BeqirS | 23 Sep 02:56 2004
Picon

Takimet e Sekretarit te Shtetit Colin Powell ne Nju Jork me udheheqesit e botes

     Notice to the Press (Revised)
Office of the Spokesman
New York, New York
September 22, 2004


Revised Schedule of U.S. Secretary of State Colin L. Powell at the 59th United Nations General Assembly, New York, New York


(as of 6:30 p.m.)

 

 

 

THURSDAY, SEPTEMBER 23, 2004

 

8:30 a.m.          Bilateral meeting with Kuwaiti Foreign Minister Muhammed al-Salim Al-Sabah

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  CLOSED PRESS COVERAGE

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

 

8:50 a.m.          Gulf Cooperation Council Meeting

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                   
(212) 583-0698

 

9:35 a.m.          Bilateral meeting with Bangladeshi Foreign Minister Morshed Khan

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                   
(212) 583-0698

 

10:40 a.m.         Bilateral meeting with Zambian President Levy Mwanawasa

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                   
(212) 583-0698

 

11:05 a.m.         Bilateral meeting with Korean Foreign Minister Ki-moon Ban

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

 

12:40 p.m.         Foreign Press Center Briefing

VENUE:  New York Foreign Press Center,

PRESS COVERAGE:  FOREIGN PRESS ONLY

PRESS CONTACT:  Foreign Press Center (NYC)

Kim Nisbet
                                               
(212) 317-8333

 

1:15 p.m.          UN Secretary General Annan's Lunch for P5 Ministers

VENUE:  United Nations Headquarters

                        PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Media Accreditation & Liaison Unit

                                                            (212) 963-6934

 

2:35 p.m.          Bilateral meeting with Russian Foreign Minister Sergei Lavrov

                        VENUE:  United Nations Headquarters

                        PRESS COVERAGE:  CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Media Accreditation & Liaison Unit

                                                            (212) 963-6934

 

3:35 p.m.            Bilateral meeting with Egyptian Foreign Minister Ahmed Aboul Gheit

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

 

4:00 p.m.            Bilateral meeting with Greek Foreign Minister Petros Molyriatis

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

 

4:30 p.m.            Bilateral meeting with Libyan Foreign Minister Abdurahman Shalgam

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

5:00 p.m.            Great Lakes Meeting

VENUE:  Waldorf-Astoria

PRESS COVERAGE:  POOLED CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Department of State Press Office (NYC)
                                               
(212) 583-0698

 

6:10 p.m.            Bilateral meeting with Nigerian President Olusegun Obasanjo

VENUE:  Millennium Plaza Hotel

PRESS COVERAGE:  CAMERA SPRAY

PRESS CONTACT:  Nigerian Mission to the United Nations
                                               

RON                 New York, New York

 

 

Notice to the Press
  Office of the Spokesman
  Washington, DC
  September 21, 2004



  Revised Schedule of U.S. Secretary of State Colin L. Powell at the 59th United
  Nations General Assembly, New York, New York


  


  WEDNESDAY, SEPTEMBER 22, 2004

  A.M SECRETARY POWELL WILL FOLLOW THE PRESIDENT'S SCHEDULE

  10:00 a.m. U.S.   EU Ministerial
  VENUE: Council of the European Union, 222 East 41st Street
  PRESS COVERAGE: CAMERA SPRAY
  PRESS CONTACT: Ignacio Solé, Attaché
  (646) 287-5620

  11:20 a.m. Bilateral meeting with Syrian Foreign Minister Farouk Shara
  VENUE: United Nations Headquarters (Room C209-A)
  PRESS COVERAGE: CAMERA SPRAY
  PRESS CONTACT: Media Accreditation & Liaison Unit
  (212) 963-6934

  11:50 a.m. Bilateral meeting with Chilean Foreign Minister Soledad Alvear
  VENUE: United Nations Headquarters (Room C209-A)
  PRESS COVERAGE: CAMERA SPRAY
  PRESS CONTACT: Media Accreditation & Liaison Unit
  (212) 963-6934

                                      (more)

  12:00 p.m. Meeting with the Community of Democracies
  VENUE: United Nations Headquarters (Conference Room 3)
  PRESS COVERAGE: CAMERA SPRAY
  PRESS CONTACT: Media Accreditation & Liaison Unit
  (212) 963-6934

  12:20 p.m. Press Stakeout
  VENUE: United Nations Headquarters
  (Security Council Stakeout Area, Second Floor)
  PRESS COVERAGE: OPEN COVERAGE
  PRESS CONTACT: Media Accreditation & Liaison Unit
  (212) 963-6934

  1:50 p.m. G-8 Entrepreneurship lunch
  VENUE: Millennium Hotel, 1 UN Plaza
  PRESS COVERAGE: CLOSED PRESS COVERAGE
  PRESS CONTACT: Department of State Press Office (NYC)
  (212) 583-0698

  3:00 p.m. Quartet Meeting (U.S.   UN   EU   Russia)
  VENUE: United Nations Headquarters (Conference Room, 38th Floor)
  PRESS COVERAGE: CAMERA SPRAY (TENTATIVE)
  PRESS CONTACT: Media Accreditation & Liaison Unit
  (212) 963-6934

  8:00 p.m. G8 Ministerial Dinner
  VENUE: Fraunces Tavern, 54 Pearl Street
  PRESS COVERAGE: CLOSED PRESS COVERAGE
  PRESS CONTACT: Department of State Press Office (NYC)
  (212) 583-0698

  RON New York, New York



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

BeqirS | 23 Sep 15:21 2004
Picon

Protestuesit nuk e njohin kete Qeveri dhe Fatos Nanon

Protesta e shqiptareve ne Nju Jork, sfida me e madhe ndaj Fatos Nanos dhe Qeverise se tij para Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-ve 
 
  Per t’i dhene ne Shqiperi, fund korrupsionit, trafiqeve ilegale, droges, keqeqeverisjes, manipulimit dhe vjedhjes se votes se shqiptarve, gjendjes se veshtire ekonomike te popullit shqiptare
 
Nga BEQIR SINA ( Nju Jork - SHBA)
 
Dag Hammarskjold Plaza UN – Kane kaluar thuajse te gjitha kufijte dhe parashikimet, megjithse, protesta para fillimit u ballafaqua me nje propogande te eger komuniste, per t'a prishur e sabotuar protesten. Aty rreth ores 4:00 te pasdites me oren e Nju Jorkut, rreth 300 shqiptare, nga Shqiperia, Kosova dhe Çameria, ne Nju Jork, kane protestuar per plote 3 - 4 ore rreshte. Çdo gje ka ndodhur ne Manhattan , ne Dag Hammarskjold Plaza UN, rruga e 47te dhe e para Avenue. Atmosfera e protestave, ishte e ndezuar nga grupe te tjera protestuesish, qe kishin zene vend me pare se te vinin shqiptaret, ne kete shesh. Prej paradites, aty jane pare grupe te tjera protestuesish, me kerkesa e moto te ngjashme me ato te shqiptarve si nga : Kina, Burma, Kazakistani e Bjelloruasia, e tjer. Manifestuesit, sipas kombesive dhe gjuhes se tyre, kishin pergatitur edhe parrullat dhe menyren e zgjedhur per te protestuar.
 
Protesta anti Nano
 
     -- Numri i madh i qytetareve amerikane, diplomateve te pranishem ne Sesionin e 59 te te Asambles se Pergjithshme te OKB-s, gazetarve te medies nga e gjithe bota, forcave te shumta te policise njujorkeze, ka qene me te vertete nje surprize tjeter, per protestuesit dhe organizatoret e kesaj proteste paqesore.
 
     --- Sipas, protestuesve dhe liderve te tyre mesojme, se ajo qe e ka ndezur me shume protesten dhe i ka irrituar jashte mase shqiptaret e Amerikes, ka qene nje interviste e ambasadorit te Nanos ne Uashginton, Fatos Tarifes. Tarifa, pa-pike pergjegjesie, i ka akuzuar protestuesit dhe i ka ofendur ata madje, me fjale te zgjedhura nga zhargonji komuniste. Per t'i demoralizuar ose stepur ata(protestuesit) nga kjo proteste, e cila, pershkua nga fillimi deri ne mbyllje, nga nje ndjenje e forte anti Nano e anti Qeveri.
 
      -- U vrejte se protesta anti-Nano, e zhvilluar sot pasdite para Pallatit te Qelqet, ka mbledhur shqiptare e Amerikes, te emigraruar ne kohe e rrethana te ndryeshme. Te cilet, me thirrjet frenetike dhe me parrullat qe mbanin ne duar, i kane kerkuar Kombeve te Bashkuara, SHBA-s, presidentit Bush, te nderhyjne me te gjitha format, diplomatike e politike, per t’i dhene ne Shqiperi, fund korrupsionit, trafiqeve ilegale, droges, keqeqeverisjes, manipulimit dhe vjedhjes se votes se shqiptarve, gjendjes se veshtire ekonomike te popullit shqiptare, e tjer e tjera.
 
        -- Nje e veqant e kesaj proteste, ka qene edhe dekoracioni i perdorur per here te pare ne keto lloj protestash ne Amerike, nga shqiptaret pergatitur nga Gjenerata e Re Shqiptare. Protestuesit, ishin te veshur me fanela te bardha, ku shkruej " Nano ti je e keqja e vendit tim". Nderkohe, gjithashtu ne protetste, u denua nga folesit si dhe lexohej tek parrullat e shumta ne te dyja gjuhet(aglishte e shqip), racizmi dhe ksenofobia greke ndaj shqiptarve. Qe sipas tyre u "perkedhelen", nga reagimi i turpeshem i qeveritarve, dhe te vete Fatos Nanos, kur ai deklaroi se :"Rasti i vrasjes te nje emigranti shqiptare ne Greqi, pas ndeshjes se Futbollit Greqi - Shqiperi, ishte nje raste sporadik dhe i shkeputur nga qendrimet e qeveris greke".
 
Mbi 10 organizata e shoqata moren pjese ne proteste
 
       --- Manifestimi paqesor, i organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA dhe Gjenerata e Re Shqipetare, ne lidhje te mire me rreth 10 organizatat e shoqatat e tjera shqipetare, si : Partia Levizja e Legalitetit, Bashkimi Kombetar Demokrat, Shqiptaro - Amerikanet per Demokraci, Shoqata Atdhetare"Dibra", Liga Qyetare Shqiptaro - Amerikane, Partia shqiptare Republikane ne Amerike, Blloku Kombetar Indipendent dhe Levizja Mjafte nga Shqiperia, ka qene nje prej arritjeve me te medha dhe me te sukseseshme, qe kane arritur kohet e fundit, forcat e djathta, patriotike, demokrate dhe te pavarura ne bashkesine shqiptare, ne Amerike.
 
        -- Me moton per te larguar kete Qeveri dhe kryetarin e saj, pra per nje Shqiperi te forte, demokratike e te lumtur, e te begate , duke hedhur parrulla anti Nano e anti qeveritare, si dhe kunder dhunes dhe dhenies fund te keqtrajtimit te emigranteve shqiptare ne Greqi, ka nisur protesta kateroreshe, te cilen, e hapi dr. Gjon Buçaj dhe e drejtoj si folesi kryesore, kryetari i shoqates se shkrimtarve shqiptare ne Amerike, shkrimtari Ramiz Gjini, antare i Vatres. Shkrimtari R.Gjini, u tha te pranishmeve se:" Jemi mbledhur sot ketu, me nismen e Vatres dhe te Gjenerates se Re Shqiptare, te solidarizuar te gjithe bashke, sepse duam te protestojme kunder ardhjes ketu si perfaqesues i Shqiperise, te nje njeriu te vogel, qe s’eshte i denje per ta bere nje gje te tille.
 
       ---Jemi mbledhur sepse duam t’i tregojme me gisht shtetit dhe popullit amerikane kete njeri te vogel, qe i ka bere dhe po vazhdon t’i beje Shqiperise, nje te keqe te madhe. Ne jemi mbledhur sot ketu sepse duam te lartesohet raca jone, jo te skllaverohet e te poshterohet. Jemi mbledhur sepse duam te respektohet nderi, liria dhe kryelartesia tradicionale e popullit tone, e jo te zvetenohet e te ndjehet inferiore para botes. Jemi mbledhur sepse duam t´i japim popullit tone demokracine e vertete, lirine e jo tiranine e nje kaste dallgaukesh, qe kane filluar t’i blejne vilat ne Greqi e Serbi. Ne jemi mbledhur sot, sepse duam qe ne atdheun tone te ndertohet e jo te shkaterrohet.
 
     -- N/kryetari i Gjenerates se Re Shqiptare, z Hasan Metuku, ne fund ka thene pjesmarresve, se"Gjenerata e Re Shqiptare", ketu ne Amerike, ju premton se do te protestoje ne çdo kohe kundra çdo qeverie dhe kryeministri shqiptar, qe shemton dinjitetin e tyre brenda dhe jashte vendit. Gjenerata e Re Shqiptare, eshte e para organizate ne diaspore, qe ka planifikuar dhe po negocion te dergoje 20 vezhgues ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2005, per te mbikqyrur zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ne Shqiperi.
 
     -- Agim Rexhaj n/kryetar i Vatres, tha se: " Une e konsideroj nje kontribut te madh pjesmarrjen e secilit prej nesh ketu per te treguar se ne Shqiptaro – Amerikanet nuk jemi dhe nuk mund te jemi indiferente ndaj veprimeve te nje njeriu te papergjegjshem si Nano dhe se shpresojme qe kjo proteste do te zbuloje sado pak natyren kriminale, te korruptuar te nje figure te urryer si ky njeri.
 
      -- Gary Q Kokalari, denoncoi me fakte te paraqitura, vjedhjet e kesaj qeverie dhe te Fatos Nanos, ne fushen e telefonise publike. Eriojon Velijaj, tha se vije ne kete proteste, te percjell mesazhin e dashurise dhe patriotizmit per vendin tim, megjithse ata ne Tirane(qeveria socialiste dhe shtypia afer saj ), kete lloj proteste e quajne edhe si "tradheti" kombetare. Hakik Mena, i dha ngjyra te tjera protestes, me fjalimin e tij. Xheladin Peçja, i shoqates "Dibra" shprehu pakenaqesin ndaj qeverise Nano, ne trajtimin e mbrojtjen e te drejtave te shqiptarve, kudo ne bote. Zef Balaj, ka pershendetur ne emer te Liges Qytetare, e Muhamet Omari, ne emer te SHAPD. Asllan Bushati, ish ushtarak i larte ne Ushtrine Shqiptare , tha nder te tjera se :"Koha ka ardhur qe shqiptaret o sot o kurr t'i thone ndal rregjimit vjedhes e vrases te Mholes socialiste, kryeministrit Nano.
 
    --. Nderkohe, protestuesit shqiptare hidhnin parrullat “Poshte te korruptuarit”, “T’i jepet fund dhunes”, “Kerkojme zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi”, "Nano ne Gjyqe" _ "Qeveri qe nuk mbron qytetaret e saj" - "Poshte klika komuniste" - USA- USA" - "Albania - Albania" etj..., nje grup perkarahesish ose njerezve te Nanos, shanin dhe ofedonin protestuesit. Nje nderhyrje e kujdeseshme dhe autoritative e policise njujorkese, ka arritur te shmang nje incident te rende, qe ndoshta mund te sillte dhe pasoja jo te mira. Ky eshte dhe i vetmi icidente i shenuar . Protestuesit i jane pergjigjur nga ana e tyre provokimeve te njerezve te Nanos , duke u hedhur parrulla anti komuniste e anti Nano. Protesta eshte mbyllur qetesishte, kur pjesmarresit u larguan nga sheshi Dag Hammarskjold Plaza UN, rruga e 47te dhe e para Avenue .
 
         Mesazhi qe percolli protesta :
 
      -- Protesta e djeshme ka pasur nje jehone te madhe ne bashkesine shqiptare, ne Nju Jork e rrethine. Media shqiptare ne Amerike, e ka ndjekur me profesionalizem, korrektesi dhe ndergjegje te larte, protesten. Ne pergjithesi, protesta eshte zhvilluar e qete, ku shqiptaret manifestuan ne menyre te kulturuar dhe mjafte paqesore, pa e prishur imazhin e shkelqyer, qe kane krijuar me pare tek policia njujorkeze.
 
        -- Ata treguan se Fatos Nano jo vetem nuk eshte i denje te perfaqesoj Shqiperine, por perben sipas tyre, nje rrezik per te ardhmen e Shqiperise dhe kombit, shqiptare. Protesta ka qene shprehja me ane te ciles tregohej brengosja e madhe e shqiptarve te Amerikes, per kete lloj keqeqeverisje dhe kryetarit te saj Fatos Nanos. Kjo Qeveri per keta protestues, eshte Qeveri e paligjeshme socialiste, qe e ka zhytyr Shqiperine ne nje rruge te pashprese dhe e ka njollosur emrin e bukur e te dashur ; "Ti Shqiperi me jep nder me jep emrin shqipetare". 


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Vitore Stefa-Leka | 23 Sep 16:55 2004
Picon

“Të çmendura” për Kledi Kadiun

Balerini shqiptar, në jurinë e konkursit “Danzando 2004”

“Të çmendura” për Kledi Kadiun


Shekulli 23 shtator 2004

Duartrokitje dhe vajza në delir për balerinin shqiptar, Kledi Kadiu.
Balerini i Mediaset ka qenë i ftuar si anëtar jurie në konkursin “Danzando
2004”, për të marrë pjesë në seleksionimin e balerinëve më të mirë, të rinj,
në Itali. Ka mjaftuar shfaqja e tij në skenë që të pranishmit të ngrihen në
një kor të thirrurash. Sipas shtypit italian, mësohet se në fund të
konkursit, kur Kadiu ka filluar të japë autografe dhe të dalë në fotografi,
adrenalina e fanseve të tij do ngjitej “deri në yje”. Por nuk kanë qenë
vetëm vajzat e reja, ato që kanë brohoritur për Kledin. Mes një publiku prej
1500 vetësh, i cili ka ndjekur garën e dancit, kishte edhe shumë gra në
moshë që kanë ndjekur plot admirim shqiptarin. Balerini shqiptar, i cili ka
rënë në sy të telespektatorit gjatë pjesëmarrjes së tij në spektakle të
organizuara në ekranet televizive të rrjetit Mediaset, është edhe më i
njohur për italianët, si protagonist në disa spote publicitare, të shfaqura
në kanalet e RAI-t. Duke shprehur kënaqësinë për këtë entuziazëm të
jashtëzakonshëm që e rrethonte, balerini u ka kujtuar djemve dhe vajzave që
kanë marrë pjesë në “Danzando 2004”, rëndësinë e shkollave të baletit dhe
ushtrimin e baletit klasik, mbi të cilin mbështeten të gjitha llojet e
vallëzimit.




VitoreStefaLeka

Scopri Mister Yahoo! - il fantatorneo sul calcio di Yahoo! Sport'

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Olsi | 23 Sep 22:00 2004
Picon

RIMEKEMBJA 21/ 09/ 2004 [ i ]

 

G IMI DHE DHIMBJA E PAMATË E FITORES SË PËRGJAKUR

 

Kur brohoritet  "O sa mirë me qenë shqiptar" nuk ka më krizë identiteti kombëtar

 

Qysh më 3 Shtator 2004 në Tiranë dukej shumë e ndezur atmosfera e përgatitjes shpirtërore materiale për fitoren mbi skuadrën greke. Ndjehej më shumë se kurrë në atmosferën e krijuar një nevojë e veçantë shpirtërore dhe politiko-shoqërore e shumicës së shqiptarëvet për ta kthyer atë ndeshje në rast prove para vetes e para botës se tek shqiptarët nuk ka më një dukuri që është quajtur "krizë e identitetit kombëtar shqiptar". Në rrugët e sheshet publike, ku zakonisht mblidhen të rinjtë, mbrëmjen 3 Shtaorit kishte dendësi shumë më të madhe, gjallëri e hare të shtuar, flamuj e veshje kuq e zi, muzikë e parulla të krenarisë kombëtare, madje dhe në lokalet ku në ditët e mbrëmjet e rëndomta gjëmon mjaft muzikë greke. Me një fjalë kishte një shqiptarizim të përgjithëshëm.

Ajo që në mbrëmjen e datës 3 Shtator dukej madhështore të nesërmen më 4 Shtator do të ngjante e zbehtë, kur Tirana qysh në mëngjes herët u zhyt në detin e veshjesh kuq e zi të njerëzve e të veturave dhe në zhurmën e pandalur të entuziazmit kombëtar. Në ekranet televizive paraqiteshin pa pushim pamje të mrekullueshme të dekorit e sjelljes së gëzuar të njerëzve. Një përmasë të veçantë kësaj atmosfere të paparë i jepnin shqiptarët e ardhur nga gjithë viset shqiptare jashtë kufinjëve artificialë të Republikës së Shqipërisë dhe nga diapsora. Të ngashërenin shqiptarët që kishin ardhur nga cepat më të largët të Greqisë dhe deklaronin se do ta blenin në tregun e zi me çdo çmim biletën për të hyrë në stadium, sepse ishin të etur të shihnin fitoren e skuadrës së tyre mbi atë greke. Ishte një frymëzim i pamatë që shprehej nëpërmjet fjalëve "O sa mirë m e qenë shqiptar".  

Aty-këtu viheshin re, ose më shumë ndjeheshin edhe shenjat e pezmatimit të atyre që për vite me radhë kanë përhapur ndër shqiptarë infeksionin e zvetënimit kombëtar që një ditë e tillë e shpalosjes së ndjenjës e krenarisë kombëtare të mos vinte kurrë. Por tashmë edhe ata e shihnin se nuk ishte vetëm "punë sporti", por një kthesë e madhe në një ballafaqim të gjatë shpirtëror dhe politiko-shoqëror me ata që punojnë të na zvetënojnë.

Prandaj para jehonave të forta të brohoritjeve " o sa mirë me (k)qenë shqiptar" nuk mund të ngrihej më hapur ndonjë zë i çjerrë si i Pirro Mishës dikur që deklaronte me mburravecërinë e intelektualit bosh të përkëdhelur nga të huajt se nuk e quante as turp, as krenari të jesh shqiptar, por thjesht një fakt. Kurse tani fakt për shqiptarët masivisht ishte bërë parulla "o sa mirë të jeshë shqiptar". Ndërsa formulën  zvetënuese të Pirro Mishës e hedhin poshtë dhe të huajt që kanë njohje e lidhje me shqiptarët. Norvegjezi  Erling Johansen, konsull i Letonisë në Norvegji, i martuar me një vajzë shqiptare nga Peja shprehet : " Jam krenar që fëmijët e mi kanë gjak shqiptar" (gazeta "55" 28 Gusht 2004).

Sa turp është për ata shqiptarë apo shqipfolës, qofshin edhe vllehë si Pirro Misha, që kanë lindur e janë rritur në truall shqiptar, kanë mësuar e bërë karrierë në Shqipëri, bëjnë biznesin e tyre nëpër botë në emër të shqiptarëve dhe nuk shprehin asnjë krenari që janë shqiptarë, por e quajnë këtë një fakt të thjeshtë si të thuash "jam frymor" për t'u dalluar nga sendet.  Pikërisht këta e kanë ndjerë veten ngushtë nga festimet 4 Shtatorit. Një nga këta është dhe "perëndimori i gërxheve të Skraparit", Mustafa Nano, që bashkë me Mishën janë në atë "Klubin 2002" soroist që do t'u shkulë shqiptarëve nga zemra e nga mendja krenarinë e të qenurit shqiptar. Ka dhe të tjerë që do t'u kalojë pak nga pak mpirja e do të sulen përsri me turfullimet e tyre të zakonshme antinacionaliste. Popr ama  4 Shtatori i ka trullosur keq.

Për gëzimin e përgjithëshëm të shqiptarëve, jo vetëm në shkallët e stadiumit por para ekraneve televizve kudo, nën dekorin kuq e zi në stadiumin "Qemal Stafa" binin në sy të shkruara shqip e anglisht në pankarta gjigande ose dëgjoheshin të brohoritura në korr parrullat "O sa mirë me kenë shqiptar"; ""Ti Shqipëri Etnike me jep nder, më jep emrin shqiptar", "Dardani-Prishtinë", "Shtete e Bashkuara të Shqipërisë (USA ose SHBA)", "Këtu nuk është Portugali"e të tjera. Do të ishte një dëshpërim i madh sikur të mbeteshin të zhgënjyer ata që mbanin parullën "Këtu nuk është Portugali". Por fati i mirë ishte me ta.

Ndodhi edhe ajo me të cilën mundohen të spekulojnë sa më shumë grekët për të përligjur shpërthimin e masakrave e të histerisë së tyre shqiptarofobe në Greqi : u fishkëllye himni kombëtar i Greqisë. Por edhe kur ka luajtur ekipi shqiptar në Athinë e në Kretë janë bërë nga tifozëria greke veprime shumë më të pahishme dhe të papranueshme se ky. Është fishkëllyer himni e fyer flamuri shqiptar. U është rrëmbyer tifozëve shqiptarë flamuri nga duart dhe është djegur. Janë sharë e rrahur tifozët shqiptarë. Kurse në stadiumin "Qemal Stafa" pati vërtetë shumë dekor e atmosferë të ndezur nacionalizmi shqiptar, por kjo nuk u shoqërua me asgjë fyese e urryese të këtyre përmasave  ndaj kombit grek, asnjë gjest për të fyer apo dëmtuar tifozët grekë të pranishëm.

Ambasadori i Greqisë Karkabasis në emisionin televiziv "Shqip" në "Top Channel" më 9 Shtator si të vetmin incident të pakëndëshëm përmendi thyerjen e një xhami të autobuzit të tifozve grekë dhe njëfarë frike që i ishte shkaktuar atij nga masat shumë të rrepta të sigurisë që kishte marrë policia shqiptare, që sipas tij tregonin për mundësinë e madhe të rrezikut. Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar : të ankohesh pse policia ka bërë mirë punën e saj dhe nuk kanë ndodhur incidente!

 

Kur përmbajtja e pastër kombëtare çimenton tifozllëkun sportiv shqiptar

 

Policia bëri punën vet, por merita kryesore  ishte e tifozërisë shqiptare që çdo gjë në atë atmosferë të ndezur nacionalizmi kaloi për bukuri, Kjo është dëshmi se tek shqiptarët është rrënjosur tashmë thellë e pa negativizëm anësor kuptimi i fjalëve "o sa mirë me qenë shqiptar" sepse  është kapërcyer ajo krizë identiteti kombëtar që u vu re gjatë ekzodeve masive të viteve 1990-92 e gjatë ikjeve të mëvonshme ilegale që janë pakësuar shumë.

Prandaj masat e rrepta të policisë hynë më shumë në punë për të kapur shkelës të njohur të ligjit që ishin në kërkim, sesa për të mbajtur rendin e qetësinë që i respektoi vet tifozëria. Ndodhi një dukuri e çuditëshme : policia kapi 15 shkelës të ligjit që i fshiheshin asaj, duke përfshirë të dënuar rëndë për vrasje, të cilët nga dëshira për të qenë të pranishëm në fitoren sportive dolën nga jeta e tyre e fshehtë. Ky sukses i policisë nuk ishte i papritur, por i llogaritur sepse nga përvoja policia dinte se dhe shkelës të tillë të ligjit nuk i rezistojnë dot tundimit për t'u përfshirë në turmat e tifozërisë. Ambasadori grek Karkabasis në vend që të mërmëriste për frikën  që i ngjallte dispozitivi i madh policor (1300 policë të mobilizuar) do të kishte bërë një gjest fisnik të lavdëronte sjelljen e t ifozëve shqiptarë dhe suksesin e policisë në kapjen e shkelësve të ligjit, madje dhe pasionin e madh të shkelësve të ligjit për futbollin. 

Para se të dëgjonim ambasadorin grek Karkabasis që dukej si i pezmatur që nuk kishte ndodhur ndonjë incident që ta shfrytëzonte për pakëz propagandë kishim parë e dëgjuar në ekranin televiziv "Miss Greqinë" që mbajti flamurin grek para fillimit të ndeshjes të deklaronte se po trajtohej shumë mirë në Shqipëri , njësoj si Misset nga vende të tjera të botës, se është gjithnjë bashkë me to dhe nuk mbahet në izolim sikurse kishin shpifur në mënyrë provokuese në shtypin e televizionet greke disa gazetarë grekë në Tiranë për të nxitur histerinë antishqiptare. Rudina Xhunga që drejtonte emisionin bisedë të ambasadorit Karkabasis dhe të ambasadorit shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, më  9 Shtator,  lejoi një mangësi të madhe që nuk u kërkoi atyre, sidomos grekut, të jepnin shpjegimet e komentet e tyre edhe për këtë provokim të shëmtuar nga gazetarët grekë dhe për ndikimin e tij në ndezjen e histerisë shqiptarofobe në Greqi..  

Në tërë këto manifestime që bënë shqiptarët me rastin e ndeshjes Shqipëri-Greqi nuk kishte asgjë të ngjashme me ato mbrapshtitë që përrallisnin trilluesit grekë pas ndeshjes dhe që i kishte tellallisur gazetari (anti)shqiptar Mustafa Nano me një paturpësi të skjashme qysh para fillimit të ndeshjes në  shkrimin "Histeri sportivo-nacionaliste" botuar në "Shekulli" pikërisht në mëngjesin e 4 Shtatorit 2004. Këtij tipi ia ka errësuar prej kohësh sytë dhe ia ka bërë tym mendjen një histeri e anti-shqiptarizmit.

Në Tiranë dhe në çdo cep të botës ku manifestuan shqiptarët kishte vetëm tifozllëk fisnik me përmbajtje nacionaliste të hapur e të theksuar sa ka tronditur dhe disa të tjerë të kallëpit të Mustafa Nanos e të Arbër Xhaferrit. Kurse në Greqi menjëherë pas ndeshjes doli  në sipërfaqe dhe zhyti në llum frymën olimpike "huliganizmi me përmbajtje nacionale". Këto terma janë titulli i një shkrimi të gazetës greke "Kathimerini" që e ka riprodhuar gazeta "Zëri i Poipullit" më  8 Shtator 2004.

Gazeta "ZP" i ka bërë një shërbim të mirë lexuesit shqiptar duke botuar shkrimin e gazetës greke "Kathimerini" me atë titull aq domethënës dhe me një përmbajtje edhe më domethënëse, ku dallohet qartë ndryshimi që krijohet nga përmbajtja kombëtare (nacionaliste) e tifozllëkut ns Shqipëri me përmbajtjen nacional-shoviniste ( ultranacionaliste) që merr tifozllëku sportiv në Greqi.

 

Kur " huliganizëm me përmbajtje kombtare" është politika shtetërore

 

"Kathimerini " me ironi tallet me megalonainë greke kur shpalos psikologjinë e tifozëve grekë që habiteshin pse edhe shqiptarët paskan dashur të festojnë fitoren në një ndeshje futbolli sikurse bënë grekët kur fituan kampionatin europian, duke i kaluar manifestimet e tyre deri në seksizëm në rrugët e Lisbonës, Parisit, Pragës.

Përsësri me ironi  "Kathimerini" u kujton shqiptarëve se grekët nuk janë flegmatikë si portugezët, por tipa kolerikë e sanguinë, që e heqin veten për "fitimtarë të lindur" e nuk mund të tolerojnë që dhe shqiptarët të festojnë fitoren mbi skuadrën e grekëve. "Kathimerini" me tallje ka përmendur se prefekti i Selanikut, Psomiadhis shprehu psikologjinë e tifozërisë greke të revoltuar me formulën se kremtimet e shqiptarëve "provokuan fisnikërinë greke". Ishte e kotë tentativa që ambasadori grek në Tiranë bëri për të fshirë turpin e madh nga balli i Greqisë politike duke "sqaruar" në "Top Channel" më 9 Shtator se partia Nea Demokracia është distancuar nga deklarata e Psomiadhis-it, dhe se ky vet ka bërë një tëheqje. Ishte një mbrojtje edhe më e shpëlarë ajo që u mundua t'i bënte nderit politik të Greqis ë ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, kur shpjegonte më me zell se Karkabasis se Greqia e ndreqi shpejt lapsusin e Psomiadhis-it.Duhet besuar "Kathimerini" që deklaratat e Psomiadhis-it i cilëson si zë politik grek i njohur, si vazhdim i parullave raciste që hidheshin para dy muajsh në rugët e Selanikut :" Nuk do të bëhesh kurrë grek, o shqiptar" për të motivuar moslejimin e nxënësit shkodran Odhise Cenaj të mbante flamurin grek në ceremoninë e shkollës greke ku mësonte.

"Kathimerini" e ka përdorur terminologjinë gazetareske mjaft të goditur "huliganizëm me përmbajtje nacionale" për atë dukuri, (jo episode të shkëputura siç ishte shpjegimi vulgar i Ministrit të Rendit të Greqisë, z. Vulgarakis në bisedën telefonike që bëri me të mënjëherë homologu shqiptar Igli Toska) që goditi rrufeshëm, masivisht, në mënyrë të organizuar dhe egërsisht shqiptarët në Greqi. Por gjatë emisionit të Xhungës me ambasadorët Karkabasis e Zeneli dëgjuam dëshmitë e një shqiptari nga Patosi të rrahur për vdekje nga policët grekë në rrugët e Athinës, i cili këmbënguli të kuptohet mirë se dhunën kundër shqiptarëve nuk e bëri populli i mirë grek, as huliganët e këqinj grekë, por e bëri policia greke, pra vet shteti grek.

Kështu kemi të drejtë të arrijmë në përfundimin se " huliganizmi me përmbajtje nacionale" që përmend "Kathimerini" është politika zyrtare e shtetit grek, është funksion policor i shtetit grek kur bëhet fjalë për trajtimin e shqiptarëve.

Grekët tani që u doli për keq "huliganizmi shtetëror me përmbajtje nacionale" sepse u turpërua para gjthë botës që reagoi dhe humbën shumë nga lavdia që fituan gjatë Olimipadës do të përpiqen të shfajsojnë veten dhe "popullin e mirë" grek duke e paraqitur punën sikur gjithëçka ka qenë vepër e "huliganëve grekë", "tifozëve të çmendur grekë", të ndonjë krimineli të ardhur nga Amerika që ka vrarë dhe grekë më parë, të ndonjë polici të rrallë që tejkalon udhëzimet dhe e disa politikanëve të  fandaksur si Karathanos e Psomiadhis që nuk shprehin qëndrimin e qeverisë së Athinës. 

 

Kur diplomacia vihet në shërbim të propagandës mashtruese

 

Këtë taktikë greke për të shpërfytyruar shkaqet e vërteta dhe faktorët realë kryesorë që krijuan gjendjen e rëndë u përpoqën ta përdornin bashkërisht dy ambasadorët respektivë të dy vendeve në Tiranë e Athinë, Karkabasis e Zeneli , në  emisionin "Shqip" të Rudina Xhungës më 9 Shtator. Synimi i tyre, mbase edhe i atyre që e kishin planifikuar emisionin në një kanal televizv që sponsorizohet nga kompania greke AMC, ishte që në njëfarë mënyre debati politik në përgjithësi të mbahet në terrenin e huliganizmit grek, krimit ordiner në Greqi, megallomanisë së tifozëve grekë dhe zgjidhja e problemit të kanalizohet vetëm në drejtim të ndëshkimit të fajtorëve individualë  nga "drejtësia e përkryer" greke, në rast se shqiptarët do jenë aq të guximshëm sa të bëjnë de noncime dhe aq të zotët sa ta provojnë vetë se kush i rrahu, plagosi e gjymtoi.

Është e qartë se Karkabasis kryente një detyrë shtetërore në dobi të shtetit të vet. Por nuk është aq e qarët se çfarë detyre kryente dhe në dobi të kujt vepronte Bashkim Zeneli që ishte dhe më i zellshëm se Karkabasis për ta reduktuar tërë reagimin diplomatik zyrtar shqiptar në nxitjen e shqiptarëve të dëmtuar të bëjnë padi që t'i japin mundësi "drejtësisë së shkëlqyer" greke të zgërdhihet disa kohë me plagët e tyre, sikurse u zghërdhinë mjekët grekë nëpër spitale dhe pastaj kjo "drejtësi" greke të vejë nderin e Greqisë në vend.

Rudina Xhunga bëri mirë që ua përmendi ambasadoëve "skandalin Vavacula" në gjykatën e Selanikut, ku një greke mashtruese, Niki Vavacula ishte tallur me të gjykuarit shqiptarë duke marrë përsipër të përkthente për ta pa ditur asnjë fjalë shqip dhe gjykata greke i ka dënuar një mori shqiptarësh duke  pranuar këto tallje të Vavaculës. Karkabasis e Zeneli dukeshin si të përgatitur bashkërisht për këtë episod sepse e kaluan të dy me një përgjigje të thatë se në Athinë po hetohet për rastin e Niki Vavaculës.

Rudina mbase nuk e dinte, por duhej të kishte mësuar e kujtuar se "drejtëisia e shkëlqyer" greke, që Karkabasis e lavdëroi tej mase, megjithëse kishte prova të pakundërshtueshme  nuk i ndëshkoi terroristët grekë që bënë masakrën në kazermat ushtarake në Peshkëpi, në zonën e Gjirokastrës, më 10 Prill 1994. Pasojat e kësaj "drejtësisë së shkëlqyer" greke e të kujdesit të policisë greke i njohin mirë mijëra e mijëra shqiptarë të dhunuar, të gjykuar padrejtësisht e të dënuar shumë rëndë, të grabitur, të vrarë, të zhdukur pa nam e pa nishan, të përbuzur gjyqsisht.

Prandaj ambasadori Zeneli, ndryshe nga Karkabasis, e kishte detyrë parësore të paralajmëronte shqiptarët të mos kenë iluzione tek drejtësia greke, jo t'i shtynte të shkonin qetësisht e të shkujdesur me guxim drejt saj si delet pas ujkut, apo si drejt thertores. A beson me të vërtetë ambasadori Zeneli në Athinë se drejtësia greke në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti është ashtu siç e përshkroi homologu i tij Karkabasis? Zeneli kishte detyrë ta vinte pakëz në dyshim këtë dhe ta nxiste homologun e vet grek të shprehej se çfarë garancishë të besueshme jep në këtë rast shteti grek se drejtësia greke do të veprojë më ndyshe nga herët e tjera. Kurse Zeneli e quajti si detyrë të vetën vetëm të përforconte demagogjinë mashtruese të ambasadorit grek se drejtësia greke po të ketë denoncime shqiptarësh do të vejë në vend të drejtat e shkelura dhe dinjitetin e përdhosur të shqiptarëve të rrahur e të plagosur. Cili shqiptar nuk e di se të denoncosh siç rekomandonin dy ambasadorët në policinë dhe në drejtësinë greke do të thotë të fusësh veten në bela të tjera. Shteti grek e ka për detyrë të hetojë vet kryesisht, që të bëhet i besueshëm.

Çfarë detyre kishte marrë dhe nga kush e kishte marrë Bashkim Zeneli kur përpiqej ta nxirrte politikën greke të panjollosur nga deklarata e prefektit të Selanikut, ta nxirrte kryeministrin e qeverinë greke pa asnjë lidhje me deklaratat e çakërdisura të Karathanos kundër shqiptarëve, kur ai vet u paraqit në ekran si këshilltar për minoritetet pranë kryeministrit grek?! Bashkim Zeneli me një pasion më të madh se Karkabasis deklaroi se Karathanos nuk përfaqëson asgjë, është nëj kurrkushi në Greqi. Madje Zeneli qortoi gati zyrtarisht edhe "Top Channel" se nuk e kishte ndrequr si duhet e menjëherë njoftimin se Karathanos ishte këshilltari i Karamanlisit.I gjori ambasador i Shqipërisë që ose nuk paska marrë vesh, ose e fsheh se si i bëjnë punët me marifet grekët, që mund ta shkarkojnë në çastet e duhura këshilltarin e kryeministrit, ose të mbajnë këshilltarë të jashtën të kryeministrit, siç është bërë zakon edhe në Shqipëri tani, ku disa politikanë para se të zënë poste me rëndësi paraqiten për njëfarë kohe "këshilltar i jashtëm" i Kryeministrit ose Presidentit.

I gjori ambasador i Shqipërisë në Athinë që përdor një argument aq të dobët se Karathanosi, i njohur për role të veçanta në politikën e propagandën greke kundër Shqipërisë, për provokimet e rënda greke në Shqipëri, si ato në Himarë gjatë zgjedhjeve në tetor 2003, qenka person pa rëndësi, një hiç në Greqi. I gjori ambasador që ka harruar se ky lloj argumenti qesharak u përdor e nuk piu ujë edhe për rastin e Nikolas Geixhit kur ky bëri provokime të rënda antishqiptare gjatë takimevet me Nanon e Berishën në prani të ambasadorit amerikan Xhefri.

Atëherë Berisha e pas tij Nano dhe propagandistët e tyre hodhën në qarkullim justifikimin se Geixhin e pritën për hatër të Xhefrit dhe nuk duhej të ngallnin shqetësim e protesta tek shqiptarët deklaratat shqiptarofobe të Geixhit sepse ky ishte një njeri pa rëndëi në Amerikë e në Greqi. Mirëpo pak kohë më vonë ky Nikolas Geixh "Kurrkushi" tregoi se jo vetëm ishte Dikushi por dhe Plotkushi në politikën anti-shqiptare greko-amerikane sepse urdhëroi Fatos Nanon e Ilir Metën të shkonin ta takonin në Korfuz për të bërë një marrëveshje si duhej ndërtuar përkohësisht pushteti në Shqipëri, marrëveshje që pastaj u pranua pa rezerva edhe në takimin Xhinxhiç-Simitis-Meta në Beograd. Si do t'ia bëjë Bashkim Zeneli me deklaratat "zhvleftësuese" për Kara thanon që ky të bëjë ndonjë gjest të bujshëm si veqil i kryeministrit grek për operacionet në drejtim të Shqipërisë?! Në qëndroftë shumë në Athinë si ambasador Bashkim Zeneli do të telendiset nga Karathano me bekimin e qeverisë greke. Karkabasis nuk do t'i shkojë në ndihmë.

Bashkim Zeneli në bisedat me Xhungën e Karkabasis-in që nga zyra e tij në Athinë u tregua në pikat më delikate të debatit një avokat i zellshëm i politikës greke duke tentuar të rendiste në plan të parë marrëdhëniet "vëllazërore" me Greqinë e grekët, frymën e integrimit të përbashkët në Europë dhe duke i shpallur tashmë incidente të  kaluara dhunimet e shqiptarëve në Greqi. Nuk e përcaktonim dot qartë nëse kishim të bënim me një diplomat leshko që i shijonte të hante sapunin për djathë dhe donte të bënte që gjithë shqiptarët të ushqehesin kështu, apo kishim të bënim me një rast ku diplomati shqiptar Zeneli (pinjoll nga një familje që është thënë se kur erdhi në Shqipëri mbante mbiemrin Dekoviç) nuk ishte paraqitur në ekran me pozitën e homologut real shqiptar të ambasadorit të Greqisë në Tiranë, po r të ndihmësit të tij në fushatën për mashtrimin e opinionit publik shqiptar. Nuk është se nuk kemi fare mendim për këtë. Por nuk na nxiton gjë të shprehemi më shkoqur dhe presim që ambasadori Zeneli dhe diplomacia shqiptare të hedhin hapa të tjerë që të tregojnë në mënyrë më të hapur misionin me të cilin ai ishte ngarkuar gjatë emisionit të Xhungës më 9 Shtator.   

 

Kur fryma kombëtare në sport flak tutje zvetënimin kombëtar në propagandë

 

Pasi ndoqëm emisionin e Xhungës me dy ambasadorët na duket edhe më e shëmtuar gunga kanceroze në propagandën shqiptare dhe në mendimin "intelektual" shqiptar  siç e zbuloi Mustafa Nano me shkrimin për  "histerinë sportivo-nacionaliste" të shqiptarëve ende pa filluar festa e tyre për fitoren. Por tashmë shqiptarëve u ofrohen mjaft ilaçe të forta për të luftuar viruset anti-nacionaliste dhe për të përtharë gungat e lungat e sëmundjes së anti-nacionalizmit.

Ilaçi më i fortë deri tani është pikërisht festa e mrekullueshme e tifozllkëkut sportiv me përmbajtje kombëtare shqiptare të cilës i janë kushtuar përshkrime të shumta të bukura e tituj gazetareskë mjaft të gjetur.  E vlen që ndonjë nga gazetarët e shumtë sportivë të Shqipërisë t'i vihet punës për të bërë një bibliografi të këtyre titujve në shtypin shqiptar e të huaj, për të bërë një përmbledhje reportazhesh e analizash të spikatura dhe një album nga manifestimet e shqiptarëve në botë e nga dhuna greke e ushtruar mbi shqiptarët. Më 5 e 6 Shtator në faqet e gazetave spikasnin titujt: "Kampionët në gjunjë para Shqipërisë. Ekstazë në "Qemal Stafa, heronjtë na dhurojnë triumf" ( "Gazeta Shqiptare"), "Shqipëria gjunjëzon Greqinë" ( "Shekulli"), "Shqipëria mbulohet kuq e zi", "Kuq e zinjtë 11 mbretër të Europës" ( "Ballkan"), "Shqipëria mbretëresha e grupit 2" ("Panorama").

Për të mos u zhytur në ushtrime letrare në përshkrimin e asaj atmosfere të veçantë sepse mund të dilnin dhe të zbeta parapëlqej të citoj nga shkrimi i Valbona Nathanailit "Faleminderit djema!" botuar më "Shekulli" më 7 Shtator 2004; "Faleminderit! Faleminderit djema të Kombëtares ( jo skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë  A.B.) që na dhatë një fitore historike ndaj Kampionëve të Europës. Një ndeshje e mrekullueshme. Një natë e paharrueshme. Nuk kishte rëndësi nga vije, nuk kishte rëndësi çfarë ishe-nëpunës, student, polic, vajzë, djalë, i ri, i moshuar. E rëndësishme ishte që të gjithë sëbashku ishim mbledhur si asnjë ditë tjetër për t'ju mbështetur ju, se si të gjithë ju do të përpiqeshit për të fituar. Dhe ju na e shpërblyet fituat…Falemniderit që na nxorrët të gjithëve në shesh për të gëzuar. Për të brohoritur sëbashku, e jo veç e veç për këtë apo atë parti, për këtë apo atë padrejtësi. Për të brohoritur sëbashku për Shqipërinë tonë, për flamurin tonë, për vendin tonë. Falemnderit që na bëtë të këndojmë të njëjtat këngë e të kërcejmë të njëjta valle. Me aftësinë tuaj ju patët aftësinë të krijonit një kor pesëmilionësh që këndoi në të njëjtën kohë shqip, që u gëzua e u emocionua në të njëjtin moment në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Athinë , Londër…".

Valbona  shkon dhe pakëz më tej tek përmbajtja politike e dukurisë sportive: "Në 90 minuta ju bëtë atë që  politika jonë zhbëri në 15 vjet…Faleminderit që na veshët të gjithëve kuq e zi…Ju na bëtë të besojmë". A nuk ka në këto citime nacionalizëm me bollëk, madje nacionalizëm romantik, edhe pse vet autorja si shqiptarë të tjerë mund ta ketë zët termin nacionalizëm e ndoshta të ndjeë prej tij drithërima të pakëndshme?! A nuk është shkrimi i Valbonës botuar në "Shekulli" më datën 7 Shtator 2004 një ndëshkim me hekur të skuqur për pafytyrsinë e Mustafa Nanos që mallkoi "histerinë sportivo-nacionaliste" në mëngjezin e 4 Shtatorit, para se të shpërthente e plotë ajo atmosferë që përshkruan Valbona dhe pastaj u detyrua të lavirosej para grekëve e qaravitej para shqiptarëve me shkrimin "Grekë të dashur bëhuni civilë", botuar në "Shekulli" më 6 Shtator?.

Mustafai nuk ka nga t'ia mbajë pas dështimit të provokimeve të tij kundër tifozërisë shqiptare dhe detyrohet të pohojë se "festa  para dhe pas ndeshjes në Tiranë kishte që ç'ke me të ngarkesa nacionaliste, por nuk pati ansjë përthyerje të dhunshme, asnjë simbolikë fyese. Nuk pati asnjë flamur grek të djegur, asnjë mungesë respekti ndaj tifiozëve grekë". Por atëherë ç'pati Mustafai që më 4 Shtator vuri kujen se do të bëhej hataja e zezë nga " histeria sportivo nacionaliste" e shqiptarëve dhe përsëri më 6 Shtator gjthë atë mrekulli që e ka përshkruar aq bukur Valbona Nathanaili e damkos sërish si "patriotizëm idhnak shqiptar" dhe vajton për këtë "shpërthim të zemërimit antigrek të shqiptarëve"?! Sepse e ndjen veten të detyruar t'u laviroset "grekëve të dashur" të tij dhe të qaravitet para shqiptarëve se paudhësinë e kishte bërë me qëllime të mira, se ashtu ia preu mendja, se  më 3 Shtator e brente meraku i madh që "nuk dinte ç'mund të pillte shpërthimi i zemërimit anti-grek të shqiptarëve".

Por në shkrimin e parë të Mustafait krahas llafeve të tij të zakonëshme pa kokë e pa këmbë kishte hedhur në letër edhe paragrafe e fjali të tejngopra me akuza kundër shqiptarëve, tmerrohej nga ai "entuziazëm pa precedent në historinë e futbollit shqiptar". Harenë e sporTdashësve e damkoste si "një nervozizëm ekstra sportiv që sillet vërdallë". Po plaste nga inati që : "Një pjesë të shtypit dhe medias sportive kanë zënë t'i ndezin shpirtrat nacionaliste". Tërbohet që shqiptarët ndeshjen futbollit e shihnin si rast për të dëshmuar tërë pakënaqësitë  e tyre nga padrejtësitë e panumërta që u kanë bërë grekët e Greqia dhe që vet Mustafai i kishte rreshtuar jo keq në një listë të gjatë për të dhënë këshillën se ndeshja e futbollit nuk duhej të merrte pamjen e një reagimi hakmarrës ndaj këtyre padrejtësive.

Mirëpo më 6 Shtator Mustafa Nano është i detyruar të pohojë kokëvarur se megjithë "histerinë sportivo-nacionaliste" dhe " patriotizmin idhnak" të shqiptarëvet në Tiranë nuk ndodhi kataklizma por : "gjithçka rrodhi si në vaj…", ndërsa paudhësitë e proçkat që e tmerronin ndodhën në Greqi. Tani Mustafait i duhet të shfajsohet para shqiptarëve duke cituar një bulqizak që i paska thënë " Ah mik i dashur ti shkruan shpesh kundër sjelljeve nacionaliste  të shqiptarëve, por ti nuk e ke idenë se ç'do të thotë të jeshë emigrant në Greqi. Atje shqiptarët i çnderojnë". Kjo i duhet Taës të fillojë të bëjë qortime si kofini pas të vjeli për shoqërinë greke, që gjithsesi për të mbetet më e përparuar se e jona dhe të vazhdojë me gjepurat e tij të tjera vetshfajsuese.  P>

 

Kur edhe anti-nacionalizmi i thekur kërkon qylaf nacionalist 

 

Në pozitë po aq të pahishme sa Mustafa Nano më duket se e vuri veten edhe Arbër Xhaferri me shkrimin e tij "Kur digjen flamujt", botuar po më 4 Shtator, po në gazetën "Shekulli" dhe që synonte gjithashtu të stepte tifozërinë shqiptare për të mos e ngjyrosur e mbrujtur me nacionalizëm reagimin e saj për ndeshjen e futbollit të Shqipërisë me Greqinë. Të bën përshtypje se Xhaferri kohët e fundit edhe në diskutimet për Çamërinë ka mbajtur qëndrime që i shkojnë sipas oreksit politikës greke.

Vallen që Mustafai e ka nisur habdallçe Arbëri e ka nisur qetë e qetë, duke e marrë larg e larg, duke tundur si shami një analizë për mënyrat si po debatojnë dy kandidatët për presidentë në SHBA. Pastaj hidhet në teorizime teoriko-filozofike se "mbrojtja e pozicioneve është karakteristikë për mendimin ideologjik" se kështu e ndërtojnë sistemin e tyre deri krishterizmi e islamizmi; për të dalë pastaj tek këshilla se "mbrojtja e pozicioneve" është ajo që duhet më pak, në krahasim me "mbrojtjen e interesave" edhe kur bëhet fjalë për veprimtari kombëtare. Është ndalur gjatë për të ilustruar këtë vlerësim tek atmosfera që u krijur në Beograd më 1967 në përballjen midis tifozërive sllave e shqiptare kur u ndeshën skuadrat e futbollit të Jugosllavisë e  Shqipërisë.

Nga ajo ndodhi e largët në kohë Xhaferri u sjell shqiptarëve një mësim për ndeshjen e 4 Shtatorit  : " Ndeshjen sportive e fitoi skuadra jugosllave, ndërkaq atë politike e fituam ne. Arritëm që të manifestojmë bindjet tona kombëtare dhe politike, ndërkaq ata derdhën mllefin dhe frustracionin e tyre". Ky "mësim" është dykuptimësh. Mund të merret si këshillë se mbrojtja e pozicioneve parimore nuk është aq e pëlqyeshme nga pikëpamja e dobisë praktike dhe si paralajmërim se po ta tepronin shqiptarët më 4 Shtator 2004 do të pësonin derdhjen e mllefit grek mbi ta, çka në fakt e pësuan shqiptarët në Greqi. Por ama Xhaferri përmend se mllefi serb që u derdh mbi shqiptarët në Beograd për ndeshjen e futbollit më 1967 u pasua nga demonstratat e shqiptarëve më 1968, 1981 dhe "kauza shqip tare u ringjall si feniksi, ndërkaq ajo jugosllave u plandos për vdekje".

Pas këtyre teorizimeve e kujtimeve Xhaferri ka hyrë në temën konkrete tek ndeshja e 4 Shtatorit në Tiranë për ku : "edhe kësaj radhe ata (shqiptarët) do të nisen jo nga motive sportive, por nga ato politike e kombëtare…do të manifestojnë mllefin e tyre ndaj politikës shpeshherë të pakuptimtë antishqiptare të grekëve që nga koha e kryeministrit Venizellos e deri sot ( në fakt shumë më herët A.B.)". Pas këtij konstatimi vërshojnë përsëri teorizimet pse grekët e kanë gabim që bëjnë kësi politike,pse popujt me nivel më të ulët zhvillimi zëvendësojnë reagimin e njëmendtë me atë simbolik dhe përfundimi është : "Mllefi kanalizohet nga objekti real në atë  simbolik…këto manifestime të mllefit janë në esencë shenja të dobësisë e jo të forcës".

Qortimet u drejtohen më parë shqiptarëve sepse ndeshja do të bëhej në Tiranë. Këtë synim e jep qartë paragrafi : "Populli shqiptar nuk ka interes që të marrë pozicione antigreke, aq më pak t'i thellojë ato. Nëse grekët e bëjnë atë gabim duke mbrojtur pozicionet e marra dikur 100 vite më parë kjo nuk do të thotë se shqiptarët duhet të ndjekin rrugën e tyre të gabuar". Këtu Xhaferri nuk ka thënë asgjë të re. Vetëm ka perifrazuar një formulë të përdorur para shumë vitesh nga Fatos Nano  "Shovinizmit të fqinjëve nuk do t'i përgjigjemi me nacionalizëm shqiptar".

Pas masakrës që bënë komandosit grekë në kazermat ushtarake të Peshkëpisë në vitin 1994 Fatos Nano që nga burgu i Bënçës niste mesazhet se marrëdhëniet shqiptaro-greke ishin të shkëlqyera, se askush nuk kishte më nevojë për "nacionalizëm me kamillaf" (kapelen e popit grek) apo "nacionalizëm me qylaf" ( kësulën e fshatarit shqiptar"), meqenëse tashmë edhe rojet shqiptare dhe greke të kufirit shkonin aq mirë sa luanin futboll sëbashku. Por më pas kur u ribë pushtetar kryesor i Shqipërisë këtë Fatos e kemi parë të vejë për demagogji kombtariste qylafin majë kokës, të mbështjellë rreth qafës shallin e tifozërisë kuq e zi në stadiumin e Irlandës.

Tani gazetat e Greqisë po e akuzojnë krejt padrejtësisht kryeministrin Fatos si ultranacionalist dhe fajtor kryesor në nxitjen e shpërthimeve antigreke në Tiranë vetëm se bëri një gjë faret normale, që e kanë bërë dhe qeveritarët grekë, duke caktuar një shumë parashë si shpërblim për futbollistët në rast fitoreje, gjest që cinikët në Shqipëri e quajtën hile të Nanos sepse çmonin që ai ishte i bindur se do të fitonin grekët dhe nuk do t'i paguante paratë. Edhe në Tiranë nga gazeta "55" Nanos me keqdashje si në Greqi iu ngjit nofka e "topnacionalistit".

Për anti-nacionalizmin e thekur të Nanos dëshmojnë edhe fjalët që ai i ka thënë  një zëvendës-kryeministri të Serbisë, Miodrag Isakov : "Ne duhet të luftojmë bashkërisht kundër çdo natyre të nacionalizmit ekstrem kudo që ajo shfaqet" ( gazeta "ZP" 16 Tetor 2002). Në këtë formulim duket se çdo gjë është në rregull e parimore. Pot fakti që ky muhabet bëhej me një qeveritar serb zhvleftësonte anën parimore dhe nxirrte në pah një ortakëri të keqe për shqiptarët. Edhe ish-kryeministrat shqiptarë Aleksandër Meksi e Ilir Meta pasi janë kthyer nga vizitat e tyre në Greqi kanë kërcënuar me tersëllëmë se nuk do të linin nacionalizmin të prishë atmosferën e miqësisë midis dy vendeve dhe janë betuar ta bënin zap nacionalizmin shqiptar. Ngjarjet e 4 Shtatorit edhe këtyre të përbetuarve kundër nacionalizmit në S hqipëri ua dhanë një dackë të mirë.

Kështu që në shkrimin "Kur digjen flamujt" Xhaferri nuk ka shtjelluar ndonjë filozofi të tij politiko-diplomatike, por vetëm është bashkuar me qëndrimet e njohura të gjithë politikanëve më të lartë të Shqipërisë që mallkojnë më shumë nacionalizmin e shqiptarëve se atë të fqinjëve dhe i përmbahen formulës kristiane që nuk e zbatojnë të krishterët " ata me gurë , ne me bukë", edhe pse shqiptarët në shumicën dërrmuese janë myslimanë.

Veçse anti-nacionalizmi i modelit nanoist që shpalos Xhaferri duket i demoduar.Vet Nano nuk e trumbeton më si përpara anti-nacionalizmin e tij, madje në rastin e ndeshjes së 4 Shtatorit Fatosi ka qenë më i prirur të marrë poza  pakëz nacionaliste, u është gëzuar edhe sulmeve greke se nxiti nacionalizmin duke caktuar një shpërblim prej 500 000 dollarësh për skuadrën kombëtare shqiptare në rast se fitonte, se krijohet ideja  se ai ka ndikuar shumë. Nanon më shumë e gudulisin se e pickojnë ato sulmet berishiane nëpërmjet Mehmet Elezit në shkrimin mbi "Topnacionalizmin" e Nanos,  botuar në gazetën "55" më  7 Shtator 2004. Mehmeti nuk mund të shmangej nga përshkrimet entuzi aste të festimeve pas fitores, as të mohonte se në këto zhvillime kishte frymë të dukëshme nacionaliste. Por, as nuk shkëputej dot nga mania e tij për të sugjeruar që nacionalizmi shqiptar edhe në këtë rast të futet në kallëpet e tij të "nacionalizmit qytetar", edhe pse gjithçka flet qartë se kemi të bëjmë më nacionalizëm të mirëfilltë etnik.

Termin spekulues "Topnacionalizmi" Mehmet Elezi e ka trilluar vetëm se i është dashur të përforcojë sulmet që bëri Berisha kundër Nanos në prag të ndeshjes së futbollit dhe si një hakmarrje primitive që caktimi i një shpërblimi financiar nga Nano për futbollistët doli me sukses. Elezi përpiqet që këtë veprim të Nanos ta përgojojë me arsyetime se vendi është i varfër, se bëhet për nam e lavdi. Ky është sherr për sherr. Në prag të ndeshjes TV "Klan" intervistoi Nanon e Berishën. Nano përdori disa formulime më të përshtatëshme për një ndeshje futbolli. Berisha përsëri politizoi jashtë mase, lavdëroi më shumë se duhej skuadrën greke dhe bëri urimin qesharak që në stadium të mos ishte "tersi i Shqipërisë "; Kishte parasyh Nanon, i cili megjithë urimin e Berishës lojën e ndoqi nga tribuna qeveritare përkah bashkëshortes që dukej më pak tifoze. Ber isha dhe Elezi në këtë rast Nanon e kanë sulmuar gati njësoj si Karathanos dhe të tërbuarit e tjerë në Greqi. Kështu termi "Topnacionalizëm" ka bërë lojën e Karathanos, i cili në zgjedhjet e Himarës ishte aleat me PD-në e Berishës.

 

Kur kundërvihen arbitrarisht  mbrojtja e pozitave me mbrojtjen e interesave

 

Në këto rrethana këshilla e Xhaferrit për frymë përulëse para grekëve ishte gafë e rëndë, nuk ishte as mbrojtje interesash shqiptare, as mbrojtje pozicionesh politike teorike. Asnjë peshë nuk i jepte qëndrimit të Xhaferrit referimi tek pragmatizmi i amerikanëve që ditkan të lëshojnë pozicionet për të mbrojtur interesat. Edhe krahasimet e paralelizmat midis madhësive e dukurive të pakrahasueshme, sidomos midis problemeve e sjelljeve amerikane me problemet e sjelljet shqiptare, janë kot më kot sepse  vetëm konfuzion  të dëmshëm sjellin në mendimin politik e politikën shqiptare dhe trullosin opinionin shqiptar.

Më 4 Shtator 2004 shqiptarët nuk luftuan në rrugën e tifozllëkut sportiv për të mbrojtur thjesht pozicione, por luftuan për të mbrojtur edhe interesa. Mbrojtja e pozicioneve në vetvete, qoftë edhe në kuadër sistemesh ideologjike e fetare, është njëkohësisht mbrojtje interesash. Shqiptarët nuk mund të mbrojnë asnjë interes konkret, as interesin e integrimit në Europë, pa mbrojtur më  parë pozicionet e tyre  kombëtare. Edhe grekët nuk janë budallenj, apo primitivë pse mbrojnë pozicionet e tyre kombëtare. Ata e dinë më mirë sesa i mëson Xhaferri të kuptojnë cilat janë interesat greke e si duhen mbrojtur.Xhaferri duhet ta shohë dështimin e hapit që ndërmori sepse më 4 Shtator shqiptarët nuk nguruan të mbrojnë pozicionet kombëtare, mbrojtën mirë interesat komb ëtare madhore, edhe pse patën dhe humbje për shkak se grekët në Athinë shpërthyen mllefet e masakrat si dikur serbët në Beograd. Por ama sfinksi shqiptar u ringjall përsëri. Grekët humbën më shumë. Grekët dhe jo shqiptarët dolën si të mllefosur para botës, si primitivë, madje menjëherë pas lojërave olimpike. Sikur shqiptarët të ishin stepur nga mallkimet e Mustafa Nanos, këshillat e Xhaferrit, politikanizmat e Berishës apo kërcënimet e shovinistëve grekë nuk do të kishin fituar asgjë, mbase do të kishin mbetur edhe pa fitoren sportive si në Beograd më 1967. 

 

Kur gëzimi e falenderimi sportiv duhet vendosur në sfondin e vet politik

 

Prandaj në një pikë të vetme duhet të largohem pakëz nga shkrimi i mrekullueshëm i Valbona Nathanailit : duhen falendëruar jo vetëm djemtë e Kombëtares për atë që bënë, që nuk zhgënjyen shpresat e një kombi të tërë për një fitore historike, por edhe gjithë ajo tifozëri e frymëzuar  kombëtarisht edhe në mugesë të një edukimi politik e ideologjik nacionalist nga shteti dhe nga një pjesë e madhe e politikës dhe e elitës intelektuale shqiptare. Kjo tifozëri krijoi spontanisht atë atmosferë fituese më shumë në saje të shprehive ndiesore se të kultivuara.

Duhet falënderuar edhe strategu gjerman i kësaj fitoreje, Hans Peter Brigel, që në një konferencë shtypi para ndeshjes shpjegoi sa rëndësi kishte përkrahja e publikut dhe madje nuk nguroi të tërhiqte vemendjen e tifozërisë shqiptare që në çaste të vështira gjatë lojës tulatet. Por tifozëria për Kombëtaren nuk ishin vetëm ata që hynë në  stadiumin me kapacitet shumë të vogël për kësi rastesh dhe pasi ishin viktimizuar nga kontrabanda e shëmtuar që u bë me biletat nga administruesit e tyre në Federatën Shqiptare të Futbollit. Tifozëria ishte edhe më e shumtë në sheshin "Nënë Tereza" përballë stadiumit, në rrugët e kafenetë e Tiraëns, në stadiumin e rrugët e Gjirokastrës, sheshe të tjera publike anë e kënd Shqipërisë, në sheshin e Tetovës, të Shkupit, të Prishtinës, në Londër, Nju Jork, Greqi, nëpër k afenera, shtëpira, pra kudo. Kjo bëri që skuadra shqiptare të fitonte.

Kjo tregon se një komb i tërë ishte i përmalluar dhe më i etur e më i gatshëm se kurrë të priste një fitore të tillë historike që u arrit mbi grekët e që duhej të arrihej vetëm mbi ta, jo thjesht për një kryeneçësi sportive se këta ishin kampionët e Europës, por se duhej arritur pikërisht mbi Greqinë, ashtu siç kërkonin shqiptarët e Kosovës në Beograd të shprehnin dëshirën e tyre kur luhej përballë skuadrës së Jugosllavisë që i shtypte. Po nuk u kuptuan këto nuk është kuptuar asgjë nga rëndësia e fitores së 4 Shtatorit që në pikëpamje sportive e përgatitën futbollistët shqiptarë të drejtuar nga trajneri gjerman Brigel, kurse në pikëpamje të shpirtit të garës e të besimit e përgatitën milionat e shqiptarëve që u veshën kuq e zi dhe filluan festimin e fitores për arsye politike të mirëfillta ende pa ardhur ajo, pavarësisht se u përpoqën t'i sh kurajonin Mustafa Nanot e Arbër Xhaferrat. Ishte tërësisht jashtë logjikës së ngjarjeve Blendi Fevziu    tërë atë mrekulli që bëri populli shqiptar para, gjatë e pas ndeshjes tentoi ta paraqiste vetëm si një shpërthim entuziazmi ngaqë Kombëtarja jonë ka përmirësuar lojërat e saj. Gazetari i politikës që nuk përfill në mënyrë kaq banale ndikimin e politikës kishte një hall politik.

Edhe sikur skuadra kombëtare shqiptare të mos kishte fituar ndeshjen ishte arritur një fitore shumë e madhe me atmosferën që u krijua në prag të saj. Kombëtarja shqiptare humbi më 8 Shtator në Gjeorgji. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi, përveç humbjes së pikëve në klasifikim. Nuk është thënë që të fitohet sa herë ke dëshirë. Kombëtarja shqiptare në Gjeorgji luajti mjfat mirë dhe vetëm kombinimi i rrethanave aksidentale bëri që ajo të kthehet humbëse nga Tbilisi.

Fitorja kundër grekëve ka krijuar vlagë entuziazmi e besimi për shumë kohë. Por, ajo atmosferë që u krijua për ndeshjen e  4 Shtatorit 2004 vështirë se do të krijohet më. Shpërthimi shqiptar nuk do të jetë i tillë kur të vijnë skuadrat e Ukrainës, Turqisë, Kazakistanit, Gjeorgjisë e Danimarkës. Çdo gjë ka një pikë kulmore. Nevojat nacionaliste të shqiptarëve për të fituar kundër këtyre skuadrave nuk do të jenë si nevoja për të fituar kundër Greqisë më 4 Shtator. Grekët do ta kenë të vështirë të marrin veten pas shokimit në Tiranë. Këtë e pamë më 8 Shtator në Athinë ku grekët nuk i realizuan shpresat e strategut të tyre gjerman Rehagel për të vënë në vend krenarinë e kampionëve të Europës duke mundur Turqinë, që për grekët është një rivale po aq e pahonepësshme sa Shqipëria jo vetëm për asrye sporti ve. Nuk i ndihmoi grekët as zhvillimi qëllimisht i ndeshjes në stadiumin që mban emrin e gjeneralit Karaiskaqis, të njohur për urrejtjen ndaj turqëve dhe shqiptarëve. Duket humbja në Tiranë paska qenë më tronditëse se pranonte Oto Rehagel dhe "huliganizmi me përmbajtje kombëtare" kundër shqiptarëve që ka demoncuar "Kathimerini" nuk e ngriti dot moralin e ekipit grek.

 

Kur grekëve nuk u shkon për mbarë as "dinakëria e Odiseut"

 

Grekëve u pëlqen shumë të hiqen si pasardhës  të drejtpërdrejtë të helenëve të lashtësisë dhe. vendin e tyre ta quajnë "Hellas" e jo "Greqi", ndonëse popullsia e sotme e Greqisë është një përzierje  e çuditëshme etnishë e kombësishë që lidhjen më të fortë në trazimet e gjakut, vijimësi etnike, fizionomi e konstruksion shpirtëror, kulturor, fetar dhe në tradita nuk e kanë me helenët e lashtë, por me popullsitë që kanë kaluar e janë ngulitur në territorin e sotëm të Greqisë gjatë sundimit romak, bizantin, osman, gjatë migrimeve të sllavëve, shqiptarëve e të tjerëve drejt jugut dhe shpërnguljeve të greqishtfolësve të Azisë së Vogël drejt Perëndimit në vitet 1920 etj. Tani mund të flitet për bizantino-grekë jo për heleno-grekë, pra as për "dinakëri odiseane" të grekëve, por për "hilera e pabesi bizantine" të grekëve. 

Shqiptarët po bien gjithnjë e më shumë në kontakt me libra që e shpjegojnë edhe nga një këndvështrim i tillë historinë e greko-bizantinëve të sotëm e të helenëve të lashtë, më ndryshe nga sa e ka shpjeguar  një historiagrofi subjektiviste europiane e ndikuar tej mase nga helenofilia dhe gregofilizmi. Tani ne shqiptarët kemi fatin e mirë që studiuesi francez, i lindur në Egjypt nga prindër shqiptarë, nga fshati Rremull i krahinës së Matit, zotëri Matië Aref, ka botuar në vitin 2003 në Paris veprën e tij "Shqipëria, ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik"(300 faqe). Kurse në vitin 2004 ka botuar veprën e dytë (480 faqe) me titull "Greqia,Mikenët=Pellazgë, ose zgjidhja e një enigme".

Librin e dytë studiuesi francez me origjinë nga Mati  e nis me një citat nga Karl O. Myller :"Sa më shumë dijenia të thellohet në historinë e Greqisë aq më shumë vemendja do të përqëndrohet në elementin pellazg, të sakrifikuar deri tani". Matië Aref nga puna e tij studimore nxjerr përfundimin se "Gabimi i shpikësve të indo-europianizmit gjuhësor dhe etnik është se u mbështetën nga njëra anë mbi greqishten e latinishten si burim parësor të gjuhëve europiane dhe pikënisje të qytetërimit perëndimor dhe nga ana tjetër mbi sanskrishten si bazë fillestare për studimet e tyre krahasuese. Por sanskrishtja ishte gjuhë bashkëkohore me greqishten e shkruar shumë kohë pas pellazgjishtes së lashtë ose nëse duam të themi gjuha parahelenike e popullsive të quajtura "mik ene"(fq3).

Aref vë në dukje se : "Grekët janë pra fryt i një përzierje mjaft të shkathët të një shumice pellazgësh autoktonë me një pakicë drejtuese që rridhte nga popullsi semito-egjiptiane zaptuese të vendit që do të mbante më vonë emrin Greqi" (fq. 9). Në kuadër të këtij shkrimi merr një kuptim të veçantë konstatimi që bën Aref se "Qytetërimi helen u shfaq në shekullin e VIII p.e.r.. Lindja e këtij qytetërimi është vulosur në vitin 776 p.e.r., datë e krijimit të lojërave olimpike, ndonëse kjo datë konsiderohet kronologjikisht e afruar ( shumë kronologë bien në një mendim për ta shtyrë këtë datë të paktën 60 vjet më herët) fq.5.Por ekziston dhe mendimi se lojërat olimpike janë pellazge dhe jo  helene. në origjinë. Këtë tezë e ka parashtruar disa vite më parë gjurmuesi i kujdesshëm i historirave të lashta Me xhit Kokalari në një shkrim në gazetën "Rimëkëmbja"

Megjithatë grekët e sotëm edhe pse nuk janë helenë kanë përvetësuar lavdinë e lojëravet olimpike, sikurse kanë përvetësuar dhe mburrjet për trimëritë që përshkruhen në "Iliadë" dhe për zgjuarsinë (dinakërinë) e Odiseut, me të cilën përpiqen të përligjin e zbukurojnë djallëzitë e pabesitë e tyre të sotme. Aq e kanë përvetësuar të kaluarën që nuk u takon e gjitha grekëve sa dhe me rastin e ndeshjes së futbollit të 4 Shtatorit shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli kujdesej t'i ndihmonte fubollistët e skudarës së vet duke u dhënë porosinë "Dinakëria e Odiseut, me trimërinë e Skënderbeut. Të mbrohemi për të mospësuar dhe të sulmojmë duke mos rrezikuar" (gazeta "Ballkan" 4 Shtator 2004).

Në fakt gjatë ndeshjes grekët nuk treguan kurrfarë "dinakërie të Odiesut" dhe nuk kishte si të tregonin se ata drejt Tiranës ishin nisur me fodullëkun e Agamemnonit, si kampionë të Europës. Grekët në Tiranë vetëm luajtën futboll. As shqiptarët nuk vërvitën ndonjë shpatë të Skënderbeut, vetëm tifozët valëvisnin flamurin e tij, se është flamuri kombëtar edhe sot. Ndërsa pas ndeshjes policia greke, tifozëria greke në Greqi edhe "zemërimin e Akilit" e shprehën duke zbatuar kundër shqiptarëve amanetin e gjeneralit Karaiskaqis : "Të sulmojmë duke mbajtur në një dorë kryqin në tjetrën shpatën". Për "dinakërinë e Odiesut" filluan të kujtohen vetëm pasi edhe shpata ngeci në gozhdën e diskreditimit para botës për përdhosjen e frymës olimpike  të Olimpiadës së sapo përfunduar .

Dikur, në kohën e Enverit një kyetar i Komitetit të Sporteve për të ngritur moralin e një skuadre shqiptare që ndeshej me një skuadër gjermane shkoi në dhomat e xhveshjes së sportistëve dhe u tha atyre :" Kujtoni se gjermanët në LDB dogjën Borovën,(fshat në Shqipërinë e jugut)". Atëherë nuk la shije të mirë zgjedhja e këtij motivi për nxitjen e sportistëve. Mbase dhe përmendja e Skënderbeut në atë kontekst që  e bëri Agolli nuk ishte më e përshtatshmja, për më tepër që Skënderbeu nuk ka pasur ndonjë ndeshje me grekët. Këtyre mund t'u kujtohen përplasjet me ushtritë e Bushatlinjëve, të Muhamed Aliute birit të tij Ibrahim Pashës nga Egjipti, me Gani bej Toptanin, Sali Butkën, me mbojtësit shqiptarë të Likursit apo dhe të Janinës më vonë, qoftë dhe provokimet e armatosura në Gusht të vitit 1949. Po më mirë është që sportistëve para garave të mos u bëhen rekomandime të tilla.

 

Kur shqiptarëve të përgjakur e të përlotur u ofrohet shamiçka e hipokrizisë greke

 

"Dinakërinë e Odiseut" grekët po pëpiqen ta venë në veprim pasi ngjarjet morën një kthesë e drejtim që atyre u sjell më shumë dëm se dobi. Djallëzinë ata po e përdorin për të ulur zemërimin e ligjëshëm të shqiptarëve dhe për të shpëlarë duart e përgjakura të policisë e tifozërisë së tyre. Por dinakët e sotëm në Greqi janë vetëm karikatura të Odiseut të zgjuar të lashtësisë. Edhe më qesharakë janë "odiseçkat" e grekofilisë e të grekoservilizmit në Shqipëri që përpiqen ta justifikojnë apo minimizojnë egërsinë e asaj që bënë grekët. Megjithatë grekët bashkë me grekofilët e grekoservilët në Shqipëri po mundohen të bëjnë edhe një herë atë që kanë bërë përherë, t'u ofrojnë shqiptarëve shamiçkën e hipokrizisë për të fshirë gjurmët e gjakut apo të lotëve.

Zëdhënës më autoritar e më zyrtar tek shqiptarët i kësaj fushate hipokrite gjakpastruese e lotfshirëse u bë ambasadori i Shqipërisë në Athinë , Bashkim Zeneli" i cili pas kontakteve me autoritetet greke nëpërmjet një interviste në gazetën "Panorama" të datës 7 Shtator dërgoi mesazhin "Incidentet të mos cënojnë marrëdhëniet". Një mesazh i tillë u shkonte grekëve ta bënin, por kurrsesi ambasadorit shqiptar me kaq nxitim. Pra, për përfaqësuesin diplomatik shqiptar në Athinë kishin ndodhur vetëm incidente dhe kryesorja ishte të mos cënoheshin marrëdhëniet e puna rutinë e ambasadorit. Në çastet më të tensionuara grekët nuk mund të kërkonin ndihmë më të madhe nga diplomacia e Tiranës. Këtë ndihmë siç e pamë në emisionin e Xhungës më 9 Shtator Bashkim Zeneli e dha me pash e me okë.

Edhe grekët nuk mund të qëndronin vetëm vëzhgues, duhej t'ia lehtësonin pakëz barrën diplomacisë shqiptare dhe levave të grekofilisë e grekoservilizmit në Shqipëri që të zbutej atmosfera, të merrnin qetësues shqiptarët e lënduar fizikisht apo shpirtërisht . Prandaj grekët fajsuan tifozët e tyre ekstremistë, madje edhe një pjesë të mediave greke që e kishin tepruar me komentet e tyre.

Gazeta "Dita" në Tiranë më 8 Shtator botonte shkrimin "Dhuna, hetim për TV greke". Edhe ambasadori grek në Tiranë në ekranin e "Top Channel" luajti rolin e të mallëngjyerit nga një videokasetë e një të rrahuri në Athinë dhe iu lut Xhungës që materiale të tilla t'i jepeshin edhe atij t'i çonte në Greqi. ''Dita" titullin e mësipërm e shoqëronte me një tjetër "BBC: media e shkruar greke mban qëndrim realist dhe po përpiqet të zbulojë shkaqet e konfrontimeve". Në "Albania" të datës 8 Shtator ishte titulli i madh i një shkrimi prej një faqeje "Hetime lajmeve greke për ndeshjen".

"Dita " po atë ditë e përforconte "sihariqin" me shkrimin e Niko Anagnostit " Racizmi, nis kthesa në opinionin grek" marrë nga "Dojçe Vele". U bëhej një reklamë e mirë  përpjekjeve zbutëse të qeverisë greke. Natyrisht ishte shumë i nxituar entuziazmi i Anagnostit e "Dojçe Veles" për një kthesë kaq të shpejtë e të papritur në racizmin e opinionit grek edhe pse qeveritarët grekë filluan fushatën e orkestruar të demagogjisë. Por tashmë nuk kishte pengesë që në "Albania", po më 8 Shtator të shfaqej një titull i madh "Çupi: bashkë kundër dhunës mediatike". Frroku e shtronte më gjërë, kërkonte bashkim mediatik kundër dhunës e racizmit në Ballkan, jo kundër atij grek mbi shqiptarët.. Dhe këtë nismë Frroku nuk e paraqiste si personale por në emër të një institicioni zyrtar që kryeson, Agjensisë Telegrafike Shqiptare.

Pra institucioni kryesor i Shqipërisë që kishte detyrë të informonte sa më gjërësisht për racizmin grek kundër shqiptarëve e zhvendoste fokusin e vemendjes së vet siç donin grekët.. Madje Frroku mburrej se kishte bërë një marrëveshje me Agjensinë e Greqisë të nxirrnin buletin të përbashkët lajmesh. Kjo do të thotë se ATSH nuk mund të japë lajme e komente që nuk do të pëlqehen paraprakisht nga grekët. Ja pse në Greqi e kanë dashur fortprej shumë kohësh F.Çupin. Do të ishte çudi sikur Frroku të mos e kishte shpalosur fortgrekoservilizmine tij në këtë rast.

Por megjithë njoftimet për "kthesën" në racizmin e opinionit grek dhe për vendosmërinë e qeverisë greke për të ndëshkuar fajtorët edhe më pas lajmet ishin të këqija për shqiptarët "Katër emigrantë shqiptarë denoncojnë dhunën greke", ishte një titull në gazetën "Shekulli" më 9 Shtator. Ata ishin rrëmbyer në rrugët e Kosturit dhe torturuar në dhomat e policisë së këtij qyteti. Në kufi filluan përsëri të kthehen në numër të madh emigrantët shqiptarë, midis të cilëve kishte të keqtrajtuar. Kurse Bashkim Zeneli në emisionin televiz dha sigurime se kjo është gjë normale, se grekët nuk kanë kapur "Fshesën" e spastrimit masiv si herë të tjera dhe më shumë foli për të bindur shqiptarët të mos ankohen.

Megjithatë dhimbjet për ato që kanë ndodhur nuk lehtësohen shpejt, edhe sikur qeveria greke këtë herë të bëjë ndonjë veprim më serioz se në të kaluarën. Vetëm më  8 Shtator  në gazetat e Tiranës nxinin titujt rrënqethës  "I jepet lamtumira e fundit emigrantit të vrarë", "Varroset me flamur emigranti i vrarë"."Lamtumirë Gramozit nën flamurin kuq e zi""Përcillet me flamur kuq e zi", "Grekët na kërcënojnë djalin tjetër në spital", "Lot dhe protestë në varrimin e emigrantit".

Ky titulli i fundit në gazetën "Ballkan" ngjan shumë me fjalët: "Po transportoj urrejtjen kombëtare të grekut" që i shqiptoi një shofer kamioni para kamerave televizive më 2 Korrik 1993 në pikën kufitare të Kapshticës kur do të dërgonte në Gramsh trupin e pajetë të një shqiptari të vrarë në Greqi. Midis vrasjes së atij djalit nga Gramshi dhe vrasjes së Gramoz Palushit ka kaluar një periudhë kohore prej 11 vitesh. Të dy kanë rënë viktima të urrejtjes greke për shqiptarët, pra të racizmit grek. Nuk ka ndershmëri as dhimbje kur Anagnosti e "Dojçe Vele", pa mbaruar ende ceremonia e varrimit të Palushit, shkruajnë e flasin se "filloi kthesa në racimin e opinionit grek". Sa herë është transportuar në arkivole urrejtja kombëtare e grekëve drejt Shqipërisë gjatë shumë viteve?!

Përgjigjen do të ishte mirë ta jepnin grekofilët e grekoservilët shqiptarë. Por ata ose heshtin ku ndjehen keq ose trillojnë që të shprehin mllefin që u shtohet. Ndër të parët që dolën me shpjegime cinike qesharake të asaj që ndodhi ishin deputetët e PBDNJ, të njohurit për greqizmën e tyre vulgare,  Ligoraq Karamelo e Kristo Goçi që edhe pse  i pari tha : " Ne nuk kemi një qëndrim politik lidhur me incidentet e ndodhura", përpiqeshin të shfajsonin shtetin grek dhe paraqisnin atë që ndodhi si rrjedhojë të "fishkëlllimave ndaj himnit grek" në stadiumin "Qemal Stafa" ( "KJ" 6 Shtator 2004). Kristo Goçi në një ekran televiziv u tregua edhe më agresiv e më shtrembërues i të vërtetës se vetë qeveritarët e Athinës. Çiraku shpesh do të tregohet më i zellshëm se u stai.

Me këta Karamelo e Goçë përpiqet të bashkpënojë kundër Nanos Sali Berisha që gjoja të shpëtojë Shqipërinë. Më 5 Shtator "Gazeta Shqiptare" njoftonte se Berisha  kishte pritur për bisedime Kristo Goçin me ndërmjetësimin e kryetarit të republikanëve, Fatmir Mediu. I shkoi dëm mundimi sepse Goçi e Karamelo në fillimin e sezonit të ri të Kuvendit në grup parlamentar u bashkuan me kundërshtarët e Berishës, Cekën e një deputet sicialist ("ZP" 10 Shtator 2004).

 

Kur grekoservilizmi zihet ngushtë nga shpërthimi i ndjenjave kombëtare shqiptare

 

Përveç Mustafa Nanos dhe politikanëve të partisë greke PBDNJ në Shqipëri nuk guxoi kush këtë herë të dilte aq hapur në mbështetje të greqizmës.

Por pati dhe të tjerë që e bënë këtë tërthorazi ose me tundje vithesh politike. Më afër qëndrimeve të PBDNJ-së, që janë identike me të Karathanos në Greqi, ishin disa qëndrime të pahishme të Berishës e të propgandistvëe të tij. Zëdhënë si i PD-së shkoi larg se gjithë të tjerët në grekoservilizmin partiak kur përshëndeti dhe e mburri qëndrimin e qeverisë greke për distancimin e saj nga dhuna mbi shqiptarët, në një kohë që ishte e qartë se vet Greqia zyrtare toleronte dhe  inkurajonte vandalizmin kombëtar grek dhe përpiqej të minimizonte  rrjedhojat e tij.

Janë manovrime hileqare për t'i hedhur hi syve botës disa demonstrata që nisën grekët duke ftuar të bashkoheshin me ta shqiptarët. Në pamjet nga Selaniku kjo dukej qartë në fyerjet që ndonjë shqiptar me nervozizëm grekofil u drejtonte bashkëkombasve të vet që nuk po dilnin në demonstratat greke. Edhe në Athinë grekët janë munduar që demonstratat shqiptare t'i paraqesin si aksion të përbashkët që gjoja sjell harmoninë pas asaj furtunës raciste. Partiakët e politikanët e Shqipërisë duhet të jenë shumë të vemendshëm ndaj marifeteve të tilla  që pësimet e shqiptarëve të mos vihen në shërbim të justifikimeve e të shfajsimit të grekëve.

Pati dhe gazetarë shqiptarë, nga taborri i atyre që vazhdimisht përpiqen të zgërlaqin e ballsamosin reagimet dhe ndiesitë nacionaliste të shqiptarëve që u mobilizuan me mjaft sëkëlldi në disa ekrane e faqe gazetash të zbusnin pakëz zemërimin shqiptar. ( R. Lani, B, Fevziu, A Zheji, F. Egro. A. Klosi, F. Çupi ).  Është mjaft domethënës  shkrimi plot mëdyshje i Ardian Klosit " "Nacionalizmi dhe nacionalizmi", botuar në "Shekulli" më 9 Shtator, shkrim që lexuesit e kanë përshëndetur dhe kritikuar.

Klosi nuk e fsheh se, sipas mësimeve të Urs Altermatit, studiues zviceran i nacionalizmit, librin e të cilit Klosi e ka sjellë në gjuhën shqipe "është kundër ndeshjeve sportive të kuptuara si ndeshje kombesh". Por, ama Klosi nuk e mohon dot se kështu ndodhi më 4 Shtator në Tiranë. Klosi nuk fsheh dot se me këtë rast ai mësoi (atë që ia kishin thënë, por nuk e honepste me mendjen e tij internacional-kozmopolite), se "u bind që fenomeni i nacionalizmit është më i ndërlikuar sesa e dinte '', se ka filluar të mendojë se "nacinalizmi nuk qenkësh diçka e keqe, ai nuk ngjall urrejtje ndaj fqinjit", pra "nuk qenkësh gjithherë një fenomen negativ". Të gjitha këto dilema Klosi do t'i kishte zgjidhur me kohë nëse do të kishte kuptuar një gjë të thjeshtë se nacionalizmi është i mirë dhe shovinizmi është i keq, sikur para librit të Urs Altematit të kisht e përdorur mundësitë që i krijon Sorosi për të përkthyer në shqip libra studiuesish edhe më të njohur,  sidomos britanikët Gellner, Smith, Kellas.

U mobilizuan dhe disa politikanë si Thoma Miço, Ilir Meta që deklaratat e tyre si u duheshin grekëve i lëshuan si vezët e qyqes në mediat greke. Ilir Meta sapo ishte betuar në tubimin për shpalljen e partisë së tij të re se do të kujdeset për Kosovën e Çamërinë. Por menjëherë e drodhi duke dërguar në Athinë deklarata që u duheshin grekëve për të ulur zemërimin e shqiptarëve.

 

Kur nacionalizmi sportiv sjell frenim ose frymë të re në analizat politike

 

Megjithatë karakteristikë e zhvillimeve më të reja është se qenë shumë më të pakët se herë të tjera dhe më të mekur zërat e grekofilëve dhe të grekoservilëve që tentua të squllnin shpërthimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve..

Deri një grekoservil i njohur në të kaluarën si Nikoll Lesi kësaj here doli në publik me pamjen e Mustafa Nanos të "koregjuar" dhe botoi shkrimin me titull "Kujdes , komshinj grekë" ( "KJ"6 Shtator 2004)., madje u bë dhe pak "nacionalist" me qortimin "qeveria shqiptare nuk mbron emigrantët e saj në Greqi" ("55" 6 Shtator", ndonëse këtë qortim e bëri jo për të mbrojtur emigrantët por për të sikletosur moskokëçarësin ndaj "le(h)sizmit', Fatos Nanon.

Deri në qenien e kryetarit të Akademisë së Shkencave Ylli Popa, person publik i dhënë shumë pas Janullatosit, lëvriu një nerv i mpirë "nacionalizmi" dhe ai deklaroi se "Shqipëria zgjoi shpresën e preku ëndrrën" ( "Ballkan" 5 Shtator 2004) dhe shprehu lumturimin e vet për "solidaritetin e shkëlqyer të gjithë shqiptarëve", për "ndezjen e kryeqytetit me ngjyrat e flamurit".

Edhe një drejtues i gazetës "Sot" ku këtë vit janë shpallur provokimet më të rënda antishqiptare nën nënshkrimin e një zhgarravitësi që mburret se është babai i tezës së kapërcimit të konfliktit brendashqiptar duke copëtuar Shqipërinë sipas ndarjes toskë-gegë,  shkroi artikullin me titull "Shqipëri-Greqi, zhduken kufinjtë midis shqiptarëve"( 5 Shtator 2004). Ndërsa shprehja "O sa mirë me qenë shqiptar" u bë titull i parapëlqyer për komente me theks patriotik në disa gazeta ( "Panorama", "Gazeta Shqiptare", më 5 Shtator).

Këto janë rezultate të prekshme të masivizimit të manifestimit të frymës kombëtare në rastin e një ndeshjeje sportive që imponojnë përmbajtje ose dhe një ndryshim perceptimi e kuptimi gjatë analizës së problemit kombëtar e të nacionalizmit nga njerëz që janë dalluar për trajtim të mbrapshtë të kësaj teme. Këtë ndikim të nacionalizmit në fushën e analizës politike e ka rrokur më qartë, më thellë dhe pasqyryar më drejt nga gjjthë ata që e trajtuan këtë temë gazetari i politikës Mentor Nazarko ( ish-këshilltar  i ish- Presidentit Meidani) në artikullin "Politika që lind nga një ndeshje futbolli".

Nazarko sjell një element interesant në fillim të shkrimit të tij kur  stigmatizon hidhur "një mikun e tij gazetar, shqiptar prej Himare" i cili shkakun e gjithë asaj që ndodhi në Tiranë e në Athinë e ka zbuluar nëpërmjet tezës së Hantingtonit. Sipas këtij himarioti", siç vëren Nazarko në gjjthë këtë që ndodhi :" paskësh të bëj dhe përplasja e qytetërimeve. "Nazarko e ka hedhur poshtë këtë"shpjegim banal të tipit spektakolar" duke  i vënë në dukje kolegut të vet se midis grekëve e shqiptarëve nuk ka asnjë ndryshim qytetërimesh.  Nga Himara janë dy sportistë të mirënjohur shqiptarë që prej shumë vitesh kanë emigruar në Greqi e bëjnë atje veprimtari sportive, peshëngritësi Pirro Dhima dhe futbollisti Foto Strakosh a. Të dy të besimit ortodoks, pra kanë të njëjtën fe me grekët jo me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Njëri, Dhima, ngre lart lavdinë e Greqisë dhe iu besua nga grekët mbajtja e flamurit në hapjen e Olimpiadës. Tjetri, Strakosha mbron portën e Kombëtares shqiptare të futbolit. Është kapiteni i kësaj skuadre. E pamë në fillim të ndeshje s duke u përqafuar me kapitenin e Kombëtares greke. E dëgjuam më vonë të bënte deklarata se sporti duhet t'i shërbejë miqësisë midis dy popujve. E pamë pas kthimit nga Gjeorgjia që shkoi për ngushëllim në emër të Kombëtares në shtëpinë e  Gramoz Palushit që grekët e vranë pse u gëzua për fiotren që kishte arritur Strakosha me shokë për nderin e kombit shqiptar. Atij gazetarit nga Himara i duhet thënë: përcaktohu, mos qëndro në dilemë, je me himariotin Pirro Dhima apo me himariotin Foto Strakosha. Të takon të jesh me Strakoshën sepse ky i do dhe i respketon edhe grekët ndonëse luan për të fituar kund ër tyre. Pirro Dhima mund t'i ketë shumë më për zemër grekët por tashmë përbuz shqiptarët, dhe do t'i bëjë himariotët grekë. Ndryshimi është i madh. Është ndryshim midis nacinalizmit e shovinizmit, nuk është përplasje qytetërimesh.

Nazarko e ka pohuar me vend se në gjithë atë manifestim në Tiranë e kudo, ku u dëgjua dhe u lexua edhe parrulla për Kosovën e Çamërinë, për Shtetet e bashkuara të Shqipërisë e Shqipërinë Etnike, kishte shtysë jo sportive , social-politike. Dhe kështu duhet të jetë e jo ndryshe. Nuk ka as sport për sport, as kulturë për kulturë. Çdo gjë është në shërbim të interesave më praktike të njeriut e të kombit.Kombi është baza e ndërtimit të gjithë jetës ndërkombëtare  .

Nazarko ka bërë një gjë të mirë kur ka formuluar fjalinë :"Ekipi kombëtar është një pasqyrim i Shqipërisë Etnike". Kështu është e duhet të jetë. Kështu duhet e do të ndidhë në art, kulturë, ekonomi, politikë. Kështu tashmë ka ndodhur në veprimtarira të paligjëshme.

Është shumë me vend kur Nazarko shkruan: "bashkohen më shumë Tare, Hasi dhe Brigeli, sesa Nano, Berisha, Rugova, Thaçi apo Ahmeti". Duhet shtuar edhe Meidani e plot të tjerë. Kjo ndodh për shumë arsye. Njëra ndër arsyet se trajnerët ndërkombëtarë të politikanëve që përmenden, të partive politike shqiptare nuk duan ta kompaktësojnë skuadrën politike shqiptare, as ta theksojnë ngjyrimin kuq e zi në gjithë trojet etnike shqiptare, por t'i përcajnë e zbehin. Prandaj ka rëndësi që futbolli të ndihmojë për të kuptuar se bashkësia kombëtare e shqiptarëve duhet kompaktësuar dhe pranuar si një e vetme.e shqiptarëve me ngjyrën kuqezi. Nuk ka si tëmos ndikojë në ndjenjat e shqiptarëve fakti që Greqia është gjithmonë në miqësi me serbët kundër tyre. Meazhet e pakënaqësisë për këtë gjë shqiptarët duhet t'ia përcjellin Greqisë në çdo rrugë.

Edhe keqtrajtimi i shqiptarëve  në Greqi ( dhe në Shqipëri) që e përmend Nazarko si faktor ndikues në shpërthimin e 4 Shtatorit nuk duhet lënë në harresë. Grekët bënë gafë e nuk treguan mençuri që me reagimin pas ndeshjes e thelluan këtë ndjenjë acaruese tek shqiptarët.

Është e qartë se ky problem do të jetë për shumë kohë në qendër të diksutimit  brenda shqiptar, të meditimit individual, të debatit shqiptaro-grek. Do të ketë komente e analiza sado që të përpiqen diplomacitë greke e shqiptare ta shuajnë, sado të nështrohet propaganda shqiptare ndaj asaj të Greqisë, sado këshilla të vijnë nga Europa për të mos e vazhduar përjetimine kësaj të keqeje që u bë. Do të mendohet, do të flitet, do të shkruhet, nuk do të heshtet edhe…

 

Kur të ndeshemi përsëri me skuadrën greke

 

Tifozëria greke nëpërmjet organizatës "Ushtria e kaltërt" që në Greqi e cilësuakan si fashiste dhe këtë drejtuesit e saj e quajnë nder ka bërë betimin për hakmarrje të tmerrshme ndaj shqiptarëve. Grekët e dinë nga filozofia e Eskilit se për çdo padrejtësi lind një detyrim për t'u shpaguar. Por kjo vlen për të gjithë në të gjitha kahjet.

E vlen të luash futboll në një gjendje lufte të shpallur? Nuk e vlen, sidomos për të mos i dhënë rast të shpaloset edhe më çmenduria e racizmit grek kundër shqiptarëve. Sipas një shkrimi të gazetës "Shekulli" më 9 Shtator Federata Shqiptare e Futbollit po mbledhka të dhënat e duhura dhe do të shqyrtojë mundësinë që t'i bëjë kërkesë Federatës Europiane që ndeshja e kthimit më 30 mars 2005 të mos zhvillohet në Greqi, por në vend tjetër. Kjo do të ngjallë reagime nga grekët që do të luajnë cdo gur që sëpari Federata Shqiptare të mos e bëjë një propozim të tillë dhe sëdyti që Federata Eurpiane të mos e pranojë. Mirë është që propozimi të bëhet. Ndërsa për t'ardhmen Federata Europiane e Futbollit dhe federata të sporteve të tjera duhet të mendojnë seriozisht të gjejnë rrugët që ato shortet gjysëm të regulluara që hiqen të mos i venë më përballë t yre ekipet shqiptare greke. Pse të bëhet sporti arenë ndeshjesh kur është e qartë se midis Greqisë e Shqipërisë ka probleme që krijojnë ballafaqime të forta dhe ato fjalët për miqësi janë vetëm një dregëz-kore që mban qelbin përbrenda e pak ta gërvishtësh fillon e rrjedh.

Është e sigurtë se në Greqi e në Shqipëri dhe mekanizma europiane do të bëhet fushatë e madhe mashtruese se tronditja duhet kapërcyer e do të kapërcehet shpejt. Do të jetë një fushatë që nuk do ta shërojë plagën që u hap për një kohë të shkurtër. Shqiptarët nuk kanë përse të bëjnë veprime acarimesh të kota, por as përse të gëlltisin pa kujdes pilulat e mashtrimit. Ndeshja e futbollit nxorri në shesh realitetin në marrëdhëniet shqiptaro-greke, prandaj nuk duhet të harrojmë.

 

11 Shtator 2004                                   Fund                        Abdi Baleta

 

 

 

KUR U IKËN ZËRI ZHURMËMËDHENJËVE ("HESHTIADA KADARE")

 

Deri tani na është dashur të shkruajmë për "Kadareiadën", për "Sherriadën Kadare" dhe "Kadarenë e sherrit". Nuk na kishte shkuar në mendje se do të vinte kaq shpejt koha dhe do të lindëte kaq papritmas nevoja të merremi dhe me një dukuri tjetër që duhet emërtuar "Heshtiada Kadare".

Por u bënë më shumë se dy javë që vemë re se po hesht Kadareja kur ndodhin  ngjarje për të cilat ai duhej të ishte i pari që të fliste. Po heshtin dhe kadareianët kur ata duhej të shpjegonin ose të mbulonin me zhurmën e tyre "heshtjen e Kadaresë". Na bën përshtypje të madhe pse u iku kështu zëri zhurmëmëdhenjëve kadareianë dhe bënë që  heshtja e Kadaresë të kthehet në një "heshtiadë Kadare"! Ka pushuar çdo gjë, jo sikur Kadareja nuk është më gjëkundi, por sikur nuk ka qenë asnjëherë.

E pra Kadareja dhe ithtarët e tij pikërisht në këto ditë të bukura me diell më të shndritshëm e qiell më të pastër se kurrë në muajin Shtator, me ajër të shkëlqyer që ngopte mushkëritë e shqiptarëve, mes haresë më të madhe nacionaliste që kanë përjetuar shqiptarët kudo në botë pas fitores futbollistike mbi Greqinë, duhej të ishin të parët që të shkruanin, të flisnin, të analizonin, të komentonin, të politizonin e madje të letrarizonin ndodhitë.

Kadareja kishte rastin më të mirë t'i rikthehej asaj analizës që ka paraqitur vitin e kaluar nën titullin "Poshtërimi në Ballkan" dhe të tregonte se çfarë ka dalë e saktë dhe çfarë gjysmake, apo e gabuar nga ajo analizë. Kadareja kishte përpara syve ndodhirat më të spikatura për të analizuar dukurinë e "racizmit" tek popujt e Ballkanit, për të saktësuar shkallën e racimit, ksenofobisë, gëzimit euforik pa të keq tek secili popull.

Kadareja kishte rastin të bënte edhe ai menjëherë ndonjë ndreqje të koncepteve të tij të gabuara mbi vlerat e nacionaizmit në përgjithësi e të nacionalizmit shqiptar në veçanti, qoftë edhe sa për sy e faqe, ose me njëfarë trullosjeje sikurse bëri Ardian Klosi. Kadareja kishte rastin të mbate qëndrim më dinjitoz se heshtja duke u renditur  pranë atyre që githësesi nuk deshën të ndreqin asgjë nga pikëpamjet e tyre të shpërfytyruara mbi nacionalizmin shqiptar dhe zunë të trillojnë terma të tillë si  "histeri sportivo-nacionaliste" e "patriotizëm idhnak"(Mustafa Nano), "topnacionalizëm " ( Mehmet Elezi), "hip-hop patriotizëm" (Armir Shkurti). Kurse heshtja si peshku në këtë rast ishte qëndrimi më i papranueshëm për një intelektual të madh, "gjeniun e letrave shqipe" që nuk ka përtuar e nguruar asnjëherë të flasë ndër të parët kur ka patur ngjarje të mbprehta politike, madje ka kërkuar të drejtën dhe të vulosë përcaktimet e vlerësimet e ngjarjeve e të dukurive, sikurse bëri me rastin e shpërthimit të urrejtjes shqiptare në Kosovë në Mars të këtij viti. 

Deri në çastin kur shkruhen këto radhë kanë kaluar gati tri javë dhe nuk më ka zënë syri asnjë shprehje të Kadaresë në shtyp, nuk më ka kapur veshi asnjë tingull nga goja e Kadaresë në media. Kishim të drejtë të mendonim; more ç'bëhet kështu?! Intelektuali i shquar që nuk lë rast pa dalë në skenën e propagandës për gjithfarë  cikërrimash, në një rast të tillë kur gjëmon Shqipëria, Greqia e bota për një shpërthim racizmi, ksenofobie nga vandalizmi grek në stil të gjërë kundër shqiptarëve hesht?(!). Edhe më e rëndë të duket kjo heshtje e Kadaresë kur mban në dorë faqen 10 të gazetës "55" të datës 31 Korrik 2004 dhe faqen 21 të gazetës "Albania" të datës 10 Gusht 2004 ku porositë e parashikimet e Kadaresë në një panair libri në Ulqin raportoheshin nën titujt e mëdhenj "Kadare: në Ballkan ka ardhur ora e miqësisë" dhe "Kadare: në gadishullin e lodhur ka ardhur ora e afrimit të madh". Kurse zhvillimet e 4 Shtatorit, vetëm një muaj pasi ishin shqiptuar këto fjalë, dëshmonin se Kadareja si shumë  herë të tjera kishte folur krejt në tym për zhvillimet ballkanike dhe perspektivat e tyre të afërta, kishte folur jo si analist objektiv por si propagandist pa përgjegjësi.

Po ku ishte futur Kadareja që heshti? Mos ishte në ndonjë qoshe ku nuk mbërrijnë lajme nga bota? Ishte në Tiranë. E pamë në një koktej pompoz që kishte organizuar në Tiranë Blendi Fevziu për të promovuar një libër me përmbledhje artikujsh, ku ishin të pranishëm edhe Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Fatos Nano, Ilir Meta, Princi Leka e taborret e njohura të politikanëve e gazetarëve që  i sheh gjithmonë në veprimtarira të tilla. Mos heshtja e gjatë e Kadaresë duhej kuptuar si një vetëdijësim i tij se këtë radhë duhej të mendonte shumë para se të fliste sepse nuk mban më ujë pilafi i gafave politike që ka bërë, sidomos duke vënë shenjën e barazimit mids racimit grek e serb në Ballkan me "racizmin e shqiptarëve" kur shkroi esenë "Poshtërimi në Ballkan" dh e keqinterpretoi ngjarjet e 17-18 Marsit 2004 në Kosovë?!

Ismail Kadareja dhe Anastas Janullatosi ishin dy personazhet që vëzhgoheshin më tepër nga shumica e shqiptarëve se si do të reagonin ndaj shpërthimit të ksenofobisë greke kundër shqiptarëve me rastin e ndeshjes së futbollit. Këta ishin para një provimi të madh. Do të merrnin notë edhe për të folurën edhe për heshtjen. Anastas Janullatosi heshti gjatë, por e prishi agjërimin e fjalës para Kadaresë. Më 17 Shtator 2004 botoi në "Shekulli" shkrimin "Dhuna dhe terrorizmi janë në kundërshtim me frymën e vërtetë të besimit fetar". Por këtë predikim prifti grek që ka uzurpuar fronin e shenjtë të KOAKSH e ka bërë vetëm duke u nisur nga terrorizmi në "Kullat Binjake" të Nju Jorkut më 11 Shtator 2001, nga tragjedia e fëmijëve "në hekatombat e shkollës së Beslanit në Oseti", nga një konferencë në Milano me temë "Guxim për një humanizëm të ri shpirtëror" . Asnjë fjalë për racimin shqiptarofob të grekëve. Pra Janullatosi duke shkruar në gazetë vërtetoi se ka heshtur, jo rastësisht, ka heshtur sa të mblidhte mendjen se pas çfarë ngjarjesh duhej të kacavirrej me duar e me mjekër për t'i bërë bisht reagimit ndaj asaj që u ndodhi shqiptarëve nga vandalizmi grek në Greqi. Por Janullatosi më në fund e gjeti një shteg turpi ku të dilte..

Kurse Kadareja duket se ka ngecur edhe më keq, ende po nguron që të thotë mendimin e tij. Kësaj radhe nuk ka si të kapet pas djegies së ndonjë kishe ortodokse, si në muajin Mars në Kosovë, për të dënuar njësoj si racizmin e shqiptarëve dhe të tjerëve. Nuk e ka të lehtë të kapet as pas "thyerjes së Kryqit" diku në Sarandë, siç kanë bërë OMONIA e priftërinjtë e Janullatosit në Shqipëri dhe disa euro-deputetë të fandaksur grekë, sepse është fjala për heqjen e një "Kryqi të provokimit" grek, ngritur në mënyrë të paligjëshme në një park publik.

Kësaj here nacionalizmi shqiptar shpërtheu hareshëm në mënyrë kaq masive për ngjarje sportive sa Kadareja nuk ka si të fshihet pas formulave të ndonjë grupimi perëndimor se ajo që ndodhi është punë nacionalistësh ekstremistë shqiptarë. Prandaj Kadareja ka zgjedhur heshtjen, edhe më të gjatë se ajo e Janullatosit. Prandaj po heshtin kadareianët e nuk po botojnë më as pjesëza veprash të Kadaresë, as komente për Kadarenë nga ndonjë rumun, apo nga gazeta europiane siç kanë bërë për muaj të tërë gati çdo ditë në dy, tre e më shumë gazeta të Tiranës njëherësh.

Do të presim çfarë do të thotë ai herët apo vonë, me gojë apo me shkrim. Ai do të shkruajë edhe për ngjarjet e Shtatorit nëTiranë e Greqi, se nu ka nga ia mban. Nuk i rrihet pa shkruar. Nëse kësaj radhe është përmbajtur, nuk ka nxituar që të mos gabojë përsëri në politikë e përgëzojmë. Kështu duam. Por ama është me vonesë. Vonesa e tij i kënaq grekët më shumë se nxitimi, sepse ata nuk mund të shpresonin që Kadareja t'i justifikonte në valën e shpërthimeve dhe në një kohë kur shumë intelektualë shqiptarë të mendësive të Kadaresë u detyruan të "vetëndreqen" disi në armiqësinë e tyre ndaj nacionalizmit shqiptar.

Jemi kureshtarë vetëm të shohim se sa do të presë Kadareja për të folur dhe sa qëndron dyshimi që kemi se ai po hesht gjatë sepse pret çastin kur rrymat anti-nacionaliste midis shqiptarëve të dalin nga koma ku i hodhën shpërthimet nacionaliste të 4 Shtatorit. Kadareja po vëzhgon me kujdes nga prapa perdeve të rënda të zeza të politikës e të propagandës se …

Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - You care about security. So do we.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
Olsi | 23 Sep 22:03 2004
Picon

RIMEKEMBJA 21/ 09/ 2004 [ ii ]

Kur do marr hov ofensiva anti-nacionaliste për shkurorëzimin e 4 Shtatorit

 

Mund të themi se përgatitjet për t'i dhënë hov kësaj ofensive janë bërë qysh nga katër Shtatori, paralelisht me shpërthimin e euforisë kombëtare të shqiptarëve. Në themel të përgatitjeve për këtë ofensivë janë qëndrimet e ambasadorit të Shqipërisë në Athinë dhe disa veprime propagandistike që janë bërë në ekranet televizive e gazetat e Tiranës, apo në mjediset politike e partiake shqiptare, ku reagimet kanë qenë shpesh të vakta ose dykuptimëshe ( deklarata në parlament, deklaratat evazive të drejtuesve të PD-së, të qeveritarëve etj).

Kjo ofensivë po përshkallëzohet në rrugë propagandistike e politiko-diplomatike.  Më 14 Shtator 2004, në gazetën "Korrieri" të Blendi Fvziut u botua shkrimi "Fantazmat e nacionalizmave",i shkruar nga një politikan grekofil i dalluar për teprime tuafe kundër nacionalizmit, Tritan Shehu, ish kryetar i PD-së, ish zëvendës-kryeministër e ministër i jashtëm në qeverinë e Meksit , ndërsa tani figurë qendrore partiake në Partinë  e kryesuar nga Genc Pollo. Po atë ditë kemi parë në "Panorama" një shkrim të anti-nacionalizmit të përçudnuar "Hip-hop patriotizëm", të gazetarit të televizioneve Armir Shkurti. "Panorama" konsiderohet më shumë si zëdhënëse e grupimit politik të Ilir Metës, ish kryeministër e zëvendës-kryeministër dhe ministër i jashtëm (si Tritan Shehu) dhe tani kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti-shemër e asaj të kryesuar nga Nano, nga ku u shkëput Iliri me ndjekësit e vet.

Për fat të mirë në gazetën "Ballkan" po më 14 Shtator ishte botuar nën titullin "Pse nuk pranova të këndoja për Vorio-Epirin" një intervistë e këngëtares së njohur Irini Qiriako me origjinë nga zona e Sarandës që dëshmon se si grekët janë munduar ta bindin ta vinte artin e saj në shërbim të politikës së tyre anti-shqiptare duke i thënë "Ti je minoritare, na përket neve, mos u kthe në Shqipërinë e varfër". Kurse Irini ua ka kthyer shqiptarçe :" Unë jam shqiptare, zëri im , kënga im i përket vendit tim, tokës sime që më ka mbrujtur me dashuri për atë vend ku kam lerë e jam rritur. Zëri dhe kënga e popullit tim nuk mund të shiten me para".

Por, për fat të keq ka edhe shqiptarë që shesin talentin e aftësitë e tyre për para duke i vënë edhe në shërbim të armiqëve të kombit shqiptar. Prandaj fjalët e Irini Qiriakos janë një shuplakë e rëndë për tralalataë anti-shqiptare që ka bërë Armir Shkurti me atë "hi-hop patriotizëm" në "Panorama", janë shuplakë për gjithë mustafët e armirët që duan të neverisin shqiptarët nga qenia e tyre kombëtare. Janë shuplakë edhe për heshtjen e Kadaresë. Janë shuplakë për të tillë intelektualë shqiptarë dhe për Janullatosin e priftërinë e tij politiko-kishtare fjalët që shkruan korçarja Raimonda Moisiu me banim në Hartford (SHBA) në letrën "Ndal ksenofobisë greke ndaj shqiptarëve" ("Panorama" 15 Shtator 2004) ku ajo bën dhe sugjerimin që Heladhën tani e tutje shqiptarët të mos e thërrasin më "GREQI" por "KSEN OFOBI". Mirëpo të njëjtn ditë me letrën e Rajmondës në "Panorama" dy faqe ishin mbushur me të dhëna biografike e fotografi për " 11 legjionarët e Kombëtares shqiptare në kampionatin grek", në funksion  të idesë "Një "kombëtare helene" me flamur shqiptar" për të thënë se shqiptarët duhet të ngulisin në mendje se si për shumë gjëra të tjera janë në vartësi të Greqisë edhe në futboll, se ardhmëria e përfaqësimit të futbollit shqiptar në botë është në Greqi. Ja si përshtatet në lëmin e sportit vija politke e  pushtetarëve e politiknavëe shqiptarë se "rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nga Greqia". Kadareja hesht për gjëra të tilla.

Mjaftojnë titujt e përmbajtja e disa shkrimeve që u përmendën për të kuptuar se ofensiva anti-nacionaliste në Shqipëri për të shkurorëzuar atë mrekulli që u bë më 4 Shtator nisi  me egërsi e cinizëm të veçantë më 14 Shtator 2004, 10 ditë nga ngjarjet e paharrueshme. Por përpjekjet janë intensifikuar edhe në rrafshin politiko-diplomatik. Ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, është më i pranishënm se kurrë në faqet e gazetave e në ekranet televizive të Tiranës ku lëshon deklarata e bën propagandë për të bindur shqiptarët se kthimet në numër të madh të shqiptarëve nga Greqia nuk paskan të bëjnë me zemërimin grek për ndeshjen e futbollit. Dihej se kur të mbaronte Olimpiada në Greqi do të rritej papunësia dhe të parët do ta pësonin shqiptarët  për shk ak se ata përbënin numrin më të madh të mërgimtarëve në ndërtimin e komplekseve sportive në Athinë dhe janë gjithmonë viktimat e para të diskriminimit në Greqi. Por kthimet masive janë edhe rrjedhojë e zemërimit për ndeshjen e futbollit.

Pak pasi Greqia e pa veten ngushtë në rrafshin botëror u njoftua se presidenti i Greqisë, Stefanopullos do ta bënte më 18 Shtator atë viztën e shtyrë në Shqipëri. Para kësaj u thirr ministri i jashtëm i Shqipërisë në Athinë për të intensifikuar fushatën propagandistike për nevojën e marrëdhënieve miqësore.

Kësaj radhe në Athinë me një mision të qartë politiko-diplomatik u thirr edhe drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, minoritare grekofone. Duket si "çudi" që në Shqipëri mekanizmat partiakë, parlamentarë, joqeveritare që kanë në emërtimin e tyre fjalët "të drejtat e njeriut" ose funksione në këtë fushë kanë në krye minoritarë grekofonë.

Justifikimi i vizitës së Hysit në Athinë është prania e "mbrojtëses të të drejtave të njeriut në Shqipëri" në gjykimin e çështjes së një shqiptari që paska ngritur padi për keqtrajtim. Pra u sajua shumë shpejt një farsë propagandistike për të mbështetur deklaratën që bëri ambasadori grek në "Top Channel" më 9 Shtator për "drejtësinë e shkëlqyer greke" ku mund të gjejnë derman shqiptarët e keqtrajtuar. Prania e Hysit në atë gjykim është farsë për të ulur zemërimin që ka shkaktuar tallja cinike e drejtësisë greke me të gjykuarit shqiptarë, viktima të "skandalit Vavacula" në gjykatën e Selanikut.

Grekofonja juriste (pedagoge e kriminalistikës), Vasilika Hysi, ka shkuar në Greqi për të krijuar idenë se tani e tutje do të ketë drejtësi për shqiptarët në Greqi, siç shkoi dikur grekofoni jurist, Paskal Haxhi, për të krijuar përshtypjen e rreme se grekët po hiqnin gjendjen e luftës me Shqipërinë. Vasilika Hysi me të mbërritur në Athinë e filloi punën me veprimtari politiko-diplomatike duke lëshuar deklarata se ndeshjet sportive duhet të shërbejnë për miqësinë e popujve shqiptar e grek. Kështu pas deklaratave me synim të qartë politik të Arben Putos u kurdis misioni politiko-diplomatik i Hysit në Athinë që Komiteti Shqiptar i Helsinkit të bëhet palë në ofensivën për shfajsimine racizmit grek që shpërtheu kundër shqiptarëve më 4 Shtator 2004.

Pra, ka kaq shumë ndodhi e ndërthurje episodesh sa është e vështirë t'i ndjekësh e t'i analizosh. Kurse " i madhi Kadare" bash në këtë kohë e këtë atmosferë vluese ka gjetur rastin të shijojë rehatinë e heshtjes.

 

 19 Shtator 2004                                                            Abdi Baleta

 

 

JANULLATOSI HESHT PËR RACIZMIN GREK DHE "KRYQET E PROVOKIMIT"

 

Bakër janullatist pas urtisë së shprehjes "heshtja është flori"

 

Pas ngjarjeve me rastin e ndeshjes futbollistike Shqipëri-Greqi më 4 Shtator 2004 duheshin shtruar pyetjet : Ku është "bariu i grigjës ortodokse " shqiptare ( në të vërtetë uzurpatori prej kaq vitesh i KOAKSH-in) që nuk ka thënë asnjë fjalë? Ku është ai Janullatosi që edhe kur digjet ndonjë oxhak nga zjarri për ngrohje në ndonjë manastir serb në Kosovë, ose thyen këmbën se shkel keq në rrugë ndonjë serb vë kujen, fillon lutjet, bën përshpirtje? Pse ka heshtur tani që në Greqi u vra një shqiptar, u shtruan në spitale me plagë me dhjetra, u plagosën me qindra, u keqtrajtuan një numër edhe më i madh, u quajt i ndyrë nga policët grekë flamuri shqiptar, po dëbohen në masë mërgimtarët shqiptarë dhe nuk ka thënë asnëj fjalë?! Kështu e kupton dhe bën drejtësinë kristiane njeriu i Perëndisë me emrin Janullatos?! Apo kujton se t ë gjithë ata shqiptarë që u trajtuan në atë mënyrë mizore në Greqi kanë qenë myslimanë?

Djaloshi që u vra ishte, Gramoz Palushi, me prejardhje ishte i besimi islam, por kemi dëgjuar se ishte lidhur me një vajzë greke. Midis atyre që janë keqtrajtuar ka ortodoksë realë e të shtirur se grekët ua ndërrojnë fenë myslimanëve para se t'i marrin në punë. Të paktën ai shqiptari i rrahur që u paraqit në ekranin televizv në programin e Xhungës më 9 Shtator na u duk nga emri e mbiemri ortodoks real. Apo Janullatosi për shqiptarët nuk merakoset fare kur vriten, plagosen nga grekët edhe po të jenë të dëmtuarit të besimit ortodoks?.

Mund të mendonim se Janullatosi nuk ishte mirë me shëndet, ose ishte diku me ndonjë punë të rëndësishme dhe nuk kishte fuqi apo nge të shprehej menjëherë me ato që po ndodhnin më 4 Shtator e gjatë ditëve në vazhdim. Por e pamë me shëndet për t'i thënë "marshalla" dhe plot gjallëri në mëngjezin e lutjeve që bënë ambasada e SHBA dhe  qeveria shqiptare më 11  Shtator 2004 në Tiranë për të nderuar shpirtrat e atyre që u vranë në Nju Jork në aktet terroriste para 3 viteve. Nuk është faji i Janullatosit që qeveritarët shqiptarë nuk bënë ndonjë ceremoni për të masakruarit në Athinë ku të detyrohej dhe Janullatosi të mbante një qëndrim. Por ama dy fjalë duhej t'i kishte thënë ai nga selia e tij në rrugën e Kavajës, qoftë dhe nëpërmjet ndonjë zëdhënësi. Ndryshe  na shkon mendja për keq se kur Janullatosi hesht në raste si ky do të thotë se i vjen mirë për atë që ka ndodhur në kurriz të shqiptarëve.

Mund të mendohej se Janullatosi për ofiqin që ka marrë (uzurpuar) nuk mund të flasë kohë e pa kohë, prandaj duhej patur durim për të dëgjuar fjalën e tij sapo ai të kishte mbledhur mendjen e politikës (jo të kresë) dhe do të shprehej. Janullatosi u shpreh më në fund, jo me gojë , por me shkrim, por përsëri për atë që prisnim ne asgjë nuk tha. Më 17 Shtator 2003 në rubrikën "opinion" të gazetës 'Shekulli" u botua shkrimi "Në kundërshtim me besimin fetar" nga Prof.Dr. Anastasi. U habitëm pakëz se nuk kishin dëgjuar pë ndonjë  profesor të tillë, por tani në Shqipëri vijnë gjithfarë studiuesish të mëdhenj nga jashtë. Habia kaloi kur duke ndjekur shenjën e asteriksit pranë fjalës Anastasi në faqen e parë të "Shelkullit " mbërritën tek shpjegimi i faqes 15 se autori qenkësh "Kryepeshkopi i Tiranës, Durrë sit dhe gjithë Shqipërisë". Atëherë e morëm vesh se atë shkrim e kishte bërë uzurpatori i KOAKSH, greku Anastas Janullatos, i cili ende ka lënë një gjë të paqartë ; kur thotë se është i gjithë Shqipërisë e ka fjalën vetëm për Shqipërinë londinëze apo për Shqipërinë  Etnike. A e quan veten uzurpatori Janullatos " bari shpirtëror" edhe për ortodoksët shqiptarë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri apo ato ua ka lënë nën kujdes "barinjëve shpirtërore" serbë, malazezë, maqedonas, grekë?!

 

Janullatosi i rreptë vetëm ndaj "terrorizmit islamik"

 

Në shkrimin e vet për "dhunën dhe terrorizmin që bien në kundërshtim me frymën e vërtetë të besimit fetar" Janullatosi nuk thotë asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët. Ai ka folur për dhimbjet që ndjen për viktimat që kanë shkaktuar aktet terroriste në SHBA më 11 Shtator 2001, për dhimbjet që ka ndjerë për "fëmijët që mbetën të vrarë nga terroristët në katakombet e shkollës së Beslanit në Oseti. Pastaj  rrëfen se : "Gjatë vitevet të fundit nëpër kongrese të njëpasnjëshme ndërfetare, ne përfaqësuesit e besimeve të ndryshme kemi rënë dakord që feja duhet të sjellë e të mbështesë paqen në botë se dhuna dhe terrorizmi me prejardhje individulae, kolektive e shtetërore janë në kundërshtim me frymën e vërtetë të fesë". Sa mirë që qenkan marrë vesh kështu për një gjë që feja e ka predikuar gjithmo në, por nuk është arritur për shkak të politikës, duke përfshirë dhe poltikën brenda fesë.

Janullatosi na vë në dijeni se "Më 5-7 shtator në Milano, qindra përfaqësues, burra e gra nga 60 vende dhe besime të ndryshme të mbarë botës morën pjesë në Kongresin e madh ndërfetar me temën "Guxim për një humanizëm të ri shpirtëror". Me këtë sqarimin e dytë sikur e ka përligjur disi heshtjen që ka mbajtur në ditët e para të shpërthimit të racizmit grek më 4 Shtator, sepse ishte në Milano duke fituar "guxim për një  humanizëm të ri shpirtrëor". 

Mirëpo ato që thuhen në dy citatet e mësipërme duhet ta kishin shtyrë Janullatosin që me të shkelur përsëri në Shqipëri të shprehej më me guxim se të gjithë për atë që kishte ndodhur midis grekëve e shqiptarëve, për atë që në mbarë botën u dënua si ksenofobi greke, si racizëm e shqiptarofobi greke, si përdhosje nga grekët e "frymës olimpike", që nuk është më pak e shenjtë se ajo që paskan vendosur liderët e feve të ndryshme që terrorizmi e dhuna të dënohen dhe paqa e qetësia në botë të mbështeten. Pra Janullatosi pas atij kongresit në Milano duhej ta thyente heshtjen më me guxim dhe të thoshte disa fjalë për masakrën mbi shqiptarët në Greqi e të mos kufizohej vetëm me viktmat e "Kullave Binjake" në Nju Jork dhe fëmijët e vrarë në shkollën e Beslanit.

Por, mesa duket, Janullatosi është i rreptë në dënimin e terrorizmit vetëm kur viktmat e tij janë të krishterë dhe të akuzuarit si terroristë janë myslimanë. Ndonëse Janullatosi në shkrim rrëfen se përfaqësuesit fetarë paskan rënë dakord se duhet dënuar terrorizmi edhe kur është individual, kolektiv e shtetëror, atij nuk i ka ardhur për mbarë të flasë për terrorizmin anti-shqiptar që në Greqi ishte individual ( personi që vrau të riun Palushi), kolektiv ( dhuna e ushtruar nga "Ushtria e kaltërt" greke dhe kanalet televizive greke) dhe shtetëror ( dhuna policore dhe politika greke).

 

Krijohet eufori për harmoninë fetare e nxitet "libanizimi fetar"  në Shqipëri

 

Janullatosi dhe ata që sillen si korba të anti-shqiptarizmit rreth tij në selinë e uzurpuar kishtare  dhe rezidencën e blerë badiava në rrugën e Kavajës në Tiranë, si dhe një takëm prifërinjsh nëpër qytete e fshatra  duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre edhe për tensionet fetare që janë ngritur kohët e fundit në Shqipëri për shkak të ndërtimit të "Kryqeve të provokimit" nëpër maja kodrinash e faqe malesh ku pretendohet se shekuj më parë ka pasur kisha ortodokso-bizantine.

Për dukurinë e frymën e mrekullueshme të tolerancës e mirëkuptimit midis feve në Shqipëri është folur shumë kohët e fundit. E ka mburrur këtë dukuri shqiptare dhe vet Janullatosi. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Moisiu, në një mbledhje me diplomatët shqiptarë në fillim të Shtatorit e quajti si një aksion me rëndësi të madhe 'Konferencën për harmoninë fetarë në Shqipëri" që u organizua në fund të vitit 2003 në Tiranë nën kujdesin e posaçëm të tij dhe në bashkëpunim me Uneskon. Moisiu i qortoi rëndë ambasadorët se nuk kishin punuar për të propaganduar materialet e kësaj konference, pra kishin lënë pas dore aksionin më të madh ideologjik të vitit.,U rikthyen kritikat për neglizhencë në punën ideologjike si në kohën e Enverit. Atëherë fjala ishte për materiale marksiste-leniniste, tani për materiale për fenë.

Por ndërsa bëhet shumë zhurmë për harmoninë e tolerancën e mrekullueshme fetare në Shqipëi këtyre po u vihen hap pas hapi minat e rrënimit. Janullatosi dhe taborret e tij të antshqiptarizmit të zi janë nga më aktivët në këtë punë rrënuese. Kisha greke pjell vazhdimisht djallëzi të reja për të shkaktuar tensione fetare e politike në Shqipëri, për ta shtyrë këtë drejt një humnere libanizimi me motive fetare. Kohët e fundit kjo po bëhet nëpërmjet një aksioni në rritje të nguljes e shtrirjes së "Kryqeve të provokimit" në majat e shpatet e maleve të Shqipërisë jashtë kishave dhe jo për nevoja liturgjisë fetare por për të krijuar një imazh të kyqëzimit të Shqipërisë.

Shenjat e simbolikat fetare kanë vlerën e tyre të madhe që dihet, por kanë edhe vendin vet se ku ngrihen, si ngrihen, kur përdoren e si përdoren. Kryqi i krishterë e ka vendin e vet në kishë, në gurët e varrevet, në kapelat, në ceremonitë martesore e të përcjelljes në banesën e fundit të të krishterit dhe banesat e të krishterit, në zyrat e vendet publike në një shtet teokratik të krishterë si Greqia. Minarja e ka vendin në qoshet e xhamive. Nuk ka vend e kuptim të krijohet nëëpër Shqipëri pyje kryqesh pa kisha e minaresh pa xhami. Kush nxit një garë të tillë të "pyllëzimit fetar'' të Shqipërisë me simbolika të rreme provokuese  është Antikrisht e Qafir.

Me shfaqjen e "kryqeve të provokimit", struktura të shëmtuara prej betoni, majë kodrave pa asnjë funksion fetar,liturgjik, për një nostalgji të krishterë të shtirur si mbulesë provokimi fetar e politik po nxitet një frymë e rrezikëshme që nuk ka si të kalojë pa reagime  të njerëzve që nuk kanë kryqin si simbol fetar, madje dhe të njerëzve që kryqin e duan simbol fetar atje ku e ka vendin e vet.

 

Kush e e solli imitacionin e kryqit sllavomaqedonas nga Shkupi në Qafë Kërrabë?

 

Fillimisht historia e shëmtuar e acarimevet fetare nisi për shkak të "Kryqit të Fikasit", që u vendos mbi një lartsëi në Qafë Kërrabë, pranë rrugës kombëtare që të tërheqë sa më shumë vemendjen. Kjo gjoja ishte bërë sepse kështu donin fshatarët  e besimit ortodoks të fshatit Fikas në afërsi të Elbasanit të afirmonin trashëgiminë e ortodoksizmit të tyre.

Ky kryq prej betoni me përmasa të pazakonta për funksionin e simbolit fetar ishte një imitim i shëmtuar i praktikës sllavomaqedonase me Kryqin gjigand që ngritën shovinistët e Kishës dhe të politikës sllavomaqedonase mbi një lartësi në Shkup për të theksuar karakterin ortodoks e sllav të Shkupit e të FYROM-it. Duhej të mjaftonte kjo analogji e shëmtuar e tejngopur me shovinizëm kombëtar e fetar që t'i bënte të mendoheshin më mirë ata që e vendosën dhe e lejuan ngritjen e "Kryqit të Fikasit" në lartësinë e Qafë Krrabës mbi Elbasan.

Kështu që ishte plotësisht i përligjur si nga pikëpamja fetare dhe atdhetare reagimi kundërshtues i bashkësisë islame të Elbasanit, ku shumica e madhe e popullsisë janë të besimit mysliman.Me të drejtë Myftinia e Elbasanit u shpreh se ngritja e kryqit :"është një veprim provokues, për të treguar dominim ("Panorama" 18 Gusht 2004)" Më 25 Gusht në "Shekulli" u botua një analizë  e saktë nga Agron Alibali nën titullin "Shteti laik në darën e Fikasit" ku tërhiqet vemendja dhe në faktin tjetër se në shpatin e Malit të Thatë  në zonën Pogradec-Korçë qenka shtrirë një kryq i madh që ka përçudnuar shpatin e malit si ajo shtrirja me mure gjigande e fjalës "Enver" para disa dekadash në shpatin e malit të Shpiragut përballë Beratit. Sa "çudi" kur heshtin për këtë kr yqëzim me "kryqe provokimi" prej betoni intelektualë poterexhi si Pirro Misha, Enkel Demi, Edmond Tupja, Mustafa Nano, Arbër Xhaferri etj. që kanë bërë namin nëpër gazeta, ekrane televizive e  takime se shamia e kokës që mbajnë një numër i pakët vajzash të besimit islam po prishte fizionominë fetare të Shqipërisë laike e po dëmtonte imazhi e saj në botë si vend shumëfetar.

Alibali me të drejtë thekson se në Shqipëri shteti është laik , jo teokratik si nëGreqi, se ishte fitore e madhe e humanizmit dhe laicizmit që në kushtetutën europiane nuk u pranua të futej  dispozita mbi krishterimin si fe zyrtare e bashkimit. Vatikani kishte kërkuar që krishterimi të bëhej me kushtetutë bazë e sistemit shtetëror sikurse ishte bërë ideologjia marksiste -leniniste në Shqipëri me kushtetutë ne vitit 1976. Mirëpo atë që e refuzoi Europa duan ta imponojnë në Shqipëri me metoda të tërthorta si ngritja e "kryqeve të provokimit " në maje kodrash ku nuk ka as kisha, në parqe publike, ose duke i shtruar në shpate malesh. Edhe komunizmi kështu ka bërë për ta imponuar fizionominë e tij ideologjike si të vetmen nëpërmjet monumenteve ideologjike në terren të hapur, nëpërmjet parrullavet gjigan de në faqet e kodrave e të maleve, nëpërmjet ''gdhendjes'' e "qëndisjes'' së terernit me drapër e çekan. Në fillim mësoi komunizmi nga krishterimi përdorimin për sundim të simbolikës. Tani  krishterimi po merr nga praktikat e komunizmit metodat e dominimit nëpërmjet  shpërdorimit të simbolikës fetare.

 

Janullatosi nuk mund të lajë duart si Pilati për fushatën e "kryqeve të provokimit"

 

Popat që dolën në ekran të mbronin ngritjen e kryqit si imitim sllavomaqedonas por sipas orekseve të kishës greke, dukej që ishin nga taborri janullatist.

I mrapsht dhe provokues ishte arsyetimi i popit të Elbasanit që tha : " Kryqi është ngritur aty sepse para disa shekujsh në atë vend ka qenë një kishë". Me këtë ai zbuloi se "kryqet e provokimit" ishin një aksion revanshizmi kishtar, për të ripushtuar gjithë vendet ku dikur ka mbizotëruar feja e krishterë. Ky arsyetim për ngritjen e "kryqeve të provokimit" pa kisha përputhet me strategjinë e Kishës greke për rikonvertim të shqiptarëve në ortodoksi dhe është një zbatim në Shqipëri i një lloj sionizmi ortodokso-grek.

Pas reagimit të bashkësisë islamike në Elbasan, ndërhyrjes së autoriteteve komunale dhe një takimi të përfaqësuesve të feve u krijua përshtypja se puna po rregullohej pa acarim të mëtejshëm dhe kryqi do të hiqej. Në "Panorama" të datës 6 Gusht shkruhej "Kryqi i Fikasit do të hiqet nga rruga kombëtare". Por më 7 Shtator 2004 në "Panorama" u botuar shkrimi "Kryqi i Fikasit ngel pezull. Dështon mbledhja e komunës, shtohet irritimi".

Ndërsa zhvillohej kjo "betejë për Kryqin e Fikasit" më 10 Shtator erdhi lajmi tjetër "Xarë, një kryq "sfidon" epokën e bronxit" ( "Ballkan" 10 Shtator 2004). Organizuesit e ofensivës së kryqëzimit të Shqipërisë me "kryqet e provokimit" me një shpejtësi të çuditëshme kishin ngritur një kryq prej betoni gati 13 metro të lartë në një kodër në parkun arkeologjik të Sarandës. Kjo ngjalli reagimet e personelit të ngarkuar me administrimin e zonës arkeologjke ku nuk lejohet asnjë ndërhyrje pa leje.

Lajmet për fatin e këtij kryqi kanë qenë kontradiktore. Herë thuhet se autoritetet i vunë dinamitin për  ta prishur. Herë thuhet se banorët ortodoksë nuk lejuan ta preknin. Në mbrijtje të këtij kryqi që ngjan edhe i shëmtuar në atë peizazh u ngrit OMONIA. Pastaj filluan të çirren disa eurodeputetë grekë. Pra doli sheshit se kush e kishte porositur "kryqin e provokimit" në Xarë. Ishte provokim nga shovinizmi grek si hakmarrje pas 4 Shatorit dhe për të mbuluar  zemërimin që shkatoi në botë kundër Greqisë masakra e shqiptarëve në Athinë me një zhurmë për shkeljen e lirive fetare e të minoriteteve në Shqipëri siç bëjnë grekët sa herë që nuk  kanë si të sulmojnë ndryshe shqiptarët. Erdhi në kohën e duhur raporti i De partamentit Amerikan të Shtetit i botuar më 15 Shtator 2004 "Shqipëria respekton liritë fetare" ( "Korrieri" 16 Shtator)

Janullatosi ka heshtur për të gjithë këto, sepse kuptohet që ai qëndron në qendër të fushatës së kryqëzimit të Shqipërisë me "kryqet e provokimit". Njerëzit e taborreve të tij kurdisin ngritjen e kryqeve. Njerëzit e Janullatosit janë natë e ditë në gatishmëri të plotë për të çuar në vend çdo porosi të shefit të tyre.

 

Nga aparati fotografues i andartëve tek kamera filmuese e janullatistëve

 

Më 22 Gusht 2004 në gazetën "Sot" është botuar shkrimi "Zbulohet fotografia që vrau 4 burra".

Është një histori e rrallë dhe rrënqethëse që tregon se si veprojnë grekët. Kjo fotografi qenka ruajtur për 80 vite në Australi ku e çoi një mërgimtar nga zona e Devollit ku ishte bërë fotografia në vitin 1913 gjatë një beteje të burrave të fshatit Arrëz kundër andartëve grekë . Ndërsa bëheshin luftimet " një endacak me aparat fotografik në krah, me një pasion absurd përmes plumbave shkrepte aparatin". Në betejë mbeti i vraë dhe kapedani grek Varda me tre nga trimat e tij. Në mbarim të betejës "Fotografi u ndodh pranë çetës së Demir Arrëzës dhë kërkoi t'u bënte një fotografi para trupave të grekëve të vrarë".

Ky njeri misterioz nuk u kthye më të sillte fotografinë. Kohë më vonë grekët hynë në atë fshat me atë fotografi në dorë. Ata i kërkuan të parit të fshatit të mblidhte burrat që ishin në foto se kishin diçka për t'u thënë. Burrat që u mblodhën nën kërcënim armësh i çuan tek "varri i Zotit" ku ishte vrarë Varda dhe masakruan 4 prej tyre…Aty kishte mbetur dhe fotografia. Ai që e mori nuk pati guxim ta tregonte dhe emigroi bashkë me të në Australi. Fotografia u kthye pas 80 vitesh të dëshmojë..

Ato ditë kur kisha lexuar këtë shkrim më qëlloi që të takohem me një kolegun tim të diplomacisë pikërisht në trotuarin e rrugës së Kavajës ku kaloj shpesh dhe kishim qëndruar në këmbë e bisedonim poshte dritareve të "selisë së Janullatosit", se aty u takuam. Vura re se pas pak nga oborri i kësaj selie doli një person me një aparat filmimi dhe po "filmonte rrugën' në drejtimin tonë. Ishim rreth 25 metra larg tij. U tërhoq kur vuri re se nisëm të qeshnim me punën që po bënte. Grekët mbeten ata që kanë qenë ndaj shqiptarëve, sillen si andartët nëpër male edhe kur janë  në selinë e Janullatosit në mes të Tiranës.

Detyrën e fotografit misterioz të vitit 1913 e përsëriti një andart i Janullatosit në vitin 2004,jo më me aparat të rëndë fotografik, por me kamera moderne filmimi të përdorshme lehtësisht. Janullatosi ka në film imazhet e mia e të kalogeut tim që bisedonin në trotuarin shqiptar mbi të cilin për fat të keq varen ballkonet e Janullatosit. Unë kam në kujtesë imazhet e atij janullatistit me gjatësi mesatare, me muskuj e tul të pakët mbi skeletin e vet, me flokë të drejta dhe dy brazda tullacëzimi mbi rrafshin e kokës, me lëvizjet nervoze kur filmonte gjoja rrugën e Kavajës. Ja se përse shërben "selia fetare" e Janullatosit në rrugën e Kavajës në Tiranë.

 

Duket Janullatosit i erdhi ora të ikë nga Shqipëria

 

Nëse Janullatosit nuk i del dot zëri të  bëjë një punë më të dobishme, të  flasë për gjëra të tilla le të largohet përfundimisht për në Greqi, që të kujdeset për "grigjën ortodokse" të atjeshme, të edukojë durimin dhe respektin e krishterë për fqinjin tek besimtarët grekë se paskan dalë shumë nga rruga e Zotit, siç treguan gjatë trajtimit të keq që u bënë shqiptarëve vetëm se shprehnin gëzimin e tyre për fitoren e 4 Shtatorit , pa cënuar fare të tjerët.

Ka pak ditë që në një gazetë të Tiranës lexuam rrëfimin e Janullatosit se kishte qenë gati duke u larguar nga Shqipëria në vitin 1998 se nuk i jepnin shtetësinë shqiptare. Në vitin 1998 pushteti i Shqipërisë, i ardhur në fuqi një vit më parë me ndihmën e intervencionin e bandave greke, nuk mund t'i lejonte vetes një mosmirënjohje të tillë ndaj Greqisë dhe Janullatosi është nxituar të përdorte si trysni kërcënimin për largim. Por mbase tani ka ardhur koha që Janullatosi të ketë dëshirë  të largohet se ngjarjet e 4 Shtatorit treguan se shqiptarizmi nuk ka rënë aq sa ka kujtuar ortodoksizmi i zi grek, dhe ajo ofensiva që ka nisur kisha e Janullatosit për ta kryqë zuar Shqipërinë me kryqe gjigande prej betoni nëpër majat e kodrave po i lëndon dhe acaron shumë shqiptarët.

Ndoshta disa shenja të ditëve të fundit duhen parë se vet Perëndia po kujdeset që t'i hapë një rrugë tjetër lavdisë së Janullatosit në shërbim të prozelitizmit të ortodoksisë greke. Patriarku i Aleksandrisë, kryeprifti ortdoks i Afrikës, Petro VII bashkë me priftërinj të tjerë u vra kur po udhëtonte për një ceremoni të shenjtë në Malin e Shenjtë Atos me një helikopter modern të forcave ajrore greke, që konsiderohej i parrëzueshëm.. Janullatosi para se të vinte të shtrinte ndikimin e Kishës Ortodokse Greke në Shqipëri është shquar për përhapjen e ndikimit të kësaj kishe në Afrikën e Zezë. Pse të mos mendojmë se vrasja e kryepriftit të Afrikës është vullnet hyjnor që Janullatosi të zejë vendin e tij e të largohet nga Shqipëria, pa u krijuar ndonjë rrethanë ku ai do të dëbohej. Janullatosi e meriton një largim me gradim.  Do të bëjmë si të bëjmë dhe pa Janullatosin këtu në Shqipëri.

 

19 Shtator 2004                                                                Abdi Baleta

 

 

A ERDHI KOHA TË BROHORASIM "RROFTË KINA E MADHE POPULLORE"

 

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano bëri një vizitë pune në Kinë. Në shtyp u theksua se kjo vizitë ishte e para e kësaj natyre, pas një kohe të gjatë. Në Kinë kanë qenë për vizitë presidentët shqiptarë të kohës së pas ndryshimit të sistemit, Berisha e Meidani. Por është më ndryshe kur shkon kryetari i ekzekutivit, sepse vizita merr më shumë karakter pune praktike në zhvillimin e marrëdhënieve konkrete midis dy vendeve.

Vizita e Nanos kishte një simbolizëm të veçantë nga ana protokollare, por që i shton asaj një përmasë të rëndësishme në kuptimin politik. U shpall se kjo vizitë bëhej me rastin e përkujtimit të 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Është praktikë diplomatike që përvjetorët jubilarë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të përkujtohen me veprimtari të ndryshme, diplomatike kulturore. Por është gjë krejt e veçantë që një rast i tillë të përkujtohet me vizitën e një kryetari qeverie. Kjo mund të ndodhë vetëm midis vendesh që kanë marrëdhënie të posaçme miqësore, lidhje historike apo politike të veçanta, ose kanë dëshira dhe objektiva të bëjnë diçka të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve midis tyre.

Një e veçantë tjetër është se pas Kinës Nano e kishte rrugën për në Amerikë. Pas Berishës edhe Nano për një udhëtim në Perëndim ndoqi itinerarin e Lindjes së Largët dhe pikërisht nga Kina. Meqenëse ra fjala tek vizita e paradokohëshme e Berishës duhet të themi se nga ana shqiptare kjo vizita e dytë pati më shumë inteligjencë politike.

Berisha bëri gafën e madhe se filloi t'u mbante kinezëve leksion propagandistik se si duhet të reformonin komunizmin e të zbatonin standartet perëndimore të demokratizimit e të zbatimit të të drejtave të njeriut., gjë që nuk e kishin bërë personalitete perëndimore me peshë reale në jetën ndërkombëtare kur kanë vizituar Kinën. Nuk kemi dëgjuar ende që Nano t'u ketë dhënë mend kinezëve për ndonjë gjë, çka kinezët nuk e kanë qejf. Por besojmë të këtë nxjerrë mësim vetpërmbajtjeje nga gafa e Berishës. Në rastin e vizitës në Kinë kritikuesite rreptë për çdo gjë të Nanos janë stepur sepse pështymat që mund t'i lëshonin Nanos do t'i binin më shumë Berishës. Nano në fund të fundit është vazhduesi i natyrshëm i politikës së Partisë së Punës dhe shkoi si socialist tek komunistët, kurse Berisha  shkoi të merr te përvojë për djathtëzimin e politiëks në Shqipëri nga një vend komunist.

Një tipar i veçantë i vizitës së Nanos në Pekin është se autoritetet e larta kineze që takoi i shprehën mirënjohje për qëndrimet miqësore të Shqipërisë ndaj Kinës në të kaluarën. Kjo fisnikëri e pushtetarëve më të lartë kinezë ndaj një vendi të vogël, nga i cili Kina ka provuar dhe bezdinë që i shkakton miza elefantit, është shenjë se Kina me pragmatizmin e saj të njohur politik sheh mundësi e perspektiva për një bashkëpunim të dobishëm..

Prandaj pas këtyre zhvillimeve nuk është pa vend ta bëjmë pyetjen : a erdhi koha të brohorasim sërish "Rroftë Kina e Madhe Popullore". Udhëheqësit legjendarë komunistë kinezë nuk janë më dhe kulti i personit në pushtetin e politikën kineze nuk ekziston më si në kohën kur ishte Mao apo Teni gjallë. Por Kina vazhdon të jetë vend socialist ku drejton Partia Komuniste dhe ku socializmi kapitalist, apo kapitalizmi shtetëror e social ka shënuar arritje shumë të mëdha në të gjitha drejtimet.

Shumë shqiptarë i mbajnë mend mirë ceremonialin, solemnitetin dhe kuptimin me të cilin brohoriteshin për vite me radhe fjalët "Rroftë Kina e Madhe Populllre" e Mao Cedunit. Por gjithsesi pasioni kur brohoritej kjo parullë ishte më i ftohtë, më njerëzor, se kur brohoritej për "miqësinë vllazërore" me Jugosllavinë e Titos e Bashkimin Sovjetik të Stalinit pas përvojës së hidhur të prishjes së këtyre dy miqësive. Njerëzit nga pësimet nxjerrin mësime, edhe sikur udhëheqësit e politikanët e tyre të mos jenë të aftë të mësojnë, ose të mos dinë të ruajnë ekuilibrin.

Megjjthatë në vitet kur brohoritej për Kinën e Madhe Popullore shqiptarët mësuan si ta respektojnë më shumë veten edhe në marrëdhënie të ngushta me një fuqi të madhe, se të vlerësojnë miqësinë pa fyer veten, duke respektuar për një kohë të gjatë edhe mikun e madh. Për fat të keq ndodhi edhe ajo që më së shumti ka dëmtuar Shqipërinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, prishja pa arsye me Kinën. Megallomania që u ushqye në udhëheqjen shqiptare, u shoqërua me fyerje ndaj Kinës që na kushtuan shumë.

Duhet shpresuar se vizitat që janë bërë në Kinë pas ndërrimit të sistemit në Shqipëri, sidomos vizita e fundit të cikatrizojnë të çarat e thella që u shkaktuan në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë e Kinës dhe që fisnikëria që po tregojnë udhëheqësit kinezë të shoqërohet me hapa të tjerë që të kthejnë në një masë të madhe atë nderim të ndërsjellë që ka ekzistuar para disa dekadash dhe atë përftim që kanë pasur palët nga këto marrëdhënie.

Kina tani është në një fazë shumë më të lartë zhvillimi, përparimi e fuqizimi dhe nuk ka më ato nevoja që kishte për një ndihmë politike nga Shqipëria. Por nga ana tjetër nuk është për t'u lënë pa vemendjen e duhur fakti që Kina si hiperfuqia e të ardhmes në botë, krahas SHBA apo dhe më përpara, ka nevoja për marrëdhënie të diferencuara me shtete në pika të ndryshme të globit, edhe pse këto mund të jenë të vogla. Në radhë të parë Kina si shoqëri tradicionaliste respekton traditat dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pavarësisht se Shqipëria është kjo që është, kaq sa është, ajo duhet parë si pika më me interes në Ballkan për tre shtete : për SHBA si hiperfuqia e sotme, Kinën si hiperfuqi e së nesërmes dhe Turqinë si fuqia e madhe rajonale në zonën që përbën kërthizën e zhvillimeve botërore, që shtrihet nga Adriatiku në Gjirin Persik. Për të tre këto shtete Shqipëria përfaqëson një pikë ku mund të gjejnë avantazhe të çdo natyre që nuk i gjejnë në ansjë pikë tjetër në Ballkan e në Mesdhe .

Shqipëria pavarësisht nga prishja dramatike që ndodhi në vitet 1976-78 ka bërë sakrificat e saj jo të lehta për miqësinë me Kinën. Nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë të merrte anën e Kinës në konfliktin ideologjik e politik sovjeto-kinez në fund të viteve 1950 e fillim të vitevet 1960. Nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë të përkrahte politikisht të drejtën e Kinës për të bërëprova bërthamore, për të prodhuar armë bërthamore e thyer monopolin e armatimit bërthamor amerikano-sovjetik. Nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë të bënte marrëdhënie intensive me Kinën e izoluar në botë në kohën kur Shqipëria ishte vërtetë në një rrethim të gjithanshëm armiqësor. Në qoftë se dikush ka qejf të qeshë ende me termat "rrethim i egër imperialisto-revizionist" nuk duhet të harrojë se rrethimi ishte faktik, pavarësisht se si mund të quhej. Edhe Kina nuk e ka pas ur të lehtë të jepte ndihmë ekonomike, ushtarake, politike e ndihma të tjera  që kanë qenë më efektivet dhe me të sinqertat nga ndihmat e huaja që i janë dhënë Shqipërisë.

Askush nuk duhet të habitet nga mendimi se edhe prishjen me Kinën e nxitën në udhëheqjen shqiptare armiqtë ballkanikë të shqiptarëve për ta bërë sa më të mbyllur e mbytës rrethimin armiqsor ndaj Shqipërisë. Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë të jetë një pikë europiane ku ishte e pranishme Kina në një kohë që Perëndimi e bojkotonte Kinën, sidomos deri kur me të vendosi marrëdhëie Franca e De Golit, në një kohë që duhej flamuri shqiptar mbi anijet kineze që këto të mund të lundronin gjithkund.

Udhëheqësit kinezë patën fisnikërinë që pas më shumë se tri dekadash të falënderonin Shqipërinë për rolin që ka luajtur në rivendosjen e të drejtave të ligjëshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB. Nuk ka qenë aspak e lehtë të bëhej ajo që ka bërë Shqipëria atëherë. Në analet e historsë së marrëdhënieve ndërkombëtare e të diplomacisë botërore do të mbetet një shembull i pashoq lufte diplomatike  nga një vend i vogël për njohjen e të drejtave të një vendi të madh në organizatën më përfaqësuese botërore. Do të mbetet një shembull i papërsëritshëm i rëndëisë që mund të ketë e peshës që mund të marrë edhe një vend i vogël në  tabelën e shahut të diplomacisë globale. As Shqipëria as Kina nuk kanë përse të mos  e ruajnë vlerën e këtij shembulli në diplomacinë botërore.

Ditën që më në fund pas shumë vitesh lufte diplomatike Asambleja e Përgjithëshme e OKB-s vendosi të rivendosë Republikën Popullore të Kinës  në sallën ku debatohej është zhvilluar një skenë e veçantë.

Debatin e filloi me fjalimin e tij ministri i jashtën i Algjerisë ,presidenti i tanishëm i këtij vendi, Abdelaziz Buteflika, si përfaqësues i vendeve të paangazhuara, një njeri që gëzonte autoritet në mjediset diplomatike ndërkombëtare. Pastaj fjalën e mori ministri i jashtëm i Shqipërisë, Nesti Nase, që si herë të tjera mbajti një fjalim të fortë në mbështetje të Kinës, duke kërkuar që brenda atij sesioni të merrej vendimi përkatës. dhe jo të shtyhej marrja e vendimit edhe për një vit sikurse kërkonin SHBA e mbështetësit e tyre.

Pas fjalimit të Nesti Nases podiumit të folësit iu drejtua përfaqësuesi i SHBA në  OKB, që më pas do të bëhej kryetar i Zyrës anmerikane në Pekin, drejtor i CIA-s. nënpresident dhe president i SHBA , Xhorxh Bush, ( i vjetri). Gjatë rrugës nga vendi i delegacionit amerikan deri në foltore ai vërtiste me nervozizëm duke u ndërruar vendin disa copa letrave me shkrim dore.. Ai e filloi fjalën e tij duke shprehur habi dhe keqardhje që delegacioni shqiptar po ngulte këmbë që vendimi për Kinën të merrej në atë sesion. Ai e qortoi ministrin e jashtëm të Shqipërisë se nuk po jetonte me realitetet e reja dhe me situatat e reja pasi Henri Kisinxheri ishte në Pekin, se marrëdhnëiet kino-amerikane po kalonin një periudhë kontaktesh interesante dhe se më mirë do të ish te për Kinën që të mos merrej vendimi në atë sesion por të shtyhej për vitin 1972.

Pati delegacione të tjera që kërkonin nga delegacioni shqiptar të mos ngulte këmbë në votimin e çështjes dhe të mos detyroheshin SHBA të votonin kundër. Delegacioni i Shqipërisë kërkoi me këmbëngulje votimin,i cili u bë. Asambleja votoi pro rivendosjes së Kinës në OKB dhe kështu u zgjidh problemi. Një punë e tillë nuk ishte aspak e lehtë për shtetin e vogël shqiptar. Diplomacia kineze e di më mirë se gjithkush këtë.

Kina dhe Shqipëria pavarësisht nga ndryshimet në sistemin e në politikën globale që kanë, pavarësisht nga potencialet e pakrahasueshme midis tyre kanë mjaft interesa për bashkëpunim, qoftë dhe disa interesa të asaj natyre kur ishin dy vende vllazërore për shkaqe ideologjike e politike. Kina dhe Shqipëria kanë njëfarë detyrimi ndërkombëtar të përbashkët për të mos e zhvleftësuar një model të veçantë marrëdhëniesh të përzemërta e barazie parimore që u krijua dikur midis një shteti të vogël e një shteti shumë të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ka qenë thjesht propagandë kur theksohej se miqësia me Shqipërinë për Kinën e Madhe ishte një kartë e fortë në sytë e vendeve të tjera të botës që nuk janë mësuar të shohin shpesh marrëdhënie sinqeriteti e dobie të ndërsjellë midis të madhit e të voglit. Në atë kohë   një imazh i tillë i bënte shumë punë Kinës dhe besojmë se ajo ka ende dobi të ruajë këtë imazh në politikën ndërkombëtare.

Koha solli dhe acarime midis Kinës e Shqipërisë. Pas miqësisë së madhe erdhi dhe ftohja e madhe, grindja e madhe. Në vitin 1991, kur në Shqipëri po tronditej sistemi socialist, drejtuesit e politikës shqiptare u kujtuan për Kinën dhe ministri i jashtëm shqiptar Reis Malile mori rrugën për Pekin si në vitet e miqësisë revolucionare. Atëherë, në një nga numrat e parë të gazetës së parë opozitare "RD" kam shkruar artikullin "Përsëri kambej dolli", duke shprehur dhe pezmatim që pushtetarët shqiptarë po riktheheshin tek marrëdhëniet me Kinën për të mbajtur muret ndarëse  me Perëndimin dhe për arsye të politikës së brendshme shqiptare, për të penguar vrullin e ndryshimeve që po kërkonin shqiptarët.

Tani pas 13 vitesh të tjerë mund të përmenden në kontekst politik tjetër e me tingëllimë tjetër fjalët " Përsëri kambej dolli" sepse koha ka sjellë shumë ndryshime dhe në Kinë dhe nuk është më herezi si gjatë dy dhjetëvjeçarëve të mëparshëm po të themi sërish "Roftë Kina e Madhe Popullore". Por edhe duke brohoritur këto fjalë nuk mund të harrojmë se Kina është Kina e Shqipëria është Shqipëria, as nuk duhet të biem në pozitat e hipokrizisë e të bëjmë sikur nuk vemë re qëndrimet diplomatike kineze që na cënojnë shumë në çështjen e Kosovës.

Kryeministri Fatos Nano bëri atë që duhej duke ripohuar se Shqipëria i përmbahet politikës së pranimit të një Kine, si në të kaluarën. Nuk e dimë ende si mund të ketë biseduar Nano për Kosovën. Por kur pushtetarët shqiptarë mbajnë këtë qëndrim parimor të pandryshueshëm për një Kinë kanë të drejtën të kërkojnë nga diplomacia kineze të dëgjojë dhe ajo arsyetimin shqiptar se dhe Kina duhet të pranojë realitetin në Ballkan, se ka vetëm një komb shqiptar, të ndarë që edhe ai ka të drejtë të jetë i bashkuar, se Kosova nuk është aspak Serbi si Taivani Kinë. Problemet që mund të ketë Kina në Tibet apo Sinkiang nuk e përligjin një qëndrim anti-shqiptar pro serb të Kinës në rastin e Kososvës cilatdo qofshin arsyet gjeostrategjike që kundërvenë Kinën me SHBA tani dhe e afrojnë atë e Moskën .

 

19 Shtator 2004                                                Abdi Baleta

 

A PO BIE MBRETI NË "GABIMIN " E ABAZ KUPIT?

 

Sëpari duhet që lexuesi të vejë re se fjala "gabim" është në thonjëza për të mos lindur keqkuptim qysh në fillim se flitet vetëm për gabim në kuptim të mirëfilltë të këtij termi .

Ky diskutim që nëkupton titulli lind në sfondin e ngjarjeve historike që nisin e lidhen me Konferencën e Pezës të 16 Shatorit 1942 dhe vendoset në sfondin e zhvillimeve politike që kanë filluar me krijimin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe të vlerësimit që ka bërë Mbreti Leka I për rëndësinë e Konferencës së Pezës si modeli për ndërtimin e politikës shqiptare sot.

Për Konferencën e Pezës është shkruar shumë nga historianë, politikanë, veteranë, studiues të specializuar e amatorë, objektivë e spekulues. Është shkruar në funksion të sqarimit sa më të mirë të historisë dhe në funksion të politikës së ditës, si në kohën e diktaturës komuniste dhe në kohën e ndryshimeve demokratike.

Por ditët e fundit janë bërë dy hapa që sjellin elementë të rinj në vlerësimin historik dhe në atë politik për të kuptuar më mirë vendin që duhet të ketë Konferenca e Pezës në historinë e Shqipërisë dhe peshën që i duhet dhënë asaj në politikën e sotme shqiptare si model veprimi në bashkimine e forcave politike të shqiptarëve.

Profesori i historisë Muharrem Dezhgiu ka përgatitur për botim dhe gazeta "Korrieri" ka botuar më datën 16 Shtator 2004 vlerësimet e bëra për Konferencën e Pezës nga një pjesëmarrës nacionalist në këtë Konferncë, Halim Begeja, gjatë kohës që ai ishte në mërgim politik në vitin 1947, pra kur ende kujtimet ishin shumë të gjalla dhe  ndodhitë shumë therëse për ata që shkuan në këtë Konferencë dhe pësuan qysh në fillim si Begeja e të tjerë ose më pas si Abaz Kupi një zhgënjim e dështim të rëndë. Nacionalisti Begeja me dëshmitë e tij ndjen dhimbje për dështimin politik, por jo edhe për parashikimin politik që kishte bërë qysh në fillim dhe rrugën e refuzimit që kishte zgjedhur. Pra Begeja del i humbur, por jo i gabuar në vlerësimet tij. Kurse Abaz Kupit i mbetej pozita e të humburit dhe të gabuarit në p arashikimet e shpresat e tij për Konferencën e Pezës dhe vendimet e saj.

Mbreti Leka I sipas disa gazetave ka dërguar një mesazh për 62 vjetorin e Konferencës së Pezës duke e quajtur atë "apel për bashkim kombëtar". pra si shembull që duhet përsëritur. Sipas shtypit Mbreti është shprehur se mësimi më i madh që përcjell Konferenca e Pezës është ai që pak a shumë e ka pohuar e lavdëruar dhe historiografia e deritanishme ''bashkimi politik pa dallim krahine, feje dhe ideje", që u bë parrulla kryesore pas Konferencës.

Në Konferencën e Pezës forcat nacionaliste monarkiste ishin të përfaqësuara nga Abaz Kupi që pranoi vendimet Konferencës. Kurse sipas dëshmive të Begesë disa nacionalistë të tjerë, që kishin shkuar individualisht nuk i pranuan vendimet, nuk u përfshinë në strukturat që u ngritën në bazë të vendimeve sepse e panë Konferencën si manovër të sllavokomunizmit në Shqipëri dhe të komunistëve shqiptarë vetëm për të mashtruar sa të merrnin pushtetin. Pra, nacionalistët në Konferencë janë paraqitur me dy qëndrime e vlerësime të ndryshme. Begeja thotë se e paralajmëruan Abaz Kupin mos të bashkohej me komunistët se do t'i dilte keq.

Nuk mund të shmangen tani pyetjet : kush prej tyre gaboi dhe kush kishte të drejtë në vlerësimin e dobisë së Konferencës, në vlerësimin e synimeve dhe të rolit të komunistëve? Kujt i dha të drejtë koha? Nëse vihemi në kohën e kushtet e vitit 1942  më shumë duhet të priremi nga përgjigja se gabuan Halim Begeja, Ramazan Jarani e të tjerë që refuzuan bashkëpunimin me komunistët dhe bëri mirë Abaz Kupi që bashkëpunoi për të luftuar kundër pushtuesve italo-fashistë. Nëse gjykojmë nga pozita e mëvonshme, pasi u panë rezultatet e këtij bashkimi, pasi vet Abaz Kupi dështoi në bashkëpunim duhet të themi se ishte gabim Abaz Kupi. Halim Begeja ka cituar fjalë të tij e të Ramazan Jaranit që sot janë të vërtetuara plotësisht nga zhvillimi i ngjarjeve sidmos përsa i përket përfitimeve që nxorri sllavokomunizmi n ga lufta e shqiptarëve dhe pengimin e  përpjekjeve për Shqipërinë Etnike.

Nëse do të themi sot se Abaz Kupi doli i gabuar atëherë a mund të besojmë se Konferenca e Pezës sot duhet të shihet si thirrje për bashkimin politik të shqiptarëve?. A mundet nacionalizmi shqiptar të mbështetet në parrullën e Konferencës së Pezës "bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje" kur zhvillimet qysh nga koha e luftës treguan se nacionalistët dhe anti-nacionalistët për shkak të dallimit të ideve nuk bashkëpunojnë dot në të njëjtën lëvizje politike. Dëshira për bashkim sa më të madh është e mirë. Edhe ajo që shpallte Konferenca e Pezës tingëllonte bukur. Por koha tregoi se ishte e paarritëshme. Prandaj kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen: mos Mbreti Leka po bie në "gabimin" që bëri Abaz Kupi? A mund të jetë e përshtatëshme dhe e arritëshme për LZHK të bashkëpunojë njeherësh edhe me socialistët edhe me demokratët si një version i ri i Konferencës së Pezës në politikën shqiptare, për t'i dhënë vendit një qeverisje efikase?

Në kohën kur u bë Konferenca e Pezës kishte tre grupime politike shqiptare : kolaboracionistët , që ishin në anën e pushtuesve italianë ( përfaqësuesi më në zë Mustafa Kruja), komunistët që ndiqnin strategjinë e Kominternit për "Front Popullor" por që problem themelor quanin marrjen e pushtetit, nacionalistët që ishin të çoroditur e nuk bënin dot ndonjë formacion solid dhe që disa ishin për bashkëpunim me komunistët e disa jo.

Sot ka një të majtë heterogjene në krizë, një të djathtë të shkapërderdhur ku pretendojnë se bëjnë pjesë nacionalistë dhe anti-nacionalistë që kërkojnë veç pushtet. Po kolaboracionistë a ka? Edhe të tillë ka në njëfarë mase, por secila palë i koncepton kolaboracionistët sipas qejfit të vet. Ka demokratë, socialistë dhe "nacionalistë" të gatshëm që të shohin, pa e vrarë shumë mendjen, vetëm Fatos Nanon në rolin e Mustafa Krujës.

Atëherë midis cilave forca do të bëhet Konferenca e Pezës e vitit 2004 dhe kundër kujt? Disa do të thonin se duhet bërë kundër Fatos Nanos dhe krahut të tij politik. Madje këta nuk do të nguronin në një çast të caktuar të shpallnin se duhet krijuar një treshe politikanësh Berisha-Meta-Mreti Leka për të larguar kolaboracionistin Nano. Por midis politkanëve e forcave që mund t'i bënin thirrje Mbretit për bashkëpunim siç i bënë Abaz Kupit në kohën e Konferencës së Pezës ka kolaboracionistë të rangut të Nanos, ose edhe më të lartë. Prandaj Konferenca e Pezës duhet t'i përkasë historisë dhe të mos merret më si model i zgjidhjes së sotme politike. As Mbledhja e Mukjes nuk mund të shërbejë më si model sepse është e dështuar me kohë.   

LZH K ka ngjallur mjaft diskutime. Disa e përshëndesin me një entuziazëm të madh të pabazuar në mundësi reale. Disa e shohin me qesëndi. Disa i tremben se u prish llogaritë. Disa e shohin si strehë të re ku mund të gjejnë rehati politike, apo si pedanë kërcimi drejt ndonjë vendi deputetei që e dinë se nuk e sigurojnë dot gjetkë. Disa edhe e mallkojnë. "Leka Zogu "shkund" dardhat për Nanon" ka shkruar më 10 Shtator gazeta "KJ" e Nikollës që vet është bërë copë duke mbledhur kumbulla të thartuara për Nanon e tani për Berishën. Nikolla ka qejf që Leka Zogu të shkojë të mbledhë gorica për të e për Saliun. A mund të jenë të dy palët bashkëkrijues të një "Konference të re të Pezës". Është pa logjikë një gjë e tillë.

Bedri Blloshmi ka shkruar një analizë shumë domethënëse dhe shumë të dobishme për Mbretin Leka I, që është botuar në "Panorama" më 4 Shtator 2004 nën titullin " Politika e spiunëve rrethon oborrin" Një analizë si kjo sugjeron se është gabim të shkasësh në "gabimin" e Abaz Kupit në vitin 1942. Nuk mund të thuash se nuk doli "gabim" qëndrimi i atëhershëm i Abaz Kupit kur edhe tani vonë fjalët vlerësuese e lavdëruese që shqiptohen pranë varrit të tij përmbajnë justifikime pezmatuese. Në
"Albania" të datës 12 Janar 2001 është botuar fjalimi i Gjekë Gjolekës "Abaz Kupi, heroi i 7 Prillit'' mbajtur në një ceremoni përkujtimore tek varri tij në Amerikë. Gjeka ndër të tjera ka thënë :"për t'iu shmangur vëllavrasjes këta trima legjendarë morën rrugën e arratisë, njësoj si në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane". E vlen të ripërtërihet fryma e Konferencës së Pezës në politikën e sotme shqiptare për të shtuar rastet që të dalin Gjekë të tjerë  në mërgime  apo në trojet shqiptare e të bëjnë "lëvdata" të tilla?!

 

19 Shtator 2004                                                        Abdui Baleta

 

KUR I DJEG FORTBERISHËS ULËRIN MYFTARAJ

 

Nuk jemi vetëm ne që e kemi vënë re dhe e kemi thënë në forma të ndryshme se Sali Berisha zakonisht i godet të tjerët me koburen e dorën e huaj.

Edhe herë të tjera, vite më parë kemi përmendur në "Rimëkëmbja" librin e Teodor Laços "Kohë për të kujtuar dhe kohë për të harruar" që autori e tërhoqi shumë shpejt nga qarkullimi, sapo vuri re se karriera politike e Berishës nuk po mbaronte pas disfatës së tij në vitin1997. Në këtë libër Teodori ka përshkruar edhe marrëdhëniet e tij me Saliun. Ka dhënë dhe vlerësimin se Berisha asnjëherë nuk i sulmon vetë ata që vë në shënjestër të godasë, por ka rreth tij një takëm kalemxhinjsh që janë gati të bëjnë  çdo poshtërsi. Tani i erdhi radha Teodor Laços të provojë mbi kurriz këtë marifet sulmesh nga "vrasës me pagesë në publicistikë". Për tre ditë me radhë emri i Laços ka qenë tabelë qitjeje në gazetën "SOT" në shkrimet e botuara me autorësinë "nga Kastriot Myftaraj".

Po me këtë autorsi  janë botuar në "SOT" më  10 Shtator 2004 sulmet kundër "Dushk Prsidentit Moisiu" fill pasi Moisiu u bë objekt sulmesh të egra nga Sali Berisha. Është sulmuar egërsisht politika amerikane nëpërmjet shkrimit  "Ambasadori i ri amerikan, NanokraCIA dhe opozita" menjëherë pasi Berisha u tërbua që funksionarët e lartë amerikanë që ishin në Tiranë nuk e takuan, që nuk e ftuan as në veprimtaritë politke të Konventave partiake në Amerikë, ku u thirr Ruçie e Berisha jo.

Prandaj po lulëzon dukuria e "vrasjes me pagesë në publicistikë" dhe viktimë po bien dhe ata që e kanë ushqyer për vite këtë dukuri. Urgusjet politike të Berishës janë shumë shpërthyese. Por siç ka thënë me kohë Laço ai shpërthen nëpërmjet hyzmeqarësh.

 

 

 

Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - You care about security. So do we.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

Gmane