BeqirS | 15 Oct 15:36 2008
Picon

Shqiptaret e Amerikes, festuan se bashku me italianet Diten e Kolombit

Kliko ketu : http://www.malesia.org/

 

::: MALËSIA NË INTERNET :::  MALESIA.ORG

 

 

Nju Jork ; U festua Dita e Kolombit - 35 mije njerez defiluan ne sheshin Amerika

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

Shqiptaret e Amerikes, festuan se bashku me italianet Diten e Kolombit 

 

 

 

 BIGG APPLE - NEW YORK CITY :  Italianet e Amerikes shenuan te henen (13 tetor) me nje sere veprimtarishe, te cilat kane nisur qysh ne kete fund jave  "Diten e Kolombit", ketu ne Shtetet e Bashkuara. Megjithate, kjo toke,  e cila thirret edhe  "Toka e Kerkuar" ose "Eldoradoia e emigranteve", "Toka e enderrvae", e mori emrin nga dikush tjeter(eksploruesi italian Americo Vespuçi), eshte feste e zyrtarizuar dhe feste shtetrore, e cila duhet cekur se eshte edhe dite pushimi ne SHBA-se, pasi ajo nderon viziten e pare ne Amerike, te lundertarit eksplorues Kristofor Kolombit, ne vitin 1492.

 

 

     Dita e Kolombit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte dite e shenuar ne kalendarin e festave federale. Gje qe nenkupton, se shume amerikane, nuk  shkojne as ne pune ose ne shkolle. Nder veprimtarite tradicionale qe zhvillohen me kete rast, perfshihen darkat (Gala), paradat madheshtore dhe sherbimet kishtare, ne disa nga qyetet me te medha te SHBA-se,  ku ka me se shumti emigrante italian. Gjate viteve te festimit, te Dites se Kolombit, nje vend i veçante, dhe i rendesishem per kete feste, per çdo vjet i jepet"njeaneshemrisht" Nju Jorkut, metropolit te botes.

 

  

      Mbasi ky qytetet, permbledh edhe tre shtetet e tjera perrreth tij ; Nju Jersin, Kenektiket dhe Pensillvenian. Emigrantet italian qe jetojne ne quarterin e sipercituar, kane krijuar pervojen e festimit madheshtor, ndermjet nje parade te zhvilluar ketu dhe qe dallohet nga te gjitha paradat. Ajo mbahet, pikerishte, ne segmentin e disa rrugeve, te cilat se bashku mbajne emrin aq domethenes sa ka rendesi edhe vete festa - rrugen qe njihet me emrin "America". Ne sheshin kryesore te ketij segmenti rruge te gjate rreth dy kliometra, per çdo vjet defilojne rreth 50 mije njerez.

 

   Parada ndiqet nga te dy anet e rruges, nga rreth nje milion qytetare njujorkez, shumica turiste te huaj. Shikues keta qe i percjellin grupet qe demostrojne ne shesh, me plote entuziasem e duartrokitje. Parada zhvillohet me grupe valletaresh e kengetaresh, nga grupet foklorike te te gjitha krahinave te Italise, te cilet defilojne me veshjet e kostumet e tyre popullore. Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma te te gjitha reparteve militare italiane,( Helmets of the Corazzieri - Barsagilieri, karabineri, kalorsit e tjer ) deri tek skudaronet e lufterave me shpata, shigjeta dhe karrocat me kuaj - dalin ne shesh. Ngjyrat e flamurit - tri-kolorisht, bardh-jeshil dhe kuq, dallohen ne te gjitha simbolet e festes. 

 

 

   Nju Jorku, eshte qyteti multi kulturor, qyteti  historik  amerikan, qyteti me nje tradite veçante e te pasur kulturore e artistike. Nju Jorku, eshte qyteti me i populluar  ne Amerike, nga grupet e ndryshme etnike nga me te ndryshmet e globit, te ardhur keta brez pas brezi nga çdo vend e çdo cep i botes.

   Historia e emigranteve ne Nju Jork,  tregon se ky qytet ka qene gjithnje nje destinacion i emigranteve, te cilet vinin ketu per shkaqe te ndryshme - politike, fetare e ekonomike. Ndryshueshmeria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, te ri, e te vjeter te qytetit 12 milion banorve, me ardhes qe vazhdojne pambarimisht edhe ne ditet e sotme. Emigrantet, ketu, deshirojne te realizojne endrren e tyre amerikane, duke u integruar ne komunitetet, ku banojne e punojne, duke afirmuar marredheniet e mira edhe midis etnive te ndryshme, dhe duke respektuar rrenjet qe kane lene ne histori.

 

 

   Si per shembull festimi i Dites se Kolombit, ne Nju Jork, metropolin e botes, diten e hene (13 shtator) beri qe per te tretin vit me rradhe, te defilojne se bashku me emigratet italian edhe emigratet shqiptare.

 

 

     Edhe kesaj rradhe komuniteti shqiptar ne SHBA-se, kryesishte grupe shqiptaresh qe banojne e jetojne ne Nju Jork e rreth tij, u mblodhen duke iu bashkengjitur njeres prej veprimtarive te emigranteve, e pare kjo edhe si me e medheja ne Amerike. Paraden e Dites se Kolombit, qe mbahet ne Nju Jork, çdo te hene te dyte te muajit tetore. Kjo, parade ka thirrur per pjesmarrje edhe nje pjese te komunitetit shqiptare. Nje pjese e cila thote se eshte e nxitur dhe e motivuar nga marredheniet e mira qe egzistojne mes dy popujve fqinje, Italise dhe Shqiperise. Por, edhe qe te nderohet e respektohet edhe ajo pjese e jugut te Italise, e cila ka disa fshatra te banuara me Arbereshe.

 

 

    Kesaj rradhe ideja, e bashkimit edhe te shqiptareve ne kete parade eshte e portalit  TheAlbanians.com, e moderatorit dhe editorit te saj Vasil Gjika, ne bashkepunim me Ervin Toro, dhe duke bashkepunuar edhe me studentin Mark Kepin, i kolegjit John Jay, Nik Shkreli i Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne Hartsdale, dhe personalisht famullitari i Kishes katolike shqiptare "Zoja e Shkodres", Dom Pjeter Popaj,  te ndihmuar ne shume drejtime edhe nga ish kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe keshilltarja e çeshtjeve Ballkanike, Shirli Klojes. Te dy keta te cilet per rreth tre ore defilim, kan udhehequr edhe paraden e shqiptareve, ne Nju Jork, ne Diten e Kolmbit.

 

    Ndersa, kengetaret e njohur te komunitetit, Aurela Gaçe, Gezim Nika, dhe Ledi Vokshi, kenduan kenge popullore shqiptare nga te gjitha trevat tona, te shoqeruar nga muzika e DJ Ando. Grupi Djemeve dhe i Vajzave te shoqerise "Rozafati' nga Kisha katolike Zoja e Shkodres, New York, me udheheqese artistike te mirenjohuren Axhelina Nika, vallezuan e kenduan gjate gjithe segmentit te rruges, nga 47st. deri ne te 70st, ku edhe behej mbyllja e ketij aktiviteti.

 

 

    Ne parade moren pjese rreth 200 , shqiptare, shumica te rinje e te reja nxenes e studente te shkollave dhe universiteteve njujorkeze. Kjo parade, perveçse promovimit te kultures e tradites sone kombetare e cila pasqyrohej nepermjet veshjeve te bukura popullore, shumellojshmerine e ngjyrvave te kostumeve popullore nga disa krahainat, tona, kesaj rradhe kishte nje rendesi te madhe, pasi ajo u mbajte per here te pare prej se kur Kosova shpalli pavaresine e saj. Grupet e shqiptareve gjate gjithe defilimit, mbanenin ne duar flamurin, Amerikane, Shqiptare, te Kosoves dhe ate Italian.

 

    Mirpo, siç vrehej qarte edhe nga posteret e medhenje , vendosur ne te dy anet e nje karrocerie(float) dhe te pergatitura nga fotografi i talentuar Alex Selimaj, dukeshin pameje shume terheqese, nga dy perlat e bregdetit Jone, Saranda dhe Vlora, por edhe pamje piktoreske nga Tirana, Kruja, Prishtina dhe Rozafati. Kjo , thone organizatoret, e grupit te shqiptareve u be per te promovuar turizmin shqiptare, mu ne mes te Nju Jorkut, me zhvillimin e Parades ne Dita e Kolombit, e cila shikohet nga rreth nje miljon njerez ne te dy anet e rruges, dhe nepermjet kanalit televizive amerikan NBC, dhe RAI nga Italia, nga miliona e miliona amerikane anembane SHBA-se.

 

 

Shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku me italianët Ditën e Kolombit

1 2


MALESIA.ORG - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.
© Copyright 2000 - 2008




__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 15 Oct 13:04 2008
Picon

ISLAMI NË LIGJËRIMIN POLITIK PERËNDIMOR

ISLAMI NË LIGJËRIMIN POLITIK PERËNDIMOR
 
I-Kjo temë është e gjërë. Për trajtimin e saj nuk do të mjaftomte një libër me vëllime. Prandaj në këtë kumtese të shkurtër unë synoj të paraqes vetëm një skicë të disa pikëpamjeve dhe të disa tezave kryesore, më të kapshme, që hasen në ligjërimin politik e akademik perëndimor mbi natyrën, vendin dhe rolin e Islamit në botë në përgjithësi, si dhe mbi myslimanizmin tek shqiptarët.
II-Për në nisje më janë dukur më të përshtatshmit dy vlerësime: Kryerabini i Anglisë Dr. Xhonatan Saks ka thënë se "feja është bërë forcë madhore në formësimin e ngjarjeve në botë dhe nëse nuk është pjesë e zgjidhjes, është me siguri pjesë e problemit". Ish-presidenti i SHBA, Xhimi Karter është shprehur se: "vitet e fundit besimi fetar ka hyrë në një shkallë të pabesueshme në mbretërinë e politikës... dhe se... ka një prirje drejt fondamentalizmit në të gjitha fetë ".1)
Nga fetë më të përhapura monoteiste Islami është bërë tema madhore, më e mprehtë e ditës në ligjërimin perëndimor politik. Në hyrjen e ribotimit të librit "Islami në botë" është theksuar se "Qysh nga 11 shtatori 2001 zor se kalon ndonjë ditë pa dalë në shtyp ndonjë rrëfenjë për Islamin, fenë e gati një të pestës së njerëzimit".2)
Edhe një predikues evangjelist britanik ka vënë në dukje se interesimi për Islamin u rrit shumë dhe ai bashkë me kolegët e tij kanë organizuar kurse studimi për të.X/1) Një politolog francez me prirje antimyslimane është shprehur: "Kemi lënë takim me Islamin. Ky takim është i përditshëm në qytetet tona të Europës dhe në Amerikë gjithnjë më i shpeshtë. Ai shumë herë nga jashtë duket i qetë dhe optimist. Por ai ka dhe pjesën e vet të së keqes, si çdo ngjarje e madhe historike. Qytetet tona të veshura në zi nga terrorizmi i verbër dhe plot urrejtje, Nju Jorku, Moska, Madridi, Londra janë herë pas here dëshmi goditëse të realitetit të këtij ballafaqimi. Prandaj qysh nga 11 Shtatori 2001 janë të pakët njerëzit që e vënë në dyshim se ne kemi hyrë në një fazë të ballafaqimit aktiv me botën e Islamit. Por ky ballafaqim nuk është patjetër e pashmangësisht vetëm konflikt".4) Një hebre amerikan i kthyer në mysliman vëren se "Islami shihet nga shumica e njerëzve në Perëndim si monolit. Por mbas 11 shtatorit Islami asht identifikue ma shum se kurrë në mendjen perëndimore me dhunën, intolerancën dhe fanatizmin". 5)
Në ligjërimin perëndimor tërhiqet vëmendja dhe në faktin se antagonizmat nuk janë vetëm midis Islamit e besimeve të tjera, por edhe midis këtyre besimeve, p.sh. përmendet antagonizmi 2000 vjeçar i Krishterizmit me Judaizmin. "Antijudaizmi dhe antisemitizmi i krishterë kanë helmuar Europën për qindra vjet, duke pjekur ndoshta kushtet për dukurinë e nazizmit në shekullin XX". 6)
III-Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë në fund të shekullit XX dhe sidomos pas ngjarjeve tragjike në Nju Jork e Uashington në fillim të shekullit XXI në Perëndim u rrit shumë botimi i librave studimorë e propagandistikë me përmbajtje politike, historike, teologjike, filozofike për Islamin e myslimanët,veçanërisht me tematikë për fondamentalizëm e terrorizëm islamik, për Islamin politik ekstremist e radikal.7) Debatin e ndezi shumë buja që bëri teza e shpallur nga politologu amerikan Samuel P. Hantington në vitet 1993-96 mbi "përplasjen e qytetërimeve" si burimi kryesor i konflikteve në botë pas përfundimit të përplasjes së madhe ideologjike midis kapitalizmit perëndimor dhe socializmit lindor sovjetik.
Nga kjo tezë dhe ajo e politologut tjetër amerikan Frensis Fukujama mbi "fundin e historisë" (1992), (me frymëzim marksist romantik) 8), u krijua sipas Eduard Said "Përplasja e injorancës"9). Këto teza dhe shumë të tjera, skajshmërisht më radikale, të përpunuara nga grupi i intelektualëve neokonservatorë amerikanë me prirje proisraelite antimyslimane, kanë nxitur jo vetëm debate të zjarrta, por edhe zhvillime tronditëse në botë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.
Në kuadër të këtij ligjërimi "hapësira islamike u bë qendra nervore e universit tonë të vënë në rrugën e mondializimit".10) Lindën kundërshtitë rreth hipotezave nëse Perëndimi po i vinte në shënjestër Islamin e myslimanët për të plotësuar nevojën për një armik të ri që të ruajë kompaktësinë e tij si sistem dhe si politikë, apo vertetë Perëndimi ndjehej dhe ishte i kërcënuar nga rreziku i quajtur fondamentalizëm dhe terrorizëm islamik.11).
Specialisti i njohur për Lindjen e Mesme, Bernar Luis, këshilloi që të mos quheshin fajtorë e armiq gjithë myslimanët, por ama, të mbahej parasysh se një numër i madh myslimanësh ishin fajtorë e armiq, jo se duheshin gjetur armiq për Perëndimin, por se ata ishin vërtetë të tillë.12) Të tjerë folën edhe më rreptë. Daniel Pajps "një antimysliman i flakët", sipas Eduard Saidit 13), kërkoi nga "Islami i moderuar" prova se ky Islam do të mbante qëndrime kritike ndaj "Islamit ekstrem" dhe i vinte detyrë "Islamit të moderuar" që ’’të zhvillonte betejën e madhe ideologjike për një Luftë të Ftohtë brenda Islamit e të mos priste që kjo të bëhej nga jashtë". 14) Islami i kërkohet të gjejë rrugën për të rishikuar veten e ndryshuar veten dhe kërcënohet se Perëndimi duhet të fitojë me debat, ose me luftë. Çdo gjë tjetër është punë boshe 15). Samuel P. Hantingtoni e çliron Perëndimin nga çdo përgjegjësi kur shkruan se: "Amerikanët nuk e shohin fenë e Islamit, njerëzit e saj, qytetërimin e saj si armiq të Amerikës. Militantët islamikë, fetarë e laikë, i shohin Amerikën, njerëzit e saj, fenë e saj, qytetërimin e saj si armiq të Islamit dhe amerikanët nuk kanë ç’të bëjnë, përveçse t’i shohin në të njëjtën mënyrë militantët islamikë".16)
IV- Dihet se edhe në mjediset liberale e intektuale në Perëndim paragjykimet për Islamin kishin marrë vrull të veçantë pas zhurmës që shkaktoi botimi i romanit të Selman Ruzhdi "Vargjet Satanike" në fillim të viteve 1980 dhe fetfasë së udhëheqësit iranian, Khomeini për ndëshkimin e blasfemisë së Ruzhdiut sipas rregullave myslimane të njohura qysh herët. Zhurmën kundër Islamit e ushqyen edhe shkrimet e fituesit të "çmimit Nobël" Najpol, një tjetër mysliman nga India .17) Kurse aktet terroriste të 11 shtatori 2001 në Amerikë, ngjarjet në Afganistan, në Irak, përplasjet me Al Kaedan kanë ndikuar që paragjykimet të kalojnë edhe në histeri, në demonizime, në armiqësi të hapur e në luftë rrënuese.
Po ringjallen stereotipet e propagandës papiste të kohës së kryqëzatave që e paraqiste myslimanin në imazhin e "ushtarit të Antikrishtit". Tani myslimani paraqitet me imazhin e terroristit islamik i mbështjellë me dinamit, që ëndërron vetëm të vetësakrifikohet për Allahun, por duke marrë me vete sa më shumë të pafajshëm.18)
Në ligjërimin perëndimor për Islamin janë rikthyer dhe aktualizohe edhe shkrimet e kohëve të shkuara, të cilat kanë qenë të shumta gjatë 13 shekujve ndeshjesh e bashkëpunimi, midis Krishterizmit perëndimor dhe Islamit. Burimi kryesor dhe më i pasur i këtyre shkrimeve në periudhën më të hershme e deri në kohën e iluminizmit evropian dhe të revolucionit francez ka qenë Spanja, ku Islami, qytetërimi mysliman ishin të pranishëm e mbizotërues për disa shekuj dhe ku u përgatit në emër të shpëtimit të identitetit të krishterë europian rikonkuista katolike dhe inkuizicioni antimysliman e antihebre.
Nga veprat e studiueses së historisë së feve ( ish-murgeshë katolike angleze) Karen Armstrong, 19) del qartë se nga kjo periudhë e ka burimin dhe merr ushqimin edhe sot e kësaj dite "islamofobia endemike që dukej sikur po binte në dekadën që parapriu ngjarjet e 11 shtatorit, por që ky krim i përbindshëm u dha krahë nocioneve negative perëndimore për Islamin, si besim fanatik që nxit vrasjet dhe terrorin". 20) Kultivimi i urrejtjes dhe i propagandës fyese për Islamin e Profetin Muhamed nisi qysh në shekullin e VIII në Spanjë me një jetëshkrim fyes e të manipuluar nga priftërinj katolikë. Në mesin e shekullit IX në Kordova për disa vite u zhvillua lëvizja e të martirizuarve për Kishën e Shenjtë katolike, gjatë të cilës vullnetarët për martirizim zgjidhnin rrugën e fyerjeve publike për Profetin e për Islamin që të ndëshkoheshin me vdekje nga autoritet myslimane.
Qysh nga ajo kohë mori rrugë teologjia e krishterë islamofobe që Profetin Muhamed e shpall mashtrues, krijues herezie, Antkrisht, Islamin e etiketon si antife, "punë të Djallit" dhe i trajton këto si shenja të paralajmëruara në librat e shejtë hebraikë e të krishterë që i paraprijnë shfaqjes së Antikrishtit, Armagedonit, rishfaqjes së Krishtit shpëtimtar dhe fillimit të mbretëirimit të lumtur 1000 vjeçar në tokë, pasi të ketë fituar plotësisht Krishterizmi (sipas teologëve të kishës) dhe judaizmi (sipas rabinëve hebrenj)21).
Ligjërimi perëndimor për Islamin zhvillohet në një atmosferë mbytëse nga mbingarkesat me teologji të politizuar dhe me politikë të teologjizuar. Kësaj teologjie antiislame vazhdojnë t’i përmbahen me këmbëngulje dhe ta përçojnë me zell e Djathta e Krishterë evangjeliste dhe e djathta katolike në SHBA në bashkëpunim edhe me fondamentalizmin hebraik, sionizmin politik dhe "sionizmin amerikan". 22)
V-Është e pamundur të paraqitet një pamje, qoftë dhe e pjesëshme, e asaj që është shkruar.23) Këtu mund të mjaftohemi duke përmendur se në ligjërimin perëndimor gjatë kohëve janë përvijuar e kanë ecur krahas dy rryma: njëra që kërkon të mirën, të arsyeshmen, që i çon besimtarët e njerëzit në përgjithësi drejt mirëkuptimit, bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë; tjetra që nxit keqkuptimin, mosbesimin, urrejtjen dhe armiqësitë teologjike, politike dhe luftën me armë. Njëra prirje përpiqej të nxirrte në pah vlerat e Islamit, tjetra vetëm blasfemonte e mallkonte Islamin dhe Profetin Muhamed. 24)
Në kohë të ndryshme kanë dalë në Perëndim dijetarë që e kanë vështruar e shpjeguar Islamin me objektivitet dhe kanë nxjerrë në pah vlerat e tij në shumë fusha.25) Edhe në ditët tona njerëz me dije, me integritet moral e qytetar shqetësohen sinqerisht nga rrjedhojat negative që mund të sjellin paragjykimet për Islamin dhe me hulumtimet e pikëpamjet e tyre përpiqen të ndikojnë për të baraspeshuar ligjërimin perëndimor për Islamin.
Njihet e pranohet se "Islami në një kuptim tregon një fe, një sistem besimi e lutjeje, në një kuptim tjetër një qytetërim që u rrit e lulëzoi nën drejtimin e kësaj feje... Në periudhën e errësirës në Europë Islami ishte i vetmi qytetërim ndikues në botë...Për më shumë se 1000 vjet Islami ka dhënë të vetmen paketë rregullash e parimesh për funksionimin e jetës publike e shoqërore".26)
Por nga ana tjetër po i mëshohet gjithnjë e më fort idesë se ka dy lloje Islami: një të pranueshëm, normal, të moderuar dhe një tjetër "Islami politik" që është radikal, agresiv, që u dashka kundërshtuar e luftuar.Këtij të dytit që e emërtojnë "islamizëm" i numërojnë si mëkate: përkushtimin ndaj sheriatit, hedhjen poshtë të ndikimit perëndimor dhe shndërrimin e besimit në ideologji.27) Burimi i të keqes shihet tek kundërshtia midis Islamit tradicional, që e mëson njeriun të jetojë sipas vullnetit të zotit dhe islamizmit, që aspiron të krijojë një rend të ri botëror imperial.
Në Perëndim qarkullojnë deri edhe shpjegime psikanalitike se kontradiktat e brendshme të Islamit në botën arabe vijnë qysh nga koha e Muhamedit, meqenëse Profeti e krijoi Islamin si fe të një bashkësie qytetëse në Mekë e Medinë, por e përhapi tek fiset beduine të shkretëtirës. Edhe sot, sipas ithtarëve të psikanalizës së Jungut, Islami radikal është agresiv, i dhunshëm, brutal dhe në shkallë botërore ngrihet me radikalizëm kundër qytetërimit perëndimor, sepse ndjek trashëgiminë dhe psikologjinë beduine.28) Kjo të kujton doktrinën politike maoiste në revolucionin kinez se "fshati rrethon qytetin".
VI- Pretendimet për ta sjellë Islamin në hullinë e modernizimit e të përparimit të shoqërive myslimane shoqërohen me ligjërime këshilluese, e nganjëherë urdhëruese se cilin model të Islamit duhet të marrin ndjekësit e tij që të jenë të pranueshëm edhe për botën perëndimore e qytetërimin e saj judaik-kristian. Në përgjithësi reklamohet e rekomandohet modeli turk, madje nga disa edhe një model i moderuar i Islamit shiit iranian, si kundërpeshë ndaj modelit konservator sunit arab, e veçanërisht kundër vahabizmit dhe kundër binladenizmit, që sipas psikoanalizës që u përmend, përfaqësojnë prapambetjen dhe atavizmin e "Islamit beduin".29)
Modeli turk shihet si më i afërt me modernizmin meqenëse është më i ri Qysh në Perandorinë Osmane praktikisht ishte bërë ndarja e fesë nga shteti e politika, turqit osmanë pasi morën besimin islam përvetësuan shumë nga kultura e traditat e krishtera bizantine dhe kështu zbutën Islamin, çka u theksua edhe më shumë kur "modeli turk" i Islamit iu nënshtrua reformave modernizuese me theks të fortë laik nga Ataturku.30)
VII- Në Perëndim mbizotëruese është bërë ideja se qytetërimi judeo-kristian perëndimor ka epërsi dhe duhet t’u imponohet gjithë qytetërimeve të tjera për vlerat e tij të pakrahasueshme në zhvillimin intelektual, ekonomik, teknologjik, për natyrën demokratike, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, çlirimin shpirtëror të individit, respektimin e grave etj. Nga ky këndvështrim shihen edhe marrëdhëniet midis Krishterizmit dhe Islamit. Vlerësohet se modernizmi e modernizimi burojnë natyrshëm nga brendësia e traditës judeo-kristiane, kurse qytetërimit mysliman i duhen imponuar nga jashtë. 31)
Vlerësime të tilla ndikojnë që në botën myslimane të bëhet më e theksuar psikologjia që e shoqërizon Perëndimin me kryqzatarët e dikurshëm dhe me imperializmin e kolonializmin e mëvonshëm, 32) ndërsa në botën perëndimore psikologjia që Islamin e vështrojnë kryesisht si fanatizëm e fondamentalizëm fetar dhe si burim terrorizmi të rrezikshëm.
Në Perëndim kultivohen ende idetë sektare se Islami e Krishterizmi nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira e nuk nuk mund të ketë pajtim midis tyre. Por nuk mungojnë thirrjet dhe veprimtaritë për dialog ndërfetar e mirëkuptim, ndonëse në të shkuarën, sipas Karen Armstrongut, pikërisht Krishterizmi refuzonte dialogun. 33)
VIII- Përçuesit e ideve më të ashpra në ligjërimin perëndimor për Islamin shprehin pakënaqësi dhe zemërim edhe kur politikanët e rëndësishëm perëndimorë i thonë disa të vërteta publikisht, ose mbajnë qëndrime të qeta ndaj Islamit për nevoja të realpolitikës.
Ata e ndjejnë veten keq kur dëgjojnë deklaratat si: "Ne mirëpresim Islamin në Amerikë. Ai e pasuron vendin tonë me mësimet e Islamit për vetëdisiplinën, kompromisin dhe përkushtimin ndaj familjes... Amerika është bërë më e fortë nga thelbi i vlerave të Islamit, përkushtimi ndaj familjes, mëshirës për fatkeqët dhe respektit të ndërsjellë" (Bill Klinton); "Besim që respekton konsultimin, synon paqen dhe si një nga themelet e tij ka barazinë e gjithë atyre që e përqafojnë" (Medëlin Ollbrajt); "Vlerat universale ( të Islamit)janë dashuria për familjen dhe bashkëjetesën, respekti i ndërsjellë, edukimi dhe ajo që është fitimi më i madh për të gjithë, të jetosh në paqe... vlera që na forcojnë ne si popull dhe SHBA si komb" (Hillari Klinton). Pasi i ka cituar këto deklarata Daniel Pajps shton me njëfarë zemërimi e sarkazme se: "Njerëzit në rrugë e shohin Islamin me më pak entuziazëm se zyrtarët"dhe lëshon kushtrimin se "Islamikët duan të shtinë në dorë Uashingtonin". 34) Ndërsa Sem Harris tregohet më prepotent: "Ne jemi në luftë me Islamin. Kjo mund të mos u shërbejë synimeve imediate të udhëheqësve tanë politikë, por pa kurrfarë mëdyshjeje kështu është". 35)
Pajps e përsërit shpesh se armiku i Perëndimit është "Islami militant’ që mendon vetëm për Xhihad, madje kapitullin IV të veprës ia kushton përgjigjes për pyetjen "A është lufta kundër Islamit realisht Lufta IV Botërore?". Vetë anon nga përgjigja se praktikisht bota ka hyrë tashmë në këtë luftë për faj të "Islamit militant" që aspiron për pushtet universal të pakufizuar dhe vetëm islamistët kanë aftësinë të sfidojnë rendin liberal botëror, luftë me shumë fronte në të cilën armiku nuk është më terrorizmi, por Islami militant... që kërkon një strategji që të hedhë vështrimin përtej kundërterrorizmit. Sa më shpejt të kuptojmë këtë aq më shpejt mund të fitojmë". 36)
Zëra si ky nuk janë të vetmuar e të izoluar. 37)
Në këtë vijë arsyetimi janë të gjithë ata vëzhgues që mendojnë se: "Nocioni që SHBA ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të rregulluar paqen zonale, për të disiplinuar shkelësit e normave të qytetërimit dhe të çojë përpara demokracinë dhe rendin botëror është një nga etiketat e politikës tradicionale të jashtme uillsoniane të SHBA".38) Sem Harris shkruan: "Zakaria (Farid) ka argumentuar bindshëm se tranzicioni nga tirania në liberalizëm nuk ka të ngjarë të bëhet me plebishit. Duket krejt e sigurtë se njëfarë diktature beninje në përgjithësi do të jetë e domosdoshme për të kapërcyer hendekun. Por nëse kjo diktaturë beninje nuk del nga brenda shtetit duhet të imponohet nga jashtë". 39)
Predikohet që lufta kundër "Islamit militant" të mos mbetet vetëm në kuadër të ngushtë të "luftës globale kundër terrorit", që e shpalli Presidenti amerikan Xhorxh Ë. Bush 12 orë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Kritikët po kërkojnë që ose të ndryshojë nocioni i kësaj lufte, ose ajo të bëhet ndryshe, "sepse ka prodhuar më shumë terroristë sesa ka eliminuar".
Këmbëngulet se "Nocioni tradicional i fitimit të luftës është të mposhtet armiku në fushën e betejës dhe të detyrohet të pranojë kushtet politike".40) Mirëpo kur ke përballë një armik si Al Kaeda, apo grupet tjera terroriste pa territor, pa shtet, pa ushtri, që nuk bëjnë luftë frontale ky nocion nuk shërben dhe nuk mund të presësh dorëzim nga ndokush.
Në këto rrethana po përpunohet strategjia që edhe lufta kundër "Islamit militant" të zhvillohet e të fitohet siç u bë dhe u fitua Lufta e Ftohtë kundër komunizmit që "mori fund vetëm kur njëra palë në thelb hoqi dorë nga idetë utopike të falimentuara. Po ashtu lufta kundër terrorizmit islamik do të fitohet kur ideologjia që qëndron poshtë saj do të humbasë jehonën.
Lufta e ftohtë përfundoi jo sepse forcat ushtarake të SHBA pushtuan Kremlinin, por kur zotërit e Kremlinit braktisën luftën, njerëzit që ata i qeverisnin pushuan së besuari tek ata".41) Përpunuesit e këtyre ideve pranojnë se terrorizmi si formë e kriminalitetit nuk zhduket, vetëm mund të frenohet, të goditet. Historia dëshmon se terrorizmi vazhdimisht ka ekzistuar, është ripërtërirë.42)
Shpresat e autorëve të këtyre analizave janë që në afat të gjatë edhe fondamentalizmi islamik të pësojë të njëjtin fat si komunizmi, një fund të ngadaltë por të sigurtë. Nga përvoja e luftës në Irak nxirret mësimi "nëse udhëheqjet perëndimore bien pre e iluzioneve se kemi të bëjmë me një Luftë të Tretë Botërore (atë që Pajps e Podorec e quajnë Lufta IV) dhe kjo mund të fitohet si një luftë tradicionale ata rezikojnë të përjetësojnë konfliktin". Fitorja mbi terrorizmin nuk arrihet, nëpërmjet përdorimit të forcës brutale ushtarake, sepse me përjashtime të rralla lufta kundër terroristëve nuk mund të bëhet me batalione tankesh, skuadrilje avionësh. 43)
Para se të përpunoheshin e të hidheshin këto teza se Islami militant duhet luftuar sikurse komunizmi sovjetik, në Perëndim vëzhguesit e analistët , sidomos neokonservatorët amerikanë,44) e kishin përqëndruar vëmendjen tek luftta kundër terrorizmit islamik sipas strategjisë e taktikave që u përdorën kundër nazizmit e fashizmit në LDB.
Presidenti amerikan menjëherë pas 11 shtatorit 2001 shpalli krijimin e një koalicioni botëror antiterrorist kundër talebanëve, i ngjashëm me koalicionin botëror antifashist të dikurshëm. Neokonsevatorët kishin përpunuar idetë për barazimin e fondamentalizmit dhe të terrorizmit islamik me nazifashizmin, madje vunë në qarkullim termin islamofashizëm, ose fashizmi i gjelbër.45) Në propagandë u demonizua Al Kaeda si të ishte Boshti Romë-Berlin-Tokio i kohës së LDB 46). Ndërhyrja ushtarake në Afganistan e Irak megjithatë nuk ia ndali hovin terrorizmit dhe tani përflitet se Iraku u bë një kamp stërvitor për terroristët më i madh se Afganistani.47)
IX- Është e vështirë të gjesh libër për Islamin që të mos prekë konceptin e praktikën e Xhihadit. Ka edhe libra që i kushtohen tërësisht kësaj "lufte të shenjtë".48) që shpesh analizohet, sipas kuptimit që kanë myslimanët për "Xhihadin e madh" dhe "Xhihadin e vogël", por duke i nxitur myslimanët t’i përmbahen sa më shumë mësimit për "Xhihadin e madh", dhe të mos e mbajnë shumë mendjen tek "Xhihadi i vogël", përballja me armikun e jashtëm të Islamit. Për këtë të dytin bëhen dhe interpretime se është një ekuivalent mysliman i kryqëzatave, një mbështetje fetare për terrorizmin dhe justifikim Kuranor i synimeve të Islamit radikal që të sundojë gjithë botën.49)
Bie në sy edhe prirja tjetër për ta parë Xhihadin jo si koncept fetar, por si një ideologji totalitariste, njësoj si fashizmi dhe komunizmi.Frensis Fukujama duke u mbështetur edhe në mendimete islamologut francez Olivie Rua shkruan se xhihadizmi ndryshon shumë nga Islami dhe besimtarët e përkushtuar në rrugët e Lindjes së Mesme i shpall më pak të rrezikshëm se të rinjtë xhihadistë rrënjëshkulur në rrugët e Hamburgut, Londrës, Madridit, që kanë nevojë për një ideologji me qëllim që të gjejnë një identitet për vete, njësoj siç bënin dikur të rinjtë që përqafonin fashizmin e marksizmin. 50)
Karen Armstrong e ngarkon me përgjegjësi Perëndimin, sepse po i bën myslimanët të ndjehen të shkëputur nga rrënjët e tyre, të përbuzur që "kultura perëndimore ka përmbytur jetën e tyre" 51) dhe i shtyn kështu të përqafojnë format e islamizmit radikal. Pra aludon se tek myslimanët e sotën lindin përjetime dhe ndjesi që provonin "të martirizuarit e krishterë" në Kordova në mesin e shekullit IX. Paralelizmi natyrisht nuk mund të bëhet për shkak të distancës kohore, por edhe për faktin se "kamikazet" e sotëm në botën myslimane në përgjithësi shihen si luftëtarë të lirisë, që për shkak të pabarazisë në mjete e forca luftarake zgjedhin mënyrën më të dhimbshme të reagimit dhe kanë nevojë për një frymëzim të fundit shpirtëror.
Kështu, pas zhvillimeve tragjike tronditëse në Irak nuk fryhet më propaganda për përplasje qytetërimesh, nuk kërkohet si më parë të ashpërsohet lufta me ushtri e armë, por synohet të shtyhet bota të largohet nga Xhihadi e të zhytet në Fitna, në vetëshqyerje. Këtë disa e shohin si një dinakëri për rrënimin më të madh të Islamit, disa vetëm si një kusht që myslimanët të pranohen nga bota moderne e krishterë. 52)
X- Në ligjërimin perëndimor shfaqet ankth e shqetësim për "islamizimin" e kontinentit nga imigrantët myslimanë, të cilët nuk po integrohen e asimilohen shpejt e me dëshirë, sikurse mendohej, madje brezi i dytë e i tretë bëhen më kundërshtues , më agresivë. Shprehet shqetësim se Perëndimi i krishterë do të korrë më shumë fryte të hidhura të "perëndimorizimit të Islamit", që vjen nga gërshetimi i doktrinave laike totalitariste të përpunuara më parë në Perëndim me fondamentalizmin fetar islam. Kështu shtohen dilemat rreth asaj se çfarë është më e mirë të bëhet: të vazhdohet me trysninë për reformimin perëndimorizues të Islamit, apo të ndikohet për të ruajtur në botën myslimane traditat dhe për ta mbajtur më larg Perëndimit të krishterë?!
XI-Ballkani është i vetmi rajon europian ku jetojnë disa milionë myslimanë autoktonë, shumica shqiptarë Ballkani përbën një rast dhe një shembull të veçantë kur vjen puna tek trajtimi i problemeve të Islamit, si për Perëndimin e krishterë dhe për botën myslimane lindore. Myslimanët në Ballkan në pikëpamje historike, politike, shoqërore, kombëtare, madje edhe fetare nuk janë njësoj si myslimanët imigrantë në Europë. Në ligjërimin perëndimor Islami në Ballkan merret si i vonuar, pa rrënjë të thella, i trazuar me shumë me tradita të forta lokale. Rrjedhimisht mendohet se kemi të bëjmë me një Islam periferik, mjaft i pavarur, disi i shkëputur nga bota e madhe myslimane, që ka qenë më shumë në pozita mbrojtëse dhe në tërheqje dhe është në lëvizje drejt Krishterizmit.53)
Analistët vënë në dukje se pas shkatërrimit, disa shekuj më parë, të myslimanizmit në Siçili e në Spanjë si fushë-beteja kryesore e vazhdimit të rikonkuistës së krishterë u bë Ballkani, që vështrohet si i tillë edhe sot e kësaj dite nga forcat politiko-fetare fondamentaliste e revanshiste të krishtera në Perëndim .54)
Këtë përfytyrim u përpoq ta shfrytëzonte Serbia për të mpirë reagimin e Perëndimit të krishterë kur shpërtheu luftrat e saj agresive në Bosnje e në Kosovë. Zhvillimet treguan se në Perëndim mbizotëron tashmë vlerësimi se ka kaluar koha e kryqëzatave. Perëndimi, në radhë të parë SHBA, ishte i gatshëm të hynte në luftë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, jo për hir të fanatizmit fetar, jo për rikthimin e inkuizicionit kundër myslimanëve ballkanas. Disfata e Serbisë ortodokse u bë dëshmia më e qartë e pabazueshmërisë së tezës mbi "përplasjen e qytetërimeve" dhe prova më e mirë që tregon se ballafaqimet gjeopolitike, për interesa gjeostrategjike, mbeten burimi kryesor i konflikteve në botë. Feja ndikon mjaft në acarimin, ose qetësimin e këtyre konflikteve, por nuk është faktori vendimtar për shpërthimin ose përfundimin e tyre.
Janë atavike dëshirat për të bërë një rikonkuistë me mënyrat klasike, sepse jetojmë në kohë të tjera, sepse Europa tani ka dhe problemin e myslimanëve imigrantë, numri i të cilëve tashmë ka arritur në 16 milionë 55) dhe do të rritet. Europa po fillon të ndjejë më shumë shqetësim nga problemi i "Islamit imigrant", se nga "Islami shqiptar". Madje këtë të dytin po e vështron si model të mundshëm e të përshtatshëm për të qetësuar myslimanët e tjerë në Europë e në Lindjen e Mesme.56)
Dalin kështu të dyshimta dhe ngatërrestare thirrjet që kemi dëgjuar shpesh që shqiptarët të krijojnë një "Islam evropian" të ri, e të shkëputen sa më shumë nga Islami tradicional.
XII- Në ligjërimin perëndimor për Islamin ka vëzhgime, vlerësime, vërejtje me vend, shtrembërime e ngacmime pa vend për myslimanizimin e myslimanizmin tek shqiptarët. Vlerësimi më i përhapur është se shqiptartë ndjekin një Islam të tyre, që ndryshon mjaft nga ai në vendet tjera, një Islam të sipërfaqshëm, të pangulitur mirë si dogmë, me rite e rituale ende ta paqarta, që prodhon përjetime të zbehta. 57)
Është shtruar edhe pyetja"A e kanë kuptuar ndonjëherë perëndimorët Islamin shqiptar?" 58) Nuk ka një përgjigje të qartë në ligjërimin perëndimor. Në ligjërimin konfuz shqiptar përvijohen dy prirje të kundërta. Për disa Europa e ka kuptuar dhe e trajton Islamin tek shqiptarët si një fatkeqësi evropiane dhe i ka ndëshkuar e do të vazhdojë t’i ndëshkojë shqiptartë për këtë, duke i trajtuar si të huaj brenda saj, të fundit në parajsën tokësore të Europës së Bashkuar. Këta kërkojnë që shqiptarët të braktisin sa më parë Islamin e trashëguar, të konvertohen në katolicizëm, ose sëpaku të bëjnë atë "Islamin evropian".
Jemi të njohur me shkrimet e pankartat me titull revoltues "A është Shqipëria depo municioni islamik" që shfaqeshin para disa vitesh në revistën "Historia jonë" dhe në muret e Parisit dhe shërbenin si shkas për të kërkuar një ndërrim masiv të fesë së shqiptarëve me masa administrative .59)
Të tjerët mbrojnë pikëpamjen se Europa e ka ditur fare mirë si është puna me myslimanizimin dhe myslimanizmin në Shqipëri, e ka të qartë se asnjë dëm nuk i vjen Europës nga kjo. Bie ndesh me vetë parimete Europës moderne që kjo të kërkojë demyslimanizim e rikrishterizim të trojeve shqiptare. Shqiptarët myslimanë e të krishterë duhet t’i kërkojnë Europës t’i pranojë siç janë, jo të bëjë eksperimente për shpërfytyrimin e fizionomisë fetare të një kombi të tërë. Vitet e fundit janë shtuar shenjat se Perëndimi po e sheh praninë e myslimanizmit në Shqiëri si një vlerë evropiane, jo si fatkeqësi apo pengesë. 60) Këto zhvillime pozitive janë pasqyruar më qartë se kurrë gjatë vitit 2007 në ligjërimin politik dhe atë akademik perëndimor. Presidenti SHBA Xhorxh Ë. Bush para nisjes për vizitën e tij në Shqipëri në qershor 2007 (vizita më historike më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë në tokën shqiptare) deklaroi me kënaqësi se po shkonte në një vend ku, përveç bukurive natyrore e trashëgimisë historike, do të takohej me një popull, me njerëz myslimanë që jetojnë në paqe dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer midis besimve të ndryshme. Ishte një mesazh kuptimplotë se në Perëndim Shqipëria njihet dhe çmohet si vend me shumicë popullsie myslimane. Ishte dhe një mesazh miqësor i Perëendimit, nëpërmjet Shqipërisë, për gjithë botën myslimane.61)
Me përmendjen e këtij fakti të lumtur mund ta mbyllnim analizën për ligjërimin perëndimor mbi Islamin tek shqiptarët. Por na imponohet të prekim shkurtimisht edhe disa aspekte të tjerë meqenëse për 17 vjet me radhë na është dashur të bëjmë një debat të ashpër me rrymat islamofobe janullatiste, katolikocentriste dhe me atë laike, të frymëzuar e të prirë nga Isamil Kadareja e Zef Mirdita, për denigrimin e Islamit dhe çrrënjosjen e myslimanizmit tek shqiptarët, gjoja për shlyerjen e mëkatit dhe të atij "incidentit historik", të kthimit të paraardhësve tanë në fenë myslimane.
Edhe në Francë, nga ku Kadareja ka leshuar rrufetë e tij kundër myslimanizimit të shqiptarëve, botohet një vepër shkencore prej 700 faqesh me titullin domethënës "Në zanafillë të nacionalizmit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Europë", përgatitur nga Natali Klejer, studiuese e njohur franceze e myslimanizmit tek shqiptarët.62) Aty pasqyrohet mjaft mirë procesi i formimit të kombit shqiptar me shumicë myslimane. Aty del në pah se si edhe tek shqiptarët është rrënjosur me kohë dhe sanksionuar në formulën e Pashko Vasës "feja e shqiptarit është shqiptaria"dukuria që në literaturën perëndimore emërtohet "fe civile". 63)
Klejer thekson se nacionalizmi shqiptar ka lindur dhe është afirmuar në të njëjtin kontekst e në të njëjtën kohë si nacionalizmat ballkanikë në shekullin XIX , veçse në ndryshim nga këta nuk u krijua rreth boshtit fetar, po rreth boshtit të përkatësisë etnike, duke pasur gjuhën si bazë të fortë. 64). Edhe në rastin e shqiptarëve ka ndodhur ajo që përmend Hantingtoni për Europën e shekullit XIX, ku ideologjitë nacionaliste u bënë tejet laike, jo si më herët kur nacionalizmi përcaktohej në bazë të fesë.65) Hantingtoni e vë posaçërisht në dukje se: "në përpjekjet për t’u çliruar nga sundimi osman serbët vinin theksin tek feja e tyre ortodokse, ndërsa shqiptarët myslimanë theksonin përkatësinë e tyre etnike dhe gjuhën e tyre".66)
Klejer e vë në dyshim ekzistencën e një protonacionalizmi shqiptar mbi baza fetare.Një tezë e diskutueshme, por që gjithësesi ua prish humorin islamofobëve shqiptarë që kanë folur për një protonacionalizëm fetar katolik deri në epokën skënderbegiane për të mbështetur pretendimet për rikthim të gjithë shqiptarëve në katolicizëm, deri në flakjen tej të emrave tonë "‘shqiptar" e "Shqipëri", për t’u bërë sërish "arbër" dhe "Arbëri". 67) Ky është caku i fundit ku duan të na çojnë ata që kërkojë zhdukjen e myslimanizmit në emër të rikthimit në "fenë e të parëve". Kështu demyslimanizimi në trojet shqiptare e në shoqërinë shqiptare nënkupton deshqiptarizimin.Në disa mjedise perëndimore kjo bëhet fshehtas nga ata që ushqejnë ambicie të tilla revanshiste, rikonkuistadore të krishtera, por tellallët e tyre midis shqiptarëve herë pas here llapin e nxjerrin të fshehtat.
Të shëmtuara janë edhe provokimet propagandistike se gjoja myslimanizmi dëmin më të madh ua ka sjellë shqiptarëve, pasi jo vetëm i ka armiqësuar me fqinjët ortodoksë e katolikë, por se myslimanizmi paska qenë bërë përçuesi e bartësi kryesor i komunizmit në Shqipëri, shtrati i ngrohtë i llojit më të egër të komunizmit, enverizmit. Myslimanizmi akuzohet se edhe në periudhën paskomuniste po u sjell më shumë fatkeqësi shqiptarëve se ballkanasve dhe europianëve të tjerë, sepse në Shqipëri qenka krijuar një "nacionalizëm islamik" me prirje të forta fondamentaliste, një xhihadizëm i ngarkuar me alkaedizëm e terrorizëm potencial për të rrethuar me "brezin e gjelbër" të Islamit shtetet ortodokse të Ballkanit.Qëllimet provokuese të kësaj propagande të poshtër janë demaksuar shpesh, por ajo nuk ka të ndalur.68)
Janë kundërshtuar edhe teorizimet se feja islame është e papajtueshme me nacionalizmin, apo tezat se nacionalizmi në një vend shumëbesimsh si Shqipëria duhet të qëndrojë sa më larg fesë, të jetë skajshmërisht laik, e mundësisht ateist. Në ligjërimin perëndimor të ditëve tona gjejmë përcaktimet më të sakta për raportet midis fesë e nacionalizmit "Feja dhe nacionalizmi kanë shkuar dorë për dorë në historinë e Perëndimit...Ata vende që janë më fetarë priren për të qenë më nacionalistë...Brenda vendeve individët që janë më fetarë priren gjithashtu për të qenë më nacionalistë". 69)
Përfundimisht duhet thënë se në ligjërimin politik perëndimor në përgjithësi po gjejnë pasqyrim të drejtë roli shumë i rëndësishëm dhe ndihmesa e madhe e Islamit në formësimin e fizionomisë kombëtare të shqiptarëve të sotën, në ruajtjen e identitetit etnik e kombëtar pellazgo-iliro-shqiptar, 70) në krijimin e forcimin e shqiptarisë si "fe civile" 71) e shqiptarëve, të shqiptarizmit si vetëdijësim i përkatësisë etno-kombëtare, të vetë nacionalizmit shqiptar si sendërtim politik të fesë civile dhe të krijimit e ruajtjes së bashkëjetesës, tolerancës e harmonisë së pashëmbullt ndërfetare që njihet e çmohet botërisht si vlerë krejt e veçantë e jetës shpirtërore e shoqërore, kombëtare e shtetërore tek shqiptarët.
Meqenëse problem madhor për shqiptarët është bërë integrimi euro-atlantik duhet të mbajmë parasysh se në ligjërimin evropian theksi vihet gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e lirive të individit për të marrë e lënë fenë që i pëlqen, në detyrimin e shtetit e të poltikës të mos diskriminojë besimet e besimtarët për arsye fetare ose politike. Në studimet e Bashkimit Europian përmenden 3 modele të ndërtimit të marrëdhënieve midis shtetit e fesë. Niveli më i ulët është kur bashkësive fetare u jepet statusi i personit juridik civil të parashikuar për shoqatat,që të mund të kryejnë akte themelore për ekzistencën e tyre, të shesin e të blejnë, të përfitojnë donacione. Në nivelin e dytë organizmat fetarë janë më të favorizuar, marrin dhe ndihmë nga shteti në formën e përjashtimit nga taksat, të lehtësirave të tjera fiskale, ose subvencione për ndërtim faltoresh. Niveli më i lartë është kur bashkësitë fetare gëzojnë bashkëpunimin maksimal të shtetit. Fjala është për kishat kombëtare e shtetërore, për kishën katolike në vendet e Konkordatit dhe kishën ortodokse në Greqi, për të cilat veprohet si në veshjen e bërë me porosi, bëhet ajo që i shkon më së miri për shtat bashkësisë fetare.72)
Në Shqipëri ende nuk kemi një model të vendosur përfundimisht me ligj, ndonëse e kemi të ngutshëm si vend me disa besime. Kushtetuta ka krijuar premisa të rrezikshme me dispozitën që problemi të rregullohet në marrëveshje midis qeverisë me kryesitë e bashkësive fetare, duke i kthyer kështu marrëdhëniet shtet –fe nga marrëdhënie të rëndësishme parimore me implikime serioze kombëtare në marrëdhënie kontraktuale që mund të degjenerojnë lehtë në biznes të korruptuar.Sipas kësaj dispozite Shqipëria perceptohet si një federatë bashkësishë fetare. Nëse ecet në këtë rrugë do të ketë marrëdhëie të diferencuara për njërën apo tjetrën bashkësi dhe kuptohet e dëmtuar do të dalë bashkësia myslimane, e shumicës së popullsisë. Shqipëria do të jetë në të njëtën kohë një vend Konkordati për fenë katolike dhe pazaret do t’i bëjë nga pozita servilizmi ndaj Vatikanit. Do të ketë marrëdhënie nënshtrimi me një Greqi kishtare brenda Shqipërisë, kishën ortodokse shqiptare të uzurpuar nga Janullatosi dhe mëkëmbësit e tij më vonë dhe me shtetin grek që haptazi e shpall veten si mbrojtës i ortodoksisë në Shqipëri vetëm ndaj bashkësisë islame qeveritë shqiptare do të sillen me prepotencë, si deri tani , sepse nuk ka qendër një mbrojtëse ndërkombëtare për të.
Për myslimanët shqiptarë dalin dy probleme të mprehta që me siguri do të krijojë debate dhe ka të ngjarë edhe fërkimi midis tyre:
1- A do të pajtohen me pozitë diskriminuese juridiko-politike në krahasim me bashkësitë e tjera fetare në vend?
2- Si do ta zgjidhin midis tyre çështjen se cilën rrugë do të ndjekin për t’u integruar në Europë: do të pranojë çdo kusht që t’u vihet për reformimin e myslimanizmit në Shqipëri, deri në shpërfytyrim të tij, apo do të këmbngulin që Europa t’i pranojë kështu siç janë dhe të kërkojnë nga vëllezërit e krishterë shqiptarë të mos bashkohen me trysnitë e huaja, por të mbështesin ruajtjen e identitetit e të fizionomisë së Islamit të krijuar gjatë shekujve në Shqipëri?
Përcaktimi rreth këtyre pyetjeve nuk do të jetë i lehtë. Shihen shenja që nëpërmjet ceremonishë pa kuptim e vlera fetare, gjestesh të shpifura për tolerancë të shtirur, simbolizmash e idolesh të reja të përbashkëta fetare, si në modën e veshjeve uniseks, të tërhiqen myslimanët shqiptarë drejt ujërave që i largojnë nga limani shqiptar i botës myslimane.
Zoti i ndihmoftë myslimanët edhe në Shqipëri!
ISLAMI NË LIGJËMIN POLITIK PERËNDIMOR
1) Kliford Longli "Populli i zgjedhur",( Clifford Longley, "Chosen People...", Angli 2002 fq. 148, Xhimi Karter "Vlerat tona të rrezikuara. Kriza morale e Amerikës", (Jimmy Carter, "Our endangered values. America’s moral crisis"), 2005, fq. 16, 30.
2) Malis Ruthven "Islami në botë". (Malise Ruthven "Islam in the Ëorld") Hyrje.
3) Deivid Pauson "Sfida e Islamit për të krishterët" ("The challenge of Islam to Christians", Angli 2003 fq. 32
4) Alexandre Adler "Në takim me Islamin", ("Rendez-vous avec l’Islam") Paris 2005 fq.9
5) Stefen Shvarc "Dy fytyrat e Islamit" Shkodër 2005 fq. xi. Shvarc e quan pa vend idenë e Pol Xhonson se Islami nuk është besim paqësor, sepse qëllimi i tij është t’i nënshtrojë të gjithë, qoftë dhe me forcë.
6) Kliford Longli " Populli i zgjedhur" fq. 78-79
7) Librat e shkrimet për këto probleme janë pa numrim dhe me vlerësime e interpretime nga më të ndryshmit. Këtu rreshtohen disa titujt librash dhe disa mendime që kanë shërbyer për përgatitjen e kësaj kumtese.
Bernar Luis, orientalist britanik i vendosur në SHBA, i njohur si një autoritet i madh shkencor në fushën e studimeve historike e politike per Islamin ( por edhe i cilësuar nga Eduard Said si fyesi më i madh në luftën kulturore kundër Islamit) gjatë disa dhjetëvjeçarësh ka prodhuar libra e shkrime të shumta për historinë e Perandorisë Osmane e të Lindjes së Mesme, midis të cilëve: "Zbulimi i Europës nga myslimanët" (The Muslim Discovery of Europe", GB 1982); "Lindja e Mesme, 2000 vjet nga lindja e Krishterizmit" ("The Middle East...".GB 1996,2001); "Nga Babeli tek dragomanët. Interpretim i Lindjes së Mesme" ("From Babel to Dragomans.." GB 2004); "Çfarë u bë gabim?"("Ëhat ëent Ërong" USA 2002); "Kriza e Islamit. Lufta e shenjtë dhe terrori pa shenjtëri"("The Crisis of Islam. Holy Ëar and Unholy Terror" GB,2003)
Një tjetër autoritet shkencor në këtë fushë në Amerikë, John L.Esposito, ka shkruar librat e vyer "Islami, rruga e drejtë"("Islam the Straight Path" USA1991, 1998, `1999, 2005), "Lufta pa shenjtëri. Terror në emër të Islamit" ("Unholy Ëar, Terror in the name of Islam". USA 2002). Bashkë me studiuesin francezs François Burgat kanë përgatitur një përmbledhje me punime të disa autorëve perëndimorë e lindorë "Modernizimi i Islamit. Feja në sferën publike në Europë dhe në Lindjen e Mesme" ("Modernizing Islam...", UK 2003)
Fransua Byrga në Francë ka shkruar një punim në vështrim të mirëfilltë politologjkik "Ballë për ballë me Islamin politik"(frëngjisht në vitin 1996, anglisht "Face to Face ëith Political Islam" në vitin 2003) që trajton gjendjen në vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Byrga nuk e pëlqen fort termin "ekstremistë islamikë", qorton SHBA se në zonën arabe mbështet diktaturat afatgjata dhe mendon se "islamizmi në fakt është një ringjallje e nacionalizmit të mëparshëm arab" dhe shpreh shpresën se "libri i tij do ta nxjerrë në pah faktin se në realitet qëndrimi i lëvizjeve islamike ndaj modernizmit është i hapur për ndryshim" (hyrja e botimit anglisht).Ai qorton padijeninë e perëndimorëve për Islamin dhe qëndrimet e botës arabe ndaj Perëndimit i cilëson si ekzorcizëm (përpjekje për dëbimin e djallit).
Profesori francez Zhil (Gille) Kepel, që vlerësohet si një autoritet shkencor në Francë, si Espozito në SHBA, një studim të tij e ka titulluar "Xhihadi" dhe mban leksione interesante për Islamin. Në Francë ka pasur githnjë islamologë të shquar
Fred Halliday, irlandez, në "Islami dhe miti i konfrontimit" ("Islam and the Myth of Confrontation", London 1996) shkruan se "Luftrat me botën islame nga shekulli VIII deri në shekullin XVII kanë qenë problemi më i madh i Europës së krishterë... Martin Luteri (themeluesi i protestanizmit dhe antisemit i njohur AB) në vitin 1529 i shihte turqit si realizues të paralajmërimit biblik për ndëshkim hyjnor, siç kishte ndodhur gjatë Përmbytjes (koha e Noes) dhe me Sodomën e Gomorrën" (fq. 178)
Endrju Uitcroft, në librin "Të pabesët, Konflikti midis botës së krishterë dhe botës islame 638-2002" ("Andreë Ëeatcroft "Infidels. The conflict betëeen Christendom and Islam 638-2002" London 2003) ka analizuar ndeshjet më të mëdha të botës Perëndimore të krishterë dhe asaj Lindore myslimane, sidomos në tri vatrat e përleshjeve më të ashpra, në Lindjen e Afërt (Palestinë) gjatë kryqzatave, në gadishuin Iberik gjatë Rikonkuistës e Inkuzicionit dhe në Ballkan në përplasjet me Perandorinë Osmane. Ai mendon se Ballkani ende mbetet zonë e këtij konfrontimi.
Për fazën përfundimtare të Rikonkuistës në gadishullin iberik ka shkruar veprën e tij historiani amerikan Xhejm Reston i riu "Qentë roje të Perëndisë. Kolombi, Inkuizicioni dhe disfata e morëve" ("James Reston Jr. "Dogs of God...", SHBA 2005). Në këtë libër pasqyrohet egësia me te cilën rikonkuistadorët dhe inkuizitorët spanjollë shkatërruan myslimanizmin, përndoqën çifutët në Spanjë dhe shtrinë mizoritë e tyre në Amerikën Latine pas zbulimeve të Kolombit.
Në punimin me shumë peshë shkencore "Beteja për Perëndinë", ("The Battle for God",SHBA 2000), ish murgesha katolike angleze, Karen Armstrong, analizon tre fondamentalizmat fetarë (të krishter, mysliman e judaik), marrërdhëniet e ndërsjella midis këtyre feve dhe kundërshton paragjykimet për Islamin në Perëndim. Vepra e saj nis me fjalët: "Një nga zhvillimet më dridhërues nga mbarimi i shekullit XX ka qenë shfaqja në secilën nga traditat e mëdha fetare të një besimi militant që në gjuhë popullore njihet si "fondamentalizëm". Kjo autore ka shkruar dhe librat shumë të vlefshëm për njohjen e problemeve të Islamit: "Islami një histori e shkurtër" ("Islam, a short History" GB 2000); "Muhamedi. Një jetëshkrim i Profetit" "Muhammad. A biography of the Prophet" GB 1991, 2001); "Një histori e Jeruzalemit" ("A History of Jerusalem" 1996, 2005); "Shndërrimet e mëdha. Bota në kohën e Budës, Sokratit, Konfucit, Jeremiahut" ("The Great transformations", GB 2006); "Në znafillë. Një lexim i ri i "librit të Gjenezës" (" At the Beiging" USA1996)
Studiuesi holandez Robert Van de Ëeyer në librin "Islami dhe Perëndimi. Një rend i ri politik e fetar pas 11 shtatorit" ("Islam and the Ëest.." 2001), vëren: "sa më poshtë të zbresësh në pusin e urrejtjes do të shohësh në ujërat e tijt të turbullta 13 shekuj rivalitet midis Islamit e Krishterizmit, midi botës myslimane dhe botës perëndimore (fq.x). Ai orvatet të gjejë përgjigjet më të mira për pyetjet "Pse na urrejnë ata ne?, (konflikti Islam-Perëndim); "A është i mundshëm respekti i ndërsjellë (harmonia Islam-Perëndim); "Çfarë mund të bëjmë ne politikisht? (politika e paqes) dhe "Çfarë mund të bëjmë ne fetarisht?" (feja e paqes).
Profesori amerikan Zachary Karabell në fillim të veprës së tij "Njerëzit e Librit të Shenjtë. Historia e harruar e Islamit dhe e Perëndimit" (People of the Book..." UK 2007) përmend: "Studentët e mi zakonisht e shihnin Islamin nëpërmjet një prizmi të errët për hordhitë myslimane që kërcënonin e rrënonin Krishterizmin. Edhe në Lindjën e Mesme dhe Afrikën e Veriut kam gjetur një paragjykim të tillë për Perëndimin". (fq.6). Nga këto këndvështrime kanë shkruar edhe autorë të tjerë perëndimorë.
Në vendet perëndimore është krijuar tashmë një kontingjent i madh studiuesish, akademikësh, publicistësh, gazetarësh me origjinë ngë vende myslimane, shumica prej tyre edhe të të besimit mysliman, që janë të pranishëm në ligjërimin për Islamin, krahas të tjerëve. Këta janë të prirjeve të ndryshme. Shumica prej tyre mundohen të qëndrojnë në pozitat e "mesit të artë", qortojnë si gabimet e Krishterizmit perëndimor dhe fanatizmin, prapambetjen e teprimet dogmatike të islamikëve në vendet myslimane. Ata përiqen të gjejnë vlerat e përbashkëta, qëndrimet afruese e të të pajtojnë të kundërtat.
Ka prej tyre që kanë mbajtur qëndrime të forta kritike ndaj Perëndimit si i ndjeri Eduard Said, i krishterë palestinez, mjaft i njohur si profesor në Universitetin amerikan Kolumbia dhe si polemist, formuluesi i tezës mbi "Orientalizmin" (urrejtjen dhe përçmimin racist kolonialist në ligjërimin perëndimor për Islamin e popujt lindorë nga fundi i shekullit XVIII e deri në ditët tona). Libri i Saidit " Orientalizmi" ("Orientalism" 1978... 2003), bën një "autopsi" të imët të ligjërimit negativ perëndimor për Islamin e myslimanët. Ky libër ka shkaktuar edhe kundërveprime të ashpra nga studiues perëndimorë, veçanërisht nga Bernar Luis dhe pas vdekjes së Saidit edhe nga Robert Iruin në Angli me një libër prej 400 faqesh, të titulluar "Nga nepsi për dije .Orientalistët dhe armiqtë e tyre" (" For Lust of Knoëing.The Orientalists and their Ennemis", London2006). Iruin në librin e tij shumë të dokumentuar për studimet orientale në Perëndim paraqet një histori të Islamit, të marrëdhënive me Perëndimin e Krishterizmin, një sintezë librash të shumtë që janë shkruar në Perëndim për këto probleme. "Enciklopedinë e Islamit" në disa vëllime të redaktuar nga Xhon Espozito e quan dokumentin më me rëndësi në historinë e Orientalizmit në shekullin XX" (fq,189). Pikëpamjet e Saidit të shprehura në intervista të shumta janë përmbledhur në librin "Pushteti, politika kultura" ("Poëer, Politics and Culture", GB 2002). Nga pena e Saidit ka dalë edhe punimi më i plotë mbi ligjërimin për Islamin në SHBA "Mbulesa propagandistike e Islamit" ( "Covering Islam" 1981, 1997). Autori praqet vëzhgimet e tij mbi propagandën antimyslimane të bërë në SHBA qysh nga kriza që shkaktoi revolucioni iranian në vitin 1978 deri në krizën e Gjirit Persik 1991. Në ribotimin e këtij libri më 1997 Saidi ka shtuar dhe vlerësimet për ndodhitë e mëvonshme. Librat e Saidit janë një vështrimi i hollësishëm dhe i rreptë kritik për ligjërimin perëndimor negativ për Islamin, sidomos në SHBA. Ai shprehet "Në vend të punës studimore ne shpesh hasim vetëm gazetarë që bëjnë deklarata ekstravagante, të cilat menjëherë kapen nga mediat për dramatizim të mëtejshëm" ("Covering Islam" fq. xvi). Ai përmend se nga viti 1991 një grup i Akademisë Amerikane të Arteve e të Shkencës ka bërë një studim masiv në 5 vëllime mbi "fondamentalizmin", duke u nisur nga ideja se fondamentalizmi identifikohet me islamizmin (fq.xvii). Libri dhe teoria mbi "Orientalizmin" kanë pasur jehonë edhe në ligjërimin shqiptar për myslimanizmin, veçanërisht në studimin origjinal të Enis Sulstarovës "Ikja nga Lindja. Orientalizmi nga Naim Frashëri tek Ismail Kadreja", që ndikohet nga skema studimore e Saidit. "Orientalizmi" është pjesë e polemikës edhe në librin "Përballjet me islamofobinë" (2005)
Amin Saikal, drejtor i Institutit të Studimeve të Lindjes së Mesme në Londër me librin" Islami dhe Perëndimi. Konflikt apo bashkëpunim" ("Islam and the Ëest", UK 2003) dhe gazetari indian, M.J. Akbar me librin "Hija e shpatave. Xhihadi dhe konflikti midis Islamit dhe Krishterizmit" ("The Shade of Sëords...Londër 2002) në qendër të vëmendjes, krahas aspekteve historike, vendosin analizën e shkaqeve të përplasjeve dhe dëshirën për t’i shmangur këto nëpëmjet qëndrimeve të baraspeshuara politike, akademike e teologjike. Tarik Ali, kineast e publicist britanik me prejardhje pakistaneze, i lidhur në rininë e tij me të majtën trockiste, analizat e tij për Islamin në librin "Përplasja e fondamentalizmave" ("The Clash of Fundamentalisms" Uk 2002) i ka paraqitur për kundërpeshë ndaj librit të Hantigtonit "Përpasja e qytetërimeve". Ai argumenton se nuk kemi të bëjmë me përplasje kulturash, por me ndeshje gjeopolitike midis "fundamentalizmit imperialist" perëndimor dhe "fondamnetalizmit islamik" lindor. Pra edhe ky "fondamentalizmin islamik" e percepton si ideologji dhe si sistem politik më shumë se si besim e praktikë fetare.
Autorët myslimanë më të moderuar në Perëndim si pakistanezi Ziaudin Sardar me librin "Në kërkim të etur të Parajsës" ("Desperatly seeking Paradise", London2004); Abdelëahab Mehdeb, tunizian në Paris, me librin "Islami dhe pakënaqësitë e tij" 2003 (në frëngjisht e në përkthimin shqip "Sëmundja e Islamit"); ish-ministri i edukimit në Tunizi Mohamed Charfi me librin "Islami dhe liria. Keqkuptimi historik" ("Islam and Liberty" frëngjisht 1998, anglishst 2005); egjiptiano-amerikani Hasan Hathout me librin "Leximi i mendjes së myslimanit" ( botuar edhe në shqip) nuk kursejnë qortimet për Islamin militant, përpiqen të bindin myslimanët se duhet të ndjekin një Islam të moderuar që t’i afrojë e t’i miqësojë, jo t’i largojë e acarojë me Krishterizmin e Perëndimin dhe njëkohësisht kërkojnë nga perëndimorët një kuptim më të mirë të Islamit e mirëkuptim më të madh për botën myslimane. Sharfi vë në dukje se: "Njerëzit në botën myslimane kanë përshtypjen se islmaofobia ka marrë përmasa shqetësuese në Perëndim"(fq.2). Ziaudin Sardar e quan veten kritik i fortë i Islamit nga brenda dhe ka arritur në përfundimin se "pa reformuar Sheriatin, që tani do të thotë të riformulohet Islami vetë, myslimanët do të kalojnë anash parajsës tokësore"(247) (Ndryshe është shprehur Xhon L.Espozito: "Pjesë përbërëse e dëshirave dhe e kërkesave për islamizim në shumë shoqëri myslimane është thirrja për të vënë në përdorim Sheriatin... historikisht e drejta islamike ka dhënë një paraprojekt për shoqërinë e mirë". "Modernizimi i Islamit...fq.7). Megjithatë edhe Sardar u është kundërpërgjigjur ashpër provokimeve të Selman Ruzhdiut me "Vargjet satanike" se nuk shërbejnë aspak për të përmirësuar Islamin dhe marrëdhëniet me Perëndimin.
Por edhe rryma antimyslimane e lidhur me emrin e Selman Ruzhdiut ka ndjekësit e saj , madje dhe më të pasionuar e më të rreptë se vetë Selmani. Irshad Manji, gazetare kanadeze, bijë emigrantësh myslimanë indiano-ugandezë, bën një propagandë të fuqishme në radiot ku punon dhe me shkrime si libri "Telashet me Islamin. Një alarm për zgjim, për ndershmëri e ndryshim"(" The trouble ëith Islam...". Canada 2003) ku ajo shpreh dyshime të mëdha jo vetëm për praktikimin e Islamit sot, por dhe për vetë burimet e Islamit, Kuranin e Shenjtë, veprimtarinë e mendimet e Profetit. Megjithatë nuk pranon se ka hequr dorë nga Islami, por e shpall veten "myslimane refjuzernike", sipas shembullit të çifutëve sovjetikë kur luftonin për dinjitetin e lirinë e besimit të tyre. Manzhi ka qëmtuar gjithë kritikat që i bëhen Islamit nga gjitha anët, sidomos ato me prejardhje hebreje e izraelite, miraton shumicën prej tyre, rreshton episode të vogla që godasin Islamin, që denigrojnë botën myslimane dhe lartësojnë shumë Israelin e Perëndimin. Ajo thotë "Nuk ma kaliti Kurani besimin në dinjitetin e individit, por mjedisi demokratik ku emigroi familja ime" (fq.14). Ajo shpall se "Kurani është një grumbull kontradiktash", përsërit libra të tjerë të shenjtë dhe...është në luftë me vetveten"ë (fq.47). Porosia e saj është që myslimanët të reformojnë rrënjësisht fenë e tyre, të ndryshojnë praktikat e tyre që të mos mbeten të prapambetur e të turpëruar". Shpreh mirënhjohjen ndaj Perëndimit për çka ka bërë për të e për myslimanët dhe dëshiron që Perëndimi të ndihmojë në reformimin e Islamit. Sipas saj "myslimanët nuk e ndihmojnë veten thjesht duke dënuar islamofashizmin, por ata duhet të refuzojnë edhe islamofetishizmin"(fq.226,235).
Me një tjetër portret të myslimanes perëndimore paraqitet bija e prindërve myslimanë nga Pakistani, të vendosur në Amerikë, juristja amerikane, e shkolluar në shkollë katolike, Asma Gull Hasan në librin "Pse unë jam myslimane?" ( "Ëhy am I a Muslim?", USA 2004). Pyetjes së shtruar në titull ajo i jep përgjgje me titujt e kapitujve: sepse kam lindur myslimane; sepse Islami më jep mundësinë për marrëdhënie të drejpërdrejta me Zotin; sepse Islami ka traditë të pasur mistike, sidomos me sufizmin; Islami më lejon të bëj edhe gabime; Islami është për shumëllojshmërinë; Islami është feja e grave (kurse indianja Manzhi në qëndrimin ndaj grave sheh të këqijat më të mëdha të Islamit). Dhe në fund Esmaja jep argumentin e saj politiko-shoqror: "Sepse Islami më bën amerikane më të mirë (dhe të jesh amerikane bëhesh edhe myslimane më e mirë)". Atyre që e shpallin Islamin armik Esmaja u kujton: "nëse ju mendoni se myslimanët i keni armiq , ka të ngjarë që ata të bëhen të tillë për ju" (fq.xv).
Një qasje shumë intriguese, sipas frymës që mbisundon në ligjërimin perëndimor lidhur me mangësitë e theksuara demokratike, me prapambetjen e hatashme të Islamit e të botës myslimane, e gjejmë në një libër-bisedë të dy psikanalistëve tunizianë të kulturës franceze, "Musulmans contre l"Islam? Reouvrir les portes de l’Ijtihad", (Janë myslimanët kundër Islamit. Të hapen dyert e Izhtihadit), Paris 2006. Gerard Haddad pyet dhe Hechmi Dhaoui përgjigjet për të bërë një zbërthim teologjik, politik, historik e psikanalitik të Islamit e të shoqërisë myslimane në të shkuarën dhe dhe sot. Ata mendojnë se Islami duhet reformuar fund e krye, se është më mirë që myslimanët ta pinë sa më shpejt "ilaçin e hidhur" e të hyjnë në rrugën e shërimit, se të vazhdojnë në gjendjen e zaifët, apo të kërkojnë të kthehen në Islamin e beduinëve të shkretëtirës të kohës së Profetit..
Hisham Xhait në librin e tij "Europa dhe Islami" Paris 1978 (botuar dhe në shqip nga Logos-A në Shkup në vitin 2004) ka trajtuar ndërlidhjet e Islamit e të Krishterizmit nga vizionet mesjetare tek ato moderne, ka analizuar pozitën e intelektualëve të shkencëtarve europianë mbi Islamin, një sërë çështjesh historike, prapambetjen e disa vendeve e shoqërive myslimane. Por ai përmend edhe ndikimet pozitive e ndihmesat e Islamit. Përmend se Islami "e ka zëvendësuar idealin fetar me përmasa më të gjëra, ka bërë shekullarizimn e fesë. Politika është futur në fe dhe ka lënë gjurmët e saj" (fq.79) Ai tërheq dhe vëmendjen se: "Në Perëndim, një një botë prej nga Zoti u dëbua, konflikti ndërmjet kulturës dhe modernizmit ka tjetërsuar njeriun"(226). Në këtë tërheqje të vëmendjes duket ndikimi i tezave të egjiptianit Kutb, një udhëheqës i "vëllerëzve myslimanë" i pushkatuar nga Naseri, nacionalist arab..
Problemet e shumta e të mprehta, politike, shoqërore, fetare, kulturore në marrëdhëniet midis Europës së bashkuar dhe myslimanëve janë trajtuar teorikisht dhe në mënyrë institucionale nën kujdesin e mekanizmave të Bashkimit Europian. Në librin "Pikëtakimet myslimane. Aspekte të sotme të Islamit në Europën e zgjeruar" (Felice Dasetto etj. "Convergences musulmanes.." ) janë përmbeldhur një sërë studimesh të specialistëve të ndryshëm. Shënohen të dhëna për popullsinë myslimane në shtete të veçantë në Europën e Bashkuar. Flitet për organizmin e kultit dhe praktikat fetare myslimane. Me mjaft interes për kushtet e Shqipërisë është studimi i Silvio Ferrarit "Shtetet, feja, Islami" (fq.59-76). Theksohet e drejta e pranuar në kushtetutat respektive për garantimin e lirisë së ushtrimit te fesë me disa kushte dhe kufizime (q.60)., nocioni i lirisë fetare nënkupton përparësinë e ndërgjegjes individuale dhe të drejtën e individit për të marë fenë që do dhe për ta ndërruar fenë (fq.61). Është më rendësi kujtesa se "organizmat konfesionalë fetarë nuk mund të nxirren jashtë ligjit thjesht për faktin se doktrina e tyre ka udhëzime që bien ndesh me normat e shtetit" (fq.62).
Ligjërimi për Islamin është i pranishëm gati në të gjithë librat e shumtë që dalin në Perëndim për terrorizmin, për aksionet e kamikazëve, për fundamentalizmat e ndryshëm, për konfliktin palestinezo-israelit dhe arabo-israelit në Lindjen e Mesme deri në libra propagandistikë ose studime të mirëfillta shkencore për Shqipërinë e shqiptarët.
Në këto ligjërime për Islamin në Shqipëri e tek shqiptarët tërhiqen edhe autorë apo folës nga Shqipëria, siç ishte rasti i leksionit që mbajti në Universitetin Oksford në nëntor 2005 vetë kreu i atëhershëm i shtetit shqiptar Alfred Moisu, i cili zbrazi tërë mllefet e shtrembërimet e grumbulluar e të kultivuar nga islamofobët shqiptarë gjatë 15 viteve. Në tubime ndërkombëtare për problemet shqiptare thirren ose arrijnë të depërtojnë studiues e pseudo-studiues nga Shqipëria që janë të prirur të shpalosin para auditoreve të huaja një islamofobi sharlatane. (shih "Albanian identities" London 1998)
8) Samuel Hantington "Përplasja e qytetërimeve "1993, 1996
9)Hekim Dhaui dhe Zherar Hadad "Janë myslimanët kundër Islamit?, Paris 2006 fq.78
10) Aleksandër Adler, "Në takim me Islamin" fq,57
11) Fred Hollidei qysh në vitin 1996 në librin"Islami dhe miti i konfrontimit..." paralajmëronte se: "Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë duket se rivalitete të tjera do ta zëvendësojnë atë, një prej të cilëve është ai midis Islamit dhe Perëndimit"(fq.2). Xhon Espozito ka shkruar se: "Shekulli XXI do të mbizotërohet nga ndeshja globale e dy feve me rritjen më të shpejtë, Krishterizmit dhe Islamit" ("Lufta pa shenjtëri" fq.x). Sipas Karen Armsrong:"Gjatë Luftës së Ftohtë fondamentalistët e krishterë (në SHBA) e shihnin Bashkimin Sovjetik si Antikrishtin; qysh prej 11 shtatorit ata ka nisur të besojnë se Islami do ta luajë këtë rol. Pikëpamjet e tyre apokaliptike kanë pa dyshin ndikim mbi politikën amerikane në Lindjen e Mesme "("Një histori e Jeruzalemit", ribotim2005 fq, x)
Bernar Luis në "Kriza e Islamit..." ka vënë në dukje se "Bushi e pati të vështirë ta bënte të qartë se lufta ku jemi futur ne është luftë kundër terrorizmit, jo luftë kundër arabëve, as kundër myslimanëve" (fq.xv). Neokonservatori amerikan me shumë ndikim në qarqet politike e pushtetare të vendit, Daniel Pajps në "Islami militant mbërrin në Amerikë"ka theksuar: "Edhe pse jam neutral ndaj Islamit, unë mbaj qëndrim të fortë ndaj Islamit militant... e quaj (këtë) si një fatkeqësi për viktimat e saj që janë popujt e të gjithë rajoneve" (fq.xiii). Pyetjes "A përbën Islami kërcënim për Perëndimin?" Pajps i përgjigjet me dykuptimësi: Islami si i tillë, nuk përbën kërcënim, por Islami militant e kërcënon Perëndimin në shumë drejtime. Edhe pse ky islam ideologjik tërheq vetëm një pjesë të myslimaneve"(fq.3) Predikuesi evangjelist anglez Deivid Pauson Krishterizmin dhe Islamin i trajton si të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje deri në ditën e e kijamtit e të gjykimit të madh. Sipas tij nuk mund të ketë pajtim midis këtyre dy feve. Islami nuk do ta ketë fjalën e fundit. Megjithë përparimin agresiv të Islamit sot edhe në botën Perëndimore, Krishterizmi do ta marrë veten dhe do të jetë fitimtar, sepse ky është vullneti i përcaktuar dhe i shpallur hyjnor. Ky është boshti teologjik e predikues rreth të cilit Pauson, ish prift në njësite ushtarake angleze në Jemen, ka ndërtuar librin ""Sfida e Islamit për të krishterët". Muhamed Sharfi në parathëien e botimit anglisht të librit të tij (2005) thekson se "Brezat e ardhëshëm do ta kujtojnë 11 shtatorin 2001 si ditën e zezë të një tragjedie të pashembullt... se ndërhyrja ushtarake perëndimore në Afganistan ishte kundërpërgjigje e ligjshme, se islamizmi sot përbën problem për gjithë njerëzimin dhe... vendet perëndimore kanë plotësisht të drejtë të mbrohen nga çdo rrezik terrorist...por Perëndimi nuk ka si bën luftë kundër një miliard e gjysmë myslimanëve. Sipas tij më të dëmtuar nga islamizmi janë shoqëritë islame. Detyra parësore është të bëhet dallimi midis Islamit dhe islamizmit"
12) Bernar Luis "Kriza e Islamit" fq.31
13) Eduard Said "Propaganda që mbulon Islamin" fq.22
14) Daniel Pajps "Islami militant mbërriti në Amerikë" fq. 39-44
15-X/9 Këtë mesazh e përcjellin shumë libra e shkrime me gjuhë të tërthortë ose të derejpërdrejtë
16-Samuel P.Hantignton "Kush jemi ne", 2004, fq. 365
17-iv) Karen Armstrong ka theksuar se jetëshkrimin e Profetit Muhamed të shkruar në kohën e fushatës për librin e Ruzhdiut vendosi ta ribonte pas 10 vitesh, më 2001, sepse kishte vënë re se: "Disa nga shkrimtarët intelektualët dhe filozofët më në zë në Britaninë e Madhe e përshkruanin Islamin në një mënyrë që tregonte padijeni të habitshme, ose një mospërfillje të tmerrshme ndaj të vërtetës ". Ajo shton më tej: "Në Perëndim ne kurrë nuk kemi qenë të aftë të merremi me Islamin; idetë tona për këtë besim kanë qenë të papërpunuara dhe arrogante, por tani ne kemi marrë vesh se nuk mund të qëndrojmë në një pozitë të tillë padijenie dhe paragjykimi" (fq.15).
18- Reza Aslan "Zoti është një dy nuk bëhet" fq.79
19 iv/1) Karen Armstrong "Muhamedi. Një jetëshkrim i Profetit", 1991,21001; "Në zanafillë. Një lexim i ri i Librit të Gjenezës" 1996, "Një histori e Jeruzalemit. Një qytet, tri besime " 1996; "Islami një histori e shkurtër" 2000; "Beteja për Perëndinë" 2000; "Shndërrimi i madh. Bota në kohën e Budës, Sokratit, Konfucit dhe Jeremiahut" 2006 dhe shkrime publicistike.
20-iv/2) Karen Armstrong "Mohamedi një jetëshkrim i profetit" ribotim 2001 fq.12.
21-v/3) Në jetëshkrimin e Muhamedit, kapitulli "Muhamedi armik" (fq. 21-44) Armstrong rrëfen se jetëshkrimi negativ ishte përgatitur në manastirin katolik në Leire afër Pamplonës ne veri të Spanjës, ku të krishterët dridheshin përballë fuqisë së fqinjëve në kalifatin mysliman. Në vitin 850 në Kordova personi me emrin Perfektus shkoi i pari në martirizim. Pastaj të tjerë. Mbrojtësit e lëvizjes së të martirizuarve Euloxhio dhe Pol Alvaro i shpallën këta "ushtria e Zotit", (shekuj më vonë për Urdhërin Dominikan do të përdorej dhe shprehja "Qentë-roje të Zotit" dhe më 1928 po në Spanjë do të krijohej mekanizmi i ri i Kishës katolike "Opus Dei", (Puna ose Vepra e Zotit). Euloxhio dhe Pol Alvaro përhapnin libra të poetëve romakë Virgjili e Juvenali që të nxisnin ringjalljen e ndërgjegjes latine midis spanjollëve dhe shpërndanin edhe jetëshkrimin negativ për Profetin e myslimanëve. Ata mbështeteshin në Testamentin e ri për të paraqitur ngritjen e Islamit si përgatitje për ardhjen e Antikrishtit dhe i referoheshin Revelatës, ku përmendet Bisha me numrin misterioz 666 që del nga ferri, ulet në fron në Jeruzalem për të thënë se pikërisht kjo kishte ndodhur me pushtimin Jeruzalemit në vitin 668 nga myslimanët, me ndërtimi e dy xhamive në Malin e Tempullit dhe me sundimin mysliman. Madje kishin falsifikuar edhe datën e vdekjes së Profetit, duke e shtyrë 38 vjet në kohë që të afrohej me shifrën 666. ...Pikëpamjet apokaliptike të të martirizuarve të Kordovas vazhduan edhe në periudhën e kryqzatave... Mbi këto shkrime edhe pas 250 vjetësh në Europë për Profetin e myslimanëve u përdor termi "Mahund’ si fyes (këtë term ka përdorur edhe Selman Ruzhdiu kur i referohet Profetit në "Vargjet katanike" në fund të shekulit XX... Papa Klementi V (1305-14) deklaroi më 1301 se prania e Islamit në tokën e krishterë ishte fyerje për Perëndinë. Mbreti i Francës, Karli Anzhu zhduku myslimanin e fundit në Siçili pas pushtimit norman. Më 1492 u plotësua Rikonkuista katolike në Spanjë pas rënies së Granadës dhe terrori i Inkuizicionit u shtri në Amerikën Latine pas zbulimeve të Kolombit. Një misionar katolik në shekullin XVII myslimanët i shihte si "protestantë muhamedanë". Ndërsa një shkrimtar evangjelsit në shekullin e XVIII myslimanët i cilësonte si "katolikë muhamedanë". Vetëm në epokën e Rilindjes njerëzit filluan të tregonin njëfarë objektiviteti në trajtimin e Islamit.. Më 1687 u botua libri "Biblioteka orientale", një lloj encikloepdie e Islamit, mbështetur në burime perse, arabe e turke nga një autor francez, Herbelo. Ky libër u bë burimi kryesor i studimeve islamike në Europë deri në shekullin XIX. Në vitin 1734 doli përkthimi i shquar i Kuranit në anglisht nga Xhorxh Seill. Mendimtari francez Volter më 1751 e mbronte Muhamedin si lider politik, themelues i një feje racionale, më liberales (BernarLuis në kohën tonë në "Kriza e Islamit" fq.30 shkruan se Profeti ishte jo vetëm mësues, sikurse themeluesit e feve të tjera, por ai ishte edhe sundues e ushtarak). Në vitin 1774 hollandezi Jason Reicke shihte hyjnoren në jetën e Muhamedit dhe shpalljen e Islamit. Por më 1708 studiuesi Simon Okli në Angli ripërtëriu fyerjet e kohës së të martirizuarve të Spanjës kundër Islamit e Profetit. Pas revolucionit francez Islami në ligjërim u bë sërish e kundërta e "NE". Në fund të shekullit XVII me ekspeditën e Napoleonit në Egjipt erdhi periudha e kolonizimit të vendeve myslimane dhe e studimeve orientaliste, duke nisur me racistin antiarab Ernest Reanan . U rigjallën idealet e kryqëzatave. Kur gjenerali anglez Alenbai mbërriti të Jeruzalem më 1917 shpalli se u krye puna e kryqzatavet. Kur një gjeneral francez mbërriti para varrit të Saladinit në Damask po në atë kohë tha:" Ne u rikthyem Saladin".
22-iv/4)Armstrong vëren se: "Në SHBA e Djathta e Krishterë e ka ashpërsuar gjithashtu qëndrimin e saj. Ata prej kohësh kanë besuar se beteja përfundimtare, Armagedoni, do të zhvillohet jashtë qytetit (Jeruzalemit) dhe çifutët duhet të jenë të pranishëm në Tokën e Shenjtë me qëllim që të plotësohen profecitë e vjetra (ndonëse gjithë çifutët që nuk janë pagëzuar do të masakrohen nga Antikrishti). Edhe libri i evangjelistit anglez Deivid Pauson këtij argumentimi i përmabhet. Pauson ngulmon se gjithë predikimet e mësimet që jep i bazon në tekste të shenjtë dhe se "në analizë të fundit Islami është fe e rreme dhe nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë kur të rikthehet Krishti". Shkruesi i parathënies së librit të Pausonit, këshilltar për evangjelizmin në Arqipeshkvinë e Kanterbërit, vë në dukje se: "Ndërsa myslimanët besojnë se Jezusi do të kthehet për ta treguar veten si mysliman i përkushtuar për ta rikthyer racën njerëzore në Islam, të krishterët besojnë se Jezusi do të rikthehet të shpëtojë Israelin, si një të tërë, të mundë Antikrishtin, të largojë Djallin nga toka dhe të mbretërojë 1000 vjet deri Ditën e gjykimit kur do të lindë një univers i ri me njerëz të rinj". Libri prej 400 faqesh i Deive Hant "Dita e gjykimit. Islami, Israeli dhe kombet" SHBA 2006 " (Judgment Day, Islam, Israel and the Nations) u drejtohet "të gjithë atyre që duan të vërtetën dhe lirinë nën urdhërat e Zotit për t’u ushqyer shpresën se bota (ajo myslimane dhe jo myslimane) do të shpëtojë nga tirania e Islamit". Po kështu në librin tjetër prej 400 faqesh të autorit anglez Stefen Beits "Vendi i vetë Zotit. Rrëfenja nga Brezi Biblik" (God’s oën country.Tales from thë Bible Belt, 2007), trajtohet problemi se "Krishterimit të djathtë evangjelist i ka ardhur në shteg të mbizotërojë vitet e fundit jetën politike në SHBA, duke ndarë vendin dhe ndezur betejën e madhe kulturore e morale nga përfundimi i së cilës do të varet fizionomia që do të marrë superfuqia e vetme e botës në shekullin XXI". Në vitin2007 është botuar Libri i trashë i gazetares Viktoria Clark "Të gjithë për Armagedonin. Ngritja e sionizmit të krishterë" (All for Armagedon. The rise af christian Zionism, 2007) ku analizohet se si miliona amerikanë besojnë se Zoti u kërkon atyre t’i japin mbështetje pa kushte Israelit, i cili do të kalojë një periudhë 7-vjeçare vuajtjesh, e cila pastaj do të mbyllet me ardhjen e dytë të Krishtit dhe betejën e Armagedonit. Këto lloj librash bëjnë dhe më shumë përshtypje kur i lexon në dritën e mendimeve të Xhimi Karterit se: "Besime teologjike ngushtësisht të përcaktuar janë pranuar si rend i rreptë dite nga një parti politike... Disa nga udhëheqësit fetarë kanë qenë në vijën e parë të frontit për të na çuar në luftën e Irakut"("Vlerat tona në rrezik", 2005 fq. 7,114). Ideja se teologjia ndikon shumë në politikën shtetërore amerikane është objekt shtjellimi në 400 faqet e librit të Kevin Philips "Teokracia amerikane" (American Theocracy 2006).
Me një frymë shumë kritike ka shkruar autori Chris Hedges në librin e tij "Fashistët amerikanë. E Djathta e krishterë dhe lufta kundër Amerikës", (American fascists.The Christian Right and the ëar on America" GB 2007). Ky autor trajton dukurinë e "dominionizmit" se ka tipare fashiste dhe mbështillet me xhyben e fesë së krishterë dhe të patriotizmit amerikan dhe është e lindur nga teologjia e quajtur ristrukturizmi i krishterë, me burim nga kalvinizmi radikal, që synon të politizojë besimin e të krijiojë "racën e zotërinjve", në këtë rast të krishterëve amerikanë" (fq.10-11). Sipas kësaj teologjie "Vdekjet e Muhamedit e të Budës të krahasuara me ringjalljen e Krishtit janë provë se Islami dhe Budizmi janë besime të rreme. Kjo lëvizje që punon bashkë me katolikët e djathtë, në rrethin e vet vjell vrer edhe kundër fesë katolike"(fq,154). Hexhes (Hedges) përdor edhe termin "kristofashizëm". Si kundërpeshë e librave të tillë kritikë për të Djathtën e krishterë amerikane është shkruar libri i Deivid Gelertner "Amerikanizmi. Feja e katërt e madhe perëndimore" (Americanism. The fourth great ëestern religion, 2007), ku theksohet se "Amerika nuk është republikë laike, por republikë biblike dhe amerikanizmi një fe biblike". "Fenë biblike" amerikane e shpall si vazhdimësi të "puritanizmit evropian" që mbërriti në Amerikë me kolonët e parë, që shkuan qëllimisht atje për të realizuar "porosinë biblike" të krijimit " të Qytetit të ndritur në majën e malit" dhe themeluan kështu atë që Gelertner e emërton "sionizmi amerikan", me një fjalë kthimi i njerzimit në fenë e vërtetë. Gelertner në politikë duket sionist israelit i përgjëruar dhe këtë përpiqet ta mbështesë në teologjinë e "sionizmit amerikan", si vazhdues i puritanizmit evropian. Ai ka theksuar në libër se "Amerika dhe Israeli janë të lidhur sëbashku me më shumë fije se politika dhe ndjenjat. Secili ngjan me tjetrin më shumë se me çdo komb mbi tokë. Secili shtet u krijua nga europianë të përndjekur që erdhën në një tokë të populluar rrallë të kapur pas Biblave të tyre, të gatshëm për ta bërë terrenin e egër të lulëzojë dhe të ndërtojnë qytetin e ndritur mbi mal..." (fq.192) Sipas Gelertnerit: "Islami radikal është feja e vdekjes, feja që haptas ndjen gëzim kur masakrohen të pafetë, thjesht për kënaqësi... Ndryshe nga Islami radikal Krishterizmi radikal i njohur si Puritanizëm, ka këmbëngulur, sipas fjalëve të Biblës, për të zgjedhur jetën. Edhe amerikanizmi kështu bën" (fq.208)
23-v/a- Në Perëndim janë përgatitur e botuar vepra madhore për të shpjeguar Islamin si "Enciklopedia islame" nga Xhon Espozito në katër vëllime, "Enciklopedia islamike e Oksofrdit" në dy vëllime, deri doracakë shumë të vlefshëm në formën e librit të xhepi si "Historia e Islamit" (2003) nga Xhastin Uintll, "Modernizimi i Islamit. Feja në sferën publike në Europë dhe nëLindjen e Mesme", Angli 2003, përmbledhja studimesh nga shumë autorë . Botohen libra teologjikë si "Kurani, një jetëshkrim"(2006) nga Brjus Lorenc. "Të zgjedhësh, Islami dhe Krishterizmi" nga Ahmed Dedat (Afika e Jugut,1993). Ka edhe shumë libra të mëhershëm si "Eskatologjia myslimane në Komedinë Hyjnore", shkruar nga autori spanjoll Migel Asin Palacios, botuar në Spanjë në vitin 1919 dhe në shqip në Shkodër nga "Averroes" në vitin 2003. Ka libra më të vjetër që ngjallin kureshtje edhe sot, si libri "Rruga e priftit në Islam", shkruar në shekullin e XV nga ish prifti spanjoll Anselm Tormedi, që përqafoi Islamin në vitin 1420 me emrin Abdullah et-Terxhuman. Me këtë emër mysliman njihet ai si autor i këtij libri, që është përkthyer e botuar edhe në gjuhën shqipe në Sanxhak, në vitin 2006.
24- Në "Financial Times Magazine" 28/29 Prill 2007 Karen Armstrong në shkrimin "Baraspeshimi për Profetin" (Balancing the Prophet) ka bërë paraqitjen e katër librave të rinj nga autorë të ndryshëm: Robert Spencer, një hero i të djathtës amerikane, "The truth about Muhammad. Founder of the Ëorld’s most intolerant Religion" (Muhamedi themeluesi i fesë më intolerante të botës); Eliot Ëienberger "Muhammad", një antologji ku krahas shkrimeve me vlerë ka dhe anekdota të palezetshme e thashetheme të pahijshme; Barnaby Rogerson, (autor i një biografie të mëparshme të Profetit) kësaj here ka ardhur me librin "The Heirs of Prophet and the roots of Sunni-Shia schism" (Trashëgimtarët e Muhamedit dhe rrënjët e përçarjes midis sunitëve e shitëve) që sipas Armstrongun është një libër shumë i pëlqyer dhe Tarik Ramadan "The Messanger" (I dërguari). Ky libër merr gjithashtu lavdërimet e Armstrogut. Karen edhe një herë kujton se qysh nga koha e kryqzatave ka njerëz në Perëndim që vazhdojnë ta shohin Profetin si një figurë të ligësisë. Kjo ra në sy edhe në fillim të vitit 2006 kur në disa vende të Europës Perëndimore shpëtheu një fushatë e kotë denigruese me karikatura për Profetin, që për më tepër u mor me cinizëm në mbrotje politike si "shprehje e lirisë së mendimit e të shtypit", çka çoi në shpërthime të dhunshme zemërimi, të nxitura edhe për spekulime politike në disa vende myslimane. Ndonëse në shtypin shqiptar karikaturat nuk u botuan, çështje u bë lajmesh e komentesh tendencioze në shuam programe televizive dhe shkrime gazetash. U botuan edhe shkrime të huazuara nga ligjërimi perëndimor: gazeta "Metropol" më 13.2.2006 botoi shkrimin e Ahmed Rashidit "Nuk është çështje e lirisë së shprehjes"; gazeta "Standard" e datës 11.2.2006 botoi shkrimin e Fetullah Gylen "Karikaturat dhe stili mysliman. Përgjigja e dhunshme na nxjerr jashtë besimit"; gazeta "Ekspres" më 9,2. 2006 botoi shkrimin e Fransua Byrga "Karikaturat e Muhamedit, manipulim i dyanshëm".
Në Europë metoda e trajtimit grafik të ndeshjeve të Krishterizmit me Islamin paska histori të hershme. Endrju Uitkroft në librin e tij ka përshklruar rastin e vitit 1335 kur në Avinjon prifti katolik Opisinius de Canistri, pas një sëmundje pësoi traumë psihike dhe filloi të bënte grafika për ngatërresat fetare rreth "Detit të mëkatit" (pellgut të Mesdheut) me tri figura: një grua, një burrë dhe Djalli. Bregun afrikan (mysliman) e paraqiste si grua, bregun europian (të krishterë) si burrë dhe në Lindjen e Afërt vendoste figurën e Djallit. Ngushtica e Gibraltarit përfaqësonte pikën më shprehëse kur gruaja joshte burrin në mëkat. Këto grafika shprehinn zemërimin që myslimanët arritën "të degjeneronin" kryqzatarët, sidomos të lindurit prej tyre në Lindjen e afert dhe këta nuk po kryenin misonin e krishterë për të cilin kishin shkuar deri atje..
25- Ka pasur mjaft studiues seriozë perëndimore gjatë shekujve që e kanë vështruar e shpjeguar Islamin me objektivitet dhe kanë nxjerrë në pah vlerat e gjithanëshme të Islamit jo vetëm si besim, por si qytetërim e kulturë më vete, si dhe ndikimet pozitive që ka pasur Islami në zhvillimin shoqëror e shpirtëror në botën e krishterë në shumë fusha.
Një analizë domethënëse në këtë drejtim është vepra e Migel Asin Palacios "Eskatologjia myslimane në Komedinë Hynore" ku ai polemizon me ithtarët e Dante Aligerit dhe mbron pikëpamjen se në krijimtarinë letrare të këtij poeti të madh të Krishterizmit, që njihet edhe si një antimysliman, ka ushtruar ndikimin e vet edhe literatura e arabe myslimane. Një autor francez me prejardhje algjeriane tani paska bërë një studim për të provuar se edhe erotika arabo-myslimane e dikurshme paska ushtruar ndikimin e saj në Perendim". Publicisti shqiptar Luan Rama, që jeton në Paris, ka shkruar në revistën"Klan" më 28 Dhjetor 2007 për mendimet e antropologut e psikanalistit algjerian Malek Shebel se "në origjinën e tij Islami ishte një fe sensuale që u rekomandonte besimtarëve që ta jetonin jetën e tyre tokësore". Fred Hollidei shkruan se "Islami sot shoqërizohet me varfërinë dhe mohimin e materiales, por për shumë kohë shihej si feja e hedonizmit, sensitivitetit dhe kënaqësisë mashkullore, siç paraqitej në imazhet e haremeve e të sarajeve" ("Islami dhe miti i konfrontimit" fq.179).
26-v/ç) Bernar Luis "Kriza e Islamit" botim anglisht 2003 fq.3, 4, 10.
27-v/d) Daniel Pajps "Islami militant mbërrin në Amerikë, 2003 fq. XIV, 7, 10.
Në Shkodër në vitin 2005 është botuar në gjuhën shqipe libri "Dy fyyrat e Islamit. Fondamentalizmi saudit dhe roli i tij në terrorizëm", shkruar nga një hebre amerikan i kthyer në mysliman, Stefen Shvarc, i cili ka bërë faktikisht një pretencë kundër rrymës së vahabizmit dhe rolit që luan Arabia Saudite në përhapjen e kësaj rryme. Këshilla e tij për shqiptarët edhe nga ekrani i televizionit "Top Channel" në Tiranë ka qenë se duhet pranuar vetëm një "Islam i mirë" dhe flakur tutje ai "Islam i keq"i vahabizmit saudit. Në gazetat e mediat e Tiranës demaskimi i vahabizmit, sipas qëndrimeve që mbahen në ligjërimin perëndimor, është lëngatë kronike.
28) Kjo temë është mbizotëruese në bisedat për Islamin midis dy psikanalistëve tunizianë, Hetim Dhaui dhe Zherar Hadad, e paraqitur në librin "Janë myslimanët kundër Islamit. Të hapet porta e Izhtihadit?", Paris 2006.
29) Në bisedat me Hadadin psikanalisti Dhaui e përmend se Bin Ladeni është bir i një arabi jemenit nga Hadramauti, zonë e njohur si vendbanim brez pas brezi i njerëzve të shkretëtirës.
30-vi) Në librat perëndimorë bie shpejt në sy prirja për të dhënë këshilla e bërë sugjerime, sipa interesave të Perëndimit, në vendet myslimane. Aleksandër Adler nuk fsheh kënaëqsinë nga shpresat që i janë ngjallur se "Erdoani në Turqi dhe vëllezërit Khatami në Iran po i braktisin pak nga pak radhët e islamizmit për të gjetur zgjidhje më të mira.` Ata janë të mirëseradhur" (fq.50) Ai ka shprehur shpesën që në këtë drejtim do të ndikonin edhe qëndrimet e ish presidentit të Iranit, Rafsanxhani. (fq. 69). Për rastin e Pakistanit kishte shpresa se "shiitët e laikët e qendrës së majtë të vendosur për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin do t’i kthenin krahët Arabisë Saudite që mbetet mbështetësja e fuqishme e forcave të armatosura ( të Pakistanit) fq,71. Për Adlerin: "Ndërthurja e perëndimorizmit turk dhe e mesianizmit pers përcakton në fakt një zgjidhje origjinale të demokracisë myslimane dhe të respektimit të autonomisë së sferës shpirtërore" (fq, 75). Por i është dashur të pohojë se "fitorja e papritur e Ahmadinexhadit në Teheran vetëm se mund të ndërlikojë një gjendje plot paradokse dhe të dëmtojë realpolitikën që kishte bërë Rafsanxhani.(fq.103). Del qartë që Adleri pret që diçka të noddhë që të realizohen shpresat që Irani e Turani të jenë, si dikur, qendrat tërheqëse në botën myslimane e të shpëtojnë sëbashku nga konservatorizmi arab. Në rastin e Tuqisë Adler kënaqet me lidhjen që ka pasur Perandoria Osmane me çifutët dhe marrëdhëniet e mira të Turqisë sot me Israelin. Libri i Adlerit është nga më tipikët që analizën e problemeve myslimane e vendos në fokusin e ballafaqimit të Israelit me arabët. Daniel Pajps ka qëndrim të ndryshëm nga Adleri përsa i përket Iranit, sepse Islamin iranian e quan militarist.. kurse për Turqinë i sugjeron Perëndimit të mos ia vejë shumë re shkeljen e të drejtave të njeriut" ( vepra cituar fq. 38).
Në revistën e njohur amerikane "Foreign Affairs" (numri nëntor-dhjetor 2007) është botuar shkrimi i profesorit amerikan Ymer Taspinar "Revolta e turqve të vjetër" ku theksohet: "Të jemi të sinqertë se alarmi për islamizmin do të vazhdojë të mbisundojë edhe për njëfarë kohe në ligjërimin për laicizmin nëTurqi dhe në ligjërimin në disa mjedise perëndimore... E parë për një kohë të gjatë si kërcënim fetar e ushtarak Perandoria Osmane luajti rol thelbësor në konsolidimin identitetit të krishterë të Europës"(fq,116). Ai çmon se: "Laikët dhe ushtarakët turq kanë sigurisht të drejtë të jenë vigjilentë lidhur me islamizmin...", por u bën thirrje gjeneralëve të tregojnë vetëpërmbajtje"(fq, 126), meqenëse "këmbëngulja e Uashingtonit (në idenë) që shfaqja e një forme të moderuar të Islamit në Turqi mund të jetë një model për Lindjen e Mesme tingëllon si muzikë në veshët e AKP (partisë së Erdoanit ), por si fyerje për laikët kemalistë" (fq.128). Më 19 janar 2008 në gazetën e Tiranës "Standard" është botuar intervista e Sherif Mardin "Eksepsionalizmi turk", ku gjithashtu vihet në dukje se ndarja e fesë nga shteti kishte filluar qysh në Perandorinë Osmane. Është përsëri Samuel P. Hantington që, në frymën e veprës së tij "Përplasja e qytetërimeve", i ka hyrë më thellë analizës për pozitën që duhet të ketë e rrugën që duhet të marrë Turqia në gjeopolitikën midis Europës së krishterë e myslimanizmit në Lindje të saj. Në maj të vitit 2005 ai ka mbajtur në Stamboll leksionin "Çfarë roli duhet të ketë Turqia në politikën globale" ku shqyrton tri mundësitë që i paraqiten këtij vendi: 1- t’i përkushtohet hyrjes në BE, siç kanë ngulur këmbë deri tani qeveritë dhe elita turke; 2- të përpiqet të bëhet një qendër e botës myslimane, e cila e ndjen shumë nevojën për një shtet udhëheqës; 3- të mendojë më tepër për nacionalizmin turk dhe të ndërtojë marrërdhënie në dobi të këtij nacionalizmi, sipas parimeve të realpolitikës. Hantingtoni mendon se Turqia nuk do të jetë aq e mirëpritur në Europë e nuk do të përfitojë ndonjë gjë të madhe prej integrimit në të. Për shkak të trashëgimisë së Ataturkut e të mërive të vjetra e të reja me fqinjët myslimanë nuk e ka të lehtë të dalë si qendër e botës myslimane, (një kalifati të ri), ndonëse ka kushtet më të përshtatshme për këtë. Rekomandon që Turqia t’i përkushtohet një realpolitike nacionaliste në aleancë të ngushtë me Amerikën dhe me Israelin në rajonin e Lindjes së Mesme. E qartë, secili bën petulla për vete.
31-vii)Malise Ruthven " Islami në botë" fq.387.
32-vii/1) Karen Armstrong "Muhamedi..." fq. 40
vii/2) Deivid Pauson fq. 165
33- Karen Armstrong "Muhamedi..." fq. 109
34-P2) Daniel Pajps, vepra e cituar fq.98, 127, po aty fq, 269-272
35) Sem Harris "Fundi i besimit" fq.109
36) Daniel Pajps,vepra e cituar fq. 272
37) Pas botimit të librit të skifterit amerikan në ligjërimin për Islamin, Norman Podorec, me titull "Beteja e gjatë kundër islamofashizmit", janë mobilizuar një sërë analistësh për të mbështetur idetë që përmban libri. Gazeta e Tiranës "55", zëdhënësja më e zellshme e islamofobisë perëndimore me frymëzim katolikocentrist e sionist në Shqipëri, ka botuar gjatë dhjetëditshit të fundit të muajit nëntor të vitit 2007 një nunmër kumtesash nga këta mbështetës të Porodecit. Midis tyre janë edhe emrat e Fuad Azhamit, një tjetër Brernar Luis në ligjërimin perëndimor për Islamin, i ish-ambasadorit amerikan në OKB, Xhon Bolton, i ish-drejtorit të CIA-s, Xhejms Uollsi etj. Në këto kumtesa theksohen idetë se: "SHBA po vepron arsyeshëm, por bota po e harron 11 shtatorin"; "mposhtja botërore e islamofashizmit është veprim qytetar"; "u vonuam shumë në përgatitjen e doktrinës ushtarake kundër terrorizmit"; "demokracia në Irak është mallkim për islamikët"; "lufta në Irak është faza fillestare konfliktit global, një teatër i parë luftarak për luftën e përgjithëshme". Pra, në ligjërimin mbi Islamin ka marrë revan të ri një rrymë me natyrë e synime të theksuara militariste e luftënxitëse. Edhe më herët janë shprehur ide si këto. Arni Rozental ka shkruar "lufta në Irak pasojë e përplasjes së pashmangëshme me islamofashizmin" ( gazeta "55" 9 mars 2007).
38-P/4) Riçard L. Belts "Një mbrojtje e disiplinuar", në "Foreign Affairs", nëntor –dhjetor 2007 fq.74.
39) Sem Harris vepra cituar fq. 151
40- P5) Filip H. Gordon " Të fitosh luftën e drejtë . Rruga drejt sigurisë për Amerikën dhe botën", në "Foreign Affairs" nëntor-dhejtor 2007 fq. 53.
41-P/6 Filip H. Gordon shkrimi i përmendur në "FA" fq. 55.
42- P/7) Këtë ide e kemi shfaqur qysh në vitin 2001 në polemikën me librat politikë e shkrimet publicistikë antimyslimanë të Oriana Falaçitt, (ku spikat dhe romani me 800 faqe "Inshallah", botuar nga Rizzoli Libri S.P.A. Milano, në vitin1990 dhe që kishte marrë shkas nga atentatet kundër ushtarakëve amerikanë e francezë në Beirut gjatë luftës civile në Liban). Për polemikat me Falaçin ka disa shkrime në gazetën "Rimëkëmbja" dhe është botuar në vitin 2002 libri "Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit". Këto shrime nuk synonin të demaskonin Falaçin në botë, se atë po e demaskonin fuqishëm në Itali e kudo, por për të mos lënë opinionin publik shqiptar nën efektet e narkozës falaçiane antimyslimane që i jepnin falaçistët e Tiranës. Përkthyesi i librit të Falaçit "Mllef e krenari", që vazhdon të jetë drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërsië shkruante se: "duhej puthur ajo dorë që kishte shkruar atë libër". Pra duhej puthuar dora që kishte shkruar ndyrë e më ndyrë kundër myslimanëve në botë dhe popullin shqiptar e vinte në krye të listës së "popujve të ndyrë myslimanë" që ndotnin Firencen e saj. Gazeta "55" e ka vazhduar zellin falaçian. Një bashkëpunëtor i saj përktheu një libër tjetër të italianes antimyslimane dhe i thuri lavde asaj në shkrimin me titull "Falaçi luftëtarja numër një kundër terrorizmit"( "55", 6.IX. 2005). Në të dy rastet përkthyesit janë të besimit ortodoks.
43- P/7) Këtë pikëpamje ka shprehur Medëlin Ollbraj në librim "I Fuqishmi dhe i Gjithëfuqishmi" .
44-A)Frensis Fukujama në librin "Pas neokonsave. Amerika në udhëkryq" 2006, është përppjekur të marrë distancë nga neokonservatorët dhe madje të shtjellojë pikëpamjen se ata janë përgjegjës që e futën Amerikën në luftën në Irak, ku edhe ngeci strategija e mposhtjes së Al Kaedas dhe terrorizmit islamik sipas skemave të luftës së koalicionit antifashist gjatë LDB. Sipas tij "suksesi i teknologjisë ushtarake amerikane në vitet 1990 krijoi iluzionin se ndërhyrjet ushtarake do të ishin po aq të pastra e me kosto të ulët sa në Gjirin Persik (1991) dhe në Kosovë (1999)" (fq. 36)
45-A/1) A Baleta. "Përballjet me islamofobinë", Tiranë 2006 kapitulli VII
46-A/2) Për Al Kaedan bëhet fjalë në çdo tekst që trajton problemet e fondamentalizmit islamik e të terrorizmit në përgjithësi. Janë përgatitur edhe studime të veçanta si : "Lufta e shenjtë. Brenda botës së fshehtë të Osama bin Laden", (Holy Ëar. Inside of the secret Ëar of Osama bin Laden, (2001) nga specialisti për studimin e terrorizmit Piter L.Bergen, i cili bin Ladenin e cilëson si njeri që vepron për politikë, jo për hir të fesë; "Al Kaeda. Historia e vërtetë e Islamit radikal" ("Al Qaeda. The true story of radical Islam,2004) nga Jason Burke që nuk shfaq prirje për demonizim; "Pse po funksionon terrorizmi.Të kuptojmë kërcënimin e t’i përgjigjemi sfidës" (2002) nga Alen M. Dershouic; "Talebanët. Historia e krerëve të luftës në Afganistan" (Taliban .The story of Afghan Ëarlords 2001) nga Ahmed Rashid etj.
47-A/3) Medëlin Ollbrajt në "I fuqishmi dhe i Gjithëfuqishmi" 2006 fq.187 ka shkruar: "Iraku mund të rezultojë një poligon stërvitor për terroristët më efikas se Afganistani në vitet 1980, sepse Iraku po shërben si laborator i vërtetë për luftrat brenda në qytete"
48-A/4) Zhil Kepel "Xhihad", (Gille Kepel,"Jihad" Paris 2000,2003, 2006), përkthyer në 11 gjuhë dhe që trajton ecurinë e lëvizjes islamiste nga vitet 1970 e deri sot, pikën e saj kulmore me revolucionin iranian, Xhihadin në Afganistan dhe copëzimin e saj e prirjet antagoniste brenda saj; Benjamin R. Barber "Xhihadi kundër botës së globalizmit. Sfida e terrorizmit ndaj demokracisë" ("Jihad vs. MacËorld" Angli 2003); Ahmed Rashid "Xhihad. Ngjitja e Islamit militant në Azinë qendrore", ("Jihad. The rise of militant Islam in Central Asia", USA 2003 etj.
49-A/5) Kësaj analize i përmbahet Daniel Pajps
50-A/6) Frensis Fukujma "Neokonsat" fq. 72-73.
51- Karen Aermstrong, "Muhamedi..." fq. 21
52-A/7) Prof. Francez Zhil Kepel shprehet se :" Lufta në zemër të Islamit nuk është një subjekt historik, por i përditshmërisë së sotme, sepse nuk mund të hapësh një gazetë, të ndezësh një televizor ose radio e të mos veshë re një ndërthurjen e këtyre termave". Ai shpjegon se në botën myslimane "Xhihad" ka kuptim pozitiv, kurse "Fitna" do të thotë nënshtrim, shkatërrim, rrënim nga brenda... Fitna të largon nga rruga e drejtë, të largon nga Xhihadi". Ky u referohet veprave të histiorianit Hisham Xhait kur bën të tilla shpjegime (broshura "Nga Xhihadi në Fitna", botim frëngjisht 2005).
Kepel ka shtruar si pyetje retorike: "A jetojmë ne në një epokë kur mbizotëron Xhihadi, apo përkundrazi, ku mbizotëron Fitna?" Duket sikur Aleksandër Adler ka dashur të japë një përgjigje edhe për një pyetjet tillë, kur ka shkruar se duhet kundërshtuar teza e Hantingtonit se konflikti kryesor po luhet në kufijtë e botës myslimane, sepse në fakt ai po luhet në zemrën e Islamit. Kur vëren se çfarë ndodh në Irak duket se kështu është. Adler shkon dhe më tej: "Është lufta që bëhet në zemër të Islamit që është vendimtare në smbrapsjen e Islamit. Këtë nuk e lejon të kuptohet teza e përplasjes së qytetërimeve... Zemra e Islamit të sotëm jo vetëm është shtrënguar, por edhe është përgjakur nga fitna, nga grindjet që nxiten e sherret që kanë plasur në gjirin e tij" (libri "Në takim me Islamin" 2005, fq.13, 31).
53-B) I.T. Norris "Islami në Ballkan" fq.2
54-B/2) A. Uitkroft në librin "Të pabesët...."
55- "Financial Times", 17 shtator 2007, shkrimi i Simon Kuper "Europa ndjehet si në shtëpi me 16 milionë myslimanë"
56-B/3 Në ligjërimin perëndimor për Islamin i kushtohet vazhdimisht vëmendje rastit të Shqipërisë e të shqiptarëve, për faktin se këta përbëjnë shumicën e myslimanëve autoktonë në Europë (myslimanë të bardhë) dhe për faktin se me myslimanizmin në Ballkan kanë qenë e janë të lidhur shumë probleme politike e gjeostrategjike evropiane dhe botërore. Kjo u pa qartë në qëndrimet politike që mbajti bashkësia europiane nëpërmjet ministrit të jashtëm Spanjës në kohën e "krizës së karikaturave për Profetin" në fillim të vitit 2006 kur ai vizitoi Shqipërinë dhe kërkoi që diplomacia shqiptare të luante rol qetësues në botën myslimane. Kjo doli nga mesazhi që dha Presidenti amerikan gjatë viztës në Shqipëri për gjithë myslimanët.
57 Nëpërmjet negatives kjo ka dalë në një libër ku antimysliamnizmi politike merr përmasa e forma të nj sharlatanizmi të përbindshëm shkruar nga nj autor me emrin Aleksanër del Vale dhe i titulluar "Islamizmi dhe SHBA një alencë kundër Europës" botuar për herë të parë në Paris në nnëtor të vitut 1997 dhe ribotuar nëvitin1999 për të pasqyruar atë që ndodhi me bombardimet NATO-s kundër Serbisë. Del Vale myslimanizmintek shqiptarët eshe jo më vetëm si aftkeqësi ballkanike sikurse e kanë parë serbët, por si fatkeqësi euripane botëreure dhe mallkon SHBA, NATO-n ekëdo që nuk hap sytë të shihë s epo shkatërihetplaneti duek ndihmuar myslamnëte shqioptarë për ëtizoluar ortodksinëe bekuar serbo-ruse. Del Vale pratikish i bën një etë pandarë antimyslimanizmin, antiamerikanizmin dhe antishqioptarizmin në 300faqete librt të tij. Ky manifeston nj falaçizëm politi mëtëegër se vetë Oriana falaçi, madje më esaktëështë të tuhetse ai i ka paraorirë falaçizmit që shpërtheu në vition2001 për të kërkuar alencëne shënjtë, kryqzatën ere të midis Perëndimit eurotalatik kristianio-judaik dhe tësllavoortodksisë kundër Islamite mysliamnëvë për etshuar nga faqja e dheut "Bijtë e Allahut". Këtyerauturëve mundt’u bashkohet libri ipështurëi çiftt francez Shampeks.
Por për myslamjizmin tek shqiptarët ka librae studime me shuam vlera njihëse dhe me mendime të baropeshuara, objektive ku mangësitë pasaktësitë nuk lejohen me qëllimgjithmonëtëkeq. Shkrimetqë u përmendën të Natali Klejer tashëm përbëjnë jë korpus më vete. Si studimiei i fundit i Klejer është librii "Kombësia dhe feja në Shqiopëri 1920-1944" i profesorit italian Roberto Moroco dela Roka, botuar në italisht 1989 dhe në shqip 1994.Më herët 1968 ka bërë studimin e tij me shumë vlera profesori gjerman Peter Bartl "Myslimanët shqiptarë n ëlëvizjen përpavarësi kombëtare 1878-1912). Studiesi holandez Ger Guijzings në librin "Feja në Kosovë" merret kryesisht me problmete besimit katolik por trajtinë njëkhëisht të lidhura me Islamin, siç ka bërë dhe në shrimin . Historiani Edvin Zhak në veorëne tij "Shqiptarët" një kapitull ia kushtonp[roblemutë shkaqevetë kth8uimit të shqiptarëve në myslimanizëm. Tomas Arnold e ka bërë gjithashtu temë studimi [përhaokejsne islamittek shqiptarët..
58B/c) Norris
Po aty fq. 4
B/3) Po aty fq. 5
 
59-B/4) "Gazeta "Zëri i Popullit", shkrimi nga Neshat Tozaj më 10 janar 2005; gazeta "E Djathta" 17, 20, 24 janar dhe 27. 3, 7 e 10 shkurt 1995, shkrimi nga A. Baleta nën titullin "Shqipëria as ishull, as depo municioni islamik, por kopsht i harmonisë fetare".
60- Shih A. Baleta "Përballjet me islamofobinë", 2006
61-Intervista e presidentit amerikan dhënë gazetarit Andi Bejtja është botuar në gazetat e Tiranës më 2 qershor 2007. Në disa gazeta në përkthimin në shqip të termit anglez "people" është përdorur termi "popull mysliman", në disa "njerëz myslimanë". Cilindo term të përdorësh është e qartë se presidenti amerikan ka dashur të thotë se popullsia e Shqipërisë është në shumicën e saj myslimane. Pikërisht ky fakt e tërbonte "Gazetën Shqiptare" të italianit Karlo Bolino që më 11 qershor bënte një provokim të shëmtuar gazetaresk me shkrimin "Bush vetëkorigjohet në Tiranë. Jeni simbol i tolerancës fetare", ku shkruhej se Bush: "Ndonëse pak ditë më parë kishte deklaruar "Shqipëria është një vend mysliman", gjatë qëndrimit në Tiranë vlerësoi bashkëjetesën midis besimeve fetare". Gazeta italiane në gjuhën shqipe edhe në këtë rast provokoi, duke shtrembëruar fjalët e Bushit që nuk kishte përdorur termat "vend mysliman", ashtu siç provokoi dhe me histerinë për "orën e vjedhur" të presidentit në Fushë Krujë. Por provokimin më të madh "Gazeta Shqiptare" e bëri kundër shqiptarëve, duke tentuar të fshehë të vërtetën që tha presidenti amerikan me trillimin se ky "u vetëkorigjua në Tiranë", pra hoqi dorë nga ideja se shqiptarët janë në shumicë myslimanë. Edhe në këtë rast të lumtur për shqiptarët "GSH" e pati të pamundur të hiqte dorë nga roli dhe misioni i saj si detashment pararojë e islamofobisë në Shqipëri.
62- Natali Klejer (Nathalie Clayer) prej vitesh studion problemet e myslimanizmit në Shqipëri në të gjitha aspektet. Vepra e saj më e re dhe më e plotë është "Në zanafillë të nacionalizmit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Europë" ("Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d’unë nation majoritairement musulmane en Europe" Paris 2007). Më paë ka shkruar "Islami dhe identiteti kombëtar në hapësirën shqiptare –Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, 1989-1998"(Islam et identite nationale dans l’espace albanais-Albanie, Macedoine, Kosovo 1989-1998), botuar në "Revistën e shkencave shoqërore dhe të feve" në Francë; "Islami, shteti dhe shoqëria në Shqipëri pas komunizmit" (Islam, state and society in post-communiste Albania", botuar në përmbledhjen "Identiteti mysliman dhe shteti ballkanik" (Muslim Identity and Balkan State) përgatitur nga Hugh Poulton dhe Suha Taji-Farouki në vitin 1997. Në shtypin e Tiranës nga Klejer janë botuar shkrime e intervista si: "Rrënjët e Islamit në Ballkan" ("Shqip" 18. 5.2006); "Islami në Ballkan pas komunizmit" ("Gazeta Shqiptare" 13 mars 2004)
63- Ger i Duijzings "Feja civile " bektashizmi i Naim Frashërit" në përmbledhejn "Albanian Identities" (Identitete shqiptare) nën redaktimin e Sievers dhe Bernt Fisher, Londër 1998.
64-$) Natali Klejer "Në zanafillë të nacionalizmit shqiptar...", 2007, fq. 707-710;
65-$/1)Samuel P.Hantington "Kush jemi ne?" 2004 fa.15
66-$/2) Samuel Hantington "Kush jemi ne" fq. 24
67-$/3) Për burimet dhe kritikën e këtyre pikëpamjeve të përçudnuara shih Abdi Baleta "Këshilla Djalli... mikun bëjeni armik", gazeta "Republika", 25-30 Janar 2008
68-$/4) Një burim të veçantë në ligjërimin perëndimor mbi këto ide që lidhen me rastin e Shqipërisë e gjejmë në librin e çiftit francez Elizabet e Zhan-Pol Shanse (shkruar gabim në përkthimin shqip, në të vërtetë Shampeks) të titulluar "Shqipëria ose logjika e dëshpërimit", botuar frëngjisht në Paris në vitin1992 dhe në Tiranë në shqip në vitin 2000. Kapitulli i katërt i librit titullohet "Dështimi i nacional komunizmit". Këta francezë që kanë jetuar në Tiranë me paturpësi kanë shkruar se: "shqiptarët me përjashtim të bektashinjve dhe të një pjesë të ortodoksëve të Jugut në kohën e "çetave" nuk kishin një ndjenjë të vërtetë përkatësie kombëtare. Ata përcaktoheshin në radhë të parë nga feja e tyre". Më tej "me përjashtim të katolikëve të qyteteve ata s’para hapeshin ndaj ideve të reja....Mosmarrëveshjet e tyre ishin aq të mëdha sa ushtria turke nuk i vinte në një batalion, që të mos vriteshin me njëri tjetrin" (fq, 47). Po çfarë mund të presësh nga shkrues që formulojnë fjalinë: "Është e vërtetë se lindja e një kombi ecën krahas akulturimit"(fq, 51)?. Duhet të presësh lajthitjen se :"Në Shqipëri komunizmi dhe nacionalizmi ishin të pandashëm në doktrinë, çka përbën një rast të vetëm në Europë... Vetëkuptohet se është shumë e vështirë të formosh një komb 150 vjet pas të tjerëve" (fq. 52)
Për fat të mirë edhe Natali Klejer është franceze, madje e martuar me një serb studiues i myslimanizmit tek shqiptarët, flet shqip dhe ka ardhur shpesh në Shqipëri, dhe 15 vjet pas Elizabetës e Zhan-Polit ka vërtetuar me studim shkencor, jo me libër të letërsisë së verdhë, se kombi shqiptar është krijuar në kohën kur janë formuar e kombet e tjerë dhe nacionalizmi shqiptar ka dalë në skenën e historisë në të njëjtën kohë me nacionalizmat ballkanikë, por duke qenë më modern përsa i përket frymës e proceseve historike të krijimit. Çifti i çuditshëm francez Shampeks e ka pohuar faktin se "Shqipëria është i vetmi vend me shumicë myslimane në Europë (fq.61) dhe është i lumtur që një pjesë e ortodoksëve të Shqipërisë zgjodhën bektashizmin, ngaqë duhet të kenë qenë masonë të lirë, jo si ata katolikët që u bënë myslimanë suni (e ka fjaklën për Veriun) (fq.63) Në këtë libër gjejmë edhe idetë që janë trumbetuar nga mjediset katolikonctriste pas rënies së komunizmit se "Veriu (që) ka qenë tradicionalisht kundër komunizmit e ka katolicizmin si shenjë dalluese që e bën të ngjashëm me botën perëndimore" dhe "Shqipëria si tokë e paradokseve futi komunizmin nëpërmjet myslimanëve, pastaj komunizmi u imponua dhe po nëpërmjet myslimanëve Shqipëria po "evropianizohet". Figurat e mëdha të komunizmit si Ali Kelmendi, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, MyslimPeza, Qemal Stafa janë myslimanë. Në mendjen e shumë të krishterëve, komunizmi i pafe ngatërrohet pra me islamin pushtues" (fq,74) Këto marrëzitë e fundit të këtij çifti francezësh që kishin ardhur të jetonin disa kohë në Tiranë dhe ushqejnë shumë dashakeqësi ndaj shqiptarëve i kanë trumbetuar me zhurmë e mllef mekanizmat e katolikoncetrizmit në Shqipëri, nëpëmjet nënshkruesish pa emër të njohur, pa vlera intelektuale e qytetare, nëpër faqe gazetash si "Shqipëria Etnike" në Shkodër, ish-organi i Partisë Demokristiane "Ora e Shqipërisë", gazeta "Koha Jonë" e Nikollë Lesit, përmbledhje shkrimesh në formë librash.
Por tezën mbi "komunizmin e rritur në shtratin e myslimanizmit", të sjellë nga të huajt, e kanë kultivuar me fshehtësi vetë personalitetet m ënë zë të katolicizmit e të jetës publike në Shqipëri. I ndjeri At françeskan Zef Pllumi, i shpallur "Nderi i Kombit", i cilësuar deri sa ndërroi jetë si munumet i gallë i vuajtjeve të klerit katolik nën komunizmin enverist" ( dhe pas vdekjes si i fundmi i françeskanëve të mëdhenj në Shqipëri), që kishte "rrnue për me tregue" mizoritë e komunizmit, papritmas në prag ta ndarjes nga bota e rreme shpalli se ishte ai autori më me peshë i tezes se në Shqipëri komunizmi paska qenë "binjak apo pjellë e islamizmit". Në intevistën e fundit, botuar në "Shekulli" më 4 Gusht 2007, At Zefi është shprehur: "Ishte një terorizëm i madh enverizmi, më tepër sesa komunizëm ishte një fondamentalizëm islamik i veshur me maskën e komunizmit. Po të ishte komunizëm s’do të qe prishur as me Kinën, as me Rusinë komuniste". Intevistuesja i kujton: "Patër këto fjalë po i thotë një njeri që është i veshur me petkun e fesë tjetër katolike". At Zefi bën sikur po ndreq diçka, por mbetet në të tijën: "Unë s’mundem të flas keq për myslimanizmin sepse shokët më të ngushtë që kam pasë në jetë ishin myslimanë. Unë fola kundër fundamentalizmit islamik". Pra, në Shqipëri fondamentalizmi islamik paska qenë në pushtet për gati gjysmë shekulli, dhe ne nuk e paskëshim marrë vesh(!). Edhe Ismail Kadareja, një tjetër "Nderi i Kombit", i ka ardhur rrotull idesë se komunizmi i Enverit kishte shumë ngjyrë myslimanizmi.
Për këto shtrembërime e provokime qëllimkeqe janë bërë mjaft polemika në gazetën "Rimëkëmbja" e të tjera. Janë botuar libra: A. Baleta "Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit Komunizëm islamik" (Logos- Prishtinë 2002); "Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Oriana Falaçit", Tiranë 2002; "Kundëshopifografi" 2005; "Përballjet me islamofobinë" 2006; Hysamedin Feraj "Skicë e mendimit politik shqiptar" 1998 ..
69-$/5) Samuel P.Hantigton "Kush jemi ne? Fq.365
70-Me mirënjohje të veçantë duhen mbajtur në mendje fjalët e historianit zviceran Alkesandër Lamber: "Përkundrazi ndërrimi i fesë (kthimi në myslimanë AB) për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë" (Intervistë në gazetën "Panorama" më 30 nëntor 2007,fq.14)
71-Në Amerikë sipas Samuel P. Hantigtonit me "fe civile kuptojnë ndërthurjen e fesë me patriotizmin... një martesë midis Zotit dhe vendit për t’i dhënë shenjtërinë fetare patriotizmit dhe përligjien nacionaliste besimit". ("Kush jemi ne" fq. 103).
72-*) Silvio Ferrari "Shteti, feja, Islami" në përmbledhjen "Pikëtakime myslimane" përgatitur për BE nga Felis Daseto etj.
 
 

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
tano turku | 15 Oct 13:10 2008
Picon

ISLAMI NË LIGJËRIMIN POLITIK PERËNDIMOR

Sa per korrektesi, tema e postuar eshte fjalim i mbajtur nga Abdi Baleta ne simpoziumin e Kavajes nga Forumi intelektual musliman. Teksti eshte teresisht i plote, per arsye te kohes nuk ishte lexuar i tere.
 

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Senad Maku | 15 Oct 02:06 2008
Picon

Libra dhe artikuj te rinj tek bibladhekurani.com

Të nderuar anëtarë
Ju njoftojmë se këto ditë para jush, në këtë web faqe www.bibladhekurani.com janë postuar edhe 18 libra të tjera, në lëmin e Krahasimit-Komperacionit dhe Studimit të Islamit dhe Krishterimit- Biblës dhe Kuranit, duke arritur numri mbi 80 libra Online. Për ti lexuar dhe zbritur këto libra, klikoni tek rubrika "LIBRARIA".

Gjithashtu përveç artikujve në gjuhën Shqipe janë postuar edhe artikuj të tjerë në gjuhën Boshnjake dhe Angleze, për ti lexuar kliko tek rubrika "Artikuj në Gj. të Huaja".

Ju dëshirojmë studim dhe lexim të këndshëm.
Me respekt - Senadi.
 
 
Senad  Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane