"...Kështu për fat te keq humben këngët suljote, perveç 3 - 4 prej
tyre. ..."
Interviste me shkrimtarin Aristidh P.Kola, ish-kryetar i Lidhjes se
Arvanitasve te Greqise
(Athine, ne vitin 1995 nga Kolec Traboini )
Botuar ne gazeten "Illyria" New York, Nr.555,556, Gusht 1996
- Qe ne krye te kësaj bisede, zoti Kola, ju falenderojme për
mundësinë qe na dhate për t'ju intervistuar dhe për te realizuar një
cikel fotografish, te cilat janë te destinuara për shtypin e
diaspores shqiptare ne SHBA, lexuesit e te cilës, për fat te keq,
nuk kanë akoma njohuri te plota mbi vepren tuaj studimore si dhe
veprimtarine tuaj.
A.KOLA: Ju falenderoj gjithashtu dhe gezohem qe kjo intervistë do të
bëhet shkak qe te njihem me shqiptarët qe jetojne e punojnë ne
Amerikë.
- Jeni i njohur ne botën shqiptare dhe i vleresuar si një nder
përfaqësuesit me te shquar te
arvanitasve (Arberesheve, siç quhen ne
Shqipëri, Kosovë e Itali), te Greqise.
Çfare ka qenë zanafilla e ngacmimi për te ardhur deri tek dy veprat
madhore siç janë: "Arvanitet" dhe "Gjuha e Perendive" ?
A.KOLA: Qe nga shekulli i kaluar, ne Greqi jetuan studiues te
veçante, te cilët u perpoqen te hidhnin drite ne histori për te
njohur racen shqiptare e gjuhën e saj. Ajo ishte logjike, sepse një
pjesë e madhe e popullit grek e ka prejardhjen e tij nga Epiri i
sotëm e nga Shqipëria dhe janë njohur si arvanitas.
Janë pikërisht ata arvanitas qe dhanë thuajse shumicen e heronjve te
vitit 1821, ata ishin gjithashtu krijuesit e shtetit të ri grek. Kjo
e vërtetë, veçanerisht vitet e fundit, i është fshehur popullit grek
për shumë arsye. Emri "arvanitas" ne Greqi duhej te ishte titull
nderi e jo te perfundonte pothuajse i share.
Veçse krejt kështu ishte katandisur dhe
emri "grek" ne fillim te
viteve bizantine. Ky ishte shkaku kryesor qe nxiti te shkruaj
librin "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve" duke i bërë një vrojtim
tërë historisë greke qe nga lashtesia me pellazgët e deri ne
kryengritjen e vitit 1821.
Historianet greke, bashkekohes te mi, shkruajnë historinë e Greqise
dhe i nxjerrin jashtë tyre: pellazgët ne lashtesi dhe arvanitet ne
historinë e re. Por, një histori greke, e cila nuk merr ne
konsideratë te saj pellazgët dhe arvanitet, ajo nuk është as greke
dhe as histori nuk mund te jetë.
Nderkoh ne librin tim te dytë "Gjuha e perendive" (I glossa ton
Theon) nuk mund te jetë veçse një kapitull i librit tim te pare
e ku percillet, ne essence dhe ne permbatjen e tij, adhurimet e
grekeve te vjetër dhe pellazgeve, udherrefyes ne këtë teme është
etimologjia e emrave te perendive, te adhurimeve dhe perkufizimi i
toponimeve
madje dhe thjeshtë emrat e heronjve e gjysmeperendive.
Perpjekjet e reja te tanishme sjellin qe etimologjia te shpjegohet
jo vetëm me ndihmën e antikitetit grek, latin e te sanskrishtes, por
dhe te arvanitasve (pra shqipes se vjetër). Edhe gjuha arvanitase,
siç do të konkludoje lexuesi, është një zbulim i vërtetë ne këtë
përpjekje.
- Vepra se shumti nuk shkeputet me njeriun - krijuesin e saj,
prandaj pa u shkeputur prej saj na lejoni t'ju pyesim diçka mbi
trungun tuaj familjar si dhe emocionet e femijerise ne mjediset
arvanitase ku jeni lindur e rritur.
A.KOLA: Prejardhja ime është nga një fshat 20 km. ne perëndim te
Thivas, atje ku gjendeshin Thespieset e lashtë. Fshati quhej
Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave kanë ndërruar emra për
shkak te ndonjë nenpunesi burokrat injorant, kështu qe fshati im
quhet Leontari.
Të gjitha fshatrat e krahines se Thivas
dhe vete Thiva, janë
arvanitase. Ne këtë vend kalova vitet e mia te para dhe kam kujtime
shumë interesante. Atëherë mungonin shumë nga te mirat te cilave u
gëzohen njerëzitë sot, por zoteronte gezimi, e qeshura, ngrohtesia e
marredhenieve njerëzore te sinqerta e te çiltra. Njerzia dinte se
ç'donte, dinte si te gezonte atë qe kishte.
Gjysherit e pashkolle si dhe gjyshet tona, kishin një mençuri te
admirueshme dhe një ngrohtesi njerëzore, qe shprehej ne jetën e
përditshme të tyre, ne histori, ne përrallat, këngët, vallet e ne
vajtimet e tyre.
Natyrisht qe ne mes tyre flisnin gjithnjë ne gjuhën arvanitase,
veçse me ne fëmijët flisnin, aq sa dinin te flisnin, ne greqisht qe
e konsideronin gjuhe te shkollimit, te dijeve e te ardhmes ne
përgjithësi. Pavaresisht nga ky kushtëzim, gjuha e pare me te cilën
u shpreha ishte gjuha arvanitase. Kur u rrita, ne gjimnaz, fillova
te dalloj ngjashmerine e disa fjalëve me gjuhën e Homerit dhe
latinishten, por nuk kisha kuptuar akoma lidhjen e thelle te saj me
këto gjuhe.
Njohurite tona rreth temës "Arvanitet" dhe "gjuhës arvanitase",
atëherë ishin jo vetëm te kufizuara por pothuajse nuk ekzistonin.
Mbizoteronte errësira. Ato pak vepra qe ishin shkruar për këtë teme,
për ne ishin krejt te panjohura. Ne asnjë prej librave te njohur nga
fëmijët ne gjimnaz, por edhe ne universitetet, nuk bëhej fjale për
arvanitet dhe gjuhën arvanitase. Personalisht unë, ne dekaden e
1960, kontaktova këto probleme dhe fillova t'i studioj, kështu qe me
1983 nxorra vepren time "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", te
cilit ju be një pritje shumë e mirë dhe tani ndodhet ne ribotimin e
7-te.
- Ç'është për ju Thiva, kjo krahine tipike arvanitase? Cila është
shtrirja e arvanitasve ne hapësirën e Atikise e me
gjerë ne Evia,
Peleponez e gjetke?
A.KOLA: Thiva dhe ne përgjithësi krahina e Thives ku qe nga shekulli
i 14-te banohet veçanerisht prej arvaniteve, ka një histori shumë te
lashtë. Thiva pra konsiderohet sot nder qytetet me te vjetra te
botës, e cila vazhdimisht dhe ne mënyrë te panderprere ka qenë e
banuar. Themeluesi i Thives, siç dihet, konsiderohet Kadmos, te
cilin Herodoti e quante Fenikas, duke besuar çka i thanë finikasit
ne një udhëtim te tij ne Lindjen e Mesme. Ky mendim mbizotëron
akoma. Por, ne qoftë se do të studiosh ne thellesi te miteve te
antikitetit grek historinë e Thives, do të konstatosh se Kadmos nuk
ishte finikas, por një prej shumë te ardhurve te races se madhe
pellazgjike qe kishin strehet e tyre ne male te Epirit te sotëm dhe
Shqipërisë. Këtë kam theksuar ne librin tim të parë, gjithashtu jam
ne përfundim te një studimi analitik për
këtë teme, te cilin do ta
botoj se shpejti. Duke shqyrtuar me kujdes mithin e Kadmit, do të
shikosh menjehere lidhjet e ngushta te Thives me Ilirine.
Kur Kadmi kthehet merr gruan e tij dhe shkon te jape shpirt ne
atdheun e tij. Nuk shkoi në Finik, por ne Iliri. Atje bëri femijen e
tij te fundit te quajtur Ilir, thotë mitologjia qe do të lidh Ilirët
me Kadmin. Gruaja e tij Armonia, është nga Dardania (Kosova e sotme)
dhe mitologjia thotë se ajo është motra e prijesit te dardaneve,
Dardanit. Ne Thespoti, ekzistonte një lume Kadmos ne lashtesi. Me
vonë kur u be lufte ne mes te Thives e te Argosit dhe fituan
Thivasit, u detyruan te shperngulen. Dhe ku mendoni se shkuan? Ne
Iliri! Me vonë erdhen ne këtë krahine biotet, pak me vonë se lufta e
Trojes. Dhe nga ku mendoni se erdhen? Prapë nga Iliria. 2500 vjet me
vonë, nga i njejti vend, erdhen ne krahinen e Thivas arvanitet. Siç
shihet, te gjithë te ardhurit ne këtë krahinen time, por edhe ne te
gjithë Greqine e Jugut, erdhen nga vendet e Epirit te sotëm dhe te
Shqipërisë. Për këtë kam nxjerre konkluzionin se, prejardhja e races
grekopellazgjike është nga këto vende. Ekzistojne natyrisht shumë
fakte te vërteta dhe dokumenta, por nuk mund te permblidhen ne një
intervistë. Arvanitasit, pra, te cilët erdhen te grupuar ne
shekulllin e 14-te, u ngulen ne të gjitha vendet ku banonin greket e
lashtesise dhe qe atje u shperndane ne të gjitha ato vende ku kishin
ngulmimet greket e vjetër: Italia e jugut dhe Siçilia, Azia e Vogel,
etj. Historia pra ka një vazhdimesi dhe përsëritet ne mënyrë te
mahnitshme me te njëjtat motive.
Ja vlen te theksojme se greket qe kishin rezistuar ne Greqi, kur
erdhen arvanitet, ishin pak e ndiqeshin nga forcat e Perandorise
Kristiane Bizantine, nga uria dhe shkaterrimet e
ndryshme qe po
mbulonin atë vend. Ata pak greke te perndjekur u unifikuan me
Arvanitet dhe u tretën ne komunitetet arvanitase te fshatrave
arvanitase dhe gjaku i ri arvanitasve te shekullit 14-te. As të mos
mendohet se ne këtë periudhe këta greker qe shpetuan ishin te ditur
e artiste si ata te shekullit te 4-te para Krishtit. E kundërta, me
perndjekjet, varferine, fatkeqesite, ishin katandisur ne një popull
analfabet, por krenar, ashtu siç ishin dhe gjysherit tanë. Prandaj u
unifikuan plotësisht. Kështu, ne Atiki, Biotia, ne ishujt e
Argosaronikos, ne Argolia, Korinth, Evia dhe pergjithesisht ne
hapësirat e Peloponezit, ku kish lulezuar lashtesia greke,
mbizoteroi Gjuha me arvanitet, pavarësisht se nuk njihnin lidhjet e
thella nderracore ndermjet tyre. Mjafton t'ju sjell një tregues qe
ne vitin 1479, ne një raport te venedikasit Marko Varvarigu dërguar
qeveritareve venedikas,
thuhet fjale për fjale kështu: "Arvanitasit
dhe greket janë një popull, qe urrejne çdo të huaj".
- A rron folklori arvanitas? Apo kenga arvanitase aq e pasur dhe
burimore ka heshtur?
A.KOLA: Ndodh diçka e çuditshme, thuajse tragjike, me folklorin
arvanitas. Me krijimin e shtetit të ri grek, kur traditat e
arvanitasve ishin te shumta e te mëdha, shumë nga këto u bene
perfaqesuese te folklorit të ri grek. P.sh. fustanella arvanitase
konsiderohet veshja kombëtare e grekeve, vallja çamiko konsiderohet
vallja kombëtare greke. Veshjet e grave arvanitase janë krenaria e
veshjeve greke. Shumë mite arvanitase, legjenda, gojdhena,
konsiderohen si pjesë e kulturës se re greke.
Përsa i përket kenges, aty ka ndodhur diçka tragjike. Muzika nuk ka
humbur, por vargjet janë perkthyer prej kohësh ne gjuhën greke, por
fatkeqësisht pa u ruajtur, ne te shumtat e rasteve, vargjet e
vjetra
arvanitase. Të gjitha këngët me te vlefshme te vjetra arvanitase,
siç e pohojne kerkuesit e vjetër, janë perkthyer ne greqisht duke u
bërë me vonë si folklor i shtetit të ri grek, dhe vargjet
arvanitase, me kohe, humben pergjithmone. Kështu për fat te keq
humben këngët suljote, perveç 3 - 4 prej tyre. Ky është një krim
tragjik dhe faji bie mbi intelektualet arvanitas qe ishin te paret
qe e përçmuan kulturën popullore dhe gjuhën arvanitase.
Arvanitet kanë prirje dhe talent për poezine. Kur isha i vogël nuk
mundesha ta konceptoj madheshtine dhe veçantine e vetkrijimeve te
pafundme te dasmave, te gezimeve si dhe te hidherimeve. E
konsideroja si shumë te thjeshtë e te natyrshme te krijosh vargje
dhe kenge nëpër gezime, vajtime. E konsideroja shumë te natyrshme qe
dikush te ndjente nostalgji për jetën e tij dhe ta shprehte këtë me
vargje e kenge, si gjyshja ime
tek thurte endete nën zhurmat e
veglave te endeses. Tani e kuptoj se ato për te cilat thjeshtë
gezohesha, si kenaqesh nga ujerat e fresketa, ishin gjëra te veçanta
dhe te admirueshme qe deshmonin për një popull, i cili mund te ishte
analfabet, por kishe tradita kulturore shumë te rëndësishme, ndjenja
poetike qe nuk gjendeshin ne popujt e tjerë.
Tani pra, rrallë dëgjohen vetkrijime arvanitase nder gezime. Vetëm
disa plaka vajtojne ne gjuhën arvanitase nder morte. Jam larguar
shumë vjet me pare nga fshati im dhe kur dy - tri vjet me pare u
rigjenda atje ne një varrim dhe dëgjova te vajtojne ne greqisht, u
befasova dhe më erdhi t'ja plas te qeshurit. Është njësoj si të
shikosh te vallezojne vallen çame me rrobe banje.
- Kur i keni nisur studimet e para mbi arvanitet ?
A.KOLA: Nxitja përfundimtare qe me shtyti te merrem sistematikisht
me arvanitet, ishte një libër i
vogël i te paharruarit Kosta Rodi me
titull "Arvanitet zgjohen" me 1978. Grumbullova te gjithë
bibliografine arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova
studimet, kuptova se duhej t'bëja një vështrim te tërë historisë
greke qe te kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i
permblodha dhe dhashe mendimet e mia ne librin "Arvanitasit dhe
origjina e grekeve", qe u botua me 1983.
- Vepra juaj studimore "Gjuha e Perendive" shkon larg ne kohe,
mbeshtetet ne vepren e Homerit dhe ne kohën e perendive te Olimpit.
Sa kohe ju është dashur ta perfundoni atë vepër?
A.KOLA: Kjo vepër në fund te fundit është një kapitull i librit tim
të parë. U botua ne vitin 1989, por temat e saj kam pas nisur t'i
perfundoj qysh ne fillim te vitit 1980. Ky libër është perkthyer dhe
ne anglisht dhe shpresoj qe te qarkulloje edhe ne atë gjuhe.
- Ju zoti Aristidh i referoheni dhe kohëve
pellazgjike. A mendoni se
për historianet shqiptare por edhe atë greke, ka rëndësi studimi i
asaj periudhe te lënë disi ne mjegullnajen e shekujve?
A.KOLA: Kam një besim te patundur se pellazgët, te cilët greket e
lashtë i konsideronin si paraardhesit e tyre, janë çelesi për te
kuptuar problemet e erreta te prehistorise, jo vetëm te Greqise e te
Ballkanit, por te tërë pellgut te Mesdheut dhe ne te njëjtën kohe,
te botës se lashtë, qe nisi nga Evropa dhe perfundon ne Indi. Nuk
mund t'i afrosh epokat parahistorike, duke mohuar pellazgët si dhe
mitologjine e lashtesise, e cila nuk është perralle, por një rrjedhe
ngjarjesh historike me veshje poetike. Nuk mund ta konceptoj se si
mund te ekzistojne sot shkencetare greke, te cilët kanë ngecur ne
studimet indoevropiane dhe ndërkohë mohojne pellazgët. Përsa i
përket shkencetareve shqiptare dhe këta do të thoja duhet te
marrin
përsipër studimet e pellazgeve, jo vetëm për shkak te prejardhjes se
lashtë pellazgjike te qendrave si Dodoni dhe vendeve te shenjta si
Tomorri, qe gjendet ne zonen e Ilirise se Jugut te moçem dhe Epirit,
si dhe për faktet gjuhësore pellazge, te cilat kanë mbijetuar;
gjitha këto i bëjnë shkencetaret te dalin ne konkluzionin se gjuha
shqipe është e vetmja, qe ka shpetuar nga trungu i gjuhës
pellazgjike.
- Ju deshifroni gjuhën e Perendive te Olimpit nëpërmjet te folures
arvanitase. Kadare tek Eskili gjen motive, tradita, zakone, te cilat
janë ruajtur aq besnikerisht vetëm ne rrafshin shqiptar. Pse disa te
tjerë (dhe jo te paket këto) kanë ndrojtje, për të mos thënë frikë,
nga këto pika takimi ne lashtesi e me pas ne historinë e mëvonshme?
A.KOLA: Kushdo qe merr përsipër te beje një paralelizem te
lashtesise paraklasike greke dhe te shoqerise arvanite
te shekullit
te 18 - 19-te do të befasohet nga ngjashmerite karakteristike. Tani
si arritem të kemi turp për gjëra, për te cilat duhet te jemi
krenare, kjo është një histori tjetër tragjike.
Koncepti i sotshem nacionalist i historisë, ose propaganda nga njera
anë - mohimi dhe dobesite nga ana tjetër, kanë transformuar shumë
gjëra, ne mes te cilave dhe ndërgjegjen historike, kulturore dhe
kombëtare te shumë popujve. Kjo ka ndodhur dhe ne te kaluaren. Ne
shekujt e pare bizantine, shembull, fjala "grek" konsiderohej
sinonim i fjalës "barbar". Ne epoken bashkekohore, greqishtfolesit e
Italise se Jugut, konsideronin si perulje te perdornin gjuhën greke.
Diçka e ngjashme ndodh edhe me arvanitet. Por, edhe ne Shqipëri
shekullin e kaluar intelektualet nuk perdornin shqipen, por
turqishten, greqishten, italishten etj., sipas fesë se secilit.
Gjuha arvanite qe flasim ne Greqi, është
gjuha e heronjve kombëtare
qe bene kryengritjen e vitit 1821. Është gjuha e heronjve te lashtë
dhe te perendive te Greqise (pellazgeve) dhe si e tillë duhet te
jetë e respektuar dhe e shenjtë. Por, nuk është kështu! Dhe fajtoret
janë te shumte, por para se gjithash ne vete.
- A është perkthyer vepra juaj ne gjuhën shqipe dhe nëse jo, çka
qenë sipas jush kjo "harrese", kur dihet se autorit, pra juve, u
është akorduar dekorate nga shteti i sotëm shqiptar për një kohe me
kolegun e mikun tuaj, arbereshin Italise, Antonio Belushi?
A.KOLA: Fatkeqesisht, "Arvanitet dhe origjina e grekeve" dhe "Gjuha
e Perendive" nuk janë perkthyer ne shqip. Shpresoj se shpejt a vonë
do të perkthehen. Shumë pedagoge e miq me janë afruar qe t'i
perkthejne dhe dikur do të bëhet dhe kjo. Gjithashtu ka mbaruar
perkthimi i vepres sime "Greqia ne gracken e serbeve te
Millosheviqit" , qe
shpresoj te botohet shpejt. Kjo ndodh sepse është
aktuale.
- A do të deshironit qe vepra e juaj "Gjuha e Perendive", për te
cilën është shprehur interes nga botues ne Angli, te shihte dritën e
botimit edhe ne Amerikë, nën kujdesin e Diaspores shqiptare?
A.KOLA: Do te ishte lumturi për mua, te shoh këtë vepër te botohet
edhe ne Amerikë. Nuk kam ndonjë propozim nga shtepite atje, veç
ndonjë ftese për leksion nga ndonjë bashkekombasi ynë ne Amerikë.
Por, shpresoj qe veprat e mia te botohen edhe ne Amerikë.
- Diaspora shqiptare tashmë ka një shtrirje te gjerë, nga Evropa ne
Amerikë e Australi. A mendoni se intelektualet e saj i kanë lidhjet
qe duhen ne mes vedit?
A.KOLA: Intelektualet shqiptare te Diaspores e kanë për detyrë dhe
përgjegjësi te luftojne me të gjitha forcat te fitojne terrenet e
humbura gjatë kaq vjeteve, te luftojne qe të mos keputet
populli nga
rrenjet e veta, te njohe historinë e vet e me te, te ndjehet krenar.
Të luftojne qe populli te kaperceje pengesat e ndryshimeve fetare,
qe disa mundohen t'i bëjnë te mëdha e te pakalueshme.
Është një nga rastet e rralla qe problemet e një populli nuk mund
t'i zgjidhin as politikanet, as ushtaraket, as ekonomistet, as
intelektualet, te paktën deri ne këtë faze ku ndodhet populli.
Gjithashtu edhe para 100 vjeteve, ishin intelektualet shqiptare qe
me përpjekjet e tyre krijuan Rilindjen Shqiptare, e cila udhehoqi ne
shpetimin e shqiptareve si komb e si shtet. Ne baze te dhenave te
historisë, Shqipëria nxorri personalitete te mëdha qe u nderuan dhe
nderohen ne vende te huaja. Tragjike është se shqiptarët shpetuan
shumë te tjerë, por vehten e tyre nuk arriten ta shpetojne dhe kjo
për shkak te shumë faktoreve, te cilët nuk po marrim përsipër t'i
analizojme. Konsideroj
te rëndësishme qe populli dhe ne përgjithësi
intelektualet, te konceptojne këtë situate tragjike e te mundohen ta
ndryshojnë.
- Evropa shkon drejt bashkimit, ndërsa Ballkani drejt luftës dhe
shperberjes. Si e shpjegoni këtë paradoks te historisë?
A.KOLA: Është teme pjekurie. Këtë faze qe po kalon Ballkani ne këtë
shekull, e jetonte para 3 - 4 shekujsh Evropa. Mos harroni luftat
qindravjeçare dhe konflitet e tjera. Shtetet e Ballkanit u formuan
vonë dhe si arriten te dalin nga zgjedha e turqve (te cilët e
vertiten rroten e historisë se Ballkanit shumë shekuj pas), duke
mbetur me një vorbull problemesh te cilat akoma mbeten te
pazgjidhura, Ballkani pra, i perflakur dhe i dobët, perben një
rrezik te vazhdueshem, një shpate Demokleu.
Por, ne ballkanasit jemi mësuar te jetojme ne rreziqe, do të
mbijetojme sido qe te vijnë punët.
- A mendoni se miqesia dhe
klima e mirekuptimit ne mes te Greqise
dhe Shqipërisë, i ndihmon arvanitasit për t'u ndjere me te lehtesuar
ne krenarinë e prejardhjes se tyre dhe ne ruajtjen e identitetit?
A.KOLA: Sigurisht qe perkeqesimi i marredhenieve te Greqise e
Shqipërisë ka ndikime mbi arvanitet. Megjithe veshtiresite dhe
pengesat qe na shkaktojne, perveç Greqise e Shqipërisë ka edhe
shkaktare te tjerë, fuqi te tjera qe prishin pune, besoj qe shpejt a
vonë greket e shqiptarët do ta gjejne rrugën qe i afron. Kujtoj
prapë fjalët e një antropologu të madh, te Jani Kumarit: Duan,
s'duan, shqiptarët e greket janë vëllezër!
- Ka mendime se ardhja masive e emigranteve nga Shqipëria ka ndikuar
për te keq ne këtë ndjenjë. Sa është e vërtetë kjo?
A.KOLA: Zbritja e fundit e shqiptareve ne Greqi, siç i quaj unë
ngjarjet e viteve te fundit, mund te jetë e frytshme për Greqine dhe
Shqipërinë. Fatkeqesisht llogaritjet e keqia dhe influencat e
jashtme i udhehoqen politikanet greke ne zgjidhje te gabuara. Ne
vend qe te mbeshteste mikun e vërtetë, popullin shqiptar, mbeshteti
pseudomiqte serbe. Tani ne Greqi është bërë me se e qartë, se kjo
alternative ishte e gabuar.
Megjithatë populli grek e perqafoi dhe vazhdon te përkrah popullin
shqiptar vellazerisht. Mijera shqiptare vijnë pergjithmone ne Greqi.
Shumë janë martuar dhe kanë krijuar familje dhe përpiqen te
mbijetojne. Dhe e arrijnë. Ne një analize përfundimtare zbritja e
shqiptareve do të tregohet e rezultatashme për te dy popujt,
pavarësisht nga dëshirat e disave.
- Ju zoti Aristidh jeni jurist ligjor, shkrimtar, gazetar por edhe
veprimtar i shquar arvanitas. Mund te na flsini diçka për "Lidhjen e
Arvanitasve te Greqise" dhe revisten "Besa" qe drejtoni?
A.KOLA: Shoqata e Arvanitasve
është krijuar ne vitin 1981. Qëllimi
ynë është:
Të përshkruajmë dhe te ruajme te dhenat gjuhësore, t'i studiojme ne
mënyrë shkencore dhe te bindim popullin grek, pavarësisht se ka apo
jo zanafille arvanitase, se e ka për detyrë qe te ruaje "gjuhën e
Perendive dhe te heronjve te Greqise", d.m.th.. te arvanitasve. Dhe
ne përgjithësi te bindim arvanitasit, se është nder dhe krenari te
ruajnë e te flasin atë gjuhe qe ua lane trashegim paraardhesit e
tyre. Të zbuloje historinë e vërtetë te arvanitasve si dhe rolin e
tyre ne krijimin e shtetit të ri te Greqise... Të shkruhen te dhenat
ose cilësitë me te pasura folklorike te arvanitasve, qe ne këtë
moment perbejne trungun bazor folklorik te Greqise, qe të mos mbetet
e panjohur për brezat e ardhshëm dhe e dyta të mos humbase.
Asimilimi i pakuptueshem ka ndodhur tek materiali folklorik, fjale
te urta, përralla, kenge.
Natyrisht kemi shumë pengesa e veshtiresi
por qe i perballojme me ambicje e vullnet arvanitasi.
- Cili është mesazhi juaj për lexuesit?
A.KOLA: Studioni historinë dhe konceptoni qe diçka qe nuk vete mirë
sot, një pjesë te madhe te përgjegjësisë për historinë e kemi secili
nga ne.
- Çfare do të presin lexuesit ne të ardhmën nga dora juaj?
A.KOLA: Së fundi kam botuar librin "Greqia ne kurthin e serbeve te
Millosheviqit" dhe pergatis traktatin qe arvanitasit me 1899 i
drejtuan shqiptareve, për krijimin e një federate greko - shqiptare
me prolog dhe komentet e veta. Kam dhe një studim për simbolet e
Zeusit, një biografi te Marko Boçarit, një vështrim mbi Kadmin dhe
alfabetin grek, etj.
- Po nga terreni i veprimtarit te e shquar për çeshtjen arvanite?
A.KOLA: Sa te kem mundësi, do të punoj ne këtë drejtim: studimin e
historisë e te kulturës
se botës pellazgjike, si dhe për
përmirësimin e marredhenieve shqiptaro - greke, te cilat i
konsideroj faktore te domosdoshem dhe te nevojshem për sigurimin e
te ardhmes se races sone.
- Megjithëse bisedës sone i erdhi fundi, do të deshiroja ta mbyllja
po me një pyetje: a ka ndonjë gjë për te cilën nuk pyetem dhe ju
keni dëshirë te flisni?
A.KOLA: Kurrë nuk mbarojne pyetjet, i dashur miku im dhe kurrë nuk
mbarojne përgjigjet ne mes te dy njerëzve te shqetësuar e te
ndjeshem. Me veprat e mia nuk bëj kurrgjë tjetër veçse u jap
përgjigje pyetjeve te se kaluares, te se kaluares e te se ardhmes.
Vetëm se ndryshe flet ne libra e ndryshe ne një intervistë ku
gjithmonë te mbetet shija se ke thënë shumë dhe ndërkohë nuk ke
thënë kurrgjë. Prandaj, preferoj të flas përmes librave te mi, duke
ju shmangur intervistave dhe publicitetit. Ka raste, ku ndjehem
vërtetë si një eremit i perhumbur ne mes te një autostrade.. .