BeqirS | 13 Mar 17:35 2012
Picon

Shoqata Dibra festoi 7 Marsin diten e Mesuesit dhe 8 Marsi festen e Nenave

http://www.dibra.us/

Shoqata Dibra festoi 7 Marsin diten e Mesuesit dhe 8 Marsi festen e Nenave

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

Feste suksesesh dhe arritjesh te Dibraneve ne Amerike.......

 

 

 

STATEN ISLAND - NYC : Festat e 7 dhe 8 Marsit, por dhe 15 vjetori i Shoqates Atdhetare "Dibra" eshte festuar mbreme ne ishullin e "dibraneve" ne qytetin e New Yorkut - Staten Island, me nje spektakel, qe zgjati disa ore, mbushur plot me kenge e valle, dhe fjalime kushtuar ketyre dy datave te shenuara. Mbremja festive, ketu ku jeton nje komunitet i konsiderueshem dibranaesh, i pesti per nga madhesia numerike, mes shume etnive qe e karakterizojne kete qytet tipik amerikan, mblodhi qindra vete, kryesishte familjet dibrane, te emigruara ne periudha dhe rethana te ndryshme.

 

 

Mbremja festive per nder te 7 Marsit diten e Mesuesit dhe 8 Marsin festen e Nenave, u organizua dje ne mbremje, ne mjediset e lokalit luksoz "The Vanderbilt" ne Father Capodanno Blvd - Staten Island, nga Shoqata Atdhetare Dibra. 7 Marsi dita e Mesuesit dhe 8 Marsi festa e Nenave, eshte bere, nga dibranet ne Amerike, "festa e Dibraneve" te cilet e kane kete feste nje nga veprimtarit kulturore te pervitshme. Ky manifestim tradicional ne kete komunitet tash sa vjet çmohet si perpjekje e bashkepunimit te veprimtarive dibrane qe mbeshtesin dhe festojne ne Shtetet e Bashkuara, edhe ngjarjet dhe datat me te rendesishme kombetare.

 

Shoqata Atdhetare Dibra, per çdo vit feston 28 Nentorin 1912 diten e Flamurit - Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, diten kur Kosova u shpall e pavarur dhe dite te tjera me karakter kombetare. Keto ngjarje te medha kombetare, kan ndergjegjesuar bashkeatdhetaret tane, per te u mbeldhur se bashku, por edhe mbeshtetur edhe kontribuar, per Dibren, ne radhe te pare, por edhe Kosoven dhe çeshtjen shqiptare, duke ju bashkengjitur bashkesise shqiptare, organizatave dhe shoqatave te tjera ne te gjitha veprimtarit e saj ne komunitet.

 

Ne kete mbremje festive, permes ekraneve te televizionit, u percolle dokumentari i Shoqates Atdhetare Dibra, ku tregohet se te gjithe keshilltaret e kesaj shoqate kane vendosur qe çdo njeri prej tyre te dhuroje sipas mundesise (kush sat e doje)nje shume te hollash te cilat do t'ju dhurohen shkollave fillore Vllazerim Bashkim dhe Said Najdeni ne formen e nje ngrenje, kryesisht mengjesi, me qellimin e vetem qe femijet dibran nga klasa e pare deri ne te pesten te mos ndjejn mungesen e ushqimit gjate qendrimit te tyre ne ambientet shkollore.

 

Ne dokumentarin televizive, thuhej se ky projekt filloi te realizohet qe me 20 Shkurte, ku çdo dite te ndrimit te pare, femijeve nga klasa e pare deri ne pesten , pa mare parasysh se ne çfare gjuhe zhvilohet mesimi, u ndahen racione te ushqimit te mengjesit. Kryetari i SHAD-it, Ilir Rusi, tha se kjo behet me qellim: "Per te mos ua bere monotone femijeve ushqimin e njejte çdo dite, ne vendosem qe tu jepen ushqime te ndryshme çdo dite te javes. Nje dite do te kene kifle me zdenke, diten tjeter krosan me djath dhe kos, kifle me aerokrem dhe sok etj etj. Ky donacion, shtoje zoti Rusi nga keshilltaret do te vijoj deri ne fund te vitit shkollor 2011-2012 (Qershor). Kuptohet se per ta vazhduar kete inisiative qe te mbetet afatgjate Shoqata Atdhetare Dibra do te kete nevoje per donacione dhe sponzore nga te gjithe kush ka deshire te ndihmoje".

 

 

Mbremjen festive per nder te 7 dhe 8 marsit me pergjegjes te skenarit Muharrem Shehu dhe Dritan Klloboçishta, administrator Ago Maqellara dhe Adriatik Pilku, e udhehoqi kengetari i mirenjohur dibran, "bilbili" i kenges dibrane Haxhi Maqellara, i cili kendoi disa kenge se bashku me solistet e Grupit Muzikor "Fisniket" nga Staten Island. Kete mbremje do ta benin edhe me te hareshme me kenge e valle nga te gjitha trevat, kengetaret: Shqipe Kastrati dhe Agron Maqellara.

 

Mysafir i kesaj mbremje spektakel - ishte edhe Lundrim Paçuku, nje emer qe ka kapluar shume zemra dhe admirues, i cili u shfaq kohet e fundit si nje talent ne spektaklin me te njohur per perzgjedhje te talenteve “The Voice of Albania”, dhe talenti i mahniteshem dibran ne Amerike, 18 vjeçari Bledar Maqellara, tenor, bariton, kengetar, aktor dhe kercimtar, i biri i kengetarit Agron Maqellara.

 

 

 

Bekimin e festes se dibraneve e kreu Imam Omer Papraniku. Shoqata Atdhetare Dibra per nder te 7 Marsit dites se mesuesit nderoje me nje pllakat mirenjohje dy veteranet e arsimit shqip ne Diber te Madhe, mesuesin Xhevat Telqiu, dhe mesuesin Shpetim Kllobçishta. Nderkohe, qe e pershendeti kete mbremje festive kryetaria e Shoqates se Gruas ne New York "Zeri Yne", zonja Leunora Abdullahu, dhe ne emer te Klubit Futbollistik Korabi nga New Yorku, Perparim Papraniku. Ne fund u luajt edhe loja e fatit, ku "fatemedhenjet" fituan perkatesisht nje televizot flat 42 inch, nje lop top, nje aparat fotografik, dhe nje shume parash.

 

 

Fjalen kryesore te darkes vjetor per 125 vjetorin e dites se Mesuesit dhe kremtimin e dites Nderkombetare te Gruas e mbajti kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra, zoti Ilir Rusi.

 

 

 

7 Marsin tha kreu i dibraneve e kujtojme me respekt te thelle per mesuesit dhe rilindasit e pare shqiptare te cilet na e lane amanet gjuhen shqipe, te cilen e flasim tani. Mesuesit - prinderit tane te dyte, u sakrifikuan me vite te tera, andaj shprehim falenderimin per gjithçka qe bene per ne, per durimin qe kishin dhe per tere diturine qe mbollen ne ne.Te gjithe atyre qe punuan dhe punojne ne mesimdhenie, ua urojme Diten e mesuesit.Gezuar te gjithe edukatoreve, mesuesve, arsimtareve dhe profesoreve!

 

Sikurse edhe edhe 8 Marsi festa me domethenese per Grate Shqiptare pra Nenave tona kudo qe jane ato punojne , jetojne edhe mesojne sot, theksoi zoti Rusi.

Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund, e ka quajtur Rusi 8 Marsin, per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne.

 

Duke shtuar se per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miesi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar te mbeshtesim koken dhe mendimet tona ne prehrin e nenes,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen.Aty ku paste diell,drite,paqe,lumturi,qofshin ngahera NENAT tona.

Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha NENAT e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat, ka thene nder te tjera kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra, zoti Ilir Rusi.Me pase ai beri nje analize dhe paraqiti nje raport vjetor te veprimtarise se Shoqates Atdhetare Dibra gjate kohes qe ai ai udheheq kete shoqate. Ai permendi sukseset dhe arritjes e kesaj shoqate dhe beri thirrje, anetareve per bashkepunim me te gjithe dibranet ne komunitet

 

Ai kujtoje me kete rast takimin me biznesmene te komunitetit tone per te prezantuar projektin per kontributin dhe angazhimin financiar per te blere, ate qe Rusi e quajti "Shtepine tone te re ...," per te cilen kryetari i dibraneve zoti Rusi tha se " une jam duke iu referuar deri me tani, ndertimit ne te ardhmen i nje Qendre Klutruore te Shoqates Atdhetare Dibra ne Staten Island. Ky eshte objektivi im kryesor, i cili eshte mbeshtetur nga bordi dhe ate qe une besoj eshte arsyeja kryesore ne kemi formuar edhe Shoqaten tone 15 vjet me pare ..."

 

 

 

Senad Maku | 13 Mar 15:38 2012
Picon

Sa janë islame shtetet islamike? - Dr. Fikret Karçiq

Sa janë islame shtetet islamike?

Dhjetë vendet e para “më islamike” në botë janë: Zelanda e re, Luksemburgu, Irlanda, Finlanda, Danimarka, Kanada, Britania e Madhe, Australia dhe Holanda. Vendi me shumicë muslimane që është ranguar më lartë është Malajzia, e cila gjendet në vendin e 38.
Në gjuhën shkencore dhe gazetareske, si zakonisht, janë përdorur shprehjet “vendet muslimanë” apo “shtetet islamike”. Janë ndërmarrë edhe tentativa që këto shprehje edhe të definohen. Kështu që, sipas disa autorëve, “shtetet islamike” do të ishin ato shtete të cilat sistemin e tyre juridiko-politik e kanë në harmoni të plotë me mësimet islame, ndërsa “shtetet muslimane” do të ishin ato ku muslimanët përbëjnë shumicën e popullësisë.
Disa autorë të tjerë përdorin një kriterium të pastër formal: Nëse një vend në kushtetutën e tij deklaron Islamin si fe zyrtare apo Sheriatin si burim të legjislacionit, atëherë ai vend është islamik. Mirëpo për disa autorë me rëndësi është anëtarësimi në Konferencën e Bashkëpunimit Islamik (OBI). Për të gjitha këto definime dhe klasifikime me rëndësi ka qenë vetëidentifikimi i disa shteteve. Me fjalë të tjera, një shtet është islamik nëse këtë e dëshmon ai vetë.
Sheherzade S, Rahman dhe Hossein Askari, dy shkencëtarë nga universiteti “George Washington”, me punimin e tyre “How Islamic are Islamic Countries”, sollën në diskutim çështjen në fjalë. Artikulli është botuar në Global Ekonomy Journalu (vol. 10, no. 2, 2010). Këta autorë kanë shkuar nga ajo se çfarë thotë Islami për  njeriun, botën, qeverisjen, drejtësinë, ekonominë, ambienti etj. Elementet e këtij studimi i kanë  objektivizuar dhe kanë bërë indekse të përshtatshme, ndërsa pastaj, përmes indekseve të tilla,  kanë vlerësuar “islamijetin” (islamicitetin) e vendeve të botës.
Këta autorë kanë bërë katër indekse: Indeksi i islamicitetit të ekonomisë, indeksi i islamicitetit të drejtësisë dhe qeverisjes, indeksi i islamicitetit të të drejtave politiko-shoqërore dhe indeksi i islamicitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Secili indeks ka përfshirë një numër të madh të variablëve dhe të indikatorëve.
Indeksi i islamicitetit të ekonomisë përshinë variablet:  mundësitë e njëjta ekonomike për të gjithë anëtarët e shoqërisë, të drejtat e pronësisë, shenjëtria e kontratave, krijimi i vendeve të punës për të gjithë barabart,  një qasje e drejtë në punësim, qasje e drejtë në arsimim, ndalimin dhe pengimin e varfërisë, luftimin e korrupsionit, përkrahje ndaj sistemit finansiarë, largimin e kamatës, etj.
Indeksi i islamicitetit të drejtësisë dhe qeverisjes përfshinë edhe nënkategoritë si qeverisja, integriteti i gjykatave dhe përzierja e ushtrisë në procesin politik. Këto kategori maten me indikatorin e përgjegjësisë, stabilitetit politik, efikasitetin qeverisës, kontrollin e korrupsionit (nënkategoria e parë), pavarësia e gjykatave dhe integriteti i sistemit gjyqësor (nënkategoria e dytë) dhe niveli i ndërhyrjes së ushtrisë në sistemin politik dhe gjyqësor (nënkategoria e tretë).
Indeksi i islamicitetit të të drejtave njerëzore dhe politike përfshin nënkategoritë e të drejtave qytetare (matet indeksi i lirisë), të drejtat politike (gjithashtu indeksi i lirisë), të drejtat e grave (indikator është përfshirja e grave në organe të ndryshme udhëheqëse), të drejtat e tjera (indikator është politika e shërbimit ushtarak), rreziku politik (indikator është rreziku i ndonjë vendi) dhe ndalimi dhe pengimi i gjenocidit (indikator është qëndrimi i Konventës Ndërkombëtare në pengimin dhe dënimin e gjenocidit).
Indeksi i islamicitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare përfshin nënkategoritë, siç është: Ambienti (matet nëpërmjet pastërtisë së rrethit, kualitetit të ajrit, ujit, burimeve natyrore, energjisë së qëndrueshme etj), globalizmi (matet nëpërmjet globalizimit ekonomiko-socialo-politik), dhe shpenzimi ushtarak (matet me shpenzimin dhe rrezikun ushtarak).
Vlevshmëria e këtyre indeksve dhe mënyra e matjes së tyre nxirret nga punimet teorike më modern të autorëve muslimanë. Me fjalë të tjera, autorët me gjuhën e metodologjisë kuantitative kanë përkthyer punimet e dijetarëve musliman.
Kur të gjithë këto indekse janë aplikuar në vendet e botës moderne, është paraqitur një listë e përgjithshme eislamijetit (islamicitetit) (Overall Islamicity Index Rank). Dhe ja befasia. Dhjetë vendet e para “më islamike” në botë janë: Zelanda e re, Luksemburgu, Irlanda, Finlanda, Danimarka, Kanada, Britania e Madhe, Australia dhe Holanda. Vendi me shumicë muslimane që është ranguar më lartë është Malajzia, e cila gjendet në vendin e 38.
Dhe për në fund, cili është mesazhi i një studimi të tillë?
Mund të themi se mesazhi i tillë me gjasë mund  të shprehet përmes konkluzioneve vijuese: Një shtet nuk është ashtu siç ai e quan veten; kriteret formale nuk përkojnë me realitetin; vetëshpallja dhe thirrja në religjion nuk do të thotë se merren edhe politikat që bazohen në atë religjion dhe, përfundimisht, jetësimi i një ideali të një mësimi mund të haset edhe aty ku më së paku mund të shpresohet.
Shkruan: Dr. Fikret Karçiq
Përktheu: Arsim Dauti
 
(Breziiri)
Name:    Senad Maku

Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi)
E-Mail: senad_maku <at> yahoo.com
senadmaku <at> facebook.com
Skype: senadmaku
( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )

Subject: TV ONLINE, Materiale te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve...

 
TV ONLINE: BIBLADHEKURANI
Pas nje shkeputjeje te shkurter kohore, disa mujore, rikthehemi perseri me materialet tona te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve dhe diteve ne vijim. Sonte mbas ores 19:00 e deri ne oret e vona do te keni mundesin qe te ndjekni disa debate, ligjerata, dokumentare, eksluzive per shikuesit e ketij Televizioni.
Transmetimet tona mund ti percillni permes kesaj web faqeje:


 


__.
__._,
_


_


__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane