Dorian Kaba | 26 Jan 12:22 2009
Picon

Personal invitation from Dorian Kaba

Hi,

You still haven't responded to the invitation from Dorian Kaba, sent on 12/29/2008 10:03:11 AM!

To agree to be in his/her address book and give him/her access to your contact info on UNYK, just click here.

UNYK is a smart and completely private address book. Whenever you change your contact info in UNYK.com, your contacts' UNYK address books will be automatically updated. Similarly, you no longer have to manage your contacts' info—just let them do it for you.

Simple and free… UNYK has already attracted 10 million users.
Click here if you no longer wish to receive invitations from Dorian Kaba to try UNYK!
Click here if you no longer wish to receive invitations to try UNYK from your contacts!
UNYK, the first smart address book that updates itself!
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 26 Jan 15:57 2009
Picon

Nju Jork: Rugova kujtohet si simbol i luftes paqesore te shqiptareve per lirine

Hermes News

 

Nju Jork : Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

 

 

Kryetari i degës së LDK-së, zoti Ramadan Gashi, duke folur në këtë përkujtimore me anë të fjalës së tij shprehu nderimin për Presidentin historik të Kosovës, për burrin e madh, i cili lindi dhe i erdhi Kosovës në kohën e duhur.


Beqir Sina/ New York
BeqirS <at> aol.com

BRONX - NEW YORK: Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj për Nju Jork me shtetet për rreth, kujtoi dje pasdite Presidentin historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, në trevjetorin e ndarjes nga jeta. Nën kujdesjen e kryeisë së kësaj dege, në Bronx - Nju Jork, zyrën e saj u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar vizionarit e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë të LDK-ës,, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit,miq e simpatizantët e saj - dhe adhuruesit e dr Rugovës.

Kryetari i degës së LDK-së, zoti Ramadan Gashi, duke folur në këtë përkujtimore me anë të fjalës së tij shprehu nderimin për Presidentin historik të Kosovës, për burrin e madh, i cili lindi dhe i erdhi Kosovës në kohën e duhur, vendin dhe momentin e duhur, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai në vazhdim tha se presidenti Rugova, qysh në fillim të viteve të 90-ta i shpalosi botës së qytetruar dhe demokratike, atë vizionin e tij dhe dëshirën e vullnetin e popullit të Kosovës, për liri, demokraci e pavarësi. Pikërishtë, edhe atë vizion që e ndoqi më pasë Kosova dhe populli i saj edhe se pse kohërat ishin shumë të vështira.

Gashi, iu drejtua përfaqësuesve të komunitetit, anëtarëve të LDK-ës, simpatizantëve dhe adhuruesve, të Ibrahim Rugovës, duke kujtuar se jemi tubuar këtu në këtë përkujtimore, kushtuar tre vjetorit të vdekjes së kryetarit Rugova, për të përkujtuar liderin, ideologun e shtetit të pavarur të Kosovës, projektuesin e pavarësisë të Kosovës, projektuesin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, vizionarin, humanistin e thellë, krijuesin letrar, intelektualin e mirëfillët.Kryetarin, ideatorin, ideologun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sinonimin e Kosovës, Gandin e Ballkanit, karizamatikun, pacifistin, inspiruesin, vizionarin e shtetit tonë të integruar në familjen Europiane.

Folësi kryesorë sekretari i degës së LDK-ës,Valon Alaj ka kujtuar se këtë përvjetor, të tretin me radhë, po e kujtojmë pa liderin dhe presidentin e madh të Kosovës. Pra, th ai po e shënojmë në motmotin e parë të Pavarësisë së Kosovës, veprës më kolosale të dr. Ibrahim Rugovës dhe popullit të vendit tone, që me shekuj aspiroi lirinë dhe mëvetësinë. Sot, e kujtojmë zotin Rugova, si një burrë të paqes dhe si njeri të fortë përballë të gjitha sfidave, rënieve e ngritjeve, para dhunës dhe gjenocidit Serbian. E kujtojmë arkitektin e rrugës sonë demokratike, të lirisë dhe të pavarësisë - njeriun sinonim I aspiratave të popullit të Kosovës. E kujtojmë dr. Rugovën - sinonim të lirisë dhe të pavarësisë së vendit tone.

Në vazhdim fjalën e mori Shqipe Biba, veprimtare dhe aktiviste e dalluar e komunitetit, gazetare dhe themeluesja e organizatës “Motrat Qiriazi” në SHBA-ës, i cila së pari përshëndeti të pranishmit teksa tha se Pavarësia, ishte gurë themeli që dr Ibrahim Rugova, i vuri shtetit të pavarur të Kosovës. "Të shkruaja qoftë edhe një fjalë, për një rastë si ky, tha ajo e kisha shumë të vështirë, ashtu siç e kam të zgjedhe qoftë edhe një kujtim nga ato kujtimet e shumta që kam me Rugovën,"

"Më bëhej vetja sikur isha në një vend ku duhet të zgjidhja diçka, brenda një mundësie që vetëm njërn nga ato çka shihja duhej edhe t'a zgjidhja e merrja me vete në atë abotë, kur edhe nuk dija se çfarë të zgjidhnja, por, zgjodha vetëm Rugovën, zgjodha veprën e tij, politike, letrare dhe udhëheqëse të një ideatori, të një njeriu të madh, i cili vuri edhe themelet e atij shteti, i cili prej pavarësisë së shpallur me 17 shkurt 2008 nuk do të ketë më shpërbërje."

Për veprimtarin dhe anëtarin e kryesisë së degës së LDK-ës, zotin Halit Shabaj, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me aftësit dhe guximin e madh që kishte dhe me forcën intelektuale ishte ai që u vu i pari në krye të lëvizjes së parë e më të madhe në Kosovë, dhe i pari në atë kohë që e kapi timonin e lëvizjes kombëtare në Kosovë.

Ai tha se me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, sikurse që ishte professor doktor Fehmi Agani dhe shumë inetelektualve të tjerë dhe me forcën e tij të mbi natyrëshme, shpirëtërore dhe mendore dhe me pënden e artë, arriti për të parën herë në historinë e Kosovës të formulojë platëformën e parë politike apo Lidhjen Demokratike të Kosovës.

"Platformë, e cila, më pasë e mobilizojë popullin shqiptarë, që të luftojë për liri paqe e demokraci e pavarësi. Presidenti i Kosovës dr Ibrahim Rugova, tha Shabaj, ishte edhe një artitekt i mënçur sepse ai ndërtojë shumë ura të miqsisë mes Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, por, ajo ura më e madhe dhe e përjetëshme e miqsisë së pavdekëshme që ndërtojë e solli presidenti ynë i dashur Ibrahim, Rugova ishte ajo urë që kishte përmasa gjigande - ajo urë e cila i lidhi në mënyrë të pandashme Prishtinën me Uashingtonin - Kosovën me SHBA-ës, me vendin kampion i botës së lirisë, demokracisë e pavarësisë së popujve."

"Jam këtu t'a nderojë dhe t'a respektojë presidentin tonë të dashur Ibrahim Rugova, thotë në fjalën e saj aktivistja nga Rohd Island, Rita Saliu, njeriun që hodhi i pari themelt e shtetit të Kosovës , Kosovës së pavarur të lirë e demokratike, megjithse, nga emocionet e kamë shumë të vështirë të shkëpusë disa momente për të folur, nuk e kam aspak të vështirë të flasë me poezi, për të kujtuar këtë njeri të madh që ne krenohemi sot më të." Bashkëshorti i saj, Adem Saliu, lexojë pjesë nga përshëndetja e Presidentit të Kosovës, zoti Fatmir Sjediu, kushtuar tre vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugova.

Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, tubimin e përshëndeti nën kryetari i saj dr Gjon Buçaj . Më pasë përshëndetën edhe Rifat Drenica, nga shoqata "Drenica" në Nju Jork, Zef Bala anëtar i bordit të LQSHA, Ahmet Hoti sekretar i Lëvizes së Legaliteitit. Si dhe; Presidentja e shoqatës Jeta e Re, znj. Flutura Zavalina (Bida) aktore dhe humaniste, Dardanesha Andoni - Gashi, gazetare, dhe redaktore e disa librave, vajza e atij që gjithë jetën e tij u quajt shovinistë sepse ishet autori i hartës së Shqipërisë Etnike, ishte autori i parë i gjeografisë - politike të Shqipërisë Etnike, e motra e Luan e Fatjon Gashit, dy nacionalistëve, që një jetë tërë e bënë vetëm për Shqipëri e Kosovë, teksa u tretën dhe shkuan me ëndërrën e tyre të madhe të bashkimit të të gjitha trojeve.

Ndërsa, veprimtari i komunitetit anëtari i kryesisë së degës së LDK-ës, Idriz Çela, tha se ndjehem jashtëzakonisht i nderuar që edhe unë, po e përshëndes nga ana ime këtë përkujtimore kushtuar tre vjetorit të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, dr Ibrahim Rugovës, dhe më vjen mirë të vijë në këtë përshëndetje para jush me një "copëz" poezi të cilën vite më parë e pata shkruar për Rugovën:" Para festës së madhe - Kokën ma ktheni nga Shqipëria, por, Zëmrën ja paça falë Kosovës,".

Në emër të kryesisë qëndrore të LDK-ës, në Prishtinë, vazhdoi nën kryetari i degës së Nju Jorkut, zoti Musa Daka ju sjell përshëndetjen për këtë përkujtimore, ku ne faleminderohemi mes të tjerave për të për të gjitha ato çkemi bërë për Kosovën dhe pavarësinë e saj thuhet në mesazhin e përshëndetjes që kemi marrë edhe nga Presidenti i republikës së Kosovës dr Fatmir Sejdiu, i cili edhe ai përshëndet këtë përkujtimore dhe na faleminderon të gjithëve me shpresë që ne së bashku, të jemi ambasadorët e denjë të çështjes kombëtare në Amerikë.

Nënkryetari i Degës të LDK-së për Gjermani, zoti Emrush Lokaj, ndër të tjerave tha se nën terrorin me aq pak "diell mes reve" të Kosovës në Ballkan, Ibrahim Rugova, qe ai i cili mori rrugën e vështirë e të mënxyrëshme të "Olimpit", prej dijetarit të përkryer , të njeriut madhor dhe luftëtarit guximtar dhe çlirimtarë , të prisit historik, të atij që do t'a bënte më vonë Kosovën me liri dhe shtet.

Lokaj, tha se këtë synim të shejtë e patën edhe shumë personalitete të ndritura shqiptare , por Zoti ia kishte caktuar shqiptarev Ibrahim Rugovën, që të ishte i vetëm njeriu i madh i kësaj "hije të rëndë' i cili do të lindëte në robëri , jetim që në ditët e para pa baba, por që do t'a linte Kosovën e lirë dhe të pavarur kur ai të ishte në amëshim.

"Ai do të përcillej në jetën e amnueshme, kujtojë zoti Emrush Lokaj, nga krisamt e nderit të atyre që e çliruan Kosovën - do të thotë nga Garda e Kosovës. Por, është ironi e fatit të tij, që Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk arritit t'a nënshkruaj me dorën e tij pavarësinë e Kosovës, me 17 shkurt 2008, ndërsa është ngushëllues fakti se Ibrahim Rugova, e kishte nënshkruar këtë akt solem shumë më heret, dhe pikërishtë nga ky vend ku po e kujtomë ne sot, nga ky shtet i madh mik dhe aleat i shqiptarëve, SHBA-ës.

Kështu që , shqiptarët, Kosova demokratike do t'a kujtojn gjithmonë kolosin Ibrahim Rugova, si një personalitetë të rrallë jo vetëm për shqiptarët, por edhe në përmasa shumë më të gjëra, ka përfunduar nën/kryetari i Degës të LDK-së për Gjermani, zoti Emrush Lokaj,

Duke marrë fjalën në këtë përkujtimore zoti Riza Halimi, deputet në kuvendin serb dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, në Luginën e Preshevës, tha se më vjen mirë që marrë pjesë në një atmosferë kaq impozante dhe të sinqertë, ku kujtohet jeta dhe vepra e historike e Presidentit Rugova. Unë kam pasë një rast të jashtëzakonëshëm , para 40 viteve t'a njohë dhe të shoqërohem me të deri në vdekjen e tij.

Zoti Halimi nxorri në pahë gjatë fjalës së tij disa nga virtytet më të veçnta që kishte Rugova. " Tash kur të gjitha analizat dhe çdo gjë që bëjmë për atë, tha Halimi besojë se ishin ato tiparet kryesore , mençuria, dituria, guximi, dhe vendosmëria e opitimizmi i madh që egzistonte tek ai. Këto ishin tiparet e tija të cilat e kishin spikatur gjatë gjithë kohës dr Rugovës, edhe studentin, edhe shkencëtarin dhe më vonë liderin politik të Kosovës" ka cekur ai

" Këto janë ato karakteristika ose veti, për zotin Riza Halimi qenë në një farë mënyre edhe u përgjithësuan në lëvizjen politike shqiptare në Kosovë. Dhe pikërishtë kjo është ajo bazë që ai arriti të tubonte një numër të madh njërëzish , pikërisht atë që në të kaluarën e tyre shqiptarët nuk arritën t'a bënin në shkallë aq të lartë sa që e bëri Rugova, atë të kyçjes të të gjithë njerëzve në një lëvizjë dhe në një kah, jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojet shqiptare," ka përfunduar zoti Riza Halimi, deputet në kuvendin serb dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, në Luginën e Preshevës, i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA-ës.



Hermesnews©AllRightsReserved
Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.


A Good Credit Score is 700 or Above. See yours in just 2 easy steps! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
BeqirS | 26 Jan 17:01 2009
Picon

Dje në Nju Jork vdiq gazetari Xhafer Krasniqi

Dje në Nju Jork vdiq gazetari Xhafer Krasniqi

Pas një sëmundjeje të shkurtër, dje vdiq në Nju Jork, në moshën 65 vjeçare gazetari Xhafer Krasniqi. Ai ka punuar si lektor në gazetën Rilindja, kurse më vonë ishte gazetar në Televizionin e Prishtinës.
 
Por në vitin 1981, për shkak të qendrimit të tij kundër dhunës shtetërore mbi kuadrot shqiptare në institucionet kulturore, arsimore e shkencore te Kosovës nga ana e regjimit jugosllav, në procesin famëkeq të "diferencimit ideo politik", Krasniqit iu ndalua puna e gazetarit për shumë vjet, gati deri në mbyllje të plotë të Televizionit të Prishines, në vitin 1990, nga ana e regjimit serb.
 
   Gjatë viteve nëntëdhjetë, Krasniqi filloi të punojë si korrespondent nga Prishtina e më vonë si gazetar redaktor në gazetën shqiptare amerikane "Illyria" në Nju Jork, deri ne vitin 1999. I ndjeri do të varroset në Nju Jork, ditën e merkurë, më 28 janar.
 
 
 
 
 

A Good Credit Score is 700 or Above. See yours in just 2 easy steps! __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
albertino rakipi | 26 Jan 18:53 2009
Picon

SULIOTJA EDLIRA XHEMO FILLON KRYQEZATEN KUNDER SHAMISE

Lexoni me poshte se çfare shkruan suliotja me origjine greke edlira xhemo, ajo tashme ka dale hapur ne
front dhe ne bashkepunim me greket, dhe kesaj here si kaurre greke qe eshte i ka ngel qejfi qe vajzat me shami
fituan te drejten e tyre legjitime. 

http://www.albdreams.net/albdreams_net_editorial/319.html

Shamite ne Karta : Fitorja e Myslymaneve apo Humbja e DREJTESISE

Ne nje reagim te timin perpara disa diteve ku bera thirrje qe :
perpara kontrrollit policor çdo perçe duhet te hiqet, duket se u
interpretua sipas qejfit nga persona te caktuar qofshin te
ambjenteve te caktuara injorante qe mbulohen me petk religjoz qofte
ehde nga ana e vete "qeveritareve" te cileve u rrofte qe paskan
studjuar drejtesi jashte shtetit siç do te na duhet te permendim
edhe Min. E Jashtem L. Basha etj.

Le te kthehm ne temen ne diskutim :
Perse fotoja e pasaportes dhe cila eshte rendesia e saj Juridike dhe
Kriminalistike :

me anen e nje fotoje pasaporte mund te identifikohet personi.
Pra qe ne kete pike si mund te pranohen kontestime injorante te disa
fodullo-debileve qe e mbajne veten per myslymane dhe duan te
fotografohen me perçe te mbuluar nga maja e kokes e deri ne majen e
gishtave te kokes. C'do te duhej atehere fotoja e pasaportes ku te
gjithe do te qarkullonin te mbuluar me thes mbi koke deri ne fund te
kembeve dhe natyrisht do te dukeshin njesoj ?

Nejse shyqyr qe e kuptuan "myslymanet" dhe u kthyen te qeveria per
te propozuar variantin e gjysem mbulimit: pra vetem zbulimit te
tiparave te fytyres por jo vesheve dhe as qafes e as formes kraniale.

Duke me dashur te kujtoj rregullorene Frances qe per foton e
identitetit :
- duhet te jete foto me ngjyra
- me Koken dhe Qafen te zbuluar

perse :
mos u duhet policeve per te bere qejf si "myslymanet" e ndershem te
forumeve qe po na lodhin kaq kohe duke na gerricur veshet ?
Aspak :
qellimi eshte i thjeshte dhe i qarte :
- identifikimi i personit.

Zbulimi i kokes dhe qafes ne Mjekseine ligjore dhe kriminalistike
ndihmon ne parametrimin me te kollajte te te dhenave Kranio-faciale
te personit, te cilat jane te dhaenat me kryesore duke filluar nga
dhembet dhe gjurmete tyre ne Mjekesine Ligjore.
Pra ne se ekipi kriminalistik gjate identifikimit te personit apo me
sakte Skeletit te kadavres ose gjate kerkimit te gjurmeve te ndonje
krimineli, nuk do te mund te parametroje Koken dhe qafen e fotos ne
pasaporten identifikuese, si mendoni ju se do te procedoje ?

vetem mos ju rafte per hise se do ta shihni se sa kollaj eshte t'ju
konstruktojme Akrio-kraniumin ne 3D per identifikim.

Dhe po e mbyll :
po te doktorri apo me specifikisht te Gjinekologu apo Obstetri per
te pjelle si shkojne keto "myslymanet" te mbuluara ?

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

albertino rakipi | 26 Jan 19:15 2009
Picon

Antiturqizmi, maskë e antishqiptarizmit të serbo-rusofilisë

Abdi BALETA 
 
http://www.zeriislam.com/2008/Antiturqizmi-maske-e-antishqiptarizmit-te-serbo-rusofilise.html
 
Antiturqizmi, maskë e antishqiptarizmit të serbo-rusofilisë

Tani vemi re fare mirë se është përsëri acari rus që vërshon drejt Ballkanit si në kohën e luftrave
kundër Perandorisë Osmane që të ngrijë edhe një herë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të
çështjes kombëtare shqiptare në tërësi. Këtë ka bërë Rusia Cariste në kohën kur ishin
krijuar Pashallëqet e Mëdha shqiptare dhe shqiptarët ishin më afër krijimit të shtetit të tyre,
para shteteve serbe e greke në Ballkan. Këtë ngrirje solli Rusia për çështjen shqiptare edhe në
kohën e "Kongresit të Berlinit", kur duhej njohur kombi shqiptar në Europë dhe duheshin bashkuar në
një të katër vilajetet shqiptare, në rrethanat e dobësimit të Perandorisë Osmane. Të njëjtën
gjë bëri Rusia kur duhej njohur shteti i pavarur kombëtar shqiptar në vitet 1912- 13, kur duhej
zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve edhe për shqiptarët në Ballkan pas LDB. Të njëjtën
gjë kërkon të bëjë edhe së fundmi, në
 kohën kur duhet njohur pavarësia e shtetit sovran shqiptar të Kosovës. Më 9, 10 dhe 11 Janar 2008 në
gazetën "Republika" është botuar studimi i Pr. Eshref Ymerit mbi politikat e veprimtarinë e
tërbuar armiqsore shumëshekullore të armikes së betuar të shqiptarëve, Rusisë. Analiza që
bëhet në këtë studim i jep lexuesit e opinionit publik shqiptar(madje dhe politikanëve e
intelektualëve që dëshirojnë) një udhërrëfyes publicistik për të kuptuar edhe më mirë
materialin e gjërë faktik që përmban libri i Shaqir Vukajt "Kosova dhe Rusia". Kurse shkrime si ai i
Engjël Koliqit, ai i Gjetë Kolës dhe i disa të tjerëve janë në frymë e kahje krejt të kundërt,
shkojnë në vazhdën e rrymës që njihet prej kohësh si serbo-rusofile. 
Këta shkrime duken të ndikuar nga demagogjia e Beogradit dhe e Moskës, posaçërisht nga intervista e
ambasadorit të Rusisë në Tiranë, zotëri Prishepovit, botuar në gazetën "Shqip" më 23 Dhjetor
2006, në të cilën jepej si verdikt i prerë se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër për Kosovën veç
asaj që do të pëlqejë edhe Beogradi dhe çështja e Kosovës nuk duhet lidhur me marrëdhëniet e
Rusisë e të Shqipërisë, pasi këto marrëdhënie duhet të vështrohen vetëm në prizmin e
"miqësisë së popujve".
Nuk ka si të mos bjerë në sy për keq kur dhe autorë shumë të pranishëm në botimet e në
publicistikën shqiptare, me studime e shkrime që shpesh kanë mjaft peshë, si Pr. Hulusi Hako, që
shpalos dhe mendime për patriotizmin që duhet të kenë shqiptarët, pikërisht në këtë kohë e
gjen me vend të derdhë nostalgjitë e tij për kohën e shkuar si student në Rusi, madje të kapërcejë
masën duke shpërfaqur e reklamuar me krenari rusofilinë e tij. Në pjesën e serialit nostalgjik
"Ditari i Moskës" (të cilën autori e përmend dhe me termat "Moska ime") të botuar më 13 Dhjetor 2007
në "Telegraf" autori ka shkruan: "U mbushën plot 50 vjet që kur jam ndarë nga Moska! Nostalgjia veçse
është shtuar... kujtimet e atyre viteve nuk janë thjesht një moment përjetimesh turistike... por u
bënë vizioni më dimensional për të qenë i dobishëm për Atdheun tim". Nuk do t'i jepja vetes të
drejtën të shprehesha për këto
 ndjesi të autorit, po të mbeteshin ato thjesht vetanake të Antiturqizmi, Te tij, edhe pse unë si
ish-student në Rusi, në Moskë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ( Diplomacisë)
nuk kam përjetuar kurrë ndjesi të ngjashme dhe nuk kam asnjë nostalgji për ato dy vitet që kalova
atje midis rusëve, ndonëse kam kujtime të mira nga shkolla, nga bashkëstudentët. Por autori i
"Ditarit të Moskës" ka shkuar më tej, ka hyrë në terren me interes publik, ku na takon të gjithëve
të ngulim belin e lopatën për të shkulur barërat e këqija dhe për të kultivuar bimësi shqiptare;
ka hyrë në terrenin e vlerësimit politiko-diplomatik të marrëdhënieve shqiptaro-ruse, madje me
një qasje që përputhet shumë me intervistën e para një viti të ambasadorit rus në Tiranë.
Unë kam reaguar ndaj asaj interviste të ambasadorit rus nëpërmjet një "kartoline të hapur" për
vitin e ri, sepse dhe intervista ishte si një mesazh drejtuar shqiptarëve në vigjilje të vitit të ri
2007. Shkrimi "S novim godom-gëzuar vitin e ri" është botuar në "Rimëkëmbja" më 26 Dhjetor 2006.
Në mënyrë të veçantë theksoja së është e natyrshme dhe e domosdoshme për shqiptarët
(pavarësisht si mendojnë e veprojnë pushtetarët e tyre) që në vartësi të qëndrimit të Rusisë
për çështjen e Kosovës shqiptarët të ndërtojnë marrëdhënieve ruso-shqiptare. Këto
marrëdhënie duhen parë siç janë në realitet, si marrëdhënie midis shteteve e qeverive dhe jo
sipas tezës së rreme demagogjike sovjeto-komuniste për "miqësinë e popujve", që na e kishin
trumbetuar deri në mërzi në vitet e shkollimit në Moskë dhe që në fakt asnjëherë nuk ka gjetur
zbatim konkret për shqiptarët, kur bënin miqësira të
 mëdha me jugosllavët, rusët, kinezët, apo kur themi të njëjtën gjë me grekët tani. Mund të themi
se vetëm marrëdhëniet me Turqinë kanë në bazë të tyre edhe miqësi popujsh. Por disa janë të
prirur t'i trajtojnë si armiqësore pikërisht këto marrëdhënie.
Prof. Hako ka shkruar: "Kanë hyrë në pasurinë time edhe rusofonia edhe rusofilia". Kuptohet se
rusofonia ka hyrë në pasurinë e të gjithë shqiptarëve që kanë studiuar në Rusi, apo që mësuan
gjuhën ruse në Shqipëri. Kurse me rusofilinë puna qëndron krejt ndryshe. Ajo nuk duhet të hyjë tek
asnjë shqiptar, qoftë dhe tek ata që kanë studiuar në Rusi dhe nuk nxjerrin dot nga vetja
nostalgjitë për atë vend. Rusofonia dhe rusofilia janë e duhen trajtuar si dy gjëra të ndryshme.
Rusofonia është thjesht fakt jete. Rusofilia është ndjesi, madje politikë e mirëfilltë e
vetëdijshme. "Filitë politike" kanë implikime politike për individin dhe shoqërinë e vendin që
i përket individi. Këtë e di dhe profesori që ka shkruar "Ditarin e Moskës" me nostalgji, sepse
është munduar që ta përligjë rusofilinë e tij me një argument të shpëlarë fund e krye
demagogjik : "Se Putinët venë e shkojnë, pavarësinë e Kosovës shqiptarët do ta gëzojnë, por
dashurinë e veçantë të popullit rus për ne, edhe ndihmesat as i harrojmë , as i ngatërrojmë me
putinarinë e llavrovshmërinë! Se tek logjika e hekurt e jetës, drejtësia dhe dashuria e popujve dhe
e njerëzve të thjeshtë në fund të fundit do të thyejnë turinjt gjithë politikat e vogla dashakeqe
në qoftë se njerëzimi do të hyjë vërtetë në erën e demokracisë".
Ndaj mendimeve të tilla nuk mund të qëndroja pa reaguar për dy arsye: 1-Për arsyen e përmendur më
lart se jam bërë palë, qysh në Dhjetor të vitit 2006, në debatin se a mund dhe a duhet të vështrohen
marrëdhëniet shqiptaro-ruse sëpari e kryesisht nga këndvështrimi i "miqësisë së popujve"
2- Për arsyen parimore e politike se nuk pajtohem dot me prirjet që midis shqiptarëve të kultivohet
rusofili në kohën kur Rusia dhe rusët po bëjnë një veprimtari tejet armiqësore ndaj shqiptarëve
( siç e kanë vërtetuar kohët fundit edhe Shaqir Vukaj me libër prej qindra faqesh dhe Eshref Ymeri më
një shkrim të kondensuar publicistik).
Mund të shtoj dhe një shkas të tretë për këtë reagim: zotëri Hako si Kryetar i Shoqatës Atdhetare
për Identitet dhe Bashkim Kombëtar ka marrë fjalën përshëndetëse dhe ka përgëzuar
"manifestimin madhështor... Vlora Heroike valëvit flamurin e Pavarësisë së Kosovës", ku ndër
të tjera,(sipas gazetës "Ndryshe" të datës 13 Dhjetor 2007) ka thënë: "Ka ardhur koha të rimarrim
atë që na përket, zemrën e shpirtin tonë Kosovën, sepse ndryshe trupi nuk ka jetë. Europa është e
jona dhe ne jemi Europa". Kjo është thënie e bukur. Por nuk kemi si të mos vëmë re një kontradiktë
të madhe ideore dhe politike. Rusia, jo vetëm politikanët , por edhe opinioni publik rus janë kundër
bashkimit të shqiptarëve. Kurse zotëri Hako pretendon se identiteti shqiptar dhe bashkimi
kombëtar shqiptar mund t'u bëkan duke kultivuar, ushqyer e reklamuar rusofilinë midis shqiptarëve.
Kjo nuk shkon, ose njëra, ose tjetra. Rusofilia nuk të ndihmon të ruash identitetin e të bësh
bashkimin kombëtar shqiptar, por të tërheq drejt një qëndrimi kobtar për këtë identitet e
këtë bashkim. Kush të dojë le ta besojë, kush të dojë të mos besojë, por unë kam bindjen se faktet
që i kemi ditur dhe ato që kanë renditur tani vonë Vukaj dhe Ymeri këtë na mësojnë. Ai arsyetimi se
Putinët e Llavrovët vinë e shkojnë që e ka bërë Hako si argumentin kryesor për të besuar tek
miqësia e popujve shqiptaro-ruse nuk pi ujë fare, sepse kjo miqësi nuk ka ekzistuar ndonjë herë dhe
as që mund të krijohet përderisa gjithë sunduesit, politikanët, qeveritarët, intelektualët e
Rusisë në opinionin publik, tek njerëzit e thjeshtë rusë, kanë përçuar e përçojnë vetëm
shovinizëm, përbuzje, mllefe e urrejtje për shqiptarët. Është e vërtetë se Jelcinët,
Putinët, Ivanovët, Llavrovët, Medvedievët do të
 shkojnë e të vinë në Rusi, siç kanë ardhur e kanë shkuar në shekuj carë, bojarë, gjeneralë,
admiralë, hierarkë komunistë. 
Por këtu qëndron dhe keqja më e madhe se gjithmonë, të paktën gjatë 3 shekujve të fundit, në
drejtimin e Rusisë e të rusve kanë ardhur pa anjë përjashtim komandues e drejtues që ndaj
shqiptarëve kanë treguar vetëm armiqësi. Kështu ka ndodhur edhe kur Carë të Rusisë ishin burra,
edhe kur ishin gra; edhe kur në krye të Rusisë ishte një careshë gjermane (Jekaterina II) edhe kur
padron i Kremlinit bëhej një gjeorgjian (Josif Stalini); edhe kur ministri i jashtëm quhej Sazonov,
Litvinov, Molotov edhe kur quhej Shevarnaxe (gjeorgjian); edhe kur poste të tjera me rëndësi i mbanin
rusë, edhe kur titullarët e ndihmësit kryesorë ishin çifutë, armenë, gjeorgjianë, polakë,
balltikas, dikur më herët dhe ndonjë arvanitas nga Greqia (Kapodistria). Ajo "miqësia e popujve"
që do të frymëzoka një ditë rusët ndaj shqiptarëve do të vijë për "Bajramin rus" (kalendat
greke) që e përmend Eshref Ymeri dhe që vetë
 Hulusi Hako e ka bërë me një ekuivalent kushtëzues shqiptar "në qoftë se njerëzimi do të hyjë në
rrugën e demokracisë". Kurse populli e ka thënë me kohë më thjeshtë "prit gomar të mbijë bar",
që duhet kuptuar në këtë rast "prit shqiptar sa të ngrenë rusët kopshtin e miqësisë për ty".
Po ç'e do se rusët vazhdojnë të edukohen më shumë me Tolstoin, i cilingushëllimin e heroit të tij
të dhëmbshur, Vronskit (në romanin Ana Karenina), e ka lidhur me nisjen e tij "heroike" për të
ndihmuar serbët në luftën kundër osmanëve.
Shumë rusë në vitin 1999, siç dëshmon Shaqir Vukaj, ndiqnin shembullin e Vronskit, regjistroheshin
vullnetarë për të masakruar bashkë me serbët shqiptarët në Kosovë. Është mirë që "Vlora
heroike e ka valëvitur flamurin e pavarësisë së Kosvës" në dhjetor 2007, se kështu bëhet një hap
për të shlyer kujtimet e këqija që na kanë mbetur nga tundja e tre gishtave serbçe në Sheshin e
Flamurit në Vlorë në pranverën e vitit 1997, kur serbët kishin nisur valën e madhe të gjenocidit
në Kosovën.
Do të bënin mirë edhe nostalgjikët për Rusinë që ta flaknin rusofilinë dhe të mbeteshin tek
shqiptarizmi. Do të bënin mirë t'u largoheshin marrëzisë ata shqiptarë që pa pushim mallkojnë e
fajsojnë Perandorinë Osmane për gjithë vështirësitë që provojnë shqiptarët brenda trojeve
e shoqërive të tyre dhe në marrëdhëiet ndërkombëtare edhe 100 vjet pas shpërbërjes së saj. Me
(a) logjikën e tyre të çuditëshme njerëz të tillë ka të ngjarë të fajsojnë ndonjë ditë
Sulltanin edhe për aksidentet e rëndë që ndodhin në furrnaltat e shfrytëzuara nga kompania turke
"Kurum" në kombinatin metalurgjik kinezo-shqiptar në Elbasan.
Antiturqizmi sado të mbështetet me propagandë nuk maskon dot armiqësinë serbo-ruse ndaj
shqiptarëve, as e përligj rusofilinë e serbofilinë midis shqiptarëve. Cilatdo të kenë qenë
marrëdhëniet shqiptaro-osmane në kohën e Perandorisë 600-vjeçare të Sulltanëve, Turqia e re,
që nisi jetën si shtet kombëtar në vitet 1920, doli si mike e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisë.
Duan apo nuk duan disa shqiptarë të trullosur nga antiosmanizmi e antimyslimanizmi, Turqia e re dhe
kombi i sotëm turk e kanë dëshmuar veten si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve gjatë gjithë
kohës. Edhe sot Turqia është i vetmi vend që dyert i saj i mban të hapura me dashamiërsi për
shqiptarët, i vetmi vend ku po të  thuash se je shqiptar (arnaut) rrethohesh menjëherë me kujdes e
dashuri, i vetmi shtet që nuk mendon si të izolojë shqiptarët e zakonshëm në botë. Dhe pikërisht
me këtë vend duan t'i armiqësojnë shqiptarët
 njerëzit që u japin "këshilla Djalli" në shkrime si ai mbi "borxhet historike të Turqisë ndaj
Kosovës". Pikërisht këtij shteti e kombi i dërgojnë herë pas here mesazhe provokuese disa
shqiptarë që duan të njollosin në sytë e turqëve gjithë shqiptarët e tjerë si
"mosmirënjohës" ndaj mikut, që të kënaqen hasmit e shqiptarëve.  

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

albertino rakipi | 26 Jan 20:22 2009
Picon

Masakra e pare ndaj çameve 1611

http://shoqatacameria.blogspot.com/2009/01/masakra-pare-ndaj-cameve-1611.html
 
Kryengritja e Dionisit ne 1611
 
Shkruan Abedin Rakipi
 
Revolta e 1611 u pergatit nga Dionisi Metropolit(peshkop) i Larises. Pasi tentoi me se koti qe te ngrinte
nje kryengritje ne Thesali(1), ai u largua nga Greqia per ne Spanje, dhe me pas Itali per te pergatitur nje
kryengritje te re. I shtytur edhe nga premtimet e shumta qe i bene atij Francezet per ta mbeshtetur (2),
Dionisi u rikthye ne Greqi dhe zgjodhi Janinen si shesh beteje. Kjo zgjedhje mund te shpjegohet nga fakti
se ai ishte Epirot, dhe sipas Sarros eshte per kete arsye qe Dionisi vendosi te luftonte, per ta çliruar
Epirin nga zgjedha Osmane(3).  Me 7 shtator 1611 Dionisi ne krye te  nje ushtrie prej 1000 vetesh sulmoi
dy fshatrat myslimane te Granices dhe Zaravuçit, ne veri-lindje te Paramithise(4) duke ushtruar ndaj
myslimaneve nje dhune te pashembullt dhe masakra masive. Naten e 10-11 shtatorit ata hyne ne Janine.(5)
Shtepia e shqiptarit Asllan Pasha (Pashai  asokohe i Janines) ishte objektivi i tyre i pare. Asllan
Pasha sebashku me gruan
 e tij munden te shpetojne per nje qime duke u hedhur nga dritarja e shtepise se tyre qe shkrumbohej nga
flaket.(6) Te nesermen myslimanet qe e kishin marre veten nga ky sulm surprize i Dionisit dhe ushtrise se
tij ju kundervune me ane te nje kundersulmi te shpejte atyre dhe Janinoteve ortodokse qe u bashkuan me ta
dhe shume shpejt revolta u shtyp. Dionisi i cili e ndjeu veten te humbur, shkoi te strehohej ne shpellen e
“Jan Prodromit” (7) , por nuk arriti ti rezistoje gjate kerkimeve te shumta te Osmaneve, me ne krye
shqiptarin Asllan Pasha. Asllan Pasha donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve qe kishin
masakruar me qindra familje myslimane ne qytetin e Janines dhe ne fshatrat perreth, ndaj pasi arriti ta
kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj
myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u
transportua ne gjithe Greqine
 qytet me qytet deri ne Stamboll.  Kryengritja vetetime e Janines ne 1611 e konsideruar si nje revolte pak
sinjifikative, eshte perkundrazi shkendija paralajmeruese e vullkanit te madh ortodoks te
Revolucionit Grek qe do te shperthente ne 1822. (8)  
Deri ne ate kohe qyteti i Janines dhe zonat perreth duke perfshire edhe Çamerine kishin privilegje te
veçanta te trasheguara qe nga kalimi i Janines nen sundimin Osman ne kohen e KaraSinan Pashes, pas
marreveshjes qe Janinotet bene me vete Sulltanin. Keto te drejta dhe keto privilegje i gezonin edhe zonat
perreth. Fatkeqesisht sipas te dhenave historike Dionisi kishte lindur ne nje fshat te Epirit, ne nje nga
fshatrat e Paramithise, por ishte me origjine greke, dhe disa nga njerezit qe e mbeshteten ate ishin
Epirote ortodokse, edhe pse pjesa derrmuese e tyre ishin greke te vendosur ne Epir, ose nga Thesalia. Nuk
ishte hera e pare qe ai drejtonte nje kryengritje, sepse edhe ne vitin 1600 ai kishte drejtuar
kryengritjen e vargmaleve te Agrafes ne Peloponez. Pas kesaj kryengritjeje (1611) qe i kushtoi jeten
disa qindra çameve muslimane, dhe disa qindra janitoteve muslimane, Qeveria vendore Osmane vendosi qe
ti reduktoje keto te drejta dhe privilegje,
 ndaj te gjithe banoreve te zones, duke pasur frike, riperteritjen e kryengritjes nga elementet radikale
ortodokse. Ne fakt ajo reduktoi vetem te drejta siç ishin psh, mbajtja e armeve ne qytete, mbajtja e me
shume se nje arme ne shtepi, grupimet e ndryshme, perveç atyre qe mbaheshin ne kishe etj, dhe ne asnje
menyre nuk reduktoi te drejtat egzistenciale te banoreve. Ata vazhduan te jetonin te lire dhe te qete edhe
pse humben disa privilegje dhe te drejta qe deri atehere i kishin pasur te njejta me muslimanet. 1611 ishte
ndergjegjesimi perballe nje problemi te ri per Osmanet dhe çamet myslimane, dhe i detyroi ata qe te
merrnin disa vendime te reja. Vendimet e reja ishin reduktimi i disa te drejtave per ortodokset
ekstremiste kryengrites dhe pervetesimi i me shume te drejtave nga çamet myslimane. Nje nder vendimet
qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te
rrezikshem greko-ortodokse qe morren
 pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se
Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet. Ishte
pikerisht Asllan Pasha ai qe morri vendimin qe çelesat e keshtjelles se Janines tja linte çameve
myslimane dhe çifuteve. Keshtu pra zona e keshtjelles se Janines u popullua me shqiptare myslimane dhe
çifute, dhe ortodokset u vendosen nen nje autoritet disi me represiv. Duhet theksuar fakti se ne ate kohe
shume greke ortodokse qe ishin vendosur ne qytetin e Janines nga Dhespoti Bizantin Mikael Komneni humben
privilegjet dhe u debuan nga qyteti qe tashme kaloi ne duart e çameve. Greket  kete kryengritje duke
qene se ne te morren pjese edhe shume greke e quajne si luften e drejte te epiroteve per liri. Fakt i
rendesishem historik eshte se ne kete kryengritje kishtare morren pjese edhe Suliotet e zones se Llakes
se Sulit, te bashkuar me greket, ne
 nje aleance kishtare ortodokse kunder çameve myslimane. 
Por ajo qe lexuesi shqiptar duhet te dije jane edhe mendimet e dy historianeve bashkekohore te Dionis
Filozofit duke qene se çdo burim historik i sotem ne e kemi vetem nga ata, sepse ishin ata te dy qe na sollen
te dhenat historike rreth kesaj kryengritjeje deri ne ditet tona. Te dyja burimet qe ne posedojme kane
sjelle shume kritika te rrepta per Dionis Filozofin.(9) Maksimou Peloponnissiou ose me sakte Maksmi nga
Peloponezi, na revelon fakte te sakta dhe shume preçize te kesaj revolte sepse edhe ai vete jetonte ne
momentet e ketij evenimenti.
Per sa i perket autorit te Kronikes Anonime ne mund ta hedhim poshte idene e Sarros i cili mendon se Maksimi
ose nje nga nxenesit e Maksimit eshte autori i kesaj vepre.(10) Ju me te drejte do te pyesni perse? Eshte e
qarte per  ne sot se eshte e pamundur qe ky shkrimtar anonim qe na ka lene nje veper kaq preçize te kete qene
nje nga nxenesit e Maksimit ose Maksimi vete sepse ne tekst gjejme data te fillimt te shekullit te 18-te
atehere qe Maksimi jetoi ne fillimin e shekullit te 17-te, pra ne periudhen kohore te zhvillimit te kesaj
kryengritjeje. (11) 
Por siqoqofte ne te dyja tekstet Dionis Filozofi tregohet si “gjakatar, kriminel, i pameshirshem”
etj. Psh ne tekstin e Maksimit rreth Dionis filozofit gjejme fjalet: “djall, i pameshirshem,
mashtrues, dinak, ujk” etj, ndersa tek Kronika Anonime gjejme fjale si : “armiku i qenies
njerezore” etj.(12)
Keshtu pra nese datat e shekullit te 18-te nuk do te ishin prezente ne dokumentin e dyte, mund te behej
konfuzion, por prania e ketyre datave le pak vend per konfuzion, ndaj ne sot mendojme se Kronika Anonime
eshte nje kompilim i nje autori tjeter ne shekullin e 18-te i cili ka perdorur fakte nga Maksimi dhe nga
autore te tjere. Fatkeqesisht zjarri qe dogji qytetin e Janines ne vitin 1820 dogji gjithashtu edhe nje
pjese te konsiderueshme te dokumentave historike qe gjendeshin ne te, dhe ne sot kemi informacion shume
te limituar rreth kesaj kryengritjeje. 
 
Por perse Maksimi e shpreh me fjale kaq te ashpra dhe kaq denigruese personifikimin e Dionis filozofit ? 
 
Ne mendojme se ky denigrim dhe kjo armiqesi qe Maksimi ndien ndaj Dionis Filozofit e gjen origjinen e saj ne
tre ndjenja te ndryshme: 
 
1)      Frika e turqve, te cilit do ti kishin rekomanduar Maksimit qe ti bente thirrje popullsise per
mos tu ngritur me ne kryengritje. Dionisi nuk paraqitet nga Maksimi ne vepren e tij si nje hero por si nje kriminel.
 
Ne fakt ne mund ta hedhim poshte kete supozim sepse Maksimi ne shume vepra te tjera i trajton turqit si tirane
te eger, si te pameshirshem etj. Kjo tregon qarte se Maksimi nuk ka frike nga reagimi i turqve perderisa i
quan si te tille, dhe vete ky fakt hedh poshte supozimin tone te pare, qe turqit mund ti kene sugjeruar
Maksimit qe te shkruaje ne kete menyre rreth Dionis Filozofit. 
 
2)      Horrori i revoltes se humbur nga greket. Maksimi nuk mund ta duroje dot kunderpergjigjen
ushtarake te Osmane te drejtuar nga shqiptari Asllan Pasha, e cila i shtypi dhunshem kryengritesit e
drejtuar nga Dionis Filozofi duke e djegur kete te fundit te gjalle. Kjo na çon ne refleksionin e trete : 
3)      Mungesa e pergatitjes ushtarake te Dionisit, te ndjekesve te tij dhe te asaj pjese te
popullates greke qe i perkrahu, per te sulmuar nje superfuqi te tille si Perandoria Osmane. Maksimi e
akuzon rendshem Dionisin se e ka çuar popullaten drejt nje aventure te çmendur te pergatitur kaq keq,
por te perfunduar akoma me keq. (13)
 
Sigurisht nuk ishte hera e pare qe greket benin nje kryengritje ne Epir, sepse ne Akarnani nje kryengritje e
tille ndodhi 20 vite para asaj te Dionis Filozofit, dhe edhe atehere kryengritesit greke kishin qellim
hyrjen ne Janine dhe debimin e drejtuesve shqiptare te Janines, dhe gjithashtu nuk ishte hera e pare qe
kryengritje te tilla ishin shtypur menjehere nga turqit dhe shqiptaret myslimane. Por dallimi ndermjet
kryengritjeve te meparshme dhe asaj te vitit 1611 ishte se kjo e fundit e detyroi Asllan Pashen qe te mbante
nje qendrim te rrepte dhe te merrte vendime te ashpra kunder elementit ekstremist ortodoks, si dhe
vrasjen e te gjithe kryengritesve me ne krye Dionis Filozofin. Duke qene se shume Janinote grekofone
morren pjese ne kete kryengritje Perandoria Osmane me ne krye perfaqesuesin e saj ligjor ne vend,
shqiptarin Asllan Pasha kuptoi se greket e Epirit e kishin thyer marreveshjen qe Janinotet bene me Sinan
Pashen para rreth 200 vitesh, e cila
 ju garantonte privilegje qe ju ishin garantuar shume pak vendeve ne Perandorine Osmane, dhe vendosi qe te
gjithe greket e Janines te nxirren jashte qytetit dhe ne te te vendosen shqiptaret myslimane dhe çifute. 
 
Ne nje pjese te vepres se tij Maksimi shkruan per Dionisin: 
 
“ Zoti yne, pse e çuat boten drejt kesaj revolte gjakatare, pse sot fshatrat kryengritese jane te
djegura, shtepite te braktisura, dhe fushat plot me kufoma ? Nena ska me femije, dhe femijet jane jetime
(duke nenkuptuar qe Dionisi vrau dhe i çoi baballaret e tyre drejt vdekjes se sigurt), dhe ju u dogjet per
se gjalli, dhe u derguat ne Stamboll.” 
 
Kritikat e shumta qe i jane bere Dionis Filozofit ishin mese te drejta, sepse ishin bere edhe nga vete
njerezit e tij. Kjo kryendritje ishte e panevojshme sipas shume shkrimtareve, perfshi edhe atyre greke,
sepse ne ate periudhe kohe Perandoria Osmane Epiroteve ju kishte garantuar te gjitha te drejtat, dhe i
kishte respektuar ato. Por Dionisi ne kete kryengritje i mbeshtetur dhe genjyer si gjithmone nga Franca,
masakroi barbarisht me qindra myslimane shqiptare dhe pak turq, duke ngjallur ne kete menyre edhe nga ana
e familjeve te viktimave te masakruara nje reagim shume te eger. Ne te gjitha shtepite e myslimaneve qe
Dionisi hyri masakroi gjithe familjet, pa dallim seksi dhe moshe, dhe me pas i dogji shtepite. Me hyrjen e
tij ne Janine ai masakroi gjithashtu me qindra njerez te pafajshem, dhe nje nder lojrat e tij te preferuara
ishte qe ti digjte njerezit per se gjalli brenda shtepive, ndaj edhe shqiptari Asllan Pasha pasi e kapi te
gjalle, e dogji per
 se gjalli qe ai vete ta ndiente se sa kishin vuajtur qindra viktimat çame qe Dionisi kishte masakruar. Kjo
eshte faza e pare e masakrimit te popullsise çame dhe ky vit (1611) shenon fillimin e masakrave masive
ndaj çameve myslimane, e cila do te perfundonte ne vitin 1946 me masakren e famshme te Filatit. 
 
 
 
 
 
 
(1)   D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(2)   C. Paparrigopoulos – Histoire de la nation grecque T. 5 fq. 629
(3)   C. Sathas La Grèce sous la turcocratie fq. 120
(4)   C. Mertzios Révolte de Dionysos le philosophe fq. 81-90 ne Epirotica Chronica 1938
(5)   D. Sarros Chronique anonyme –  ne  Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(6)   D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 181
(7)   E njohur sot edhe me emrin « Vrima e Skilozofit »
(8)   D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(9)   D. Sarros Chronique anonyme – dans Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(10)                      D. Sarros Chronique anonyme –  ne  Logos
Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 183
(11)                      D. Sarros Chronique anonyme –  ne  Logos
Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 210
(12)                      D. Sarros Chronique anonyme –  ne  Logos
Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq 180
(13)                      D. Sarros. – p. 195-196

------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e
atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari
nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
    Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
    (Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
    mailto:shqiperia-digest <at> yahoogroups.com 
    mailto:shqiperia-fullfeatured <at> yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/

tano turku | 26 Jan 23:56 2009
Picon

Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (6)

Skënderbeu nuk ka duruar dhimbjen dhe turpin e privimit nga trashëgimia

 
Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (6)
Tani për tani mjafton të mbetemi tek vlerësimi që ka bërë Ardian Klosi se Shmiti e ka lartësuar e pastruar figurën e Heroit kombëtar të shqiptarëve, nuk e ka fyer apo përlyer duke e sjellë atë në përmasat e njerëzores, më larg mitologjikes. Madje Shmiti ka bërë pikërisht atë që kërkojnë politikat e intelektualët integristë evropianë të Shqipërisë, ka qëndruar më afër idesë që e paraqet Skënderbeun si integrist euro-perëndimor shqiptar qysh në mesjetë.
 
Tërbimi i Kadaresë shpërtheu vrullshëm sidomos në bisedën e tij para një grupi adhuruesish në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër. Kadareja i fryu në maksimum bulçitë dhe u prish tej mase në çehre për t’u rënë borive të alarmit se po sulmohej e fyhej rëndë Heroi kombëtar i shqiptarëve dhe shqiptarët po qëndronin të mpirë, po e tregonin veten komb pa dinjitet që nuk di të vlerësojë, as nuk e do lirinë. Kadareja i përbuzi shqiptarët duke recituar fjalët poetike krijuar në kontekst tjetër: “skllevër e bij skllevërish që liri nuk doni”. Ishte një shpërthim i paparë i tërbimit vetëm se në veprën e Shmitit janë sjellë prova e dokumente historike, që nuk i shkojnë për shtat propagandës 20-vjeçare të Kadaresë se Skënderbeu ishte prijësi për bashkimin e shqiptarëve me mbretërinë e Papës e të katolicizmit dhe prandaj shqiptarët e sotëm duhet të kthehen tek koha e Skënderbeut, të bëhen katolikë e të armiqësohen me çdo gjë lindore. Libri i Shmitit sjell prova historike se këto që ka thënë Kadareja janë gjepura. Edhe vetë Kadareja në një rast është rrëfyer se ka gabuar që ka kërkuar konvertim të shqiptarëve myslimanë në katolikë. Por, përsëri atje i rri mendja.
 
Inatçi ndaj zbulimit arkivor se Skënderbeu ka luftuar për babën, jo për Papën
 
Ka edhe studiues të historisë e intelektualë të tjerë që nuk ia falin dot Shmitit që në Arkivin e Milanos ka gjetur një dokument ku raportohet se ambasadorët papnorë kishin vënë në dijeni Papën se Skënderbeu luftën kundër Perandorisë Osmane nuk e kishte nisur i shtyrë nga përdëllimi për Krishterimin, por ngaqë Sulltani në kundërshtim me premtimet e bëra ia kishte vrarë babën. Ky zbulim i Shmitit nuk duket dhe aq zbulim i madh. Në librat shkollorë, edhe në filmin shqiptaro-sovjetik, kemi mësuar se Skënderbeu kur ishte pranë Sulltanit u zemërua shumë se pas vdekjes së babait Sulltani nuk po ia kthente principatën. Në librin me korrespondenca të Skënderbeut ka mjaft materiale që tregojnë se ky nuk kishte ndonjë dashuri të madhe e besim të veçantë tek Papa.
 
Disa thonë se ka bërë gabim Shmiti që u ka dhënë kaq rëndësi këtyre raporteve ambasadoriale, sepse raportime të tilla nuk janë gjithmonë të sakta. Me këtë logjikë mund të zhvleftësohen shumë lloje dokumentesh. Zemërimin për “zbulimin” e Shmitit më shumë e motivojnë me arsyetimin se është fyese për Heroin tonë të paraqitet ai si njeri që nuk ka pasur në zemër atdheun e fenë etj. etj. Këto janë gjepura. Më me vend është interpretimi se me këtë zbulim Shmiti e ka nderuar Skënderbeun, sepse ka sjellë një provë të re se Skënderbeu ka vepruar vërtet me mendësi e shpirt arbnor (shqiptar). Edhe kur logjika e zhvillimeve në Ballkan e në Evropë, si dhe raporti i forcave me Perandorinë Osmane, të vetmen superfuqi të atëhershme i diktonin Skënderbeut të mos hynte në luftë, ai nuk ka duruar dot dhimbjen dhe turpin nga vrasja e babait, ose nga privimi nga trashëgimia e babait. Për të bërë një luftë të pabarabartë, që e di qysh në nisje se nuk e fiton dot dhe do të të kushtojë shumë shtrenjtë duhej një karakter i veçantë, një motiv specifik. Shmiti e zbulon më saktë figurën e Skënderbeut që në sytë e arbnorëve të atëhershëm nuk duronte dot turpin, dhe ata për këtë i shkuan pas.
 
Skënderbeu më shumë luftoi për hir të babës se të Papës
 
Por, inatçinjtë e sotëm ndaj librit të Shmitit kanë propaganduar gjatë se Skënderbeu, edhe pse e shihte se po i binte me kokë një muri të tmerrshëm si Perandoria Osmane, e bënte këtë luftë të humbur për hir të Papës e të Krishterimit. Këta duan të bindin shqiptarët se Skënderbeu më shumë luftoi për hir të Papës se të babës, kurse Shmiti na vërteton se ai paska luftuar për hir të babës e jo të Papës.
Inatin disa e shprehin me akuzat se Shmiti po na lë pa simbolikë kombëtare. Në fakt ai e qëron simbolikën kombëtare shqiptare nga amabalazhe të panevojshëm, nga lulka me shije të keqe.
 
Disa turfullojnë se libra si i Shmitit synojnë të zhbëjnë emblemën kombëtare shqiptare duke njollosur njërin nga treshja e kësaj embleme Skënderbeu-Nënë Tereza-Kadareja, që e ndërton rryma katolikocentriste për të mbështetur ëndrrën e saj të rikonkuistës katolike tek shqiptarët. Kjo rrymë do të imponojë si emblemë kombëtare një “trini të shenjtë” personalitetesh mbi bazë të katolicizmit: Skënderbeu si luftëtar për Papën, jo për babën; Nënë Terezën si të vetmin burim shpirtëror për shqiptarët dhe Kadarenë si të vetmin frymëzues kulturor për konvertimin në katolicizëm. Pikërisht në funksion të kësaj skeme u përdorën edhe veprimtaritë përkujtimore për Skënderbeun më 17 janar 2009. Heshtja medituese u mbajt para monumentit të Skënderbeut në sheshin me emrin e tij, pa u marrë vesh nëse të heshturit meditonin më shumë për Skënderbeun si “Hero i Kombit” shqiptar, apo si “Atlet i Krishtit”.
 
Procesioni politiko-fetarist vazhdoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përshpirtjet e lutjet u bënë para shtatores së Nënë Terezës, ku nuk mund të pranohen e të zënë vend veçse lutje fetare në ritin katolik. Fjalimi politik i kryetarit të shtetit në mbledhjen solemne në sallë të mbyllur ishte në frymë të theksuar kadareane, si kurorëzim pushtetor politik i qëndrimeve të Kadaresë.
 
Ankesat e Gjirokastrës
 
Kadareja mund të ndjehet edhe më i llastuar se i bëhet vend në treshet e mëdha, pasi qysh në kohën e komunizmit e kishin përgatitur për në “treshen e madhe” gjirokastrite Enver Hoxha - Eqrem Çabej - Ismail Kadare, për të krijuar bindje të pakundërshtueshme tek shqiptarët se pushteti i mendjes dhe i forcës mbi ta duhej të vinte vetëm nga Gjirokastra (Enveri si simbol i pushtetit politik, Çabej si simbol i pushteti shkencor, Kadareja si simbol i pushtetit krijues). Këtë vit u shfrytëzua 100-vjetori i lindjes së dy të parëve që veprimtaritë në Gjirokastër të kishin domethënie e ngjyrim të veçantë. Pas 8 vitesh mungesë edhe Kadareja shkoi në Gjirokastër, mblodhi ithtarë të tij dhe u shfaq në ekranet televizive për të thënë se po merrte në dorë flamurin e mbrojtjes së dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar nga një studiues i huaj, dhe për t’u ankuar se Gjirokastrës ia kishte marrë nderin një “gjirokastrit i pabesë”, ish-ambasadori shqiptar në Suedi në vitin 1994, Bardhyl Kokalari, i cili paskësh bërë mynafike në Komitetin Suedez të Çmimit Nobel që ky çmimi të mos i jepej Kadaresë.
 
Pra, edhe Kadaresë i kishte dalë një “Hamza Kastriot” apo “Ballaban Pashë”, si Skënderbeut dikur. Këtë akuzën për Kokalarin shqiptarët e kanë pasë dëgjuar edhe para shumë vitesh. Kadareja nuk solli ndonjë provë të re, madje as emrin e Kokalarit nuk guxoi ta zinte në gojë, por ua la shërbëtorëve të tij barrën e keqe ta përmendnin. Duket qartë që Kadareja kërkonte një paralelizëm midis cenimit të madhështisë së tij e të Skënderbeut dhe kur çirret “të mos preket miti i Skënderbeut” në fakt do të thotë të mos preket “miti i Kadaresë”. Edhe atë mbrojtjen ligjore të figurës së Skënderbeut Kadareja e do si mburojë e pancir për figurën e tij, ngaqë nuk duron dot që të bëhen kritika për pikëpamjet e qëndrimet e tij të gabuara.
 
Pas ankesave që bëri në Gjirokastër Kadaresë iu gjend menjëherë në krah vetë kryetari i shtetit të Shqipërisë me letrën që i dërgoi Komitetit të çmimit Nobël që këtë vit t’ia japë patjetër çmimin Ismailit. Ky nga ana tjetër edhe një herë harroi kategorinë etike të modestisë dhe u shpreh me tangëllëk se për këtë çmim kishin më shumë nevojë shqiptarët se ai vetë.
 
Abdi Baleta
 
Njoftim nga Moderatoret e Cameria Forum.
Ne rast se Gazeta e perfundon me kaq kete shkrim te Zotit Baleta ne si  moderatore do te shqyrtojme dhe vendosim ne se mund tua servirim te gjithe  shkrimin, dmth, ''mund'' te botojme pjesen e mbetur.
 
Per Skenderbeun nuk mund te krijohet historiografi e veçante.......
 

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 27 Jan 00:30 2009
Picon

Shqiptarja e pare ne Hene, jam krenar per ksi trimneshash

Shikoni more shikoni c'ka behet ne www.zemrashkijeve te Kadran Manikovskit. Kozi paska prekur Henen. Helbete, atje larte ku ka shkuar do te ulet ne bisht te henes (ndoshta e beri per vit te Ri) dhe shkruaj poezi... proze.... Keshtu i thencin se na vetequhet ''shktarrimtare'' -shkrimtare- doja te thoja. Apo nuk e ka marre bekimin me ije te vaftisur nga Prifti i Dioguardit. U me rafte pika mua per te. He se per pak harrova. Teta Kozi, a ia pret bileten Josephit me Gruan Shirlin kur vine te kercejne ne banketet me muzike shqiptare? Po kur kercen Baba Toni para Kares a ka bileta ne shitje apo blihen nen banak?


__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 26 Jan 22:17 2009
Picon

Shkrim i tere i Anti'turqizmes...... botuar ne republika qe e papa nisur ne art Kafe

"KËSHILLA DJALLI"...MIKUN BËJENI ARMIK
 
Nga "shkrimet e shenjta" kemi mësuar se "prindërit e njerëzimit", Adami dhe Eva, "mëkatin e parë" e bënë të nxitur nga "këshilla e Djallit". Mëkatet qysh nga ajo kohë vazhdojnë pa mbarim. Po ashtu "këshillat e Djallit" nuk kanë të pushuar. Dikur kureshtjen prej fëmije për të ditur se ku rri Djalli të rriturit na e shuanin me fjalët " ka hyrë në barkun e insanit (njeriut)". Tani që jemi të rritur e kuptojmë se Djalli në barkun e insanit nuk ka çfarë bën, por nuk mund të themi se në mendjen e njeriut ai nuk gjen vend.
Nga shkrimet njerëzore kemi mësuar se ka shkrimtarë, studiues, shkrues me zanate nga më të ndryshmit që zbulojnë e propagandojnë se "mëkati i parë" historik i shqiptarëve është pranimi masiv i fesë myslimane dhe ndëshkimi më i rëndë e fatkeqësia më madhe për ta mbetet përfshirja e tyre disa shekuj në gjirin e Perandorisë mesjetare Osmane. Në librin e vogël por me përmbajtje të ngjeshur të Rexhep Hoxhës "Nuk është ashtu" (Gjakovë 1996) u është bërë një kritikë e rreptë dhe e argumentuar mirë tezave të akademikut Zef Mirdita, të Engjëll Sedajt e të shkrimtarit Ismail Kadare mbi këtë "mëkatin e parë" historik të shqiptarëve dhe hidhen poshtë këshillat e thirrjet e tyre e të disa të tjerëve për një revanshizëm antiosman e antimysliman në kohën tonë, duke braktisur Islamin e përqafuar masivisht katolicizmin.
Rreth temës së revanshizmit antiosman e antimysliman për të shpëtuar nga "mëkati fillestar" janë bërë mjaft polemika gjatë 18 viteve të fundit. Më është dashur edhe mua të përfshihem në këto polemika, sidomos në replikat ndaj Kiço Blushit në vitin 1992, ndaj Ismail Kadaresë në vazhdimësi, ndaj një shkrimi të Neshat Tozajt në "ZP" më 10 Janar 1995 nën titullin "Shqipëria një depo municioni islamik?" etj. Ky
titull ishte huazuar nga revista franceze "Historia jonë" dhe nga një pankartë me përmasa 40 x 50 centimetra të vendosur nëpër muret e Parisit. Aq përshtypje kishte bërë kjo parullë tek autori i shkrimit të "ZP-së" sa në këtë gazetë propozohej që pa humbur asnjë minutë kohë të bëhej një regjistrim popullsie në Shqipëri që shqiptarët të shkruheshin si të krishterë.
Nën efektet e parullës pariziane është kurdisur një propagandë e shfrenuar e pandërprerë në Shqipëri për të fryrë rrezikun e fondamentalizmit e të terrorizmit islamik për shqiptarët e tërë Europën nga territori shqiptar. Në vitin 2001 në këtë frymë doli një libër i tërë i titulluar "Nacional-islamizmi shqiptar....". Në vitin 2005 vetë ish-kryetari i shtetit shqiptar shkoi e mbajti një ligjëratë në Universitetin e Oksfordit (Angli) si pendesë për "mëkatin fillestar" të shqiptarëve dhe si premtin se do të punohet për shlyerjen e këtij mëkati në Shqipëri e për rikthim të shqiptarëve në "kohët e arta skënderbegiane", pra në gjendjen paraosmane. Ligjërata në Oksford dukej si një dekret presidencial për të zbatuar porosinë që jepte "ZP" në vitin 1995.
Kështu në andrrallat e tyre të përditëshme shqiptarët janë ndeshur shpesh me "këshilla e punë Djalli" si thirrjet për revanshizëm antiosman e "rikonkuistë katolike". Por nuk janë ndjerë të mundur e të humbur se Perëndia ka dhënë mendjen e arsyen, vullnetin e vendosmërinë për të mos rënë pre e qoftëlargut, sepse çon dhe engjëj të drejtojnë njerëzit nga e mbara. Nuk kanë munguar asnjëherë fjalët dhe këshillat e mira të njerëzve të arsyeshëm e të ditur për trajtimin e problemeve të tilla. Shqiptarët krahas përkujdesjes hyjnore vazhdojnë të marrin mesazhe të urtë njerëzorë, si për shembull ata që na ka dhënë historiani zviceran Aleksandër Lamber në intervistën e tij botuar në "Panorama" më 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2007 nën titujt shumë domethënës "Europa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX kur Ilirinë e quajti Ballkan" dhe "Aleatët ia lanë Lindjes Shqipërinë edhe pse e dinin se s’ishit sllavë". Lamber shpreh me gjuhën e tij të thjeshtë njerëzore atë që shumica e shqiptarëve e quajnë "mrekulli hyjnore" lidhur me bombardimet e NATO-s mbi Serbi për të shpëtuar Kosovën në vitin 1999: "Pas Luftës së Ftohtë, Europa nuk ka qenë në gjendje të ndalojë gjenocidet dhe spastrimet etnike në kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje e Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund gjenocidin që bënte kundër popullsive myslimane të Ballkanit".
Megjithatë edhe pasi vijnë mesazhe të tillë ndodh që të gjejmë...
"Këshilla Djalli" edhe ... në një shkrim të Engjëllit
"Turqia i ka borxhe historike Kosovës", është titulli i këtij shkrimi të botuar në të përditëshmen "Telegraf" më 5 janar 2008, sapo rinisën punën gazetat pas pushimeve festive (ribotuar më pas edhe në "Ndryshe", e mbase në ndonjë gazetë tjetër). Siç ishte krejt e natyrshme dhe e kuptueshme gazetat gjatë gjithë vitit që sapo u mbyll (2007), sidomos gjatë periudhës së bisedimeve shtesë 120 ditore për përcaktimin e statusit të Kosovës, kanë qenë të përqëndruara në intrigat e komplotet e politikës thellësisht armiqësore serbo-ruse për të zvarritur, penguar e sabotuar procesin diplomatik ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nuk pritej që qysh në ditët e para të janarit 2008 në gazetat e Tiranës të shfaqej një shkrim që shtrembëron historinë dhe realitetin e zhvillimeve për çështjen e Kosovës, në të cilin si armiku më i madh paraqitet miku më i mirë dhe më i sinqertë i shqiptarëve, kombi e shteti turk. Por pikërisht kjo ka ndodhur me shkrimin e Engjëll Koliqit "Turqia i ka borxhe historike Kosovës". Nuk mund të themi me siguri nëse gazetat që e kanë botuar kanë pasur një synim të tillë, apo e kanë hedhur në publik pa e vrarë shumë mendjen për përmbajtjen dhe mesazhet e mbrapshtë të kësaj "kartolinë urim-provokimi", jo vetëm ndaj kombit e shtetit mik turk, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve që çmojnë e përshëndesin miqësinë tradicionale e vëllazërore shqiptaro-turke.
Pas një sërë interpretimesh të mbrapshtë për ngjarjet historike, autori me emrin Engjëll ka rreshtuar disa direktiva që tigëllojnë si "këshilla Djalli" për organet udhëheqëse të Kosovës, të cilët pritet të fillojnë së shpejti funksionet e qeverisjes së pavarur të shtetit sovran, të njohur ndërkombëtarisht. Është këshillë e keqe të shkruash: "Duke pasur parasysh të gjitha këto që thamë më lart, e sidomos marrëveshjet famëkëqija që Perandoria Osmane e më vonë Turqia ka bërë me Rusinë dhe me ish-Jugosllavinë në dëm të shqiptarëve, institucionet shtetërore të Kosovës (Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca) duhet të kërkojnë nga qeveria e Turqisë në Ankara, që me akt zyrtar t’i shpallë të pavlefshme respektivisht t’i anullojë këto marrëveshje dhe pëfundimisht të njohë identitetin kombëtar të miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi, duke u dhënë atyre të drejtat që u takojnë me konventa ndërkombëtare". ("Telegraf" 5 janar 2008).
Në fakt këtu kemi të bëjmë me një provokim të hapur të dyfishtë: 1-kundër udhëheqësve dhe opinionit publik shqiptar të Kosovës, të cilëve u kërkohet të mos përqëndrojnë më tej vëmendjen në detyrën e tyre kryesore për përballimin e ofensivës më të egër armiqësore antishqiptare nga politika e diplomacia serbo-ruse, por të hyjnë në sherre me Turqinë mike; 2- kundër udhëheqësve dhe opinionit publik të Turqisë që vazhdimisht kanë dëshmuar ndjenja të simpatisë më të sinqertë për shqiptarët dhe kanë mbështetur fuqimisht çështjen e Kosovës, duke i bezdisur ata sado pak me mesazhe të "mosmirënjohjes shqiptare" (lexo engjëllkoliqase).
Është veprim ngatërrestar t’u japësh udhëheqësve kosovarë "direktivën" politike që të hyjnë në "luftë diplomatike " me Turqinë pikërisht në kohën e përballjes më të madhe dhe më të rreptë me dinakëritë e komplotet e diplomacisë ruso-serbe kundër pavarësimit të Kosovës, siç dëshmuan edhe fjalimet e serbit Tadiç e të rusit Çurkin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 16 janar 2008, kur këmbëngulën se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës qenka e pavlefshme dhe Serbia e Rusia kurrë nuk do ta njohin atë. Është jo vetëm paradoks, por dhe minim i luftës së vështirë që po bën Kosova në frontin diplomatik kur10 ditë para këtyre deklaratave serbo-ruse të lëshohet në shtypin e Tiranës, qoftë dhe në formën e një shkrimi të rëndomtë pa vlerë direktiva që udhëheqja kosovare të hapë frontin e ri të luftës diplomatike kundër Turqisë si hakmarrje për "borxhet historike" që i paska kjo qysh nga koha e Perëandorisë Osmane! Çfardo problemesh që të kenë shqiptarët me kombe e shtete të tjerë, të mbetur nga historia apo të krijuar rishtas, fronti kryesor i luftës politike dhe diplomatike ku duhen pëqëndruar të gjitha energjitë është ai përballë diplomacisë serbo-ruse për Kosovën. Këshillat për të hapur fronte te reja lufte diplomatike kundër vendesh e kombesh mike si Turqia që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë pa pushim të përballojmë trysnitë e fqinjëve sllavë e grekë, janë djallëzore dhe tradhtare ndaj çështjes kombëtare shqiptare në tërësi.
Për ta pasur pamjen të qartë për miqësinë e Turqisë mjafton të kujtojmë suksesin e madh të vizitës së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit, në Ankara në fund të vitit 2007, ku ajo shkoi të kërkonte mbështetjen e Turqisë që edhe Konferenca e Vendeve Islamike të njohë menjëherë pas shpalljes pavarësinë e Kosovës. "Këshillat" e Koliqit tërthorazi janë një reagim negativ i mllefosur kundër rezultateve të kësaj vizite. Ndërsa gazetat që i botuan ato si "kartolinë fyerjeje" ndaj Turqisë mike për vitin e ri 2008 kanë dëshmuar mungesë nuhatjeje politike, nëse nuk kanë pasur arsye tjetër më të papranueshme. Për ata që kanë marrë huqin e keq që punët e shtetit e të kombit shqiptar t’i vështrojnë vetëm nëpërmjet syzeve të fanatizmit fetar antimysliman, antiosman e antiturk duhet të përmendim se edhe Zonja Topalli, që gjeti në Turqi pritjen më të mirë dhe siguroi mbështetjen e fuqishme për shqiptarët, është e besimit katolik, sikurse Engjëll Koliqi.
Të njëjtën gjë duhet ta themi edhe lidhur me vizitën e zonjës Topalli në krye të një delegacioni parlamentar në disa vendet myslimane të Gjirit Persik në mesin e muajit Janar 2008. Kjo vizitë duhet t’i ketë pezmatuar shumë ata që gjatë 16 vjetëve me radhë pas pranimit të Shqipërisë në Konferencën e vendeve Islamike si anëtare me të drejta të plota (në vitin1992) nuk kanë lënë fyerjeje pa bërë kundër mbështetësve të këtij anëtarësimi. Po tani a do ta kenë të njëjtën paturpësi që edhe zonjat Jozefina Topalli e Valentina Leskaj t’i etiketojnë si fondamentaliste ekstremiste islamike, meqenëse bënë vizitë zyrtare në vendet arabe?!Vizita e zonjës Topalli në vendet arabe duke pasur në delegacion edhe kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Leskaj, është një shuplakë e fortë për politikën pa mend të drejtuesve të kësaj partie që me gojën e ministres së tyre të jashtme, Arta Dade, vetëm pak kohë më parë bënë një zhurmë krejt të pahishme kundër vizitës së kryeministrit Berisha në Egjipt ku kishte shkuar të siguronte mbështetje diplomatike për Kosovën.
Politikanët, vëzhguesit e analistët shqiptarë e kanë për detyrë të sqarojnë sa më hollësisht opinionin publik shqiptar se kush është armiku real i tij, se nga vjen rreziku i vërtetë, nga kush duhet të ruhemi, kujt duhet t’i kundërvihemi, jo të krijojnë konfuzion duke paraqitur mikun si armik dhe hasmin si dashamir të mundshëm. Gazetat shumëfaqëshe të Tiranës mund të bëjnë në këtë kohë një punë të mirë duke pasqyruar e shtjelluar më tej faktet e shumta konkrete dhe vlerësimet që përmban libri i ish-ambasadorit shqiptar në Moskë Shaqir Vukajt "Rusia dhe Kosova" (Tiranë 2007) për armiqësitë ruso-serbe ndaj shqiptarëve dhe të mos merren me shtrembërime historike e thirrje patetike për revanshizëm diplomatik antiosman e antiturk. Eshtë absurde dhe provokuese që, edhe pas botimit të librit "Rusia e Kosova", shkrues e botues shqiptarë të hiqen si të paditur (apo të mbeten të paditur) dhe t’i ofrojnë opinionit publik "vlerësime shejtani" e "këshilla djalli" si në shkrimin "Turqia i ka borxhe historike Kosovës".
E shkuara e përbashkët historike na afron me Turqinë e re
Turqia e sotme është një shtet i ri modern dhe jo thjesht një zëvendësuese e vazhdimësi e Perandorisë së Sulltanëve Osmanë, siç ka mbetur Rusia e Jelcinit dhe e Putinit në raport me Rusinë e Carëve; ose siç u pëpoq të imponohej si Serbi e Kralëve me luftra e gjenocid Serbia e Milosheviçit në fazën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, apo si pretendojnë sot Tadiçi, Koshtunica, Nikoliçi e të tjerë shovinistë beogradas të qëndrojnë në Kosovë si kolonizues, vetëm se Serbia e sotme kishte pushtuar Kosovën për disa dekada në shekullin XX dhe dinastitë e zhdukura serbe e kontrollonin atë për njëfarë kohe në Mesjetë.
Shkasin në pasaktësi historike dhe lëshojnë frymë të keqe politike individët dhe mjediset e caktuara shqiptare kur demonizojnë pa ndërprerje Perandorinë Osmane jashtë kontekstit të zhvillimeve të sotme dhe përtej përmasave të gjykimit të shëndoshë shkencor historiografik për të shkuarën. Dëshmojnë për vetëpërdhosje intelekti dhe pësojnë shpërfytyrim e shëmtim të personalitetit intelektual e të figurës qytetare ata që shkruajnë si njëfarë avokati Gjetë Kola se: "turqit kanë qenë dhe janë armiq shumë herë më të mëdhenj të kombit shqiptar se grekët dhe serbët të marrë sëbashku" (shkrimi "Pushtimi serb e grek, pasojë e pushtimit turk", në gazetën "Republika"26 shtator 2007).
Për të mos shkarë në të tillë marrëzi Gjet Kola, edhe nëse nuk di gjuhë të huaja, mund të kishte lexuar diçka nga shkrimet e botuara në gjuhën shqipe të njerëzve të shquar nga Europa. Udhëtarja e famshme angleze në fillim të shekullit XX, Edit Durham, ka shkruar: "Tani që serbët erdhën në Ohër dhe grekët në Korçë fillova ta ndjeja veten fajtore pse dikur kisha uruar që turku të largohej nga Europa. Sa ishte turku aty shpresat nuk ishin shuar. Ndërsa këta pushtues "të krishterë" ishin njëqind herë më të këqinj" ( "Brenga e Ballkanit" Tiranë, 1990, fq, 399). Libri i studiuesit të njohur britanik Noel Malkolm "Kosova, një histori e shkurtër" që u botua për herë të parë në anglisht në vitin 1998 dhe ka ushtruar një ndikim të fuqishëm për një perceptim të ri, më të favorshëm për shqiptarët e çështjes së Kosovës në sferat më të larta të politikës e diplomacisë perëndimore, vetëm për Gjetë Kolën nuk paska vlerë. Në këtë libër Malkolmi ka analizuar se çfarë përfaqësonte Perandoria Osmane në jetën e shqiptarëve. Xhybja e avokatit të rëndomtë me te cilën paraqitet Gjeta edhe kur përrallis për historinë e për marrëdhëniet ndërkombëtare na bën të sjellim sërish fjalët e Durhamit : " Nuk ka kostum që mund të të vijë në ndihmë kur je bosh e s’ke ç’të thuash"(Po aty fq.354).
Është e kotë dhe "punë djalli" të mohohen përfitimet që kanë pasur shqiptarët si individë dhe si komb në formim duke qenë disa shekuj pjesë e Perandorisë shumëkombëshe Osmane, më tolerantes që ka njohur historia e Mesjetës së vonë dhe kohës së re ndaj mileteve dhe besimeve të ndryshme që bashkëjetonin brenda saj. Noel Malkolmi e ka vënë në dukje se: " në shumicën e vendeve ballkanike mendimi popullor për sundimin osman është tërësisht negativ. Osmanët përshkruhen si barbarë aziatikë që shkatërruan në secilin nga posedimet e tyre një kulturë kombëtare në lulëzim". Kjo ka qenë dhe është propaganda e pandërprerë serbo-greke që ka ndikuar jo pak edhe tek shqiptarët. Këtë propagandë bëjnë edhe sot ata që Turqinë e turqit i paraqesin si armiqtë më të mëdhenj të shqiptaërve.
Pasi rreshton dhe disa akuza të tjera ballkanike ndaj osmanëve Malkolmi thekson : "Të gjitha këto pretendime në rastin më të mirë janë gënjeshtare dhe në rastin më të keq plotësisht falso". Malkolmi vë në dukje se: "në dy shekujt e fundit të sundimit osman kishte shumë raste të arbitraritetit të pushtetit, të dhunës e të shtypjes. Por t’i kalosh kushtet e kësaj periudhe të fundit mbrapa në të shkuarën dhe ta karakterizosh tërë sistemin osman qysh nga fillimi si tiranik e kaotik do të thotë të bësh një anakronizëm të trashë. Qeverisja osmane në Ballkan në vitet e hershme ( d.m.th. deri nga fundi i shekullitXVI) ishte një sistem drejtimi i rregulluar mirë dhe kushtet e jetës që krijonte ishin të krahasueshëm në mënyrë të favorshme në shumë drejtime me ato të pjesës tjetër të Europës" ( "Kosova, histori e shkurtër" fq.93, botimi anglisht).
Shqiptarët me mend i kanë ditur dhe i kanë vënë në dukje në masën e duhur si fatkeqësitë dhe të mirat që patën shqiptarët nga kjo perandori. Qysh në fillim të shekullit XX në "Kalendari Kombiar" në kuadër të polemikave me antiosmanët më të zellshëm analizohej problemi i dobive që kishin pasur shqiptarët nga përfshirja në Perandorinë Osmane. Studiuesja franceze Natali Klejer në librin e saj "Në zanafillë të nacionalizmit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Europë"(Paris 2007), sjell disa vlerësime që nxjerr nga ato analiza: "përfitimet nga islamizimi ishin të ndryshme ...shqiptarët kishin luftuar për Turqinë e për Islamin, por edhe për vete e për pasuritë që sillnin në shtëpi...Islami luante efektivisht rolin vendimtar në përcaktimin e dallimeve midis shqiptarëve e grekëve, midis shqiptarëve e sllavëve. Veçanërisht Islami ishte i përshtatshëm për shtrirjen e hapësirës shqiptare.
Ndërsa në kohën e Skënderbeut sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, sikurse dëshmojnë toponimet, në fillim të shëkullit XX "fronti" ishte zhvendosur tashmë në Bitol, Shkup, Mitrovicë ose Beranë" (fq.471).
Pikërisht se e dinin mirë si kishin shkuar punët e shqiptarëve në gjirin e Perandorisë Osmane dhe si po shkonin punët e shqiptarëve me fqinjët ballkanikë ne kohën e zgjimit e të afirmimit kombëtar të shqiptarëve dhe të afirmimit të nacionalizmit shqiptar "Shumë nga fisnikët dhe pjesëtarët e "klasës së mesme të shkolluar" që kapeshin pas Perëndimit në gadishullin ballkanik ishin në fakt të bindur se perandoria ishte një ledh mbrojtës kundër ndarjes së tokave midis vendeve ballkanike ose fuqive të mëdha" (Natali Klejer "Në Zanafillë të nacionalizmit shqiptar", fq. 691). Një shekull para francezes Natali Klejer, anglezja Edit Durham do të shkruante: "Në Ballkan mund të ndryshosh mendje sa herë të duash, por vetëm një gjë nuk e ndryshon dot: qiellin e mbuluar nga retë e fuqive" ( "Brenga e Ballkanit" fq. 364).
Antiturqizmi, maskë e antishqiptarizmit të serbo-rusofilisë
Tani vemi re fare mirë se është përsëri acari rus që vërshon drejt Ballkanit si në kohën e luftrave kundër Perandorisë Osmane që të ngrijë edhe një herë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të çështjes kombëtare shqiptare në tërësi. Këtë ka bërë Rusia Cariste në kohën kur ishin krijuar Pashallëqet e Mëdha shqiptare dhe shqiptarët ishin më afër krijimit të shtetit të tyre, para shteteve serbe e greke në Ballkan. Këtë ngrirje solli Rusia për çështjen shqiptare edhe në kohën e "Kongresit të Berlinit", kur duhej njohur kombi shqiptar në Europë dhe duheshin bashkuar në një të katër vilajetet shqiptare, në rrethanat e dobësimit të Perandorisë Osmane. Të njëjtën gjë bëri Rusia kur duhej njohur shteti i pavarur kombëtar shqiptar në vitet 1912-13, kur duhej zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve edhe për shqiptarët në Ballkan pas LDB. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe së fundmi, në kohën kur duhet njohur pavarësia e shtetit sovran shqiptar të Kosovës.
Më 9, 10 dhe 11 Janar 2008 në gazetën "Republika" është botuar studimi i Pr. Eshref Ymerit mbi politikat e veprimtarinë e tërbuar armiqsore shumëshekullore të armikes së betuar të shqiptarëve, Rusisë. Analiza që bëhet në këtë studim i jep lexuesit e opinionit publik shqiptar (madje dhe politikanëve e intelektualëve që dëshirojnë) një udhërrëfyes publicistik për të kuptuar edhe më mirë materialin e gjërë faktik që përmban libri i Shaqir Vukajt "Kosova dhe Rusia". Kurse shkrime si ai i Engjël Koliqit, ai i Gjetë Kolës dhe i disa të tjerëve janë në frymë e kahje krejt të kundërt, shkojnë në vazhdën e rrymës që njihet prej kohësh si serbo-rusofile. Këta shkrime duken të ndikuar nga demagogjia e Beogradit dhe e Moskës, posaçërisht nga intervista e ambasadorit të Rusisë në Tiranë, zotëri Prishepovit, botuar në gazetën "Shqip" më 23 Dhjetor 2006, në të cilën jepej si verdikt i prerë se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër për Kosovën veç asaj që do të pëlqejë edhe Beogradi dhe çështja e Kosovës nuk duhet lidhur me marrëdhëniet e Rusisë e të Shqipërisë, pasi këto marrëdhënie duhet të vështrohen vetëm në prizmin e "miqësisë së popujve".
Nuk ka si të mos bjerë në sy për keq kur dhe autorë shumë të pranishëm në botimet e në publicistikën shqiptare, me studime e shkrime që shpesh kanë mjaft peshë, si Pr. Hulusi Hako, që shpalos dhe mendime për patriotizmin që duhet të kenë shqiptarët, pikërisht në këtë kohë e gjen me vend të derdhë nostalgjitë e tij për kohën e shkuar si student në Rusi, madje të kapërcejë masën duke shpërfaqur e reklamuar me krenari rusofilinë e tij. Në pjesën e serialit nostalgjik "Ditari i Moskës" (të cilën autori e përmend dhe me termat "Moska ime") të botuar më 13 Dhjetor 2007 në "Telegraf" autori ka shkruan: "U mbushën plot 50 vjet që kur jam ndarë nga Moska! Nostalgjia veçse është shtuar... kujtimet e atyre viteve nuk janë thjesht një moment përjetimesh turistike... por u bënë vizioni më dimensional për të qenë i dobishëm për Atdheun tim".
Nuk do t’i jepja vetes të drejtën të shprehesha për këto ndjesi të autorit, po të mbeteshin ato thjesht vetanake të tij, edhe pse unë si ish-student në Rusi, në Moskë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ( Diplomacisë) nuk kam përjetuar kurrë ndjesi të ngjashme dhe nuk kam asnjë nostalgji për ato dy vitet që kalova atje midis rusëve, ndonëse kam kujtime të mira nga shkolla, nga bashkëstudentët. Por autori i "Ditarit të Moskës" ka shkuar më tej, ka hyrë në terren me interes publik, ku na takon të gjithëve të ngulim belin e lopatën për të shkulur barërat e këqija dhe për të kultivuar bimësi shqiptare; ka hyrë në terrenin e vlerësimit politiko-diplomatik të marrëdhënieve shqiptaro-ruse, madje me një qasje që përputhet shumë me intervistën e para një viti të ambasadorit rus në Tiranë.
Unë kam reaguar ndaj asaj interviste të ambasadorit rus nëpërmjet një "kartoline të hapur" për vitin e ri, sepse dhe intervista ishte si një mesazh drejtuar shqiptarëve në vigjilje të vitit të ri 2007. Shkrimi "S novim godom-gëzuar vitin e ri" është botuar në "Rimëkëmbja" më 26 Dhjetor 2006. Në mënyrë të veçantë theksoja së është e natyrshme dhe e domosdoshme për shqiptarët (pavarësisht si mendojnë e veprojnë pushtetarët e tyre) që në vartësi të qëndrimit të Rusisë për çështjen e Kosovës shqiptarët të ndërtojnë marrëdhënieve ruso-shqiptare. Këto marrëdhënie duhen parë siç janë në realitet, si marrëdhënie midis shteteve e qeverive dhe jo sipas tezës së rreme demagogjike sovjeto-komuniste për "miqësinë e popujve", që na e kishin trumbetuar deri në mërzi në vitet e shkollimit në Moskë dhe që në fakt asnjëherë nuk ka gjetur zbatim konkret për shqiptarët, kur bënin miqësira të mëdha me jugosllavët, rusët, kinezët, apo kur themi të njëjtën gjë me grekët tani. Mund të themi se vetëm marrëdhëniet me Turqinë kanë në bazë të tyre edhe miqësi popujsh. Por disa janë të prirur t’i trajtojnë si armiqësore pikërisht këto marrëdhënie.
Prof. Hako ka shkruar: "Kanë hyrë në pasurinë time edhe rusofonia edhe rusofilia". Kuptohet se rusofonia ka hyrë në pasurinë e të gjithë shqiptarëve që kanë studiuar në Rusi, apo që mësuan gjuhën ruse në Shqipëri. Kurse me rusofilinë puna qëndron krejt ndryshe. Ajo nuk duhet të hyjë tek asnjë shqiptar, qoftë dhe tek ata që kanë studiuar në Rusi dhe nuk nxjerrin dot nga vetja nostalgjitë për atë vend. Rusofonia dhe rusofilia janë e duhen trajtuar si dy gjëra të ndryshme. Rusofonia është thjesht fakt jete. Rusofilia është ndjesi, madje politikë e mirëfilltë e vetëdijshme. "Filitë politike" kanë implikime politike për individin dhe shoqërinë e vendin që i përket individi. Këtë e di dhe profesori që ka shkruar "Ditarin e Moskës" me nostalgji, sepse është munduar që ta përligjë rusofilinë e tij me një argument të shpëlarë fund e krye demagogjik : "Se Putinët venë e shkojnë, pavarësinë e Kosovës shqiptarët do ta gëzojnë, por dashurinë e veçantë të popullit rus për ne, edhe ndihmesat as i harrojmë , as i ngatërrojmë me putin-arinë e llavrovshmërinë! Se tek logjika e hekurt e jetës, drejtësia dhe dashuria e popujve dhe e njerëzve të thjeshtë në fund të fundit do të thyejnë turinjt gjithë politikat e vogla dashakeqe në qoftë se njerëzimi do të hyjë vërtetë në erën e demokracisë".
Ndaj mendimeve të tilla nuk mund të qëndroja pa reaguar për dy arsye: 1-Për arsyen e përmendur më lart se jam bërë palë, qysh në Dhjetor të vitit 2006, në debatin se a mund dhe a duhet të vështrohen marrëdhëniet shqiptaro-ruse sëpari e kryesisht nga këndvështrimi i "miqësisë së popujve" 2- Për arsyen parimore e politike se nuk pajtohem dot me prirjet që midis shqiptarëve të kultivohet rusofili në kohën kur Rusia dhe rusët po bëjnë një veprimtari tejet armiqësore ndaj shqiptarëve ( siç e kanë vërtetuar kohët fundit edhe Shaqir Vukaj me libër prej qindra faqesh dhe Eshref Ymeri më një shkrim të kondensuar publicistik).
Mund të shtoj dhe një shkas të tretë për këtë reagim: zotëri Hako si Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar ka marrë fjalën përshëndetëse dhe ka përgëzuar "manifestimin madhështor... Vlora Heroike valëvit flamurin e Pavarësisë së Kosovës", ku ndër të tjera,(sipas gazetës "Ndryshe" të datës 13 Dhjetor 2007) ka thënë: "Ka ardhur koha të rimarrim atë që na përket, zemrën e shpirtin tonë Kosovën, sepse ndryshe trupi nuk ka jetë. Europa është e jona dhe ne jemi Europa". Kjo është thënie e bukur. Por nuk kemi si të mos vëmë re një kontradiktë të madhe ideore dhe politike. Rusia, jo vetëm politikanët , por edhe opinioni publik rus janë kundër bashkimit të shqiptarëve. Kurse zotëri Hako pretendon se identiteti shqiptar dhe bashkimi kombëtar shqiptar mund t’u bëkan duke kultivuar, ushqyer e reklamuar rusofilinë midis shqiptarëve. Kjo nuk shkon, ose njëra, ose tjetra. Rusofilia nuk të ndihmon të ruash identitetin e të bësh bashkimin kombëtar shqiptar, por të tërheq drejt një qëndrimi kobtar për këtë identitet e këtë bashkim. Kush të dojë le ta besojë, kush të dojë të mos besojë, por unë kam bindjen se faktet që i kemi ditur dhe ato që kanë renditur tani vonë Vukaj dhe Ymeri këtë na mësojnë.
Ai arsyetimi se Putinët e Llavrovët vinë e shkojnë që e ka bërë Hako si argumentin kryesor për të besuar tek miqësia e popujve shqiptaro-ruse nuk pi ujë fare, sepse kjo miqësi nuk ka ekzistuar ndonjë herë dhe as që mund të krijohet përderisa gjithë sunduesit, politikanët, qeveritarët, intelektualët e Rusisë në opinionin publik, tek njerëzit e thjeshtë rusë, kanë përçuar e përçojnë vetëm shovinizëm, përbuzje, mllefe e urrejtje për shqiptarët.
Është e vërtetë se Jelcinët, Putinët, Ivanovët, Llavrovët, Medvedievët do të shkojnë e të vinë në Rusi, siç kanë ardhur e kanë shkuar në shekuj carë, bojarë, gjeneralë, admiralë, hierarkë komunistë. Por këtu qëndron dhe keqja më e madhe se gjithmonë, të paktën gjatë 3 shekujve të fundit, në drejtimin e Rusisë e të rusve kanë ardhur pa anjë përjashtim komandues e drejtues që ndaj shqiptarëve kanë treguar vetëm armiqësi. Kështu ka ndodhur edhe kur Carë të Rusisë ishin burra, edhe kur ishin gra; edhe kur në krye të Rusisë ishte një careshë gjermane (Jekaterina II) edhe kur padron i Kremlinit bëhej një gjeorgjian (Josif Stalini); edhe kur ministri i jashtëm quhej Sazonov, Litvinov, Molotov edhe kur quhej Shevarnaxe (gjeorgjian); edhe kur poste të tjera me rëndësi i mbanin rusë, edhe kur titullarët e ndihmësit kryesorë ishin çifutë, armenë, gjeorgjianë, polakë, balltikas, dikur më herët dhe ndonjë arvanitas nga Greqia (Kapodistria).
Ajo "miqësia e popujve" që do të frymëzoka një ditë rusët ndaj shqiptarëve do të vijë për "Bajramin rus" (kalendat greke) që e përmend Eshref Ymeri dhe që vetë Hulusi Hako e ka bërë me një ekuivalent kushtëzues shqiptar "në qoftë se njerëzimi do të hyjë në rrugën e demokracisë". Kurse populli e ka thënë me kohë më thjeshtë "prit gomar të mbijë bar", që duhet kuptuar në këtë rast "prit shqiptar sa të ngrenë rusët kopshtin e miqësisë për ty".
Po ç’e do se rusët vazhdojnë të edukohen më shumë me Tolstoin, i cili ngushëllimin e heroit të tij të dhëmbshur, Vronskit (në romanin Ana Karenina), e ka lidhur me nisjen e tij "heroike" për të ndihmuar serbët në luftën kundër osmanëve. Shumë rusë në vitin 1999, siç dëshmon Shaqir Vukaj, ndiqnin shembullin e Vronskit, regjistroheshin vullnetarë për të masakruar bashkë me serbët shqiptarët në Kosovë. Është mirë që "Vlora heroike e ka valëvitur flamurin e pavarësisë së Kosvës" në dhjetor 2007, se kështu bëhet një hap për të shlyer kujtimet e këqija që na kanë mbetur nga tundja e tre gishtave serbçe në Sheshin e Flamurit në Vlorë në pranverën e vitit 1997, kur serbët kishin nisur valën e madhe të gjenocidit në Kosovën. Do të bënin mirë edhe nostalgjikët për Rusinë që ta flaknin rusofilinë dhe të mbeteshin tek shqiptarizmi.
Do të bënin mirë t’u largoheshin marrëzisë ata shqiptarë që pa pushim mallkojnë e fajsojnë Perandorinë Osmane për gjithë vështirësitë që provojnë shqiptarët brenda trojeve e shoqërive të tyre dhe në marrëdhëiet ndërkombëtare edhe 100 vjet pas shpërbërjes së saj. Me (a)logjikën e tyre të çuditëshme njerëz të tillë ka të ngjarë të fajsojnë ndonjë ditë Sulltanin edhe për aksidentet e rëndë që ndodhin në furrnaltat e shfrytëzuara nga kompania turke "Kurum" në kombinatin metalurgjik kinezo-shqiptar në Elbasan.
Antiturqizmi sado të mbështetet me propagandë nuk maskon dot armiqësinë serbo-ruse ndaj shqiptarëve, as e përligj rusofilinë e serbofilinë midis shqiptarëve. Cilatdo të kenë qenë marrëdhëniet shqiptaro-osmane në kohën e Perandorisë 600-vjeçare të Sulltanëve, Turqia e re, që nisi jetën si shtet kombëtar në vitet 1920, doli si mike e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Duan apo nuk duan disa shqiptarë të trullosur nga antiosmanizmi e antimyslimanizmi, Turqia e re dhe kombi i sotëm turk e kanë dëshmuar veten si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Edhe sot Turqia është i vetmi vend që dyert i saj i mban të hapura me dashamiërsi për shqiptarët, i vetmi vend ku po të thuash se je shqiptar (arnaut) rrethohesh menjëherë me kujdes e dashuri, i vetmi shtet që nuk mendon si të izolojë shqiptarët e zakonshëm në botë. Dhe pikërisht me këtë vend duan t’i armiqësojnë shqiptarët njerëzit që u japin "këshilla Djalli" në shkrime si ai mbi "borxhet historike të Turqisë ndaj Kosovës". Pikërisht këtij shteti e kombi i dërgojnë herë pas here mesazhe provokuese disa shqiptarë që duan të njollosin në sytë e turqëve gjithë shqiptarët e tjerë si "mosmirënjohës" ndaj mikut, që të kënaqen hasmit e shqiptarëve.
Kongresi i Berlinit u mblodh për frenimin e ekspansionizmit rus në Ballkan
Kështu ka vepruar Engjëll Koliqi duke përmendur kalimthi, pa asnjë specifikim, ca marrëveshje të fshehta fantazëm që paska bërë Sulltani i Perandorisë Osmane me Carin e Rusisë qysh në shekullin XIX, në bazë të të cilave Serbia ka pushtuar e aneksuar trojet shqiptare të Prokuples, Toplicës e rrethinave të Nishit në kohën e Lidhjes së Prizrenit e të "Kongresit të Berlinit" dhe më vonë trojet më të gjëra shqiptare pas Luftës së Parë Ballkanike në vitet 1912-13. Engjëlli na siguron se këtë gjë nuk po e thotë ashtu kot, me lehtësi, pasi për këtë paska shkruar edhe herë të tjera. Ai nuk jep as titullin e marrëveshjeve " të nënshkruara në fillim të vitit 1878" (sipas tij), as datat e nënshkrimit, as përmbajtjen, as emrat e nënshkruesve. Ai nuk tregon burimet arkivore, ose literaturën historike ku ai ka mësuar ekzistencën e tyre.
Po,ama, ai ngulmon se e di që "në Berlin fuqitë e mëdha të kohës "bekuan" marrëveshjen në fjalë". Pra vetë jep një "argument" se këto marrëveshje nuk paskan qenë dhe aq të fshehta, nuk kanë mbetur vetëm midis Sulltanit e Carit, por për to paskan marrë dijeni qysh në atë kohë tërë diplomacitë e mëdha europiane. Për rrjedhojë ato duhej të figuronin në dokumente "Kongresit të Berlinit"; do të ishin përmendur në kujtimet që kanë shkruar pjesëmarrës të këtij Kongresi; do të ishin zbuluar nga gërrmuesit e shumtë gjatë një shekulli e gjysmë në historinë e atyre ngjarjeve dhe nuk do të kishte mbetur puna që këtë "zbulim" ta bënte si kofini pas të vjeli, vetëm Engjëll Koliqi në fillin të shekullit XXI. Pastaj dihet që menjëherë pas Revolucionit të Tetorit, në vitin1917, bolshevikët dhe Lenini botuan gjithë traktatet e fshehta që kishte përfunduar Rusia Cariste, ose ishin në arkivat e saj, duke përfshirë dhe Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915 midis fuqive të mëdha europiane për copëtimin e Shqipërisë midis Italisë, Greqisë e Serbisë.
Nuk i falet askujt që merr penën të trajtojë probleme të tilla nga historia e marrëdhënieve ndërkombëtare të mos dijë, ose të fshehë, faktet e njohura botërisht se "Kongresi i Berlinit" i vitit 1878 nuk u mlodh për të sanksionuar marrëveshjet e fshehta ruso-osmane (Car-Sulltan) për copëtimin e tokave shqiptare midis ortodoksisë sllavo-greke të Ballkanit, që kishin krijuar tashmë shtete e principata autonome sipas parimit të kombësisë, por u mblodh për lojëra më të mëdha gjeopolitike europiane, për të baraspeshuar interesat e fuqive të mëdha në Ballkan. Zyrtarisht "Kongresi i Berlinit" u thirr nga fuqitë e mëdha europiane për të revizionuar Traktatin e Paqes të Shën Stefanit midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë Cariste, që Sulltani e kishte pranuar si i mundur në luftën ruso-osmane.
Ky ishte Traktat i hapur dhe jo i fshehtë. Me këtë Traktat Rusia praktikisht vinte dorë mbi pjesën më të madhe të zotërimeve osmane në Ballkan nëpërmjet krijimit të Bullgarisë së Madhe që shtrihej deri në Korçë, Kolonjë, Pogradec. Cari nuk kishte nevojë për marrëveshje të fshehta, sepse punët e tij i bënte krejt hapur, me forcën e armëve kishte imponuar këtë Paqe të Shën Stefanit dhe tashmë e kishte gati të hapur rrugën për të realizuar ëndrrën e vjetër ruse , qysh nga Pjetri i Madh dhe Jekaterina II , për të shtënë në dorë Stambollin, Bosforin, Dardanelet.Kjo mbeti ëndërr edhe në kohën e Rusisë sovjetike në Luftën e II Botërore, (Simon Sebag Montefiore në librin "Stalini, oborri i carit të kuq", Angli 2005, shpjegon se kur Stalini dërgoi në Berlin Molotovin të bënte pazaret me Ribentropin e Hitlerin i dha porosi të prerë që të kërkonte lëshime nga Gjermania kryesisht në Ballkan). Edhe sot nuk ka marrë fund ëndrra e Rusisë neocariste për të pasur zonë ndikimi në Ballkan, paçka se Bashkimi Sovjetik nuk është më dhe kushtet gjeopolitike kanë ndryshuar shumë për shkak të interesimit të madh të SHBA për këtë zonë.
Perandoria Osmane asnjëherë nuk kishte qenë në pozita aq të dobëta para kërcënueses së saj kryesore me luftra të njëpasnjëshme, Rusisë dhe para diplomacisë europiane sa në kohën kur nënshkroi Paqen e Shën Stefanit dhe mori pjesë si e nëpërkëmbur në "Kongresin e Berlinit". Kulmin e shtrirjes, të fuqisë e të lavdisë së saj Perandoria Osmane e kishte arritur në shekullin XVI, nën Sulltan Sulejmanin e Mrekullueshëm. Shenjat e para të fillimit të dobësimit të saj u panë në betejën detare të Lepantos në vitin 1571 me humbjen e shkaktuar nga flota e të krishterëve.
Në vitin 1683 dështoi mësymja osmane për të marrë Vienën dhe fuqitë evropiane filluan tashmë të mendonin për kundër-mësymjen e madhe në Ballkan që të bënin "rikonkuistën e krishterë ballkanike", për të dëbuar osmanët dhe Islamin nga Europa. Provën e parë e bënë ushtritë austriake në bashkëpunim me serbët e kryengritës shqiptarë nën drejtimin e priftit katolik Pjetër Bogdani në Kosovë në vitin 1689, pra saktësisht 300 vjet pas difatës që ushtritë e krishtera ballkanase kishin pësuar në Fushë Kosovë nga osmanët në vitin1389. Edhe kësaj radhe osmanët dolën fitimtarë dhe serbët i shtuan mitologjisë së tyre të disfatave edhe një tjetër episod që e quajnë me ngashërim "shpërngulja e madhe e serbëve nga Kosova". Bashkë me austriakët e serbët u larguan dhe një numër kryegritësish shqiptarë që me kohë humbën pa nam e pa nishan diku në Vojvodinë dhe mbahen mend se prej njërit nga ata doli dinastia e egër serbe e antishqiptare e Karagjorgjeviçëve (Gjergjit të Zi).
Pas "hakmarrjes mitologjike" serbe qëndrojnë rusët, jo turqit
Pas disfatës së austriakëve në Kosovë dhe ardhjes në drejtim të perandorisë si vizir i madh i shqiptarit Mehmet Qypriliu, njëri nga vizirët e mëdhenj më të shquar, perandoria sërish e mori për një kohë veten. Në vend të "rikonkuistës" së krishterë në Ballkan u përshpejtua dhe u masivizua procesi i myslimanizimit të shqiptarëve. Do të kalonin edhe 300 vjet pas kësaj që serbët e prirë nga Milosheviçi të tentonin "betejën vendimtare" të hakmarrjes mitologjike serbe në Kosovë për disfatat nga osmanët myslimanë dhe serbizimin etnik të Kosovës. Nën maskën e mbrojtjes së krishterimit europian dhe të rikonkuistës në Ballkan Serbia e Milosheviçi kishin planifikuar dhe nisën të bënin në vitet 1998-99 spastrimin etnik e gjenocidin më të madh në historinë e Ballkanit kundër shqiptarëve. Këtë betejë Serbia e kishte shpallur qysh në vitin 1989, në 600 vjetorin e betejës së Fushë Kosovës dhe kur Milosheviçi vendosi anullimin e autonomisë së Kovoës në Jugosllavi. Këtë tragjedi e krim të paparë në Ballkan, të planifikuar nga Serbia, jo vetëm e kishte miratuar, por e përkrahu dhe e nxiti edhe Rusia.
Beteja e tretë, më e madhja për Kosovën, 600 vjet pas të parës dhe 300 vjet pas të dytës, përfundoi përsëri me një disfatë të rëndë për serbët në vitin 1999 kur NATO bombardoi Serbinë (SHBA superfuqia e kohës së sotme si Perandoria osmane në vitet 1389 e 1689-99)) dhe dëboi nga Kosova pushtuesit ushtarakë dhe administruesit civilë serbë. Si është puna e fatit!
Por si janë dhe "këshillat e djallit"(!). Ashtu siç shkruan Engjëll Koliqi është njësoj si të fajsosh SHBA për shkatërrimet e humbjet njerëzore që pësoi Kosova gjatë fushatës së NATO-s për të dëbuar serbët nga Kosova, është njësoj sikur dëmshpërblimet për këto humbje t’ia kërkosh SHBA-së e jo Serbisë. Pikërisht këtë propagandë kanë bërë politikanët e Beogradit e gjithë serbët për vite me radhë, duke "fajsuar" me cinizëm e djallëzi NATO-n e SHBA për humbjet njerëzore që patën shqiptarët, për djegien e Kosovës dhe duke u përcjellë shqiptarëve "këshilla djalli" se po të shtrojnë kurrizin para Serbisë e të pranojnë ujditë që propozojnë serbët mund të fitojnë paqen e qetësinë. Vetëm kështu shqiptarët, sipas bojkotuesve serbë, mund të shpresojnë të udhëtojnë rehat nëpër Serbi, të pinë qumësht lopësh serbe, të hanë sallam derri serb e miell të hidhëruar, të bëjnë kontrabandë me serbët, të jenë bartës pasaportash serbe, të bëjnë tregti me Serbinë dhe të kenë energji elektrike nëpërmjet Serbisë. Ndryshe do të jenë të bojkotuar, të bllokuar, në errësirë, të uritur, të rrethuar e pse jo edhe të sulmuar nga paraushtarakë, banda dhe njësi të rregullta ushtarake serbe, apo "vullnetarë rusë".
Kështu ata që nxisin sot ndjenja urrejtjeje ndaj Turqisë, ata që u thonë udhëheqësve kosovarë të mos çajnë më kokën për rreziqet që vinë nga Serbia e Rusia, por t’i shpallin "luftë diplomatike" Turqisë gjoja për të rregulluar "borxhet historike" që u ka shqiptarëve Perandoria Osmane, në fakt mbështesin politikën e propagandën serbe se nënkuptojnë që sherret midis shqiptarëe e serbëve po i bëka Amerika për interesat e saj. Serbët vazhdimisht kërkojë e gjejnë tellallë, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshën, në radhët e shqiptarëve që t’i përcjellin opinionit publik shqiptar tezat dinake serbe se serbët e shqiptarët duhet të kenë gjithmonë një "armik të përbashkët" jashtëballkanik, se ky duhet të jetë armiku kryesor për shqiptarët, edhe kur këta vihen në shënjestër nga serbët. Ja pse dalin shkrime në shtypin e Shqipërisë që edhe në shekullin XIX armik kryesor i shqiptarëve të paraqitet Perandoria Osmane e jo Rusia, që edhe në shekullin XX armik i shqiptarëve të paraqitet Turqia e jo Serbia e Rusia, që edhe në shekullin XXI shqiptarët të rropaten për "borxhet historike" imagjinare që u paska Turqia, jo për borxhet e mëdha që u ka Serbia, të ruhen nga dashuria për interes që tregon ndaj shqiptarëve Amerika, jo nga armiqësia e egër që po shfaq ndaj tyre Rusia.
Të gjitha këto duhen vendosur në sfondin e njohur historik, jo në trillimet propagandistike të atyre që duan të bindin shqiptarët të bëjnë mikun armik e të servilosen për dashamirësi nga armiku. Studiuesi amerikan i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, Zakari Karabell, shkruan pikërisht tani vonë se: "Osmanët e humbën gradualisht epërsinë që kishin dhe monarkitë e Europës dhe të Rusisë e përmbysën valën në fund të shekullit XVIII. Madje dhe atëherë Perandoria Osmane u lëkund por nuk u shemb" ("Njerëzit e librit. Historia e harruar e Islamit dhe e Perëndimit" 2007, fq.165) Pikërisht në këtë kohë Rusia i imponoi Perandorisë Osmane që në Traktatin e Kuçuk Kanarxhisë (1774) të përfshihej klauzola që Rusia të njihej si mbrojtëse e popullsive të krishtera ortodokse të Perandorisë Osmane, sikurse u njohën si mbrojtëse të tilla edhe Franca për katolikët dhe Anglia mër protestanët.
Në të njëjtën kohë Perandoria dobësohej dhe nga pashallëqet e mëdha, gati si shtete më vete, që po krijoheshin me radhë nga Ali Pasha në Janinë, Bushatllinjtë në Shkodër dhe sidomos Mehmet Aliu në Egjipt, pra të gjithë shqiptarë. Mehmet Aliu kërcënoi madje të rrëzonte Sulltanin e t’i zinte vendin dhe në vitin 1833 Sulltani iu drejtua Rusisë për ndihmë kundër Pashait shqiptar të Egjiptit. Ndërhynë Anglia dhe Franca për t’ia hequr këtë shans nga dora Rusisë, detyruan Mehmet Aliun të tërhiqej e të kënaqej me njohjen e të drejtës së një dinastie mbretërore të trashëgueshme të tij në Egjipt. Perandoria Osmane tashmë e kishte marrë emrin " i sëmuri i Bosforit" dhe Sulltani mbahej vetëm në saje të kontradiktave midis fuqive të tjera dhe të manovrimeve të shkëlqyera që bënin diplomatët e tij. "Osmanët ishin përballë faktit se ekzistenca e tyre e mëtejshme varej nga vendet europiane që i kishin shpëtuar më 1839 ( libri i Karabell fq.210).
As reformat e Tanzimatit për modernizim, sipas modeleve evropiane, nuk sollën përmirësim të gjendjes, përkundrazi u shoqëruan me probleme të reja. Ishin përsëri Anglia dhe Franca që me luftën e Krimesë në vitin 1856 kundër Rusisë i dhanë frymëmarrje të re " të sëmurit të Bosforit". Fitorja e europianëve dhe osmanëve në Luftën e Krimesë (ku kanë marrë pjesë dhe shqiptarë mirditorë të përfshirë në ushtrinë osmane me në krye Kapidanin e Mirditës) u shërbeu shumë edhe shqiptarëve për zgjimin e tyre kombëtar që kishte filluar me Pashallëqet e Mëdha të Janinës e Shkodrës, e sidomos me kryengritjen më të madhe shqiptare kundër osmanëve të prirë nga Dervish Cara në Pollog e Kosovë në vitet 1840. Sipas Natali Klejer lufta e Krimesë bëri që të zhvillohet në mënyrë të ndjeshme konteksti politik e shoqëror i Perandorisë Osmane, sidomos në pjesën ballkanike të saj dhe reformat e afirmimi i irredentizmave ballkanike që solli kjo luftë nxitën e kushtëzuan edhe ndërtimet e reja të shqiptarisë. (fq. 708). Pak kohë pas kësaj lufte në vitin 1861 rreziku serbo-grek për shqiptarët mori formën e marrëveshjes për ndarjen e trojeve shqiptare midis Serbisë e Greqisë (Klejer fq. 189), pra para se të bëhej ajo "marrëveshja e fshehtë" e Sulltanit me Carin. Marrëveshja e fshehtë serbo-greke ishte konkretizim i dy doktrinave ekspansioniste: të "Naçertanies" serbe dhe "Megaliidesë" greke. Për të ideuar e përpiluar "Naçertanien" që u lidh me emrin e serbit Garashanin (1854) puna kishte nisur qysh nga fundi i shekullit XVIII dhe kishin dhënë ndihmesën e tyre shumë teoricienë e veprimtarë të pansllavizmit nga disa vende sllave e priftëria serbe dhe fijet tërhiqeshin nga njerëzit e oborrit të Carit rus.
Në kontekstin e zhvillimeve të sotme në Kosovë e në Ballkan rusofilët e serbofilët e mjediseve akademike në Perëndim ende derdhin lot hidhërimi për atë ndërhyrjen anglo-franceze në luftën e Krimesë që i dha oksigjen Perandorisë Osmane. Njëri prej tyre, Aleksandër del Valle, në parathënien e ribotimit të librit të tij "Islamizmi dhe SHBA, një aleancë kundër Europës"(Paris 2001) shprehet me tërbim: "Është e hidhur, themi ne, sepse duhej para Manhatanit (11 Shtatorit 2001, AB) që në emër të unitetit e të qytetërimit euro-perëndimor përballë totalitarizmit islamist të viheshin me shpatulla në mur strategët e drejtuesit amerikanë që tregoheshin të gatshëm të bënin ujdi me djallin gjaksor islamo-terrorist me qëllim që blloku ruso-ortodoks të vihej në rrethim, të tkurrej, të goditej, të smbrapsej dhe në një kohë të shpejtë edhe të asgjësohej, sikurse e pamë gjatë "luftës së Kosovës", një lufte e re e vërtetë e Krimesë dhe pika kulmore në strategjinë amerikane të "brezit të gjelbër" kundër botës sllavo-ortodokse". Në të njëjtën kohë me këtë studiuesin del Valle edhe antimyslimanja e tërbuar, frymëzuesja e islamofobëve të etur në Shqipëri, gazetarja e shkrimtarja italiane, Oriana Falaçi, qortonte ashpër SHBA pse kishin ndihmuar myslimanët në Afganistan t’i bënin ballë agresionit sovjetik dhe nuk u kishin lënë dorë të lirë rusëve të masakronin deri në fund "bijtë e Allahut".("Krenari dhe mllef" 2001).
Kriza Lindore (1875-1881) që nisi me revoltat në Bosnje-Hercegovinë, të pasuara nga shpallja e luftës nga Serbia kundër Peradorisë Osmane në qershor të vitit 1976 e pastaj hyrja në luftë e Rusisë e shkundi mirë Perandorinë Osmane dhe e zhyti në vorbullin e ngjarjeve ku do të mbytej përfundimisht në vitet LPB, 1914-1918, siç e pësoi edhe Perandoria e Austro-Hungarisë. Ja pra, për çfarë arsyesh Perandoria Osmane shkonte në Kongresin e Berlinit me këmbë e duar lidhur dhe nuk mund të ishte ndonjë mbrojtëse e fuqishme dhe efikase e trojeve etnike shqiptare që i lakmonin serbët e grekët. Por gjithsesi edhe në këto kushte të vështira përfaqësuesi i Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit, Mehmed Ali Pashha në seancën e 26 qershorit 1878 ka këmbëngulur që kazatë shqiptare të Vuçitërnit, të Kurshumlisë, të Prokuples dhe të Leskovcit të mos shkëputen nga Perandoria (prof. Eshref Ymeri citon sipas librit të prof. Arben Putos, gazeta "Republika 10 janar 2008). Pra është pa bazë pretendimi mbi të cilin Engjëll Koliqi ka ngritur tërë shkrimin e tij.
Në saje të rezistencës së shqiptarëve nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit, në saje të manovrimeve që bëri diplomacia osmane në Jug trojet shqiptare mbetën të pacenuara nga grekët, ndërsa në Veri ato u cenuan në dobi të Serbisë ( që u njoh tashmë shtet i pavarur, sikurse Mali i Zi dhe Rumania) e Malit të Zi, jo sa dëshironin këta grabitqarë dhe Rusia. Edhe Ulqinin e Tivarin Perandoria Osmane i detyroi shqiptarët t’i lëshonin, sepse demonstruan forcën flotat detare europiane.
Turqia, shtyllë e fortë e gjeopolitikës së dobishme për çështjen shqiptare
Zhvillimi më i rëndësishëm për shqiptarët në kohën e kësaj "krize Lindore" (1875-1881) ishte "shfaqja për herë të parë e nacionalizmit shqiptar, d.m.th. Lidhjes së Prizrenit... Dalja në arenën publike e nacionalizmit shqiptar në këtë kohë është e pamohueshme në kundërshtim me interpretimet e kundërta që duan ta paraqesin Lidhjen si një lëvizje reaksionare të drejtuar nga autoritetet osmane" (N. Klejer fq.246).
Mirëpo në Shqipëri ka shkrues si Gjetë Kola që i vihet punës me zell të madh për ta paraqitur Lidhjen e Prizrenit si një tubim të kotë fshatarësh analfabetë e të pagdhendur që vetën dinin të vinin gishtin e ngjyer me bojë mbi një copë letër. Ndërsa shqiptarët dhe Europa e kanë mësuar me kohë se Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i paparë shqiptar në shkkallë kombëtare, që kërkonte vendin e vet në skenën poltike e diplomatike europiane. Lidhjen e Prizrenit e frymëzuan dhe e përgatitën nga ana ideore burra të shquar dijetarë, e ngritën në këmbë dhe i prinë në beteja atdhetarë të përkushtuar, pashallarë të dëgjuar, klerikë me emër, pari e mençur popullore dhe për aq kohë sa ekzistoi ajo përmbushi detyra të mirëfillta dhe të vështira shtetërore.
Me shumë vlerë është përfundimi i parë kryesor që nxjerr Natali Klejer në mbyllje të studimit të saj: "Nacionalizmi shqiptar dhe më gjërësisht shqiptaria, nuk është pra aq i veçantë, siç thuhet në përgjithësi. Ai vendoset në të njëjtin kontekst, sikurse nacionalizmat tjerë ballkanikë në shekullin XIX" ( fq. 707). Me këtë ajo përforcon meritën e Lidhjes së Prizrenit.
Veçse ky nacionalizëm shqiptar, i lindur në të njëjtën kohë me nacionalizmat tjerë ballkanikë dhe në kushtet e rënies e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ndryshonte shumë në natyrën e tij nga nacionalizmat sllavë e grekë, kishte mision kryesor mbrojtës e jo ambicie ekspansioniste; ishte nacionalizëm që nuk ndikohej nga ndonjë fanatizëm fetar dhe as luante rolin e veglës së ndonjë shovinizmi shtetomadh jashtëballkanik. Kuptohet se nacionalizmi shqiptar nuk mund të kishte ndaj Perandorisë Osmane në rënie të njëjtat synime e të njëjtin agresivitet si nacionalizmat tjerë ballkanikë.
Mbase tani duhet thënë se veprimtarë të shquar të shqiptarizmit e përpunues të nacionalizmit shqiptar kanë gabuar në atë kohë kur e tepronin me akuza ndaj Perandorisë Osmane e me lebetitje të forta për fatkeqësitë e shqiptarëve nën këtë Perandori, duke shkuar me shpresën iluzore se kështu do të preknin telat e zemrave të europianëve që mbetën krejt të ngurta e të akullta dhe vetëm shtuan përçmimin dhe keqtrajtimin ndaj shqiptarëve. Një dukuri të ngjashme e kemi vënë re edhe pas vitit 1990 kur shumë politikanë e propagandistë shqiptarë e quanin trimëri të madhe e bëheshin demokratë të mëdhenj vetëm duke poshtëruar çdo gjë shqiptare të kohës së komunizmit.
Dihet se Perandoria Osmane, megjithë telashet e saj, e ndihmoi afirmimin e nacionalizmit shqiptar në kohën e "Krizës lindore" e të Lidhjes së Prizrenit. Kurse Turqia e re (që për simpati ndaj shqiptarëve është si Rusia ndaj serbëve) prej dekadash është bërë një nga shtyllat kryesore të gjeopolitikës e të gjeostrategjisë amerikane në zonën e Ballkanit, të Mesdheut Lindor, të Lindjes së Mesme e tani të Azisë Qendrore, një hapësirë e gjërë që edhe për shumë kohë do të mbetet epiqendra e garave ekonomike, sidomos për naftën e gazin, e ballafaqimeve politike, kulturore, fetare dhe e konflikteve të mëdha gjeostrategjike botërore nga Adriatiku në Pamir e Gjirin Persik. Prandaj dora ngatërrestare ruse futet gjithandej për të trazuar Ballkanin dhe për këtë qëllim Kremlini përpiqet të shfrytëzojë problemin e Kosovës shumë përtej angazhimeve të tij për të mbështetur këlyshin e vet me të bindur, Serbinë.
Por Kremlini vazhdon të punojë me të njëjtin stil në tërë boshtin politik-ortodoks në Ballkan, edhe pse tre shtete të kësaj zone Greqia, Bullgaria dhe Rumania tashmë janë në NATO e në BE. Në Moskë e dinë se stomakun këto shtete mund ta mbajnë në BE, por shpirti i tyre nuk ndahet nga Moska dhe herë pas here mund të përdoren si partnerë të saj në "ruletën ruse" në Ballkan ". E pamë fare qartë këtë menjëherë pasi Perëndimi e tha hapur se bisedimet shtesë 120 ditore shqiptaro-serbe treguan se është e kotë të vazhdohet më tej me bisedime për statusin Kosovës. Menjëherë u bënë bashkë tre anëtarët ortodoksë ballkanikë të NATO-s e të BE-së Greqia , Bullgaria dhe Rumania që t’u sugjeronin shqiptarëve të Kosovës të hynin sërish në bisedime për të arritur një kompromis që të mos mbetej i zemëruar e të mos ndjehej i izoluar Beogradi. Nuk duhen shumë mend të kuptohet se pas kësaj nisme qëndron Moska. Ja pra, si vazhdon të funksionojë boshti politik-ortodoks në Ballkan. Nuk do shumë mend për të kuptuar se kush i jep direktiva udhëheqësisë kosovare që përballë veprimeve aktuale të këtij boshti të nisë sherrin diplomatik me Turqinë për hesape e mërira të para një shekulli e gjysmë, synon të privojë shqiptarët nga miqësia e mbështetja e Turqisë.
Një veprim i tillë është në shërbim për lojërat që kurdis blloku i ortodoksisë ruso-ballkanike në dëm të shqiptaërve. Prandaj janë "këshilla Djalli" ato që jep Engjëll Koliqi që shqiptarët e Kosovës, të sulmuar egërsisht nga ariu rus e çakalli serb, të turren me mërira të vjetra për osmanët kundër Turqisë dhe të bëhen kështu mercenarë vullnetarë të gjeopolitikës së Rusisë në Ballkan. "Larjet e hesapeve" historike me Turqinë, siç propozon Engjëll Koliqi, janë lënie peng e interesave të shqiptarëve tek fajdexhinjtë e matrapazët e diplomacisë ruse e serbe.
Turqisë nuk mund t’i kërkohen borxhet e Europës
Historia duhet mësuar siç është krijuar dhe në shërbim të të drejtës, të të mirës e të interesave të ligjshme të sotme. Në vitin 1878 Perandoria Osmane shkoi në Kongresin e Berlinit si shtet tejet i dobësuar, i mundur në luftë nga Rusia, por që shpresonte të lehtësonte disi kushtet kapitullimit të saj, meqenëse fuqitë e mëdha europiane donin të kufizonin përfitimet e Rusisë nga fitorja e saj në luftë. Kështu fuqitë europiane nuk kishin shkuar në Berlin vetëm për të marrë shënim e për të përligjur "marrëveshjet e fshehta midis Carit e të Sulltanit". Aleksandër Lamber e vë në dukje se pak njerëz në botë janë të informuar për ndihmesën që kanë dhënë shqiptarët për njerëzimin e qytetërimin dhe "duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të veçantë nga ai evropian që nga Kongresi i Berlinit (1878) e këtej. Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët, duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirët- shqiptarë" ("Panorama" 30 nëntor 2007).
Por Engjëlli përpiqet ta shtrembërojë historinë sepse nuk i pëlqen t’i trajtojë si të tilla borxhet reale historike që ka Europa ndaj shqiptarëve. Atij i shijon më shumë "puna e Djallit", i lypset të gjejë vetëm "marrëveshje fantazëm" që duhej t’i kishte bërë Sulltani Osman kundër shqiptarëve, sepse kështu Engjëlli llogarit të hapë rrugën që padrejtësitë e mëdha që i ka bërë Europa kombit shqiptar t’i rregjistrojë në kolonën "borxhe historike të Turqisë ndaj Kosovës e shqiptarëve". Për këtë të bind edhe më shumë vetë Engjëlli kur shtrembëron edhe një herë tjetër të vërtetën historike dhe shkruan se kur në vitet 1912-13 u lanë jashtë nën sundimin e pushtimin serbe grek (jo në administrimin serb e grek siç shprehet Engjëlli) dy të tretat e tokave tona etnike shqiptare: "Në fakt Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912/1913) vetëm që kishte ripërligjur marrëveshjen famëkeqe ruso-turke të vitit 1878".
Ja kështu, krejt pa papritur, në ditët e para të vitit 2008 na shfaqet në shtyp një "historian i madh" dhe shumë i çuditshëm shqiptar që përmbys kokë e këmbë gjithçka që ka thënë e shkruar historiografia shqiptare dhe e huaj deri më sot për luftrat ballkanike në vitin1912, për Konferencën e Londrës mbi përcaktimin e statusit dhe të kufinjëve të Shqipërisë; gjithçka kanë lënë si dëshmi shumë pjesëmarrës e vëzhgues bashkëkohës të atyre ngjarjeve. Sipas Engjëll Koliqit mbretëritë ballkanike që sulmuan trojet shqiptare, që ishin ende nën pushtetin perandorak osman në tetor të vitit 1912, nuk paskan bërë kurrfarë agresioni e ekspansioni kundër shqiptarëve, por vetëm kanë zbatuar në terren një marrëveshje të fshehtë osmano-ruse të vitit 1878. Sipas këtij Engjëlli, që nuk e paska zor të përmbysë të vërtetat historike siç i kemi njohur, nuk paskan qenë 6 fuqitë e mëdha europiane të kohës (Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia, pesë nga të cilat janë dhe në Grupin e Kontaktit për Kosovën) që u mblodhën në Londër në vitet 1912 e 1913 dhe copëtuan në mënyrën më të padrejtë kombin e trojet shqiptare, por paskan qenë sunduesit osmanë që këto tërritore ua dhuruan serbëve. Ndërsa 6 fuqitë e mëdha paskan bërë vetëm "rolin e noterit" të tjetërsimit ruso-osman të trojeve shqiptare. Sipas gjykimeve aspak engjëllore të Koliqit edhe tani që fuqitë e mëdha e stërzgjatën pa nevojë e pa kuptim procesin e përcaktimit të statusit e të kufijve të Kosovës së pavarur ( pjesë e çështjes së pambyllur kombëtare shqiptare prej një shekulli e gjysmë) shqiptarët u dashka të akuzojnë e mallkojnë vetëm osmanët për tragjedinë që u ka ndodhur dhe si borxhlinj historikë sot duhet të quajnë vetëm turqit.
Edhe për Gjetë Kolën: "E vërteta është se fajtor real për copëtimin e trojeve etnike shqiptare në përfundim të luftës ballkanike është politika asimiluese që pushtuesi turk kishte ndjekur ndaj shqiptarëve për disa shekuj. Shteti shqiptar nuk mund të ndërtohej me analfabetë, prandaj Fuqitë Europiane ia dhanë serbëve dhe grekëve trojet etnike me shumicë shqiptare, duke hequr një pjesë të përgjegjësisë me njohjen e shtetit të vogël shqiptar në rajonet me strukturë fetare homogjene të popullsisë...". ( a thua se serbët në atë kohë ishin "të shkolluarit e dynjasë"!).
Gjeta duhet të ketë alergji ndaj shkrimeve si "Intrigat ruso-franceze, e lanë Kosovën në mëshirë të Serbisë" ("Shekulli" 1 korrik 2007) ku pasqyrohet korrespondenca e Aleksandër Izvolskit, njërit nga diplomatët më të shquar të diplomacisë ruse dhe ideator i Aleancës ballkanike më 1912 dhe lojërat që u bënë në kurriz të fatit të Shqipërisë më 1912. Gjetë Kola si alergjik ndaj të vërtetave historike duket nuk e ka lexuar, edhe po ta ketë parë në gazetë, letrën e pabotuar të Edit Durhamit "Kosova u mor me tradhti" ("Rilindja Javore" Tiranë 31 mars-6 prill 1996). Këtë letër Durhami ia ka dërguar kapitenit Vandelei Robinson më 5 shkurt 1943, por bën fjalë për ngjarje të viteve 1908-1912 në trojet shqiptare dhe dëshmon si përdorën serbët mashtrimin dhe tradhtinë ndaj shqiptarëve për të gllabëruar tokat e tyre kur këta po luftonin për bashkimin e katër vilajeteve dhe për çlirim nga sundimi turk, Gjetë Kola me siguri tërbohet po t’i sugjerosh të lexojë fjalët e Bedri Pejanit në Kongresin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të popujve në Gjenevë në vitin 1920 se : "Më 1918 Kosova u pushtua nga trupat franceze të paraprira nga kryengritësit tanë që luftonin kundër pushtuesve austro-hungarezë qysh më 1916. Për të qetësuar demonstratat e armatosura kombëtare të 21 tetorit 1918 komandanti francez u detyrua ta përfundonte fjalimin e tij duke thirrur nga lartësia e ballkonit të bashkisë së Pejës "Rroftë Shqipëria e Madhe" ("Rilindja 4 Maj 1999).
Sa keq dhe sa turp që edhe në fillim të shekullit XXI ka politikanë e intelektualë shqiptarë që e quajnë trimëri politike të mallkojnë termat "Shqipëri e Madhe". Shyqyr që në kohën kur pavarësohej Shqipëria të shkolluarit e saj nuk ishin në nivelin e me mendësitë e Gjetë Kolës(!). Mjerë Shqipëria sot që ka edhe të "shkolluar" me mendësi si të Gjetë Kolës që merr guximin të fyejë shumë breza shqiptarësh dhe pasardhësit e tyre të gjallë duke lëshuar fjalitë marroqe: "kolonizatorët turq i kishin kthyer shqiptarët në kavie të pavetëdijshme dhe prej disa shekujsh i përdornin mish për top për përmbushjen e interesave të veta ekspansioniste në dëm jo vetëm të popujve të Ballkanit, por edhe më gjërë" ( gazeta "Republika" 26 shtator 2007).
Veçse nuk dihet çfarë do të ishin, në pikëpamje të fizionomisë kombëtare, banorët e trevave të sotme etnike shqiptare, sepse proceset e sllavizimit e të helenizimit që bënin kërdinë edhe para mbërritjes së osmanëve do të ishin përforcuar e përshpejtuar dhe jo ngadalësuar e zbehur. Studiues të shumtë seriozë kanë vënë në dukje se ortodoksia sllavogreke ishte për zhdukjen e katolicizmit, asimilimin e banorëve të trevave ilire por katolicizmi u tregua krejtësisht i pafuqishëm për të penguar këtë fushatë asimiluese e konvertuese të banorëve katolikë të këtyre anëve, deri kur procesi u frenua pikërisht nëpërmjet përhapjes së myslimanizmit.
Kurse Aleksandër Lamber flet ndryshe: "Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi në kurriz të shqiptarve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë" ("Panorama" 30 Nnëtor 2007). Lamber thekson se dhe njohjen e pavarësisë në Konferencën e Londrës shqiptarët e paguan shumë shtrenjt. Shqiptarët humbën gjysmën e territoreve "Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen "Shqipëri e Madhe" duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formonin në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar" (po atje).
Nuk përgjigjet Turqia se janë kundër Kosovës Serbia e Rusia
Engjëlli sikur synon t’ia kalojë në mbrapshti edhe vetë Djallit që shtyu Adamin e Evën të bënin "mëkatin e parë" dhe ka shtyrë shumë shqiptarë të bëjnë mëkate kundër kombit të tyre. Engjëll Koliqi përpiqet ta zvoglojë, ta kalojë në plan të dytë e të tretë fajin e përgjegjësinë që mban Rusia për mbështetjen e përhershme të shovinizmit serb kundër shqiptarëve dhe për pengimin e deritanishëm të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Njëra nga direktivat e Engjëll Koliqit për udhëheqësit e Kosovës formulohet kështu: "Njëkohësisht autoriteteve turke u duhet kërkuar që urgjentisht të ndikojnë me tërë autoritetin dhe fuqinë diplomatike që kanë, tek autoritetet e Kremlinit në Moskë që t’i detyrojnë ata të heqin dorë nga bllokada e paligjshme që Putin me kompani po i bën progresit të pavarësimit nga Serbia dhe të vendosjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës. Janë shumë rrethana që autoriteteve të Turqisë u japin instrumente me argumente diplomatike për të ndihmuar në këtë drejtim". Sipas këtij Engjëlli shqiptar, Turqia jo vetëm u dashka të bëjë një gjë që ende nuk kishte arritur ta bënte SHBA, për të thyer rezistencën e Rusisë në mbështetje të qëndrimeve antishqiptare të Serbisë, por Turqia po të dojë paska mjete e argumente edhe më të forta se SHBA për ta ulur në gjunjë Rusinë.
Pra, Engjëll Koliqi do të thotë se deri tani çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës qenka zvarritur nga Rusia për faj të Turqisë, sepse nuk ka dashur Turqia që procesi i njohjes të merrte fund. Shumë qesharake e fëminore, apo tejet provokuese dhe djallëzore?! Edhe sikur Turqia e sotme të kishte në arenën ndërkombëtare atë peshë, atë fuqi, atë rol që kishte Perandroia Osmane në kulmin e fuqisë së saj nën Sulltan Sulejmanin e Mrekullueshëm, në shekullin XVI, një kërkesë e tillë për të shtrënguar Rusinë të bjerë në gjunj nuk mund t’i bëhet. Për fat të mirë të shqiptarëve mbështetjen për çështjen e drejtë të Kosovës e ka marrë në dorë superfuqia e vetme e botës, SHBA, e cila e ka ditur gjatë gjithë kohës si po pengonte Rusia dhe është përpjekur në mënyrën më serioze e me vendosmëri të heqë këtë pengesë. Shqiptarët për këtë i janë dhe duhet t’i jenë mirënjohës për jetë Amerikës. Është marrëzi qesharake, por dhe djallëzi foshnjarake që udhëheqësve të Kosovës t’u dërgohet si direktivë politike që fajin për ngecjen e deritanishme të njohjes t’ia lënë si dobiç në derë Turqisë dhe të mashtrojnë shqiptarët se përgjegjësia i duhet ngarkuar Turqisë.
Engjëll Koliqi besoj se i ka aq mend dhe aq dijeni sa të kuptojë se jo udhëheqësit e Kosovës, por asnjë shqiptar me gjykim normal nuk ua vërshëllen direktivave që tingëllojnë si "këshilla Djalli". Është e qartë se ai me vetëdijë të përdhosur nga pasione të pakontrolluara antimyslimane, antiosmane, antiturke hyn në lojërat propagandistike që kanë qejf armiqtë e pavarësisë së Kosovës dhe bie në pozita qesharake. Madje nuk ndalet me kaq sepse u jep udhëheqësve shqiptarë në Kosovë një direktivë të fundit në formë ultimatumi : "Nëse Turqia nuk përfill këto kërkesa, atëherë përmes kanaleve diplomatike dhe të drejtësisë ndërkombëtare duhen parashtruar pyetjet me kërkesa për dëmshpërblimet e luftës dhe të okupimit 535 vjeçar mbi tokat tona si dhe sqarimin e rrethanave të dhënies së kredisë financiare të vitit 1998 me të cilën Ankaraja zyrtare ia mundësoi kryekriminelit Slobodan Milosheviç financimin e makinerisë së luftës në Kosovë".
Deri tani nuk kishim marrë vesh se Turqia i paska dhënë kredi Milosheviçit për të organizuar gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë, bash në vitin kur nisi ky gjenocid masiv, në vitin1998. Edhe Engjëlli këtë "lajm" e lëshon ashtu kalimthi , si lopa bajgën duke ecur rrugës, pa shtuar ndonjë sqarim. Deri tani dinim se Turqia kishte luajtur një rol të madh në mbështetjen e viktimave të agresionit, të spastrimit etnik e të gjenocidit serb në Bosnje. Kishim vënë re me admirim si dy zonja të shquara, kryetare qeverishë, Tansu Çiller kryeministre e Turqisë dhe e ndjera Benazir Buto kryeministre e Pakistanit, shkuan bashkërisht në Bosnje në kohën e luftës pikërisht për të kundërshtuar politikën agresive vrastare të Serbisë. Kishim marrë vesh se Tansu Çiller, Presidenti i Turqisë Sulejman Demirel, gjithë pushtetarët, ushtarakët e populli i Turqisë në vitin 1997 reaguan më me vendosmëri se kushdo tjetër për ta detyruar Greqinë të ndalte agresion kundër Shqipërisë dhe të mos shkonte shumë larg në planet e saj për copëtimin e Shqipërisë gjatë rebelimit në Shqipërinë e Jugut. Dimë gjithashtu se në vitin 1999 aviatorët ushtarakë turq kanë qenë më të gatshmit e më papërtuarit për të kryer misione ushatarake në ndihmë të Kosovës në kuadër të fushatës bombarduese të NATO-s kundër Serbisë.
Por ja që tani na shfaqet një Engjëll Koliq dhe na "zbulon" se Turqia paska dashur dhe paska financuar gjenocidin milosheviçian në Kosovë(!) dhe udhëheqësit e Kosovës diplomacinë e shtetit të pavarur u dashka ta fillojnë me kërkesa për dëmshpërblime lufte nga Turqia për llogari të Perandorisë Osmane dhe me llogari për kreditimin nga Turqia të gjenocidit milosheviçian, para se kërkesa të tilla diplomacia kosovare t’ia bëjë vetë Serbisë.
Cili është Djalli që kurdis kësi tellalli?
Është e pabesueshme që të tilla gjëra mund t’ia shtijë në mendje Engjëllit shqiptar ai Djalli për të cilin flitet në Bibël e në Kuran. Vetëm ndonjë djalli tokësor që merret kryesisht me mbështetjen për politikën antishqiptare të Serbisë e të Rusisë mund t’i vijë në mendje dhe t’i shkojë përdoresh të japë këshilla e të lëshojë ultimatume të tillë. Po nga e gjeti vallë këtë Engjëllin tonë ky djall i veçantë?! Individë të tillë dalin, kultivohen dhe veprojnë në një terren politiko-psikologjik të caktuar; janë veprimtarë brenda një dukurie të caktuar historike, kulturore; bëhen përvetësues, bartës e përhapës të një mendimi të caktuar politik.
Shkrimi i Engjëll Koliqit nuk është i vetmi i kësaj natyre, por është më i riu në një seri shkrimesh të tilla dhe nuk do të jetë i fundit. Ky shkrim nuk është lajthitje çastit, as veprim i rastit. Një shkrim shumë i gjatë (6 faqe gazete) me frymëzim të njëjtë politiko-fetar, me qëllime të njëjta, me shtrembërime historike të ngjashme, me manipulime të shpëlara për të paraqitur armikun e shqiptarëve si mik të tyre dhe për të njollosur miqtë më të mirë historikë e aktualë të shqiptarëve, Turqinë e turqit, si armik të tyre është botuar me autorsinë e avokatit Gjetë Kola gjatë gjithë muajit shtator 2007 në tri të përditëshme të Tiranës: në "Ballkan" (datat 5,6,7 shtator), në "Ndryshe" (një javë nga një faqe në mes të shtatorit) dhe në "Republika" ( datat 26,27,28 Shtator). Shkrimi i Gjetë Kolës binte në sy sidomos për tituj të tillë "Pushtimi serb e grek, pasojë e pushtimit turk", "E drejta e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje është njohur ( nga Serbia) qysh në korrik të vitit 1945", "Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë janë provokuar nga serbët".
Shkrimi i Gjetë Kolës, avokatit me origjinë nga Fani i Mirditës, është 12 herë më i gjatë se shkrimi prej gjysmë faqeje i Engjëll Koliqit dhe rrok një diapazon shumë më të gjërë çështjesh që janë jashtë sferës së interesit të një avokati të rëndomtë në Shqipëri dhe që kërkojnë kualifikime të posaçme në fushat e të drejtës e të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, të zhvillimeve në Kosovë në kohën e sundimit serbo-sllav. Ky shkrim u botua në shtypin e Tiranës pikërisht në kohën kur nisën bisedimet shtesë shqiptaro-serbe, që dihej se i ishin krejt të kota, por që krijonin shqetësim e rrezik të madh se mund të përdoreshin për të përkeqësuar më tej pozitën e shqiptarëve në Kosovë, pasi këta kishin bënë tashmë tërë lëshimet e mundshme që të formulohej "Plani Ahtisari", por përsëri serbët e rusët nuk kënaqeshin. Prandaj çdo shkrim që mjegullon historinë, që shpërfytyron të vërtetat historike për Kosovën e shqiptarët, që tenton të ngatërrojë mikun e armikun në mendjen e shqiptarëve është djlallëzor dhe antishqiptar.
Shkrimi i Engjëll Koliqit, në pjesën arsyetuese ngjan si një konspektim shkel e shko i shkrimit të Gjetë Kolës dhe është hedhur me nxitin në publik publik pas përfundimit të bisedimeve shtesë, kur nisi faza më e acaruar diplomatike përmbyllëse e procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës. Në pjesën "urdhëruese" shkrimi i Koliqit është më arrogant e më i egër se shkrimi i Gjetë Kolës për trysni mbi politikën kosovare. Për më tepër në këtë pjesë "urdhëruese" shkrimi i Koliqit ripërtërin një tezë të çuditshme që e kishim ndeshur 10 vite më parë lidhur me frikën që duhet të ketë Turqia nga e drejta dhe mundësia që shqiptarët t’i kërkojnë asaj dëmshpërblime lufte për periudhën e sundimit osman.
Në gazetën "Bota Sot" (me të cilën kam bashkëpunuar për gati 10 vjet dhe kam pasur rubrikën time gati të përditëshme "Kronikë kohe") më 23 tetor 1997 njëri nga drejtuesit e gazetës, shkrimtari e publicisti i njohur nga Kosova, ish i burgosuri politik në Goli Otok, Teki Dervishi, në rubrikën e tij "Aparati i ri i iluzioneve" kishte botuar shkrimin me titull "Fabrika për prodhimin e turqëve", ku pasi i paraqiste edhe turqit e sotëm armiq të mëdhenj të shqiptarëve, sikurse osmanët e dikurshëm, kishte vënë dhe fjalitë: "Turqia sot është kundër krijimt të një shteti të madh e të fortë shqiptar, sepse një shtet i tillë do të kërkojë prej saj dëmshpërblimete luftës e të gjenocidit që ajo bëri kundër shqiptarëve me dorën e instrumentalizuar të politikës hegjemoniste serbe e greke ... Në saje të ekzistimit të shtetit dhe të kombit turk ekziston kombi dhe shteti serb. Miku im Baleta do të pyesë: Pse".
Natyrisht unë nuk e pyeta asnjëherë "Pse?, jo vetëm se zotëri Teki Dervishi dhe unë shkruanim në të njëjtën gazete dhe duhej ruajtur ajo nga dëmi që do t’i sillte një polemikë e brendshme, por më shumë për faktin se unë e dija fare mirë që nuk ishte ashtu dhe pse dikush po shkruante ashtu. Unë si shumë të tjerë e kam ditur mirë me kohë, edhe para se të njihesha me shkrimin e Dervishit, që tezat se fatkeqësia më e madhe historike e shqiptarëve janë osmanët e turqit i kishin sajuar dhe i kishin përhapur propagandistët e politikës serbe për të mashtruar e izoluar shqiptarët.
Kam polemizuar me shkrime ku janë pasqyruar këto teza, si në rastin e botimit më 12 gusht 2001 në "Korrieri" të pamfletit "A gjallon Ballkani" ku kryespecialisti e kryekëshilltari i udhëheqësve serbë për marrëdhëniet ndërkombëtare, Predrag Simiç, ritheksonte mashtrimin se: "Burimi më problematik i konflikteve etnike dhe territoriale në Ballkan, në Kosovë Metohi është pasoja e konflikteve midis shqiptarëve që u konvertuan në Islam në shekullin XVI dhe u bënë vegël e sundimit osman (nga njëra anë) dhe kombeve të krishterë fqinj (nga ana tjetër)". Predragu me këtë nënkuptonte se sikur shqiptarët të mos ishin bërë myslimanë dhe të kishin mbetur në fenë e sllavo-grekëve do të ishte i qetë Ballkani sot. Kësaj teze i përmbahen edhe shkrimet me të cilët po polemizojmë këtu. Del dhe ndonjë më i zellshëm se Predragu që thekson se "dëmin më të madh nga ky konvertim e pësuan vetë shqiptarët".
Në gazetën "Rimëkëmbja" në vitin 2002 dhe në librin tim "Kundërshpifografi", 2005, fq, 472 e kam shpjeguar se Teki Dervishi me referohej mua në atë mënyrë, sepse : "Mbi të gjitha nuk i pëlqenin analizat e mia për rolin pozitiv që ka luajtur myslimanizmi në jetën e kombit shqiptar" dhe se ai "ishte dhe është një denigrues i paepur i rolit të Perandorisë Osmane në jetën e shqiptarëve. Më ka lënë qysh në fillim përshtypjen (jam takuar vetëm një herë me të) se i përkiste atij grupi intelektualësh në Kosovë që, ndonëse janë të besimit islam në prejardhje, duan konvertimin e shqiptarëve në katolicizëm".
Polemika për rolin e myslimanizmit e të Perandorisë Osmane në fatet historike të shqiptarëve kishim bërë dhe më herët me intelektualë e propagandistë të tjerë shqiptarë. Tani pas shumë vitesh dallohet edhe më qartë ai filli që ka përshkruar shumë shkrime me të cilët kemi polemizuar rreth këtyre temave ku përfshihen edhe dy shkrimet që nuk i kishim prekur, ai i Gjetë Kolës, i shtatorit 2007 dhe ky i Engjëll Koliqit 2008, por që nuk bën më të lihen fare në heshtje, sepse janë provokues e çoroditës pikërisht për çështje shumë të mprehta historike e politike që duhet t’i kenë sa më të qarta shqiptarët.
Për fat të mirë qysh nga viti 1998 shqiptarët që duan të mësojnë e të kuptojnë filozofinë e historisë dhe thelbin e veçanësitë e zhvillimit të mendimit politik shqiptar, të formimit e të afirmimit të kombit shqiptar dhe të lëvizjes kombëtare shqiptare, si dhe shkaqet e pengesat e mospërmbushjes deri tani të objektivave kombëtare shqiptare, kanë në shërbim të tyre veprën studimore shkencore të politologut Hysamedin Feraj "Skicë e mendimit politik shqiptar". Kur analizohen shkrime si ato që u përmendën të Engjëll Koliqit, Gjetë Kolës, Teki Dervishit dhe të tjerëve vlen shumë përfundimi ku ka arritur pas studimeve të tij politologu Feraj: "Nacionalizmi shqiptar paraqitet si vijues i njërës prej dy traditave themelore politike shqiptare të krijuara gjatë disa shekujve. Këto dy tradita nga ana vet ishin formësuar si zgjedhje në situatën që do të quhet "metafizika politike e shqiptarëve", situata e përhershme për të zgjedhur jo ndërmjet të mirës dhe më të mirës, por ndërmjet të keqes dhe të keqes më të vogël" (fq 38). Shqiptarët edhe sot e kësaj dite problemet e tyre po përpiqen t’i zgjidhin vetëm nëpërmjet zgjedhjes midis të keqes dhe të keqes më të vogël. Po pajtohen ende me "copëtimin demokratik" kombëtar në 6 shtete, sepse kjo u duket si e keqja më e vogël në krahasim me gjendjen ku ishin në sundim despotik komunisto–sllav dhe me sakrificat që kërkohen për një zgjidhje tjetër më radikale. Pajtohen me idenë e shtetit të pavarur të Kosovës, ndonëse e natyrshmja është bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. Madje disa, si Ismail Kadareja, Fatos Lubonja e shpallin këtë "heqje dorë ose largim nga ideja e bashkimi kombëtar të shqiptarëve ", sepse kjo i bën më të pranueshëm për Europën. Edhe "Plani Ahtisari" në Kosovë është pranuar si e "keqja më e vogël", sepse përndryshe nuk kishte kuptim të pranohej ai plan me aq shumë klauzola të dëmshme për sovranitetin e shtetit të Kosovës. Në Maqedoni shqiptarët po vetëngushëllohen duke e quajtur marrëveshjen e Ohrit si të keqen më të vogël, kur shihet se kjo marrëveshje po shkërmoqet çdo ditë më shumë dhe po bëhen hapa mbrapa drejt rikthimit të statusit diskriminues që kanë pasur shqiptarët më parë. Në Shqipëri shihet si e keqe më e vogël sundimi kolonial që ka vendosur Greqia, në krahasim me një situatë marrëdhëniesh ta acaruara shqiptaro-greke që mund të krijojë Athina me politikën e saj arrogante dhe kërcënimet e përsëritra prepotente ndaj shqiptarëve emigrantë në Greqi, ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe ndaj shtetit shqiptar në mekanizmat integruese europiane.
E megjithatë nuk pushojnë zërat e çjerrë se armiku kryesor i shqiptarëve duhet quajtur Turqia si veqile e Perandorisë Osmane. Në shkrimin "A i njohim shqiptarët ?" ( gazeta beogradase "Borba" 26 prill 1988) autori Arsa Milatoviç, ish-diplomat jugosllav në Tiranë numëron disa pika rreth të cilave kishin kontradikta grupimet e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndër të tjera ai përmend se kontradiktat ishin edhe për "çështjen e zgjedhjes së aleatit të jashtëm" dhe për "çështjen nëse me fqinjët duheshin mbajtur marrëdhënie tolerance, apo marrëdhënie të ashpra". Ky debat nuk ka marrë fund. Feraj pasi analizon dy zgjedhjet që mund të bënin shqiptarët thekson: "Këto dy zgjedhje, me popujt ballkanikë pushtues, asimilues ndaj shqiptarëve kundër një armiku jashtëballkanik, apo me armikun jashtëballkanik kundër pushtuesve, sundimtarëve, asimiluesve ballkanikë, përbëjnë dy traditat themelore në sjelljen politike të shqiptarëve gjatë 1000 vjetëve të fundit. Nacionalizmi shqiptar vazhdoi traditën e bashkëpunimit me pushtuesit, sundimtarët jashtëballkanikë kundër pushtuesve, sundimtarëve asimiluesve ballkanikë. Serbofilët dhe grekofilët vazhduan traditën e bashkëpunimit me popujt, pushtuesit, sundimtarët, asimiluesit ballkanikë kundër pushtuesve jashtëballkanikë" (fq.88).
Me tefterë hesapesh të vjetra shkon për lesh e del i qethur
Në dritën e kësaj analize e të këtij përfundimi nuk mbetet vend për dilema e paqartësi se ku duhen kërkuar rrënjët e atyre mendimeve të gabuara e "këshillave djallëzore" që hidhen në shkrimet e lartpërmendur, nuk është zot të kuptohet se ku rri ai "Djalli" që u fryn në vesh atyre që u japin këshilla udhëheqësve të Kosovës që armikun ta shohin sëpari tek osmanët e tek turqit dhe që para se të kërkojnë dëmshpërblime lufte nga Serbia t’i kërkojë ato nga Turqia.
Por kërkuesit e dëmshpërblimeve të tilla harrojnë se kjo dardhë që reklamojnë ata e ka bishtin e saj prapa. Mund të kthehen turqit e të thonë se Perandorinë Osmane e kemi kullundrisur bashkë me ju shqiptarët dhe paraardhësit tuaj kanë nxjerr shumë përfitime nga kjo Perandori, se ju takon edhe juve, shqiptarëve, të mbani përgjegëjsi për borxhet e saj që ende mund të kenë mbetur pa u shlyer. Edhe sikur të kishte diçka "serioze" në këtë kërkesën për dëmshpërblimet nga Perandoria Osmane, duhet kërkuar të vihet në lëvizje e të veprojë shteti i Shqipërisë që ka 100 vjet pavarësi të njohur dhe të mos u lihet kjo si barrë e lagët në shpinë pushtetarëve të Kosovës që ende nuk gëzojnë pavarësinë e njohur.
Po kështu nuk duhet kërkuar nga qeveritarët e Prishtinës, por nga qeveritarët e Tiranës të bëjnë përçapje diplomatike pranë Turqisë që "të njohë e tu japë të drejtat shqiptarëve në Turqi". Veçse duhet mbajtur mirë parasysh se kjo nuk është punë për t’u zbavitur, nuk është një çështje që mund ta shtrosh e ta nxitësh për teka, për zhurmë e sa për të bezdisur Turqinë, sepse kështu më shumë dëmton shqiptarët në Ballkan e në Turqi sesa u shërben atyre.
Turqia pranon me kënaqësi dhe me krenari se ka disa milionë shtetas të saj me prejardhje shqiptare. Madje numri i tyre mund të jetë më i madh (7 milionë sipas Gjetë Kolës) se i gjithë shqiptarëve në trojet etnike në Ballkan. E vërteta është se ata nuk kanë më pak të drejta se shtetasit turq me prejardhje nga fisi i osmanëve, apo me prejardhje të tjera etnike, janë plotësisht të integruar në shoqërinë e kombin turk dhe vetëm do të qeshnin, ose dhe mund të zemëroheshin, po të nisnin pushtetarët e Tiranës e të Prishtinës përçapjet që i këshillon Engjëll Koliqi për t’i veçuar ata nga turqit e tjerë. Gjetë Kola ndryshe nga Engjëlli e ka marrë vesh se " shqiptarët që jetojnë në Turqi janë të kënaqur me emërtimin turk me origjinë shqiptare". Këta shqiptarë në Turqi janë pasardhës emigrantësh, jo popullsi autoktone; janë si arvanitasit në Greqi, shumica e të cilëve e ndjejnë veten grekë dhe hiqen më grekë se grekët.
Ata që kërkojnë një veçim etnik të shtetasve turq me prejardhje shqiptare në Turqi në fakt i kundërvihen vetes kur duan të venë në dyshim se brenda në Shqipëri e në Kosovë mund të gjesh shumë shqiptarë safi. Ata bëjnë gjithëfarë arsyetimesh të përçudnuar për të provuar se midis shqiptarëve të sotëm nuk kanë mbetur shumë nga ata që njiheshin si iliro-arbërorë para pushtimit osman, sepse osmanët u paskan ndërruar banorëve të trojeve etnike shqiptare jo vetëm fenë, duke i kthyer me dhunë në Islam. por edhe qenien e tyre etnike, duke i asmiliuar në "orientalë" që flasin shqip.
Avokatë të këqinj shqiptarë të tezave të mbrapshta të Drashkoviçit
Është tezë e njohur dhe e gabuar e serbëve dhe e grekëve se ndërrimi i besimit fetar sjell detyrimisht tjetërsimin etnik të njerëzve. Vuk Drashkoviç i jepte këtë mësim Ismail Kadaresë: "Në Maqedoni, Hercegovinë, Bosnje, Mal të Zi dhe në krahinat e tjera serbe, duke kaluar në fenë islame serbët u bënë turq. Në Shqipërinë e sotshme, në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë duke përqafuar Islamin ata (serbët) u bënë arnautë. Në të dy rastet konvertimi vesh rrobën e okupuesit të vet. Shqiptari aq i hyn në qejf sundimtarit të vet sa që ky i dhuron atij të drejtën e sundimit në krahinat serbe dhe madje i lejon jo t’i turqizojë të krishterët, por, si një okupator i njëmendtë t’i shqiptarizojë" ( gazeta "Shekulli", 5 maj 2002).
Studiuesi irlandez, Fred Hollidei, ka thënë se: "Vuk Drashkoviçi i SDN ka shkuar më larg se Milosheviçi në antimyslimanizmin etij... Më 1990 ai fliste për shtet ustash-mysliman"( libri "Islami dhe miti i konfrontimit’, 1996, Fq. 167). Në Shqipëri herë pas here shfaqen me shkrime njerëz që duan t’ia kalojnë edhe Darshkoviçit në antimyslimanizëm.
Në fjalitë e mësipërme të Drashkoviçit ka plot marrëzira. Është absurditet teorik të thuash se vetëm ndërrimi i fesë mjafton për të ndërruar kombësinë e njerëzve. Nuk ia doli ta bëjë të besueshme këtë tezë as gjenetistja serbo-boshnjake Biljana Pllavçiç, që tani vuan dënimin me heqje lirie si e ndëshkuar për krime lufte në Bosnje nga Gjykata e Hagës.
Grekët qysh në fillim të jetës së pavarur shtetërore e zgjidhën me masakrim e dëbim problemin e të myslimanizuarve. "Në kohën e Pashkëve të vitit 1821 fshatarët grekë të Peloponezit filluan t’i vrisnin të gjithë myslimanët, burra, gra, fëmijë. Brenda pak muajsh u therën 20 000 vetë" (Endrju Uitkroft "Të pabesët. Konflikti i Krishterizmit dhe Islamit 638-2002", fq. 249). Kjo praktikë u përsërit edhe kundër myslimanëve të shumtë të Kretës kur ishulli iu aneksua Greqisë, kundër myslimaëve në gjithë tokat që i aneksoheshin shtetit grek deri sa u trefishua në territor. Kjo praktikë goditi edhe popullsinë autoktone shqiptare myslimane në Çamëri nga viti 1913 deri në vitin 1944, kur u bë akti i fundit i gjenocidit e spastrimit etnik kundër saj.
Marrëzia e madhe e Drashkoviçit është kur ngulmon se të krishterin në Ballkan, sidomos serbin, pranimi i fesë myslimane e bëka ose turk ose arnaut (shqiptar). Po të mos bënte një marrërzi të tillë Drashkoviçi nuk kishte si të pretendonte pastaj se "tri të katërtat e gjithë shqiptarëve në Rrafsh të Dukagjinit dhe në Kosovë kanë rrënjë serbe", por nuk qenkan më serbë, sepse kanë marrë fenë e osmanëve e gjuhën e shqiptarëve. Ndërrimi i fesë mund të ndikojë në zhvillimin etnologjik të bashkësive njerëzore. Pranimi i Islamit nga shqiptarët e krishterë ka pasur ndikimin e vet për të ruajtur identitetin etno-kombëtar shqiptar, ose për të humbur këtë identitet në rastin e atyre që në Kosovë u bënë skizmatikë, përqafues të fesë ortodokse dhe u asimiluan në serbë. Kjo ka rrezik të përsëritet me çamët ortodoksë nëse nuk ndryshon pozita ku i ka vënë Greqia, që nuk i lejon as të pohojnë se janë shqiptarë, as të shkëmbejnë dy fjalë në gjuhën shqipe. Kështu ka ndodhur në Kosovë dhe në Greqi edhe me vllehët.
Britaniku Uitkroft ka shkruar: "Unë nuk kam asnjë interes të bëj një apologji të osmanëve, por t’i bësh ata fons et rigo, fajtor për të gjitha të zezat është vetëm një mit që të pëlqen ty. Për Perëndimin mizoria dhe turqit ishin bërë pak a shumë sinonime". (fq.237) Drashkoviçët serbë dhe sozitë e tyre shqiptarë në antimyslimanizëm e antiturqizëm përpiqen të ngatërrojnë sa më shumë lëmshin e absurditeteve dhe pavarësisht se duket sikur tërheqin fijet nga pozicione të ndryshme ose të kundërta bëjnë të njëjtat mbrapshti e ndjekin një qëllim: të përshkruajnë Perandorinë Osmane dhe Turqinë e turqit e sotën si burimin e të gjitha të këqijave për Ballkanin e popujt e këtij rajoni.
Drashkoviçi thotë se osmanët shndërruan serbët në turq dhe në arnautë nëpërmjet myslimanizmit. Teki Dervishi ka shkruar se kombin e shtetin serb i krijoi Perandoria Osmane për të keqen, pra për inat të shqiptarëve. Poeti atdhetar shqiptar që jetonte në Misir, Anton Çako Çajupi në fillim të shekullit XX për të fshikulluar osmanët i drejtohej Perëndisë me vargjet: "Bëre e ç’nuk ke bërë/ bëre botën të tërë/ po kur bëre derr e arinë/ Ç’tu desh që bëre Turqinë". Ama edhe pse nuk i honepste dot grekët nuk pat thënë se Greqinë e kombin grek i bëri Perandoria Osmane për inat të shqiptarëve.
Edhe Gjetë Kola për t’u mbushur mendjen lexuesve se po të mos ishte shfaqur Perandoria Osmane në Ballkan për shqiptarët sot nuk do të kishte pasur pushtim grek, as serb buçet me mllef: "Historiografia zyrtare shqiptare është përpjekur të bëjë fajtore fuqitë europiane si shkaktare të copëtimit të trojeve shqiptare në Londër më 1913". Duke përdorur së prapthi, por gjithnjë kundër Islamit e Turqisë, arsyetimin e Drashkoviçit çirret: "E vërteta është se fajtor real për copëtimin e trojeve etnike shqiptare në përfundim të luftrave ballkanike është politika asimiluese që pushtuesi turk kishte ndjekur ndaj shqiptarëve në disa shekuj" ("Republika" 26 shtator 2007). Si Drashkoviçi dhe Gjetë Kola kthimin e shumicës së shqiptarëve në myslimanë do ta paraqesë si asimilim etnik.
Gjeta ka përdorur në shkrimin e tij atë "argumentin e rremë’ që kishin hedhur në vitin 2001 shkruesit e palolibrit "Nacional-islamizmi shqiptar se : "Islami nuk njeh kombe etnike... por vetëm kombin e përbotshëm mysliman dhe shqiptarët si pjesë e papërfillshme e tij". Këtë trillim e kam kundërshtuar mjaftueshën në librin "Përballje me islamofobinë", Tiranë 2006, dhe nuk kam përse të ndalem tani posaçërisht në të. Është më me dobi të vë në dukje këtu se Gjetë Kola kapet pas tezës së Drashkoviçit për mundësinë që Perandoria Osmane u dha shqiptarëve të bëjnë serbët e malalzezët e Kosovës të mësojnë gjuhën shqipe që të dalë pastaj tek një tjetër provokim absurd: "Ky fenomen flet për forcën shprehëse të gjuhës shqipe, si një prej gjuhëve më të lashta të njerëzimit... Nga ky rast mund të marr përgjigje edhe enigma se si janë asimiluar kolonët që solli pushtuesi turk gjatë disa shekujve dhe emigrantët ekonomikë të ardhur nga disa rajone të Perandorisë Turko-Osmane. Vërtetë ata kanë imponuar mentalitetin oriental te shumica e shqiptarëve, pasi kanë patur në dorë pushtetin politik dhe ekonomik dhe kanë pasuruar gjuhën shqipe me shumë turqizma, por megjithë këtë nuk i kanë rezistuar asmilimit gjuhësor. Populli shqiptar si dhe popujt e tjerë të Ballkanit qe dyfish fatkeq. Ai përveçse humbi lirinë, pati fatkeqësinë se ra në sundimin e një pushtuesi shumë herë më të prapambetur që takonte për herë të parë qytetërim".
Gjeta ka perifrazuar rrëmujshëm mendimet e Drashkoviçite të Simiçit, prandaj edhe ka rënë në kontradikta më qesharake se shovinistët serbë. Gjeta një herë thotë se pushtuesit osmanë asimiluan banorët që gjetën në trojet shqiptare, një herë thotë se shqiptarët, nëpërmjet gjuhës së tyre të mbushur me turqizma, kanë asimiluar kolonët që sollën turqit dhe emigrantët që erdhën nga pjesë të tjera të Perandorisë Osmane. Gjeta nuk është treguar aq i pakujdesshëm sa të thotë, si ndonjë tjetër para tij, se popullsia myslimane në trojet shqiptare sot janë turq të mbetur nga koha e Perandorisë, as të trillojë hapur si serbët se shqiptarët janë popullsi e ardhur nga Albania e Kaukazit. Por kur flet për kolonë të sjellë nga osmanët dhe emigrantë të ardhur nga pjesë të tjera të Perandorisë që u asimiluan nga ana gjuhësore në Shqipëri në fakt këtë ka dashur të nxjerrë në pah tërthorazi.
Pra sipas Gjetës në trojet shqiptare ka ndodhur dukuria më e "çuditshme": i asimiluari nga njerëz të paqytetëruar asimilon asimiluesin e tij të parë. Për justifikim të kësaj "teorie" Gjeta ka shtuar: "Albanologu Johan Georg von Hahn shkruante se në këto raste fatkeqe, pushtuesi merr shumë herë më tepër se u jep popujve të pushtuar". Gjeta nuk ka cituar fjalë të Hahnit dhe nuk ka shënuar se ku e ka gjetur këtë mendim të albanologut. Ky mendim qëndron, sepse dihet që osmanët erdhën nga Azia Qendrore në Azinë e Vogël, si mercenarë të turqve selxhukë dhe, ashtu siç kishin bërë më parë këta selxhukët, morën fenë islame nga arabët e persët. Pastaj u ngatërruan në punët e Ballkanit kur perandori Bizantin Kantakuzeni i ftoi njerëzit e Orhanit të luftonin kundër Serbisë së Stefan Dushanit më 1350 (Uitkroft, fq. 203). Nga kontaktet me Bizantin huazuan edhe qytetërim e kulturë të re krahas asaj arabo-perse.
Kur shkatërruan përfundimisht Perandorinë Bizantine në vitin 1453 osmanët kishin krijuar tashmë kulturën e tyre të lartë, aq sa "Konstantinopoja parapëlqeu të pabesët: më mirë çallma e myslimanit se mitra e Papës" ( Karabell,"Njerëzit e librit" fq. 159).
Në trojet shqiptare, që kishin qenë periferi e Bizantit ose të shkelura prej sllavëve nuk mund të ndodhte një dukuri e ngjashme, sepse këtu nuk ishte zhvilluar ndonjë qytetërim e kulturë e lartë, madje dhe në Europën perëndimore nuk kishte ndonjë kulturë e qytetërim më të lartë se në Lindje deri nga viti 1750. Një kulturë e qytetërim më i lartë asimilon dhe nuk asimilohet. Kurse sipas Gjetës banorët e trojeve të sotme shqiptare u orientalizuan në gjithçka, deri dhe gjuha e tyre u mbush me turqizma, (gjë që do të thotë u mbush një zbrazti leksikore).
Gjeta nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka perifrazuar shumë trashë e plot mllef antiturk e antimysliman, që vlon tek ai vazhdimisht si zifti në kazan, mendimet e antishqiptarit e antimyslimanit të tërbuar serb Vuk Drashkoviç. Veçse pak më ndryshe nga Gjeta shkrimtari-politikan serb (deri vonë ministër i jashtëm i Serbisë) për shkak të nivelit shumë më lë lartë kulturor në krahasim me avokatin shqiptar nga Fani (që duhet të jetë dhe ky vetë pjellë kaviesh shekullore osmane sipas teorisë së tij) është shprehur më me elegancë kur përgjërohet për flamurin tringjyrësh serb në letrën që i dërgonte Ismail Kadaresë në vitin 1989: " Para se të shfaqej në Europë shteti shqiptar kolegu Kadare, ai flamur i lirisë, i barazisë dhe i vëllazërimit nga bedenet e Nishit fillimisht është dashur të lahej aq herë me gjakun serb dhe që duke çliruar Ballkanin nga turqit të arrijë deri në Prishtinë, Prizren, Shkup, Shkodër, Elbasan, Edrene. Në këtë udhëtim pengesën më të madhe kishte jo okupatorin, por të okupuarit, jo turqit, por baballarët dhe gjyshërit Tuaj, shqiptarët, përkatësisht arnautët, ose arbanasët, ose shiftarët siç quhen nga serbët. Ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe Stambolli në të gjitha luftrat me serbët i nxjerr në vijat e para të frontit. Ata ua kalojnë robëruesve të vet dhe sundimtarëve të vet, turqve edhe për nga urrejtja, edhe për nga krimet. Në kohën kur serbët kullonin gjak në luftën kundër turqve, duke pushtuar lirinë për vete e për shqiptarët një lukuni shqiptarësh në Pejë dhunon vajzën serbe trevjeçare". (gazeta "Shekulli" 5 maj 2002).
Gazetari Zenun Çelaj nga Kosova e ka botuar fatkeqësisht të cunguar letrën e Drashkoviçit (teksti i plotë ka më shumë xhevahire antishqiptare) pasi e kishte fshehur për 14 vjet (kot së koti, sepse ajo ishte e botuar qysh në pranverën e vitit 1989 në "Le Monde Diplomatique " në Paris dhe në Buletinin e verdhë të ATSH –së në Tiranë) duke e shoqëruar me komentin e tij të titulluar "Një pamflet tipik i traditës serbe". Në fund të fundit është e kuptueshme që një shkrimtar shovinist serb të bëjë një pamflet antishqiptar në traditën e tij serbe. Po si ta kuptojmë që një avokat shqiptar në vitin 2007 të bëjë një paçavure (as pamflet) antishqiptar në traditën serbe, për t’u bërë mbrojtës i tezave të shovinizmit serb edhe më i zellshëm e më vulgar se shkrimtari shovinist serb?! Të paktën Drashkoviçi i ka cilësuar shqiptarët "mercenarë trima të osmanëve" që u thyenin turinjtë serbëve, kurse Gjeta i ynë i quan të gjithë shqiptarët vetëm "kavie osmane" që hidhen tutje si mish i cofët nga Europa që të merren me ta qentë e shovinizmit serb e grek. Drashkoviçiani shqiptar del më antishqiptar, më fyes se shovinisti serb.
Është i kuptueshëm mllefi që derdh Drashkoviçi pse shqiptarët kanë ditur të zgjedhin (si të keqen më të vogël gjithnjë) për aleat pushtuesin jashtëballkanik osman për kundër të keqes më të madhe, pushtuesit e asimiluesit ballkanik sllav. Kur Drashkoviçi thotë se shqiptarët luftonin kundër serbëve edhe më me vendosmëri se vetë osmanët ai pohon kështu se shqiptarët kishin një vetëdije të qartë politike të ndryshme nga ajo e osmanëve, sepse e dinin se serbo-sllavi ishtë rreziku më i madh për ta. Drashkoviçi e njeh atë të vërtetë që u thoshte Konica serbëve se shqiptarët u bënë aleatë me osmanët që të godisnin soj-sorollopin serb. Por është e pakuptueshme që një avokat shqiptar në vitin 2007 t’i shpallë shqiptarët kavie, qenie pa kurrfarë vlerë njerëzore, pse këta kanë luftuar kundër serbëve. Po kallaballëkun e veten e tij, pasardhës të sotëm të atyre breznive, ky avokat Gjeta i përfshin tek këto "kaviet osmane"?! Apo prej kavieve përjashton një pakicë shqiptare që mbetën në besimin katolik, siç bëjnë disa të sojit të tij?! Ende nuk po kupton Gjeta se kjo pakicë katolike mbeti e tillë edhe në sajë të mburojës që krijoi myslimanizimi masiv i shqiptarëve para heshtave të helmuara e topuzëve të asimilimit që lëshonte ortodoksia serbe! Car Dushani para ardhjes së osmanëve e kishte vënë në zakonnikun (kodin) serb urdhrin që ai katolik që nuk bëhej ortodoks të piqej në hell, pra të mos vlente as për kavie.
Si e tregon veten kaq të paditur ky avokat shqiptar i tezave të Drashkoviçit dhe hiqet se nuk ka dëgjuar, ose lexuar ndonjëherë në ndonjë libër shkollor se ishin pikërisht shqiptarët, në radhë të parë shqiptarët e besimit mysliman, që kanë bërë kryengritjet më të shumta e luftrat më të rrepta kundër pushtetit të sulltanëve se gjithë popujt tjerë të Ballkanit të marrrë sëbashku?. Bedri Pejani në kongresin popujve në Gjenevë më 1920 bënte pyetjen retorike se ku ishin serbët kur shqiptarët bënin luftra të tilla.
Përvoja shqiptare mbi rolin e fesë në jetën kombëtare është e veçantë
"Dora d’Istria është e para që i lidhi ngushtë çështjet fetare me çështjen nacionale. Ajo pohonte se shqiptarët kishin kaluar në katolicizëm që të afirmonin kombësinë shqiptare përballë asaj serbe" (N.Klejer "Në zanafillë..." fq. 237). Por efektet e katolicizmit si pengesë për përparimin e llavës së nxektë ortodokse serbe në gllabërimin asimilues të shqiptareve mbetën të kufizuar dhe të paqëndrueshëm. Noel Malkolmi thekson se në Kosovën Lindore kultura e gjuha serbe u bënë mbizotëruese, në pjesë të tjera shqiptare ato bëheshin gjithnjë më kërcënuese. Kështu që shpëtimtar nga ky rrezik e kjo fatkeqësi u bë myslimanizimi masiv i shqiptarëve.
Më e dukshme dhe më ndikuese kjo dukuri ka qenë në Kosovë, në kohën pasi "një ushtri austriake shkoi deri në Kosovë më 1689 dhe shpalli se Katolicizmi kishte triumfuar mbi Islamin. Serbët e Kosovës ishin të lumtur kur betoheshin për besnikëri ndaj Leopoldit II, por vetëm për aq kohë sa të shihnin austriakët të tërhiqeshin një vit më vonë, duke i lënë ata (serbët) në mëshirën e osmanëve që riktheheshin" ( Endrju Uitkroft " Të pabesët fq. 239). Me këtë ushtri austriake u bashkua edhe Arqipeshkvi katolik shqiptar Pjetër Bogdani me mbështetësit e tij. Këtë e ka analizuar Noel Malkolmi me seriozitet shkencor në kapitujt 8 e 9 të librit të tij, ku thekson se: "Lufta e Habsburgëve me osmanët 1683-1699 shënoi një pikë kthese në historinë e Europës" (fq.139). Kjo shënoi një pikë kthese edhe në historinë e shqiptarëve dhe pati një rëndësi të madhe jo vetëm se një numër serbësh u larguan nga Kosova, por se shënoi një fazë ndarjeje dalluese më të theksuar midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë, që u shpreh në përqafimin masiv të fesë islame nga shqiptarët.
Ky konvertim masiv në Islam nuk u shoqërua me kurrfarë pasojash asimiluese të shqiptarëve në turq. Dora d’Istria me kohë e theksonte se shqiptarët që u myslimanizuan "se s’donin të ishin raja", (pra të ishin në të njëjtin status shoqëror e dhe të ushqenin të njëjtën armiqësi kundër osmanëve si serbët e grekët ortodoksë), "s’kishin të bënin me turqit osmanë, ishin indiferentë ndaj Sulltanit e fesë së tij", madje "mund t’i ktheheshin Krishterizmit po të shihnin se u iteresonte kjo gjë, siç ishin bërë myslimanë" (N.Klejer fq,238). Deri tani kanë mbetur të pakët në numër shqiptarët me prejardhje të besimit mysliman që kanë ndjekur këtë parashikim të Dora d’Istrias, duke u nisur nga interesi për t’u hequr sa më perëndimorë, edhe pse mekanizmat e katolicizmit e të ortodoksisë ndërkomëbtare kanë përdorur mjete të shumta për t’i joshur myslimanët shqiptarë të konvertohen.
Për këtë qëllim është sajuar dhe teoria e "rikthimit të myslimanëve shqiptarë në fenë e të parëve", duke e maskuar procesin e konvertimit fetar nën maskën e "rikthimit" në identitet fetar të mëparshëm. Kjo teori nuk ka ansjë bazë. Në SHBA numri i myslimanëve midis popullsisë zezake, pasardhës të skllevërve afrikanë, është rritur nga disa dhjetra që ishin në vitet 1930 në mbi një milion sot. Islami në Amerikë ka mbërritur bashkë me skllevërit zezakë nga Afrika në vitin 1501, sepse një numër i madh i tyre ishin të besimit islam dhe kishin nivel kulturor më të lartë se jo myslimanët. Por me kalimin e kohës është zhdukur nga trysnia e forcave krishterizuese. Studiusja Silvana Diuf, nga Universiteti i Parisit që jeton në Nju Jork, për këtë dukuri ka shkruan librin "Shërbestarët e Islamit: myslimanët afrikanë të skllavëruar në Amerikë"(1998). Në këtë libër ajo kundërshton pretendimet e shumë myslimanëve afro-amerikanë sot që e quanjnë veten jo "të kthyer" (converts), por " të rikthyer" (reconverts) në Islam. Ajo nuk pajtohet me ata që thonë se "Islami është pjesë e kujtesës së tyre gjenetike". Ajo e hedh poshtë këtë nocion të "Islamit romantik", meqenëse Islami i sjellur nga Afrika nuk mbijetoi në SHBA dhe pasardhësit e myslimanëve u krishterizuan. (shpjegime të nxjerrë nga libri i politologut neokonservator amerikan Daniel Pajps "Islami militant mbërrin në Amerikë" 2002,2003 fq.214-216).
Për analogji me këto vërejtje të Diuf mund të themi se është thjesht një "romantizëm krishterizues" kur disa në Shqipëri kërkojnë kthim të myslimanëve në katolikë si rivendosje në personin e këtyre të "fesë së të parëve". Edhe në këtë rast bëhet fushatë prozelitizmi të mirëfilltë fetar të krishterë dhe nuk ka vend për asnjë tezë të "rikthimit në fe". Fenë e merr secili për vete. Fenë nuk mund ta imponojë një lidhje me të vdekurit që tashmë kanë dalë dhe nga kujtesa, as një trysni e të gjallëve që përdorin mjete të tilla.
Është mashtrim qëllimkeq kur disa studies fetarë apo laikë këmbëngulin se dukuria e "kripto të krishterëve " vazhdoka ende sot midis myslimanëve shqiptarë. Natali Klejer duke iu referuar studimit të holandezit Ger Duizings "Martirët e Stubllës (lokalitet në Kosovë). Kriptokatolikët shqiptarë dhe misoni françeskan" (2000) thekson": "Dhe mund ta konsiderojmë kategorinë e "kripto-të krishterëve" si të "shpikur’ nga kisha katolike e shekullit XIX me qëllimin për t’i rikrishterizuar ata".(fq.46). Por nga shekulli i XIX e deri në shekullin XXI ka pasur mjaft kohë që ky proces të kishte marrë fund, sepse pas atij brezit të " të krishterve të fshehur" të atëhershëm kanë ardhur 5-6 breza të tjerë njerëzish që nuk kishin përse të vazhdonin këtë fshehtësi. Nëse pretendohet tani për kripto të krishterë, sikurse shpalli ish-kryetari i shtetit shqiptar kur tha në Oksford në fund të vitit 2005 se po ta gërvishtësh myslimanin shqiptar të del një i krishterë, kjo do të thotë së mendohet politikisht për një fushatë të konvertimit masiv të myslimanëve shqiptarë.
Gjetë Kola me sa duket nuk ka haber fare nga teoritë e praktikat e konvertimeve fetare dhe asimilimi i popullsive, veçanërisht duket se nuk ka lexuar asgjë të hajrit për praktikat që ndiqeshin në Perandorinë Osmane për këto çështje dhe mbështetet vetëm tek trillimet që kanë bërë në shkrimet e tyre disa priftërinj katolikë në Prizren e në Shkodër, në të shkuarën dhe tani.
Autoritetet osmane asnjëherë nuk e nxisnin konvertimin dhe angazhoheshin aktivisht ta shkurajonin atë. Përkundrazi ata punonim me guvernatorët, me kryetarët e mileteve për të parandaluar konvertimet në myslimanizëm. Qëllimi parësor i osmanëve ishte të mbanin familjen e Osmanit në pushtet dhe ta kishin arkën e shtetit plot. Konvertimi nuk i shërbente këtij qëllimi" ( Zakari Karabell "Njerëzite librit..." 2007 fq.185). Kështu e ka trajtuar këtë problem dhe i ndjeri Aristidh Kola në librin "Arvanitasit". Po kështu edhe autorë të tjerë seriozë.
Aleksandër Lambert ka theksuar qartë se: "Është e vërtetë se gjatë pushtimit osman shumë shqiptarë u kthyen në myslimanë... ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë... Tek shqiptarët fenomeni i asimilimit ndodhi vetëm tek popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është njohur shumë mirë në histori por çështje asimilimi. Ata humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë , malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë pasur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit"("Panorama" 30 nëntor 2007). Por duhet pasur parasysh se Islami edhe për shqiptarët ishte fe zyrtare në Perandorinë Osmane që kishte pushtuar Shqipërinë, jo "fe e pushtuesit", siç propagandojnë islamofobët sot në Shqipëri, sepse vetë osmanët e kishin marrë nga të tjerët besimin e tyre, siç bënë dhe shqiptarët kur ua desh puna dhe i kuptuan vlerat e tij të larta.
Të bashkëngjisim këtu edhe faktin shumë më të hershëm se "Liku ka qenë njëri ndër të parët që foli për konvertimin në Islam, gjë që, sipas tij, kishte ndodhur për motive politike dhe për përfitimet që të jepte statusi i myslimanit". Anglezi Lik i kishte thënë këto mendime në vitin1814. Kurse Johan Georg von Hahn në vitin 1854 shprehej: "Ky fakt (që shqiptarët janë kthyer në Islam) i shkon karakterit të veçantë të shqiptarit; greku ose vllahu e sakrifikon lirinë politike për besimin e tij, shqiptarit i rëndon kaq shumë shtypja sa e paguan lirinë e tij me besimin e etërve të tij. Kjo është e vërtetë për racat luftarake, që kudo kanë kaluar në Islam...Ndjesia e dobët fetare e shqiptarëve turq (=myslimanë) provon veç të tjerash më së miri aksiomën "Ku është shpata, është besimi", që duket se bën pjesë në bisedat për fenë dhe kjo në kuptimin e frazës "cujus regio, ejus est religio"( N.Klejer fq.1169).
Mund të ketë vend për mjaft diskutime lidhur me ato që thotë Hahn, duke përfshirë edhe formulën "feja shkon sipas sundimtarit", që ka qenë parimi bazë i përcaktimit të besimit fetar të njerëzve në Europën e Mesjetës. Por nga thëniet e Hahnit e të Likut del qartë ajo që e vënë në dukje shumë studiues se shqiptarët gjithnjë kanë vënë ndjesitë etnike e kombëtare mbi përkatësitë fetare, se ka një bazë faktike e historike formula e famshme e Pashko Vasës "feja e shqiptarit është shqiptaria", e cila në asnjë rast nuk duhet kuptuar keq si mohim i besimit dhe rënie në ateizëm. Natyrisht sot lind nevoja të kuptohet mirë se çfarë është shqiptaria, apo çfarë duhet të jetë ajo në kohën e nacionalizmit, që të mos bëhen gafa e të mos kapërdihen mashtrimet që nacionalizmin e armikut historik të natyrshëm ta konceptosh si dashamirësi dhe mikun ta fyesh duke hyrë me të në armiqësi.
Shqiptarizmi duhet ngritur në nacionalizëm shqiptar
Natali Klejer në studimin e plotë për zanafillën e nacionalizmit shqiptar ka bërë një përcaktim dallues shumë domethënës të tre elemenëtve të këtij procesi: shqiptarizmit, shqiptarisë dhe nacionalizmit shqiptar. Ajo shkruan: "Termi "albanisme" (shqiptarizëm) më imponohet për të përcaktuar faktin e ndërtimit të një forme shqiptarie në kuptimin modern. Nocioni i nacionalizmit është shumë më i ngushtë, sepse lidhet si tepër, në kuptimin e tij përgjithësisht të pranuar, me idenë e kërkimit të sovranitetit politik, të autonomisë dhe të pavarësisë. Të flasësh për një albanizëm që rrok të gjithë tipet e kijimit të një shqiptarie që ka të bëjë me ekzistencën e një kombi shqiptar, të lejon, në të kundërt, të marrësh parasysh ndërtime hibride, shpesh të harruar, sepse ishin maskuar nga ligjërimi mbizotërues" (fq.15).
Duhet pranuar sfida për reflektim që del nga këto vlerësime se vetëm ndjenja e shqiptarisë, sado e fortë të ketë qenë ajo në të shkuarën, apo sado e fuqishme që të bëhet në t’ardhmen, pas zbehje së tanishme, nuk mjafton më për të plotësuar fizionominë kombëtare të shqiptarëve, nuk e përmbush dot misionin parësor të shqiptarëve për t’u ngritur po në atë lartësi zhvillimi, përparimi dhe statusi etnologjik e politik, ku kanë arritur të tjerët nëpërmjet krijimit, forcimit dhe lulëzimit të shtetit të tyre kombëtar. Shqiptaria është më shumë një gjendje natyrore që krijohet në një proces spontan të pavetëdijshëm të zhvillimit të një bashkësie njerëzore të caktuar. Bartësit e kësaj shqiptarie për njëfarë kohe as mund ta venë re këtë gjë. Shqiptarizmi (albanizmi) është ndërgjegjësim i bartësve të shqiptarisë pikërisht për këtë shqiptarinë e tyre dhe shprehje e vullnetshme e dëshirës dhe e kujdesit për afirmimin e kësaj shqiptarie. Pikërisht nga kjo e nisën shqiptarët e shquar që vunë në përdorim formulën "feja e shqiptarit është shqiptaria". Kurse nacionalizmi është shprehja e vullnetit politik për ta ndërtuar tërë jetën e bashkësisë në funksion të shqiptarisë e të shqiptarizmit. Pikërisht në këtë rrugë hynë shqiptarët e shquar që ndezën dhe nxitën zjarrin e zgjimit kombëtar të shqiptarëve, ata që përgatitën pavarësimin e shqiptarëve e bënë shtetin e parë kombëtar shqiptar, si dhe ata që kanë punuar në kohë të ndryshme për përhapjen e forcimin e nacionalizmit shqiptar.
Mund të gjenden pak shqiptarë që të mos pajtohen me mendimet për shqiptarinë dhe për shqiptarizmin, që disa kanë qejf t’i emërtojnë më shumë "atdhetarizëm-patriotizëm". Por kur vjen puna tek dukuria e shkallës më të lartë në jetën e një kombi, tek nacionalizmi, rrudhin supet ose edhe kërcejnë përpjetë për kundërshtim, ndonëse po vetë për pragmatizëm politik e intelektualizëm vetëreklamues mund të përdorin, vend e pa vend, termat " mbrojtja e interesave kombëtare", "për hir të kombit", "në dobi të zhvillimit kombëtar", mund të folklorizojnë për "krenarinë kombëtare"; mund të shpallin e të përkujtojnë "heronj e dëshmorë të kombit", të japin e të marrin tituj "nderi i kombit". Të gjitha këto mund të kenë kuptim vetëm në kuadër të nacionalizmit. Nëse mohohet nacionalizmi atëherë duhet parë mos gjithçka bëhet për demagogji, ose për padijeni të pafalshme të mendjeboshëve.
Termi "albanizëm" nuk duhet lejuar të keqpërdoret për të anatemuar e zhvleftësuar nacionalizmin shqiptar, as për të zëvendësuar këtë nacionalizëm. Në "Përballjet me islamofobinë" jam ndalur gjatë në replikën me përpjekjen e Skënder Shkupit që të godasë idenë dhe lëvizjen politike për një nacionalizëm të mirëfilltë shqiptar, duke trilluar një "nacionalizëm gjithëpërfshirës", që nuk shënon asnjë hap më tej se "albanizmi" që përshkruan Natali Klejer, d.m.th. nuk shkon më tej se një vetëdijësim për përkatësinë etnike shqiptare dhe afirmimin e mbrojtjen e kësaj përkatësie.
Janë bërë polemika edhe me të tjerë që procesin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare kanë dashur ta ngrijnë përfundimisht në fazën e afirmimit të shqiptarizmit, të "unitetit kulturor", pa e shoqëruar me kërkesën për sovranitet kombëtar shqiptar në trojet ku ky sovranitet nuk ishte arritur, e sidomos pa kërkesën për bashkim kombëtar shtetëror shqiptar.
Mishërimi më i shëmtuar dhe më për turp i bllokimit të procesit të zhvillmit kombëtar të shqiptarëve në fazën e nivelin e shqiptarizmit është "Platforma për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare" botuar nga Akademia e (Anti) Shkencave të Shqipërisë në Tetor të vitit 1998, në të cilën kërkohej ngurtësimi i ndarjes së shqiptarëve në 6 shtete, që tashmë ishte bërë në disa etapa gjatë shekullit XX dhe Kosova të mbetej si pjesë përbërëse e një Federate të re të cunguar të Jugosllavisë, krahas Serbisë e Malit të Zi.
"Dykombësia shqiptare" rinovim i skemës për deshqiptarizimin e Kosovës
Por ka pasur edhe më keq. Publicisti Fatos Lubonja, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, Ylli Popa, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, avokati-politikan Spartak Ngjela etj. në Shqipëri, Nexhmedin Spahiu e të tjerë në Kosovë kanë mbrojtur pikëpamjen se brenda "botës shqipfolëse" në Ballkan mund të kishte identitete të ndryshme kombëtare apo etnike shqipfolëse si shqiptarë e kosovarë. Rreth kësaj pikëpamje me propaganduesit e saj janë bërë disa herë polemika. Madje në një tubim të organizuar në muajin Prill 1997 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga "Klubi nacional" bashkë me kolegun Hysamedin Feraj kemi replikuar drejtpërdrejt dhe shumë ashpër ndaj Fatos Lubonjës që mbronte idenë se shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosoë tashmë kishin përfunduar në dy kombe të ndryshëm, meqenëse pas copëtimit të trojeve shqiptare kishin zhvilluar dy kultura të ndryshme. Kjo nuk ka qenë dhe nuk është e vërtetë, sepse në thelb shqiptarët në gjithë hapësirat shqiptare kishin krijuar dhe kanë zhvilluar të njëjtën kulturë kombëtare shqiptare gjithë kohën, me ndikimet ideologjikë që kishte kultura në Shqipëri dhe pasojat e shtypjes kombëtare serbe që rëndonin mbi kulturën shqiptare në Kosovë. Kolegu Feraj ndër të tjera bëri dhe sarkazmin e rastit kur i kujtoi audiencës se prindërit e tij ishin njëri nga një fshat i krahinës së Hasit që ndodhet në Shqipëri, tjetri nga një fshat i të njëjtës krahinë etnografike, Hasit, por që ndodhet përtej kufirit artificial, në Kosovë dhe sipas teorisë së Lubonjës ai, (Hysamedini) duhej quajtur bir i dy prindërve me kombësi të ndryshme, por që ishin të dy shqiptarë dhe bashëkrahinarë hasjanë.
Kishim krijuar më vonë përshtypjen se me heshtjen e tij për disa kohë lidhur me këtë tezë Fatos Lubonja e kishte braktisur pikëpamjen e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë, apo mund të bëhen, dy identitete të ndryshme kombëtare. Por në "intervistën shokuese për të përjavshmen "Java" (të Prishtinës)", siç e ka quajtur gazeta "Korrieri" këtë intervistë kur e ka ribotuar më 19 Dhjetor 2007, Lubonja është rikthyer publikisht atje ku ka qenë, kur i ështëpërgjigjur me mendësinë e tij të vjetër pyetjes "Brenda sa kohësh sipas jush, mund të ndodhë bashkimi i natyrshëm dhe botërisht i pranueshëm i Shqipërisë me Kosovën, nën shembullin e ribashkimit të disa kombeve të tjera gjatë dekadave të fundit?"
Fillimisht Lubonja ka teorizuar se një gjë e tillë "varet nga vullnete njerëzore dhe jo nga ngjarje të determinuara nga ligjësi të paevitueshme natyrore" dhe atij i duket se nën presionin e faktorëve ndërkomëbtarë e për shkaqe të tjera "shqiptarët i janë larguar idesë së bashkimit". Pastaj e shfaq më të plotë ndjesinë e tij: "Por kjo edhe mund të mos ndodhë fare, nëse elitat e të dy vendeve nuk do të jenë të interesuara për këtë për shkaqe pushteti, ose ngase do të vazhdojnë të jenë nën presionin vendimtar ndalues të ndërkombëtarëve. Dhe nëse në këtë gjendje do të kalojnë dekada, gjatë të cilave shqiptarët e Kosvës do të forcojnë identitein e tyre kosovar (sepse identiteti nuk është një gjë e dhënë njëherë e përgjithmonë, por është një proces) mund të vijë një moment që ky flamur i propozuar nga Ahtisari t’u duket brezave të ardhshëm më i shtrenjtë sesa flamuri shqiptar që do të ruhet pastaj si relike e një kohe, kur pavarësia u fitua në saje të ëndrrës së bashkimit me atë flamur". Pra Lubonja me një gjuhë më të përdredhur se dikur dëshmon se ka mbetur po në ato mendësi e ndjesi të tij të mëparshme si kundërshtar i bashkimit kombëtar shqiptar.
Nëse mbajmë parasysh ligjësitë e zhvillimeve të natyrshme të bashkësive njerëzore nga fazat e familjes, fisit, klanit, etnisë, popullit e deri tek kombi duhet të ndodhë krejt ndryshe nga sa thotë Lubonja në fallet e tij. Në kohën kur shtrohet më qartë dhe në kushte më të favorshme plotësimi i misionit të nacionalizmit shqiptar, Lubonja bëhet kukuvajkë ndjellakeqe e proceseve të kthimit mbrapa. Natyrisht Lubonja në këtë rast shpreh kryesisht ndjesi e dëshira të tij e bashkëmendimtarëve të tij, nuk pasqyron gjasat e mundësitë reale të zhvillimit për ta zëvendësuar në Kosovë shqiptarizmin me "kosovarizmin". Lubonja ka bërë një tërheqje taktike nga pozita e tij e mëparshme se nuk ka paraqitur më si fakt të kryer që në Kosovë gjatë kohës që kjo ishte nën pushtimin e Serbisë u krijua një identitet i ri kosovar dhe një kulturë e ndryshme nga kombi e kultura në Shqipëri, ndonëse zhvillohej në gjuhën shqipe, por thurr një ëndërrr të re që nën lirinë e pavarësinë e fituar në Kosovë të ndodhë pikërisht kjo, të bëhet ajo që nuk e bëri dot Serbia. Madje duket sikur e nxit elitën kosovare që për hir të ambicieve e të joshjeve për pushtet të ecë në një rrugë të tillë.
Lubonja bëhet edhe zëdhënës i synimeve të njohura të një pjese të elitës në Shqipëri, që trashëgon traditën e keqe të kundërshtimit të bashkimit kombëtar dhe e shtyn atë të punojë për ta larguar e jo për ta afruar Kosovën me Shqipërinë. Kjo traditë e keqe ka dalë agresivisht në skenën e zhvillimeve politike në Shqipëri me kundërshtimet që kanë bërë partitë e majta opozitare dhe një numër intelektualësh kundër rrugës së bashkimit kombëtar Durrës-Morinë. Më në fund një nga këta të majtë, Neritan Ceka, doli në ekranet televizive më 19 Janar 2008 për të thënë se kjo është "rruga e ndërtimit të kombit". Mbase nga pakujdesia ose dëshira për të dëshmuar se po mbante qëndrim atje tek gryka e tunelit madheshtor i lejoi vetes një gafë për një studiues të historisë e të arkeologjisë shqiptare, sepse ky duhet ta dijë më mirë se të tjerët që kombi shqiptar është formuar me kohë dhe ka dalë në skenën e historisë në Ballkan e në Europë qysh në fillim të shekullit XIX, kurse tani bëhet fjalë vetëm për bashkim shtetëror të pjesëve të ndara me dhunë të këtij kombi, si në Gjermani para 20 vitesh.
Lubonja edhe një herë del si kundërshtar i nacionalizmit shqiptar dhe si nxitës i provincializmit dhe i principatëzimit në kulturën e jetën kombëtare shqiptare. Në këtë "mision" Lubonja nuk është vetëm. Ka plot të tjerë në Shqipëri që mendojnë dhe veprojnë kështu. Ka edhe në Kosovë, siç dëshmojnë debatet e kota e të pafrytshme për një gjuhë shqipe, sipas të folmes së Kosovës, për krijimin e një identiteti kosovar, zëdhënëse e të cilëve është pikërisht gazeta "Java" e Migjen Kelmendit që ia ka mundësuar Lubonjës të shfaqë ato pikëpamje. Në Kosovë debati rreth krijimit të "identitetit kosovar" tashmë ka marrë përmasa që krijojnë tension e shqetësim. Analisti Nexhmdein Spahiu ka sajuar një formulë enigmatike "Kombi kosovar do të jetë "fotokopja" e kombit shqiptar" ("Shekulli" 23 Janar 2006). Po përse u dashka të kthehesh në fotokopje kur je njësh me origjinalin, më saktë kur vetë je origjinali edhe i asaj që është në Shqipëri ?! Edhe pse Nexhmedin Spahiu në shkrime si "Kombi kosovar dhe Rexhep Qosja" (6 shkurt 2006) apo të tjerë si Ismail Kadare e shpura e tij servile kanë bërë zhurmë të kotë për "identitetin europian të shqiptarëve", duhet pranuar se Qosja e ka trajtuar më drejt problemin e "identitetit të rrezikuar" në "Ideologjia e shpërbërjes".
Teza për "identitetin kosovar" ka shkaktuar kundërshtime. Ibrahim Kelmendi në shkrimin "Hijet e simpoziumit "Identiteti europain" i Kosovës" ("Tema" 3 Korrik 2007) ka qortuar përpjekjet e Migjen Kelmendit për të imponuar një "gjuhë shqipe kosovare" dhe ka paraqitur përshtypjen e tij negative mbi "insistimin e disa referuesve për të sajuar "kombin kosovar" me argumentin kryesor se kështu bashkësia ndërkombëtare do e miratojë më shpejt pavarësinë shtetërore të Kosovës". Ibrahimi ka shtuar dhe një element shumë domethënës: "Akoma më e shpifur m’u duk gara në mes të z.Nexhmedin Spahiu dhe z. Migjen Kelmendi për meritën fillestare për nismën e krijimit të "kombit kosovar, gjegjësisht se cili nga at të dy e ka të patentuar këtë shpikje epokale. Edhe në këtë rast ndërhyra "brutalisht" duke i thënë z. Spahiu: "Mos na bezdis më me rrahagjoksje prej nismëtari pasi para teje "kombin kosovar" e ka shpikur Dushan Mugosha". Pra, edhe Fatos Lubonja nuk bëka ndonjë shpikje në Shqipëri, por përdorka shpikjen e Dushan Mugoshës.
Valon Murati në shkrimin "A ekziston identiteti kosovar" ("Shekulli 17 Maj 2004) kishte sqaruar se "Identiteti shqiptar i krijuar në Ballkan nëpërmjet Rilindjes Kombëtare (që bazë e kishte luftën e Skënderbeut) dhe luftrave të shumta të shqiptarëve është rrezikuar në vazhdimësi nga fqinjët tanë.... Në këtë identitet kanë goditur vazhdimisht pushtuesit tanë. Teza mbi ekzistencën e dy kombeve, atij "albanaca" (në Shqipëri") dhe "shiftara" (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e e politikave shoviniste serbe... Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirëpo ai ekziston vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, pra është pjesë e tërësisë kombëtare". Kjo do të thotë se me identitet kombëtar kosovar duhet të kuptojmë thjesht një identitet krahinor shqiptar si identiteti çam, lab, myzeqar, korçar, dibran, matjan, shkodran, lumjan etj.
Valon Murati e ka kopsitur mirë këtë punë me fjalët: " Identiteti kosovar në kuptimin e identitetit si komb i veçantë nuk ekziston as sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarë përvoje as objektive, as politike, a historike që të ekzistojë nesër". Janë fjalë që më sëpari duhet t’i vejë vathë në vesh Fatos Lubonja që të mos shohë më ëndrra e të mos hedhë falle publicistike se "flamuri i Ahtisarit" do të krijojë një "komb kosovar", duke tjetërsuar kombëtarisht, pra duke u ndërruar gjakun, kulturën , ndjesitë dhe gjithçka kombëtare shqiptare asaj pjese të shqiptarve që do të jetojnë tani e tutje në shtetin e pavarur të Kosovës me një flamur të tillë. Me gjermanët, që dhe në OKB u përfaqësuan për disa kohë me dy flamurë të ndryshëm shtetërorë, kjo nuk ndodhi. Përse ia ka qejfi Lubonjës që të ndodhë me shqiptarët?!
Në shtyp ka pasur mjaft shkrime që hedhin poshtë si absurde e të dëmshme për shqiptarët parrullën për "identitet kombëtar kosovar": "Ç’fshihet pas idesë për formimin e kombit kosovar", nga Tahir Gecaj në "Kosova sot", 29 Prill 2005; "Identiteti i Kosovës" nga Abit Hoxha në "Ballkan" 14 Shtator 2007; "Kombi kosovar" nga Shefki Ollomani në "Ballkan" 5 shtator 2007; "Roli i Kosovës në formimin e identitetit kombëtar shqiptar" nga Arsim Spahiu në "Standard" 12 Tetor 2007; "Fenomenologjia e "identitetit kombëtar" është me bazë serbomadhe" nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni në "Ndryshe" 8 Shtator 2007; "Identitet shqiptar e asesi kosovar", kryeartikull i gazetës së Prishtinës "Besa" 11 Janar 2006; "Debati për identitetin shqiptar në shtratin e gabuar" nga shkrimtari e kritiku Milazim Krasniqi në "Shqip" 21 Qershor 2006 etj. Shkrime të tilla përmbajnë argumenta të forta e të shumta për t’u thënë Fatos Lubonjës, Nexhmedin Spahiut, Migjen Kelmendit e ndonjë bashkëmendimtari të tyre se nuk kalojnë aq lehtë idetë për prishjen e unitetit e të identitetit kombëtar midis Shqipërisë e Kosovës. Shefki Ollomani i këshillon mirë ata që duan të trillojnë një "komb kosovar: "Edhe po të arrihet deri tek formimi artificial e lobaratorik i kombit politik "KOSOVAR, me anë të lajkave, mashtrimeve, kjo do t’i ngjante ndërtimit pa leje të një shtëpie në pronën e huaj. Kosova nuk ka vend për dy kombe. Pronar i tokës së Kosovës është kombi SHQIPTAR" ("Ballkan" 8 Shtator 2007).
Është dhe një pyetje për t’u bërë: mos vallë ata që sugjerojnë e urojnë krijimin e një "kombi kosovar" duan që të krijojnë një hibrid në Kosovë, ku shumica shqiptare të ndjehet gjysëm e serbizuar dhe kështu Serbia të arrijë në kushtet e pavarësisë së Kosovës atë që nuk e arriti dot në kushtet e robërimit të Kosovës, ndryshimin e karakterit etnik shqiptar të Kosovës, pra deshqiptarizimin e Kosovës, nëpërmjet vetë shqiptarëve ?!
Serbët kur nisën sulmin e madh për shtrëngimin e darës së pushtimit të tyre mbi shqiptarët dhe rrënimin e asaj autonomie që kishte përfituar Kosova në vitin 1974 strategjinë e tyre e paraqitën si nevojë të domosdoshme që Serbia të ndalte "shqiptarizimin e mëtejshëm" të Kosovës. Gazeta "Rilindja " në Prishtinë në numrat 10689 e10699 të datave 11 dhe 12 Janar 1989 nën titullin "Ç’nuk qenka shqiptarizim!" botonte reagimin e Shoqatës së Pedagogëve Universitarë dhe Punonjësve Shkencorë të Kosovës ndaj shkrimeve përbuzëse që dërgonin homologë serbë në gazetën "Politika". Nga ky reagim del se serbët tregonin një padurim të skajshëm ndaj çdo gjëje shqiptare në Kosovë: ndaj lindjes së fëmijëve shqiptarë, gjuhës, kulturës, shkollave në shqip, toponimeve, etnonimeve, antroponimeve, festave. simboleve shqiptare, deri ndaj vulave me tekste në dy gjuhët dhe ndaj arkitekturës në traditë shqiptare.
Serbët ulërinin se të gjitha këto ishin një "shqiptarizacija" në Kosovë, kurse shqiptarët në protestën e tyre mbroheshin duke theksuar: "shqiptarët asnjëherë nuk kanë folur për serbizimin Kosovës". Por ama as kjo nuk i pengonte serbët t’u binin kambanave të alarmit të politikës e të kishave të tyre kundër "shqiptarizimit" dhe të përgatisnin atë "deshqiptarizim" që mori përmasa e natyrë të përbindëshme deri me gjenocidin dhe spastrimet etnike në pranverë të vitit 1999. Mësymja e madhe serbe u thye kryesisht në saje të ndërhyrjes së NATO-s. Por urrejtja për "shqiptarizimin" e Kosovës shtohet nuk paksohet tek serbët e të gjitha kategorive politike e shoqërore, veçse për strategjinë e "deshqiptarizimit" po kërkohen rrugë të tërthorta e taktika shumë më djallëzore, ku duket qartë se bën pjesë dhe krijimi i "identitetit të ri kosovar" në Kosovë.
Në Tiranë jehon mallkimi serb për "shqiptarizacija-n"
Ka edhe shumë më keq se alkimia etnologjike ogurzezë për të bërë dy kombe shqipfolës. Disa në Shqipëri i ka zënë magjia e tjetërsimit të kombit shqiptar në tërësi për të kthyer atë në gjendjen e kohës para osmane, në një bashkësi arbërore mesjetare. Ky është synimi kryesor i atyre që përpunojnë dhe i atyre që përhapin në media, shtyp, e libra idenë se duhet zhbërë (jo thjesh rishkruar) historia e shqiptarëve qysh nga koha e vdekjes së Skënderbeut, sidomos pas rënies së Krujës sërish nën sundim osman. Në vend të shqiptarisë, shqiptarizmit (albanizmit) dhe nacionalizmit shqiptar këta kërkojnë të bëjnë "deshqiptarizimin" e përgjithëshëm, të dezinfektojnë trojet që quhen Shqipëri nga "shqiptarizimi" , të rikthejnë Arbrin dhe arbnorët, "latinizmin e krishterë" kastriotas, protonacionalizmin skënderbegian. Përdhosin kështu edhe emrin e veprën e Heroit Kombëtar, përmbysin me llafe boshe e arsyetime të çakërdisura proceset etnologjike, historike e kulturore shekullore për hir të një revanshizmi primitiv politiko-fetar që u ka shkrepur në mendje dhe ndoshta në përçartjet e tyre kujtojnë se mund të bëhet realitet.
Pedagogët e Kosovës në vitin 1989 shkruanin: "Shoqata e Mësimdhënësve Universitarë dhe e Punonjësve shkencorë të Serbisë shqiptarizimin e sheh kudo ku ka shqiptarë, meqë e sheh në çdo gjë që bëjnë ata, kudo që shkruhet në gjuhën shqipe në çdo gjë që mendojnë shqiptarët. Kjo praktikisht do të thotë kudo që shohin përveç asaj serbe edhe diç shqiptare, aq më parë atje ku shohin vetëm shqiptarë. Me një fjalë çdo gjë shqiptare për ta është shqiptarizim. Prandaj mund të thuhet se koncepti shqiptarizim është instrument politik, me të cilin synohet represion me të cilin rrezikohen vlerat historike, shpirtërore dhe kulturore shqiptare-identiteti kulturor dhe integriteti i popullit shqiptar. Shqiptarizimi i trilluar është shembull i qartë i shqiptarofobisë" (gazeta "Drita" Tiranë 29 Janar 1989).
Kjo shqiptarofobi serbe nën pretekstin për t’iu kundëvënë "shqiptarizacija-s" në Kosovë tani ka mbërritur në Shqipëri në një formë shumë më vulgare, sepse këtu shpallet më hapur se në "Politika" të Beogradit dikur që shqiptarizimi është fatkeqësia më e madhe që ka goditur në radhë të parë vetë ata që quhen shqiptarë, se shqiptarizmi është shprehje e kësaj fatkeqësie dhe prej saj nuk shpëtohet pa u shuar fare vetë emrat shqiptar e Shqipëri. Duket sikur po trilloj mëkate që nuk mund t’i bëjë kush, por në vijim do të përmend konkretisht se si janë shfaqur në publik këto përçapje ose përçartje që kapërcejnë edhe shqiptarofobinë serbe.
Natali Klejer ka shtruar pyetjen interesante: "A ka ekzistuar një protonacionalizëm shqiptar?". Kësaj pyetjej ajo i jep përgjigje duke u mbështetur në skemën e në vlerësimet e bëra për rastin e shqiptarëve nga Erik Hobsbaum në veprën "Kombet dhe nacionalizmi". Ashtu si Hobsbaum ajo dyshon që: "gjuha ka qenë një çimentim real i protonacionalizmit tek shqiptarët". Pohon se përkatësia fetare në disa fe nuk mund të shërbente tek shqiptarët si bazë e protonacionalizmit. Me këtë ndihmon për t’ua hequr disave nga dora shpatën e katolicizmit si formuesi i protonacionalizmit skënderbegian. As vetëdija për përkatësinë në një entitet politik të qëndrueshëm, që nuk ekzistonte jashtë kuadrit të Perandorisë Osmane, nuk mund të ishte çimento e protonacionalizmit. "Përkundrazi-thekson Klejer- vetëdija etnike pranohet se ka qenë shumë e fortë. Nijazi Berkesh p.sh. shpjegon se shqiptarët, sikurse arabët ishin kapur më shumë se turqit pas asabije-së (parimit të solidaritet të "racës:") tradicionale" (fq. 22-23). Rilindasit tanë në vend të nocionit etni kanë përdorur më shumë nocionin "racë". Edhe Jakov Milaj ka bërë në vitet 1940 një libër me profil studimor-shkencor të titulluar "Raca shqiptare".
Ndjesia e fortë për përkatësinë etnike ka shërbyer si bazë për shqiptarinë, që mund të quhet protonacionalizëm dhe është bazë për nacionalizmin edhe sot. Ja përse këtë ndjesi për përkatësinë etnike gjatë shekujve duan ta lëkundin ata që ngulin këmbë se osmanët u ndryshuan shqiptarëve fenë dhe përkatësinë etnike.
Bëhen herë pas here përpjekje për të vënë në dyshim saktësinë e dobinë e emërtimeve Shqipëri dhe shqiptar. Ende ribotohen ose botohen shkrime rreth temës "nga vjen fjala Shqipëri?". Në një emison të Rudina Xhungës në "Top Channel" mbi vizitën në fshatin Karakurt të Ukrainës, ku jetojnë pasardhës shqiptarësh të emigruar para 2 shekujsh, u theksua me të madhe se atje në vend të fjalës "kuptoj" thuhej "shqiptoj". Gjuhëtarja e re Ledi Shamku (Shkreli) e shkolluar në Itali, që pas aktivizmit në politikë po zbeh imazhin si njeri i shkencës, e analizoi njoftimin e Xhungës si provë që sqaron një hipotezë, apo enigmë të vjetër se nga vjen fjala shqiptar, e cila na qenka një derivat i një foljeje të latinishtes mesjetare "ekskioireo ose ekskipio",-"kuptohem"" merrem vesh"- (ende nuk e paskan saktësuar si ka qenë folja latine ndonëse në emison u tha se me këtë punë ishin marrë dhe gjuhëtarë si Eqerem Çabej e Mustafa Kruja). Por Ledi Shamku (Shkreli) ia lëshoi frenat entuziazmit të vet: "Kam përshtyppjen se jemi në një emison historik, në një moment ndoshta historik". Sepse na dilte që Shqipëria e shqiptarët emrin e kanë marrë nga fjala "kuptohem". Si ta kuptosh këtë është pak e vështirë, por një variant mund të jetë se shqiptarët dikush i paska quajtur "popull i marrë vesh", ose "popull me të cilin merrem vesh".
Shqiptarët karakurtas kur thonë "shqiptoj" nuk bëjnë gjë tjetër veçse thonë "flas shqip", siç është ligjërimi nornal në gjithë gjuhët kur pyetet çfarë gjuhë flet dhe të përgjijen: "je parle français"(fr); "parlo italiano" (it); "habla espagnol" (sp); "I speak english" (an), " ja govorju po ruski" (rus). Kurse "unë flas shqip" e gjuhës sonë thuhet dhe më thjeshtë me një fjalë të vetme "shqiptoj", pa qenë nevoja të përdoret një tog-fjalësh si në gjuhë të tjera. Këtë formë përdorkan shqiptarët e Karakurtit, të cilët besoj se nuk kanë haber fare nga ajo folja e latinishtes mesjetare, siç nuk kishim dhe ne këtu në Shqipëri, përveç pak gjuhëtarëve të pasigurtë në formën e saj.
Në gazetën "Ndryshe" më 11 Janar 2008 u shfaq shkrimi "Plaga që nuk shërohet: Shqiptari apo Arbëri". Shqipëria quhet një rast unik në histori kur një popull merr përsipër të identifikohet me emrin e një kafshe, theksohet në artikull. Pastaj shkrimi numron meritat e fisit të Arbrit që u qëndroi shumë rrebesheve, madje shërbeu si emërtim për fiset e tjera ilire, krijoi dhe një kulturë perëndimore, një krenari e vetëdije historike deri në çastin e dyndjeve osmane, se pastaj paska nisur procesi çnjerëzor për ta identifikuar Arbrin sipas një totemi, duke i dhënë emrin e shpendit të quajtur shqipe. Nga e keqja Arbëri e paska pranuar me qëllim që edhe po të shuhej emri e lavdia e tij të jetonte në emrin e ri, tek totemi. Pas rënies së Krujës shqiptarët paskan marrë malet (sa vetë mund të kishin mbetur vallë për të marrë malet, pas gjithë atyre luftrave rrënuese, pas eksodit drejt Jugut të Shqipërisë e përtej Adriatikut, pas një katastrofe demografike që goditi Shqipërinë e Mesme, siç ka shkruar studiuesi zviceran Jens Shmidt?! Dhe për cilët male bëhet fjalë?).
Por dhe atje në male arbrit nuk kishin si qëndronin dhe një pjesë zbriti në ultësirë ku u trazua me pushtuesin. Kështu ndodhi që arbëri-shqiptar "hodhi hapat e tij në zhvillimin kulturor në shekujt që erdhën në hijen e "vëllait të tij të madh turk" dhe "emri shqiptar filloi të përcaktonte një etni të re" dhe "u kurorëzua plani përfundimtar i invazorit për shkatërrimin e botës së Arbrit"; "feja osmane krijoi identitetin e ri". Artikullshkruesi psherëtin dhe qoton se: "me këtë arbëri-shqiptar u largua nga vëllezërit e tij, elementi kokëfortë, malësori i pagdhendur". Ja si nxjerr krye ngacmimi i njohur se vetëm banorët e malësive më të egra janë trashgimtarët më të drejtpërdrejtë e të denjë në trojet që njihen si Shqipëri.
Avokati Gjetë Kola këtë pseudotezë ka tentuar ta përfshijë dhe në "studimet" e tij juridike mbi pronësinë e tokës. Gjeta i quan "mbështetje për kolaboracionistët" (në këtë rast të osmanëve) kërkesat që pronarëve të ligjshëm t’u kthehen pronat që ua grabiti komunizmi me shtetëzim dhe ua mohoi demokracia me Ligjin 7501 të korrikut 1991, që ka krijuar katrahurë pronësore në Shqipëri. Sipas Gjetës shumica e pronave tokësore në Shqipëri kanë qenë krijuar nga pushtuesit osmanë që u jepnin troje si shpërblim kolonëve që sillnin këtu dhe kolaboracionistëve vendas. Sipas këtij avokati "këto dy specie u tundin qeverive shqiptare të të gjithë ngjyrave fermanët e sulltanëve me të cilët paraardhësve të tyre u janë dhënë pronat e shqiptaëve etnikë si shpërblim për krimet e kryera jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë të Ballkanit". Tapitë për tokën nuk quheshin "fermanë".
Për grabitjen e tokave të shqiptarëve nëpërmjet "reformash agrare" në Thesali, Çamëri, Kosovë e përtej Kosovës pushtuesit e kolonizuesit grekë e serbë kanë përdorur pikërisht të tillë argumente, se tokat e shqiptarëve kanë qenë pronë e rajasë greke e sllave që sulltanët ua jepnin shqiptarëve dhe prandaj titujt e pronësisë së shqiptarëve duhen quajtur të pavlefshëm. Kurse sipas avokat Gjetës pronë e mirëfilltë dhe e shenjtë në trojet shqiptare ka qenë vetëm ajo e të krishterëve, se myslimanëve duhet t’ua ketë dhënë Sulltani, meqenëse u bënë kolaboracionistë (njësoj siç ua dha Ligji 7501 një numri shqiptarësh jo pronarë pas vitt 1991). Pra Gjeta gjithë shqiptarët myslimanë tenton t’i barazojë në status shoqëror me spahinjtë.
Noel Malkolmi e nxjerr qesharak një pjesë të pretendimit të Gjetë Kolës kur shkruan: " Kolonizimi masiv nga kolonë turq ishte një përjashtim në Ballkan, i.kufizuar në pak zona të Bullgarisë, Thrakës dhe Maqedonisë. Ai nuk preku Kosovën, Shqipërinë ose ndonjë nga tokat sllave. Në vend të bujkrobërisë fshatarët ballkanas tashmë gëzonin përmirësim në të drejtat e tyre përballë pronarëve" (fq.94). Kurse pjesa tjetër e pretendimit të Gjetës është vetvetiu qesharake, sepse në Shqipëri nuk kishte tokë që të hynte Sulltani në atë zahmet t’ia merrte njërit e t’ia jepte tjetrit. Të paktën në Fan të Mirditës, sikurse në fshatin tim malor në Mat kjo ka qenë e pamundur.
Sa përçart tingëllojnë stërhollimet e Gjetës në krahasim me ato që thoshte një njohës i vërtetë i problemeve të shqiptarëve të Kosovës, Bedri Pejani, në Kongresin Ndërkombëtar për të drejtat e popujve në vitin1920 në Gjenevë: "E vërteta është se Kosova ishte dhe është ende shqiptare... E robëruar nominalisht nga turqit kjo krahinë drejtohej faktikisht nga shqiptarët dhe guvernatorët shqiptarë, pasardhësit e të cilëve jetojën ende në Kosovë". (Shkrim i historianit Marenglen Verli në "Rilindja’ më 4 Maj 1999).
Por Gjetë Kola vuan ende nga internacionalizmi komunist. Për të janë më të dashur e më të dhëmbshur rajaja sllavo-greke e Ballkanit të dikurshëm se fisnikëria dhe popullsia e lirë shqiptare e atëhershme. Gjeta edhe sot pas qindra vjetësh ka hallin e madh se pronat e shqiptarëve kanë qenë krijuar si shpërblim që paraardhësit e tyre kanë bërë mizori kundër popujve të Ballkanit. Pra mendon njësoj si Drashkoviçi edhe kur trajton çështjet pronësore të të shkuarës e të sotmes. Madje bën dhe interpretime që nuk i shkojnë në mend as Drashkoviçit në Serbi, as Panajot Barkës në Dropull, gjyshi i të cilit edhe haurin e gomarit e kishte me qera, kur shkruan në gazetë se "reforma agrare e viteve 1945-46 në Shqipëri ka qenë fundi i pushtimit turk në fushën e pronësisë" ndërsa kërkesat e pronarëve shqiptarë sot për kthimin e tokave i shpall "delegjitimim i shtetit shqiptar pasi me këtë veprim ai nuk mund të jetë më shtet i shqiptarëve etnikë". Pra del, sipas Gjetë Kolës, se shteti i sotëm shqiptar "qenka i shqiptarëve etnikë", meqenëse në Dropull e në Vurg ua shpërndau "me dhurim" tokën e pronarëve shqiptarë minoritarëve grekofonë pasardhës të atyre që kishin ardhur të punonin si argatë dikur në këto toka.
Gjeta propagandon në këtë mënyrë se vetëm të zbriturit nga malësitë shqiptare, që kanë zënë tokat e të tjerëve, duhen llogaritur për "shqiptarë etnikë". Ai trembet se mos po rikthehet "pushtimi turk" në fushën e pronësisë së tokës që ia e paska quajtur të përfunduar në vitin1946. Kurse disa të tjerë kërkojnë edhe më shumë: të nisë "beteja" e çuditshme kundër pushtimit osman në fushën e shndërrimeve etnologjike për të zhdukur emrat "shqiptar" e "Shqipëri". Edhe këta vënë në qarkullim teza të huaja se kombi shqiptar pasi "u zgjua nga revolucioni grek" dhe u pavarësua mbeti që mbeti turko-shqiptar dhe fuqitë e mëdha prandaj e përbuzën dhe e copëtuan. Kështu gjenden shqiptarë që përvetësojnë e propagandojnë tezat serbe se turku i bëri shqiptarët në imazhin vet dhe tezat greke se shqiptarët janë helenë të shqiptarizuar në gjuhë e myslimanizuar në fe.
Mohuesit e shqiptarizmit, nxitës të "vetëvrasjes kombëtare"
Shkruesi i artikullit në "Ndryshe" në analizën e tij psikologjike-animiste-totemiste e ka tjerrë herë trashë e herë hollë muhabetin tij çapraz në funksion të një qëllimit: të përçojë idenë ngacamane se "çështja e këtij komb të ri dhe nga më të vjetrit në botë" që identifikohet me emrin e një shpendi "nuk ka për t’u zgjidhur kurrë nëse ai nuk merr përsipër peshën e të kaluarës së tij. Nuk ekziston komb në botë që ka ndryshuar emrin e tij në tri a katër shekujt e fundit...Nëse shqiptari nuk ka forcë të zhvishet nga identiteti primitivo-totemik luftëtar dhe të marrë përsipër identitetin e tij njerëzor qytetërues të Arbrit që i përket, rilindja e tij nuk do të bëhet kurrë e mundur... do të jetë një rilindje gjysmake". Porositë që fillojnë me "në se... në se... " janë të shumta për t’u rreshtuar të gjitha këtu, por kryesoret janë që "shqiptarët të pushojnë së ndjeri veten bij të shqipes dhe të tjetërsohen kombëtarisht" dhe "identiteti i tyre mund të realizohet vetëm me Rilindjen e Arbërit e të fillohet që Republika e Shqipërisë të quhet Republika e Arbërit". Shqipëria të jetë Arbëri, Kosova të jetë Dardani, vetëm që të mos mbetet më Shqipëri, as e bashkuar, as e cunguar.
Ky biçim shkrimi i tejngarkuar me sofizma nga më qesharaket është botuar në "Ndryshe" 1 muaj e 10 ditë pas shkrimit të Artan Shkrelit me titull "Muzaka, Lega italo-shqiptare dhe pavarësia e Shqipërisë"("Gazeta Shqiptare" 1 Dhjetor 2007) dhe 1` muaj e pesë ditë pasi gazeta "Shqip", në data 4 e 5 Dhjetor 2007 kishte sjellë me shkrim për lexuesit ato që kishin thënë në "Top Channel" gjatë emisonit për shqiptarët e Ukrainës Rudina Xhunga e Ledi Shamku (Shkreli).
Artan Shkreli artikullin e tij ka nisur me një lëvdatë për "kontributin e pazëvendësueshëm të arbëreshëve për Ringritjen Kombëtare Shqiptare." Kjo lëvdatë është me vend. Edhe më me vend është të mbahet parasysh vlerësimi i Natali Klejer: "kështu shqiptarizmi (albanizmi) sëpari u zhvillua tek elita italo-shqiptare e cila kurrë nuk e flaku identitetin e saj italian, as identitetin "ortodoks " (fq. 714) Shkreli shpjegon se: "Përdor termin Ringritje, pasi termi Rilindje është përdorur gabimisht (mbase ka dashur të thotë gabim AB) në historiografinë tonë, duke përcaktuar me të pikërisht Lëvizjen për Ringritje Kombëtare, e duke shkaktuar si rrjedhim konfuzion jo të vogël që krijon probleme terminologjike për përcaktimin e epokës së Rilindjes Arbërore- gjithë në kuadër të Rilindjes Europiane, e cila në fakt preku, ndonëse cekazi territorin tonë atbotë shumë më të madh nga sa sot". Pastaj vazhdon një tekst i tërë për Muzakën.
Por duket që qëllimi kryesor ka qenë për të hedhur në publik fjalitë e mësipërme dhe për të përçuar idenë se shqiptarët duhet të nisin një Lëvizje Ringritjeje Arbërore. Shkurt duhet të zëvendësojnë Shqipërinë me Arbërinë, sikurse propozohet më 11 Janar 2008 në "Ndryshe" dhe për të flakur atë emrin "shqiptar" që nuk po u ditka mirë nga vjen, nga shpendi fisnik –totem, shqipe, apo nga një folje ende e panjohur saktësisht e latinishtes mesjetare.
Miqtë e vërtetë këshillojnë të forcojmë shqiptarinë e shqiptarizmin
Duken si punë pa bereqet të merresh me këto. Por mbase nuk është kështu. Meqenëse për terminologjinë Rilindje Kombëtare na është dashur të mbajmë një qëndrim kur emërtuam Partinë Rimëkëmbja Kombëtare në Dhjetor të vitit 1995 dhe nisëm botimin e organit të saj "Rimëkëmbja" na takon të kujtojmë se u nisëm nga mendimi se Rilindja Kombëtare duhej lënë në shenjtërinë e saj politike, historike dhe terminologjike, si një etapë e caktuar në kohë me kuptim e rëndësi të veçantë në zhvillimin e jetës kombëtare shqiptare. Me Rilindjen Kombëtare u hodhën themelet e patundura ideore e politike të pavarësisë së kombit shqiptar, mori fizionominë e duhur përfundimtare dhe klasike nacionalizmi shqiptar. Kombi shqiptar është nëpërkëmbur brutalisht më vonë dhe për shqiptarët ende sot është parësore detyra e rimëkëmbjes së tij. Por nuk mund të bëhet më fjalë as për "rilindje", as për "ringjallje", as për "ripërtëritje" të këtij kombi.
Termi Rilindje Kombëtare e ka një cen të vogël, pasi fjala Rilindje si proces i mirëfilltë natyror nënkupton një "vdekje të mëparshme". Madje edhe në këtë rast po të nisemi nga teologjia e krishterë mbi Jezu Krishtin duhet përdorur termi Ringjallje. Për lëvizjen kombëtare që i parapriu shpalljes së pavarësisë terminologjinë më të saktë e ka gjetur e përdorur Prof. Stavro Skëndi "Zgjimi kombëtar shqiptar", SHBA 1967 (nuk ka thënë rizgjim, sepse ka gjykuar si shkencëtar, jo si propagandist). Terminologjia "Ringritje Arbërore" ka dy të meta: 1-ringritja është term pa kolorit për të krijuar paralelizëm me Rilindjen Kombëtare, ose për të pagëzuar një skemë politike që synon zhdukjen e pasojave të nëpërkëmbjes që i është bërë kombit shqiptar deri në ditët tona, edhe pas "zgjimit kombëtar shqiptar", 2- synon të zhfleftësojë pikërisht "zgjimin kombëtar të shqiptarëve", madje edhe shqiptarinë e shqiptarizmin (albanizmin) për të kthyer 6 shkekuj mbrapa rrotën e historisë në trojet tona (për inat të myslimanizmit dhe të turqve).
Pra, shtytës për të tilla përçartje është i njëjti inat me të cilin serbët janë turrur kundër "shqiptarizacija" dhe grekët kanë llomotitur për kombin turko-shqiptar që paska shqiptarizuar në gjuhë helenët jo vetëm deri në lumin Shkumbin, por deri në rrëzë të Alpeve të Veriut, sikurse pretendonte ish-ambasadori grek në Tiranë Prevenduraqis në një intervistë të tij. ("Republika" 5 prill 1998).
Mbas kësaj që u parashtrua më sipër kërkohet një përgjigje edhe për pyetjen: a duhet t’i drejtohen shqiptarët të shkuarës së tyre historike, sa dhe si? Përgjigjen më të mirë për këtë besoj se na e ka dhënë një i huaj, ambasadori amerikan në Tiranë, Shkëlqesia e tij zotëri Xhon Uidhërs: "Gjëja kryesore për një vend në tranzicion është që të mbrojë dhe të respektojë traditën e vet kulturore. Mendoj se në një vend si i juaji, i cili është si shumë vende që kanë dalë nga diktatura, ku shumica e kulturës shqiptare është mbajtur nën Tirani, ose ishte shfytyruar prej qëllimeve ideologjike, para së gjithash për shqiptarët është kaq e nevojshme të kërkojnë përsëri rrënjët e tyre në të shkuarën, gjërat që e bënë Shqipërinë Shqipëri dhe shqiptarët shqiptarë përgjatë historisë".(intervistë në gazetën "Shekulli" 13 Dhjetor 2007)
Pra historisë duhet ti drejtohemi për të kërkuar rrënjët e kësaj që jemi sot, për të përforcuar qenien tonë kombëtare të sotme, jo për të mohuar ose tjetërsuar këtë qenie.
 
21 Janar 2008 Abdi Baleta

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane