Hamdi Nuhiju | 13 May 2013 16:16
Picon

Nje kritike vetes

Armiqtë e kritikës
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1351313392127
Hamdi Nuhiju
 
Pas zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë shumë njerëz u dëshpëruan. Ata humbën sensin dhe kuptimin e të kuptuarit të politikës. Thjeshtë gjithçka që ka të bëjë me politikë u shndërrua në gërdi. Edhe flakadanët e politikës u shuan në terrin e blasfemisë pas zgjedhore. Skenarë të përgatitura paraprakisht, sisteme të formuara në bazë të interesave, e asesi në bazë të konceptit të demokracisë e lirisë, rrugë që mbyllen në rrethin vicioz, janë vetëm disa reflektime që duken.

Kritikët në vend që të merren me kritikimin e fenomeneve politike që po ndodhin në shoqëri, ata kthyen lapsat e tyre kah vet kritikët. Merren me biografitë e tyre, me gjithçkalogjinë e tyre, duke mos përmendur se në botën e gjithçkalogjisë po futen edhe vet ata. Duke u marr me biografinë e tjetrit, jep mundësinë që edhe tjetri të merret me biografinë tënde. Dhe pushtetit kjo gjë i konvenon. Një kritikë nga kritikët e për kritikët.

Politikës i konvenon që lapsat t`i drejtohen njëri-tjetrit dhe të harrojnë vet politikën. Të merren me gjithçka përveç me pazarllëqet që bëjnë partitë politike shqiptare e maqedonase. Të merren me të gjitha fenomenet që kanë të bëjnë në sferën e kritikëve, ndërsa të harrojnë të përmendin brengat e popullatës e në këtë mënyrë duke u bërë zë i popullatës në raport horizontal e vertikal.
Më shkurt e shqip, politik bërësve u konvenon që të përmenden përmendoret në sheshin e Shkupit, e të mos i shkoj ndërmend ndonjë kritiku të përmend se maqedonasit po ndërtojnë fabrika në Shtip, e në pjesën maqedonase, duke lënë gati se në vdekje pjesën shqiptare. Atyre i konvenon që ne të merremi me kushtëzimin ndaj njëri-tjetrit duke ndryshuar idealet e kritikës për shkak të dy trohëve të bukës që o në këtë mënyrë o në tjetrën patjetër që do t`i marrim.

Jetojmë në një kohë kur njerëz tanë kanë ëndërr një vend pune, ndërsa disa njerëz tjerë mu në këtë kohë kanë arritur gjithçka në sferën ekonomike në kurriz të qytetarëve të këtij shteti.
Kritika ka armiq të mëdhenj. Armiku më i madh i kritikës është vet kritiku. Ai e zhvlerësoi atë, e hodhi në treg dhe filloi që ta shesë. Myshterinjtë e saj janë njerëz të pushtetshëm, d.m.th njerëz të zgjedhur.

Armiku i dytë i kritikës që është më i madh se vet kritika është egoja e kritikut. Mbërthehet në vetvete dhe armiku po qe se i fryu asaj, kritikën ta merr falas, pa asnjë gram ari të shpenzuar në këtë rrugë. Në këtë mënyrë bëhet dirigjimi i kritikës po edhe jeta e kritikut merr kahen e kontrollit dhe varësisë totale.

Fryrja e egos së kritikut bëhet në mënyrën e bërjes hite të këngëve pavlerë. Një ditë dikush, për këngën:” Të ka lali shpirt” më pyeti: ‘A aq shumë vlera artistike ka kjo këngë që për çdo ditë gjithkund duhet ta dëgjojmë?’

Armiku i tretë i kritikës është pushteti. Nënkuptohet, e gjithë garnitura shtetërore përdor të gjitha mjetet e lejueshme dhe të palejueshme ose për ta zhdukur kritikën ose për ta kontrolluar tërësisht. Raste të këtilla kemi plotë, sidomos pas ardhjes në pushtet të partisë VMRO-DPMNE.

Armiku i katërt i kritikës është zhvlerësimi i vijës ideologjike të kritikut. Njeriu i cili del në skenën e kritikës dhe për interesa të caktuara e të shkurtra, shet ideologjinë e tij, lëkund nga vija e tij ideologjike, i kthen shpinën, nuk i përmbahet, në këtë mënyrë dëmton kritikën po edhe vetveten.

Kohët e fundit janë shpeshtuar termet komunist me petkun e demokratit. Ose edhe shpesh herë po dëgjojmë terme të tilla si ish politikanë të dalin në botën e kritikës dhe të përfitojnë nga kulaçi mediatik.

Kritiku nuk duhet që të merret as me vijën ideologjike të krikëve, as me pozicionin e politikanëve ose rokadën nga politika në kritikë. Thjeshtë ai është zë i popullit dhe si i tillë nuk guxon që të zhvlerësoj këtë institucion të rëndësishëm.

Kritiku në fillim është i panjohur, i pa autorizuar, por vazhdimësia dhe gjetja e vetes së njerëzve në kritikat e tij, e bënë atë zëdhënës besnik. E populli në rend të parë duhet që të ndëshkoj vet kritikët para se t`i ndëshkoje politikanët e tij. Kritikët janë ndër faktorët kryesor që devijojnë brengat e popullit dhe e paraqesin situatën vetëm me lule aromatike, retorikë boshe të premtimeve të politikanëve tanë.


__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 7 May 2013 11:23
Picon

Syprina e mangësisë

Syprina e mangësisë
http://www.zhurnal.mk/content/?id=13571133727
Hamdi Nuhiju
 
Sipas fjalorit elektronik shpjegues me mangësi nënkuptojmë:” Të  qenët i mangët, e metë, zbrazëti”, ndërsa me mangët nënkuptojmë:” Që ka më pak se sa duhet, që nuk është i plotë, që ka mungesa”.Jeta në kurriz të tjerëve quhet mangë.

Ndërsa, po sipas këtij fjalori, me syprinë nënkuptojmë:” Faqja e sipërme e diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje, sipërfaqe”.
Këto dy elemente mbulojnë dhe zbërthejnë njëra tjetrën. Ata gjenden tek njeriu, njëjtë si gjendet trupi, mendja, shpirti. Nuk mund të kesh idenë se ekzistojnë pa i perceptuar dhe parë. Por, je i bindur se pa prezencën e tyre nuk mund të funksionoj asnjë lloj sistemi në këtë botë.

Mangësia është cilësi e njeriut. Ajo gjendet e mbjell qysh me krijimin e tij. Ai nuk është i krijuar i mangët, por mangësia që quhet dobësi është shkak dhe fryt i mbijetesës së tij në këtë botë. Njerëzit mund të synojnë të përsosurën, po asnjëherë nuk mund ta arrijnë në nivelin e përgjithshëm.

Mangësia është ajo e metë e cila edhe njeriun më të pushtetshëm në këtë botë e gjunjëzon para pasqyrës, vetvetes, po shpesh herë edhe para masës. Mangësia nuk është ide e kritikës, e as kritikë e kritikës të kritikës. Ajo lind, po edhe mund të vdes duke kërkuar qenësinë, idealin, respektin.

Njeriu gjithmonë vepron në drejtim të kundërt me mangësinë. Vet kjo qasje e jetës së tij është mangësi. Mundohesh të mbulosh, por duke mbuluar tregon cilësi ose ves mangësie. Dhe të jemi të qartë, se gati  asnjëherë nuk mbulojmë të mirat, po vetëm të këqijat, veprat që bien në kundërshtim me vetveten dhe njerëzimin. Detyra e njeriut është që të mundohet ta kontrolloj këtë cilësi, e jo ta zhduk.
Me mbjelljen e farës së epshit, egos, mangësia ka gjetur strehën e përhershme. Njerëzit kujtojnë se mund ta zhdukin, ta mbysin, ta vrasin, ta varrin, ta shkelin, ta përbuzin, ta injorojnë, ta maltretojnë deri në nivelin e skajshëm. Mangësia e ka një mangësi, se ajo dëshiron vetëm kontrollin e njeriut.

Gjithçka që ka të bëjë me njeriun ka të bëjë edhe me mangësinë. Kafshët që janë në shërbim të njeriut, lidhen me mangësinë. Po ashtu edhe shtetet, kontinentet, divizionet ushtarake, klubet sportive, politike, kulturore, religjioze, janë pjesë e sistemeve të mangësisë.

Ndonjë parti politike përgatit strategji kurthi kundër partisë tjetër politike. Kjo gjë bëhet e mundur duke hulumtuar në të metat e tjetrit, duke përqeshur, përbuzur e përdorur metodat më të pista të presionit e izolimit. Nëse në dorë ka pak pushtet, suksesi i saj në sferën e nënçmimit e përbuzjes është i garantuar.
Po nuk është vetëm njëra parti që hulumton në mangësinë e partisë tjetër. As tjetra nuk rri rehat dhe përdor metodat e ndryshme për të sulmuar, izoluar e nënçmuar partinë tjetër. Qëllimi i krejt kësaj garniture është arritja në sa më shumë pushtet, zgjerimi i atij pushteti dhe sipas tyre qëndrimi në të deri në përfundim të jetës.

Shtetet e caktuara përgatisin strategji e ide kurthi kundër shteteve tjera. Ata mbijetojnë në skenën botërore duke u kapur pas mangësive të tjetrit. Invazioni i këtillë ideologjik e çrrënjos idenë e bashkëjetesës.

Kjo kapje pas mangësisë së tjetrit, shtetet e sistemet i bënë të pasigurta. Njerëzit që jetojnë në të janë gjithmonë klasa. Ata asnjëherë nuk ndihen të barabartë, të sigurt, në paqe. Gjithmonë me idenë e mbulimit të mangësisë tënde, shkon dhe sulmon më të dobëtin dhe e fajëson atë. Në kësi rrethana qysh mund njeriu t`i besoj sistemit të njeriut? Çfarë drejtësie siguron ai sistem i shkruar me dorën e njeriut dhe me kërkesat e epshit, egos e i mbjështellë me idenë e mangësisë?

Është e kotë që tërë kohën të thirremi në sisteme të mangëta që nuk krijojnë siguri, drejtësi, jetesë. Defekti i këtyre sistemeve nuk është jetësimi por mangësia.
Si është e mundur që në shtetin më demokratik në botë, të ndodhin krime të tilla, si krimet e mësuesve të shkollave fillore e të mesme që i abuzojnë seksualisht nxënësit e tyre? Në kësi raste sistemi ndërhyn, deri në momentin kur ai patjetërsueshëm duhet bërë i padrejtë. Gjithçka e brendshme reflekton edhe jashtë. Egoja nuk ndalet me kaq.

Paradat gay, ndalen në Moskë, ndalen në Beograd, d.m.th. nuk lejohen, pasi që sipas sistemeve të shkruara me dorën e njeriut, ai grupim i njerëzve është jashtë vijës njerëzore. E i fuqishmi standard ekzistence ekonomike të dobëtit i vendos organizimin e paradave të këtilla. Të dobët jemi ne që kemi kthyer sytë kah komuniteti LGBT.

Johan Tarçullovski me investimin e këtij shteti meriton meritat më të mëdha për shkak të krimeve që bëri ndaj bashkëqytetarëve të tij, ndërsa shqiptarët padrejtësisht dënohen në rastin ‘Monstra’ dhe etiketohen me diçka që nuk ka asgjë të përbashkët me to. Kjo prishje e ekuilibrit bëhet si rezultat i mangësive të njerëzve e shteteve, e aspak si rezultat i ndërhyrjes së një fuqie të madhe mbinatyrore.

Është bërë gati e detyrueshme që njeriu të kërkoj mbështetje në diçka më të madhe sesa vetvetja. Nuk është dashamirësi të votohesh duke të premtuar punësim, pastaj punësimi jot të varet prej sasisë së parave që detyrimisht duhesh të japësh në emër të dhuratës asi korrupsionit.

Nuk është sinqeritet të bësh marrëveshje me tjetrin në dëm të interesave kombëtare e fetare, me të vetmin synim që të qëndrosh gjatë kohë në pushtet duke qenë opozitë.
Dora e njeriut depërtoi edhe tek sistemi. Ajo nuk arriti që ta bind njeriun se duhet që të bazohet mbi vlerat e drejtësisë, mirësisë, paqes, tolerancës e solidaritetit. Në botën e globalizuar standardi i dyfishtë nuk duhet që të ekzistoj. Ai duhet minimizuar ose zhdukur nga skena politike. Ky standard është dyfytyrësh, kromozom i sasive të mëdha të mangësisë.
Prudon ka thënë:” Unë nuk e bëj sistemin; unë kërkoj fundin e privilegjit”.

Atë gjë po kërkojmë edhe ne. Botën e bazuar në drejtësi, e jo arrogancën e mbështjell si syprinë e mangësisë.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 7 May 2013 10:52
Picon

TURGUT OZALL, RONËLLD REGËN, MERGËRIT THEÇËR – MËSIME NGA POLITIKA E VITEVE 1980

TURGUT OZALL, RONËLLD REGËN, MERGËRIT THEÇËR – MËSIME NGA POLITIKA E VITEVE 1980

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1f85050c-b5c1-4e03-a49a-edc5d5aac9fc

SHBA-të dhe Britania e Madhe, dy vendet aktore protagoniste të së Djathtës së Re neoliberale, si dhe Turqia e drejtuar nga Ozalli, i cili ndiqte politika paralele me ato të Uashingtonit e Londrës, në vitet 1980 ishin lokomotiva të vlerave si tregtia e lirë, ekonomia e tregut, privatizimi, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Postuar më 05.05.2013 07:40:20 UTC
Përditësuar më 05.05.2013 07:52:03 UTC

Ish-kryeministrja britanike, Mergërit Theçër, e njohur ndryshe me epitetin “Zonja e Hekurt”, e cila ndërroi jetë më datë 8 prill 2013, nuk ishte vetëm një nga emrat simbol të Anglisë, por i ndryshmeve të viteve 1980 nëpër botë. Ndërsa emrat e tjerë ishin ish-presidenti turk, Turgut Ozall dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronëlld Regën, të cilën u ndanë nga jeta respektivisht më datë 17 prill 1993 dhe 5 qershor 2004. Ata ishin udhëheqës të revolucioneve dhe reformave neoliberale në vendet e tyre dhe më gjerë në botë, gjë kjo që ishte njëkohësisht veçoria e përbashkët e liderëve në fjalë. SHBA-të dhe Britania e Madhe, dy vendet aktore protagoniste të së Djathtës së Re neoliberale, si dhe Turqia e drejtuar nga Ozalli, i cili ndiqte politika paralele me ato të Uashingtonit e Londrës, në vitet 1980 ishin lokomotiva të vlerave si tregtia e lirë, ekonomia e tregut, privatizimi, liritë dhe të drejtat e njeriut. Vendet e sipërcituara, në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të udhëhequra nga parimet e globalizimit, që njihen si Konsensusi i Uashingtonit, realizuan përhapjen e liberalizimit. Paralelisht me këto politika ekonomike u përjetua një ndryshim i njëkohshëm edhe në politikën ndërkombëtare. Lufta e Ftohtë mori fund si rezultat i shpërbërjes së Evropës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik, kështu në botë filloi një periudhë e re. U hodhën pretendime se do të përfundonin ideologjitë dhe historia, madje se do të formohej një rend botëror i ri.

Vitet 1990 rezultuan një periudhë që nxorën nga rendi i ditës liderët e lartpërmendur. Në vend të Regënit, i cili qëndroi në detyrë për dy mandate, president i SHBA-ve u zgjodh Xhorxh Herbërt Uollkër Bush; Theçërin, e cila ishte kryeministre e Anglisë për tri mandate, e zëvendësoi Xhon Meixhër; ndërsa postin e Ozallit, i cili ndërroi jetë teksa kryente detyrën e presidentit të Republikës së Turqisë pasi e kishte drejtuar këtë vend për dy mandate edhe si kryeministër, e mori Sylejman Demireli. Për fat të keq, vitet 1990 u bënë skenë e kushteve aq negative, sa që periudhat e mëparshme mund të quhen më të paqme. “Në vend të rendit të ri filluan trazirat”, “konfliktet ideologjike ua lanë vendin konflikteve ndërmjet qytetërimeve”, kurse “Lufta e Ftohtë u zëvendësua nga luftëra të nxehta në Lindje të Mesme, Ballkan dhe Kaukaz”.

Ndërkohë që gjatë viteve 1990 u vunë re lidershipe të qëndrueshme si Bill Klinton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Toni Bleir në Britaninë e Madhe dhe Gerhard Shroder në Gjermani, Turqia, ndryshe nga këto vende me të cilat deri pak vite më parë ndiqte një linjë paralele, kaloi një dekadë plot lëkundje ekonomiko-politike. Pas vdekjes së Turgut Ozallit, ngjarje kjo që e ruan aktualitetin e saj ende sot, në Turqi u zhvillua një proces plot kriza dhe konflikte. Besoj se për ta vërtetuar këtë 10-vjeçar krizash në Turqi, mjafton të theksoj që në vitet 1990 Ankaraja ka ndryshuar 10 qeveri dhe 11 ministra të punëve të jashtme.

Përfundimi që del nga zhvillimet e viteve 1980 dhe 1990, periudha këto që u mundova t'i përmbledh me pak fjalë, është ky: Rryma politike e quajtur “E Djathta e Re” dhe liderët kryesorë të saj kanë realizuar revolucione dhe reforma të suksesshme në vendet e tyre dhe më gjerë në botë. Ky sukses mund të matet me masa dhe kritere të ndryshme, por më e rëndësishmja ndërmjet tyre është se të tre liderët në fjalë kanë fituar të paktën dy herë radhazi zgjedhjet në vendet përkatëse. Zgjedhja dy herë e Regënit, tri herë e Theçërit dhe tri herë e Ozallit (kryeministër dhe president), tregon fare qartë sa të suksesshëm ishin këta liderë në shoqëritë dhe vendet e tyre. Për mendimin tim, arsyeja kryesore e rikonfirmimit të këtyre liderëve kishte të bënte jo vetëm me reformat ekonomiko-politike të realizuara në këtë periudhë, por edhe me progresin e shënuar në fushat e komunikimit, informatikës, transportit, arsimit dhe shëndetësisë. Pra rritja e standardeve të jetesës dhe kontributi i rëndësishëm, që solli zhvillimi i mjeteve teknologjike në këtë periudhë, në mirëqenien dhe liritë e njeriut. Shkurtimisht, tre liderët e sipërcituar janë rizgjedhur fillimisht për arsye se kanë ngritur në një nivel më të lartë stabilitetin, zhvillimin, demokracinë dhe cilësinë e jetesës në vendet përkatëse.

Një tjetër tregues i suksesit të këtyre liderëve ka të bëjë me ndryshimet rrënjësore, që ata kanë realizuar në sistemin ndërkombëtar. Aleanca perëndimore, e udhëhequr nga ish-presidenti amerikan, Ronëlld Regën, dominoi politikën botërore. Politikat ekonomike neoliberale, revolucionet teknologjike, globalizimi dhe strategjitë e reja ushtarake nga njëra anë shtuan solidaritetin brenda aleancës perëndimore, kurse nga ana tjetër përshpejtuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor. Pas krizave të njëpasnjëshme politike në Republikat Socialiste të Bashkimit Sovjetik, në krye të shtetit erdhi Mihail Gorbaçovi, i cili filloi menjëherë të ndjekë politikat e famshme të quajtura Gllasnost (Transparencë) dhe Perestroika (Ristrukturim), që kishin për qëllim të arrinin ritmin e zhvillimit të Perëndimit. Gorbaçovi me të vërtetë u përpoq që të kapte Perëndimin dhe të fuqizonte Bllokun Lindor me anë të këtyre politikave, por rezultatet nuk ishin të suksesshme. Vendet e izoluara të Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor dështuan në realizimin e reformave brenda një kohe të shkurtër dhe filluan të shpërbëhen vrullshëm në një drejtim krejt të kundërt. Lëvizjet për liri, që shpërthyen në fund të viteve 1980 në Poloni, u dhanë fund të gjitha regjimeve komuniste të Bllokut Lindor. Rënia e këtij të fundit me shembjen simbolike të Murit të Berlinit, solli me vete edhe fundin e Bashkimit Sovjetik. Ky rezultat pra ishte sukses i politikës së të Djathtës së Re neoliberale kundrejt politikës së centralizuar komuniste.

Natyrisht që këto suksese nuk janë fare pa probleme dhe debate. Politikat neoliberale shkaktuan në shumë shtete dhe rajone pabarazi ekonomike, korrupsion dhe kriza sociale. Vendet dhe shtresat, të cilat nuk arritën dot të ecnin me hapin e procesit të globalizimit, u përballën me papunësinë, pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave dhe me trauma shoqërore. Ndërmjet cilësisë dhe standardeve të jetesës së vendeve dhe shtresave të shoqërisë u formua një humnerë, që u thellua gjithnjë e më shumë. Rendi ekonomik i ashtuquajtur “Kapitalizmi i Zi”, ashtu si përherë, “pasuroi akoma më shumë të kamurit dhe varfëroi gjithnjë e më tepër të skamurit”.

Problemi tjetër i politikave neoliberale të së Djathtës së Re është se nuk kanë arritur dot t’u shmangen luftërave dhe konflikteve të nxehta: Lufta e Ishujve Malvine (Falkland sipas britanikëve) në kohën e Theçërit, luftërat e Regënit në Libi dhe vendet e Amerikës Qendrore, si dhe mbështetja që perëndimorët u dhanë muxhahidinëve në Afganistan dhe Bagdadit gjatë luftës Iran-Irak, janë vetëm disa nga këta shembuj. Megjithëse zyrtarisht apo de fakto nuk kanë marrë pjesë në asnjë konflikt të nxehtë dhe kanë ndjekur një politikë asnjanëse veçanërisht në luftën Iran-Irak, Turqia dhe qeveritë e Turgut Ozallit nuk ia kanë dalë dot t’u shpëtojnë plotësisht ndikimeve të strategjive të Uashingtonit dhe NATO-s. Si përfundim; vitet 1980, që janë bërë skenë e zhvillimeve nën ndikimin e liderëve si Ronëlld Regën, Mergërit Theçër dhe Turgut Ozall, duhen regjistruar si një periudhë me progres tepër rëndësishëm në politikat ekonomike botërore, por njëkohësisht edhe me konflikte serioze të panënvlerësueshme. Sidoqoftë, ashtu siç edhe shikohet në telenovelën me titullin “Vitet ‘80”, që transmetohet në ekranet e kanalit televiziv TRT 1, po të krahasohet me periudhat e mëparshme dhe mëpasshme, jam i mendimit se vitet 1980, me të mirat dhe të këqijat e tyre, ishin një dekadë e këndshme.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 5 May 2013 10:26
Picon

Dashuria e Sulltan Jëlldërëm Bajazitit me Maria Olivera Despina

Dashuria e Sulltan Jëlldërëm Bajazitit me Maria Olivera Despina, vajza e Mbretit serb Llazar, që u vra në betejën e Kosovës.

Postuar më 04.05.2013 08:31:04 UTC
Përditësuar më 04.05.2013 08:31:04 UTC

Për disa dashuria është një magji që e dëshirojnë fuqishëm. Sepse dashuria që përjeton njeriu ku bashkohet me të dashurën është entuziazmi më i ëmbël i gëzimeve. Njeriu lidhet me jetën dhe shijon çdo gjë të saj. Edhe sikur të mos bashkohen, ngandonjëherë të dashuruarit dinë të kënaqen madje me këtë veprim dhe të jetojnë duke ëndërruar të dashurën.

Vetëm se përveç atyre që e sublimojnë dashurinë, që pretendojnë që ky zjarr e bën më të pjekur njeriun, e lartëson atë, ka edhe nga ata që e shikojnë dashurinë si humbje, si diçka të dëmshme.

Po pra, sipas disa të tjerëve dashuria është humbje. Dashuria është një fatkeqësi që mbyll të gjitha dyert e lumturisë. Kur i dashuruari ‘bie në rrjetë’, ai privohet nga qetësia dhe gëzimi i jetës. Dashuria ia qep gojën njeriut, e bën atë skllav e rob të saj. Kjo është arsyeja që një pjesë e atyre që e dinë se sekreti i dashurisë është një provim i vështirë këshillojnë qëndrimin larg dashurisë, e dënojnë atë. Sipas atyre rënia në dashuri e mashkullit ose e femrës ka shumë anë të dëmshme. Në qoftë se njeriu është gati për të rënë në dashuri ai duhet të marrë urgjentisht masat. Duhet ta largojë mendjen nga historia dhe emocionet e dashurisë duke u orientuar tek bisedat me njerëzit e artit, mendimit dhe të shkencës.

Në këtë pjesë të rubrikës tonë për dashuritë e mëdha në histori do të flasim për historinë e sovranit Sulltan Jëlldërëm Bajazit, i cili siç pretendojnë historianët ‘shkoi dëm’ për shkak të dashurisë dhe e çoi Shtetin e ri Osman në periudhën e ndërqeverisjes. Sipas disa historianëve dashuria e Jëlldërëmit ishte arsyeja e rënies së rij nga maja e qiellit në tokë, kurse sipas disa të tjerëve kjo është vetëm një gojëdhënë.

Por ai që e dëgjon historinë është ai që nxjerr mësime edhe nga gojëdhënat.

Nuk ka dyshim që sulltan Jëlldërëm Bajaziti (rrufeja) ka qenë një nga padishahët më të talentuar dhe të aftë të historisë osmane. Ai ishte i shkathët, mendjemprehtë, i zgjuar, i vendosur dhe besnik ndaj shtetit. Gjatë kohës që sundoi ai la gjurmë të forta me ngadhënjimet që kishte bërë, në zemrën e popullit ai kishte fituar respekt ashtu si të parët e tij, Osman dhe Orhan Beu. Por siç rrëfejnë historianët ajo që e rrëzoi përtokë Jëlldërëm Bajazitin ishte dashuria që i kishte verbuar sytë. Sukseset që kishte arritur gjatë të gjithë jetës i humbi si pasojë e dobësisë që kishte ndaj femrës që dashuronte.

Jëlldërëm Bajaziti ishte djali i Sulltan Murat Hanit dhe nipi i Orhan Beut. Në fron ai kishte hipur pas vdekjes së babait dhe kishte shënuar shumë suksese, të cilat e shkruan me germa të arta emrin e tij në histori. Ai nuk ishte vetëm një komandant i mirë, por ishte edhe një burrë shteti i mirë. Llagapin “Jëlldërëm” (rrufeja) e kishte marrë falë aftësive superiore dhe shkathtësisë që kishte treguar nëpër betejat që kishte marrë pjesë që kur ishte princ i kurorës. Ai ishte i famshëm për hyrjen e rrufeshme në luftë nga një skaj dhe daljen shëndoshë e mirë nga radhët e ushtrisë së armikut. Pas vdekjes së babait ai u dha fund menjëherë grindjeve për fronin e padishahut duke vërtetuar edhe një herë se e meritonte titullin “rrufeja” që i ishte vendosur. Por ai nuk kishte dijeni se në Betejën e Kosovës, ku luftoi sërish si një rrufe dhe e mundi ushtrinë serbe, do të njihej me një bukuroshe, e cila më vonë do t’ia ndërpriste atij këtë vrull. Ai ishte aq i vendosur sa që për hir të kësaj dashurie të prishte marrëdhëniet me Emir Sulltanin, dijetarin e njohur të fesë islame në Shtetin Osman.

Në Betejën e Kosovës nuk ishin mundur vetëm serbët, në këtë luftë ishte vrarë edhe mbreti serb. Jëlldërëm Bajaziti bëri paqe me serbët dhe në vend të mbretit të vdekur emëroi djalin e tij dhe e bëri këtë vend vasal të Shtetit Osman. Si nevojë e politikës së kohës marrëveshja kishte edhe një pikë të veçantë, sipas të cilës vajza e Mbretit Llazar, Princesha Maria Olivera Despina do ti jepej për grua sulltan Jëlldërëm Bajazitit. Pasi edhe Jëlldërëmi kishte rënë në dashuri me vajzën që kishte parë në çadrën e Mbretit Serb në fushën e betejës. Kjo dashuri do ta linte atë më vonë në situata shumë të vështira.

Pas bërjes së kësaj marrëveshjeje Olivera u martua me sulltanin Jëlldërëm. Sovrani osman ishte i dashuruar marrëzisht pas kësaj princeshe. E merrte atë me vete në çdo vend që shkonte dhe siç rrëfejnë disa historianë ai nuk ia bënte asnjëherë fjalën dysh asaj. Aq sa ka historianë që thonë se sulltani e merrte me vete sa herë që shkonte në luftë. Sytë e sulltanit Jëlldërëm Bajazitit ishin verbuar nga dashuria që ushqente për këtë princeshë serbe. Madje ishte pikërisht princesha ajo që e kishte mësuar të konsumonte alkoolin dhe të humbiste veten në botën mashtruese të dëshirave deri sa e la (pijen) me presionin e kreut të çështjeve fetare të shtetit.

Vetëm se Jëlldërëm Bajazi ishte i dashuruar marrëzisht me këtë grua. Kur zjarri i dashurisë ndizej në zemrën e dikujt, atëherë ajo (dashuria) bëhej mbreti i të gjithë trupit dhe gjymtyrëve të tij. Zemra vulosej dhe nuk ndriçonte më si më parë, mushkëritë digjeshin e shkrumboheshin, mendja dhe logjika tani i bindeshin vetëm urdhrave të dashurisë. Përveç gruas që dashuronte, në botë nuk ekzistonte asnjë gjë tjetër që ta bënte Bajazitin të lumtur.

Despina ishte mjaft e zgjuar, ambicioze, e mençur dhe dinake. Kur u bë gruaja e sulltanit osman si vajza e Mbretit serb Lllazar që vdiq në betejën e Kosovës emrin e kishte ndryshuar në Sulltanesha Aishe. Por dëshirën e saj për të marrë hakun e babait të saj nuk e pengoi dot as dashuria absolute dhe e pafund e Jëlldërëmit. Ndërkohë që kishte një ndikim kaq të madh tek sulltan Jëlldërëm Bajaziti nuk e kishte aspak të vështirë ta orientonte atë në vendimet që merrte në shërbim të këtij qëllimi që i kishte vendosur vetes.

Kur Timuri, një sundimtar tjetër turk, vendosi të vinte në Anadoll dhe të luftonte me osmanët, Despinës i kishte rënë në dorë një shans i mirë për të realizuar synimet e saj. Nëpërmjet burrit të saj, Sulltan Jëlldërëm Bajazitit, ajo ftoi vëllain e mbretit serb, Stefanin, dhe siguroi që Stefani të vinte në Anadoll me një ushtri me 20.000 mijë ushtarësh. Serbët do të luftonin përkrah Jëlldërëm Bajazitit kundër Timurit.


Në prag të luftës bejlerët (prijësit) turkmenë që mbanin një qëndrim ndërmjet Timurit dhe Bajazitit, dërguan të urtët dhe përfaqësuesit e tyre për të biseduar me Sovranin Osman dhe i bënë këtij thirrje për pajtim. Vetëm se i ndikuar edhe nga Despina dhe xhaxhai i saj, Stefani, Sulltan Jëlldërëm Bajaziti përherë i ktheu pas ndërmjetësuesit duke u dhënë përgjigje negative. Për më tepër para dhe gjatë luftës sulltani osman kishte masakruar 200.000 turkmenë pavarësisht paralajmërimeve dhe qëndrimit opozitar të Emir Sulltanit.

Duke i besuar edhe mbështetjes serbe në vitin 1402 Jëlldërëm Bajaziti u bë pjesë e një prej luftërave më të dhimbshme të historisë. Të dy sovranët turq bashkë me ushtritë e tyre i përveshën shpatat dhe luftuan kundër njëri-tjetrit.

Beteja u zhvillua në fushën e Ankarasë dhe në momentet më të vështira të saj ushtarët serbë që kishin ardhur në ndihmë të Jëlldërëmit jo vetëm që nuk e ndihmuan atë por me sjelljet e tyre si para ashtu edhe gjatë luftës prishën moralin ushtrisë osmane. Fati i luftës ndryshoi kur në anën e Timurit kaluan edhe principatat e Kara Tatarëve dhe ato Turkemene, të cilat ishin të zemëruara me Jëlldërëmin. Fundi fatal rezultoi me fitoren e Timurit dhe disfatën e Jëlldërëm Bajazitit.

Nuk dihet se sa korrekt janë historianët në përcaktimet e tyre që dashurinë e Jëlldërëmit ndaj Despinës e rendisin në mesin e shkaqeve që e çuan Shtetin Osman në periudhën e ndërqeverisjes, por rapsodët popullorë gjendjen e sundimtarit osman e kanë shprehur shumë bukur përmes këtyre vargjeve.

“Shpejtësia” ishte karakteri i tij,

Shumë shpejt edhe jetoi,

Me shpejtësinë e rrufesë fitoret i korri,

Me shpejtësinë e rrufesë dashuroi,

U ngrit në qiell si rrufe,

Dhe ra po si rrufe.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 30 Apr 2013 11:12
Picon

Pa fjalë

Pa fjalë
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1343010352332

Hamdi Nuhiju
Pa fjalë ngelet ateisti i mbushur me urrejtje ndaj besimit. Ai beson në ekzistencën e materies, po nuk beson në ekzistencën e Krijuesit. Kapet pas të dukshmes dhe e mohon të padukshmen. Mendon se, pse ai vet nuk sheh me sytë e zemrës edhe të mendjes edhe të tjerët duhet që njëjtë si ai të veprojnë.

Ateisti kapi për dore gjuhën e urrejtjes dhe filloi që të bombardoj botën me kërcënime. Në vend të mirëkuptimit dhe logjikës tek ai mbretëroi dëshira për ta nxjerr në pah reflektimin e epshit. E di se ai tash e përcjell edhe këtë reflektim. Prandaj atij po i shkruaj. I thash e po i them, njeriu që mohon Zotin nuk mund të jetë i mirë as për familjen e tij, as për shoqërinë në tërësi. Faraoni nuk ishte pa dije e pa fuqi. E vetmja gjë që i mungoi ishte besimi në Zotin.

Edhe krerët tanë të sodit, të kësaj cope shteti, nuk janë pa dije dhe pa fuqi. Atyre i mungon besimi në Zotin, bindja e thellë në Të dhe frika nga Ai. Prandaj edhe e shtrëngojnë popullatën ashtu siç janë duke e shtrënguar. Ideologjia e dikujt është që në mesin e besimtarëve mysliman shqiptarë, të instalojë drejtimin ortodoks të krishterimit sllav. Kështu do ta bënte të pavdekshme ekzistencën e tij në skenën politike. Ndoshta edhe do të kapej pas kapistrës së mijëra shpirtrave të etur për tu shitur.

Dikujt kandari nuk i punon drejtë. Mendon se do të jetoj përgjithmonë. I pavdekshëm është vetëm Zoti. Po jo Ai i shpjeguar nga duart e letrarëve.  Një grup i njerëzve kanë monopolizuar letërsinë shqiptare. Me të, sipas tyre,  nuk guxojnë që të merren djemtë e xhamisë. Grupi tjetër i njerëzve paska mbjell farën e urrejtjes dhe përçarjes.

Për Dollnenin çmos dëgjova këto ditë. Dikush paska folur maqedonisht, e tjetri paska dhënë shpjegimet e ankesat shqip, ndërsa shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit tek Kryqi. Kjo komedi shqiptare do të mbahet në mend gjithë kohën. Fjalët iu janë harxhuar edhe memecit. Ai në vend se të haj bukë, ka filluar që ti haj duart e tij. Çdo ditë po i numëron gishtat, një e nga një. Nuk guxon që për një ditë t`i haj të gjitha, pasi që pastaj ngelet edhe pa to. Kanibalizëm në vend të groshës.

Edhe traktori në fushën e zbrazët ka ngelur i hutuar si pa fjalë. Si të ndezët e të funksionoj me dembelin? Fshatarët ia mësyn qytetit dhe harruan fushën. Thuaja se qyteti po ofron jetesë më të mirë. Në fakt, në këtë kohë krize është mirë që qytetarët ti kthehen fshatrave e tokës. Një popull i madh, i fuqishëm, i mençur e punëtor si gjermanët, bënë dy punë për ta rikthyer lavdinë e tyre: bashkuan Gjermanit, dhe iu kthyen prodhimtarisë së patateve ( d.m.th. iu kthyen tokës).

Në ujin e turbullt gjithçka bëhet e paqartë. Edhe pse lumi është i vogël e jo i vdekur, ai shfrytëzohet në minimum për dobinë e njerëzve, ndërsa në maksimum për turbullim. Në botën e kanibalëve të funksionosh si njeri është vështirë. Frikësohesh nga hija, kapesh pas mendimeve dyshuese edhe pse e di se dyshimi është lojë e trefishtë e largqoftit.  Fillon e flet me veten edhe pse e di se e ke obligim që ti flasësh shoqërisë. Rruga vetvetja dhe shoqëria duhet që të kaloj përmes rrugës së veprave dhe fjalëve. Për veten ruaji veprat, e nuk të duhen fjalët e tua, ndërsa për shoqërinë fjalët, se veprat ti marrin vet. I mbyllur në dhomë me largqoftin, fillove që ti bësh cytje. Botë e kthyer përmbys.

Me sa ankesa e përshkrove rrugën prej Shkupit e deri në Beograd? Apo ndoshta destinacioni jot nuk është Beogradi, po Sofja?
“Duro, zemër, e duro, Si duroi mali me borë.”- Jeronim De Rada

Historia e durimit është më shumë histori e dhimbjes. Ajo shpreson se shpresa një ditë do të lind. Po asaj ia kanë nxënë frymën dhe e kanë mbytur. Durimi po zëvendëson patatet, groshën, orizin, buzëqeshjen. Shqiptarët e këtushëm kanë ardhur në derexhe që të mos dinë të bëjnë dallimin midis buzëqeshjes dhe durimit. Kujtuan se durimi është buzëqeshje. E kapëm për dore durimin dhe filluam që të luajmë me të. Po e hedhim herë tek njëri krah e herë tek krahu tjetër. Pa fjalë ka ngelur edhe oratori më i madh. Ai, po i ruan fjalët për ditët e vështira. Tash po merret me durimin. Mallkuar qoftë ky durim dembelizmi.




__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 26 Apr 2013 10:49
Picon

Shpresa e fundit-Claude Vigée

Shpresa e fundit
Claude Vigée

Ç’do të mbetet prej nesh më
në fund,
ndofta veç

ky zjarr i mpakur mërqesh
i mërdhirë
që tymon akoma fare sheshazi gjatë
ndoca netësh dimërore
midis dy kërcunjve prej shelgjesh
gri dhe të zinj,

mbrapa pyllit të vogël të
shtogjeve dhe aheve
të varrosur nga moçalishtja e rëndë e
Rhinit plak
nën një qefin hëne, në
mjegullimën e përjetshme.


__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 25 Apr 2013 22:58
Picon

Mahmud Hydai

Postuar më 25.04.2013 13:00:23 UTC
Përditësuar më 25.04.2013 13:00:23 UTC

 

 

Shteti Osman që ishte një shtet botëror e dinte fare mirë se rruga për të vazhduar sovranitetin shoqëror dhe politik që ai kishte vendosur, së pari kalonte mbi të drejtën ligjore, pra nëpërmjet vendosjes së drejtësisë. Është kjo arsyeja që për një ngjarje fare të thjeshtë, autoritetet nuk përdornin shkopin, pra forcën, por drejtësinë. Të drejtohej shteti me drejtësi, kjo ishte filozofia shtetërore që iu kishte mbetur atyre si trashëgimi nga të parët e tyre. Osmanët e kishin llogaritur mirë drejtësinë shoqërore duke e vendosur atë mbi themele ligjore, kurse hapin e dytë e hidhnin nëpërmjet të filozofisë shpirtërore , pra me anë të misticizmit, i cili ishte përhapur në tërë vendin.

Mistikët ishin njerëz që nuk merreshin aspak me politikë, punë shtetërore apo tregti, por njerëz që përpiqeshin të avanconin vetëm drejtë “shkencës të të vërtetave “ –siç thoshin edhe vetë ata. Me dijet që kishin marrë për shkencën, me fjalët, qëndrimet, mendimet që shprehnin dhe artin e tyre, ata kishin nxjerrë në dritë një kulturë të thellë. Kështu me këto veçori të tyret, nëpërmjet të lidhjeve të brendshme që kishin formuar në shoqëri ata ishin fuqizuar aq shumë sa që bënin atë që nuk mund ta bënte kërkosh.

Mistiku Aziz(Shenjtori) Mahmut Hydai ishte një njeri i cili ishte edhe jurist edhe një mistik mjeshtër dhe që ishte vendosur tërësisht në zemër të këtij procesi për të cilin po iu bëjmë fjalë. Gjatë gjithë jetës së tij Hydai Efendiu kishte parë 8 sulltanë të ndryshëm dhe me këshillat mbi moralin dhe virtytet që iu kishte dhënë shumicës prej tyre, ai pati treguar se si politika dhe njohuritë e thella mund të qëndronin pranë njëra tjetrës.

Dëgjues të nderuar ! Në programin e sotëm, Deti i Diturisë së Anadollit,do t’ju bëjmë fjalë mbi jetën e këtij personi i cili ua gufonte njerëzve zemrat me entuziazëm.

 

Aziz Mahmut Hydai lindi andej nga mesi i shekullit të 16-të. Qysh në fëmijëri ai mori një arsimim të mirë. Si përfundim kur ai u rrit dhe erdhi në moshën e rinisë i kishte të gjitha kushtet që të bëhej një pedagog i mirë. Arsimimin ai e mbaroi nën mbikëqyrjen e mësuesit Nazirzade Ramazanit dhe në sajë të emërimit që i bëri Nazirzadeja në shumë qytete dhe provinca ai arriti ta shtojë edhe më shumë diturinë dhe eksperiencën e tij. Kështu pas një kohe, kur mësuesi i tij vdes, atë e emërojnë si kadi në Bursa. Me arsimimin e plotë që ai kishte marrë, me inteligjencën dhe moralin që ai kishte fituar ishte shndërruar në një person ndaj të cilit të gjithë kishin respekt.

Gjatë kohës që ai ishte me detyrën e kadiut, një çështje me të cilën ai u mor, bëri që atij t’i ndryshojë komplet jeta. Në këtë çështje , në qendër të saj qëndronte Hazreti “i rënë” për të cilin ju patëm folur javën që kaloi. Tek dëgjonte çështjen që kishte të bënte me ndarjen e një çifti, atij i patën rënë në sy disa detaje të mrekullishme ku gjithnjë përmendej emri i atij (“të renit”). Tek ai lind një ndjenjë simpatie që i vendoset në zemër, prandaj fillon e mendon që të njihet me të. Sepse fjalët e mrekullishme dhe vetë “i reni “ ishin si dy vëllezër. Kështu më së fundi, ai, Kadiu me famë i Bursës, Aziz Mahmut Hydai Efendiu pasi veshi kaftanin e qëndisur me ar, i hipën kalit dhe vete tek faltorja e Efendiut “të rënë”. Me një modesti të madhe ai i thotë atij se kërkon të bëhet nxënës i tij. Por Efendiu “ I rënë” i kundërvihet atij me këto fjalë:

“Zoti Kadi. Rruga jonë është rruga e të varfërve. Porta jonë është porta e të skamurve. Kurse ajo e jotja është ndryshe, e njohurive , e një autoriteti , ti ke para dhe mall. Ke kaftanin si dhe një kalë të bukur të cilit i ke hipur. Ne nuk mund t’i japim ty të gjitha këto. Prandaj shko e shiko punën tënde. Sa është herët hiq dorë nga kjo iniciativë që të ka rrëmbyer. ”

Tek i dëgjon këto fjalë, kadiu i ri turpërohet dhe pasi i merr dorën mjeshtrit dhe ia puth, ngul këmbë duke i thënë: “Unë e kam fiksuar mendimin tim. Nuk dua të kthehem nga kjo rrugë. Më lejo që të futem edhe unë në rrugën tuaj”.

“Mirë atëherë”, thotë mjeshtri. Dhe për ta bërë nxënës të tij i ve disa kushte. Ai i shkruan një recetë tepër të hidhur nxënësit të ri ku i thotë: “ Do të heqësh dorë prej kadillëkut. Mbi këtë kaftanin plot qëndisma ari do të vendosësh mëlçi dhe çdo ditë do t’i shesësh ato nëpër rrugët e Bursës. Sigurisht kur të kthehesh në darkë nuk do harrosh të na sjellësh edhe neve prej tyre”.

Dhe me të vërtetë ky Kadi kaq i njohur ,filloi të bëjë atë që ju tha. Banorët e Bursës të cilët nuk e dinin si ishte puna filluan ta ndjekin atë me një habi të madhe. Madje pati nga ata që filluan të mendojnë se ishte çmendur. Kurse tek ai në fakt qëndronte e kundërta. Ai ishte kthjelluar dhe kishte hapur sytë e zemrës. Atij i kishin ardhur mendtë e vërtetë. Aq sa për vite të tëra ai i zbatoi të gjitha ato që e urdhëronte mësuesi. Sepse ai e ndjente se të gjitha këto urdhra i jepeshin atij për t’ia hequr lakminë dhe për të vendosur në zemrën e tij një dritë fare të qartë. Për këtë arsye ai pa kundërshtuar fare e vazhdoi rrugën që kishte zgjedhur. Kur mësuesi i tij e sheh se me sa durim ai po i ndiqte urdhrat e tij, i jep sihariqin se tashmë mësimet kishin mbaruar. Tek Hydai Efendiu që tani kishte fituar një zemër të pastër kishte ardhur koha që të bëhej pasqyrë e të tjerëve. Atij i ishte caktuar detyra e parë si dhe pozita dhe vendi; Sivrihisari.

Dhe ai e falënderoi këtë emërim me anë të vargjeve të Mevlanës:

 

Ejani të falënderojmë , që halleve iu erdhi fundi,

Të evokojmë të vërtetën , që shpirtrave tanë t’iu vijë gëzimi

 

Mësuesi e dërgoi atë në vendlindjen e tij Sivrihisar, por Hydai Efendiun e morri malli shpejtë për mësuesin e tij. Atë e kishte marrë malli shumë për mësuesin. Thonë se dashura që ndjen zemra për mjeshtrin nuk mund të thuhet me fjalë. Shërbimi që ai i kishte bërë mjeshtrit ishte bërë shkas që ai të dilte nga batakllëku, dhe që t’u shërbente njerëzve të varfër për të ishte një kënaqësi e madhe. Përballë kulturës që ai kishte marrë prej mjeshtrit, ato pesë lekë që do merrte nga detyra as që nuk vlenin. Për këtë arsye ai me një dëshirë dhe kënaqësi të madhe fillon prapë shërbimin. Edhe Efendiu” I rënë” që ishte i kënaqur nga kjo gjendje, fillon e bën lutje për Hydai Efendiun. Të bësh lutje ka një rëndësi të madhe, është shkak i një gëzimi të madh. Kështu dijetarët e Anadollit siç ishte edhe Hydai Efendiu thoshin se njerëzimi ka mbijetuar në sajë të lutjeve që kanë bërë njerëzit për njeri tjetrin. Edhe Allahu tregonte më tepër mëshirë për ata që kishin bërë lutje për të tjerët. Sepse ata ishin bërë zemërgjerë duke i lënë mënjanë egoizmat dhe xhelozitë. Kjo ishte një zemërgjerësi që tregohej për të tjerët nëpërmjet të fjalëve, lutjeve dhe synimeve me qëllim të mirë.

Ja pra edhe mësuesi i tij nuk e la pa e shpërblyer këtë zemërgjerësi që tregonte Hydai Efendiu. Ai i tha atij : “ Padishahët të ndjekshin pas o Hydai! “

Dhe kjo ishte një lutje konfidenciale që nuk deklarohej lehtë.

 

I riu me emrin Mahmut, mësoi në një medrese dhe më pas u bë Kadi Efendi Mahmuti. Por ai nuk u mjaftua me kaq por me përpjekje të mëdha arriti të bëhej Aziz Mehmet Hydai (Shenjtori Mehmet Hydai). Me dijen e çmueshme që fitoi, ai i shpërndau ato nga brezi në brez:

Ai na thotë kështu:

 

Mos shiko nëpër vende të egra Mos e digj shpirtin nëpër zjarre

Mos e bëj të bardhë çdo gjë që shikon

Eja tek i vetmi Zot, eja

 

Zgjohu nga padituria ,

Largoju kënaqësisë së rremë,

Pi nga çezma e shenjtë e cenetit,

Eja tek i vetmi Zot, eja

 

Ai së pari i rekomandonte nxënësve që ta largonin zemrën dhe shpirtin nga padituria. Ai u përpoq që secili t’ja dorëzonte veten të vërtetës. Ai kërkoi që të ecej drejtë rrugës së vërtetë me një besim të patundur dhe të fuqishëm. Padyshim që edhe ai si të gjithë dijetarët e tjerë të Anadollit ishte besnik i fjalës që thoshte. Kështu që në sajë të këtyre virtyteve lutjet e mjeshtrit të tij të Efendiut “ Të rënë “ pranoheshin në katin e zotit. Aziz Mahmut Hydai gjatë tërë jetës së vet i dha mësime në prezencë pesë Sulltanëve ,mbështeti me këshilla një numër të madh kryeministrash dhe burra shteti. Bëri që ata të avancojnë në drejtimin shpirtëror. Madje edhe sot nuk e ka të vështirë që të krijojë lidhje me brezat e rinj. Ata që e ndjekin pas atë bëhen ndjekës nga të tjerë.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 25 Apr 2013 22:57
Picon

Shemseddin Sivasi...

Postuar më 25.04.2013 13:08:21 UTC
Përditësuar më 25.04.2013 13:08:21 UTC

 

“Shems” është një fjalë arabe që ka kuptimin “diell”. Për popullin e Anadollit kjo fjalë ku simbolizohen prarimet apo ndriçimet ,nuk është aspak e huaj. Sepse kjo fjalë përdoret edhe për të shprehur lëvdatat edhe si emër mashkulli. Por këtë emër e kanë bërë të famshëm tre personalitete të mëdha. Për të tre ata mund të thuhet se shihen si një diell që ka lindur në Anadoll.

I pari prej tyre është Haxhi Akshemsedini (Shemsedini i bardhë)i cili njihet si person që e rriti Sulltan Mehmet Fatihun; i dyti është Shemsi nga Tebrizi mik i vjetër i Mevlanës dhe nxënësi i tij; dhe i treti Prof. Shemseddin Sivasi nga Tokati, i madhi i rrugës së vetmisë ose siç i thoshin ndryshe i famshmi “Kara Shems”.

Dy të parët ishin bërë tepër të famshëm, kurse Kara Shemsi në krahasim me ta kishte fituar një famë më modeste kështu që tek masat e gjera nuk njihej edhe aq. Ndërkohë që ai me personalitetin e tij shpirtëror si dhe me veprat e shumta që pati shkruar përfaqëson njërin prej perlave më të rralla të Detit të Njohurive të Anadollit.

Kështu të nderuar dëgjues edhe ne, programin e sotëm e rezervuam për të, për këtë dijetar të pashembullt.

 

Shemsedin Sivasi, ky diell shpirtëror i Anadollit, dhe i vetmi i asaj kohe, ka jetuar në shekullin e 16-të dhe është një dijetar feje dhe mistik i madh. Për shkak se ishte ezmer dhe lëkuren e kishte si të djegur nga dielli i thoshin Kara Shems (Zijoshi Shems).Ai pati lindur në Tokat dhe duke qenë se i ati ishte një mistik i njohur, qysh në fëmijëri pati marrë një arsimim të mirë. Në rini vjen në Stamboll, ku për një farë kohe i vazhdon aty studimet duke marrë mësime mistike nga personalitete të rëndësishme të asaj kohe. Shumica e mësuesve të tij shihnin tek ai një talent dhe dijetar të madh dhe e kishin vënë re se tek shkencat e njohura dhe të panjohura ai do të arrinte në majat më të larta. Pasi u diplomua si një specialist në teologji, emërohet si mësues në njërën prej medreseve të Stambollit (që sot ka kuptimin e pedagogut). Thuhet se një ngjarje që jetoi ai kur ishte në këtë detyrë u bë shkak që atij t’i ndryshojë komplet rrjedha e jetës. Thuhet se në një polemikë që ishte jetuar midis burokratëve të nivelit të lartë dhe njerëzve të fesë, ai kishte vënë re se si njerëzit për të garantuar pozitat mund të bënin lëshime, fakt që e kishte tronditur atë pa masë. Kështu pra ai nga ky shkak e kishte lënë detyrën dhe për tu bërë haxhi kishte marrë rrugën për në tokat e shenjta.

Pasi kthehet prej haxhillëkut në fillim vete në vendlindje, në Tokat, dhe pastaj me ftesë të një valiu ai kalon në Sivas ku do të qëndrojë gjatë gjithë jetës. Me kohë, ai krijon në Sivas një qendër besimtarësh përreth së cilës ndërtohet një lagje e madhe, një qendër ku për shkak të dijenive shkencore dhe të personalitetit të tij të madh, mund të thuhet se aty rrihte zemra e qytetit.

Gjatë gjithë jetës së tij Shemsedin Sivasi bëhet një njeri aksionesh të mëdha. Ai ishte një personalitet që i ndiqte mendimet dhe lëvizjet politike të kohës, që bënte përpjekje të mëdha në fushën e shërbimeve sociale dhe ndërkohë një udhëheqës shpirtëror për mijëra njerëz që kishte përreth. Kur ishte në moshën 80 vjeç ai merr pjesë në fushatën e Eriut të Sulltan Mehmetit të III-të ku pasi kreu shërbime të mëdha kthehet në Sivas ku ndërron jetë. ”Thonë se kur vdes dijetari, ka vdekur edhe shkenca“. Ja pra edhe me vdekjen e tij një gjendje e tillë u krijua. Një masë e paparë ndonjëherë, mblidhet për t’i dhënë lamtumiren e fundit Kara Shemsit.

 

Qysh nga krijimi i Hazreti Ademit e deri në ditët tona, tek bota e brendshme e njeriut është zhvilluar një luftë e madhe, një betejë midis arsyes dhe ambicies.

Dijetarët kanë përgatitur taktika që në këtë luftë të dalë fitues arsyeja, pra ata janë si gjeneralë që kanë përgatitur strategji lufte. Luftëtarëve që luftojnë kundra ambicieve, ata i kanë mësuar si t’i përdorin armët dhe si ta njohin armikun. Praktika me e rëndësishme në këtë rrugë është që të pajisesh me një moral të bukur, pra me një moral të tillë i cili do t’i hapë dyert e fitores. Dhe Shemsedin Karai si një dijetar me të tilla bindje shkruan një numër të madh veprash. Ashtu si Junus Emreja ai shkruan një numër të madh poezish si dhe libra teologjie. Lexuesit, tek këto libra ai i drejtohet me fjalët : “O shpirt” ose “O vëlla “, kështu që ky sinqeritet ua fiton atyre zemrën menjëherë. Shemsedin Karai predikon : zemërgjerësinë, modestinë, kursimin, mirënjohjen dhe sinqeritetin. Edhe ai vetë tregonte sinqeritet ndaj njerëzve. Askënd që i trokiste në derë ai nuk e kthente mbrapsht, ai bënte lutje për secilin dhe për ata që ishin në gjendje të vështirë ai u gjente zgjidhje. Ai përdorte një gjuhë të ëmbël dhe dukej sikur derdhte një shi bereqeti ndaj njerëzve që i kërkonin ndihmë:

Ai thotë :

 

Ta rrëmbeva zemrën o e shkreta bukuri,

Mbaje mirë zinxhirin e dashurisë, që të mos ndahen të dashuruarit,

Për të devotshmit porositëm mesxhide dhe medrese

Që t’i lutemi Zotit na mjaftojnë edhe gërmadhat.

 

Shems Sivasi ka shkruar një libër që sipas gjuhës së vjetër titullohej “morali i mirënjohjes”, pra një libër mbi zakonet e mira. Në këtë libër ai pasi i lavdëron një për një këto sjellje të mira, i dënon edhe sjelljet e këqija. Si p.sh. zemërimin pa vend, ose ambiciet e tepruara, sjelljet e pasinqerta, neglizhencat apo pëlqimin e vetes.

Shemsedin Sivasi na bën fjalë për katër virtyte: Drejtësia, dituria, zemërgjerësia dhe pasuria shpirtërore. Dhe kuptimin e moralit ai e vendos mbi këto katër virtyte. Drejtësia, –thotë ai,- i duhet çdo njeriu sepse njerëzit duke qenë se jetojnë brenda një strukture shoqërore, mos ekzistenca e drejtësisë krijon vështirësi serioze. Është kjo arsyeja që Kara Shemsi i kushton një rëndësi të madhe të drejtave të njeriut. Në librin që ai e shkroi në shek. e 16-të duhet qëndruar me kujdes mbi këtë temë sepse në qoftë se tani në kohët moderne bëhet fjalë “mbi të drejtat themelore të njeriut” dijetarët e Anadollit e kanë hedhur mendimin mbi këtë temë qysh në ato kohëra.

Kara Shemsi thotë se tek njeriu duhet bërë një zakon i pashmangshëm të ecurit pas diturisë. “Sepse si mund ta njohë njeriu Zotin që është krijuesi i tij?”, thotë ai. Dhe nuk është vetëm kjo. Historia e botës është histori e çdo njeriu dhe injoranca bëhet shkas i katastrofave të mëdha. Prandaj që të mos përjetohen këto katastrofa Kara Shemsi rekomandon që të bëhemi nxënës të shkencës. Edhe zemërgjerësinë dijetari i madh e vlerëson shumë. Sepse sipas tij zemërgjerësia është një trimëri. Ajo sfidon ambiciet e njeriut. Po nuk sakrifikoi njeriu, deri ku mund të shkojë? Dhe në fund Shems Sivasi thekson pasurinë shpirtërore. Njeriu që nuk e ka zemrën të gjerë dhe të pastër edhe sikur të zotëroje gjithçka, duhet ta dijë mirë se ai është i tharë, pa shpresë dhe i varfër, –thotë ai.

Ai thotë :

Askush nuk e arrin dot zotin pa jetuar së bashku

Porta nuk i hapet atij që nuk e ka zemrën e pastër.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 25 Apr 2013 17:59
Picon

Faqja 72…!

Faqja 72…!
Hamdi Nuhiju
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1342511303827
 
Romani ‘Malbrezet’ i autorit Adem Gajtani është një rrëfim i gjallë. Metaforat e puthura, esenca e jetës, e vërteta e shkurtër ose e madhe historike, e qasja e një sistemi ndaj ‘problematikëve’ është pasqyra e parë e tij. Malbrezet as që diktohen  e as që diktojnë konceptin e lexuesit. Ata janë bërë gjellë ngrënëse e narkomanëve, hajdutëve, dilerëve, rrugaçëve, enciklopedistëve, intelektualëve, politikanëve, furrxhinjve, sharrëxhinjve.

Gjatë së lexuari të tij është  e njëjtë si gjatë të ngrënit të patëllxhanit. E shijon në vetvete hidhëtinë ose të mirën, ndërsa spërkat edhe të tjerët afër teje. Malbrezet janë patëllxhan në vete.
Malbrezet iu afruan drogaxhiut në vend të drogës, ndërsa smirëxhiut ia hoqën copat e smirës për t`i zëvendësuar me gjendjen e thjeshtë të punëtorit të minierave. Llogaritni kokrrat e mendjemadhit ose pllakat e Martin Luter Kingut. Po qe se, mendjemadhësinë e copëzuam, ndërsa diturinë e pllakëzuam, do të dalim tek Adem Gajtani ose Malbrezet e tij.

Shkronjat e tilla u shkruan në kohën kur ankesa ose smira ndaj teknologjisë ishte minimale ose thuajse nuk ekzistonte . Prandaj edhe botuesi rrezikonte edhe shtypte libra në tirazh që sot është  ëndërr.

Në gjuhën e drogaxhiut Malbrezët u shndërruan në ‘pakovk’ që dikur kishte vlerë edhe shitja e tij. Tek spiunët e sistemit, ajo u shndërrua në kod identifikimi ose dhënie informatash. Tek dashnorët u duk e doli në shesh këmbimi në stilin e ‘Këngës së kandarit’ të Anton Zako Çajupit. Politikanët e përdorën si faculetë për fshirjen e lotëve të krokodilit. Armiku shkeli mbi shkronja me një frikë respekt të veçantë.

Para faqes 72  përmes ‘ Fillit të kuq’, Adem Gajtani rrumbullakon Malbrezet e qëndresës, ndërsa pas faqes 72, Malbrezet e dashunisë i nis me ‘Tregimet për fluturën’.
Drogaxhiu librin e ndau në dysh, për të kryer shërbimet e tij. Faqja 72 mungon...!!!

Ai e kreu shërbimin për vetveten, për të mbështjell drogën e për tu mos diktuar prej oficerëve të policisë, ndërsa drogaxhinjtë e librave nuk po mund të shërbehen me drogën e prodhuar të Adem Gajtanit. Nuk kemi të bëjmë me drogaxhi të thjeshtë. Ai është i kalibrit të një psikologu që e di saktë se si të krijoj varësi tek të tjerët.

Sa mund të peshoj libri para faqes 72 dhe sa pas saj? Si mund të shërbehemi me gjellërat e aromat që afrohen në ato dy anë të lumit, ndërsa vrushkullin e lumit as që e shohim? Pse privohemi prej faqes 72? Çfarë nevoje ka pasur njeriu që ka shkulur vetëm këtë faqe? Me pyetje të këtij karakteri mund të vazhdojmë deri në mëngjes, po nuk mund të gjejmë as një gjurmë të drogaxhiut, po edhe të faqes 72.

Adem Gajtani vazhdon rrëfimin e tij e thotë:” Komesari:

- Unë jam për dënim. Te kanga- tollovi. S`mund t`i bajnë gja. Të lodhun.
- Koha nuk na pret, si të gdhijë do të jetë shumë vonë.
- Për hir të të plagosurve edhe unë jam për...
- Por, burra nuk ban ashtu, unë nuk jam për dënim! Ishte nji ndër të parët n`aradhe. Ishte trim, ishte i guximshëm!
- Askush nuk ia mohon meritat. Ai prapë do të jetë në mesin tonë. I dashtun dhe i paharruem kurr.
- Të gjithë do ta bajmë si flakën në zemër!
- Më besoni, se kjo më duket si me e dënue veten. Unë në këtë situatë, nuk kisha ba kurrgjë tjetër, por kisha dënue veten!
- Përkundrazi....e të plagosunit?

Kanga nuk këndon, por tash qan. Nuk e njef kërkënd, nuk e njef as veten...”

Adem Gajtani bën sikur të ishte duke shkruar për Mitrovicën dhe këngën e Shkurte Fejzës me titull:” Jo nuk ndahet Mitrovica”. Kënga qan tek Malbrezet, po edhe në zemrat e miliona shqiptarëve që me huti po shohin se çka po ndodh midis Kosovës me Serbinë. Çfarë do marrëveshje e arritur midis këtyre dy shteteve që është në dëm të Kosovës, ose në copëtim të saj, është e dëmshme për të gjithë ne.

Serbet janë populli i njëjtë i ledhatuar i Perëndimit edhe në masakrën e Srebrenicës. Ata përdorën fuqinë e ndërkombëtarëve për ta lënë të pazgjidhur çështjen boshnjake, ndërsa shqiptarët ia dhënë këngës.

Serbet po shërbehen me Kosovën sikur drogaxhiu me faqen 72. Libri të mos binte në dorë të drogaxhiut, sot do të zbulonim misteret e 72-shit, ndërsa Kosova të ruhej nga shqiptarët nuk do të linte askënd t`i fus hundët në të.


__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 24 Apr 2013 14:00
Picon

Alltun Xhan Hatunia

Alltun Xhan Hatunia, gruaja e Turrull Beut, ka zënë vend në histori si gruaja që ka shpëtuar nga rrënimi shtetin Selçukas.

Postuar më 24.04.2013 06:48:29 UTC
Përditësuar më 24.04.2013 06:48:29 UTC

Në historinë turke ka shumë gra heroike, arkitekte të sa e sa punëve të rëndësishme, duke filluar nga mbrojtja e atdheut e deri në organizimin e popullit, nga arti e deri tek shkencat e natyrës si mjekësia etj. Por për fat të keq emrat e tyre nuk njihen shumë, për to nuk flitet aq sa duhet. Një prej këtyre grave të suksesshme është edhe Alltun Xhan Hatunia, gruaja e Turrull Beut, një nga sundimtarët e Shtetit Selçukas. E lidhur me një dashuri të thellë me Turull Beun, Alltun Xhan Hatunia për shkak të punëve që ka bërë me një dashuri të madhe që ushqente për burrin e saj ka zënë vend në histori si Gruaja që ka Shpëtuar Shtetin Selçukas.

Alltun Xhan Hatunia para se të martohej me Turull Beun kishte bërë një martesë politike me Harzemshahun dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë një djalë me emrin Enusirevan. Por me vdekjen e Harzemshahut ajo kishte mbetur vejush që në moshë të re.

Banorët e fiseve endacake turke e donin dhe e respektonin shumë këtë grua me moral të bukur, të zgjuar dhe të kulturuar. Turrul Beu kur e pa një ditë Alltun Xhanen brenda një parie politike ishte impresionuar shumë jo vetëm nga karakteri e virtytet e saj të larta, por edhe nga bukuria që kishte.

Sulltani Selçukas Turull Beu në kuadër të marrëdhënieve që u zhvilluan me kalimin e kohës ndërmjet fisit të Harzemshahëve dhe Selçukasve pati rastin ta njohë më nga afër Alltun Xhanen dhe ra në dashuri me të. Kur e pa se ishte i përshtatshëm edhe terreni politik me rastin më të parë i propozoi Alltun Xhanes të martohej me të. Alltun Xhan Hatunia ishte në dijeni të dashurisë dhe interesit që tregonte Sulltani Selçukas për të dhe e pranoi propozimin e Sulltanit dhe u martua me të. Pasi edhe vejusha e bukur kishte rënë në dashuri me Turull Beun.

Alltun Xhan Hatunia ishte një grua turke që kalëronte e mbante shpatë me vete. Sipas traditës së trashëguar nga Azia Qendrore ajo jo vetëm që e ndihmonte Turull Beun në kryerjen e detyrave shtetërore duke e këshilluar atë, por ajo ishte aq trime dhe e zgjuar sa të komandonte e t’u printe ushtarëve në luftë kur e kërkonte nevoja. Qëllonte me shigjetë, kalëronte krah për krah me burrin në lëndinat e gjelbra. Të dy së bashku bënin një jetë besnike dhe të përkryer.

Ndërsa martesa e Alltun Xhan Hatunes dhe Turull Beut vazhdonte me një dashuri të madhe, edhe Shteti Selçukas e rriste çdo ditë e më shumë fuqinë e tij. Tani fama e Shtetit Seluçukas ishte përhapur gjithandej. Por në qoftë se ky shtet ndodhej në periudhën e apogjeut, natyrisht që ai do të përballej edhe me provime të mëdha. Në kohën kur Shteti Selçukas ishte në periudhën më të zhvilluar të tij, Ibrahim Jënall, vëllai i gjetur i Turull Beut, gjeti rastin dhe organizoi një kryengritje. Shfrytëzoi kushtet kur posti i kalifatit të Turull Beut nuk gjendej në Bagdad dhe shkaktoi kryengritje në Hemedan duke u bashkuar me armiqtë e Shtetit Selçukas.

Kur e mësoi tradhtinë Turull Beu la në Bagdad familjen dhe parinë e shtetit duke ia besuar mbrojtjen e tyre gruas së tij, Alltun Xhanes, dhe u nis menjëherë me ushtrinë e tij për të shtypur kryengritjen. Por duke ndërhyrë me nxitim dhe pa bërë përgatitjet e nevojshme dhe duke qenë se kryengritja mbështetej edhe nga armiqtë e tij nuk e pati të lehtë që ta shtypte atë. Për më tepër sipas lajmit që kishte mbërritur në Bagdad, Turull Beu ishte kapur rob.

Alltun Xhania ishte rrënuar moralisht kur kishte marrë këtë lajm. Ishte çoroditur dhe nuk dinte si të vepronte përballë atyre që i kishin ndodhur burrit të saj, të cilin e donte me një pasion të madh. Një njeri tjetër që ishte shqetësuar po aq sa Alltun Xhan Hatunia për këtë lajm të rëndësishëm ishte edhe kalifi i Abasive. Kalifi më shumë se për gjendjen e Turull Beut shqetësohej për pushtetin selçukas, pra për të ardhmen e shtetit. Duke e vlerësuar situatën edhe me vezirët (ministrat) e Shtetit Selçukas u vendos që në postin e mbetur bosh të Turull Beut të ngjitnin urgjentisht djalin e Alltun Xhan Hatunes.

Gruaja e Turull Beut, Alltun Xhan Hatunia e kundërshtoi me forcë këtë vendim, pra sjelljen e djalit të saj në vend të Turull Beut, edhe pse ishte djali i saj i vërtetë dhe pavarësisht fjalëve të përhapura sikur burri i saj ishte kapur rob, madje kishte vdekur. Ndërkohë që Alltun Xhan Hatunia falë sundimit të djalit të saj në mungesë të Turull Beut mund të bëhej më e fuqishme, madje duke qenë zëvendësja e tij mund ta drejtonte vetë shtetin. Por zemra e saj digjej nga malli dhe besnikëria qe kishte ndaj burrit.

Alltun Xhania kaloi menjëherë në veprim kur dalloi ambicien e djalit të saj për t’u bërë sulltan duke marrë fuqi edhe nga kalifi i Abasive dhe duke pasur me vete edhe përkrahjen e disa vezirëve. Ajo arriti t’u bëjë ballë lojërave që luheshin për pushtet me besimin që kishte në dashurinë e madhe që ushqente për Turull Beun dhe duke menduar se ardhmja e shtetit varej nga burri i saj. Kur e pa që djali i saj do ti kërkonte të ngjitej në fron e mbylli atë në qeli. Pastaj me guximin dhe fuqinë që kishte krijoi një ushtri duke përdorur autoritetin dhe prestigjin që gëzonte tek turkmenët. Me një guxim të paparë vendosi shpatën në brez dhe doli në krye të kësaj ushtrie. U nis menjëherë në ndihmë të burrit të saj, Turull Beut duke vrapuar në radhët e para mbi kalë.

Alltun Xhan Hatunia luftoi me heroizëm kur u përball me kryengritësit dhe arriti ti shpartallojë ata. Pastaj ndoqi një politikë të zgjuar falë vullnetit që ishte dhe atyre që kishte mësuar ndërsa ishte duke ndihmuar burrin e saj, Turull Beu. Më në fund arriti ta shpëtojë Turull Beun nga rrethimi. Kështu ajo jo vetëm që ia riktheu fronin të zotit, por parandaloi luftën për pushtet, një luftë që mund të kishte sjellë përçarjen e copëtimin e Shtetit Selçukas, duke penguar kështu edhe shkatërrimin e këtij shteti. Ajo që i kishte dhënë kaq shumë zemër Alltun Xhanes ishte se Turull Beu nuk ishte vetëm sovrani i Shtetit Selçukas, por edhe i zemrës së saj.

Gjatë shkrimit të historisë dashuria zë një vend aq të rëndësishëm sa që rrjedhën, fatin e saj ajo e ndryshon pa u diktuar fare nga të tjerët. A nuk është pushteti i dashurisë ai që është më i mprehtë se tehu i shpatës, më i fortë se urdhri dhe më i fuqishëm se ushtritë.

Dashuria e Alltun Xhanes ishte një dashuri aq hyjnore, sa që lartësinë e saj e vërtetoi edhe një herë para se të jepte shpirt. Kur e kuptoi se nuk do të shpëtonte nga kthetrat e sëmundjes që e kishte kapur, para se të vdiste kërkoi ti vinte pranë Sulltan Turull Beu. Megjithëse ishte shumë e dashuruar me Turull Beun dhe besnike ndaj shtetit, në emër të së ardhmes së shtetit kjo grua e lartë i la Turull Beut këtë testament:

“Pas vdekjes time bëj të pamundurën dhe martohu me vajzën e Kalifit. Kështu do të gjesh edhe dashurinë e kësaj bote, edhe të botës tjetër të ahiretit”.

A ishte dashuria ajo që kërkonte të mirën e atij (burrit) edhe në momentin që po ndahej nga i dashuri i saj? A mendonte dhe kërkonte e dashura në këto momente atë që kishte dashur më parë? A vazhdonte të ishte e shqetësuar për të dashurin e saj të zemrës edhe ndërsa ishte në shtratin e vdekjes?

Alltun Xhan Hatunia të gjithë pasurinë pas vdekjes ia fali si dhuratë dasme vajzës së Kalifit, e cila më pas do të martohej me burrin e saj. Alltun Xhania ishte një nga gratë e dashuruara më tipike të atyre që sakrifikojnë çdo gjë për të dashurin e zemrës. Dhe ai që qante ditën e varrimit të Alltun Xhanes në qytetin Rej ishte pikërisht burri i saj, sulltani i madh i Shtetit Sekçukas, Turull Beu vetë.



__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
Hamdi Nuhiju | 22 Apr 2013 12:12
Picon

Pse çohen hund`t përpjetë?

Pse çohen hund`t përpjetë?
Hamdi Nuhiju
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1342211115127

Poeti i madh shqiptar Agim Deva, e shkroi një poezi me titull ‘Si çohen hundt përpjetë?’. Në mënyrë elegante dhe të thjeshtë përshkroi përmes vargjeve një gjendje shoqërore, shpirtërore të fëmijëve të llastuar. Poezia në fjalë i rri taban edhe politikanëve tanë,  pse jo edhe intelektualëve tanë që po merren me gazetari, me shkrime të ndryshme nëpër media, etj.

Pse çohen hund`t përpjetë është vështirë të dihet saktë, po si çohen e deri në çfarë derexhe vjen njeriu pas ngritjes se hundëve përpjetë besoj se të gjithë e dimë.
Pushteti i kësaj kohe, gati se pushtet absolut, me tipare të diktaturës ndoshta edhe e ka me të drejtë t`i çoj hund`t përpjetë.

Zgjedhjet lokale kaluan dhe pushtetarët tanë ato zgjedhje i cilësuan si historike për faktin e arritjes së fitores së thellë. Jam i bindur se as vet ato pushtetar nuk e kanë besuar se populli edhe kësaj radhe do t`i besoj. Por popullsitë e këtij vendi ngelën pa alternativë politike. Gjithçka e rrënuar dhe e shkatërruar...! Si mund të zgjohen nga gjumi njerëzit e këtij shteti,  kur me hapat e qetësimit i rri mbi kokë pushteti 24 orë?

Johan Tarçullovski, nga mediat ndërkombëtare i cilësuar si kriminel lufte, lirohet nga Tribunali i Hagës dhe pritet si hero në Maqedoni. Po qe se ju bie rruga për në Shkup, prej kah Kumanova ose Tetova, në çdo skaj të rrugës do të gjeni fotografi të tij, duke i uruar mirëseardhje. Pushteti i këtushëm i çoi hund`t përpjetë edhe me Johanin.

Po të mos ishin të çume hund`t përpjetë, këtë akt do ta kritikonin shqiptarët e këtushëm haptas dhe kritikën do ta manifestonin edhe në mënyra të protestës publike.

Ironia më e madhe në këtë rast ndodh se në vend që shqiptarët zëshëm ta kritikojnë këtë akt të qeverisë së R.M., dalin vet maqedonasit dhe e kritikojnë. Ndërsa, mediat e huaja si Evropa e Lirë, në vend se të merren me problemet akute të shoqërisë njerëzore në Maqedoni, ata proklamojnë të drejta të një grupi jo njerëzor siç janë homoseksualët, duke reklamuar e publikuar edhe homot shqiptar të Maqedonisë.

Bekim Asani i cili doli haptas në mbrojtje të grupit jo njerëzor të quajtur homoseksualët, edhe pse vet pjesëtar i atij grupi, nuk guxon që të jetë pjesë e brengës së medieve të huaja. Hapësira në media që i jepet këtij grupi të ashtuquajtur njerëz, duhet luftuar me çdo kusht.

Hund`t përpjetë i çuan edhe disa analistë. Kanë publikuar e botuar tri katër libra dhe kujtojnë se bota është e tyre. Këta analist me çdo kusht dëshirojnë që të depërtojnë në çdo birucë të medieve elektronike, të shkruara e televizive. Janë në gjendje edhe të shesin shumë nga krenaria e tyre, me të vetmin qëllim që të përfitojnë pak nga shkëlqimi i rremë.

Brenga e analistit duhet të jetë ndryshimi i shoqërisë e assesi shkëlqimi i rremë. Nëse mendojmë në shkëlqimin pa mos pasur parasysh dëshirën për të ndryshuar shoqërinë, atëherë jemi shndërruar në njerëz pa krenari, pa dinjitet. Profesorët tanë universitar jo vetëm që i çuan hund`t përpjetë, por edhe morën në dorë fatet e njerëzve duke i kërcënuar për 50 euro, duke mashtruar vajzat e reja me qëllim çnderimin e tyre për një notë në indeks, e duke dhënë deklarata të pabaza e që janë në dobi të armikut, vetëm për shkak të hapësirës që i afrohet në mediat në një gjuhë sllave. Hund`t përpjetë i çoi edhe i pasuri i cili tërësisht e harroi të varfrin. Në vend që t`i lajë hapësirë ankimi të varfrit, dorën e ankimit e ka kapur i pasuri.

Pa fije turpi ai ankohet para të varfrit, bile shpesh herë përdor edhe gjuhën e arrogancës vetëm për ta përjashtuar prej rrethit njerëzor. Është krizë...!!! Këtë fjalë më shumë e përdorin të pasurit sesa të varfrit. Kriza lindi si rezultat i ankimit dhe rënkimit në kohën e bollëkut, ndërsa ankimi i përsëritur edhe pas bollëkut sjell fatkeqësi. As gruaja nuk u përjashtua prej këtij trendi modern. Duke marr leksione turke e spanjolle në televizion, ajo dirigjon komplet jetën familjare. Në momentin e ndërhyrjes së burrit për të sjell në normale jetën familjare, gruaja, në versionin e Agim Devës, i çon hund`t përpjetë. Fëmijët duke marr për model prindërit e tyre, pa pritur aspak, u dorëzuan në vesin e dëshiruar, filluan që të shprehin pa dëgjueshmëri e hund`t i çuan përpjetë. E t`i mos i ço hund`t përpjetë, se i pari në këtë botë që i çoi hund`t përpjetë është djalli, duke mos iu bindur urdhrave të Zotit.




__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane