Ilir dardani | 6 May 17:07 2004
Picon

Kerry a "communist apologist" -- and then lied about it

Hey Mr. Shkreli, finally, you are making some sense.  Most American and Albanian "Democrats" are Socialist and Communist at heart, just like the Hypocrite of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova.

Btw, what was Dr. Ibrahim Rugova doing having dinner with Agim Nesho (Ambassador of Albania to the United Nations, in New York), last week in New York?  I thought Dr. Rugova said that he doesn't work with the criminal Socialists of Albania?

shkrelim <at> aol.com wrote:
Ms. Chavez was too polite and called him an apologist, I would call him a communist propagator. Didn't he join Jane Fonda in supporting the North Vietnam communist regime?
 
In a message dated 5/5/04 5:50:29 PM Eastern Daylight Time, BeqirS <at> aol.com writes:

FOX's Chavez called Kerry a "communist apologist" -- and then lied about it

Four days after her nationally syndicated column calling Senator John Kerry a "communist apologist" appeared in newspapers and on The Heritage Foundation's website Townhall.com, Linda Chavez, in a May 2 interview with FOX & Friends host Mike Jerrick, claimed that she had not called Kerry a "communist apologist":

HOST: But isn't it too strong to call him a communist apologist?

CHAVEZ: Well, I didn't call him that actually.

HOST: But others have.

CHAVEZ: Others have.

In her April 27 column, Chavez referred to Kerry's "role" as that of "an apologist for the communists we were fighting in Vietnam"; later in the column, she wrote, "The young Kerry seems to have fallen in the latter category, communist apologist."

Linda Chavez is a FOX news analyst and syndicated columnist. In addition to Townhall.com, her columns have appeared in The New York Post, The Washington Times, The Baltimore Sun, Chicago Sun-Times, and other newspapers nationwide. Chavez has supported or worked for the Manhattan Institute, a conservative think tank; and the Independent Women's Forum, an anti-feminist organization. She is president of CEO, a think tank devoted exclusively to opposing affirmative action and bilingual education, and to promoting immigrant assimilation. Chavez withdrew her name as President George W. Bush's nominee for secretary of Labor amid controversy surrounding her allowing an illegal immigrant to live and work in her home in the early 1990s.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Do you Yahoo!?
Win a $20,000 Career Makeover at Yahoo! HotJobs

Yahoo! Groups Links
Fatmir SALA | 6 May 17:32 2004
Picon

Të_jesh_shqiptar_por_jo_europian_!_Ka_më_keq?!

 Me pelqeu shume ky shkrimi ne kete gazete. Edhe une
si shqiptar kam marre rrugen e mergimit per me shume
se shtate vjet dhe kam kaluar disa kohe ne Suedi dhe
tani po punoj ne nje universitet ne Turqi.
Dua vetem te jam disa nga mendimet e mia persa i
perket medias shqiptare dhe kush e ka vajin qe
shqiptaret nuk po shkojne ne Europe.
Ne radhe te pare kasta politike shqiptare eshte pjelle
e shqiptare, dhe kjo as qe mund te diskutohet; jemi ne
shqiptare qe e zgjedhim keto qe po na drejtojne sot,
dhe jemi po ne ato qe dalim ne rruge dhe skandalizojme
cdo gje qe na del perpara. 
Krimi dhe skandalet ushqehen nga shoqeria shqiptare
dhe nuk ka perse ne mos ta marrim pergjegjesine. E si
te  na pranoje europa ne kur ne shqiptaret fillojme te
cajme femijet tane per disa mijra dollare, kur me
organet e femijve tane jetojne cýfutet apo pleqjte e
europes.
Si mund ta na pranoje europa kur ne hedhim  ne dete
vellezrit tone per te fituar disa mijra euro, kur ne
fund te detit kalben ato qe enderruan nje jete me te
mire.
Si mund te na prajone europa kur ne ne cdo fushe jo
vetem qe nuk bejme perpjekje te arrijme te tjeter por
as qe cajme koken te mesojme. 
Si mund te na pranoje europa kur ne vetem me disa
politikane te felliqur kerkojme te bejme biznes me
europen e qyteteruar. Jo, te dashur miq, ne duhet te
ndryshojme sepse nuk eshte lekura ajo qe te con ne
europe, europen e larguam ne dhe euvrova nuk na
larguar. shikoni bullgaret, boshnjaket, maqenonasit,
ato do te shkojne ne europe sepse po punojne per te
shkuar ne europe. 
Ne shqiptare nuk na ka denuar historia, sýc
pretendojne disa, perkundrazi, ne e kemi perdhosur
historine tone.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret!

____________________________________________________________
Yahoo! Messenger - Communicate instantly..."Ping" 
your friends today! Download Messenger Now 
http://uk.messenger.yahoo.com/download/index.html

------------------------ Yahoo! Groups Sponsor ---------------------~-->
Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar.
Now with Pop-Up Blocker. Get it for free!
http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM
---------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
     http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
     shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
     http://docs.yahoo.com/info/terms/

Ilir dardani | 6 May 19:02 2004
Picon

RE: Gjenerata e Re Shqiptare nderon disa shqiptare "ME MIRENJOHJE ...

Shum e nderuara Zonjushe Spahiu,
 
A guxoj me të quaj "Keti", sepse me ngjan si një largesë me të quaj Zonjushë Spahiu.
 
Ti ki gabuar edhe një herë, sepse, ti asnjëherë ki takuar një kalimtare ose Shqiptar sikur mua.  Unë ta garantoj kyt fakt.
 
Keti, unë të kam thënë së unë jam i gathshëm për me punue për çeshtjen Shqiptare.  Bile, unë punoj edhe kur ti fle në gjumë.
 
As John Kerry says, "Bring it on!".  I am quoting him, but, I don't support him.  He, in my mind, is very, very weak.
 
Gjithë të mirat.
 
P.s., Me gjithë së unë jam shumë me besim në vete për pamjen dhe mendjen tim,
Unë po përuli para teje sepse i di së ty të pëlqen modestia imi.

Keti Spahiu <Spahiu <at> hotmail.com> wrote:

I nderuar z. Dardani,

Me pelqen shume modestia jote...ne pyetje ishte takim profesional, jo personal.  Une si ty takoj shume qindra-mijra qe jane kalimtare, sikurse dhe ti ndoshta...

Ti realitetin shkruaje, ke te drejten e lire te fjales, por po e perseris jo me tendenca te caktuara te shkaktosh me shume probleme; perkundrazi, t'i zgjidhesh ato.  Meqe ndihmon ceshtjen e kombit shqiptar, kisha disa projekte ne shqyrtim e siper, qe vetem ju mund t'i vini ne zbatim si nje shqiptar i denje...Ju lutem mos ngurroni te me lini ne dijeni, kur t'ju jepet mundesia dhe sigurisht kur te keni kohen e lire per t'i ndermarre keto veprime.  Do ju isha shume mirenjohese jo une si shqiptare, por vete kombi shqiptar!

Gjithe te mirat,

Keti Spahiu

p.s. deshira eshte thjesht nje ndjenje ne nje moment te caktuar kohe, dhe asnjehere absolute!!!

NEW ALBANIAN GENERATION

New York, United States of America
 
"Te fluturoj dua drejt hapesirave hyjnore,
por ah kembet se c'me ngaterrohen ne hijet tokesore." 
Necip Fazil, '82

----Original Message Follows---- From: Ilir dardani <ilir_dardani <at> yahoo.com> Reply-To: shqiperia <at> yahoogroups.com To: Memedheu <at> yahoogroups.com CC: shqiperia <at> yahoogroups.com, alb-info-talk <at> yahoogroups.com Subject: [shqiperia] Gjenerata e Re Shqiptare nderon disa shqiptare "ME MIRENJOHJE ... Date: Mon, 3 May 2004 11:18:27 -0700 (PDT) Shumë e nderuara Zonjushë Spahiu, Ti nuk je ka shiko mirë. Unë nuk krijoj anarshi (?) ose divergjenca midis shoqatave dhe individa. Unë vetëm punoj për çeshtjen Kombëtar Shqiptar. Unë deri tash vetëm kam shkrue çka është realiteti në komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Unë jam shumë i gatshëm për me ndihmue çeshtjen Shqiptare, por unë nuk kam kohë me marr me mashtrim. Për shkak të Shqiptarizmit, Unë jam Ultranacionalist. Me të kallëzue të vërteten, nuk e kam vetëm emrin të bukur, por edhe jam shumë i bukur fizikisht. Ndo shta deshira jote plotësohet dhe unë dhe ti takohem, sepse, unë jam gjithkah. Mirëupafshim!!! Me plotë respekt, Ilir Dardani Keti Spahiu <Spahiu <at> hotmail.com> wrote: Ju z. Ilir me cfare po shoh nga mesazhet e tua te herepashershme neper grup-listat shqiptare vetem krijoni anarshi dhe divergjenca midis shoqatave dhe individesh. Nqs. do t'a ndihmosh ceshtjen shqiptare (se edhe emrin e ke te bukur, je fiks fare shqiptar) apo komunitetin tone shqiptar, perpiqu te komunikosh sa me lirshem por jo me tendenca. Pikerisht, une nuk kam kohe te merrem nje nga nje t'i pergjigjem pyetjeve qe i kane pergjigjet diku...me presin pune shume me te rendesishme dhe me duket me e frytshme puna dhe a qe mund t'i jap dikujt qe i nevojitet informacioni. Nuk e di si e ke emrin e sakte, por kam deshire te te takoj, te te them dy fjale thjesht si qytetare shqiptare, se ky mund te jete thjesht nje emer anonim... Gjithe te mirat, Keti Keit Spahiu NEW ALBANIAN GENERATION New York, United States of America E-mail: info <at> newalbaniangeneration.com Web site: www.newalbaniangeneration.com "Te fluturoj dua drejt hapesirave hyjnore, por ah kembet se c'me ngaterrohen ne hijet tokesore." Necip Fazil, '82 ----Original Message Follows---- From: Ilir dardani <ilir_dardani <at> yahoo.com> Reply-To: Memedheu <at> yahoogroups.com To: shqiperia <at> yahoogroups.com CC: alb-info-talk <at> yahoogroups.com, memedheu <at> yahoogroups.com Subject: [Memedheu] Gjenerata e Re Shqiptare nderon disa shqiptare "ME MIRENJOHJE ... Date: Tue, 27 Apr 2004 10:24:31 -0700 (PDT) Agim Rexha ishte Boksier (Boxer), por ai ishte shumë i dobët. Ai ka ngrënë shumë boksa gjatë jëtes i tij. Sot, Kryetari i LDKs për New York, New Jersey dhe Connecticut ka qef me ngrënë me shumë lugë. Çka bëri Agim Rexha me Martin Vulen ne Washington, ne "Congress Day"? Me vijen mirë se ju (NAG) keni sosur punët dhe tash po japni mirënjohjë. It's so very nice to see you guys (and gals) pat eachother on the back. Keti Spahiu <Spahiu <at> hotmail.com> wrote: Fal emnderit per korrigjimin. Para se ka qene mjek, ka qene zoteri apo jo? Mos ka ndonje inxhinier, qe nuk e dime, meqe po shkojme sipas profesioneve? Falemnderit, Keit Spahiu NEW ALBANIAN GENERATION New York, United States of America E-mail: info <at> newalbaniangeneration.com Web site: www.newalbaniangeneration.com "Te fluturoj dua drejt hapesirave hyjnore, por ah kembet se c'me ngaterrohen ne hijet tokesore." Necip Fazil, '82 ----Original Message Follows---- From: shkrelim <at> aol.com Reply-To: shqiperia <at> yahoogroups.com To: Memedheu <at> yahoogroups.com, alb-info-talk <at> yahoogroups.com, ALBANEWS <at> LISTSERV.ACSU.BUFFALO.EDU, qik_kic <at> hotmail.com, albeuropa <at> egroups.com, shqiperia <at> yahoogroups.com, gazetard <at> albaniaonline.net, gazeta55 <at> albaniaonline.net, shijaktv01 <at> albaniaonline.net, lidhjashqiptare <at> yahoogroups.com Subject: [shqiperia] Re: [Memedheu] Gjenerata e Re Shqiptare nderon disa shqiptare "ME MIRENJOHJE ... Date: Wed, 21 Apr 2004 20:03:59 EDT In a message dated 4/21/04 2:40:19 PM Eastern Daylight Tim e, BeqirS <at> aol.com writes: » Z. Gjon Bucaj, Federata Vatra(per perkrahjen dhe gatishmerine per te ndihmuar) Korrigjim i nevojshem: Eshte DR. Gjon Bucaj (mjek) --------------------------------- FREE pop-up blocking with the new MSN Toolbar – get it now! Conju Sqytpar prej gumit conju T´gid si vllazen n´qi bes strengonju! E mos sikoni kisa e xamia Feja e sqyptarit ast sqyptaria. Nga origjinali i

Getting married? Find tips, tools and the latest trends at MSN Life Events.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Do you Yahoo!?
Win a $20,000 Career Makeover at Yahoo! HotJobs

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

kuqo vlonjati | 6 May 22:40 2004
Picon

Re: True face of USA in Iraq Power and Terror - Noam Chomsky

I really think that Idiot is the person that calls others so.

BTY, I have never heard you condemning USA for what it did in 1997 in Albania (which was a horrible crime), nor have I heard you condemning Bush administration for supporting Nano and his corrupted and criminal government. Do you deserve now to be called Idiot for not seeing the truth? 

Noam Chomsky is a bright mind. I do not necessary agree with him in every aspect, but I respect him, his bright mind and courage.

Genti

----Original Message Follows----
From: Ilir dardani <ilir_dardani <at> yahoo.com>
Reply-To: shqiperia <at> yahoogroups.com
To: shqiperia <at> yahoogroups.com
CC: alb-info-talk <at> yahoogroups.com, kronika <at> cg.yu, office <at> radio21.net,  doni <at> online.no, albanian <at> dwelle.de, albania <at> albaniaonline.net,  ekspresi <at> yahoo.com, Akopani <at> hotmail.com, gazetard <at> albaniaonline.net,  shijaktv01 <at> albaniaonline.net
Subject: Re: [shqiperia] True face of USA in Iraq  Power and Terror - Noam Chomsky
Date: Mon, 3 May 2004 12:25:48 -0700 (PDT)
MIME-Version: 1.0
X-Sender: ilir_dardani <at> yahoo.com
Received: from n31.grp.scd.yahoo.com ([66.218.66.99]) by mc3-f35.hotmail.com with Microsoft SMTPSVC(5.0.2195.6824); Wed, 5 May 2004 21:35:38 -0700
Received: from [66.218.66.31] by n31.grp.scd.yahoo.com with NNFMP; 03 May 2004 19:27:49 -0000
Received: (qmail 4262 invoked from network); 3 May 2004 19:27:48 -0000
Received: from unknown (66.218.66.167)  by m25.grp.scd.yahoo.com with QMQP; 3 May 2004 19:27:48 -0000
Received: from unknown (HELO web20303.mail.yahoo.com) (216.136.226.84)  by mta6.grp.scd.yahoo.com with SMTP; 3 May 2004 19:27:48 -0000
Received: from [198.22.236.230] by web20303.mail.yahoo.com via HTTP; Mon, 03 May 2004 12:25:48 PDT
X-Message-Info: JGTYoYF78jEmP2gxeGk9BmgFtAJQnPoh
X-eGroups-Return: sentto-2932900-10973-1083612469-vkuqo=hotmail.com <at> returns.groups.yahoo.com
X-Apparently-To: shqiperia <at> yahoogroups.com
Message-ID: <20040503192548.14212.qmail <at> web20303.mail.yahoo.com>
In-Reply-To: <BAY15-F16VvPdLFYxc900003614 <at> hotmail.com>
X-eGroups-Remote-IP: 216.136.226.84
X-Yahoo-Profile: ilir_dardani
Mailing-List: list shqiperia <at> yahoogroups.com; contact shqiperia-owner <at> yahoogroups.com
Delivered-To: mailing list shqiperia <at> yahoogroups.com
Precedence: bulk
List-Unsubscribe: <mailto:shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com>
Return-Path: sentto-2932900-10973-1083612469-vkuqo=hotmail.com <at> returns.groups.yahoo.com
X-OriginalArrivalTime: 06 May 2004 04:35:39.0429 (UTC) FILETIME=[95431550:01C43323]
Gent, are you an idiot?
You are citing the work of the rabidly anti-Albanian Noam Chomsky.
Were you in agreement with him, while he was writing against the United States for supporting the Albanians during the recent Kosova War?
The Serbs love using Noam Chomsky against the United States and against the Albanian people.
gent urani <genturani <at> hotmail.com> wrote:
Dear All,
The criminal thugs of the world's most dangerous terrorists and war criminals George Dabja Bush, Dick Cheney, Donald Rumsfield and their hanlders (Richard Perle, Paul Wolvovitz, Richard Faith Ariel Sharon etc.) are showing their true face in Iraq.
This is not USA we had dreamed when suffering under the communism.
Genti
---------------------------------
Do you Yahoo!?
Win a $20,000 Career Makeover at Yahoo! HotJobs

MSN 8 with e-mail virus protection service: 2 months FREE*

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Yahoo! Groups Links
BeqirS | 7 May 02:10 2004
Picon

Qeveria greke ka përgenjeshtruar Nanon: " Nuk është folur fare për çështjen Çame

Qeveria greke ka përgenjeshtruar Nanon: " Nuk është folur fare për çështjen Çame"

Athinë (GR) - Media greke, hedh poshtë të gjitha insuancat e krijuar me lajmin e përhapur se Nano në Athinë ka ngrtitur çështjen çame. Në njoftim zyrtar botuar sot në të gjitha mjetet e informimit, theksohet se në këtë takim" Nuk është folur fare për çështjen Çame". Me anë të kësaj deklerate Qeveria greke, detyrohet të pohoj edhe një herë, se deklarata e për shtyp e Qeverisë shqiptare pas takimit nuk qëndron me dekleratën e përbashkët e dhënë nga dy kontarpartët Karamanilis dhe Nano. Rreth dekleratës së Qverisë shqiptare, dhe hedhjes poshtë të kësaj deklerate, ka folur sot edhe zëdhësi grek i shtypit, duke thënë  se nuk është folur për çështjen çamë në takimin midis kryeministritit grek Kramanlis dhe Fatos Nanos. Sipas zëdhënsit të Qeverisë greke zotit Thodoris Rousopoulos  është folur për dsikutime të pronave midis shtetasve grekë dhe shqiptarë, gjë që nuk ka asnjë lidhje me çështjen çame. Pasi që, zyrtarisht mund të thuhet se: " problemi çamë nuk ka egzistuar në axhedën e takimit". Ndërkaq vetë Nano në një intervistë televizive u tha se e ka pranuar se nuk ka folur për pronat çame, por për pronat në përgjethësi . Sipas Nanos, në këtë intervistë koncepti i pronave  është më i gjërë se koncepti i pronave çame. Edhe deputeti Karamelo deklaroi se nuk është folur për çështjen çame në takimin midis kryeministrit grekë dhe Fatos Nanos theksojn media shqiptare.

BEQIR SINA

NY / USA

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Yahoo! Groups Links
Olsi | 7 May 10:59 2004
Picon

RIMEKEMBJA 04/ 05/ 2004 [ i ]

SHPIRTI I PATHYESH I SHQIPTARIT

Në këtë fillim të qindvjetëshit XXI shqiptarët po kalojnë kohë të vështira. Kombi ynë gjendet ende i ndarë. Shteti shqiptar shfaq plogështi në formë vasaliteti kundrejt disa shtetesh apo organizmash fqinjë me prirje antishqiptare. Ende gjendemi përballë përpjekjesh të pashtershme të qarqeve të ndryshme antishqiptare për të zhbërë përfundimisht shtetin dhe kombin tonë. Fuqia zgjedhore shqiptare është e lëkundur dhe e shpërdorueshme, ndërsa forcat nacionaliste shqiptare mënjanohen, përndiqen dhe luftohen nga mercenarizmi politik vendas. Tradhtia politike ka arritur majat e saj për turpin e saj.

Megjithë këto probleme madhore, ku ka shumë vend për pesimizëm, po të bëhet një udhëtim profesionist nëpër elementet etiko-estetike të kombit tonë, një vëzhgues do të ndeshë jo thjesht optimizëm, por një mori karakteristikash jetësore që përçon qëndrueshmëria e një shpirti kombëtar. Nga rendja e një populli drejt demokracisë së premtuar, shpeshherë eksportojmë prodhimin e gabuar dhe rrekemi të tregojmë deri në parlamentet evropiane veset tona të reja dhe shpesh të bartura nga mjedise të huaja, duke lënë pasdore vlerat tona, ato të lashtat, të përshtaturat dhe të rejat. Një pyetje duhet t’i bëjmë vetes: “Një komb me rrënjë nga fiset e hershme pellazgjike apo parahelenike (siç dëshmon dhe do të dëshmojnë në vazhdim shkencat) që është tkurrur por u ka mbijetuar qindra dyndjeve, luftrave dhe zhvillimeve të tjera botërore, ka më shumë vese a antivlera apo virtyte a vlera?” Udhëtarë, gjuhëtarë, historianë dhe shkencëtarë të ndryshëm janë shprehur në favor të vlerave. Ata janë mjaft të çmuar në arenat botërore, ku shquhen Hahn, Bop, Falmerajer, Majer, D’Anzheli, Vajgand, Zhak, Shuflaj, Stipçeviq, Durham, Bajron, Uilliams, Bozbora, Peta, etj. Përmenden edhe mjaft shtetarë, si Uillson, Klinton, etj., që kanë përkrahur kombin tonë në çaste të vështira historike, ndonëse shumë vendime të politikave evropiane e aziatike kanë pushtuar dhe shfarosur territore të tëra tonat. Edhe intelektualë e luftëtarë shqiptarë kanë ngritur zërin e tyre për të mbrojtur e jehonuar vlerat e një kombi të nëpërkëmbur me dhunë, ku shquhen Zogu, Kastriotët, Topiajt, Dukagjinët, Buejt, Bushatllinjtë, Ali Pasha, Jasharët, vëllezërit Frashëri, Konica, Fishta, Kristoforidhi, De Rada, Manjani, Canco, Falaski, D’Istria, Çabe j, Demiraj, Bushemi, Kola, Zela, Mula, Kabashi, etj. Nga lashtësitë nuk shuhen as zërat e Pirros, Teutës, Gentit, Bardhylit, etj. Emrat e lartpërmendur, shqiptarë e të huaj, janë vetëm emra. Vepra e tyre është milionafaqëshe apo milionafjalëshe. E megjithatë, këto vepra nuk u krijuan më kot. Diku e morën shtysën, diku erdhi një frymëzim i caktuar, nga diku buruan. Po çfarë vërehet lehtë te kombi ynë? Dashuria për jetën, lirinë dhe truallin. Shpesh nënvleftësojmë apo nuk marrim parasysh vlerat tona të dukshme, guximin, fisnikërinë, çiltërsinë, bujarinë dhe besën. Duke parë dikutek tjetërsimin apo zvenitjen e këtyre vlerave me kalimin e kohëve, na ndodh edhe që të shikojmë verbërisht zhdukjen e këtyre. Por kjo nuk ndodh kurrë, përsa kohë gjeni është gjallë. E duke treguar me gisht vetëm bjerrjen e përkohshme të k ëtyre vlerave, ne anashkalojmë gjënë më thelbësore, bartjen e këtyre vlerave për te brezat e tjerë. Dhe kombi shqiptar tkurret gjithnjë e më shumë vetëm për faktin se vlerat nuk janë përçuar dhe ushqyer. Këto kanë sjellë pazotësi të theksuara në përballimin e politikave të huaja antishqiptare. Së këtejmi, faktorit shqiptar, në rrugën e ribashkimit të tij, i shohin sytë vetëm vese e i prodhohet vetëm grindje, çka do të bënte pesimist edhe një elefant. Po kujt i takon të ngrejë e të nxjerrë në pah këto vlera tonat, të flasë për to, të shkruajë, të debatojë, t’i mbjellë ato në mendjet e çdo shqiptari (ashtu siç mbillet sot kaq lehtë një ves apo thashethem)? Sot nuk na premton më koha për emra të përveçëm. Poce> pritëm emra të përveçëm, nuk do të bëjmë tjetër veçse do të pasurojmë ca më shumë listën tonë të mësipërme. Norvegjia apo Japonia mund ta kenë këtë listë fare të varfër, e megjithatë janë ndër vendet më të zhvilluara të botës. Pra, secilit nga ne, atij që arrin ta kuptojë vlerën e virtyteve shqiptare, i bie barra t’i nxjerrë në pah këto vlera. Gjithkujt nga ne i ka ndodhur të paktën një herë në jetë që të gjendet përballë disa rrugëve, njërës të thepisur, tjetrës të ndotur, të tretës të ndriçuar. Kemi marrë rrugën e ndriçuar, normalisht. Njësoj vlen edhe për vlerat shqiptare. Në cilën rrugë ky komb, çdo komb, mund të mbijetojë dhe jetojë më mirë përveçse në rrugën e vlerave të tij? Ka ardhur koha të shohim dhe të pasqyrojmë, për t’i bartur dhe lartngritur më pas, disa nga vlerat tona kryesore, të marra nga ditët tona më të fundit, në ndërthurje me vjetërsitë e epokave. Pasqyrimi i vlerave shqiptare, ato që janë , meriton një vëmendje më të veçantë në punën e përditshme të gjithsecilit.

Ruajtja e gjuhës shqipe

Gjuha lidhet me përparimin mendor të njeriut (S. Frashëri, “Gjuha”, bot. shqip, 2002, fq. 44). Fakti që shumë autorë kanë punuar për të treguar lashtësinë e gjuhës sonë dhe fakti tjetër që gjuha jonë nuk është zhdukur si disa gjuhë të tjera të njohura, tregon se ne shqiptarët nuk qenkemi ai kombi i prapambetur mendërisht, siç pandehin ca. Është pikërisht kjo gjuha jonë shqipe ajo me të cilën përshëndetemi çdo ditë, grindemi, shahemi, falenderojmë, mësojmë. Shumëkush nga ne mund ta shohë në internet në faqen ëëë.albforumi.com (trokit te “hyrje”, më pas trokit te “Gjuhësia”) një listë fjalësh homerike, të marra nga “Iliada” e “Odisea”, ku do të mbetet pa mend me afrimitetin e këtyre fjalëve të lashta me shqipen e sotme. E megjithatë nuk ekziston të paktën një lëndë apo një pjesë lënde shkollore të ciklit të ulët e tetëvjeçar ku të flitet gjerësisht mbi përgjegjshmërinë për gjuhën shqipe, lashtësinë e saj, rëndësinë e saj në jetën e kombit tonë, problemet e saj, ruajtjen dhe pastërtinë e saj, ndikimet, kërkimet, debatet mbi të.

Ruajtja e gjuhës shqipe përbën në mënyrë absolute një nga disa prej vlerave që ne gëzojmë si komb. Trojet pushtohen e çlirohen, veshjet përshtaten e po kështu zakonet, por gjuha mbetet përjetë, duke qenë element parësor kombformues. Jemi të ndërgjegjshëm që vendet fqinjë kanë ndikuar që në gjuhën tonë të ketë sot fjalë të huaja, por albanologjia ka arritur në përfundime që edhe gjuhët e vendeve fqinjë kanë në përdorim shumë fjalë nga shqipja, që në periudhat e saj më të vjetra. Madje albanologjia ka ende lëndina të pashtershme kërkimtarie për të qëmtuar. Këtu vlen të përmendet puna e jashtëzakonshme e rilindasve shqiptarë, të cilët arritën të përdornin edhe elementin gjuhësor për të kryer bashkimin e shqip tarëve në ato kohë. Voskopojari shpenzoi pasurinë e tij për të sjellë shkronja plumbi në Shqipëri, që me to të shkruhej shqip. Njësoj Kristoforidhi. Vreto bëri kërkime me vlerë në etimologji. “Lahuta” e Fishtës deshi jo pak por tridhjetë vjet që të dilte në dritë. Për të ardhur pastaj te Kongreset e Manastirit (1908) dhe të Drejtshkrimit (1972), që vulosën gjithnjë e më shumë ecurinë e shqipes së shkruar e të folur. Ndërsa profesorët Çabej, Demiraj, Kastrati, etj., përforcuan themelet e historikut të shqipes e albanologjisë.

Sot shqipja po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor bashkues dhe njësues i të gjithë shqiptarëve, ndonëse ka edhe përpjekje përçudnuese që përpiqen të lartngrenë të folmet përmbi gjuhën letrare, me qëllim shkatërrimin e kësaj të fundit. Gjuha shqipe po futet sot në shkollat e mesme. Interneti flet tashmë shqip. Edhe programet e Mikrosoftit kanë regjistruar gjuhën tonë prej tash dy vitesh. Libri shqip nuk po njeh më caqe e, me këtë, po shlyejmë një mangësi që dikur na ka qenë pengesë për të mbrojtur historinë tonë, mungesën e librit shqip. Dy vjet më parë, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisë kanë pajisur bibliotekat tona me fjalor të shqipes së sotme dhe fjalor enciklopedik, edhe pse ka vend të madh për përmirësime e qortime. Libri shqip për të mësuar emigrantët shqiptarë është gjithashtu një vlerë. Studiuesit e huaj kanë rritur interesin e tyre për të njohur shqipen, kurse nxënësi shqiptar gjen një lehtësi të jashtëzakonshme për të mësuar edhe nëse ndodhet në një mjedis joshqiptar. Tradita vazhdon e shqipja rimëkëmbet. Mëdyshjet se shqipja është tepër e lashtë po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt zbardhjes. Kjo na mbush me krenari e na bën më fisnikë.

Kosovarët e çamët, këta shqiptarë të paepur

Dihet që Shqipëria u nda përfundimisht me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe rreth dy të tretat e shqiptarëve mbetën nën regjime të shteteve shovinistë fqinj, u përndoqën nën masakra apo u dëbuan në Turqi. Por shpirti i shqiptarit, si ai i një banori të vjetër në trojet e tij të vjetra që nuk ia zuri kujt, mbeti po ai. Fatkeqësisht, shqiptarët, të cilët nuk u tretën dot nga romakët, venecianët, osmanët, lihen sot në duart e ballkanasve që të treten prej tyre, ndërkohë që Evropa krijoi shtetin shqiptar jo si organizëm të gjallë, po si një ndërmjetës për të arritur qëllimet evropiane (I. Hoxha, “Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, bot. shqip, 2000, fq.77). Me gjithë rrudhjet e kohërave dhe nën zg jedha të pamëshirshme, sot në viset ku ka shqiptarë, në Mal të Zi, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, flitet masivisht shqip dhe ruhet kulti i hershëm shqip. Tashmë kufinjtë janë thyer dhe shqiptari jep e merr me njëri-tjetrin, ndonëse i ndan një firmë e re dhe e vjetër e ndonjë diplomati të pështirë barkderr kufibërës nga Evropa. Kosova ka thyer përfundimisht zgjedhën serbe dhe tani përballet me çështjen e pavarësisë, për të menduar më tej mbi kthimin në identitet. Por këto kohë nuk erdhën rastësisht për kosovarët. Kanë qenë përpjekje të njëpasnjëshme, jo edhe fort ngutshme, aq sa rezultuan bindëse për forcën më të madhe botërore, NATO-n, e cila luftoi keqas fqinjin e pabindur serb, në bashkëpunim me UÇK-në e njohur. Ka qenë Prizreni vendi ku u bë Lidhja Kombëtare (1878-1881) dhe u morën vendime për të përballuar sulmet e ushtrive ballkanike. Kanë qenë kosovarët trima që ndihmuan dhe hapën rrugën drejt shpalljes së Pavarësisë më 1912, aq e nevojshme në atë kohë. Shqipëria nuk bëhet shtet i fortë pa Kosovën (A. Baleta, “Kosova nga Dejtoni në Rambuje”, bot. shqip, 1999, fq. 166). Një pjesë e faktorit ndërkombëtar u habit apo mahnit nga fakti se si shqiptarët e këtej-kufirit pritën dhe strehuan shqiptarët e përtej-kufirit më 1999. Po për çdo shqiptar kjo ishte mëse normale. Në atë fund mijëvjetëshi shumë njerëz nga e gjithë bota më në fund mësuan se Kosova dhe Republika e Shqipëris ë ngrinin dhe luftonin për të njëjtin flamur, çka fliste për një padrejtësi të dikurshme. Mbërritja e kësaj dite përbën padyshim një vlerë, edhe pse kjo mund të lëkundë karakterin e ndonjë individi si Rugova.

Shqiptari i është gjetur vëllait të tij prej gjaku e gjuhe në çdo kohë. Pritje të tjera të kosovarëve në vështirësi ka pasur kohë pas kohe. Mikpritja ka sjellë kurdoherë mirënjohje mes shqiptarësh. Në Elbasan, në lagjen që sot mban emrin “Skënderbej”, nën qeverisjen e mbretit Zog u strehuan dhe mbetën aty shumë kosovarë, ku ende jetojnë. Por lagjja e këtij qyteti sot nuk thirret me emrin zyrtar. Ajo njihet masivisht si lagjja “Fush-mbret”, për nder të mbretit Zog.

Shqiptari ka treguar bujari edhe në strehimin e vëllezërve tanë jugorë çamë. Çamët janë përndjekur dhe masakruar kohë pas kohe nga qeveritë greke dhe organizatat fanariote e koxabashe. Shteti grek, gjatë ndërrimeve të popullsive me Turqinë, u bënte presion çamëve (në shumicë myslimanë) që të iknin në Turqi, por ata nuk pranuan që të braktisnin atdheun e tyre, sepse ata ishin muslimanë në fe dhe jo turq në gjak (A. Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, bot. shqip, 2002, fq.264). Gjendja u përkeqësua në vitin 1923 dhe arriti kulmin me masakrat e Napolon Zervës më 1944-’45, kur një pjesë e popullsisë çame u detyrua t’i drejtohej veriut të trojeve të tyre pjellore, për të ardhur në Shqipërinë londineze , ku edhe jetojnë të shpërndarë.

Teksa pyet Blertën e vogël për origjinën e saj, ajo të përgjigjet se nënën e ka nga Skrapari, kurse babain e ka çam. Edhe ajo do të donte të tregonte një emër vendi, qyteti a fshati prej nga vinte babai i saj, por tragjedia e çamëve nuk ia lejonte këtë. Sot çamët kanë ngritur zërin për të kërkuar të drejtën e tyre, emrin e truallit ku kanë jetuar të parët. Çështja është shtruar edhe në Senatin Amerikan. Kohët e fundit çamët, por edhe shqiptarë të tjerë, kanë protestuar për padrejtësitë dhe fyerjet që Kuvendi dhe qeveria e sotme ushtrojnë kundrejt çështjes çame. Kjo dëshmon edhe njëherë për dashurinë për të vërtetën, sepse ajo nuk vdes edhe nëse ndërrohen brezat. Çamëria dhe rrethinat e saj janë toka shqipt are dhe meritojnë vëmendjen dhe përkushtueshmërinë e të gjithë shqiptarëve. Urojmë që bashkësia çame t’i bashkohet krahut nacionalist shqiptar dhe të kuptojë se për të kërkuar të drejtën e tyre, tonën, duhet të japë ndihmesën në forcimin e këtij krahu politik, sepse jo detyrimisht përbën zgjidhje formimi i një partie politike çame. Zgjidhja duhet parë te shkëputja nga forcat regresiste dhe antinacionaliste që fshihen nën emra demokratikë dhe pas kolltukëve të kalbur të ndonjë krahu të djathtë në Kuvend. Me pak fjalë, çështja çame mund të ngadhnjejë vetëm nëse ajo shihet si pjesë e pandashme e çështjes kombëtare shqiptare.

Midis kosovarëve dhe çamëve gjenden dy të përbashkëta interesante, edhe pse të vogla në përmasa. Kushdo nga ne mund ta vërë re se shumica e kosovarëve u ka ngjitur bijve të tyre emra të bukur shqip, përgjatë këtyre dhjetëvjetëshve të fundit. “Saranda”, “Vlora”, “Kaltrina”, “Leutrim”, etj., janë shembuj nga pafundshmëria e emrave në përdorim dje dhe sot në Kosovë. Janë emra visesh shqiptare, neologjizma prej rrënjëve të shqipes, emra karakteri, përshkrimi, etj., të gjitha në një shqipe të pastër, vetëm e vetëm që ndër popull të mbillej ideja që Kosova me krahinat rreth saj (edhe në Mal të Zi apo IRJM) janë dhe do të mbeten shqiptare në gjak, kulturë dhe gjuhë, pavarësisht se janë ndodhur apo ndodhen nën pus htime sllavo-evropiane. Ndonjë prindi fëmijëllastues dhe të papërgjegjshëm mund t’i shkaktojë të qeshura emri (psh.) “Qëndresa”, por ky emër dëshmon jo vetëm respekt për gjuhën e kulturën e të parëve, por edhe guxim dhe forcë për të rritur fëmijë të përgjegjshëm për shqiptarinë, ku mbi të gjitha të ketë kuptim ekzistenca e emrit të njeriut dhe jo tingëllimi i tij. Njësoj, edhe te çamët vërejmë një dukuri të trashëguar ndër breza, përsa i takon emërtimeve. Trimat çamë respektonin madhështisht figurën dhe emrin e të parëve të tyre në fis. Kështu, emrat e etërve e gjyshërve të tyre shndërroheshin në mbiemra për të bijtë (“Muharremi”, “Abedini”, “Dauti”, etj., por një dukuri që sot ndalohet në një botë pasaportash). Kjo dëshmon për krenarinë për të parët dhe respektin për trashëgiminë e vlerave, gjithçka në funksion të ruajtjes e bartjes së vlerave shqiptare, në kundërvënie me ato greke. ja pra se si kosovarët e çamët kanë përballuar shovinizmat fqinjë, duke qenë të përgjegjshëm për ba rtjen e vlerave ndër breza.

Harmonia fetare, aspak rastësi

Është një thënie e vjetër, sipas së cilës shqiptari mbetet gjithmonë shqiptar. Ai është në radhë të parë shqiptar; feja vjen në radhë të dytë. Edhe në rastet e përleshjeve me njëri-tjetrin shqiptari ka luftuar fis me fis, të krishterë me të krishterë, muslimanë me muslimanë, por, sa herë është ndodhur përballë rrezikut të armikut të përbashkët, muslimanë e të krishterë janë bashkuar (E. Durham, “Brenga e Ballkanit”, bot. shqip, 1991, fq. 45). Edhe sot, në mijëvjetëshin e ri, harmonia fetare shqiptare është e dukshme. Tri bashkësitë kryesore fetare, muslimanë, ortodoksë e katolikë ushtrojnë besimet e tyre përkatëse pa shqetësuar njëri-tjetrin. Psh. nigerianët do të habiteshin mjaft me këtë fakt. Po shpirti ynë atdhedashës ka kapërcyer nevojën fiziologjike të njeriut për besim në qenie superiore. Nëse sot shqiptarë të ndryshëm besojnë në fe të ndryshme, emëruesi i përbashkët vazhdon të jetë shqiptaria. Lodhen kot turq, italianë a grekë të na quajnë “të pafe”. Një i krishterë në besim, por shqiptar në kombësi e shpirt, shkroi, ndër të tjera, vjershëm-himn “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” (P. Vasa, 1880), thelbi i së cilës dëshmonte se feja e shqiptarit është shqiptaria. Fatmirësisht instinkti i ka dhënë plotësisht të drejtë këtij mendimtari, teksa edhe sot instinkti kombëtar flet për ngadhnjim të shqiptarisë mbi besime fetare, përderisa nuk ndodh asnjë shqetësim midis bashkësish fetare sot në Shqipëri. Diku ka pasur edhe përpjekje (po këto janë normale) për të prishur këtë harmoni, por përfundimisht katolikët shqiptarë shkojnë në kishë edhe kur festohen pashkët ortodokse dhe ortodoksët shqiptarë shkojnë për urim në shtëpitë e muslimanëve shqiptarë për Bajram. Muslimanët shqiptarë pranoj në vezët e pashkëve nga të krishterët shqiptarë e këta të fundit as hanë e pinë kur muslimanët agjërojnë për Ramazan, në shenjë respekti të ndërsjellë. Ka raste edhe kur kisha katolike, ajo ortodokse, xhamia muslimane dhe teqeja bektashiane ndodhen jo më larg se pesëdhjetë metra larg njëra-tjetrës. Tomorri është musliman, por është martuar prej tridhjetë vjetësh me Zafiren, ortodokse, dhe tri bijtë e tyre janë shndërruar në katolikë prej pak kohësh, por që nuk do të habiteshin pse nipat e tyre mund të përqafonin besimin budist pas disa vitesh, kur të rriten. Shembulli më i fundit i kësaj harmonie dhe respekti mbi të qenit në radhë të parë shqiptar vjen këto ditë të fillimprillit 2004, kur një nismë e kanalit televiziv “Vizion+” bëri të mundur ndihmën e një familjeje jetimësh katolikë nga Malësia e Madhe. Vetë Kryemyftiu musliman i Shkodrës dha një ndihmë modeste në të holla për këtë familje, e cila i qe mirënjohëse.

Të gjitha këto nuk janë rastësi. Shpirti i lashtë i shqiptarit është më i vjetër se ai i besimit njerëzor në njërën nga fetë monoteiste të lartpërmendura, të cilat kanë lindur e përhapur vetëm dy mijë vjet më parë e në vijim. Ruajtja e traditave të hershme dhe përhapja gjeografike e shqiptarëve në Ballkan e më gjerë ka bërë të mundur ngadhnjimin e cilësisë mbi sasinë. Numri i besimeve fetare, të cilat ne sot i respektojmë, nuk ka mundur të zhbëjë atë çka është e lindur, të qenit shqiptar. Dhe të mos harrojmë se disa besime na janë imponuar me detyrim, disa na janë parashtruar si alternativë e disa të tjera me propagandë të pafund. Udhëheqës të ndonjë besimi, kryesisht të huaj, janë përpjekur vazhdimisht të zhbëjnë kulturën shqiptare, të zhdukin gjuhën shqipe, të humbin identitetin shqiptar. Por zemra e madhe e ka mundur helmin, thikën pas shpine, lajkën, paranë, postin. Ja edhe një vlerë e shqiptarit, besa, e cila ka ruajtur identitetin tonë që duhet të ketë qenë kaq i lashtë e origjinal sa dy mijë vjet kulte të bartura të mos zëvendësojnë dot kultin dhe morinë e zakoneve shqiptare.

Një tjetër fakt që na bën sot të mos shohim rastësi në harmoninë e besimeve fetare në Shqipëri, e cila ka gjasa të mbijetojë fort gjatë, është edhe prania e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit me qendër në Tiranë. Bektashizmi është themeluar si fe nga një persian i qindvj. XIII dhe ka ndikime nga Budizmi. Në Shqipëri zuri vend mirë si fe në fillim të viteve 1700. Kur bektashizmi u nxorr jashtë ligjit për arsye që nuk na interesojnë (1826), shumë prej bektashinjve që u shpëtuan maskarave të Sulltan Mahmudit të II-të gjetën strehë në Shqipëri (B. Çela, “Shqiptarët ndër shekuj”, bot. shqip, 2001, fq. 182). Ali Pasha e mbajti gjallë këtë fe, por kemi përshtypjen se ai do ta bënte këtë sidoqë ta kishte emrin feja e përndjekur nga osmanët dhe cilado të ishte doktrina e saj.

Vlen të përmendet edhe ndihma që populli shqiptar u dha hebrenjve (1943-’44), pa asnjë përfitim të veçantë dhe për asnjë detyrim të çfarëdoqofshëm, gjatë masakrave që nazistët gjermanë kryenin nëpër Evropë. Gjyshërit tanë tregojnë se si i vishnin me veshje shqiptare hebrenjtë që i kishte prurë lufta nëpër viset tona, duke u shpëtuar jetët. Populli i Izraelit është shprehur publikisht mirënjohës kundrejt kësaj ndihme, mirëpo disa politika të vjetra e të reja që kanë rrënjë nga po ky popull i kanë kushtuar kaq shumë kombit tonë, kohë pas kohe. Nuk përbën më habi nëse një ditë do të ndërtohen edhe sinagoga në Shqipëri, të cilat ne nuk do t’i kundërshtojmë e as prishim, sepse tashmë e dimë se ato do të mbeten tempuj besimesh të përkohshme që nesër mund të zëvendësohen me besime të tjera, ashtu si edhe ndërtesat e tyre, ndërkohë që ky komb i rrudhur do të vazhdojë të quhet “shqiptar”.

Gruaja shqiptare më në pah

Ana është vetëm 23 vjeç dhe është anëtare e Dhomës së Tregtisë në Elbasan që prej tre vjetësh. Tani ajo drejton një tregti të ndershme në qendër të qytetit dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ekonomisë. Dy nënkryetaret e Kuvendit tonë janë gjithashtu gra. Edhe në rrafshin e kulturës e artit emra si Mula, Toromani, Shahini, etj., dita-ditës bartin vlerat dhe aftësitë e vajzës shqiptare, si në Shqipëri, edhe jashtë saj. Gruaja shqiptare sot nuk është më ajo e ndrydhura punonjëse mesrropatur e kooperativave bujqësore. Dora e saj është e aftë të drejtojë një timon Benz-i luksoz apo të fitojë në tenisin ndërkombëtar. Vajza shqiptare ka arritur deri në Hollivud dhe filmi amerikan sot flet edhe në shqip nga E liza Dushku (në “Neë Guy”). Universiteti shqiptar bashkëpunon me atë botëror dhe janë hapur tashmë dyert edhe për studentet e sotme shqiptare, që nesër do të bëhen mjeke, fizikante dhe diplomate të dobishme. Nuk duam të jemi të verbër dhe duhet përmendur edhe dhuna që has shpesh në familje vajza shqiptare, por ky është problem gjinor ndërkombëtar, ku edhe yjet e artit francez masakrojnë bashkëshorten e tyre po aq të njohur, sikurse ndodhi pak muaj më parë. Gruaja shqiptare vuan sot gjakmarrjen, por Kanuni i Maleve, ky sistem dikur i domosdoshëm, nuk e ka poshtëruar kurrë atë, përkundrazi, e ka fisnikëruar dhe mbrojtur. Gjithsesi gruaja shqiptare sot është e aftë të drejtojë shoqata, të krijojë politika në dobi të saj, të bisedojë lirshëm në konferenca apo takime private nëpërmjet numrash emergjence ku kallzohet dhuna ndaj saj. Jeta e gjerë studentore e vajzës shqiptare flet për një të ardhme më të hapur në një jetë patriarkale shqiptare, ashtu si kudo në botë.

N>

Por nuk kanë humbur traditat e vajzës shqiptare. Vallet shqiptare, që ruhen kryesisht në fshatra, janë ende të gjalla edhe nga lëvizjet e mahnitshme të vajzave tona. Ansambli i valleve tona, ku gruaja shqiptare zë një vend tejet të barabartë me gjininë tjetër, ka lënë shije të jashtëzakonshme nëpër turne ndërkombëtare. Këngëtaret e reja shqiptare po ecin në ritmet dhe zërat e mëdhenj të të parave të tyre, Koços, Zelës, etj. Le të ndalemi këtu te një dukuri antropologjike. Të gjithë ne mund të vëmë re e të shqyrtojmë këngët e kënduara nga gra ballkanike. Le të marrim parasysh këngëtare bullgare, serbe, greke apo turke. Të gjitha këto këngëtare i karakterizon një vokal i trashë, me korda të sforcuara zanore dhe, si përfundim, një e kënduar burrërore e këngës me një zë të trashë. Ndërsa vajza shqiptare ka për veçori një zë të lehtë, të ëmbël, aspak të trashë e të sforcuar. Kjo i mundësohet nga kordat zanore, që janë të lindura, e që prodhojnë tinguj të hollë. Merrni një këngëtare çfarëdo shqiptare dhe krahasojeni me një të tillë të çdo vendi fqinj, përjashto Rumaninë dhe Italinë. Vihen re dallime në trashësinë dhe ëmbëlsinë e të kënduarit. Ky fakt shpjegohet vetëm me lashtësinë e kombit tonë dhe vërteton tezat e ardhjes së banorëve që na u bënë fqinj, me emrat grekë, sllavë, turq, avarë, të cilët paskan mesa duket veçori të ndryshme nga tonat. Edhe fjala e shqipes “ninullë” dhe fjala që përdoret në italisht “nina-nana” kanë rrënjë nga shqipja, kjo e dyta nga fjalët “ndiej” dhe “nënë” (por nuk po zgjatemi). Sigurisht, vetëm një zë i ëmbël e i hollë mund të jetë i përshtatshëm për një ninullë, ndërkohë që Ivica nga Beogradi më tregon se si fëmijët atje ushqehen të tymosin hashash që të veg jël.

Gruaja shqiptare përballet sot me një dramë ekonomike dhe pasojë të sistemit të tmerrshëm komunist që e mbylli shpesh në injorancë, dramën e prostitucionit. Por kjo është një tregti që nuk luftohet enkas nga organe të korruptuara shtetërore, jo vetëm shqiptare. Kjo tregti është plagë edhe për vende të tjera ballkanike, aziatike e afrikane dhe nuk e vlen të melodramatizohet siç ndodh shpesh në shtypin shqiptar apo italian. Të mos i harrojmë prostitutat e famshme franceze apo edhe më të hershme se to, romaket. Kjo është një detyrë që i takon kulturës shkollore dhe ka ndikim ekonomik. Çiltërsinë e vajzës shqiptare nuk do të mund ta vënë në dyshim as rrjetet më të ndyra evropiane. Nimfat e lashtësisë janë figu ra gojëdhënash dhe mbase të zmadhuara, por nëse kemi arritur deri këtu, mund të marrim me mend dhe t’i drejtohemi gjuhës shqipe për etimologjinë e fjalës “nimfë”. Përgjigjja vjen nga shqipja, me anë të rrënjës shqipe “nî”, rrënjë e cila gjendet sot dukshëm te foljet “ndih” e “ndihmoj” dhe te emri “ndihmë” (në dial. “ním”). E pikërisht nimfat kanë qenë vajza të bukura që jetonin në harmoni me natyrën, kryesisht buzë lumenjve, dhe që u ndihnin kalimtarëve.

Jehona e artit dhe e ardhmja

Na jepet sot mundësia për të demonstruar artin tonë dhe po e bëjmë me ritme që sa vijnë e shtohen. Mundësia e të shfaqurit artin tonë po bën të mundur edhe bashkimin praktik të kombit shqiptar. Prishtinas, tetovarë, arbëreshë, ulqinakë e çamë këndojnë në të njëtat festivale, konkurojnë në të njëjtat arte. Kjo shërben për shkrirjen në një të kulturave të ndryshme që kanë rrëgjuar kohët, kultura me rrënjë shqiptare. Janë disa festivale, kryesisht muzikore, ato që afrojnë sot shqiptarët, të cilët nuk përtojnë të vinë edhe nga Australia, Suedia apo Kanadaja vetëm për të qenë mes shqiptarësh e për të kënduar së bashku një këngë shqip. “Top Fest”, “Rinfest”, “Gjeniu i Vogël”, “Ethet e së Premtes…”, “Kënga Magjik e”, “Polifest”, etj., janë vetëm disa prej takimeve kombëtare të artit që mbledh shqiptarët sot nga çdo cep i botës. Mbi krye ngrihet gjithnjë i njëjti flamur, flitet e njëjta gjuhë, zotëron i njëjti shpirt. Ja edhe një mundësi që duhet shfrytëzuar sot për të rimëkëmbur vlerat e shqiptarëve dhe për t’i shfaqur ato edhe në sy të vendeve të tjera.

Le të mos harrojmë gëzimet që na dhuron kombëtarja shqiptare e futbollit, ku luajnë shqiptarë nga gjithë viset shqiptare. E sportdashësit nuk kufizohen vetëm tek arti. Ata ndjehen krenarë tek ndodhen bashkë, siç është normale për çdo komb. Vihet re një shpirt organizativ mes shqiptarësh, nëpërmjet artit, ndërsa po krijohen shoqëri të ndryshme me karakter sportiv, artistik, kulturor, etj. Ndërsa kënga shqiptare u ngjitet skenave evropiane dhe botërore gjithnjë e më shumë, deri me paraqitjen e parë në skenën e festivalit evropian të këngës të këtij viti në maj. Në rrafshin teatror, trupa artistike shqiptare ka korrur suksese të ndryshme, ku kulmin e arriti në festivalin ndërkombëtar të zhvilluar në Kajro par a pak vitesh me fitimin e çmimit të parë nga një vepër e realizuar e tëra në shqip, të cilën e kuptuan edhe ata që nuk njihnin asnjë fjalë shqip!

Teksa shikojmë të këndojë Dorina dhe Asia e vogël te “Gjeniu i Vogël” në “TVKlan”, nuk ke si të mos mbushesh me gëzim. Janë zërat e së ardhmes, zërat fëminorë, rinia e një populli që nuk plaket kurrë, edhe pse nuk i ka banjot e trenit me ajër për të tharë duart, edhe pse nuk di të bëjë ligje siç i duan evropianët. Ndërsa dëgjon Marsidën dhe Vesën të këndojnë tek “Ethet…” pa piano, mendja të shkon te sirenat pellazgjike në tregimet e Homerit, që bënin Odisenë të lëngonte mes zinxhirësh ku ishte vetëlidhur. Për fjalën “sirenë” etimologjia të ofron të paktën tri versione, të trija të zbërthyera nëpërmjet shqipes. Sipas të parit, të lidhur me bukurinë e këtyre qenieve, fjala përbëhet nga rrënjët ”sy” dhe “rënë ” (po nuk po zgjatemi këtu), ndërsa sipas të dytit që karakterizon zërin e tyre, nga rrënja e lashtë “zë” dhe “rërë”. I treti është më i ndërlikuar, por edhe ai flet shqip. E teksa lexon thellimet e prof. Eshref Ymerit në “Rimëkëmbja” (30 mars 2004, fq. 4) mbi pamundësitë e dikurshme të fëmijëve shqiptarë për t’u shprehur në jetë, sot presim shumë nga këta fëmijë të shkathët, plot dhunti dhe zhdërvjelltësi.

Përparësitë e qindvjetëshit të ri

Sot shqiptari jeton mes një kulmi teknologjie të zhvilluar ndërkombëtare. Jo gjithçka ka zënë vend edhe në Shqipëri, por mjetet e komunikimit janë shtuar. Sot kosovari prishtinas që jeton në Suedi lë vend takimi me arvanitasin e Salaminës nëpërmjet celularit. Pukjani sheh motin e saktë në “Top-Channel” shkodrani shet maskat e tij teatrale në një film të njohur të Hollivudit. Para gjashtë muajsh, me punën e tij shembullore dhe të ndershme prej emigranti në Itali, një shqiptar nga Shkodra mori në Torino çmimin prestigjioz “Italia që punon”. Ky çmim lëshohet nga qeveria italiane çdo vit për ndërmarrjen që ka rritur më shumë pagimin e taksave në shkallë rajoni. Kjo ndërmarrje këtë herë kryesohej prej një shqip tari dhe përbëhej nga shqiptarë. Por djali shkodran ka investuar edhe në Shqipëri dhe urojmë që një ditë ndërmarrja e tij ndërtuese të punojë edhe këtu. Raste të tilla ku shqiptarët dallohen për shpirtin e tyre të ri, punëtor, të zellshëm dhe të papërkulur ka plot nëpër botë e në Shqipëri. Sigurisht, jemi të ndërgjegjshëm që shumë prej tyre nuk punojnë në Shqipëri e për Shqipërinë. Por kjo është e përkohshme. Në këto dhjetë vjet pasi kemi dalë nga një darë e fortë shtrënguese siç qe komunizmi, duhet të jemi të kënaqur që shpirti shqiptar nuk është epur. Ai ka qenë shquar për individualitetin e tij dhe kështu vazhdoka të bëjë. Bashkimi bën fuqinë, por mjetet e zhvilluara të teknologjisë së qindvjetëshit të sotëm janë shumë premtuese për këtë bashkim.

Shqiptarët sot çelin faqe të tëra interneti në shqip. Ata aty diskutojnë, njihen, parashtrojnë, organizohen. Meqë ra fjala, shkruesi i këtyre radhëve është thirrësi i një njoftimi në internet ku kërkoheshin vullnetarë për në Himarë, vullnetarë që nuk u lejuan nga klika në pushtet në Qafë-Llogara dhe thirrje për të cilën u fol në një të përditshme (“Shekulli”, A. Thano) si një nismë për t’u përshëndetur. Faqja zyrtare e AKSH-së është një tjetër nismë për t’u përshëndetur, nuk ka rëndësi nëse ekziston si organizatë apo jo dhe sa anëtarë ka. Në atë faqe bëhet kushtrimi dhe nxiten vlerat shqiptare në dobi të çështjes shqiptare. Aty ka një hartë të Shqipërisë etnike që çdo lexues, edhe i huaj, e shikon me vëmen dje dhe diç mëson. Gjithashtu edhe betimi i luftëtarit shqiptar është një himn më vete dhe kushtrim për luftë.

Shpërndarja e librit shqip është një tjetër përparësi për t’u shfrytëzuar dhe krenuar. Edhe pse shpesh pa kriter, sot po vërshojnë shumë libra në shqip, ku vlejnë të përmenden disa kujtime a studime që historia i kishte pluhurosur apo që dergjeshin në ndonjë rojtinë të Vatikanit. Prurja e fjalorëve të gjuhëve të ndryshme është një tjetër vlerë e përkthyesve dhe studiuesve shqiptarë, që nxisin mendimin shkencor te lexuesi i uritur dhe studenti në kërkim të identitetit të tij kombëtar. Historiografia dhe albanologjia po pasurohen me anë të përkthimeve të studimeve të ndryshme nga autorë të njohur, tashmë edhe vendas. Biblioteka shqiptare po zgjerohet apo edhe kompjuterizohet.

“Credins Bank” është banka e parë private e punuar nga tregtarë shqiptarë. Nëpërmjet mjeteve teknologjike sot shqiptarët nuk duhet më të udhëtojnë mijëra kilometra për të investuar shuma të mëdha pranë familjeve apo në tregun shqiptar. Transfertat bankare janë të nevojshme tashmë edhe në Shqipëri. Ndërsa sateliti tejçon programet televizive e radiofonike të kanaleve shqiptare në të gjithë botën. Kështu emigranti shqiptar apo injoranti islandez di diçka më tepër mbi ç’bëhet në Shqipëri dhe ndjek kulturën shqiptare t’u barazvihet simotrave të ndryshme.

Ndër përparësitë e qindvjetëshit të ri janë edhe mundësitë që ka sot shqiptari për t’u mbledhur. Nëse ky komb ka vuajtur në të kaluarën, ku i kanë shkëputur pambarimisht territore, ka ndodhur edhe për faj të moskomunikimit rrugor. Shtigje të reja po hapen sot dhe rrugë të reja po shtrohen. Tropojani po e zhvillon kryesisht tregtinë dhe marrëdhëniet me Kosovën, sepse ai i gjendet më afër. Po para pesë vitesh kjo ishte pothuaj e pamundur. Përveç organizimeve masive të artit, shqiptarët sot mblidhen edhe për çështje të ndryshme, si politike, ekonomike, shkencore, turistike, etj. Një shembull i vlefshëm i mundësisë së bashkëpunimit mes shqiptarësh dhe i solidarizmit mes shqiptarësh, edhe pse në ditë zie, ishte vullnetariati që pasoi tragjedinë e Karaburunit të fillimvitit, ku humbën jetën disa shqiptarë në rrugën e mërgimit. Familjet e emigrantëve të humbur u ndihmuan shpirtërisht por edhe materialisht nga shqiptarë nga e gjithë bota. Kjo nismë u vlerësua edhe nga mjedise të huaja. Javët e fundit ka pasur nisma të ngjashme edhe në ndihmë të individëve të shoqërisë ekonomikisht të varfër shqiptare, siç ishte rasti i mbledhjes së ndihmave për tre fëmijët fierakë që po shkonin drejt verbimit, apo siç është rasti i dhimbshëm i këtyre ditëve i studentes fierake të Universitetit të Gjirokastrës, e cila dergjet në spital në pritje të një transplantimi që kushton mijëra Euro. Qytetarët po japin ndihmesën e tyre modeste, akt i cili dëshmon edhe njëherë për fisnikërinë e shqiptarit, virtyt që duhet t’ia njohim vetes dhe ta kujtojmë me zë të lartë edhe kur ndjehemi ndonjëherë të përulur para ndonjë dere evropiane që na vështron vëngër.

Edhe fakti që qenësojnë sot mbi 70 parti politike jo detyrimisht flet për përçarje apo kryeneçësi. Na duhet t’i njohim vetes një vlerë që e bartim në gjen, shpirtin individual tonin, atë krijuesin, prodhuesin. Jo gjithnjë ky shpirt krijues na ka qenë i dëmshëm. Psh., Ali Pasha, me shpirtin e tij individual barazoi veten me Napoleonin, perandorin më të madh në atë kohë, aq sa edhe vdiq jo përpara se t’u helmonte Napoleoni në Shën-Helenë. Ali Pasha përfytyroi themelimin e një shteti të pavarur me tolerancë fetare, kushtetutë demokratike, etj. (A. Kola, “Arvanitasit…”, bot. shqip, 2002, fq. 424). Po kështu Oso Kuka vendosi i vetëm që të mos dorëzohej në duar të armikut dhe hodhi kullën në erë me gjithë bashkë luftëtarë, duke dhënë shembullin e mosdorëzimit të vetes edhe në ditët më të këqija. Njësoj edhe Argjiroja. Ahmet Zogu i vetëm nisi me kokëfortësi e guxim të ndreqë shtetin shqiptar, dhe po ia dilte. Po edhe në rrafshin kriminalistik, ku shqiptarët tregohen me gisht në raporte tryezash evropiane për arritje majash në tregtinë e drogës, kemi të bëjmë me një shkathtësi të elementit individual shqiptar, edhe pse në një tregti të jashtëligjshme, sipas disa ligjbërësve, ashtu sikurse është e jashtëligjshme edhe pushtimi i kombeve sot, por që interpretohet sipas dëshirës së ligjbërësve. Kështu, nuk është e thënë që edhe shqiptarët do të mbeten përjetë në 70 apo njëqind parti. Ky numër i madh partish qenëson edhe në shtetin fqinj, Itali, siç mund ta vërtetojë gjithkush prej nesh. Arsyeja e numrit të popullsive nuk përbën në këtë rast një argument për një shpirt cilësor si ky yni. Siç ka ndodhur edhe në Itali, ku janë krijuar grupime politike që qeverisin sot vendin (“Forza Italia” apo “Ul ivo”), do të krijohen edhe në Shqipëri bashkime të ngjashme, po të kemi guximin të shohim në sy vlerat tona më të mira dhe më të mirën që mund të përdorim nga këto vlera, në dobi të çështjes shqiptare.

Mbi të gjitha, shqiptarët kanë sot përparësinë më të madhe që të njihen me nacionalizmin shqiptar më nga afër, më shumë se kurdoherë në të kaluarën. Ata kanë mundësinë të kuptojnë këtë nacionalizëm, jo si ideologji, por si lëvizje politiko-shoqërore që është e aftë të drejtojë shqiptarët kah bashkimit në një shtet të vetëm kombëtar, sipas programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sipas vullnetit të monarkisë shqiptare të drejtuar nga Ahmet Zogu. Më pas kanë mundësi ta përkrahin atë. Për këtë ofrohet sot shtypi nacionalist që lëvron në gazetat “Rimëkëmbja” dhe “Bota Sot”, si edhe në mjete të tjera dytësore që dëshirojnë bashkimin kombëtar të shqiptarëve para së gjithash, si e vetmja zgjidhje drejt një Shqipërie të përparuar dhe rajoni të kthjelltësuar.

Shqiptarët përballë zhvillimeve ndërkombëtare

Sot shqiptarët, më shumë se në gjendje lufte fizike, gjenden nën rrezikun e vazhdueshëm të terrorit psikologjik, diplomatik dhe ekonomik. Shteti grek ka marrë në dorë frenat e Ballkanit dhe kërkon greqizimin e tij. Serbia kërkon rianeksimin e Kosovës nëpërmjet kulisash tryezore. Parlamenti Evropian vendos kushte të njëpasnjëshme për të plotësuar në emër të një integrimi utopik edhe për vetë Evropën. Veprimet terroriste që ndodhën në Nju Jork ndikojnë jo vetëm në politikat që kanë të bëjnë me Shqipërinë, por edhe në ato globale. Kurse një nga terrorizmat më të egër sot për shqiptarët është ai falaçian, i nisur nga ca katolikë kolonizatorë evropianë dhe i pasuar edhe nga ca mercenarë intelektualë shqiptarë. Oriana Falaçi, me publicistikën e saj përçudnuese, krijon kooperativën raciste të “popujve të zgjedhur”, duke mallkuar edhe shqiptarët si popull i dënueshëm prej saj, duke qenë se jemi me shumicë në besim islam (A. Baleta, “Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit”, bot. shqip, 2002, fq. 12). Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar luan politikat ekonomike në Shqipëri sipas interesave të padronëve të tij legjitimë. Fondacioni “Sorros” e simotra të tij përpiqen të ndikojnë në kulturën dhe shoqërinë qytetare shqiptare duke mbështetur vetëm nisma që turbullojnë këtë shoqëri dhe duke mbrapshtkthyer disa nisma kulturore proshqiptare.

Megjithatë, shqiptarët nuk bien lehtë në provokime, sadoqë paditemi përditë nëpër sallonet evropiane për terrorizëm. UÇK dha shembullin më të mirë se si një organizim mbarëkombëtar në funksion të një çështjeje shqiptare mund të arrijë të shmangë terrorizmin dhe të paraqesë kërkesat e saj legjitime për liri, deri me plotësimin e tyre. Ndaj, një sfidë jona mbetet t’i njohim vetes vlerat që kemi, ato që kemi, dhe t’i largohemi kompleksit të inferioritetit, si një lloj arme e shkatërrimit në masë, atij psikologjik. Vitin e ardhshëm shteti danez do të festojë madhështisht dyqind-vjetorin e lindjes së shkrimtarit danez, Andersen. U njoftua në shtyp se vitin e ardhshëm festimet do të jenë madhështore aq sa do të nisin në prill dhe do të përfundojnë diku nga vjeshta. Pra, danezët kanë vetëm një hero kombëtar të tillë për t’u mburrur, që ka qëlluar shkrimtar, dhe shihni se si e kujtojnë, si e mitizojnë! Për t’u marrë shembull! Kështu edhe ne lipset të njohim vetveten, posi ai fëmija që dymuajsh në bark të nënës kuptohet sot nëpërmjet teknologjisë së përparuar se ç’intelekt ka dhe ç’premisa i duhen dhënë në jetë në bazë të intelektit. Shqiptari sot duhet të bëjë atë ku ndjehet më i fortë, të çmojë atë që nuk i humb kurrë te vetja dhe ta ngrejë zërin e tij për pikërisht këto cilësi, ashtu siç grekët ngrenë kryqin dhe amerikanët pushkën. Vetëm kështu do të mund t’u bëjmë ballë gejxhëve dhe të parandalojmë falaçët e rinj. Duhet harruar rruga e vesit, në të cilën nuk mund të ecim shumë gjatë. Vetëm duke i njohur vetes vlerat, duke i ngritur këto vlera dhe, së treti, duke i theksuar e bartur këto vlera do të fitojmë gjithë njohjen, simpatinë, mbështetjen e ndihmesën e kombeve të tjerë, sepse ne nu k kemi nevojë më për “çeqe të bardhë” komunizmi, por për shpirtbardhësi, siç kemi edhe vetë.

Elvis Alla                                     

GENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR NGA HELENASIT
PASTRIMI ETNIK I SHQIPËRISË SË JUGUT

    (Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë së jugut nga fashistët helenas para dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i helenasve me Gjermaninë fashiste në dëm të Shqipërisë, për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica etj)... Resoluta, Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.)

    Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e mi noritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.
    Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi ) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fa shiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.
    Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të c ilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.
    Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burr a, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekërve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë -shkruan Jani Sharra - qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekërve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur n ë kushte primitive".
    Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta". Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një h akmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.
    Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë . Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës, etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente. Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame".
    Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë e përzjerë e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve moslemanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë.
    Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata p unuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, n ë Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli, etj.
    Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luf të kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste. Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke qenë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri. Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë ma sat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fis nike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.
    Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahino r kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj. Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve.
    Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllime t e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta. Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare. Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë". Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët ç amë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.
    Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte përflakur nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EA M-it dhe EDES-it me synimin që "grekërit të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona d he karakteri kombëtar".
    Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së maj tës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj. Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:1-Çarmatimin e plotë 2-Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 Korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it. Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.
    Përpara masakrës së Korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në Tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë. Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në Qershor dhe Tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.
    Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës di dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si  qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjerma nëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.
    Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekërit e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike".
    Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 Shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në Mars 1944 rreth 10000 luftëtarë. Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtri a e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 Korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 Korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.
    Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Amb asadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në SHBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të".
    Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane. Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekërve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme t ë kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët".
    Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague Ëoodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padës hirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekërve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe faashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë.
    Veprimet e autoriteteve greke ishin në kundërshti të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarm atimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen. Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekërve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi".
    Në këtë mënyrë, palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqis ë kundër shqiptarëve. Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte "dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekëritt. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç ke mi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.
    Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë. Përpara se palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në Dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Ça mëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia". Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje er përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekërit sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek.
    Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqi përia. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme". Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i referohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.
    Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më sh pejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi.
    Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpe jtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj. Më 9 Maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe Konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Duke iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke).
    Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qe verisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.
    Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik , dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekërve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekërve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.
    Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mi jëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".
    Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Ç am garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.

EAM = Ethniko Apelefterotiko Metopo = Fronti Kombëtar Çlirimtar
EDES = Ethnikos Dhimokratikos Ellinikos Sindhesmos = Lidhja Demokratike Kombëtare Helenike
ELAS = Ethnikos Laikos Apeleftherotikos Stratos = Ushtria Çlirimtare Popullore Kombëtare

Marrë nga faqja e internetit:

***** ëëë.albabel.yucom.be*******

Përgatiti

Elvis Alla

Do you Yahoo!?
Win a $20,000 Career Makeover at Yahoo! HotJobs

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

Yahoo! Groups Links
Olsi | 7 May 11:17 2004
Picon

RIMEKEMBJA 30/ 03/ 2004 [ ii ]

(Vijon nga numri kaluar)

PANEGJERIST E KADARESË NA MOTIVOJNË MË SHUMË …!

(Reagim ndaj panegjerikut të Novruz Xh. Shehut)

Më poshtë sulmohet një arkitekt! I lumtë arkitektit!

Duke kapërcyer ca konstatime panegjeriste të paragrafit: “Dhe jo vetëm kaq”, citoj: “E kështu përsëritet riti mijëvjeçar, sa herë që inferiorët, të paaftët, delirantët, persona të indoktrinuar nga “Politika në plan të parë”, servilë të pushtetarëve e të dëshpëruar në vorbullën e dëshpërimit kanë bindjen se mund të jenë dikushi duke përbaltur gjigandët…”. Këtë tabor të etiketuarish me epitete përkeqësuese anonime, autori i panegjerikut e vë përballë një numri gjigandësh të njerëzimit si: Euripidi, Volteri, Majakovski, Esenini, Bajroni, Oskar Uajldi, Pasternaku, Trebeshina, Haveli dhe Selman Ruzhdi, për të bërë kështu një paralelizëm, sipas tij, tepër të goditur, me gjendjen ballë për ballë të gjigandit të t ij të adhuruar, Kadaresë me kundërshtarët e tij.

Bukur fort, më mirë se kaq nuk mund të na vinte në shteg, na erdhi, siç i thonë ndryshe “si cjapi te kasapi” apo “si breshka te nallbani”! Për ta vazhduar betejën me panegjeristin do të më vinte mirë që ta kasha përballë e ta pyesja: Z. panegjerist, të lutem, më identifiko një nga anonimët që iu vunë përballë njërit nga prometejve të letërsisë shqipe, atij që ti e ke vënë në një radhë me gjigandët e letërsisë botërore, Trebeshinës. Dhe më thuaj të lutem cilat janë epitetet nxirëse nga ato që ti ke zgjedhur që i shkojnë për shtat këtij kundërshtari të Trebeshinës?

Meqenëse, edhe përballë po ta kisha panegjeristi do t’i anashkalonte emrit që unë kam parasysh prandaj po i përgjigjem vetë pyetjes që bëra ose më mirë po përcjell shkurt, fare shkurt dhe fare zbehtë, protestën akuzë të Prometeut “Trebeshina” pasi shpëtoi nga vargojtë dhe doli në liri. Mua nga ajo protestë-akuzë më kujtohet që më tepër se kujtdo tjetër i drejtohej, asaj shkabës së zezë, që përditë sa ishte në vargoj “i coptonte kraharorin, e që mban emrin  Kadare …!” S’ke ç’i bën. Kur zulmi të zë sytë, të ndodhin gjëra që nuk i dëshiron, kështue dhe panegjeristi Novruz Xh. Shehu padashje ekspozon anën e shëmtuar të idhullit të tij, Kadaresë … .

Nga paragrafi: “Kanë thënë dhe thonë”, për arsye kohe dhe vendi nuk do të merrem një për një me ato çfarë është bërë për Kadarenë dhe me thëniet e të huajve për të, që panegjeristi i rreshton në panegjerikun e tij (Megjithëse mirë do të ishte të trajtoheshin). Por duke mos u marrë me një analizë të detajuar, nuk do të thotë që një opinion i përgjithshëm të mos jepet, sidomos për vlerësimet positive të të huajve për shkrimtarin tonë.

Të huajt nuk kanë se si të mos mrekullohen me artin e madh të Kadaresë. Në këtë kuptim thëniet e tyre qëndrojnë. Por të huajt nuk i njohin hallet e kombit tonë dhe në këtë kuptim ata nuk e vlerësojnë veprën letrare të Kadaresë në raport me këto halle. Por edhe kur ata, aty këtu, i bëjnë këto vlerësime, duke mos i njohur hallet e kombit të Kadaresë, raportet e tij me këto halle i marrin thjesht, si kritika në funksion të përmirësimit të tij (kombit shqiptar). Por duhet thënë se ka edhe nga ata lavdërues të huaj të Kadaresë që nuk kanë aspak simpati për kombin dhe kështu ndodh që t’u vinë për shtat qëndrimet antikombëtare të Kadaresë.

Por jo të gjithë të huajt e vlerësojnë vetëm pozitivisht veprën e Kadaresë. Ka edhe nga ata që këtë vepër e shohin si medalje me dy anë: me anën e saj të shkëlqyer dhe me anën e saj të errët dhe vlerësimin ia bëjnë duke i vënë në secilën anë të peshores, secilën anë të medaljes. Këta të huaj që merren me këto lloj vlerësimesh jo vetëm që janë më kompetentë nga ata që bëjnë deklarata, por edhe më të përgjegjshëm në vlerësimet e tyre. Këta nuk bëjnë deklarata, por mesazhet e tyre të heshtura ne shqiptarëve na kanë ardhur. Nuk është mirë që bëjmë sikur nuk kuptojmë. U bë më tepër se një dekadë që Kadareja, çdo vit rri përpara “dyerve” të çmimit “Nobel” për letërsinë, por ai çmim u ka takuar konkurrentëve të t jerë. Kadareja këtë fakt, të paktën njëherë, e ka lidhur me përkatësinë e tij shqiptare. Kadareja, kështu, ka shprehur bindjen e tij, dhe i dalldisur siç është, pas çmimit të mohuar, me dëshpërim të pamat i është kthyer shkaktarit, kombit të vet, për t’ju treguar, kështu, vlerësuesve të huaj se i përket botës, jo kombit. Sa për vete, nuk besoj tamam kështu si Kadareja: pa qenë më parë qytetar i mirë i vendit tënd, nuk mund të jesh qytetar i mirë i botës. E një qytetar i tillë i dyshimtë i botës, thjesht për interes, braktisës i interesave të kombit të vet, nuk është i denjë as për “Nobel”, të cilin edhe ne kundërshtarëve nacionalistë, të Kadaresë do të donim sinqerisht të vinte në Shqipëri qoftë edhe thjesht për artin e madh që është pjesë e genit shqiptar. Ne kemi kritere të tjera vlerësimi.

Dhe paragrafi i fundit “Një monument”, titull i cili menjëherë më kujtoi poezinë “Momente” të Pushkinit, kushtuar veprës së vet, poezi e cila fillon me: “Një monument i ngrita une vetes time/U ngrit ai rebel e krye lart/Më lart se shtyllë e Aleksandrit”. Po panegjeristi i Kadaresë nuk ka parasysh monumentin që idhulli i tij i ka ngritur vetes së vet, por bën thirrje për nëj monument, shtatore, të tij në mes të Tiranës, ndoshta, bash atje nga është larguar “Enveri”e ku ca kohë më parë është aluduar të hipte Nënë Tereza, mendim të cilin e kam kundërshtuar unë siç kundërshtoj edhe sot, me pretendimin se ai vend i takon një memorial në kujtim të gjashtëmijë të pushkatuarve nga diktatura komuniste (jo pa ndihmë n edhe të Ismail Kadaresë) shumica e të cilëve nuk kanë asnjë varr.

Por, panegjeristi, përpara se sat ë lëshojë thirrjen për monumentin dhe përpara se të sjellë argumente të tjera në funksion të thirrjes së vet, që në fillim të paragrafit na tërheq vëmendjen: “Ismail Kadareja, Konti tragjik i shekullit XX dhe i shekullit në vazhdim, ka bërë për Shqipërinë sa nuk kanë bërë të gjithë diplomatët e paguar”.

Duke parë që veprimtarinë diplomatike të Kadaresë, panegjeristi e shtrin në shekuj, na mbetet të mendojmë që “të gjithë diplomatët e paguar” që ka parasysh, përfshirë edhe ata të parakomunizmit, prandaj e quaj me vend të reagoj:

a.                   A mund të krahasohet Kadareja me Abedin Pash Dinon që si ministër i jashtëm është paguar nga Perandoria OSmane, por që shpëtoi Çamërinë nga vendimet e “Kongresit të Berlinit”?!

b.                  Po a mund të krahasohet Kadareja si “diplomat” me Ismail Qemalin që gjithsesi me veprimtarinë e vet mujundi të na e linte një copë Shqipëri?!

c.                   Po si mund të krahasohet “diplomacia” e Kadaresë me veprimtarinë e tërë aytre diplomatëve që deri më 1939 disa herë e kanë shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi?!

d.                  Së fundi a mund të kesh guxim e të thuash “diplomati” Kadare i vjen te këmba diplomatit fisnik Faik Konica?!

Si përfundim do të thoja: Edhe sikur të harrojmë, edhe sikur të duam të heshtim, ne të dëshpëruarit nga Kadareja, nuk na lënë në harresën dhe mosdashjen tonë panegjeristët e tij, ata me panegjerikët e tyre me klithmat e tyre, na shkundin, na kujtojnë e na shtynë ta ngrejmë zërin tonë, ata na bindin më shumë se e keqja që mban emrin “Kadare” është më e madhe dhe se rrënjët e saj janë shtrirë dhe future në thellësi më tepër nga ç’e përfytyrojmë ne. Kështu, ndjehemi më të motivuar për të ngritur zërin e dhimbjes tonë kundër anës së shëmtuar të medaljes “Kadare”.

Bashkë me Kadarenë, Zoti i ruajt edhe panegjeristët e tij që të mos zhyten akoma më thellë në pellgun e antikombëtarizmit.

Tiranë, më 21.04.2004                                                 Eqerem Beqo Plaku

PANEGJERISTËT E KADARESË NA MOTIVOJNË MË SHUMË …!

Novruz Xh. Shehu, me shtrydhje truri, apo me lehtësi, në faqen 16-të të gazetës “Koha Jonë” të datës 19 prill 2004 na sjell një panegjerik kushtuar Kadaresë. Që panegjeriku ta bëjë sa më mirë efektin e dëshiruar, autori mundohet të vjellë sa më shumë vrer ndaj atyre që nuk kanë mide të honepsin mbrapshtitë e Kadaresë, fatkeqësisht të veshura me art të madh.

Duke lexuar këtë panegjerik, bindesh se ke të bësh me një autor që botën, praj dhe Kadarenë i sheh nën këndvështrimin e një ish-komunisti të konvertuar në kozmopolit. Unë, që Kadarenë e shoh në raport me kombin dhe demokracinë, me syrin e nacionalistit të përndjekur politikisht si dje, në kohën e diktaturës, edhe sot, nga regjimet derivate të saj, nëse do të shorehesha në mënyrë të figurshme do të thoshja: sikur të ndodhte që Kadareja të kafshonte në ndërgjegjen time, ku për më tepër se gjysëm shekulli, nëpërmjet mendimit të tij të veshur me art, ka injektuar helm, shpreh bindjen se do të vdiste menjëherë pa arritur të thoshte: “Oh, u helmova”.

Panegjeristët e Kadaresë, në raport me idhullin e tyre (Kadarenë), në parafytyrimin tim, në rastin më të mirë, shfaqen si një tufë delesh të hipnotizuara nga ujku, që duke blegërirë e ndjekin pas (ujkun)! Ndërsa Kadareja në raport me kombin më shfaqet si një motor që i bie kryq e tërthor pellgut të antikombëtarizmit. I lodhur duke notuar nga bregu në breg, i drejtohet një lisi, pemë e kombëtarizmit, që ka mbetur në mesin e atij pellgu. I afrohet lisit, hapet nga vjerrat (degë që varen afër tokës), kacavirret pas tyre, pa u shkëputur nga uji, për aq kohë sa çlodhet pak, pastaj i kthehet prapë pellgut për t’i rënë me pash. Nga pellgu të vjerrat e pemës së kombëtarizmit, dhe që këndej prapë në pellg, ky është ritual ii përsëritur paprerë në veprën e Kadaresë.

Panegjerikun, që kemi përpara, autori e ndan në gjashtë paraqitje, secilin me nga një nëntitull.

Në paragrafin e parë titulluar: “Përsëritja e ritit” autori bën një krahasim të pahijshëm. Unë nuk jam kristian dhe, për më tepër, nuk pajtohem aty-këtu me ca ide utopike të Krishtit që, tashti pas dymijë vitesh nuk kanë zënë vend realisht. Por të krahasosh Kadarenë me Krishtin, që nga besimtarët e tij shihet si shpëtimtari i të gjithë mëkatarëve dhe njehësohet me Krijuesin e Gjithësisë, Zotin, do të thotë që të tregosh një guxim të atillë që të shpie përtej çdo caku të papranueshëm të mirësjelljes dhe të mirëkuptimit mbarënjerëzor. Mendoj se kristianët shqiptarë këtë blasfemi nuk do t’ia falin, jo vetëm autorit të saj, por edhe krerëve të Partisë Demokristiane, që lejuan që në publikun e gjerë të përcille t nëpërmjet “Koha Jonë”, organ i PDK-së.

Në paragrafin e dytë të titulluar: “Shqipëria dhe…” autori na kujton Palin (Shën Palin) të cilin preferoj ta lë në shenjtërinë e vet, për ta zbritur më poshtë e për t’i dhënë një përgjigje për kujtesën që na bën për fukarallëkun tonë ekstrem, që arrin deri atje sa: “kruajmë xhepat, duke pritur se mos kafen na e paguan miku a shoku me të cilin pimë.” Fyerje e rëndë i bëhet krenarisë kombëtare, edhe pse horra të këtillë gjenden. Në këtë mënyrë, autori e vë veten në një pozicion tepër të palakmueshëm. Dhe sillet sikur harron që roli i Kadaresë, në këtë fukarallëk, që e kemi peshqesh nga komunizmi, është jo i pakët … .

Në po këtë paragraph, panegjeristi vazhdon duke na kujtuar trinomin: “Skënderbej, Nënë Tereza, Kadare!”. Sa për vete, ky trinom më kujtoi binomi: “Skënderbej, Nënë Tereza”, që aq shpesh e trajton Kadareja, në mënyrë të atillë që na bën të kuptojmë se binomi duhet bërë trinom, duke i shtuar emrin e tij. Mesa duket panegjeristi e ka kuptuar nëntekstin e idhullit të vet dhe nxitoi t’i përgjigjet ambicjes së tij.

Në po këtë paragraph, duke lënë të vdekurit me të vdekurit, panegjeristi, s ii gjallë, vazhdon të merret me të gjallin duke na kujtuar dialogun: “Nga jeni zotëri?”, - “Nga Shqipëria.” – “Aha, nga vendi i Ismail Kadaresë”, që sipas tij u zhvilluaka në të gjtihë gjuhët e botës, në vendet e të cilave shkelin shqiptarët. Lidhur me këtë desha t’a siguroj panegjeristin që, jo vetëm mua nuk më ka ndodhur një gjë e tillë, por këtë, si kuriozitet të kthyer në fenomen, nuk m’a ka treguar asnjë nga shumë njerëz të farefisit tim, si dhe më shumë akoma, miq e shokë që jetojnë e shkojnë e vinë në të gjitha anët e botës. Besoj se edhe panegjeritit nuk i ka ndodhur kështu siç na thotë! Po le t’ia bëjë qejfin vetes.

Në paragrafin e tretë të titulluar: “Kronikë në Sokakun e të Marrëve” lexojmë: “Na doli një libër (në mund të quhet libër): “Bilal Xhaferri ballë për ballë me Kadarenë”. Askund nuk shihej përballja përveç mllefit dhe delirit”. Me sa duket i nderuari panegjeristi donte të shihte një përballje të tipit kalorsiak: “Bilali me shpatë dhe Kadareja me shpatë…”. Bilali si kalorës i letrave, me shpatën e mendimit, përballë i doli Kadaresë, atje, në shesh të burrave dhe “dasmën” ia ktheu “në mort”. Po Kadareja? As që lëvizi nga vendi, as gojën nuk e hapi! Ndenji mbi ç’ka kishte bërë që të mos i dilte ora më keq. Nuk lëvizi Kadareja, por ujqër e çakej u turren kundër Bilalit, lakejt e tij, që nga Fadil Paçrami e deri te Mehmet Shehu. Po, po lakejt e tij, se Kadareja, pa pushtet shtetar vinte menjëherë pas Enver Hoxhës. Nga kjo dyshe, Enveri përfaqësonte dorën e fortë të diktaturës, tjetri, Kadareja, ishte zgjedhur për të përfaqësuar shpirtin e saj. A mund të jetonte diktatura vetëm si dorë e fortë, pa shpirtin e saj djallëzor? Të gjithë të tjerët, duke filluar nga i egri Mehmet Shehu, e duke vazhduar me paçramët dhe të tjerë më poshtë, kanë qenë lakejtë e kësaj dysheje monstruoze, kanë qenë në shërbim të tyre dhe të diktaturës, natyrisht në mënyrë të vetëdijshme.

Pikërisht, në këtë lloj përballje me Kadarenë qëndron madhështia e Bilal Xheferrit, jo thjesht si letrar, por më tepër, si njeri dhe si atdhetar. Ishte kjo përballje me Kadarenë, që solli si pasojë, ndarjen misterioze të Bilalit nga kjo jetë dhe eliminimin e arkivit të tij, që patjetër priste të dilte në dritë. Por nuk e lanë kanibalët. Pjesëmarrja e Kadaresë në këtë përballje rezulton të përbëhet nga disa cinizma mjerane të padenja edhe për shqiptarë ordinerë. Sa e çuditshme kjo bota e panegjeristëve!...

Dhe sulmi i marrë nga “sokaku it ë marrëve” vazhdon: “Njëfarë “trimi” na nxjerr këto ditë kërkesën për atentatorë në postën elektronike. E përse? Sepse Kadareja thirri fuqishëm dialogun dhe jo terrorin, paqen dhe jo krimin, pendën dhe jo koburen!” Panegjeristi duke u futur në “sokakun e të marrëve” dhe duke u sjellë si i marrë bën sikur nuk kupton ngarkesën negative që mbart thirrja e Kadaresë në dëm të Kosovës, që ai (panegjeristi) e thjeshton në tri antiteza. Por, edhe kështu e thjeshtuar, ajo është e papranueshme pse, ana e shëmtuar e antitezave në fjalë, bie mbi palën shqiptare. Dhe kjo bëhet pa marrë parasysh persekutimin që i bëhet shumicës së shqiptarëve, që nga çlirimi i Kosovës, jo vetëm nga pakic a serbe, por edhe nga UNMIKU-u dhe KFOR-i, duke mos i lejuar të kthehen as në shtëpitë e tyre, as në pronat e tyre, e as në punët e tyre. Dhe të gjitha këto, në funksion të ndarjes së Kosovës.

Kadareja me artin e tij të madh në vend që të shpjegojë para botës që njeh e që është armiqësore ndaj shqiptarëve, arsyen e dëshpërimit dhe revoltës së shqiptarëve në një moment kur fëmijët u gjakën prej serbëve me qen dhe u vranë njëlloj sikur të ishin bisha, shprehet për ta (kosovarët) në mënyrën më përkeqësuese.

Kadareja u kërkon shqiptarëve që të jenë durimpahumbur edhe pse e dinë se një gjë e tillë është e pamundur. Kështu, Kadareja duke i trajtuar kosovarët me përbuzjen e tij cinike ekstremisht në mënyrë përkeqësuese, bën që armiqtë e shqiptarëve, deri edhe miqtë e tij personalë, francezët, të thonë: “Shqiptarët nuk meritojnë as dashamirësi, pale më pavarësi. Le të mbeten më mirë nën Serbi se kështu u jepet mundësia të qytetërohen. Mesazhe të tilla na dërgon edhe Kadareja, i vetmi shqiptar i qytetëruar!!”…

“DOKTRINA BREZHNJEV” AMERIKANIZOHET

Teoria e “Sovranitettit të kufizuar” u qujat edhe “Doktrina Brezhnjev” kur atë e shpalli udhëheqësi komunist i Bashkimit Sovjetik si argumentim teoik-politik të ndërhyrjes së ushtruve të Trakttait të Varshavës në Çekosllavaki në vitin 1968. Pas “pranverës së Pragës”, një lëvizjeje që ndërmori udhëheqja komunistë e Çekosllvakisë me në krye Aleksandër Dubçekun për të  të bërë “socilaizmin me fytyurë njeriu” dhe për të dobësuar kontrollin erreptë sovjetik mbi vendet socialiste udhëheqja socv vjetik vendosi më në fund të përdorte fiorcën ushtarake kudër  udhëheqjes komuniste të Çekosllovakisë. Meqenësë një ndërhyrje e tillë cënontë parimie së drejtës m ndërkombëtarë të resoketimit të sovranitteit të shtetit u sajua “teoria e kufuiizimit të sovrantitteit të një vendi socialist kur këtë gjë e kërkonin intersat më madhorë ato të famiiljes së shtteve socikliste, të revolucionit socilaiste mbrijtjes së fitirev etë socialzimit.

Në fakt pagëzimet “teorie sovranitetit tëkufizuar” dhe “doktrina Brezhnjev” u sajuna në Perëndim. Për shumë kohë vendete demokracive pperëndimore e kanë stignmatizuar këtë doktrinë të kufizimit të sovrantitte të shteuit për intrtersa mbincainale politico-ideologjike.

Kohët e fundit acaruimi i gjednjes në Irak pas pushtikmit  “demokrratik të këtioj vendi” për hir të lirimit të tij nga një regjim despotic vendsa, regjimi i Sadam Hyseinit “teoriae sovranitteuit të kufizuar “  “Doktrina Brezhnjev” doli sërisht në skenën e marrëdhënineve ndërkombëtarë. Kësaj radhe ajo përdoret për të vendosur demokracinë eshkelur në një vend nga një regjim diktatirial jo më për të p[arandaluar liberalizmine një reghjimi sin ë Çekosllovakinë e vitit 19968. Por ditë fundit sekretari i Departmanetit të Shtetit Amerikan bëri një argumnetim specific që rikthen edhe më haopur “Doktrinë bRezhnjev”. Sipas tij Ir akut të pushtuar për ta shpëtuar nga regjimi antidemokratik duhet t’i rikthehet sovraniteti i plotë por me kusht që pasja vet Iraku një pjesë të z sivranitetit të tij t’ia kalojë SHBA. Në thelb kjo do të thotë që Iraku të ketë aq sovranitte sa i caktoihet q ënë fillim. Kështu “Dokr truina bReazhnjev” po amerikanizohet dhe po zgjeroihet, sepse nga  doktruinë ekufzimit të sovranitetit Brenda një grypi të ngushtë shtetsh ( familjes socialiste) po kthhet në doktrinë e zbatuieueshme për të gjitah shtetet.

“KANTONIZIMI” I KOSOVËS, SI COPËTIM I PESTË I SHQIPTARËVE

Serbia bëri dhe një gejst tjetër thellësisht armiqësore provokues ndaj shqiptarëve në përgjthësie Kosvës në veçanti. Miratimi nga parlamenti ser bi plnait të qeverisë së Koshtunicës për kantonizimine Kosovës është një tjetër marërzi serbe, që dëshmon se asgjë nuk ka ndyshura në poltikëne Serbisë dhe nuk ka shenja se do të bëhen vërtetë ndryshime që të hapin rrugë për një bashkëjetesë më të qetë shqiptaro-serbe në Kosovë e në Ballkan.

Ndrësa diplomacia ndërkombëtare përoiqet të bindë shqiptarët s etashmë ka ikuir koha ebashkimit të tyure mbi baza kombëtare ajo vështron me indiferencë të pafalshme dhe kriminale  maovreat serbe për të sajura copëtime të reja të trungut kombëtar shqiptar. Shqiptarët u ngrutën kundër copëtimit të trijeve të tyre në katër vilajete të Perdndorisë turke edhe pse në fakt ishib Brenda të njëtit shtet shumëkombësh. Në vend të këtij bashkimi  shqiptarët pësuan një copëtim real në disa shtte në vitin 1913. Pastaj dhe pjesa shqiptare që mbeti në shttein federativ jugoisllav  pësoi copët imin midis tri republikave jugosllave. Kur Jugosllavia vdiq ky cpopëtim u shndëdrua në një copëtim të ri ndërkombëtar, u viunë kufuinjd ndërkombëtrë atje ku kihste kufinj republikanë në shttein shumë kombësh.

Tani Serbia kërkon një copëtim të ri për Kosvën sepse kështu u dashka për të kënaqur ambiciet esaj dhe të pakicës serbe në Kosovë. Diplomacia ndërkombëtare reagoi shumë vakët kur në Kushtteitëne Srbisë e malit të Zi Kosva u përfshi si pjesë e këtij shteti. Diplomacia ndërkombëtare sëruisht pio reagon shumë vakët n ndaj vendimit të parlamentit serb pë coptëimine Kosovës.

Përfaqësuesit politikë të Kosvës kanë dënuar me fjalë këtë veprim të Beigradit. Por nuk duhet menduar s ekjo ëshët emjaftieshme .Diplomacia ndërkombëtare po toleron hap pas hapi provikmet sr erfbe dhe po  i mashtron shqiptarët s ekëto nuk kanë ndonëj rëndësi e nuk duhet të shqetësohet. Porn ë të vëretët këto zhvilime janë të hall;ka të një zjnxhiri q ëpo zgjatet gjithnhjë më shumë për të lidhur si pa u marër vesh këmbëshe duarsh politiëke diplomacinë e shqiptarëve.

Miratimi nga parlamentit ser bi “kantonizimit të Kosovës” është një veporim që duhet ta bëjë politikën  shqiptare të shkojë drejt një makm simalizimi të kërkesave projketve të saj për zgjidhjen e çështjes shqiptare . Por më e ngutëshme është që diplomacis ëndërkombëtare t’i dërgohet sinjali i qartë se e ashtuquiajtura rrugë ebisedimve shqiptaro-serbe tashmë ëshët bllokuar  nga veorimet q ëpo bën Beogradi dhe pa u qartësuar opuna e qëndrimit ndërkombëtar ndaj pavarësisë së Kosvës është sit ë rrahësh ujë në havan të uklesh në bisedime shqiptaro-serbe.

PSE MEKSI DOLI  NË MBROJTJE TË DELIJORGJIT?!

Bashkim Fino nuk qenka i vetmi ish-kryeministër i pasionuar për futbollin dhe që thirret si eksperte në bisedimet e lira televizive që bëhen për kampinatin futbollistik. Në një nga emisinet fundit ishte thirrur edhe ish-kryemnistri demokratikas Aleksandër meksi të jeptë mendimet tij të vyera.

Por opyetja më intesante që i bën Meksit gjatë emiosnit nuk kishte të bënte as me  cilësitë etij si njohës i lojës s ëfutbollit as lidhje profesionale midis kësaj loje dhe arkitekturës kihstare. Oyertja kihste të bënte me dertyrën kryeministrire që ka pas Meksi. Këtij iu kërkua të bënte një vlerësim lidhur me arrestimine  biznesmenit të hekurit Delijiorgji që është njëkohësisht persidenti klubit të futbollit “Dinamo”. Meksi shotehu nervi ozizëm që Delijorgji ëshët arrestuar , madje arrestimine tij për ta bërë më dramntike e krahoi me arrestimet që bënte Sigurimi i Shtteit në kohë e diktatirës komuniste. Sipas meksit Del ijorgji nuk duhej dërguar në qelitë e paraburgimit, por të hetoj në gjendje të lirë. Duket që për Meksin , kryeminitsrine Shqipoërisë në kohë kur llëzuan skemat piramidale nuk qenka mëkat i madh që biznesmnëet  që qarkuyllojën shuëm të maë dha parashë të shmnagen  nga de tyrimet ligjore për të paguar takasat në dobi të shtetit.

PD MARROSET NGA “TË URTËT E MOISIUT”

“Të urtët” ia dhanë mendijimet tyre Presidentit Moisu dhe ky na bazë të kësaj urtie paraqiti disa propozime  për të përmirësuar procesin zgjedhor. Mirëpo gjithë urtësia që grumbulloi Moosiu nuk mjfatoi për të bindur njërin nga protagonistëte  prishjes së demokracisë zgjedhore në Shqipëri, Partinë Demokratike, që të shtrohej në miratimin politik të mendjes së të urtëve. Drejtuesite lartë të PD-së iu vërsulën si xhindosur shumë Moisiut. Kështu që edhe “të urtët” nuk i shëruan dot të marrët e politikës. Kurt ë marrët nuk dëgjojnë fare të urtëte kur të urtët nuk janë në gjendje të sjellin pakëz në vetë të amrrët në politikë nuk duhen pritur zgjedhje të mbara. Europ[a le të bëjë sit ë dojë: në dashtë le ta përjashtojë Shqipërinë nga Këshiili i saj, në dashtë le të gjejë edhe një herë një formulë që të tallet me shqiptarët. Po si do që të bëjë Europa në Shqipëri nuk do të  ndryshojnë as të marrët, as të urtët.

     “KADAREADA”, “SHERRIADA KADARE” DHE KADAREJA I SHERRIT

E keqja nuk riparohet duke u shtrënguar lakun në fyt shqiptarëve

Shkrimi politik “Riparimi i së keqes”, sipas mendimit tim dhe besoj të plot të tjerëve që i ndjekin me shqetësim kthesat e rrezikëshme të diplomacisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, është nga më negativët që kanë dalë nga pena e Ismail Kadaresë. Ai u ka rënë më shumë se gjithkush në qafë shqiptarëve që protestuan më 17-18 Mars 2004 në Kosovë, në një kohë që këta nuk janë aspak fajtorë.

Duke e ditur fare mirë si janë punët, Kadareja u ka dhënë shumë armë e municion në dorë serbëve e miqve të tyre në Europë t’i përdorin kundër shqiptarëvet për t’ua lënë këtyre fajin e përgjegjësinë që në Kosovë gjërat kanë ngecur, që atje po përgatiten terren dhe kushte për shpërthime të reja. Vet shefi i policisë së UNMIK-ut Stefan Feller që komandon në Kosovë 3500 policë nga 48 vende të botës deklaron :”Luftë në Kosovë nëse nuk ka zgjidhje politike”(gazeta “Dita” 30 Prill 2004). Atëherë për gjithçka të rëndë që mund të ndodhë dhe ka nodhur në Kosovë përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajnë ata që kanë detyrën dhe mundësinë të gjejnë zgjidhjet politike të drejta  e të qëndrueshme dhe jo ata që përfshihen edhe në zhvillime të rënda dhe pësojnë prej këtyre zhvillimeve  si më17-18 Mars 2004. Sipas të dhënave zyrtare janë 19 të vrarë, rreth 1000 të plagosur, qindra të arrestuar dhe shumë të shënuar për përndjekje politike si në kohën kur Serbia  bënte fushatën famëkeqe të “diferencimeve politike” pas ngjarjeve të Mars-Prillit të vitit 1981.

Kadareja ka qenë i vetëdishëm se leksionin e tij po ua mbante shqiptarëve në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare po u shtrëngonte lakun në fyt me shumë cinizëm e egërsi. Edhe Kadareja vet pak muaj më parë nëpërmjet gazetës “Shekulli” të Tiranës e kishte pranuar e pohuar me shqetësim këtë dukuri kërcënuese për shqiptarët nëpërmjet shkrimit të tij  “Poshtërimi në Ballkan, Sprovë” që shtabet e gatëshme për propagandimin e Kadaresë e hodhën me shpejtësi në qarkullim si libër të veçantë ( botim nga “Onufri” 2004).

Kadareja hiqet si mirëbërës i njerëzimit në kurriz të kombit e të atdheut

Në përmbylljen e”Sprovës” së tij për të analizuar e shpjeguar  të këqijat e “Poshtërimit në Ballkan”, Kadareja thekson me të drejtë : “Nuk është lehtë të gjenden shkaqet e plota që çojnë drejt otacizmit (veçimit) të një populli. Një pjesë e tyre mbeten gjithmonë në terr”.

Por Kadareja në këtë “Sprovë”nuk i kërkon këto shkaqe me përkushtimin e një intelektuali shqiptar të shqetësuar në radhë të parë e kryesisht me fatin e keq historik dhe rreziqet e tanishme të kombit të tij. Përkundrazi Kadarenë e shqetësojnë më shumë vuajtjet e përbashkëta të ballkanasve, e tanishmja dhe e ardhmja e Ballkanit, Europës dhe sidomos e “qytetërimit perëndimor” që : “Për Spenglerin është qytetërim i vonë i destinuar të bëhet imperialist, i pashpirt, barbar, i dyshimtë dhe praktik…Simptomat e tij janë në mënyrë të pagabueshme si ato të fundit të Perandorisë Romake (  Stjepan G. Mestroviç, “Shprehitë thelbësore të Ballkanit”, SHBA 1993 fq.92).

p>

Prandaj vemë re që Kadareja më shumë se gjithkush tjetër nga intelektualët e dëgjuar shqiptarë, e mbase dhe nga të huajt, po i akuzon rëndë e padrejtësisht shqiptarët si popull racist, që ka poshtëruar e munduar të tjerët dhe që përsëri në Kosovë po u bie në qafë serbëve. Pikërisht këtë ka dashur të thotë me vetëdije të plotë dhe dëshirë cinike Kadareja kur ka shkruar “Që të kthehemi te pyetjet e vështira lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithherëshme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik ata jo vetëm nuk kanë qenë të poshtëruar, por për fat të keq shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve”. ( “Poshtërimi në Ballkan” fq.19).

Këtë fshikullim kaq të pashpirt, cinik dhe të pabazuar në fakte të popullit shqiptar, kombit të tij, Kadareja përpiqet ta përligjë me përkushtimin e tij ndaj zbulimit të të vërtetës historike, pasi  ka shpallur si kriterin parësor të analizës së vet : “Gadishulli ynë më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën”.

Do të bashkohem plotësisht me Kadarenë nëse  ky me të vërtetë  na bind se vë mbi gjithçka “kultin e të vërtetës”, ashtu siç  e gjejmë në thëniet e mrekullueshme të demokratit rust të shekullit XIX, Çadajev : “Unë nuk jam mësuar ta dua atdheun symbyllur e gojëkyçur. Mua më duket se njeriu mund të jetë i dobishëm për vendin e vet vetëm atëherë në qoftë se e sheh me kthjelltësi atë, unë mendoj se koha e dashurive të verbëra ka kaluar, se tani para së gjithash ne i kemi borxh atdheut të themi të vërtetën…Gjë e mrekullueshme dashuria për atdheun, por ka dhe një gjë tjetër më të mrekullueshme, dashuria për të vërtetën. Dashuria për atdheun lind heronj, dashu ria për të vërtetën lind burra mentarë, mirëbërës të njerëzimit…Unë preferoj ta fshikulloj atdheun tim, ta hidhëroj atë, ta turpëroj atë, por vetëm jo ta mashtroj atë”” ( “Nauka i Zhiznj” organ i Akademisë së Shkencave të B.S. nr.8 viti 1990 fq. 4-5).

Kur lexojmë “Poshtërimi në Ballkan”, qoftë dhe vetëm në fjalinë që sapo u citua, duket qartë se Kadareja kërkon të luajë rolin e kujdestarit e shpëtimtarit të Ballkanit më shumë se të kujdestarit e shpëtimtarit të shqiptarëve e të Shqipërisë Etnike , se Kadareja synon të krijojë për vete më shumë imazhin e mirëbërësit të njerzimit  se të mirëbërsit të një kombi të vetëm, të vogël, të cilit i përket për lidhje etnologjike. Duke i besuar pa asnjë kundërshtim mendimit të mrekullueshëm të Çadajevit nuk kemi arsye ta kontestojmë këtë dëshirë të Kadaresë ose ta shpallim atë të papranueshme për shkak të vizionit tonë nacionalist shqiptar që Kadareja e urren në kulm se i duket “i ngushtë e primitiv”.

Pse radhitet Kadareja në anën e vrasësve të të vërtetës

Por  të gjitha këto mund t’i pranojmë vetëm me kushtin që vë Çadajevi, që Kadareja të veprojë kështu nga dashuria për të vërtetën dhe të qëndrojë rreptësisht vetëm në llogoren e luftës për të vërtetën.

Për fat të keq janë të shumta shkrimet, qëndrimet e sjelljet e Kadaresë që na e heqin besimin se ai po lufton vetëm në llogoren e të vërtetës, vetëm për hir të të vërtetës e të drejtës së kulluar. Shpesh edhe pse ngre flamurin e të vërtetës ai na pezmaton me shërbimet që i bën të pavërtetës, të padrejtës; me dëmet që i sjell atdheut e kombit në emër të disa luftrave dhe qëllimeve më të larta që gjoja bën e ndjek ai; me shërbimet që u bën armiqëve të kombit shqiptar për hir të gjoja një diplomacie politike shumë të hollë që ditka ta bëjë vetëm ai. Kjo na detyron që të kërkojmë përsëri ndihmë në urtinë e fjalëve të Çadajevit: “Ka mendje kaq gënjeshtare, sa edhe kur e vërteta thuhet prej tyre, bëhet gënjeshtë r”.

Me një mendje të ngjashme na duket se i trajton në çaste e raste të caktuara shkrimtari Ismail Kadare marrëdhëniet e shqiptarëvet me fqinjët e tyre dhe çështje të tjera me rëndësi madhore për kombin tonë. Është një përshtypje që e kanë krijuar dhe e kanë bërë publike shkrimtarë të njohur e studiues të nderuar shqiptarë  Arshi Pipa, Kapllan Resuli, Bilal Xhaferri, Injac Zamputi, Luan Myftiu etj.etj, apo dhe të huaj. Por mbi të gjitha tiparet e errëta të portretit letrar, politik e njerëzor të Kadaresë janë analizuar me përpikmëri shkencore, seriozitet e qetësi shembullore në “Autobiografia e Ismail Kadresë në vargje” nga zotëri Petraq Kolevica, një “studim kritik “ i botuar nga “Marin Barleti” në Tiranë në vitin 2002. Kolevica ka nxjerrë në pah me shembuj të shumtë  pikërisht atë që në veprën dhe në sjelljet e Kadaresë mungon respekti për të vërtetën dhe të drejtën, pra nuk respektohet kushti i parashtruar  nga Çadajevi për të merituar titullin “mirëbërës i njerëzimit” duke neglizhuar detyrimin për të qenë në radhë të parë mirëbërës i atdheut,

Ajo dinakëria që bie erë të rëndë dogmatizmi marksist e përdorur nga Kadareja kur akuzon elitën shqiptare të dikurshme shqiptare “feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë (që) u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose ku u ka rënë rruga e marshimit” (fq.20) nuk pi fare ujë për të provuar racizmin e shqiptarëve. Kjo është njësoj sit ë akuzosh Kadarenë që jeton në Francë për antisemitizëm, meqenëse këto ditë në Berlin në një konferencë ndërkombëtare Franca është përmendur si vendi ku antisemitizmi qenka shtuar 6 herë.

Tani janë të pakët ata që mund të besojnë në shpjegimet në frymë dogmatike marksiste që përdor Kadareja, për popullin e vegjëlinë gjithmonë të mirë dhe klasat e larta fajtore për gjithçka te keqe. Me këtë dogmatizëm marksist të fajsimit të shqiptarëve që bënin pjesë në klasat e larta në kohën e Perandorisë Osmane, Kadareja jo vetëm nuk arrin ta zbusë akuzën që u bën shqiptarëve si popull racist e përbuzës, por ka dhënë edhe një herë një dëshmi se mbetet i nënshtruar plotësisht ndaj akuzës së njëjtë që u drejtonte në vitin 1989 Vuk Drashkoviçi shqiptarëve në polemikën me Kadarenë në të përmujshmen fanceze “Le Monde Diplomatique”. Me këtë ai ka dhënë një shembull konkret sesi në gojën e tij edhe një e vërtet ë ( që shqiptarët në Perandorinë Osmane kanë gëzuar pozita të larta me dobi për vendin e tyre) bëhet gënjeshtër kur keqpërdoret për të akuzuar shqiptarët e atëhershëm e të sotëm për racizëm ndaj sllavëve, grekëve e të tjerëve.

Mund të rreshtohen citate të shumta nga autorë të shumtë perëndimorë që vërtetojnë me autoritet e objektivitet shencor të kundërtën e kësaj a që  mundohet të imponojë Kadareja se shqiptarët u bënë racistë e shtypës popujsh  në kuadrin e Perandorisë Osmane ( kjo është tezë eserbëve dhe e Drashkoviçit). Por, në këtë rast mjafton t’u referohemi du autorëve.

Historiani britanik Malkolm Noel ka shkruar :” Në të gjitha vendet ballknaikë pikëamja  popullore për sundimin otoman është pothuajse tërësisht negative. Osmanët përshkruhen si barbarë që shkatërruan rëndë në zotërimet e tyre një kulturë kombëtare në lulëzim. Për ata thuhet se imponuan një sistem drejtimi krejt të huaj, shtypën me cinizëm çdo ndjenjë të identitetit kombëtar, vendosën kolonë turq në shumë zona, e kthyen fshatarsinë e krishterë në bujkorobe..detyruan njerëzit të bëheshin myslimanë…Të gjitha këto pretendime janë mashtruese, ose dhe më keq të rreme…Është e vërtetë se  në 200 vitet e fundit të sundimit të Pe randorisë  Otomane kishte raste të shumta arbitrariteti, dhune shtypjeje…Por deri në fund të shekullit XVI sundimi otoman në Ballkan ishte shumë i rregullt dhe krijoi kushte jetese që në shumë drejtime barazoheshin me ato të pjesës tjetër të Europës. Është i pakuptimtë pretendimi se në periudhën e parë Perandoria Otomane shtypi konceptin modern të identitetit kombëtar sepse ky koncept ende nuk kishte filluar të shfaqej në Europë…Perandoria Otomane nuk u bë shtet islamik në kuptimin e ngushtë të fjalës…statusi i fshatarsisë pësoi përmirësim real”.(fq,93-94 të botimit të vitit 1998 në gjuhën angleze).

Studiuesi amerikan i marrëdhënievet ndërkombëtare Deivid Fromkin në librin e tij shumë të vlerësuar “Udhëkryqi kosovar”, (botin në gjuhën angleze në SHBA në vitin 1999) shkruan : “ Për Rebeka Uest, sikurse për çdo liberal të epokës Viktoriane dhe Eduardiane të bije nën sundimin otoman ishte njësoj si të zhyteshe në errësirë. Ishe një mendim që nuk lejohej të vihej në dyshim. Ja përse Uest  kishte ndjesinë e fortë se në vend që të  zgjidhte një shpërblim qiellor për humbjen e Kosovës Princ Llazari ( i serbëve A.B.) duhej të kishte luftuar për të fituar. Pasoja e humbjes, domethënë rënia nën sundimin turk që do të vazhdon te në shekuj, ishte një gjë tejet e tmershme që ajo ta pranonte. Jo të gjithë historianët e sotëm do të donin të bashkoheshin me të tilla ndjesi. Sa më shumë që ne mësojnë për periudhën otomane dhe sa më shumë që dimë për sundimin e perandorive të tjera, aq më pak, të themi relativisht, ne i qortojmë sulltanët turq. Në të vërtetë në kohën e lavdisë së tyre, në shekujt XV-XVI qytetërimi tyre ishte njëri nga më të lartët në botë”(fq,93-94).

Ja, pra, se si dy autoritete të shkencës në Perëndim, që njohin e trajtojnë problemet e Ballkanit, na vërtetojnë se  shqiptarët  që kanë qenë në shërbim të Perandorisë Osmane nuk kanë qenë aspak ashtu siç mundohet t’i paraqesë  me vlerësimin e tij marksist e sllavo-komunist Kadareja, racistë e shtypës të popujve të tjerë, që i ngjisin racizmin edhe popullit shqiptar, por kanë qenë në shërbim të njërit nga qytetërimet më të larta të kohës, u kanë sjellë dobi popujve të Ballkanit.

Nëse Kadareja nuk ka respekt për studiues si Malkolm Noel dhe Deivid Fromkin atëherë po i referohemi një të treti, një shqiptari që ndjek kultin e panballkanizmit e të eurocentrizmit dhe fetishizon qyterëimin perëndimor. Ky ka shkruar për Perandorinë Osmane : “ Është një  perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë Perandori ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi edhe Rajhun e Tretë apo Perandorinë Sovjetike…Modelet janë të gjitha në Perandorinë Otomane. Ishte si SHBA në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme hera herës gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe…Jo vetëm (me) çifutët. Perandoria Otomane ndoqi një politikë nacionale ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendve të tjera dhe perandorive të tjera.”

Këto fjalë janë të botuara në  të përjavshmen “Fjala” në Tiranë më 1 Mars 2004 nën titullin e madh”Perandoria Otomane –janë Shttetet e Bashkuara të Mesjetës” Dhe kush është autori i këtyre fjalëve? Shkrimtari Ismail Kadare gjatë një bisede me Tierri Fabrë, për revistën “Qantara”. Atëherë si ia nxe goja po këtij Kadaresë që shqiptarët që kanë shërbyer në “SHBA të Mesjetës” (Perëndorinë Otomane) t’i trajtojë si shtypës të popujve të tjerë e racistë kur ai këto fjalë nuk i përdor sot për shqiptarët që i shërbejnë SHBA-së deri në ushtrinë pushtyuese në Irak ( në kohëne osmanëve shqiptarët i çonin  në Jemen ushtarë)?! Pse Ka dareja në shkrimin “Poshtërimi në Ballkan” e shkrime të tjera shkruan për Perandorinë Otomane sikurse ka shkruar serbofilja Rebeka Uest në vitet 1930 ndërsa për shqiptarët në shërbim të Perandorisë Otomane lëshon  po ato akuza që ka lëshuar Vuk Drashkoviçi në vitin 1989 dhe propaganda serbe për dy shekuj?! Sepse kadareja do të gjejë artifice propagandistike që të barazojë edhe shqiptarët në racizëm me serbët e grekët.

Ky është njëri nga qëllimet kryesore të shkrimit “Riparimi i së keqes”. Ky është misioni që i ngarkohet Kadaresë në projektet shumë cinike që po bën diplomacia e disa vendeve të Perëndimit, madje dhe  Prokuroria pranë Gjykatës së Hagës që luftën genocidale të serbëve në Kosovë ta barazojë me luftën e UÇK-së e të gjithë shqiptarëve për çlirim kombëtar, që fajsinë për tragjedirat në Kosovë ta ndajë midis serbëve e shqiptarëve, pavarsisht se si kanë rrjedhur ngjarjet. Nëse Kadareja i qëndron mendimit se Ballkani para së gjithash ka nevojë për të vërtetën atëherë ai duhet të ngrihet kundër këtij krimi që po bëhet ndaj të vërtetës dhe jo të radhitet pranë vrasësve të të vërtetës mbi tragjedirat shqipare apo ballkanike.

Kadareja do të njollosë shqiptarët me racizmin e tij antikinez

Një shëmbull tjetër flagrant që tregon se si një e vërtetë në gojën e Kadaresë bëhet gënjeshtër është kur Kadareja shkruan : “ Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgënj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratimi i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez që jeton sot në Shqipëri”. E vërteta që  Kadareja enjeh mirë por përpiqet ta fshehë me shumë djallëzi është se në Shqipëri vetëm një njeri ka tentuar të nxisë racizëm kundër kinezëve dhe ky njeri është pikërisht Ismail Kadareja me romanin e të tij “Koncert në fund të Dimrit”.

Për t’i bërë servilizma të pështira Enver Hoxhës, Ismail Kadareja shkroi këtë roman turpi ku sulmohet jo vetëm politika e Kinës komuniste por tërë historia e Kinës, karakteri kinez. Vetëm pse ka shkruar një roman të tillë Kadareja nuk e meriton as të jetë kandidat për “Çmimin Nobel”, sepse pot ë marrë Kadareja këtë çmin do të jetë miratim i një racizmi ndaj një të katërtës së njerëzimit. Kadareja e ndjen sa e ka dëmtuar ambicien e tij për titullin “mirëbërës i njerëzimit” me racizmin antikinez që ka shpalosur në roman prandja tenton tani që këtë racizëm të tij personal t’ia veshë gjhithë kombit shqiptar, që të pudrosë fytyrën e tij të nxirë me racizëm antikinez duke nxirë atë të gjithë shqiptarëve. Nëse nd onjë nga panagjeristët e Kadaresë do të më sulet se me këto rreshta po fyej “Nderin e Kombit”, se dëmtoj atdheun duke thënë që Kadareja nuk e meriton “Çmimin Nobel” po i  jap përgjigjen paraprake : është një rast kur duhet bërë siç ka thënë Çadajevi dhe dashuria për të vërtetën duhet vënë mdi dashurinë spekuluese për atdheun.

Kadareja fshikullon komunizmin në Shqipëri deri në vetposhtërim kombëtar

Studiuesi serioz i veprimtarive agjenturore në Shqipëri e kundër saj, Bekim Budo, kur analizon  në gazetën “Ballkan” të datës 29 Prill 2004 fushatën e dendur të duelevet mediatike e gazetareske që ka shpërthyer  kohët e fundit lidhur me vlerësimin e sistemit komunist e të figurave të tij qendrore dallon tri dukuri : “nostalgjia për gjithçka është kryer (“performancë ideale”), denigrimi për gjithçka është realizuar nën regjimin e kaluar(‘nihilizëm pezhorativ”) dhe absolutizim i rolit të personaliteteve (“personalizim spe kulativ tendencioz”).

Ismail Kadareja në tërë shkrimet e tij qysh ku braktisi Shqipërinë është përpjekur të radhitet te denigruesit më të mëdhenj të komunizmit dhe të  enverizmit, ndonëse siç tregojnë analizat e veprave e veprimeve të tij, sidomos studimi i bërë nga Petraq Kolevica, ai ka qenë njëri nga propagandistët himnizuesi më të shquar të komunizmit e të figurës së Enverit në Shqipëri e në botë..  

Kadareja në “Sprovën” e titulluar ”Poshtërimi në Ballkan” shfaqet egërsisht trillues dhe keqdashës ndaj popullit të vet duke u nisur nga pozitat e “antikomunistit” të tërbuar dhe duke keqpërdorur të vërtetën që Shqipëria ka qenë vend i izoluar nën regjimin komunist. Në të njëjtën kohë ai përpiqet të lehtësojë qëndrimet armiqësore të të huajve ndaj shqiptarëve duke shkruar :” Politika vetvrasëse e veçimit, krimi fillestar e njëherësh më i rëndi i komunistëve shqiptarë, ka qenë fatale në këtë hah”.

Kadareja ende nuk do, ose dhe nuk është intelektualisht në gjendje të kuptojë se “otracizmi”(veçimi) i popullit shqiptar nuk ka qenë pikësëpari dhe kryesisht vepër e “veçimit vetvrasës” dhe “krimit fillestar të komunistëve shqiptarë”, por ka qenë sëpari dhe kryesisht rrjedhojë e izolimit që u kanë bërë shqiptarëve të tjerët. Fuqitë e mëdha i izoluan shqiptarët në kohën e Rilindjes së tyre Kombëtare, sidomos në vitet e Lidhjes së Prizrenit kur çështja shqiptare u shtrua siç duhej para Europës dhe shqiptarët krijuan gjithë premisat për njohjen e një Shqipërie më vete si subjekt i marërdhënieve ndërkombëtare në kufinjtë etnikë. Shqiptarët i izoloi bota në kohën e shpalljes së pavarësisë. I izoluan në kohën e mbretërimit të Zogut, duke i lënë dorë të lirë Italisë të ushtronte çfardo trysnie të donte. Edhe fqinjë ballkanikë e izolonin Shqipërinë kur bëheshin veprimtari ballkanike. Fuqitë e mëdha i izoluan shqiptarët kur Shqipëria u pushtua nga Italia. Ato nuk njohën Ahmet Zogun Mbret në mërgim, as lejuan krijimin e qeverisë shqiptare në mërgim, sikurse bënë në rastin e vendeve të tjera të pushtuara nga nazi-fashistët.

Pra para se të kryhej “krimi i parë i komunistëve shqiptarë” shqiptarët e Shqipëria kishin qenë vazhdimisht të flakur. Edhe tani në kohën e pluralizmit politik fuqitë e mëdha  Shqipërinë e shqiptarët poi izolojnë padrejtësisht, ndonëse neokomunizmin e ndihmuan ato fuqi të rikthehej në pushtet me dhunë të armatosur në vitin 1997.Vet fuqitë e mëdha bënë që në Shqipëri tranzicioni demokratik të shndërrohej në rrëmujë, që në Shqipëri të lëshonin rrënjë korrupsioni dhe krimi, mungesa e stabilitetit e dhe demokracisë së përkryer zgjedhore. Ndërsa tani tërë fajet ua lënë shqiptarëve dhe i ndëshkojnë duke u vrarë shpresat që u patën  ngjallur dhe u thonë me cinizëm: “nuk ka lëvizje të lirë për ju në Europë, nuk ka integrim europian për ju deri në vitin 2020”.

Kadareja u vë haraç shqiptarëvet të qetësojë jugosllavomaninë europiane

Kadareja e di fare mirë dhe pohon vet se “Një nga arsyet e njohura, përveç revanshizmit të vjetër ballkanik ka qenë jugosllavomania, thënë ndryshe moda e flirteve me fqinjin tonë verior, ajo që më së shumti ka dëmtuar Shqipërinë” ( “Poshtërimi në Ballkan”fq.88)  Pra, Kadare e di se “jugosllavomania”  (duhet të shtojë edhe “helenomania dhe grekofilia”) ka çuar dhe në “otracizmin” e shqiptarëve. Madje Kadareja e di se si “jugosllavomania” dje vepron kundër shqiptarëve “serbomania” sot. Vet Kadareja shprehet me të drejtë i pezmatuar që dhe në mjedise intelektuale gjermane, ku shqiptarët kanë gjetur më parë më shumë mirëkup tim, sidomos në lëmin shkencor, sot ndeshemi me një politikë e propagandë të padrejtë e të pandershme antishqiptare.

Megjithatë Kadareja ka tentuar të mohojë një të vërtetë të hidhur ( siç duket për kënaqur ndonjë zelltar të tij të ri si Kastriot Myftaraj) : “Nuk ka komplot kundër Shqipërisë, siç u pëlqen të fantazojnë rrethet nacionaliste shqiptare” ( fq.82 e librit të cituar). Por vet Kadareja me përshkrimet e vëzhgimeve të tij vërteton se komploti është fare sheshit, edhe tani, pesë vite pas zhvillimevet shumë të favorshme për shqiptarët në pranverën e vitit 1999 ky komplot bëhet sërish veprues e cinik.

Vet Kadareja e pohon se “projekti i vjetër i copëtimit të vendit (është ) rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh” (fq 14). Ky projekt që alarmon Kadarenë në Shqipëri shfaqet nëpër biseda televizive nga përfaqësues grekësh, romësh, vllehësh, maqedonësh. Kurse në Kosovë ky projekt paraqitët si politikë zyrtare e diplomacisë ndërkombëtare. Kadareja për këtë duhet të shqetësohet edhe më shumë, kundër kësaj duhet të ngrihet në radhë të parë, sidomos tani që parlamenti serb miratoi dhe planin “realpolitik” të Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës.

Nuk ka përse mërzitet aq shumë Kadareja për “racizmin shqiptar” kundër serbëve, kur vet ai e thotë se “antishqiptarizmi është kthyer në profesion fitimprurës. Përbaltja e Shqipërisë, fyerja përqeshja, tallja cinike, të gjitha këto shpërblehen… në zyrat europiane..”(fq.50) . Atëherë çdo intelektual shqiptar e ka për detyrë të përqëndrohet kundër këtij rreziku të madh e jot ë humbasë kohën dhe energjitë për të kërkuar me lupë të gjejë ndonjë shenjë të “racizmit shqiptar”, apo të bëhet shegert i “jugosllavomanisë europiane” duke sulmuart protestuesit e Kosovës dhe duke vajtuar për djegien e kishave serbe.

Syzet pariziane e mjegullojnë vështrimin mbi politikën antishqiptare

Vet Kadareja thekson : “Ndërkaq s’mund të mohohet një ftohtësi e vazhdueshme, për të mos thënë një mungesë dashamirësie ndaj shqiptarëve, rikthim i një klime të vjetër, të kohës kur Europa flirtonte me Jugosllavinë. Rrjedhojën e këtij flirti populli shqiptar e pagoi shumë shtrenjt, sidomos në Kosovë. Në verëbërinë evropiane, mu në mes të kontinentit ndodhën për vite të tëra krime mesjetare. Do të mjaftonin gjysmë million shqiptarë të kaluar nëpër zyrta e hetuesisë e të policisë..do të mjaftonin…Do të mjaftonin 1000 foshnjat e shkuara në thikë si berrat siç e ka pohuar vet shtypi liberal serb, që Evropa të mos pendohej kaq shpejt për ndëshkimin e Serbisë”.

Kadareja e di fare mirë, madje na e shpjegon edhe net ë tjerëve, se Europa është penduar që ndëshkoi Serbinë dhe që nga ky ndëshkim përfituan diçka shqiptarët. Kadareja e ka  vënë re shumë mirë dhe e vë në dukje po aq mirë se : ”Mizoritë që pësuan gjermanët e pafajshëm pas LDB, shpërnguljet e  trishtueshme, vuajtjet, nuk e përmbysën megjithatë historinë”. Kjo do të thotë se faji i gjermanëve as nuk u shlye, as nuk u la në harresë. Madje pkërisht këto ditë ky faj u rikujtohet gjermanëve duke organizuar pikërisht në kryeqytetine tyre, Berlin, atë “Konferencën ndërkombëtare kundër antisemitizmit”, e cila n fakt është një spekulim me  diplomacinë konferencore ndërkombëtare se bëhet për të ulur zemërimin që po ngrihet në botë kundër egërsisë së  sionizmit në Lindjen e Mesme dhe për të përligjur ndikimin e madh që po ushtron sionizmi në politkën e SHBA nën maskën e “luftës kundër terrorizmit islamik e Al Kaedasë”.

Kadareja e ka theksuar me shumë vend se në rastin e serbëve e të Kosovës po pëpiqen të bëjnë ndryshme nga rasti me gjermanët dhe komenton me pezmatim të përligjur : “ Është komode me sa duket për ndërgjegjen e penduar europiane kjo përmbysje. Është mënyra më e lehtë për t’u kthyer tek politika e dy kuteve ( deux poids et deux measures) për shqiptarët. Thelbi i këtij qëndrimi ka qenë lejimi kundër shqiptarëve i asaj që nuk lejohet kundër të tjerëve. Një rikthim, qoftë dhe i pjesëshëm te ky qëndrim do të ishte fatal për gadishullin ballkanik. Ndërkaq shenjat e këqija, ato për të cilat u fol në kët sprovë, janë fare të qarta, që nga racizmi kundërshqiptar, i mbështetur nga një prapav ijë e tërë propagandistike, gjer te lazdrimi i liderëve serbë, atyre që e kanë ndërgjegjen të njollosur nga krimi dhe të inkurajuar nga ky lazdrim guxojnë ende të ulërijnë sot se Serbia nuk do t’i kërkojë kurrë ndjesë Kosovës. Praktika e dy kuteve arrin një nga kulmet e saj të hezitimit fyes për t’u shprehur qoftë edhe në parim për pavarësinë e ardhme të Kosovës”.(fq.83-84 të librit të cituar).

Pasi lexon këto nga fund ii librit të duken gjëra të vogla të pjesëshme ato veprimet e turpshme  të njëfarë akademikeje angleze, Gabriele Hanah, për kanibalizmin e shqiptarëve ( që paska zbuluar se katolikët në Veri të Shqipërisë të dielave hanë nga një anëtar të fisit), ose të atij francezit Ksavie Rofer që paska zbuluar se “themeli mesjetar i mafias qenka në Kanunin e Lek Dukagjinit”. (fq.36-37) Kësi të marrësh do të ketë gjithnjë, sidomos kur ka dhe shkrimtarë shqiptarë, miq të Kadaresë që shkruajnë se perversiteti tek shqiptarët gegë qenka në atë shkallë sa venë gruan të flejë më mikun e shtëpisë, ( romani “Turpi”). Kadareja nuk ka t hënë gjë kundër këtij romani sepse edhe vet ka shruar për “festivalet e homoseksualizmit” në bjeshkët e Veriut; ka erotizuar Kanunin, ka përdhosur mbajtjen e besës së vllait të vdekur dhënë nënës e motrës në Legjendën për  Knstandinin e Doruntinën, duke e paraqitur si ndodhi perverse inçesti.

Por, me rëndësi për polemikën tonë është që vet Kadareja e pohon që në politikën zyrtare europiane “jugosllavomania” është kthyer të “serbomani”, se “jugosllavomania” dje ka bërë që Europa të veçojë shqiptarët, çka qartëson rrezikun e sotëm se përsëri për “serbomaninë” e saj Europa vepron kundër të drejtës së shqiptarëve të Kosovës.

Pra, kur lexon librin “Poshtërimi në Ballkan.  Sprovë”, teksti i të cilit është botuar në fund të vitit 2003, para se të ndodhnin trazirat e 17-18 Marsit 2004 në Kosovë, vëren qartë se Kadareja i ka ditur për bukuri të gjitha këto, se pas  ngjarjeve të 17-18 Marsit nuk është duke u ravijëzuar ndonjë politikë e re armiqësore e Europës ndaj shqiptarëve, por vazhdon me më shumë cinizëm ndaj shqiptarëve po ajo politika e mëparshme e “pendimit që u ndëshkua Serbia” në vitin 1999, politika e “dy kuteve” ndaj shqiptarëve e çështjes së tyre dhe praktika shumëformëshe dhe shumëplanëshe e provokimit që s hqiptarët të reagojnë vrullshëm dhe pastaj Europa të sulet më keq kundër tyre me akuzat : “jeni mosmirënjohës ndaj shpëtimtarëve”, “jeni trazavaçë, zullumqarë”, “do të humbisni miqtë”.

Në të tilla kushte të vështira për shqiptarët, detyra e çdo patrioti shqiptar, siç i pëlqen dhe Kadaresë të jetë, sidomos e intelektualve me zë e me emër brenda e jashtë trojeve shqiptare, është të dalë me maksimumin e përkushtimit e të fuqisë së tij në mbrojtje të vëllezërve të vet, edhe sikur nga ana e tyre jo gjithç të ketë qenë e përkryer taktikisht në qëndrimet tyre, edhe sikur ata të mos kenë mundur të ruajnë një gjakftohtësi të përsosur. Detyra e çdo intelektuali e politikani shqiptar në raste të tilla është të kundërshtojë e demaskojë  ata që u kanë ngritur kurthe shqiptarëve, jo të fillojë e të mallkojë edhe më shumë se kundërsh tari ndonjë taktikë të shqiptarëve, ndonjë nxitim, apo teprim në reagim.

Por, për fat të keq Kadareja ka bërë pikërisht atë që nuk duhej të bënte. Me shkrimin “Riparimi i së keqes” ai “që nga aparatamenti i tij parizian” ( Beqë Cufaj) u është vërsulur shqiptarëve me inat e mllef të papërmbajtur, është hedhur në terror intelektual ndaj tyre, ka kthyer kokëposhtë të vërtetat, ka nxirë dhe ato pjesë të bardha që mund të gjenim në shkrimin e tij të mëparshëm “Poshtërimi në Ballkan”. Me një fjalë Kadareja ka shpërthyer një fushatë poshtërimi ndaj shqiptarëve që morën pjesë në protestat e 17-18 Marsit në Kosovë. Kështu “Poshtërimin në Ballkan” e rrumbullkosur si “poshtërim shqiptar” për serbët në Kosovë.

Kadareja i shpall 17-18 Marsin di “Dita e kiametit” në Kosovë

Qyhs në fjalinë e parë ai ka tentuar që protestat e shqiptarëve t’i paraqesë si reagim i paprovokuar nga shkaqe serioze, si “ngjarje të rëda që mbeten në kujtesë dhe që bëjnë të harrohen ngjarje të tjera më të rënda”. Me një fjalë Kadareja qysh në nisje të  shkrimit ka hedhur tezën se për shkak të protestave të 17-18 Marsit shqiptarët nuk do të kenë më të drejtë të ankohen për tragjeditë që kanë pësuar deri në atë ditë. Mos vallë Kadareja ka ndërmend të shpallë moratorium për krimet serbe në Kosovë?!

Kadareja lëshon zemërim e mallkim të shfrenuar ndaj shqiptarëve me fjalitë : “ Le të mso kemi asnjë iluzion. Në Kosovë në Mars të vitit 2004 çështja shqiptare pësoi një disfatë. Një dëmtim të rëndë. Një kthim prapa. Le të mos kërkojmë ngushëllim tek proverbi “çdo e keqe vjen për të mirë”. Jemi mësuar që në raste zhvillimesh të tilla të dëgjojmë prej Kadaresë mallkime histerike, falle rrënqethëse dhe parajalmërime katostrifike për shqiptarët. Qysh në çastin kur kemi lexuar këto fjali dhe tërë shkrimin e dinim se Kadareja do të detyrohej më vonë të kafshonte gjuhën, madje të tentonte të bindëte njerëzit se nuk është shprehur ashtu, se nuk e kanë kuptuar etj. Kështu ndodhi me mallkim et vitit 2001 kundër UÇK-së në Maqedoni. Në fakt Kadareja  filloi menjëherë  në intervsita të mëvonshme të bënte dredha. Por ngjarjet janë në vijim.

Tani në fund të muajit Prill 2004 mund të themi më me siguri se ditën e gënjeshtrave kur lexuam tekstin “Riparimi i së keqes” se dështim ka pësuar mendimi i mllefosur dhe mallkimi arrogant i Kadaresë. Kurse ngjarjet e Marsit 2004 në Kosovë çështjen shqiptare e kanë çuar përpara. Të paktën Holkeri miratoi shkëputjen e Kosovës nga sistemi i Kodit Penal të Serbisë, pushoi një italiankë që ishte lidhur me interesa me Serbinë. Rugova u prit për bisedmie në OKB nga Kofi Anan. Këshilli i Europës filloi të merret me çështjen e Kosovës. Edhe Presidenti i Shqipërisë e mori guximin të përmendte gjatë vizitës në Kosovë termat “pavarësi e Kosovës”. Kështu bënë dhe disa deputetë shqiptarë në Kë shillin eEuropës. Shumë vëzhgues politikë ndërkombëtarë kanë qortuar qëndrimet e veprimet e diplomacisë ndërkombëtare, kanë filluar të analizojë mangësitë e mbrapshtitë në punën e UNMIK-ut. Shumë vëzhgues seriozë po theksojnë se i duhet dhënë fund sa më parë gjendjes së papërcaktuar në Kosovë.

Këto ngjarje bënë që shqiptarët të vetëdijësohen shumë më tepër se Kadareja për atë politikë të mbrapshtë që bënte Europa për hir të “pendesës që kishte ndëshkuar Serbinë” dhe për hir të “jugosllavomanisë” që përmend Kadareja në “Poshtërimi në Ballkan” dhe që tani shfaqet si “serbomani”. Këto ngjarje kanë bërë që diplomacia ndërkombëtare të fillojë të mendojë më seriozisht për mangësitë e saj, për dështimet e saj dhe politika shqiptare t’i thërrasë pakëz mendjes për moskokëçarjen esaj. Çështja shqiptare, pra, nuk ka bërë aspak hapa mbrapa nga ngjarjet e 17-18 Marsit.

Hapa mbrapa në çështjen shqiptare janë thirrjet për zemërim të mekur kadarean

Kadareja ka bërë hapa mbrapa edhe në krahasim me ato që shpalosi në “Poshtërimi  në Ballkan”. Kadareja në vend që të ndihmojë shqiptarët “të riparojnë të keqen” më shkrimin e tij të ditës së rrenave ( 1 Prill 2004) ka prishur edhe atë imazh që kishte krijuar me “Sprovën” e titulluar “Poshtërimi në Ballkan”, një imazh pjesërisht i pranueshëm pjesërisht, i qortueshmë për ata që Kadarenë e shohin si shkrimtar të madh e politikanist të vogël dhe të shkëlqyer për ata që asnjëherë nuk duan ose nuk janë në gjendje të gjykojnë për qëndrimet e Kadaresë pa përulje idhulltare.

Kadareja klith : “Të shkëputemi nga zemërimi i verbër, nga vizioni dritëshkurtër, nga dufi katundaresk, ky surrogat i keq i patriotizmit, për t’u bërë të aftë të shohim atë që ndodhi dhe pasojat” . 

Kjo nuk është kurrfarë thirrje prej intelektuali të madh që po sheh shumë më larg e më qartë se të tjerët. Është më tepër një klithmë e meskinitetit provincialist  që askush të mos guxojë të zemërohet pa u zemëruar ai, Kadareja nga Gjirokastra, që askush të mos reagojë pa dhënë urdhër ai, Ismaili nga Parisi, që askush të mos ngoihet në mbrojtje të të drejtave politike shqiptare pa shkruar ai “shkrimtari kombëtar” në një gazetë, ose më shumë se sa lejon ai, “politikani europianist” në ndonjë intervistë. Është bajraktarizmi intelektual i Kadaresë që kërkon të vejë nën hyqëm deri shpërthimet popullore në Kosovë.

Një fjalë e urtë  popullore thotë “I mençuri duhet të tregohet gjakftohtë përpara se ta zemërojnë dhe jo kur e kanë zemëruar”( gazeta “Drita” 7 Janar 1990). Më 17 dhe 18 Mars shqiptarët në Kosovë tashmë i kishin zemëruar tej mase. Gazetari nga Kosova Agim Popovci në shkrimin “Përse  Shefer nuk ka të drejtë?!”, ( gazeta “Panorama” më 28 Prill 2004) i ka kundështuar me shumë arsye dhe me argumenta serioze shfryrjet kërcënuese e fyese  të sekretarit të përgjithëshëm të NATO-s kundër shqiptarëve që bënë protestat në Kosovë dhe kundër politikanëvet papusht et shqiptarë pse këta nuk janë në gejndje të  ndrydhin pakënaqësitë e zemërimin e shqiptarëve.

Agim Popovci ka kujtuar në këtë rast se  politika shqiptare në Kosovë nuk ka asnjë fuqi e kompetencë dhe nuk ka si të kontrollojë pakënaqësinë e popullit. Ai i kujton Sheferit, por edhe zemërakëve shqiptarë si Kadareja, se ka pesë vjet që forcat e NATO-s durojnë pa çarë kokën të sfidohen nga sebët në Mitrovicën veriore dhe  pijanecët serbë në Urën e Ibrit. Popovci i kujton Sheferit dhe zemërakëve si Kadareja se  ishte një grusht provokatorësh serbë të nxitur nga Beogradi që bllokuan rrugën për lëvizjen e 80 000 shqiptarëve në mes të Kosovës para se të shpërthenin ngjarjet e 17 Marsit. Ushtritë e NATO-se policët e UNMIK-ut në vend që të zhbllokonin rrugën ruanin serbët të mos i shqetësonte kush.

Nuk ka nevojë të zgjatemi se ç’ndodhi me fëmijët shqiptarë që u mbytën në lum në fshatin Çabër. Por duhet kujtuar që të mos harrojnë zemërakët ndaj shqiptarëve si Kadareja se kur u mbytën dy fëmijë serbë afër Pejës u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ndërsa në rastin e fëmijëve shqiptarë u veprua ndryshe. Filluan menjëherë manovrimet për të zhytur sa më thellë të vërtetën, jo vetëm në ujrat e lumit, por dhe në zvarritjet e burokracisë hetimore, në dinakëritë e politikës e të propagandës. Madje dhe tani po vazhdojnë përpjekjet për ta mjegulluar sa më shumë tragjedinë tyre. Edhe raporti hetimor që bënë me shumë vonesë organet e UNMIK-ut dhe që në mënyrë pakëz të çuditëshme lë n ë errësirë se kush ka kryer krimin më parë u shpall në TV të Beogradit se të ndiqte rrugën zyrtare në Kosovë.

Kurse OSBE  fajsoi  shtypin shqiptar të Kosovës pse e pasqyroi tragjedinë e fëmijëve të mbytur në mënyrën e zakonshëme që i pasqyron shtypi ngjarje të tilla tragjike. OSBE  qortoi shtypin e Kosovës pse nuk ushtroi autocensurë  në këtë rast dhe e akuzoi këtë shtyp se gjoja paska qenë nxitësi i ngjarjevet të 17 Marsit. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë OSBE-n të fajsojë shtypin e Beogradit, ndonëse ai për vite të tëra ka nxitur, ka mbrojtur genocidin, krimin shtetëror, agresionin serb në Ballkan, ndonëse ky shtyp pë r dekada ka gatuar e reklamuar krimet kundër shqiptarëve. Si mund të mbeteshin shqiptarët deri në caqet e “zemërimit të mekur kadarean” më 17 Mars kur ata janë nëpërkëmbur nga serbët e Serbia edhe gjatë këtyre viteve që quhen të lirisë e nën mbrojtjen e shpëtimtarëve, kur Serbia u përmend çdo ditë se nuk kanë shteg tjetër veçse të rikthehen nën kolonializmin serb?

Kadareja që sillet me kaq gjakftohtësi duhet pyetur: “ ende nuk e kanë zemëruar serbët? Çfarë duhet të bëjnë më serbët kundër shqiptarëvet që të zemërohet Kadareja me ta, e të mos predikojë më kaq gjakftohtësi përulëse vetëm nga ana e shqiptarëvet? Ose çfarë duhet të pësojnë më shumë shqiptarët e Kosovës që të zemërohen sa të mos u shkojë më mendja tek gjakftohtësia që predikon gjithnjë Kadareja?

Më 1 Prill 2004 Kadareja ka tentuar të caktojë për të gjithë shqiptarët kufinjtë deri ku duhet të shkojë zemërimi i tyre për ato që ndodhën në Kosovë. Kush nuk pranon të qëndrojë në këto kufinj të “zemërimit kadarean” e ka marrë paraprakisht diagnozën se vuan nga “zemërimi i verbër katundaresk”. Kadareja sigurisht ka menduar se autoriteti i tij si diagnostikues parizian i zemërimit do të stepë shumë shqiptarë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Por jo të gjithë e pijnë me ujë e tymosen me nuskën që shkruan Kadareja për të mos i zënë “zemërimit katundaresk”.

Kush  duhet të zemërohet me antiracizmin e Kadaresë, shqiptarët apo serbët?! 

Më 18 Prill 2004 në gazetën “Korrieri” të Tiranës ( gazetë që bën pjesë në grupim mediatik të komanduar nga një oficer i zbulimit francez që  përçon mjaft serbomani europiane në Shqipëri) u ribotua  shkrimi “Kadare dhe kosovarët” me autor gazetarin nga Kosova Beqë Cufaj dhe botuar fillimisht në “Frankfurter Algemajne Cajtung” të Gjermanisë. Nga ky artikull mësuan se “Dhuna e 17-18 Marsit, e cila tronditi jo vetëm Ballkanin, por edhe shpirtrat në Europë ka filluar të ketë edhe pasoja të tjera”. Për Ballkanin nuk po na bëhet shumë vonë se i tronditur ka qenë jetë e mot. U mërzitëm pakëz që qenkan trodnitur shpirtrat në Europë se atje shpirtrat janë shumë të ndjeshëm, delikatë, se Europa nuk ka bërë luftra ndonjëherë, nuk di as ç’janë vuajtjet, krimet; nuk ka parë përleshje si ato që u bënë në Kosovë.

Nga kjo fjali kuptuam se për shkak të shpirtit të tij më shumë europian edhe Kadareja do të ketë qenë shumë i tronditur kur ka shkruar  “Riparimi i së keqes” dhe në vend të zemërimit të verbër u ka këshilluar shqiptarëve të kenë zemërim me syze të trasha. Beqa është munduar shumë në këtë shkrim të bëjë appologjinë e qëndrimit të Kadaresë të shprehur në të dy shkrimet që po analizojmë “Poshtërimi në Ballkan” dhe  “Riparimi i së keqëes”.

Beqa me një dëshirë të fortë avokatore për Kadarenë në Francë dhe akuzuese për intelektualët shqiptarë në Ballkan ( nuk përdor termin troje etnike shqiptare) ka shkruar : “ Derisa shumica e intelektualëve shqiptarë të Ballkanit me heshtje, huti apo injorancë  vazhdonin të shikonin tragjedinë e shkatërrimeve, plaçkitjes së shtëpive të kosovarëve serbë e romë ( vini re jo të serbëve e romëve në Kosovë A.B.) dhe posaçërisht të vënies së zjarrit ndaj kishave ortodokse serbe, gjithandej nëpër Kosovë ishte shkrimtari Ismail Kadare ai që nga apartamenti tij në Paris ngriti zërin kundër këtij terrori turpërues”.

Beqa është munduar gjithashtu që ta çlirojë Kadaren nga akuzat që i bëkan disa si nacionalist dhe shpall se “Kadare tek shumica e shqiptarëve përjetohet si ikonë”. Nëse Mehmet Shehu në letrën drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1968 Kadarenë e merrte në mbrojtje si “ikonnë e vijës së Partisë së Punës në letërsi”, gazetari Beqë Cufaj në një shkrim për publikun gjerman e shpall “ Ikonë të shumicës së shqiptarëve” për gjithçka. Në ç’mënyrë Beqë Cufaj ka arritur të dijë mendimin e shumicës së shqiptarëve nuk thuhet në shkrimin e tij.

Por, Beqa na ka sqaruar se edhe pse iu dha titulli “Doktor Honoris Causa” në Prishtinë pas botimit të librit “Poshtërimi në Ballkan” intelektulaët në Prishtinë kaluan në “qërim hesapesh me Kadarenë,  pritën librin ose me injorim ose me kritika shkatërruese dhe e kanë etiketuar “Vetposhtërimi në Ballkan”. Gjithnjë sipas shkrimit të Beqës “ (intelektualët prishtinas) duke aluduar se shkrimtari “ynë” më i njohur po i  “vetposhtëron” shqiptarët dhe vetveten”. Me pak fjalë qysh para se të botohej “Riparimi i së keqes” Kadareja qenka kundërshtuar me  heshtj e e me shkrim nga intelektualët në Kosovë, sikurse është kundështuar e po kundërshtohet edhe në Tiranë, ndonëse këtu shtabet e mbrojtjes së Kadaresë janë shumë më të fuqishme dhe idhulltarët e tij fanatikë më të përulur. Prandaj Beqa në Gjermani është munduar të marrë në mbrojtje Kadarenë e Parisit, ka sulmuar AKSH pse kërcënon Kadarnë, duke i kujtuar rastin tragjik të Esat Toptanit në Paris.

Dy ditë para se të lexonim shkrimin e Beqës në “Korrieri” një tjetër gazetë  apologjete e panagjeriste e Kadaresë “Albania” në datën 16 Prill 2004 kishte botuar një intervistë të gjatë të  shkrimtarit malazez Mirko Kovaç. “Albania” ka shfrytëzuar një fjali të Mirkos nga fundi i intervistës për të nxjerrë titullin e madh “ Serbët nu k do ta falin kurrë Ismail Kadarenë” për kritikat me vend rreth miteve e politikës serbe. Duket qartë që  ky titull është sajuar nga “Shtabet e mbrojtjes së Kadaresë” si kundërpeshë ndaj kundërshtimeve që i bëheshin Ismailit për shrkimin “Riparimi i së keqes” ku ai në fakt i bën një shërbim të madh politikës serbe ( me dashje apo pa dashje le ta sqarojë Kadareja vet). 

SHQIPTARËT NË BISHT TË POLITIKËS SLLAVOMAQEDONASE

Zgjedhjet e parakohëshme presidenciale që sapo përfunduan në FYROM shqiptarve u shërbyen vetyëm për një gjë : të kuptojnë se deri në çfarë shkalle të lartë ata janë të manipuluar poltikisht nga faktori (partitë) sllavomaqedonas dhe sa pak peshë u siguron në FYROM pjesëmarrja e tyre  në format e deritanishme në jetën politike të këtij shteti të përkëdhelur.

Cervenkovski është presidenti i tretë sllavomaqedonas i FYROM qysh kur ky shtet u njoh ndërkombëtarisht, ndonëse ende me një emërtim shumë të gjatë që ka brenda fjalën “Ish”. Kur u zgjodh presidenti pi parë Kiro Gligorov as ky, as mbështetësit e tij nuk donin të dinin shumë nëse kishte edhe shqiptarë në FYROM. Gligorov ishte i sigurtë në zgjedhjen e vet me votat e sllavomaqedonasve. Kur u zgodh presidenti i dytë Trajkovksi gjërat kishin ndryshuar dhe ky nuk mund të ulej në “fronin presidencial” po të mos votonin për të me shumicë shqiptarët në turin1:place> e dytë. Kështu Trajkovski u bë president sllavomaqedonas i FYROM-it me votat e shiptarëve.

Edhe tani në rastin e tretë me Cervenkovskin pak a shumë gjendja ishte si në rastin e Trajkovskit: duhej të dilnin në votime shqiptarët dhe të votonin për Brankon me që ky të zgjidhej. Thonë se ashtu u bë. Aleatët shqiptarë të Brankos, Partia e Bashkimit për Intgerimin Demoktatik, e kryesuar nga Ali Ahmeti, e mori shumë seriozisht përsipër rolin që i kërkohej për të nxjerrë sa më shumë shqiptarë në votime dhe këta të votonin për Cervenkovskin. Partia tjetër me  e shqiptarë, e kryesuar nga Arbër Xhaferri, që kishte ndihmuar para disa vitesh të rreshtonte shqiptarët në ushtrinë elektorale të Trajkovskit, kësaj radhe ishte në opozitë dhe bë ri thirje për bojkotim të turit të dytë të zgjedhjve, pra për të penguar Cervenkovskin nëpërmjet mosligjërimit të zgjedhjeve. Nëse nuk do të merrnin pjesë pak më shumë se gjysma e votuesve në votime zgjedhjet nuk mund të quheshin të rregullta.

Dy partitë e shqiptarëve u  ndeshën në betejën presidenciale të sllavomaqedonasve  më ashpër se vet partitë e votyuesit sllavomaqedonas. Ishte e pështirë kur në ekranet televizive të Tiranës dëgjonim deklarata me akuza , ironira e fyerje reciproke të përfaqësuesve të partive shqiptare pas incidenteve që ndodhën në Tetovë ditën e votimeve në disa qendra, incidente që u shoqëruan me arretsime politikanësh shqiptarë. Kështu beteja sllavavomaqedonase për presidentin e vendit u shndërrua në betejë bajraktarizmi politik midis shqiptarëve  në funksion të pol itikanimzit sllavomaqedonas në FYROM.

Është shpallur se zgjedhjet janë të ligjëshme sepse paskan marrë pjesë në to pak mbi 52% e votuesve të rregjistruar. Është apo jo e vërtetë kjo nuk e dimë dhe nuk kemi përse ta vrasim mendjen. Nëse është e vërtetë atëherë në ligjërimin e rezultatit të zgjedhjeve kanë “meritë të madhe” partia shqiptare e Ali Ahmetit dhe votuesit shqiptarë që i janë përgjigjur thirrjes së saj të bëheshin edhe legjitimus të zgjedhjve edhe rezervë zgjedhore e Cervenkovskit.A duhej të vepronin kështu politikanët dhe votuesit shqiptarë?! Sigurisht, jo. E themi këtë jo nga simpatia për qëndrimin që ka mbajtur partia e Arbër Xhaferrit kur bëri thirrje për bojkotim në turin e dytë. E themi këtë sepse qëndrojmë në të njëjtën logjikë politike që kemi shpalosur edhe para disa vitesh kur u zgjodh Trajkovksi.

Në shkrimin “Maqedonasit zgjedhin kalin, shqiptarët samarin” në atë kohë kemi shprehur qëndrimin se shqiptarët duhej ta bojkotonin turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe  t’ua linin barrën sllavomaqedonasve të caktonin se cilin do të bënëin “kalë pushteti” për veten e tyre, në një kohë që dihej se cilido që të fitonte shqiptarëve do t’ua vinte keq samarin në kurriz . Kështu ngjau vërtetë. Trajkovski u bë president me votat e shqiptarëve, por ai veproi si president i sllavomaqedonasve kur filloi lufta në FYROM.

Atëherë Arbër Xhaferri me shokë ( Ali Ahmeti nuk kishte dalë ende në skenë) mbanin qëndrim krejt të kundërt, ishin zelltarë të mobilizimit të elektoratit shqiptar për të caktuar presidentin sllavomaqedonas, pra ishin protagonistë të përdorimit të elektoratit shqiptar për të konsoliduar pushtetin sllavomaqedonas dhe për të rritur autoritetin e FYROM-it në botë. Tani Arbër Xhaferri pranoi atë logjikë politike që e kundërshtonte atëherë, bojkotimin si rrugë për të afirmuar veçanësinë politike të elektoratit shqiptar dhe për ta nxjerrë faktorin shqiptar nga një vartësi mjerane nga faktori sllvomaqedonas. Por kjo taktikë e re e Xhaferrit dhe e  AN>partisë së tij ishte e destinuar të dështonte, sepse tashmë ishte një forcë tjetër politike shqiptare, partia “në pushtet” e Ali Ahmettit që merrte përsipër atë rol që kishte luajtur partia e Xhaferrit para disa vitesh.

Kështu përsëri u vërtetua se politikisht shqiptarët e në FYROm janë vetëm reservë elektorale e forcave politike që veprojnë në emër dhe për interes të faktorit sllavomaqedonas. Kjo duket qysh në koalicionet politike që ata bëjnë për qeverisjen e FYROMi-t. Kjo u duk fare qartë kur shqiptarët në turin e parë të zgjedhjeve votonin për kandidatë të ndryshëm shqiptarë. Nuk ka asnjë kuptiom që shqiptarët të dalin me dy kandidatë sa për formë, kur rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se edhe po të kenë një kandidat të vetëm ata nuk fitojnë. Edht e tani dy kanddidatët shqiptarë nuk morën më shumë se 25% të votave sëbashku. Pra, një shenjë tjetër që u shërben sllavomaqedonasve të vërtetojnë se në FYROM nuk ka më shumë shqiptarë sesa nxjerr regjistrimi i popullsisë që bëjnë ata.

Zgjedhjet presidenciale në FYROM për shqiptarët patën vetëm kuptimin e rikonfirmimit të zvarrisjes së tyre në bisht të politikës sllavomaqedonase dhe të integrimit të tyre në strukturën politiko-partiake që ka ndërtuar vet  për vete faktori sllavomaqedonas.

2 Maj 2004                                                                                   Abdi Baleta

TË MOS ALARMOHEMI PËR “PËRJASHTIMIN NGA EUROPA”

Iu thfatë goja “ të urtit të Moisiut”, Sabri Godos, për “shakanë e marrosur” që shqiptarët të nisen për në Irake dhe të lënë Shqipërinë të zbrazur për serbëte grekët

Ë gjitha mjete epropgandës dhe shumë politianë e një pjesë e opininit public poi  fryjnë më e të gjiktha fuqitë alarmit të rremë se Shqiparia do të përjashtihet nga Këshilli i Europës, dio të lihet jashtë rjedhave të integrimit europian, do të bijë në vetizolim të rti  komunist-enverian. Kjo fushatë alarmi të stërsmadhuar është orketruar me kujdes nga qendrate njohura ndërkombëtare të nëpërkëmbjes së shsiqptarëbe dhe nga emisarëte mervenarët etyre të vetdishëm ose tirollkaë bt renda shoqësiëe politikës shqiptare.

Shqipëria dhe shqiptarët për të mbijetuar si vend e si komb as kanë pasur as kanë nevojë për ndonjë pranim europian. Shqipëria dhe shqiptarët në rast se duna të jetojnë si vgend e si komb dhe të pëparojnë si shopqërie lirë e demokratike nuk i ndalon dot gjë edhe sikur dikuhst të  sajojë etentojnëmarrëzirate përjashtimity të Shqipërisë nga Europa. Shqipoëria dhe shqiptarët janë në Europë jo se pranoi dikuhs për mëshirë, por sepse janë këtu denbaden, sepse janë Europëe europianë para atyre që sot mburren nëpër sallate konferncave të parlamentëve.

Ata që bëjnë rezoluta për përjashtim ( me nënkuoptim) të Shqipërinë nga Europa edionë se Shqipëria është ë Europë dhesado ta izolojnë nuke shkulion dot nga kontineti me meskinëruitë e tyre. Ta vetëm lozin me nervate dobëta të një pjese të shqiptarëve, lozin m ep[oshtërinë sinë e një pjese të madhe të p[olitianëve shqiptarë për t’u imponuar Shqipëriosë e shqip[tarëve një staus për♪5mues në Europë, për të ushtryuar trysninë tradicionale mbi shqiptarët që të kënaqin sllavëte grekët e Ballknait. 

Pamë me neveri sekusncat filmike nga salla pothuajse bosh e Asamblesë së këshillit të Europës ku disa deputetë shqiptarë kihsin shjkuar të ziheshin edhe atje si qentë për një kockë puhstgte që presoin t’u hedhë praën stelit të tyre në Shqipëri Europa. I dëgjuma këta deputetë të rrinin nëkmbë duke lexuar nje ëri në anglihste tjetri në frëngjishtdeklarate tyre të tyroshme para disa tuafëve europianë dhe për të treguar se deri ku ëshët katandisur soji i politiknait shqiptar, që jo vetëm kanë harruar traditta eshkelqyera të kuvendit të burrfave shqioptarë në shekull t, kuvende demokratike seriooze që Europa nuk i njioh kyurrë, por nuk përmbajnë dot veten pët r ta’ia nxirë faqen politi kës shqiptare as aq sa dinë ta përm, bajnë fallxhoret rrugëve në Shqipëri kur zënë e shajnë.

E vpamë Betishën e Tiopalin sip o mundoheshin t’i bënin të qanin aat ppak kokkra deputetësh europainë të ngeshëm që qëndronin tek-tuk në sallën madhështyire të mbledhjeve. I pamë këta liderë të  opozyës të qaraviteshin se nuk po ilnë të vioin ënë pushtte. Pamë dhe anën tjetër të medaljes s ëturp[it politik të Shqipërisë, deputetët pushtetarë që po luteshin klegëve të yre të punon bashkë për të mirëne Shqipërisë e të mso e trembini aq shumë me ankesa këshillin eEuropë. Po përse nuke bëjnëkëtë bashkëpunim këtu në Tiranë po duanta gjenë atje në Strazburg. E dëgjuma Betishën që me dalldinë e njohur të sulmonte edhe njëherë Fatos Nano s enuk ikanë mjaftuar sulmet me frymëszim le(h)sian në mitingje.

Dhe sikur të ishin pak gjithë këto më 2 Majj 2004 lexuam në gazetën “Ballkan” edhe “mençuritë” e mëdha dhe “shakarate marroqe” të “të uirtit të Moisiut, Sabri Godo, për gjmënë që p[o i afrihet Shqipërisë me kërcënimin për përjashtimin nga Europa dhe “largimin vullnetar të shqiptarëve drejt Irakut” në rats se kjo gjmë nuk ndalohet sipas strategjisë etaktikës ka përgatitur këshilltari i p[ërhershmë i mbraopshtive në polityiknë shqiptare “prtesidenti i nderuit i Paryisë Republikane.

Olsi | 7 May 11:15 2004

BeqirS | 7 May 14:54 2004
Picon

Rihap dyert e saja shkolla "Dituria" ne Nju Jork

(Shkolla shqipe "Dituria" në Nju Jork, fillon Semestrin e dytë)

Shkolla shqipe Dituria vatër e gjuhës e mësimit shqip në Amerikë, ajo ngjall dashurin dhe ndjenjën e zjarrtë për dheun Mëmë.

(Më datën 9 Maj, 2004, ditën e diel - prej orës një të pasdites deri në orën tre - zhvillohet ceremonia e hapjes së Semestrit pranveror, e cila shënon  edhe  ditën e parë të mësimit, për këtë sesion shkollor)

Nga Nju Jork(SHBA)BEQIR SINA

Southern Blvd (Bronx NY):  Shoqata Gjenerata e Re Shqiptare, në bashkepunim me Pan-Federatën Shqiptare të Amerikës VATRA, njoftojnë komunitetin Shqiptarë në - (Five Borough ) New York,  nëpërmjet gazetës së mirënjohur “Bota Sot” në Amerikë, se pas semestrit të parë të sukses'shëm të shkollës Shqip “Dituria,” hap sërish dyert e saja më datë 9 Maj, 2004, të dielën për semestrin pranveror.  Këtë njoftim na e dha kryetari për degën e New York- New Jersey- Connecticut, për Gjeneratën e Re Shqiptare Zoti Erion Berisha.  Ai i bëri të ditur gazetës “Bota Sot” se shkolla “Dituria”  ka nxënës vullnetarë Shqiptarë të moshave të vogla, me mësues e mësuese  cilët janë studentë universitarë.  Ceremonia e hapjes bëhet këtë fundjave në mjediset e Vatrës, nga ora një e pasdites deri në orën tre(pm).  Për ç’do sqarim dhe për t'u rregjistruar ose sqarime të tjera, janë vënë në dispozicion: numri telefonik 908 – 338 4613 sikurse dhe adresa elektronike ERIONB <at> AOL.COM.  Shkolla do të jetë në adresën e VATRE -s, 2437 Southern Blvd, Bronx, NY, 10458.

Gjithashtu, Erion Berisha, theksoj se në rradhë të parë se duhen falenderuar të gjithë mesuesit e mesueset që semestrin e kaluar kanë dhënë një ndihmes shumë të madhe, sikurse dhe nxënësit dhe prindërit e të cilëve e kanë mbajtur shpresën gjallë për të vazhduar këtë punë me kaq rëndësi. Duke pasur edhe më shumë eksperiencë, kjo shkollë synon që semestrin e dytë të vazhdojë mesimin e leximit dhe shkrimit të gjuhës Shqipe; sikurse dhe pak me shumë ngarkesë mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë.  Ata ndihen me konfident në një ngarkesë më të madhe këtë semester, pasi edhe nxënësit se shpejti lirohen nga shkollat Amerikane, kështu që do e kanë më të lehtë të fokusohen vetëm në gjuhen Shqipe.  Mësimet do të bazohen në Abetaren Shqip, sikurse dhe shkolla do të jetë falas për ç’do njërin nga të interesuarit, që dëshiron të mësojë fëmijët e tij me gjuhën e ëmbël e të bukur Shqipetare.  Në vijim të këtij njoftimi gazeta Kombëtare “Bota Sot” në SHBA i drejtoi disa pyetje Erion Berishës për të na folur diçka më shumë rreth shkollës "Dituria" në Nju Jork..

Bota Sot :  Si ju lindi kjo ide ?

Erion Berisha : Ideja për një shkollë të tillë lindi nga nevoja që breznitë shqiptare të Amerikës, të vazhdojne të ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e tyre. Një ndër veprimtaritë më me efekt në këtë drejtim dihet se në kushtet e emigrantit dhe "pamëshirsmërisë" që ka gjuha e huaj për të harruar gjuhën nga kemi lerë, ishte mësimi i gjuhës shqipe në rradhë të parë. Prandaj në këto kushte kemi vrejtur se shumë të rinjtë shqiptarë, studentë, e fëmijë të moshave të ndryeshme e kuptojnë fare mirë se edhe pse janë me trup larg vendlindjes së tyre apo vendlindjes së prindërve të tyre, detyrimet për atdheun nuk sosen kurrë. Prandaj edhe iu dhamë me mish e me shpirt kësaj detyre që i vumë vetes me hapjen e shkollës "Dituria".

Bota Sot : Pse zgjodhët pikërishtë emrin e mjediset e Federatës Pan-Shqiptare VATRA, në Nju Jork, dhe kush janë nxënësit e mesuesit e parë ?

Erion Berisha : Duke zgjedhur një nga mjediset më kuptimplote të shqiptarve në Amerikë, djepin e kulturës, traditës e historisë sonë kombëtare, ndërtesen e Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Nju Jork, grupi i nxënëseve të parë që moren mesimet e para shqip në këtë shkoll ishte : Besar, Blerita, Blerind Mulliqi, Ingrid, Greta, Monika Mici, Daniel, Ronald Vuthaj, Ertiola Huli, Frasher, Leart Ulaj e Xhulia Gjoka. Ata që  kane filluar të japin mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë të moshave të vogla, në shkollën "Dituria" në Nju Jork janë, Blerta Alikaj, Laureta Ismailaj  Alma Uldedaj, Keti Spahiu, Kreuza Leka sikurse edhe vete une. Ne jemi të rinj shqiptarë, studentë të Universiteteve me të njohur të Metropolit të Nju Jorkut siç janë, Universiteti Rutgers, ai i Nju Jork-ut, Shkolla e Larte Parsons, Kolegji John Jay, dhe ai i Baruch-ut.

  Bota Sot :  Kush jeni ju të cilët "ndezët" këtë zjarr të diturisë shqip?

  Erion Berisha : Jemi të rinj, disa nga themeluesit e  shoqates të quajtur Gjenerata e Re Shqiptare, e cila mbledh në gjirin e saj intelektuale dhe njerez me ide te reja shqiptarë pa dallim moshe, me banim në ShBA-të dhe vende të tjera Perëndimore. Që nga emri i shoqatës kuptohet se jemi të rinj të cilët duam që të përtërijmë traditën e mrekullueshme të shoqatave patriotike shqiptare në mërgim e veçanërisht siç eshte VATRA.   Për këtë arsye kemi zgjedhur që te japim mësimet e gjuhës shqipe në mjediset e Vatrës. Për këtë ne i jemi të gjithë mirënjohës më së pari Kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare VATRA, z. Agim Karagjozi.

       Bota Sot : Cili ka qënë frymëzimi juaj ?

     Erion Berisha : Ishin pikërisht veprat e mrekullueshme në dobi të çështjes kombëtare - Shqiptare që bënë që ne të zgjidhnin VATRËN, si vendin ku filizat e njomë, fëmijët e shqiptarëve të Nju Jorkut të mësonin gjuhën e tyre amtare dhe jo vetëm atë por edhe traditën e mrekullueshme të shqiptarëve të Amerikës, të cilët në çastet më të vështira që kaloi vendi ynë, i’a zbardhën faqen atij. Qëllimi ka qenë që të mësojmë nga përvoja e mrekullueshme e kollosëve të kulturës tonë kombëtare, Fan Nolit e Faik Konicës si dhe korifejve të tjerë pasardhës.

    Bota Sot :  A mund të na thoni se cili është një ndër synimet tuaja ?

   Erion Berisha : Një ndër synimet kryesore të tona, është që duke përgatitur këtë brez shqiptarësh në amerikë, të përgatisim edhe gjenerata të tjera më të reja për të qenë të aftë që t’i mbajnë të gjalla dhe t’i shtyjnë përpara lidhjet e mrekullueshme që ekzistojnë midis popullit shqiptar dhe atij amerikan. Të ruajme të pastër dhe të bukur gjuhën e ëmbël të Nënës. Shkolla “Dituria” në Nju Jork, nuk është një shkollë që është organizuar, bazuar në ndonjë lloj detyrimi finaciar, është një obligim moral e krenari kombëtare i  çdo shqiptaro-amerikani i çdo moshe, që në të ardhmen të jenë të përgatitur për të dhënë përvojën dhe kontributin e tyre në trojet shqiptare, dukë përcjellë dijenitë e marra në Amerikë nëpërmjet gjuhës së bukur shqipe. Këto dijeni mund të jenë të lidhura me biznesin, bankat, ushtrinë, arsimimin, kulturën, shkencën, teknologjinë etj. Mjafton që të kenë dëshirën dhe pasionin për të mësuar shqip.

Bota Sot :  Ç'farë keni në planë të tregoni me këtë shkoll ?

   Erion Berisha : Shkolla e Gjuhës Shqipe në qytetin metropolitan New York, ku banojnë një numër i konsiderueshem bashkëatdhetarësh, të emgiruar në periudha të ndryeshme, tregon më së miri se sa të thella janë lidhjet e rinisë shqiptare në Amerikë me atdheun  e tyre, se sa demokratik është sistemi amerikan që na mundëson këtë edhe pse kaq larg atdheut.  Duam te tregojme se sa mund të bëjë ky vend per ne, dhe se sa mund te bejme ne per edukimin e brezrave te rinj qe do te jetojne ne Amerike, si dhe mbajtja e gjalle e pasionit, dashurise dhe ndjenjës se zjarrtë për dheun mëmë.

Bota Sot :    Ju Faleminderit !

Erion Berisha : Falemderit dhe te uroj gjithe te mirat

http://www.newalbaniangeneration.com/schoolphotos.html

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================

sevdije rexhepi | 7 May 17:37 2004
Picon

River of Thoughts

River of Thoughts

As a river

The thoughts flow perpetually

Every minute of my being

I'm a good sailor

Even when the storm begins

Disturbing the quiet sea

Wanting to scare the day

And chase the seagulls

I'm strong than ever

With a wavelet

Which cradles the dreams

Keeps my spirit alive

Always shed some light

In the deepest night

I'm not alone

With beautiful colors of sunrise

I paint the world

With love and hope

Because

Every new day

It's a gift from above

Sevdije Rexhepi

Gjilan - Kosov /p>

Gmane