Visar Korenica | 30 Mar 14:48 2007
Picon

ARTI I TE NDEGJUARIT

 

Lexo Me Emrin e Zotit Tënd i Cili Krijoi Çdo Gjë

"Kur (punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?” (el-A`raf , 28)

 
 




All new Yahoo! Mail - Get a sneak peak at messages with a handy reading pane. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Edmond Prifti | 30 Mar 12:48 2007
Picon

EU officials arrested following anti-corruption raid


 
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-**-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
Powered by ALBFASHION & PERSONAL WEBSITE
The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams



EU officials arrested following anti-corruption raid


BRUSSELS - One European Commission official and one European Parliament assistant were arrested on Wednesday (28 March) facing charges of corruption, in a scandal involving commission tenders for its delegation buildings in Albania and India.

The two, both of Italian nationality, were being held in custody by Belgian authorities following Belgian police raids of commission and parliament offices on Tuesday.

An Italian businessman living just outside Brussels was also arrested on Wednesday.

Jos Colpin at the Belgian prosecutor's office confirmed that the names of the three arrested people are: Giancarlo Ciotti, 46 years old and a commission official; Sergio Tricarico, 39 years old and the assistant of the non-attached MEP Gianni Rivera; Angelo Troiano, 60 years old and a real estate agent as well as general businessman.

Further details of the case were emerging on Wednesday, with the prosecutor's office correcting and specifying some of the earlier information it had given.

Mr Colpin said Tuesday's raids had hit only one commission building in Brussels – not, as reported earlier, commission premises in Luxembourg, Italy and France. Searches in these countries only involved private people, banks and firms.

Commission officials also said the building searched was not the main Berlaymont building, as media had said earlier, but a building housing offices of the external relations (RELEX) department.

Also, the case itself does not concern commission representations within Luxembourg, Italy and France, but delegations of the EU executive outside the EU in Albania and India, Mr Colpin confirmed.

It is suspected that the arrested commission official pocketed bribes from real estate and security companies in return for rewarding them with contracts to rent, equip and secure the commission buildings in New Dehli and Tirana.

According to Germany's Stern magazine, the Italian commission official also got his house renovated in return for granting commission delegation tenders to an Italian business contact.

Mr Colpin at the Brussels prosecutor's office said that the tenders had involved "tens of millions of euros" - which makes the scale of fraud most probably at the the scale of "millions of euros."

The annual budget for commission delegations' buildings abroad stands at around €56 million for 2007.

OLAF, the EU's anti-fraud office, on Wednesday issued a statement saying "it is difficult at this stage to assess the possible financial impact on the EU budget as the services due under the various contracts have been delivered, even though it is suspected that contracts may have been awarded in an irregular manner."

A commission spokesman stressed that "the commission itself" triggered the investigation into the case after it had been tipped off on irregularities by an outside source. Brussels subsequently warned OLAF, which also participated in Tuesday's raids.

"The OLAF internal investigation started in 2004, when a complaint was received from an unsuccessful bidder in a tender procedure," OLAF said in its statement.

Italian paper Corriere della Sera reports that the commission was tipped off by a Finnish construction company which was asked to pay a €345,000 bribe for obtaining a tender for the commission in India.

The commission spokesman said the EU executive applies a "zero tolerance" policy towards corruption, but he added that "we need to respect the presumption of innocence."

It is not the first time that a case of commission in-house corruption emerges, with a scandal involving former French commissioner Edith Cresson leading to the collective resignation of the commission in 1999.

More recently in 2003, a scandal surrounding Eurostat, the EU's statistical office, saw officials creating secret bank accounts for funds from contracts signed with suspect contractors.

But asked to compare the most recent sleaze reports with these earlier cases, the commission spokesman said "I must utterly reject the lumping together of this case with other cases which have absolutely nothing to do with it."

"Here, at the slightest indication, the commission did everything it could to shed light on the situation."

 
 
 
Etleva Camilleri
European Parliament
MT Translation Unit
TOA 17A025
Kirchberg
Luxembourg
 
 
 
Tel.: (00352) 4300 24328
 


Food fight? Enjoy some healthy debate
in the Yahoo! Answers Food & Drink Q&A. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Dorian Kaba | 30 Mar 18:40 2007
Picon

uffffff

FILLOVE PRAP TIIII!!!!!!!!!!!

----- Original Message ----
From: nobody nobody <nobody_6_6 <at> yahoo.de>
To: shqiperia <at> yahoogroups.com
Sent: Friday, March 30, 2007 12:06:18 AM
Subject: RE: [shqiperia] Tr : [albanianpolitics] MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!!!!

E mira apo e keqja e botes dhe jetes sone ne pergjithesi qendron ne ate  qe Vlerat e dikujt nuk jane per te gjite njesoj te pranueshme si "vlera" por edhe si antivlera.Nje njesi matese universale dhe te pranueshme nga te gjithe per "vlerat" nuk ka patur,s`ka as s`do te kete asnje here ne bote.Ate qe ti e quan vlere un e quaj antivlere dhe anasjelltas.
 
 
Per mua dhe per mendimin tim Shqiptari me i madh i historise njerezore gjer me sot ishte
dh mbetet Profeti shqiptar ,i pavdekshmi, Dielli ENVER HOXHA
 
 
Në kohën e të madhit Enver Hoxha
http://lajmet.com/index.php

NË KOHËN E TË MADHIT 
ENVER HOXHA  SHQIPËRIA ISHTE NJË NDER SHTETET MË TË ZHVILLUARA E TË PAVARURA NË BOTË E CILA U SHKATËRRUA NË MES SALI BERISHËS DHE TJERËVE


R. MEGJUANI


Shqipëria është kryesisht vend malor, lartësia dy herë më e madhe se mesatarja e Evropës (Korabi 2751m.) e me vise më të ulëta 0-200 m, të cilat zënë vetëm 23.4% të sipërfaqes së përgjithshme. Ajo është rreth 9 herë me sipërfaqe dhe me popullsi më të vogël se ish-Jugosllavia. Pasi u arrit çlirimi, më 29 Nëntor 1944, harta e Shqipërisë u ndryshua. Në një vend ku nuk ishte e siguruar buka kurrë në shekuj, u thanë të gjitha kënetat, me dhjetëra. Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha, edhe u përmirësuan 200.500 ha, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervarët e ujit. U ndërtuan hidrocentralet madhështore: në Ulzë, Shkopet, Bistricë, Vau i Dejës, Fierzë e Koman. Përsëri u ndërtuan 600 ujëmbledhës dhe u hapën për ujitje 20.000 km kanale. Kështu u arrit ujitja në një tokë malore me rreth 70% të sipërfaqes.
Shqipëria për ujitjen dhe plehërimin e tokës zinte vendin e parë në Evropë.
Duke i llogaritur këto rezerva për frymë të popullsisë dhe për km² të sipërfaqes, Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë, pas Norvegjisë. Në librin Gjeografia Ekonomike të Mark Krasniqit fq. 346. Prishtinë 1985, shkruan në Shqipëri për 1 ha tokë të punuar mesatarisht përdoren rreth 150 kg. pleh kimik (më shumë se disa vende tjera të Evropës). U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë dhe u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje. U arrit ndërtimi i
385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja.
Jugosllavia kishte 336 qytete. Durrësi ishte 60.000 banorë, sa kryeqyteti i Malit të Zi. Po ashtu banorë sa Titogradi (Podgorica sot) kishte Shkodra apo Elbasani. Në Shqipërinë me pak rrugë automobilistike në të kaluarën, u bënë 17.450 km rrugë të asfaltuara dhe 4.600 km rrugë të paasfaltuara,si dhe 720 rrugë hekurudhore nëpër male. Ura hekurudhore automobilistike e Milotit e gjatë 781 m dhe e gjerë 14 m, tuneli i Qafë Thanës 3000 m. i gjatë, Ura e Bushtricës 50 m. e lartë. E vetmja ishte Shqipëria në Evropë, e cila para lufte nuk kishte asnjë metër rrugë hekurudhore.
U arrit transporti detar me tonazhe mbi 100.000 tonë. Flota tregtare transportonte mallra në vende të tjera. Në Shqipëri psh. në çdo pesëvjeçar do të përuroheshin një varg veprash të reja industriale, ka pasur raste që janë përuruar dy-tri vepra në ditë.
Vetëm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit përbëhej nga 15 uzina. Vetëm diga e hidrocentralit “Drita e Partisë’’ në Fierzë me lartësi 267 metra ishte diga më e lartë në botë, e cila ka prodhuar 1 miliardë e 800 milionë kilovatë. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Energjia elektrike ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë. Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë. Kishte edhe termocentrale. Më 1970, Shqipëria e Enver Hoxhës, arriti elektrifikimin e plotë përpara Jugosllavisë së Titos. Më 1973 përfundoi lidhja e plotë telefonike e të gjitha fshatrave.
Shqipëria arriti të çelet si trëndafili më bukur i Ballkanit. U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush, e mijëra ha të tjerë me pemë e fruta të plantacioneve të ngritura edhe në zona malore e kodrinore. Të mahnitshme u ngritën brezoret e Ksamilit e të Lukovës në bregdet, me limon e portokall.
Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë.
Rendimenti në ha u barazua dhe u tejkalua me atë të Jugosllavisë. Në zonat e ulëta mbilleshin mbi 40 lloje perimesh. Shqipëria arriti të plotësojë me drithëra buke nevojat e popullsisë, bile krijoi rezerva për dhjetë vjet.
Shqipëria kishte 699 mijë gjedhe, ndërsa Jugosllavia 6 milionë. Në vitin 1997, kur në trazirat e shkurtit u hapën tunelet, u pa se brenda tyre kishte rezerva të mëdha gruri. Ajrimi i tyre ishte i përsosur.
Në tunelet e Shqipërisë nuk kishte vetëm grurë, por çdo gjë që nga më e thjeshta, deri tek më e ndërlikuara. Brenda tyre kishte rezerva, mjete industriale makinerish, naftë e deri edhe spitale tepër luksoze. Pasuritë mbi dhe të Shqipërisë mund t’i shihte vizitori, por pasuritë nëntokësore i dinte vetëm shteti , i cili mbante kodin e hapjes së dyerve.
Për fat të keq Sali Berisha do t’i shkatërronte pasuritë e mbidheshme dhe të nëndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, që e kishte mbyllur Enver Hoxha në tunele. Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Vetëm 30 traktorë kishte para lufte, ndërkohë që 30.000 kishte Jugosllavia në 6 Republika në sektorin shtetëror, në atë privat Jugosllavia kishte 400.000 traktorë. Shqipëria kishte 2000 kombajna, kurse Jugosllavia 20.000. Llogaritur 1x20 herë tokë punë që kishte Jugosllavia më shumë se Shqipëria, prapë Shqipëria printe me traktorë dhe kombajna para Jugosllavisë. Shqipëria prodhonte edhe traktorë të rëndë, me 54 kuaj fuqi, motorin e Shkodës, autobusë, rimorkio 40-tonësh, lokomotiva, vagonë treni minierash etj.
Shqipëria kishte 50 miniera dhe prodhonte 1 milion e 700 mijë tonë krom në vit, kurse Jugosllavia prodhonte 10 mijë tone. Nga sasia e mineralit të kromit që nxirrej, Shqipëria zinte vendin e dytë në botë. Hekur,1 milion e
179 mijë tonë, Jugosllavia 2 milionë e 700 mijë tone. Naftë 1.5 milionë tonë Shqipëria, Jugosllavia 4 milionë tone naftë. Në katër fabrikat e duhanit – cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkurruar në tregun e jashtëm, ashtu si dhe me dhjetë llojet cilësore të çimentos shqiptare.
Eksporti ishte 69%, i mallrave të Shqipërisë. Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete të botës, sa edhe Jugosllavia.
Tre muaj pas çlirimit u hap shkolla ushtarake “Skënderbeu”, 2-3 muaj më vonë u krijuan forcat e kufirit dhe policia popullore. Këto vetëm gjatë viteve
1949-1954 përballuan 2.334 provokacione të armikut, asgjësuan 110 diversantë e shkelës kufiri dhe u kapen 964 të tjerë, përbërës të 300 grupeve e organizatave kriminale, të stërvitura e të paguara nga agjenturat e huaja, sidomos nga Jugosllavia. Më 15.08.1945 u krijua flota luftarake detare, e cila kishte në përdorimi katër-silurues, nëndetëse, anije minuese e çminuese, anije-roje e anije të ndryshme ndihmëse: si anije zhytëse cisterna për ujë, për karburante, rimorkiatorë etj. Me një afektiv ushtarak oficerësh shumë të përgatitur profesionalisht dhe moralisht, të cilët garantuan paprekshmërinë e ujërave shqiptare për afër gjysmë shekulli. Në kantierin detarë të Durrësit ndërtoheshin anije deri në 27.000 tonë, prodhimi i elektrovinçave me aftësi ngritëse pesë tonë dhe vinça-urë 10 tonë. Forca luftarake ajrore është përbërë nga aviacioni gjuajtës bombardues dhe nga aviacioni i transportit. Ka pasur aeroplanë reaktiv dhe supersonik, shkolla e lartë ushtarake e aviacionit. Më 1951 u ngrit për here të parë avioni luftarak me pilotë shqiptarë.

Në librin “Kosova është e imja”, (Prishtinë, 1977) në fq. 235-237, llir Malindi, thotë se “Shqipëria ishte fuqi e rrezikshme baruti në Ballkan. Mund të themi pa frikë se brenda jo më shumë se 36 orësh Shqipëria ishte në gjendje të mobilizonte mbi një milion e gjysmë trupa të përgatitura me një armatim të kohës për mbrojtje dhe sulme të pandërprera. Armatimi dhe veshja ushtarake ishin parashikuar jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Unë jam dëshmitar i magazinimit të materialeve ushtarake. Do të ishte çmenduri që ndokush ta mohonte këtë fuqi mbrojtëse… Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur për një m² 2 500 fishekë, për 50 m²: dy predha topi (granata ), ku një ushtar kishte një automatik kallashnikov, 300 fishekë, tri granata dore defensive (mbrojtëse) dhe dy ofensive (sulmuese) kundër gazit helmues. Një skuadër prej 30 vetash kishte tre kundërtanke dore, e një flakëhedhës me napalm si dhe një top kundërtank 75 mm pa zmbrapsje. Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe… Pajisja e forcave kundërajrore me raketa SAM-1 SAM-2 SAM-3 si dhe pajisje të artilerisë kundërajror me radar… Kjo do të bënte që shumë avionë të armikut të shkatërroheshin. Në bazat ushtarake detare ishin gati për minimin e bregdetit me mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi 2 mijë gryka të ndryshme topash.
Fortifikimet me mbi 800 mijë bunkerë, dhjetëra kilometra tunele antiatomike.
U bë shpartallimi i turpshëm i ushtrisë së Sali Berishës brenda 18 orëve në pranverën e vitit 1997. Shqipëria sipas strategëve të saj ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet.
Vetëm depot e rezervave ushqimore siguronin në kushte hermetike të rrethimit luftarak mbi 5 vjet furnizime me drithëra. Për 15 vjet gati për çdo muaj nga Kina në portin e Durrësit shkarkohej një vapor me 12-20 mijë tonë armatim strategjik”, përfundon llir Malindi.
Libri William Blum Cia dhe Ushtria Amerikane fq. 84 bot. Tiranë 2005
shkruan: Në fillim të viteve ‘60, Hoxha bëri pikërisht atë që CIA e Sis nuk arritën ta bënin: e largoi Shqipërinë nga orbita Sovjetike. Udhëheqësi shqiptar i eliminoi të gjithë drejtuesit filosovjetikë nga qeveria e tij dhe e lidhi vendin me Kinën. Nuk pati hakmarrje ushtarake nga BRSS-ja në mesin e viteve 70 Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet edhe me Kinën. Tony Bleri vitin e kaluar deklaroi: për rreth 45 vjet kemi dështuar në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist të E. Hoxhës. Libri: Human Rights Watch, Nën pushtetin e
hudhrave- Krimet e luftës në Kosovë Tiranë 2002 fq. 32. shkruan Qeveritë e Evropës perëndimore dhe SHBA-të po pregadisninë një mbështetje të fuqishme politike e financiare për qeverinë e S. Berishës në Shqipëri për faktin që Berisha mbështeste Rugovën dhe për faktin që Berisha premtoi të mos përzihet në çështjen e Kosovës e të Maqedonisë. Po aty fq. 547 nën trysnin perëndimit mbështetja e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës do të ndalohej me ndryshimin e qeverisë më 1992. Libri Makthi etnik i Jugosllavisë grup autorësh sllav 1998 fq 235 komuniteti ndërkombëtarë nuk do ta mbështes pavarësinë e Kosovës. Maj 1994 Rugova dhe presidenti i Shqipërisë S. Berisha u takuan në Tiranë dhe ranë dakord që të punonin për një dialog midis shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve Serbe, Milan Paniqi, kryeministër për një kohë të shkurtër të Jugosllavisë së mbetur ishte nismëtari bisedimeve me Rugovën që më 1992. përft. citati M. Paniqi pastaj shkoi edhe në Tiranë te S. Berisha. Pas Paniqit 1993 shkoi në Tiranë kryeministri tjetër i Jugosllavisë M. Bullatoviqi për ta ndaluar frontin e Jugut siç quhej atëherë dhe J. Dërnovsheku dimrit në TV. Koha Vizion tha Shqiptarët nuk filluan luftën kur e filluam ne në Jugosllavi dhe nuk u përfshinë në Dejton. Para Jugosllavisë përparime të pashembullta u arritën në Shqipërinë e Enver Hoxhës, në fushën e arsimit e të kulturës me rreth 90 për qind analfabetë që ishin. Shqipëria brenda një pesëvjeçari zhduku analfabetizmin dhe 12 vjet pas çlirimit u bë me universitet. Libri Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri autor Bardhyl Golemi Vlladimir Misja Tiranë 1987 fq. 167,
169 shkruan: Shqipëria në fakultete në vitin 1979 dhe 1985 kishte më shumë femra se këto shtete: Rumania, Hungaria, Portugalia Jugosllavia, Zvicra, Greqia, Meksika, Turqia, Egjipti, Maroku, Spanja, Italia, RF Gjermane dhe RD Gjermane, Austria, Çekosllovakia, Belgjika. Arsimi parashkollor kishte 3.926 kopshte me 130 mijë fëmijë dhe 5.664 edukues. Jugosllavia kishte 432 494 fëmijë në kopshte. Kishte 1.726 shkolla tetëvjeçare, 513 shkolla të mesme me 210 mijë nxënës. Në vitin 1991 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë, të profilizuar në 35 degë të
ndryshme: Akademinë Ushtarake, Akademinë, Detare, Akademinë e Shkencave me
12 Institute e Qendra Kërkimore, Biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5 000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Trupat artistike profesioniste epnin 5 mijë shfaqje në vit si dhe zhvillonin veprimtarin artistike më se 8 300 grupe amatore. Viheshin në skenë çdo vit gati 100 premiera teatri estrade. Vetëm në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, më 1983, u aktivizuan 70 mijë vetë. Shqipëria merrte pjesë edhe në festivale ndërkombëtare. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth
2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë. Radio Tirana programet e rregullta në Shqipërinë e Lirë i nisi më 27.11.1944. RTSH jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës. Në Has, në fshatin Letaj, u ngrit antena për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavi. Radiostacionet në Shkodër e Kukës, në Korçë e Gjirokastër. Pas ngjarje të vitit 1981 në Kosovë,`”Zëri i Popullit” dhe ATSh-ja aplikuan rubrikën e re “SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË” nga Shqipëria gjithherë është folur e shkruar për shqiptarët në Jugosllavi (Kosovë). “Tanjug”: “Shqipëria e Enver Hoxhës”
libër i botuar edhe në serbokroatisht, Beograd, 1981. fq. 113 shkruan vetëm prej 18 prillit deri 31 dhjetorit 1958 shtypi shqiptar botoi 423 artikuj me përmbajtje armiqësore kundër Jugosllavisë. Kurse gjatë vitit 1959 dhe 1960 udhëheqësit më të lartë shqiptarë folën 145 herë kundër Jugosllavisë. Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët: Adriatiku, Shkëndija, Rozafa dhe Butrinti. Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë, 498 346 familje me radio. Në Kosovë televizorë kishte 121 mijë, radio kishte 140 mijë

Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjienës e të epidemiologjisë.
Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve dhe përqindjen më të lartë të lindjeve në Evropë. Jetëgjatësia ishte më e larta në botë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, e cila merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 84.804 veta. Në Jugosllavi ishin rreth 1 milion të papunë, Kosovë 100 mijë. Shqipëria i vetmi vend në botë vetën 2% të huaj. Grekë 58.758, maqedonë 4.697,të tjerë 1.261, serbë dhe malazezë vetëm 100, sipas gjendjes së vitit 1989. Libri i Arben Patos Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut nëpër qasje me kushtetutën e Shqipërisë Tiranë 2002 fq. 179 shkruan Nga pikëpamja organizative bashkimi demokratik i minoritetit grek i quajtur OMONIA vepron në 18 rrethe të Shqipërisë dhe ka rreth 200 organizata të saja në fshatra dhe vendbanime të ndryshme. Organizata OMONIA greke ka katër degë kryesore në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe Tiranë si dhe katër nëndegë në Korçë, Vlorë, Përmet dhe Himarë.
Libri Zef Mirdita Krishtenizmi ndërshqiptarë (Prizren 1998 fq. 236) shkruan Më 9 prill 1992 Dr. Sali Berisha zgjidhet për kryetar të shtetit. Maj 1992, ripërtërihet hierarkia kishtare e kishës Ortodokse në Shqipëri apo kisha lindore e ritit Greko Bizantin. Kryepeshkop i kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri emërohet Anastas Janullatosi nga Greqia, që është njëherësh edhe kryepeshkop i Tiranës. përfumdon citati. A thua nuk patë kryepeshkop shqiptarë në Shqipëri. Tash Greqia deklarohet kinse në Shqipëri janë rreth 600 mijë grek, aludohet te shqiptaret ortodoks. Duan ta bëjnë edhe Shqipërinë multietnike si Kosovën. Maj 1986, drejtori i përgjithshëm i OKB-së për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) Eduard Sauma me funksionarë tjerë të lartë të kësaj organizate qëndruan në Shqipëri dhe vizituan disa kooperativa bujqësore dhe disa organizata shkencore hulumtuese.
Eduard Sauma: Jam i entuziazmuar nga niveli i lartë i bujqësisë së Shqipërisë te kulturat bujqësore shënonin rendimente shumë të larta për 1 ha. (Marrë nga libri 2Shqipëria pas Enver Hoxhës”, Milqo Ballevski, faqe 193, botuar në Shkup në vitin 1998). Më 11-13 maj 1990 ishte për vizitë në Shqipëri sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Peres De Kuelar dhe pati
deklaruar: Krejt botën e kam shëtitur dhe ushqim më të shijshëm nuk kam ngrënë se në Shqipëri – RTSH.
Gusht 1989 dhe 10 mars 1991. Nëna Terezë viziton Shqipërinë. Ishte me Nexhmien te varri E. Hoxhës, vuri lule dhe pat deklaruar populli shqiptar nuk ka vuajtur në ketë përudhë të kaluar. TVSh 1989. Ketë thënie të N.
Terezë e konfirmoi ketë vit edhe Dr. Don Lush Gjergji në RTK, i cili ka qenë bashkëpunëtor dhe autorë i veprave të Nënës Terezë. Kur Shqipëria u bë e fortë dhe pas kërcënimeve të saj të hapura dhe të fshehta kundër Jugosllavisë, pasoi shkarkimi i Rankoviqit, Stefanoviqit etj., 1966. Deri në vitin 1981 nga Shqipëria kanë ardhur profesorë në Universitetin e Kosovës, artistë, këngëtarë, etj. Tekstet për Universitetin dhe malli nga Shqipëria kanë vazhduar deri më 1989. Ashtu në Shqipëri shkonin intelektualë nëpunës, mësimdhënës, punëtorë etj., sidomos në grupe. U hap kufiri midis territoreve shqiptare. U dha kushtetuta për Kosovën. Studentë në Kosovë për shembull, në vitin 1979/80 kishte 47.426 veta. Akademik Mark Krasniqi më 10.12.1992, në një intervistë për revistën “Alternativa” dhënë profesor Z. Ballatës thotë:
Disa shtete shumë të mëdha me potencial shumë të madh intelektual kanë më pak akademikë se Kosova. Për shembull Belgjika ka vetëm 18 akademikë, Franca jo më shumë se 40. Po në librin e katërt të Mark Krasniqit, “Mbështetje Shkencore”, faqe 175 shkruan: Këto të drejta shqiptarëve u garantuan në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Mal të Zi . Në vitin 1970 në Prishtinë u hap Universiteti gjer në vitin 1990, për 20 vjet janë diplomuar 33 mijë studentë shqiptarë perfundon citati. Libri Vjetari Statistikor i Kosovës dhe Jugosllavisë fq. 500 shkruan: Më 1998 në Jugosllavi ishin në burg 21.648 veta (Kosovë 1753 veta) dënime me vdekje 2 (1 në Bosnjë e H . dhe 1 në Vojvodinë). Libri Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit XX aut.
Femi Sufaj Tiranë 2000 fq. 127 shkruan : Më 1962 në Shqipëri të burgosur ishin 3342 veta shumica ordinerë. Gjendja e të burgosurve ishte gati e njëjtë deri më 1990 (përf. citati). Nuk është punuar vullnetarisht vetëm në Shqipëri, psh. Libri sa hije të paska bluza partizane bot. 1975 në Banjallukë grup aut. jug. fq. 42. shkruan: Rinia ndërtoi më se 600 km.
hekurudhë, më se 70 ura, afro 7 km. tunele, gërmoi miliona metra kub dhe e guri. Vetëm në hekurudha punonin afro 400 mijë të rinj e të reja. Rinia ka punuar në hidrocentrale, objekte industriale, fabrika, shkritore etj. Në ndërtimin e Autostradës V. Bashkim Lubjanë-Gjevgjeli 1.0996 km. marrin pjesë më se gjysmë milioni të rinj, prej vitit 1948-1963. Në pjesën e Magjistrales së Adriatikut Kollashin-B. Pole 1964. 48 km. punonin afro 20 mijë brigadistë. Beogradin e Ri e ndërtuan afro 140 mijë ndërtues të rinj. Rinia ndërtoi qytete, lokalitete tjera në tërë Jugosllavinë përf. citati. Varri i Titos (Kroat) është në Beograd, ashtu varre, përmendore – buste qofshin edhe ish diktatorë në vende tjera askush nuk i prekë. Ndërsa më 2 maj 1992 nga varrezat e dëshmorëve të kombit u hoqën: E. Hoxha, H. Kapo, M. Peza, N.
Spiro, Spiro Moisiu, Josif Pashko, Alqi Kondi, Gogo Nushi. Spiro Moisiu ishte baba i kryetarit të tashëm të Shqipërisë Alfred Moisiut. Libri Kryengritje e tradhtuar aut. Panajot Barka Tiranë 1998 fq. 121 shkruan:
5.3.97. Në bazën e Kuçovës aviatorët nuk duan të ngrihen më në fluturim. Ata kanë informacione se nga vet ata po vriten njerëz të pafajshëm dhe kërkojnë për sqarim zv. min. Alfered Moisiun. Por as vajtja e tij nuk i bindi pilotët të ngrihen në ajër, përf citati. Josif Pashko ishte baba i Gramoz Pashkos i cili tash u mbyt në det me djalë, mjekun dhe ekuipazhin e helikopterit. G.
Pashko ishte bashkëthemelues i PD. Me krijimin e Qeverisë së Stabilitetit
1991 ishte zv. kryem. dhe min. i Ekonomisë, si Alfredi ashtu Gramosi në bashkëqeverisje me S. Berishën. Kur është okupuar e ndarë Kosova e viset tjera shqiptare 1912, E. Hoxha ishte 4 vjeç dhe E. Hoxha ka qenë për bashkimin e kombit deri në vdekje dhe kurrë nuk është pajtuar me copëtimin e trojeve Shqiptare, nuk i ka njohur kufijtë që janë vu pa drejtësisht nga Fuqitë e Mëdha në dobi të Serbisë, Greqisë, e M. të Zi. dhe për ketë Enveri nuk ka marrë pjesë në Konferencën e Helsinkit dhe nuk nënshkroi, kjo konferencë ishte edhe për mos ndryshimin kufijve, kurse Ramiz Alia 1991 e nënshkroi Aktin Final të Helsinkit, ku kufijtë në Evropë e më gjer që nga ajo kohë kishin filluar të ndryshojnë ku u ndanë dhe u pavarësuan dhjetëra shtete. Vetëm në kohën e E. Hoxhës nuk është copëtuar Shqipëria Londineze por është zgjeruar me Sazanin, ashtu Kosova vetëm në kohën e Enverit kishte kushtetutë. Ukshin Hoti në librin e tij “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, faqe 243, shkruan: “Por t`i mohohet Shqipërisë çfarëdo arritje madje edhe në planin e kulturës e të arsimit s` mund të jetë më pak se idiotizëm politike. S’ mund të arsyetohen assesi sjelljet primitive dhe vandaliste të disave, rrëmbimet e anijeve dhe ikjet në masë jashtë kufirit, rrëzimi vandalist i statujës së Enver Hoxhës dhe ankesat poshtëruese nëpër shtetet e perëndimit”. Në librin “Afshet shqiptare nga Berisha te Kosova” të autorëve të huaj Pierre e Bruno Cabanes, Tiranë, 2001, në faqen 93 shkruhet “Shumë fabrika u plaçkitën, u shkatërruan, u braktisën që në vitin 1991 dhe më vonë kur pushteti i ri deshi t`i privatizonte s`kishte mbetur më ndonjë gjë e madhe për t`u shitur. Në fshat, kooperativat bujqësore, siç mund të shihet përgjatë rrugës në Shqipëri, pësuan të njëjtin fat: ndërtesat u prishën, çdo plaçkitës merrte sa i mbanin krahët, tjegulla, trarë tulla, dyer e dritare, hekur etj. Ylli Limaj, në librin e tij “UÇK-ja dhe çarmatosja e saj”, Tiranë 1999, në faqen 29 shkruan: “Robërimi i popullit shqiptar filloi me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, u shkatërrua ekonomia prej 6 bilionë dollarësh. Mbetën të papunë një milion punonjës, emigruan 500 mijë vetë, dhe filluan profesionin e prostitucionit 50 mijë femra. Kjo gjendje e viteve 1992-1997 u mori jetën 20 mijë shqiptarëve.
Libri Preq Zogaj Luftë jo civile Tiranë 1998 fq. 4 Shkruan: Me hapjen e depove të ushtrisë në mbarë territorin dhe me armatosjen e menjëhershme të krejt popullsisë. Brenda pak ditësh u bastisën dhe u shkatërruan plotësisht
287 depo të ushtrisë, ndërsa 1011 të tjera u shkatërruan pjesërisht sipas një përllogaritje të më vonshme, të ministrisë së mbrojtjes, u rrëmbyen nga depot ushtarake afro 656 mijë armë të tipave të ndryshme, mbi një miliardë e gjysmë fishekë, 3,5 milion granata dore, një miliardë mina. Dëmi i përgjithshëm llogaritet afro 800 milion dollarë, shifër e përafërt me borxhin e skemave piramidale ndaj kreditorëve. Po aty fq. 44. Mendimi i popullit S. Berisha. ishte e keqja e madhe e Shqipërisë dhe se vetëm largimi i tij me hir a me pahir nga pushteti, nga politika dhe madje nga Shqipëria do ti hapte rrugë paqes dhe begatisë në vend. Libri Frrok Qupi Vlora 97 Tiranë 1998 fq. 165 shkruan. Po të mos ishte Vlora në fillim të shekullit, Shqipëria do të ishte e coptuar. Atë politikë ekspansioniste dhe përçarëse tentoi ta bëjë edhe Berisha. Dëmi më i madh i tij është se tentoi ta copëzoi shtetin shqiptarë me qëllim vetëm për të sunduar në një pjesë sado të vogël të vendit. Berisha i përket periudhave më të errëta të historisë evropiane.
Ndarja veri jug ka qenë ide e kancelarive të vjetra që e përcolli në ditët e sotme vetëm Berisha. Libri Abdi Baleta Kundërshpifografi Tiranë 2005 fq. 110
shkruan: Vajza e Berishës është e para që ka shkuar në Kosovë me ndihmën e një zotërie Skandinav që kishte qenë në Shqipëri si ekspert për hetimin e vrasjes së A. Hajdarit. Pikërisht vajza e S. Berishës. ka punuar në Mitrovicën Veriore ka shkuar për punë deri në Beograd meqenëse ajo në Serbi ka edhe njerëz të gjyshes së saj Milicës. Pra siç u vërtetu në këtë shkrim nuk qëndrojnë shpifjet që i janë bërë E. Hoxhës pas vdekjes kinse ai s'ka qenë i interesuar për Shqiptarët e Kosovës e më gjerë kinse e ka shitur Kosovën, ka qenë pro jugosllav, ka qenë diktator, ka pasur shumë në burgje, populli ka punuar shumë, rinia punë vullnetare, Shqipëria ka qenë e izoluar dhe e pa zhvilluar etj.etj. njollosje siç pat deklaruar D. Agolli në emisionin kushtuar Ukshin Hotit – “ Ne jemi popull i veçantë në botë të cilit njerëzit e mirë nuk i duam!”. Siç është vërtetuar nga populli dhe shkencërisht, kush e mohon të kaluarën nuk ka as të ardhmen.

(Shënim, në vend të fusnotave: Në këtë punim a artikull me shifra ekonomike e kulturore jam shërbyer nga Vjetari Statistikorë i Shqipërisë, Tiranë 1991, nga Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë Tiranë 1985, nga Vjetari Statistikorë i Kosovës dhe i Jugosllavisë 1989 dhe nga Gjeografia Ekonomike e Mark Krasniqit 1985 Prishtinë. Me qëllim që të jem sa më objektiv kam shfrytëzuar referenca (citate) nga disa autor të kohës si nga ata kombëtarë e ndërkombëtarë dhe gjithashtu jugosllav)./ 02 09 2006/F.F.


Ajet Nuro <sosalbania <at> yahoo.ca> schrieb:
Remarque : message transféré en pièce jointe.

____________ _________ _________ _________ _________ __
Do You Yahoo!?
En finir avec le spam? Yahoo! Courriel vous offre la meilleure protection possible contre les messages non nollicités
http://mail. yahoo.ca Yahoo! Courriel
An: albanianpolitics <at> yahoogroups.com
Von: Ajet Nuro <anuro <at> albemigrant.com>
Datum: Wed, 28 Mar 2007 13:09:38 -0700
Betreff: [albanianpolitics] MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!!!!

MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!!!!

Postuar më 28 March, 2007 nga admin
Nga Paul Tedeschini, Itali
Kam lexue shkrimin e Riza Lahit “Me Një Shpatë të Artë Gris Paksa Napën e Trishtimit (Esse)” te publikueme ne www.gazetakritika. net me daten 18/03/2007.
Autori i shkrimit asht nipi i avokatit Riza Lahit dhe per sa dij une i biri i avokatit Muhamet Lahit. Muhamet Lahi, edhe pse vlla deshmori i Luftes Nac.Çlirimtare dhe antar partie, ka qene nji njeri modest, i sjellshem dhe i prirur nga e mbara, gja e rradhe per nji komunist. Ka ba mire Riza Lahi Junjor me kete shkrim ku flet edhe per ing.Zenepe Dibren. Mbaj kontakte me Zenepen dhe me te shoqin ingjinjerin e njohtun elektrik Enver Dibren, i cili ka tregue zotesine e tij ne drejtimin e Uzines se Telave dhe ma vone te Hidrocentralit Vau Denjes, po ashtu edhe si profesor i zoti ne fakultetin e ingjenjerise. Siç shkruen autori, Zenepja ka ba nji liber origjinal, shume te bukur dhe me vlere historike “Bijat e Rozafës – gra të shquara të hapsirës shkodrane”. Ne kete liber ajo ka tregue aftesite e saje intelektuale si nji kambengulse dhe hulumtuese e vertete, tue vue ne pah njikohesisht vlerat e grues shqiptare dhe tue i dhane asaje vendin qe meriton.

Ne kete artikulli nder te tjera shkruhet: Zenepe Dibra , pas kësaj vepre të fuqishme që të kujton seriozitetin dhe rreptësinë shkencore të të ndjerit , shkodranit të vecantë të letrave shqiptare Jup Kastrati, i ka hyrë një oqeani tjetër për t’i dalë mbanë.

Nuk kam dasht te shkruej per Jup Kastratin, sepse ai ka vdeke! Por nga ana tjeter nuk mund te pranohet qe ky “shkodrane i veçante”, te respektohet per çka nuk meriton dhe te lartesohet permateper si nji “idhull”. E vertete qe Jupi ka qene nji njeri i pregatitur ne gjuhesì, por themelet i ka pase te huejat. Siç tregojne bashkekohesit e tij, ai ka qene bashkepunetor i sigurimit qyshe se ka qene vete student ne gjimnaz, ne nji kohe qe shume prej gjimnazistve qe kerkojshin “Liri e Demokraci!” i paten fute nder burgje. Kjo gja i hapi atij rrugen e karjeres per te fitue grada shkencore. Ne Shkoder ka pase shume njerz te zot dhe me kulture te vertete europiane, bile edhe ma me shume kulture seç u ba Jupi ma vone, por shumica perfunduen ne plumb, vuejten nder birucat e sigurimit, nder burgje, apo mbeten nen hije. Jup Kastrati shkonte si mik tek i madhi At Justin Rota ne kuvendin e françeskanve tek Kisha e “Arres se Madhe” ne Shkoder, nga i cili pat marre shume punime me vlere. Ma vone ai pat dale me studimet e veta “origjinale” dhe mori tituj. Ashtu siç e kam pase tregue ne gazeten e lire Gazetakritika ne shkrimin tim te date 11.11.2005 me titull “PIRATERIA e partizanve te bere “ INTELEKTUAL “, pirateria intelektuale mbas te ashtu quejtunit “Çlirim” u ba nji praktike e zakonshme nga “intelektualt” e mepastajme, te cilet pregatiten gjenerate te tjera “intelektualsh” si vedin, qe e mbyten kulturen e vendit tone dhe sot ndotin shtypin shqiptar.
Pader Justin Rota, vllai i piktorit te famshem Simon Rota, nji intelektual i madh me kulture thellesisht europiane i diplomuem ne Austri, i pat vue te gjitha energjite e veta ne sherbim te Atedheut duke ba studime me shume vlere ne lamen e gjuhesise. Kush asht kurjoz, le te lexoje shkrimin interesant me titull “Geni françeskan” te intelektuales se njohtun Ledi Shamku-Shkreli, te publikuem ne gazetn SHEKULLI me 01.11.2006 ku ajo nder te tjera thote: ….. Shtjellimet e këtyre temave të shtyjnë sot të thuash pa droje se Justin Rrota është prekursori i Sociolinguistikës në Shqipëri…..! Pader Justini vdiq ne nji skamllek dhe izolim total.
Kleriket katolike shqiptar, keto bijte ma te mire dhe ma te pregatitun te malcise, te fshatit dhe te qytetit tone, te derguem qyshe femij per studime neper Europe, veç diplomes ne teologji kan marre paralelisht edhe diploma ne dege te ndryshme si gjuhe, letersi, histori, gjeografi, biologji, oratori, filozofi, psikologji, mineralogji, arkeologji, drejtesi, muzike, pikture, mjekesi, ingjenjeri, matematike, fizike, shkenca natyrore etj. Keto krijuen me gjimnazet e tyne ne Shkoder brezni te tana intelektualsh pa dallim besimi, te cilet i dhane Shkodres titullin “Djep Kulture”. Po per çfare kulture kujtoni ju? Per ate qe solli turku? Po te ishte per ate te turkut, sot Turqia e Shqipnia do te ishin ne Bashkimin Europian. Pra kleri katolik ka qene nji nder hallkat kryesore qe e lidhshin Shqipnine kulturalisht me Europen. Pikrisht kete hallke te lidhjes me Europen goditen pa meshire osman-komunistet antieuropian shqiptar me ne krye shukun Enver dhe sherbetoret e tij te zellshem si puna e Jup Kastratit. Po nxjerri nji pjese nga libri “At Pjeter Mushkalla S.J.” te Fric Radovanit, faqe 90, i cili materjalin e ka nxjerre nga gazeta “Jeta e Re”, organ i komitetit te Partise Shkoder, me dt.9-8-1967 me titull “Ne seminarin me sekretart e organizatave- baze” tema: ”Puna e organizatave te partise kundra paragjykimeve fetare, si aspekt i luftes se klasave dhe detyrat qe dalin ne kete fushe” - Referat i sekretarit te kom.partise shokut Xhemal Dini:
“…..Ne vitin 1967, (viti i te famshmit “Revolicion kultural” te importuem plot 40 vjet ma pare nga Kina e Mao Ce Tungut) ….me daten 29 mars diten e shtund ora 17.00 ne sallen e Institutit Pedagogjik organizohej nga kryesija e Frontit te Lagjes “Vasil Shanto” mbledhja per demaskimin e aktivitetit fetar te pader Pjeter Mushkalles, i cili e hapi fjalen e Tij me keto fjale: “Une jame katolik dhe besoj Zotin. …Ju kishat rrenoni, por toka nuk lot. Ju prishni Kishat e Xhamijat, turp, ne truell te Kastriotit çdo gja po zhgatrroni, turp…”. Auditori ishte plot me njerz te zgjedhun, bile jane vue edhe altoparlanta per t’u ndigjue ne rruge…..Filluen diskutimet e zjarrta kunder Zotit, Fese e deri tek Jezuitet prej Jup Kastratit….te cilin disa shoke te pranishem e pergezuan per fjalet e bukura te tij. Ne fund te mbledhjes Pader Mushkalles i vuri prangat oficieri i sigurimit Xheudet Miloti……”.

MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!!!!

29.03.2007-29. 03.2007 - 40 vjetorit i arrestimit te pader Pjeter Mushkalles emnin e te cilit mban sot gjimnazi jezuit i rihapun ne Shkoder dhe ku studjojne pa dallim besimi shume te rij dhe te reja.

Paul Tedeschini
____________ __
Për shkak të fenomentit SPAM apo publiciteteve banale jemi të detyruar të heqim rubrikën komente. Ju mund të na dërgoni komente për shkrimet në adresën admin <at> albemigrant. com dhe mund të na shkruani tek forumi në rubrikën Tribuna Shqiptare Ne shpresojmë të kemi mirëkuptimin tuaj për këtë çështje.
=Administratorët e faqes=

____________ _________ ____

http://www.albemigr ant.com/

Yahoo! Messenger - kostenlos* mit Familie und Freunden von PC zu PC telefonieren .


Don't pick lemons.
See all the new 2007 cars at Yahoo! Autos. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Alban Bytyci | 30 Mar 20:17 2007

[Akademia_shqiptare_UK] Job position: Alex Nash Fellowship in Albanian Studies London



---------- Forwarded message ----------
From: Akademia Shqiptare <akademia_shqiptare_uk <at> yahoo.com >
Date: Mar 30, 2007 4:41 PM
Subject: [Akademia_shqiptare_UK] Job position: Alex Nash Fellowship in Albanian Studies London
To: akademia_shqiptare_uk <at> yahoogroups.com

Alex Nash Fellowship in Albanian Studies

Post Reference NASH07

The School of Slavonic and East European Studies at
University College London is offering the Alexander
Nash Fellowship in Albanian Studies.

The Fellowship will run for a period of two years. The
successful candidate will be expected to have a
doctorate or be close to completing their thesis or to
hold an equivalent qualification, research interests
and publications in her/his discipline and to
demonstrate a strong commitment to applying
her/his training, qualifications and experience to an
Albanian topic.

The appointment will be made at the starting point of
the salary scale for Academic Staff (Grade 7) -
£28,386 per annum including London Allowance. The
appointment will commence on 1 September 2007.

Further details can be found at www.ssees.ucl. ac.uk

Applications may be submitted either by post to
Jennie Hughes, Deputy Assistant Director (Finance
and Administration), School of Slavonic and East
European Studies, University College London,
Gower Street, London WC1E 6BT or by email to:
<vacancy <at> ssees.ucl.ac.uk>

Interviews are scheduled for 24 May 2007. Closing
date: 30 April 2007.

__________________________________________________________
Now that's room service! Choose from over 150,000 hotels
in 45,000 destinations on Yahoo! Travel to find your fit.
http://farechase.yahoo.com/promo-generic-14795097



--
Alban Bytyqi
http://alban.bytyqi.googlepages.com

My Photography
http://picasaweb.google.com/alban.bytyci/
Learn English
http://englishtuitionsuk.googlepages.com/ __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane