar se sa unë. Syve të mi të shqyer mbasi mora përgjigjen negative dhe arsyen, z.Selim Veizi Kryetar i Bashkisë iu përgjigj: “të gjithë kemi qënë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

 

Ndofta jam i pari shqiptar që kam pësuar nga mitidevizë e “bashkëfajësisë”

 

Ç’mund të bëja përpara “argumentit presidencial” që Kryetari më ngriti, veçse t’i ktheja shpinën dhe i dëshpëruar të kujtoja takimin tim të dytë me Berishën? Po Kadareja do të ketë provuar ndonjë përjetim të kësaj natyre??? S’besoj. Lidhur me vlerësimin e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, Kadareja thotë: “Ajo (letërsia. E.B.P), do të gjykohet në bazë të dy parimeve themelore. E para, parimi i vlerave. E dyta ai i moralitetit”.

Lidhur me citimin e mësipërm, së pari do të pyesja pse Kadareja nuk e quan letërsinë me emërtimin cilësor të saj “Letrsi e Realizmit Socialist po emërton atë sipas periudhës kohore kalendarike në të cilën është shkruar? Me këtë shmangie, nuk besoj të mos ketë arsye personale. Së dyti do të pyesja: pse e përjashton Kadareja “moralitetin” nga sistemi i vlerave? A s’është morali një nga vlerat kryesore njerëzore? Por le të shikojmë sesi e shpjegoi Kadareja idenë e vet “lidhur me këtë çështje”.

Lidhur me vlerat, dihet vetëm një pjesë do t’i qëndrojë kohës. Lidhur me moralitetin, përveç asaj pjese që ka njollosur veten duke nxiur urrejtjen klasore, shtypjen, hymnizimin e Ministrisë së Brendshme e të tjera si këto, e vërteta kryesore mbetet kyçur në arkivat e fshehta. Aty ndahen dy armatat: fajtorja nga e pafajshmja, viktimat nga spiunët!

Për sa më sipër vëmendja ime do të përqëndrohet te pjesa e dytë që ka të bëjë me moralitetin. E lidhur me këtë do të doja të dija: “Sipas Kadaresë, ç’vend zë pjesa e njollosur e krijimtarisë së tij në krejt këtë krijimtari? Se sa për mua si i deklasuar, pjesën më të madhe të kësaj krijimtarie ku personazhet përfaqësues të shtresës time i kam gjetur me tipare të urryera, të degraduar, të degjeneruar e deri pervers, me përjashtim të disa ekzemplareve sa për bibliotekat e muzetë, ku të shifet produkti i shpirtit të keq, pa përjashtim do të doja t’i shifja mbi turrën e druve duke u përzhitur në flakë.

Në pjesën e letërsisë së njollosur Kadareja fut edhe ato që ka hymnizuar shtypjen dhe Ministrinë e Brendshme, duke mos e shtyrë më tej. Kadareja e di më mirë nga unë që, lufta e klasave dhe shtypja ishin fenomene të diktaturës, ndërsa Ministria e Brendshme një nga mjetet e saj, por jo vetë diktatura. Në këtë kuptim do të pyesja pse Kadareja na kujton vetëm fenomenet dhe vetëm një nga mjetet që i prodhojnë ato (fenomenit) dhe kalon në heshtje organizma dhe individë që i mbanin në duar këto mjete? Lidhur me këtë do të thoshja, sa me kollajllëk Enver Hoxha, i hymnizuar nga Kadareja, hëngri kokat e disa ministrave të brendshëm! Na del se Kadareja merret me kundërshtarët e tij, që nuk i bënin dot gjë dhe anashkalon më të fuqishmit që e mbronin nga të parët.

Nëse lexon me pak kujdes veprën e Kadaresë, vë re se dy gjëra e karakterizojnë konfliktin e tij me Ministrinë e Brendshme: Në radhë të parë, Kadareja ndryshe nga shkrimtarët e tjerë guxon që nëpërmjet veprës së tij të drejtojë kritika ndaj këtij sektori. Të duket sikur ka monopolin mbi të, me të cilin mund të veprojë si të dalë, por në të vërtetë nuk është tamam kështu.

Në një shikim të dytë konstaton se kritikat e Kadaresë nuk kanë për qëllim thjesht për të vënë në dukje një realitet të mbrapshtë të aktualitetit por një realitet që ka të bëjë me të shkuarën. Me një të shkuar të ndëshkuar. Të ndëshkuar nga Zeusi.

Shikoni personazhet negative kadareane që i takojnë këtij sektori. Ata janë ish sigurimsa, pjestarë të klaneve të goditura që tashmë punojnë nëpër sektorë të tjerë.

Këto konstatime të bëjnë të kuptosh se, kush e bëri Kadarenë monopolist mbi këtë sektor dhe, pse nuk i hyri gjemb në këmbë atij nga pickimet që i bëri asaj bishe asnjëherë të fjetur. Dhe jo vetëm kaq por konstatimet e bëra të bëjnë të kuptosh që pickimet e Kadaresë nuk janë shfrymje mllefesh me synim diskretitimin e sektorit në fjalë, por kritika alla bolshevike për t’a shëndoshur atë, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër për të krijuar përshtypjen se diktatura hoxhiste nuk është edhe kaq e egër, ajo të lejon të pasqyrosh edhe ca realitete të shëmtuara brenda saj.

Pra, krahas diktaturës së proletariatit, funksionoka edhe demokracia. Por këto pasqyrime nuk mund t’i bëjë kushdo dhe sido sepse kështu situata do të dilte jashtë kontrollit, por vetëm Kadareja mund të ishte personi i duhur sipa udhëzimeve të liçensuesit, Zeusit, kontrolluesit të gjithçkaje.

Çudi si nuk e kupton Kadareja, që flakët e këtij zjarri që po i fryjnë paprerë, hedhin dritë edhe në ca skuta që atij që nuk i pëlqen të duken se çfarë kanë brenda!! Ç’të jetë kjo që po ndodh me Kadarenë: të jetë zullumi që i kanë zënë sytë, apo rrezikon duke luajtur me zjarrin? Nuk ka rëndësi kush është nga këto të dyja apo të dyja bashkë se, të dyja bashkë janë të motivuara. E para pse Kadareja ka grumbulluar shumë gjynahe dhe e dytapse çmimi Nobel ka kaq vite që po i këput shpirtin.

Rëndësi ka fakti që, për shkak të asaj që kërkon pa i takuar, disidencës, nuk i ka hije gjithë kjo vorbull që krijon rreth vetes duke përfshirë në të edhe drejtorin e Shtëpisë Botuese “Feraj” i cili në kët vlag fushate për “hapjen e dosjeve” është sjellë që nga Franca.

Kjo vorbull po përpinë po përpinë e po zbeh dhe atë çka është e mirë dhe e bukur te Kadareja artin e tij të madh. Mos Kadareja bën të vërë vetullat nxjerr sytë? E për këtë na vjen keq dhe ne që nuk jemi pajtuar kurrë me moralitetin e ti, pse si nacionalistë këtë që po zbehet artin e quajmë me vlera kombëtare. Të paktën në këtë periudhë gjoja demokracie, Kadareja të ishte treguar pak më njerëzorë. Kështu do të kishim arsyen që të justifikonim të shkuarën e tij.

Më poshtë, Kadareja flet për rëndësinë e “hapjes së dosjeve” e quan: “rekord të ri në hierarqinë e zezë të së keqes në këtë planet”, vrasjen e poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, vlerësime me të cilat nuk kemi si të mos pajtohemi. Më poshtë lexojmë: “Përfitoj nga kjo përgjigje për t’ia drejtuar publikisht Presidentit të Republikës, që të ndërhyjë me tagrin e tij të lartë për të vendosur ngritjen e një përmendoreje të dy poetëve martirë, …”.

Martirët në fjalë meritojnë më shumë se kaq, por Kadaresë, si “Nder i Kombite për më tepër si i tillë që vetes i jep të drejtë të gjykojëme arbitrarizëm çdo fushë të jetës shqiptare, dhe t’u heqin veshin jo vetëm individëve cilët do qofshin ata, por edhe të gjithë shqiptarëve së bashku, nuk i ka hije që të merret me majën e ajzbergut” që ka goditur “anijen” e tij. Ai duhet të merret me të gjithë “ajzbergun”. Me këtë dua të them se sikurse të ndjerët Blloshmi dhe Leka ekzistojë edhe mbi gjashtëmijë martirë të tjerë, shumica e të cilëve nuk ka asnjë varr, ku njerëzit e tyre të shkojnë t’i qajnë e t’u vënë një tufë me lule. Vallë Kadareja nuk është në dijeni të këtij fati kobzi të kombit?

Unë nuk besoj, e duke mos besuar pyes: Pse e anashkalon Kadareja këtë fakt? E meqënëse jemi këtu përsëri dua të pyes: Si do t’a priste Kadareja, sikur një grup të afërmish të pushkatuar t’i kërkonin mbështetjen për ngritjen e një përmendoreje gjigande, në Tiranë, në vendin bosh të monumentit të diktatorit Hoxha, në faqet e së cilës të gdhëndeshin emrat e gjashtëmijë të pushkatuarve? Për të patuar kështu një përmendore me simbolikë të trefishtë: aty të kujtoheshin martirët e demokracisë dhe të kombit, aty të ishte një varr simbolik për ata mijëra martirë që nuk e kanë realisht nga një të tillë, dhe së fundi, atje të shifej simbolikisht fitorja e të mirës ndaj të keqes, fitorja e demokracisë ndaj diktaturës. A duhet provuar Kadareja në këtë drejtim? Them se po.

 

Po a do të hapen dosjet?

 

Pyetjes së shtruar janë të pakët ata që mund t’i përgjigjen “po”. Dhe kjo është e kuptueshme” “hapjen e dosjeve” nuk e duan ata që, “kanë në dorë edhe gurrin edhe arrën”. Këtyre u duhen akoma disa vite derisa të konsolidohet  në mënyrë të pakthyeshme arritjet e zbatimit të strategjisë ramiziane.

Por nuk është vetëm kjo, sipas disa gojëve, që kanë haber nga kjo fushë, kur bie fjala të habitur të thonë: “Ha la me dosjet ju??!!” dhe vazhdojnë të shpjegojnë që jo vetëm janë hapur, kontrolluar dhe seleksionuar nga të gjithë ata që kanë këmbyer pushtetin me njëri-tjetrin, por ç’është për më keq e për më zi ato (dosjet) u janë vënë në dispozicion edhe agjenturave të huaja greke, serbe, italiane, amerikane e më gjerë.

Dosjet nuk hapen vetëm për punë të mira, vetëm në shërbim të kombit dhe të demokracisë shqiptare.

Sipas këtyre zërave që, nuk mund të mos u besojmë, na mbetet të mendojmë se gjendja e dosjeve do të mbetet kështu siç është, se, për këto nuk janë të interesuar vetëm ata që janë paracaktuar të këmbejnë pushtetin me njëri-tjetrin, por edhe padronët e tyre të huaj që luajnë me ta (me qeveritarët shqiptarë), si me gurët e shahut.

 

 

 

11.7.2004                                            Eqerem Beqo Plaku

 

 

 

 

NUK MBROHET KADAREA ME TË

PAVËRTETA

 

      Në gazetën “Ballkan” të datës 2 korrik 2004 lexova artikullin e zotit Poli Hoxha me titull: “Kadarea, Enveri dhe ata që s’kanë “jetuar” atëherë”, ku bëhet fjalë për ca kujtime të Kadaresë për Enver Hoxhën, të botuara po në këtë organ më 1 dhe 2 korrik. Tek shkruan për këto kujtime, zoti Hoxha, ndër të tjera, thekson: “…ky materjal nuk përmban ndonjë servilizëm dhe aq më shumë ndonjë pasazh, ku shkrimtari të shfaqet si një beniamin i diktaturës. Përkundrazi, Pasternaku, shkrimtari nobelist rus, edhe pse shkruajti romanin “Doktor Zhivago”, vazhdonte të ishte tejet i pri vilegjuar nga Stalini… Ngado që të vërtitesh në të gjitha epokat e njerëzimit, gjeniu ka qenë i detyruar të bashkëjetojë me diktatorët…Nëse pretendohet se “sulmojmë” Kadarenë, atëherë dëmi më i madh i bëhet vetë shkrimtarit më të madh shqiptar dhe “ambasadorit” të quajtur fuqiplotë në botë për Shqipërinë… Disidenca e Kadaresë është në të gjitha veprat e tij dhe sidomos te “Dimri i Madh”, ku pjesë të qenies së Enverit metaformizohen në dru…”

          Kur shkruan kësisoj, zoti Hoxha, me siguri, është i bindur se u ofron lexuesve ca të vërteta të kulluara. Por poeti dhe piktori i njohur anglez, Uilliam Blejk (Ëilliam Blake – 1757-1827) thotë: “E vërteta nuk mund të kallëzohet asisoj, që njerëzit ta kuptojnë. Rëndësi ka që njerëzit të vërtetën ta besojnë.”

          Në citimin e mësipërm, të nxjerrë nga artikulli i zotit Hoxha, ka disa të pavërteta që bien menjëherë në sy dhe që, për respekt të lexuesve të nderuar në tërësi,  edhe të gazetës “Ballkan” në veçanti, nuk mund të lihen pa u analizuar.

          E pavërteta e parë: Kadarea nuk paska qenë beniamin i diktaturës!      Sigurisht, nga kujtimet e Kadaresë për Enver Hoxhën nuk del askund se ai ka qenë beniamin i diktaturës. Por halli është se “beniaminizmin” e vet ndaj diktaturës Kadarea e ka vulosur me krijimtarinë e vet poetike, e cila është e shkruar e zezë mbi të bardhë dhe sot është pronë e mbarë lexuesve shqi ptarë. Do të kishte qenë mirë sikur  zoti Poli Hoxha, paraprakisht, të kishte shfletuar me kujdes studimin kritik të zotit Petraq Kolevica me titull “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje” (Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2002), në mënyrë që paskëtaj të shikonte më konkretisht se si qëndron e vërteta, para se t’u ofronte lexuesve këtë të pavërtetë të parë në faqet e gazetës “Ballkan”. Kushdo që e lexon me kujdes këtë studim kritik, me siguri që do të vijë në disa përfundime të caktuara dhe do të gjykojë vetë, me gjakftohtësi, nëse ka apo nuk ka të drejtë zoti Petraq Kolevica kur i thotë gjërat shkoqur: “Po më mirë le të hyjmë në temë duke ua lënë vendin disa fragmenteve të nxjerra nga krijimtaria e begatë e poetit K adare, ku del krejt e qartë se ai ka pasur formim e besim të ndërgjegjshëm prej komunisti militant që arrin deri ne fanatizëm dhe se në mënyrë të ndërgjegjshme i shërbeu me krijimtarinë e tij partisë komuniste, ideologjisë së saj dhe veçanërisht diktatorit” (f. 11).

          Në shtojcën “Milosao” të “Gazetës Shqiptare” (27 qershor 2004, f. 13) janë botuar katër poezi të Kadaresë me tituj: “Perëndimi” (kapitalist – E. Y.), “Kur flet Enveri” (reflektim për fjalimin e Enver Hoxhës më 3 tetor 1974 – E. Y.), “Partia ime”, “Lenini”, të shoqëruara këto fillimisht edhe me një shënim të redaksisë. Në poezinë e dytë (“Kur flet Enveri”) lexojmë këto vargje: “Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumi e ka. / Ndaj kur një fjalë e gjallë për të / Çan mes sarkofagësh të vdekjes, / Një fjalë e gjallë për lirinë, / Bota vë veshin në përgjim. / Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte / Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin, / Bubullimat mënjanohen me nderim.”

          Kur Kadarea i vesh Enver Hoxhës atributet e një Hyjnie, para së cilës edhe bubullimat u  mënjanokan, demek, me nderim, lexuesi, sipas zotit Poli Hoxha, nuk paska të drejtë të mendojë që poeti ynë i madh ka qenë një servil dhe një beniamin i thekur i diktaturës! Nuk e di se si e vlerëson zoti Poli Hoxha shënimin redaksional të shtojcës “Milosao”, në të cilin shkruhet:

          “Në kohën kur janë shkruar, poezitë e mëposhtme kanë patur, pa dyshim, një vlerë të jashtëzakonshme që lidhet me edukimin e njeriut të ri, konsolidimin e regjimit politik, shpëlarjen e trurit të masave të gjëra popullore, por edhe me përparimin e poezisë shqipe drejt majave të ndritura të realizmit socialist. Nuk diskutohet që vargëtari do të ketë ndier krenari të thellë që ka mundur t’i shërbejë sadopak diktaturës së proletariatit, unitetit parti-popull, përndritjes revolucionare të njerëzve të thjeshtë, etj. Me gjithë përpjekjet serioze, ne, si redaksi, nuk ia dolëm mbanë të zbulonim dhunën që diktatura ka ushtruar në përpilimin e këtyre vargjeve. Janë vargje të ndiera e të sinqerta që burojnë drejtpërdrejt nga zemra. Aty-këtu ka edhe poezi, por veç duhet pak durim për ta gjetur. Ajo që vlen të admirohet është përkushtimi shpirtëror, dashuria dhe mirënjohja ndaj kauzës së madhe të revolucionit proletar dhe urrejtja ndaj Perëndimit. Nëse në kohën kur këto vargje janë botuar dikush është entuziazmuar dhe është përfshirë nga flaka e patetizmit poetik, jemi të mendimit se edhe tani që ne po i ribotojmë, do të ketë sërish nga ata që përjetojnë të njëjtin emocion”.

          Që Kadarenë s’e ka detyruar kush në kohën e regjimit komunist të shkruante vargje të tilla që himnizojnë diktaturën, këtë ai e ka pranuar edhe vetë. Me këtë rast, ja se çfarë thotë zoti Petraq Kolevica:

          “Kështu, në librin “Kohë barbare”, f. 17, bashkëbiseduesi Denis Fernandez-Recatala, që duket sikur kërkon ta ngacmojë pak Kadarenë, thotë: “Disa shkrimtarë e kanë mbështetur regjimin…” dhe Kadarea përgjigjet: “Nuk e mohoj. Ata kanë përhapur slloganet e Partisë. Ata u sollën, pa diskutim, si qen roje të regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bënin këtë” (f. 59).

Fjalët e mësipërme të Kadaresë, në përgjigje të pyetjes së Denis Fernandez-Recatalës, përmbajnë një të vërtetë shumë të hidhur, para së gjithash, për vetë Kadarenë, i cili, me krijimtarinë e tij poetike, të analizuar me objektivitetin e duhur nga zoti Petraq Kolevica, më   shumë se çdo poet dhe shkrimtar  tjetër shqiptar, është sjellë me të vërtetë si një “qen roje i regjimit.”

          Do t’ia vlente që zoti Poli Hoxha të ndalej pak më gjatë dhe të rrinte e të përsiatte për këtë shënim të redaksisë së shtojcës “Milosao”.

          E pavërteta e dytë: Pasternaku paska qenë nobelist që në kohën e Stalinit, madje na qenka trajtuar si tejet i privilegjuar nga Stalini!

          Me ç’të drejtë zoti Hoxha u ofron lexuesve një të pavërtetë kaq të palejueshme, për të mos thënë skandaloze, ndërkohë që e vërteta qëndron krejt ndryshe? Shkrimtari i madh rus, Boris Pasternak (1890-1960), romanin e tij të famshëm me titull “Doktor Zhivago”, të cilin ai vetë e vlerësonte si bilanc të krejt krijimtarisë së tij, filloi ta shkruante në vitin 1946 dhe e përfundoi në vitin 1955, kur Stalini tashmë kishte dy vjet që kishte vdekur dhe në gjallje të tij nuk kishte pasur kurrfarë dijenie se shkrimtari qenkësh duke shkruar një vepër “mëkatare”. Sapo përfundoi romanin, Pasternaku kërkoi ta çonte në shtyp, por autoritetet sovjetike hrushoviane nuk e lejuan botimin e veprës, duke reaguar në mënyrë kategorike kundër frymës që e përshkonte atë tejendanë. Në këto kushte, Pasternaku, fshehurazi, ia dorëzoi romanin për botim një botuesi italian, i cili bëri të mundur daljen e tij nga shtypi në gjuhën italiane në vitin 1957. Paskëtaj pasuan botimet në gjuhën angleze, franceze, gjermane dhe suedeze. Në gjuhën ruse ky roman u botua për herë të parë në vitin 1988, kur perandoria e veteranokomunizmit sovjetik po shkonte drejt shembjes së saj. Çmimi Nobel Pasternakut iu akordua në vitin 1958, pesë vjet pas vdekjes së Stalinit. Vendimin e Akademisë së Shkencave të Suedisë për dhënien e këtij çmimi autoritetet sovjetike e vlerësuan si një hap me një prapavijë të theksuar politike. Në faqet e shtypit sovjetik shpërtheu një fushatë e egër përndjekjesh kundër shkrimtarit të madh: ai u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe u kërcënua me dëbim nga atdheu. Madje kundër tij u ngrit edhe nj ë padi penale me akuzën për “tradhti ndaj atdheut”. Gjithë kjo fushatë e shfrenuar kundër tij e detyroi Pasternakun ta refuzonte publikisht çmimin Nobel. Por gjendja e rënduar shpirtërore nuk mund të kalonte pa pasoja në qenien e shkrimtarit të madh, i cili ndërroi jetë në vitin 1960.

          Që në vitet ’30-të Pasternaku kishte ngritur zërin për pavarësinë e krijimtarisë së shkrimtarëve dhe të artistëve sovjetikë. Pikëpamjet e veta, si anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, ai i pat shprehur haptas edhe në Kongresin I të kësaj Lidhjeje, të mbajtur në vitin 1934, pikëpamje këto, që u pritën me kritika të rrepta nga censorët partiakë në qarqet letrare sovjetike. Që asokohe Pasternaku filloi të shikohej shtrembër nga autoritetet e larta shtetopartiake sovjetike.

          Për dijeninë e të gjithë  lexuesve të respektuar, edhe të gazetës “Ballkan”, ja, kjo është e vërteta për gjoja trajtimin tejet të privilegjuar të Pasternakut nga ana e Stalinit, “trajtim” ky, që pati zhvillime të reja, të cilat çuan në përshpejtimin e vdekjes së shkrimtarit të madh gjatë kohës së sundimit të “liberalëve” hrushovianë.

          Diploma dhe medalja e çmimit Nobel iu dorëzuan të birit të Pasternakut 31 vjet më vonë, në vitin 1989.

          E pavërteta e tretë: Kur zoti Poli Hoxha u ofron lexuesve të pavërtetën e dytë, ai, tërthorazi, i mëkon ata edhe me një të pavërtetë tjetër, të tretë tashmë: diktatura sovjetike paska bashkëjetuar në paqe dhe në harmoni me poetët dhe shkrimtarët disidentë! Po si qëndron e vërteta?

          Pas marrjes së pushtetit me fare pak gjak më 7 nëntor 1917, bolshevikët erdhën dhe e konsoliduan atë duke notuar në lumenj gjaku viktimash të pafajshme, sidomos nga radhët e inteligjencies ruse. Në qëndrimin ndaj poetëve dhe shkrimtarëve disidentë diktatura sovjetike ndoqi rrugë të ndryshme.

          Së-pari, ajo u krijoi atyre një atmosferë mbytëse, në mënyrë që ata të detyroheshin ta braktisnin atdheun për të mos rënë pre e përndjekjeve nga ana e bolshevikëve. Dhe nuk qenë të pakët ata që e braktisën Rusinë jo vetëm në vitet e para pas Revolucionit të Tetorit, por edhe   shumë më vonë, kur Bashkimi Sovjetik ishte shndërruar tashmë në një superfuqi botërore. Le të përmendim vetëm disa prej tyre, respektivisht sipas viteve të largimit: Aleksandër Kuprin (1919; u kthye në atdhe në vitin 1937, një vit para s e të vdiste), Ivan Bunin (1920, nobelist i vitit 1933), Maksim Gorki (1921; u kthye në atdhe në vitin 1928), Vladimir Nabokov (1919), Marina Cvjetajeva (1922; u kthye në atdhe në vitin 1939), Josif Brodski (1972, nobelist i vitit 1987).

          Së-dyti, diktatura sovjetike, në pamundësi të marrjes së masave më të rënda represive brenda vendit kundër poetëve dhe shkrimtarëve të shquar disidentë, përdori edhe metodën e dëbimit të tyre nga territori sovjetik. Tipik ishte qëndrimi ndaj Aleksandër Sollzhenjicinit (nobelist i vitit 1970), i cili u dëbua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974. U kthye në atdhe pas 20 vjetësh..

          Së-treti, autoritetet sovjetike përdorën të gjitha mënyrat për t’i gjunjëzuar dhe për t’i vënë në shërbim të politikës së vet të gjithë poetët dhe shkrimtarët disidentë. Tepër domethënës është qëndrimi i tyre ndaj Maksim Gorkit. Pas Revolucionit të Tetorit Gorki mbajti një qëndrim  të hapur kundër vijës politike të bolshevikëve dhe, konkretisht, kundër Leninit. Në artikujt e tij polemikë Gorki përsiat për fatet e revolucionit dhe të kulturës në Rusi. Aty Gorki akuzonte Leninin për marrjen e pushtetit me dhunë dhe për shpërthimin e terrorit. Ndër të tjera, ai shkruante: “Shfarosja një për një e kundërshtarëve politikë është një metodë e vjetër, e provuar tashmë në politikën e brendshme të qeverive ruse. Të gjithë udhëheqësit tanë politikë, që nga Ivani i Tmerrshëm e deri te Nikolla II, e kanë shfrytëzuar lirshëm dhe gjerësisht  këtë metodë të thjeshtë dhe të volitshme. Atëherë pse u dashka që Lenini të heqë dorë nga një metodë e tillë e thjeshtëzuar? Prandaj edhe ai nuk po heq dorë kur deklaron hapur se nuk do ta stepë asgjë në synimet e veta për shfarosjen e armiqve” (“Mendime jo në kohën e duhur”, botim rusisht, Moskë 2002, f. 33).

          Edhe ca vjet më vonë Gorki do të vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim kundër regjimit sovjetik. Më 21 prill 1923 ai i shkruante Romen Rolanit nga ishulli Kapri: “Unë nuk kam as më të voglën kënaqësi për t’u kthyer në Rusi. Unë nuk mund të shkruaj, kur e di se humb kohën kot duke llomotitur të njëjtin avaz: “Nuk duhet vrarë!” (Citohet sipas: “Libri i zi i komunizmit, BESA, Tiranë 2000, f. 572).

          Por, fatkeqësisht, pikërisht po ky Maksim Gorki, që shkruante kësisoj, përkitazi më 30 janar 1918 dhe më 21 prill 1923, disa vjet më vonë, i tërhequr tashmë nga pozitat e mëparshme nën presionin e propagandës dhe të autoriteteve sovjetike, do të mohonte vetveten, do ta ndërronte pllakën dhe do të lëshonte një deklaratë krejt të kundërt. Në një tjetër letër, që i drejtonte Romen Rolanit nga Moska më 2 nëntor 1930, Gorki, i cili tashmë i kishte përqafuar përfundimisht idetë e shefit të Kremlinit, do të shkruante fare ndryshe për ngjarjet e përgjakshme që po zhvilloheshin në Bashkimin Sovjetik në kuadrin e fushatës së ethshme për kolektivizimin e bujqësisë:

          “Më duket, Rolan, se ju do t’i kishit gjykuar ngjarjet e brendshme të Bashkimit Sovjetik me më tepër qetësi dhe paanshmëri në qoftë se do kishit pranuar këtë fakt të thjeshtë: regjimi sovjetik dhe pararoja e partisë punëtore ndodhen në gjendje të luftës civile, që do të thotë në luftë klasash. Armiku, kundër të cilit ata luftojnë dhe duhet të luftojnë, është inteligjencia, që mundohet të instalojë regjimin borgjez, dhe fshatari i pasur, që, duke mbrojtur pronat e veta të vogla, baza të kapitalizmit, pengon punën e kolektivizimit” (po aty, f. 573).

PAN>

          Njeriu ndien keqardhje të thellë kur njihet me evolucionin e palakmueshëm të bindjeve politike të Gorkit, të cilat mishërohen në sulmin që ai ndërmerr kundër inteligjencies në vitin 1930, duke e kërcënuar atë me gogolin e luftës së klasave, ndërkohë që 12 vjet më parë ai dilte hapur në mbrojtje të saj:

          Në gazetën “Pravda” lloj-lloj egërsirash e nxisin proletariatin kundër inteligjencies… Sido dhe sado bukur të flasin mendjellinjtë e bolshevizmit, prapëseprapë nuk mund të mohohet fakti që revolucioni rus po jep shpirt pikërisht për arsye të mungesës së forcave intelektuale”  (Gazeta “Novaja zhiznj”, 4 prill 1918. Citohet sipas librit të sipërpërmendur, f. 39-40).

          Kjo tregon se deri në ç’derexhe e katandis veten një ish-shkrimtar disident, i cili vihet kokë e këmbë në shërbim të diktaturës!

          Pra, Gorki, vjen e bëhet zëdhënës i drejtpërdrejtë i diktaturës në zhvillimin e luftës së klasave. Fjalët e Gorkit për luftën e klasave nuk e di pse më kujtuan ca vargje të poezisë së Kadaresë me titull “Terrori i bardhë”, kushtuar klasave të përmbysura:  “Njerëzit, pavarësisht nga klasat, buzëqeshin, / Dhe duke buzëqeshur, unë shpesh ju kam parë. / Por veç kur kam shkruar diçka që veçanërisht ju ka prekur, / Mes smaltit të dhëmbëve tuaj ka ndritur terrori i bardhë” (Vepra letrare, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, Vëll. 1, f. 331).

          Çudi! Sa shumë ngjan krijimtaria e poetëve dhe e shkrimtarëve që vihen në shërbim të diktaturave!

          Së katërti, diktatura e komunistëve sovjetikë, me presionet e gjithfarëllojshme, frikësimet, braktisjen dhe izolimin që u bënte poetëve dhe shkrimtarëve disidentë, i linte këta në mëshirën e vetmisë së tmerrshme, që sillte si pasojë depresionin e rëndë nervor, i cili i shtynte drejt vdekjes së parakohshme dhe vetëvrasjes. Këtu mund të përmendim vdekjen në moshën 41-vjeçare të poetit të shquar Aleksandër B llok (1880-1921) si pasojë e gjendjes së rënduar shpirtërore, vetëvrasjen  e Sergej Jeseninit në moshën 30 vjeçare (1895-1925). Vetëvrasja ka qenë varianti zyrtar i vdekjes së këtij poeti me talent të jashtëzakonshëm. Në të vërtetë, në vitin 1995, me rastin e përkujtimit të 100-vjetorit të lindjes së tij, dolën në dritë fakte që dëshmonin për vrasjen e tij nga ana e shërbimit të fshehtë sovjetik.

          Mund të përmendim, gjithashtu, vdekjen e ngadaltë të shkrimtarit të njohur në mbarë botën – Mihail Bullgakovit – në moshën 49 vjeçare (1891-1940), autorit të të famshmit roman  me titull “Mjeshtri dhe Margarita, i cili qendroi i mbyllur në arkivin e tij nga viti 1940 deri në vitin 1966, kur për herë të parë filloi botimi i tij pjesë-pjesë në revistën “Moska”. Bullgakovi arriti ta shmangte arrestimin, por Stalini e detyroi të rrinte i izoluar në apartamentin e tij, ku vdiq me një ndjenjë të thellë dëshpërimi në zemër, ngaqë nuk lejohej botimi i veprave të tij. Vetëm për krijimin e romanit të sipërpërmendur ai kishte punuar 11 vjet (1929-1940). S’duhet të harrojmë vetëvrasjen e Majakovskit po në moshë të re – 37-vjeçare (1893-1930), vetëvrasjen në vetmi të plotë të Marina Cvjetajevës në moshën 49-vjeçare (1892-1941).

          Sikur Pasternaku të kishte qenë “tejet i privilegjuar nga Stalini”, ai nuk do të kishte guxuar të shkonte të vizitonte Marina Cvjetajevën atje ku e kishte degdisur diktatura e komunistëve sovjetikë -     në qytetin e gurtë Ellabuga, një qytet ky i humbur  në Republikën Autonome të Tatarisë. Sipas kujtimeve të Paustovskit, “Pasternaku erdhi tek ajo për ta ndihmuar të rregullohej (pasi i kishin arrestuar të motrën – Asjan, të shoqin – Sergejin, dhe të bijën – Alën – E.Y.). Ai solli një litar për të lidhur valixhen, lëvdoi fortësinë e tij dhe bëri shaka se ai mbante gjithçka, makar edhe të varej me të. Më vonë atij i treguan se Cvjetajeva u var me atë litar dhe ai për një kohë të gjatë nuk mundej t’ia falte vetes këtë shaka fatale” (Citohet sipas kujtimeve të Evgjeni Jevtushenkos, përfshirë në përmbledhjen poetike të Marina Cvjetajevës me titull “Kaçubja e mallit”, përkthim i Kastriot Mahilajt, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 1996, f. 90-91).

          Së-pesti, diktatura sovjetike nuk kursente as plumbin për poetët dhe shkrimtarët disidentë, me pikëpamje të theksuara antikonformiste, kundërshtarë të hapur dhe të rreptë të regjimit komunist. I tillë ishte poeti Nikolla Gumilovi, i cili u pushkatua në moshën 35 vjeçare (1886-1921). Të njëjtin fat pati edhe poet i tjetër i talentuar, Osip Mandelshtam. Në vitin 1933 ai shkroi “epigramin” e famshëm kundër Stalinit, me titull: “Мы живем, под со 73;ою не чуя страны...” (Jetojmë pa e ndier vendin nën këmbë…). Thuhet se u pushkatua në moshën 47-vjeçare (1891-1938), diku në rrethinat e Moskës, paçka se (sipas versionit zyrtar) qe hapur fjala sikur ai qenkësh katandisur në një gjendje gjysm ëçmendurie dhe paskësh vdekur nga një goditje në zemër!

          Emri i Gumilovit qe ndaluar rreptësisht të përmendej për gjashtëdhjetë vjet me radhë, kurse emri i Mandelshtamit – për 20 vjet rresht.

          Kësisoj, diktatura e egër sovjetike, me pushkatimin e dy poetëve të shquar disidentë – Gumilovit dhe Mandelshtamit – vazhdonte të ndiqte me besnikëri gjurmët e diktaturës cariste në larjen e hesapeve me përfaqësuesit më të talentuar të krijimtarisë  poetike ruse, siç ishin Pushkini dhe Lermontovi.

          Pra, vetëm kësisoj mund të “bashkëjetonte” diktatura komuniste sovjetike me poetët dhe shkrimtarët disidentë, të cilët ose i detyronte, tërthorazi, të braktisnin atdheun, ose i shtynte drejt vdekjes së ngadalshme dhe vetëvrasjes, ose i dëbonte nga atdheu, ose i pushkatonte, ose i shndërronte në bashkëpunëtorë të saj.

          Në artikullin e tij zoti Poli Hoxha e konsideron Kadarenë si “ambasador”  të quajtur fuqiplotë në botë për Shqipërinë. Do të kishim shumë dëshirë dhe do të na bëhej zemra mal sikur Kadarenë ta kishim jo vetëm “ambasador” të kulturës shqiptare në botë, por edhe “ambasador” të çështjes mbarëkombëtare shqiptare, ende të pazgjidhur në Evropën Juglindore. Por, fatkeqësisht, me eseistikën e tij politike, e cila është bërë boll e begatë këto kohët e fundit, Kadarea ka mbajtur qëndrime fort çuditshme, që nuk janë aspak në interes të zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Për habinë tonë, kur trajton të gjitha mbrapështitë që kanë ndodhur në Gadishullin Ballkanik, Kadarea mundohet t’i nxjerrë shqiptarët dhe sllavogrekët si të prerë me një gërshërë, paçka se vetëm shqiptarët kanë qenë ata që kanë provuar mbi kurrizin e tyre tërë egërsinë shoviniste të fqinjëve tanë.

          Sot, kur është në diskutim e sipër zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës, Kadarea ngrihet dhe lëshon një deklaratë revoltuese, e cila lë pa mend edhe qytetarin më të thjeshtë shqiptar. Në një intervistë që i ka dhënë zotit Pietro del Giudice fill pas ngjarjeve te 17-18 marsit në Kosovë, pyetjes së këtij të fundit  “Të ndahet Kosova dhe t’i jepet jetë “Shqip ërisë së Madhe”? Kadarea i përgjigjet: “Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, në fund të fundit, nuk është autoktone, por e një origjine fashiste. Është një hipotezë gjeopolitike e përqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatë pushtimit italian. Mendoj se shumica dërrmuese e kosovarëve janë kundër bashkimit me Shqipërinë. Midis dy popujve ka pasur historikisht – ka edhe sot e kësaj dite – shumë  pika konflikti” (Gazeta “Shekulli”, 23 mars 2004, f. 5). Kësisoj, ëndrrën e shqiptarëve të vërtetë për bashkim kombët ar Kadarea e trajton si një fantazi të fashizmit Italian!

          Pikërisht në eseistikën e tij politike të kohëve të fundit Kadarea u transmeton shqiptarëve mesazhe që bien ndesh me interesat e tyre për bashkim kombëtar, mesazhe këto që i vijnë në osh diplomacisë evropiane dhe sidomos asaj franko-ruse dhe serbo-greke. Pikërisht këto mesazhe të gabuara në eseistikën politike të Kadaresë bënë që të ngjallej reagimi i menjëhershëm i zotit Baleta, i përcjellë në esenë e tij të gjatë, të botuar në faqet e gazetës “Rimëkëmbja” pas ngjarjeve të 17-18 marsit në Kosovë dhe të titulluar:  “Kadareada”, “Sherriada Kadare” dhe Kadarea i sherrit”.

          Në analizat e argumentuara me fakte, të nxjerra nga eseistika politike e Kadaresë, zoti Baleta na ka dhënë një tablo të qartë të pikëpamjeve politike të vetë Kadaresë, të cilat, në analizë të fundit, janë në harmoni të plotë me pikëpamjet e diplomacisë evropiane, e cila ka qenë dhe mbetet varrmihëse e çështjes kombëtare shqiptare. Po të ishte njohur me këto analiza të hollësishme të zotit Baleta, zoti Poli Hoxha, besoj, do të kishte nxjerrë një përfundim të caktuar për faktin se shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se kurrë për të pasur nëpër botë një “ambasador” me të vërtetë të zotin të çështjes së tyre ende të pazgjidhur kombëtare. Dhe rolin e një “ambasadori” të tillë mund ta luante  shumë mirë Kadarea, si përfaqësuesi më në zë i kulturës shqiptare në botë, duke iu kundërvënë haptas klasës politike të Tiranës, e cila, për interesat e saj pragmatike, e vlerëson si të paqenë çështjen kombëtare shqiptare. Por, për keqardhjen e shqiptarëve me aspirata kombëtare në mbarë trojet tona etnike, Kadarea nuk dëshiron ta marrë përsipër një rol të tillë dhe e ka vënë veten në shërbim të diplomacisë evropiane 

          E pavërteta e katërt: Disidenca e Kadaresë qenka në të gjitha veprat e tij!  Nuk e besoj që krijimet poetike, të analizuara me aq hollësi në studimin kritik të zotit Petraq Kolevica, zoti Hoxha nuk i quaka pjesë të veprës së Kadaresë. Atëherë ai me ç’të drejtë deklaroka se disidenca e Kadaresë qenka në të gjitha veprat e tij?

          Dikur, - thotë Kolevica, -  Kadarea pat deklaruar:  “…Ёshtë e detyrueshme që në jetën kulturore shqiptare të ndahet një herë e përgjithmonë ç’është diktatoriale e pjellë direkte e totalitarizmit komunist, nga ajo që është shqiptare, e përjetshme, pjellë dhe sukses i kombit” (f. 95).

          Dhe më poshtë vazhdon:  “Në u bëftë një ditë kjo ndarje dhe të shemben piramidat e krijimtarisë ideologjike, do të dalin me humbje ata, që, - siç  thotë Kasëm Trebeshina, - e vunë të gjithë kapitalin e tyre mendor në shërbim të Enver Hoxhës” ( po aty).

          Ndaj të njëjtën pikëpamje me zotin Poli Hoxha për faktin që “në të gjitha epokat gjeniu ka qenë i detyruar të bashkëjetojë me diktatorët”. Prandaj edhe Kadarea, si gjeniu i letrave shqipe, ka bërë shumë mirë që ka bashkëjetuar me diktaturën për t’i shpëtuar ndëshkimit të egër të saj. Falë kësaj bashkëjetese kultura shqiptare ka sot në pronësi krijimtarinë e tij të pasur dhe shumëdimensionale. Por duhet përmendur  edhe një herë fakti tjetër, që, siç u theksua më lart dhe siç e ka pranuar edhe vetë Kadarea, askund dhe asnjëherë diktatura nuk ka ushtruar dhunë mbi të për ta detyruar që ai të nxirrte nga pena e vet atë mori vargjesh poetike me “aromë” të fortë politike në shërbim të diktaturës dhe të diktatorit.

          Gjatë viteve të komunizmit Kadarea, me poezinë e tij, i shërbeu diktaturës dhe diktatorit për shkaqe mbijetese. Po sot, në kushtet e pluralizmit, me eseistikën e tij politike të kohëve të fundit, kujt i shërben Kadarea? Shqiptarët e ndershëm, në mbarë trojet e tyre etnike në Evropën Juglindore, në personalitetin e Kadaresë kanë dashur të shikojnë simbolin e bashkimit kombëtar dhe të krijimit të një shteti të unifikuar kombëtar. Sipas Kolevicës, në nj ë bisedë me A. Bosquet Kadarea paska deklaruar: “I jepja zemër vetes duke menduar se unë isha shkrimtar kombëtar” (f. 91).  Nuk e besoj që me fjalën kombëtar ai ka pas nënkuptuar gjithçka që përfshihet vetëm brenda caqeve të Shqipërisë Londineze. Fatkeqësisht, eseistika politike e Kadaresë dëshmon se ai është kundër aspiratës shekullore të kombit shqiptar për bashkim kombëtar, çka përputhet plotësisht me thelbin e diplomacisë evropiane për të mos i lënë shqiptarët në trojet e tyre kompakte në Evropën Juglindore të vënë në jetë parullën  një komb, një atdhe, një shtet. Kësisoj, Kadarea, me qëndrimet e veta politike, është shndërruar në një “ambasador” të diplomacisë evropiane për problemet shqiptare në Evropën Juglindore, është rreshtuar përfundimisht në krah të klasës politike të Tiranës zyrtare, e cila i ka braktisur me kohë interesat kombëtare. Na vjen keq që Kadarea, për një problem kaq madhor kombëtar tonin, e paska në natyrën e tij t’i shërbeka klasës politike në pushtet, qoftë në kohën e diktaturës, qoftë në demokraci, paçka se kjo kla së politike në Shqipëri, qoftë dje, qoftë sot, ka qenë dhe mbetet tradhtare e interesave kombëtare. Për Kadarenë qenka e pamundur të jetë opozitar, të paktën, i klasës së sotme politike të Tiranës për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Kombi shqiptar, si çdo komb tjetër, gjithmonë ka nxjerrë nga gjiri i vet intelektualë të shquar, si puna e Kadaresë dhe e shumë të tjerëve, veçse për kombin tonë përbën një fatkeqësi të madhe edhe fakti që ka midis tyre edhe antinacionalistë, deri edhe të përmasave të Kadaresë!

          Ja, këto ishin ca të pavërteta që më ranë në sy në artikullin e lartpërmendur të zotit Poli Hoxha dhe që, për respekt të lexuesve, e quajta të arsyeshme të ndalesha pak gjatë. Gazetaria e ka për detyrë t’iu ofrojë lexuesve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, se vetëm nëpërmjet të vërtetave bëhet edukimi i qytetarëve dhe kësisoj ajo arrin ta kryejë me seriozitet misionin e saj të shenjtë, si ushtruese e pushtetit të katërt në çdo shoqëri. Nuk mund të mbrohet Kadarea me të pavërt eta. Kadarea ka një krijimtari shumë të pasur, në të cilën, gjithsekush që dëshiron, ka se ç’të kritikojë dhe ç’të lavdërojë. Vetëm një vlerësim objektiv i veprës së Kadaresë i bën nder shkrimtarit tonë të madh. Tonet patetike të shkrimeve në mbrojtje të tij, sidomos kur nuk vlerësohet objektivisht eseistika e tij politike e kohëve të fundit, i bëjnë më shumë dëm shkrimtarit.

Filozofi gjerman, Emanuel Kanti, thotë:

          “Madje edhe kur e pavërteta nuk i sjell dëm kujt, ajo nuk duhet vlerësuar si e pafajshme. Ajo mbetet një shkelje serioze e detyrës së gjithsecilit  ndaj vetvetes, bile një shkelje e pafalshme, meqenëse kjo e fundit në qenien e çdo njeriu nëpërkëmb dinjitetin njerëzor.”

 

                                  Eshref Ymeri 

 

 

ENIGMAT E SIMBOLIKËS

 

"Gazeta Shqiptare" e datës 29 Qershor 2004 e ngacmonte shumë kureshtjen e lexuesit me  titullin e një shkrimi  "Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës", Në tekst shpjegohet se arkeologë shqiptarë dhe izraelitë gjatë gërmimeve  në bazilikatën e Onhezmit në Sarandë kanë gjetur gjurmë të kulturës hebraike, një stemë hebraike e gdhendur mbi gurë. Nuk jepet asnjë përshkrim i kësaj steme që paska sjellë arkeologët izraelitë në Shqipëri.

Meqenëse bëhej fjalë për kureshje që ngjallin shpesh shenjat e gdhendura nëpër gurë muresh të lashta që interpretohen zakonisht me shumë hamendje e fantazi,  shënoj një rast që ka të bëjë jo më me një bazilikatë të vjetër, por me shtëpinë  time, varrezat e të parëve të mi ku është i gdhendur "Ylli i Davidit" që është dhe simboli në flamurin e shtetit të Izraelit.

Para dy muajsh bashkë me të afërm nga krushqia ime që jetojnë në Tiranë u ndodhëm në fshatin tim të lindjes Guri i Bardhë për një ceremoni përkujtimore. Zana që vinte për herë të parë bashkë me ne, në fshat pas vizitës në varrezat e familjes sime më pyeti me shumë kureshtje se si ishte e mundur që në gurrin e varrit të gjyshit tim ishte gdhendur ylli që gjendet në flamurin e shtetit të Izraelit. Pa iu përgjigjur i ftova mysafirët në dhomën e pritjes të shtëpisë sime, ku banon vëllai im, dhe ju tregova pllakën e madhe prej një blloku guri që zë tërë ballinën mbi të cilën është gdhendur në pozicione simetrike dy herë ylli gjashtëcepash, ose "Ylli i Davidit". Kjo gjë nuk ka të bëjë me flamurin e Izraelit që u krijua si shtet në vitin 1948. Ylli i Davidit në ballinën ëe oxhakut t ë  shtëpisë sime është gdhendur në vitin 1941, nga mjshtri vendas Ali Giu, kushëriri i parë i gjyshit tim, lindur, rritur e vdekur në fshat.

Më vonë pasi u grumbulluan shumë njerëz dhe mbaroi ceremonia fetare pyeta hoxhallarët se çfarë përfaqësonin dy yjet gjashtëcepësh në rrasën e oxhakut. Miftar Dërguti më i moshuari ndër ta pa ngurim u përgjigj:është "Ylli i Hazretit Sulejmani".Përndryshe "Ylli i Solomonit" sic quhet profeti nga hebrenjtë.

Nuk e prisnja një përgjigje kaq të saktë. Pak ditë para se të nisesha për në fshat një dashamir nga Durrësi më kishte sjellë librin "revolucioni francez, në veprën e masonërisë" botuar në gjuhën italiane në vitin 1994. Në këtë libër ka shumë stema  që i përdorka masoneria. Në faqen 106 është "Sigillo di Solomone" ( Vula e Solomonit). Është një yll me gjashtë cepa,domethënë dy trekëndëshat e  mbërthyer në të kundërt me njëri tjetrin rrethuar nga një gjarpër që kafshon bishtin e vet. Brenda yllit ka një portret në dy pozicione të kundërta me ndryshim ngjyre (bardhë e zi). Në libër shpjegohet se kjo "simbolizon doktrinën kabalistike të dy parimeve, ose të dy të barabartave e të kundërvëna, të bardhës e të zezës, qiellore s e jo qiellores të kryqëzuar nëpërmjet dy trekëndëshave. Rreth Yllit të Davidit janë fjalët " Si lart ashtu dhe poshtë" që bëjnë aluzion për monizmin sipas unitetit panteistik të çdo qenie.". Më tej përmenden dy Piramidat e ndërtura nga ish-presidenti francez Miterran në Paris, njëri me kulmin lart tjetri poshtë në modelin e piramidave të faraonëve të Egjiptit që dihet se janë shumë të lashta.

Pra gdhendja e "Yllit të Davidit" më fshatrat tona pas myslimanizimit është lidhur me emrin e Hazretit Sulejman (Solomon) dhe qenka e saktë. Në librin e amerikanit Xhim Marrs mbi shoqërinë sekrete nga fillimi i qytetërimit e deri sot shkruhet se "Yllin e Davidit" në Europë e solli si simbolikë "Urdhëri i Tempullarëve" i krijuar nga europianë në Jeruzalem para më shumë se 1000 vitesh. Në shtypin tonë ka pasur shkrime kohët e fundit që dëshmojnë se  ylli me gjashtë cepa ka qenë në stemën e Topiajve e më pas të Kastriotëve. Kurse gjarpëri ka qenë simbolikë ilire. Në murin e shtëpisë që ndërtoi babai im në vitin 1941 ( tashmë e shembur) në një gur qosheje ka qenë gdhendur dhe një gjarpër, roja i shtëpisë.

Të presim se çfarë të dhënash të tjera do të nxjerrin me punë të përbashkët arkeologët shqiptarë e izraelitë për gjurmën e kulturës hebreje në Sarandë. Por nuk duhet harruar se simbolet kanë udhëtuar nga një vend në tjetrin, janë huazuar, pasuruar, dhe të njëjtat shenja nganjëherë kanë shprehur simolika të ndryshme në vende e kohë të ndryshme.

 

11 Korrik 2004                                                            Abdi  Baleta

 

 

Redaksisë së gazetës "Albania"

 

Në pamundësi për ta botuar këtë shkrim për arsye të ndërprerjes së përkohëshme të botimit të "Rimëkëmbjes" dhe me qëllim që të mos i kalojë aktualiteti m'u duk më e përshtatshme ta dërgoj në gazetën tuaj. Kuptohet në rast se plotëson standartet tuaja të pranimit pë botim kështu siç është, pa u prekur teksti. Në rast se nuk e shihni të mundëshëm botimin nuk më prishet qejfi.

 

Abdi Baleta

 

 

 

 PSE MERO BAZE  LËPIU "DHURATËN GREKE" TË PËGËRË?

 

KUJT I SHËRBEJNË AVOKATIRAIT PËR GREQINË?

 

Rinisën inspektimet ministrore greke në Shqipëri

 

Pas një ndërprerjeje jo të zakontë për gati dy vjet të varavingove të shpeshta të zyrtarëve të lartë grekë në Shqipëri rifilluan turnetë e ministrave të Athinës në Tiranë. Sëpari erdhi ai i Rendit. Më pas ai i ushtrisë (Mbrojtjes). Motivi i vizitave po ai: të bisedohet me autoritetet e Tiranës për sigurimin e Lojërave Olimpike në Greqi. Grekët duan të krijojnë një përshtypje sikur Shqipëria po e kërcënon Olimpiadën si Al Kaeda Amerikën.

Në fakt zyrtarët e lartë të regjimit të ri grek kanë filluar turnetë e isnpektimit në "provincat veriore". Meqenëse formalisht flitet ende për marrëdhënie ndërshtetërore midis Greqisë e Shqipërisë, normale do të ishte të vinte sëpari në Tiranë Ministri i Jashtëm i Greqisë. Por erdhën kryepolici dhe kryeushtaraku. Pra marrëdhëniet Greqi-Shqipëri në Athinë trajtohen më tepër si "çështje të brendëshme " shtetërore. 

Duket se pushimi në këto lloj veprimtarishë politike e diplomatike midis shtetit suzeren e shtetit vasal, siç janë në ndërvartësinë e tyre të tanishme Greqia dhe Shqipëria, ishte diktuar nga zhvillimet politike që priteshin të ndodhnin në Greqi. Qysh kur Nikolas Geixhi para dy vitesh thirri me ngut në Korfuz Fatos Nanon dhe Ilir Metën për të vendosur paqen midis tyre në një bashkëqeverisje socialiste zyrtare duke tërhequr dhe demokratin Berisha në qeverisje informale në kuadër të tripolaritetit, u kuptua se punohej për ndërrimin e kuajve në karrocën e pushtetit në Greqi. Vumë re se plani grek dhe i lobit grek në SHBA ishte që përkohësisht të futej në kafaz djalli i luftës politike në Shqipëri dhe të ruhej bishtëzimi i forcave politike shqiptare pas klaneve politike greke.

Por gjendja në Greqi u qartësua në Mars të këtij viti. Papandreu e PASOK-u ikën nga pushteti për t'u zëvendësuar nga Karamanlisi dhe ''Nea Demokracia". Ishte e qartë se do të rifillonte afrimi i urëve në zjarrin e politikës në Shqipëri që përveç tymit të ngrihej dhe flaka. Ishte e qartë se do të fillonin turnetë e inspektimit të ministrave të pushtetit të ri grek në Tiranë. Tani shtrohet problemi nëse duhet vendosur që edhe Nano të ndjekë rrugën e mikut të tij, Papandreu, apo pushteti i ri i Greqisë do të jetë i detyruar nga rrethanat ndërkombëtare të bashkëpunojë me vasalë shqiptarë që janë aleatë partiakë të kundërshtarëve të tyre politikë në Greqi. Dilema është e Karamanlisit. Sherri është i politikës shqiptare. Ankthi është i Nanos. Makthi është i Berishës. Dëmi i mbetet në kurriz kombit shqiptar.ONT>

Por, sidoqoftë, ministrat grekë filluan të vinë. Takimet rinisën. Fjalët e bëra bozë po derdhen  përsëri në takimet zyrtare dhe jo zyrtare. Deklaratat që zor t'i marrësh vesh nuk mungojnë. I njëjti avaz. I njëjti maraz. Punët sërish për dreq e llafet çapraz.

 

Edhe një herë "dhurata greke" del e helmuar

 

Nuk ka si të mos bëhen llafe çapraz kur shqiptarët më lehtë se gjithkush harrojnë fjalët e poetit romak "ruaju nga greku dhe kur të sjell dhurata", apo thëinen e anglezëve "pasi t'i keshë dhënë dorën grekut shih a i ke të gjithë gishtat".

Kuptimi i thellë dhe paralajmërues i këtyre shprehjeve u rikonfirmua edhe gjatë vizitës që bëri në Shqipëri Ministri i Mrojtjes në qeverinë e re të Greqisë, zotëri Spiro Spiliotopullos në javën e parë të muajit Korrik 2004.Ai pati një takim zyrtar edhe me kryetarin e shtetit shqiptar, zotëri Alfred Moisiu, një usharak i vjetër, i Shqipërisë, gjeneral në kohën komunizmit e të demokracisë, bir i Spiro Moisiut, një ushtaraku të vjetër e të shquar qysh nga koha e Mbretërisë, shef i Shtabit të Ushtrisë Nacional-çlirimtare dhe më vonë gjeneral  në kohën e komunizmit.

Ministri grek i kishte sjellë Presidentit me karrierë ushtarake, familiare e personale, të Shqipërisë një dhuratë të këndëshme për popullin shqiptar. Sipas një njoftimi të Presidencës së Shqipërisë më 8 Korrik 2004 ministri grek në takim ishte shprehur :"Unë do të dëshiroja t'ju bëja një falenderim të madh, një falenderim historik për qëndrimin që populli juaj ka mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore".( citohet sipas gazetës "Korrieri" të datës 13 Korrik 2004). Pra, Ministri grek i Mbrojtjes pohonte zyrtarisht se Greqia pas 65 vitesh po njihte një realitet historik, që populli shqiptar nuk mori pjesë në luftën agresive të pushtuesve fashistë italianë kundër Greqisë. Kjo nënkupton fare qartë se Greqia e di që Shqipëria nuk mund të konsiderohet si vend që ka qenë në luftë me Greqinë.

Është e logjikëshme të mendohet se jo rastësisht grekët kishin zgjedhur takimin e Ministrit të tyre të Mbrojtjes për ta transmetuar një mesazh të tillë në një takim me një kryetar shteti ish-ushtarak në Shqipëri. Për më tepër transmetimi i këtij vlerësimi pikërisht Alfred Moisiut e bënte më solemn e më domethënës këtë gjest për faktin tjetër se babai i Presidentit mbahet mend si komandanti i njërës nga njësitë ushatarake shqiptare që u dërguan nga italianët në frontin grek dhe që braktisën frontin për të mos luftuar kundër grekëve për hesap të italianëve pushtues në Shqipëri. Këta ushtarakë u internuan ose dolën malit të luftonin kundër italianëve. Kështu takimi Moisiu-Spiliotopullos krijonte objektivisht më shumë se çdo takim tjetër atmosferë të ngrohtë për të transmetuar në emër të popullit grek dhe pë r të pritur në emër të popullit shqiptar një falenderim grek për atë që kishin bërë shqiptarët në vitet e LDB.

Por, ashtu si në historinë e lashtë e të re "dhurata geke" doli e helmuar. Ishte vetë diplomacia greke që e pëgëri këtë dhuratë duke lëshuar mbi të publikisht të vjellat e saj antishqiptare. Pastaj dhurata e pëgërë trazoi stomakun dhe turbulloi mendjen e një pjese të politikës e të gazetarisë shqiptare .   

 

Si e pëgëri diplomacia greke "dhuratën" që u solli Spiliotopullos shqiptarëve

 

Fjalët e cituara më lart të Ministrit Grek të Mbrojtjes Presidenca e Shqipërisë në njoftimin e saj për opinionin publik e pasqyroi në formulimin "Ministri grek i Mbrojtjes… vuri në dukje se niveli i marrëdhënieve dypalëshe e ka bazën në miqësinë e vjetër mdis popujve, duke nënvizuar me mirënjohje faktin e njohur historik të qëndrimit të popullit shqiptar ndaj atij grek gjatë LDB". Një njoftim shumë korrekt në pikëpamje profesionale dhe në përputhje me qëndrimet e politikës zyrtare shqiptare. Një paraqitje e tillë nuk përmban as shkasin më të vogël për të lënë të pakënaqur diplomacinë greke.

Por me diplomacinë greke ndodh gjithnjë ajo që është më e pabesueshmja. Ajo gjen shkas për sherr në çdo çast e në çdo rast sepse  është diplomaci tekanjoze, inatçore, sfiduese deri në marrëzi edhe kur nuk ka asnjë të drejtë të veprojë kështu. Diplomacia greke ka qenë gjithmonë ngacamane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe kur është dashur të bënte sa për sy e faqe gjeste të vullnetit të mirë që Greqisë nuk i kushtonin asgjë. Edhe në këtë rast kështu veproi diplomacia greke duke vjellë mllef të kotë mbi "bakllavanë" që njerëzit e Presidencës së Shqipërisë kujtuan se ua solli me zemër të mirë një ministër i Greqisë.

Më 9 Korrik 2004 ambasada greke në Tiranë dha versionin e saj të falenderimit të Spiliotopullosit : " Unë do të dëshiroja t'ju bëja një falenderim të madh, një falenderim historik për qëndrimin e babait tuaj, si ushtarak shqiptar gjatë LDB". Pas këtij njoftimi grek Presidenca e Shqipërisë më 10 Korrik riafirmoi :"njoftimi ynë përcjell në mënyrë besnike përmbajtjen e bisedës bazuar në proces-verbalin autentik të këtij takimi".

Kush është sado pak i njohur me hiletë greke nuk e vë në dyshim se edhe kësaj radhe është diplomacia greke që bën hilenë e shëmtuar.  Dinakëria greke synon të krijojë një truk të ri politiko-diplomatik që në t'ardhme ta përdorë sipas interesit. Kur do t'u duhet grekëve të mashtrojnë shqiptarët do të thonë se Spiliotopullos e ka njohur realitetin. Kur do t'u duhet të bëjnë trysni mbi shqiptarët do të thonë se ambasada në Tiranë e përgënjeshtroi deklaratën që vetë shqiptarët ia kishin mveshur Stiliotopullosit.

Nuk është puna jonë të lodhemi të zhbirojmë nëse ka qenë përgatitur një skenar i posaçëm për këtë hile qysh në nisjen e Spiliotopullosit për në Shqipëri, apo vet Spiliotopullos ka rënë viktimë e një hileje të mëpasme të burokracisë diplomatike greke pasi ka i transmetuar falenderimet Moisiut.Është e besueshme që edhe vetë Spiliotopullos të jetë viktimë e teknokratëve të MPJ të Greqisë. Në arkivat  e shkëmbimeve diplomatike shqiptaro-greke mund të gjesh plot raste kur teknokratët e rafinuar të MPJ të Greqisë kanë  bërë lëvizje të kundërt me atë që kanë bërë drejtues qeveritarë. Kështu kanë vepruar për shembull burokratët e MPJ të Athinës pasi kryeminstri Pangllos ka  pranur n ë vitin 1925 se kishte minoritet shqiptar në Greqi. Kështu ka ndodhur në fillim të viteve 1920 kur diplomacia greke ka mohuar deklaratat e Venizelosit e Kaklamanosit bërë në Lidhjen e Kombeve për përjashtimin e shqiptarëve myslimanë që banonin në trojet shqiptare të aneksuara prej Greqisë nga shkëmbimi i popullsive me Turqinë pas vitit 1923. Venizelos në Athinë ka mohuar deklaratat që u bënte diplomatëve shqiptarë në Gjenevë. Diplomatë grekë kanë mohuar deklaratat e lëshuara zyrtarisht për njohjen e dëmshpërblimin në ar të pronave të shtetasve shqiptarë të grabitura në Greqi etj.

Edhe në rastin e tanishëm më e mundëshme është që diplomacia greke ta ketë lënë Ministrin e Mbrojtjes të bëjë për shqiptarët një deklaratë ngazëllyese dhe pastaj ka përdorur trukun e përgënjeshtrimit të kësaj deklarate duke fajsuar Presidencën shqiptare për "falsifikim diplomatik" me qëllim që Greqia të vazhdojë avazin e saj të vjetër  se Shqipëria në LDB ka qenë komb armik i Greqisë edhe pse ndonjë ushtarak shqiptar si Spiro Moisiu ka bërë gjest miqësor. Pra në rastin konkret diplomacia greke ka zbatuar rregullin " edhe kur i zoti e shet tellalli nuk  e jep" . Por Spiliotopullos le ta gjejë vet këtë punë me diplomacinë e shtetit të tij. Ne shqiptarëve tani na takon të mbajmë shënim atë që ka njoftuar Presidenca e sht etit tonë dhe t'ua përplasim grekëve në fytyrë sa herë bëjnë dredha e poshtërsira. Veçse për fat të keq midis nesh kemi dhe…

 

Shqiptarë që nxitojnë të lëpijnë "dhuratën greke" të pëgërë

 

Nuk ka si bëhen llafet më çapraz kur në shtypin shqiptar dalin dhe mendime e analiza të nxituara nga meraku se mos pushtetarët shqiptarë kanë vënë në siklet politikanët grekë. Nuk ka si bëhet më çapraz muhabeti kur Mero Baze deri editorialin e gazetës së tij "Tema" të datës 10 Korrik 2004 për të sfiduar Presidentin e Shqipërisë e titullon "Skandalet "patriotike të njerëzve të Presidentit". Po atë ditë në "Tema" është botuar dhe një shkrim me titull "Greqia: Falenderojmë Moisiun, jo shqiptarët", ku trajtohet problemi i "skandalit" që paska ndodhur pas bisedës së Presidentit Moisiu me Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë Spiliotopullos. Pjesën informative të gafës së saj nga zelli i tepruar progrek dhe anti-Moisi gazeta "Tema" është përpjekur ta ndreqë ( të lajë m… me sh…)  me shkrimin e datës 13 Korrik 2004 "Deklaratat e ministrit grek nuk u deformuan".

Por pisllëkun e komentit të shkruar nga Mero Baze nuk ka lum që e largon. Mero i ka besuar plotësisht deklaratës së lëshuar nga ambasada greke dhe ka bërë një koment shumë të idhët e therës për Moisiun e punonjësit e Presidencës duke i karakterizuar si falsifikues e mashtrues që kanë dashur të turpërojnë Ministrin grek dhe të venë në sëkëlldi politikën e Greqisë ndaj Shqipërisë. Mero e merr të mirëqenë pretendimin e ambasadës greke se Ministri  Spiliotopullos nuk ka dashur të shperehë ndonjë mirënjohje për popullin shqiptar por thjeshtë të gudulisë pakës sedrën e Presidentit shqiptar duke i lavdëruar babain e tij për qëndrim dashamir ndaj Greqisë. Nëse do të kishte ndodhur kështu një gazetar shqiptar duhej të sfidonte cinizmin e ministrit grek dhe jo të merrej me "shtrembërimin" që paska bërë Presidenti shqiptar. Detyrë e  gazetarit shqiptar para një hipoteze të tillë do të ishte t'i kujtonte grekut se kur të shkonte për vizitë private në shtëpi për të pirë një kafe tek Presidenti Moisiu mund t'i fliste për babain e tij sa të donte , por jo gjatë vizitës zyrtare në Presidencë.

Greku mbase qysh kur është nisur për diplomaci ushtarake në Shqipëri e ka ditur se një falenderim që do t'i bënte presidentit ushtarak të Shqipërisë për qëndrimin e babait të tij para 65 vitesh nuk do t'i falej Aldfred Moisiut nga ngacamanët e pacipë të shtypit shqiptar që e kanë sulmuar Alfred Moisiun si bir i një babai që ka dezertuar nga fronti i luftës që kishin hapur pushtuesit fashistë italianë kundër Greqisë. Në gazetën "SOT" në shumë raste Spiro Moisiu është cilësuar si dezertor nga lufta meqenëse nuk luftoi bashkë me fashistët italianë kundër Greqisë. Këtë vlerësim cinik e të gabuar  "SOT" e ka përsëritur edhe më 11 Korrik 2004 në shkrimin "Akademia ushtarake me emër dezertori", edhe në një shkrim të gjatë pa autor me titull "Pse s'e meriton Akademia u shtarake emrin "Spiro Moisiu", më 13 Korrik. Pra pas komentit të bërë nga Mero Baze në "Tema" kundër Presidentit Moisiu dhe në mbështje të qëndrimit skandaloz të ambasadës së Greqisë u shtuan në "SOT" shkrimet me prirje të hapur për të përligjur pushtimin italian të Shqipërisë dhe agresionin italian kundër Greqisë në vitet 1939-40.

Alfred Moisiun e sulmojnë pse babi i tij nuk luftoi kundër Greqisë disa ngucakeqë nga krahu i PD-së që kurrë nuk e kanë hapur squpin për të përmendur se në kohën e pushtetit të Sali Berishës ishte bërë kryeministër i Shqipërisë biri i një shqiptari, që kishte shërbyer si oficer grek dhe kishte luftuar për interesat ekspansioniste të Greqisë në Azinë e vogël në vitet 1920.

Edhe sikur të kishte ndodhur vërtetë që Presidenti Alfred Moisiu një falenderim për babain e tij ta merrte zyrtarisht si vlerësim për popullin shqiptar ambasada greke nuk kishte përse të bënte  një sqarim të neveritshëm e provokues që as Greqisë  nuk i shërben për ndonjë gjë të madhe. Por është shumë e shëmtuar që  një gazetë apo gazetar shqiptar të reagojë siç ka reaguar Mero Baze. Një gazetar shqiptar edhe sikur të kishte ndodhur siç pretendon ambasada greke duhej t'i lavdëronin Presidentin Moisiu e njerëzit e tij që qëndrimin e grekut e kanë pranuar e cilësuar si të sjellë në adresë të popullit shqiptar, në emër të të cilit janë nëpër zyra dhe jo në emër familjar në adres ë të babait të Alfred Moisiut.

Mirëpo hajde llafosu me Mero Bazen që qëndrimin e presidencës sonë e quan skandal e shkuar skandalit dhe merr ai përsipër të lëshojë akuzat cinike vetëm se kështu i leverdis propagandës diversioniste berishiste për lojërat e saj politike brenda në Shqipëri. E po diplomat i madh ky gjeologu i shndërruar me zor në gazetar sherresh! Për Meron kemi të bëjmë me "skandal të vërtetë". Në fakt skandali është vetëm për Meron dhe ambasadën e Greqisë. Mero qenka në një mendje me Kastriot Myftarajn kur shkruan : "Problemi lind jo pse familjes Moisiu i kujtohet një nder që i ka bërë Greqisë në vitet 1940, por te një informacion i deformuar". Edhe Mero si Myftaraj është i paaftë të kuptojë se Moisiu (baba) në vitin 1940 nuk i ka bërë nder Greqisë, por Shqipërisë dhe të drejtës. Nder Greqisë po i bën Mero sot me trajti min e mbrapshtë të kësaj çështjeje për të përligjur provokimin që kanë bërë grekët kundër Shqipërisë.

Mero e ka humbur sensin e masës në provokim kundër vendit e popullit të vet dhe të vërtetës e të drejtës përderisa shkruan:"Njoftimi i zyrës së Presidentit detyroi  qeverinë greke ta rishpallë fajtor popullin shqiptar për atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë italo-greke dhe nga ana tjetër një falenderim që mund të kishte qenë vërtetë personal të merrte ngjyra të tilla politike sa që mund të themi vërtetë se kemi të bëjmë me një incident diplomatik". Ngadalë Mero se nuk merr vesh shumë nga këto punë! Është turp që bëhesh më grek se vet grekët ngacamanë kur shkruan:'' Ambasada greke në të vërtetë nuk mund të heshtëte për këtë shtrembërim, pasi ai prek thelbin e qëndrimeve greke ndaj Shqipërisë". E shikoni?! Mero Bazen nuk e indinjon aspak mistrecllëku grek, por e shqetëson fakti që ambasada greke qenka vënë në siklet për të reaguar si në kohën e Metaksait.

 

Nuk është vetëm një Mero që bën avokatira për Greqinë

 

Këshilla e "diplomatit të madh" Mero Baze është që politikanët e diplomatët shqiptarë duhet të vrasin mendjen natë-ditë të mos bëjnë ndonjë gjë që t'i detyrojë grekët të përsërisin qëndrimet armiqësore kundër Shqipërisë. Më turp nuk ka se të predikosh kështu. Por fatkeqësisht nuk është vetëm një dalldi e Mero Bazes që krijon skandale të tilla në propagandën shqiptare. Janë vënë re disa botime në shtyp që justifikojnë të gjjtha qëndrimet armiqsore që ka mbajtur e mban Greqia kundër Shqipërisë dhe fajsojnë vetëm qeveritarë apo politikanë shqiptarë të të shkuarës e të kohës së sotme se paskan detyruar grekët të mbajnë qëndrime të tilla.

Kur u bënë zgjedhjet për pushtetin lokal në Tetor 2003 në bashkinë e Himarës, që grekët pretendojnë se bën pjesë në zonën e minoritetit grek, u krijua një situatë e ndërlikuar dhe e nderë. PD e Berisha bënë aleancën e mbrapshtë me partinë greke të Dules që të fitonte kandidati i PBDNJ-së, i cili në propagandën e vet theksonte "do ta bëj Himarën Greqi". Ky kandidat fitoi se në fund bëri lëshime dhe PS-ja që i kundërvihej. Ai filloi menjëherë zbatimin e programit të vet.

Propagandistët e Berishës tentuan të lajnë duart si Pons Pilati, të bëjnë zhurmë se ai, Bollano, po dilte i pabesë. Njëri nga këta propagandistë, që zakonisht hiqet si nacionalist nga Labëria, Enver Lepenica, shkroi analizën "Çështja Himara" në gazetën "55" të datës 29 Janar 2003. Ai sulmonte "sjelljen primitive të Bollanos", shtronte pyetjen se kujt i shërben politika e tij, në vend që  këtë pyetje të shkonte t'ia bënte komandantit të tij politik, Berishës që kishte ndihmuar për krijimin e kësaj gjendjeje. Por hallin më të madh Enver Lepenica ( Memisha) e kishte  të përçonte idenë se  "qarqe të caktuara greko-shqiptare nuk mund të prishin imazhin e Greqisë demokratike". Një justifikim i neveritshëm i punës së poshtër që bënë grekët derisa vunë në krye të pushtetit në Himarë njeriun e përzgjedhur prej tyre. Madje Lepenica bëhej më grek se grekët duke theksuar "Greqia nuk ka nevojë për shërbëtorë servilë e primitivë të kallëpit "Bollano". Ndërsa grekët vet ngulin këmbë se pikërisht të tillë duan të kenë sa më shumë në Shqipëri. Memisha ama nuk shpjegonte përse përkrahu Greqia Bollanon deri në fitore, përse e përkrahu njësoj edhe Sali Berisha?! Dhe vulën e analizës në frymë grekoservile Enver Lepenica e vinte më fjalinë : " Sot shteti grek nuk ka synime që të pushtojë toka ose të ndryshojë kufinjë". Bravo "nacionalisti" vlonjat Lepenica! I ditka synimet e Greqisë më mirë se grekët vet që asnjëherë nuk kanë thënë këtë, madje dhe tani vazhdimisht kujtojnë se po punojnë të bashkojnë Vorio-Epirin me Greqinë.

Edhe një studiues ushtarak që kohët e fundit është marë mjaft me historinë e diplomacisë të Shqipërisë, Prof. As.Dr. Elmas Leci në shkrimin "Përse Shqipëria nuk u lejua të hynte në OKB " ( "Sot" 11 Mars 2004), fajson me papërgjegjësi të plotë qytetare shqiptare pilitikën e pushtetarëve shqiptarë edhe kur Greqia i kundërvihej me arrogancë pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë me pretekstin se ekzistonte gjendja e luftës midis dy vendeve. Sipas Lecit kundërshtimet e ministrit grek bëheshin me elegancë dhe ishte faji i propagandës zyrtare të Tiranës nën dirigjimin e Moskës që i amplifikonte ato. Dinakërinë greke në formulimet e deklaratave Leci ua servir shqiptarëve si elegancë që shqiptarët e trashë e paskan keqinterpretuar.Avokati shumë e shëmtuar për armikun tënd. Pra edhe këtu fajtor paskan qenë shq iptarët që grekët silleshim me armiqësi ndaj tyre.

Në shkrimet e Lecit ka dhe episode të tjera ku ai justifikon grekët vetëm e vetëm se synon të rëndojë sa më shumë "komunistët shqiptarë" pa u merakosur se po shtr embëron të vërtetën dhe dëmton Shqipërinë.

Punën e pranimit të Shqipërisë në OKB e përdhos dhe më keq Qemal Sakajeva në shkrimin "Kritikat nga skutat" në gazetën "55" të datës 28 Qershor 2004 kur shkruan se anëtarsimet e Shqipërisë në OKB e në OSBE :"nuk kanë fillesa në diktaturë. Siç edhe dihet pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve është bërë në vitet 1920. Anëtarsimi në OSBE i takon shndërrimeve demokratike". Në rastin e parë bën një falsifikim trashanik të historisë. Në rastin e dytë bën një interpretim spekulues të panevojshën. OKB-ja nuk është Lidhja e Kombeve që dështoi dhe u shpërbë në prag të LDB. OKB-ja nuk është vazhdimësi e Lidhjes së Kombeve përsa i përket anëtarsimit në të. SHBA janë anëtar themelues të OKB-së, por nuk kanë qenë anëtar i Lidhjes së Kombeve. Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve por deri në vitin 1955 nuk i shte pranuar anëtare në OKB. Pra u anëtarsua pikërisht në kohën e diktaturës komuniste.

OSBE ishte KSBE ku Shqipëria praktikisht u pranua në vitin1991, kur president ishte Ramiz Alia dhe në pushtet ishte Partia e Punës. Mirëpo një zell i tepruar për të sulmuar regjime të caktuara, pushtete të caktuara, një qeveri ose udhëheqës të caktuar i përpin aq shumë disa gazetarë e analistë sa bëjnë dhe gafa që nuk shërbejnë për asgjë.

Kjo frymë e keqe që po përhapet, sidomos te shkruesit që quhen të djathtë, për të justifikuar veprimet armiqësore që janë bërë e bëhen ndaj Shqipërisë është e shëmtuar dhe e dëmshme. E keqja e saj nuk mund të shprehet plotësisht as nëpërmjet thënies së njohur :"për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë" siç bën Mero Baze kur për inat të Moisiut jutstifikon veprimet cinike të diplomacisë greke kundër shtetit e kombit shqiptar.

 

15 Korrik 2004                                                   Abdi Baleta

 

SPIUNLLËK  BANAL  NËPËRMJET  SPIUNOLOGJISË  UDBASHE

 

Qysh kur u angazhuam në lëvizjen demokratike dhe në beteja politike e publicistike për mbrojtjen e interesave kombëtare në frymë nacionaliste, drejt nesh  kanë vërshuar pa pushim valët e spiunimit.

Disa spiunë i kemi pikasur qysh në çastin e parë. Disa na kanë kaluar nëpër hundë për njëfarë kohe. Disa na kanë bërë të qeshim me paaftësinë e tyre për t’u maskuar. Njërin që na ka ardhur qysh në vitin 1991 e kemi dyshuar menjëherë për lidhje me grekët. Pas shumë vitesh ai vet është mburrur nëpër gazeta se ishte biri i një të arratisuri në Greqi që ishte militant në partinë e Papandreut dhe përshkruante kombinacionet që kishte bërë me të Sigurimi.

Disa na kanë intriguar më shumë se duhej me rolin e pakuptimtë që u kishin ngarkuar. Disa i kemi kuptuar dhe i kemi toleruar, sepse na kanë bërë dhe ndonjë shërbim të vogël, siç na shërbeu për shëmbull për disa kohë edhe Kastriot Myftaraj. Por në disa raste jemi habitur tepër sa keq montoheshin legjendat, sa të papërshtatshëm ishin të përzgjedhurit për rolin e provokatorit e të spiunit dhe mbi të gjjtha sa të paaftë ose paranojakë tregoheshin shërbimet dhe individët që i çonin.

Habitemi sa shumë energji kanë harxhuar shërbimet sekrete, shtetëror e partiak, të Sali Berishës për të dërguar spiunë, sa shumë është marrë me ne Saliu pa qenë nevoja në një kohë që të tjerët i përgatisnin rrëzimin nga pushteti ose kreu i partisë. Habitemi sa i lidhur pas klisheve e stereotipeve mbetet shërbimi sekret i Berishës që edhe tani bën të njëjtat lëvizje tipike në stil të sklerotizuar sigurimso-udbash që u ka dalë boja.

Kohët e fundit vihet re një “lulëzim” i ri i spiunllëkut banal e spiunologjisë qesharake sigurimso-udbashe. Mjafton të lexosh gazetat dhe e vë re këtë kur edhe nuk ke të bësh drejtpërdrejt me këtë punë, domethënë kur nuk je në rrezen e veprimit të saj. Por kemi dhe raste dhe episode kur vihemi nën veprimin e spiunllëkut e të spiunologjisë për spiunllëk, ndonëse është krejt e kotë të bëhen veprime të tilla ndaj nesh sepse veprimtaria jonë bëhet në dritën e diellit, më shumë në fushën e mendimit politik, jo në labirinthet e errëta të politikës për ambicje pushtetare, për përfitime materiale, për lidhje ndërkombëtare mafioze e antishqiptare siç bëjnë të tjerët. Ne jo vetëm që nuk kërkojmë por i refuzojmë lidhjet ndërkombëtare që të tjerët i kërkojnë me aq etje sa hum basin toruan në veprime dhe dinjitetin kombëtar e personal. Edhe këtu jemi shumë të ndryshëm nga Berisha, Nano, Mediu, Pollo, Godo. Mustafaj, Kadareja, Ngjela, Zogaj, Lesi, Topalli, Meta, Gjinushi, Milo, Ceka e të tjerë.

Megjithatë, përsëri ne jemi më shumë se të tjerët në shënjestër të spiunllëkut e të spiunologjisë së shumëfishtë sigurimso-udbashe, sidomos nga mekanizmat e spiunimit e të spiunologjisë që aktivizon Partia Demokratike e Sali Berisha.

Ekipet e spiumllëkut, të spiunologjisë e të shpifografisë provokuese në shërbimin  sekret e gjysëm sekret berishian tani janë vënë sërish në lëvizje të shfrenuar kundër nesh. Këto ekipe po prodhojnë pa pushim materiale publicistike shpifëse, provokuese, çoroditëse që i përhapin pastaj  nëpër gazeta e kanale televizive me nënshkrimin e gazetarëv të njohur për paturpësi berishiane, apo edhe të mercenarëve të rekrutuar rishtas, apo përkohëisisht. Materialet  që përgatisin këto ekipe shpesh janë standarte, stereotipe, sipas klisheve të vjetëruara, mendësishë të prapambetura edhe në punën  e spiu nazhit,  e stilin provokues sharlatanesk, me lëndë të parë të ricikluar shumë  herë e të kalbur.

Për të qarkulluar në publik raporte provokuese , të dhëna të rreme, e shpifje të ndyra ,shkërime sekrete berishiane ku duken qartë gjurmët e bashkëpunimit me shërbimet sekrete të huaja që kanë qëndrime dhe qëllime tejet armiqësore ndaj shqiptarëve, është angazhuar me një eufori pakëz enigmatike dhe gazeta “Sot”. Në faqet e kësaj gazete shfaqen gjithnjë e më shpesh emra shkruesish të njohur si shërbestarë fanatikë pa imagjinatë të propagandës provokuese berishiane. Emrat e disa prej  tyre i kemi ndeshur në faqet e e gazetave partiake e të “pavarura” berishaine, apo dhe në “Rimëkëmbjen” tonë. Tani janë bërë shkrues në “Sot”. Ndër këto emra është dhe ai i Kastriot Myftarajt, të cilin tashmë e kemi demaskuar si tip të pështi rë, si një hiç që është përzgjedhur për të luajtur rolin e tellallit e të papagallit, të spiunit të birucave dhe të vrasësit  me pagesë në publicistikë. Pikërisht ky tip kohët e fundit është më i aktivizuari nga shërbimet e fshehta berishiane e të tjera krahas tyre për të zbrazuar në publik etregun gazetaresk thasët me broçkulla e marrëriza nga më të fëlliqurat të spiunologjisë për provokime politike. Emri i shpifografit Katsriot është tani pseudonimi më i konsumuar për të  shpallur në “Sot” marrëzitë  e ekipeve sekrete  ose të strukura në hije e errësirë të Berishës. Nuk është aspak e vështirë të vihet re se materialet që botohen me nënshkrimin e Kastriot m… janë të këtyre ekipeve.

 Karakteristikë e njerëzve që punojnë prej kohësh në ekipet e popagandës diversioniste berishiste është përdorimi në stil të gjërë i sensacionit  , bllofit, provokimit më trashanik, përsëritja e të njëjtave akuzave e trillimeve, manipulimi me të njëjtat gjepura apo fakte të përgënjeshtruara e të hedhura poshtë, shterpësia e mendimt e mungesa e zhdërvjelltësisë në kapjen e  trajtimin e ngjarjeve, deri ngurtësimi anakronik i shprehjeve gjuhësore. Një karakteristikë e veçantë që bie shumë në sy është zgjedhja e titujve bombastikë për të tërhequr vemendjen por që nuk pasohen nga një përmbajtje adekuate dhe që e habisisn lexuesin me paturp ësinë në spekulim.

Të gjitha këto karakteristika lexuesi mund  t’i vërejë lehtë në shkrimet e botuara tani vonë në “Sot’’ me nënshkrimin  e Kastriot m… si : “Tiranë-Bagdad, ngjallet Perandoria osmane” ( 25 Maj), “Spiunët e dosjeve në krye të qeverisjes” (19 Qershor), “Dosjet  e spiunëve dhe skema e Katovicës” (7 Korrik).“Remzi Lani dhe dosja e Ismail Kadaresë” (8 Korrik). “Tetë ministra në kabinetin e Nanos janë spiunë” ( 9 Korrik),

Spiunologjia këto kohët e fundit është vërtitur tej mase rreth temës së “Dosjeve”. E kemi analizuar tashmë këtë dukuri në shkrimet tona të mëparshme. Pas botimit të shkrimit “Spiunët e dosjeve në krye të qeverisjes” ku përmendeshin një sërë “pseudonimesh” të bashkëpunëtorëve të vjetër të Sigurimit në gazetën “Sot” më 6 Korrik 2004 u shfaq pa autor dhe një shkrim shumë më i shkurtër , sa një e pesta e tekstit të të parit, me titull “Lista e spiunëve që na qeverisin”. Këtu lista e pseudonimeve të sigurimsave zgjatej edhe më . Në shkrimin e Kastriotit ( pra në provokimin e shërbimit sekret të Berishës) përmendeshin 18 pseudonime. Në shkrimin tjetër të botuar pa emër, që ishte kundërpërgjigje për provokimin spiu nologjik berishian, përmendeshin 33 pseudonime. Në listë n e dytë shënohesin një duzinë pseudonimesh që mungonin në listën e parë dhe që dukej qartë se janë të personave që janë në hallkat më të larta të PD-së, ose të lidhur ngushtë me PD-në e Berishën si “Qukapiku”, “Dizenjatorja”,   “Çorapja’ ,“Doku” ,”Diplomati, “Malsori”, Medicina”, “Çiftelia”, që tashmë i janë këputur telat duke i rënë etj. Në listën e dytë jepeshin edhe karakteristika trupore , mendore, ose profesionale për disa nga këta sa që e bëjnë fare të qartë se për cilin është fjala.

Shkrimi  i shkurtër “Lista e spiunëve që na qeverisin”” ishte në fakt shumë i hidhur, më profesional, nga burime që disponojnë të dhëna më të bollshme e më të sakta. Ky shkrim duket shqetësoi e tronditi shumë shërbimet që përgatisin shkrimet që dalin me nënshkrimin e K m…. Këtë  tronditje në ofiçinën e  spiunologjisë e të shpifologjisë berishiane na e zbuloi më 8 Korrik botimi në “Tema” të Mero Bazes  i shkrimit me titull “Bombat tymëse që fshehin dosjet”. Nuk mbetej pikë dyshimi se ky shkrim nervoz ishte një replikë me “Ja spiunët që na qeverisin” dhe ka shumë të ngjarë që edhe në kër rast autori i vërettë nuk është letrarologu që ka nënshkruar. Po kërkohen kasriotmyftarka të rinj. “Tema” dhe autori i replikës “Bombat tymëse që fshehin dosjet” nuk kishin  reaguar fare kur u botua lista me komentet marroqe nga Kastriot m… më 19 Qershor. Atëherë ç’patën, çfarë mize i pickoi që reaguan me kaq nervozizëm në rastin e dytë? Mos vallë se u përmend pseudonimi “Çorapja” dhe kjo ndodhi pasi gazëeta“Albania” në disa numra të saj fjalën çorapja e kishte përdorur për sulmuar Mero Bazen dhe kështu mund të identifikohej më lehtë mbajtësi i pseudonimit “Çorapja? Mos vallë nervozizmi u shkaktua  se në një shkrim tonin  i kujtonim Myftarajt se kishte harruar pseudonime si “Qukapiku” , “Holta’ ( ndoshta “Volta”) e të tjera.

Pra, nervozizmi plasi atëherë kur u përmendën ato pseudonime që  Berisha me rrethin e tij të ngushtë nuk donin edhe pse nëpërmjet Myftarajt kishin bërë shantazh mbi “Koromanen”, “Intelektualin” e disa të tyret. Për të shpëlarë pakëz këtë pisllëk që bënë  dikush mendoi të shpallte një listë të qeverisë hije që do të bëkan Berisha  e Mustafaj kur të bëhen kryeministër e president dhe ta marrka një herë pushtetin tërësisht në dorë Tropoja.(Dhe Shaban Memija ministër Rendi e Mehmet Elezi ndonjë shef i madh propagande ). Atëherë me siguri korçari i vetshpallur tropojan K..m.. do të shpërblehet mirë. Në këtë listë të pushtetit hije janë p ërfshirë dhe disa aleatë të Berishës të akuzuar si sigurimsa, disa aleatë që po hedhin vickla tani e që Berisha do t’i urtësojë. Spiunologjia po jep “rezultat.”

Reagimi nervoz në gazetën e Meros zbuloi se lista e pseudonimeve ishte zgjeruar me pseudonime bashkëpunëtorësh  të Sigurimit që janë në kampin e PD-së dhe  ` kundërshtarëve. Këto përleshje në terrenin e spiunologjisë shqiptare janë edhe rezultat i përleshjeve të shërbimeve sekrete të huaja në Shqipëri. Fillimi i një lufte politike në terrenin e spiunologjisë u bë më i dukshëm nga shkrimet e tjera që  vijuan në “SOT’’ me nënshkrimin e Kastriot m… Më  7 Korrik u sulmua Irakli Koçollari që duket berishianët e akuz uan indirekt për nxjerrjen e pseudonimeve të disa prej krerëve të tyre. Sulmet kundër Koçollarit nuk kishin asgjë të re, përsërisnin ato që janë thënë e stërthënë. “Harrohet” se Koçollari ka qenë shumë i lidhur me PD-në, sepse pikërisht PD-ja e Berisha , nëpërmjet Neritan Cekës dhe Azem Hajdarit ia varën mëlçitë në qafë ujkut në vitin 1991 kur caktuan Koçollarin të bënte reformimin e Sigurimit në SHIK. Kastrioti që nënshkruan nuk i di këto. Por ata që shkruajnë shkrimet që nënshkruan Kastrioti i dinë. Koçollari është sa i Nanos dhe i Berishës.

Pas Koçollarit për tabelë qitjeje bënë Remzi Lanin me pseudonimin “Holta” ( 8 Korrik). Ishte më shumë sulm me bomba tymëse për të krijuar konfuzion në frontin e luftës spiunologjike, sepse shkruheshin përsëri gjëra të  përgojuara deri në mërzi dhe bëhej një tjetër tollovi dizinformuese për punën e dosjeve të Kadaresë.. Ishte një shkrim me fjalë boshe, “shumë e për lumë” vetëm që shërbimet sekrete të Berishës të fitonin një kohë për frymëmarrje se u zunë ngushtë nga kundërsulmi i shkurtër i kundërshtarit.

Pastaj ekipet  e spiunazhit e të spiunologjisë të Berishës i dërguan  gazetës “Sot” për të botuar edhe një herë me nënshkrimin e K. m… paçavuren shpifografike dhe spiunologjike të radhës nën një titull hileqar dhe provokues “Tetë ministra në kabinetin Nano, spiunë të Sigurimit”. Çdo i pasionuar pas  këtyre historive tundohet të vrapojë drejt kioskave të gazetave pasi ka parë në ekranet televizive një titull të tillë. Dhe çdo blerës i gazetës “Sot” për hir të këtij titulli më datën 9 Korrik 2004 duhet ta ketë ndjerë veten të fyer nga batakçillëku trashanik spiun ologjik, nga poshtërsitë e shkruesve e të botuesve që në vend të  tekstit të premtuar në titull u servireshin gjëra krejt të tjera.

 

Tallja me lexuesin është sheshit dhe poshtërsia arrin kulmin kur shkruesi e botuesi lidhur me titullin kanë vënë vetëm, një fjali të tillë. :”Shumëkush që i lexon këto rreshta mund të thotë, ndoshta pak i zhgënjyer se priste emrat e vipave të politikës. Por edhe kaq sa u tha nuk është pak”.

 

E çfarë është thënë në shkrim? Asgjë nga ajo që premtohej në titull. Asnjë pickim për Nanon e qeveritarët e tij. Nga ata ka frikë ekipi i spiunologjisë berishiane. Kurse vet Berisha është në ortakëri me ta. Berisha e tregoi sa ngushtë bashkëpunon me Nanon në spiunologji, spiunllëk, e agjenturizëm politik siç bashkëpunon dhe në politikë. Berisha me Nanon sulmuan bashkërisht SHIK-un nëpërmjet Spartak Ngjelës për ta telendisur edhe më shërbimin e rrënuar sekret shqiptar dhe për ta bërë edhe më gogol atë në sytë e shqiptarëve e më qesharak para shërbimeve sekrete të huaja që këto të mos kenë as bezdinë më të vogël kur spiunojnë e komplotojnë në Shqipëri.

Spiunologët e Berishës pasi sulmuan pakëz Koçollarin iu vërsulën edhe kreut të SHISH-it, Kujtim Hysenajt. Duket sikur këtë sulm e bënë pse unë i isha drejtuar ish-kolegut tim në diplomaci t’i kushtonte vemendje kësaj spiunologjie të ndyrë që po bëhet. Kjo mund të jetë njëra nga arsyet e këtij sulmi. Arsyeja kryesore është se dikush i fuqishëm nuk e do Hysenajn për një kohë të gjatë në atë post. Qysh në Janar 2004 në shtyp është shkruar se Nano do ta zëvendësojë atë me një më të pëlqyer, me Fatmir Kumbaron. Edhe Myftaraj po e vë në zbatim premtimin për t’i shërbyer Nanos. Spiunologjia e Berishës  shkruan se Hysenaj është njeri i vënë nga Nano. Por ai është po aq produkt i punës së Berishës në atë post., sepse u caktua n ë kohën kur Nano e Berisha ishin në muajin e mjaltit të pajtimit të tyre dhe çdo gjë e vendosnin në mirëkuptim.

Në shkrim ka dhe një pjesë ku gjoja kritikohet gazeta “55” e Fahri Balliut pse po boton  serinë e shkrimeve të Kastriot Dervishit për shërbimin sekret të kohës së Zogut. Edhe kjo pjesë është një operacion anësor maskues dhe një shprehje xhelozie midis shërbimesh spiunologjike, ose midis repartesh brenda ofiçinës së të njëjtit shërbim spiunologjik.

Atëherë çfarë është vënë në qendër të  shkrimit për ”Tetë ministra spiunë të Nanos”, emrat e veprimtaria e të cilëve u ruajtën si sekret i përbashkët berishist-nanoist?. Mbeti vetëm sulmi kundër Abdi Baletës. Besoj se ish-kolegu im në diplomaci Kujtim Hysenaj nuk do të kishte marrë aq breshëri automatiku berishist katriotmyftars po të mos ishte puna të sulmohesha unë. Por natyrisht zotëri Hysenaj duhet të kuptojë se caktimi i tij në postin e kryzbuluesit shqiptar nuk është mirëpritur për arsye të shumta.Është e qartë se ekipet që bëjnë spiunologjinë nga të dy anët dhe shërbimet sekrete të huaja që diktojnë mbi to nuk duan njerëz me personalitetin e  vet, me karakter të hapur e biografi të njohur në krye të SHISH, nuk duan profesionistë nga diplomacia, nuk duan njerëz që nuk i akuzon dot lehtë për gjithçka.

Kur unë kam qenë titullar i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së (mars 1977-Dhjetor 1982) Kujtim Hysenaj ka qenë vetëm një vit si këshilltar (1979-1980). Ai zëvëndë soi në detyrën e diplomatit numër dy të Misionit Muhamet Kapllanin, që sot është këshilltar diplomatik i Presidentit Moisiu. Hysenaj u zëvëndësua nga këshilltari, i ndjeri Ilia Janku. Nga personeli i MPJ ka qenë dhe sekretari Gëzim Arapi, më pas ambasador në disa vende. Në Mision kanë punuar dhe të tjerë, jo  nga  MPJ. Spekulimet që bëhen në “Sot” për bashkëpunimin tim me Hysenajn janë tipike spekulime të fundërrinave të spiunazheve. 

Shkrimi për 8 ministrat spiunë të Nanos në fakt ishte një replikë e shërbimit spiunologjik të Berishës me shkrimet e mia ku kam denoncuar tërë “makinacionet Myftaraj” në “Sot’ . Furnizuesit e Myftarajt me municion shpifografik, ashtu si atëherë kur i dhanë materialin bruto të palolibrit , ashtui siç i dërguan shpifjet e ndyra “Epokës së re” në Prishtinë në Janar 2001 t’i botonte në emër të Hamit Fazlliut, edhe tani ia kanë dhënë një copë shpifje të fëlliqur Kastriotit ta vendosë në vitrinën e tij shpifografike në “Sot.

 

 

Ka një fjali të tillë me nën tekst :”A mund të na tregojë diçka Baleta për udhëtimin që ka bërë në Nju Jork sëbashku  me Ramiz Alinë dhe Ismail Kadarenë? Një treshe kurioze apo jo?. Nga ai udhëtim mund të gjejmë një çelës për të kuptuar lojrat e ngatërruara të dyfishta, të trifishta të ish-komunistëve që edhe kur kapërcejnë oqeanin përfundojnë në favor të Athinës e të Beogradit?.

 

Para disa vitesh fjali të tilla me aludime e insinuata ia dërgonin Niko Kirkës në SHBA t’i bënte publike. Janë të njohura përgjigjet që kam dhënë.

E citova këtë pjesë sëpari për të theksuar se si shërbimet e spiunologjisë e të spiunllëkut berishian janë të zhytura kokë e këmbë në marrëzi, në shpifografi, se si ato janë tërësisht të gllabëruara nga teknika e teknologjia tipike e vjetëruar  udbashe e montimit dhe e përhapjes së propagandës dizinformuese për qëllime provokuese agjenturore. Kjo teknologji është përdorur shumë në repartet e ofiçinës spiunologjike të Sali Berishës në të gjitha  provokimet propagandistike dhe agjenturore që ka kurdisur kundër meje ( dhe kundër shumë të tjerëve). Kjo teknikë e teknologji udbashe është përdorur tej mase në përpilimin e palolibrit që nga kjo ofiçinë e spiunologjisë iu dha Katriot m .. ta botonte në emër të tij në Dhjetor 2001. Kjo teknikë e teknologji udbashe është përdorur  fëlliqshëm në shkrimin që iu dërgua me korrierë berishianë “Epokës së re” në Prishtinë. Vetë Hamit Fazlliu ka theksuar se ato që po botonte ia kishin thënë gazetarë nga Tirana. Në atë kohë në Prishtinë kishin shkuar Mero Baze dhe Bardhyl Londo pak pasi kishin botuar në “Tema” një sulm të pabesë  kundër meje me frymë shpifëse si ajo që mësoi më vonë Myftaraj.

Abdi Baleta ka udhëtuar shpesh për Nju Jork qysh nga viti 1970, por gjithmonë në muajin Shtator për në sesionet e OKB-së dhe gjithmonë me ministrin Nesti Nase, zëvëndës ministrat Halim Budo e Reis Malile dhe kthehej prej andej gjithmonë me Nesti Nasen. Abdi Baleta nuk ka bërë ansjëherë udhëtime drejt Nju Jorkut në kohë tjetër të vitit. Abdi Baleta nuk ka udhëtuar asnjëherë me Ramiz Alinë jo drejt Nju Jorkut por as drejt ndonjë tjetër pike të globit, Shqipërisë apo kozmosit. Nuk di që Ramiz Alia të ketë udhëtuar në Amerikë në vitin1972. Ka udhëtuar kur ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë dekada më vonë. Nëse spiunologët e Berishës kanë rënë në gjurmë të një udhëtimi sekret ta zbulojë sekretin e Ramiz Alisë. Nëse ato i përdor ndonjë shërbim i huaj spiunazhi atëher ë mbulohen edhe më me faqe të zezë që shpifin dhe për Ramiz Alinë.

Ismail Kadareja ka qenë në Amerikë në verën e vitit 1972 në një kongres të OKB-së për rininë. Kur është kthyer ka bërë dhe artikuj në shtyp. Në atë ekip ka pasur dhe të tjerë. Ka qenë dhe një nga MPJ. Emri i tij fillon me A por emri është ortodoks, jo mysliman, Mbiemri i tij nuk fillon me B. Kemi një rast tjetrë sesi shërbimet agjenturore që kanë lidhje me Berishën nuk ndalen para asnjë marrëzije.

 Shkrimi që gjoja duhej të ishte për tetë spiunët në qeverinë e Nanos bën fjalë kryesisht për Abdi Baletën. Mos ka bërë ndonjë shaka me ta Nano se ka ndërmend të më japë ndonjë post qeveritar dhe kjo i ka shqetësuar berishianët! Këtë nuk e them vetëm për të ushtruar fantazinë time me ironi për marrëzinë e berishianëve.

Përmbajten e shkrimit “Tetë ministra …” e kam marrë vesh në vija të trasha 12 orë para se gazeta “Sot” të shitej më 9 Korrik. Një “dashamir” i panjohur për të cilin tani kam përshtypjen se  është “hero i heshtur” që nuk di të heshtë i shtabeve spiunore të Berishës në mëgjesin e datës 8 Korrik më kërkoi takim. Tha se ishte tejet i pasionuar pas “Rimëkëmbjes”. Vinte nga një rreth i Shqipërisë së Veriut të takohej me mua nga simpatia e madhe. Lamë takim në orën 19-30 tek kioska e shitjes së gazetave në kryqzimin e rrugës “Myslym Shyri’’ me rrugën që të çon tek Drejtoria e policisë. Ende pa shtrënguar duart më tha emrin  Hamit… dhe shtoi “por nuk jam si Hamit Fazlliu”. Kjo ishte gafa e parë e të panjohurit se më dha të kuptoja që ishte i kurdisur.

Në kafene bëmë një bisedë  mjaft domethënëse për të dy. Njeriu që bënte furçe që nuk honepsen, që  kishte dashur shumë herë të më takonte por nuk merrte dot guximin se unë isha personalitet, tani paraqitej pa fije ndrojtje. Ia plotësova në mënyrën më të mirë dëshirën për bisedë të hapur. Kisha përballë një person që fliste si të kishte qenë bodigardi im spiunologjik prej shumë vitesh. Më qortonte

se nuk po bëj shumë, nuk po dal në terren të jap sqarime, të përhap guxim, të mobilizoj njerëzit të ndryshojmë Shqipërinë. Sipas tij unë ose duhet të bëj ato që propozonte ai ose pastaj të mos shkruaj fare, të mos i vë në vështirësi njerëzit me shkrimet e mia. Ky person nuk harroi të më fliste për librin e Kastriot Myftarajt, të thoshte” sinqerisht” se për disa kohë ky libër ia kishte lëkundur besimin tek unë. Madje pyeste nëse kishte ndonjë të vërtetë në atë libër dhe pse nuk e kisha paditur në gjyq autorin. Donte të dinte mendimin tim nëse Enver Hoxha ka pasur ndonjë fije nacionalizëm,nëse ka pasur edhe elementë atdhetarë në Sigurimin e Shtetit. Vet bashkëbiseduesi thoshte gjithnjë “ne nacionalistët’’ pa provuar se ku qëndronte nacionalizmi i tij.

FONT>

Bashkëbiseduesi im kthehej shpesh tek tema e tij e preferuar “është koha për bashkim, se duhet rrëzuar ky pushtet që na ka lënë pa punë”. Sa herë i thoja rrëzojeni, bashkohuni ju që keni shumë qejf nuk i pëlqente. Nervozohej kur i thoja se Berisha po na dëmton më shumë se Nano, dhe reagonte” pse po e përkrah Nanon” Nuk i jepja argumente që se e pashë çfarë misioni kishte. Edhe fjalët  e tij përfunduese në ndarjen me “dashamirësi” ishin “PD-ja më ka propozuar të bëhem kryetar në rrethin tim, por nuk dua se kanë bërë shumë gabime. Dhe pa ngurim i thashë mos gabo të pranosh’’. Ai shtoi :” po ti a nuk sheh ndonjë mundësi për ndonjë bashkëpunim me Sali Berishën” Nuk po i  shënoj p ërgjigjet e mia se vete gjatë puna.

Shumë domethënëse ishte kur dashamiri im filloi të fliste keq për nismën e Mbretit Leka. Kur unë i fola mirë për rolin e tij kundërsulmoi :” Po ai nuk ka besim tek ti, se të quan enverist”. Me këtë provokim e nxorri dhe më qartë misionin. Ia ktheva: Përkundrazi ai më ka respektuar tej mase. Në vitin1994 kur më ftoi në Johanesburg dhe unë refuzova të shkoja me Azem Hajdarin e Spartak Ngjelën, nga lista e të ftuarve u hoqën ata”.

Ky takim ishte ose për të bërë verifikimin e fundit nëse duhej botuar sulmi i përgatitur kundër meje, ose pas raportimit mbi këtë bisedë shërbimi i sulmeve speciale i Berishës dha urdhër të bëhej me ngut ai shkrimi që u botua në emër të Myftarajt.

Sido që të jetë morëm  provën si përdoret spiunllëku e spiunologjia nga Berisha e shtabet e tij.

   

                                                                                     Abdi Baleta

.   

 

 

Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - 50x more storage than other providers!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Olsi | 16 Jul 15:20 2004
Picon

RIMEKEMBJA 13/ 07/ 2004 [ i ]

BeqirS | 16 Jul 17:07 2004
Picon

Zjarri qe shpertheu ne Indi mori jeten e te pakten te 175 mesuesve e nxenesve

Zjarri qe shpertheu ne Indi mori jeten e te pakten te 175 mesuesve e nxenesve
 
New York NY: Televizioni i qyettit të New York-ut, NY1 njoftoi se më 16 korrik ra zjarr në një shkollë të mesme, në jug të Indisë dhe, si pasojë, të paktën 175 mësues e nxënës u vranë dhe u plagosën. I njëjti burim tha se midis të vdekurve janë rreth 80 fëmijë.

NY1 bëri të ditur duke transmetuar sekuenca televizive se zjarri ra në një shkollë të mesme private në provincën Tamil Nadu.Po i një televizion NY1 të cilit i referohet dhe lajmi ynë, mësohet se zjarri i madh filloi nga mensa e shkollës dhe u përhap shumë shpejt në auditorë, nëpërmjet çatisë. Zjarri thuhet të jetë izoluar dhe të jetë futr nën kontrolline zjarrëfikësve indain.



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
sevdije rexhepi | 16 Jul 17:29 2004
Picon

BABI NA KA BRAKTISUR

BABI NA KA BRAKTISUR

 

Er e lehtë dhe e ngrohtë vere.Ndriçimi i hënës e bënte edhe me të bukur këtë mbrëmje.Cingërrima e telefonit prishi padashje qetësinë nëpër të cilën valvitesha.Ishte shoqja ime pedagoge e cila punon në qendrën sociale.

E preokupuar nga rastet e ndryshme që zakonisht i punon përditë duke marrë parasysh  edhe natyrën e saj të punës që përkon me llojllojshmërinë e tyre, më ftoi që të dalim dhe ta relaksojmë shpirtin e trurin në ndonjë lokal të qetë ku mund të flasim e të qeshim me rutinën e këtyre ditëve të nxehta.Ashtu edhe bëmë.Me hapa shumë të ngadaltë dhe me zërat që ndiheshin bashkë me të qeshurat e tyre,mezi dolëm nga turma rinore që ishin drejtuar në pjesën tjetër të qytetit, atje ku zhurma dhe turma janë kënaqësia e tyre.

Duke biseduar për rrjedhën e ditës  arritëm edhe tek lokali ynë i preferuar.Një lokal shumë i qetë dhe i hapur, ku mund të bisedosh pa e rritur zërin fare dhe kjo rehati e gërshetuar  poashtu me këngë e melodi shqiptare të bënte edhe më shumë ta ndieje kënaqësinë e kësaj mbrëmjeje bashkë me gurgullimën e një fontane të vogël taktet  e së cilës ndikonin që mysafirët prezent  ta harronin lodhjen e ditës së gjatë .

Porositëm kamarierin me dashamirësi për dy makijato dhe pasi iku për të kryer porosinë që i dhamë, qeshëm me zë të ulët, aspak me kamarierin sa me dukurinë e këtyre makijatove duke theksuar faktin se jemi bërë  konsumues shumë më të mëdhenj se sa italianët.

Edhe të tjerët përreth nesh dukej se kënaqeshin me bukurinë e kësaj stine që nuk fle por rri zgjuar  mbrëmjeve të qeta si kjo sonte.

Dhe ja, nga dyert e mëdha të hyrjes në lokalin ku ishim ulur ne, me hapa të vockël dhe fytyra të mërzitura e me një ndjenjë droje dhe frike afroheshin ngadalë nëpër çdo tavolinë  katër fëmijë ( tri vajza dhe një djalë), mosha e të cilëve dukej se sillej prej 4-10 vjet.

Kërkonin lëmoshë me duart drejtuar neve që ishim në atë lokal.Arritën edhe tek tavolina jonë.Shoqja ime me afërsinë që ka me fëmijët dhe kujdesin që ajo u kushton atyre që kanë nevojë, ngadalë dhe qetë me një zë shumë të ëmbël , mu ashtu siç kanë nevojë t’u flitet këtyre krijesave të brishta dhe te pafaj, i afroi afër vetes që të katër fëmijët dhe me dashamirësi u bëri pyetje të njëpasnjëshme.

Pse kishin dalur kaq vonë nëpër lokale?Pse kërkonin lëmoshë kur tani për ta ishte kohë e gjumit?Pse e bënin këtë?

Nëna e tyre ishte në shtëpi ndërsa ata njëzërit na u përgjigjën se : „Duhet të bëhemi idare“    ( duhet të mbijetojmë disi).

Në pyetjen se ku është babi dhe a punon ai , që ju tani të keni ëndrra të mira në shtratin e butë të gjumit, më e madhja prej tyre na u përgjigj me një zë të ngjirur:

BABI NA KA BRAKTISUR, ka shkuar me një tjetër, me një më të re dhe kurrë nuk na erdhi më, për dy vjet , as edhe të kuptojë në jemi mërzitur për puthjet para gjumit apo edhe.....dhe lotët e ngrohtë , më të ngrohtë se dielli i kësaj dite që shkoi, u rrokullisën edhe faqeve të fëmijëve të tjerë, më i vogli 4 vjet, m’u duk sikur ai e ndjente edhe më fort mungesën e tij aq më shumë d uke i shikuar fytyrat e motrave.

„As dajët nuk na ndihmojnë fare sepse nëna nuk deshi të na braktiste - pohoi njëra nga vajzat.

 

U ulën bashkë me ne derisa i qetësuam, u paguam nga nje gotë qumësht të ngrohtë me çokolatë dhe shoqja ime me shpirtin e saj të bardhë që ka, ua dha adresën e qendrës ku ajo punon dhe njëkohësisht i porositi që atë adresë t’ia japin nënës e ajo të lajmërohet për ndihmë vetëm e vetëm që ata të mos enden rrugëve në këto orë të vona .Në ikje e sipër na përqafuan fort.Sikur u kishte munguar aq shumë edhe një përqafim.U kapën dorë për dore dhe ikën nën dirigjimin e kësaj  qetësie me një fije shpresë se ndoshta nesër mbrëma do të mund të flejnë si fëmijët e tjerë dhe se babi i tyre do kthe....

 

Edhe në shpirtërat tanë dhe të atyre që përcollën këtë shfaqje të vërtetë me aktorë te jetës së përditshme , u ngrit një stuhi aq e madhe sa që nga pafundësia e unit tonë shpërthyen  lotë dhembjeje për këta fëmijë, në të njëjtën kohë edhe për fëmijët e tjerë që takojmë nëpër rrugët e  Kosovës, që ende  pa e shijuar moshën e tyre të lodrave , rriten para kohe, koka e tyre e vockël ngarkohet me shumë se ç’duron, të përjashtuar nga rrethi i lumturisë , nga loja , nga mesi i fëmijëve të tjerë të moshës, e pse ? Sepse i duhet t’i mbijetojnë këto shtrëngata që koha  sjell për ta.Është fati apo faji i tyre?  I kujt është pra, nëse FATI i tyre është FAJ.Ky faj që se merr kush dot , kush mund t’i ngushëllojë?

Ç’faj kanë që erdhën në këtë botë? Apo Faj ka shoqëria ?..... Edhe më tej si duket faji po mbetet jetim.Si gjithmonë.Se pranon kush dot.Përderisa  jeta e tyre ecën, vazhdon, në i thënçin edhe kësaj  JETË  apo  LUFTË për JETË.....!?!?

 

 

Sevdije Rexhepi

Gjilan  - Kosovë

Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - 50x more storage than other providers!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Vitore Stefa-Leka | 17 Jul 00:03 2004
Picon

Njoftim



tefik idrizi <tefikidrizi <at> hotmail.com> wrote:

Subjekt: Njoftim për Opinion
Kohëve të fundit,në opinion është përhapur njoftimi se në fabrikën e
ushqimit "PKB" në Beograd, ekziston linja e veçant e prodhimit të gjërave
ushqimore si dhe produkteve të qumshtit të cilat eksportohën në Kosovë.
Më e keqja e tërë kësaj është se këto produkte mbajnë materie të dyshimta të
cilat nuk ndikojnë në organizmin e njeriut në momentin e konsumimit të
këtyre produkteve, por në një periudhë më të gjatë kohe( diku madje pas 20
viteve).
Materiet e tilla janë duke filluar nga substancat e ndryshme-kancerogjene e
deri te ato edhe më fatale,acide të ndryshme që shkaktojnë çrregullime të
ndryshme kardiovaskulare(sëmundjet e zemrës).Në anën tjetër qumshti i cili
prodhohët në këtë linjë të ndarë përmban një element të rrezkshëm të
glukozës i cili nëse u jepet fëmijve të posalindur mund të ndikojë
drejtpërdrejt në rritjën e tyre duke shkaktuar atyre deformime të llojeve të
ndryshme të cilatdeformime nuk vërehën menjëher por në një periudhë më të
vonshme të zhvillimit të tyre.
Si rezulltat i tërë këtij zbulimi mund të bashkangjesim edhe disa prej
fakteve në vijim; Sipas të dhënave mjekësore nga burime të ndryshme
spitalore të Kosovës është konstatuar se kjo kohëve të fundit është shtuar
dukshëm përqindja e sterilitetit te femrat e Kosovës.
Gjithashtu vërehët një rritje e numrit të fëmijve të cilët ose lindin me
pasoja të drejtpërsëdrejta abnormale ose më vonë gjatë rritjës së tyre kanë
probleme në zhvillimin e tyre psiko-fizik.
Pra dukshëm vërehët shtim i numrit të fëmijve të cilët vuajnë nga sëmundjet
e ndryshme të çrregullimeve mendore por edhe të atyre fizike.Për të
parandaluar rritjen apo gjithëpërfshirjën e një gjëje të tillë e si pasojë e
kësaj edhe eleminimin e popullit tonë në përgjithësi ju bëjmë ftesë që t`i
ikni blerjes dhe konsumimit të prodhimeve të " PKB "-së , mirëpo duke pasur
parasysh politikën e popullit sërb ndaj Kosovës dhe shqiptarve në veçanti
atëherë ekziston rreziku që një " lijnë e tillë e veqntë " e prodhimeve të (
dedikuara vetëm për Kosovë, të ekzistoi edhe nëpër Fabrikat tjera) nëpër
Sërbi. Tash ju mbetet juve që me vetëdijën tuaj jo nacionaliste por
parandaluese të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe ate të fëmijve tuaj që edhe
paraqesin të ardhmën e popullit shqiptar në Kosovë. ( Ju lutem përcilleni
këtë njoftim te të gjithë ata persona që i njihni.)

Ndërsa unë personalisht do tia shtoja edhe një se ushqimi dhe artikujt tjerë
të natyrës konsumuese për ushqim apo mjekim si barëra etj të kontrollohen
sipas atestit te lëshuar në shtetet nga vijne e jo vetëm nga Sërbia. këtu e
kamë qëllimin se nga cili do vend që këso lloj ush qimesh vijnë në Kosovë
shkaktojn qrregullime afatgjate duke u nisur nga aspekti
mjekësoro-shëndetësor.
Si produkte të mishit qumshtit artikujve tjere lengjeve freskuese etj. Me
afat te skaduar, me përberje të dyshimt si kalorike, pastaj prezencën e
materjeve kancerogjene, antibiotikve , preparate steroide dhe hormonale
prezencë të radioaktivitetit etj. Qka mendoj se është në rend të parë detyrë
zyrtare e inspekcionit Sanitar kufitar dhe inspektorve të Veterinës dhe
inspektorëve Fitopatolog ta bajne sa ma praktike mundësin e hulumtimeve të
tilla, shpresoj se do te kenë përkrahjen e institucioneve që mund të bëjnë
ekzaminimin kualitativ të ushqimit i cili prodhohët në Kosovë dhe ai i cili
importohet nga importi ,vetëm me kusht që të ekzistoi dëshira dhe vullneti
për një punë të tillë.
Dr Tefik Idrizi




VitoreStefaLeka

Yahoo! Companion - Scarica gratis la toolbar di Ricerca di Yahoo!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Vitore Stefa-Leka | 17 Jul 01:06 2004
Picon

Enderr e prere..

Mbeshtetur te une
Te gjen cdo mengjez
Koka jote te gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende
Mes perqafimesh..
 
Syte te m'i celin puthjet dua
Buzeqeshja jote te me thot
"Mirmengjes"!
Dora ime te krehe floket e tua
Por zgjohem, me enderr
Te prere ne mes....


VitoreStefaLeka

Yahoo! Companion - Scarica gratis la toolbar di Ricerca di Yahoo!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
BeqirS | 17 Jul 23:10 2004
Picon

Nje grua nga Kosova ne Nju Jork, fiton nje shtepi me vlere 300 mije dollare

Qefsari Burani Refugjatja kosovare që fitojë ëndërrën amerikane : Fituese e Llotari - Shtepisë 300 mijë dollarë
   
  Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA
 
Islip Town (Long Island NY) : Pesë vjet të shkuara, Qefsari Burani ishte viktima e luftës në Kosovë, shtëpia e saj u dogjë dhe u shkatërrua.Të mërkuren ish refugjatja kosovare, arriti të fitojë atë që kurr nuk e kishte menduar ndonjëher, një shtëpi të re, në vendin e të gjitha të mirave, në Amerikë.
 
 " Unë dëshirojë t'i falenderohem Zotit në rradhë të parë për këtë të mirë" u ka thënë ajo gazetarëve amerikan, menjëher pasi të jetë shpallur e fituar në llotarinë e shtëpive. Me fitimin e kësaj shtëpie, unë kamë pasë fatë në kët vendë, njërëzit janë të mirëseardhur në shtëpinë e re" shprehet fituesja".
 
 
Burani, 42 vjeçare, punon si kujdestare në një kishë në lagjen West Islip të New York-ut, dhe është një ndër ato 67 fitues të llotarisë, për të marrë një shtëpi në lagjen njujorkeze Bay Shore. Llotaria është e sponsorizuar nga Long Island Housing Partnership, me qënder në Town of Islip të Suffolk County
 
Fituesit e llotarisë një shtëpi e re me çmimin në regjistër të 134 ,000 mijë dollarve amerikanë vlera 300 mije dollarë
 
Pamela Greene, zyrtare e bashkisë së qytetit  Islip Town ishte ajo që tërhoqi biletat e llotarisë nga "vazua e qelqët"  me emrin e shqiptares nga Kosova, Qefsari Burani.  Ajo shpalli fituesit e llotarisë me çmimin e fitueses së një shtëpie moderrne, me vlerën në regjistër sipas ndërtimit të 134 ,000 mijë dollarve amerikanë. Por, që  ekspertët e shitëblerjes së shtëpiave(Real estate) thonë se kjo shtëpi, mund të vihet në shtije me çmimet e larta që evalojnë çdo ditë në këtë treg, edhe për më se 300,000 dolllarë. Ajo është nderuar edhe me një çmim tjetër, së bashku me nëntë fitues, pronarë të banesave në Sunnybrook Court, në jugë të Sunrise Highway, ndërtuar nga Barbash Associates.
 
 Burani, kur mësoj lajmin se kishte fituar një shtëpi, e emocionuar u ngjitë në godinën e bashkisë(Islip Town Hall) dhe fillojë të përqafonte të gjithë drejtuesit e llotarisë, nga  Town Supervisor Pete McGowan. Së fundi thanë ata ajo është takuar të fundit Jim Morgo presidentin e shoqatës së pronarve të shtëpiave në Islip Town Board .
 
 
Kur Burani erdhi në Amerikë më qershor të 1999, ajo bashkë me dy fëmijët e burrin banonte në shtëpinë e motrës me një dhomë gjumi në një hyrje ku banonin gjeithësejt 14 vetë. Burri shumë shpejt u kthye pasi erdhi në Amerikë. Burani ka statusin e qytetarisë permanente. Tani ajo punon në kishën "Our Lady of Lourdes Church" në West Islip me një qera banese me dy dhoma gjumi, 1,300 dollarë në muaj. Ajo jeton së bashku me dy fëmijët, Krenaren 15 vjeçare ,dhe Niky 12 vjeçarë, në një jetë krejt të re. Burani, e besimit musliman është e lumtur që kisha i hapi krahët kur erdhi në Amerikë. "Unë paguhesha 21'000 dollarë amerikanë në vitë nga puna në kishë" tha ajo dhe më pasë të fitoja më shumë para, çdo javë punoja si kujdestare në një familje amerikane dhe mbaja ndonjë fëmijë me pagesë.
 
 
Susan Barbash, presidentja e kompanisë Barbash Associates në Babylon Village u tha gazetarve se" "e shihni një ish refugjate fiton një shtëpi të re..... kjo është dita më e bukur e jetës sime në këtë karjer " tha Barbash.
 
 Ndërsa, Morgo njëri prej nënpunësve të kësaj llotarie theksoi faktin se "Burani, është refugjatja e parë e ardhur nga një vend i tronditur nga lufta .... që ka fituar një Lllotari- shtëpi " nga afërsisht 40 llotaritë e organizuara në Nju Jork. Kërkuesit e fitimit të llotari-shtëpisë duhet të ishin pronar të shtëpive të para, që merrnin më pak se 80 përqind të mesatares të të ardhurave për Long Island, ose 68, 250 dollarë për një familje me katër njërëz, por fati solli të fitoj një shqiptare nga Kosova.
 
 
McGowan zyrtar i shtettit u shpreh para gazetarve se " Në se ju dëshironi të shkruani një histori të bukur pë Amerikën dhe ëndërën amerikane, merrni si shembull jetën dhe fitimin e llotarisë nga kosovarja Qefsari Burani , ajo mund të flasi vetë rreth ëndërrës Amerikë!!!.
 
 
"Talk about the American dream."


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Lajme Shqiptare | 18 Jul 06:08 2004
Picon

Vdiq gruaja e Leka Zogut

Lajmet me te reja nga Shqiperia:
 
Vdiq bashkeshortja e pretendentit te fronit mbreteror Leka Zogu, Suzana

18 Korrik 2004


Ka nd ruar jetë bashkëshortja e Mbretit Leka Zogu I. Suzana, gruaja e Mbretit Leka I, vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe sot ka ndërruar jetë në Tiranë, kryeyqytetin në të cilën ata kanë ardhur prej kohësh të jetojnë. Mbreti Leka Zogu I u shpërngul nga Afrika, kontinenti në të cilin ai jetoi prej shumë vitesh, së bashku me familjen e tij, nënën gruan dhe djalin e tij të vetëm. Vdekja e bashkëshortes së Mbretit Leka, vjen pas një dhimbje të cilën mbreti nuk ka shumë kohë që e përjetoi, vdekja e nënës së tij, mbretëresha Xheraldina, bashkëshortja e Ahmet Zogut. Familja e mbretit Zog u arratis në kushte të vështira kur vendi ynë u pushtua nga fahsistët. Që nga ajo kohë kalvari i familjes mbretërore vazhdoi në vite e vite, derisa në vitet e pluralizmit pinjolli i mbretit Zog, Leka I mundi të shkelë në tokën amëtare, në atdheun e babait të tij. Të përbuzur në vite nga komunizmi, ata mbërritën në Shqipëri me shpresën e madhe për të bërë realitet ëndërrën e babait të tyre, për të jetuar si shqiptarë në tokën e tyre.
 
Lajmet me te reja nga Shqiperia:
 
 
 
 

Do you Yahoo!?
Vote for the stars of Yahoo!'s next ad campaign!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

Gmane